You are on page 1of 5

Tallja me Fenë është Kufër

Autor: Shejkh Salih el-Feuzan


Shkëputur nga libri: Shpjegimi i Anuluesve të Islamit (fq. 41-46)
Burimi: Bakkah.net
Përktheu: Alban Malaj

Anuluesi i Gjashtë: Kushdo që tallet me diçka nga Feja e


Pejgamberit të Allahut, shpërblimet apo dënimet e saj,
ka bërë kufër.

[Fjalët e Shejkhul-Islam Muhamed Ibn Abdul-Uehabit]

Shpjegimi i Shejkh Feuzanit:

Lloji i gjashtë i braktisjes së fesë është të tallurit me atë që ka zbritur


Allahu ose me çdo gjë me të cilën erdhi i Dërguari i Allahut, qofshin ato
edhe gjëra nga Suneti ose gjëra të pëlqyera si për shembull misuaku,
shkurtimi i mustaqeve, rruajtja e qimeve nën sqetulla apo prerja e thonjve.
Nëse një person tallet me ndonjë prej këtyre atëherë ai bëhet
mosbesimtar. Argumenti për këtë gjendet në thënien e Allahut të
Lartësuar:

1
 

ِ 
“Thuaju: A me Allahun, me Ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij
po talleni? Mos u shfajësoni, vërtet ju keni mohuar pasiqë besuat.”
[Teube, 65-66]

Pra, ai që tallet me diçka nga ajo me të cilën erdhi Pejgamberi, qoftë ajo
prej obligimeve apo prej atyre gjërave që janë të pëlqyeshme, ai ka dalë
nga Feja Islame. Ç’mendon atëherë për atë që thotë: “Rritja e mjekrrës,
shkurtimi i mustaqeve, rruajtja e qimeve nën sqetulla, larja e hapësirave mes
gishtërinjve, këto janë gjëra të pakuptimta!” Kjo është tamam ajo çfarë është për
qëllim me të tallurit me Fenë e Allahut (). Kur ata i thonë këto gjëra –
dhe sikur ta dinë (se kjo është prej Fesë) – atëherë ata kanë dalë nga Islami
sepse ky është nënvlerësim i asaj me të cilën erdhi Pejgamberi (). Është
obligim nderimi dhe respektimi i Sunetit të Pejgamberit (). Edhe nëse
ndonjë person bie në ndonjë lloj kundërshtimi (të Sunetit) për shkak të
epsheve të tij, atëherë ai padyshim duhet ta respektojë rrugën e
Pejgamberit (), duhet t’i respektojë Sunetet e tij dhe t’i respektojë
transmetimet. Ai nuk duhet të thotë: “Këto janë gjëra të pakuptimta.”

[Fjalët e Shejkhul-Islam Muhamed Ibn Abdul-Uehabit]

Argumenti për këtë gjendet në thënien e Allahut të Lartësuar:

“Thuaju: A me Allahun, me Ajetet e Tij dhe me të Dërguarin e Tij


po talleni? Mos u shfajësoni, vërtet ju keni mohuar pasiqë besuat.”
[Teube, 65-66]

2
 

ِ 
Shpjegimi i Shejkh Feuzanit:

Ngjarja që çoi në shpalljen e këtij Ajeti ishte ajo çfarë ndodhi me një grup
njerëzish që ishin me të Dërguarin () gjatë Betejës së Tebukut, të cilët
ishin Muslimanë. Kur ata ishin mbledhur me njëri-tjetrin filluan të thonë:
“Nuk kemi parë si këta kënduesit tanë me gjuhët më gënjeshtare, stomaqet më të
babëzitura, më frikacakë kur dalin përballë armikut…” Ata e kishin fjalën për të
Dërguari e Allahut () dhe Shokët e tij.

Mes tyre ishte një i ri nga Sahabët i cili u zemërua nga këto fjalë dhe shkoi
t’i përcillte të Dërguarit të Allahut () ato çfarë thanë ky grup njerëzish.
Ai zbuloi se shpallja kishte zbritur para se ky ta kishte njoftuar të
Dërguarin.

Kështu që grupi erdhi për t’i kërkuar të falur pasi që e morën vesh se i
Dërguari ishte vënë në dijeni për atë çfarë ndodhi në mbledhjen e tyre.
Njëri prej tyre po varej për frerët e devesë së Profetit dhe i thoshte,
ndërkohë që ai ecte hipur mbi të: “O i Dërguari i Allahut! Ne vetëm po
flisnim për të kaluar kohën gjatë udhëtimit! Ne nuk kishim për qëllim
talljen porse vetëm të bënim shaka.” I Dërguari () nuk ia hodhi fare sytë
atij, por vetëm i lexoi Ajetin:

“Dhe nëse do t’i pyesje ata, ata do të thonë: “Ne veç po bënim
shaka dhe po luanim.” Thuaju: A me Allahun, me Ajetet e Tij dhe
me të Dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni, vërtet ju keni
mohuar pasiqë besuat.”
[Teube, 65-66]

3
 

ِ 
Shikoje me kujdes Thënien e Tij: “Vërtet ju keni mohuar pasiqë
besuat.” Kjo dëshmon se ata ishin Muslimanë përpara se t’i thonin fjalët
(tallëse), dhe kur i thanë ato dolën nga Islami edhe pse ata thonin se kjo
ishte vetëm një shaka. Kjo për shkak se çështjet e Fesë nuk janë për të
luajtur me to, prandaj Allahu i shpalli ata mosbesimtarë pasi që kishin
besuar. Allahut na ruajt.1

Ky është gjithashtu argument se kushdo që e shan Allahun, të Dërguari e


Tij, Librin e Tij, çdo gjë në Kur'an apo në Sunetin e Pejgamberit () del
nga Islami edhe nëse po bënte shaka.

Ku janë ata që thonë se nuk del nga Islami derisa ta keshë qëllim talljen në
zemër. Ata thonë: “Nëse një person e ka sharë Allahun, Pejgamberin apo
Kur'anin, ne nuk gjykojmë duke u bazuar thjesht në thënien apo veprimin
e tij.” Ku i kanë marrë këto fjalë dhe këto specifikime? Allahu i ka gjykuar
ata me dalje nga Islami ndërkohë që ata po thonin:

“Ne veç po bënim shaka dhe po luanim.”

Ata ishin besimtarë tek Allahu dhe i Dërguari i tij, njerëz të Teuhijdit,
megjithatë, pasi i thanë këto fjalë, Allahu tha:

“Vërtet ju keni mohuar pasiqë besuat.”

Dhe Ai nuk tha: “Nëse e keni besuar me të vërtetë atë që thatë.” Allahu na ruajt.

Kështu që është obligim që çdo gjë të vendoset në vendin që i takon dhe


të mos shtojmë gjëra, t’i heqim ato apo t’i specifikojmë tekstet nga vetja
jonë. Allahu nuk pyeti për atë që besonin ata dhe as nuk përmendi se ata e
1 Shejkh Salih el-Feuzan është pyetur për masën më të vogël të talljes që mund ta bëjë
robin prej atyre që konsiderohen murtedë (të dalë nga Feja). Ai u përgjigj: “Nuk ka
sasi më të vogël. Një sasi e vogël është tepër shumë, Allahu na ruajt. Çdogjë që
konsiderohet tallje apo përqeshje është kufër. Ashtu sikurse thonë ata (dijetarët): Një
gjest me nxjerrjen e gjuhës, me dorë apo me sy mund të konsiderohet tallje, edhe nëse
robi nuk ka folur.”

4
 

ِ 
besuan (atë çfarë thanë), por Ai gjykoi mbi ta me dalje nga Islami pasi që
(më parë) kishin besim:

“Vërtet ju keni mohuar pasiqë besuat.”

Ai e bazoi këtë (gjykim) mbi një thënie. Ai e bazoi këtë (gjykim) mbi
talljen dhe Ai nuk e specifikoi atë me këto specifikime. Nëse një person
flet me një fjalë kufri pa qenë i detyruar me forcë për ta thënë atë, atëherë
ai gjykohet me dalje nga Islami. Megjithatë, nëse ai qe detyruar me forcë2,
atëherë në këtë rast ai nuk ka dalë nga Feja.

2 Shejkh Salih el-Feuzan thotë: “Gjykimi në lidhje me imponimin ndryshon në varësi


të situatës. Diçka mund të konsiderohet imponim apo detyrim në një çështje dhe nuk
mund të quhet e tillë në një çështje tjetër. Pra kjo ndryshon në varësi të rastit.
Megjithatë, imponimi apo detyrimi i cili është një justifikim i vlefshëm është ai prej të
cilit nuk mund të iket, nuk kishte asnjë rrugë për pesonin që të shpëtonte nga vrasja,
goditja apo ndonjë kërcënim tjetër përveç se të thoshte atë çfarë i kërkohej, si për
shembull të thoshte fjalë kufri.”

5
 

ِ 

You might also like