You are on page 1of 5

‫بسم هللا الرحمن الرحيم‬

Ku Qëndron Problemi?!

Abdurr-Rrahim Balla

Letër nga Burgu


Falendërimi i takon vetëm Allahut, Zotit të botëve, salavatet më të mira i përkasin Profetit
tonë ,‫ ﷺ‬familjes së tij, shokëve të tij dhe çdo kujt që ndjek rrugën e tij deri Ditën e Gjykimit.
Transmeton Buhariu nga Enesi radi Allahu anhu se Profeti ‫ ﷺ‬ka thënë:

"Çdo kohë që do vijë ka për të qenë më e keqe se koha para saj, derisa të takoni Zotin tuaj!"

Këtë fjalë e ka thënë Profeti jonë ‫ ﷺ‬para 1400 vitesh. Vërtetimin e saj njerëzit e kanë parë
gjatë historisë dhe e shohin gjatë jetës së tyre, dita-ditës. Këtë përkeqësim e kanë përjetuar
Muslimanët dhe e përjetojnë edhe sot, gjithashtu edhe popujt në përgjithësi. Shih për shembull
gjendjen e popullit tonë dhe degradimin në të cilin ka mbërritur ai.

Në ditët e sotme gjendja ka mbërritur deri aty sa pëpjekjet e shejtanëve xhindë dhe njerëz
duan që populli Shqipëtarë t'i japë legjitimitet homoseksualizmit. Është e tmerrshme ta mendosh
se një popull dikur imoralitetin e ka konsideruar vepër tepër të shëmtuar, deri në atë gradë sa për
këtë janë vrarë njerëz, kurse sot imoraliteti është bërë diçka normale tek një pjesë e madhe
njerëzish. E tani duan ta bëjnë edhe homoseksualizmin diçka normale!

Si mbërriti gjendja deri këtu?!

Shqipëtarët, pjesa më e madhe e tyre kanë qenë Muslimanë. Islami ua kishte rrënjosur atyre
ruajtjen e nderit. Pasi shumica e Shqipëtarëve u zhveshën nga Feja nga faktorë të ndryshëm, nuk
ishte më e vështirë që t'u zhvishnin edhe nga morali.

Sistemi Enverist e luftoi Fenë me të gjithë forcën e pushtetit të vet, derisa i zhveshi njerëzit
nga Feja. Me ardhjen e sistemit demokratik, Feja u lejua në formë sipërfaqësore, pasi lufta
kundër Fesë Islame - në veçanti - vazhdoi edhe pas ardhjes së këtij sistemi. Ky sistem pretendoi e
vazhdon të pretendoi se ai përpiqet për të drejtat e njeriut! Realiteti ka treguar se ky sistem
mashtrues dhe dredharak i ka luftuar të drejtat e njeriut. Ky sistem ka luftuar për t’i zhveshur
njerëzit nga morali i tyre në emër të lirisë dhe të drejtave të njeriut. Derisa mbërriti çështja deri
në këtë situatë aktuale, ku po diskutohet, a duhen lejuar homoseksualët të martohen ligjërisht apo
jo? Kjo çështje edhe pse sot është e diskutueshme – me sa shoh unë – ajo në një të ardhme të
afërt, do të kthehet në një fakt të kryer.

A nuk është ky kulmi i zhveshjes së njeriut nga çdo vlerë e vërtetë morale, në emër të të
drejtave të njeriut?!
Pra, sistemi komunist i zhveshi Shqipëtarët nga Feja, kurse sistemi demokratik i zhveshi nga
Morali. E çfarë i ngelet njeriut nga njërzillëku i tij nëse ai nuk ka besimin e drejtë në Zot dhe nuk
e ka Moralin?! Pas këtyre zhveshjeve të ndërlidhura me njëra-tjetrën njeriu shndërrohet në një
shtazë me dy këmbë. Allahu i Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi):

"Ne kemi krijuar për xhehenem shumë xhindë dhe njerëz, ata kanë zemra por nuk
kuptojnë, kanë sy por nuk shikojnë, kanë veshë por nuk dëgjojnë. Ata janë si bagëtitë,
madje më të humbura se to. Ata janë të hutuarit." (1)

(1) (Al-A’raf)
Njerëzit duhet të kuptojnë se kur flitet për homoseksualizmin, këtu nuk kemi të bëjmë me
disa njerëz të sëmurë, me disa njerëz të ulët të cilët po kërkojnë me ngulm të bëhen legjitimë. Por
këtu kemi të bëjmë me vetë sistemin demokratik i cili i jep mundësinë shthurjes që të përhapet,
madje e promovon atë me të gjitha mjetet e mundshme të informacionit. Pra, kemi të bëjmë me
një dukuri e cila po u imponohet popullit që ai ta pranojë me çdo kusht. E çuditshmja është se kjo
çështje ka qenë një prej kushteve për t'u pranuar Shqipëria në Europë. Pra, jemi para urdhrave që
vijnë nga Perëndimi.
Pse pikërisht Perëndimi vendos kushte të tilla për ta pranuar Shqipërinë në gjirin e vet?!

Perëndimi i të drejtave të njeriut?!

Është paradoks kur e analizon gjendjen aktuale me kërkesat Perëndimore për vendin tonë. Në
pamjen e jashtme, Perëndimi rend për të drejtat e njeriut. Ai i kërkon Shqipëtarëve të plotësojnë
disa kushte që të pranohen në gjirin e “Europës së të Drejtave Njerëzore”. Këto kushte nuk janë
që t'iu ulen taksat popullit, t'iu hapen vendet e punës, t'iu rritet mirqënia ekonomike, etj.
Përkundrazi kushti është që Shqipëtarët për të hyrë në Europë - të paguajnë një taksë tepër të
shtrenjtë. Duhet të paguajnë hyrjen duke u zhveshur nga nderi i tyre. Pra, Europa nuk është e
shqetësuar se a kanë Shqipëtarët të hanë apo po vdesin për bukë - sikurse nuk është shqetësuar -
a po përmbyten Shqipëtarët apo jo. Nuk është e shqetësuar se a kanë para të paguajnë taksat që
dita-ditës rriten. Ata janë të shqetësuar vetëm për këtë kusht: a do të paguajnë Shqipëtarët hyrjen
në Europë me nderin e tyre apo jo?!

Kjo është Europa e të drejtave të njeriut!!!

Ajo na do të ç’nderuar, të zhveshur nga besimi Islam dhe nga çdo normë njerëzore. Pastaj,
nëse ne ngrihemi e i themi pisllikut: Jo! - atëherë Europa ne na premton burg për këtë refuzim,
pasi ky bie ndesh me të drejtat e njeriut! Sidoqoftë, Europa garanton nëpër burgje të drejtat e
njeriut; lirinë e besimit dhe të fjalës!! Pra, ne këtu jemi para një kurthi ndërkombëtarë në të cilin
synohet që popujt të zhvishen nga besimi dhe nderi sepse kështu është më e thjeshtë për t'i
zaptuar dhe drejtuar ata. Një popull që ka besimin e drejtë në Zotin dhe ruan nderin e tij, është
popull që ka një identitet të vetin me të cilin krenohet. Një popull i tillë është tepër e vështirë ta
zaptosh apo të ndikosh tek ai. Mënyra më efikase për ta zaptuar dhe drejtuar një popull, është që
ta zhveshësh atë nga besimi i vërtetë e nga nderi. Në këtë formë është e mundur ta zaptosh një
popull pasi ta kesh zhveshur atë nga identiteti i tij. Këto janë të drejtat e njeriut për të cilat flet
Perëndimi!

Perëndimi ia arriti qëllimit të tij tek Shqipëtarët; i zhveshi ata nga Feja dhe Nderi (në aspektin
e përgjithshëm, por jo të gjithë). Si rezultat, tani ka ardhur koha që Shqipëtarët të bëhen pjesë e
Europës. Ky rezultat është tepër normal, pasi vetë populli ia hapi portën të keqes prej kohësh.

Allahu i Madhëruar e ka krijuar njeriun dhe e ka vendosur atë në tokë për një synim. Synimi
është që njeriu të adhurojë vetëm Zotin e vet e t'i bindet vetëm urdhrave të Tij. Allahu i
Madhëruar ka thënë në Kur’an (kuptimi):
(2)
"Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit vetëm se të më adhruojnë."

Allahu i Madhëruar e krijoi njeriun, e solli në këtë jetë, e furnizon atë, kujdeset për të në çdo
moment, e çdo gjë që e rrethon njeriun është mirësi që ia ka dhënë Zoti i Tij. Pra njeriu
rrotullohet në pronën e Zotit dhe mirësitë e Tij janë ngado që t'i hedhë sytë. Si rezultat, ky njeri
vetëm urdhërave të Zotit duhet t'i bindet, nëse dëshiron të ruaj njërzillëkun e tij. Allahu i
Madheruar i zbriti njeriut një legjislacion të plotë në të cilën aty i sqarohet mënyra se si duhet ta
jetojë ai jetën e kësaj bote. Kur ky njeri largohet nga Allahu, ia kthen shpinën ligjit të Tij dhe
vendos ligje nga mendja e tij e mangët, ai e ka humbur rrugën e drejtë, ka humbur motivin përse
ai ka ardhur në këtë jetë. Pas kësaj ai vetëm disfatë do ketë. I fituar do jetë vetëm shejtani edhe
pse njeriu nuk e kupton. Largimi nga besimi i vërtetë dhe nga ligji i Zotit e bëri njeriun që ai të
ngrejë veten e tij në gradën e Zotit - e ky është një nga krimet më të rënda që bën njeriu mbi
tokë. Pas këtij krimi vijnë krimet e tjera njëra pas tjetrës, imoraliteti, homoseksualizmi, etj. Pra,
fillimi i problemit është tek mendimi i njeriut të rrebeluar para Zotit të vet se ai mund të jetojë në
këtë jetë pa ligjin e Zotit.

Njeriu në këtë jetë nuk mund të jetojë dot pa ligj, pa rregullore që stabilizon mardhëniet e tij
me Zotin e tij që e ka krijuar, me njerëzit që e rrethojnë dhe në fund edhe me vetevten. Në asnjë
moment njeriu nuk mund të jetojë në këtë jetë i pa kufizuar nga ligji. Nëse shoqëria do jetonte pa
ligje, ajo do ishte një kasaphanë e vërtetë. Jeta do kthehej në një katastrofë. Ky është rezultati kur
njeriu nuk është i kufizuar nga ligjet, njeriu i thjeshtë që përbën shoqërinë. Po nëse ky njeri i
pakufizuar nga ligjet nuk është njeri i thjeshtë por është vetë drejtuesi i shoqërisë, qoftë një apo
disa, ku do shkojë shoqëria?! Ajo do shkojë në një katastrofë të pashmangshme. Kjo sepse ai që
do të drejtoj shoqërinë, nëse ligjet do ti vendosë ai vetë ose grupi i tij, ata do vendosin ato ligje
që u përshtaten interesave të tyre, kështu që ekzistenca e ligjeve për ta është njësoj si të mos ketë
ligje. Rezultati është i qartë, shoqëria do ndahet, osë më sakt, është ndarë në dy grupe. Njëri
grup, një numër i pakët njerëzish, e ata janë mbi ligjin sepse ata vetë e vendosin atë, kurse pjesa
tjetër është poshtë ligjit.

Grupi që është mbi ligjin do vendosë ato ligje që i përshtaten interesave të tyre ose të një pale
të caktuar, qoftë brenda apo jashtë vendit, kurse pala tjetër do jetë thjeshtë pre e këtyre ligjeve që
burojnë nga lakmia e ligjvënësve për të rujatur pushtetin dhe interesat e tyre personale. Kështu që
kjo mënyrë udhëheqjeje në të cilën disa njerëz janë mbi ligjin, nuk është më e mirë se sa të
jetojnë pa ligje fare. Në të dyja rastet do gjendemi para një katastrofe. Rezultatet e saj nuk duken
për një ose dy ditë, ato shfaqen me kalimin e viteve.

Sikurse komunizmi! Shumë njerëz fillimisht e donin nga padija e tyre, duke mos u thelluar në
pasojat e tij. Kështu është edhe sot! Shumë njerëz menduan se demokracia është zgjidhje për
njerëzimin, mirëpo, pak nga pak, me kalimin e viteve ata po i shohin frytet e hidhura të
demokracisë.

Në fund të fundit, edhe demokracia edhe komunizmi, të dyja pjellë e laicizmit janë.

Në të dyja këto sisteme, njeriu drejtues e ka vendosur veten mbi ligjin, ai bën ç’të dojë në
emër të ligjit. Në komunizëm, diktatura ishte drejtësi në emër të ligjit të cilin e vendos njeriu,
(2)(Edh-dharijat - 56)
kurse në demokraci shthurja është drejtësi po në emër të ligjit të cilin e vendos po ky njëri i cili
është mbi ligjin.

Pra, njeriu mbi ligjin është në të vërtetë shkaku i katastrofës së shoqërisë. Ai shkakton
diktaturat, ai e çon shoqërinë në shthurje, etj.!

Pra, ne kur flasim për homoseksualizmin, nuk kemi të bëjmë thjeshtë me një dukuri të
shëmtuar, të turpshme, e cila mbase ekziston tek disa njerëz. Ne kemi të bëjmë me njeriun
ligjvënës i cili e ka ngritur veten e tij në atë gradë që nuk i takon. Ky njëri për arsye të ndryshme
personale, qofshin ato interesa apo lakmi për pushtet, etj., është i gatshëm të vendosë çdo ligj që i
ndihmon interesat dhe pushtetin e tij. Si rezultat ai do t’iu imponojë njerëzve ligje dhe zakone që
mbase ato mund të jenë tepër të huaja për shoqërinë.

Në këtë lloj realiteti të tillë një Muslimani nuk i ngelet gjë tjetër veçse të ruajë veten dhe
familjen e tij nga këto fitne dhe të këshillojë njerëzit sa të ketë mundësi.

Detyra e njerëzve është të besojnë Allahun e të zbatojnë ligjet e Tij, përndyshe ato do bien
pre e kurtheve të shejtanëve xhind dhe njerëz. E di që këto fjalë ska për ti dëgjuar kush, por ska
problem, detyra jonë është të këshillojmë. Allahu ka thënë në Kur’an (kuptimi):

"Një grup prej tyre thanë: Pse i këshilloni ata njerëz të cilët Allahu do t'i shkatërrojë
ose do t'i dënojë me dënim të dhembshëm. Thanë: E bëjmë këtë që të jemi të justifikuar
para Zotit tuaj dhe me shpresë që ata të përkujtohen." (3)

Ky është thjeshtë një përkujtim për të kuptuar origjinën e problemit.

Allahut i kërkojmë ndihmë të na dhurojë sinqeritet e të na ruajë ne dhe familjet tona e çdo
musliman nga fitnet. Amin!

~ Shkruajti: Abdurr-Rrahim Balla ~

Rexheb, 1438 – Prill, 2018

(3) (El-Ar’af - 164)

You might also like