You are on page 1of 3

SHFK ,,Sabedin Bajrami”

Kamjan

Derite: Sektori për Arsim – Komuna Bogovinë


Lënda: Kërkesë për realizim të mësimit me prezencë fizike

Të nderuar,
Me dhënien e mundësisë së organizimit të mësimit me prezencë fizike nëse plotësohen kushtet kadrovike
dhe hapsinore si dhe mbajtja e rendit sipas protokolit, shkolla fillore komunale “Sabedin Bajrami”
deklaron që mund të organizon mësim me prezencë fizike dhe kërkon leje nga organi themeues, Komuna
Bogovinë, për ushtrim të veprimtarisë edukativo-arsimore me prezencë fizike. Në shkollën qendrore në
Kamjan mësimi të organizohet me tre turne ndërsa në dy shkollat periferike në vendbanimet Siniçan dhe
Sedllarcë e Epërme në dy turne. Nje grafik më poshtë që ilustron formën e organizimit të paraparë për
këtë gjendje të jashtëzakonshme.
Klasat – Kamjan
Turni
Klasat IV - IX Koha Klasat II – III Koha Klasat I Koha
Pranimi i 07:15 – 07:30 07:45 – 8:00 08:00 – 08:20
nxënësve
Turni i 1-rë VI-1 VII-1 07:30 – 11:10 II-1 08:00 – 10:30 I-1 08:20 – 10:20
VI-2 VII-2 II-2
VI-3 VII-3 II-3

Dezinfektim i 11:10 – 11: 25 10:30 – 10:45 10:20 – 10:35


klasave
Pranimi i 11:25 – 11:40 10:45 – 11:00 10:35 – 10:50
nxënësve
Turni i 2-të VIII-1 IX-1 11:40 – 15:20 III-1 11:00 – 13:30 I-2 10:50 – 11:50
VIII-2 IX-2 III-2
IX-3
Dezinfektim i 15:20 – 15:35 / / 11:50 – 12:05
klasave
Pranimi i 15:35 – 15:50 / / 12:05 – 12:20
nxënësve
Turni i 3-të IV-1 V-1 15:50 – 18:50 / / I-3 12:20 – 14:20
IV-2 V-2
IV-3 V-3
Hapsirat 6 klasa të dedikuara 3 klasa të dedikuara Klasa e dedikuar (1). Klasat
(10) (përveç kabineteve) (përveç kabineteve) I-1,2,3 mund të vijnë me
rotacion orari.

Sqarim plotësues: Vërejmë se në një turn maksimumi i klasave që hyjnë janë 6 klasa. Koha e ndërrimit
(periudha që nxënësi qëndron në shkollë) është formuar nga minutazhi prej 30 minuta për orë mësimore
dhe 10 minuta pauzë. Pranimi dhe hyrja e kontrolluar planifikohet të bëhet në një periudhë 15 minutëshe
me kujdestari të shtuar që fillimi i orëve të jetë i menjëhershëm, që çdo 30 minuta arsimtarët lëndorë të
kalojnë vetëm nga klasa në klasë dhe të mos jepet pushim nga ora në orë. Do jepet një pushim i vetëm 10
minuta që të konsumohet në klasë ushqimi i marrur me vete nga ana e nxënësve. Pushimi i klasës do jetë
në kohë të ndryshme për çdo klasë dhe do të planifikohet rishtas. Daljet për nevoja fiziologjike do jenë
vetëm me leje të arsimtarit.
Propozim orari me tre ndërrime vlen për shkollën qendrore në Kamjan vetëm. Për shkollat periferike do
jetë me dy ndërrime dhe është paraqitur në grafikonin vijues.
Siniçan Sedllarcë e Epërme
Turni
Klasat Koha Klasat Koha
Pranimi i nxënësve 07:15 – 07:30 07:15 – 07:30

Turni i 1-rë VI-4 VIII-3 07:30 – 11:10 VI-5 VIII-4 07:30 – 11:10
VII-4 IX-4 VII-5 IX-5

Dezinfektim i klasave 11:10 – 11: 30 11:10 – 11: 30

Pranimi i nxënësve 11:30 – 12:00 11:30 – 12:00

Turni i 2-të I-4 IV-4 12:00 – 15:10 I-5 IV-5 12:00 – 15:10
II-4 V-4 II-5 V-5
III-3 III-4

Sqarim plotësues: Vërejmë se në një turn në shkollat periferike maksimumi i klasave që hyjnë janë 4
klasa (5 në ndërrimin e dytë). Koha e ndërrimit (periudha që nxënësi qëndron në shkollë) është formuar
nga minutazhi prej 30 minuta për orë mësimore dhe 10 minuta pauzë. Pranimi dhe hyrja e kontrolluar me
kujdestari të shtuar planifikohet të bëhet në një periudhë 15 minutëshe që fillimi i orëve të jetë i
menjëhershëm – veçanërisht për ciklin e lartë sepse kemi arsimtarë lëndorë që lëvizin prej shkolle në
shkollë, ndërsa gjatë punës në shkollë çdo 30 minuta arsimtarët lëndorë të kalojnë vetëm nga klasa në
klasë dhe të mos jepet pushim nga ora në orë. Do jepët një pushim i vetëm 10 minuta që të konsumohet
në klasë ushqimi i marrur me vete nga ana e nxënësve. Pushimi i klasës do jetë në kohë të ndryshme për
çdo klasë dhe do të planifikohet rishtas. Daljet për nevoja fiziologjike do jenë vetëm me leje të arsimtarit.
Për ciklin e ulët në periferi koha e pranimit është më e hapur dhe çdo ndërhyrje në pauza dhe organizim
është më e lehtë shkaku se kemi lëvizje shumë të vogël të arsimtarëve dhe numër më të vogël të
nxënësve.
Ky propozim orar me dy ndërrime vlen për shkollat periferike në Siniçan dhe Sedllarcë të Epërme vetëm.

Duke qenë se është gjendje e paparashikueshme dhe zhvillimet e situatës mund të variojnë, shkolla është
e gatshme poashtu të bën ndryshime në organizim të punë, nga puna me prezencë fizike në punë nga
distanca (online) ose të kombinuar.

Me respekt, Drejtori
Idriz Ismaili
______________________

You might also like