You are on page 1of 1

Për pajisje me licencë profesionale individuale për herë të parë

a) Kërkesën e individit, ku të përcaktohen të paktën gjeneralitetet, adresa e plotë e individit dhe


kategoritë, sipas zërave të punimeve, me të cilat individi kërkon të licencohet (në rast aplikimi në
sistemin online, plotësimi i të dhënave të aplikimit në sistem, do të konsiderohet si kërkesë);

b) Kartën e identitetit;

c) Diplomën që zotëron;

d) CV e individit, ku pasqyrohet veprimtaria e tij e kryer nga marrja e diplomës ;

e) Dokumentacion teknik justifikues, për çka është përshkruar si veprimtari e kryer në CV;
vërtetime nga subjekte, institucione apo organizma; projekte (ose pjesë të tyre) ku personi ka
qenë bashkautor; certifikata kursi apo specializimi, që kanë lidhje me fushën ku kërkon të
licencohet. Të gjitha vërtetimet dhe projektet, duhet të kenë patjetër të përshirë, adresën
postare dhe elektronike të subjektit që ka lëshuar vërtetimin apo të studios/projektuesit që ka
hartuar projektin, në të kundërt dokumenti nuk do të konsiderohet si dokument justifikues për
eksperiencën.

f) Vetëdeklarimin e individit, sipas formatit 6/1 të lidhjes nr.6, me këtë përmbajtje:


“Deklaroj në përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se: Nuk kam
asnjë çështje gjyqësore të hapur dhe nuk jam në ndjekje penale nga organet e prokurorisë në lidhje me
profesionin ku kërkoj të licencohem (ose në rast se ka – të deklarojë : Kam çështje gjyqësore të hapur në
gjykatën e rrethit ___________ (shoqëruar me motivin e çështjes) apo/dhe jam në ndjekje penale nga
organi i prokurorisë së rrethit _______ (shoqëruar me motivin e ndjekjes)”.
“Deklaroj se njoh e do të zbatoj në veprimtarinë time si individ, Kushtet Teknike të Projektimit dhe të gjitha
ligjet në fuqi në fushën e ndërtimit”.

g) Në rastet kur personi kërkon të pajiset edhe me licencë për mbikëqyrje e kolaudim punimesh
zbatimi, personi duhet të përfshijë në vetëdeklarimin e mësipërm dhe pozicionin e tij, në lidhje me
punësimin në shoqëri ndërtimi, sipas formatit 6/2 të lidhjes nr.6, me këtë përmbajtje:
“Deklaroj në përgjegjësinë time, në njohje të plotë të pasojave që sjell një deklarim i pavërtetë se: Nuk kam
asnjë çështje gjyqësore të hapur dhe nuk jam në ndjekje penale nga organet e prokurorisë në lidhje me
profesionin ku kërkoj të licencohemi (ose në rast se ka – të deklarojë : Kam çështje gjyqësore të hapur në
gjykatën e rrethit ___________ (shoqëruar me motivin e çështjes) apo/dhe jam në ndjekje penale nga
organi i prokurorisë së rrethit _______ (shoqëruar me motivin e ndjekjes).
“Deklaroj se njoh e do të zbatoj në veprimtarinë time si individ, Kushtet Teknike të Projektimit dhe të gjitha
ligjet në fuqi në fushën e ndërtimit”
“ Gjithashtu deklaroj se nuk jam i punësuar në asnjë shoqëri që ushtron aktivitet në fushën e zbatimit në
ndërtim”.

h) Dy fotografi për dokument, të individit që kërkon të licencohet (fotografi të 3 muajve të fundit).

i) Dokumentin që vërteton kryerjen e pagesës së tarifës, për pajisje me licencë profesionale.

You might also like