You are on page 1of 17

Profecia biblike e Danielit per profetin e fundit Muhamedin a.s .

Xh.S

Fjala profeci vjen nga fjala greke “propheteia” qe do te thote " dhurate per te
interpretuar deshiren e Zotit".Profecia tek disa zakonisht përfshin frymëzim,
interpretim ose nje zbulesë të vullnetit Hyjnor në lidhje me botën shoqërore të
profetit dhe ngjarjet që do të vijnë. Sipas enciklopedise katolike “ nënkupton
njohjen paraprake të ngjarjeve të ardhshme, të cilat nuk jane permendur dhe
paraqitur dhe jane të fshehura te cilat nuk mund të njihen me ane të arsyes ".

Islami jep nje kuptim me te gjere se njohja e se ardhmes.Ne Islam perdoret


fjala Uahj-shpallje, frymezim- inspirim, kumtese, legjislacion, urdherese, lajm
per te padukshmen, zbulese etj duke qene nje bashkesi kuptimesh, por dhe
“Nebe-Lajm” prej se ciles vjen fjala Nebij-profet lajmerues, dhe prej foljes se
rrenjes se fjales Risale-Dergese prej se ciles vjen Resul- i Derguar .Ne Islam
Resuli- i Derguari (1)eshte nje grade me larte se profeti sepse ai vjen me
shpallje dhe liber hyjnor dhe me nje sistem te plotesuar juridik per popullin e
tij ndersa Nebij-Profeti ploteson nje profet tjeter apo e ndihmon ate.
Sipas Islamit, Jezusi = Isa a.s quhet Resul ndersa Jahja = Gjon Pagezori
quhet nebij-profet.Te derguarit me te medhenj jane Nuhu,
Ibrahimi,Musai,Musai Isai, dhe Muhamedi a.s(Opaqa e Zotit qofte mbi to).
Profetet te tjere jane Isaku, Ismaili, Jusufi, Sulejmani, Zekeria, Shuajbi,Salihu,
Jahja etj .Kurani permend 25 emra te tyre por sipas Islamit numri i tyre eshte
shume i madh ku cdo popull ka pasur profetin e tij.(2)
Shpallja hyjnore nuk mund te quhet vetem profeci sepse nese do i
referoheshim kuptimit te ngushte te enciklopedise katolike si vetem “lajmerim
per te ardhmen”. Shpallje hyjnore permban dhe ligje juridike per te rregulluar
sistemin shoqeror, sistemin hierkik dhe marredheniet e njerzve me Zotin dhe
me njerzit me vetveten e tyre..Keshtu librat hyjnor qe njihen sot jane
Fletushkat e Ibrahimit, Teurati i Musait, Zeburi i Daudit, Inxhili i Isait (Jezusit)
dhe Kurani per Muhamedin a.s .Cdo liber tjeter jashte tyre nuk ka baze
hyjnore.Dhe keto libra jo te gjithe jane te sakte.Prandaj Zoti i permblodhi te
gjithe gjerat bazike ne menyre te pergjithshme ne librin e fundit Kuranin
famelarte dhe ne menyre te detajuar ne theniet profetike te Derguarit
Muhamed a.s .

“Nuk ka asnjë njeri që Allahu t’i ketë folur ndryshe përveç mënyrës
së frymëzimit(inspirimit), ose pas ndonjë mbulese ose t’i dërgojë të
dërguar (melek-engjell), e ai me lejen e Tij, t’i shpallë atë që Ai
dëshiron”. Me te vertete Allahu eshte i Lartesuari dhe i Urti (Shu’ra:
51).

Sipas Islamit keto jane disa pjese te menyres se shpalljes hyjnore

1)Enderrat
Profeti Muhamed a.s thote .”Endrra eshte 1/46 pjese e profecise”
a)Komentimi i enderrave dhe simbolikave te tyre (4)
Ato mund ti ndodhin profeteve, besimtareve dhe pabesimtareve (5)
2)Frymezimi apo Inspirimi(6)
3)Komunikimi me engjellin e derguar prej Zotit (zakonisht per kete gje eshte
engjelli Xhibril-Gabriel).(7)
4) Thenie e ndonje profecie ose parashikimi per te ardhmen si pergezim,si
qortim ose si ndodhi.(8)
Disa i shtojne kesaj dhe profecine e ndonje profeti perpara per ate qe do vije
me pas.(9)
A profetizoi ndonjeri nga profetet para profetit Muhamed a.s per ardhjen e tij
dhe se ai do ishte profet i vertete? Le te shikojme nje profeci te Danielit te
permendur ne Biblen e krishtere.

Shpjegimi i endrres se Danielit

Muslimanet mesuan per emrin e Danelit kur ato pushtuan Irakun(Ish-


Babilonine).Ndoshta kjo ishte dhe pika e perputhjes se profecise se Danielit
dhe gjetjes se trupit te tij se bashku me disa fletushka nga ana e
muslimaneve si nje pergezim te percaktuar shume kohe me pare. (Shiko
Danieli tek muslimanet)
Danieli ishte njeri nga kater djemte e rinj hebrenj qe u largua nga vendi tij per
ne Babiloni.Ne ate kohe ne Babiloni ishte ne pushtet mbreti Nebukadnezari II
ose sic quhej ne bibel Belshatsar . Një sundimtar i Babilonisë ntë Dinastisë
Kaldease që mbretëroi c. 605 pes - 562 pes . Sipas Biblës , ai pushtoi Judën
dhe Jeruzalemin dhe i dërgoi izraelitët në mergim. Mbreti Nebukadnezar II
jetoi (634-562 pes) dhe ishte mbreti më i madh i Babilonisë së lashtë, duke
pasuar babain e tij, Nabopolassar. Mbreti Nabopolassar kishte mundur
asirianët me ndihmën e Medes dhe çliroi Babiloninë nga sundimi asirian. Në
këtë mënyrë ai siguroi djalin e tij (si Filipi II do të bënte për birin e tij
Aleksander më vonë) duke i lene një pushtet të qëndrueshem dhe pasuri të
mjaftueshme për të ndërtuar vendin e tij. Udhëheqësi babilonas përdori
forcën dhe shkatërrimin për të rritur një perandori. Ai pushtoi mbretërinë pas
mbretërisë, përfshirë Fenikinë , Filistinë , Judën , Amonin , Moabin dhe më
shumë. .

Danieli ne Judaizem.

Danieli nuk është profet në judaizëm, eshte njeri i drejte dhe besimtar qe nuk
pinte vere dhe nuk adhuronte statuja dhe nuk pranoi te trashegonte pasurine
e parrethprereve(Darit te Persise).Ai ishte marre peng per te mesuar ne
Babiloni nga mbreti Naebukadnezar II mbasi ai kishte pushtuar vendin qe
hebrenjte jetonin.

Danieli ne Krishterim
Ndersa sipas krishtereve ai njihet si profet i permendur dhe nga Jezusi tek nje
profeci biblike (Mateu 24: 15)

Danieli tek Muslimanet

Perpara se te paraqesim mendimin e muslimaneve rreth Danielit do paraqesim


disa rregulla baze te mendimit te muslimaneve ne lidhje me literaturen biblike
te ehli kitabeve

1) Nuk e pergenjeshtrojme ate qe vjen ne perputhje me fene


islame(10)
2)E pergenjeshtrojme ate qe vjen ne kundershtim me fene Islame
(11)
3) As nuk e pergenjeshtrojme dhe as e pranojne per ate qe nuk
eshte e njohur ne fene Islame(12)

Nese krishteret pyesin pse citoni biblen kur ju mendoni se ajo eshte e
ndryshuar atehere u themi rastin e Palit qe edhe pse sillte versete biblike qe
ajo eshte e ndryshuar .(Letra e hebrejve 8: 7-13) por prape ishte vete ai
citonte dhiaten e vjeter ne ". (Veprat 3/20-21) e cila thuhet tek (Zanafilla
18/15,18) Atehere u themi pse Pali e citon dhiaten e vjeter kur ai mendonte
se ajo ka te meta?Edhe ne muslimanet edhe besojme se ka te meta bibla
sikurse mendonte Pali i citojme pjeset e drejta.
Per muslimanet Danieli njihet ne librat e komentatoreve te Kuranit por nuk
eshte i permendur ne 25 emrat e profeteve ne Kuran me ane te shpalljes
hyjnore.Ate e permendin Taberiu dhe Ibn Kethiri , gjithashtu dhe Ibn Tejmija
ne librin e tij “Pergjigja e sakte per ato qe ndryshuan fene e Jezusit” (13) ose
si me poshte:

Shejhu el-Islam Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë) ka thënë:


Kur varri i Danielit u zbulua në Tastar, Ebu Musa i shkroi Umar ibn Khatab
(Allahu qoftë i kënaqur me të) për këtë dhe Umeri i ktheu atij, duke thënë:
Gjatë ditës, të beni trembëdhjetë varre dhe varrosin atë natën në një prej tyre
dhe fshijeni vendndodhjen e varrit të tij, që varri i tij të mos jetë shkak i
fitnesit dhe konfuzionit për njerëzit duke e marre ate per vend adhurimi (14)
Ibn Kethiri e permend kete histori dhe thote:
Është transmetuar nga Khalid ibn Dinaari që Abu'l-Aalija ka thënë: Kur
muslimanet e pushtuam Taustarin(vend ne jug-perendim te Iranit), gjetëm në
thesarin e el-Hormuzanëve ne një vend te fshehur në të cilin ishte trupi i një
njeriu të vdekur dhe ne kokën e tij ishte një liber. Ne e morëm shkrimin dhe e
çuam tek Umer ib Hatabi r.a, Halifja i muslimaneve ne ate kohe , dhe ai thirri
Ka'b el Ahbarin , i cili e përktheu atë në arabisht. Unë isha njeriu i parë në
mesin e arabëve qe lexova atë. I thashë Ebu Ali'je: Ç'ishte në të? Ai tha: Ishte
për ty, për çështjet e tua, për besimin tënd, për fjalën tënde dhe për atë që
do të ndodhë pas kësaj. Unë i thashë: Çfarë ke bërë me njeriun? Ai tha: Ne
kemi hapur 13 varre të ndryshme gjatë ditës, pastaj natën kemi varrosur atë
dhe i kemi rrafshuar të gjitha varret, në mënyrë që ta fshehin vendndodhjen e
saj nga njerëzit, kështu që ata nuk do ta gjejne atë. Unë thashë: Kush
mendon se ishte njeriu? Ai tha: Një burrë i quajtur Daniel. A kishte ndryshuar
diçka prej tij? Ai tha: Jo, përveç disa qimeve në shpinë, sepse toka nuk
konsumon (trupat) e Profetëve dhe kafshët e egra nuk mund t'i
gllabërojnë.(15)

Ibn Abi'd-Dunja ka transmetuar me një zinxhir hasen - siç thuhet në el-Bidaje


ue'n-Nihajeh - nga Ebu'-Zinad që ai tha:
Pashë një unazë në dorën e Ebu Burdah ibn Ebi Musa al-Esh'ari, në skajin e së
cilës kishte një gdhendje të dy luanëve, mes të cilëve ishte një njeri dhe ata
nuk e hengren atë burrë. Ebu Burde tha: Ky është unaza e atij njeriu të
vdekur, të cilin populli i këtij qyteti pretendon të jetë Danieli. Abu Musa e mori
atë në ditën që e rihoqën atë. Ebu Bude tha: Ebu Musa kërkoi dijetarët e atij
qyteti te shpjegonin për gdhendjen në atë unazë, dhe ata thanë: Astrologët
dhe dijetarët erdhën te mbreti nën sundimin e të cilit Danieli jetoi dhe i tha:
Në kete natë , një djalë dhe do te shkatarronte sovranitetin tuaj. Mbreti tha:
Per Zotin, asnjë djalë nuk do të jetojë atë natë, por unë do ta vras. Por ata e
morën Danielin dhe e hodhën në gropën e luanëve, ku luani dhe luanesha nuk
e dëmtuan atë, pastaj nëna e tij erdhi dhe gjeti luanët që nuk po e hanin.
Kështu, Zoti e shpëtoi atë derisa ju shtua fama ne gjithe vendin. Ebu Musa ka
thënë: Dijetarët e atij qyteti thanë: Prandaj, Danieli gdhendi imazhin e dy
luanëve që nuk e hajnë atë në prehër të unazës së tij, që të mos harrojë atë
bekim që Allahu i kishte dhuruar atij.
Shpjegimi i profecise se pare

Në vitin e dytë të mbretërimit të tij, Nebukadnetsari II pa një ëndërr. Kur


zgjohet, ai e kupton se ëndrra kishte një mesazh të rëndësishëm, kështu që ai
keshillohet me njerëzve te tij. Ai kërkon që njerëzit e tij magjistaret dhe kedo
qe mbante prane tij qe t'i tregojnë se çfarë ishte përmbajtja e ëndrrës dhe
pastaj ta interpretonin atë. Kur njerëzit e tij u dorezuan se ishin te paafte dhe
se interpretimi i saj ishte përtej fuqisë së tyre mashtruese .Keshtu qe ai
urdheroi ti vrasin te gjithe, magjistaret , astrologet dhe ato qe mbaheshin si
te urte.Ne ate kohe vjen komandanti i mbretit tek Danieli per ta arrestuar e
per ta vrare por ai merr persiper komentimin e saj duke iu lutur Zotit ti japi
nje zbulese. Dhe ne fakt ashtu ndodhi, Danielit i vjen një vizion shpjegues nga
Zoti:
Me pas Danieli shkon tek Nebukadnetsari dhe i tregon se cfare ai kishte pare
dhe se si ishte shpjegimi i saj:

Citatet biblike te enderres se Danielit.

Enderra Nabukdunosorit!

31) Ti ishe duke shikuar, o mbret, dhe ja një figurë e madhe; kjo figurë e
stërmadhe, me një shkëlqim të jashtëzakonshëm, ngrihej para teje me një
pamje të tmerrshme.
32) Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, gjoksi i saj dhe krahët e saj
ishin prej argjendi, barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi,33 këmbët e saj
prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej hekuri dhe pjesërisht prej argjile.
34) Ndërsa po shikoje, një gur u shkëput, por jo nga dora e njeriut, dhe goditi
figurën në këmbët e saj prej hekuri dhe argjile dhe i copëtoi.
35) Atëherë hekuri, argjila, bronzi, argjendi dhe ari u copëtuan bashkë dhe u
bënë si kope byku në lëmë gjatë verës; era i mori me vete dhe nuk u gjet më
asnjë gjurmë e tyre.Por guri që kishte goditur figurën u bë një mal i madh, që
mbushi tërë tokën.
36) Kjo është ëndrra; tani do të japim interpretimin përpara mbretit.

Shpjegimi Danielit!
37) Ti, o mbret, je mbreti , sepse Zoti i qiellit të ka dhënë mbretërinë,
pushtetin, forcën dhe lavdinë.
38) Ngado që të banojnë bijtë e njerëzve, kafshët e fushës dhe shpendët e
qiellit, ai i ka lënë në duart e tua dhe të ka bërë të sundosh mbi gjithë ata. Ti
je koka e artë.
39) Mbas teje do të dalë një mbretëri tjetër, më e vogël, më e ulët nga jotja;
pastaj një mbretëri tjetër prej bronzi, që do të sundojë mbi gjithë dheun.
40) Mbretëria e katërt do të jetë e fortë si hekuri, sepse hekuri copëton dhe
thërrmon çdo gjë; ashtu si hekuri që copëton, kjo mbretëri do t'i copëtojë dhe
do t'i thërrmojë tërë këto mbretëri.
41) Siç e pe, këmbët dhe gishtërinjtë ishin pjesërisht prej argjile poçari dhe
pjesërisht prej hekuri, kështu kjo mbretëri do të ndahet; megjithatë, ajo do të
ketë fortësinë e hekurit, sepse ti ke parë hekurin të përzier me argjilë të butë.
42) Dhe ashtu si gishtërinjtë e këmbëve ishin pjesërisht prej hekuri dhe
pjesërisht prej argjile, kështu ajo mbretëri do të jetë pjesërisht e fortë dhe
pjesërisht e brishtë.
43) Siç e pe hekurin të përzier me argjilën e butë, ata do të përzihen nga fara
njerëzore, por nuk do të bashkohen njeri me tjetrin, pikërisht ashtu si hekuri
nuk amalgamohet me argjilën.

Mbreteria fituese!

44) Në kohën e këtyre mbretërve,Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri,


që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër,
por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë
përjetë,
45) pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e njeriut,
për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin. Perëndia i madh
i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e tutje. Endrra është
e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt"
)Mbreti i foli Danielit dhe tha: "Me të vërtetë Perëndia është Perëndia i
perëndive, Zoti i mbretërve dhe zbuluesi i sekreteve, sepse ti mund të zbulosh
këtë sekret"..(Daniel 2/31-45)

Nebukadnetsari kishte parë një statujë të madhe me një kokë floriri, gjoksi
prej argjendi, barku dhe kofshët prej bronzi, këmbët e hekurit dhe këmbët
prej argjile(balte të përziera), pastaj pa statujën e shkatërruar nga një
shkëmb që u kthye në një mal plot ne tërë tokën. Danieli i shpjegon ëndrrën
mbretit: statuja simbolizonte katër mbretëri të njëpasnjëshme, duke filluar me
Nebukadnetsarin II e deri tek Romaket, të gjitha që do të shtypeshin nga
mbretëria e Zotit, e cila do të jetonte përgjithmonë. Nebukadnetsari pranon
epërsinë e Zotit të Danielit, ngre Danielin mbi të gjithë njerëzit e tij të mençur
dhe i vendos Danielit dhe shokëve të tij ne poste kryesore ne tere Babiloninë.

Realiteti i endrres

Ta bejme me shume realiste kete enderr duke shpjeguar historikisht cfare ka


ndodhur.Kush jane mbreterite ne enderren qe shpjegoi Danieli?

Figura përfaqësonte katër fuqitë pagane që do të ushtronin sundimin botëror


deri në ardhjen e mbretërisë monoteiste të Zotit e cila do shkatarronte keto
mbreteri pagane.
1) E para “ Koka e kësaj figure ishte prej ari të kulluar, ".(Daniel
2/32)

Kjo ishte Mbreteria Babilonase e Nabukdentsarit II.Prandaj Danieli i tha “Koka


e artë je ti”. Mbreti Nabukadentsari rreth viteve 630-562 p.e.s

2) E dyta “gjoksi i saj dhe krahët e saj ishin prej argjendi,” (Daniel
2/32)

Kjo ishte Perandoria Perse gjatë viteve 600-529 p.e.s dhe krahët simbolizojnë
njëri Medët tjetri Persët.Sipas disa historianeve thuhet se Medet jane kurdet e
sotem.Ne kete kohe perandor ishte Kiri (Cyrus) ose Koreshi sipas bibles pastaj
i biri i tij Cambyses II dhe me pas Darius.

3) E treta “barku i saj dhe kofshët e saj prej bronzi.”(Daniel 2/32)

Mbretëria e tretë ishte mbretëria Greke-Maqedonase e Aleksandrit te madh.


Aleksandri pushtoi botën duke marshuar nga nga perëndimi në lindje e deri
në Indi. Ka sunduar gjatë viteve 336-323 p.e.s Ai përmbysi Mbretin Persian
Darius III dhe pushtoi Perandorinë Arkaemenide në tërësinë e saj. [b] Në atë
moment, perandoria e tij shtrihej nga deti Adriatik në lumin Indus dhe pushtoi
Indinë në vitin 326 p.e.s. Aleksandri vdiq në Babiloni ne pallatin e
Nabukodonosorit II ,

4) E katërta “këmbët e saj prej hekuri, këmbët e saj pjesërisht prej


hekuri dhe pjesërisht prej argjile.”(Daniel 2/33)

Mbretëria e katërt ishte perandoria Romake e cila u nda ne dy pjese ate me


qender ne Romen dhe ate bizantine me qender ne Kostandinopoje.Dy këmbët
tregojnë për ndarjen e saj Rome-Bizant dhe hekuri dhe argjila simbolizojnë
fuqizimin dhe dobësimin e saj.

5)Mbreteria e peste eshte perandoria e Islamit, guri qe do te


shkatarroje te gjithe statujen pagane te perandorive duke simbolizuar
mbarimin e perandorive pagane nga Babilonia, tek Persia, Greqia, Juruzalemi,
Bizanti, Konstandinopja, etj etj, Perandoria e Islamit u shtri ne gjithe vendet
qe permendi Danieli ne enderr dhe i largoi nga keto vende idhujtarine ndaj
idhujve dhe vendosi besimi tek Zot nje i vetem.

.44 Në kohën e këtyre mbretërve,Perëndia i qiellit do të nxjerrë një mbretëri,


që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t'i lihet një populli tjetër,
por do të copëtojë dhe do të asgjësojë tërë këto mbretëri, dhe do të ekzistojë
përjetë,45 pikërisht ashtu siç e pe gurin të shkëputet nga mali, jo nga dora e
njeriut, për të copëtuar hekurin, bronzin, argjilën, argjendin dhe arin.
Perëndia i madh i ka bërë të njohur mbretit atë që ka për të ndodhur tani e
tutje. Endrra është e vërtetë dhe interpretimi i saj është i sigurt".(Daniel 2/31-
45)

Kush jane profecite biblike se mbreteria e katert eshte mbreteria pagane


romake e argjiles dhe hekurit?

Perandoria Romake pagane qe profetizoi dhe Jezusi ne bibel

15 "Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga


profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta
kuptojë),(Mateu 24/15)

Prishja e tempullit të Juruzalemit nga romakët paganë

"Dhe kur do të shikoni Jeruzalemin të rrethuar nga ushtritë, ta dini se


shkretimi i saj është afër.Atëherë ata që janë në Juda, të ikin në male; dhe
ata që janë në qytet të largohen; dhe ata që janë në fushë të mos hyjnë në
të.Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që
janë shkruar.Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse do
të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.Dhe ata do të bien
nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet, dhe Jeruzalemin
do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e paganëve".(Luka 21/20-
24)

Prishja e tempullit në Juruzalem nga Romakët janë fillimi i shenjave.Jezusi u


pyet për fillimin dhe mbarimin e botës dhe ai tregoi se shkatarrimi i tempullit
në Juruzalem është fillimi i tyre.

1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan
për t'i treguar ndërtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni
ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur
mbi gur që nuk do të rrënohet".3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e
Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: "Na thuaj, kur do të
ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit
të botës?".....6 Atëherë do të dëgjoni të flitet për lufta dhe për ushtima
luftash; ruhuni të mos shqetësoheni, sepse të gjitha këto duhet të ndodhin,
por ende mbarimi nuk do të ketë ardhur.7 Do të ngrihet, pra, popull kundër
populli dhe mbretëri kundër mbretërie; do të ketë zi buke, murtajë dhe
tërmete në vende të ndryshme....15 "Kur të shihni, pra, “neverinë e
shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend
në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë),(Mateu 24/1-15)

Shenja për të cilën Jezusi foli është shkatarrimi i tempulllit dhe përndjekja e
besimtarëve.Më vonë Palestinën e pushtuan romakët dhe zelotët pjesëtarë i
një sekti hebraik u rebeluan dhe romakët në vitin 70 e dogjën tempullin e
dytë të çifutëve.Zelotët e vazhduan rezistencën deri në vitin 74 porse më kot
romakët paganë i rrethuan në ndërtesën Masada dhe i vranë.Pikërisht këtu e
kishte fjalën dhe Jezusi kur tha kur të shikoni “Neverinë e Shkretimit” e
cila simbolizon Romën.

Po këtë gjë e thotë dhe Pali tek letra e Korintësave.Megjithëse ky verset


tregon se bibla është shkruar mbas shumë viteve duke treguar dhe për
ngjarjen e vrasjes së njerzve nga “Shkatarruesi” romakët paganë e cila ka
ndodhur në vitet 70-80.Pali nuk kishte si te shkruante dicka per te cilen
skishte ndodhur.Pra kjo tregon se bibla eshte shkruar mbas viteve 70.

8 Dhe të mos kurvërojmë, ashtu si kurvëruan disa nga ata edhe ranë të
vdekur në një ditë njëzet e tre mijë.9 Dhe të mos e tundojmë Krishtin, ashtu
si e tunduan disa nga ata dhe u vranë nga gjarpërinjtë.10 Dhe mos u ankoni,
ashtu si u ankuan disa nga ata, dhe u vranë nga Shkatërruesi. 11 Dhe të
gjitha këto gjëra u ndodhën atyre si shëmbull, dhe janë shkruar për
paralajmërimin tonë, për ne që jemi në mbarim të epokës. (1 Korintesave
10/8-11)

Pikerisht kete Jezusi profetizoi për atë që ka thënë Danieli

15 "Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti


Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta
kuptojë),(Mateu 24/15)

“Shkatarruesit” që do të shkatarrojnë tempullin.Kjo pikërisht ndodhi rreth


viteve 70-74.Romakët nën udhëheqjen e Titit e shkatarruan tempullin.Titi u
ndaloi ushtarëve të digjnin tempullin por për të marrë arin ato nuk iu bindën
dhe filluan ta shkrijnë. Ari i rënë në gurët e tempulli i detyroi romakët të
hiqnin dhe gurët e mëdhenj dhe i shkërmoqnin skurse thotë Jezusi.

Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për
t'i treguar ndërtesat e tempullit.Por Jezusi u tha atyre: "A nuk i shikoni ju të
gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur
mbi gur që nuk do të rrënohet". (Mateu 24/1-2)

Kjo ndodhi kur Romakët hynë në jJuruzalem dhe i vranë banorët që


gjendeshin rreth tij sikurse profetizon Zakaria dhe Jezusi më poshtë:

Ja, po vjen dita e Zotit; plaçka jote e luftës do të ndahet në mes teje. Unë do
t'i mbledh të gjitha kombet për të luftuar kundër Jeruzalemit; qyteti do të
pushtohet, shtëpitë do të plaçkiten dhe gratë do të dhunohen. Gjysma e
qytetit do të shkojë në robëri, por ata që do të mbeten nga populli nuk do të
shfarosen nga qyteti.(Zakaria 14/1-2)

22 Sepse ato janë ditë të hakmarrjes, që të përmbushen të gjitha ato gjëra që


janë shkruar.23 Mjerë gratë shtatzëna dhe ato që mëndin në ato ditë, sepse
do të ketë mjerim të madh në vend dhe mëri mbi këtë popull.24 Dhe ata do
të bien nga tehu i shpatës, do t'i çojnë robër ndër të gjitha kombet,
dhe Jeruzalemin do ta shkelin paganët, derisa të plotësohen kohët e
paganëve".(Luka 21/22-24)

Derisa te plotesohen kohet e paganeve ka kuptimin kur te marrin fund keto


perandori te kota.Pra nga te gjitha cka thame vertetuam se perandoria e
kater qe simbolizohej me kafshen e kater ishte Perandoria Romake e cila do
ndahej ne dy pjese ne ate te Romes dhe Bizantit –Kostandinopojen.

E kush perandori tjeter e shkatarroi perandorine romake pervec perandorise


Islame e cila mbizoteroi vendin e Juruzalemit, Konstandinopojen
Bizantine,Persine e Kirit,Egjiptin, Greqine dhe Maqedonine e Aleksandrit,
Spanjen, Siciline, Irakun e Nabukdonosorit, Indine etj etj .

Profecia e profetit Muhamed a.s per rrezimin e perandorive pagane

Profeti Muhamedi a.s ka thënë para se te nderronte jete ne nje thenie


profetike: “Do të luftoni kundër gadishullit arabik dhe Allahu do të japë të
pushtohet, pastaj kundër Persisë dhe Allahu do të japë të pushtohet.Do të
luftoni kundër Romakëve dhe Allahu do të bëjë që ata të pësojnë disfatë,
pastaj do të luftoni kundër Dexhallit(Antikrishtit) dhe Allahu do të bëjë që ai të
mundet.(trans Muslimi, Ahmedi ibn Maxhe)

Shoket e profetit Muhamed a.s e realizuan kete profeci.

Madhësia e ushtrisë muslimane ishte fillimisht 13,000 trupa në vitin 632, por
me pas u zgjerua shteti islam dhe ushtria gradualisht u rrit në 100,000 trupa
ne vitin 657. Tre gjeneralët më të suksesshme të ushtrisë muslimane ishin
Khalid ibn Velidi , i cili pushtoi Persine- dhe Mesopotaminë(Irakun) kohe ne te
cilin u gjend dhe trupi i Danielit, dhe Ebu Ubaideh ibn el-Xherrahi cili pushtoi
Sirinë nen sundimin romak, dhe 'Amr ibn el-Asi , i cili pushtoi Egjiptin ne
sundimin romak.Me pas edhe pse e nisi Muavija dhe Ebu Ejub el Ensari por
Sulltan Fatihu e pushtoi Kostandinopojen . Me pas kryeveziret shqiptare e
moren mbare gjithe boten nga lindja-perendim.

Ja cfare tha Herakliu kur u largua prej Sirise: “Te pershendes oj Siri,
pershendetu dhe ti me ata qe po shkojne.Asnjehere bizantinet nuk do
kthehen me tek ty vecse me frike.Oh cfare toke te mire po ja leme armikut
tone”(16)

Mbas betejes se Jermukut ne Siri, Ebu Ubejde i shkruan Umerit r.a per ta
pyetur se ku te shkojne ushtria muslimane ne Cezare apo ne Kuds.Umeri i
thote te shkojne drejt Juruzalemit.Ushtria muslimane e rrethon ate dhe e
mban nje muaj te rrethuar saqe me pas patriarku Sofranius ka kerkuar te
dorezohet me kusht qe Umeri te shkoje vete atje.Umeri shkon atje dhe mbasi
hyn ne Kuds dhe merr qytetin i thote Bilalit te kendoje ezanin dhe Bilali nuk ia
prishi.Kur kendonte Bilali te pranishmit ju kujtua Profeti a.s dhe filluan te
qanin.U plotesua profecia.

Allahu me Islamin e shkatarroi paganizmin per 23 vjet, rrezoi perandorite


pagane dhe ngriti civilizimin e ri te monoteizmit qe deri ne ate kohe nuk
ekzistonte edhe pse hebrenjte e prisnin kete gje duke pritur mbretin e tyre
por me kot ato e tradhetuan Jezusin dhe se bashku me Romaket u bene
bashke kundra tij.Prandaj stafeten e profecise hyjnore e moren muslimanet
duke e derguar profecine deri ne fund.Falenderimi i takon Zotit qe e beri
realitet fjalen e tij te dhene ne Kuran.

Edhe premtimi yne u eshte dhene me pare roberve tane te derguar, ska
dyshim se do te jene te ndihmuar, dhe per ushtrine tone do te jete
ngadhenjimi (Safat 171-173)

Ky premtim ju dha nga Zoti dhe Ibrahimit dhe djalit te tij Ismail po sipas
bibles

18 Po atë ditë Zoti bëri një besëlidhje me Abrahamin duke i thënë: "Unë u jap
pasardhësve të tu këtë vend, nga përroi i Egjiptit deri në lumin e madh, lumin
e Eufratit (Zanafilla 15/18)

Hebrenjte pretendojne se ky eshte premtimi i tyre por jo ky eshte premtimi qe


ju be pasardhesve te Ismalit a.s sikurse thuhet dhe me poshte ne versetin
biblik.

12 Tani këta janë pasardhësit e Ismaelit, bir i Abrahamit, që egjiptasja Agar,


shërbëtorja e Sarës, i kishte lindur Abrahamit.13 Këta janë emrat e bijve të
Ismaelit, simbas emrit të brezave të tyre: Nebajothi, i parëlinduri i Ismaelit;
pastaj Kedari, Abdeeli, Mibsami,14 Mishma, Dumahu, Masa,15 Hadari, Tema,
Jeturi, Nafishi dhe Kedemahu.16 Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre,
simbas fshatrave dhe fushimeve të tyre. Ata qenë dymbëdhjetë princërit e
kombeve të tyre përkatës.17 Por këto janë vitet e jetës së Ismaelit, gjithsej
njëqind e tridhjetë e shtatë vjet; pastaj ai dha frymë dhe vdiq, dhe u bashkua
me popullin e tij.18 (Dhe bijtë e tij banuan nga Havilahu deri në Shur,
që është në lindje të Egjiptit, në drejtim të Asirisë). Ai u vendos në
prani të të gjithë vëllezërve të tij.(Zanafilla 25)

14 Abrahami u ngrit herët në mëngjes, mori bukë dhe një calik ujë dhe iadha
Agarit; vuri gjithçka mbi shpatullat e saj dhe e nisi bashkë me fëmijën. Kështu
ajo u nis dhe filloi të bredhë nëpër shkretëtirën e Beer-Shebas.15 Kur uji i
calikut mbaroi, ajo e vuri fëmijën poshtë një kaçubeje.16 Dhe shkoi e u ul
përballë tij, në një largësi sa një goditje me hark, sepse thoshte: "Nuk dua ta
shoh fëmijën të vdesë!" Kështu ajo u ul përballë tij, ngriti zërin dhe qau.17
Dhe Perëndia dëgjoi zërin e djaloshit dhe engjëlli i Perëndisë thirri Agarin nga
qielli dhe i tha: "Çfarë ke, Agar? Mos ki frikë, se Perëndia ka dëgjuar zërin e
djaloshit aty ku ndodhet.18 Çohu, çoje djaloshin dhe mbaje fort me dorën
tënde, sepse unë do të bëj prej tij një komb të madh".19 Atëherë Perëndia ia
hapi sytë dhe ajo pa një pus uji: kështu vajti të mbushë calikun me ujë dhe i
dha të pijë djaloshit.(uji zemezem)20 Dhe Perëndia ishte me djaloshin; ai u
rrit, banoi në shkretëtirë dhe u bë shenjëtar harku.21 Ai banoi në shkretëtirën
e Paranit dhe nëna e tij e martoi me një grua nga Egjipti.(Zanafilla 21/14-21)

Sepse është shkruar se Abrahami pati dy bij: një nga shërbëtorja dhe tjetri
nga e lira. Dhe ai që lindi nga shërbëtorja lindi sipas mishit, por ai që lindi nga
e lira lindi për hirë të premtimit. Këto gjëra kanë një kuptim alegorik, sepse
këto dy gra janë dy besëlidhje: një nga mali Sinai, që ngjiz për skllavëri, dhe
është Agari. Dhe Agari është mali Sinai në Arabi dhe i përgjigjet
Jeruzalemit të kohës së sotme ...(Galatsve 4/22-25)

Vijon me “Profecine e dyte te Danielit” ku permend perandorin


Konstandinin dhe profetin Muhamed a.s.

Referenca:

1)Ata që ndjekin rrugën e Pejgamberit, lajmëtarit të fesë, i cili nuk di shkrim


lexim (Muhammedi), të cilin ata e gjejnë të shënuar në Teurat dhe Inxhil, i
urdhëron ata të bëjnë vepra të mira dhe i ndalon nga të këqiat, ua lejon të
mirat, e ua ndalon të këqiat dhe i liron nga barrët e rënda dhe vështirësitë që
i kanë pasur. Prandaj, ata që do të besojnë ate (Muhammedin), që do ta
përkrahin dhe ndihmojnë, e do të ndjekin dritën që i është shpallur atij –
vetëm ata janë të lumtur.(Arafe 157)

Muhammedi është i derguari i Zotit. E, ata që janë me të (shokët e tij) janë të


ashpër ndaj mohuesve, e të mëshirshëm në mes tyre. I sheh ata si bëjnë
ruqu dhe sexhde duke kërkuar dhuntinë dhe kënaqësinë e Perëndisë. Në
fytyrat e tyre shihen shenjat e sexhdes. Ky është përshkrimi i tyre në Tevrat.
E, përshkrimi i tyre në Ungjill, është: (ata janë) si fara (e mbjellur) që lëshon
filizat (e vogla) të cilat e forcojnë atë, e bëhet e trashë, e pastaj drejtohet
(vertikalisht) në trungun e vet; (kështu që), e entusiazmon atë që e ka
mbjellë, - që për (këtë gjë) t’i zemrojë mohuesit. Zoti u ka premtuar atyre që
besojnë dhe punojnë vepra të mira (të gjithë atyre) – falje (të mëkateve) dhe
shpërblim të madh.(El Fet’h 29)

O ithtarë të librit(biblos), ju erdhi i dërguari i Jonë(Muhamedi), ju sqaron


(çështjet e fesë) pas ndërprerjes së të dërguarve(tek ju), në mënyrë që të
mos thoni: "Neve nuk na erdhi as i dërguar që të na përgëzojë, e as që të na
tërheqë vërejtjen". Pra ja, ju erdhi Përgëzuesi dhe Kërcënuesi. All-llahu është
fuqiplotë për çdo send.(Maide 19)

O ithtarët e Librit! Ju erdhi juve derguari Ynë i cili u shpjegon shume gjëra
nga to që i keni fshehur ju prej Librit (Teuratit dhe Ungjillit) dhe per shume
nuk ju sqarime . E, prej Zotit ju erdh juve dritë (Pejgamberi) dhe Libri i qartë
(Kur’ani),(Maide 15)

Ne kemi dërguar pejgamberë para teje; për disa prej tyre të kemi njoftuar me
rrëfimet e tyre e për disa të tjerë nuk të kemi njoftuar.” (40:78)
2)Thuhet se numri i profeteve ka qene rreth 120 mije .Kurani i permend
pergjithesisht.
Nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.” (35:24)“Ne dërguam në
çdo popull të dërguar.” (16:36)“Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u
vinte i dërguari i tyre, bëhej gjykimi i drejtë mes tyre e atyre nuk u bëhej
padrejtësi.” (10:47)
3)Enderrat jane tri llojesh:
a)Prej Zotit dhe ato flasin per gjera pergezuese, parashikime apo jane
simbolike te pakuptueshme qe duhen komentuar prandaj quhen pjese e
profecise ose lajmerimit te Zotit tek njerzit.
b)Enderrat qe ndodhin si shkak i perjetimeve ditore dhe psikologjia njeriut
ngarkohet me ate problem dhe ajo ceshtje i del ne enderr.
c)Enderrat prej shejtanit te cilat jane enderra te keqija dhe frikesuese.(Behen
lutjet e gjumit)
4) (Surja Jusuf ne Kuran)
5) a)Endrra e Ibrahimit etj, b)Endrra e Bilalit per Ezanin, dhe c) endrra e
Firaonit
6) Kjo behet direkt ne zemren dhe ne mendjen e profetit duke u frymezuar ai
prej Zotit me nje shprehje(fjale te urte), mendim, veprim ose qendrim ose
vegim.Shiko (Kuran 4; 63)
7)(Kuran 53:5-7)
8)Ardhja e dyte e Jezusit (Kuran 43;61)(Kuran 30;1-4)etj etj
9) E kur Isai, i biri i Merjemës, ka thënë: “O bijtë e Israelit, unë u jam
derguari i Zotit te ju, për t’ju vërtetuar Teuratin e shpallur para meje dhe për
t’ju sjellë lajmin e gëzueshëm për profetin, emrin e të cilit është Ahmed, që do
të vijë pas meje; dhe kur ai u solli atyre argumente të qarta, ata(hebrenjte)
thanë: “Kjo është magji e qartë!”(Saf 6)
10) (sikurse profecia e Jezusit per Muhamedin (Gjoni 14 dhe 16, ndalimi
alkolit, ndalimi kamates, ndalimi mishi derrit etj)
11) sikurse ofendimi i profeteve te medhenj si Lutit, Nuhut, Sulejmanit etj etj)
12) . (Maide 15) (Histori te ndryshme qe kane baza monoteiste dhe nuk
kundershtohen nga rregullat dhe mesime e pergjithshme dhe bazike te
Islamit)
13)Kerkoje ne anglisht ne google PDF “Answering those who altered the
religion of Jesus christ” .
14) Ne (Mexhmu El- Fataua (15/154)
15) .( El-Bidajeh ue'n-Nihajeh (Fillimi dhe Fundi) Vëllimi 2 faqe 40)
16)ne librin “Khalid ibn Uelid” Autori A.I.Ekrem e permend Taberiu

You might also like