You are on page 1of 20

      

kuptimi dhe kategoritë e tij

el-Imam Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin

sZt
© Selefi .org

Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Nga ana gjuhësore, fjala Teuhid është një emër që vjen nga folja uahade-
juwahhidu, që do të thotë të njësosh, të veçosh diçka. Kjo nuk arrihet
vetëm se me anë të një mohimi dhe një pohimi, të dyja bashkë – duke e
mohuar atë karakteristikë nga çdo gjë tjetër përveç asaj që po njësohet;
dhe ta pohosh atë vetëm për atë që po njësohet.

Për shembull, ne themi që njerëzimi nuk do arrijë ta plotësojë Teuhidin në


qoftë se nuk dhe derisa të dëshmojnë se asgjë nuk meriton ndonjë formë
të adhurimit përveç Allahut ()1. Me këtë ne mohojmë çdo të drejtë për
adhurim kujtdo apo çfarëdo gjëje tjetër në vend të Allahut () dhe e
pohojmë atë vetëm për Allahun. Kjo për arsye se vetëm mohimi të
barazon me një mohim absolut dhe të plotë, ashtu sikurse vetëm pohimi
nuk i kufizon të tjerët nga ky zotërim.2 Dhe nëse do të thoje për shembull:
“Filani po rri në këmbë”, atëherë ti ke pohuar që ai me të vërtetë po rri në

1
Ky simbol është shkurtimi i madhërimit që i bëhet Allahut në Arabisht: ‘Azze ue Xhel, që do
të thotë: Krenari dhe i Lartmadhërishmi.
2
Shënim i përkthyesit: Që do të thotë se mohimi e fshin të drejtën për adhurim nga çdo
krijesë, në mënyrë që të mos mbetet askush dhe asgjë, kurse pohimi edhe pse e vërteton
adhurimin vetëm për Allahun, ai nuk mjafton sepse në vetvete ai është vetëm pohim dhe nuk
mohon çdo gjë tjetër. Prandaj, është e domosdoshme që pohimi në fillim të shoqërohet
përherë nga mohimi. Sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar në Librin e Tij:

“…Dhe kush mohon Tagutin dhe beson Allahun, atëherë ai është kapur në lidhjen
më të sigurt, e cila nuk këputet kurrë…” [Bekare, 256]

© Selefi . org 2
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

këmbë por nuk e ke njësuar atë, duke e kufizuar këtë veprim vetëm tek ai,
ngaqë ka mundësi që duke u bazuar vetëm tek kjo thënie, mund të jetë
edhe dikush tjetër që po rri me të në këmbë. Poashtu, nëse do të thoje,
“Askush nuk po rri në këmbë”, atëherë ti e ke mohuar absolutisht dhe
plotësisht veprimin e qëndrimit në këmbë për këdoqoftë. Megjithatë, nëse
thua, “Askush nuk po rri në këmbë përveç Zejdit”, atëherë ti ke veçuar
vetëm Zejdin me veprimin e qëndrimit në këmbë duke ia mohuar këtë
veprim çdokujt tjetër përveç tij.

Ky është kuptimi i vërtetë i Teuhidit – domethënë që Teuhidi nuk


përmbushet në qoftë se ai nuk përmban edhe mohimin edhe pohimin.

Kurse për sa i përket kategorive të Teuhidit që i përkasin Allahut, të gjitha


ato bien në përkufizimin e përgjithshëm të Teuhitit si “Njësimi i Allahut të
vetëm () me gjithçka dhe çdo gjë që i përket në mënyrë të veçantë
vetëm Atij.”

Kategoritë e Teuhidit që janë përmendur nga njerëzit e dijes janë tre:

1- Teuhidi Rububije (njësimi i zotërimit, sundimit),

2- Teuhidi Uluhije (njësimi i adhurimit),

3- Teuhidi Esma ues-Sifat (njësimi i Emrave dhe


Cilësive të Përkryera të Allahut).

Dijetarët e kanë njohur këtë ndarje të Teuhidit nëpërmjet studimit dhe


shqyrtimit të ajeteve të Kur'anit dhe Haditheve. Ata panë se të gjitha
format e Teuhidit bien në një nga këto tre kategori.

© Selefi . org 3
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

1- Teuhidi Rububije

4
Teuhidi Rububije është që të njësohet Allahu i vetëm me veprimin e
krijimit (të gjithçkaje që ekziston), zotërimin (e gjithçkaje) dhe
kontrollimin (e gjithçkaje). Shpjegimi i hollësishëm i kuptimit të tij vijon si
më poshtë:

Së pari, për sa i përket njësimit të Allahut ()3 të vetëm me veprimin e


krijimit: Ai është Krijuesi, përveç të Cilit nuk ka asnjë krijues tjetër. Allahu
() thotë:

“A ka krijues tjetër përveç Allahut që të mund t’ju furnizojë nga


qielli dhe toka? La ilahe il-la Huve (askush nuk meriton të adhurohet
me të drejtë përveç Tij).”4

Dhe Ai thotë, duke na sqaruar pavërtetësinë, kotësinë e zotave të


mosbesimtarëve:

“A është njësoj Ai i Cili krijon me atë që nuk mund të krijojë asgjë?


A nuk do të përkujtoni atëherë (begatitë e Allahut) e të vini mend?”5

3
Ky simbol është shkurtimi i madhërimit që i bëhet Allahut në Arabisht: Subhanehu ue Te’ala,
që do të thotë: I pastër nga çdo e metë dhe i lartësuar është Allahu.
4
Fatir, 3.
5
Nahl, 17.

© Selefi . org 4
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Pra, veçse Allahu është Krijuesi i vetëm. Ai krijoi gjithçka, dhe e ka


caktuar krijimin përpara se ai të vinte në ekzistencë. Krijimi i Tij përfshin
atë çfarë ka bërë Ai Vetë me veprat e Tij dhe përfshin gjithashtu edhe
veprat e krijesave. Prandaj, ky është shkak për plotësimin e Besimit në
Kader, që të besosh se Allahu është Krijuesi i veprave të robërve, sikurse
thotë Ai ():

“Ndërsa Allahu ju ka krijuar ju dhe atë që bëni e veproni ju!”6

Një aspekt i kuptimit të kësaj është se veprat e robit janë pjesë e cilësive të
tij. Kështu, përderisa robi është një krijesë e Allahut, atëherë Allahu është
Krijuesi i tij dhe Krijuesi i cilësive të tij gjithashtu. Kjo mund të kuptohet
gjithashtu edhe nga aspekti që veprat e robit janë rezultat i vendimit dhe
aftësisë së tij, ndërsa të dyja këto cilësi (vendim-marrja dhe aftësia) janë të
krijuara nga Allahu (). Kështu që, krijuesi i shkakut është gjithashtu
krijuesi i rezultatit.

Pyetje:
Si të bëjmë bashkimin midis njësimit të Allahut të vetëm () me veprën e
krijimit dhe me faktin që ka edhe të tjerë përveç Allahut që cilësohen me
veprimin e krijimit, siç tregon ajeti i mëposhtëm:

6
Saffat, 96.

© Selefi . org 5
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

“Pra, i Bekuar është Allahu, Më i Miri i krijuesve.”7

Kjo është treguar gjithashtu edhe në thënien e Pejgamberit ()8 për ata që
bëjnë piktura (të qenieve humane):

“Do t’u thuhet atyre (në Ditën e Ringjalljes): Jepuni jetë asaj që keni krijuar!”

P ë r g j i g j e:
Përgjigja e kësaj pyetjeje është se askush tjetër përveç Allahut nuk mund të
krijojë ashtu siç krijon Ai; ata nuk kanë mundësi dhe nuk janë të aftë që të
sjellin diçka në ekzistencë nga hiçgjë, as nuk kanë mundësi dhe nuk janë të
aftë që t’i japin jetë të vdekurit. “Krijimi” i dikujt tjetër përveç Allahut
është thjesht ndryshimi apo shndërrimi i diçkaje nga një gjendje në një
gjendje tjetër, por prapë se prapë në origjinë ajo është krijimi i Allahut ()
dhe i askujt tjetër përveç Tij. Kështu, për shembull ai që pikturon imazhe:
kur ai pikturon një imazh, në të vërtetë ai nuk po sjell diçka në ekzistencë.
Por, maksimumi që mund të bëjë ai është shndërrimi i diçkaje nga gjendja
e saj fillestare në një gjendje tjetër, si për shembull shndërrimi i argjilës në
imazhin e një shpendi apo të një deveje. Ose ai mund ta shndërrojë një
tablo të bardhë në një pikturë plot ngjyra duke piktutuar në të. Por, sërish
piktura dhe tabloja në origjinë janë vetëm se krijesa të Allahut.

7
Mu’minun, 14.
8
Ky simbol është shkurtimi i përshëndetjes që jepet për të Dërguarin e Allahut në Arabisht:
Sal-lAllahu ‘Alejhi ue Sel-lem, që do të thotë: Lavdërimi dhe Bekimi i Allahut qoftë mbi
Pejgamberin e Tij.

© Selefi . org 6
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Ky është dallimi midis cilësimit të Allahut me veprën e krijimit dhe


cilësimin e krijesave me të. Duke e kuptuar këtë, atëherë realizohet njësimi
i Allahut () me veprimin e krijimit që është i veçantë vetëm për Të.

Së dyti, për sa i përket njësimit të Allahut të vetëm lidhur me zotërimin


dhe sundimin: Allahu është Zotëruesi i vetëm Absolut i gjithçkaje. Ai ()
ka thënë:

“I Bekuar është Ai në Dorën e të Cilit është sundimi dhe Ai është i


Zoti për të bërë çdo gjë.”9

Dhe Ai thotë:

“Thuaju: Në Dorë të Kujt është i sundimi i gjithçkaje? Dhe Ai


mbron gjithçka, ndërsa kundër të Cilit nuk ka asnjë mbrojtës.”10

Pra, Zotëruesi dhe Mbreti i vërtetë e absolut është vetëm Allahu ().
Cilësimi i krijesave me zotërim përveç Allahut bëhet thjesht nga aspekti i
atyre gjërave që posedojnë krijesat. Allahu () e ka pohuar këtë lloj
zotërimi në thënien e Tij:

“...ose të atyre (shtëpive) që i zotëroni çelësat e tyre.”11

9
Mulk, 1.
10
Mu’minun, 88.

© Selefi . org 7
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Dhe në ajetin:

“...përveç me bashkëshortet ose ato që zotëron dora e tyre e


djathtë.”12

Ka edhe ajete të tjera që tregojnë se edhe krijesat përveç Allahut kanë


njëfarë zotërimi apo posedimi. Megjithatë, ky posedim nuk është njësoj si
zotërimi i Allahut. Ai është posedim i kufizuar që e ka dikush. Për
shembull, një shtëpi e caktuar që zotëron Zejdi nuk mund të jetë
anasjelltas edhe në zotërimin e ‘Amrit. Përveç kësaj, ky zotërim është i
kufizuar ngaqë njerëzit nuk janë të lejuar që të bëjnë gjithçka që duan me
pasurinë apo me ato që posedojnë përveç se atë që i lejon Allahu. Për këtë
arsye, Pejgamberi () e ndaloi shpërdorimin e parave dhe Allahu ka thënë:

“Dhe mos u jepni mendjelehtëve pasurinë që Allahu e ka bërë mjet


jetese për ju.”13

Kjo tregon se zotërimet e njerëzve janë të bazuara mbi një zotërim të


kufizuar. Në të kundërt, zotërimi i Allahut () është një zotërim absolut
dhe i plotë. Allahu bën me të çfarë të dojë; Ai nuk do të pyetet për të,
mirëpo ata do të pyeten.

11
Nur, 61.
12
Mu’minun, 6.
13
Nisa, 5.

© Selefi . org 8
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Së treti, për sa i përket kontrollimit të çdo çështjeje, vetëm Allahu ()


njësohet me këtë veprim. Ai është i Vetmi i Cili kontrollon të gjitha
çështjet e krijesave. Ai kontrollon qiejt dhe tokën, sikurse Ai thotë:

“I Tij është krijimi dhe urdhërimi. I bekuar është Allahu, Zoti i


gjithçkaje që ekziston.”14

Ky është një kontroll i plotë dhe gjithëpërfshirës; asgjë dhe askush nuk
mund ta ndalojë vendimin e Tij. Kurse për sa i përket kontrollit që kanë
krijesat, si për shembull një njeri që kontrollon pasurinë apo fëmijët e tij
apo ata që janë në shërbim të tij, ky është një farë kontrolli i kufizuar.

Me këtë që thamë bëhet e qartë vërtetësia dhe saktësia e përkufizimit tonë


që Teuhidi Rububije është që të njësohet Allahu i vetëm me veprimin e
krijimit (të gjithçkaje), zotërimit (të gjithçkaje) dhe kontrollimin (e
gjithçkaje).

14
A’raf, 54.

© Selefi . org 9
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

2 – Teuhidi Uluhije

4
Teuhidi Uluhije është që të njësohet Allahu i vetëm me të gjitha veprat e
adhurimit. Njerëzit nuk duhet të marrin të tjerë bashkë me Allahun për t’i
adhuruar apo për t’iu afruar atyre ashtu siç bëjnë me Allahun (). Kjo
është ajo kategori e Teuhidit në të cilën devijuan mushrikët, ata mushrikë
të cilët i luftoi Pejgamberi (), ata të cilëve u humbi siguria e jetës,
pasurisë, pronës dhe shtëpisë që zotëronin. Kjo është ajo kategori e
Teuhidit me të cilin u dërguan të Dërguarit dhe zbritën Librat, bashkë me
kategoritë e tjera: Teuhidi Rububije dhe Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të
Allahut. Por aty ku u përqëndruan më së shumti të Dërguarit në
korrigjimin e popujve të tyre ishte pikërisht kjo kategori e Teuhidit:
Teuhidi Uluhije.

Teuhidi Uluhije është që njerëzit të mos i kushtojnë asnjë formë të


adhurimit të tjerëve në vend të Allahut () - qoftë ndonjë ëngjëlli të afërt
tek Allahu, qoftë ndonjë të Dërguari nga Allahu, qoftë ndonjë eulijau
(njeri i mirë e i devotshëm ndaj Allahut) apo çdo krijesë tjetër. Adhurimin
nuk e meriton askush tjetër përveç Allahut të vetëm. Dhe ai që e shkel
këtë kategori të Teuhidit duke mos i zbatuar të gjitha kërkesat e tij, atëherë
ai është mushrik, kafir edhe nëse ai do të pranonte dhe besonte Teuhidin
Rububije dhe Teuhidin e Emrave dhe Cilësive të Allahut. Nëse dikush do
të besonte se Allahu () është i vetmi Krijues, Zotërues dhe Kontrollues
i të gjitha çështjeve dhe se Ai meriton ato Emra dhe Cilësi që i përkasin

© Selefi . org 10
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Atij, por nga ana tjetër ai adhuron të tjerë bashkë me Allahun, atëherë atij
s’ka për t’i bërë kurrëfarë dobie pranimi i dy kategorive të tjera të Teuhidit.
Andaj, nëse dikush do ta besonte plotësisht Teuhidin Rububije dhe
Teuhidin el-Esma ues-Sifat por megjithëkëtë ai shkon tek varri i një të
vdekuri dhe e adhuron atë, ther kurban për të dhe kërkon t’i afrohet atij,
atëherë ky person është mushrik, një kafir i cili është caktuar që të banojë
në Zjarr përgjithmonë. Allahu thotë:

“Vërtet, ai që i bën shok në adhurim Allahut, atëherë Allahu e ka


bërë haram (të ndaluar) Xhennetin për të dhe vendbanimi i tij do të
jetë Zjarri. Dhe për Dhalimunët (ata që adhurojnë të tjerë në vend të
Allahut, mosbesimtarët, keqbërësit e mizorët) nuk do të ketë asnjë
ndihmues.”15

Çdo njeri që e ka lexuar Librin e Allahut () e di se mushrikët të cilët i


luftoi Pejgamberi (), që e bëri të lejuar jetën dhe pasurinë e tyre, i robëroi
familjet e tyre dhe ua konfiskoi pronat e tyre – ishin ata njerëz të cilët
besonin dhe pranonin se vetëm Allahu është Zoti dhe Krijuesi; ata nuk
bënin Shirk tek ky besim që kishin. Por gjithsesi, ata adhuronin të tjerë
bashkë me Allahun. Dhe me këtë ata u bënë krejtësisht mushrikë.

15
Ma’ide, 72.

© Selefi . org 11
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

3 — Teuhi el-Esma ues-Sifat


(Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut)

4
Teuhidi el-Esma ues-Sifat është që të njësohet Allahu i vetëm me atë që
Ai e ka quajtur dhe e ka përshkruajtur Veten e Tij në Librin e Tij apo me
gjuhën e të Dërguarit të Tij (). Kjo bëhet duke pohuar çdo Emër dhe
Cilësi që Allahu ka pohuar për Veten e Tij, pa shtrembëruar dhe pa
mohuar kuptimin e tyre, duke mos besuar që ato janë të ngjashme me ato
të krijesave dhe duke mos pyetur “si” janë ato. Është detyrë që të besohet
se çdo Emër apo Cilësi me të cilat Allahu e ka quajtur dhe përshkruajtur
Veten e Tij janë të vërteta. Megjithatë, ne nuk i gjurmojë apo hetojmë ato
duke pyetur “si” janë ato dhe ne nuk besojmë që ato të jenë të ngjashme
me emrat dhe cilësitë e krijesave në asnjëfarë mënyre.

Kjo është kategoria e Teuhidit në të cilën devijuan grupe të ndryshme të


këtij Umeti, ata të cilët falen drejt të njëjtës kible njësoj si ne dhe i quajnë
vetet e tyre Muslimanë.

Prej këtyre grupeve janë ata që devijuan duke kaluar në ekstrimin e


mohimit duke u përpjekur gabimisht që të shmangeshin nga cilësimi i
Allahut me ndonjë mangësi16. Ekstremizmi i tyre ishte aq i rëndë sa që i
nxorri fare nga Islami. Grupet e tjera janë më pak të devijuara kurse disa të

16
Shënim i përkthyesit: Pra, ata i mohuan disa nga Emrat dhe Cilësitë e Allahut nga frika
se mos e përshkruanin Atë me cilësi që nuk i shkonin Madhështisë së Tij. Por, në këtë
mënyrë ata e mohuan atë që kishte shpallur Allahu i Lartësuar për Veten e Tij në Kur'an dhe
Sunet dhe kështu përfunduan në Kufër (mohim, mosbesim) dhe dolën nga Islami.

© Selefi . org 12
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

tjera janë më afër Ehli-Sunetit. Rruga e Selefëve lidhur me këtë kategori të


Teuhidit është se ata e quajnë Allahun dhe e cilësojnë Atë me atë që e ka
cilësuar Ai Veten e Tij. Ata pranojnë dhe besojnë se këto Emra dhe Cilësi
janë të vërteta, ashtu siç i përshtaten Allahut. Ata nuk i shtrembërojnë
kuptimet e tyre, nuk i mohojnë ato krejtësisht, nuk i hetojnë ato se si janë
dhe nuk besojnë se ato janë të ngjashme me emrat dhe cilësitë e krijesave.

Një shembull për këtë është se Allahu () e ka quajtur veten e Tij me
emrin el-Hajj (I Gjalli përgjithmonë) dhe el-Kajjum (Ai që kontrollon dhe
mban gjithçka). Kështu pra, neve na është bërë obligim që të besojmë se
el-Hajj është një nga Emrat e Allahut dhe duhet gjithashtu të besojmë çdo
cilësi që nënkupton ky emër, që është një jetë e përsosur, e përherëshme
dhe e plotë e cila nuk ka qenë e paraprirë nga asgjë dhe as nuk ka për të
përfunduar ndonjëherë. Allahu e ka quajtur gjithashtu Veten e Tij es-Semi’
(Gjithëdëgjuesi) dhe poashtu, ne e kemi detyrë që të besojmë se ai është
një nga Emrat e Tij dhe se Ai ka cilësinë e dëgjimit të plotë të githçkaje në
çdo kohë. Ai është cilësuar gjithashtu me veprimin e dëgjimit, i cili
nënkuptohet nga ky Emër dhe nga Cilësia e tij, ngase ai që quhet
“Dëgjues” por në të vërtetë nuk e ka cilësinë e dëgjimit dhe as nuk mund
t’i dëgjojë tingujt dhe zërat, atëherë kjo është një kundërthënie e
papranueshme.

Një shembull tjetër është se Allahu () thotë:

“Jehuditë thonë: “Dora e Allahut është e lidhur (e shtrënguar, Ai nuk


dhuron dhe nuk shpenzon nga Begatitë e Tij). “Qofshin të shtanguara

© Selefi . org 13
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

duart e tyre dhe qofshin të mallkuar ata, për atë çfarë u nxorri goja!
Përkundrazi, të dy Duart e Tij janë gjerësisht të shtrira. Ai shpenzon
nga Begatitë e Tij ashtu siç do Ai.”17

Në këtë ajet, Allahu thotë:

“Përkundrazi, të dy Duart e Tij janë gjerësisht të shtrira.”18

Ai ka pohuar për Veten e Tij se ka dy Duar duke i përshkruar ato se janë


gjerësisht të shtrira, që do të thotë se Ai dhuron e jep me bujari. Pra, nga
kjo na bëhet obligim që të besojmë se vërtet Allahu ka dy Duar që janë
gjerësisht të shtrira dhe Ai jep e dhuron mirësi me bujari. Megjithatë, ne
jemi të detyruar gjithashtu që të mos mundohemi t’i imagjinojnë ato me
zemrat tona, as të flasim për to me gjuhët tona, as të pyesim se si janë në
realitet dhe ne nuk besojmë se ato janë të ngjashme me duart e krijesave,
ngase Allahu ():

“Asgjë nuk i ngjason Atij dhe Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”19

Ai ka thënë gjithashtu:

17
Ma’ide, 64.
18
Ma’ide, 64.
19
Shura, 11.

© Selefi . org 14
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

“Thuaj: “Gjërat që i ka ndaluar Zoti im janë el-Fauahish (gjynahet e


mëdha, çdo lloj afrimi me gratë jashtë martesës etj.) që kryhen hapur ose
fshehur, gjynahet (e tjera të çdo lloji), shtypja pa të drejtë, vënia shok
Allahut në adhurim, gjë për të cilën Ai nuk ka dhënë asnjë të drejtë
e asnjë provë, si dhe të folurit për Allahun për gjëra për të cilat ju
nuk keni asnjë dijeni.”20

Dhe Ai () thotë:

“Dhe mos ndiq (mos fol, mos bëj) atë gjë për të cilën s’ke dijeni. Me
të vërtetë që të dëgjuarit, të shikuarit dhe zemra, secila prej tyre do
të pyetet (nga Allahu në Ditën e Llogarisë).”21

Pra, kushdo që beson apo thotë se këto dy Duar të Allahut janë të


ngjashme në ndonjëfarë mënyre me duart e krijesave, atëherë ai ka
mohuar dhe e ka përgënjeshtruar thënien e Allahut:

“Asgjë nuk i ngjason Atij; Ai është Gjithëdëgjuesi, Gjithëshikuesi.”22

Dhe gjithashtu, një person i tillë nuk i është bindur urdhërit të Allahut kur
Ai thotë:

20
Araf, 33.
21
Isra, 36.
22
Shura, 11.

© Selefi . org 15
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

“Dhe mos bëni përngjasime me Allahun.”23

Kurse për sa i përket atij që bën pyetje rreth tyre apo tregon se “si” janë
ato, atëherë ai ka folur për Allahun gjëra për të cilat ai nuk ka dije dhe ka
ndjekur diçka rreth së cilës ai nuk ka dije.

Po japim një shembull në lidhje me Cilësitë e Allahut, që është Ngritja e


Allahut mbi Arshin e Tij (Isteua). Allahu ka pohuar për Veten e Tij se Ai u
ngrit lartë mbi Arsh duke e përmendur këtë në shtatë vende në Librin e
Tij, që të gjitha ato me fjalën “Isteua” (u ngrit mbi) dhe të gjitha të
shoqëruar me fjalët “alel-Arsh” (mbi Arsh). Nëse do t’i ktheheshim fjalës
“Isteua” nga aspekti i Gjuhës Arabe, do të shohim se kur ajo shoqërohet
me parafjalën “ala” (mbi, sipër), atëherë kuptimi mund të jetë vetëm “të
ngrihesh mbi diçka, ose të ngrihesh lart”. Kështu që, kuptimi i ajetit:

“I Gjithëmëshirëshmi u ngrit lart mbi Arshin.”24

dhe kuptimi i të gjitha ajeteve të tjera të ngjashme me të, është se Ai u


ngrit lart mbi Arshin e Tij me një ngritje e cila është e veçantë vetëm për
Të dhe vetëm për Arshin e Tij dhe nuk është si ngritja e krijesave. Kjo
ngritje pohoet për Allahun se është e vërtetë; Ai qëndron mbi Arshin e Tij
në një mënyrë që i ka hije vetëm Atij (). Kjo nuk i përngjan aspak
mënyrës se si njerëzit ngrihen apo ulen në karrige, apo se si hipin lart mbi
kafshët e tyre të udhëtimit. Kjo nuk i përngjan as mënyrës se si njerëzit

23
Nahl, 74.
24
Ta-Ha, 5.

© Selefi . org 16
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

hipin mbi varkat e tyre, sikurse ka përmendur Allahu në thënien e Tij (ku
ka përdorur fjalën “Isteua”):

“Dhe Ai ka bërë për ju anije dhe kafshë mbi të cilat udhëtoni, me


qëllim që ju të hipni në to (litesteu) të sigurt dhe pastaj, që të mund të
përkujtoni Mirësinë e Zotit tuaj kur të hipni në to dhe të thoni:
“Lavdi i qoftë Atij i Cili e ka nënshtruar këtë për ne dhe ne kurrë
nuk do të mund ta kishim atë (nën pushtet me përpjekjet tona).”25

Kështu pra, ngritja e krijesave mbi diçka - “Isteua” - nuk është aspak e
ngjashme me mënyrën se si Allahu u ngrit mbi Arshin e Tij sepse:

“Asgjë nuk i ngjason Atij.”26

Kurse për sa i përket atij që thotë: “Kuptimi i ngritjes së Allahut mbi


Arshin e Tij (isteua), në të vërtetë është pushtimi i Arshit (isteula),” ky njeri
ka gabuar rëndë sepse kjo është ndryshim dhe shtrembërim i fjalës nga
kuptimi i saktë që ka dhe që nënkupton ajo, duke e hequr atë nga vendi që

25
Zukhruf, 12-13.
26
Shura, 11.

© Selefi . org 17
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

i takon.27 Gjithashtu, ajo është në kundërshtim të plotë me ixhmanë që


kishin Sahabët dhe Tabi’inët. Kështu që, çdo gjë që përmban një kuptim
të pabazë, të pavërtetë për Allahun () nuk do të pranohet kurrë nga
besimtari. Kur'ani u shpall në një Gjuhë Arabe mjaft të qartë, sikurse
thotë Allahu ():

“Me të vërtetë, Ne e bëmë atë Kur’an në Arabisht që ndoshta ju do


të mund ta kuptoni.”28

Dhe sipas kontekstit ku përdoret fjala “Isteua” në Gjuhën Arabe, ajo do të


thotë që të ngrihesh lart apo të vendosesh mbi diçka. Pra, kuptimi i
“Ngritjes lart mbi Arsh” [Isteua ‘alel-Arsh] është se Ai u ngrit mbi të në një
mënyrë që i shkon për shtat vetëm Krenarisë dhe Lartmadhërisë së Tij.
Shpjegimi i kësaj ngritjeje (Istiua) si “pushtim” (Isteula) është padyshim
shtrembërim i kuptimit të vërtetë që ka kjo fjalë pasi ky është mohim i
kuptimit të vërtetë që tregon gjuha e Kur'anit se ajo është “ngritje”. T’i
japësh asaj ndonjë kuptimi tjetër nuk është aspak e vërtetë dhe është
totalisht një gënjeshtër.

Përveç kësaj, ne e dimë nga Selefët dhe brezat që erdhën pas tyre se ata
ishin të gjithë të bashkuar në këtë kuptim dhe nuk është transmetuar as
27
Allahu i ka dënuar ata që e bëjnë këtë gjë, duke thënë:

“Nga jehuditë ka edhe prej atyre që ua ndërrojnë vendin e vërtetë fjalëve.” [Nisa, 46]
28
Zukhruf, 3.

© Selefi . org 18
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

edhe një fjalë e vetme prej tyre që ta shpjegojnë me një kuptim tjetër. E
nëse vjen në Kur'an apo në Sunet një fjalë për të cilën nuk ka asnjë
transmetim nga Selefët që ta kenë shpjeguar atë me një kuptim tjetër nga
kuptimi i jashtëm i saj, atëherë rregulli bazë është se ata e pranuan dhe
qëndruan tek ky kuptim i jashtëm dhe besuan në çdo gjë që tregonte ai.

Nëse pyet dikush: “A ka ardhur ndonjë transmetim ku tregohet se Selefët


e kanë shpjeguar fjalën “Isteua” me kuptimin e “ngritjes”?”

Ne përgjigjemi: Po, nuk ka dyshim që është transmetuar nga Selefët. Por


edhe sikur të supozonim se nuk ka ardhur asgjë e hollësishme, atëherë,
prapëseprapë parimi bazë është që çdo fjalë e cila ka ardhur në Kur'an apo
në Sunetin Profetik, kuptimi i saj duhet të merret ashtu sikurse kuptohet
në Gjuhën Arabe. Dhe me të vërtetë, këtë kuptim e kanë pohuar edhe
Selefët.

Kurse për sa i përket shpjegimit të fjalës “Isteua” si “Isteula” (mbisundim),


atëherë kjo do të nënkuptonte edhe kuptime të tjera që nuk janë të vërteta,
si për shembull:

1. Kjo do të nënkuptonte se Arshi përpara krijimit të qiejve dhe tokës


nuk ka qenë në zotërimin e Allahut, sepse Allahu () ka thënë:

“Vërtet që Zoti juaj është Allahu, i Cili krijoi qiejt dhe tokën
në Gjashtë Ditë dhe pastaj Ai “Isteva” (u ngrit lart e qëndroi
mbi) Arsh.”29

29
Arafat, 54.

© Selefi . org 19
Shejkh Muhamed bin Salih el-‘Uthejmin Teuhidi, kuptimi dhe kategoritë e tij

Pra, duke e shpjeguar fjalën “Isteua” këtu me kuptimin


“mbisundim”, atëherë nënkuptohet që Ai nuk ishte Mbisunduesi
dhe Kontrolluesi i Arshit përpara krijimit të qiejve dhe tokës dhe as
në kohën kur ato u krijuan!?

2. Nëse fjala “Isteua” do të nënkuptonte me të vërtetë “mbisundimin”,


atëherë gjithashtu do të ishte e saktë që të thuhet se Allahu “u ngrit
mbi” tokë dhe Ai “u ngrit mbi” çdo krijesë të Tijën (ashtu sikurse
Ai është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në kontrollin e plotë të
tyre). Nuk ka dyshim që ky është një kuptim i pavërtetë i cili nuk i
ka hije Allahut. ().

3. Kjo është një formë e ndryshimit të fjalëve nga vendi i tyre përkatës.

4. Kjo është në kundërshtim të plotë me ‘Ixhmanë (mendimin e


përbashkët) e Selefëve.

Së fundi, për sa i përket kësaj kategorie të Teuhidit - Teuhidi el-Esma ues-


Sifat (Teuhidi i Emrave dhe Cilësive të Allahut), e kemi obligim që të
pohojmë për Allahun çdo gjë që Ai ka pohuar për Veten e Tij, apo Emrat
dhe Cilësitë që ka pohuar i Dërguari i Tij, ashtu siç janë ato, pa e
shtrembëruar kuptimin e tyre, pa i mohuar ato, pa pyetur se “si” janë ato
dhe pa besuar se ato janë të ngjashme me ato të krijesave.

Përktheu: Alban Malaj


Burimi: TarbiyyahBookstore.com

© Selefi . org 20

You might also like