You are on page 1of 2

Namazi në momentin e fundit

Djersitesha dhe dridhesha si asnjëherë në jetë. Sytë ishin të drejtuar kah peshorja e veprave
duke pritur vendimin.

Më në fund vendimi u muarr. Dy melekë, duke mbajtur regjistrin e veprave, u nisën kah
grumbulli i njerëzve. Këmbët i kisha para kolapsit. I mbylla sytë. Kur filluan t’i lexojnë emrat e
atyre që shkojnë në Xhehennem. Emrin tim e lexuan të parin. Rashë në gjunjë duke bërtitur e
vajtuar. Si mund të shkoj unë në xhehennem? Kam bërë shumë vepra të mira.

M’u turbullua para syve. Melekët më tërhiqnin zvarrë kah gremina e xhehennemit. Bërtisja dhe
mendoja a ka dikush prej njerëzve që të më ndihmojë … Thërrisja të gjitha veprat e mira që
kisha bërë: ndihmesën ndaj prindërve, agjërimin tim, namazin, Kur’anin që kisha lexuar, a thua
cila nga këto vepra mund të më ndihmojë?

Por, melekët më tërhiqnin zvarrë kah xhehennemi. Ju afrova zjarrit. Ktheva shikimin për herë të
fundit … A thua nuk ka thënë

Pejgamberi s.a.v.s. sesa i pastër është ai njeri që pastrohet pesë herë në ditë në lum, për çdo
ditë, ashtu edhe namazi i bërë pesë herë në ditë pastron nga mëkatet?!

Fillova të bërtas: Namazi im? Namazi im? Melekët nuk u ndalën dhe erdhën deri buzë greminës
së xhehennemit. Ndieja flakërimin e xhehennemit në fytyrën time. Shpresa më humbi fare, u
gjykova në zjarr të përhershëm … Një melek më shtyri kah xhehennemi dhe fillova të bie, duke
shikuar kah zjarri i cili ishte gjithnjë e më afër . . .

Për një moment një dorë e fuqishme më kapi duke më ngritur prapa. Pashë një plak të moshuar
me mjekër të bardhë. E pyeta: Kush je ti? Ai më tha: “Unë jam namazi yt.”

Po ku je deri më tani? Më shpëtove në momentin e fundit! Për pak sa nuk përfundova në


xhehennem!

Njeriu i moshuar buzëqeshi duke thënë: “Por, ti mua më ke lënë gjithmonë në minutën e fundit,
a ke harruar?!”

Në atë moment më doli gjumi. Isha djersitur. Dëgjoja ezanin e jacisë. U ngrita menjëherë duke
marrë abdest për t’u mos u vonuar më për namaz.

Në kokën time më silleshin fjalët e Kuranit fisnik:

“Pra shkatërrim është për ata që falen, të cilët ndaj namazit të tyre janë të pakujdesshëm.” (El –
Maun, 4-5)
Cilat jan kategoritë e njerëzve në namaz ?Kategoritë e njerëzve në namaz sipas
Ibn El-Kajimit.. Kategoria e parë

Kësaj kategorie i përkasin ata që janë mizorë ndaj vetvetes, të shkujdesur, që e lënë të mangët
abdestin, kufijtë dhe shtyllat e namazit. Nuk e merr mir abdesin ajt se ndark I fali kejt kiblen se
kqyr futet ne namaza nuk e din qka bone.

Kategoria e dytë

I kësaj kategorie është ai që kujdeset për kohët e namazit, për kufijtë dhe shtyllat e tij, për
abdestin, por e ka humbur xhihadin me veten e tij për të përballuar vesveset, të cilat e
preokupojnë në namaz bashkë me mendimet.por ky e ka nje problem falet po mendjen te pun
ate gruja te dynjaja. pra Nuk e kishte mendjen ne namaz

Kategoria e tretë

Këtu hyn ai që kujdeset për kufijtë dhe shtyllat e namazit dhe bën xhihad me veten e tij për të
larguar vesveset dhe mendimet. Xhihadi i tij është po aq i fortë si të ishte në dy luftim me
armikun dhe kujdeset që të mos i vidhet namazi i tij. Ky person i tillë është në namaz dhe
xhihad. Aj osht I perqendrun namaz edhe pse I vjen shejtani e mashtribn e ngacmion po aj
lufton e perpjeket e kthehet perseri ne namaz pra perqendrohet

Kategoria e katërt

I kësaj kategorie është ai njeri që kur fal namazin, i plotëson të drejtat e tij, shtyllat dhe kufijtë e
tij, zemra e tij është përqendruar duke u munduar të jetë sa më korrekt ndaj asaj që kërkohet,
në mënyrë që të mos i humbë asgjë pa praktikuar. I gjithë preokupimi i tij është që ta falë
namazin ashtu si duhet, duke e plotësuar dhe kompletuar atë. Kjo është zemra e përqendruar
në namaz dhe adhurim ndaj Krijuesit të vet.

Kategoria e pestë

Njeriu që bën pjesë në këtë kategori i ngjan atij të kategorisë së katërt, por megjithatë e ka
vendosur zemrën mes duarve të Krijuesit të tij duke shikuar nga Ai, i madhëruar qoftë, si të jetë
duke e parë Atë, e ka zemrën të mbushur me dashuri dhe madhërim të Tij. Ai ka shuar vesveset
dhe mendimet, diferenca mes tij dhe tjetrit në namaz është shumë më e madhe sesa mes tokës
dhe qiellit. Ky në namazin e tij është i lidhur me Krijuesin e tij dhe syri i pushon në të.

Ibn Kajimi, Allahu e mëshiroftë, thotë: Kategoria e parë është e ndëshkuar;grupi i dyt I merret
ne llogari ndash e fal ndash e denon ; të tretës do t’i shlyhen mëkatet ditore ; e katërta ështëi
shlyhen gjynahet dhe eshte e shpërblyer; e pesta është afruar te Krijuesi i vet.

You might also like