You are on page 1of 3

1

 
MBUROJA.net

Durimi i mirë dhe durimi i keq 
Marrë nga Uddet es‐Sabirin ue Dhakiret esh‐Shakirin i Ibn Kajjim el‐Xheuzije 
 
 
Durim i keq do të thotë të kesh durim në shmangien nga Allahu, nga dashuria ndaj Tij dhe nga 
vullneti i Tij, sepse kjo pengon personin ta zbatojë potencialin e tij dhe të bëjë atë për çfarë është 
krijuar. Ky është lloji më i keq i durimit dhe më i vështiri, sepse sʹka durim më të madh sesa 
durimi i personit që me paramendim i shmanget Krijuesit të vet ngaqë pa Të sʹka jetë fare. 
Askush sʹështë më i pakujdesshëm sesa personi që nuk interesohet për atë çfarë Allahu ka 
përgatitur për të afërmit e tij [eulija] në jetën e përtejme: atë që sʹe ka parë asnjë sy e sʹe ka 
dëgjuar asnjë vesh, dhe kurrë sʹështë imagjinuar nga ndokush.  

Një herë e një kohë, një njeri që e çmonte një asket [zahid] për asketizmin e tij dhe për 
mosinteresimin ndaj jetës së kësaj bote, i tha atij:ʺKurrë sʹkam parë njeri më asket se tyʺ. Zahidi 
ia ktheu:ʺAsketizmi [përmbajtja] yt është shumë më i madh se i imi, se asketizmi im ka të bëjë 
me këtë botë, dhe kjo botë është e shkurtë dhe e paqëndrueshme, kurse asketizmi yt ka të bëjë 
me jetën tjetër, që është e përhershmeʺ. 

Një burrë e pyeti Shiblin:ʺCili është durimi më i vështirë?ʺ 

Shibli u përgjigj:ʺDurimi nëpërmjet kërkimit të ndihmës nga Allahuʺ. 

ʺJoʺ – ia ktheu burri. 

ʺDurimi në kërkimin e kënaqësisë së Allahutʺ – provoi prapë Shibli. 

ʺJoʺ – u përgjigj burri. 

Atëherë, Shibli pyeti:ʺE cili, pra?ʺ 

ʺDurimi në shmangien nga Allahuʺ – u përgjigj burri. Shibli klithi në atë mënyrë, saqë gati vdiq. 
 

Durimi i mirë është dy llojesh: durimi për hir të Allahut dhe durimi me ndihmën e Allahut. 
Allahu ka thënë: 

ʺPrit me durim urdhrin e Zoti tënd, se vërtet ti mbikëqyresh nga Ne...ʺ [et‐Tur, 48] 

Është e pamundshme të bëhet durim për hir të Allahut pa durimin me ndihmën e Allahut: 

ʺDhe ji i duruar, se durimi yt sʹarrihet veçse me ndihmën e Allahut...ʺ [en‐Nahl, 127] 
2
 
MBUROJA.net

Ky ajet na tregon që durimi sʹmund të arrihet pa ndihmën e Allahut, që do të thotë se, përveç 
ndihmës së Allahut, ne kemi nevojë edhe për shoqëri me Allahun, siç qëndron në hadithin 
kudsij: 

ʺUnë jam dëgjimi i tij me të cilin ai dëgjon, shikimi i tij me të cilin ai sheh, dhe dora e tij me të 
cilën ai godetʺ. 

Ndihma e Allahut i jepet si besimtarit, ashtu edhe keqbërësit, dhe të dy këta pranojnë bekime 
dhe furnizim. Ky hadith përshkruan diçka më shumë, shoqërimin e Allahut, të cilën besimtari e 
arrin nëpërmjet bërjes së akteve të vullnetshme të adhurimit [nafile], derisa ta dojë Allahu. Kur 
ta mbërrijë këtë pozitë, dhe Allahu të jetë dëgjimi i tij me të cilin dëgjon dhe shikimi i tij me të 
cilin sheh, ai nuk e lëviz apo nuk bën gjë veçse Allahu është me të. Kushdo që e mbërrin këtë 
shkallë, mund të durojë për hir të Allahut dhe të qëndrojë gjatë vështirësive të mëdha, për ta 
kënaqur Atë. Personi që nuk e mbërrin këtë shkallë, nuk do ta ketë këtë shkallë durimi, dhe 
shkalla e tij e durimit do të jetë në përputhje me hisen e shoqërisë së Allahut me të. Besimtari i 
cili gëzon shoqërinë e Allahut, do të mbërrijë shkallë durimi që janë të paarritshme për të tjerët. 
Ata që kanë durim, janë fitimtarët në këtë botë dhe në tjetrën, sepse Allahu është me ta: 

ʺSe Allahu është me ata që qëndrojnë me durimʺ. [el‐Bekareh, 153] 
 

Imitimi i cilësive të Allahut 

Nëse një person e do një cilësi të Allahut, atëherë kjo do tʹi ndihmojë ta mbërrijë Atë. Allahu 
është es‐Sabuur/i Duruar, dhe sʹka ndonjë që është më i duruar dhe më i përmbajtur sesa Ai. 
Është transmetuar se Allahu i ka shpallur Daudit [alejhi selam]: 

ʺZër cilësitë e Mia, meqë një nga cilësitë e Mia është se jam Sabuur [i duruar]ʺ. 

Allahu i do cilësitë e veta dhe Ai ka dëshirë të shohë ndikimet e cilësive të Tij në robërit e Tij. 
Meqë Ai është i bukur, e do të bukurën. Meqë Ai fal shumë, e do faljen. Meqë është bujar, e do 
bujarinë. Meqë Ai është i gjithëdijshëm, i do dijetarët. Meqë Ai është i fuqishëm, besimtari i 
fortë është më i dashur për të sesa i dobëti. Meqë Ai është Sabuur [i duruar], i do të duruarit. 
Meqë Ai është Shakuur [mirënjohës], i do falënderuesit. Meqë Ai i do ata që kanë cilësi si të Tijat, 
është me ta, dhe kjo është një shoqëri e veçantë dhe unike. 

Sʹka kundërshti mes durimit dhe ankimit te Allahu 

Qarja dhe ankimi te Allahu nuk do të thotë se personi sʹështë i duruar. Në Kurʹan, gjejmë 
Jakubin [alejhi selam] të thotë: 

ʺShtegu im është durimi i hijshëm [sabrun xhemil]ʺ [Jusuf, 83] 
3
 
MBUROJA.net

Sabrun xhemil i referohet durimit pa iu ankuar njerëzve tjerë. Ankimi te Allahu nuk e anulon 
durimin, siç ka thënë edhe Jakubi [alejhi selam]: 

ʺPër këtë ankth timin i ankohem vetëm Allahutʺ. [Jusuf, 86] 

Allahu, po ashtu, e ka urdhëruar për sabrun xhemil edhe pejgamberin [salallahu alejhi ueselam] 
dhe ai u bind, por ai lutej: 

ʺO Allah, Ty të qahem për dobësinë dhe për paaftësinë timeʺ. 

You might also like