You are on page 1of 30

Akaid-Pyetje/Pergjigje( Fatime Nitaj)

1.Cka eshte akaidi?


1.Akaidi eshte shkence qe merret me studimin e Njeshmerise se Allahut
xh.sh,bazave ,kondiktave ,themeleve te besimit islam.Studion kushtet e besimit
islam , shkence qe merret me ceshtjen e vertetesise se ekzistimit te Zotit sh.sh ne
Pafillimin e Tij ,se Ai eshte I Pafillim dhe I Pambarim , se nuk meriton kush te
adhurohet pervec Tij.
2.Rendesia,detyra dhe qellimi I shkences se Akaidit , burimet kryesore te saj?
2.Shkenca e akaidit eshte shkence , e cila verteton bindjen e njeriut ne fene
islame me argumente bindese , te cilat nga njeriu largojne cdo dyshim.Andaj
marrja me mesimet e kesaj shkence eshte nder dhe respekt ndaj Krijuesit qe te
gjejme rrugen me bindese ne porosite e Allahut duke mos harruar se pejgamberet
ishin ata qe kumtuan porosite e Tij.
-Qellimi I kesaj shkence eshte qe besimi dhe vertetimi-deshmia te jene ne
perputhshmeri te plote me themelete islamit,duke mos lene vend per dy mendesi
ne lidhje me kete ceshtje.Ngase Allahu ne shume ajete na nxite ne studim ,
hulumtim , vertetim I porosive te Tij:Kur’ani , Hadithi , Ixhmai , Kijasi , Logjika ,
Arsyeja.
3.Argumentet mbi ekzistimin e Zotit jane te shumta : Argumento me shembuj
ajete kur’anore mbi krijimin e kesaj gjithesie , u krijua nga vetja e saj , rastesisht
, nga material apo ka Krijuesin e saj , I Cilili e krijoi nga asgjeja ?
3.Cdo gje eshte krijuar nga Allahu xh.sh nga asgjeja dhe cdo gje deshmon per
Madherine e Tij.
Jane argumente qe ne vazhdimesi flasin per Njeshmerine e Allahut xh.sh , flasin
per fuqine dhe deshiren e Tij,provokojne e sfidojne njeriun ne kete kohe , duke e
bere ate kurioz qe te mos pushoje me hulumtime e zbulime tee reja ne fusha te
shumta te ketij Universi.

Sigurisht se ata u krijuan nga asgjeja dhe nuk jane krijues te vetes se tyre, por ata
tere ate qe ka ne kete Gjithesi I krijoi Allahu.Thote Allahu xh.sh:
‫ويِف أَنْ ُف يس ُكم ۚ أَفَ ََل تُ ْب ي‬
‫ص ُرو َن‬ ْ َ
“ Po ne veten tuaj (ka argumente ) a nuk po e shihni?”(Dharijat 21).
Pastaj ajeti:

“Sikur te kishte ne to (qiej e ne toke)zota pos Allahut , ato te dyja do te


shkaterroheshin.Larg asaj qe I pershkruajne eshte Allahu –Zoti I Arshit!”
(Enbija 22).
4.Si e vertetoni Njeshmerine e Allahut , permes cilave cilesi e vertetojme
Njeshmerine e Allahut.Shpjego me shembuj nga Kur’anidhe hadithi , jepni dhe
veshtrimin tuaj lidhur me kete.
4.Njohja e Allahut xh.sh eshte njohja dhe dija me fisnike e me e mire.Eshte baza
mbi te cilen ndertohet e tere jeta shpirterore.
Ne kuptim ne numrit , te kuptuarit se Allahu eshte Njedhe I Vetem , mund te
kuptohet nepermjet emrave te bukur te Allahut ne suren Ihlas dhe permes
raportit te Tij ndaj krijeses.Jane cekur 4 emra te bukur te Tij:
Huwe -Ai , si shprehje e Zotit si I Pandryshueshem,Absolut,I Ndryshem nga cdo gje
dhe nga , I Cili cdo gje ndodhe.

‫َح ٌد‬ ‫ي‬ ‫َح ٌد ه‬ ‫قُ ْل ُه َو ه‬


َ ‫ص َم ُد ََلْ يَل ْد َوََلْ يُولَ ْد َوََلْ يَ ُك ْن لَهُ ُك ُف ًوا أ‬
‫اَّللُ ال ه‬ َ ‫اَّللُ أ‬
“ Thuaj ,Ai (Allahu )eshte Nje.Allahu eshte AI qe cdo krijese I drejtohet.Ai a’ka
lindur ke e as nuk eshte I lindur.Dhe askush nuk eshte I barabarte me te”.
Cilesite me te cilat vertetojme Njeshmerine e Zotit jane:
(EL-Wuxhudu)-Ekzistence e domosdoshme , nga kjo nenkuptojme se Ekzistenca e
TIJ nuk varet nga faktore te tjere , por eshte thjesht rrjedhim I Njeshmerise se
Tij,eshte cilesi qe I takon vetem Allahut,me te cilen nukmund te cilesohet askush
tjeter. Thote Allahu xh.sh:

‫ش َع هما ي ي‬
‫ص ُفو َن‬ ‫ي‬ ‫ر‬ ‫ْع‬‫ل‬ ‫ا‬ ‫ي‬
‫ب‬ ‫ر‬ ‫اَّلل لََفس َد ََت ۚ فَسبحا َن هي‬
‫اَّلل‬ ‫ه‬ ‫ه‬
‫َّل‬‫ي‬
‫إ‬ ‫ة‬
ٌ ‫لَو َكا َن فيي يهما ي‬
‫آِل‬
َ ْ َ َ َ ْ ُ َ ُ َ َ ْ
“Sikur te kishte ne to (qiej e ne toke)zota pos Allahut , ato te dyja do te
shkaterroheshin.Larg asaj qe I pershkruajne eshte Allahu –Zoti I Arshit!Ai nuk
pyetetcka punon , po ata pyeten.” (Enbija 22-23).
( El-Kidemu ) – I Pafillim.Cdo gje qe ka fillimin ka edhe mbarimin ,ka pikenisjen
dhe pikembarimin e vet , ndersa Allahu eshte I Pari,I Pafillim dhe ekzistences e Tij
nuk mund t’I pershkruhet mosekzistence.Thote Allahu xh.sh:

( El-Beka )-I Pambarim .Cilesi e cila I takon vetem Njeshmerise se Allahut


xh.sh.Allahu ekziston deri ne pafundesi,per dallim nga cdo gje tjeter qe e ka
fundin e vet.Cdo gje do te shkaterrohet pervec Tij.Thote Allahu xh.sh:
“Cdo gje qe eshte ne toke do te zhduket e do te mbetet vetem Zoti ytI
Madheruar.”( Rrahman ).
(El-Wahdenijetu)-Eshte Nje.Allahu xh.sh eshte Nje ,nuk ka zot tjeter pos Tij.Me
fjalen El-Wahdenijetu kuptojme se Zoti eshte Nje dhe ky emertim me kete cilesi I
takon vetem Allahut xh.sh , vetem Ai meriton te cilesohet me kete cilesi.

‫َح ٌد‬ ‫ “قُ ْل ُه َو ه‬Thuaj,Ai eshte Nje”.( Ihlas1).


َ ‫اَّللُ أ‬
(Muhalefetu lilhawedijth)-Nuk I ngjan askujt.Cdo gje pervec Allahut xh.sh eshte e
krijuar.Eshte absurd dhe shume e pavend te themi se Allahu ngjason me dicka
tjeter ne kete Univers.Ai eshte larg cdo gjeje qe lidhet e vendin , formen ,Kohen ,
trupin , materien.Thote Allahu xh.sh :

‫ي‬ ‫لَْيس َك يمثْلي يه َشيء ۖ و ُهو ال ه ي‬


ُ‫يع الْبَصي‬
ُ ‫سم‬ َ َ ٌْ َ
“ Asgje nuk I perngjan Atij”(Shuara 11)
(El-Kijemu bi nefs)- Qendron Vetvetiu.Allahu eshte Krijuesi I cdo gjeje dhe vet
Njeshmeria e TIJ kerkon qe Allahu xh.sh te ekzistoje nga vetja, ngase Ai nuk ka
nevoje per ndihme.
Pervec ketyre jane edhe cilesite diktuese(qenesore):

( El-Hajetu)-Jeta. Thote Allahu xh.sh: “ ‫ي القَ ُّيوم‬


ُّ ‫ال َح‬ “ I Gjalle ,I Perjetshem.
( El-Ilmu)-Dija.Thote Allahu xh.sh:

‫ي‬ ‫و ُهو ال ه ي‬
(Es-Sem’u)-Degjimi :
ُ‫يع الْبَصي‬
ُ ‫سم‬ َ َ
“ Ai I degjon te gjitha dhe di cdo gje”

‫س يميع الْب ي‬
(El-Besaru)-Shikimi:
ُ َ ُ ‫َو ُه َو ال ه‬
‫ي‬‫ص‬
“Druani Perendise dhe dijeni se Ai gjithe cka beni ju” (Bekare 131).
(El-Iradetu)-Deshira,Vullneti.
(El-Kudretu)-Fuqia.

‫اَّلل موس ٰى تَ ْكلي‬


(El-Kelemu)-Te folurit ‫يما‬
ً َ ُ ُ‫َوَكله َم ه‬ ( Nisa 164).

(Et-Tekwijn)-Shpikesi. Allahu eshte Nje ,plotesia, magnesia , nuk jane


karakteristika te Tij.Ai eshte Krijuesi I Vetem.
5.Vullneti I Allahut tek njeriu eshte I detyruar apo I lire.Argumento dhe shpjego
me shembuj .Veprat e njeriut jane te lira apo te varura thjeshte nga vullneti I
njeriut apo eshte I varur bga faktore te ndryshem?A eshte njeriu I lire ne vepra
,kryerja e veprave qofshin ato te mira apo te liga jane produkt I angazhimit te
njeriut apo Krijuesi I veprave eshte Zoti xh.sh.Argumento me shembuj nga
kur’ani.
5.Te gjitha veprat e njerezve si levizja,moslevizja,qetesia,jane fitim i mirefillte i
njerezve,kurse Allahu eshte Krijues i tyre.
.Ndersa sa iperket besimit eshte ne zgjedhje te njeriut te besoje apo te mos
besoje.Ai ka liri te zgjedhe punet qe do te beje ,me vullnet prandaj do te merret “
ne pyetje”.Thote Allahu xh.sh: Prej dhuntive mbrojtëse të veprave të njeriut në
këtë botë, por edhe e përgjegjësisë përfundimtare e cila vjen pas ringjalljes para
Zotit xh.sh, ka të bëjë me lirine e pjesërishme të dhuruar për njeriun nga Zoti
xh.sh. Liri e cila nuk është absolute dhe e pakufishme, por ajo liri vepron brenda
asaj sfere të kufizuar, andaj edhe i jep domethënie të plotë jetës së njeriut në këtë
botë.
Do te thote qe Allahu eshte Krijuesi I veprave edhe te mira edhe te liga , sepse Ai
ka krijuar mundesine e te vepruarit mire apo keq,ndersa realizuesi eshte njeriu.
Ajetet: “Nuk ka detyrim ne fe”(Bekare 256)
Nese Zoti yt do te kishte deshiruar , te gjithe njerezit ne toke do te kishin
besuar.Mos valle mendon se mund t’I detyrosh njerezit te besojne?(Junus 99)
Pra, veprat e njeriut lidhen me vet njeriun , me te cilat ai meriton shperblim apo
ndeshkim.Nuk themi se ekziston liri e pakufizueshme sic thone mu’tezilet as
shtrengim te tepruar si Xhehemitet.Dhe kaderin mund t’a shohim me shume si dije
te Allahut xh.sh.
6.Feja ne prizmin historik dhe nevoja e njeriut per fe ,rendesia ,detyra dhe
qellimi I shkences se Akaidit?Kontakti I muslimaneve me fete dhe kulturat e
tjera.Ndikimi I filozofise greke ne zhvillimin e shkences se akaidit?
6.Feja islame eshte natyrshmeri e krijuar (lindur)bashke me njeriun. Pejgamberi
a.s ka thene:”Nuk ka asnje nga femijet qe nuk lind ne natyrshmerine e fese se
Allahut,por pastaj prinderit e detyrojne ne jehudizem krishterizem apo
zjarrputizem.Historia njerezore na meson se cdo popull ,madje edhe ai me
primitiv ka pasur bindje dhe ka adhuruar ndonje fuqisi Zot.Kjo verteton se
pamarreparasysh koncepti Zot dhe adhurimi ndaj Tij eshte thelle I rrenjosur ne
mendjen dhe shpirtin e tij,pavaresisht ngamenyra e praktikimit te ketij
koncepti.Shtrohet pyetja pse e terhoqi ate gjithnje deshira t’i besoje nje apo me
shume fuqive mbinatyrore?
Kjo sepse njeriu nuk eshte I vetmjaftueshem,fuqia e tij eshte e kufizuar , se eshte
krijese e dobet , se jeta e tij varet prej shume faktoreve dhe fuqive , pa ndihmen e
te cilave nuk mund te jetoje.Sikur te gjithe qe kane nevoje per ushqim edhe
shpirti ka nevoje per ushqim e sherim ,padyshim qe vetem me besim.
Akaidi ze nje vend te rendesishem mes shkencave islame , madjemund te themi
se eshte me e rendesishmja nder to , ngase pa u vertetuar ekzistenca e Krijuesit ,
qe ka fuqi pergjithcka, eshte I Gjithedijshem , qe ka derguar pejgambere e ka
shpallur libra,eshte e pamundur te mendohet per shkenca te tilla si
:Tefsir,hadith,fikh…Po qe se shkencat islame perngjasohen me nje ndertese ,
Akaidi eshte themeli ndersa shkencat e tjera katet-ndarjet e saj.
Qellimi I kesaj shkence eshte qe besimi dhe vertetimi -deshmia te jene ne
perputhshmeri te plote me themelet e Islamit,duke mos lene vend per dymendesi
ne lidhje me kete ceshtje.
Popuj te ndryshem ne mungese te besimit te drejte besuan edhe ne
drunj,lisa,gure,yje,planete,gje qe argumentojne per nevojen e njeriut per fe.
Marredhenia e Islamit me besimet e tjera eshte e themeluar nga Zoti ne
kur’an.Asnje muliman nuk mund t’a mohoje ate perderisa kur’ani eshte burimi
thelbesor fetar.
7.Shkaqet e brendshme dhe te jashtme qe shtyne muslimanet te merren me
shkencen e Akaidit.Rendesia,emertimi dhe perkufizimi I shkences se Ilmul –
Kelamit?
7.Shkaqet e brendshme:
:Pas kalimit të Muhamedit a.s., në jetën tjetër në Ahiret-jetën e pasosur të
përhershme, menjëherë fillojnë mospajtimet, plasaritjet në mesin e myslimanëve,
mos pajtime të cilat kishin të bënin me çështje të natyrave të ndryshme.
Mospajtime të cilat pothuajse nuk pushuan asnjëherë, për fat të keq edhe në këtë
kohë kemi kundërshtime të shumta në mesin e muslimanëve dhe është duke u
derdhur gjak i panevojshëm dhe i pa arsyeshëm në mesin e shumë shteteve Islame.
Këto mospajtime të cilat kishin të bënin me atë se kush duhet të udhëheq me
muslimanët pas Muhamedit a.s. Se udhëheqësi duhet të jetë Muhaxhir apo
Ensar,(Mekas aqpo Medinas), apo duhet të jetë nga familja e Muhamedit a.s., pra a
duhet të trashëgohet udhëheqja apo të lihet në kompetencën e muslimanëve për ta
zgjedhur atë. Këso pyetje e të ngjashme lindën menjëherë pas vdekjes së
Muhamedit a.s.
Megjithatë muslimanët arritën ta zgjedhin Ebi Bekrin pasardhës të Muhamedit a.s.,
që ai të jetë prijës i besimtarëve të besimit Islam. Ky pajtim u arrit me pajtimin e të
gjithëve edhe pse disa nga shokët e Muhamedit a.s., edhe pse pajtuan dhe
përkrahën zgjedhjen e Ebu Bekrit, ata në heshtje kishin menduar se ndoshta
ndonjëri prej tyre do të ishte më i merituar se Ebu Bekri në udhëheqje. Mendim ky
i cili nuk vinte si rezultat i dëshirës për pushtet, por si rezultat se ndoshta do t’iu
shërbente muslimanëve edhe më shumë se Ebu Bekri.

Pra :Zgjedhja e halifit ,Zgjedhja e Aliut per sundues,Lufta rreth Devese,Lufta ne


Sifin,Vrasja e Othmanit...
Shkaqe te jashtme mund te permenden: -Përhapja e Islamit jashtë gadishullit
arabik.Në të gjallë të Muhamedit a.s., mësimet e fesë Islami nuk kishin kaluar
jashtë Gadishullit Arabik. Por kah fundi i shekullit të -I- mësimet Islame
depërtojnë edhe jashtë gadishullit Arabik. Vendet e reja që kalonin nën sundimin e
ri nga ana e muslimanëve ishin edhe djepi i feve e besimeve të shumta(atyre
idhujtarë e pagane), besime prej më të ndryshmeve, kultura e qytetërime të vjetra,
siç ishin: Persianët, Çifutët, Romakët, Bizantinët, Egjiptasit etj. Dhe ishte shumë e
natyrshme se kontakti i kulturës Islame me këto kultura, qytetërime e besime të
ndryshme vetvetiu do të hapin mundësin e debateve të shumta, në mesin e
muslimanëve dhe jomyslimaneve.

-Përkthimi i veprave të huaja me përmbajtje filozofike në gjuhën


arabe.Muslimanët filluan të përkthejnë në gjuhën arabe vepra të filozofisë së huaj,
sidomos të asaj greke, me qëllimin më të mirë që t’iu mundësohet muslimanëve të
lexojnë e studiojnë mendimet e filozofëve grek e të dijetarëve dhe filozofëve tjerë.
Pas përkthimit të këtyre veprave muslimanët kuptuan se shumë mësime nga këto
vepra bien ndesh me porosit e Kuranit, librit të Allahut xh.sh., të zbritur më herët
te Muhamedi a.s. Në emër të filozofisë dhe mësimeve të saja filloi edhe të
sulmohet Islami si fe dhe mësimet që kishte sjellë Kurani.Prandaj ishte I
rendesishem formimi I ilmul kelamit.
Shkaqe te tjera:Ajetet synonuese-metaforike si dhe paraqitja e disa
grupeve/fraksioneve islame si:Havarixhet,Shiitet,Murxhite,Mu’tezilet.
Definicioni I Ilmul-Kelamit:Eshte shkence ,e cila bashkon argumentin me bindjen-
besimin permes argumenteve logjike/mendore.Studion mbi ekzistencen e Zotit
xh.sh dhe sifatet/atributet e Tij.Merret me bindjet fetare te argumenteve te sakta e
burimore te vertetuara.
Tematika e Ilmul-Kelamit eshte shume e gjere e permbledhese , kurse ceshtjet e saj
si:Individualiteti I Allahut,Atributet dhe veprimet e Tij shume te
nderuara.Argumentet qe perdor jane prova te thjeshta dhe te cilat I pranon mendja
e paster.
Kjo shkence eshte me e perhapura dhe me e pershtatshmja per shkembim mendimi
dhe debate.Kjo shkence ka marre emertimin kelam-fjale,e cilaperben mjetin e
shkembimit te mendimit e debatit.

8.Shkollat dhe grupet e para te Ilmul-Kelamit,Mu’tezilja ajetet synonuese ne


raport me Ehli Sunetin.Cfare eshte dallimi mes tyre.Argumento me 3
shembuj nga kur’ani qe kane te bejne me Zotin xh.sh dhe Njeshmerine e Tij?
8.Mu’Tezilja ishte shkolla e pare e cila vuri bazat themelore te studimit logjik dhe
per ceshtjet e besimit.
Të parët të cilët shkruan dhe botuan në shkencën e Kelamit janë Mutezilët, e ky
ishte Vasil Bin Atau me librin e tij :”Elmenzileti Bejnel Menziletejni-Vend mes
dy vendeve” dhe libri:”Esebil Ila Marfetul Hak-Rruga deri te njohja e së
vërtetës”, këto botime ishin në fillim të shekullit të dytë hixhri. Afërsisht gjatë
kësaj kohe botoi edhe Imam Adham Ebu Hanife, librin e shumë
njohur:”Elfkhul-Ekber”
Në shekullin e tretë shkroi edhe Ebu Mensur El-Maturidiu, librin i cili
kundërshtonte mendimet e disa grupeve të devijuara librin:”Kitabu-Tevhid-Libri
mbi Tevhidin – Njëshmërinë.
Mu’tezilja mesimet e saj i mbeshtet ne 5 shtylla:
1.Tewhidi-Njeshmeria
2.Adlu-Drejtesia
3.Premtimi dhe kercenimi
4.Vendi mes dy vendeve
5.Urdheri per te mire dhe ndalimi nga e keqja.
Ata marrin per baze kur’anin,hadithin,por i japin perparesi mendjes.
Ehli Suneti ajetet synonuese si :Syri,dora e Allahut thone se i besojne keto cilesi
me te cilat Allahu e ka cilesuar Veten,por qe eshte i zhveshu nga ngjasimi me
krijesat,duke perjashtuar mundesine e te qenurit trup,forme apo ane.Ndersa
Mu’tezilet i komentojne ajetet synonuese p.sh doren ,thone se simbolizon
fuqine,syri-diturine,fytyra-vet Zotin...Thonin se nuk mund te shihet Zoti .Zotit i
mohonin cilesite... Ajetet ku permendet Zoti dhe Njeshmeria e Tij ,thote Allahu
xh.sh:

‫ش استَ و ٰى ي ُد هي‬
. ‫اَّلل فَ ْو َق أَيْ يدي يه ْم‬ ٰ ْ ‫ال هر‬
َ َ ْ ‫حَ ُن َعلَى ال َْع ْر ي‬

9.A konsiderohet krishterizmi fe monoteiste ,a eshte e shpallur?Si lindi


krishterizmi,A besohet Isai a.s si pejgamber te te krishteret . Shpjego
detajisht?
9.Krishterizmi dhe hebraizmi konsiderohen si fe monoteiste, te cilat predikojne
besimin ne Zotin NJe ,por me vone krishterimi e kalon besimin ne “
trinitet”.Padyshim qe nuk eshte fe e shpallur , ngase fe e shpallur eshte vetem
Islami qe me lindjen e njeriut te pare .
Isai nuk konsiderohet si pejgamber te te krishteret ,por ata thone se Isai eshte “djali
i Zotit”,ngase eshte krijuar nga shpirti i Zotit,e shpirti i Zotit eshte edhe pjese e
Zotit,andaj patjetër duhet tye jete djale i Zotit.Per te disa thone se eshte djale i Zotit
, e disa thone se eshte femije jashtëmartesor,disa thone se eshte vet Zoti, I Cili
eshte personifikuar ne ormen e Isait per t’i pastruar njerëzit nga mekatet.Disa e
kane bindjen e trinitetit :Ate,bir,Shpirt i shenjte se eshte 3 ne 1 dhe 1 ne 3.
10.Cilat ishin fazat e zhvillimit te Akaidit . Permendi 3 nga periudhat e
lëvizjeve te para ideore.Si lindi shkenca e Akaidit.Cilat ishin 3 shkaqet
kryesore.Kur Islami ra ne konflikt me filozofine/kulturat dhe besimet e huaja
dhe fare ndikimi pati kjo ne thurjen e radhave te muslimaneve si ne aspektin
organizativ edhe ate te besimit?
10.Shkenca e akaidit ka kaluar neper dy faza /etapa kryesore te zhvillimit te saj:
a)Periudha kur shkenca e Ilmul – Kelamit ,kur besimi nuk eshte përzier me
mesimet e filozofise.Mosmarreveshjet kryesisht ishin mes myslimaneve mes vete ,
pasi qe Muhamedi a.s kishte kaluar ne boten tjeter.
b)Periudha e dyte perfshin kohen e fillimit te botimeve te shumta,lidhje me kete
shkence vecohen shkrimet e Gazaliut,Bejdaviut,Taftazaniut...Zgjedhja e sunduesit
–Ebu Bekrit , zgjedhja e Aliut r.a,Lufta e Devese...
3 shkaqet kryesore :
1.Perhapja e Islamit jashte Gadishullit Arabik.
2.Perkthimi i veprave te huaja ne gjuhen arabe.
3.Deshira e myslimaneve te dijne me shume rreth fese se tyre.

11.Kush ishin kelamistet kryesore te Ehli Sunetit , fare thoshte Maturidiu per
Njeshmerine e Zotit xh.sh,si duhet besuar Ate?Ku dallonin me Mu’tezilen ne
shpjegimin e ajeteve alegorike , fare mendimi kishin se a shihet Zoti ,Cilat
ishin mendimet e Ehli Sunetit dhe Mu’teziles rreth mekatit te madh?
11.Ebu Hanife me librin “ Fikhu Ekber” , Ebu Mensur Maturidiu-“ Kitabu
Tewhijd” , Ebu Hasan Eshariu.
Maturidiu ishte i mendimit se te gjitha cilesite e Allahut xh.sh /Atributet e Tij , jane
ne vet Qenien e Tij /Njeshmerine e Tij , jo jashte Tij.E cilësonin Allahun me te
gjthe emrat e Tij dhe thonin se nuk mund te emerohet me emra te tjere, pervec ato
qe i ka cekur per Veten e Tij.Thone se Allahu nuk ngjason me asnjë nga krijesat e
Tij as nga ana e Njeshmerise e as nga ana e Cilesive te Tij.Ndersa Mu’tezilet i
komentonin ajetet alegorike p.sh :fytyra –vet Allahu,syri-dituria e Tij ,dora-fuqia e
TIJ ... jedu ....Ajetet:
Mu’tezilet thonin se Allahu nuk mund te shihet ne kete bote as ne tjetren , duke e
marre per baze ajetin :ُ‫اْلَبيي‬
ْ ُ ‫ار ۖ َو ُه َو الله يط‬
‫يف‬ َ‫ص‬ َ ْ‫ار َو ُه َو يُ ْد ير ُك ْاْلَب‬
ُ‫ص‬ َ ْ‫ََّل تُ ْد يرُكهُ ْاْلَب‬
“ Te pamurit nuk e perfshin Ate , e Ai i perfshin te pamurit”( En’am 103).
Pastaj ajeti: “ AI i tha: Ti nuk ke mundesi te me shohesh Mua , por shiko kodren, e
nese ajo qendron ne vendin e saj , ti do te me shohesh Mua...”.Dhe thone se po te
shihej atehere do t’i jepnim forme, vend...
Ehli Suneti thote se Ai qe ben mekat te madh konsiderohet besimtar por
mekatar,(pervec shirkut , te cilin Zoti nuk e fale),ndersa Mu’tezilet thone se i tilli
del nga feja /besimi,andaj prej momentit te kryerjes se mekatit kalon ne mes te
besimit dh kufrit,ngase nuk mund te quhet pabesimtar përderisa e ka shqiptuar
shehadetin.
12.Cilat jane atributet e Allahut xh.sh , si ndahen,jane ne vet Njeshmerine e
Allahut apo jashte Tij?Si manifestohet nga dëshira e Allahut apo faktore te
tjere,argumento?Cilesite e Allahut a jane te krijuara apo Ezelij?
12.Cilesite e Allahu jane :Qenesore dhe Veprore.
Qenesore/Dhatije :
Jeta/Hajetu
Dija/Ilmu
Shikimi/Besaru
Degjimi/Sem’u
Fuqia/Kudretu
Deshira/Iradetu
Veprore/Thubutije :
Ekzistenca/Wuxhudu
I Pambarim/Bekij
I Pafillim/Kademu
1/Wahdenij
Qendron Vetvetiu/El Kijemu bi Nefs.
Cilesite diktuese ndahen ne :vetore/nefsij( el-wuxhud),mohuese/selbijeh(
kidemu,bekau,ELWahdenijetu,Muhalefetu lil hawedijth,Kijemu bi Nefs) ,te
vepruese hyn edhe tekwijn/shpikja).
Cilesite e Tij jane te amshueshme,nuk jane te krijuara , ngase sikur ndonjëra prej
ketyre cilësive te ishte krijuar ateher Allahu do te ishte i manget, gje qe eshte e
pamundur,pra cilesite e Tij jane Ezelij, ne vet Njeshmerine e Tij.Allahu ka vullnet
dhe pa vullnetin e Tij asgje nuk mund te ndodhe.
13.Si manifestohet mekati te njeriu?Si ndahet ai? A eshte mekati përcaktues
pe njeriun ne xhenet apo xhehenem ?Cili nga mekatet falet nga Allahu e cili
jo? A kishin gabime pejgamberet shpjego me ajet/hadith?
13.Mekati eshte veper te cilen e ndalon Allahu xh.sh,ne baze te te cilit njeriu
përcaktohet te shpërblehet apo te ndëshkohet varësisht prej veprave te tij..Mekatet
ndahen ne te medha , te vogla, me qellim dhe pa qellim.Allahu xh.sh fale te gjitha
mekatet pervec shirkut , te cilin e permen edhe ne ajet kur;anor:

َ َ‫ك لي َم ْن ي‬
ُ‫شاء‬ َ ‫اَّللَ ََّل يَ ْغ يف ُر أَ ْن يُ ْش َر َك بي يه َويَ ْغ يف ُر َما ُدو َن َٰذلي‬
‫إي هن ه‬
“ S’ka dyshim se Allahu nuk fale mekatin t’ipershkruhet shok Atij, e pas tij i fale
kujt te do.Kush i përshkruan shok Atij ai ka bere nje mekat te madh ”( Nisa 48).
Te gjithe pejgamberet e Allahut kane qene te ruajtur nga mekatet e vogla dhe te
medha si dhe prej veprave te mosbesimit dhe veprave te shemtuara,po ka pasur
leshime dhe gabime prej disa prej tyre,p.sh:Kur Allahu xh.sh u tërheq vërejtjen dhe
ua permireson gabimet:
Kur Muhamedi a.s po bisedonte me disa mekase t’i binde ata ne Islam, iu afrua nje
i verber Ibn Umi Mektumi,t’ia sqaronte ca ajete atij,me t’u nderprere Muhamedi
a.s u merrol.Allahu i zbriti 10 ajetet e para te sures abese si tërheqje e vërejtjes...
14.Qendrimi i sahabeve dhe i Ehli Sunetit ne lidhje me cilesite e Zotit?
14.Ehli Suneti ; Allahu xh.sh ka atribute te përhershme/Ezelike qe jane te pandara
nga Individualiteti i Tij.Sahabet:Nuk i komentojne por i pranojne ashtu sic kane
ardhur ne kur’an.
“Tefsijruhe kiraetuhe le kejfe we le ma’ne”
“ Komentimi i tyre eshte leximi i tyre pa pyetur per menyren apo kuptimin”.
15.Permendi 4 nga cilesite e Allahut me shembuj.Amund te shihet Zoti ,fare
thote kur’ani?Si e komenton Ehli Suneti te pamurit e Allahut ne kete bote dhe
ne boten tjeter dhe si Esh’ariu?
15.Cilesi te Qenies:hajetu,ilmu,sem’u,besaru..
Cilesi individuale –Wuxhudu
Cilesi vetore-Beka,kidemu,Muhalefetu lil hawedijth,Kijemu BI Nefs..
Cilesi veprore:Dije,Vullnet,fuqi.
Ajetet:
Zoti nuk mund te shihet ne kete bote ngase gjymtyret tona nuk mund t’a
perballojne Nurin e Allahut , ndersa ne boten tjeter po.

Ajeti ٌ‫ إي َ َٰل َريّبَا ََن يظ َرة‬:‫ض َرة‬


‫وجوهٌ ي ومئي ٍذ ََن ي‬
َ َْ ُ ُ
“Ate dite do te kete fytyra te shkëlqyera qe Zotin e tyre e shikojne.”(Kijame 23-
24).
Ndersa banoret e xhehenemit do te jene te privuar nga kjo kenaqesi:
Esh’arinjte jane te mendimit se Allahu nuk mund te shihet ne kete bote edhe me
mendje.Mundesia per te pare Zotin fillon me bindjen se Ai ekziston per kete arsye
lejohet te pamurit e Tij.Nuk lejohet te kufizohet te Pmurit e Tij ne nje vend , trup
...Jane te mendimit se Zoti ne boten tjeter nuk mund te shihet me te pamurit e kësaj
bote duke u argumentuar me ajetin:
.ُ‫اْلَبيي‬
ْ ‫يف‬ُ ‫ار ۖ َو ُه َو الله يط‬
َ‫ص‬ َ ْ‫ار َو ُه َو يُ ْد ير ُك ْاْلَب‬
ُ‫ص‬ َ ْ‫ََّل تُ ْد يرُكهُ ْاْلَب‬
16.Kush jane EHLI SUNEH WEL XHEMEAH ?
16.Ehli Suneh Wel Xhemeah jane ndjekësit e rruges se drejte , rruges se
Pejgamberit a.s duke ruajtur unitetin e metit nga cdo devijim i mundshem.Perbehet
nga dy grupe kryesore dhe ndjekësve te tyre:Ebu Hasen Esh’ariut dhe Ebi Mensur
Maturidiut.U quajten ndryshe edhe el-hakki/ith’tare te se drejtes.Ata jane
trashegimtare te pergjegjesise se Islamit te Muhamedit a.s.
Ketij drejtimi i takojne afer 90% ne te gjithe boten.Disa nga parimet e tyre jane
:Allahu ka atribute te përhershme/Ezelike,ne Njeshmerine e TIJ.Kaderi eshte hak
.E mira dhe e keqja jane krijime te Zotit por veprues eshte njeriu dhe realizues i
tyre.Besimi eshte me zemer,shqiptim me goje dhe kryerje e obligimeve fetare
.Kryesi i mekatit te madh konsiderohet besimtar por mekatar.Allahu nuk mund te
shihet ne kete bote por ne boten tjeter po.,Ate do t’a shohin banoret e xhenetit.

17.Kush jane Maturidite dhe qëndrimi i tyre per te’wilin,fytyren,syte,doren


dhe ajetet Muteshabihat?
17.Maturidite jane drejtim,te cilet mbeshteten te dijetari i njohur i tyre Ebu
Mensur Maturidiu.Rrenjet e kësaj shkolle i gjejme te shkolla hanefite.Gjate
studimit te tyre per baze kane marre kur’anin dhe hadithin ,por i kane lene hapesire
edhe mendimit te lire duke thene se shpallja i therret mendjes dhe eshte e
kuptueshme ne baze te mendjes.Sa i perket te’wijlit jane te mendimit se ajetet
alegorike apo me me shume se nje kuptim ,ajetet muteshebihat i komentojne ne
kete menyre:
E ka mbisunduar arshin ,jo qendron ne arsh,ngase nuk mund t’i caktojme
vend,forme,trup,pastaj Arshi eshte i krijuar e kur te shkatërrohet Arshi Allahu
mbetet aty ku ka qene .Pastaj dora-fuqi,fytyra-Njeshmeri e Allahut,syri-
Mbikeqyrje,zbritja e Zotit-Zbritje e urdhrit te Allahut.
18.A duhet te mesohet Shkenca e ilmu kelamit si dhe si ishte gjendja
e Ilmul kelamit ne kohen e muhamedit a.s dhe kohen e sahabeve?

***PO duhet te mesohet shkenca e ilmul kelamit madje eshte domosdosmeri e


kohes sone.S’ka dyshim se mësimet e shkencës së Akaidit i gjejmë brenda në
Kuran dhe në porosit e Muhamedit a.s. Por jo me emrin si mësime të kësaj
shkence. Në të gjallë të Muhamedit a.s., shoqëria Islame e asaj kohe ishte e
organizuar bazuar në porosit Kuranore të zbritura nga i Madhi Zot xh.sh., kohë pas
kohe te Muhamedi a.s., kryesisht përmes melekut Xhibril1 për afërsisht 23 vjet dhe
porosit e Muhamedit a.s.
-Muslimanët nuk kishin nevojë që në të gjallë të Muhamedit a.s. të formojnë një
shkencë siç ishte shkenca e “Ilmul - Kelamit-Akaidit -Apologetikës Islame”. Ata
besimin e tyre e përqendronin kryesisht në thëniet Kur’anore dhe Hadithet e
Muhamedit a.s. Vlen të përmendet se në të gjallë të Muhamedit a.s., nuk kishte
edhe kundërshtime të mëdha, kundër mendime e mospajtime të cilat arrinin
shkallën e nevojës së formimit të ndonjë shkence të veçantë për t’u marr me
probleme të veçanta. Çdo problem e mospajtim mes muslimanëve pyetej
Muhamedi a.s., dhe të gjithë ishin të kënaqur me qëndrimin dhe përgjigjen e tij në
mesin e muslimanëve.
-Kjo gjendje ishte sa ishte gjallë Muhamedi a.s.Në të gjallë të Muhamedit a.s., jeta
në të gjitha fushat zhvillohej sipas porosive të tij, pra jetë e cila organizohej me
ndërhyrjen e vazhdueshme të shpalljes hyjnore,Menjëherë pas vdekjes së
Muhamedit a.s., lindin edhe mospajtime të natyrave të ndryshme në mesin e
shokëve të Muhamedit a.s., apo në mesin e bashkë kohanikëve të tij. Këto
mosmarrëveshje e kundërshtime një kohë relativisht të gjatë edhe ishin të heshtura.
Autoriteti i Hulefai Rrashidinëve-Sunduesve të drejt, ndikonte direkt në uljen e
tensioneve dhe ndonjë mosmarrëveshje në mesin e tyre.
Gjatë kësaj kohe ende nuk kishte shkencë te themeluar të Ilmul Kelamit, e as
shkenca tjera, ngase myslimanët nuk kishin nevojë që të merreshin me mësimet e
kësaj shkence në këtë kohë. Ende ishin të freskëta mësimet e Muhamedit a.s., dhe
bereqeti i jetës së tij. E Sahabët-shokët, bashkë kohanikët që jetuan me
Muhamedin a.s,. dhe bashkërisht përhapen Islamin dhe Tabi-inët(Gjenerata e para
pas vdekjes së Muhamedit a.s., pasardhësit e shokëve të Muhamedit a.s.) të cilët
edhe e marrin përgjegjësin e Islamit përkujdeseshin rreth asaj se çfarë ka porositur

1
Xhibrili-Meleku i cili iu solli shpalljen të gjith pejgamberëve,e edhe pejgamberit të fundit Muhamedit a.s.
Muhamedi a.s., që ato edhe t’i praktikojnë. Gjatë kësaj kohe nuk kishte ngjarje a
ndodhi, mosmarrëveshje, divergjenca të përmasave të cilat rrezikonin besimin e
pastër. Mund të themi se mësimet e Akaidit në kohën e Hulefai Rrashidinëve
afërsisht ishin si në kohën sa ishte gjallë Muhamedi a.s.
Megjithatë pas vrasjes së Halifit të tretë Othmanit r.a., lindin kundërshtime e
mendime në mesin e muslimanëve, të cilat më shumë kanë të bëjnë me çështje të
jurisprudencës islame dhe rreth asaj se kush duhet të vijë halif-sundues, që ishte
një problem madhor rreth së cilit lindën edhe mosmarrëveshje të shumta në mesin
e myslimanëve.
19.Pse vjen deri te formimi I shkencës se Kelamit, përmend 5 nga shkaqet që
ndikuan në formimin e shkencës se Kelamit. Çfarë është tematika dhe qëllimi
i shkencës së Akaidit ? Qëndrimi i Sabahëve dhe i Ehli Sunnetit ne lidhje me
cilësitë e Zotit xh.sh ?
Është më se e natyrshme që ekzistojnë faktorë shtyrës në formimin e
shkencës se Kelamit, siç kanë ka faktorë edhe për shkencat tjera
A. \Prej shkaqeve kryesore të formimit të shkencës së Ilmul Kelamit mund
të numërojmë edhe dialogu i përditshëm i zhvilluar mes atyre të cilët u
lajmëruan pas vdekjes së Muhmaedit a.s. me risi të reja të cilat nuk kishin
ekzistuar në të gjallë të Muhmadeit a.s., të cilët vec kishin shtuar
dialogun me dijetarët mysliman të asaj kohe, dhe kishin arritur që të
krijojne një dyshim apo më mirë më thënë një huti në mesin e disa
besimtarëve mbi atë që kishin trasuar nga dijetarët e selefist.
B. Allahu xh.sh. ka cilësuar me atribute dhe emra të shumtë vetën në Kuran,
për të cilët dhe rreth të cilëve në të gjallë të Muhmamedit a.s. nuk pyeste
askush për fshehtësi apo kuptimin e ajeteve synonuese apo metaforike të
cilat ishin zbritur në Kuran nga ana e Allahut xh.sh.
C. Muslimanët e asaj kohe me tërë qenien dhe bindjen e tyre iu ishin
përkushtuar gjërave më me vlerë dhe mënyrën se si të arrijnë sa më
shumë dhe sa më shpejt tek kënaqësitë e Allahut xh.sh. në këtë dhe botën
tjetër. Ata e pyesnin Muhamedin a.s. rreth Namazit, Zekatit, Haxhit,
pejgamberët e mëparshëm,për bamirësin për mëkatet dhe dënimin e tyre e
shumë gjëra tjera të cilat kishin të bënin me fondamentin bazë të Islamit.
D. Në kohën e sundimit të Aliut r.a. vjen edhe deri te lufta rreth devesë në
vitin 36 hixhri në Basra, mes ushtrisë së Aliut dhe simpatizuesve apo
përkrahësve të Talhas , Zubejrit, Aishes r.a.
E. Mos bindja e Muaviut mëkëmbësit të Sirisë që ta njoh Aliun r.a. për
sundues të muslimanëve,halif të tyre vjen deri te lufta në Sifinë(mes
kufirit Siriano Irakian),në këtë luftë humbin jetën shumë nga besimtarët
por edh nga shokët e Muhamedit a.s.në vitin e 37 hixhri.
F. Është thënë nga ana e tyre se: Tema e cila shtjellon kjo shkencë është
rreth Njëshmërisë së Allahut, atributeve, veprimeve të Tij, është thënë se
Ai Ekziston nga vet ekzistenca e Tij,e pavarur nga faktor të brendshëm a
të jashtëm . Ilmul Kelami dallon nga filozofia, edhe nga vet tematika që
shqyrtojnë -studiojnë këto dy shkenca. Te Ilmul Kelami e gjejmë
hulumtimin të bazuar brenda konditave Islame. Derisa filozofia teorinë e
vet e mbështetë në hulumtimet logjike.
Thonë disa nga dijetarët e mëvonshëm se tematika e kësaj shkence është
një dije e përgjithshme rreth ekzistencës dhe mos ekzistencës,e cila lidhet
me vërtetimin e besimit fetarë,ose është shtyse deri te kjo bindje.
Qëllimi i kësaj shkence është që besimi dhe vërtetimi-dëshmia të jenë në
përputhshmëri të plotë me themelet- ligjet e Islamit,duke mos lënë vend
për dy mendësi lidhje me këtë çështje.
Shokët e Muhamedit a.s, asnjëherë nuk u morën me çështjen e cilësive të Zotit
xh.sh, asnjëherë nuk e pyeten Muhamedin a.s, për kuptimin e ndonjë cilësie me të
cilën e ka cilësuar Allahu xh.sh, veten në Kur’an. Apo asaj me çka është cilësua
Allahu xh.sh, nga hadithet e Muhamedit a.s. Të gjithë shokët i kuptonin cilësitë
dhe i besonin ashtu si janë të cekura në Kur‟an dhe kanë hesht nuk janë marrë me
këtë çështje, e cila më vonë bëhet shumë e diskutueshme në mesin e
muslimanëve.186
Duke pasur bindjen në pa fillimin e cilësive të Zotit xh.sh, siç është Dija, Fuqia,
Jeta etj, të cilat janë në vet Njëshmërinë e pa fillim të Zotit xh.sh., vërtetonin tërë
atë me çka e ka cilësuar vetën Allahu xh.sh, në Kuran, duke besuar në atë që thotë
Allahu edhe lidhje me Fytyrën, Dorën, etj. Duke e zhveshur Allahun xh.sh., nga
çdo mundësi e ngjasimit me krijesat e tjera, shokët e Muhamedit a.s, nuk u morën
fare me mësimet e shkencës së Ilmul Kelamit e as të mësimeve filozofike.
Ata asnjëherë nuk u kundërshtuan mes vete rreth cilësive dhe emrave të bukur të
Allahut xh.sh, por kishin bindjen e thellë mbi atë që vërtetonte Kurani dhe
Hadithi, por dijetarët e mëvonshëm si Imam Adham Ebu Hanife i cili thotë se: Të
gjitha cilësitë e Allahut xh.sh, janë në vet Njëshmërinë e Allahut xh.sh, dhe ato
janë të pa fillimta, të pa krijuara. Edhe Imam Hambeli thotë se cilësitë e Allahut
xh.sh janë të pa fillimta.
20.Dallimi mes Ehli Sunetit dhe Mu’teziles ne lidhje me cilesite e Zotit xh.sh si
:Kelam,Besar,Hajat?
20.Allahu xh.sh ka atribute te perhershme qe jane te pandara nga Individualiteti I
Tij.Mu’tezilet mohonin cilesite e Zotit, sipas tyre ato jane jashte Njeshmerise se
Allahut xh.sh.Sipas tyre Ai eshte I Pafillim dhe pafillimesia e Tij eshte ne vet
Njeshmerine e Tij.Te folurit e Tij eshte I krijuar me germa,tinguj e shkronja,eshte e
pamundur te shihet Zoti premes shqises se te pamurit ne te dy botet.
Ndersa Ehli Suneti thone se se me te paren pajtohen se te folurit e Tij eshte I
Pafillim dhe ne kete bote nuk mund t’a shohim Ate,por ne tjetren mundemi.
Ajetet:
21.Cka eshte kufri dhe kur manifestohet?A dallon nga nifaku,a falet,nese po
kur dhe nese jo pse argumento?
21.Fjala kufer d.m.th mbulim I te vertetes,refuzues I te vertetes.Ai qe e njeh
Krijuesin dhe pranon t’I kryeje obligimet ndaj Tij eshte musliman ngase me
vetedije te plote I nenshtrohet Krijuesit,ndersa ai qe e mohon Ate eshte
pabesimtar.Kjo mund te manifestohet ne disa menyra p.sh mohimi I kur’anit ,
mohimi I ndonje obligimi p.sh namazit etj…Ky denohet nga Allahu:

‫ك لي‬ ‫اَّلل ََّل ي غْ يفر أَ ْن ي ْشر َك بي يه وي غْ يفر ما ُدو َن ٰذَلي‬ ‫ي‬


‫اء‬
ُ ‫ش‬
َ ‫ي‬
َ ‫ن‬
ْ ‫م‬
َ َ َ ُ ََ َ ُ ُ َ َ‫إ هن ه‬
Kufri konsiderohet edhe si forme e paditurise ngase nuk ekzistonpadituri me e
madhe sesa injorimi I Krijuesit te gjithesise.Nuk falet sepse Allahu nuk e then
premtimin e Tij.Kufri eshte pra mohim apo dyshim I qofte edhe nje gjeje me te
vogel , me te cilen u dergua Muhamedi a.s , vertetesia e te ciles eshte e
padiskutueshme.Dallon nga nifaku:Nifaku eshte paraqitja e njeriut para dikujt me
ate qe nuk e ndjen ne zemer,paraqitet si musliman por ne te vertete nuk
beson.Eshte me I rrezikshem sesa pabesimtari sepse mund te sjelle shume te
keqija.
22.Kondiktat ne te cilat mbeshtet teorine e vet Ehli Suneti,ne lidhje me Ilmu
Kelamin.Esh’ariu dhe Maturidiu konsiderohen themelues te Ilmul Kelamit
Sunij,ku dallojne me mesimet e Ehli Sunetit te meparshem?
22.Mbeshteten ne kur’an,sunet,ixhma,kijas.Ehli Sunet sin je institucion I
trasheguar nga Pejgamberi a.s dhe porosite e tij qendron I paluhatur karshi
mesimeve dhe sulmeve qe vijne nga ane te ndryshme.Krahas perdorimit te
argumentit kur’anor dhe hadithit , ata u nderlidhen edhe me ndryshimet e shoqerive
bazuar ne zhvillimin e saj per nje te ardhme me te moire.Nuk gjykuan asnje prej
besimtareve me mosbesim,por ofruan argumentin dhe logjiken.Ndersa Ehli Suneti
I meparshem, ne lidhje me ta disa dijetrare thone se :Eshte nje rryme e ruajtur
ngurte ,conservative dhe e kufizuar ne jeten e te menduarit logjiko-mendor.Pra
mbrojtes te mendimit te ngurte e te kufizuar .I mohojne mendjes cdo te arritur si
fuqi njerezoresi prodhim dhe arritje e angazhimit te mendjes.Mbeshtesin fuqine
vetem ne argumentet e zbritura kur’anore dhe ndikimet tradicionale.I mohojne
mendjes mundesine e te argumentuarit.
23.Cilat jane llojet e mu’xhizes?
23.Mrekullia qe ne kur’an permendet me emrin Mu’xhizeh eshte veper e
jashtezakonshme,e krijuar nga Allahu qe iu jepet te zgjedhurve te Tij pejgmbereve
per te vertetuar pejgamberllekun e tyre.Eshte veper mbinatyrore jashte mundesive
te njerezve.Llojet e mrekullive:Hisije-lendore dhe Aklije-mendore.
Hisije jane ato mrekulli qe ndodhen para syve te njerezve ,te cilave u besuannje
pjese e madhe e atyre qe e perjetuan ate,p.sh Isai a.s arrinte t’I sheronte ato
semundjeqe mjeshteria nuk mundte si:Sherimin e te verberve,te lekures,kete e
bente para syve te njerezve,shkopi I Musait qe cau detin…
Aklije konsiderohet kur’ani si mrekulli e vazhdueshme mbi siperfaqen e tokes.Pra
mrekullia mendore eshte me e rendesishme sepse efekti I saj eshte I vazhdueshem.
24.Wahji dhe kuptimet ?
24.Vahji-Shpallja është fjalë e Allahut xh.sh., e cila arrin me shpejtësi te i dërguari
i Tij Pejgamberë, ose i flet pas perdes-pengesës, siç i foli Musait a.s., ose i dërgon
të dërguarin nga Melaiket - Xhibrilin, melekun e shpalljes dhe i transmeton
shpalljen, porosinë e Allahut xh.sh.
Fjala Vahj-Frymëzim, në Kuran në të shumtën e rasteve përdoret në kuptim të
njoftimit, apo lajmërimit të Allahut ndaj të dërguarit të tij.
Kuptimi leksikor i fjalës “Vahj-zbulim-zbulues”,zbulese ,shpallje,revelate...
është informim në fshehtësi fjalë e thënë, e zbuluar, e bërë e ditur fshehtazi. Kurse
si term Vahj është informimi fshehtas nga Allahut xh.sh., i pejgamberëve, i
njohurive të çështjeve të ndryshme në formën e fjalëve apo të kuptimeve,
drejtpërdrejti apo me ndërmjetësinë e një engjëlli.2
Vahji apo shpallja në kuptim të urdhrit:
Kur Allahu xh.sh., i urdhëroi Havarijinët- Apostojt, të besojnë në Njëshmërin e
Allahut xh.sh., të besojnë në pejgamberllëkun e Isait a.s., e të cilët besuan dhe
vepruan punë të mira duke shprehur besimin e drejt e të sinqertë në Allahun xh.sh.,
dhe vërtetimin e dërgimit të Isait a.s./ pejgamber.
Vahji- Shpallja në kuptim të Instiktit:siç përmendet në Kuran rastri i bletës. Bleta
përmes instinktit të dhuruar nga Allahu xh.sh., të cilin Allahu xh.sh., kur flet për
bletën e përmend me Vahj, organizon jetën e saj, punën në mbledhjen e nektarit
nëpër lule, pemë, livadhe, etj., ndërtimin e shtëpisë së tyre nëpër kodra e male, pemë
e drunjë. Vahji në kuptim të shenjës:
Këtë më së miri mund ta kuptojmë nga rasti me të dërguarin Allahut xh.sh.,
Zekerijas, ngase ai u urdhërua nga Allahu xh.sh., që pas përfundimit të lutjes të mos
iu flasë popullit por vetëm përmes shenjave, e kjo ishte me urdhrin e Allahut xh.sh.
dhe me këtë rast në shenjë të shenjës Allahu xh.sh., përmend Vahjin.

25.Numero format e shpalljes ,A ishin te njejta te te gjithe pejgamberet?


ٍ ‫اَّللُ إيهَّل َو ْحيًا أ َْو يم ْن َوَر ياء يح َج‬
‫اب أ َْو يُ ْر يس َل َر ُسوًَّل‬ ‫ش ٍر أَ ْن يُ َكلي َمهُ ه‬
َ َ‫َوَما َكا َن ليب‬
‫ي ي‬ ‫فَي ي‬
َ َ‫وح َي ِبيي ْذني يه َما ي‬
ٌ ‫شاءُ ۚ إينههُ َعل ٌّي َحك‬
‫يم‬ ُ
“Nuk ka asnjë njeri që t'i ketë folur All-llahu ndryshe, vetëm se me anë të
frymëzimit, ose pas ndonjë perdeje, ose t'i dërgojë të dërguar (melek), e ai t'i
shpallë me lejen e Tij atë që do Ai. Vërtet, Ai është më i larti, më i urti”.(Shu-ra-
51).

Nga ky ajet mësojmë se tri janë nga format apo mënyrat e shpalljes, apo të
komunikimit të Allahut xh.sh., me të Dërguarit e Tij - me Pejgamberët, në mënyrë
që fjala e zbritur e Allahut xh.sh., të arrijë tek popujt ku u dërguan Pejgamberët.
Dhe përmes shpalljes së fundit Kuranit porosit e tij të shndrisin botën mbarë, ngase
Muhamedi a.s., ishte i Dërguari fundit dhe i dërguar për botën mbarë, dhe Kurani
përmblodhi në vija të trasha tërë revelatën hyjnore, duke e përfshirë në librin e

2
Dr.Bekir Tapaloglu.Dr Jusuf Shefki Javuz DrIljas Qelebi.Bazat e Besimit f.126. Botuar më 2002 Prishtimë.
fundit të shpallur Muhamedit a.s. Kuranin. Libër i cili i dedikohet botës mbarë pa
dallim vendi, gjuhe apo race.
Ky ajet na mëson se Allahu xh.sh., i ka frymëzuar të gjithë Pejgamberët, pra nuk
mundësi të ketë qenë Pejgamberë e të mos jetë i frymëzuar nga Zoti xh.sh.
Allahu xh.sh, iu foli disa pejgamberëve edhe direkt, pa ndërmjetësimin e melekut
të shpalljes Xhibrilit.
I
Allahu xh.sh., i mësoi Ademit a.s., emërtimin e çdo sendi të krijuar në këtë botë, në
qiej e tokë, kodra male, lisa etj, në mënyrë që të ketë mundësi komunikimi...
-Kur Musai e pa dhe shkoi te ai zjarr u thirr me një zë të lartë: O Musa, vërtetë unë
jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur, për shkak të devotshmërisë dhe edukatës, t’i je
në luginën e pastër e të shenjët e të ndershme e cila quhet Tuva, e cila gjendet
pranë kodrës Tur.
-Allahu xh.sh., thotë në Kuran në shenjë të Musait a.s.:
“ ..e Musait i foli Allahu me fjalë”.(En-Nisa-164) ‫يما‬‫ي‬ ‫َوَكله َم ه‬
ً ‫وس ٰى تَ ْكل‬
َ ‫اَّللُ ُم‬
3

-Mënyra e parë-mënyra e drejtpërdrejtë, pa ndërmjetësimin e melekut të


shpalljes- Xhibril.
-Mënyra e dytë-Me ndërmjetësimin e melekut të shpalljes-Xhibril.

Shpallja pa ndërmjetësimin e melekut të shpalljes-Xhibril ka dy rrugë.

1. Frymëzimi-Ilhami, ose vendosja e kuptimit në zemër e në shpirt se ajo është


prej Allahut xh.sh., e kjo është kur Pejgamberi është i zgjuar siç ishte rasti
kur Muhamedi a.s., thotë:
..................................
“Vërtet mua më frymëzoi meleku Xhibril në zemrën time se askush nuk do të
vdes para se të plotësojë furnizimin dhe jetën e tij”4.
Ose ëndrrat e bukura të cilat i shoqëronin në gjumë, të cilat ishin të sakta sikur
agimi i mëngjesit...
2- Komunikimi pas perdes-mënyra e drejtpërdrejt e komunikimit mes Zotit xh.sh.,
dhe Pejgamberit, siç ishte rasti me Musain dhe Muhamedin a.s.
Shpallja me ndërmjetësimin e melekut Xhibril ka tri mundësi:

.
1. Paraqitja e melekut në formën e vet të krijimit duke e sjellë shpalljen, e kjo
formë është shumë e rrallë.
2. Personifikimi i melekut të shpalljes, Xhibrilit në formën e njeriut dhe i sjell
porosinë e të Madhit Zot xh.sh., Pejgamberëve.
3. Nuk paraqitet meleku por Pejgamberi dëgjon tinguj si të ziles apo gumëzhimës
së bletëve dhe e kupton se Allahu xh.sh., po e porosit me shpallje
26.Emertimet e Ilmul Kelamit?
26.Fikhul Ekber

Ilmul Kelam
Ilmul Akaid
Ilmul Tewhijd
Ilmu tewhijd we sifat
Ilmul hakik
Ilmul Ibtidai wel intihai.
Ilmu Tevhidi Ve Sifat (-Shkenca e Njësisë dhe cilësive)Është quajtur apo
emërtuar me këtë emër bazuar në çështjet më me rëndësi gjatë hulumtimit të tyre.
Ky hulumtim apo shpjegim ka të bëjë me Njësinë e Zotit xh.sh., dhe rreth cilësive,
veçorive të Allahut xh.sh.
El-Fikhu-l Ekber(El-Fikhu në gjuhë arabe ka domethënien e kuptimit dhe
njohjes).
-Ilmu Nadhari Vel-Istidlal(Shkenca e vrojtimit dhe argumentimit)-Është quajtur
kjo shkencë me këtë emër ngase boshti i problematikave të kësaj shkence ka të
bëjë me: Argumentimin mbi Krijuesin, Njëshmërin, Urtësinë e tij,
domosdoshmërinë e dërgimit të Pejgamberëve e probleme tjera të kësaj natyre.

27.Hadithi :Nuk ndodhe Kiameti para se te ndodhin keto shenja:


1.Dexhalli
2.Shtaza qe del nga toka
3.Lindja e diellit kah perendimi
4.Ardhja e Isait a.s
5.Tri shafitjet e tokes
6.Dalja e zjarrit nga Jemeni.
Ajeti:
28.Besimi ne Allahun,argumento?
28.Argument moralo – naturor
Argument –Krijimi i njeriut …
Argument-krijimi i ekzistences
29.Cfare eshte tematika dhe qellimi i shkences se akaidit?

Tematika e shkencës së Kelamit ka pasur ndryshime në vartësi të zhvillimeve


të veta gjatë gjithë historisë së mendimit Islam. Në këtë ecuri ndryshimesh
vëzhgojmë zgjerimin suksesiv të kësaj tematike.

a).Në periudhën nismëtare, çështja më e rëndësishme me të cilën u mor shkenca


e kelamit, ishte Njëshmëria, Qenia e Allahut xh.sh., dhe atributet e Tij. Për këtë
shkak, tematika e kësaj shkence është bërë identike me Individualitetin dhe
atributet e Allahut.

b).Shkenca e kelamit që filloi t’u jap vend shpjegimeve mendore përballë


përhapjes së filozofisë në botën Islame, e zgjeroi edhe tematikën e saj. Sipas
kësaj pikëpamjeje që e pranonte edhe Gazaliu .tematika e shkencës së kelamit
është ekzistenca(mevxhud).Vetëm se shkenca e kelamit flet për ekzistencën
duke u nisur nga karakteri i saj absolut. Në këto kushte kelami dhe filozofia,
janë së bashku për nga tematika. Pasi u përfshi logjika (Mantik) në kelam duke
filluar me Gazaliun, në tematikën e kësaj shkence u duk një zhvillim i ri.
Diskutohej për gjendjen e argumenteve, llojet e analogjisë (kijas) e për gjëra
inekzistente të cilat, nuk ishin të pranishme jashtë mendjes, diskutoheshin në
kelam. Në ato kushte, duhej që tematika e kelamit të zgjerohej e të shprehej
përgjithësisht me ato çështje. Prandaj, është thënë kështu:
Tematika e kelamit është e njohura (ma’lum).

Qellimi eshte mbjellja e besimit te drejte te njerezit dhe te kuptuarit e mesimeve


fetare,largimi i dyshimeve te kota dhe ruajtja e muslimaneve nga cdo devijim i
mundshem si dhe per te fituar kenaqesine e kesaj bote dhe botes tjeter.
Ilmul Kelami është shkenca përmes së cilës mësojmë për Zotin dhe e njohim
Zotin me atë që i takon vetëm Atij dhe njohjen e të dërguarit Muhamedit a.s.
dhe atë që i takon atij, largimin e çdo gjëje e cila nuk ka të bëjë me Njëshmërin
e Tij-të Zotit xh.sh., dhe largimin e çdo gjëje që nuk ka të bëjë me të dërguarit e
Allahut xh.sh.
a) Është shkencë e cila na mëson se çfarë dhe si lejohet ta besojmë Allahun
xh.sh., dhe çka nuk lejohet për Allahun xh.sh.Çka është obligative të dimë
për Zotin xh.sh. Duke e shpëtuar njeriun nga gjendja e imitimit (taklid) e
lartëson në gradën e sigurt e të pa lëkundur të besimit(iman).
b) E udhëzon atë që të kërkon rrugën e drejtë, i hesht inatçinjtë
c) Mbron brezat e akaidit nga rreziku i lëkundjes prej dyshimeve
Në praktikë e pastron qëllimin e paracaktuar të njeriut (nijetin),ia përforcon
besimin.

30.Perkufizimi sipas tematikes dhe qellimit?

30.Perkufizimi sipas tematikes:


Sipas kësaj, shkenca e akaidit është shkenca që bën fjalë për Individualitetin(dhat),
Atributet (sifat) dhe, posaçërisht, për Njëshmërinë e Allahut(tevhid).
Në fakt, dijetarët e kelamit, duke përkufizuar shkencën e kelamit, i kanë dhënë
rëndësi njëzëri pohimit dhe përsëritjes së tre bazave(usuli thelathe). Nga këta,
Sejjid Sherif Xhurxhani zgjodhi këtë përkufizim:” Kelami është shkenca që bën
fjalë për Individualitetin e Allahut dhe Atributet e Tij: bën fjalë për statusin e
krijesave në ligjin Islam duke nisur nga kriteret e fillimit (mebde’) e të
kthimit-përjetësisë(ma’ad).5
Edhe përkufizimi i mëposhtëm që i përket Senusiut :Shkenca e kelamit është
identiteti i njohjes së Hyjnitetit, dërgesës Pejgamberike, i vërtetësisë së të
gjitha lajmeve të sjella nga pejgamberët dhe, lidhur me këto, i njohjes së
specifikave përkatëse.”
Kurse përkufizimi i parapëlqyer nga Omer Nasuhi i përmend veç e veç të gjitha
elementet e “Usuli thelathe-s”:”Shkenca e kelamit bën fjalë për individualitetin
dhe Atributet e Allahut xh.sh, për çështjet e nubuvvetit dhe risaletit, për
statusin e krijesave ne legjislacionin Islam sipas kritereve te Fillimit dhe
Kthimit.
b)Përkufizimi sipas qëllimit
“Kelami është shkenca që përforcon vërtetimin e elementeve të besimit duke
përdorur argumente të formës së prerë dhe duke mënjanuar dyshimet që
mund të lindin.”

5
Bekir Topaloglu; Hyrje në Kelam-f.44..Logos, Shkup-2014.
Ky përkufizim i dytë për shkencën e kelamit e ndan këtë të fundit nga shkenca e
tevhidit në kufij me të prerë. Sepse, shkenca e tevhidit që ndjek metodën selefite,
nyejt e akaidit të përcjella në Kur’an dhe në hadithet e vërteta i klasifikon pa hyrë
në debate.
Me të vërtetë, edhe përkufizimi i filozofit të madh islam, Ebu Nasr El-Farabiut
gëzon cilësinë e vërtetimit të kësaj specifike:”Arti i kelamit është mjeshtrja që
bën të aftë për tu dhënë fitoren mendimit të qartë të shprehur hapur nga feja,
idesë dhe veprimeve të saj dhe për të treguar me anë të fjalës gabimin e çdo
gjeje të kundërt me ta” .
31.Shkaqet e emertimit :”shkenca e kelamit”?
31.Ai i cili merret me studimin e mësimeve të kësaj shkence, ai shfrytëzon
argumente të ndryshme dhe sjell kulturën e dialogut dhe hulumtimit dhe të
kuptuarit . I tilli forcohet e aftësohet në dialog dhe diskutimin përmes të
shprehurit në çështjet të cilat kanë të bëjnë me besimin, logjiken, dhe
jurisprudencën Islame dhe i tilli është quajtur folësi.

- Forca e argumentit që sjellin dijetarët të cilët u morën me mësimet e kësaj


shkence zë vend para mësimeve filozofike.

- Prej problematikave më të njohura që u morën dijetarët e kësaj shkence, në


të cilat patën edhe kundërshtime të shumta ishte rreth Kuranit, kuptimin dhe
kumtimin e fjalës së Zotit xh, sh. Se Zoti a ka të folur, fjalët e Tij janë në vet
Qenien e Tij, janë Ezeli të pa fillim apo të krijuara më vonë. Rreth kësaj
çështje kishte një kundërshtim të fortë mes dijetarëve dhe fraksioneve
Islame, derisa e hodhën në mosbesim njëra tjetrën., ndoshta edhe ky emërtim
me këtë emër është nxjerrë nga të të folurit e shumtë rreth këtyre
problemeve.

- Se kjo shkencë shërbehet me argumente të prera të cilat vërtetojnë bindjen


në Allahun xh.sh., dhe bëjnë ndikimin më të madh në zemër, dhe është e
marr nga të folurit rreth kësaj çështjeje.

- Dijetarët e Mutezilës ishin të gatshëm që t’ju dalin përballë mësimeve dhe


poezive përmes së cilave sulmohej Islami.

32. Dijetarët më të njohur të shkencës së Ilmul Kelamit


• ‫أبو منصور الماتريدي‬. Ebu Mensur El-Maturidi
• ‫أبو الحسن األشعري‬. Ebul Hasan El-Eshari
• ‫الحارث المحاسبي‬. El-Harith El-Muhasibi
• ‫أبو حامد الغزالي‬. Ebu Hamid El-Gazal
• ‫فخر الدين الرازي‬. Fahrudin Errazi
• ‫أبو بكر الباقالني‬. Ebu Beker el-Bakelani
• ‫أبو إسحاق اإلسفراييني‬. Ebu Ishak El-Isfirani
• ‫إبراهيم الباجوري‬ Ibrahim Baxhuri

33.Pselufterat ne mesin e muslimaneve ndikuan ne formimin e


shkences se ilmul kelamit?
Në luftera u derdh gjak i madh në mesin e ushtrive myslimane, duke menduar se
çdo njëra prej tyre kishte të drejt, dhe duke menduar se janë duke mbrojtur fjalën e
zbritur. Vrasja e Omerit r.a., Vrasja e Othmanit, Lufta rreth Devesë, Lufta në
Sifinë, Lufta në Kerbela, ngjarje ku ishin përfshi personalitetet më të larta nga
familja dhe shokët e Muhamedit a.s.
Vërtetë një gjendje shumë e ndërlikuar dhe shumë e vështirë për të dhënë përgjigje
dhe për t’i dhënë të drejtën njërës apo palës tjetër.
Derisa ne e dimë se vrasja e myslimanit me qëllim në Islam nuk lejohet por as e
jomyslimanit. Pastaj kryesi i mëkatit të madh siç ishte rasti me vrasësit e Othmanit:
Se ata janë besimtarë apo jobesimtarë apo mëkatarë, se çfarë mund të konkludojmë
lidhje me dorasit e Othmanit. Marrja pjesë nëpër lufta ku ende ishte e freskët edhe
prezenca fizike e Muhamedit a.s., në memorien e tyre. U formuan grupe që tash
edhe haptas nuk pajtonin njëra me tjetrën dhe kundërshtonin edhe Halifin e
zgjedhur Aliun r.a., i cili ishte zgjedhë nga mesi i Muslimanëve, e këtë zgjedhje
nuk e pranonte Muaviu, mëkëmbësi i Sirisë, dhe si rezultat i kësaj vjen edhe deri
te lufta në Sifinë.
Nisur nga këto ngjarje të pa dëshirueshme shumë pak kohë pas vdekjes së
Muhamedit a.s., ndikuan në daljen në shesh të disa problemeve të cilat kishin të
bënin me gjykimin e disa problemeve fetare, dhe kërkonin përgjigje apo zgjidhje të
shpejtë, për të pasur mundësi që shoqëria Islame të qetësohet dhe të vazhdoi rrugën
e Muhamedit a.s., duke larguar shpatën nga qafa e njëri tjetrit.

Duhet ta kemi parasysh se para besimtarëve kishim situatën tejet të ndëllikuar


ngase vrasësi edhe i vrari ishin muslimanë. Derisa vrasja në Islam numërohet prej
mëkateve më të mëdha. Ndaj si mund të gjykohet myslimani në këtë rast i cili ka
kryer vrasjen, çfarë mund të themi për te nisur nga pikëpamja e besimit? Çfarë
mund të themi rreth besimit të tij, se ai i cili bënë vrasje, se ai është i lirë në
përzgjedhjen e kryerjes së veprës! a është plotësisht kjo vepër kriminale nën
vullnetin e tij të lirë? apo mos vallë kryesi i këtij krimi është i detyruar nga vullneti
hyjnorë në kryerjen e këtij akti kaq të shëmtuar, shuarjen e jetës së njeriut. E drejt e
cila del jashtë domenit, vullnetit e dëshirës së njeriut, por megjithatë ai mund ta
kryej. Të gjitha këto e pyetje tjera të ngjashme ishin shtytëse në formimin e
shkencës së Ilmul Kelamit.

34.Parimet e Mu’teziles?
1.Allahu eshte i Pafillim ne vet Njeshmerine e Tij.
2.Mohonin cilesite e Allahut xh.sh si:dora,fytyra...
3.Te folurit e Allahut eshte i krijuar.
4.Eshte e pamundur te shihet Zoti ne te dy botet.
5.Kompetenca e vepres eshte e njeriut.
6.Nese njeriu i permbahet asaj qe ka urdheruar Allahu pret shperblim dhe
anasjelltas.
7.Baze themelore e njohurive te njeriut eshte mendja.

35.Kush eshte Ebu Hanife?


35.Numan bin Thabit ose Imam Adham Ebi Hanife lindi ne Kufe ne vitin 80h.Jetoi
ne nje kohe kurkishte shume mospajtime .Ka takuar rreth 20 sahabe.Mesuesi me i
njohur i tij ishte Hammadi,ndersa nxenesit me te dalluar ishin:Ebu Jusufi dhe
Muhamed Shejbani.Ka shenuar vepra te shumta prej te cilave vecohet” Fikhu
Ekber”.Konsiderohet si themelues i shkolles juridike hanefite.Vdic ne vitin 150 h.
36.Mekati sipas Ebu Hanifes?Si ndahen mekatet?Cilat mekate e largojne
njeriun nga besimi?Kryesi i mekatit te madh sipas Ehli
Sunetit,Mu’teziles,Havarixheve,Murxhive?
36.Mekati eshte i vjeter po aq sa njeriu i pare Ademi a.s.
Ebu Hanife ne lidhje me mekatin thote se te gjitha mekatet mund te falen pervec
shirkut:

‫ك لي‬ ‫اَّلل ََّل ي غْ يفر أَ ْن ي ْشر َك بي يه وي غْ يفر ما ُدو َن ٰذَلي‬ ‫ي‬


‫اء‬
ُ ‫ش‬
َ ‫ي‬
َ ‫ن‬
ْ ‫م‬
َ َ َ ُ ََ َ ُ ُ َ َ‫إ هن ه‬
Mekatet ndahen ne :
1.Te medha
2.Te vogla
3.Me qellim/pa qellim
Mekatet e medha jane te permendura edhe ne hadith:” Largohuni prej 7 mekateve
te medha...”
Sipas Ehli Sunetit :kryesi i mekatit te madh njk del nga feja ,mirepo eshte fasikpra
besimtar por mekatar.Nese vdes pa u penduar atehere eshte ne doren e Allahut ta
fale apo ta denoje.
Sipas Mu’teziles:Kryesi i mekatit te madh gjendet ne mes dy vendeve,mes besimit
dhe mosbesimit,as nuk eshte besimtar as nuk eshte qafir.Nese pendohet kthehet
serish ne besim.
Sipas Havarixheve:mekatari i madh bjen ne kufer.Vendi i tij eshte gjithmone
xhehenemi.
Sipas Murxhive:Veprat nuk ndikojne ne besim prandaj edhe mekati nuk ndikon
ne imanin e besimtarit dhe ceshtja i takon Allahut.Ata ceshtjen e lene per me vone.

37.Si lindi krishterizmi ?


37.Inxhili i zbritur nga Allahu xh.sh tek Isai a.s nuk u besua shume nga Beni
Israilet.Ketij libri i besuan vetem 12 vetedhe prej tyre i qendruan besnike vetem 11
,te cilet ne kur’an permenden si “ Havarijune-Apostuj”.Armiqesia ndaj Isait a.s dhe
11 personave shtohej dita-dites.Pas ngritjes se tij , 11 personat u detyruan te
shperndahen ne vende te ndryshme ,kjo beri qe tme paraqiteshin lloj lloj
predikuesish te Inxhilit me ide kunderthenese.Keshtu Inxhili humbi orixhinlitetin e
zbritjes.Me pas u paraqiten mbi 2000 unxhij , nga te cilet u zgjodhen 4 me te
dalljuar.Themelues i krishterizmit ishte Shen Pali.
38.Kush eshte Ehli suneh wel xhemeah,shpjego gjeresisht dhe argumento?
38. Ne kuptimin gjuhesor suneh d.m.th rruge,menyre...:
‫ورا‬ ‫اَّلل يِف اله يذين َخلَوا يمن قَبل ۚ وَكا َن أَمر هي‬
‫سنهةَ هي‬
ً ‫اَّلل قَ َد ًرا َم ْق ُد‬ ُْ َ ُ ْ ْ ْ َ ُ
Ehli Suneh Wel Xhemeah jane ndjekësit e rruges se drejte , rruges se Pejgamberit
a.s duke ruajtur unitetin e metit nga cdo devijim i mundshem.Perbehet nga dy
grupe kryesore dhe ndjekësve te tyre:Ebu Hasen Esh’ariut dhe Ebi Mensur
Maturidiut.U quajten ndryshe edhe el-hakki/ith’tare te se drejtes.Ata jane
trashegimtare te pergjegjesise se Islamit te Muhamedit a.s.
Ketij drejtimi i takojne afer 90% ne te gjithe boten.Disa nga parimet e tyre jane
:Allahu ka atribute te përhershme/Ezelike,ne Njeshmerine e TIJ.Kaderi eshte hak
.E mira dhe e keqja jane krijime te Zotit por veprues eshte njeriu dhe realizues i
tyre.Besimi eshte me zemer,shqiptim me goje dhe kryerje e obligimeve fetare
.Kryesi i mekatit te madh konsiderohet besimtar por mekatar.Allahu nuk mund te
shihet ne kete bote por ne boten tjeter po.,Ate do t’a shohin banoret e xhenetit.:

ٌ‫ض َرةٌ إي َ َٰل َريّبَا ََن يظ َرة‬


‫ (وجوهٌ ي ومئي ٍذ ََن ي‬Kijame 22-23)
َ َْ ُ ُ
Burimi i tyre eshte Kur’an ,Suneti,Ixhmai dhe Kijasi.

39.Cka eshte Tewhidi ,si ndahet shpjego dhe argumento?


39.Tewhid do te thote: Te vendosesh per njesine e dickaje,keshtu t’a njohesh ate.
Tewhidi ndahet ne:
1.Tewhidi Uluhije( Njesimi i Allahut ne adhurim)
2.Tewhidi Rububije( Njesimi i Allahut ne zoterim)
3.Tewhidi Esma we Sifat( Njesimi i Allahut ne emrat dhe cilesite e TIJ).
Tewhidi Uluhije:Nenkupton vrcimin e Allahut te Lartesuar ne adhurim,duke mos
adhuruar dike tjeter pos Tij,duke mos e lutur dike tjeter pos Tij,duke mos
sakrifikuar per dike tjeter pervec Tij...:
Tewhidi Rububije:Ka per qellim vecimin e Allahut ne
Krijim,Furnizim,Ngjallje,Gjykim...:
Tewhidi Esma we Sifat:Eshte pershkrimi i Allahut te Madheruar dhe emertimi i
Tij me ate qe Ai e ka pershkruar Veten e Tij.:

40. Paraqitja e El-Murxhietu.

Fjala“El-irxha”vjen me dy kuptime.
-Me kuptimin lënë për më vonë, sic përmendet edhe në këtë ajet të Kuranit:
Me kuptim shtyrje e afatit,vonuar lënë për më v onë.Dhe kuptimi tjetër:Se cështja e
të gjykuarit i takon vetëm absolutit-Allahut xh.sh.
Iëtai Rrixha.6
-U quajt “El-Murxhietu”ngase ky grup e vononte-shtynte veprën më vonë nga
qëllimi dhe besimi.
El-Murxhietu janë një prej fraksioneve të shumta Islame të lajmëruara pas vdekjes
së Muhmaedit a.s.,u lajmëruan kah fundi i shekullit të parë,kundërshtuan
mendimin e Havarixhve dhe Ehli sunetit lidhje me kryesin e mëkatit të madh dhe
çështje tjera që kanë të bëjnë me Ilmul Kelamin dhe çështjet e besimit. Dhe thonë
se çdo kush i cili ka besuar në Njëshmërin e Allahut xh.sh. nuk mund të gjykohet
me mos besim, ngase gjykimi është kompetencë e Allahut xh.sh ditën e gjykimit,pa
marrë parasysh se çfarë është mëkati.
Besimi te grupi El-Murxhietu është që të mos gjykohet askush nga besimtarët me
mosbesim,derisa ai e ka pranuar Islamin dhe ka dëshmuar se është besimtarë,ka
dëshmuar se beson Zotin Një,dhe të dërguarin e Tij Muhamedin a.s. për pejgamber
pavarësisht se çfarë gabimi ka bërë.

6
.Ebi-l FethMuhamed Abdul Kerim Iben Ebi Beker Ahmed Eshehristani El-Milel Ve Nihal.f.149.Bejrut pa vit botimi.
41.Xhehenemi-vend ndeshkues per pabesimtaret.(Sekar,Havije,Hutameh…)

Xheneti-kopsht,lulishte,vend shperblyes per besimtaret.Xheneti


And,Neim,Firdews…

(Fatime Nitaj)/Akaid

You might also like