You are on page 1of 17

Qëndrimi i Dijetarëve

në lidhje me :

Usama bin Laden


© Selefi.org

© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Përmbajtja:

Parathënie ........................................................................................... fq. 3

Shejkh Abdul-Azijz bin Baz ............................................................... fq. 5

Shejkh Mukbil bin Hadij el-Uadi’i ...................................................... fq. 8

Shejkh Ahmed en-Nexhmi ................................................................ fq. 12

Shejkh Salih el-Feuzan ....................................................................... fq. 13

Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij.......................................... fq. 14

Shejkh Jahja el-Haxhuri...................................................................... fq. 15

Shejkh Salih Ali-Shejkh ...................................................................... fq. 16

'2+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Fjalë të Arta:

4
Imam Ebu Bekr el-Axhurri ka thënë: “Nuk i lejohet atij që e sheh
kryengritjen e kharixhiut i cili është rebeluar kundër udhëheqësit, qoftë ai i
drejtë apo zullumqar - dhe ky person është rebeluar, ka mbledhur rreth
vetes një grup njerëzish, ka zhveshur shpatën dhe e ka bërë të lejuar
gjakun e Muslimanëve - nuk është mirë që ai i cili e sheh këtë të
mashtrohet nga këndimi i Kur'anit të këtij personi (kharixhi), as nga
qëndrimi i tij i zgjatur në namaz, as nga agjërimi i tij i vazhdueshëm dhe as
nga fjalët e tij të mrekullueshme në dije, kur ai e ka të qartë se rruga dhe
menhexhi (metodologjia) e këtij personi është ajo e Khauarixhëve.”

Imam el-Berbahari ka thënë: “Nëse shikon ndonjë njeri duke bërë dua
kundër udhëheqësit, dijes se ai është bidatçi. E nëse shikon ndonjë person
duke bërë dua për udhëheqësin që ai të jetë i drejtë, dije se ai është një
njeri i Sunetit, insha’Allah.”

Fudejl Ibn ‘Ijad ka thënë: “Sikur të kisha një dua e cila do të më pranohej,
nuk do ta kisha bërë atë për askënd tjetër përveç se për udhëheqësin.” E
pyetën: “O Eba ‘Ali, na i shpjego këtë?” Ai u përgjigj: “Nëse bëj ndonjë
dua për veten time, ajo do të ngelet vetëm tek unë. Ndërsa, nëse e bëj atë
për udhëheqësin, ai do të përmirësohet dhe kështu do të jenë në rregull
njerëzit dhe toka.”

'3+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Parathënie

4
Me Emrin e Allahut, të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Lavdërimet dhe
falenderimet janë vetëm për Allahun dhe paqja e bekimi qoftë mbi të
Dërguarin e Allahut, familjen e tij dhe shokët e tij.

Vëllezër Muslimanë: Allahu na bëftë falenderues në kohë rehatie dhe


durimtarë në kohë vështirësie, ngase padyshim kanë ndodhur në këtë kohë
mjaft fitne të cilat janë përhapur anë e mbanë botës Islame. Përkeqësimi i
situatës po përshkallëzohet, po ndodh prishja e fesë, zemrat po përçahen,
bidatet në këtë Fe po shfaqen gjithandej dhe tashmë kanë filluar të ndiqen
metoda vrastare e të përgjakshme. Të gjitha këto tregojnë se jetës së kësaj
bote po i vjen fundi dhe Kijameti po afrohet. Për të gjitha këto ngjarje dhe
dukuri na ka njoftuar dhe na ka paralajmëruar Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi
ue sel-lem). Sahabët e dëgjuan këtë pralajmërim nga ai, pasardhësit e tyre e
transmetuan dhe dijetarët e sollën atë tek ne – një zinxhir transmetuesish i
plotë.

Nga këto fitne dhe bela me të cilat janë sprovuar shumë të rinj nga Umeti
Islam është edhe fatkeqësi e njohur me emrin Usama bin Laden. Ky njeri ka
sjellë vuajtje dhe poshtërim vetëm e vetëm për të risjellë në jetë rrugët e
Khauarixhëve ndërsa nga ana tjetër këto fitne ia atribon Menhexhit Selefij,
kurse aktet e tij terroriste kundër Mbretërisë së Arabisë Saudite dhe vendeve
të tjera Muslimane ia atribon Sheriatit Islamik – të gjitha këto në emër të
Xhihadit!

Por Allahu i Plotfuqishëm ka caktuar për këtë Umet disa dijetarë të mëdhenj
për ta ruajtur atë, të cilët i kanë nxjerrë në shesh gabimet e Bin Ladenit dhe i
kanë zbular komplotet e tij. Megjithatë, nuk janë të paktë ata davetçinj apo
nxënësa të dijes që po bëjnë çmos që t’i fshehin dhe t’i mbulojnë gjykimet e
dijetarëve të mëdhenj në mënyrë që ato të mos mbërrijnë tek njerëzit. Por,
sërish Allahu i Plotfuqishëm nuk e pranon një gjë të tillë dhe Ai do ta nxjerrë
në shesh të vërtetën dhe do t’i japë fund të pavërtetës, ngase e pavërteta ka
për t’u zhdukur gjithmonë.

Dhe ja ku i keni – Allahu ju mëshiroftë – vendimet e prera të Islamit për të


ashtuquajturin: Usama bin Laden

'4+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz :

4
“Kurse për sa i përket asaj çfarë po bëjnë sot Muhamed el-Mas’ari dhe
Sa’d Fakih dhe ata si puna tyre – ata që përhapin metodologji të prishuara
e të devijuara – nuk ka dyshim se kjo është nga të këqiat më të mëdha dhe
ata janë thirrësa drejt kësaj të keqeje dhe përhapin shkatërrim. Është një
detyrë fetare paralajmërimi kundër mësimeve të tyre (librave, kasetave,
videove), konfiskimi dhe shkatërrimi i tyre dhe të mos bashkëpunohet
kurrë me këta njerëz për çdo gjë që sjell shkatërrim, poshtërsi, mashtrim
dhe trazira. Kjo për shkak se Allahu na ka mësuar që të bashkëpunojmë
në punë të mira dhe devotshmëri dhe të mos bashkëpunojmë në çdo gjë
që sjell shkatërrim, ligësi dhe përhapjen e gënjeshtrave dhe thirrjeve të
rreme që nuk sjellin gjë tjetër vetëm se përçarje dhe humbje të sigurisë
mes të tjerash.1

Mësime të tilla si ato që qarkullohen nga Fakih, el-Mas’ari apo thirrësa të


tjerë për në humbje, poshtërsi dhe përçarje duhet të ndalohen dhe të
shkatërrohen dhe kurrë mos t’ua hedhësh sytë. Këtyre njerëzve u duhet
tërhequr vëmendja, duhen udhëzuar drejt të vërtetës dhe duhen
paralajmëruar kundër mashtrimit të tyre. Është absolutisht e ndaluar për
çdo njeri që të bashkëpunojë me ata tek një e keqe e tillë. Ata duhet të
kthehen në udhëzim dhe duhet ta braktisin këtë rrugë të pabazë.

Këshilla ime2 për Masarin, Fakih, Bin Ladenin dhe çdonjërin që ndjek
rrugën e tyre është që ata të heqin dorë nga rruga shkatërrimtare në të
1
Një argument për këtë është ajeti i Kur'anit:

“Dhe bashkëpunoni në punë të mira dhe në devotshmëri dhe mos bashkëpunoni në


gjynahe dhe në shkeljen e kufijve (që ka vendosur Allahu).” [Ma’ide, 2]
2
Ngulite mirë në mendje se kjo Fetva e Shejkh Ibn Bazit (i cili vdiq në vitin 1999, Allahu e
mbuloftë me Mëshirën e Tij) është dhënë shumë vite më parë, përpara atentateve të 11
Shtatorit dhe shumë krimeve të tjera që kanë kryer këta individë. Ajo gjendet në vëllimin e
nëntë të koleksionit të Fetvave me titull “Mexhmu’ul-Fetaua ue Mekalatul-Mutenaui’e” si dhe në
faqen zyrtare të Shejkh Ibni Bazit: http://search.ibnbaz.org/display.asp?f=bz01711.htm

'5+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

cilën po ecin, t’i frikësohen Allahut dhe t’i frikësohen ndëshkimit dhe
Zemërimit të Tij. Ata duhet të kthehen në udhëzim dhe duhet të
pendohen tek Allahu për atë çfarë kanë bërë.3 Allahu u ka premtuar atyre
që pendohen se do t’ua pranojë pendimin, duke thënë:

“Thuaj: O robërit e mi që që i keni tejkaluar caqet kundër vetvetes


(duke kryer ligësi e gjynahe)! Mos i humbni shpresat nga Mëshira e
Allahut. Nuk ka dyshim se Allahu i fal të gjitha gjynahet. Vërtet Ai
është gjithnjë Falësi i Madh, Mëshirëploti. Dhe kthehuni (me
pendim) tek Zoti juaj dhe nënshtrojuni Atij, para se t’ju vijë
ndëshkimi, (sepse) atëherë nuk do të ndihmoheni.”4

Dhe Allahu i Lartësuar thotë:

Për fat të keq, pasuesit e verbër të Usama bin Ladenit dhe ideologjisë së tij, nuk e kanë
pranuar këtë deklaratë të Shejkh Bin Bazit (rahimehullah) me pretendimin se ajo ishte një
falsifikim nga shërbimet sekrete të Arabisë Saudite. Por - elhamdulilah - kjo deklaratë e
Shejkh Bin Bazit jo vetëm që është transmetuar saktësisht me pikë dhe presje, por madje
gjendet edhe e inçizuar në audiokasetë. Ne e posedojmë këtë audio dhe falenderojmë
Allahun e Lartësuar që lëshon të Vërtetën kundër çdo pavërtetësie dhe ajo shkatërrohet.
Kështu pra, hapini veshët dhe dëgjojini me vëmendje fjalët e Shejkh Bin Bazit, pastaj
zgjidhni: ose kthehuni në rrugën e qartë e të drejtë të dijetarëve të umetit,
trashëgimtarëve të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), ose shkatërrohuni në
devijimin tuaj që e keni zgjedhur vetë, edhe pse tashmë u është bërë i qartë
argumenti për dalaletin ku keni përfunduar!
http://audioselefi.org/audiot/shuhuj/ibn%20bazi/ibn%20baz%20per%20bin%20laden.ram
3
Lexojini me kujdes këto rreshta dhe keni për ta kuptuar dashamirësinë që tregoi Shejkh Ibni
Bazi me Bin Ladenin dhe bashkëudhëtarët e tij. Por, çfarë përgjigje ktheu Bin Ladeni: Asgjë
më tepër sesa Tekfiri! Pra, përveç mbretit të Arabisë Saudite të cilin Bin Ladeni e shpalli
qafir, ai nuk e kurseu as Shejkh Ibni Bazin!!! Lexojeni se çfarë tha ai në revistën Nidaul-Islam
(çështja n. 15):
“Në të njëjtën kohë kur disa nga udhëheqësit i janë futur Kufrit të madh, i cili i ka nxjerrë ata
nga Islami sheshit fare dhe mu para syve të njerëzve, shikoni Fetvanë e Organizatës së tyre
Fetare. Veçanërisht, roli që luan Organizata Fetare në vendin e dy Xhamive të Shenjta
(Mekke dhe Medine), është ai më kërcënuesi, kjo edhe nëse do e linim mënjanë nëse ajo
(Organizata Fetare) e ka kryer këtë rol qëllimisht apo jo-qëllimisht. Dëmi që erdhi si rezultat i
përpjekjeve të tyre nuk ndryshon nga roli i armiqve më të betuar të Umetit.”
4
Zumer, 53-54.

'6+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

“Dhe kthehuni tek Allahu me pendim të gjithë ju O Besimtarë që të


shpëtoni.”5

Ka edhe mjaft ajete të tjera për këtë përfundim.6

Shejkh Ibn Bazi ka përmendur gjithashtu se: “Usama Bin Laden është një
person që përhap shkatërrim në tokë. Ai bën përpjekje në rrugë të këqia e
shkatërrimtare dhe është rebeluar kundër prijësave dhe pushtetarëve.”7

5
Nur, 31.
6
Ky artikull është marrë nga revista “el-Buhutul-Islamije” [n. 50, fq. 7-17].
7
Këto fjalë janë marrë nga gazetat “el-Muslimun” dhe “esh-Sharkul-Euset” (të muajit Hënor
Xhumadel-Ula në vitin 1417 Hixhri, që korrespondon me vitin 1996 E.K.).

'7+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Mukbil Ibn Hadij el-Uadi’i :

4
Muhadithi, dijetari i Jemenit, Shejkh Mukbil Ibn Hadij el-Uadi’i8 ka thënë
në një intervistë me gazetën Kuvajtjane “er-Rajul-‘Am” [n. 11503,
12/19/1998]: “Këtu, para Allahut, unë e refuzoj plotësisht dhe e deklaroj
veten time të pastër nga Bin Ladeni, ngase ai është një kërcënim dhe një
fitne e keqe për Umetin dhe veprimet e tij janë tronditëse.”

Në po të njëjtën intervistë, intervistuesi i tha: “Duket se Muslimanët po


hasin vështirësi në vendet perëndimore si rezultat i shpërthimeve që kanë
ndodhur thuajse në çdo vend të botës.”

Shejkh Mukbili përgjigjet: “E di. Madje disa vëllezër nga Britania më


telefonuan duke u ankuar për vështirësitë me të cilat po përballen tani atje
dhe më pyetën nëse lejohet publikimi i refuzimit dhe distancimit nga
Usama Bin Laden. U thamë atyre se ne e kemi refuzuar tashmë dhe jemi
distancuar nga ai dhe krimet e tij që prej një kohe të gjatë. Dhe kjo gjendje
aktuale dëshmon se Muslimanët në Perëndim po kalojnë vështirësi për
shkak të lëvizjeve të tilla si ato të “Ikhuanul-Muslimin” e të tjera. Dhe
Allahu është Ai të Cilit i lutemi për ndihmë.

Intervistuesi i thotë: “A e keni këshilluar Usama Bin Ladenin (përpara se


të ndodhte e gjithë kjo)?”

Shejkh Mukbili: “Në fakt ia kam dërguar këshillën dhe paralajmërimin tim
por vetëm Allahu e di nëse i kanë mbërritur apo jo. Gjithsesi, disa nga
këta njerëz erdhën tek ne duke na ofruar ndihmën dhe përkrahjen e tyre
për të bërë daue në rrugë të Allahut. Më pas, pamë se ata dërgonin para,
duke na kërkuar që t’i shpërndanim ato mes udhëheqësve të fiseve të
ndryshme; ata po përpiqeshin të blinin raketahedhëse dhe automatikë. Por
unë i refuzova dhe u thashë që të mos vinin më kurrë në shtëpinë time.

8
Shejkh Mukbili ishte një dijetar i famshëm që ka jetuar në Jemen. Ai vdiq në vitin 2001 (21
Korrik), afërsisht dy muaj para Sulmeve të 11 Shtatorit. Allahu e mëshiroftë dhe e ndriçoftë
fytyrën e tij!

'8+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Unë ua bëra të qartë se ajo çfarë bëjmë ne është vetëm daue dhe se nuk i
lejojmë studentët tanë të bëjnë asgjë tjetër përveç saj.”

Shejkh Mukbili ka thënë gjithashtu në librin “Tuhfetul-Muxhijb”, të


publikuar më datë 18 Sefer 1417 Hixhri (1996), nën titullin “Kush fshihet
pas Shpërthimeve në dy Vendet e Shenjta (Mekke dhe Medine)”?

“Gjëra të tilla mund t’u atribohen vetëm njerëzve injorantë. Bukhari dhe
Muslimi kanë shënuar të dy një hadith në përmbledhjet e tyre nga
‘Abdullah Ibn ‘Amr (radij-Allahu ‘anhu) se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) ka thënë: “ Allahu nuk e merr dijen menjëherë nga robërit e tij. Por Ai e
merr dijen duke marrë dijetarët (me vdekjen e tyre) derisa të mos mbetet asnjë
dijetar. Njerëzit kanë për të marrë injorantët si prijësa. Të tjerët do t’u bëjnë pyetje dhe
ata do të japin fetva pa dije. Kështu, ata humbin vetet e tyre bashkë me të tjerët.”9

Njësoj si kjo, disa njerëz thonë se ky dijetar dhe ai dijetar nuk e kanë idenë
rreth çështjeve të aktualitetit. Ose thonë se filani është një dijetar që s’ka
gjallëri, i cili po i largon njerëzit, siç thotë revista “es-Sunneh”10 e cila është
më mirë të quhet “el-Bid’ah”. Ata padyshim e kanë nxjerrë në shesh
armiqësinë e tyre kundër njerëzve të Sunetit në vendet e Gjirit.

Që kur njerëzit filluan të largohen nga dijetarët dhe të mos këshillohen me


ta, ata filluan të veprojnë në kaos dhe krejt pa qëllim. Dhe Allahu i
Lartësuar thotë:

“Dhe kur atyre u vjen ndonjë çështje për siguri apo frikë, ata e
përhapin atë (mes njerëzve). Por sikur t’ia kishin paraqitur atë (për
shqyrtim) të Dërguarit apo atyre që janë drejtues, atëherë shqyrtuesit
përkatës do të kishin nxjerrë konluzionet e duhura.”11

9
Transmetuar nga Bukhari (n. 100) dhe Muslimi (n. 2673).
10
Revista e drejtuar nga bidatçiu Muhamed Surur.
11
Nisa, 83.

'9+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

“Ata që janë drejtues” këtu janë për qëllim dijetarët, prijësit dhe
pushtetarët, intelektualët dhe njerëzit e mirë. Kur Karuni doli para popullit
të tij, disa prej tyre thanë për pasurinë dhe stolitë e tij të hatashme:

“Ata që donin jetën e kësaj bote: “Ah, sikur të kishim edhe ne ashtu
siç i është dhënë Karunit! Vërtet ai ka në dorë një fat të madh.” Por
ata të cilëve u ishte dhuruar dija (e fesë) thanë: “Mjerë për ju!
Shpërblimi i Allahut (në Jetën Tjetër) është shumë herë më i mirë për
ata të cilët besojnë dhe punojnë vepra të mira. Dhe këtë askush nuk
do ta arrijë përveç atyre që janë të duruar (në ndjekjen e së vërtetës).”12

Janë dijetarët ata që i vendosin gjërat në vendin që u takon dhe ata i


kuptojnë gjërat ashtu siç duhet.

“Dhe këta shembuj Ne i paraqesim për njerëzimin, por askush nuk


do t’i kuptojë ato përveç atyre që kanë dije (për Allahun dhe Fenë e
Tij).”13

“Vërtet që në të ka tregues të qartë për njerëzit me dije.”14

“Vërtet ata që i frikësohen më shumë Allahut nga robët e Tij, janë


dijetarët.”15

12
Kasas, 79-80.
13
Ankebut, 43.
14
Rum, 22.
15
Fatir, 28.

'10+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

“Allahu do t’i ngrejë ata që besojnë dhe ata të cilëve u është dhënë
dija në grada të larta.”16

Kështu pra, njerëzit e dijes janë ata që do të ngrihen në grada të larta nga
Allahu apo njerëzit e rebelimit, revoltës dhe përmbysjes së qeverive? Në
Sahihul-Bukhari është një hadith nga Ebu Hurejra (radij-Allahu ‘anhu) se
Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet: “Kur do të jetë Ora e
Fundit?”

Ai u përgjigj: “Kur çështjet t’u besohen të tjerëve në vend të njerëzve përkatës, atëherë
prite Orën.”17

Në krye të sekteve, grupacioneve dhe përçarjes fetare qëndron injoranca.

Një shembull i këtyre fitneve është ajo që pothuajse e pushtoi të gjithë


Jemenin – fitneja e Usama Bin Ladenit. Nëse do t’i thuhej atij “Kemi
nevojë për njëzetmijë rijalë Sauditë për të ndërtuar një xhami në filan
vend”, ai do të përgjigjej: “Ne nuk i kemi mjetet e duhura. Do
mundohemi t’ua japim kur t’i kemi.” Por nëse do t’i thonin: “Kemi nevojë
për raketadhedhëse, automatikë dhe gjëra të tjera”, ai do të përgjigjej “Ja
ku i keni njëqind mijë kurse të tjerat do t’u vijnë më pas.”

16
Muxhadile, 11.
17
Ky është transmetuar nga Bukhari (n. 59).

'11+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Ahmed en-Nexhmi :

4
Pyetje: Është transmetuar saktësisht se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) ka thënë:

“Allahu e mallkon atë që përkrah apo ndihmon një bidatçi.”18

A zbatohet ky hadith edhe mbi qeverinë e Talibanëve, në mënyrë të


veçantë pasi ata mbështesin dhe strehojnë Khauarixhët në një kamp të
njohur me emrin “el-Faruk” në krye të së cilit është Usama Bin Laden?
Gjithashtu, brenda këtij kampi janë katër familje të njohura: el-Mu’tim,
esh-Shahrani, el-Haxhurri dhe familja es-Se’id dhe ishin këto katër familje
të cilat kryen shpërthimet në lagjen Uleje (në Rijad). Ata i deklarojnë
udhëheqësit, qeverinë dhe dijetarët e këtij vendi se janë qafira.

Përgjigje: Nuk ka dyshim se këta njerëz konsiderohen bidatçinj. Dhe


sigurisht ata që i përkrahin dhe i strehojnë bien në këtë kërcënim që ka
bërë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për këdo që vepron ashtu, me
thënien:

“Allahu e mallkon atë që mbështet apo ndihmon një bidatçi.”

Edhe sikur vetëm njëri prej tyre të vriste dikë pa të drejtë ndërsa ti e
strehon atë dhe pastaj i thua viktimës: “Ti s’ke të drejtë ta arrestosh atë”
dhe e mbron - a nuk do të konsiderohesh ti përkrahës i bidatçiut?!

18
Transmetuar nga Muslimi (n. 1978).

'12+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Salih el-Feuzan:

4
Shejkh Salih el-Fuezan është pyetur: “A konsiderohet Bin Ladeni dhe ata
që ndjekin mendimet e tij dhe përhapin akiden e tij se ata janë prej
Khauarixhëve?”

Ai u përgjigj: “Ka një parim (të mirënjohur) i cili është është se kushdo
që rebelohet kundër pushtetarëve konsiderohet se është nga
Khauarixhët, qoftë ky Bin Ladeni apo çdokush tjetër. Çdo njeri që
rebelohet kundër prijësave Muslimanë konsiderohet se është nga
Khauarixhët.”19

19
Shkëputur nga kaseta e inçizuar më datë [1427/2/5] gjatë një prej mësimeve të akides
(Sherhus-Sunneh) nga Shejkh Feuzani. Dëgjojeni këtë pjesë të kasetës këtu:
http://audioselefi.org/audiot/shuhuj/feuzan/feuzan%20per%20bin%20laden.rm

'13+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Muhamed bin Hadij el-Medkhalij :

4
Shejkh Muhamed Ibn Hadij, një nga Dijetarët e mirënjohur të Medines, ka
thënë në një ligjëratë të mbajtur rreth Sejid Kutbit dhe dauen e tij: “Ata që
kryen shpërthimet në Mbretëri (të Arabisë Saudite) e pranuan me gojët e
tyre se ishin ndikuar nga Xhemati-Tekfir dhe se ishin nga grupi i Usama
Ibn Ladenit dhe el-Mas’arit dhe shpërndanin literaturën e tyre. Usama Ibn
Laden. Kush e mësoi këtë njeri? Kush e edukoi atë me Sheriatin? Ai është
një biznesmen, ky është specialiteti i tij… ata e pranuan, siç e thamë, me
gojët, ne e pamë atë dhe e lexuam në gazeta dhe e kam këtu me vete zërin
e tyre të inçizuar se ata ishin ndikuar nga disa njerëz të tekfirit të
Afganistan.

Xhihadi në Afganistan, shumica që u kthyen prej andej këtu në vendin


tonë ishin ndikuar ose nga ideologjia e Ikhuanëve në përgjithësi ose nga
ideologjia revolucionare, tekfirse. Pra ata na lanë duke besuar se ishim
Muslimanë dhe u kthyen tek ne me besimin se ne jemi qafira. Me këtë pra,
ata na konsideruan qafira ne, pushtetarët dhe dijetarët, e të mos
përmendim këtu popullin e thjeshtë. Ata e emërtuan shtetin (Saudit) si të
dalë nga Islami dhe i bënë edhe dijetarët e mëdhenj të dalë nga Islami. Ata
e pranuan këtë me gojët e tyre. Ata bënë tekfir mbi dijetarët dhe
përmendën në mënyrë specifike dy Shejkhat, Shejkh Abdul-Azijz Ibn Baz
dhe Shejkh Muhamed Ibn Uthejmin, Allahu i ruajt ata. Ata përmendën
lidhjen e tyre me el-Mas’arin dhe Usama Ibn Ladenin. Mos e morën këtë
nga dijetarët e Selefizmit? Jo! Por ata e morën atë nga njerëzit e tekfirit.”20

20
Shkëputur nga një kaseta e inçizuar herët nga Shejkh Muhamed bin Hadij (Allahu e ruajt).
Ky fragment është marrë nga libri “Në mbrojtje të Islamit: në Dritën e Ngjarjeve të 11 Shtatorit” (fq.
97) të Ebul-Hasen Malik el-Akhder.

'14+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Jahja el-Haxhuri:

4
Shejkh Jahja el-Haxhuri, një nga dijetarët e shquar të Jemenit në kohën e
sotme, ka thënë lidhur me situatën aktuale në Afganistan: “Në përputhje
me akiden e saktë… unë di që ata (Talibanët) janë Maturidijë 21(në akide).
E njëjta gjë mund të thuhet për Usama (Bin Ladenin). E di që ai është një
Xhihadist dhe ka probleme me tekfirin. Ai është Tekfirs që nxiton të bëjë
tekfir (t’i shpallë Muslimanët qafira).”22

21
Maturidijët janë një sekt i quajtur kështu për shkak të themeluesit të tyre, Ebul-Mensur el-
Maturidi. Ata janë thuajse të njëjtë me Esh’aritë, përveç disa dallimeve të vogla që kanë në
lidhje me Sifatet dhe terminologjinë që përdorin në çështjet e fesë. Për sa i përket Emrave
dhe Cilësive të Allahut, ata i shtrembërojnë ato nëse bien në kundërshtim me logjikën e tyre,
ndryshe nga Ehli-Suneti, të cilët pohojnë çdo Emër apo Cilësi që Allahu i Lartësuar ka
përmendur për Veten e Tij në Kur'an apo në hadithet e sakta.
22
Shkëputur nga kesata me titull “el-Exhuibetul-Haxhurije ‘alel-Esiletil-Hadithije”. Ky fragment
është marrë nga libri “Në mbrojtje të Islamit: në Dritën e Ngjarjeve të 11 Shtatorit” (fq. 97) të Ebul-
Hasen Malik el-Akhder.

'15+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

Shejkh Salih Ali-Shejkh :

4
Shejkh Salih Ali-Shejkh23 ka thënë në gazetën “er-Rijad” (11/8/2001)
lidhur me devijimin në kuptimin e Islamit:

“Ka shumë arsye që kjo të ndodhë. Sidoqoftë, një nga arsyet më të


thelbësore është se mësuesit tanë, madje që para kolegjit, duhet të
mbikqyren me kujdes. Unë nuk jam nga ata që thonë se problemi qëndron
në programet tona mësimore nëpër shkolla. Përkundrazi, problemi
qëndron tek mësuesit sepse është mësuesi ai që zakonisht jep një
përmbledhje të asaj çfarë përmban programi mësimor. Nëse do të merrnin
për shembull temën e Akides, apo Besimin Islam që zakonisht studiohet
në nivelin mestar, ndoshta do ta lexojmë atë që nga fillimi e deri në fund
për një ditë për shkak se ajo është kryesisht rreth njëzetë apo tridhjetë
faqe. Dhe tani, vjen një mësues dhe jep mësim këtë program mësimor për
vetëm një vit apo një orë në ditë. Pikërisht këtu del shpjegimi (vetjak i
profesorit). Disa mësues kur shpjegojnë kuptime të ndryshme japin
shpjegime jo të sakta dhe të keq-interpretuara. Unë madje e has këtë edhe
tek fëmijët e mi kur ata vijnë dhe thonë se kuptimi i kësaj është kështu e
kështu, ajo kuptohet në këtë mënyrë dhe zbatohet në këtë formë. Madje
ndonjëherë ai (kuptimi) është plotësisht i gabuar edhe në çështjet e
Teuhidit dhe Akides. Ata i shpjegojnë dhe i zbatojnë ato gabimisht.

Programi mësimor është i njëjti program fetar që keni studiuar të gjithë ju.
E si ka mundësi atëherë që tridhjetë vjetë më parë ai nuk çoi në këtë
kuptim të devijuar apo në ekstremizëm fetar, por sot, vetëm brenda
pesëmbëdhjetë viteve të shkuara, apo ka ndodhur vetëm brenda disa
vitesh? Dhe në pesëmbëdhjetë vitet e fundit duket një entuziazëm i flaktë
mes të rinjve dhe kjo kërkon një zgjidhje të përshtatshme.

Kështu që, një nga arsyet kryesore është mësuesi. Prandaj theksoj se është
absolutisht e domosdoshme për çdo mësues që jep mësim temat e ligjit
Islam apo studime fetare, që ai të jetë arsimuar me kuptimin (Fik’hun) e

23
Shejkh Salih Ali-Shejkh është ministri aktual i Çështjeve Islame në Arabinë Saudite.

'16+
© Selefi.org

Qëndrimi i Dijetarëve lidhur me Usama bin Ladenin

saktë. Jo çdokush që është diplomuar nga një fakultet i Sheriatit Islamik


apo fakultet i studimeve Islame është i përshtatshëm vetëm e vetëm se ka
studiuar aty. Edhe këta mësues madje duhet të jenë të kualifikuar dhe të
përgatitur. Ai ka nevojë për një komplet librash mësimor standardë dhe të
detajuar të cilin duhet ta ndjekë dhe duhet të mos japë mësim tjetër
(përveç tij). Dhe nëse ai devijon nga tekstet shkollore, atëherë ai duhet të
mbajë përgjegjësi. Nuk ka asnjë manual mësuesish që të jetë
gjithpërfshirës për të gjitha çështjet fetare, por ka një libër Fik’hu, një libër
Teuhidi, një libër Tefsiri e kështu me rradhë. Por prej nga vjen shpjegimi i
tyre? Kushdo që i shpjegon ato ka për t’ju dhënë shumë mësime. Mbase
në këto kohë ju mund të gjeni edhe disa mësues që madhërojnë Usama
bin Ladenin. E gjithë kjo është për shkak të devijimit në kuptimin e
Islamit.

'17+

You might also like