You are on page 1of 2

Tregime nga Sure Al-Kahf: Musai a.

s dhe Hidri

Musai a.s dhe Hidri.

Një nga çifutët e pyeti profetin Musa a.s një ditë:"Kush është njeriu më i ditur mbi tokë?"

Musai a.s i tha:"Unë." Kjo, pasi ai ishte profet dhe i dërguar nga Zoti. E kush tjetër mund të ishte më i
ditur se një profet dhe i dërguar nga Zoti?

Megjithatë, Zoti e frymëzoi se është një person tjetër edhe më i ditur se Musai dhe ai quhej Hidr.

Duke dashur të mësojë nga dijet dhe përvoja e tij, Musai a.s u nis bashkë me shërbëtorin e tij të takojë
Hidrin. Aq shumë ecën dhe u lodhën, saqë vetë Musai a.s thotë:

"sepse jemi lodhur nga ky udhëtimi ynë”. (Kehf, 62)

Musai a.s do të mësonte nga Hidri si të reagonte dhe si t'a pranonte caktimin e Zotit ashtu si të vinte.
Shumë ndodhi nuk mund të shpjegohen dhe komentohen nga mendja e njeriut. Zoti i kishte dhënë aftësi
Hidrit, që t'i komentojë dhe shpjegojë edhe ngjarjet më të rënda. Kjo, me qëllim që të mësojë profetin
Musa a.s dhe bashkë me të edhe besimtarët e tjerë të mëvonshëm.

Kur u takua me Hidrin dhe i kërkoi t'a shoqërojë me qëllim që të mësojë prej tij, të dy u nisën për
udhëtim. Udhëtimin e parë e filluan në det. Me të hypur në anije, Hidri hapi një vrimë në anije, gjë e cila
desh shkaktoi mbytjen e saj dhe të ekuipazhit. Hidri i tregoi se nëse nuk do e kishte shpuar këtë anije,
mbreti i atij vendi do e kishte konfiskuar, duke i lënë pronarët e saj me gisht në gojë dhe pa mjete për të
fituar rizkun.

"Dhe kështu, u nisën. Kur hipën në një anije, ai (Hidri) hapi një vrimë poshtë. (Musai) tha: “Mos vallë, e
hape vrimën për t’i mbytur udhëtarët e saj? Me të vërtetë, ke bërë punë të shumë të keqe”. (Kehf, 71)

Kështu, ne nuk e kuptojmë qëllimin e shumë ndodhive të ndryshme. Shpesh herë njeriu mërzitet dhe
dëshpërohet për gjëmat dhe fatkeqësitë që i bien. Me historinë e Hidrit dhe Musait a.s, Zoti na tregon
që edhe fatkeqësitë janë në dobi të njeriut, pasi shmangin fatkeqësi akoma më të mëdha.

Historia e Musait a.s me Hidrin bëhet më e komplikuar kur ky i fundit vret një fëmijë të vogël, në pamje
të parë pa asnjë arsye.

"Dhe që të dy vazhduan të ecin, derisa takuan një djalosh, të cilin ai (Hidri) e vrau. Tha (Musai): “Përse
vrave një njeri të pafajshëm që nuk ka vrarë askënd?! Vërtet që ke bërë një punë të tmerrshme”! (Kehf,
74)

Kur Musai a.s sheh Hidrin të ndërtojë një mur në një fshat banorët e të cilit refuzuan t'i ushqejnë,
ndërhyri sërish duke i kërkuar sqarime. Hidri pasi e sqaroi për veprimet e mëparshme, i tregoi dhe
shkakun pse po e rindërton murin e prishur.

"E, sa i përket murit, ai u takonte dy djelmoshave jetimë në qytet dhe, nën të gjendej një thesar i tyre.
Babai i tyre kishte qenë njeri i mirë, prandaj Zoti yt dëshiroi që ata të arrinin moshën e pjekurisë e ta
nxirrnin thesarin e tyre, si mëshirë nga Zoti yt. Unë këtë nuk e kam bërë sipas gjykimit tim. Ky është
shpjegimi i asaj, për të cilën ti s’munde të duroje!" (Kehf, 82)

You might also like