You are on page 1of 20

Paralelizma midis Medh’hebit të

Khauarixhëve
Dhe librit të Sefer Haualit

Dhahiratul−Irrxha
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

R e f l e k t i m:

“Unë nuk mendoja që autori të kishte arritur deri në këtë gradë!”

Fjalët e Imam Albanit - rahimehullah - pasi lexoi


librin “Dhahiratul-Irrxha” të Sefer Haualit.

“ Çfarë është gjithë ky shqetësim për Akijden Selefije?!!!...


Ti predikon Akijden Selefije në teori dhe pastaj praktikisht
thërret për në Akijden e Khauarixhëve!!!”

Fjalët e Shejkh Muhamed Aman el-Xhami -


rahimehullah - drejtuar Sefer Haualit.

Shënim: Më poshtë shpalosen disa nga gabimet e zëdhënësit të Muhamed Kutbit, ‘doktori’ i
Akijdes, Sefer el-Hauali, gabime të cilat përbëjnë veç majën e ajsbergut, por të mjaftueshme
për të nxjerrë një ide rreth besueshmërisë së tij si dijetar, devijimit të tij në çështjen e tekfirit,
ringjalljen e menhexhit të Khauarixhëve, sharjen dhe poshtërimin e Imamëve të Sunetit dhe
Hadithit, mbrojtjen e Bidatçijve dhe… dhe shumë cilësi të tjera të ulta. Imam Albani
(rahimehullah) ka nënvizuar rreth 80 gabime në këtë libër të zi, prandaj kije mendjen o ti
pasues i Sunetit dhe mos u mashtro nga ata që thërrasin drejt kësaj rruge, e cila nuk është
tjetër veçse rruga e ringjallur e Khauarixhëve që po u serviret të rinjve në këtë kohë me anë
të metodave më të sofistikuara e më djallëzore, e kamufluar me petkun e Selefizmit!!! Allahu
na ruajt nga lajthitja e na forcoftë në rrugën e drejtë!

© Selefi . org 2
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali akuzon për Irrxha’ pjesën më të madhe të


Umetit bashkë me Dijetarët dhe Imamët e tij:
Ka thënë Sefer el-Hauali: “Dhe askush nuk thotë që lënësi i namazit nuk
është kafir, përveç se ai që është prekur nga Irrxhaja, qoftë nëse e kupton
këtë apo jo.” [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 650-651]

Ai ka thënë gjithashtu: “...pa dijeninë e tyre që burimi i këtij dyshimi (për


mungesën e tekfirit ndaj atij që braktis namazin) dhe themeli i tij në të
vërtetë është nga Irrxhaja!!” [Dhahiratul-Irrxah’, fq. 419]

Dihet që Imamët si esh-Shafi’i dhe Malik ishin të këtij mendimi (që lënësi i
Namazit nuk është kafir), madje edhe disa nga Hanbelitë e mëvonshëm si Ibn
Kudame dhe të tjerë kanë patur këtë mendim. Mirëpo ky këtu (doktor Seferi)
mendon se dyshimi i Irrxhasë zuri vend në mendjet e atyre që u përmendën si
dhe tek shumë nga Dijetarët e Ehli-Sunetit.

Dhe në fakt kjo është ajo që të ndodh kur e braktis rrugën e Selefëve në
trajtimin e Bidatçijve dhe fillon të miqësohesh me ta dhe i lejon ata që të
manipulojnë arsyetimin - siç i ndodhi këtij të pafati, i cili u helmua nga
direktivat e Muhamed Kutbit, vëllai dhe njëkohësisht ambasadori i Sejjid Kutbit.

Këto janë fjalët e Shejkh ‘Abdur-Rrazzak el-‘Afifit (rahimehullah) që refuzon


shpifjen e lartpërmendur kundër të gjithë Umetit, në të cilën thuhet tekstualisht
se mosbërja e tekfirit mbi atë që braktis namazin është mendimi i xhumhurit
(shumicës së Dijetarëve):

“Dhe ky është mendimi më i famshëm dhe më i përhapur, dhe ai


pothuajse është Ixhma’, por nuk është Ixhma’, megjithatë për shkak të
numrit të madh të atyre që kanë mbajtur këtë mendim, ai pothuajse
është Ixhma’.” [Fetaua esh-Shejkh ‘Abdur-Rrazzak Afifi, fq. 394]

© Selefi . org 3
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali ka gënjyer për Shejkhul-Islam Ibn Tejmijen:


Për sa i përket thënies së Shejkhul-Islam Ibn Tejmije: “Dhe me këtë ka për të
marrë fund dyshimi rreth kësaj teme. Sepse shumë njerëz, madje shumica e
tyre, në të gjitha vendet e ndryshme nuk i ruajnë pesë namazet e tyre dhe as nuk
i braktisin ato plotësisht. Por, ndonjëherë ata falen dhe ndonjëherë e lënë
namazin.

Kështu që, këta njerëz kanë edhe Iman edhe Nifak dhe atyre u përkasin
gjykimet e jashtme të Islamit në lidhje me trashëgiminë dhe çështjet e tjera.
Sepse, nëse këto gjykime zbatohen ende mbi një hipokrit të pastër siç është Ibn
Ubeji dhe hipokritët (që janë të hapur), atëherë më së shumti ky gjykim duhet të
zbatohet mbi ata (që ndonjëherë falen dhe ndonjëherë nuk falen)”, zëdhënësi i
Muhamed Kutbit pretendoi se: “Ajo që nënkuptohet këtu është se
Shejkhul-Islam - Allahu e mëshiroftë - ka përkrahur mendimin se njerëz
të tillë janë faktikisht qafira nga përbrenda.” [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 668]

Dhe kjo është një gënjeshtër dhe një shpifje e madhe kundër Shejkhul-Islam
Ibn Tejmijes, sepse nifaku me të cilin cilësohen këta njerëz (që herë falen dhe
herë nuk falen) është nifaku i veprës dhe jo ai i besimit, sepse është e pamundur
që edhe Imani edhe Nifaku (i madh) të ekzistojnë së bashku në zemër!!

Dhe për ta vërtetuar që kjo është një gënjeshtër dhe shpifje e madhe, më poshtë
janë fjalët e Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes të cilat e bëjnë të qartë qëllimin e tij
(në fjalët e lartpërmendura):

“Kurse për sa i përket atij që këmbëngul në lënien e namazit, duke mos u falur
kurrën e kurrës, dhe pastaj vdes në atë gjendje me këmbënguljen për të mos u
falur dhe për ta braktisur atë, atëherë ky njeri nuk është Musliman.

Megjithatë, shumica e njerëzve ndonjëherë falen dhe ndonjëherë e braktisin


namazin. Pra, ata nuk i ruajnë namazet e tyre, dhe kështu ata janë nën
kërcënimin e ndëshkimit. Dhe ata janë njerëzit që janë përmendur në hadithin e
transmetuar në Sunen nëpërmjet Ubades, nga Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) se ai ka thënë: “Janë pesë namaze që Allahu i ka urdhëruar për robërit e tij në një
ditë-natë. Kushdo që i ruan ato do ketë garanci nga Allahu se Ai do ta fusë në Xhenet, dhe
kushdo që nuk i ruan ato nuk ka për të patur ndonjë garanci nga Allahu. Nëse Ai
dëshiron, Ai do ta dënojë, dhe nëse Ai dëshiron, Ai do ta falë.”” 1
1
Shiko ‘Fetaua el-Kubra’ (Kapitulli: Kitabus-Salat, Çështja: Ai që braktis namazin pa patur
ndonjë arsye).

© Selefi . org 4
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali tallet dhe përul Imam Albanin:


Ka thënë zëdhënësi i Muhamed Kutbit: “Por, ai që lufton kundër ndjekjes
me fanatizëm ndaj medh’hebeve ka rënë vet në të (në Irrxha’), sikurse
Shejkhul-Albani.” [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 658]

Dhe ka thënë gjithashtu: “Dhe Shejkhu - Allahu e ruajt atë - është nga
njerëzit më të ashpër duke u larguar vetë dhe duke larguar të tjerët nga
taklidi (pasimi i verbër) i Hanefive në çështjet e degëzimeve (furu’,
d.m.th. në Fik’h). Por, si është e mundur kjo kur ajo (d.m.th. Irrxhaja)
është nga çështjet më madhore (është prej usuleve, d.m.th. prej çështjeve
të Akijdes)?” 2 [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 726]

Ai aludon këtu se si ka mundësi që Shejkhul-Albani ndalon nga taklidi në


çështjet e Fik’hut dhe pastaj ai bie vetë mu aty ku ranë Hanefitë në çështjet e
Akijdes (d.m.th. bie në Irrxha’).

Dhe e vërteta e kësaj çështjeje është se Imami dhe Muhadithi el-Albani po


rrënonte themelin e Irrxhasë në mendimin Hanefi, në komentimin që bëri rreth
30 vjet më parë tek Akideja Tahauije, 3 në një kohë kur Sefer Hauali ndoshta
ishte duke luajtur rrugëve.

2
Shejkhul-Albani ka thënë pak kohë para vdekjes së tij, Allahu e mëshiroftë, në një nga librat
e tij të fundit, “edh-Dhebb el-Ahmed ‘an Musned el-Imam Ahmed, fq. 33, botuar më 1420
Hixhrij (1999):

“Shejkhul-Islam Ibn Tejmije ka shpjeguar pikëpamjen që Imani përbëhet nga veprat dhe se
ai shtohet dhe pakësohet – [diskutimi i të cilit] nuk ka më nevojë për shqyrtim – në librin e tij
“el-Iman”. Dhe ai që kërkon më tepër hollësi le t’i kthehet atij. Unë them: Kjo është ajo që
kam shkruajtur më shumë se njëzetë vjet më përpara duke pohuar medh’hebin e Selefëve
dhe akijden e Ehli-Sunetit – dhe të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut – në çështjet që kanë të
bëjnë me Imanin, mirëpo tani na dalin disa injorantë të dalldisur të cilët janë shfaqur sot dhe
na akuzojnë për Irrxha’!!! Tek Allahu ankohemi për ligësinë, injorancën, devijimin dhe llumin
në të cilën ndodhen ata..”
3
Ka thënë Shejkhul-Albani - rahimehullah - në “Sherh ue Ta’likat ‘ala Akijdetu et-Tahauije” duke
komentuar përkufizimin e Imanit nga Imam Tahaui “Pohim (ikrar) me gjuhë dhe
vërtetim (tesdijk) me zemër.”: “Unë them: ky është medh’hebi i Hanefive, Maturidive,
medh’heb i cili kundërshton shumicën e Imamëve si Malik, Shafi’i, Ahmed el-Euza’i e të
tjerë, ngase të gjithë ata e shtuan veprimin tek shtyllat (e Imanit) duke ia bashkangjitur
pohimit (me gjuhë) dhe vërtetimit (me zemër). Dhe ky mospajtim mes këtyre dy
medh’hebeve nuk ka të bëjë formën (ndërsa në parim pajtohen me njëri-tjetrin), siç ka

© Selefi . org 5
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

menduar shpjeguesi (Ibn Ebil-‘Izz) – rahimehullah – duke përdorur argumentin që ata (të
gjithë, përfshi edhe Hanefitë) pajtohen se bërësi i gjynaheve të mëdha nuk del nga Imani dhe
se ai është në Dëshirën e Allahut: nëse Ai do e dënon dhe nëse Ai do e fal. Ngase edhe sikur
ky pajtim i tyre të ishte i saktë, atëherë nëqoftëse Hanefitë nuk do ta kundërshtonin
shumicën e tyre (d.m.th. shumicën e Selefëve) në përjashtimin e veprave nga Imani, po
kështu ata do të ishin pajtuar me ta (d.m.th. me Imamët e Selefëve) që Imani pëson shtim
dhe pakësim dhe se ai shtohet nga bindja dhe pakësohet nga mosbindja, ndërkohë që
argumentet nga Kur'ani dhe Suneti dhe transmetimet e Selefëve në lidhje me këtë temë janë
të shumta. Mirëpo Hanefitë insistuan në këtë thënie duke kundërshtuar kështu të gjitha ato
argumente të qarta e të detajuara në lidhje me shtimin dhe pakësimin (e Imanit), dhe pastaj
ata filluan të bënin një interpretim të gabuar të tyre, më saktë një interpretim të kotë…”

Shejkhul-Albani ka thënë gjithashtu (në Silsiletul-Ehadithus-Sahiha):


Kapitull: Imani shtohet dhe pakësohet
Një: Nga Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Besimtari nuk është besimtar kur është duke bërë zina, as nuk është besimtar
kur është duke pirë alkool, as nuk është besimtar kur është duke vjedhur dhe as nuk është besimtar kur
zhvat plaçkën e luftës ndërkohë që njerëzit nuk po e shohin.” Ai është sahih, siç gjendet në es-Sahiha
(n. 3000).
Dobi: E vërteta është se ky hadith, ndonëse kërkon shpjegim, ai është një argument kundër
Hanefive, ata të cilët nuk rreshtin së kundërshtuari Selefët me thënien e tyre se Imani as nuk
shtohet e as nuk pakësohet. Imani sipas mendimit të tyre është një gradë e vetme. Kështu që,
ata nuk e konceptojnë dot se si Imani mund të jetë i mangët. Dhe për këtë arsye (Muhamed
Zahid) el-Keutheri e refuzoi këtë hadith, ngaqë shpjegimi i saktë i hadithit është argument
kundër tyre, sepse kuptimi i tij është: “Ai nuk është besimtar me Iman të plotë, të përsosur.”
Ibn Bettal ka thënë: “Ehli-Suneti e kanë marrë Imanin në këtë hadith se ai është Imani i
plotë e i përsosur, ngase gjynahqari hyn në një gjendje më të ulët sesa ai që nuk bën gjynah.”
Kjo është përmendur nga el-Hafidh (10/28) dhe e ngjashme me këtë është ajo që përmendi
ai nga Imam Neveviu (12/49) i cili ka thënë: “Mendimi i saktë është se verifikuesit kanë
thënë që kuptimi i hadithit është se personi nuk i bën këto vepra të mosbindjes duke qenë
me Iman të përsosur e të plotë. Këto janë fjalë që përdoren për mohimin e diçkaje dhe ajo që
kuptohet këtu është mohimi i përsosmërisë (së Imanit), ashtu siç është thënë, “Asgjë nuk
është dituri përveç asaj që të bën dobi, asgjë nuk është pasuri pasuri përveç asaj që fitohet
dhe nuk ka jetë përveç asaj në Ahiret.” Pastaj el-Hafidh e përforcoi këtë në një shqyrtim të
gjatë e të shkëlqyer, andaj referoju atij.
Dhe është nga gjërat më të çuditshme që Shejkh el-Kaarij, ndonëse është Hanefi fanatik, ai e
shpjegoi këtë hadith ashtu siç është sqaruar nga Ibn Bettal dhe en-Nevevi, duke thënë (ne el-
Mirkat, 1/105): “Shokët tanë kanë shpjeguar se ky hadith i referohet besimtarit që ka Iman të
përsosur…” dhe pastaj tha: “…në përputhje me mendimin se Imani është (vetëm) tesdijk
(vërtetim me zemër) dhe veprat janë jashtë (realitetit të) Imanit.”!
Dhe kjo thënie bie në kundërshtim me atë shpjegim, andaj reflektoni.

© Selefi . org 6
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Dy: Hadithi, “Imani është vendosur në zemër ashtu siç janë vendosur malet. Shtimi dhe pakësimi i tij është
kufr (mosbesim).” Ky hadith është meudu’ (i shpikur). Ai është në ed-Da’ife (n. 464).
Dobi: Ky hadith bie në kundërshtim me shumë ajete që janë të qarta në përmendjen e
shtimit të Imanit, siç është thënia e të Lartësuarit: “…që ata të cilët kanë Iman të mund
t’u shtohet Imani i tyre…” [el-Fet’h, 4]
Kështu që, kjo mjafton si argument për të nxjerrë në shesh sajimin e haditheve të tillë,
ndonëse një grup njerëzish kanë folur me kuptimin e tij!” [Nadhmul-Feua’id fij Silsiletil-Albani
minel-Feua’id, 1/42-44, përpiluar nga ‘Abdul-Latijf bin Muhamed bin Ebij Rabij’]

© Selefi . org 7
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Një tjetër shpifje e hapur nga Sefer Hauali:


Ka thënë Sefer el-Hauali: “Vërtet, Ehli-Suneti dhe Xhemati janë pasues të
teksteve Sheriatike në çdo çështje. Dhe për çdo gjë që Sheriati ka deklaruar se
është kufër në kuptimin absolut, atëherë në mendimin e tyre ajo është kufër në
mënyrë absolute (d.m.th. kufër i madh) - siç është ai që braktis namazin ose
ai që praktikon magji ose ai që ka gjykuar me një ligj tjetër nga ai që
është shpallur nga Allahu. Dhe ata e quajnë një person të tillë qafir në
kuptimin absolut. Kurse sa i përket veprave të cilat Sheriati ka deklaruar se
janë nga veprat e mosbindjes (gjynahut), por që janë quajtur gjithashtu kufër,
atëherë edhe ato i quajnë vepra kufri, por ata nuk e shpallin qafir atë që bie tek
këto vepra.” [Dhahiratul-Irrxha’, 723]

A keni parë ndonjëherë guximtar të tillë si ky doktor në Akijde?! Dhe a keni


parë ndonjë shpifje kaq të madhe kundër Ehli-Sunetit dhe Xhematit? Doktori
tentoi që ta kalonte braktisjen e namazit dhe gjykimin me diçka tjetër në vend të
asaj që ka shpallur Allahu si kufër të madh në kuptimin absolut. Ai i bëri bisht
sqarimit dhe shpjegimit të famshëm të Selefëve për këtë çështje, sqarimit të Ibn
‘Abbasit, sqarimit të Selefëve të shkuar dhe atyre që janë sot. Por në vend të tij,
ai përsëriti automatikisht mendimin e Sejjid dhe Muhamed Kutbit - që njihen
për Tekfirin dhe Khuruxhin e tyre – të cilët kuptimin e jashtëm të ajetit në
Suren el-Ma’ide e zbatojnë mbi të gjithë Udhëheqësit pa përjashtim!!

Ka thënë Shejkhul-Islam Ibn Tejmije: “Dhe kur është thënia e Selefëve që


njeriu mund të ketë në vetvete imam dhe nifak, atëherë e njëjta gjë është
se ai mund të ketë iman dhe kufr (në vetvete). Por Ibn ‘Abbasi dhe shokët
e tij ka thënë, “nuk është kufri që të nxjerr nga Feja”, për sa i përket thënies së
Tij, “dhe kush nuk gjykon me atë që ka shpallur Allahu, ata janë qafira.”
Ata kanë thënë: “Kufr që nuk të nxjerr nga Feja.” Dhe Imam Ahmedi me
Imamë të tjerë të Sunetit i ndoqën ata në këtë.” [Mexhmu’ul-Fetaua, 7/312]

Ai ka thënë gjithashtu: “Personi mund të jetë Musliman dhe njëkohësisht mund


të ketë në vetvete diçka prej kufrit poashtu, kufr që nuk të nxjerr nga Feja, kufr
dune kufr (kufr më pak se kufri), siç është thënë nga Ibn ‘Abbasi 4 dhe shokët e tij
4
Shejkh Ibn ‘Uthejmin ka thënë gjatë komentimit që i bën kasetës së Shejkhul-Albanit me
titull “Tahdhir min Fitneh et-Tekfir”: “Shejkhul-Albani e ka përdorur këtë ether (transmetim) të
Ibn ‘Abbasit si argument dhe poashtu dijetarë të tjerë e kanë pranuar këtë ether, ndonëse në
zinxhirin e transmetimit të tij ka diçka. Sidoqoftë, ata e kanë pranuar atë për shkak të
vërtetësisë dhe realitetit të tij, siç tregohet në shumë tekste, ngase Pejgamberi (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Sharja e Muslimanit është fisk (gjynah, mosbindje) kurse luftimi i tij është

© Selefi . org 8
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

në lidhje me thënien e Allahut: “Dhe kush nuk gjykon me atë që ka


shpallur Allahu, të tillët janë mosbesimtarë.” 5 Ata kanë thënë: “Ky nuk
është kufri që të nxjerr nga Feja, ai është kufër dune kufër (kufër më pak se kufri),
dhulm (padrejtësi, zullum) i vogël dhe fisk i vogël (që është mosbindje ndaj
Allahut).” Poashtu, këtë e ka përdorur si argument edhe Imam Bukhari në
Sahihun e tij tek “ Libri i Imanit” ku ai fillon me pohimin e medh’hebit të Ehli-
Sunetit dhe Xhematit (lidhur me këtë çështje).” [Mexhmu’ul-Fetaua, 7/350]

Ibnul-Kajjim ka thënë: “Dhe është një rregull tjetër, që kufri është dy llojësh:
kufri i veprës dhe kufri i mohimit me këmbëngulje (xhuhud) dhe refuzimit me
kryeneçësi (‘inad). Sa i përket kufrit me xhuhud, ai është atëherë kur dikush nuk

kufr (mosbesim)”, por pavarsisht kësaj, luftimi kundër tij nuk e nxjerr personin nga Feja
sepse i Lartësuari ka thënë: “Dhe nëse dy grupe nga Besimtarët luftojnë kundër njëri-
tjetrit, atëherë bëni pajtim midis tyre…” deri aty ku Ai thotë: “Vërtet, Besimtarët janë
vëllezër, andaj bëni pajtim mes vëllezërve tuaj.” Megjithatë, kur kjo nuk u pëlqeu atyre
që kanë rënë në fitnen e Tekfirit, ata fillun të thonë: “Ky transmetim është i papranueshëm!
Ai nuk është transmetuar saktësisht nga Ibn ‘Abbasi!” Atyre u themi: “Si nuk qenka i saktë
ndërkohë që ai është pranuar dhe është marrë nga ata që janë më të mëdhenj se ju dhe më të
ditur se ju në hadith?! Kurse ju thoni: “Ne nuk do ta pranojmë atë.”

Sikur të pranonim që çështja ishte ashtu siç thatë ju se ai nuk është i saktë nga Ibn ‘Abbasi,
atëherë ne kemi plot tekste të tjera që tregojnë se kufri mund të përdoret në diçka pa
nënkuptuar kufrin që të nxjerr nga Feja, siç është në ajetin që u përmend më parë dhe
gjithashtu gjendet në thënien e tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem): “Ka disa gjëra në Umetin tim që
janë kufr: sharja e prejardhjes dhe vajtimi i të vdekurit.” Dhe ne nuk i nxjerrim këta (që bëjnë këto
gjëra) nga Umeti. Megjithatë, çështja është ashtu siç është thënë: Mangësia në dije dhe
mangësia në kuptimin e rregullave të përgjithshme të Sheriatit është ajo që sjell këtë devijim,
siç ka thënë edhe Shejkhul-Albani - Allahu i dhënë atij sukses – në fillim të fjalëve të tij.
Pastaj është edhe një çështje tjetër, dhe kjo çështje është qëllimi i keq që shpesh sjell këtë
kuptim të keq, sepse kur njeriu do diçka, kjo do ta drejtojë kuptimin e tij tek ajo që do ai, dhe
pastaj ai do t’i shtrembërojë tekstet (sheriatike) duke u bazuar në atë që do.

Dhe nga rregullat e mirënjohura të Ulemave është se ata thonë: Kërkoni argument pastaj
besoni, e mos besoni (fillimisht) pastaj të kërkoni argument (që të mbështesni atë që besoni)
dhe për rrjedhojë të devijoni.

Prandaj, shkaqet (e këtij devijimi) janë tre: 1) mangësi në dijen Sheriatike, 2) mangësi në
kuptimin e rregullave të Sheriatit dhe 3) kuptimi i keq që bazohet në qëllime të këqia.

Kurse sa i përket etherit (të Ibn ‘Abbasit) që u përmend më parë, atëherë neve na mjafton që
Ulematë më të ditur e më të specializuar si Shejkhul-Islam Ibn Tejmije, Ibnul-Kajjim dhe të
tjerë, të gjithë ata e kanë pranuar (këtë ether), ata flasin dhe i referohen atij, kështu që
transmetimi është i saktë.”
5
El-Ma’ide, 44.

© Selefi . org 9
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

beson në atë që ka sjellë i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga Allahu, nga
mohimi me këmbëngulje (xhuhud) dhe refuzimi me kryeneçësi (‘inad), prej
Emrave, Cilësive, Veprave dhe gjykimeve të Zotit. Ky lloj kufri e mohon
besimin (Imanin) nga çfarëdolloj aspekti. Kurse sa i përket kufrit të veprës, ai
ndahet në dy lloje: një lloj që mohon Imanin dhe një lloj që nuk e mohon
Imanin. Kështu, t’i përulesh një idhulli, tallja me mus’hafin (Kur'anin), luftimi i
Pejgamberit dhe sharja e tij e mohon Imanin (d.m.th. Islamin). Kurse gjykimi
me diçka tjetër në vend të asaj që ka zbritur Allahu dhe braktisja e namazit, këto
janë absolutisht prej kufrit në vepra. Dhe ai që gjykon me diçka tjetër në
vend të asaj që ka shpallur Allahu është mosbesimtar dhe ai që lë
namazin është mosbesimtar për shkak të gjykimeve që janë transmetuar
nga i Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), por sidoqoftë ky është
kufri i veprës dhe jo kufri i besimit. Gjithashtu nuk mundet që Allahu - i
pastër është Ai nga çdo mangësi - ta quajë mosbesimtar atë që gjykon me diçka
tjetër në vend të asaj që ka shpallur Allahu dhe nuk mundet që i Dërguari i
Allahut ta quajë atë që lë namazin qafir dhe pastaj të mos e zbatojë edhe mbi ta
emërtimin ‘qafir’. 6 Dhe i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) e mohoi
6
Shejkh Ibn ‘Uthejmin ka thënë: “Gjithashtu, prej kuptimit të keq është thënia e atij që i ka
mveshur Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes kinse ai ka thënë, “Kur kufri përmendet me nyjen
shquese “el” (d.m.th. kur përdoret fjala el-kufr), atëherë me të nënkuptohet kufri i madh (kufr
ekber)”, pastaj ai kërkon ta përdorë këtë thënie si argument për të bërë tekfir duke u bazuar
në ajetin “atëherë ata janë qafira” (el-Ma’ide, 44), ndonëse në këtë ajet nuk ka asgjë që
tregon se ky është kufri (el-kufr, pra kufri që të nxjerr nga Feja)!

Kurse sa i përket thënies së saktë të Shejkhul-Islam Ibn Tejmijes, atëherë, ky është dallimi i
tij - Allahu e mëshiroftë - midis kufrit me nyje shquese (el-kufr) dhe kufrit pa nyje shquese
(kufr). Kështu që, sa i përket cilësimit (me kufr), atëherë është e saktë nëqoftëse themi “ata
janë mosbesimtare (haula’i kafirun)”, ose “ata janë mosbesimtarët (haula’i el-kafirun)” duke u
bazuar në kufrin me të cilin ata janë përshkruar, në kufrin që nuk të nxjerr nga Feja. Prej këtu
ai bëri dallim midis cilësimit të një vepre me kufër dhe cilësimit të vepruesit të saj me kufër.”

Prandaj, në bazë të kësaj, shpjegimi që i bëjmë këtij ajeti në mënyrën që është përmendur
është se ne gjykojmë që gjykimi me ligje të tjera në vend të atyre që ka shpallur Allahut nuk
është kufr që të nxjerr nga Feja, por është kufr në vepër, ngaqë gjykatësi (hakim) është
shmangur me këtë veprim nga ajo që ishte drejtë për të bërë. Nuk duhet të bëhet dallim këtu,
midis një njeriu që merr një ligj sekularist (kanun uad’ij) nga të tjerët dhe pastaj e bën pikë
referimi për gjykimin në shtetin e tij (juhakimuhu fij deuletihi) dhe midis atij që nxjerr vetë ligj
dhe pastaj e vendos këtë ligj sekularist në vend, ngaqë çështja më e rëndësishme është: A e
kundërshton ky ligj Ligjin e Allahut apo jo?”

[Shkëputur nga kaseta e Shejkh Ibn Uthejminit në të cilën ai komenton kasetën e Shejkhul-
Albanit me titull “Tahdhir min Fitneh et-Tekfir”]

© Selefi . org 10
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Imanin nga ai që bën zina, nga hajduti dhe nga ai që konsumon pije dehëse
(khamr). Poashtu, edhe nga ai person që fqinji i tij nuk ndihet i sigurt nga e
keqja e tij. 7 Kështu, kur emërtimi i Imanit i është mohuar një personi të tillë,
atëherë ai është qafir nga aspekti i veprimit të tij, ndërsa i mohoet kufri me
këmbëngulje (xhuhud) dhe besim (i’tikad). Kjo është e njëjtë me thënien e tij (sal-
lAllahu 'alejhi ue sel-lem): “Mos u bëni mosbesimtarë pas meje (d.m.th. pas largimit tim)
duke u mëshuar qafave të njëri-tjetrit.” [Fundi i fjalëve të Ibn Kajjimit në Kitabus-
Salat]

Gjithashtu, doktori ka gënjyer sërish duke pretenduar se ata e konsideronin


lënien e namazit si kufër të madh në mënyrë absolute!! Dhe këtë pikë e kemi
trajtuar më përpara.

Ka raste të tjera kur fjala kufër është përdorur në mënyrë absolute (d.m.th. është përdorur
fjala el-kufr) por me të nuk është për qëllim kufri që të nxjerrë nga Feja. Nesaiu transmeton
(në Sunen el-Kubra, n. 118) sikurse ‘Abdur-Rrazzaku (në Musanefin e tij, n. 20953) nga Ibn
‘Abbasi se ai ka thënë për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me gruan në anusin saj, se “ky
është kufri” (dhalike el-kufr).” Gjithashtu Bukhari ka transmetuar një hadith nga Ibn ‘Abbasi
(n.5273, si dhe në el-Fet’hul-Bari, 9/400) në të cilin gjendet thënia e gruas së Thabit bin
Kajsit, “Sido që të jetë, unë e urrej kufrin (el-kufr) në Islam” duke patur për qëllim
mosmirënjohjen ndaj të afërmve.
7
Shënim i përkthyesit: Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Pasha Allahun, ai
nuk beson. Pasha Allahun, ai nuk beson. Pasha Allahun, ai nuk beson.” Atij i thanë: “Kush o i
Dërguari i Allahut?” Pejgamberi (sal-lAllahu 'alejhi ue sel-lem) u përgjigj: “Ai person që fqinji i tij
nuk ndihet i sigurt nga e keqja e tij.” Transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi.

© Selefi . org 11
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali shtrembëron metodologjinë e Pejgamberëve:


Ka thënë Sefer Hauali, “Kush është çështja thelbësore për të cilën luftuan
Pejgamberët, Shehidët dhe të devotshmit?” dhe vazhdon në faqen që vijon,
“…nëse realiteti i ibadetit do të kishte qenë veç disa rituale të
devotshmërisë, atëherë asnjëra prej këtyre nuk do e meritonte dërgimin e
një karvani të Dërguarish e shpalljesh. Teuhidi Uluhije, Teuhidi
Rububije, Teuhidi Kauameh, Teuhidi Hakimije, Teuhidi i burimit të
Sheriatit, Teuhidi i metodologjisë së jetës, Teuhidi i drejtimit me të cilin
njerëzit udhëheqin plotësisht jetën e tyre në dynja… ky është Teuhidi që
e meriton dërgimin e të gjithë të Dërguarve!!” [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 94-96]

Dije se ai (doktor Seferi) ka përmendur këtu saktësisht fjalët e Sejjid Kutbit në


përkufizimin e Teuhidit me të cilin u dërguan të Dërguarit – dhe sipas
mendimit të Sejjid Kutbit, të Dërguarit u dërguan vetëm për hir të Hakimijes.
Kjo është arsyeja përse Sejjid Kutbi ka bërë gabime të rënda në shpjegimin e
Dëshmisë [La ilahe il-lAllah]. 8 Dhe në fakt ajo që ka patur për qëllim ky Kutbij
me llojet e Teuhidit që ka përmendur më lartë është çështja e gjykimit dhe
sundimit. Mundet që kjo të jetë arsyeja përse Sefer Hauali foli vetëm për
kuptimin sipërfaqësor të ajetit në suren el-Ma’ide, duke iu shmangur krejtësisht
tefsirit të Ibn ‘Abbasit dhe pastaj deklaroi se gjykimi me diçka tjetër në vend të
asaj që ka shpallur Allahu është kufr absolut, pa përmendur këtu sqarimin e
famshëm që kanë bërë Selefët në këtë çështje.

8
Sejid Kutbi ka thënë: “La ilahe il-lAllah, ashtu siç kuptohet nga një Arab që e njeh kuptimin
e saj gjuhësor (do të thotë): Nuk ka Hakimije, përveç asaj të Allahut dhe nuk ka Sheriat
përveç se nga Allahu dhe nuk ka autoritet për askënd, pasi autoriteti i takon vetëm
Allahut…” (Fij Dhilal el-Kur'anil-Kerim, 2/1006)

© Selefi . org 12
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali e lë të hapur temën e Akijdes për Ixhtihad:


Pretendimeve të Sefer Haualit që u përmendën më parë iu bashkangjitet edhe
pretendimi tjetër i tij kinse rebelimi kundër prijësave të prishur e tiranë është
një çështje ixhtihadi 9 për shkak të së cilës robi nuk mund të quhet bidatçi apo i
devijuar – duke ia mveshur këtë kuptim Imam Ahmedit, pasi ai thotë: “Dhe ne
shohim nga fjalët e Imam Ahmedit se kjo është nga ato çështje ku ka
ixhtihad dhe që peshohet sipas dobisë që vjen prej saj dhe është një
çështje në sajë të së cilës robi nuk duhet të quhet bidatçi apo i devijuar.”
[Dhahiratul-Irrxha’, fq. 263]

Kushdo që është familjar me librat e Akijdes së Selefëve e di se rebelimi kundër


një udhëheqësi Musliman gjynahqar është i ndaluar dhe Selefët e konsideronin
këtë si një nga çështjet e Akijdes, çështje të cilën e kundërshtuan vetëm
Khauarixhët dhe Murxhi’at.

Ibn Shahin ka transmetuar nga Sufjan eth-Theuri se ai ka thënë: “Murxhi’at e


bëjnë të lejuar përdorimin e shpatës kundër njerëzve të Kiblës (d.m.th.
kundër Muslimanëve në përgjithësi).” 10 Ai transmeton gjithashtu se i kanë
thënë ‘Abdullah Ibn Mubarakut: “Ti paske mendimin e Irrxhasë?” Ai u përgjigj:
“E si mund të jem Murrxhi’ kur unë nuk e bëj të lejuar përdorimin e
shpatës (kundër Muslimanëve).” 11 Më tej, Ebu ‘Uthman es-Sabuni transmeton
me një zinxhir transmetimi të saktë që shkon tek Ahmed bin Se’id er-Ribati se
ai ka thënë: “Abdullah bin Tahir më tha: O Ahmed, nuk ka dyshim se ju i
urreni ata (d.m.th. Murrxhi’at) duke u bazuar në injorancë, kurse unë i urrej ata
duke u bazuar në dije. Së pari, ata nuk besojnë që bindja i takon
udhëheqësit...” 12

9
Shejkh Salih el-Feuzan është kundërpërgjigjur në lidhje me këtë pretendim duke thënë:
“Kjo është gënjeshtër dhe një shpifje kundër të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe tek
kjo çështje nuk ka vend për Ixhtihad. Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) thotë: “Kushdo që
vjen tek ju, ndërkohë që jeni të bashkuar pas një njeriu, dhe ai kërkon që ta shpërbëjë bashkimin tuaj,
atëherë mëshojini qafës së tij, kushdo qoftë ai.” [Shkëputur nga audiokaseta me titull “Lika’ el-
Meftuh” Maj 2004. Shiko: www.Sahab.net/forums/showthread.php?p=649713]
10
Transmetuar nga Lalika’i në Usulul-I’tikad, n. 1834.
11
El-Kitabul-Latijf, n. 17.
12
Akijdetus-Selef ue As’habul-Hadijth, n. 109.

© Selefi . org 13
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Khauarixhët janë Murxhi’a:


Nuk duhet të të habisë fakti që doktori në Akijde bën krahasim midis dy
Shejkhave të Islamit, Ibn Tejmijes dhe Muhamed bin ‘Abdul-Uehabi, si dhe
Bidatçiut Rafidi Sejjid Kutb. Por më e keqja është se ai i referohet atij si
“Shehidi Sejjid Kutb” dhe kështu ai bie në Irrxhanë e shëmtuar që ai pretendon
se po e refuzon në librin e tij që i ka kaluar kufijtë në ligësi.

‘Abdur-Rrahman bin Mehdi, Allahu pastë mëshirë për të, ka thënë: “Baza e
Irrxhasë është Istithna, dm.th. të mos e përjashtosh veten tënde (apo të
tjerët nga patja e Imanit të plotë ose nga të qënit i garantuar me Xhenet, etj).” 13

Dhe prandaj ne mendojmë se doktor Seferi nuk e njeh Irrxhanë dhe as nuk i
njeh ata të cilët ai i akuzon për Irrxha.14

13
Transmetuar nga Ebu Bekr el-Khalal në es-Sunneh (1061), el-Axhurri në esh-Sheri’ah (fq. 139)
dhe të tjerë. Diçka e ngjashme me këtë është transmetuar nga Ibn Shahin në el-Kitabul-Latijf
(n. 16) dhe Lalika’i në Usulul-I’tikad (n. 1835). Shkëputja që duket nga ana e jashtme në
zinxhirët e këtij etheri nuk e dëmtojnë atë sepse diçka e ngjashme ka ardhur me një zinxhir të
lidhur e të saktë në Tahdhibul-Ether të Taberiut (n. 1519) dhe diçka e ngjashme është
përmendur nga Sufjani. Shiko el-Hiljetul-Eulija të Ebu Nu’ajmit (7/33) dhe el-Ebatil të
Xheuzxhanit (n. 42).

Ka thënë Shejkh Ibn ‘Uthejmini: “Nuk lejohet që të dëshmosh për një person të caktuar që
ai është shehid, edhe sikur ai të jetë vrarë duke bërë xhihad kundër qafirave. Për arsye se kjo
dëshmi nënkupton se për të është dëshmuar Xheneti, kurse dëshmia për Xhenet nuk lejohet
përveç se për ata që ka dëshmuar i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Megjithatë, mund të
thuhet, “Shpresohet që ai të jetë prej Shehidëve.” ... ndërsa kur dikush është i vendosur dhe
thotë, “Ai është Shehid”, atëherë kjo është harram. Nuk lejohet të thuash kështu sepse kjo
është nga çështjet e Gajbit...” [El-fadh ue Mefahim fij Mizanil-Islam, fq. 18.]
14
Pa mendo pak tani o ti ndjekës i Sunetit rreth fjalëve të Shejkh Ibn ‘Uthejminit: “Kushdo
që akuzon Shejkhul-Albanin për Irrxha ka gabuar. Ose ai është dikush që nuk e njeh
el-Albanin, ose ai është dikush që nuk e njeh Irrxhanë. El-Albani është një njeri prej
Ehli-Sunetit - Allahu pastë mëshirë për të - mbrojtës i tij, Imam në Hadith. Ne nuk njohim
askënd që t’ia ketë kaluar atij në kohën tonë. Megjithatë, disa njerëz - Allahu na faltë - kanë
zili në zemrat e tyre. Sepse kur [njëri prej tyre] shikon që një person pranohet [mes njerëzve],
ai fillon të gjejë gabime tek ai për shkak të disa gjërave, tamam si munafikët që shpifnin për
besimtarët që jepnin sadaka me bujari - dhe ata (munafikët) nuk kishin çfarë të gjenin tjetër
përveç se përpjekjet e tyre. Kështu, ata shpifnin për atë që jepte sadaka pamasë dhe për
fukarain që jepte sadaka!

Ne e njohim atë njeri nga librat e tij - Allahu pastë mëshirë për të - dhe unë e njoh atë nga
takimet e mia që kam patur me të në disa raste. Ai është Selefij në Akijde, me Menhexh të

© Selefi . org 14
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Mirëpo, ai është helmuar nga drejtimi i Khauarixhëve të Rinj, nga ata si puna e
Muhamed Kutbit dhe Sejjid Kutbit, njësoj si kolegu i tij, Selman el-Aude, i cili u
prish nga drejtimi i Muhamed Sururit, Muhamed Kutbit dhe Sejjid Kutbit.

saktë. Megjithatë, disa njerëz duan të bëjnë tekfir mbi robërit e Allahut në llogari të
asaj që Allahu nuk ka bërë tekfir mbi ata. Pastaj ata pretendojnë se kushdo që i
kundërshton tek ky tekfir është Murrxhi’, e që kjo është një gënjeshtër, një shpifje
dhe një trillim i hatashëm. Andaj, mos ua vini veshin kësaj thënieje nga kushdo që të
vijë ajo!” Shkëputur nga kaseta, Mekalat me’a Meshajikh ed-Da’uetus-Selefije (pjesa e 4).

© Selefi . org 15
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sefer Hauali mbron sharjen e Sahabëve që ka bërë Sejjid Kutb:


Pasi që përmend disa nga çështjet për të cilat ishte sharë ‘Uthmani (siç ishte
përvetësimi i të hollave nga Buxheti i Shtetit, nepotizmi apo dhënia përparësi
njerëzve të tij të afërm, etj) doktor Seferi bashkangjiti një fusnotë ku tha: “Sa u
përket këtyre çështjeve, atëherë e vërteta e tyre ose është me atë (d.m.th. me
‘Uthmanin) - Allahu qoftë i kënaqur me të - në mënyrë të qartë, ose ato ishin
çështje të Ixhtihadit që bëri ai... ose ai i kaloi kufijtë - Allahu e faltë - në disa
çështje të degëzimeve, por megjithatë kjo nuk është asgjë në krahasim me
mirësinë dhe epërsinë e tij.” [Dhahiratul-Irrxha’, fq. 243]

Tani panorama është e plotë! Tani mund t’i kuptojmë fjalët e Imam Albanit që
përmendëm në hyrje të këtij artikulli: “Unë nuk mendoja që autori të kishte
arritur deri në këtë gradë!” dhe poashtu thënia e tij se ky libër “arriti kulmin
e ligësisë”. Dhe tani ndoshta ne mund të kuptojmë përse Imam Albani pranoi
gjithashtu se, “Tani e mora vesh se vëllezërit tanë në Medine ishin më të
ditur rreth tyre sesa ne”!!

Nuk ka dyshim se doktori i akijdes nën urdhërat e zotërisë së tij, vëllai i Sejjid
Kutbit, por tenton të zbehë faktin që Sejjid Kutbi, Bidatçiu Rafidij, ka sharë
‘Uthmanin (radij-Allahu ‘anhu) për hesap të këtyre çështjeve dhe u tall me të dhe
e akuzoi për pandershmëri e gjëra të tjera. Doktori po përpiqet që ta bëjë sa më
të besueshme që ‘Uthmani mund të ketë bërë disa gabime, prandaj nuk duhet të
bëhet refuzim kundër atij që e kritikoi ‘Uthmanin për këto “gabime”, i cili është
vëllai i mbikqyrësit të këtij libri 15 që ka arritur “kulmin e ligësisë”.

15
Ky libër në fakt ishte pjesë e komplotit që kishte thurur Muhamed Kutbi, nëpërmjet të cilit
ai synonte të depërtonte thellë mes rradhëve të Selefive, pasi Ikhuanët janë përpjekur për 40-
50 vjet rresht. Ky është i ngjashëm me komplotin e Muhamed Sururit, strategjia e të cilit
është e njëjtë me atë të Muhamed Kutbit. Ata thuajse ia dolën mbanë që t’i realizonin
komplotet e tyre vetëm falë shërbëtorëve që kishin në dispozicion, të tillë si Sefer Hauali dhe
Selman el-Aude. Dhe një pjesë e suksesit të tyre madje i dedikohej faktit që shumë prej atyre
që i quajnë vetet e tyre Selefijinë mendojnë se Selefizmi vërtitet vetëm rreth Teuhidit el-
Esma ues-Sifat dhe në patjen e një Akideje të saktë, dhe kështu je i saktë edhe në Menhexh!!
Për këtë arsye, shumë prej atyre që cilësohen me Selefizmin kanë neveri për çështjet e
Menhexhit, i marrin ato si të parëndësishme dhe të papërfillshme. Dhe në të vërtetë ky është
shkaku i çoroditjes dhe ngatërrimit të tyre në fitnet me të cilat po përballemi sot.

Dobi: Menhexhi përcakton hyrjen në Xhenet apo në Zjarr!!


Imam el-Albani - rahimehullah - është pyetur: “Disa të rinj bëjnë dallim midis Akijdes së
Selefëve dhe Menhexhit të Selefëve, andaj i shikon disa prej tyre në akijden e Selefëve,
mirëpo ata ua lejojnë veteve të tyre që të punojnë me disa nga metodologjitë që ekzistojnë

© Selefi . org 16
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

sot, ndonëse ato mund të kenë kundërshtime ndaj menhexhit të Selefëve për sa i përket
praktikës. Kështu që, a ka ndonjë lidhje midis Akijdes dhe Menhexhit të Selefëve në zbatimin
praktik të Menhexhit Selefij?
Shejkhu u përgjigj: Ajo që besoj unë dhe me të cilën adhuroj Allahun është se ka gjëra të
përgjithshme dhe gjëra specifike ndërmjet Menhexhit dhe Akijdes Selefije. Akideja është më
specifike sesa Menhexhi, siç e dini të gjithë. Akideja ka një lidhje me atë që quhet - sipas
mendimit të shumë prej Fukahave - “dituria e Teuhidit”, dhe ky është kreu dhe aspekti
themelor i Islamit. Megjithatë, Menhexhi është më i gjerë sesa Akideja apo Teuhidi.
Kurse sa u përket atyre që pretendojnë se ka dallim (midis Akijdes dhe Menhexhit), siç ka
ardhur në këtë pyetje, atëherë me këtë ata duan që ta bëjnë të lejuar për vetet e tyre
marrjen e rrugëve dhe mjeteve në da’uetin e tyre për në Islam, të cilat nuk i kanë
patur Selefus-Salih.
Po e them këtë në një mënyrë tjetër: ata mendojnë se kanë liri për të marrë çdo rrugë apo
mjet që atyre u duket se do t’u vijë në ndihmë për të përcjellë Islamin, dhe ju jeni në dijeni
për shembuj të këtyre mënyrave apo mjeteve.
Për shembull, demonstratat dhe mitingjet nëpër sheshe me qëllim detyrimin e udhëheqësve
që t’i marrin në konsideratë ankesat e shoqërisë, si dhe çështje të tjera të ngjashme. Andaj ne
themi se ajo që ka ardhur në Kur'an dhe në Sunet dhe ajo që ndoqën Selefus-Salih në lidhjet
me objektivat, qëllimet, rrugët dhe mjetet janë të mjaftueshme për Umetin. Megjithatë,
arsyeja që i shtyn disa njerëz që ta bëjnë të lejuar për vetet e tyre marrjen e e këtyre
rrugëve dhe mjeteve - në fakt është me vend që unë të them se ata ua lejojnë veteve
të tyre që të pasojnë verbërisht kufarët në këto rrugë që ata kanë marrë me qëllim
realizimin e asaj që ata e quajnë demokraci ose drejtësi sociale - si dhe fjalë të tjera të
ngjashme që nuk përbëjnë ndonjë realitet tek ata. Dhe ata - kam për qëllim këta
Muslimanë - ua lejojnë veteve të tyre që të pasojnë verbërisht kufarët në këto rrugë e mjete.
Ne themi: Zoti ynë Krenar e i Lartmadhëruar nuk na ka lënë mangut asgjë me anë të
Sheriatit tonë që të kemi nevojë për këtë ndarje që është shpjeguar (midis Akijdes dhe
Menhexhit) dhe që t’ua kemi nevojën kufarëve dhe të marrim nga rrugët dhe mjetet e tyre të
cilat mund të jenë të mira për ta, (por) kjo vetëm për shkak se ata nuk kanë ndonjë Sheriat
me të cilin të udhëzohen. Dhe për këtë arsye ne themi se Menhexhi është më i gjerë sesa
Akideja dhe Teuhidi, prandaj është e domosdoshme që të ndjekim rrugën që ndoqën Selefus-
Salih për sa i përket të dyja këtyre çështjeve, ajo që është e gjerë (menhexhi) së pari dhe më
kryesorja dhe ajo që është më e kufizuar (Teuhidi), domethënë Akideja.” [Marrë nga revista
el-Esale, vëll. 22]
Dhe që të përforcojmë akomë më shumë këtë kuptim, vëllezër dhe motra, po ju lëmë në
fjalët e Shejkh Salih el-Feuzan. Ai është pyetur: “A varet hyrja në Xhenet apo në Zjarr nga
saktësia e Menhexhit që ka njeriu?”
Ai u përgjigj: “Po. Kur menhexhi i njeriut është i saktë ai do të jetë në Xhenet. Andaj,
nëse ai është në Menhexhin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Menhexhin e
Selefus-Salih, ai do të jetë një nga banorët e Xhenetit me lejen e Allahut. Dhe kur ai ecën
në menhexhin e të devijuarve, ai është i kërcënuar me Zjarr.” [el-Exhuibetul-Mufijde, fq. 77]

© Selefi . org 17
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Epilog:
Dijetari i madh, Muhadithi i kësaj kohe, Muhamed Nasirud-Din el-Albani -
rahimehullahu te’ala - është pyetur më datë 17 të muajit Dhul-Hixheh në vitin
1418 Hixhrij, në kasetën “Kharixhijetul-‘Asrije” në lidhje me librin ‘Dhahiratul-
Irrxha’ fij Fikril-Islamij’ të Sefer Haualit:

“Shejkhu ynë! Ç’mendim keni për librin ‘Dhahiratul-Irrxha’ fij Fikril-Islamij’ të


Sefer Haualit?”

Dhe ai u përgjigj:

“Unë e kam dhënë mendimin tim për një çështje rreth tridhjetë vjet më përpara
kur isha në Universitet (d.m.th. në Universitetin Islamik të Medines) dhe u
pyeta në një mexhlis për mendimin që kisha rreth Xhematit Tablig. Dhe unë
thashë atë ditë, “Ata janë Sufistët e kësaj kohe”. Kurse tani më duhet të them
për këtë Xhemat që ka dalë kohët e fundit dhe ka kundërshtuar Selefët; unë
them këtu duke qenë në përputhje me thënin e el-Hafidh edh-Dhehebi: Ata i
kanë kundërshtuar Selefët në shumë prej çështjeve të Menhexhit dhe
është me vend që unë t’i quaj ata Khauarixhët e Kohës. Dhe kjo i
përngjason me Khauarixhët, ata të cilët janë shfaqur në kohën e tashme
- në dekalaratat e tyre që po lexojmë - sepse në realitet ata me fjalët e
tyre marrin drejtimin dhe qëllimin e Khauarixhëve në bërjen e tekfirit
mbi atë që bën gjynahe që mëdha. Dhe ndoshta duhet të them se kjo është
ose si rezultat i injorancës së tyre ose si rezultat i ndonjë komploti që kanë
thurur ata! Dhe unë them duke qenë në përputhje me thënien e Allahut:

( 3“uθø)−G=Ï9 Ü>tø%&r uθèδ (#θä9ωôã$# 4 (#θä9ω÷ès? ωr& #’n?tã BΘöθs% ãβ$t↔oΨx© öΝà6¨ΖtΒÌôftƒ Ÿωuρ

“Le të mos ju nxisë urrejtja ndaj njerëzve për të bërë padrejtësi. Bëhuni
të drejtë, se kjo është më afër devotshmërisë.” 16

16
el-Ma’ide, 8.

© Selefi . org 18
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Unë nuk e di nëse ata thonë se çdo gjynah i madh të nxjerr nga Islami! Mirëpo
ata gjithmonë vërtiten rreth disa prej gjynaheve të mëdha por heshtin ose i
anashkalojnë gjynahet e tjera të mëdha! Dhe për këtë arsye unë nuk mendoj se
duhet ta bëjmë këtë emërtim absolut dhe se ne duhet të themi “Ata janë
Khauarixhë” përveç se në disa aspekte të caktuara. Dhe kjo është drejtësia me
cilën ne jemi urdhëruar që t’i përmbahemi...”

Imami i Xherhit dhe Ta’dilit, Dijetari i madh, Rabij' Ibn


Hadi el-Medkhalij komentoi rreth fjalëve të Imam Albanit:

“Është mirë që lexuesi dhe dëgjuesi i fjalëve të Shejkhut të vërejë se ky grup i


kundërshton Selefët në shumë prej metodologjive të tyre. Dhe këto
metodologji të shumta që kundërshtojnë Selefët janë argument i devijimit (të
tyre). Vërtet, ai grup është më i rrezikshëm dhe më i ashpër sesa Khauarixhët,
të cilët i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i përshkroi si krijesat më
të këqija, si qentë e Zjarrit, se ata do të dalin nga Feja më shpejt sesa shtiza që
del përtej harkut, dhe se ata do të luftojnë njerëzit e Islamit dhe do të kërkojnë
ndihmë nga njerëzit e Shirkut. Andaj, ajo që ka thënë Shejkhul-Albani -
rahimehullah - është e vërtetë.

E në të vërtetë ata i kanë kundërshtuar Selefët në mjaft baza të rëndësishme,


prej tyre:

[1] Ata i kanë shpallur luftë Ehli-Sunetit dhe i largojnë njerëzit prej tyre si dhe i
largojnë nga librat e kasetat e tyre. Ata kanë urrejtje dhe armiqësi, i fyejnë dhe
tregohen të ashpër me ta.

[2] Prej kundërshtimit të tyre është aleanca që kanë ata me shumë nga njerëzit e
bidatit dhe pranimi i shumë metodologjive të prishura dhe librave të tyre që
janë të mbushur me devijim, e megjithatë, ata prapëseprapë i përhapin dhe i
mbrojnë ato. Ata i shtyjnë të rinjtë që të pijnë nga burimi që sjell pasojat më të
këqija mbi Umetin dhe rininë e tij, si tekfiri, shkatërrimi, luftërat e
vazhdueshme, gjakderdhja dhe sakatimi.

[3] Dhe prej këtij kundërshtimi është se ata manipulojnë epshet e tyre për t’i
vërvitur njerëzit në thellësitë e Irrxhasë ekstreme, e cila nga neglizhenca e
thjeshtë të hedh në bidate akoma më të mëdha, pastaj të hedh në bidate që
arrijnë gradën e kufrit, të cilat nuk kanë asnjë lidhje me Selefizmin dhe nuk kanë
asnjë fije respekti për Fenë e Allahut dhe ata që e mbajtën Fenë e Allahut,

© Selefi . org 19
Paralelizma midis Medh’hebit të Khauarixhëve dhe Sefer Haualit

Sahabët dhe ata që ndoqën rrugën e tyre me mirësi. Madje, kjo i shpie ata deri
në atë gradë saqë i shajnë disa prej Pejgamberëve.

[4] Dhe prej këtij kundërshtimi është se epshet i shtyjnë ata në sajimin e
metodologjive të prishura me qëllim që të mbrojnë bidatet dhe njerëzit e tyre,
siç është menhexhi i muwazanatit (metodologjia e balancimit midis të mirave dhe
këqiave të një personi kur bëhet kritikë ndaj tij) dhe çdo rregull tjetër i prishur
që e mbështet atë, rregulla të cilat i kanë çuar ata në kundërshtimin e asaj që
është konfirmuar në Librin e Allahut dhe në Sunetin e të Dërguarit të Tij (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe me këtë ata filluan të rrënonin Sunetin dhe
shkencat e tij, pa përmendur këtu shkencën e Xherhit dhe Ta’dilit (kritikimin dhe
lavdërimin e individëve dhe grupeve), me të cilën librat janë të mbushur plot e
përplot me sqarimin e të këqiave dhe çështjeve të tjera të devijimit.

Ne i lutemi Allahut që t’i shpëtojë të rinjtë nga të këqijat e këtij grupi dhe nga
lidhja pas tij në këtë jetë ose në Ahiret. Dhe si përfundim, është me vend që
ne t’i përshkrujamë këta njerëz si Murxhi’at Ekstremistë të Kohës
përpara se t’i përshkruajmë ata si Khauarixhët e Kohës.” [Shkëputur nga
revista el-Esale, çështja n. 24, fq. 88-89]

Fund,
E Hënë, 21 Korrik 2009/28 Rexheb 1430 Hixhrij
Burimi: SalafiPublications.com
Përgatiti: Alban Malaj
‘Auali, Mekkeh
© Selefi.org

© Selefi . org 20

You might also like