You are on page 1of 7

Texhvidi

Disa rregulla të texhvidit(drejtë leximit të Kur'anit).


Paraqitja shkurtimisht.
“Texhvidi është një shkencë e veçantë e cila merret me studimin e artikulimit
dhe të vetive të shkronjave”.

Me fjalë të tjera, texhvidi është një shkencë e cila të mëson leximin e Kur’anit fisnik, ngadalë, bukur dhe
qartë sipas rregullave .
All-llahu xh.sh. në Kur’an thotë:

“Dhe këndo Kur’an (mezë) me ngadalë, bukur dhe qartë!” (el-Muzzemmil:4).

RREGULLAT E TENVINIT DHE


TË NUNIT SAKIN

ْ ْ ُ
1. Shkronjat e idh,harit. ‫ ( ُح ُروف ا اِلظ َهار‬,‫ ﻬ‬,‫ خ‬,‫ ح‬,‫ غ‬,‫ ع‬,‫( ا‬
2. Shkronjat e ih-fasë (‫ت‬, ‫ث‬, ‫ج‬, ‫د‬, ‫ذ‬, ‫ز‬, ‫ س‬, ‫ ش‬, ‫ ص‬,‫ ض‬,‫ط‬, ‫ظ‬, ‫ف‬, ‫ق‬, ‫)ك‬
ُ َ ْ ْ
‫ا اِلخف ااء ُح ُروف‬
ُْ َ ْ ُ
3. Shkronjat e idgam meal gunnes (‫ ن‬, ‫ م‬, ‫ و‬, ‫ُح ُروف ﺇدغ اام َم َع الغن )ي‬
ُ ُ َ ْ
4. Shkronjat e idgam bila gunnes ( ‫ ر ( دغ اام ابال غنﺇ ُح ُروف‬, ‫ل‬
َْ ْ ُ
5. Shkronjat e iklabit ‫) ب ( ُح ُروف ااِلقال اب‬

Shpjegimi .
ْ
Këta rregulla të texhvidit kanë të bëjnë me nunin me sukun ( ‫ ) ن‬dhe tre tenvinat (
en, in, dhe un ) _______ً___ٍ____ٌ_____ .
ْ
1. Idh-har domethënë “qartë”. Idh-har është atëher kur pas nunit me sukun ( ‫) ن‬
dhe tre tenvinave(en, in, un_ً___ٍ___ٌ ) vjen njëra nga shkronja ( ‫ ه‬,‫ خ‬,‫ ح‬,‫ غ‬,‫ ع‬,‫ا‬, ), në
ْ
këtë rastë nuni me sukun (‫ ) ن‬dhe tre tenvinat(en, in, un _ً__ٍ__ٌ_ ) lexohen qartë
َ ْ َ ُْ ََ ْ ْ َ ْ َ ٌ َ
pa asnjë llojë shkrirje. p. sh. ‫من أمن‬, ، ‫ اﺇن أردتم‬, ‫ امن خي‬, ‫ف خ ابي‬ ‫طي‬
‫ ا‬.‫ل‬
ْ
2. Ihfa domethënë“ fshehje”. Ihfa është atëher kur pas nunit me sukun (‫ ) ن‬dhe
tre tenvinave(en, in, un_ً___ٍ___ٌ__ ) vjen ndonjëra nga shkronja (‫ ت‬, ‫ ث‬,‫ج‬, ,‫ ز‬,‫ ذ‬,‫د‬
ْ
‫ك‬,‫ق‬,‫ف‬,‫ظ‬,‫ط‬,‫ض‬,‫ ص‬,‫ ش‬,‫ ) س‬në këtë rastë nuni me sukun (‫ ) ن‬dhe tre tenvinat(en,
ْ
in, un_ً___ٍ___ٌ__ ) i fshehim ose e lexojm (‫ ) ن‬hundor (duke e lexuar perms
hundes)
ْ ٌ
.p .sh, ‫ َوأن َج ْينا‬, ‫م ْن اطي‬,‫اق ْس َمة اض َيى ا‬

- Ihfa-ja është vaxhib (e domosdoshme),


- Kohëzgjatja e ihfasë: Ihfaja do të mbahet e zgjatet një elif mikdari, pra sa
leximi i një shkronje e gjysmë.[1]

1
ْ
3. Idgam meal gun-ne bëhet kur pas nunit me sukun (‫ ) ن‬dhe tre tenvinave (en, in,
un__ً___ٍ___ٌ_ ) vjen njëra prej këtyre 4 shkronjave: ( ‫ م‬,‫ ن‬,‫ و‬,‫ ) ي‬Te të gjitha këto
raste nuni sakin ose tenvini lexohen ndër hundë, pa mos i lexuar qartë po edhe pa
mos i shkrirë tërësisht në shkronjat vijuese.. p. sh.
Shkruhet Lexohet
َ َ َ ٌ َ ََ
‫)من ي ْع َمل( َم ْن َي ْع َمل‬, ‫ ا)من ول ٍد( ام ْن َولد‬, ‫ )ق ْول م ْع ُروف( ق ْو ٌل َم ْع ُروف‬, ‫ا)من ن اذير( ام ْن نذير‬

-Shqiptimi i idgamit mea’l-gunneh është Vaxhib vetëm te( ‫) ن‬dhe ( ‫[)م‬2]


Kohëzgjatja: Idgami mea’l-gunneh do të zgjatet një elif mikdari e gjysmë, pra sa
leximi i dy shkronjave.

4. Idgam bila gun-ne ; është shkrirje e plotë e tenvinit apo nunit sakin në
ْ
shkronjën l ose r. Bëhet kur pas nunit me sukun (‫ ) ن‬dhe tre tenvinave (en, in,
un__ً___ٍ___ٌ_ ) vjen njëra prej këtyre dy shkronjave ( ‫ ر‬, ‫ )ل‬, lexohen sikur të ken
teshdit (shenjën e dyfishimitّ ).
p. sh. ‫ ام ْن َ ِّرب اهم‬, ‫حيم‬ ٌ ‫ماِل ُل َب ًدا َغ ُف‬
ٌ ‫ور َر‬ ً
- Pra, leximi i këtillë është vaxhib.
- Idgami bila gunneh nuk zgjatet, por lexohet shkurtë.
ْ
5. Iklab (shndërrimi i plotë ) bëhet atëherë kur pas nunit me sukun (‫ ) ن‬dhe tre
tenvinave(en, in, un_ً___ٍ____ٌ_ ) vjen shkronja b ( ‫) ب‬. Pra, fillimisht tenvini ose
nuni sakin shndërrohen në m ( ‫) م‬
َ ْ
p. sh. ‫ امن ب ْعد‬,
-Bërja e iklabit është vaxhib

MEDDI DHE RREGULLAT E TIJ


Meddi tabi’ij (Zgjatja e Natyrshme( (‫(المد الطبيىع‬
Meddi tabi bëhet kur në një fjalë ndodhet
َ ndonjëra prej shkronjave(‫ ا‬. ‫ و‬. ‫ ) ى‬.
َ ‫ ُنوح‬- nuuhiihaa ‫يل‬
P. sh. : ‫يہا‬ َ ‫ق‬,
َ ‫ ق‬, ‫ال‬
ِ ُ ِ
Te shembulli (‫وح َيہا‬
‫ )ن ا‬kemi shkronjë të meddit w-në ( ‫ ) و‬e cila e zgjat shkronjën n
me vokalin uu ( ُ ‫) ن‬, kemi shkronjën j ( ‫ ) ى‬e cila e zgjat shkronjën h ( ‫ ) ح‬me
vokalin ii dhe kemi shkronjën elif ( ‫ ) ا‬e cila e zgjat shkronjën h me vokalin aa( ‫) ه‬.

Kohëzgjatja e meddit tabi’ij është 2 tone. (‘Një elif mikdari’ do të thotë ta zgjatësh
zërin aq sa të lexosh dy zanore – afërsisht sa një sekondë, gjegjësisht sa të thuhet
fjala ‘elif’ ose sa të ngrihet e lëshohet gishti i dorës). Nuk lejohet leximi më i
shkurtër ose më i gjatë i meddit tabi’ij, d. m. th. Është vaxhib zgjatja e paraparë

2
për të.

Meddi Muttasil (Zgjatja e ngjitur) (‫( المد المتصل‬


Meddi muttasil bëhet kur, në një fjalë të vetme, pas ndonjërës prej shkronjave të
meddit ( ‫ ) ى و ا‬vjen ngjitas hemzeja ( ‫ ) ء‬si shkak i meddit.
ۤ ۤ suu’e
P. sh. : ‫ يشا ُء‬- jeshaa’u, ‫يء‬
ۤ ‫ ج ى‬- xhii’e , ‫سو َء‬-
ِ
ۤ
Te shembulli ( ‫ ) يشا ُء‬shkronja e meddit që është elifi ( ‫) ا‬, e zgjat shkronjën sh( ‫) ش‬.
Menjëherë pas saj ka ardhur hemzeja dhe meqë të dyja gjenden në një fjalë,
pranë njëra-tjetrës, formojnë meddin muttasil (zgjatjen e ngjitur, e lidhur).[3]
Vendimi :meddin muttasil duhet zgjatur më tepër se meddi tabi’ij dhe ky vendim
është vaxhib. Meddi muttasil zgjatet gjithsejt 4 ose 5 tone.

Meddi Munfasil (Zgjatja e ndarë) (‫(المد المنفصل‬


Meddi munfasil bëhet kur njëra prej shkronjave të meddit vjen në fund të fjalës,
kurse në fillim të fjalësَ vijuese vjen elifi si shkak i meddit.
َ َ َ ُ ۡ ٰٓ‫َ ى‬
P. sh. : ‫ ح ّ ىٰٓي ِإذا‬, ‫ض‬‫ يـأر‬, ‫يآ أيﻬا‬
Te shembulli (‫) يآ أيها‬, është elifi si shkronjë e meddit i cili e zgjat shkronjën j (‫ ) ى‬të
vokalizuar me e, kurse në fillim të fjalës (‫ )أيها‬ndodhet Elifi si shkak I meddit dhe të
dyja këto, edhe elifi ndodhet në fjalë të ndryshme e jo në një fjalë të vetme,
prandaj edhe kemi realizimin e meddi munfasilit.

Vendimi për meddin munfasil është xhaiz (i lejueshëm): meddi munfasil zgjatet
gjithsejt 3deri 5 elifa ose 4 deri 6 tone, mund edhe 2 elifa 3 tone[5].

Medi Lazim (Zgjatja e domosdoshme) (‫) المد الالزم‬


Meddi lazim bëhet kur pas zgjatjes së natyrshe (Meddi Tabijji)( ‫ ) ى و ا‬si shkaktarë
vjen teshtidi oseَ sukuniًّ۬ në të njejtën fjalë ose shkronjat e shkurta.
ُ َ ۡ َ ٰٓ َ َ ٰٓ ٰٓ
P.sh. P. sh. :‫ ٱلحاقة‬,‫ٱلص ىـف ىـ ِت َصف ِا‬‫ و‬, ۚ‫ ن‬,ۚ‫ ق‬,َ ‫آآلن‬
ُ ۡ
Te shembulli (‫)ٱل َحاقة‬, është elifi si shkronjë e meddit e cila e zgjat shkronjën h ( ‫) ح‬.
ّ
Pas kësaj vjen shkronja k me teshdid ( ‫ ) ق‬dhe meqë të dyja ndodhen pranë njëra-
tjetrës në një fjalë të vetme, këtu realizohet meddi lazim.
Te ky shembull ‫آآلن‬, ajo që e zgjat elifin e parë është një elif i supozuar e që nuk
shkruhet ( ‫) َء ا = آ‬, prandaj edhe lexohet ‘aa’ ( ‫) آ‬. Pas këtij elifi vjen shkronja l me
xhezëm(sukun) ( ْ ‫ ) ل‬dhe meqë të dyja gjenden në një fjalë të vetme, këtu
realizohet meddi lazim.
Vendimi për meddin lazim: të gjithë imamët e leximit të Kur’anit janë të një
mendimi se meddi lazim duhet zgjatur edhe atë 6 elifa(tone)

3
Meddi Arid ( Zgjatja jo e përhershme) (‫) المد العارض‬
Meddi aridi bëhet kur pas shkronjës së meddit ( ‫ ) ى و ا‬si shkaktar vjen sukuni jo i
përhershëm ( sukunu aridi) në një fjalë të vetme.
َ َ َ َ َ َۡ ْ َ َ َ َ ُۡ ْ َ َۡ ْ َ ُۡ
P. sh. : ‫ ت ۡسخ ُرون‬- ‫ٱلع ىـل ِم ىي‬. , ‫ ٱلم ۡست ِقيم= ت ۡسخ ُرون‬, ‫ٱلم ۡست ِقيم = ٱلع ىـل ِم ىي‬

Sukunu aridi paraqitet kur ndalemi në shkronjën e fundit të ndonjë fjale. Po qe se


ndalemi te kjo shkronjë, atëherë shkronja n nuk do të lexohet me vokalin e (pra,
ne- َ ‫) ن‬, por me sukun ( ْ ‫ ) ن‬-uun. Do të thotë që shkronjës n i japim një sukun jo
të përhershëm. Prandaj, ky medd quhet meddi arid (medd jo i përhershëm).

Vendimi ; meddin arid do të zgjatet prej 4 deri në 6 elifa (tone), prandaj vendimi
është xhaiz (i lejueshëm).
ّ
Meddi Liin ( Zgjatja e butë) (‫( المد ال ىي‬
Meddi liini bëhet kur pas shkronjave W( ‫ ْ)و‬dhe J( ‫)ى‬ ْ ( shkronjat e liinit) vjen sukuni
( ْ_ ) si shkak për zgjatje në një fjalë të vetme. Shkronja e liinit do të thotë
‘shkronja e butë’ dhe bëhet kur shkronja w (‫) ْو‬dhe j( ‫)ى‬ ْ janë me sukun, kurse
shkronja para tyre është me vokalin e .
ْ
P. sh. : ‫ خوف‬Vendimi për meddi liinin: do të zgjatet prej 3 deri në 4 elifa (tone),
prandaj vendimi është xhaiz (i lejueshëm).

ُ َ َ ْ َ ْ
KALKALEJA ( ( ‫لة‬
َ ‫قلَق‬ َ‫ال‬
„Kalkaleja është pëshpëritja e artikulimit derisa të dëgjohet një zë i fuqishëm“.

Rregullat e kalkales:
1. Kalkaleja bëhet kur njëra prej shkronjave të kalkales gjendet pa vokal në mes
ose në fund të fjalës (qoftë për shkak të formës bazore, qoftë për shkak të
ndaljes). Shkronjat e kalkales janë 5, të përfshira në togfjalëshin . (
‫دجطبق‬
ُ ََۡ َ َ َۡ ۡ َ
Shembuj: ‫ َح ٰـ َج ۡجت ۡم‬, ْ ‫ ٱلفل اق‬, ْ ‫ اﺇذا َوقب‬, ‫أط َع َم ُهم‬, , ‫ل ۡم َي الد‬
2. Në qoftë se shkronja e kalkales është me teshdid (e përforcuar), atëherë, në
rast të ndalimit, pas shqiptimit të teshdidit bëhet edhe kalkaleja, pra shqiptohen
të dy shkronjat e kalkales (e para duke u lexuar me sukun, e dyta duke u bërë
kalkale).

4
ِّ ۡ َ
P. sh. : ۚ‫ ابٱل َحق‬, ‫َوتب‬
Në rast të kalimit, pra të leximit të lidhur me fjalën pasuese, atëherë shkronja e
kalkales lexohet normalisht si çdo shkronjë tjetër e përforcuar pa bërë kalkale.
3. Në qoftë se në një vend gjendet edhe idgami edhe kalkaleja, atëherë braktiset
kalkaleja dhe bëhet vetëm idgami. P. sh.:
Vendimi i kalkales: të gjithë imamët e leximit të Kur’anit kanë bërë kalkale,
prandaj bërja e saj është vaxhib.

Disa çështje që duhen patur parasysh te kalkaleja:


1. Kur ta shqiptojmë kalkalen, zërin e saj duhet ta theksojmë fuqishëm sa ta
dëgjojë personi që e kemi afër.
2. Kur ta shqiptojmë kalkalen, duhet patur kujdes që atë të mos e lexojmë
َ ّ َ
sikur me teshdid. P. sh. fjalën ( ‫ ) ْ خلق‬ta lexojmë sikur (ْ (‫خلق‬
3. Kalkalen nuk duhet bërë lehtë, me qëllim që shkronjën e kalkales të mos e
ُْ ُُ
shqiptojmë me vokal. P. sh. fjalën (‫ )مس ا اقل‬ta lexojmë sikur (َ‫ِل اق اسم‬
4. Kalkalen nuk duhet shqiptuar edhe aq fuqishëm, sa të duket kinse pas
َ
shkronjës së kalkales
ْ َ َ të kishte një hemze pa vokal. P. sh. fjalën (ْ ‫لق‬ ‫خ‬ ) ta
lexojmë sikur ( ‫خلقأ‬

Rregullat e mim sakinit


َ ْ
ۚ‫الساكنة( ال ام ايم احكام‬
‫ا‬ ‫)ا‬

Shkronja m e pavokalizuar (pra me sukun, ‫) ْم‬, varësisht prej shkronjës që vjen pas
saj, lexohet në njërën nga këto tri mënyra:
َ َ ْ ْ ْ ْ
1. Idgam mithlejn ma’al-gunneh (‫غنة ال امثۚلي اادغام‬ ‫ )مع ال ا‬: kur pas mimit sakin ( ‫) م‬
vjen një mim i vokalizuar, lexohet duke u mbajtur e zgjatur një elif miktari e
gjysmë (1, 5) 2 tone. Shembuj:
ٌ َ ٌ ُ ُ
‫ليهم = َعليهمؤصدة‬ ‫مؤصدة ع ا‬ ‫لوب اهمرض‬
‫ا‬ ‫ق‬ ‫ف‬ ‫ي‬ ‫ا‬ = ‫ف‬‫ي‬ ‫ا‬ ‫م‬ ‫ه‬
‫ا‬ ‫لوب‬
‫مرض ا‬
‫ق‬
َ
2. Ihfau shefevijj ( ‫) ُ الشفوى اَاِلخفاء‬: kur pas mimit sakin ( ‫ ) ْم‬vjen shkronja b( ‫ )ب‬e
vokalizuar . Edhe kjo zgjatet një elif miktari e gjysm ose2 tone..
َ ُ ُ ٍ۬ َۡ
Shembuj: ‫ َي ۡو َم هم َب ٰـرزون‬, ‫يهم اب اح َج َار ٍة‬‫تر ام ا‬
3. Idh’haru shefevijj (‫)اِلظحار الشفوى‬: Është idh’hari që bëhet kur pas mimit
sakin ( ‫ ) ْم‬vjen çfarëdo një shkronjë përveç shkronjave b ( ‫ ) ب‬dhe m (( ‫م‬
َ ُ َ ۡ ُ َ ُ َ
‫لك ۡم ادينك ۡم ٱلح ۡمد ا ا‬
P. sh. : َ ‫لِل‬
Kjo lexohet qartë e hapur pa ndonjë shkrirje dhe pa u zgjatur.

5
RREGULLAT E SHKRONJËS R (RA)
) ‫) الر ااء احكام‬
Shkronja r ( ‫ ) ر‬në gjuhën arabe ka një veti krejt tjetër prej shkronjave të tjera,
shkronja r në disa raste lexohet butë (hollë), në disa fortë (trashë) e në disa të
tjera edhe hollë edhe trashë.
Lidhur me mënyrën e leximit të shkronjës r, vlejnë rregullat si më poshtë:

Katërmbëdhjet suret e Kur'anit Fisnik në të cilat gjenden ajete të sexhdes janë:

1. el-A’raf, 7 : 206, 8. en-Neml, 27 : 25,


2. er-Ra’d, 13 : 15, 9. es-Sexhdeh, 32 : 15,
3. en-Nahl, 16 : 50, 10. Sad, 38 : 24,
4. el-Isra, 17 : 109, 11. Fussilet, 41 : 37,
5. Merjem, 19 : 58, 12. en-Nexhm, 53 : 62,
6. el-Haxhxh,22 : 18, 13. el-Inshikak, 84 : 20,
7. el-Furkan, 25 : 60, 14. el-Alek, 96 : 19.
Te sexhdei tilaveti, nuk ka ruku, ulje apo dhënie selam sikurse te namazi.

SHENJAT E PIKËSIMIT (PUSHIMIT)


- ‫ م‬Simbolizon se patjetër duhet të ndalemi.
‫ قف‬- Tregon se duhet të ndalemi, sepse me ndaljen kuptimi është më i plotë se
vazhdimi.
:. :. - Patjetër të ndalemi, por nëse ndalemi te pikal e para te të dytat nuk kemi të
drejtë, e nëse nuk jemi ndalur te të parat patjetër ndalemi te të dytat, që të
plotësohet kuptimi.
‫ ط‬- Të ndalemi është më mirë.
‫ ع‬- Të ndalemi është më e përshtatshme, sepse rrëfimi ose kuptimi përfundon.
‫ ج‬- Lejohet dhe preferohet pushimi.
‫ ق‬- dijetarët janë të memdimit se mund të vazhdohet, por mund edhe të ndalemi.
‫ ص‬- Nëse lexuesit i afrohet që t'i ndalet fryma, ai mund të pushojë e pastaj të
vazhdojë nga fjala që vijon.
‫ ز‬- Mund të ndalemi por vazhdimi është më i preferueshëm.
‫ ِل‬- Tregon se nuk duhet të ndalemi, sepse kuptimi nuk është i plotë, kurse nëse

6
ndalemi obligohemi ta lexojmë përsërij atë fjalë në përjashtim kur është në fund
të ajetit.

You might also like