You are on page 1of 67

Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Përmbajtja:
Përmbajtja .............................................................................................................. fq.2
Parathënie .............................................................................................................. fq.3
Hyrje ....................................................................................................................... fq.4
Gabimi i parë – adhurimi varreve ........................................................................ fq.8
Gabimi i dytë – shpjegimi i gabuar i fajlës La ilahe il-lAllah ............................. fq.11
Gabimi i tretë – teuesuli i ndaluar ....................................................................... fq.13
Gabimi i katërt – të folurit për Allahun pa dije ................................................... fq.16
Gabimi i pestë – teprimi në nderimin e Pejgamberit alejhis-selam ................... fq.17
Gabimi i gjashtë – shkuarja tek magjistarët dhe fallxhorët ............................... fq.21
Gabimi i shtatë – miqësa dhe armiqësia ndaj njerëzve ....................................... fq.23
Gabimi i tetë – syefaqësia ..................................................................................... fq.32
Gabimi i nëntë – mbështetja në të tjerë përveç Allahut ..................................... fq.34
Gabimi i dhjetë – teprimi me varret ..................................................................... fq.36
Gabimi i njëmbëdhjetë – mbajtja e nuskave dhe hajmalive ............................... fq.38
Gabimi i dymbëdhjetë – supersticionet ................................................................ fq.40
Gabimi i trembëdhjetë – të besuarit që Allahu është kudo ................................ fq.42
Gabimi i katërmbëdhjetë – të betuarit në diçka tjetër në vend të Allahut ........ fq.44
Gabimi i pesëmbëdhjetë – mosgjykimi me ligjet që ka shpallur Allahu ............ fq.45
Gabimi i gjashtëmbëdhjetë – lënia e namazit ...................................................... fq.47
Gabimi i shtatëmbëdhjetë – ngutja në bërjen e tekfirit ...................................... fq.49
Gabimi i tetëmbëdhjetë – shtrembërimi i Emrave dhe Cilësive të Allahut ....... fq.52
Gabimi i nëntëmbëdhjetë – zemra e pastër pa vepra të mira ............................. fq.54
Gabimi i njëzetë – të flasësh për ato që ndodhën mes Sahabëve ........................ fq.57
Gabimi i njëzetë e një – rebelimi kundër udhëheqësve ....................................... fq.59
Gabimi i njëzetë e dy – përhapja e bidateve ........................................................ fq.63
Gabimi i njëzetë e tre – shprehjet apo fjalët që bien ndesh me Teuhidin .......... fq.65

© Selefi . org 2
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Parathënie:

Ky libër është transkiptuar nga seria e mësimeve të mbajtura nga Shejkh


‘Abdul-‘Azijz er-Rajis nëpërmjet lidhjes telefonike me Mesxhidus-Selam,
Utah, SHBA.

Autori, Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis, ka studjuar me dijetarët e nderuar si


Shejkh ‘Abdul-‘Azijz Ibn Baz, Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin,
Shejkh Salih el-Feuzan etj. Ai është një nga dijetarët Selefijinë të Rijadit,
gjithmonë aktiv në mbajtjen e mësimeve, ligjëratave dhe shkruajtjen e
librave apo broshurave të shumta. Gjithashtu, ai drejton faqen e internetit
Islamancient.com.

Lusim Allahun që libri të jetë i dobishëm. Çdo e mirë në këtë përkthim


është prej Allahut, kurse çdo e keqe është prej meje ose prej Shejtanit.

Përkthyesi: Alban Malaj


3 Sheual 1430 / 22 Shtator 2009
‘Auali, Mekkeh
© Selefi.org

© Selefi . org 3
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

H yr j e :

Të gjitha lavdërimet i takojnë Allahut. Atë e lavdërojmë dhe prej Tij


ndihmë e falje kërkojmë. Kërkojmë strehim tek Allahu nga të këqiat e
veteve dhe veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që ta
humbasë; dhe atë që e humb Allahu, nuk ka kush që ta udhëzojë.
Dëshmoj se nuk ka të adhuruar tjetër me të drejtë përveç Allahut të vetëm
e të pashokë dhe dëshmoj se Muhamedi është rob dhe i Dërguari i Tij.

Dihet mjaft mirë nga Pasuesit e Sunetit dhe Xhematit (Ehlus-Sunneh uel-
Xhema’ah), ata që ndjekin Menhexhin Selefij, se Allahu nuk i dërgoi të
Dërguarit dhe nuk i krijoi krijesat për gjë tjetër, përveç se që ata ta
lartësonin Teuhidin si dhe të braktisnin e të refuzonin Shirkun ndaj
Allahut.

Dhe kur armiku ynë më i madh - Shejtani i mallkuar - e kuptoi këtë,


atëherë ai u nis duke kalëruar dhe duke ecur në këmbë me qëllim që t’i
largojë robërit nga adhurimi i Allahut, që ata të heqin dorë nga mësimi i
Teuhidit duke e braktisur dhe duke mos e zbatuar, qofshin ata që thërrasin
në Teuhid apo ata që thirren në Teuhid, qofshin ata dijetarë apo njerëz të
zakonshëm, me përjashtim të atyre që i ka mëshiruar Allahu.

© Selefi . org 4
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kështu, shejtani ua zbukuroi atyre braktisjen e thirrjes për në Teuhid me


argumentin se thirrja në Teuhid i përçan rradhët tona apo e shpërbën
unitetin që kemi mes veti apo kinse njerëzit sot e kuptojnë teuhidin (dhe
tani s’kanë më nevojë për të).

Sa gjë e çuditshme që është kjo dhe sa të mekura janë argumentet e tyre! Si


mund të heqim dorë së thirruri njerëzit në Teuhid me pretendimin se ne
po ndjekim një argument që të Dërguarit dhe Pejgamberët nuk i kushtuan
fare rëndësi dhe nuk e urdhëruan një gjë të tillë? Por a e dini përse të
Dërguarit dhe Pejgamberët nuk e bënë këtë? Sepse ata e dinin shumë mirë
ngaqë i kishte mësuar Allahu se qëllimi i thirrjes së njerëzve është Teuhidi
i Allahut të Madhëruar. Nuk ka rrugë për shpëtim përveç rrugës që
ndoqën ata. Dhe rruga e tyre është një e vetme, siç ka thënë Allahu:

             

“Kjo është rruga Ime e drejtë; prandaj ndiqeni atë e mos shkoni
rrugëve të tjera që t’ju shmangin nga rruga e Tij.” 1

A nuk është preokupimi i thirrësave të sinqertë që ftojnë në Islam


ringjallje e thirrjes së të Dërguarve, që është thirrja në Teuhidin e Allahut?

Dhe mes rrugëve dhe metodave që përdor Shejtani për të mashtruar


njerëzit është duke ua mbushur mendjen atyre se Teuhidi është diçka që
dihet dhe kuptohet tashmë. Për rrjedhojë, ata thonë: “Ne tani jemi njerëz
me Teuhid, ne s’kemi nevojë që t’i thërrasim njerëzit në Teuhid?”

Dhe kur njerëzit thonë: “Ne tashmë jemi njerëz me Teuhid”, atyre duhet
t’u thuhet: Subhanallah! E si është e mundur, kur shumë nga vendet e
Muslimanëve dhe jo-Muslimanëve janë zhytur në errësirën e Shirkut të
Madh i cili ka plasur sheshit?

Edhe sikur në këtë kohë shirku të njihet dhe të kuptohet, prapëseprapë ne


kemi nevojë që të na i përkujtojnë atë dhe kemi nevojë që t’i lutemi

1
El-En’am, 153.

© Selefi . org 5
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Allahut të na mbajë larg prej tij, sepse ne nuk kemi për të qenë kurrë si
miku i dashur i Allahut, Ibrahimi (‘alejhis-selam), i cili iu lut Allahut:

     

“Dhe më ruaj mua dhe pasardhësit e mi nga adhurimi i idhujve!” 2

Ibrahim et-Tejmi (Allahu e mëshiroftë) ka thënë: “Atëherë kush mund të


jetë i ruajtur nga rënia në Shirk mbas Ibrahimit (paqja qoftë mbi të)?”3

Dhe ne nuk kemi për të qenë kurrë si Shokët e të Dërguarit (sal-lAllahu


‘alejhi ue sel-lem) dhe ata janë njerëzit më të mirë të çdo brezi tjetër. Por
megjithatë, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) vazhdoi t’u
mësonte atyre Teuhidin madje edhe kur ai ishte i sëmurë në ditët e fundit
të jetës së tij.

Mësojeni Teuhidin dhe thirrini të tjerët drejt tij, sepse me të vërtetë thirrja
në Teuhid, përkrahja e tij dhe zbatimi i tij do të jenë arsyeja dhe shkaku i
ngritjes së Umetit Islam në këtë botë dhe për arritjen e Xhenetit Firdeus
në Botën Tjetër. Allahu ka thënë:

          

            

        

       

“Allahu u ka premtuar atyre prej jush që besojnë dhe bëjnë vepra të


mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata

2
Ibrahim, 35.
3
Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim dhe Ibn Xherir et-Taberi.

© Selefi . org 6
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

përpara tyre dhe se do t’ua forcojë Fenë e tyre me të cilën Ai është i


kënaqur si dhe frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më
adhurojnë Mua e të mos më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Por
kushdo që nuk beson pas kësaj, këta janë Fasikunë (kryeneçë, të
pabindur ndaj Allahut).” 4

Kështu që, është detyra jote lexues i nderuar që t’i mësosh gabimet që
bëjnë njerëzit në Teuhidin e Allahut, në mënyrë që të ruhemi e të
qëndrojmë larg të gjitha gabimeve në tërësi. E kështu ne do të mund të
arrijmë suksesin dhe Kënaqësinë e Allahut, Zoti ynë, më Bujari.



4
En-Nur, 55.

© Selefi . org 7
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i parë:

Gabimi i parë që bëjnë shumë nga Muslimanët tanë të dashur është


ajo që po shohim gjithandej në vendet Muslimane, ku adhurimi ka
ndryshuar dhe e drejta për adhurim po u jepet të tjerëve në vend të
Allahut, siç është lutja (ed-du’a) drejtuar njerëzve të mirë që kanë
vdekur apo njerëzve të tjerë, t’u kërkosh atyre që të falin gjynahet, t’u
kërkosh të largojnë fatkeqësitë, t’u kërkosh të plotësojnë nevojat, të japin
fëmijë, të shërojnë nga sëmundjet, të kërkosh t’u afrohesh atyre duke
prerë kurban për ta, duke u zotuar e betuar për ta, duke bërë tauaf (rreth
varreve të tyre), duke iu falur atyre, duke u bërë sexhde atyre deri në atë
pikë sa zemrat kanë frikërespekt (khushu’) për ta dhe sytë lotojnë për ta më
shumë sesa kur i falen Allahut apo kur qëndrojnë para Allahut, më shumë
sesa kur bëjnë tauaf (për Allahun) rreth Qabes së nderuar. Ne duhet të
çuditemi akoma më shumë, pasha Allahun! A e dinë këta njerëz se kjo që
bëjnë ata i zhvlerëson veprat e tyre dhe i fshin ato plotësisht kur ata bien
në Shirkun e Madh?

Dhe Allahu thotë:

              

    

“Thuaj: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja
ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak.
Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij”.” 5

        

“Xhamitë i janë kushtuar vetëm Allahut, prandaj mos iu lutni


askujt, krahas Allahut!” 6
5
El-En’am, 162-163.
6
El-Xhin, 18.

© Selefi . org 8
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Sepse të adhurosh të tjerë në vend të Allahut apo bashkë me Allahun -


pavarsisht kush apo çfarë është - ky është adhurim (për ta), qoftë ai
ndonjë pejgamber që është dërguar apo ndonjë ëngjëll që është i afërt tek
Allahu. T’i shoqërosh këto gjëra Allahut në një çështje që është specifike
për Të (nga çështjet e Teuhidit), atëherë ky është Shirku i madh (Shirkul-
Ekber).

Allahu ka thënë për këtë gjë:

                

    

“Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç
Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i
bën shok Allahut (në adhurim), ka bërë gjynah të tmerrshëm.” 7

                

“Sigurisht, atij që adhuron tjetërkënd përveç Allahut, Allahu do t’ia


ndalojë Xhenetin dhe strehim i tij do të jetë Zjarri. Për keqbërësit
nuk ka ndihmues.” 8

          

   

“Me të vërtetë, të është shpallur ty (o Muhamed), si dhe atyre që


kanë qenë para teje: “Nëse i shoqëron Allahut diçka tjetër (në
adhurim), me siguri që punët e tua do të zhvlerësohen dhe do të jesh
ndër të humburit.” 9
7
En-Nisa, 48.
8
El-Ma’ide, 72.
9
Ez-Zumer, 65.

© Selefi . org 9
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

            

         

“...dhe kush i shoqëron Allahut diçka (në adhurim), i ngjan atij që bie
nga qielli e që e rrëmben zogu ose i ngjan atij që stuhia e erës e ka
hedhur në një vend të largët e të humbur.” 10

Dhe nga shembujt e prerjes së kurbanit për dikë tjetër në vend të Allahut -
që është Shirku i madh - është prerja e kurbanit për ndonjë udhëheqës apo
gjykatës apo të tjerë përveç tyre. Kur ata (udhëheqësit, gjykatësit, njerëzit
që madhërohen) vizitojnë ndonjë qytet apo ndonjë vend apo kur ai është
duke kaluar me automjetin e tij, populli bëjnë kurban për të duke therur
ndonjë dele apo viç... [dhe ky është Shirk i madh!]



10
El-Haxh, 31.

© Selefi . org 10
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i dytë:

Gabimi i dytë që bëjnë Muslimanët në Teuhidin e Allahut, Zotit të


gjithçkaje që ekziston - ka të bëjë me shpjegimin e dëshmisë së
Teuhidit - La ilahe il-lAllah. Ata shpjegojnë se kuptimi i kësaj dëshmie
është: nuk ka Krijues tjetër përpos Allahut [ose] askush nuk ka aftësi për
sjellë diçka në ekzistencë përpos Allahut.

Këto shpjegime që i kanë bërë dëshmisë La ilahe il-lAllah janë të magëta


dhe bien në kundërshtim me atë që ka ardhur në Kur'an [dhe në Sunet].
Kjo bie në kundërshtim me atë që na ka njoftuar Allahu rreth
mosbesimtarëve Kurejshë, ngaqë ata e pohonin se Allahu është Krijuesi,
Ai është Furnizuesi dhe Ai është Kontrolluesi i të gjitha çështjeve, sikurse
ka përmendur Allahu i Lartësuar:

        

“Dhe vërtet, nëse ti (o Muhamed) i pyet ata (idhujtarët e Mekës) se


kush i ka krijuar qiejt dhe Tokën, me siguri ata do të thonë:
“Allahu”.” 11

Dhe nëse ky do të kishte qenë vërtetë kuptimi i dëshmisë La ilahe il-


lAllah [që Allahu është i vetmi Krijuesi], atëherë ata do të kishin qenë
besimtarë dhe nuk do kishin refuzuar që të thonin La ilahe il-lAllah dhe
kjo nuk do kishte qenë e vështirë për ta. Mirëpo Allahu ka treguar se ata
thanë:

         

“A mos kërkon ai, që të gjithë të adhuruarit tanë në një të Adhuruar


të Vetëm? Vërtet që kjo është një gjë e çuditshme!” 12
11
Ez-Zumer, 38.
12
Es-Sa’d, 5.

© Selefi . org 11
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kështu që, kuptimi i vërtetë i deklaratës së Teuhidit është: Askush nuk


meriton që të adhurohet me të dretë, me hak përpos Allahut. Dhe
pikërisht njësimi i Allahut të vetëm në adhurim ishte ajo që mohuan
mosbesimtarët Kurejshë. Dhe këtu u çoroditën ata...

Pra, ky është kuptimi i vërtetë i dëshmisë La ilahe il-lAllah.



© Selefi . org 12
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i tretë:

Gabimi i tretë që bëjnë njerëzit në Teuhid është bërja e shirkut dhe


bidateve në emër të teuesulit. 13 Teuesuli është një emër i ligjëruar në
Sheriat, pasi Allahu na ka urdhëruar që t’i bëjmë teuesul Atij, siç ka thënë:

   
   
 
 
    
               
   
       
 
   
    

  

“O besimtarë! Kini frikë Allahun, përpiquni që t’i afroheni Atij me


vepra të mira dhe luftoni në rrugën e Tij për të shpëtuar!” 14

Fjala uesile, e përmendur në ajetin e mësipërm është një mjet apo rrugë me
të cilën kërkohet afrimi tek Allahu duke kryer vepra që janë të
detyrueshme (uaxhib) apo të pëlqyeshme (mustehab).

Teuesuli (d.m.th. marrja e rrugëve që të afrojnë tek Allahu) që ka ardhur në


Sheriat është tre llojësh dhe nuk ka asnjë më tepër.

Lloji i parë i teuesulit është: që t’i bësh teuesul Allahut (d.m.th. t’i afrohesh
Allahut) nëpërmjet Emrave dhe Cilësive të Tij, siç ka thënë Allahu i
Lartësuar:

           

    

13
Shënim i përkthyesit: Domethënia e fjalës “teuesul” vjen nga fjala “uesile” që do të thotë,
mjet dhe rrugë. Pra, teuesuli është marrja e diçkaje ose e dikujt si mjet për të arritur deri tek
Allahu.
14
El-Ma’ide, 35.

© Selefi . org 13
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

“Allahut i përkasin Emrat më të Bukur, andaj thirreni Atë (lutjuni


Atij) me to dhe largohuni nga ata që i shtrembërojnë emrat e Tij.
Ata do të ndëshkohen për ato që kanë vepruar.” 15

Kështu, për shembull Muslimani mund të thotë: “O Rrahman (o i


Gjithëmëshirshëm) ki mëshirë për mua.” etj.

Lloji i dytë i teuesulit është nëpërmjet veprave të mira. Kështu që


Muslimani i lutet Zotit të tij duke përdorur veprën e tij, siç ka ardhur në
historinë e tri shokëve që ngecën në shpellë, për të cilën na ka njoftuar i
Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të). Dhe sa
herë që njëri prej tyre bënte dua (duke përmendur veprën e mirë që kishte
bërë për hir të Allahut), shkëmbi që kishte zënë hyrjen e shpellës dhe i
kishte bllokuar ata brenda lëvizte nga pak derisa ata mundën që të dilnin
prej aty. Kjo histori është shënuar nga dy Shejkhat (Bukhari dhe Muslimi)
ashtu siç është transmetuar nga Ibn ‘Umeri.

Dhe poashtu (argument tjetër për këtë lloj të teuesulit është) thënia e Tij:

           

“Zoti ynë! Me të vërtetë kemi besuar, andaj na i fal gjynahet tona


dhe na ruaj nga dënimi i zjarrit!” 16

Pra, ky është teuesuli nëpërmjet imanit dhe imani është vepër e mirë.

Lloji i tretë i teuesulit është duke i kërkuar një njeriu të mirë që është i
gjallë, që ai të lutet për ty, e jo t’i kërkosh dikujt që ka vdekur. Sikurse
është shënuar tek Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e Enesit, se një
burrë hyri në xhami ditën e xhuma dhe tha: “O i Dërguari i Allahut,
pasuria jonë u shkatërrua dhe na u këputën shpresat. Lute Allahun të na
lëshojë shi.”

15
El-A’raf, 180.
16
Ali-Imran, 16.

© Selefi . org 14
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Poashtu, edhe kur ‘Umer Ibnul-Khattab i kërkoi Uvejs el-Karnit që ai të


bënte dua për të, siç është shënuar tek Muslimi. Dhe ky veprim bëhet
vetëm me ata që janë të gjallë dhe nuk bëhet me njerëzit që kanë vdekur.
Prandaj, nuk ka ardhur ndonjë dëshmi nga Sahabët dhe as nga Imamët e
Selefëve që ata të kërkonin ndihmë nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) apo t’i luteshin atij pasi që ai kishte vdekur.

Dhe sa i mençur që është shejtani për të përhapur Shirkun e madh mes


rradhëve të Muslimanëve në emër të teuesulit dhe uesiles (afrimit tek Zoti)?
Të shumtë janë njerëzit që janë mashtruar nga kjo gjë. Edhe nëse e
gënjeshtrën e quajmë të vërtetë, a bëhet gënjeshtra e vërtetë dhe e
pranueshme thjesht nga emërtimi i saj më një emër tjetër, ndërkohë që ajo
mbetet sërish gënjeshtër?

Ka edhe mjaft bidate të tjera që janë përhapur në emër të teuesulit, siç


është kërkimi i teuesulit nëpërmjet pozitës apo nderit të Pejgamberit tonë
Muhamed (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Mbas gjithë këtyre bidateve
qëndrojnë hadithe të shpikura qëllimisht për këtë gjë, të cilat i janë
mveshur Pejgamberit Muhamed (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Një nga këto
hadithe të shpikura është:

“Nëse i kërkoni Allahut, atëherë ju duhet t’i kërkoni Atij nëpërmjet pozitës sime
sepse vërtet pozita ime tek Allahu është madhështore.”

Dhe kjo është një gënjeshtër. Një gënjeshtër që i është mveshur të


Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)!



© Selefi . org 15
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i katërt:

Gabimi i katërt që bëjnë njerëzit në Teuhid është një gabim i ulët:


të folurit për Allahun pa dije. E sa të shumtë janë ata Muslimanë që e
kanë prishur imazhin e Sheriatit të Allahut, Zotit të gjithësisë, duke folur
për Allahun pa patur dije? Disa flasin nga imagjinata e tyre... dhe pa patur
asnjë të drejtë apo leje për të folur ashtu.

Allahu e ka qortuar ashpër këtë gjë dhe e ka konsideruar si shpifje ndaj


Tij! Dhe Ai ka thënë:

            

          

“Prandaj, mos thoni me gjuhët tuaja të rreme: “Kjo është e


lejueshme e kjo e ndaluar”, që kështu të trilloni gënjeshtra për
Allahun. Me të vërtetë, ata që trillojnë gënjeshtra ndaj Allahut nuk
kanë për të shpëtuar.” 17

Ka shumë njerëz të pakujdesshëm që bien tek ky gabim. Dhe duke qenë


se ata janë të shkujdesur dhe bëjnë shumë lëshime, do të shohësh se ata e
marrin fenë e tyre nga çdo njeri pa e shqyrtuar atë nga afër, pa e hetuar
gjendjen e tij. Çdokush që vjen nga ndonjë shoqatë - apo edhe njerëz të
tjerë - do të shohësh se njerëzit garojnë për t’i bërë pyetje, ndërkohë që ata
nuk kanë dijeni dhe as nuk e njohin se kush është ai në të vërtetë.

Dhe është shënuar në Sahihun e Muslimit, nën autoritetin e Imam


Muhamed bin Sirin se ai ka thënë: “Me të vërtetë kjo dije është Feja,
prandaj shikoni se prej kujt po e merrni Fenë tuaj.”



17
En-Nahl, 116.

© Selefi . org 16
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i pestë:

Gabimi i pestë që bëjnë njerëzit në Teuhid ka të bëjë me kalimin e


kufijve në të drejtat e Pejgamberit tonë të dashur Muhamed (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pejgamberi ka një vend të lart e madhështor dhe
një pozitë fisnike që askush nuk mund ta arrijë, as ndonjë ëngjëll, as
ndonjë person dhe as ndonjë xhin. Atij do t’i jepet mundësia që të
ndërmjetësojë për të tjerët përpara të gjithë Pejgamberëve. Ai do të ketë
numrin më të madh të pasuesve në Ditën e Ringjalljes. Dhe Zoti i tij e ka
përshkruar atë me cilësi të larta. Prej tyre është ajo që ka thënë Allahu i
Lartësuar:
          

   

“Tashmë ju ka ardhur një i Dërguar nga gjiri juaj. Atij i vjen rëndë
për gjynahet që bëni, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të
shkoni rrugës së drejtë dhe është i butë e i mëshirshëm me
besimtarët.” 18

Dhe nga përkushtimi që kishte Pejgamberi për ne është se ai na ka ndaluar


nga teprimi dhe kalimi në ekstrem në nderimin e tij, siç është shënuar nga
Bukhari nën autoritetin e ‘Umer Ibnul-Khattab se i Dërguari i Allahut (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e teproni me mua ashtu si Kristianët që e
tepruan me birin e Merjemes (‘Isa -Jezusi, paqja qoftë mbi të). Vërtet, unë jam
një rob. Prandaj thoni (për mua) robi i Allahut dhe i Dërguari i Tij.”

Pra, ai është një rob dhe nuk është ortak me Zotin tonë në asnjë nga të
drejtat që janë specifike për Të, siç është zotërimi i diturisë mbi të
Fshehtën (Gajbin) e gjëra të tjera (të cilat i zotëron vetëm Allahu i
Lartësuar). I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) përcolli Fenë e
Allahut, siç ka thënë ai për veten e tij: “Vërtet, unë jam një njeri ashtu si ju dhe
18
Et-Teube, 128.

© Selefi . org 17
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

unë harroj ashtu siç harroni të gjithë ju.” Dhe ky hadith është shënuar nga dy
Shejkhat, Bukhari dhe Muslimi, nën autoritetin e Ibn Mes’udit.

Dhe prej atyre shembujve që tregojnë se si disa injorantë kaluan në


ekstrem në nderimin e tij, përmendim këto që vijojnë:

Shembulli i parë që tregon se si disa injorantë kaluan në ekstrem nderimit


të Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është: të pretendosh se i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka dije rreth të Fshehtës
(Gajbit) dhe të pretendosh se kjo botë u krijua enkas për të. Sikurse ka
thënë dikush në vargjet e tij heretike:

“O ti më bujari i njerëzimit,
kujt tjetër t’i kërkoj ndihmë pos teje sa herë që më godet ndonjë bela,
O i Dërguari i Allahut, nuk pakësohet pozita jote e lartë për shkakun tim,
kur Më Bujari do të shfaqet me emrin e ndëshkuesit,
sepse vërtetë, nga dhuratat e tua është kjo dynja dhe ahireti,
dhe pjesë nga dija jote është dituria e Pllakës së Ruajtur dhe Penës.” 19

Shembulli i dytë që tregon se si disa njerëz injorantë kanë kaluar në


ekstrem me nderimin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është: të
kërkuarit falje prej tij si dhe t’i kërkosh që të të fusë në Xhenet. Këto
çështje i takojnë vetëm Allahut të Lartësuar dhe askush tjetër nuk mund të
ndërhyjë apo të marrë pjesë tek këto çështje. Madje edhe vetë i Dërguari i

19
Shënim i përkthyesit: Këto janë disa strofa që janë shkëputur nga poezia e famshme, ose
më saktë, një prej himneve të Sufistëve, me titull “Kaside el-Burde”. Ajo është shkrujtur nga
njëfarë Muhamed bin Hasen el-Busejri, i cili ka lindur në vitin 601 Hixhrij dhe ka vdekur në
vitin 695 Hixhrij. Autori pretendonte se kur kishte qenë i paralizuar, ai thuri këto vargje për
Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Më pas, atij i doli në ëndërr Pejgamberi i cili vendosi
dorën ne gjymtyrët e tij dhe ai menjëherë u shërua! Në realitet, autori ishte injorant i madh
rreth Teuhidit, një dervish sufisti që tërhoqi në humbje shumë të tjerë deri në kohët
moderrne. Sot, sufistët e recitojnë këtë poezi me të njëjtën devotshmëri që lexojnë Kur’anin.
Muhamed Iljasi, themeluesi i sektit të humbur të Tabligëve ka porositur kur ishte në prag të
vdekjes: “Dijetarët duhet ta lexojnë “Kaside el-Burda” dhe “Shijemul-Habib” me nder dhe
respekt, përndryshem pa respekt e pa mall ato nuk bëjnë efekt. Nga leximi i... “Kaside el-
Burda” bëhet lidhja (me të Dërguarin e Allahut sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).” Madje trillimet e
tyre kalojnë çdo imagjinatë. Sipas tyre, kush e lexon këtë poezi 1001 herë do të kalojë jetë të
gjatë e të bekuar; kush e lexon 7000 herë do të jetojë më shumë se 100 vjet; kush e lexon 700
herë do të bëhet i pasur; kush e lexon 771 herë do t’i lehtësohen punët... e shumë e shumë
brroçkulla të tjera.

© Selefi . org 18
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do shpresojë për veten e tij që të hyjë


në Xhenet me Mëshirën e Allahut. Sikurse është shënuar nga Imam
Muslimi, nën autoritetin e Ebu Hurejrës se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Askush nuk ka për të hyrë në Xhenet nga veprat e tij.”
Dhe Sahabët i thanë: “As ti o i Dërguari i Allahut?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue
sel-lem) u përgjigj: “As unë, përveç nëse më përfshin Mëshira e Allahut.”

Shembulli i tretë që tregon se si disa njerëz injorantë kanë kaluar në


ekstrem për sa i përket Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është:
kërkimi i ndërmjetësimit nga i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem), siç thonë disa njerëz kur bëjnë tauaf apo kur janë në sexhe, “O i
Dërguari i Allahut ndërmjetëso për mua.” Dhe kjo është prej Shirkut të
Madh (Shirkul-Ekber). Kjo është lutje që i drejtohet dikujt tjetër në vend të
Allahut, sepse kështu i lutesh të tjerëve në vend të Allahut duke u kërkuar
atyre gjëra për të cilat ata nuk kanë mundësi që t’i bëjnë, përveç Allahut.
Dhe kjo lutje është ibadet (adhurim) dhe adhurimi është vetëm për
Allahun, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

     

“Zoti yt ka urdhëruar që të mos adhuroni askënd tjetër përveç Tij.” 20

Sa e sa shumë njerëz kanë marrë në qafë këta dijetarë të këqinj që ua kanë


bërë të lejuar atyre kërkimin e ndërmjetësimit nga i Dërguari i Allahut (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe kërkimin e ndërmjetësimi nga njerëz të tjerë
poashtu, me pretendimin se gjoja i vdekuri mund të dëgjojë ty (kur i lutesh
atij). Duket sikur ata nuk e lexojnë thënien e Allahut të Lartësuar:

             

              

              

  

20
El-Isra, 23.

© Selefi . org 19
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

“Ai e bën natën të kalojë në ditë dhe ditën të kalojë në natë. Ai i ka


nënshtruar Diellin dhe Hënën, kështu që secili lëviz për një kohë të
caktuar. Ky është Allahu, Zoti juaj. Pushteti është i Tij! Kurse ata që
ju i adhuroni krahas Tij, nuk zotërojnë as sa cipa e bërthamës së
hurmës. Nëse ju u luteni atyre, ata nuk e dëgjojnë lutjen tuaj, por
edhe sikur ta dëgjonin, nuk do t’ju përgjigjeshin. Në Ditën e
Kiametit ata do ta mohojnë adhurimin që u bënit atyre.” 21

Shembulli i katërt që tregon se si disa njerëz injorantë kanë kaluar në


ekstrem për sa i përket Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është:
udhëtimi me qëllimin për të vizituar varrin e tij. Kjo është diçka që
konsiderohet harram (e ndaluar) me mendimin e përbashkët të krejt
Dijetarëve të Islamit, për shkak të hadithit që është shënuar nga Bukhari
dhe Muslimi nën autoritetin e Ebu Se’id el-Khudrij se i Dërguari i Allahut
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos udhëtoni përveç se për në tri xhami:
el-Mexhidul-Haram (Xhamia e Shenjtë e Mekës), el-Mesxhidul-Aksa (Xhamia e
Shenjtë në Jeruzalem) dhe kjo Xhamia ime (Xhamia e Shenjtë në Medine).”

Kështu që, udhëtimi drejt çdo krahine apo çdo vendi me qëllimin për të
bërë ibadet (adhurim) është i ndaluar në bazë të këtij hadithi, me
përjashtim të udhëtimit drejt tri xhamive (që janë përmendur në hadithin e
mësipërm). Dhe dijeni - vëllezërit e mi të dashur Muslimanë - se çdo
hadith që është transmetuar në lidhje me vlerën e udhëtimit për në varrin
e Pejgamberit është i dobët dhe i pasaktë, siç kanë thënë qartazi shumë
prej Imamëve të Fesë. Sa i përket udhëtimit drejt atyre vendeve (që
përmenden në hadithin e mësipërm) për të falur namazin në një prej
këtyre xhamive, atëherë kjo është një gjë mjaft e pëlqyeshme.

Shembulli i katërt që tregon se si disa njerëz injorantë kanë kaluar në


ekstrem për sa i përket Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) është:
besimi i tyre se Xhami e Pejgamberit ka vlerë të madhe për shkak se aty
gjendet varri i Pejgamberit. Dhe ky është një gabim i rëndë, sepse i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka përmendur vlerën e faljes
në xhaminë e tij (e jo vlerën e varrit të tij).



21
Fatir, 13-14.

© Selefi . org 20
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i gjashtë:

Gabimi i pestë që bëjnë njerëzit në Teuhid është shkuarja tek


magjistarët, fallxhorët dhe astrologët dhe të besuarit se ajo që thonë
ata është e vërtetë. Kjo gjë është kufër, mosbesim në Allahun dhe
mohim i asaj që iu shpall Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), për shkak
të hadithit që është transmetuar nga Ebu Davudi, Tirmidhiu, Nesaiu dhe
Ibn Maxheh, nën autoritetin e Ebu Hurejrës se i Dërguari i Allahut (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush shkon tek një fallxhor apo astrolog dhe i
beson atyre që thotë ai, atëherë ai e ka mohuar atë që i është shpallur Muhamedit.”
Dhe ky hadith është i saktë (sahih).

Dhe Allahu Krenar e Madhështor ka thënë:

        

“E Sulejmani nuk ishte mohues, por xhinët ishin mohues. Ata u


mësonin njerëzve magjinë.” 22

Pastaj Ai thotë:

          

“Në të vërtetë, ata e dinin se ai që e përvetësonte këtë mjeshtëri nuk


do të kishte kurrfarë të mire në jetën tjetër.” 23

Kjo do të thotë se ata (magjistarët, fallxhorët dhe astrologët) nuk kanë për
të parë asnjë të mirë.

22
El-Bekare, 102.
23
El-Bekare, 102.

© Selefi . org 21
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Dhe ne çuditemi me disa njerëz që kur i zë ndonjë sëmundje ata apo gratë
e tyre apo fëmijët e tyre, ata nguten duke trokitur në dyert e disa
magjistarëve apo fallxhorëve apo të tjerëve si puna e tyre dhe kërkojnë
derman prej tyre. Vallë njerëzve u pëlqen të gjejnë një zgjidhje të çastit ose
që të shërohen menjëherë dhe pastaj të dënohen në Botën Tjetër me një
dënim që nuk sos kurrë? A nuk e dinë këta njerëz se Allahu i sprovon
robërit me këto gjëra (fatkeqësi, mundime, sëmundje) që Ai të vërë në
provë fenë e tyre dhe t’i pastrojë nga gjynahet e tyre që ata të dalin para
Allahut pa asnjë gjynah? Kështu robi arrin Kënaqësinë e Allahut, mirësinë
e Tij të gjerë dhe shpërblimin që ka përgatitur Ai për të.

Betohem në Allah, ju duhet të bëni durim, duhet të jeni të palëkundur dhe


duhet të përdorni ato mjete apo mënyra të ligjshme për të shëruar vetet
tuaja, siç janë rukjet, këndimi i Kur'anit, të bërit dua Atij dhe të kërkuarit
ndihmë nga Ai për nevojën që ke.

Dhe së fundi, magjistari ka disa shenja të cilat na mundësojnë që ta


dallojmë. Prej tyre është se ai përshpërit disa fjalë me veten e tij, kuptimi i
të cilëve nuk dihet, ose ai mund të të pyesë për gjëra që s’kanë dobi, si për
shembull, “Çfarë emri ka mamaja e mamasë tëndes?” Ose ai mund të të
kërkojë që të therësh kurban një gjel apo diçka tjetër në vende të zbrazëta,
si dhe gjëra të tjera. Mos u mashtroni edhe nëqoftëse ai përpiqet që të
maskohet duke mbajtur mjekërr ose duke lexuar Kur'an ose duke bërë
gjëra të tjera (që të krijojnë përshtypjen se ai është njeri fetar). Tek hedhja
e fallit dhe parashikimi i të ardhmes që janë kufër hyn edhe leximi i
filxhanit, leximi i horoskopit nëpër revista apo dëgjimi i tij në radio. T’u
besosh këtyre gjërave është kufër. Edhe leximi apo dëgjimi i tyre - qoftë
edhe kur bëhet për të shtyrë kohën - prapëseprapë është haram (e
ndaluar).



© Selefi . org 22
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i shtatë:

Gabimi i shtatë që bëjnë njerëzit në Teuhid është dobësia që kanë


ata në akijden (besimin) e tyre për sa i përket miqësisë dhe
armiqësisë (el-uela uel-bera) ndaj njerëzve. Kuptimi i përgjithshëm i el-uela
dhe el-bera është:

 el-uela është të duash njerëzit e Imanit sipas bindjes së tyre ndaj


Rrahmanit (të Gjithëmëshirëshmit);

 el-bera është të urresh mosbesimtarët në mënyrë absolute. Për sa i


përket bidatçijve dhe atyre që kanë bërë gjynahe, atëherë kjo është
në përputhje me bidatet dhe gjynahet e tyre.

Pra, kjo është akideja që është pohuar vazhdimisht nga Allahu në Librin e
Tij dhe nga i Dërguari (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) në Sunetin e tij -
nëpërmjet thënieve dhe veprave të tij.

Prej tyre është thënia e Allahut të Lartësuar:

              

             

  

“Shembull i mrekullueshëm për ju është Ibrahimi dhe ata që kanë


qenë me të, kur ata i thanë popullit të vet: “Ne shkëputemi nga ju
dhe nga ato që ju i adhuroni në vend të Allahut; ne ju mohojmë dhe
armiqësia e urrejtja midis nesh është e përhershme, derisa të besoni
tek Allahu Një dhe i Vetëm”.” 24

24
El-Mumtehine, 4.

© Selefi . org 23
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kushtoji rëndësi kësaj, Allahu ju ruajt. Si u distancua Ibrahimi (‘alejhis-


selam) nga populli i tij, nga miqtë dhe shokët e tij - dhe mes popullit të tij
ishte edhe babai i tij. Por Ibrahimi (‘alejhis-selam) nuk u mjaftua me kaq: ai
u distancua gjithashtu edhe nga çdo gjë që ata adhuronin. Pastaj Ibrahimi
(‘alejhis-selam) vendosi kufirin përfundimtar: se midis tyre do të ketë
armiqësi dhe urrejtje derisa populli i tij të adhuronin Allahun të vetëm pa i
bërë Shirk Atij. Dhe sërish, mes popullit të tij ishte edhe babai i tij.

Atëherë po i kthehemi edhe një kësaj pike duke e analizuar: ju do të


shikoni se Allahu i ka bërë këto veprime të Ibrahimit (‘alejhis-selam) një
shembull të shkëlqyer për ata që erdhën pas tij. Dhe prej atyre ajeteve që
na urdhërojnë të kemi armiqësi ndaj mosbesimtarëve është thënia e
Allahut të Lartësuar:

              

          

“O ju që besoni! Mos i bëni miq e mbrojtës hebrenjtë dhe të


krishterët! Ata janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Kush prej jush i
bën ata miq, atëherë ai është me ata. Vërtet, Allahu nuk i udhëzon
në rrugë të drejtë zullumqarët.” 25

Pra, Sheriati i lartë dhe i shkëlqyer (Ligji i Përsosur i Allahut) na ka ndaluar


që të kemi miqësi me mosbesimtarët për shumë arsye.

Prej tyre përmendim:

Mbajtja e miqësisë me ta mund të jetë një arsye që të bëhesh pjesë e


tyre. Kështu që, me qëllim që të ruhet dhe të mbrohet Feja jonë, ne
jemi urdhëruar që të kemi armiqësi ndaj tyre dhe të mos i bëjmë miq.

Mosbesimtarët vlojnë nga përbrenda nga dëshira që të na devijojnë dhe


të na bëjnë ndjekës të tyre, që të ndjekim fenë e tyre të kotë, sikurse ka
thënë i Vërteti, i Përsosuri:

25
El-Ma’ide, 51.

© Selefi . org 24
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

       

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë


ata vetë dhe të bëheni njësoj si ata.” 26

Pra, përderisa qenka kështu, Allahu i Lartësuar nga ka urdhëruar që ne


të kemi armiqësi ndaj tyre, të jemi të vrazhdë dhe të palëkundur në
braktisjen e tyre në mënyrë që të mos kenë mundësi të na devijojnë që
t’i ndjekim ata dhe fenë e tyre të prishur.

I Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ka bërë një gjë të tillë


dhe ka qenë i palëkundur me fjalët dhe veprat e tij. Dhe unë do të
mjaftohem duke përmendur tri shembuj për këtë:

I pari është shënuar nga Imam Muslimi nën autoritetin e Ebu Hurejrës
(radij-Allahu ‘anhu) i cili ka thënë se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i përshëndesni ju të parët Çifutët dhe
Kristianët; dhe nëse ata ju dalin përpara në rrugë, atëherë ngushtouani rrugën që
ata të dalin në anë të saj.” Që do të thotë: mos ua hapni rrugën atyre që
ata të kalojnë me lehtësi. Atëherë, si është çështja kur dikush merr
pjesë në takimet e tyre, i madhëron ata dhe i uron në ditët kur ata
kremtojnë festat e tyre?

Shembulli i dytë është: të kesh vëllazëri të hapur e të pakufizuar me


mosbesimtarët, me muste’minin 27 apo me mu’ahedin. 28 Dhe të besosh se
ne kemi armiqësi vetëm ndaj mosbesimtarëve me të cilët jemi në luftë,
kjo është gabim! Por ajo që është e saktë është se mosbesimtari –
kushdoqoftë ai - qoftë muste’min apo mu’ahed apo harbij,29 është armik i
Islamit. Kështu që Muslimanët i konsiderojnë ata si armiq, siç ka thënë
Allahu i Lartësuar:

26
En-Nisa, 89.
27
Shënim i përkthyesit: Mu’ahed quhet mosbesimtari që hyn në tokat Islame përkohësisht
me marrëveshje për arsye biznesi.
28
Shënim i përkthyesit: Mustemen quhet mosbesimtari që hyn në tokat Islame nën
mbrojtjen e shtetit Islam për interesa reciproke.
29
Shënim i përkthyesit: Harbij quhet mosbesimtari me të cilin Muslimanët janë në gjendje
lufte.

© Selefi . org 25
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

            

            

             

                

“Nuk gjen njerëz që besojnë Allahun dhe në Ditën e Fundit, që


të ushqejnë dashuri ndaj atyre të cilët kundërshtojnë Allahun dhe
të Dërguarin e tij, edhe në qofshin ata etërit ose bijtë, ose
vëllezërit, ose farefisi i tyre. Allahu ka skalitur besimin në zemrat
e tyre dhe i ka fuqizuar ata me shpalljen e Vet. Ai do t’i shpjerë
ata në kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj e ku do të qëndrojnë
përgjithmonë. Allahu është i kënaqur me ata, por edhe ata do të
jenë të kënaqur me Të. Ata janë Pala e Allahut dhe me të vërtetë
Pala e Allahut do të jetë fitimtare.” 30

Kështu që, nga këto që përmendëm na bëhet e qartë pavërtetësia e


pretendimit të tyre.

Disa prej tyre madje thonë: “Armiqësia që kemi me Çifutët është


vetëm armiqësi për tokën (e pushtuar në Palestinë). Kështu që, në çdo
kohë që ata do të na i kthejnë tokën tonë, mes nesh nuk ka për të patur
më armiqësi.”

Përkundrazi, armiqësia që kemi ndaj atyre është një armiqësi që e ka


bazën në Fe. Kurse pushtimi i tokave të Muslimanëve nga ana e tyre
vetëm sa e shton më tej armiqësinë tonë ndaj tyre.

Dhe shembulli i tretë është ajo që është transmetuar nga Imam


Ahmedi dhe Ebu Davudi nën autoritetin e Ibn ‘Umerit (radij-Allahu
‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush
imiton një popull, atëherë ai është prej tyre.” Imitimi i tyre është diçka e
ndaluar dhe në të hyn gjithçka që është specifike për ta (d.m.th. që

30
El-Muxhadile, 22.

© Selefi . org 26
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

është e veçantë e mosbesimtarëve), siç është të folurit me gjuhët e tyre,


të veshësh rrobat e tyre, të presësh flokët sipas modeleve të tyre... si
dhe mjaft gjëra të tjera që janë përhapur mjaft mes Muslimanëve.
‘Umer Ibnul-Khattab (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë: “Kini kujdes, mos
flisni gjuhët e pakuptueshme të jo-Muslimanëve dhe mos hyni në
kishat e tyre gjatë ditëve kur ata kanë festat e tyre sepse mbi ta zbret
Zemërimi i Allahut.” Kjo është transmetuar nga Bejhakiu dhe Ibn
Tejmija dhe është transmetim i saktë.

Do të doja që kjo e keqe të ndalej me kaq, ndonëse ajo mbetet sërish e


keqe. Por gjithsesi, ajo është shtuar aq shumë saqë ka arritur deri në atë
gradë ku Muslimanët po i imitojnë mosbesimtarët në fjalët e tyre dhe
në shumë gjëra të tjera. Për më tepër, ata i lavdërojnë mosbesimtarët
për fjalët që dalin nga goja e tyre dhe bëjnë shumë gjëra të tjera (në
imitimin e tyre). Allahut ia parashtrojmë hidhërimin tonë për këtë që
po ndodh.

Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi!

Dhe a ka gjë më madhështore sesa ajo që ka thënë Ebu Uisa Ibn ‘Akil?
Ai ka thënë: “Nëse do të njohësh Islamin e njerëzve në kohën tënde,
atëherë mos shiko turmën para dyerve të xhamisë, as mos ua vër
veshin kur e ngrejnë zërin duke thënë ‘Lebejk’ 31, por shiko ç’qëndrim
mbajnë ata ndaj armiqve të Sheriatit.”

Dhe mbas të gjithë kësaj - insha`Allah - juve do iu bëhet e qartë sa i


pavërtetë është pretendimi që është përhapur tej mase për afrimin e
Feve me njëra-tjetrën, apo “Unifikimi i Feve”. Realiteti i këtij
pretendimi është: shkatërrimi i Islamit.

Kur'ani Fisnik ka shpjeguar qartë se fetë e tjera - siç është Judaizmi,


Kristianizmi - janë shfuqizuar, janë ndryshuar dhe janë Kufër
(mosbesim), mbasi që u dërgua Muhamedi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).
Dhe në të përmendet se njerëzit e këtyre feve janë mosbesimtarë, siç ka
thënë i Vërteti:

31
D.m.th. Të përgjigjemi ty o Allah.

© Selefi . org 27
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

       

“Ata dëshirojnë që edhe ju të mos besoni, ashtu siç nuk besojnë


ata vetë dhe të bëheni njësoj si ata.” 32

Dhe Ai ka thënë:

       

“Pa dyshim, mohuan ata që thanë: “Allahu është njëri prej


Trinisë!”” 33

Dhe Ai ka thënë:

       

“Ata që nuk besojnë nga mesi i ithtarëve të Librit (Çifutët dhe


Kristianët) dhe idhujtarëve...” 34

Pra, pas këtij sqarimi nga Kur'ani se të gjitha Fetë e tjera - të cilat janë
jashtë Islamit - janë Kufër (mosbesim), atëherë nuk mbetet gjë tjetër
ndërmjet nesh dhe atyre përveç armiqësisë dhe urrejtjes, ndërkohë që
nga ana tjetër ne u bëjmë thirrje atyre që t’i braktisin fetë e tyre dhe të
hyjnë në Fenë e Vërtetë Islame.

Ne besojmë se fetë e Kristianizmit dhe Judaizmit janë të pasakta dhe


nuk i besojmë ato, sikundër nuk besojmë në asnjë fe tjetër përveç
Islamit. Madje, kush nuk i konsideron mosbesimtarë ndjekësit e këtyre
feve, atëherë ai vetë është mosbesimtar (kafir) njësoj si ata, për shkak të
mendimit të përbashkët që kanë të gjithë dijetarët (lidhur me atë që nuk
i konsideron mosbesimtarë ndjekësit e feve të tjera).

32
En-Nisa, 89.
33
El-Ma’ide, 73.
34
El-Bejine, 1.

© Selefi . org 28
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Dhe prej atyre gjërave që kundërshtojnë Akijden e miqësisë dhe


armiqësisë (el-uela uel-bera) është kur një person e cilëson veten e tij me
një nga këto parti të humbura që janë përplot me devijime, parti të tilla
si komunizmi, sekularizmi, parlamentarizmi, kapitalizmi dhe
ba’athizmi. Dhe çështja është përkeqësuar akoma më shumë saqë disa
prej tyre krenohen me përkatësinë në këto grupe e parti, ndonëse ato
janë grupe e parti të mosbesimit (kufrit) dhe në kundërshtim të plotë
me Sheriatin e Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Pavarsisht rëndësisë së madhe që ka Akideja e miqësisë dhe armiqësisë


(el-uela uel-bera), është e ndaluar që të egzagjerohet kjo çështje, aq sa
dikush i kalon kufijtë që na ka vendosur Allahu.

Ja disa shembuj që tregojnë kalimin e kufijve në miqësi dhe armiqësi


(el-uela uel-bera):

Shembulli i parë është vrasja e një jo-Muslimani i cili ka nënshkruar


marrëveshje paqeje me Muslimanët, për shkak të hadithit të
transmetuar nga Bukhari nën autoritetin e ‘Abdullah Ibn ‘Amr se i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush vret një
mu’ahed nuk ka për ta ndierë aromën e Xhenetit edhe pse aroma e tij mund të
nuhatet gjer në distancën e dyzet viteve ecje.” Pra, kushdo që hyn në vendin e
Muslimanëve në përputhje me normat, ligjet dhe rregullat e atij vendi,
atëherë ai konsiderohet mu’ahed.

Shembulli tjetër është t’u bësh jo-Muslimanëve hile, mashtrime, t’u


shkelësh në besë, t’i tradhëtosh, sepse tradhëtia është e ndaluar madje
edhe me mosbesimtarët. Imam Muslimi ka transmetuar një hadith nën
autoritetin e Hudhejfe bin Jeman se ai ka thënë: “Asgjë nuk më pengoi
nga pjesëmarrja në Betejën e Bedrit përveç faktit që isha nisur (me disa
të tjerë për në Medine) dhe na ndaluan Kurejshët të cilët na thanë: “Ju
doni Muhamedin?” Kurse ne u thamë: “Ne nuk e duam atë, ne veç
duam të shkojmë në Medine.” Kështu, ata morën besën nga ne - pasha
Allahun - se ne veç do të shkonim në Medine dhe nuk do të luftonin
përkrah tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Pastaj ne shkuam tek i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe ai tha: “Ju të dy shkoni; ju s’mund
të luftoni.”

© Selefi . org 29
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Për ta ishte e ndaluar që të luftonin për shkak të marrëveshjes që kishin


bërë (me idhujtarët e Mekës).

Pra, ata që hyjnë në një vend - në përputhje me ligjin e atij vendi - janë
të mbrojtur nga ai vendi. Kështu që, ata e kanë të ndaluar që t’i
tradhëtojnë. Dhe ka dallim midis tradhëtisë dhe mashtrimit, prandaj
ruhuni nga kjo gjë dhe kijeni parasysh.

Shembulli tjetër është besimi se dhënia e parave mosbesimtarëve është


diçka që të nxjerr nga Akideja e miqësisë dhe armiqësisë (el-uela uel-bera)
në kuptimin absolut, por që kjo është e gabuar. Më saktë, kjo çështje
kthehet tek dëmet dhe dobitë që ka kjo çështje, si dhe duke marrë
parasysh a jemi të fuqishëm apo të dobët dhe duke parë nëse bëhet me
zgjedhje të lirë apo me imponim - dhe e gjithë kjo duke e ditur se një
nga llojet e zekatit është zekati eth-themanije (që u jepet mosbesimtarëve
për t’i afruar ata në Islam apo për qëllime të tjera që janë në dobi të
Islamit dhe Muslimanëve).

Dhe shembulli tjetër është të besuarit se lejohet t’u bësh padrejtësi


atyre që nuk janë Muslimanë dhe lejohet zhvatja e pasurisë së tyre.
Edhe kjo poashtu është e gabuar. Më saktë, edhe mosbesimtarit që i
është bërë padrejtësi mund t’i realizohet lutja që bën kundër atij që i ka
bërë padrejtësi - edhe nëqoftëse ai që i bëri padrejtësi ishte Musliman,
sikurse është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e
Ibn ‘Abbasit se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka
thënë: “Frikësoju lutjes së atij që i është bërë padrejtësi, sepse vërtet midis tij dhe
Allahut nuk ka pengesë.”

Tani është një çështje së cilës duhet t’i kushtohet vëmendje: njerëzit që
e përqafojnë Islamin më shpejtë janë Kristianët, kështu që, nëse do
kishim bërë përpjekje që t’i thërrisnim ata në Islam, atëherë ne do
kishim arritur një shpërblim të madh nga Allahu nëpërmjet udhëzimit
të tyre. Dhe një nga gjërat më të dobishme që mund të përdorim gjatë
thirrjes së tyre në Islam është duke filluar me sqarimin e gabimit në
besimin e tyre rreth Trinitetit, ngaqë ata pretendojnë se adhurojnë
vetëm një Zot. Por në të njëjtën kohë, ata e dinë se po adhurojnë tre:

© Selefi . org 30
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

‘Atin’, ‘Birin’ dhe ‘Shpirtin e Shenjtë’. Kurse disa prej tyre kanë Marien
(Merjemen) si të tretin (në vend të ‘Shpirtit të Shenjtë’).

Pra, pretendimi i tyre se janë njerëz me Teuhid - ndërkohë që


adhurojnë bashkarisht këta të tre - është një përpjekje për të bashkuar
dy gjëra të cilat nuk mund të bashkohen kurrë, 35 ngase ato janë dy gjëra
të kundërta me njëra-tjetrën. Dhe kur ju t’ua paraqisni [të vërtetën rreth
besimit të tyre] në këtë mënyrë, atëherë ata nuk dinë se si të përgjigjen.



35
Shënim i përkthyesit: D.m.th. ata përpiqen të bashkojnë Teuhidin me Shirkun, gjë që
s’mund të arrihet kurrën e kurrës!

© Selefi . org 31
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i tetë:

Gabimi i tetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është sëmundja kronike


që quhet er-Rija (syefaqësia), që është kryerja e një vepre të mirë për
hir të njerëzve (e jo për hir të Allahut). Dhe për shkak të rrezikut të madh
e të fshehtë që përmban kjo sëmundje, i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) kishte shumë frikë për shokët e tij, siç është transmetuar
nga Imam Ahmedi se Mahmud bin Lebid ka thënë se i Dërguari i Allahut
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Ajo që kam frikë më së shumti për ju
është Shirku i vogël (Shirkul-Esgar).” Ata i thanë: “Çfarë është Shirku i vogël
o i Dërguari i Allahut?” Ai tha: “er-Rija (syefaqësia).”

O ju që keni intelekt! Nëse i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)


u frikësua për shokët e tij, atëherë si është puna jonë? Nuk ka dyshim se
prej shenjave të Imanit është frika nga syefaqësia, fshehja e veprave të
mira dhe mospublikimi i tyre. Ruhuni se mos ju devijon shejtani, i cili ju
thërret që t’i zbuloni veprat tuaja me qëllim që t’ju lavdërojnë njerëzit,
përveç nëse këtë e bëni me qëllim që t’i nxisni të tjerët që të bëjnë vepra të
mira. Dhe unë po ju përmend atë që është transmetuar nga Muslimi nën
autoritetin e Ebu Hurejrës se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) ka thënë:

“Njerëzit e parë që do të gjykohen në Ditën e Gjykimit do të jetë një burrë që vdiq si


shehid. Ai do të sillet dhe Allahu do t’i bëjë të ditur mirësitë e Tij e ai do t’i njohë ato.
Ai do t’i thotë: “Çfarë bëre ti për t’i fituar këto mirësi?” Ai do të thotë: “Kam luftuar
për hirin Tënd derisa rashë shehid.” Ai do të thotë: “Gënjeve! Ti luftove me qëllim që
të thuhej për ty se je guximtar, e kështu është thënë me të vërtetë.” Pastaj, jepet urdhër
që ky njeri të tërhiqet zvarrë me fytyrën e tij derisa të hidhet në Zjarr.

Njeriu tjetër që do të gjykohet është ai që mori dije, ua mësoi atë të tjerëve dhe ka
lexuar Kur'anin. Allahu do të thotë: “Çfarë bëre ti për t’i fituar këto mirësi?” Ai do
të thotë: “Unë mora dije, ua mësova atë të tjerëve dhe e lexova Kur'anin për Ty.”
Allahu do të thotë: “Gënjeve! Ti e mësove me qëllim që të thuhej për ty se je Dijetar
dhe e lexove Kur'anin që të thuhej se ti e lexon atë, e kështu është thënë me të vërtetë.”

© Selefi . org 32
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Pastaj, jepet urdhër që ky njeri të tërhiqet zvarrë me fytyrën e tij derisa të hidhet në
Zjarr.

Njeriu i tretë që do të sillet para Allahut do të jetë pasaniku të cilit Allahu i kishte
dhënë çdo lloj pasurie. Allahu do t’i bëj të ditur mirësitë e Tij e ai do t’i njohë ato. Ai
do t’i thotë: “Çfarë bëre ti për t’i fituar këto mirësi?” Ai do të thotë: “Unë nuk lashë
rrugë pa e shpenzuar këtë pasuri për hirin Tënd.” Allahu do t’i thotë: Gënjeve! Ti e
ke bërë këtë me qëllim që të thuhej për ty se je bujar, e kështu është thënë me të
vërtetë.” Pastaj, jepet urdhër që ky njeri të tërhiqet zvarrë me fytyrën e tij derisa të
hidhet në Zjarr.”



© Selefi . org 33
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i nëntë

Gabimi i nëntë që bëjnë njerëzit në Teuhid - mes shumë gabimeve


të tjera që janë përhapur - është dobësia e Akijdes në mbështetjen
tek Allahu (et-teuekul).

Allahu i Lartësuar ka thënë:

      

“Dhe mbështetuni tek Allahu nëqoftëse jeni Besimtarë.”36

Imam Ibnul-Kajjim, Allahu pastë mëshirë për të, ka thënë: “Është mëse e
qartë se teuekuli (mbështetja e vërtetë tek Allahu) është themeli i të gjitha
pjesëve të Imanit, Ihsanit dhe të gjitha veprave të Islamit. Dhe pozita që
kanë këto është sikur pozita që ka trupi në raport me kokën.”

Dhe për personin që ka dobësi në Akijden e teuekulit ka pasoja shumë të


rrezikshme. Prej këtyre pasojave të rrezikshme është lidhja e fortë dhe
varësia që krijon njeriu ndaj gjërave materiale.

Kështu, ai që vuan nga ndonjë sëmundje fillon t’i mbështetet tej mase
doktorit, deri në atë pikë saqë ai e lë mënjanë Zotin e doktorit.

Kurse ai që ka nevojë për të holla del për t’i kërkuar ato me çdo kusht,
edhe sikur mënyra e kërkimit të tyre të jetë e ndaluar, siç është rasti me atë
që vjedh, apo ai që punon nëpër bankat me kamatë... e kështu me rradhë.

Dhe së fundi, ju duhet të keni dituri që të ruheni nga kuptimi i gabuar


gjoja braktisja e shkaqeve qenka realizimi i Teuhidit, siç mendojnë dhe
besojnë disa nga grupet e humbura.

36
El-Ma’ide, 23.

© Selefi . org 34
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Por, teuekuli në Teuhid - në të vërtetë - është bashkimi midis bërjes së


shkaqeve dhe mbështetjes tek Zoti i Përsosur e i Lartësuar i atyre
shkaqeve. Siç ka thënë edhe Ibnul-Kajjim: “Njerëzit kanë mendim të
përbashkët se teuekuli nuk e mohon bërjen e shkaqeve. Pra, teuekuli nuk
është i saktë përveç se atëherë kur robi i bën shkaqet. Dhe nëse jo, atëherë
teuekuli i tij është i kotë e i pavlerë.”



© Selefi . org 35
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i dhjetë:

Gabimi i dhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid - mes shumë gabimeve


të tjera që janë përhapur - është teprimi që bëhet me varret. Dhe ky
teprim ndodh në disa forma të ndryshme.

E para është futja e varreve nëpër xhamia dhe besimi se në to ka bereqet


apo begati për shkak të pranisë së atyre varreve. Dhe kjo është një nga ato
bidate që janë të ndaluara me Sheriat.

Është transmetuar tek Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e A’ishes


(radij-Allahu ‘anha) se Umm Seleme i ka përmendur të Dërguarit të Allahut
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) një kishë të cilën e kishte parë në Etiopi, kurse i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) i tha: “Nëse këtyre njerëzve u
vdes një njeri i mirë, ata ndërtojnë një faltore mbi varrin e tij dhe pastaj bëjnë piktura
me pamjen e tij. Këta njerëz janë krijesat më të këqija tek Allahu.”

Dhe është transmetuar tek Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e saj
(A’ishes, radij-Allahu ‘anha) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-
lem) ka thënë: “Allahu i mallkoftë Çifutët dhe Kristianët. Ata i morën varret e
Pejgamberëve të tyre si vende adhurimi.”

Forma e dytë është ndërtimi mbi varre dhe suvatimi i tyre.

Është transmetuar në Sahihun e Muslimit nën autoritetin e Xhabir Ibn


‘Abdullah (radij-Allahu ‘anhuma) i cili ka thënë: “I Dërguari i Allahut (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) e ndaloi suvatimin e varreve, uljen sipër tyre dhe
ndërtimin mbi to.”

Pra, shikoje me vëmendje këtë, Allahu të mëshiroftë! Shikoje me


vëmendje këtë tekst të saktë e të qartë që ka ardhur nga i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) për ndalimin e suvatimit të varreve dhe
ndërtimit mbi to, pastaj krahasoje atë me gjendjen në të cilën ndodhen sot
Muslimanët. Allahu i udhëzoftë!

© Selefi . org 36
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kështu që, dije o vëllai im në Teuhid se Sheriati e ka ndaluar ndërtimin


mbi varre, suvatimin e tyre dhe shkruajtjen mbi to. Dhe këto gjëra janë
rrugë që të shpien në Shirk.

Allahu më ruajt mua dhe ju nga Shirku dhe rrugët që të shpien drejt tij.



© Selefi . org 37
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i njëmbëdhjetë:

Gabimi i njëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid - mes shumë


gabimeve të tjera që janë përhapur midis Muslimanëve - është
mbajtja e nuskave, hajmalive, varseve që njerëzit i vënë në qafë apo
në dorë, ose ua lidhin fëmijëve me pretendimin se ato u largojnë
dëmin (sëmundjen, syrin e keq etj...) dhe do u sjellin dobi.

Dhe të gjitha ato shkaqe apo gjëra të cilat e dobësojnë saktësinë e


Teuhidit, janë denoncuar nga Sheriati i pastër e i drejtë dhe na ka
paralajmëruar që ne të ruhemi prej tyre.

Prej atyre gjërave që na është tërhequr vërejtje është hadithi që ka ardhur


në transmetimin e Imam Ahmedit me një zinxhir të saktë transmetimi,
nën autoritetin e ‘Ukbe bin ‘Amr se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi
ue sel-lem) ka thënë: “Kush mban hajmali ka bërë Shirk.”

Gjithashtu, ‘Abdullah Ibn Mes’udi (radij-Allahu ‘anhu) ka thënë se hajmalitë


dhe nuskat janë Shirk. 37

Hajmali janë të gjitha ato gjëra që mbahen me vete apo lidhen në qafë për
të arritur një dobi specifike, ndërkohë që në të vërtetë ato nuk janë shkak
për realizimin e qëllimit për të cilin mbahen.

Dijeni o vëllezër në besim se shumë prej atyre hajmalive që njerëzit


pretendojnë se janë nga Kur'ani, do t’u bëhet e qartë më mbas se ato nuk
janë të tilla. Por, ato janë shkruajtur me një shkrim të pakuptueshëm. Dhe
nëse dyshon për këtë, atëherë provo të shohësh ndonjë nga këto hajmali
dhe ke për të parë se çfarë ka brenda tyre. Përvoja është argumenti më i
mirë.

Dhe së fundi, kujtoni thënien e Mbrojtësit të Përsosur:

37
Transmetuar nga Ebu ‘Ubejd el-Kasim me një zinxhir transmetimi të saktë.

© Selefi . org 38
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

                 

  

“Nëse ju ndihmon Allahu, s’ka kush t’ju mposhtë e, nëse Ai ju


braktis, kush është ai që do t’ju ndihmojë, përveç Tij?! Pra, vetëm
tek Allahu le të mbështeten besimtarët.” 38



38
Ali-Imran, 160.

© Selefi . org 39
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i dymbëdhjetë:

Gabimi i dymbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid ka të bëjë me


shenjat ogurzeza apo siç njihen ndryshe, supersticionet.
Supersticionet bazohen në gjëra që ndodhin, por që në të vërtetë ato gjëra
nuk janë shkak për atë që ka për të ndodhur në të ardhmen.

Për shembull: Kur dikush dëgjon zërin e kukuvajkës, ai e merr atë si një
shenjë që ndjell fatkeqësi apo sikur do të ndodhë diçka e keqe; kur dikujt i
pren rrugën një mace e zezë, atëherë ai dëshpërohet sepse sipas tij ajo ka
për t’i sjellë atij tersllëk... dhe mjaft shembuj të tjerë. 39

Kështu që, duhet ditur mirë se këto gjëra janë Shirk ndaj Allahut, për arsye
se është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e Enesit se i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Nuk ka ‘udva, 40
nuk ka as tijare, 41 por mua më pëlqen fa’li.” Ata (shokët e tij) e pytën: “Çfarë
është fa’li?” Ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) tha: “Fjala e mirë.”
39
Shënim i përkthyesit: Mes Shqiptarëve janë mjaft të përhapura supersticione të shumta,
prej të cilave përmendim:

Mos qep e mos u laj ditën e Martë dhe ditën e Xhuma sepse është gjynah dhe ndjell keq; mos
u nis për udhëtim ditën e trembëdhjetë të muajit sepse është ditë ters e nuk të ecën mbarë;
mos i shkund thërrimet e bukës jashtë natën sepse të ikën rrizku; mos jep hua natën sepse të
marrin rrizkun; mos ha e mos pi në enë të thyera sepse thyen zemrat; mos hidh ujë përmbi
ujë; mos pi njëkohësisht me një nga pjesëtarët e familjes sepse do të ndahesh nga ai; mos e
ndrysho vendin ku po ha bukë sepse do të ndërrosh gruan; nëse do të thuash diçka dhe
dikush tjetër e thotë atë para teje, atëherë ai do të rrojë më shumë se ty; kur përmendet
ndonjë person me sëmundje të rëndë duhet të thuash, “Atje qoftë” dhe t’i kapësh veshin
fëmijës (që të ruhet nga sëmundja)... dhe shumë e shumë supersticione të tjera.

Është tejet e rëndësishme që të lajmërohen njerëzit për pavërtetësinë e këtyre besimeve dhe
rrezikun që përmbajnë ato. Ata duhet ta kuptojnë se fatin e tyre e vendos vetëm Allahu i
Lartësuar dhe askush e asgjë tjetër.
40
Shënim i përkthyesit: ‘Udva ka për qëllim sëmundjet ngjitëse apo infektive. Njerëzit
përpara ardhjes së Islamit besonin se këto sëmundje transmetoheshin vetvetiu tek njerëzit pa
Vullnetin e Allahut! [Mulakhas fij Sherh Kitabut-Teuhid, Shejkh Salih el-Feuzan]
41
Shënim i përkthyesit: Tijare quhen supersticionet apo shenjat ogurzeza që merren nga
zogjtë, nga vende të caktuara, nga emrat apo nga personat. [Mulakhas fij Sherh Kitabut-Teuhid,
Shejkh Salih el-Feuzan]

© Selefi . org 40
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gjithashtu, është transmetuar një hadith nga Tirmidhiu, i cili e ka


saktësuar atë nën autoritetin e ‘Abdullah Ibn Mes’udit (radij-Allahu ‘anhu)
se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Supersticionet
janë Shirk.”

Pra, u bë e qartë se supersticionet janë gjëra të gabuara e të pabaza të cilat


duhet të luftohen e të eliminohen.



© Selefi . org 41
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i trembëdhjetë:

Gabimi i trembëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid ka të bëjë me


besimin se Allahu është kudo, ose të besuarit se Allahu është
gjithandej. Dhe ky gabim kundërshton qartë atë që ka ardhur në Kur'an,
në Sunet dhe në Ixhma’ (mendimin e përbashkët të krejt Dijetarëve), si
dhe kundërshton logjikën e shëndoshë dhe prirjen natyrale të njeriut
(fitrah).

Tekstet që flasin dhe sqarojnë që Allahu është mbi qiej dhe se Ai u ngrit
mbi Arshin e Tij ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij janë të shumta,
sikurse ka thënë Allahu i Lartësuar:

    

“I Gjithëmëshirëshmi mbi Fron u ngrit (ashtu si i takon Madhërisë së


Tij).” 42

           

“A jeni të sigurt se Ai që është mbi qiej nuk do ta bëjë Tokën t’ju


fundosë kur ajo të fillojë të dridhet papritmas?” 43

Dhe është vërtetuar në Sahihun e Muslimit nga hadithi i Mu’auijes se i


Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) pyeti një robëreshë: “Ku është
Allahu?” Dhe ajo u përgjigj: “Mbi qiej.” Më pas ai tha: “Liroje sepse ajo është
besimtare.”

Gjithashtu, njeriu që do t’i lutet Allahut i ngre duart lart në drejtim të


qiellit për shkak se ai e ndien në vetvete që Mbrojtësi i tij i Lartësuar është

42
Ta-Ha, 5.
43
El-Mulk, 16.

© Selefi . org 42
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

mbi qiej. Kjo do të thotë se Ai është mbi krijesat e Tij dhe mbi gjithçka që
ekziston.

Kështu pra, o ti lexues i nderuar, cila nga këto është më madhështore në


pastrimin e Krijuesit nga çdo mangësi: ai që thotë se Allahu është në çdo
vend, pavarsisht nëse ai vend është i pastër apo i papastër; apo ai që thotë
se Allahu është mbi të gjitha krijesat e Tij dhe asnjë nga krijesat e Tij nuk
mund ta përfshijë Atë, i pastër nga çdo e metë dhe i lartësuar është Ai.



© Selefi . org 43
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i katërmbëdhjetë:

Gabimi i katërmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është të


betuarit në diçka tjetër në vend të Allahut, siç është betimi në besë,
betimi në Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), betimi në mirësitë,
betimi në nder apo betimi në fisnikëri. 44 Të gjitha këto janë Shirk për
shkak të hadithit që ka ardhur në Sahihun e Bukharit dhe të Muslimit nën
autoritetin e Ibn ‘Umerit se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
ka thënë: “S’ka dyshim se Allahu ua ka ndaluar betimin në prindërit tuaj, kështu
që kush do të betohet le të betohet në Allah ose përndryshe le të heshtë.”

Pra, mbas kësaj t’u bë e qartë se të betuarit në diçka tjetër në vend të


Allahut është Shirk. Prandaj, është detyrë për ty që të shpejtosh e të
heqësh dorë nga këto betime dhe të mos jesh i pavëmendshëm, sepse çdo
gjë që është cilësuar si Shirk është nga gjynahet më të mëdha.



44
Shënim i përkthyesit: Mes Shqiptarëve ka një mori betimesh, prej të cilave përmendim:
pasha këtë bukë; më zëntë buka sytë; për nder; për pejgamber, për sytë e ballit; më plaçin
sytë; mbeça qorr; për kokë të fëmijëve; për kokë të prindit; mos paça njeri; mos më ardhtë
djali gjallë në shtëpi; për shpirt të filanit që ka vdekur... Të gjitha këto betime janë Shirk dhe
duhen eliminuar një herë e përgjithmonë pasi ato të hedhin në Zjarrin e Xhehenemit, Allahu
na ruajt. E ku ka betim më të mirë e më të sinqertë sesa betimi në Allahun e Lartësuar!
Muslimani nuk ka gjë më të dashur sesa Allahun e Lartësuar, prandaj ai nuk betohet mbi
askënd tjetër përpos Allahut. Prandaj, duhet medoemos që të lajmërohen Muslimanët për
rrezikun e betimeve që përmbajnë kufër dhe shirk, duke e ditur se tek kjo gjë ka shpërblim të
madh tek Allahu. Dhe paralajmërimi i njerëzve kundër formave të shirkut dhe kufrit është
themeli i thirrjes në Islam!

© Selefi . org 44
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i pesëmbëdhjetë:

Gabimi i pesëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është braktisja


e gjykimit me ligjet që ka zbritur Allahu dhe zëvendësimi i tyre me
ligje që i kanë nxjerrë njerëzit, pavarsisht nëse ato ligje janë nxjerrë nga
vendet e kufrit (vende jo-Muslimane) apo vende të tjera. Prej shembujve
që e ilustrojnë këtë është ajo që bëjnë disa fise që gjykojnë në çështjet e
tyre duke u bazuar në zakonet dhe traditat e tyre. Dhe e gjithë kjo është e
ndaluar, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

           

“A mos kërkojnë ata gjykimin (me ligjin) e (kohës së) injorancës


(paganizmit paraislamik)?! E kush është gjykatës më i mirë se Allahu
për njerëzit që besojnë bindshëm?” 45

Dhe ky është një shkak që çon në largimin e qetësisë dhe sigurisë dhe në
rënien e ekonomisë. Ky është gjithashtu një tregues i dobësisë së tyre në fe
dhe mangësisë në logjikë. Sa i përket dobësisë në fe, kjo është për shkak se
(gjykimi me ligjet që kanë nxjerrë njerëzit) bie në kundërshtim me fenë
dhe është mosbindje ndaj Zotit tonë Subhanehu ue Te’ala. Kurse sa i përket
logjikës, kjo është për shkak se Zoti i njerëzimit është më i Dituri për atë
që është më e mirë për njerëzimin. Kështu, Ai ka vendosur ligje dhe
gjykime fetare që janë të përshtatshme për ta. E si mund ta braktisin ata
gjykimin me Ligjet e Tij dhe pastaj të ndjekin gjykimin e qënieve njerëzore
që janë njësoj si ata?

Andaj ne i lutemi Allahut që t’i udhëzojë udhëheqësit tanë Muslimanë që


ata ta zbatojnë legjislacionin e Allahut dhe të ndjekin udhëzimin e të
Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), sepse këtu gjendet fuqia
dhe vlera e tyre në këtë jetë dhe në jetën tjetër, veç sikur ta dinin.

45
El-Ma’ide, 50.

© Selefi . org 45
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Dhe prej atyre gjërave çoroditësë - e sa të shumta që janë ato - është heqja
e tërësishme e Fesë së Allahut dhe distancimi prej saj “në emër të fesë”.
Pra, ai e bën këtë me pretendimin e vendosjes së demokracisë dhe pastaj
këtë gjë e quan “Islamike”. Dhe kjo është një gënjeshtër ndaj Sheriatit që
iu shpall Muhamedit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe shkurtimisht,
demokracia është që njerëzit të sundojnë vetet e tyre. Kështu, ajo që
zgjedh shumica, bëhet detyrë gjykimi sipas saj, edhe nëse ajo bie në
kundërshtim me legjislacionin e Allahut. Dhe kjo gjë në Sheriatin e
Allahut është kufër (mosbesim).

Allahu ka thënë:

         

“Dhe kushdo që që nuk gjykon sipas asaj që ka shpallur Allahu, ata


janë mosbesimtarë.” 46

Dhe ky është realiteti i gjykimit me diçka tjetër në vend të asaj që ka


shpallur Allahu, pavarsisht nëse shumica e njerëzve e pranojnë ose jo.



46
El-Ma’ide, 44.

© Selefi . org 46
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i gjashtëmbëdhjetë:

Gabimi i gjashtëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është lënia e


namazit, ndërkohë që lënia e namazit është kufër (mosbesim) që të nxjerr
nga Feja. Të gjithë Sahabët (radij-Allahu ‘anhum) janë pajtuar njëzëri këtu,
sikurse është transmetuar nga më shumë se një Sahab.

Është transmetuar nën autoritetin e Xhabirit se i Dërguari i Allahut (sal-


lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Midis njeriut dhe shirkut ose kufrit është lënia
e namazit.”

Dhe ajo që dihet mjaft mirë nga Muslimanët - nga të gjithë ata - është se ai
që e lë namazin dhe vdes në atë gjendje, atëherë ai nuk lahet, nuk
qefinoset dhe as nuk varroset në varrezat e Muslimanëve. Madje ne as nuk
kërkojmë mëshirë për të. Dhe nëse vijnë disa nga miqtë e tij e i lajmërojnë
Muslimanët për vdekjen e tij që ata t’i falin xhenazen, atëherë këta njerëz i
kanë tradhëtuar Muslimanët, Allahu na ruajt.

Kështu pra, nëse ky është dënimi për atë që lë namazin, atëherë si është
puna me ata që nuk vazhdojnë të falen me argumentin se do falen kur të
jenë më të moshuar? A nuk e kuptojnë këta individë se kush vdes pasi ka
hyrë në moshën e pjekurisë, mbi ta do të rëndojnë këto vendime fetare
dhe ata duhet t’i zbatojnë ato? Dhe ky argument që përdorin ata nuk i
çliron nga përgjegjësia që do mbajnë para Allahut të Lartësuar sepse Ai ka
thënë:

                

“Dhe ruajuni asaj Dite që do të ktheheni tek Allahu, kur çdokujt do


t’i jepet ajo që ka fituar dhe askujt nuk do t’i bëhet padrejtësi.” 47

47
El-Bekare, 281.

© Selefi . org 47
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Dhe lënia e namazit është një prej gjynaheve më të mëdha, më të rënda;


një gjynah më i keq sesa vrasja dhe zinaja (marrëdhëniet seksuale jashtë
kurorës), siç ka thënë edhe Imam Ibnul-Kajjim:

“Muslimanët nuk janë kundërshtuar ne lidhje me faktin se lënia me qëllim


e namazit farz është nga gjynahet më të mëdha e më të rënda. Dhe ky
gjynah tek Allahu është më i madh sesa gjynahu i vrasjes së një njeriu,
vjedhjes, zinasë dhe konsumimit të pijeve dehëse. Dhe ky njeri (që e ka
lënë namazin qëllimisht) i është ekspozuar dënimit të Allahut, Zemërimit
të Tij dhe do të vuajë poshtërimin nga Ai në këtë jetë dhe në Jetën Tjetër.”



© Selefi . org 48
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i shtatëmbëdhjetë:

Gabimi i shtatëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është ngutja


në bërjen e tekfirit, d.m.th. nxitimi në konsiderimin e Muslimanëve
mosbesimtarë. Të bërit tekfir mbi një Musliman të caktuar është një
çështje tepër e rrezikshme. Tekfiri duhet të bëhet vetëm atëherë kur je i
bazuar në argumente të qarta si dielli në mes të ditës. Gjithashtu, përveç
kësaj duhet të plotësohen të gjitha kushtet për këtë tekfir dhe duhet të
largohen të gjitha pengesat që e ndalojnë këtë tekfir.

Duke i përmbledhur, themi:

E para është dituria (el-‘Ilm). Pra, personi duhet të ketë dije që kjo vepër
është kufër. Dhe ajo që e pengon bërjen e tekfirit mbi këtë person është
injoranca (el-xhehl). Kështu që, kur është e pranishme injoranca, atëherë
ngrihet tekfiri nga ai person sepse Allahu Subhanehu ue Te’ala ka thënë:

               

     

“Dhe kushdo që kundërshton të Dërguarin pasi që rruga e drejtë iu


bë e qartë dhe ndjek rrugë tjetër në vend të rrugës së Besimtarëve,
Ne do ta mbajmë atë në rrugën të cilën ai e ka zgjedhur dhe pastaj
do ta djegim në Xhehenem - e sa përfundim i keq!” 48

Pra, për sa kohë që atij nuk i është shpjeguar çështja, ai nuk mund të bëhet
subjekt i këtij teksti në të cilin përmendet dënimi.

E dyta: të thuash fjalë kufri apo të bësh vepra kufri me qëllim. Dhe ajo që
e pengon bërjen e tekfirit mbi këtë person është se personi i ka thënë ato

48
En-Nisa, 115.

© Selefi . org 49
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

fjalë apo e ka bërë atë vepër pa dashje apo gabimisht e jo qëllimisht, ose
nga harresa. Argument për këtë është thënia e Allahut:

       

“Zoti ynë, mos na ndëshko për atë që harrojmë ose veprojmë pa


qëllim!” 49

Dhe Allahu i Lartësuar ka thënë në një hadith kudsij: “Vërtet, Unë i jam
përgjigjur kësaj duaje.”

E treta është që personi ta ketë thënë fjalë kufri apo të ketë bërë vepër
kufri me zgjedhjen e tij. Dhe ajo që e pengon bërjen e tekfirit mbi këtë
person është imponimi apo detyrimi me forcë për të bërë kufër, sikurse
thotë Allahu i Lartësuar:

           

“Kushdo që mohon Allahun, pas pranimit të besimit, (do të dënohet


ashpër), përveç atij që është i detyruar me forcë, ndërkohë që zemra
e tij ndihet e qetë me besim.” 50

E katërta është kur personi bën një vepër kufri duke u bazuar në një
komentim apo interpretim të gabuar por të justifikueshëm. Dhe ajo që bie
ndesh me këtë është kur personi ka një interpretim që është i
pajustifikueshëm. Kjo vërtetohet nga mendimi i përbashkët që kanë patur
Sahabët për të mos bërë tekfir mbi ata që i konsideruan pijet dehëse hallall
(të lejuara), si rezultat i kuptimit të tyre (të gabuar) të thënies së Allahut:

            

49
El-Bekare, 286.
50
En-Nahl, 106.

© Selefi . org 50
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

“Nuk ka gjynah për ata që kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira
për atë që kanë ngrënë, për sa kohë që ata ruhen (nga të ndaluarat)
dhe besojnë...” 51
Pra, një grup prej tyre menduan se kuptimi i ajetit aludonte në
lejueshmërinë e pijeve dehëse për sa kohë që ata kishin besim (iman) dhe
devotshmëri (takua). Kjo është transmetuar nga ‘Abdur-Rrazzaku me një
zinxhir të saktë transmetimi.

Sidoqoftë, pavarsisht kuptimit të tyre, konsumimi i pijeve dehëse është


nga gjynahet e mëdha. Kështu që, ndonëse ata e bënë të lejuar
konsumimin e pijeve dehëse 52 që është nga gjynahet e mëdha, ata nuk u
bënë mosbesimtarë për shkak se u bazuan në një interpretim të gabuar
por të justifikueshëm. Prandaj mbi ta nuk u bë tekfir sepse kjo është një e
drejtë që i takon Allahut. Dhe kushdo që bën tekfir mbi dikë pa të drejtë,
atëherë tekfiri i kthehet atij që bëri tekfir, sikurse është transmetuar nga
Bukhari nën autoritetin e Ibn ‘Umerit (radij-Allahu ‘anhu) se i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë (kuptimi i hadithit): “Kush i
thotë vëllait të tij, “O qafir”, ose ai është me të vërtetë qafir ose përndryshe kjo i
kthehet atij që e nxorri nga goja.”

Kështu që, kini kujdes - o vëllezërit e mi në Iman - sepse diçka që është


kufër nuk do të thotë se edhe bërësi i saj është kafir, përveç atëherë kur
personi i plotëson kushtet dhe nuk ka asnjë pengesë për të bërë tekfir mbi
të, siç u përmend më lartë.

Atëherë pse nguteni? Mos devijoni! Vërtet, ata që kanë aftësi për të ngritur
argumentin kundër njerëzve janë Dijetarët dhe kjo nuk i takon
gjithësecilit.



51
El-Ma’ide, 93.
52
Shënim i përkthyesit: d.m.th e konsideruan hallall konsumimin e pijeve alkoolike

© Selefi . org 51
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i tetëmbëdhjetë:

Gabimi i tetëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është


shtrembërimi i kuptimeve të Emrave dhe Cilësive të Allahut që janë
përmendur në Kur'anin Fisnik dhe në Sunetin e saktë Pejgamberik,
duke kundërshtuar kështu atë që ka përmendur Allahu dhe i Dërguari i Tij
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nga frika se mos e përngjasojnë Allahun me
krijesat e Tij dhe se mos i përngjasojnë Cilësitë e Tij me cilësitë e krijesave.

Allahu ka thënë për Veten e Tij:

  

“Përkundrazi, të dyja Duart e Tij janë të hapura.” 53

Dhe ata që e shtrembërojnë kuptimin e këtij ajeti thonë se dy Duart janë


dy fuqitë e Tij, sepse nëse themi që Allahu ka dy duar atëherë ne e kemi
përngjasuar Atë me cilësitë e krijesave të Tij... Kështu argumentohen ata:
frika nga përngjasimi i Allahut me krijesat i shtyn ata që t’i shtrembërojnë
Cilësitë e Tij. Ata e ndryshojnë cilësinë e ardhjes së Allahut, cilësinë e
mëshirës së Tij dhe mjaft cilësi të tjera të Allahut Subhanehu ue Te’ala. Dhe
ky është një gabim i rëndë në besimin e tyre, ngase të pohosh një cilësi të
Allahut - ashtu siç i ka hije Madhështisë së Tij - nuk do të thotë se ti
patjetër e ke përngjasuar Allahun me krijesat. Por, cilësia e Tij pohoet -
ashtu siç i ka hije Madhështisë së Tij - pa e përngjasuar Atë me krijesat.
Njësoj si ai që thotë se njeriu ka dorë dhe kafshët kanë dorë, ose që njeriu
ka dy duar dhe kafshët poashtu kanë dy duar. Kjo thënie nuk tregon
domosdoshmërisht se dora e një kafshe i ngjan dorës së njeriut.
Përkundrazi, dora e secilit ka trajtën e saj të mëvetësishme... Kurse Allahut
i përkasin shembujt më të mirë e më të lartë.

53
El-Ma’ide, 64.

© Selefi . org 52
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kështu që, nëse ne flasim për Allahun duke qenë në përputhje me


përshkrimin që Allahu i ka bërë Vetes së Tij se Ai ka dy Duar, atëherë kjo
nuk do të thotë se ne po e përngjasojmë Atë me krijesat. Prandaj, Allahu
ka ndërthurur pohimin e dy cilësive të Tij, ndërkohë që Ai ia mohon Vetes
së Tij ngjashmërinë e këtyre dy cilësive me ato të krijesave, kur Ai ka
thënë:

       

“Asgjë nuk i ngjan Atij. Ai i dëgjon të gjitha dhe i sheh të gjitha.” 54

Pastaj këta individë që i shtrembërojnë kuptimet e vërteta të Emrave dhe


Cilësive të Allahut dhe që i mohojnë ato kuptime gabimisht - ata
gabimisht imponojnë mohimin e Emrave dhe Cilësive të Allahut. Në këtë
mënyrë ata e përngjasojnë Allahun me diçka që nuk ekziston! Pra, ata
largohen nga diçka që pretendojnë (se është përngjasim) dhe bien në diçka
që është akoma më e rëndë.

Atëherë kur do të ndalen këta individë? Edhe sa do vazhdojnë ata t’i


shtrembërojnë Emrat dhe Cilësitë e Allahut me gjuhët e tyre?



54
Esh-Shura, 11.

© Selefi . org 53
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i nëntëmbëdhjetë:

Gabimi i nëntëmbëdhjetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është


mendimi që kanë disa Muslimanë kinse ata nuk do të merren në
llogari për fjalët dhe veprat e tyre të ndaluara për shkak se ata kanë
zemra të mira e të pastra, sipas pretendimit të tyre. Dhe nëse i ndalon
ata nga diçka që është haram, ai do të kundërshtojë duke thënë, “gjëja më
e rëndësishme është zemra dhe unë besoj me thellësinë e zemrës sime.”

Ky besim që kanë ata është i gabuar dhe shejtani i mallkuar ia zbukuron


atyre gjynahet dhe mosbindjen që ata t’i konsiderojnë gjynahet si gjëra të
vogla e të papërfillshme. Ky pretendim që kanë këta njerëz refuzohet nga
disa këndvështrime të ndryshme:

E para, mbarëvajtja e anës së jashtme dhe anës së brendshme të trupit janë


dy gjëra që shkojnë bashkë dhe nuk mund të ndahen nga njëra-tjetra.
Kështu që, kur ana e jashtme e dikujt është në rregull, atëherë po kështu
do të jetë edhe ana e brendshme e tij dhe anasjelltas. I Dërguari i Allahut
(sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Vërtet, është një copë mishi në trup: nëse
ajo është në rregull, atëherë edhe pjesa tjetër e trupit është në rregull. Dhe nëse ajo është
në gjendje të keqe dhe e prishur, edhe pjesa tjetër e trupit do të jetë në gjendje të keqe
dhe e prishur. Vërtet, ajo është zemra.” 55

Pra, kush pretendon se ana e brendshme e tij është ‘në rregull dhe e mirë’
ndërkohë që e kundërshton ana e jashtme e tij (nga gjynahet që ai bën),
atëherë ky person gabohet dhe është i mashtruar nga shejtani.

E dyta, është transmetuar nga Muslimi nën autoritetin e Ebu Hurejrës se i


Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Allahu nuk shikon
në trupat apo në pamjet tuaja, por Ai shikon në zemrat dhe veprat tuaja.” Pra, nga
ky hadith kuptohet se Allahu shikon tek të dyja ato (edhe anën e jashtme
që janë veprat, edhe anën e brendshme që është zemra) dhe Ai nuk shikon
vetëm zemrën.
55
Ky hadith është transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e Nu’man bin
Beshir.

© Selefi . org 54
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

E treta, se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) na ka urdhëruar


që ne ta ndalojmë të keqen kur ta shohim, siç është transmetuar nga
Muslimi nën autoritetin e Ebu Se’idit se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush nga ju shikon një të keqe le ta ndryshojë atë me
dorën e tij; e nëse nuk mundet, atëherë me gjuhën e tij; e nëse nuk mundet, atëherë le ta
urrejë me zemrën e tij po ky është imani më i dobët.” Kështu që, nëse pamja e
jashtme e prishur që ka njeriu nuk do të ishte e rëndësishme dhe nuk do të
kishte ndonjë lidhje me anën e brendshme të tij që është e rregullt dhe e
saktë - siç pretendojnë ata - atëherë këtu nuk do të kishte urdhër për të
ndaluar të keqen, kur e keqja duket sheshit që kundërshton Sheriatin e qartë.

Gjithashtu, ky hadith përmban refuzim kundër atyre që thonë se imani


është vetëm në zemër. Dhe ajo që thonë ata është e gabuar. Ata bien në
kundërshtim me tekstet e qarta të Kur'anit dhe Sunetit të saktë, si dhe me
Akijden e Selefëve (të Parëve) të këtij Umeti, sepse Imani tek Ehli-Suneti
dhe ata që ndjekin udhëzimin e Selefus-Salih është fjalë, vepër dhe besim;
ai shtohet me bindje ndaj Allahut dhe pakësohet me bërjen e gjynaheve.
Sikurse ka transmetuar Muslimi nën autoritetin e Ebu Hurejrës (radij-
Allahu ‘anhu) se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë:
“Imani është shtatëdhjetë e disa degë. Pjesa më e lartë e tij është dëshmia La ilahe il-
lAllah, kurse pjesa më e ulët e tij është largimi i një pengese nga rruga. Edhe turpi
është pjesë e imanit.” Pra, në këtë hadith ashtu si edhe në mjaft tekste të tjera,
ne shohim se imani nuk kufizohet vetëm në besimin me zemër. Por tek
veprat e bindjes (ndaj Allahut) hyjnë edhe fjalët, siç është dëshmia La
ilahe il-lAllah. Dhe tek veprat e bindjes (ndaj Allahut) hyjnë edhe punët,
si për shembull largimi i një pengese nga rruga. Kjo është prej Imanit.

Për më tepër, prej kufrit të madh (që të nxjerr nga Feja) sipas Ehli-Suneti
është thënia e atyre fjalëve me të cilat shahet apo mallkohet Feja ose
Allahu Subhanehu ue Te’ala, ose i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem),
ose kur një person fyen dhe poshtëron Kur'anin, ose kur ai përulet para
një idhulli, ose kur personi beson se ka të tjerë përveç Allahut me aftësinë
për të sistemuar çështjet e universit.

Allahu i Lartësuar ka thënë:

© Selefi . org 55
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

            

        

“Nëse i pyet, ata do të përgjigjen: “Ne vetëm po bënim shaka dhe


po luanim”. Thuaj: “A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të
Dërguarin e Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë,
pasi patët besuar.” 56

Madje, edhe ai që tallet dhe bën shaka, nëse ai i bën qëllimisht këto vepra
kufri që të nxjerrin nga Feja, atëherë ai ka bërë kufër (ka mohuar), Allahu
na ruajt nga një gjë e tillë, siç u tallën këta individë (që përmenden në
ajetin e mësipërm). Dhe Ehli-Suneti pajtohen të gjithë (d.m.th. kanë rënë
në Ixhma) për këtë gjë.



56
Et-Teube, 65-66.

© Selefi . org 56
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i njëzetë:

Gabimi i njëzetë që bëjnë njerëzit në Teuhid është përmendja e asaj


që ka ndodhur midis Shokëve të të Dërguarit të Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) pas vdekjes së tij dhe përhapja e tyre nëpër ligjërata.
Dhe kjo është diçka që bie në kundërshtim me besimin e Selefus-Salih (të
Parët tanë të Mirë) sepse prej Akides së tyre është të qëndruarit larg atyre
gjërave që ndodhën midis Sahabëve dhe të besuarit që ato gjëra ndodhën
si rezultat i Ixhtihadit të tyre. Pra, ata ishin Muxhtehidë për ato çështje dhe
kushdo që ishte i saktë në ixhtihadin e tij do të marrë dy shpërblime,
ndërsa ata që gabuan do të marrin një shpërblim.

Duhet të besojmë se ata kishin vepra jashtëzakonisht të mira, të cilat


shlyejnë çdo gabim dhe çdo gjynah që ata kanë bërë me dashje. Dhe është
transmetuar nga Bukhari dhe Muslimi nën autoritetin e Ebu Se’idit se i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos i shani Shokët e
mi, sepse betohem në Atë në Dorën e të Cilit është shpirti im, sikur ndonjëri prej jush
të jepte sadaka në ar sa mali Uhudit, ajo nuk do të barazohej as me një grusht të tyre
ose me gjysmën e tij.”

Përhapja e incidenteve që ndodhën midis tyre nxit ndjenjën e urrejtjes


kundër tyre në zemrat e njerëzve ose ua zvogëlon dashurinë që ata kanë
për Sahabët. Shumë nga fjalët që thonë njerëzit (për Sahabët) nuk janë të
vërtetuara, madje shumica e tyre janë gënjeshtra të kulluara.

E ku ka gjë më të mirë sesa fjalët që i ka thënë historiani i Islamit, Imam


Dhehebiu: “Ne distancoheni dhe qëndrojmë larg nga ajo që ka ndodhur
midis Sahabëve dhe nga debatet mes tyre. Allahu qoftë i kënaqur me të
gjithë ata pa përjashtim. Dhe këto ngjarje nuk rreshtin së mbërrituri tek ne
të përpiluara në libra e vëllime, por shumica e tyre janë me zinxhir të
këputur transmetimi (munkati’), janë të dobëta ose të shpikura. Dhe ajo që
kemi ndër duar apo ajo që dimë nga disa prej dijetarëve tanë është se ne
duhet t’i fshehim ato. Madje, duhet t’i konsiderojmë ato sikur nuk
egzistojnë fare, me qëllim që zemrat tona të pastrohen, në to të shkëlqejë
dashuria për Sahabët dhe që njerëzit t’i luten Allahut që Ai të jetë i

© Selefi . org 57
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

kënaqur me ta. Këto gjëra duhet të mbahen të fshehta nga ata që


pretendojnë se janë ‘dijetarë’. Lejohet leximi i këtyre historive dhe
ngjarjeve që ndodhën midis tyr, nëqoftëse lexuesi i mban ato të fshehta -
pra nuk i lexon ato në praninë e të tjerëve - dhe nëse ai është dijetar (i
rrugës së drejtë) dhe nuk ndjek epshet e tij në çështjet e Akijdes. Ka edhe
një kusht tjetër: që ai të kërkojë falje për ta, siç na ka mësuar Allahu i
Lartësuar kur Ai ka thënë:

          

       

“Edhe ata që erdhën pas tyre, thonë: “O Zoti ynë, falna neve dhe
vëllezërit tanë që na paraprinë në Besim dhe mos lejo që në zemrat
tona të ketë asnjë të keqe ndaj atyre që besuan.”” 57

Pra, këta njerëz (d.m.th. Sahabët radij-Allahu ‘anhum) kanë epërsi dhe vepra
të cilat shlyejnë çdo gjë që mund të ketë ndodhur midis tyre. Ata kanë
bërë Xhihad, i cili i fshin (gabimet dhe gjynahet e tyre) dhe kanë vepra të
shumta ibadeti që i pastrojnë ata.” [Fundi i fjalëve të Imam Dhehebiut]

Robi që mendon thellë rreth gjendjes së Shokëve të të Dërguarit të


Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) do të shohë se ata kishin zemrat më të
mira në këtë Umet dhe ata kishin më shumë fik’h (kuptim rreth Fesë) dhe
më shumë dituri sepse ata dëshmonin shpalljen që zbriste (nga Allahu).
Kjo shpallje zbriste mu përpara tyre dhe pjesa më e madhe e saj zbriste
gjatë kohës kur ata i kishin sytë e tyre të drejtuar kah Pejgamberi (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Për këtë arsye, shumica e dijetarëve kanë qenë të
mendimit se fjalët e Sahabëve janë argument në Sheriat. Andaj, ne i lutemi
Allahu që të na e shtojë dashurinë për ta në zemrat tona dhe që të na
bashkojë me ata në tokën e nderit (d.m.th. në Xhennet), sepse nuk ka
dyshim që robi do të jetë me ata që ai do.

Shejtani ua hijeshon disa injorantëve mbajtjen e ligjëratave para njerëzve


dhe përmendjen e fitneve që ndodhën midis Sahabëve fisnikë. Pastaj ata i

57
El-Hashr, 10.

© Selefi . org 58
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

inçizojnë këto ligjërata dhe i shesin duke i përhapur tek të rinjtë dhe të
moshuarit, tek njerëzit e thjeshtë dhe të paditurit. Dhe askush nuk e di në
të vërtetë rrezikun dhe dëmin që përmbajnë këto ligjërata përveç Allahut.
Sa e sa histori përmbajnë këto ligjërata të cilat janë të sajuara ose të
dobëta? Sa prej tyre janë shpifje dhe gënjeshtra kundër Sahabëve, të cilët
janë të pastër nga gjithçka që akuzohen? Sa ka prej atyre gjërave që e
lumturojnë sektin më të devijuar që nuk është tjetër kush përveç Shijave,
të njohur ndryshe si Rafidat (refuzuesit) - Allahu i refuzoftë - ngase besimi
i tyre bazohet në deklarimin e Sahabëve qafira dhe sharjen e tyre.

I mjafton Muslimanit që xhelozon për këtë Fe që ta dijë se ky sekt


(Rafidat e fëlliqtë) akuzojnë Nënën e Besimtarëve, A’ishen (radij-Allahu
‘anha) se është imorale dhe besojnë se ajo do të ndëshkohet në Ditën e
Ringjalljes për imoralitet (zina). Prandaj ruhu, ruhu se mos prekesh nga
hipokrizia e atyre të cilët dalin para jush me një fytyrë ndërkohë që e
fshehin fytyrën e tyre të vërtetë. Mundet që në pamje të jashtme ata do të
shfaqin dashuri, por nga përbrenda ata fshehin urrejtje, ligësi dhe armiqësi.
Tregohu i mençur! Bëhu nga ata që e ruajnë Fenë e tyre dhe e ngrejnë lart
flamurin e armiqësisë ndaj tyre. Dhe mos u ndiko nga ato që shfaqin apo
bëjnë ata. Allahu të ndihmoftë kundër tyre.



© Selefi . org 59
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i njëzetë e një:

Gabimi i njëzetë e një që bëjnë njerëzit në Teuhid është rebelimi


kundër udhëheqësve, për shkak se kjo gjë përmban dëm të madh për
Fenë dhe jetët e njerëzve. Kështu që, kryerja e atentateve me bomba apo
shpërthimet vetëvrasëse apo vrasjet apo fjalimet që i mbështesin këto akte
janë të gjitha të gabuara. T’i braktisësh këto akte do të thotë të ruash Fenë
dhe jetët e Muslimanëve.

Thirrja e njerëzve në Islam duhet të bëhet në mënyrën më të mirë. E nëse


dikush i përgjigjet kësaj thirrjeje, atëherë kjo është gjë e mirë. E nëse jo,
atëherë robi e ka përbushur detyrën e tij, lavdi Allahut.

Imam Ibn Tejmije (Allahu pastë mëshirë për të) ka thënë në veprën e tij
‘Minhaxhus-Sunneh’: “Prandaj dihet mjaft mirë në medh’hebin e Ehli-
Sunetit se ata nuk e konsiderojnë të saktë rebelimin kundër udhëheqësve
dhe luftimin e tyre me shpata, edhe nëse midis tyre (udhëheqësve) ka të
atillë që janë zullumqarë. Për shkak se ka mjaft hadithe të saktë që e
vërtetojnë këtë gjë, të cilët janë transmetuar nga i Dërguari i Allahut (sal-
lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).”

Më pas, Ibn Tejmije (Allahu pastë mëshirë për të) tha: “Dhe thuajse nuk
gjen dot asnjë grup nga ata që rebelohen kundër atij që është në pushtet,
por veçse do të shohësh se në rebelimin që bëjnë kundër atij që ka
pushtetin, dëmi i shkaktuar nga ata është më i madh sesa dëmi që hoqën.”

Kështu që, është me vend që të përmendim këtu se pikënisja e çdo


rebelimi me armë është fjalimi. Andaj kini shumë kujdes dhe mundohuni
të bashkoni ndalimin e të keqes në mënyrën më të mirë dhe të mos folurit
apo mos eskpozimin e gabimeve të udhëheqësve tanë përpara popullit. Ne
duhet të bëjmë dua që ata të përmirësohen e të jenë të drejtë e të
udhëzuar, ngaqë padyshim përmirësimi i tyre është përmirësim i njerëzve
dhe vendeve tona. Allahu na udhëzoftë ne dhe ata tek ajo që përmban
fuqi dhe vlerë për Islamin dhe Muslimanët. Dhe çdo Musliman që është i
pastër nga ndjekja e epsheve në Akijde duhet ta dijë se udhëheqësit kanë

© Selefi . org 60
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

një të drejtë mbi ne. Dhe Ai që na e ka bërë detyrë përmbushjen e të


drejtave që ata kanë ata mbi ne është pikërisht Ai që na i ka bërë detyrë
faljen e namazit, dhënien e zekatit dhe armiqësimin e mosbesimtarëve.
Dhe Ai nuk është askush tjetër përveç se Zoti ynë i Përsosur e i Lartësuar.
Dhe këtë na e ka përcjellë i Dërguari i Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem).

Dhe disa nga të drejtat që kanë udhëheqësit mbi ne janë si më poshtë:

Së pari, t’u bindemi atyre për sa kohë që kjo nuk rezulton me mosbindje
ndaj Allahut, për shkak se është transmetuar nga Muslimi nën autoritetin e
Hudhejfe bin el-Jeman se i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem)
ka thënë: “Dëgjoni dhe bindjuni prijësit tuaj: edhe nëse ai u mëshon në shpinat tuaja
dhe u merr pasuritë ju prapëseprapë duhet të dëgjoni e të bindeni.”

Dhe nën autoritetin e Ibn Malikut (është transmetuar) se i Dërguari i


Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Kush shikon tek udhëheqësi që
është caktuar në krye të tij vepra që janë mosbindje ndaj Allahut, ai duhet t’i dënojë
veprat e udhëheqësit por nuk duhet të heqë dorë së binduri atij.” 58

Së dyti: prej të drejtave të udhëheqësve është këshillimi i tyre me sinqeritet


dhe të mos përhapen e të mos publikohen gabimet e tyre. Është vërtetuar
nga Ibn Ebi Shejbe, Bejhakiu dhe Shu’be (dhe teksti është i tij) nën
autoritetin e Se’id Ibn Xhubejrit se ai ka thënë:

I thashë Ibn ‘Abbasit: “A ta urdhëroj për mirë prijësin tim?” Kurse ai i


tha: “Nëse frikësohesh se ai do të vrasë, atëherë jo. Dhe nëse nuk
frikësohesh, atëherë duhet ta bësh këtë veçmas midis teje dhe atij dhe nuk
duhet ta përgojosh prijësin.”

Xhihadi është i urdhëruar nga Sheriati dhe ka mjaft tekste që flasin rreth
tij dhe inkurajojnë për të bërë Xhihad. Megjithatë, pavarsisht kësaj, duhet
mësuar se Xhihadi është një mjet për vendosjen e Fesë në tokë. Andaj, sa
herë që Xhihadi është i dobiprurës, atëherë ai shërben vetëm si mjet, sepse
ky është një sebep dhe një realitet që e bën fjalën e Allahut më të lartën.
Dhe nëse ai nuk është i dobiprurës, atëherë ne kalojmë në diçka tjetër.

58
Transmetuar nga Muslimi.

© Selefi . org 61
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Kështu që, Xhihadi është prej atyre gjërave që janë mjet e jo qëllim në
vetvete. Kjo sqarohet nga fakti se Xhihadi duhet të lihet mënjanë nëse
merret Xhizja (taksa e jo-Muslimanëve). Nëse Xhihadi do të kishte qenë
qëllim në vetvete, atëherë nuk do të kishte qenë e drejtë që të merrej
Xhizja në vend të tij. Pra, Xhihadi është i ligjshëm dhe ai e bën fjalën e
Allahut më të lartën në tokë. Dhe nëse Xhihadi ka më shumë dobi dhe
vlera në lartësimin e fjalës së Allahut në tokë, atëherë në këtë rast ai
përdoret si mjet (për arritjen e këtij synimi). Dhe nëse lënia e tij për të bërë
da’ue dhe për të thënë një fjalë të mirë është më dobiprurëse, atëherë ne e
lëmë Xhihadin. Ka edhe mjaft çështje të tjera që nuk është koha e duhur
për t’i përmendur në këtë përmbledhje.



© Selefi . org 62
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i njëzetë e dy:

Gabimi i njëzetë e dy që bëjnë njerëzit në Teuhid është përhapja e


bidateve, ngase ato e shkatërrojnë Fenë. Dhe prej atyre gjërave trishtuese
është përhapja e bidateve në botën Islame, siç është kremtimi i mevludit
(ditëlindjes) për Pejgamberin (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe pretendimi
kinse ai (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ekziston jashtë varrit të tij dhe ai “është
i pranishëm” në këto festime. Poashtu, kremtimi i Israsë dhe Miraxhit 59
dhe festa të tjera të cilat nuk i festoi as i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) dhe as Shokët e tij të nderuar mbas tij. Dhe mes këtyre
bidateve janë edhe: bërja e dhikrit në grup pas mbarimit të namazit,
recitimi i Kur'anit në grupe, falja e namazit të Drekës (edh-Dhuhr)
menjëherë mbas namazit të Xhumasë siç ndodh në disa vende, si dhe
mjaft bidate të tjera.
Si mund të jetë e mirë çdo vepër e shpikur në fe, me të cilat i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nuk e adhuroi Allahun dhe as Shokët e
tij të nderuar, ndonëse ata në kohën e tyre kishin çdo gjë që u nevojitej
dhe asgjë nuk i ndalonte ata që t’i bënin këto vepra? Por megjithatë i
Dërguari i Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe Shokët e tij qëndruan
larg të gjitha atyre veprave. Mos vallë ata ishin injorantë rreth tyre? Jo, nuk
është ashtu dhe nuk mund të jetë kurrë ashtu! Përkundrazi, ata i braktisën
ato gjëra për shkak se ato ishin bidate, ishin shpikje të cilat Allahu i
Lartësuar i urren. Sa e sa bidate janë përhapur mes Muslimanëve me
argumentin se ato janë bidate të mira?!
A ka në Fenë tonë diçka që quhet bidat i mirë, ndërkohë që i Dërguari i
Allahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë, “Çdo bidat është humbje”,
sikurse është transmetuar nën autoritetin e Xhabirit.
Lalika’i ka shënuan nën autoritetin e ‘Abdullah ibn ‘Umerit se ai ka thënë:
“Çdo bidat është humbje, ndonëse njerëzit e shohin atë si të mirë.”
Dhe dijeni se këto thirrje të devijuara që janë përhapur mes Muslimanëve
nga këto grupacione që vetëquhen ‘Islamike’ dhe ata individë që
59
Shënim i përkthyesit: D.m.th. festimi me rastin e udhëtimit që bëri Pejgamberi për në
Mexhidul-Aksa në Jeruzalem dhe Ngjitja e tij në qiej.

© Selefi . org 63
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

vetëquhen ‘davetçinj’, të cilët thërrasin për bashkëpunim dhe për heqjen e


armiqësisë ndaj atyre që kundërshtojnë të vërtetën, duke hedhur mbas
shpine kundërshtimin sepse ai në fund të fundit po punon për Islamin.
Dhe ky është një gabim mizor! Me të mbulohet e vërteta me të pavërtetën.
Kurse çështjet në të cilat mund të ketë kundërshtim janë dy llojëshe:
Lloji i parë janë çështjet në të cilat është i lejuar kundërshtimi, çështje të
cilat quhen Ixhtihadije. 60 Personi i cili kundërshton në këto çështje
justifikohet dhe ne nuk tregohemi të ashpër e të rreptë me të. Shumica e
këtyre çështjeve konsistojnë në Fik’h.
Lloji i dytë janë ato çështje në të cilat është e ndaluar patja e
kundërshtimeve, sepse ato kundërshtime janë shpikje, bidate. Dhe këto
çështje janë quajtur Khilafije. Personi që hyn tek këto çështje trajtohet me
ashpërsi dhe ne nuk bashkëpunojmë me të. Përkundrazi, ne kemi armiqësi
ndaj tij derisa ai ta braktisë kundërshtimin. Ka shumë detaje që lidhen me
këtë situatë, por që është e papërshtatshme t’i përmendim në këtë
përmbledhje. 61
Por çështja është që të ruhemi dhe të jemi të kujdesshëm ndaj
mashtrimeve të tyre, si dhe të kujtojmë që i Dërguari i Allahut (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka folur kundër Khauarixhëve në shumë transmetime,
ndonëse ata donin vetëm ta ndihmonin Fenë. Por megjithëkëtë, ata u
konsideruan si bidatçij që meritonin të qortoheshin dhe të braktiseshin.


60
Shënim i përkthyesit: Ixhtihad quhet gjykimi i pavarur në një çështje Sheriatike, gjykim i
cili bazohet në interpretimin dhe zbatimin e katër burimeve: Kur'anit, Sunetit, Ixhmasë së
Dijetarëve dhe Kijasit (konkluzioneve analogjike).
61
Shënim i përkthyesit: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin është pyetur: Ç’mendim
keni ju rreth atij që thotë “Le të bashkohemi tek ajo gjë për të cilën biem në ujdi dhe ta
justifikojmë njëri-tjetrin për ato gjëra që kemi kundërshtim”? Ai u përgjigj: “Mendimi ynë për
këtë deklaratë është se ajo është e përgjithshme. Thënia e tyre “Le të bashkohemi tek ajo gjë
për të cilën biem në ujdi” është e vërtetë. Kurse thënia e tyre “...dhe ta justifikojmë njëri-
tjetrin për ato gjëra që kemi kundërshtim” kërkon shqyrtim. Kështu që, aty ku ixhtihadi është
i pranueshëm, atëherë këtu e justifikojmë njëri-tjetrin. Megjithatë, nuk u lejohet zemrave që
të kundërshtohen për shkak të këtij mospajtimi (në çështjet ku lejohet ixhtihadi). Kurse aty
ku ixhtihadi është i papranueshëm, atëherë ne nuk justifikojmë askënd që kundërshton (për
të tilla çështje) dhe ai e ka detyrë që t’i dorëzohet të vërtetës. Pra, (si përfundim) pjesa e parë
e deklaratës është e saktë, ndërsa pjesa e fundit kërkon shqyrtim.” [es-Sehuetul-Islamije, fq. 218]

© Selefi . org 64
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

Gabimi i njëzetë e tre:

Gabimi i njëzetë e tre që bëjnë njerëzit në Teuhid është përhapja e


disa thënieve të qortueshme që lidhen me Teuhidin. Dhe unë po i
përmend disa tani përveç atyre që përmendëm më herët. [Disa prej këtyre
thënieve të qortueshme janë]:

- Thënia e disa njerëzve, “Allahu të ka bërë padrejtësi” ose “Allahu të ka


braktisur”, sepse në të vërtetë Allahu nuk i bën padrejtësi askujt dhe as
nuk braktis askënd;

- thënia e disave kur vdes ndonjë njeri, “Filani kalojë për në banesën e tij
të fundit”, sepse kjo thënie nënkupton mohimin e Ringjalljes dhe se nuk
ndodh asgjë mbas varrit!

- thënia e njerëzve, “Zoti im më ka çmendur fare...” ose kur ndonjë


person thotë, “E kam çmendur fare Zotin tim”, ose kur ndonjë tjetër
thotë, “I kam vënë frikën Zotin tim”. Këto thënie janë Kufër (mosbesim),
sepse ato kundërshtojnë të drejtat e Allahut.

- thënia e atij që i thotë qafirit (mosbesimtarit) “O miku im”, pasi


mosbesimtarët janë armiqtë tanë. Ata janë armiq për ne dhe për Fenë tonë
dhe ata nuk janë kurrsesi miqtë tanë.

- thënia, “Filani nuk e meriton këtë”, duke patur për qëllim një person që i
ka rënë një fatkeqësi, ngase kjo është mohim i Caktimit dhe Urdhërimit të
Allahut (që gjërat ndodhin me Dëshirën e Tij).

- thënia, “Filani na ka bekuar”, sepse fjala bekim këtu nuk përdoret për
askënd në mënyrë të pakufizuar përveç se për Allahun.

- thënia, “pagabueshmërinë ia lëmë Allahut” sepse kuptimi i jashtëm i


kësaj është se dikush ia ka dhënë Allahut pagabueshmërinë, ndërkohë që
askush nuk mund t’ia japë Allahut pagabueshmërinë apo t’ia heqë Atij.

- thënia e disave, “Këto orë janë të mallkuara” apo “Këto ditë janë të
mallkuara” sepse të gjitha këto janë sharje të kohës dhe sharja e kohës

© Selefi . org 65
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

është sharje e Allahut, sikurse ka thënë Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-


lem). 62

- thënia e gabuar e atyre që thërrasin ezanin, të cilët thonë “Allahu


Ekbeer” duke zgjatur tingullin bee, sepse kjo do të thotë që Allahu është
tambur - Allahu na ruajt – dhe është tallje me Allahun, sikurse kanë thënë
Dijetarët e Sheriatit dhe Gjuhës Arabe, 63 si dhe është sharje e Fesë dhe
sharje e Qënies Hyjnore të Allahut (Dhaatul-Ilahije). Dhe kjo gjë të nxjerr
nga Feja. Allahu na forcoftë në këtë Fe.

Mes atyre gjërave të çuditshme e çoroditëse është edhe veprimi i disa


njerëzve të cilët u thonë veteve Muslimanë, por nga ana tjetër ata shajnë
Allahun e Lartmadhëruar.

Allahu na ka shpjeguar se ata që tallen me Të kanë bërë kufër (d.m.th.


kanë mohuar), por si është çështja e atyre që e shajnë Allahun? Kjo është
akoma më e keqe! Allahu i Lartësuar ka thënë:

             

“Thuaj: A mos vallë me Allahun, me ajetet e Tij dhe të Dërguarin e


Tij po talleni?” Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë, pasi patët
besuar.” 64

Atëherë, a ka krim më të rëndë sesa ky? A ka tubime më të këqia sesa


tubime të tilla në të cilat shahet Allahu, siç ka thënë Allahu i Lartësuar:

62
Shënim i përkthyesit: Transmetohet nga Bukhari dhe Muslimi se Pejgamberi (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Mos e shani kohën sepse Allahu është koha.” D.m.th, koha është e
Allahut dhe Ai e vendos dhe e sistemon atë si të dojë. Shiko: Kitabut-Teuhijd, kapitulli n. 43.
63
Shënim i përkthyesit: Shejkh Muhamed Ibn Salih el-‘Uthejmin, Allahu e mëshiroftë, ka
thënë: “Në rastin kur muezini thotë Allahu Ekbeer (‫)اﷲ أﻛﺒﺎر‬, ky ezan është i pavlerë, sepse
kjo ndryshon kuptimin, duke qenë se Ekbeer është shumësi i fjalës keber, ashtu sikurse fjala
esbab që është shumësi i fjalës sebeb, dhe kuptimi i kësaj fjale (d.m.th. fjala keber) ka për qëllim
tamburin.” [Shkëputur nga Babul-Edhani uel-Ikame, Sherhul-Mumti’ ‘ala Zaadil-Mustakni’]
Ai, Allahu e mëshiroftë, ka thënë gjithashtu: “Në rastin kur thotë Allahu Ekbeer, kjo është e
pavlerë sepse ia ndryshon kuptimin. Është thënë se Ekbeer (‫ )أﻛﺒﺎر‬me zgjatje është shumësi i
fjalës keber që është tamburi. Kështu që kuptimi është krejt i ndryshëm, andaj thuaj Allahu
Ekber (‫)اﷲ أﻛﺒﺮ‬.” [Shkëputur nga Babus-Sifatis-Salat, Sherhul-Mumti’ ‘ala Zaadil-Mustakni’]
64
Et-Teube, 65-66.

© Selefi . org 66
Shejkh ‘Abdul-‘Azijz er-Rajis Gabimet e Muslimanëve në Teuhid

               

          

“Dhe tashmë ty të është shpallur se kur të dëgjosh se mohohen


fjalët e Allahut dhe bëhet tallje me to, atëherë mos rri me ata (njerëz
që veprojnë kështu), derisa të ndërrojnë bisedë, përndryshe do të jesh
si ata.” 65

Andaj reflektoni rreth këtyre gabimeve. Pastaj keni për ta kuptuar


bindshëm thënien e Pejgamberit tonë, Muhamed bin ‘Abdullah (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem), që është shënuar nga Muslimi, në hadithin e Ebu
Hurejrës:

“Islami filloi si diçka e huaj dhe ai do të kthehet sërish si diçka e huaj ashtu siç ishte
në fillim, andaj Tuuba 66 është për të huajt.” 67

Kurse ajo që thuhet për ata të cilët i thërrasin njerëzit që t’i braktisin këto
gabime shkatërrimtare, të cilët përshkruhen padrejtësisht si njerëz të
bidatit dhe devijimit, përshkruhen si njerëz të cilët kanë marrë mbi kryet e
tyre zemërimin e Pejgamberëve, të Dërguarve, të njerëzve të mirë e të
devotshëm… të gjitha këto janë padrejtësi, shtypje, shtrëngime dhe
mashtrime të shejtanit. Ata që i ndalojnë të tjerët nga këto gabime nuk
kanë bërë asgjë tjetër përveç se i janë bindur Allahut dhe të Dërguarit të
Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem). Dhe a është bindja ndaj Allahut dhe të
Dërguarit të Tij (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) bidat dhe devijim? Nuk ka
dyshim se ju jeni të pastër nga këto shpifje të hatashme.



65
En-Nisa, 140.
66
Shënim i përkthyesit: Disa prej dijetarëve kanë thënë se Tuuba do të thotë mirësi. Disa të
tjerë kanë thënë se ajo ka për qëllim Xhenetin. Është thënë gjithashtu se Tuuba është një
pemë në Xhenet, e cila është përmendur në hadithin e transmetuar nga Imam Muslimi:
“Vërtet, është një pemë në Xhenet, nën hijen e së cilës kalorësi mund të udhëtojë për njëqind vjet pa mundur
ta përshkojë plotësisht distancën e saj.”
67
Transmetuar nga Muslimi në Sahihun e tij (1/130). Në hadithin e transmetuar nga Ahmedi
dhe Taberani, Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) u pyet se kush janë të huajt dhe ai u
pëgjigj: “Janë ata që përmirësohen kur të tjerët janë shthurur.”

© Selefi . org 67

You might also like