You are on page 1of 4

ANTROPOLOGJIA URBANE – E. PandelejmoniLeks.

I: 2015

ANTROPOLOGJIA URBANE

Një Hyrje e shkurtër

Antropologët kanë qenë të prirur për të studiuar shoqëri të vogla dhe të izoluara. Kurse
antropologjia urbane e ka çuar kërkimin antropologjik drejt qytetit, si në vendet e industrializuara
ashtu edhe në vendet në zhvillim.

Antropologjia urbane nuk duhet parë si një fushë apo si një nënfushë e antropologjisë. Disa
antropologë urbanë kanë pasur interes kryesor për qytetet – si dhe pse qendrat urbane janë
zhvilluar në kohë e në vende të ndryshme, sa të larmishme kanë qenë qytetet, si krijojnë qytetet
mënyra të reja të përvojës njerëzore. Pra për shumë antropologë qytetet janë subjekt për studim.
Por, për shumë antropologë të tjerë urbanë, qyteti nuk përfaqëson një subjekt, por një
vendbanim: studiohet një lagje e caktuar, një projekt shtëpish, një cep rruge ashtu si më parë
është studiuar p.sh. një fshat – si një mikrokozmos, një botë shoqërore në miniaturë.

Studimet krahasuese të qyteteve kanë ngritur një sërë problemesh të rëndësishme. Sa të ngjashme
janë qytetet e SHBA-ës, apo të Europës me ato të Amerikës Latine, apo Afrikës? A krijon
burokracia urbane ose varfëria urbane modele të njëjta në vende të ndryshme? Deri në ç’masë
qytetet e Japonisë apo të Indisë mbeten aziatike? A ka dallim midis qyteteve koloniale dhe post-
koloniale me qytetet qe kanë lindur dhe janë zhvilluar në vende që kanë qenë koloni? A janë
ende të ngushta lidhjet urbane-rurale?

Krahasimi i përvojës urbane në vendet e pazhvilluara apo në zhvillim vë gjithashtu në pyetje


përgjithësimet që sociologët kanë bërë prej kohësh bazuar në studimet e qyteteve perëndimore. A
është zvogëluar gama dhe rëndësia e lidhjeve farefisnore? A mbizotërojnë familjet nukleare?
Pika të dyshimit ndër-kulturor janë hamendësime të tjera shumë të përhapura mbi streset e jetës
urbane – si p.sh. efektet e supozuara të turmave mbi agresionin dhe frustrimin. Kështu Anderson
(1972) lidhur me kinezët urbanë të Hong Kongut argumenton se, për shkak të mënyrave të tyre
kulturore të marrjes me turmat, efektet e supozuara patologjike janë më të vogla. Një
antropologji që studion jetën urbane në perspektivë krahasuese, ndoshta mund të përmbushë në
këtë zonë të re rolin historik të antropologjisë në shkencat shoqërore, duke e ndarë kompleksin

1
ANTROPOLOGJIA URBANE – E. PandelejmoniLeks. I: 2015

kulturor nga universalja dhe duke e shtyrë më pas atë drejt një kuptimi krahasues të vërtetë të
mënyrave njerëzore.

Sa të ngjashëm kanë qenë qytetet në kohë e në hapësire? Sa të ngjashëm janë Bangkoku dhe
Bombei? Sa ngjajnë ato me Baltimoren? Po me Babiloninë?

Premisat themelore të subjektit

Vetëm nga gjysma e shek. XX dhe kryesisht gjatë viteve ‘60-të shoqëritë urbane dhe vetë qytet u
bënë objekt i vëmendjes së antropologjisë social-kulturore. Duhet përmendur fakti se, në fakt
antropologët kishin filluar të fokusonin studimet e tyre “mbi qytetin” edhe para se të lindte termi
“antropologji urbane” (në vitet 1960-të). Antropologët kishin filluar që përveç studimeve mbi
“primitiven”, “fshatrat”, të kryenin studime edhe për shoqëritë e industrializuara, kulturën
urbane. Kështu kemi një ndryshim në kahun e studimeve duke tentuar një lloj dekonstruktimi të
‘antropologjisë primitive” dhe orientimin drejt idesë se të gjitha kulturat janë pjesë e botës
moderne – dhe nuk janë entitete të izoluara. Një tjetër aspekt i rritjes së interesit të studiuesve
drejt studimit të “qytetit” ishte edhe rritja galopante e numrit të qyteteve dhe shtimit të popullsisë
urbane përgjatë gjithë shekullit të XX-të. Kështu fokusi i studimit antropologjik social-kulturor
filloi të zhvendosej nga periferia (zonat rurale, skutat e largëta) drejt analizës së qendrës (qytetit).

Nga perspektiva e antropologjisë urbane ajo megjithëse është një fushë relativisht e re studimi,
nuk konsiderohet sot si një shtesë në lëmin e gjerë të antropologjisë tradicionale, duke neglizhuar
shoqëritë më paksa komplekse, siç mund të jenë ato jo-urbane. Përkundrazi, antropologjia urbane
ndër të tjera synon edhe rishqyrtimin e të së ashtuquajturës “primitive”. Kështu antropologjia
urbane ndryshon nga antropologjia koloniale, sipas së cilës, njerëzit primitivë janë të ndryshëm
nga ata të “civilizimit perëndimor”. Ndërsa “civilizimi Perëndimor” frymëzonte teoritë mbi
forcat dinamike të modernizimit dhe ndryshimit, “kultura primitive” ishte e konceptuar si statike,
e pandryshueshme si vend e kohë. Ky këndvështrim u pasqyrua në ndarjen e punës midis
antropologjisë dhe sociologjisë, ku studimi i “civilizimit Perëndimor” dhe i botës së
industrializuar iu atashua fushës së sociologjisë, ndërsa analiza e “kulturave primitive” iu atashua
antropologjisë. Kështu lindja e antropologjisë urbane rezultoi pjesërisht si pjesë e rrjedhojave të
Luftës së Dytë Botërore dhe procesit të de-kolonializmit. Nga perspektiva e antropologëve

2
ANTROPOLOGJIA URBANE – E. PandelejmoniLeks. I: 2015

urbanë, interesi mbi qytetet ka rikonfirmuar kërkesën tradicionale të antropologjisë për t’u marrë
me një varietet kulturash njerëzore dhe shoqërish. Prandaj për ta klasifikimi i antropologjisë si
një fushë që studion “primitiven” dhe sociologjia si një fushë që fokusohet mbi shoqëritë
industriale, si të pajustifikuar. Kështu, sipas këndvështrimit të tyre diferencimi i ‘Perëndimit” si
industrial dhe pjesës tjetër si “primitive” nuk ekziston, pasi shoqëritë ekzistojnë edhe kur nuk
janë të prekura nga industrializimi. Teorikisht, antropologjia urbane përfshin studimin e
sistemeve kulturore të qyteteve si dhe lidhjet e qyteteve me vende më të mëdha apo më të vogla
dhe popullsisë si pjesë e sistemit të gjerë botëror-urban.

Metodologjia

Ndryshimi i fokusit të studimit mbi shoqëritë e gjera inkurajon rekonstruktimin e metodologjisë


tradicionale antropologjike, që njihet si metoda e participant observation/vrojtimi pjesëmarrës.
Për shumë kohë puna etnografike (antropologjike) ishte përqendruar në krijimin e raportit të
ngushtë me një numër të vogël informantësh. Por kjo është e pamundur në kontekstin urban.
Antropologët urbanë kështu duhet të kenë parasysh se u nevojitet të zgjerojnë qëllimin e tyre, të
zhvillojnë aftësi të tjera dhe të bazohen edhe mbi materialet e shkruara, anketime, studime
historike, romane dhe burime të tjera. Sfida për antropologët urbanë është proçesimi i gjithë këtij
areali të burimeve të ndryshme dhe të kuptojnë realitetin e grupeve të mëdha, pa hequr
vëmendjen edhe nga përshkrimi i gjallë, karakteristik për etnografinë.

Temat tradicionale antropologjike si, farefisnia, shtresëzimi social etj., shpesh herë janë
transplantuar edhe në qytet. Kështu, antropologjia urbane jo vetëm që i bën antropologët të
përdorin korniza të ndryshme teorike dhe metodike, por dhe të ripërpunojnë ato ekzistueset, duke
ia përshtatur terrenit urban.

Një problem në mbi theksimin e metodës vrojtimit pjesëmarrës në kontekstin urban është humbja
e perspektivës holistike. Duke u fokusuar mbi familjen (si p.sh. mbi fiset apo njësi të tjera sociale
në antropologjinë tradicionale), kjo mund të çojë në fragmentarizmin e realitetit urban, dhe
kështu në krijimin e mazaikëve urbanë. Për sa i përket metodologjisë, rezulton se fushën e
antropologjisë urbane kryesisht e kanë dominuar studimet në shkallë të gjerë: studime krahasuese
brenda një komuniteti të vogël, studime mbi shumë-komunitete, anketime rajonale, analiza në

3
ANTROPOLOGJIA URBANE – E. PandelejmoniLeks. I: 2015

nivel kombëtar, studime krahasimore mbi shumë shtete dhe studime mbi teoritë dhe metodat e
përgjithshme. Ndërsa studimet në një shkallë më të vogël kryesisht bazohen mbi individët në
formën e historive jetësore, mbi kontekstet sociale (si tregjet, shopping centers) njësite e banimit
dhe vendet e punës.

You might also like