You are on page 1of 6

Adnan Vishi Kaçanik

Pejgamberët e cekur ne Kur'an për të cilët


dijetarët islam jan unanim se kanë qenë te
dërguar

1- Ademi,alejhi selam.Baba i njerzit dhe profet (nebijj)


i pare.Allahu e kishte nderuar sepse e kishte krijuar me
doren e Tij dhe e kishte frymezuar nga shpirti i Tij si
dhe kishte urdheruar melaiket t'i benin sexhde.Thote
Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur Ne u thamë
engjëjve: “Bëni sexhde Ademit!” (në shenjë
përshëndetjeje) e ata i bënë, me përjashtim të
Iblisit…".(Isra 61)

2-Idrisi,alejhi selam.Ishte i pari qe i ishte dhene


profetia (nubuvveti) pas Ademit,Alejhi selam,ishte i pari
qe kishte shkruar me laps.Ne hadithin e Israse dhe
Mi'raxhit,Pejgamberi Alejhi selam e kishte takuar ne
qiellin e katerte.Thote Allahu,subhanehu ve teala,"
Përkujtoju në libër edhe Idrisin! Ai ishte shumë i drejtë
dhe pejgamber.57.Ne e ngriëm atë në një vend të Lartë (ia
ngritëm lart famën).…".(Merjem 56-57)

3- Nuhu,Alejhi selam.Pejgamberi i pare i derguar


njerzimit dhe ben pjese ne grupin e Pejgambereve"Ulul
Azmi".Allahu e kishte derguar tek populli i tij qe t'i
ftoj ne fene e Allahut,Subhanehu ve teala por refuzuan
dhe vazhdoi ti therras popullin e vet ne fene e
Allahut,Subhanehu ve teala 950 vite derisa
Allahu,subhanehu ve teala, e urdheroi t'a ndertonte
anijen,ne te cilen e shpetoi Allahu,subhanehu ve teala,
dhe i fundosi popullin e tij.Thote Allahu,subhanehu ve
teala," Ne e dërguam Nuhun e populli i vet (dhe i
thamë): “Tërhiqja vërejtjen popullit tënd para se ata t'i
godasë dënimi i rëndë!”.( Nuh 1)

4- Hudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Adi ne


Jemen por e pergenjeshtruan dhe si ndeshkim
Allahu,subhanehu ve teala, ua dergoi nje erë te
thate.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Ã A nuk e di ti
se ç'bëri Zoti yt me Ad-in? 7.Me banorët e Iremit me
ndërtesa të larta?8.Që si ata (populli Ad) nuk është
krijuar askush në tokë…".( Fexhr 6-8) Poashtu thote " õ
Edhe tek (populli) Adi (dërguam) nga mesi tyre Hudin që
tha: “O populli im, ju nuk keni zot tjetër pos Tij,…".(
Hud 50)

5- Salihu,Alejhi selam.Allahu e dergoi tek Themudi,te


cilet banonin Hixhazin dhe Tebukun por e pergenjeshtruan
dhe bene kryelartesi ndaj shpalljes,me te cilen
erdhi.Allahu ia dergoi nje deve,qe te jete si argument
per ta por nuk duhet t'a ngacmonin.Ata ,si kindershtim te
kesaj,therren deven dhe keshtu i goditi nje bertime e
madhe,e cila iua shkaterroi te gjithe.Thote
Allahu,subhanehu ve teala," (141) Åö(142) Edhe kabilja
Themud nuk i besoi të dërguarit.142.Kur vëllai i tyre,
Salihu u tha: “A nuk frikësoheni?”143.Unë për ju jam i
dërguar besnik.( Shuara 141-143)

6-Ibrahimi,Alejhi selam.Ibrahimi,Alejhi selam është dost


i Allahut, Subhanehu ve teala dhe baba i pejgambereve.
Poashtu ben pjese ne grupin e Ulul Azmit,te cilet
perbejne eliten e pejgambereve me te zgjedhur.Popullin e
tij,te cilet ishin,Irakianet,i kishte ftuar t'a adhuronin
vetem Allahun,subhanehu ve teala, por nuk i jane
pergjegjur.Ua theu putat dhe e futen ne zjarre por
Allahu,subhanehu ve teala, e shpetoi duke ia shenderruar
zjarrin ne freski dhe paqe.Allahu e kishte urdheruar t'a
ndertonte Qabene e ndershme sebashku me birin e
tij,Ismailin,Alejhi selam si dhe t'i ftojne njerzit per
ne haxh.Thote Allahu,subhanehu ve teala," 2:126.Dhe kur
Ibrahimi tha: “Zoti im, bëne këtë një qytet sigurie dhe
banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër,
furnizoj me lloje të frutave!” …".( Bekare 126)

7- Ismaili,Alejhi selam ,i biri i Ibrahimit,Alejhi selam


dhe gjysh i arabeve e i Pejgamberit,Alejhi selam.Ishte i
pari qe banoi Mekken dhe ishte Pejgamber Profet([1])
.Burimi i Zemzemit kishte buruar per hire te tij dhe
sebashku me babain e vet e kishte ndertuar Qabene.Allahu
e kishte urdhëruar Ibrahimin t'a therrte Ismailin, por
Allahu,subhanehu ve teala, e kishte shpaguar me nje dash
te madh.Thote Allahu,subhanehu ve teala, " ð
Përkujtoju në këtë Libër Ismailin! Ai ka qenë shumë
besnik (premtoi të bëhet kurban) dhe i dërguar,
pejgamber.".( Merjem 54)

8- Is'haku,Alejhi selam ,biri tjeter i Ibrahimit,Alejhi


selam. Nënë e kishte Saren,e cila e lindi pasiqe kishte
mberritur moshen e shtyer.Ishte profet dhe prej lozes se
tij rrjedhin jehudet.Thote Allahu,subhanehu ve teala," æó
Dhe Ne e gëzuam atë me (një djalë tjetër) Is-hakun,
pejgamber prej të mirëve.".( Saffat 112)

9- Ja'kubi,Alejhi selam ,i biri i Is'hakut dhe nip ii


Ibrahimit,Alejhi selam .Duke vdekur i kishte porositur
bijte e tij,te cilen porosi e regjistroi edhe Kur'ani" E
Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe
Jakubi, (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi
fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm
duke qenë muslimanë!”.( Bekare 132)

10- Jusufi,i biri i Ja'kubit.Vellezerit e kishin hedhur


ne grope por e kishte shpetuar Allahu,subhanehu ve teala,
.Eshte i ndershem dhe bir i te ndershmeve. Ishte shume i
bukur dhe Allahu,subhanehu ve teala, e ruajti nga
dredhite e gruas se sundimtarit.Allahu e dërgoi si
pejgamber dhe ia dhuro begatine e komentimit te ëndrrave
dhe ia mundësoi te sundoje te toke.Thote Allahu,subhanehu
ve teala," kështu (sikuse e shpëtuam nga bunari), Ne i
bëmë vend Jusufit në tokë (në Egjipt), e që t'ia mësojmë
atij shpjegimin për disa ëndërra...".( Jusuf 21)

11- Luti,Alejhi selam.Allahu e kishte dërguar tek je


popull i keq,te cilet e kishin shpikur homoseksualizmin
dhe e benin haptas.Allahu i ndaloi nga kjo veper e
shemtuar por ata refuzuan keshtuqe Allahu,subhanehu ve
teala, i beri ibret( mesim) per te tjeret.Vendet e tyre
tani jane te njohura afer detit te vdekur.Thote
Allahu,subhanehu ve teala," Përkujto kur popullit të
vet Luti i tha: “A punoni të shëmtuarën, që asnjë nga
popujt e botës nuk e bëri para jush”.".( A'raf 80)

12- Shuajbi,Alejhi selam.Ishte profet tek banoret e


Medjenit (Ithtaret e Ejketit).Ishin njerzit me te keqinje
ne sjellje dhe besim.Per Shuajbin ishte thene:Ligjeruesi
i Profeteve.I kishte ndaluar nga politeizmi dhe mashtrimi
ne peshim por kishin refuzuar. Ndeshkimi iu kishte ardhur
Diten e Hijes.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe
Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha:
“O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni Zot
tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut,…".( Hud
84)

13-Ejjubi,Alejhi selam.Profeti durimtar dhe falenderues,i


cili mirret shembull per durim.Thote Allahu,subhanehu ve
teala," (Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të
vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi
ndër Mëshiruesit!”.( El Enbija 83)

14- Dhul Kifli.Ishte profet i Beni Israileve.Thote


Allahu,subhanehu ve teala,"öPërkujto Ismailin, Eljesan,
Dhelkiflin, që të gjithë prej të zgjedhurve.".( Sad 48)

15-Iljasi,Alejhi selam.Allahu,subhanehu ve teala, e


ksihte derguar tek populli i tij ne Ba'lebek, ne perendim
te Damaskut. Thote Allahu,subhanehu ve teala," Edhe
Iljasi ishte prej të dërguarve Tanë.".(Saffat 123)

16-Eljesau,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek


populli i Ba'lebekut pas Iljasit menjehere.Thote
Allahu,subhanehu ve teala," (shpërbylem) Edhe Ismailin,
Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi
njerëzit tjerë.".( En'am 86)

17- Junusi,Alejhi selam.Allahu e kishte sprovuar duke e


kaperdire balena dhe mbeti ne barkun e peshkut duke bere
tesbih dhe duke kerkuar falje derisa Allahu,subhanehu ve
teala, ia fali.Allahu e dergoi tek populli i tij por e
pergenjshtruan.Iu kercenua se Allahu,subhanehu ve teala,
do t'iu zbres denim dhe kur u binden se denimi ishte gati
per te zbritur besuan.Thote Allahu,subhanehu ve teala, "ó
Edhe Junusi ishte një nga të dërguarit Tanë.".( Saffat
139)

18- Musai,Alejhi selam.Folesi i Allahut,Subhanehu ve


teala dhe pronari i mrekullise se shkopit.Ben pjese ne
eliten e pejgambereve,te cilet quhen" Ulul Azmi".Nena e
tij e kishte hedhur ne det duke qene foshnje,ne menyre qe
te mos e mbyste Faraoni.Allahu i kishte folur ne Luginen
e Shenjte,ia kishte dhene Tevratin dhe e kishte derguar
tek faraoni,i cili i kishte roberuar njerzit,saqe iu
thoshte une jam zoti juaj por Allahu,subhanehu ve teala,
e kishte fundosur ne det.Thote Allahu,subhanehu ve
teala," Ne e kemi pas dërguar Musain me argumente e fakte
të qarta,".( Gafir 23)

19- Haruni,Alejhi selam.Vellau i Musaut.Allahu e kishte


nderuar me profeti.Thote Allahu,subhanehu ve teala," Nga
mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber.".(
Merjem 53)

20- Davudi,Alejhi selam.Allahu e kishte derguar tek Beni


Israilet.Kishte zë te bukur dhe agjeronte nje dite po e
nje dite jo.Punonte dhe jetonte nga puna e dores.Allahu
ia kishte bere te lehte punen me hekur.Allahu ia kishte
dhene Zeburin,ia kishte mesuar urtesine dhe ia kishte
nenshtruar kodrat,qe t'a falenderojne Allahun,subhanehu
ve teala, sebashku. Thote Allahu,subhanehu ve teala,"Çð
Davudit i kemi dhënë Zebur (shënime).".( Isra 55)

21- Sulejmani,Alejhi selam.I biri i Davudit,Alejhi


selam.Allahu i kishte dhene shpallje,ia kishte mësuar
urtësinë dhe gjuhen e zogjeve.Xhinet i ishin nënshtruar
me lejen e Allahut,subhanehu ve teala,.Thote
Allahu,subhanehu ve teala," E Sulejmanit ishte tubuar
ushtria e vet që përbëhej nga exhinët, nga njerëzit dhe
nga shpendët dhe ata mbanin rendin.".( Neml 17)

22-Zekerijau,Alejhi selam.Allahu ia kishte dhuruar


Jahjane edhepse vet ishte i shtyer ne moshe dhe gruan e
kishte sterile. Allahu,subhanehu ve teala,ia dha
profetine dhe e beri kujdestar te Merjemes.Ishte
zdrukthëtar .Kerkoi nga Allahu argument ndersa Allahi i
tha" Ç Shenja jote është se, (duke qenë shëndoshë e
mirë), nuk do të mund t'u flasesh njerëzve tri net (e tri
ditë)”.( Merjem 10) Poashtu thote Allahu,subhanehu ve
teala,"öíøÇð (ky është) Përkujtim i mëshirës së Zotit
tënd ndaj robit të vet Zekeriait,".( Merjem 2)

23- Jahja-ja,i biri i Zekeriase.Nena e kishte lendur


pasiqe kishte qene sterile dhe pasiqe babai i tij kishte
arritur pleqerine e thelle.Besi Israilet e kishin
prere.Thote Allahu,subhanehu ve teala," All-llahu të
përgëzon ty me Jahjanë, që do të vërtetojë fjalën (Isain)
e ardhur nga All-llahu, e që do të jetë prijës i matur
dhe pejgamber nga të dalluarit!”.( Ali Imran 39)

24- Isau,Alejhi selam.Biri i Merjemes.Ben pjese ne eliten


e "Ulul Azmit".Allahu ia kishte dhuruar Inxhilin,nuk
është mbytur dhe nuk eshte kryqezuar sic pohojne te
pafete por Allahu e ka ngritur tek Ai.Prej mrekullive te
tij ishin: Sherimi i te verbereve,ringjallja e te
vdekurve me lejen e Allahut,etj.Thote Allahu"Çð Madje
për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun,
Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po
ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në
gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth
(mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e
nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që
iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën
atë.158.Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes.
All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm.".( Nisa 157-
158)

25- Muhammedi,Alejhi selam,vula dhe permbyllja e


pejgambereve. Allahu e ka derguar para Kijametit dhe e ka
derguar tek te gjitha krijesat;njerzit e exhine.Poashtu
Allahu,subhanehu ve teala, ia ka dhene edhe Kur'anin e
Perjetshem.Ishte analfabet…Ummeti i tij është i fundit ne
këtë bote ndersa i pari ne boten tjeter.Pejgamberi i pari
ringjallet dhe eshte pronar i ndermjetesimit te madh
Diten e Kijametit.

You might also like