You are on page 1of 3

SHPJEGIMI I AJETEVE 106-107 TË SURES HUD,

SHKËPUR NGA TEFSIRI I IBN KETHIRIT (I SHKURTUAR)

“Sa për ata që do të jenë të mjeruar, këta do të jenë në Zjarr, ku do


të nxjerrin vetëm Zahir (gulçime) dhe Shehik (ofshamë). Ata do të
banojnë atje për gjithë kohën sa do të mbeten qiejt dhe toka, vetëm
si të dëshirojë Zoti yt. Vërtet që Zoti yt është Përmbushësi i asaj
çfarë Ai dëshiron.”1

Allahu i Lartësuar thotë:

“...ku do të nxjerrin vetëm Zahir (ofshamë) dhe Shehik (gulçim).”

Ibn ‘Abbasi ka thënë: “ez-Zafir është një tingull në gurrmaz kurse esh-
Shahik është një tingull që del nga kraharori.” Kjo tregon se frymënxjerrja
e tyre do të jetë Zafir kurse frymëmarrja e tyre do të jetë Shehik. Kjo do të
jetë për shkak të vuajtjeve që do të përjetojnë. Allahu na ruajt nga një e
keqe e tillë.

1
Hud, 106-107.

© Selefi . org 1
“Ata do të banojnë atje për gjithë kohën sa do të mbeten qiejt dhe
toka.”

Imam Ebu Xha`fer bin Xherir ka thënë: “Ka qenë nga traditat e Arabëve
që kur ata donin të përshkruanin diçka që do të zgjaste përgjithmonë, atë
thonin: “Kjo zgjat sa qiejt dhe toka” ose “Ajo do të zgjasë derisa të ndahet
nata nga dita.” Ata thonin gjithashtu: “Për aq kohë sa biseduesit e natës të
vazhdojnë të bisedojnë.” Ata kishin për qëllim me këto fjalë gjendjen e
përjetësisë. Prandaj Allahu u është drejtuar atyre në një mënyrë që për ta
ishte familjare. Kështu, Ai tha:

“Ata do të banojnë atje për gjithë kohën sa do të mbeten qiejt dhe


toka.”

Kuptimi gjuhësor nënkupton edhe: “Për të gjithë kohën që do të jenë qiejt


dhe toka.” Kjo për shkak të faktit që në jetën tjetër do të ketë qiej dhe
tokë, sikurse ka thënë Allahu:

“Ditën kur toka do të zëvendësohet me tjetër tokë, po kështu edhe


qiejt.”2

Për këtë arsye, el-Hasen el-Basri ka thënë lidhur me thënien e Allahut:

“Për gjithë kohën sa do të mbeten qiejt dhe toka.”

2
Ibrahim, 48.

© Selefi . org 2
“Allahu ka për qëllim këtu një qiell tjetër nga ky qiell (që shohim sot) dhe
një tokë tjetër nga kjo tokë. Ai qiell dhe tokë do të jenë të përjetshëm.”
Lidhur me thënie e Allahut:

“Vetëm si të dëshirojë Zoti yt. Vërtet që Zoti yt është Përmbushësi i


asaj çfarë Ai dëshiron.” Kjo është e ngjashme me thënien e Tij:

“Zjarri do të jetë vendbanimi juaj për të banuar aty përgjithmonë


dhe nuk është ndryshe, veçse si të dojë Allahu. Sigurisht që Zoti yt
është më i Urti Gjithëgjykues, i Gjithëditur.”3

Është thënë se përjashtimi i përmendur në këtë ajet ka për qëllim të


pabindurit nga njerëzit e Teuhidit. Këta janë ata që do t’i nxjerri Allahu
nga Zjarri me ndërmjetësimin e ndërmjetësuesve. Ata që do të lejohen të
ndërmjetësojnë janë melekët, Pejgamberët dhe besimtarët. Ata do të
ndërmjetësojnë edhe për ata që kanë bërë gjynahe të mëdha. Pastaj,
mëshira e gjerë e Allahut do t’i nxjerrë nga Zjarri ata që nuk kanë bërë
asnjë vepër të mirë, përveç se kanë thënë në një ditë të jetës së tyre La
ilahe il-lAllah. Kjo është përmendur në shumë transmetime të sakta nga i
Dërguari i Allahut, përfshi këtu transmetimet nga Enes bin Malik, Xhabir
bin ‘Abdullah, Ebu Se’id el-Khudri, Ebu Hurejra dhe Sahabë të tjerë.
Askush nuk mbetet më në Zjarr pas këtij ndërmjetësimi përfundimtar, me
përjashtim të atyre që do të mbeten aty përgjithmonë pa patur mundësi që
të shpëtojnë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve të shkuar dhe
atyre të sotëm lidhur me shpjegimin e këtij ajeti.

3
En-Am, 128.

© Selefi . org 3

You might also like