You are on page 1of 3

12 Dobi nga Kaderi

nga Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’ij


[Allahu e mëshiroftë]

shkëputur nga libri i tij: el-Xhami’us-Sahijh fil-Kader [fq. 14, 15]

Shejkh Mukbil el-Uadi’ij ka shkruajtur një libër me rreth 600 faqe të


titulluar el-Xhami’us-Sahijh fil-Kader. Ky libër, i cili është i rrallë si në
tematikën që trajton ashtu edhe në përpilimin e tij, përmban gati 800
transmetime të ndryshme që kanë të bëjnë me Kaderin e Allahut.

Ai, Allahu e mëshiroftë, e ka nisur librin e tij duke listuar dymbëdhjetë


dobi që ka robin në besimin e Kaderit:

1 – Përmbushja e një vepre adhurimi të Allahut, ngase besimi i


Kaderit është një mënyrë me të cilën adhurojmë Allahun;

2 – Forcimi i Imanit, ngase ai që beson Kaderin nuk do të lëkundet lehtë


dhe nuk do të shqetësohet nga ajo që do të përjetojë për hir të së vërtetës;

3 – Trimëri, guxim dhe palëkundshmëri, ngase ai që beson Kaderin e


© AudioSelefi.org 1
di se nuk mund të vdesë përveç kur t’i vijë koha e Caktuar; dhe ai nuk ka
për të përjetuar përveç se ato fitne dhe sprova që janë Caktuar për të; dhe
ai nuk ka për t’u shqetësuar nga dëmtimi, fatkeqësitë dhe pakënaqësitë që
do të përjetojë;

4 - Qetësi, dhe lehtësimin e ankthit dhe mërzitjes;

5 - Durim, ngase ata që nuk besojnë në Kader mund të bien në mohimin


(kufër) e Allahut, disa prej tyre mund të çmenden, disa prej tyre mund të
sprovohen me ngacmimet e Shejtanit dhe disa të tjerë do arrijnë deri aty sa
të kryejnë vetvrasje. Për këtë shkak, bilanci i vetvrasjeve në ato vende ku
banorët e tyre nuk besojnë në Kader është rritur tej mase, siç është
Amerika, Danimarka dhe Suedia. Pjesa më e madhe e atyre që goditen nga
sëmundje psiqike janë ata që nuk besojnë në Kader apo që kanë besim të
dobët në Kader;

6 - Bujari, ngase ai që e beson atë nuk ka për t’u varfëruar derisa ta ketë
Caktuar Allahu dhe ai do të shpenzojë lirisht nga pasuria e tij;

7 - Sinqeritet, ngase ai që beson në Kader nuk do ka për të punuar


ndonjë vepër për hir të njerëzve sepse ai e di që ata s’kanë mundësi që t’i
sjellin dobi për çdo gjë të cilën nuk e ka Caktuar Allahu, ashtu siç nuk
kanë mundësi që t’i sjellin ndonjë dëm të cilin nuk e ka Caktuar Allahu;

8 - Mbështetje, siguri dhe nënshtrim ndaj Allahut:

“Thuaj: Kurrë nuk do të na ndodhë gjë neve, përveçse çfarë Allahu


ka përcaktuar për ne.”
[Teube, 51]

9 – Mungesa e mbështetjes tek fallxhorët, astrologët (horoskopi), apo


parashikuesit e fatit; nuk do të fërkosh dheun e varreve (për të kërkuar
© AudioSelefi.org 2
bereqet prej tyre), nuk do t’i lutesh askujt tjetër në vend të Allahut dhe
nuk do t’i kushtosh asnjë formë të adhurimit dikujt tjetër në vend të
Allahut pasi e di se asnjë nga këto vepra nuk ka ndonjë përfitim të cilin
Allahu nuk e do apo ndonjë dëm të cilin Allahu nuk e do;

10 – Të qënurit i kënaqur dhe të mos qënurit lakmitar për dynjanë;

11 - Përulësia, sepse po qe se Allahu e ngre robin me anë të pasurisë,


pozitës, dijes etj., ai e di se e gjithë kjo është nga Allahu; dhe nëse Allahu
kërkon që ta privojë atë nga të gjitha këto, Ai është i Aftë për çdo gjë;

12 – Tërbimi i bidatçijve të cilët fusin mendimet e tyre në Urtësinë dhe


Sheriatin e Allahut (është për qëllim sekti i humbur i Kaderive, të cilët
mohojnë që Allahu të ketë kontroll mbi Krijimin e Tij).

© AudioSelefi.org 3

You might also like