You are on page 1of 31

Menhexhi i Shenjtë

) Selefij *

Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani


© Selefi .org

Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

© Selefi . org 2
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

“Allahu ()1 thotë në Librin e Tij Fisnik:

“Dhe shumica e tyre nuk e besojnë Allahun vetëm se duke i bërë Atij shok në
adhurim.”2

Gjendja aktuale e Umetit për rrjedhojë është ashtu sikurse ka thënë i


Dërguari i Allahut ()3 – madje qysh më përpara se të shikonim atë çfarë
kemi parë. Në fakt, madje edhe stërgjyshërit tanë panë atë çfarë panë –
ndarjen në sekte e grupe dhe ndarjen e fesë – përkundër urdhërit të Zotit të
Botëve.

Dhe në kundërshtim me urdhërin e Allahut në një tjetër thënie:

“…Dhe mos u bëni nga Mushrikët, (nga) ata të cilët e ndanë Fenë e tyre dhe u bënë
grupe-grupe, ku çdo grup është i kënaqur me atë çfarë ndjek.”4

1
Ky simbol është shkurtimi i madhërimit që i bëhet Allahut në Arabisht: Subhanehu ue Te’ala, që
do të thotë: I pastër nga çdo e metë është Allahu dhe Ai është Më i Larti.
2
Jusuf, 106.
3
Ky simbol është shkurtimi i përshëndetjes që jepet për të Dërguarin e Allahut në Arabisht:
Sal-lAllahu ‘Alejhi ue Sel-lem, që do të thotë: Lavdërimi dhe Bekimi i Allahut qoftë mbi Profetin
e Tij.
4
Rum, 31-32.

© Selefi . org 3
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Veç kësaj, i Dërguari i Allahut () e ka bërë të qartë në një hadith të saktë5
se çfarë është për qëllim me këto “rrugë të tjera” ku na përshkruan ndarjen e
Muslimanëve dhe lajthitjen nga rruga e drejtë të një numri të madh prej tyre.

Abdullah Ibn Mes’ud6 ()7 ka thënë: Një ditë i Dërguari i Allahut na bëri
një vijë të drejtë në tokë dhe tha: “Kjo është rruga e Allahut.” Pastaj bëri një
numër vijash të tjera në të djathtë dhë të majtë të vijës së drejtë dhe tha:
“Këto janë rrugica, në krye të çdonjërës është një shejtan që i thërret njerëzit që t’i
ndjekin ato.” Pastaj ai tha:

“Dhe vërtet kjo është Rruga Ime prandaj ndiqeni atë.”8

Nuk ka dyshim se i Dërguari () ka shpjeguar në këtë hadith se rruga që të


çon tek Allahu është një rrugë e vetme. Dhe nuk është ashtu siç thonë apo
pretendojnë disa nga Sufistët se rrugët e Allahut janë të shumta po aq sa
frymët e krijesave, të paktën kjo është ajo çfarë ata thonin shumë kohë më
parë.

Megjithatë, sot, rrugët kanë ndryshuar me shfaqjen e grupeve dhe partive.


Secili grup nga këto grupe është i kënaqur me atë çfarë ndjek. Kjo gjendje

5
Hadith i saktë (Sahih) është ai që i përmbush këto kushte:
(a) Duhet të ketë një zinxhir transmetuesish që të mos jetë i shkëputur, të cilët të arrijnë deri
tek Profeti Muhamed (). (b) Çdo person në zinxhir duhet të njihet si Musliman i pjekur, i
besueshëm dhe me mbamendje e moral të mirë. (c) Çdonjëri nga transmetuesit duhet të jetë tej
mase korrekt dhe i saktë në hadithin që transmeton. (d) Hadithi nuk duhet të përmbajë diçka
që hedh poshtë transmetimin e dikujt tjetër që është më i besueshëm. (e) Hadithi nuk duhet të
ketë asgjë që të sjelli dyshime rreth vërtetësisë së tij.
6
Ai është Ebu Abdu-Rrahman Abdullah Ibn Mes’ud, një nga pionerët e Islamit dhe një nga
Shokët kryesorë të Pejgamberit Muhamed (), qoftë me dijen apo me pozitën e tij. Ai bëri
Hixhret si në Habesh (Etiopi) ashtu edhe në Medine dhe ka marrë pjesë me të Dërguarin e
Allahut () në betejën e Bedrit, Uhudit dhe Hendekut. Ndër të tjera ka qenë pjesëmarrës edhe
në Besëlidhjen e Riduanit. Ishte një nga ekspertët ligjorë mes Sahabëve. Vdiq në vitin 23H.
7
Ky simbol është shkurtimi i përshëndetjes që jepet për Shokët e Pejgamberit () në Arabisht:
radij-Allahu ‘anhu, që do të thotë: Allahu qoftë i kënaqur me të.
8
Ahmedi (1/435, 465), Nesaiu (n. 184), Darimi 91/67-68). Është saktësuar nga Shejkhul-
Albani në Sherhul-Akijdetut-Tahauije (n. 810).

© Selefi . org 4
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

është e tillë edhe pse të gjithë Muslimanët janë në dijeni për urdhërin e
Allahut:

“…Dhe mos u bëni nga Mushrikët, (nga) ata të cilët e ndanë Fenë e tyre dhe u bënë
grupe-grupe, ku çdo grup është i kënaqur me atë çfarë ndjek.”9

Dhe ata janë në dijeni për fjalët e të Dërguarit të Allahut (): “Çifutët u ndanë
në shtatëdhjetë e dy sekte kurse Umeti im do të ndahet në shtatëdhjetë e tri sekte. Të
gjitha këto sekte do të jenë në Zjarr përveç njërit.” Ata (Sahabët) thanë: “Kush
është ky o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “Xhemati.”10

Ky është transmetimi më i përhapur i këtij hadithi dhe është një transmetim


i vërtetë. Në transmetimet e tjera që e shpjegojnë këtë, i Dërguari i Allahut
() ka thënë kur u pyet për grupin që do të shpëtohet:

“Është ai që ndjek rrugën që ndjek unë dhe Shokët e mi.”11

Fjalët e të Dërguarit të Allahut () tek transmetimi i dytë, i cili është


klasifikuar si Hasen12, sikurse e kam shpjeguar në disa nga librat e mi:

“... rrugën që ndjek unë dhe Shokët e mi.”

përkufizojnë shtegun që duhet të ndjekë grupi që do të shpëtohet nga


Zjarri. Ky është grupi që kanë marrin si metodologji të tyre metodologjinë e
të Dërguarit të Allahut () dhe Shokëve të tij.

9
Rum, 31-32.
10
Transmetuar nga Tirmidhi (n. 2641) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Silsiletul-
Ehadithus-Sahijha (n. 1348).
11
Transmetuar nga Hejthemi në Mexhme’uz-Zeuaid (1/189) dhe është saktësuar nga Shejkhul-
Albani në Sahijhul-Xhami’ (52/9).
12
Hadithi i klasifikuar në gradën Hasen është ai tek i cili janë të pranishme kushtet e hadithit
Sahijh, përveç se njëri nga transmetuesit e zinxhirit të transmetuesve nuk e ka arritur nivelin e
saktësisë që kanë transmetuesit e tjerë. Kështu që hadithi bie nga pozita e Sahihut në Hasen.

© Selefi . org 5
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Këtu duhet bërë një shënim lidhur me fjalët e të Dërguarit të Allahut ():

“… dhe Shokët e mi.”

Është e qartë se sikur i Dërguari i Allahut () ta kishte kufizuar veten e tij
duke thënë:

“... rruga që ndjek unë.”

kjo do të kishte qenë e mjaftueshme si përgjigje. Por për shkak të urtësisë së


madhe ai vazhdoi më tej dhe shtoi:

“… dhe Shokët e mi.”

Urtësia që qëndron pas kësaj është se Shokët e të Dërguarit të Allahut ()


ishin që të gjithë në udhëzimin e vërtetë nga Zoti i tyre. Ata mësuan nga
Shpallja që zbriste në zemrën e Profetit të tyre (), e cila ishte e porsa
zbritur dhe e pastër, ashtu sikurse ishte shpallur në fillim dhe para se
kuptimet e saj të çoroditeshin nga elementët e huaj dhe epshet, dëshirat e
kota që i kapluan zemrat e disave nga ata që erdhën pas tyre. Kjo çoroditje
duket qartë në shfaqjen e mendimeve dhe opinioneve që binin në
kundërshtim me ato të Shokëve të të Dërguarit të Allahut (). Prandaj ai i
përmendi Sahabët bashkë me rrugën që ndiqte ai, sepse ai e dinte se ata do
të ishin pasues të vërtetë të tij.

Për më tepër, i Dërguari i Allahut () ka folur me fjalë të shkëlqyera për


brezat që do të vinin menjëherë pas Sahabëve. Ai ka thënë në një
transmetim të vërtetë, ose më saktë në një hadith Muteuatir13 sipas
mendimit tim, me aq sa di unë si rezultat i kërkimeve dhe studimeve të mia
rreth tij:

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim…”

13
Hadithi konsiderohet muteuatir kur transmetohet nga një numër shumë i madh
transmetuesish në çdo nivel të zinxhirit të transmetuesve, saqë arsyeja normale të thotë se ka
qenë e pamundur që të gjithë këta individë të kenë rënë dakort për fabrikimin, shpikjen e këtij
hadithi.

© Selefi . org 6
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Disa njerëz kur e përmendin këtë hadith thonë:

“Brezi më i mirë është brezi im.”

E shoh se është e nevojshme që të përmend këtu – dhe përkujtimi i bën


dobi besimtarëve – se teksti i saktë i hadithit është:

“Njerëzit më të mirë…”

“Njerëzit më të mirë janë ata të brezit tim, pastaj ata që vijnë pas tyre, pastaj ata që
vijnë pas tyre.”14

Këta tri breza rrjedhimisht janë ata, bujarinë dhe dashamirësinë e të cilëve e
dëshmoi Profeti ().Gjithashtu, janë po ata për të cilët bën fjalë ajeti
Kur’anor:

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që i erdhi udhëzimi dhe ndjek rrugë
tjetër veç rrugës së Besimtarëve, Ne do ta lëmë atë në rrugën të cilën e ka zgjedhur
dhe do ta hedhim në Xhehenem – e sa përfundim i keq.”15

Ishte pikërisht nga fjalët e Allahut:

“Dhe ndjek rrugë tjetër veç rrugës së besimtarëve.”

nga ku Profeti i mori fjalët e tij në hadithin e mëparshëm:

“…dhe Shokët e mi.”

14
Transmetuar nga Bukhari (n. 2562).
15
Nisa, 115.

© Selefi . org 7
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Mesazhi që përcjell ajeti Kur’anor është i njëjtë me atë të hadithit. Kjo


gjithashtu jep një argument të qartë se nuk i lejohet asnjë Muslimani në këto
vitet e fundit - kushdoqoftë ai - që të kundërshtojë apo të marrë një rrugë
tjetër veç rrugës së Besimtarëve – sepse ata ishin në udhëzim të qartë nga
Zoti i tyre. Prandaj i Dërguari i Allahut ()përmendi se disa nga Sahabët
kishin një gradë më të lartë se të tjerët, duke patur për qëllim Prijësat e
Udhëzuar, sikurse është transmetuar në hadithin e Irbad Ibn Sarije16 () i
cili ka thënë:

I Dërguari i Allahut () ka thënë:

“Ju këshilloj që të keni frikë Allahun dhe të dëgjoni e t’u bindeni (prijësave tuaj) edhe
nëse ai mund të jetë një rob nga Habeshi (Etiopia), sepse vërtet ai që do të jetojë pas
ndarjes sime me ju, do të shohë shumë konflikte dhe mosmarrëveshje. Prandaj kapuni
pas Sunetit tim dhe Sunetit të Prijësave të Udhëzuar (Khulefa’i Rashidin). Kapuni pas
tyre fort me dhëmballë dhe kini kujdes nga shpikjet sepse të çdo shpikje është Bidat dhe
çdo Bidat është devijim nga Rruga e Drejtë.”17

16
Ai është Irbad Ibn Sarije es-Sulemi, Ebu Nexhijh, një shok i famshëm i Profetit () nga
njerëzit e varfër që quheshin Ehlus-Suffe. Ata ishin Muslimanët e varfër që bënë hixhret nga
Mekka për në Medine. Për shkak se ishin të pastrehë, ata u strehuan në Xhaminë e Profetit. Ai
ishte një nga Sahabët për të cilët zbriti ajeti [Teube, 92]:

“As edhe për ata të cilët erdhën tek ty për t’u dhënë kafshë për udhëtimin kur ti u the:
“Nuk mund t’ju gjej kafshë apo mjete udhëtimi”, ata u kthyen prapë, ndërsa sytë e tyre u
mbushën me lotë keqardhjeje që nuk mundën të gjenin asgjë për të dhënë (për Xhihad).”
Ai ka transmetuar një numër hadithesh nga i Dërguari i Allahu () të cilat gjenden në librat
tradicionalë të haditheve.
17
Transmetuar nga Ebu Davudi (n. 4607) dhe Tirmidhi (n. 2676) dhe është saktësuar nga
Shejkhul-Albani në Iruaul-Galijl (n. 2455).

© Selefi . org 8
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Në këtë mënyrë i Dërguari i Allahut () përmendi bashkë me Sunetin e tij18


edhe Sunetin e Prijësave të Udhëzuar (Khulefa’i-Rashidin). Dhe kjo për të
njëjtën pikë që përmendëm në ajetin e mëparshëm Kur’anor dhe në
hadithin që flet për Grupin e Shpëtuar.

Kështu që nga këto tri tekste del një sistem. Një sistem të cilin duhet ta
ndjekin të gjithë Muslimanët e kësaj kohe dhe nuk duhet t’i shmangen,
ashtu sikurse i shohim shumë nga bashkëkohësit tanë në fushën e Daues,
thirrjes për tek Kur'ani dhe Suneti. Ata nuk pajtohen me ne për metodën
tonë të marrjes së kuptimit të Selefëve - nga Sahabët, Tabi’inët19 dhe ata që i
ndjekin bazat e tyre për të kuptuar Kur'anin dhe Sunetin. Kjo në fakt është
ajo që duhet ta marrë çdo Musliman si metodën e tij, me qëllim që të mos
devijojë nga rruga e Besimtarëve. Kështu që, sot nuk mjafton të thuhet:
“Ne jemi në Kur'an dhe Sunet.” Gjithsesi, kthimi tek kuptimi i Selefëve të
nderuar është një garanci dhe një mburojë për Muslimanët e sotshëm që të
mos bien aty ku kanë rënë disa nga ata që erdhën pas Selefëve. Këta
Muslimanë janë kundërshtuar ashpër mes veti sepse ata nuk mund të
depërtonin kollaj në tekstet e Sunetit, i cili është shpjegimi i Kur'anit,
sikurse thotë Zoti i Botëve:

“Dhe Ne ta zbritëm përkujtimin (Kur’anin) që ti t’u shpjegosh njerëzve atë çfarë ka


zbritur për ta.”20

Kjo është arsyeja kryesore e mosmarrëveshtjeve që ishin mes atyre që


kaluan, madje edhe tek disa prej Imamëve, zahidëve dhe Muslimanëve të
devotshëm. Por ka arsye të tjera për këto mosmarrëveshje. Arsyeja kryesore
është mbizotërimi i epsheve dhe opinioneve personale tek disa njerëz,
megjithëse ata mund të kenë patur dije, madje kanë patur edhe devotshmëri
e përkushtim.

18
Suneti përfshin fjalët, veprat dhe heshtjen miratuese të të Dërguarit të Allahut ().
19
Tabi’inët janë ata Muslimanë që u takuan me Shokët e të Dërguarit të Allahut por nuk e
takuan vetë të Dërguarin ().
20
Nahl, 44.

© Selefi . org 9
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Prandaj ne themi se nuk ka garanci për Muslimanët që ata të mos bien në


kundërshtimin e Kur'anit dhe Sunetit, përveç kthimit në metodologjinë e
Selefëve të nderuar. Ne besojmë me sinqeritet se nga shkaqet e gjendjes
aktuale të Muslimanëve janë mospajtimet që kanë ata për komentimin e
teksteve të Kur'anit dhe Sunetit, ngaqë ata mbështeten diku tjetër në vend
të asaj që ne e quajmë metoda e Selefëve.

Kjo është ajo që duhet të dimë rreth gjendjes aktuale të Muslimanëve, në


mënyrë që të sigurojmë kthimin tek rruga që kanë ndjekur Selefët, të Parët e
Muslimanëve, rrugë të cilën e konsiderojmë thelbësore për përforcimin dhe
sundimin që do t’u japë Allahu në tokë, sikurse dihet nga historia e
lavdishme e Islamit.

Kjo është ajo që më erdhi në mendje tani për atë pjesë të pyetjes, që ishte
“gjendje e tanishme e Umetit Musliman…” Përpara se të vazhdoj të
flas për arsyet e dobësisë së Umetit Musliman, do të desha të dëgjoja nga të
gjithë ju, ose të paktën nga disa prej jush që të mbetem i kënaqur… a dalin
ta qarta fjalët dhe zëri im, inshaAllah, që të vazhdoj ligjëratën dhe përgjigjen
time?

“Shumë të qarta o Shejkhu ynë!”

“Allahu ju dhëntë lajme të mira…”

Tani po vazhdoj inshaAllah...

© Selefi . org 10
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Shkaqet e Dobësisë së Umetit Musliman

4
Dijetarët kanë nxjerrë shumë shkaqe për dobësinë e Umetit Musliman. Ata
gjithsesi janë që të gjithë në dijeni, ose të paktën disa prej tyre janë në dijeni
se Profeti () i mblodhi këto shkaqe në një fjali, në një hadith të saktë, kur
ai () tha (në kuptimin e hadithit):

“Popujt do të tubohen dhe do ta thërrasin njëri-tjetrin që të vërsulen kundër jush ashtu


sikurse të uriturit thërrasin njëri tjetrin drejt enës me ushqim.”

Dikush pyeti: “Mos vallë për shkak se do të jemi të pakët në numër?”

I Dërguari i Allahut () tha: “Sigurisht që jo. Në fakt ju do do të jeni të shumtë në


numër por do jeni si shkuma e oqeanit. Dhe natyrisht Allahu do ta largojë nga zemrat e
tyre frikën që kanë nga ju dhe do të hedhë dobësi në zemrat tuaja.”

Dikush pyeti: “Çfarë është kjo dobësi?’

Ai () ia ktheu: “Dashuria për jetën e kësaj dynjaje dhe urrejtja e vdekjes.”21

Me të vërtetë i Dërguari i Allahut () ishte i saktë, sepse çdo Musliman me


mendjen e tij të drejtë e shikon se dashuria për këtë dynja është burimi i të
gjitha të këqiave dhe është shkaku që qëndron pas çdo zullumi dhe
fatkeqësie. Përse jo? Kur kjo është ajo që e shtyn njeriun që të bëhet
dorështrënguar dhe lakmitar për pasurinë dhe veten, me të cilën ne
përpiqemi në Rrugën e Allahut – duke shpenzuar pasurinë e cila është e
shtrenjtë për ne dhe duke sakrifikuar veten tonë e cila është akoma më e
dashur sesa pasuria. Prandaj i Dërguari i Allahut () ka thënë: “…ruhuni nga
lakmia sepse vërtet ajo i shkatërroi ata që ishin përpara jush duke i bërë që ta derdhnin
gjakun e njëri-tjetrit dhe ta bënin të lejuar atë që ishte e ndaluar.”22

21
Transmetuar nga Ebu Davudi (n. 4297) dhe gjendet po ashtu në el-Mishkat (3/1475). Është
saktësuar nga Shejkhul-Albani në Silsiletul-Ehadithus-Sahijha (n. 957) dhe në Sahijhul-Xhami’ (n.
8183).
22
Transmetuar nga Muslimi (8/18).

© Selefi . org 11
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Sikurse është transmetuar në shumë nga librat e Sunetit, midis tyre edhe
Sahih Muslim.

Po e shfrytëzoj rastin që t’ju përmend këtu se ta bësh hallall (të lejuar) atë që
është harram (e ndaluar) është dy llojëshe. E para është të kënaqurit me
vepra të ndaluara ndërkohë që je plotësisht i vetëdijshëm se ato janë të
ndaluara. Kjo gjë sot ndodh haptazi mes Muslimanëve në të gjitha format
dhe llojet e saj. Madje edhe gjynahu më i madh nga të gjitha gjynahet e tjera
- Shirku (të bërit shok Allahut në adhurim) - ai po ndodh sheshit në disa
shoqëri dhe tek disa personalitete të cilët u luten të tjerëve në vend të
Allahut në kohë të vështira, kërkojnë ndihmë nga të tjerë në vend të Allahut
kur janë në vështirësi dhe presin kurban për të tjerë në vend të Allahut.
Madje ka edhe nga ata që betohen për dikë tjetër përveç Allahut. Të gjitha
këto gjëra konsiderohen Shirk dhe ato janë forma të Shirkut që janë
përhapur mjaft mes Muslimanëve sot. Megjithatë, shumë njerëz - dhe unë
nuk po them vetëm shumica e njerëzve të zakonshëm, por edhe shumë nga
njerëzit e dijes - nuk po përqëndrohen në paralajmërimin e njerëzve nga
këto forma të Shirkut dhe idhujtarisë. Këto janë gjynahet më të mëdha,
sikurse është përmendur në një hadith të saktë ku thuhet se nga gjynahet
më të mëdha janë Shirku, vrasja, mosrespektimi i prindërve dhe kamata
(riba).23 Dhe veç sikur ta njihnit kamatën, pasi ajo është përhapur tej mase
në këtë kohë për shkak të krijimit të atyre që sot njihen si “Banka”.

Për më tepër, nga gjynahet e mëdha është edhe pirja e alkoolit, zhveshja e
grave, ndërtimi i xhamive mbi varre... e shumë të tjera.

Kategoria e dytë e veprave të ndaluara është dy llojëshe, si më poshtë:

Ajo kategori, kur dikush kënaqet duke e bërë veprën e ndaluar pa qenë në
dijeni për gjykimin e saj apo pa e ditur se ajo është e ndaluar. Nuk ka
dyshim se kjo është një e keqe mjaft e përhapur tek shumica e Muslianëve.
23
Teksti i hadithit është transmetuanr nga Bukhari (8/7), Muslimi (1/64) dhe Hejthemi në
Mexhme’uz-Zeua’id (4/130) dhe është kështu si vijon: Nga Ebi Hurejra () i cili ka thënë se
Profeti () ka thënë: “Qëndroni larg prej shtatë gjynaheve shkatërrimtare.” Njerëzit e pyethën: “O i
Dërguari i Allahut! Çfarë janë ato?” Ai tha: “Shirku (t’i bësh shok Allahut në adhurim), magjia, vrasja
e një personi të cilin Allahu e ka ndaluar (vrasjen e tij) përveç se për një çështje të drejtë, riba (përfitimi me
kamatë), ngrënia padrejtësisht e pasurisë së jetimit, largimi nga fushëbeteja dhe akuzimi i rremë për gratë e
nderëshme se ato kanë bërë zina.”

© Selefi . org 12
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Ajo kategori, kur dikush kënaqet duke thurur hile që ta bëjë të lejuar atë që
është e ndaluar, ashtu si Çifutët që i kapnin peshqit me hile, sikurse është
përmendur në Kur'an - siç e dimë të gjithë - dhe si hileja që bënin ata për të
përdorur dhjamin sepse e kishin të ndaluar; dhe ne po i mbledhim fjalët e të
Dërguarit të Allahut () në një hadith të vërtetë:

“Allahu i ka mallkuar Çifutët për shkak se ata e kishin të ndaluar dhjamin (i


kafshëve), por megjithatë, ata e shkrinë dhjamin, e shitën dhe fituan të holla prej tij. Dhe
nuk ka dyshim se kur Allahu ua ndalon njerëzve ngrënien e diçkaje, Ai gjithashtu ua
ndalon edhe fitimin nga shitja e saj.”24

Ky hadith, megjithëse është nga hadithet me rëndësi të madhe, ai është nga


hadithet që zor se mund ta dëgjosh nga gjuhët e atyre që mbajnë hytbe e
këshillime. Ky është një hadith që do t’i ruante Muslimanët që të mos binin
aty ku ranë Çifutët përpara tyre. Për më tepër, i Dërguari i Allahut () na
paralajmëroi që të mos biem aty ku ranë Çifutët në një hadith të saktë të
transmetuar nga Bukhari dhe të tjerët, në librin e tij të haditheve të sakta,
nga hadithi i transmetuar nga Ebu Se’id el-Khudri25 () i cili ka thënë: “I
Dërguari i Allahut () ka thënë:

“Nuk ka dyshim se ju do t’i ndiqni rrugët e atyre që ishin para jush plotësisht dhe
gjurmë më gjurmë, saqë edhe sikur ata të futen në strofullën e hardhucës (dabb), edhe ju
poashtu do të hyni pas tyre.”

Ne i thamë: “O i Dërguari i Allahut, (e ke fjalën për) Çifutët dhe të


Krishterët?”

Ai tha: “E për kë tjetër?”26

24
Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe Ebu Davudi. Është saktësuar nga Shejkhul-Albani në
Sahijhul-Xhami’ (n. 5107).
25
Ai është Ebu Se’id Sa’d Ibn Malik, nga fisi Khazraxh i Medines. Ishte shumë i ri kur mori
pjesë në luftën e Uhudit, në të cilën ra shehid babai i tij. Megjithatë ai mori pjesë në beteja të
tjera pas Uhudit. Ka transmetuar mjaft hadithe nga i Dërguari i Allahut (). Mendohej se ishte
më i dituri mes Sahabëve të tjerë të të Dërguarit të Allahut ().
26
Transmetuar nga Bukhari (9/422).

© Selefi . org 13
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Prandaj po them si paralajmërim se kjo lloj kënaqësie me vepra të ndaluara


që arrihet nëpërmjet mënyrave më të pakapshme të hilesë u ka ndodhur
Muslimanëve në disa nga transaksionet (aktmarrëveshjet) dhe kontratat e
tyre. Një nga këto praktika më të zakonshme është ajo që njihet si martesa e
lejueshmërisë (nikahut-tahlijl)27. Ai që e bën këtë është mallkuar në Sunetin e
saktë nga fjala e të Dërguarit të Allahut ():

“Allahu e ka mallkuar atë që e ka bërë të lejuar dhe atë që iu bë e lejuar ajo grua.”28

Pavarsisht gjykimit që ka ajo, sot ka ende nga ata ‘ekspertë’ të fik’hut të cilët
e lejojnë këtë lloj martese, megjithëse Pejgamberi () i ka mallkuar ata që
kanë hyrë në të, sikurse e dëgjuat edhe ju.

Mes atyre gjërave që janë mjaft të përhapura sot është shitja e prodhimit me
pagesë që jepet në intervale kohe, duke pësuar kështu rritjen e çmimit që
paguhet me para në dorë. Gjithashtu, tek ato gjëra hyn edhe tregëtia me
‘ijneh,29 dukuri kjo që është mjaft e përhapur në disa vende Islame. Më vjen
keq që ta them. Megjithatë, koha nuk më lejon që të hapem më gjerë në
këto pika që u përmendën këtu. Desha vetëm t’i përkujtoja vëllezërit për një
hadith që vlen të përmendet me këtë rast. Kjo është thënia e të Dërguarit të
Allahut ():

“Kur t’i futeni tregëtisë me ‘ijneh dhe të kapeni pas bishtave të lopëve dhe të jeni të
kënaqur me bujqësinë dhe ta keni braktisur Xhihadin në Rrugë të Allahut, Allahu ka
për të zbritur poshtërim mbi ju, të cilin nuk do t’ua heqë kurrë derisa t’i ktheheni Fesë
suaj.”30

Rrjedhimisht, në këtë hadith është një pamje mjaft e qartë e helmeve dhe
sëmundjeve që vijnë nga dashuria për këtë dynja - dhe ato janë garimi i
27
[Sh.p]: Kjo lloj martese quhet kështu për shkak se ajo është e ndaluar nga Allahu i Lartësuar,
por disa pseudo-dijetarë të fik’hut e kanë bërë atë të lejuar me anë të mashtrimit. Kjo ndodh
atëherë kur burri e ka divorcuar gruan tri herë dhe pastaj kërkon ta rimarrë atë. Kështu, ai vë
në përdorim një marifet të njohur tashmë, që është duke e martuar gruan me një burrë tjetër
dhe pastaj e shkurorëzon atë menjëherë për t’u martuar sërish me të.
28
Transmetuar nga Ebu Davudi (2/555) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Sahijhul-
Xhami’ (n. 5101)
29
Ky term do të shpjegohet më vonë nga Shejkhu (rahimehullah).
30
Transmetuar nga Ebu Davudi (n.3462) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani (rahimehullah)
në es-Sahijha (n.11).

© Selefi . org 14
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

shfrenuar dhe preokupimi në shfrytëzimin e të gjitha shanseve për të fituar


para, gjë e cila ka sjellë si rezultat gjendjen aktuale të Muslimanëve. I
Dërguari i Allahut () e përmendi braktisjen e xhihadit me të keqen e
tregëtisë me ‘ijneh, kapjen pas bishtave të bagëtive dhe të preokupuarit
vetëm me bujqësi. Braktisja e Xhihadit është bërë diçka e zakonshme sot ku
nuk përjashtohet asnjë vend Arab apo vend Musliman në përgjithësi.
Gjendja është e tillë megjithë faktin se ata i disponojnë mjetet për të bërë
Xhihad, mjete të cilat nuk i disponon rinia plot energji e Muslimanëve që të
mbrojnë vendet e tyre, tokat e tyre dhe madje nderin dhe dinjitetin e tyre.

Ky është vetëm një përfundim i natyrshëm - Suneti i Allahut - dhe ju s’keni


për të gjetur ndonjë ndryshim, zëvendësim në Sunetin e Allahut, për shkak
se ata kanë rënë në të gjitha llojet e kundërshtimeve dhe kanë arritur deri aty
saqë e kanë bërë të lejuar atë që Allahu e ka bërë të ndaluar. Prandaj Allahu
ka hedhur mbi ta një poshtërim dhe rrënim të madh.

Ky poshtërim që po shohim i ka mbuluar të gjitha vendet e Muslimanëve.


Edhe sikur ata të duken të pastër nga pamja e jashtme, në të vërtetë ata nuk
mund të lëvizin apo të veprojnë ashtu sikurse i udhëzon Libri i Zotit të tyre
dhe Suneti i Pejgamberit të tyre (). Për shembull, është përmendur në një
hadith të saktë (sahih):

“Luftojini mushrikët me pasurinë tuaj, me gjuhën tuaj dhe me veten tuaj.”31

Ndërsa sot ne e kemi hedhur pas shpine Xhihadin me vetet tona dhe jemi
përqëndruar vetëm tek Xhihadi me pasurinë tonë pasi ajo është e përhapur
mes nesh, si dhe tek Xhihadi me gjuhët tona për shkak se atë e kemi më të
lehtë. Kurse Xhihadi me vetet tona, për fat të keq, ai është harruar fare.
Prandaj Pejgamberi () tek ky hadith i saktë përshkroi sëmundjen bashkë
me ilaçin e kësaj sëmundjeje, sepse ai përmendi në fillim të hadithit disa
shembuj të këtyre sëmundjeve që do bien mbi Muslimanët. Pastaj në fund
të hadithit ai dha ilaçin. Ai tha:

“Ai nuk do ta heqë atë kurrë prej jush derisa t’i ktheheni Fesë suaj.”

31
Transmetuar nga Ebu Davudi (2/695) dhe është saktësuar nga Shejkhul-Albani në el-Mishkat
(n.3821) dhe në Sahijhul-Xhami’ (3090).

© Selefi . org 15
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Ky ilaç është shërimi i vetëm për Muslimanët nëse ata duan ta rigjejnë
forcën, krenarinë dhe nderin e tyre dhe nëse duan që Allahu t’i bëjë më të
lartët në tokë, ashtu sikurse Ai i bëri ata që ishin para tyre më të lartët në
tokë. Prandaj ka thënë i Dërguari i Allahut ():

“Përgëzojeni këtë Umet sepse ai do të lartësohet dhe do të arrijë sundimin në tokë.


Kështu që, kushdo që bën një vepër të Ahiretit për interesa të kësaj dynjaje, ai nuk do të
ketë ndonjë pjesë prej saj në Ahiret.”32

Fjalët e Pejgamberit ():

“…derisa t’i ktheheni Fesë suaj.”

më japin mundësinë që të prezantoj pjesën e fundit të pyetjes për Umetin


Musliman, i cili është pllakosur nga një poshtërim, turpërim dhe degradim
që kurrë nuk u ka rënë më parë. Allahu i Lartësuar thotë:

“Kjo ngaqë Allahu kurrë nuk do ta ndryshojë një mirësi të cilën Ai e ka dhuruar te
një popull derisa ata të ndryshojnë çfarë kanë në vetet e tyre.”33

Atëherë kush është arsyeja e ndryshimit të begative të Allahut dhe


ndryshimin e nderit dhe epërsisë që iu dha Muslimanëve më përpara?

Arsyeja është se jemi ne ata që i kemi ndryshuar begatitë e Allahut. Ne i


kemi hedhur ato dhe kemi filluar të luftojmë për këtë dynja. Ne e kemi
braktisur gjithashtu Xhihadin në Rrugën e Allahut. Kështu që, pasoja
logjike e të gjithë kësaj është se nëse Muslimani nuk e ndihmon Çështjen e
Allahut, rrjedhimisht ai nuk ka për ta marrë Ndihmën e Allahut, sikurse
thuhet në Fjalët e Allahut:

32
Transmetuar nga Bejhakiu, kurse Hakimi ka thënë se zinxhiri i transmetuesve të këtij hadithi
është sahih. Ky hadith është saktësuar nga Shejkhul-Albani në Ahkamul-Xhena’iz (n.52) dhe
Sahihul-Xhami’ (n.2825).
33
Enfal, 53.

© Selefi . org 16
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

“O ju që keni besuar! Nëse ju e ndihmoni Allahun (në Çështjen e Tij), Ai do t’ju


ndihmojë juve.”34

Duhet të ndalem këtu që ta shpjegoj. Allahu ka vendosur në gjuhën e të


Dërguarit të Tij () ilaçin për kurimin e sëmundjes kronike që i ka zënë
Muslimanët në të gjitha tokat Islame. Ky kurim gjendet në kthimin tek Feja
e tyre që është Islami, sikurse e dini që të gjithë dhe ashtu sikurse e
shpjegon Allahu:

“Dhe kushdo që kërkon ndonjë fe tjetër përveç Islamit, ajo kurrë nuk do t’i pranohet
atij dhe në Botën e Pastajme do të jetë prej të humburve.”35

Dhe sikurse Ai ka thënë në një ajet tjetër:

“Këtë ditë Unë ua përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha
Islamin fe.”36

Kam kënaqësinë këtu që të shfrytëzoj rastin për të shpjeguar atë çfarë ka


thënë Imam Shatibi, Allahu e mëshiroftë, në librin e tij madhështor të
quajtur “el-I’tisam” ku ka përmendur thënien e Imam Malikut37:

34
Muhamed, 7.
35
Ali-Imran, 85.
36
Ma’ide, 3.
37
Ai është Imami i famshëm të cilit i atribohet medh’hebi Maliki. Dallohej për dijen e tij të
gjerë dhe devotshmëri. Ka studiuar me më shumë se nëntëqind dijetarë dhe nuk dha asnjë
fetva derisa dëshmuan për aftësinë e tij shtatëdhjetë dijetarë. Ai lindi në vitin 93H dhe vdiq në
vitin 199H. Allahu e mëshiroftë.

© Selefi . org 17
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

“Kushdo që fut një bidat në Islam dhe mendon se ai është i mirë, atëherë,
vërtet ai ka pretenduar se Muhamedi () ka tradhëtuar në përcjelljen e
mesazhit të tij. Lexoni po të doni Fjalët e Allahut:

“Këtë ditë Unë ua përsosa fenë tuaj, plotësova Mirësinë Time mbi ju dhe zgjodha
Islamin fe.”38

Pjesa e fundit e këtij Umeti nuk ka për t’u rregulluar përveç se me atë që u
rregulluan të parët e këtij Umeti. Çdo gjë që nuk ka qenë pjesë e Fesë atë
kohë nuk mund të bëhet pjesë e Fesë në këtë kohë.”39

Pastaj Imam Shatibi tha:

“Ne e përdornim këtë transmetim të saktë nga Imam Malik – Imami i


Darul-Hixhra (Imami i Medines) – si argument për të vërtetuar se nuk i
lejohet asnjë Muslimani që të fusë diçka të re në Fe, sado e vogël apo e
madhe qoftë ajo, qoftë në çështjet e moralit, ibadetit apo besimit. Ne e
përdornim këtë transmetim si argument duke u mbështetur në thënien e
Kur'anit Fisnik që thotë se Allahu e ka plotësuar mirësinë e Tij mbi ne duke
plotësuar Fenë tonë, që është Islami.”40

E si është gjendja jonë sot? Ne kemi shkuar shumë larg Islamit – e jo vetëm
në ato gjëra të cilat ne i quajmë Sunet, i cili kundërshtohet nga Bidati. Në
fakt, ne jemi larguar fare nga Islami. Jemi larguar jo vetëm në ato çështje të
cilat dikush mund t’i quajë çështje të dorës së dytë, të parëndësishme, por
ne jemi larguar nga Islami që na caktoi Allahu si Fenë tonë. Ne kemi
devijuar në gjykimet tona ligjore, në mendimet dhe madje në besimet tona.

Por gjithsesi, nëse duam me sinqeritet që ta marrim në dorë këtë kurë që na


ka caktuar Allahu në gjuhën e Pejgamberit të Tij (), e cila është që t’i
kthehemi Fesë, atëherë si do ta kuptojmë këtë Fe?

38
Ma’ide, 3.
39
Transmetuar nga el-Kadi ‘Ijad në esh-Sifa’ (2/676).
40
el-I’tisam (2/35).

© Selefi . org 18
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Ka dy kuptime që njihen nga dijetarët, të cilët janë të vetëdijshëm për


dallimet që ekzistojmë midis dijetarëve të së shkuarës dhe atyre të ditëve të
sotme. Dijetarët janë të ndarë në dy mendime – njëra palë ndjek Selefët
kurse pala tjetër ndjek khalefët.41 Ata që ndjekin khalefët e pranojnë se
rruga e Selefëve është më e mirë dhe më e sigurt. Por megjithatë, ata
pretendojnë se rruga e khalefëve është më e madhe në dije dhe urtësi. Si
mendoni ju pra? A do ta marrim besimin tonë së pari nga Feja e Selefëve
apo nga ata të cilët pranojnë se rruga e Selefëve është më e mirë, por rruga e
tyre ka më shumë dije e urtësi?

Nuk ka dyshim se duket qartë nga argumentet që përmendëm më parë se e


kemi për detyrë në këto kohë që ta drejtojmë besimin tonë në përputhje me
besimin e Selefus-Salih. Duhet gjithashtu të kthehemi aty ku qenë ata, qoftë
në çështjet ligjore ashtu edhe në çështjet e moralit dhe karakterit. Të
kthehemi tek Selefët të cilët nuk shikonin asnjë rrugëzgjidhje tjetër në kohë
mosmarrëveshjesh, përveç se që të bazoheshin tek Kur'ani dhe Suneti.
Allahu thotë në Kur'an:

“Por jo, për Zotin tënd! Ata nuk janë besimtarë derisa të mos zgjedhin ty për të
gjykuar në të gjitha mosmarrëveshjet mes tyre, derisa të mos mbetet në veten e tyre
asnjë pikë kundërshtimi ndaj vendimeve të tua dhe derisa t’i pranojnë ato (vendimet
e tua) plotësisht të nënshtruar.”42

Sot, për fat të keq, nuk i kemi parë këto grupe e parti që të pajtohen me ne
në përdorimin e kësaj kure. Sepse nuk ka shërim për Muslimanët që ata t’i
rikthehen krenarisë dhe fuqisë së tyre, vetëm se duke iu kthyer Fesë së tyre.
Kjo është një çështje të cilën nuk e kundërshton asnjë Musliman,
megjithëse ai mund të ketë aleancë apo të ndjekë një grup të caktuar apo

41 Sh.P: Khalefët janë ata që erdhën pas Selefëve. Pra me termin khalefij kuptojmë Muslimanët që
kanë ardhur pas brezave të ndritur të Selefëve (Sahabët, Tabi’inët dhe ata që i pasuan në mirësi).
42
Nisa, 65.

© Selefi . org 19
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

pavarsisht medh`hebit të tij. Por sidoqoftë mosmarrëveshja vjen nga


kuptimi i Fesë.

Sikurse ju përmenda edhe më parë, ka dy shkolla mendimi, ajo e Selefëve


dhe ajo e khalefëve. Selefët kurrë nuk paten debate dhe
mosmarrëveshje rreth bazave të Fesë. Ata kurrë nuk e kundërshtuan
faktin se në kohë mosmarrëveshjesh, çështja duhej kthyer tek Kur'ani dhe
Suneti i të Dërguarit të Allahut (). Prandaj ata i nxorrën gjykimet e tyre
nga këto dy burime dhe iu nënshtruan plotësisht atyre, sikurse e
përmendëm edhe në ajetin e mëparshëm Kur’anor. Mes tyre pati
mosmarrëveshje për shkak të asaj që ju përmenda më parë, që ishte për
shkak se një hadith i Pejgamberit () mund të mos i ketë mbërritur njërit
prej tyre. Kështu që, ai vepron sipas asaj që i duket më e përshtatshme në
bazë të dijes që ka. Dhe ndonjëherë ai mund të gabojë jo-qëllimisht. Kjo
është arsyeja përse Pejgamberi () ka thënë në një hadithi të saktë (sahih):

“Nëse gjykatësi jep një vendim duke u bazuar në ixhtihadin e tij dhe është i saktë,
atëherë ai ka për të marrë dy shpërblime. Dhe nëse gabon në ixhtihadin e tij, atëherë ai
ka për të marrë vetëm një shpërblim.”43

Kështu që, Muslimanët duhet të kthehen patjetër tek ky parim themelor për
të cilin nuk duhet të ketë kundërshtim në mendime. E kam fjalën për
parimin themelor të ndjekjes së Kur'anit dhe Sunetit sipas kuptimit të
Selefus-Salih (të Parëve tanë të Mirë).

Nëse pajtohemi të gjithë që të kthehemi tek ky system, ta përdorim atë për


të orientuar veprat dhe metodologjinë tonë dhe për të bashkëpunuar, së
pari për kuptimin e kësaj metodologjie dhe së dyti për vënien e saj në
zbatim, atëherë vjen diçka që është jashtëzakonisht e rëndësishme, që është
përmbledhja e përgjigjes për pyetjen rreth rrugës së përmirësimit.

Është detyrë për të gjithë Muslimanët sot që në rradhë të parë të kenë


kuptimin e duhur të Fesë së tyre, pastaj ta zbatojnë atë në mënyrë të saktë,
çdonjëri sipas mundësisë që ka. Sunduesit nuk janë njësoj si të sunduarit.
Sunduesit kanë pushtetin më të lartë, ndërsa pushteti i të sunduarve është i
kufizuar. Atëherë, sikur sundimtarët dhe të sunduarit të marrin përgjegjësitë
43
Transmetuar nga Bukhari (13/318) dhe Muslimi (n. 1716).

© Selefi . org 20
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

përkatëse, së pari duke e kuptuar Islamin në mënyrë të saktë, pastaj së dyti


duke e zbatur këtë Islam plotësisht – çdonjëri sipas mundësisë që ka,
sikurse e thashë edhe më parë, - besoj se një ditë Besimtarët do të
ngazëllehen për shkak të fitores që do t’u japë Allahu.

Unë shoh mjaft Thirrësa (du’at) të cilët vazhdimisht u bëjnë thirrje qeverive
që të gjykojnë në përputhje me atë që ka zbritur Allahu - dhe kjo është
padyshim një thirrje e vërtetë, ngase Allahu ka thënë:

“Dhe kushdo që nuk gjykon me atë çfarë ka shpallur Allahu, atëherë këta janë
mosbesimtarë.”44

Dhe në një thënie tjetër:

“... atëherë këta janë rebelë, të pabindur.”45

Dhe akoma në një thënie tjetër:

“... të tillët janë zullumqarë, të padrejtë.”46

Është e vërtetë që qeveritë duhet të gjykojnë duke zbatuar Islamin dhe ligjet
e tij mbi popullin e tyre. Kjo është e vërtetë dhe e domosdoshme.
Megjithatë, do të dëshironim t’u kujtonim atyre personave që thërrasin tek
kjo deklaratë që të mos i harrojnë vetet e tyre. Ashtu sikurse thotë Allahu:

44
Ma’ide, 44.
45
Ma’ide, 47.
46
Ma’ide, 45.

© Selefi . org 21
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

“O ju që besoni! Kujdesuni për veten tuaj. Asnjë e keqe nuk do t’ju vijë nga ata që
janë në rrugë të gabuar e në humbje në qoftë se ndiqni udhëzimin e drejtë.”47

Prandaj është detyrë për çdo Musliman që ta kuptojë Islamin me të vërtetë,


ta zbatojë atë aq sa ka mundësi dhe t’i urdhërojë ata njerëz për të cilët ka
përgjegjësi dhe autoritet. I Dërguari i Allahut () ka thënë:

“Të gjithë ju jeni kujdestarë dhe përgjegjës për ata që janë nën kujdesin tuaj.”48

Kështu që, burri është kujdestar dhe përgjegjës për ata që janë të varur nga
ai. Gjithashtu, gruaja është përgjegjëse dhe kujdestare për ata që janë të
varur nga ajo.

Disa nga thirrësat i referohen këtij edukimi vetjak me këtë thënie, të cilën e
ka thënë njëri prej tyre: “Vendoseni njëherë shtetin Islamik në zemrat tuaja
dhe ai do të vendoset në tokën tuaj.” Unë e përsëris: “Vendoseni njëherë
shtetin Islamik në zemrat tuaja dhe ai do t’u vendoset në tokën tuaj.”

Kjo thënie na pëlqen tej mase. Megjithatë, neve nuk pëlqejnë ata që e
ndjekin autorin e këtyre fjalëve, për shkak se ata nuk i kushtojnë kujdesin e
duhur asaj dhe nuk i japin ndonjë rëndësi zbatimit të saj. Kështu, vënia e saj
në praktikë kërkon mund nga ana e tyre. Ajo kërkon që ata të kthehen tek
Kur'ani dhe Hadithi i të Dërguarit të Allahut () ashtu sikurse i kuptuan të
Parët tanë të Mirë (Selefus-Salih).

Kështu, unë them se kthimi tek Feja - i cili është ilaçi që nevojitet për të
kuruar sëmundjen që u ka rënë Muslimanëve sot - kërkon nga ne dy gjëra.
Unë i quaj ato: Tesfije (Pastrim) dhe Terbije (Edukim).

Kur them tesfije kam për qëllim se ajo është detyrë për dijetarët apo njerëzit
e arsimuar që duan të vënë në zbatim sistemin e saktë të kuptimit të Islamit
- sikurse e kuptuan Selefus-Salih - se ata duhet të punojnë të gjithë për

47
Ma’ide, 105.
48
Transmetuar nga Bukhari (n. 730) dhe Muslimi (n. 3396).

© Selefi . org 22
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

pastrimin e këtij Islami. Pastrimin i tij nga ato gjëra që kanë hyrë në të e që
nuk janë pjesë e tij. Me të vërtetë Islami është i pastër nga ato gjëra ashtu
sikurse ujku ishte i pastër nga gjaku i birit të Ja’kubit,49 sikurse thonë ata.
Pastaj ata duhet të thërrasin drejt kësaj, qoftë për çështjet e akides, ligjeve -
për të cilat ka mjaft mendime të ndryshme - apo për çështjet e sjelljes dhe
moralit. Pastrimi i Fesë duhet të zërë vend në të gjitha aspektet e këtij
Islami, të cilin Allahu e ka plotësur dhe e ka përsosur për ne, sikurse e
përmendëm edhe më parë dhe po e ritheksojmë me Hadithin e të Dërguarit
të Allahut ():

“Unë nuk u kam lënë asgjë me të cilën ju mund të afroheni tek Allahu dhe të qëndroni
larg Zjarrit të Xhehenemit veçse ua kam urdhëruar atë. Dhe unë nuk u kam lënë asgjë e
cila do t’ju largojë nga Allahu dhe do t’ju afrojë tek Zjarri i Xhehenemit veçse ua kam
ndaluar që ta veproni.”50

Atyre që duan ta ndjekin këtë rrugë të saktë duhet t’u bëhet një gjë e qartë.
Shumë nga dijetarët e së shkuarës dhe të tashmes janë të vetëdijshëm se
shumë gjëra kanë hyrë tek Suneti apo që ato nuk kanë të bëjnë fare me të.
Kjo madje ndodhi edhe në shekullin e parë kur disa sekte të devijuara nisën
ta ngrinin zërin dhe të thërrisnin drejt asaj që kundërshtonte Kur'anin dhe
Sunetin duke ndjekur epshet e tyre. Një prej Khauarixhëve51 për shembull,
pasi u udhëzua nga Allahu në Sunet tha: “Shiko me kujdes se ku po e
merrni Fenë tuaj, ngaqë ne sikur të donim diçka, do ta kthenim atë në
Hadith.” Për këtë arsye, Ibn Sirini ka thënë:

“Ki kujdes se ku po e merr Fenë tënde.”52

Kjo thënie është transmetuar si hadith i të Dërguarit të Allahut (), por që


në fakt ajo nuk është hadith ngaqë zinxhiri i transmetuesve ndalon tek Ibn
Sirini.53 Kjo është arsyeja përse disa dijetarë të Hadithit kanë thënë:
49
Këtu bëhet fjalë për hisorinë e Jusufit () në Kur'an. Ai u hodh në pus nga vëllezërit e tij
të cilët më pas i thanë babait të tij, Ja’kubit () se Jusufin e kishte ngrënë ujku.
50
Është përmendur në Sunenin e Imam Shafi’ut (1/14), Bejhakiu (7/76) dhe el-Khatib el-
Bagdadi në el-Fekih uel-Mutefekkih (1/93). Shiko për më tepër kontrollin e Shejkh Selim el-
Hilalit që i ka bërë këtij hadithi në librin Hidajetus-Sultan.
51
Khauarixhët janë grupi që kundërshtuan dhe dolën nga sundimi i prijësit të asaj kohe, Ali Ibn
Ebi Talib ().
52
Është përmendur në Sherh Sahih Muslim (1/87) të Neveviut.

© Selefi . org 23
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

“Isnadi (zinxhiri i transmetuesve) është pjesë thelbësore e Fesë. Sikur të mos


ishte isnadi, çdo njeri do të kishte thënë çfarë t’i vinte për mbarë.”54

Kjo është një çështje për cilën teorikisht pajtohen të gjithë dijetarët. Unë e
di shumë mirë se çfarë kam për qëllim kur them ‘teorikisht’. Kjo për shkak
se më duhet të përmend një të vërtetë të hidhur. Në praktikë, dijetarët nuk i
kushtojnë shumë vëmendje këtij isnadi ashtu siç duhet. Vërtet, vetëm një
grup i vogël dijetarësh i kanë kushtuar vëmendje. Disa prej tyre qenë:
Imami Ahmed Ibn Hanbel,55 Imami Jahja Ibn Me’in56, Ali Ibnul-Medini57
dhe studentët e tyre si Imam Bukhari58, Muslimi59 dhe dijetarët e tjerë të
Hadithit, dijetarët e Xherhit (që kritikonin transmetuesit e papranueshëm)
dhe Te’dilit (që lavdëronin dijetarët besnikë e të pranueshëm). Atëherë, na
del se këta janë ata tek të cilët duhet të mbështetemi për të realizuar kët
detyrë që kemi për pastrimin e Sunetit – të cilit duhet t’i kthehemi – pasi të
pastrohet.
53
Ai është Muhamed Ibn Sirin el-Ensari, nga Basra e Irakut. Ai ishte nga Tabi’inët dhe njihej
për devotshmërinë, pozitën dhe dijen e tij. Ishte aq i rreptë saqë transmetonte vetëm fjalët e të
Dërguarit të Allahut () e jo thjesht kuptimet e tyre. Ky dijetar i madh vdiq në vitin 110H.
54
Është thënë nga Ibnul-Mubarak në Sheraf As`habul-Hadith (115) me kontrollin e Ebu ‘Abdur-
Rrahman Mahmud.
55
Ai është Ahmed Ibn Muhamed Ibn Hanbel, Imami i famshëm të cilit i atribohet shkolla e
Fik’hut Hanbelij. Ai vdiq në vitin 241H.
56
Ai është Jahja Ibn Me’in nga Bagdadi, Hafidh i famshëm dhe dijetar me pozitë të lartë. Është
konsideruar Imami i shkencës së Xherhit dhe Te’dilit. Vdiq në Medine në vitin 133H rreth
moshës shatëdhjetë vjeçare.
57
Ai është Ali Ibnul-Medini nga Basra e Irakut, një Imam besnik dhe me pozitë të lartë. Është
konsideruar si njeriu më i ditur për Hadithin në kohën e tij. Bukhari ka thënë për të: “Kurrë
nuk e kam ndier veten më poshtë para dikujt përveç ‘Ali Ibnul-Medini.” Shejkhu dhe mësuesi i
tij, Ibn Ujejne, ka thënë për të: “Më shumë kam mësuar unë prej tij sesa ai prej meje.” Nesai’u
ka thënë për të: “Ai ishte sikur Allahu e kishte krijuar për Hadithin.” Ky dijetar madhështor
vdiq në vitin 134H, Allahu e mëshiroftë.
58
Ai është Muhamed bin Isma’il el-Bukhari, i lindur në vitin 191H në Bukhara, Turkistan. Ai
udhëtoi për në Mekke kur ishte 16 vjeç dhe qëndroi në Hixhaz (Mekke dhe Medine) për
gjashtë vjet para se të kalonte në vende të tjera në kërkim të dijes. Mësoi përmendësh 200.000
Hadithe të të Dërguarit të Allahut (). U takua me një numër të madh dijetarësh, prej tyre
Imam Ahmed Ibn Hanbel dhe Ali Ibnul-Medini. Libri i tij me përmbledhjen e Haditheve më të
sakta është mjaft i famshëm. Vdiq në vitin 256H në moshën 62 vjeçare, Allahu e mëshiroftë.
59
Ai është Ebul-Husejn Muslim Ibnul-Haxhaxh nga Nejsaburi. Udhëtoi shumë për kërkimin e
dijes dhe u takua me shumë dijetarë, prej tyre edhe Imam Ahmedi. Ka shkruajtur shumë libra,
ku më i famshmi prej tyre është Sahihu i tij që vjen pas Sahihut të Bukharit sipas saktësisë.
Imam Muslimi vdiq në Nejsabur në vitin 261H në moshën 57 vjeçare, Allahu e mëshiroftë.

© Selefi . org 24
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Librat e Sunetit sot mund t’i gjesh kudo. Kjo për shkak të përkujdesit të
plotë të Allahut për xhematin e Muslimanëve - dhe për ta mbajtur këtë
premtim - Ai përmend në Kur'an:

“Vërtet Ne e zbritëm Dhikrin (përkujtuesin) dhe Ne sigurisht do ta ruajmë atë.”60

Me këtë rast më duhet të bëj një sqarim. Ndërkohë që ky ajet fisnik thotë
“Ne e kemi zbritur Dhikrin dhe Ne sigurisht do ta ruajmë atë”, disa njerëz që nuk
janë të kualifikuar në Sunet apo që nuk i atij rëndësinë e duhur, gabimisht
mendojnë se ruajtja e përmendur këtu përfshin vetëm Kur'anin. Më lejoni
t’ju them: Po, Allahu e ka përmendur dhikrin në këtë ajet sepse Ai ka
premtuar që do t’i ruajë fjalët dhe gërmat e Kur'anit. Por megjithatë, Ai e
ruajti kuptimin e tij nëpërmjet Sunetit të Pejgamberit të Tij ().

Kështu që, realizimi i vërtetë i këtij pastrimi nuk mund të jetë i mundur
vetëm se nëpërmjet dijetarëve të Hadithit. Rrjedhimisht, kuptimi i Kur'anit
nuk mund të arrihet vetëm se nëpërmjet këtij Suneti të pastruar. E nëse jo,
Muslimanët kanë për të rënë aty ku ranë grupet e tjera që ishin para tyre, me
përjashtim të Grupit të Shpëtuar. Kjo për shkak se Kur'ani është ashtu siç
ka thënë ‘Umer Ibnul-Khattab ():

“Kur'ani mund të komentohet në mënyra të ndryshme.”

Kjo është arsyeja përse Allahu ka thënë:

“Dhe Ne ta kemi zbritur ty dhikrin (përkujtuesin) në mënyrë që t’ua shpjegosh


njerëzve atë çfarë u është zbritur atyre.”61

60
Hixhr, 9.
61
Nahl, 44.

© Selefi . org 25
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Ne ta kemi zbritur Dhikrin ty o Muhamed që ti t’u shpjegosh njerëzve me


Sunetin tënd atë çfarë u ka zbritur atyre.

Kështu që, ky ajet tregon se ka një shpjegues dhe një gjë të shpjeguar. Janë
gjërat e shpjeguara në Kur'anin e shpallur i cili përmendet me fjalën Dhikr
(përkujtuesi) dhe shpjeguesi që është i Dërguari i Allahut () për të cilin
bëhn fjalë kjo thënie (e Allahut).

Nuk ka mënyrë tjetër për ta kuptuar Kur'ani përveç se nëpërmjet Sunetit,


Sunetit të vërtetë. Prandaj Pejgamberi () paralajmëroi kundër dy gjërave,
me qëllim që ta përmbushte këtë shpjegim në një mënyrë të vërtetë e të
saktë. Gjëja e parë për të cilën ai i paralajmëroi ndjekësit e tij ishte
transmetimi në emrin e tij të gjërave që ai nuk i kishte thënë:

“Kushdo që shpif qëllimisht diçka në emrin tim, atëherë, le ta marrë me siguri vendin ku
do të ulet në Zjarr.”

Në një transmetim tjetër thuhet:

“Kushdo që thotë për mua diçka të cilën unë nuk e kam thënë, atëherë le ta marrë me
siguri vendin ku do të ulet në Zjarr.”62

Kjo është çështja e parë për të cilën i Dërguari i Allahut () i paralajmëroi
ndjekësit e tij.

Çështja e dytë për të cilën i Dërguari i Allahut () u tërhoqi vëmendjen


ndjekësve të tij është obligueshmëria për t’u kthyer tek Suneti ashtu sikurse
kthimi tek Kur'ani. Kjo është arsyeja përse i Dërguari i Allahut () ka thënë:

“Vërtet, nuk dua të gjej ndonjërin nga ju të mbështetur në divanin e tij që të thotë kur
t’i vijë ndonjë urdhër që ju kam dhënë ose diçka që ju kam ndaluar: - Nuk e di. Atë që
e kemi parë se lejohet në Kur’an ne e pranojnë si të lejuar dhe atë që kemi parë se është e
ndaluar, e pranojmë si të ndaluar.”63

62
Të dyja këto transmetime kanë ardhur nga Bukhari (1/84) dhe Ebu Davudi (3/1036).
63
Tranmetuar nga Imam Ahmedi (4/132), Ebu Davudi (n. 5064) dhe Tirmidhiu (n. 3662).
Shejkh Ahmed Shakir jep një diskutim të gjatë rreth këtij hadithi në kontrollin që i ka bërë atij
në librin er-Risale (n. 19) të Imam Shafi’ut.

© Selefi . org 26
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Duke i ndërthurur këto dy çështje rreth të cilave na paralajmëroi i Dërguari


i Allahut (), ne do të kemi mundësi që ta kuptojmë ilaçin që na porositi i
Dërguari i Allahut () për të kuruar sëmundjet që na kanë rënë nga të gjitha
anët. Kjo është për sa i përket pikës së parë: et-Tesfije (Pastrimi).

Pika e dytë ku do të drejtohemi është et-Terbije (Edukimi) - mbasi që


dijetarët e kanë bërë pastrimin e nevojshëm (et-Tesfije) – që unë e kam
shpjeguar atë tashmë se çfarë kam për qëllim me të. Ata duhet t’i
bashkangjisin këtij pastrimi edhe edukimin e familjeve të tyre dhe ata që
janë nën varësinë e tyre duke qenë në përputhje me këtë Islam të pastër. Për
arsye që të mos bëhemi si ata që nuk e punojnë vetë atë ku gjë tek e cila po
thërrasin të tjerët. Me të vërtetë Zoti ynë ka thënë:

“O ju që besoni! Përse thoni atë që nuk e veproni. Më e urryera para Allahut është
që të thoni atë që ju nuk e veproni.”64

Prandaj e shohim këtë paralajmërim shumë të ashpër drejtuar atyre që nuk


veprojnë në përputhje me dijen e tyre, ngase i Dërguari i Allahut () ka
përmendur në një hadith:

“Përgëzojeni këtë Umet se ai do të ngrihet dhe do të vendoset në tokë. Kështu, kush bën
një vepër të Ahiretit për një fitim të kësaj dynjaje, ai nuk ka asnjë pjesë (nga ai fitim) në
Ahiret.”65

Unë dua - në përfundim të fjalimit tim - të shpjegoj se në rrugën e


përmirësimit ne duhet t’u shmangemi veprave të ndaluara - të cilat që të
gjithë ju i njihni padyshim - sikurse disa nga shembujt që përmendëm më
parë si: Shirku, vrasja, kamata e kështu me rradhë.

64
Saff, 2-3.
65
Transmetuar nga Bejhakiu. Hakimi ka thënë se zinxhiri i transmetuesve është i saktë. Është
saktësuar nga Shejkhul-Albani në Ahkamul-Xhena’iz (n. 52) dhe në Sahihul-Xhami’ (n. 2825).

© Selefi . org 27
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

Do të doja të diskutojë veçanërisht sëmundjen e parë që përmendi i


Dërguari i Allahut () në hadithin e tregëtisë me ‘ijne. Ngase kjo sëmundje
është mjaft e përhapur në disa vende dhe pjesa më e madhe e njerëzve janë
ashtu sikurse thotë Zoti i botëve:

“Ata nuk e dinë...”

Tregëtia me ‘ijneh është një lloj shitblerjeje në të cilën ka kamatë, interes që


është haram. Për fat të keq, ka disa njerëz që e bëjnë këtë lloj biznesi me
mendimin se kjo është e lejuar. Tregëtia me ‘ijneh është e njohur tek dijetarët
dhe emri i saj vjen nga fjala ‘ajn që do të thotë objekt apo send.

Një person – filani ‘X’ - shkon tek një tregëtar makinash – filani ‘Y’
përshembull – dhe kërkon që të blejë një makinë me kredi – le të themi
20.000 dollarë. Filani ‘X’ i cili sapo e ka blerë këtë makinë me kredi, më pas
kthehet tek tregëtari – filani ‘Y’ – të cilit ia kishte blerë makinën dhe ia
ofron atij për t’ia shitur me para në dorë.

Filani ‘Y’ e kupton se filani ‘X’ nuk e do makinën por do para. Kështu, të
dy burrat bien në ujdi për makinën për një çmim me para në dorë - le të
themi 18.000 dollarë. Në këtë mënyrë filani ‘X’ që e bleu makinën me kredi
e shiti atë vetëm për 18.000 dollarë. Tani filani ‘X’ largohet duke patur një
borxh prej 20.000 dollarësh, ndërkohë që në të vërtetë ai ka marrë vetëm
18.000 dollarë (nga makina që sapo e shiti).

Kjo është shitblerja me ‘ijneh të cilën e ndaloi Pejgamberi (). Pra, është
mjaft e qartë për ata të cilët nuk ndjekin epshet e tyre ose të paktën nuk
shkojnë pas tregëtisë me ‘ijneh. Ideja e vërtetë që qëndron tek kjo lloj
tregëtie është se huamarrësi merr më pak sesa huaja që ka për të paguar.
Nuk ka ndryshim tek kjo gjë ku kamata (riba) maskohet si tregëti dhe është
njësoj sikur ai të ikte e të thoshte: “Më jep hua 18.000 dollarë dhe unë do të
kthej 20.000 dollarë.” E përse është e tillë? Sepse huamarrësi merr më pak
sesa shuma që duhet të paguajë përsëri. Atëherë çfarë ndryshimi ka midis
kësaj dhe tregëtisë me ‘ijneh? Kjo shitje këtu u përdor vetëm si mjet për ta
bërë kamatën të lejuar. Kjo është tamam ajo gjë për të cilën na ka
paralajmëruar Pejgamberi () në disa hadithe të cilët u përmendën më parë.
Ajo është ndalimi që na ka bërë ai () që të mos ndjkim gjurmëve të atyre

© Selefi . org 28
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

që ishin para nesh. Ai përmendi veçanërisht Çifutët, për shkak se Allahu ua


kishte bërë dhjamin haram (të ndaluar).. Sikurse Zoti i botëve ka thënë në
Kur'an:

“Për shkak të padrejtësive të jehudive, Ne i bëmë të ndaluara për ta disa ushqime të


mira, të cilat më parë kanë qenë të lejuara për ta.”66

Ne i bëmë të ndaluara për ta disa gjëra të mira të cilat më parë ishin të


lejuara për ta: mes këtyre gjërave të mira që ishin bërë të ndaluara nga ky
urdhër Kur’anor ishte dhjami – siç u përmend edhe më parë në Hadith:

“Allahu i ka mallkuar Çifutët sepse dhjami (i kafshëve) ishte bërë i ndaluar për ta, por
megjithatë, ata e shkrinë, e shitën dhe përfituan nga të ardhurat e tij. Dhe vërtet, nëse
Allahu e bën të ndaluar për njerëzit ngrënien e diçkaje, Ai e bën të ndaluar gjithashtu
është fitimin nga shitja e saj.”67

Shohim këtu se Çifutët kanë luajtur me një vendim ligjor – ndalimi i


ngrënies së dhjamit. Allahu është i Gjithëditur dhe Më i Urti. Për shkak të
zullumeve (padrejtësive) të Çifutëve, Ai e bëri dhjamin të ndaluar për ta.
Kur një Çifut therte ndonjë dele të majme, ai hante vetëm mishin e kuq dhe
e hidhte poshtë dhjamin sipas urdhërit të Allahut. Por ata nuk duronin dot
me këtë ligj. Kështu që, ata sajuan një hile për ta bërë dhjamin të lejuar. Ata
e shkrinë dhjamin – kjo është çfarë nënkupton “ata e maskuan atë”. Ata e
shkrinë atë duke e vendosur nëpër qypa dhe e lanë në zjarr. Në këtë mënyrë
dhjami mori një formë tjetër. Shejtani ishte ai që u pëshpëriti Çifutëve dhe
ua zbukuroi këtë veprim, ngaqë dhjami kishte ndryshuar tashmë nga të
qënurit dhjam. Ata e dinin mjaft mirë se ai ishte dhjam në natyrën,
përbërjen dhe shijen e tij. Por, ishte vetëm forma e tij ajo që kishte
ndryshuar – me qëllim që ta hanin – sikurse është thënë në disa vende.
Gjithsesi, me anë të këtij ndryshimi ata e bënë të lejuar atë që Allahu ua
kishte ndaluar. I Dërguari i Allahut () nuk na e ka treguar kot këtë histori

66
Nisa, 160.
67
Transmetuar nga Bukhari, Muslimi dhe Ebu Davudi. Është saktësuar nga Shejkhul-Albani në
Sahihul-Xhami (n.5107).

© Selefi . org 29
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

të Çifutëve të cilët e bënë të lejuar dhjamin me anë të kësaj hileje, as Allahu


nuk na e ka treguar kot historinë e Çifutëve dhe hilenë e tyre për të kapur
peshk ditën e Shtunë duke i hedhur rrjetat në breg - sikurse është
përmendur në disa komentime të Kur'anit. Allahu dhe i Dërguari () nuk
na i kanë treguar këto histori thjesht si ngjarje Historike, por në të vërtetë
na i kanë treguar për arsyen që ka përmendur Allahu në Kur'an:

“Me të vërtetë në historitë e tyre ka mësim për njerëzit që kuptojnë.”68

Kështu pra, mësimi në këto dy histori – historia e Çifutëve me peshkun dhe


ajo e Çifutëve me dhjamin – është që të mos biem aty ku ranë ata me
sajimin e hileve për të arritur tek ajo që Allahu e ka bërë haram. Prandaj
tregëtia me ‘ijneh u bë e ndaluar nga Pejgamberi () në mënyrë që
Muslimanët të mos bien në sajimin e hileve për t’iu afruar kamatës së
ndaluar – ideja e të cilës është marrja e një huaje më të vogël sesa ajo që je i
detyruar ta paguash – duke e maskuar atë haptazi gjoja sikur kjo është shitje,
ashtu si Çifutët që e maskuan dhjamin duke i ndryshuar formën.

Sidoqoftë, kur i them këto gjëra, jam i vetëdijshëm se ka shumë dijetarë të


cilët pajtohen me faktin që tregëtia me ‘ijneh është e ndaluar. Por, ka edhe të
tjerë të cilët për shkak se ndoshta nuk e kanë dëgjuar këtë Hadith, ose
mendojnë se ai Hadith nuk është i saktë - për arsye se shkenca e Hadithit
nuk është fusha ku ata janë specializuar – të cilët thonë se kjo lloj tregëtie
është e lejuar për shkak të përdorimit të emrit ‘tregëti’ në këto shitblerje.
Gjithsesi, Njerëzit e dijes e dinë se vetëm prania e fjalës ‘tregëti’ në këtë
shitblerje nuk e shndërron atë në tregëti, por ajo vetëm se është e ndaluar
nga ana ligjore.

Nëse do t’i ktheheshin edhe një herë hadithit, atëherë shohim se Pejgamberi
() e përmendi të parën tregëtinë me ‘ijneh mes një sërë sëmundjesh që do
bien mbi Muslimanët. Prej këtyre sëmundjeve janë: dashuria për gjërat e
dynjasë dhe braktisja e Xhihadit në rrugën e Allahut. Kështu që, duhet të
marrim mësim nga ky Hadith dhe nuk duhet të biem në ato gjëra që jemi

68
Jusuf, 111.

© Selefi . org 30
Imam Muhamed Nasirud-Din el-Albani Menhexhi i Shenjtë Selefij

paralajmëruar dhe as tek ato sëmundje që përmendi Pejgamberi (). Kjo


është, nëse duam të kthehemi në pozitën që Zoti ynë dëshiron për ne,
sikurse Ai thotë:

“Por nderi i përket Allahut, të Dërguarit të Tij dhe Besimtarëve.”69

Kjo është ajo çfarë dua të them në përgjigje të këtyre pyetjeve...

Ne i lutemi Allahut që Ai të na lejojë ne dhe ju të gjithëve që ta kuptojmë


Islamin ashtu siç duhet – në dritën e Kur'anit dhe Sunetit dhe me kuptimin
e Selefëve; dhe i lutemi Atij që të na japë të gjithëve - qoftë sunduesit ashtu
edhe të sunduarit - sukses në punimin me këtë Islam.

Unë i lutem Allahut ngase Ai është el-Ehad (i Vetmi), es-Samed (i


Vetëmjaftueshmi), Ai i cili as nuk ka lindur dhe as nuk është i lindur dhe
askush nuk është i barabartë me Të - që t’i pranojë lutjet tona dhe të na japë
fitore kundër armiqëve tanë. Me të vërtetë Ai është Gjithëdëgjuesi, Ai që
Përgjigjet.

Dhe të gjitha falenderimet i takojnë Allahut.”

Përktheu: Alban Malaj


Fier, e Xhuma, 09/11/07 - 28 Sheual, 1428 Hixhrij
Burimi: www.TROID.org

69
Munafikun, 8.

© Selefi . org 31

You might also like