You are on page 1of 20

Aspektet e induksionit të studiuesve të hershem myslimanë te

nxjerra nga Kur'ani Famëlartë per te provuar formen sferike te


tokes.
Dr. Abdurrahim Khairullah Omar Ash-Shareef
Pershtati nga anglishtja: Aziz Mahmuti

Ky studim shqyrton ajetet Kuranore me te cilat nenkuptohet natyra sferike


e tokes dhe ne anen tjeter demonstron ato gjera qe ajetet na bejne te
kuptojme rreth natyre sferike te tokes sipas interpretimit te dijetareve te
vjeter musliman te cilet kishin jetuar para se besimi mbi natyren sferike te
tokes te perhapej si nje fakt pas vitit (1522 pas Krishtit – 930 Hixhri)
permes udhetimeve eksploruese te Magelanit. Ky studim gjithashtu ve dhe
ne diskutim edhe interpretimet e tjera te cilat dikush ka mundur te kuptoje
prej tyre se Kurani na thote se toka eshte e sheshte. Studimi arriti ne
konkluzionin se shume tekste konfirmojne natyren sferike te tokes dhe se
shumica e studiuesve te vjeter musliman besonin ne natyren sferike te
tokes.

Hyrje

Islami nxit njerezit qe te meditojne rreth gjithesise dhe kete lloj meditimi e
konsideron si shenje zgjuarsie, sikurse Allahu i Madheruar thote: “Me të
vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të Tokës dhe në ndërrimin e natës e të
ditës, ka shenja për mendarët, për ata që e përmendin Allahun duke
qëndruar në këmbë, ndenjur ose shtrirë dhe që meditojnë për krijimin e
qiejve dhe të Tokës (duke thënë:) “O Zoti Ynë! Ti nuk i ke krijuar kot
këto - lartësuar qofsh (nga çdo e metë)! Prandaj na ruaj nga
ndëshkimi i zjarrit.” (Ali Imran 190-191)

Imam Kurtubiu thote: “Prej njeriut u kerkua qe te meditonte rreth


1)krijimit te qiejve dhe te tokes dhe 2)vetevetes se tij ne menyre qe te
kuptonte se Allahu i Madheruar i krijoi qiejt dhe gjithcka mes tyre me
drejtesi; pra me persosmeri dhe mencuri.” Dhe kjo shpjegon se pse Omer
bin Abdul Aziz tha: “Te meditosh per miresite e Allahut te Madheruar
eshte prej adhurimeve me te mira.”

Nje nga ceshtjet qe Allahu i Madheruar ka kerkuar nga roberit e Tij eshte
qe te meditojne rreth krijimit te Tokes, Allahu i Madheruar thote: “Është
Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe
për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta
mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që
mendojnë.” (Ar-Rrad : 3)

Marredhenia e njerezve me Token duhet te jete ajo marredhenia e


teresise, integrimit dhe haromonise sesa te jete nje marredhenie sfiduese
ku burimet e saj do vuanin nga shterimi. Kjo lloj marredhenie pastaj do
rregullonte paraprakisht mendesine njerezore ne menyre qe ata te
perdorin llogjiken e tyre ne menyre eksploruese, njohese; ta shfrytezojne
token per nga ana materiale dhe te frymezohen nga ajo per nga
dimensioni i saj estetik. Dhe per kete Allahu i Madheruar na terhoqi
vemendjen ne shume ajete Kuranore. Te mendosh rreth asaj qe Allahu ka
krijuar dhe te vazhdon te eksplorosh karakteristikat e kesaj krijese te
mahnitshme konsiderohet sikur po lexon nje liber te mrekullueshem. Dhe
ky lloj leximi zakonisht ndiqet nga logjika dhe eshte menyra e vetme e
meditimit ndaj gjithckaje te krijuar nga Allahu i Madheruar, i Cili ka krijuar
cdo gje ne menyre te persosur dhe i Cili i ka dhene drejtim cdo gjeje. Ky
liber i mrekullueshem i universit kurre nuk do jete ne kundershtim me ato
gjera qe permenden ne Kuranin Famelarte. Keshtu, nese do ekzistonte
ndonje mosperputhje midis librit te mrekullueshem dhe atij te Zbritur (gje
e cila nuk ndodhe), atehere per njeren prej tyre duhet te dyshohet (qe
dmth, mosmarreveshje kurre nuk mund te ndodhe midis dy rezultateve qe
dalin nga persiatja praktike). Prandaj, Islami i ka inkurajuar shume njerezit
qe te meditojne per te dyjat ne te njejten kohe. Islami gjithashtu nuk e ka
ndaluar aske qe te meditoj ne lidhje me te dyjat. Allahu i Madherishem
thote: “Ky (Kuran) është një libër i bekuar, që Ne ta kemi zbritur
ty (Muhamed), që t'i studiojnë argumentet e tij dhe që të marrin
mësim prej tij mendimtaret.” (Sad : 29)

Prandaj, “per nje rob te Zotit nuk ka asgje me te dobishme dhe ne te cile
do gjeje shpetimin ne jeten e pertejme me shume sesa meditimi ndaj
Kurani Famelarte, pra, te meditosh gjate ne te dhe te permbledhesh ide
nga kuptimi i ajeteve te tij.” “Te medituarit, te mesuarit e ndonje mesimi,
te kuptuarit, te logjikuarit jane shume te rekomanduara ne Kuran. Dhe
padyshim, te medituarit eshte celesi i ndricimit, principi i largpamesise,
rrjeti i te gjitha shkencave dhe bagazhi i dijes dhe inteligjences.”

Meditimi rreth Kuranit famelarte ka krijuar nje metode shume te


rendesishme ne ndertimi dhe formimin e nje shoqerie te zhvilluar, larg
mbetjeve te injorances, duke ndertuar mentalitete qe jane te afta te
eksplorojne ligjet universale dhe shoqerore si dhe t’i shendërrojne
eksplorimet e tyre ne shpikje dhe arritje te dobishme ne menyre qe
komuniteti te arrinte lumturine dhe rregullin. Muslimanet nuk ishin te
poshteruar dhe nuk u perkeqesuan derisa braktisen Kuranin famelarte. Qe
do te thote se lane meditimin, kuptimin dhe njohjen e sakte te mesazhit i
cili synohej nga Allahu i Madheruar ne Kuranin famelarte.
Bazuar nga ajo qe u tha me siper, studiuesit bashkekohore musliman jane
te nje mendimi se duhet te meditohet rreth Kuranit gjithashtu dhe rreth
universit. Meditimi ne lidhje me formen e Tokes eshte i kerkuar nga Kurani
dhe Hadithi.

Al-Idrisi duke shpjeguar konceptin e tokës sferike për mbretin Roger II, mbretin e
Sicilise.
Ebu Abdullah Muhamed el-Idrisi ne vitin 1099-1160 .. ishte një gjeograf arab mysliman,
hartograf, Egyptologist dhe udhëtar i cili ka jetuar në Sicili, në oborrin e mbretit Roxher
II ...
Ai shkroi librin e famshëm (Nuzhat al-Mushtaq fi'khtirāq el-AFAQ - Libri i udhëtimeve
të këndshme në një vend i largët) dhe përfshihen në atë Tabula Rogeriana .. një nga më
të avancuara hartave të lashta të botës ..
Ai lindi në Ceuta .. studiuar në Kordoba .. dhe vdiq në Sicili 
Dijetaret e hershem musliman prej disa ajeteve Kuranore kane nxjerre se
toka eshte sferike.

Se pari: Ndryshimi midis nates e dites sipas kohes dhe vendit ku Allahu i
Madherishem thote: “Me të vërtetë, në krijimin e qiejve dhe të
Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë
nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej
qiellit, duke ngjallur përmes tij tokën e vdekur dhe duke
shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë
që qëndrojnë midis qiellit e Tokës, pra, në të gjitha këto, sigurisht
që ka shenja për njerëzit me intelekt.” (Shih gjithashtu Ali Imran :
190, Junus : 6, Muminun : 80, Xhathije : 5.)

Rrazi (1209) ka thene: Sikurse qe dita e nata jane te ndryshme ne


gjatesine e tyre kohore, ato gjithashtu ndryshojne edhe sipas vendit. Pra,
per ata qe thone se toka eshte e rrumbullaket, per secilen ore ne nje vend
te caktuar eshte mengjes dhe per nje vend tjeter eshte mesdite, per nje
vend te trete eshte pasdite, e per nje vend te katert eshte koha e
perendimit te diellit dhe mesnata ne te pestin. Dhe deduksioni i
meposhtem eshte afer atij me siper.”

Se dyti: Njerezit ne menyre te vazdhueshme per 24 ore ne dite jane te


kthyer ne drejtim te Mekes per lutje, Allahu i Madherishem thote: “Me të
vërtetë, Faltorja e parë e ngritur për njerëzit, është ajo në Bekkë
(Mekë), e bekuar dhe udhërrëfyese për popujt.” (Ali Imran : 96)
Ajo qe kuptohet nga Ajeti Kuranor ashtu sikurse thote Nisaburi (1327):
“Nese do interpretonim fjalen arabe “Baraka” si vazhdimesi, atehere me
siguri se Qabeja e shenjte vazhdimesisht eshte pike referimi per
muslimanet duke adhuruar Zotin rreth e rrotull saj, duke rene ne gjunje
dhe duke u perkulu. Dhe kur Toka eshte e rrumbullaket, atehere, per disa
njerez eshte mengjes, dreke eshte per te tjeret, pasdite per te tjeret
mbremje, per te tjeret mesnate. Pra, Qabja kurre nuk pushon se qenuri
pike referuese dhe drejtimi per njerezit.” Autori pastaj thote: “Njera prej
kuptimeve te Baraka ne arabisht eshte vazhdimesia dhe konsistenca. Ne
(arabet) themi: “Barakatil-Naka” qe do te thote: Deveja qendroi pa
levizur.”

Dhe kjo eshte ajo qe ka dashur te thote Nisaburi kur provonte natyren
sferike te Tokes duke perdorur kete ajet, per shkak se njerezit gjate gjithe
kohes ballafaqohen me Qaben dhe kjo do te thote se Toka eshte sferike
dhe rrotullohet rreth vetes se saj; meqenese 5 vakte namaz kurre nuk
ndalen ne toke nga njerzit, domethene, sa here qe ne nje vend te caktuar
perfundon namazi, fillon ne vendin tjeter, e keshtu me radhe.

E treta: Agimi ne menyre graduale hapet sikurse fara qe gradualisht


ngrihet nga toka e rritur brenda filizit. Allahu i Madheruar thote: “Ai është
krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin
dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të
Plotfuqishmit dhe të Gjithëdijshmit.” (El-En’Am : 96)

El Bekji (1406) permendi kete ajet Kuranor per te nenkuptuar kete gje
duke thene: “Kjo lloj ndarje eshte nga provat me te medha te fuqise se
Allahut te Madheruar, sepse kur eshte mesnate ne gjysmen e Tokes, dielli
lind nga lindja ne gjysmen tjeter (gjysmen qe perballet me diellin), ne
menyre qe gjysma tjeter te ndriçohet.” Nese toka do ishte e sheshte, e
gjitha do ndricohej nga rrezet e diellit ne te njejten kohe dhe pernjehere.

Se katerti: Shtrirja e Tokes sikurse Allahu i Madheruar thote: “Është Ai


që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe
për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta
mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që
mendojnë.” (Rrad : 3) (Shih gjithashtu el Hixhr : 9 dhe Kaf : 7).
Hazeni thote (1279): “Nese nje top do ishte teper i madh, secila pjese e
saj do dukej e shtrire si nje siperfaqe shume e gjere.”
Biles thuhet sikur topi i basketbollit te ishte ne permasat e tokes ai do te
ishte me pak i rrafshet dhe shume i thepisur sesa vete toka.

Sujuti (1505) thote: “Shtrirja e Tokes ne pamje te pare çon ne idene se


ajo eshte e sheshte e jo e rrumbullaket, dhe kjo me sa duket nenkuptohet
shpesh here. Mirepo ne mund ti vendosim edhe qe te dy konceptet se
bashku, ate te sheshte dhe te rrumbullaket, per shkak se cdo pjese e
tokes eshte e shtrire ne vetvete si pjeses e saj, ndersa rrumbullakesia
eshte ne totalin e saj.”

Kjo do te thote se shtrirja e Tokes gjithashtu çon ne idene se ajo eshte e


rrumbullaket sepse cdo forme tjeter gjeometrike (trekendeshi, katrori,
pentagoni etj) duhet te kene nje kurbe kur levizin nga njera ane ne
tjetren, per arsyen se format e lakuara nuk jane te shtrira. Shihni ne
figuren lart e cila ka perfshire shume forma, secila ane eshte percjelle me
nga nje shkronje (A, B, C, D...) pervec rrethit; meqenese nuk ka ane.
Askush nuk ka pare dicka tjeter rrugeve te tokes pervecse perkuljes se saj,
ne kundershtim me ecjen prej A ne B, e nga B ne C etj.

Do te gjejme dy prova ne shprehjet e paimitueshme te Kuranit rreth


shtrirjes dhe zgjerimit te Tokes: Fakti vizual dhe ai shkencor. Sipas syrit qe
ne shohim, Toka eshte e shtrire dhe e gjere, dhe kjo e ben jeten tone te
lehte. Nga ana tjeter, eshte nje top kur e sheh Token nga larte.

Se pesti: Zvogelimi i perimetrit te Tokes kur leviz nga mesi per tek polet.
Allahu i Madheruar ka thene: “A nuk e shohin ata se Ne po ua
zvogëlojmë tokën nga skajet e saj? Allahu gjykon, dhe askush
nuk mund ta thyejë gjykimin e Tij; Ai është i shpejtë në llogari.”
(Rrad : 41) Shih ( El Enbija : 44). Kjo eshte shume e qarte per ata qe
levizin per nga mesi i tokes ne drejtim te poleve, e cila gje nuk mund te
ndodhe vetem se ne nje forme rrethore.

Se gjashti: Animi i boshtit te Tokes i cili eshte substancial per krijesat dhe
stabilitetit te maleve, Allahu i Madheruar thote: “Ai ka vendosur male të
palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka
krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.” (En-Nahl : 16)
Shih gjithashtu (EL-Enbija : 31 dhe Lukman : 10).
Ajetet sipas Nisaburit tregojne se: “Toka eshte nje objekt i rrumbullaket.
Nese nje top eshte i rrumbullakosur ne menyre perfekte, atehere ai do te
lekundej prej dickaje shume te dobet. Mirepo, kur Allahu i Madheruar krijoi
kete lloj ashpersie ne siperfaqene e Tokes; vendosi malet (si pyke, ose
plintash, dmth, malet funksionojne si plinta) dhe qellimi i tyre ishte qe toka
te mos levizte lehte. Fjala arabe “Mejeden” do te thote anim, arabet
thone: “Madat Agnsunush-Shajara”, pra, deget e pemeve kishin anuar
paksa.

Keto ajete diskutojne fazat e krijimit te Tokes dhe se Toka ishte jo stabile
(pra qe dridhej bashke me ato qe ishin ne siperfaqen e saj), dhe kur
Allahu i Madheruar krijoi malet ajo pastaj u be stabile. Hadithi ne vijim nga
Profeti alejhi selam deshmon kete gje. Profeti Muhamed alejhi selam tha,
“Kur Allahu krijoi Token, Toka po dridhej; keshtu qe Ai krijoi malet. Pastaj
ajo u stabilizua”(....).

E shtata: Vendet e tjera qe deshmojne lindjen dhe perendimin e diellit,


Allahu i Madheruar thote: “Ajo (llamba) ndizet nga druri i bekuar i
ullirit, as lindor, as perëndimor,..."(Nur 35) Ajo qe ky ajet tregon sipas
ibn Adel (1475) eshte kjo: “Kush thote se Toka eshte sferike“ nuk na
provon dot se lindja dhe perendimi i diellit ndodhin ne vende te caktuara.
Perkundrazi, cdo vend ka lindjen dhe perendimin e diellit.” Autori tha: “Ky
lloj indikuesi eshte i lene jashte sepse ajo qe permendet si (“as lindor, as
perëndimor”..) eshte pema e ullirit, e jo Toka apo dielli, sipas kontekstit.

E teta: Perzierja e nates dhe dites, Allahu i Madheruar thote: “Ai krijoi
qiejt e tokën me qëllim të caktuar; Ai natën ia mbështjell ditës
dhe ditën ia mbështjell natës; Ai nënshtroi diellin dhe hënën, që
secili lëviz deri në një afat të caktuar, pra Ai është Ngadhënjyesi,
Mëkatfalësi. " (Zumer : 5)
Shejh Islam Ibn Tejmija (1327) thote: “JuKewiru”- ne arabisht do te thote
rrotullim. Ne ne arabisht themi “Kuwwiratil Amameh”, qe do te thote
mbeshtolli shallin rreth kokes. Nata, dita dhe gjendjet kohore i perkasin
levizjeve, pasiqe koha perbehet prej levizjeve. Prandaj, levizja bazohet ne
nje objekt ne levizje. Pra, nese koha ndjek levizjet, e cila ne kembim ndjek
nje objekt sferik, atehere edhe objekti duhet te jete sferik.”

E nenta: Qielli perbehet nga shtresa, Allahu i Madheruar thote: “Ai ka


krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin.” (Mulk – 3) Shih gjithashtu
Nuh : 15. El Bikai thote: (Tibeka) do te thote shtresa, shumesi i (Tabaka)
qe do te thote nje shtrese. Secila shtrese perputhet ne menyre te perkryer
me njera tjetren dhe secila pjese e nje shtrese perputhet me pjesen tjeter
te shtreses vijuese, ndersa secila prej ketyre shtresave eshte e kufizuar
nga shtresat e tjera. Kjo nuk do te ndodhte kurre perveçse ne Token
sferika dhe qielli i saj eshte si nje levozhge veze qe e rrethon vezen nga te
gjitha anet.” Pra, Toka per qiellin, me te gjitha shtresat e saja, eshte
sikurse e verdha e vezes per shtresat e tjera midis saj dhe levozhges se
jashteme.

Krijesat jane te ngjashme ne strukturen e tyre te pergjithshme, Allahu i


Madheruar thote: “Nuk mund të gjesh në krijimin e të
Gjithëmëshirshmit kurrfarë defekti.” (Mulk : 3)

Ibn Tejmije thote: “Gjithçka ekziston ne qiell eshte e ngjashme me njera


tjetren. Por, ne lidhje me katrorin, trekendeshin, format pesekendeshe dhe
gjashtekendore e keshtu me radhe, ndryshimi mund te gjendet ne anet
dhe kendet e tyre.” Kjo do te thote se, ne kurre nuk do jemi ne gjendje qe
te shohim ndonje planet trekendesh ose kubik: Jupiteri, Merkuri dhe
Venusi jane te gjithe te rrumbullaket po ashtu edhe Toka pasi qe ato i
perkasin te njejtave specie te cilat ndajne te njejten strukture te
pergjithshme. Perndryshe, do kishim nje pabarazi te madhe.

Nje argument tjeter shteruar per kete ceshtje eshte forma e eklipsit te
henes qe gjithmone paraqitet ne formen rrethore qe tregon
rrumbullakesine e tokes.Nese toka do ishte e sheshte sikurse pretendojne
disa atehere eklipsi do te shenonte nje vije te drejte tek hena.

Mund te gjenden ajete Kuranore qe ne shikim te pare do na jepnin


pershtypjen se ato mbeshtesin hipotezen e Tokes se sheshte. Sidoqofte,
ka nje dallim siç do sqarohet ndersa diskutohet per ajetet ne fjale.

E para: Te ngjasosh Token me nje shtrat, ndersa shtrati nuk eshte i


rrumbullaket, Allahu i Madheruar thote: “i Cili e ka bërë për ju tokën
shtresë dhe qiellin ndërtesë; i Cili prej së larti zbret ujë dhe
nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos
sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.” (Bekare : 22)

Mahmud Bin Hamza Karmani (1111) tha: “Shume interpretues te Kuranit


nga ky ajet nxorren se toka eshte e sheshte dhe jo sferike.” Dijetaret
thone: “Ne nuk mund te ndjekim indikacionet e interpretuesve ne lidhje
me keto ajete, te cilet deklarojne se toka eshte e sheshte vetem se
shtreterit nuk jane te rrumbullaket. Ngjashmeria mes dyve ka te beje me
relaksimin (pushimin), ngrohtesin dhe butesine dhe jo rrafshtesine e tokes.

Nder komentuesit qe diskutuan ne lidhje me kete çeshtje:


Zamakhasheri (1074) i cili tha: “Sido qe te jete Toka, eshte e sheshte apo
e rrumbullaket, nuk ka ndonje dallim, Toka eshte sikurse nje shtrat, qe do
te thote se eshte teper e madhe dhe e gjere per ne.”

Ibn Abdel thote: “Disa njerez pretendojne se Toka duhet te jete e sheshte
qe te quhet shtrat ne vend te sferes sipas ketij ajeti. Por, kjo eshte larg se
vertetes sepse kur nje sfere eshte shume e madhe, cdo pjese e saj duket
te jete nje siperfaqe e rrafshte qe e bene si vend te pershtatshem per tu
vendosur ne te.”

Ibn Kajimi (1349) thote: “Ai e beri si shtrat per te qene stabil dhe nje
shtepi per krijesat. Ai gjithashtu e beri ate te qendrueshme dhe te
rehatshme per njerezit qe te mund te enden ne kembe.”

Dijetaret thone: “Ngjashmeria midis Tokes dhe shtratit eshte se te dy jane


pergatitur per relaksim dhe banim. Ky krahasim eshte permendur ne
Kuranin Famelarte, ku Toka krahasohet me nje shtrat. Ketu gjejme Musain
i cili i thote Faraonit sic e permend Allahu ne Kuran: “Është Ai që Tokën
e ka bërë djep për ju,” (Ta Ha : 53). Pra, Zoti krahasoi Token me nje
djep te bute te pergatitur me gjithçka te nevojshme per te brenda saj, qe
ti mundesohet foshnjes te fle mire dhe ne anen tjeter e krahason ate me
nje shtrat ku fle nje i rritur.

E dyta: Zgjerimi i Tokes, Allahu i Madheruar thote: “Pastaj e shtriu


rrafsh Tokën”... (Naziat : 30) Tabari (923) thote: “Fjala arabe “Duhuw”
do te thote zgjerim sipas arabeve.” Pastaj ai permend zinxhirin e
transmetuesve; sikurse transmetimin e Katades, Sudiut dhe Sufjanit se
“Dahaha” do te thote dicka e zgjeruar dhe zgjatuar.” Studijuesit thone:
Shtrirja e Tokes nuk mohon natyren e saj sferike sic u permend me siper.
Sa i perket fjales “Dahaha”, ajo ka nje kuptim idiomatik sic permendet ne
ajetin pasues: “dhe, nga ajo nxori ujërat dhe bëri kullotat”.

Ibn Abbasi ka thene: “ Toka u shtri kur uji dhe bari dolen prej saj bashke
me malet, bukurite, kodrat dhe cfare ka mes tyre.” Si pasoj e kesaj,
shtrirja e tokes nuk mohon rrumbullakesine e saj. Perkundrazi, shtrirja e
saj do te thote ne menyre absolute
sfericitetin e saj sepse “Dahaha” eshte
marre ne fakt nga “Udhuja” e cila eshte
foleja e strucit pasi qe ai e godet me
kembe. Tjetra eshte se foleja e strucit
eshte njelloj grope pa asnjelloj bari apo
gjethe. Gjithashtu eshte e mundur se ajo
qe kihet per qellim ketu nga (Ad-Duhje)
eshte vete veza e strucit.

Kjo lloj strategjie e te shprehurit eshte e mundur ne arabisht; ne te cilen


mund te permendim vendin ne vend te asaj qe zakonisht ndodhet ne ate
vend. Edhe nese e marim ne kuptimin denotues te termit, Allahu e krijoi
Token te rrumbullaket per ta bere me te lehte per ne qe te jetojme ne te.
Perndryshe, jeta do te ishte e pamundur. Nder te tjera, struci gjene nje
vend te pershtatshme per ti vendosur vezet e tij, sepse perndryshe do ti
demtoheshin. Struci kurre nuk rrafshon token ne menyre te sheshte per ti
vendosur vezet aty. Sepse vezet do i rrokulliseshin e nuk do i mbledhte
vezet qe ti ngrohte apo edhe per ti mbrojtur nga armiqt. A ka mundesi qe
struci ti ngroh vezet e vendosura ne menyre vertikale? Po, kete gje dhe
bene ne menyre qe edhe ngrohtesia te perhapet gjithandej. Te gjitha keto
gjera na thone se foleja duhet te behet grop ne toke; ne hemisferen e
poshtme (kur shikon gropen nga lart).
Toka eshte nje shtroje e gjere, sikurse thote Allahu i Madheruar: “Allahu
për ju e ka bërë Tokën shtrojë të gjerë.” (Nuh : 19) Ibn Atija thote:
“Fjala “Bistan” ne dukje te pare na jep kuptimin se toka eshte e sheshte”.
Karakteristika e shtrire e tokes sikurse Allahu i Madheruar thote: “Po
Tokën, se si është shtrirë?!” (Gashijeh : 20) Xhalaludin Muhalli (1409) tha:
“Fjala “Suttihat” me sa duket nenkupton se toka eshte e rrafshte dhe jo
sferike dhe keshtu kane thene dijetaret musliman”. I jemi pergjigjur me
pare ketyre dy nocioneve te fundit duke thene se nuk ka kurfarre
kontradite midids natyres sferike te tokes dhe shtrirjes se saj. Perkundrazi,
nje sfere qe eshte jashtezakonisht e madhe do te shihet sikur secila pjese
e saj eshte e zgjeruar dhe e shtrire. Vlen te permendet gabimi i
Xhelaludinit kur kete ide ia atribuoj dijetareve muslimane.

Ne fakt dijetaret musliman thane te kunderten sic u permend me pare.


Shume dijetare permendin unanimiatetin e dijetareve musliman mbi
natyren sferike te tokes; sikurse:

1. Ibn Hazmi (1063) qe thote: “Provat tregojne se toka eshte sferike,


mirepo njerezit e rendomte thone te kunderten. Ne kerkojme nga Allahu i
Madheruar sukses dhe themi: Askush nga ata qe meritojne te quhen imam
te muslimaneve nuk e kane mohuar Token si sfere. Dhe nuk kemi marre
dicka prej tyre qe do nenkuptonte mohim, madje as edhe nje fjale te
vetme.”

2. Ebu Al Wafa ibn Ukail el Hanmbeli (1119) thote: “Nuk ka mospajtim


midis dijetareve musliman ne lidhje me natyren sferike te qiellit. Ata
gjithashtu kane treguar unanimitet mbi natyren sferike te Tokes.”

3. Nisajburi thote: “Njerezit e dijshem te Islamit kane thene se eshte


provuar se toka eshte sferike duke perdore provat e determinizmit
absolut.”
4. Ibn Tejmije thote: “Dijetaret musliman ne menyre unanime kane thene
nje gje te tille. Nuk po flasim per individ te caktuar, por po flasim per
Imam te Islamit si Ebu Husejn Ahmed bin Xhafer bin El Minedi. Unanimiteti
gjithashtu eshte thene edhe nga Muhamed bin Hazm, Ebu El Faraxh bin
Xheuzi. Dijetaret e kane permendur ate ne zinxhirin e njohur te
transmetuesve permes te cilit njihen shoket dhe pasuesit e Profetit alejhi
selam. Ata thane nje gje te tille duke u bazuar ne ate qe gjendet ne
Kuranin Famelarte dhe Hadith, dhe e shtjelluan nje gje te tille duke
permendur prova te cilat u transmetuan brez pas brezi. Per me teper, ka
pasur dhe prova matematikore. Dhe nuk kam degjuar ndonje nga dijetaret
e njohur te kete mohuar dicka te tille. Une kurre nuk kam degjuar dike te
thote se Toka eshte e rrafshte, pervec padijeshmeve.”

Keto ishin citimet me te mrekullueshme te dijetareve te shquar musliman


te cilet kane argumentuar pro sfericitetit te tokes. Keto citime tregojne
provat e tyre ate kohe me te cilat argumentonin per natyren sferike te
Tokes permes induksionit.

Konkluzion

Ky studim ka treguar se dijetaret e hershem musliman kishin perdore


Kuranin e shenjte si prove per te treguar natyren sferike te Tokes. Studimi
gjithashtu tregon se ajetet Kuranore vertetojne natyren sferike te tokes
dhe asgje tjeter. Dikush mund te pyes, pse Kurani nuk mohon sheshtesine
e Tokes ne menyre te qarte dhe e perserite ate me shume se nje here?
Pergjigja eshte shume e thjeshte, sepse Kurani Famelarte nuk eshte
departamenti per dituri shkencore i cili paraqet çeshtjet natyrore. Kurani
nuk na zbuloi sekretet e hapsires dhe strukturen e atomit. Megjithate, ai
tregon disa ceshtje universale. Kurani eshte liber udhezimesh e sistem
jetese. Ai ne anen tjeter fton njerezit qe te perfitojne nga faktet universale
dhe ti perdorin ato si baze duke studiuar.Kurani i fton te meditojne njerzit
per krijimet e Zotit duke qene ata njerzit ne toke e jo duke qene ne hene
prandaj u drejtohet njerzve sipas asaj gjeje qe ata shikojne dhe
veshtrojne. Per me teper, inkurajon njerezit qe te shqyrtojne me
objektivitet dhe qe te germojne thelle teorite dhe perceptimet te cilat
besojne. Kjo qe te kryhet detyra me e rendesishme e njeriut ne univers; te
jete halife ne toke dhe ta mbushe token me adhurime ndaj Allahut te
Madheruar. Dijetaret kane rekomanduar se eshte e rendesishme qe te
perhapet kultura e kerkimit shkencor midis muslimaneve dhe qe te
ribotohen arritjet e dijetaereve te hershem, te jemi krenar me ta dhe te
zhvillojme me tutje arritjet e tyre.

Referenca:

The Holy Qur'an


Abu hamed Muhammad bin Muhammad Al-Ghazaali, Ihya' 'uloum Ad-Din,
Dar Al-kutub Al-ilmiyyah, Beirut,
(d/t.t).
Jalaluddin As-Syouti(1981), edited by: Saifuddin Abdul-qader Al-Kateb, Al-
Ikleel fistinbat At-Tanzeel, Dar Alkutub Al-'elmiyyah, Bejrut
Muhammad bin Abi-baker who's known by Ibn Qayyim Al-Jawziyyah
(1993), edited by: Yusri SayyidBadai' AtTafseer, Dar Ibn Al-Jawzi, Ad-
Dammam.
Muhammad Az-Zbeidi (1994), edited by: Ali Sheri, Taj Al-'Arous min
Jawaher Al-QamousDar Al-fikr, Beirut.
Muhammad bin Abu-bakr who's known by Ibn Qayyim Al-Jouziyyah(1994),
edited by: 'Isam Al-harstany, AtTibyan fi Aqsam Al-Qur'an,Mu-assat Ar-
resalah, Beirut.
Jalaluddin As-Siyuti and Jalaluddin Al-Mihalli (1999), Tafseer Al-Jalalayn,
Dar Al-kitab Al-Libnani, Beirut,
ed.2.
Imaduddin Isma'el bin 'Omar bin Katheer Ad-Dimashqi(1999),edited by:
Sami Salamah, Tasfeer Al-Qur'an Al-
'Atheem, Dar Taybah, Riyadh, ed.2.
Muhammad bin Jarir At-Tabari(1405 Hijri), Jame' Al-Bayan, Dar Al-fikr,
Beirut.
Muhammad bin Ahmad Al-Qurtobi(1994), Al-Jame' Li Ahkam Al-Qur'an,
Dar Al-Hadith, Cairo, ed.1.
Ghara-ib Al-Qur'an wa Ragha-ib Al-Furqan, Al-Hasan bin Muhammad bin
Al-Hussien An-Naisabouri, edited
by: Zakariyyah 'Umierat, Dar Al-kutub Al-'Ilmiyyah, Beirut, 1996.
Ali bin Ahmad bin Hazm (1983), Al-Fasl fil Malal wal Ahwa' wan nihal, Dar
Al-Ma'rigah, Beirut.
Abul-Qasem Mahmoud bin Omar Az-Zamakhshari (1997), Al-Kash-shaf 'an
Haqaiq At-Tanzeel, Dar Ihya' AtTurath Al-'Arabi, Beirut, ed.1.
Dr.Yusri Al-Jawhari (1984), Al-Kushouf Al-Jughrafiyyah, Dar An-Nahda
Al-'Arabiyah, Beirut.
Ala'uddin Ali bin Muhammad who's known by Al-Khazen (1995), corrected
by: Muhammad Ali Shaheen,
Lubab At-Ta'weel fi Ma'any At-Tanzeel, Dar Al-kutub Al-'ilmiyyah, Beirut,
ed.1.
Abu Hafs Omar bin 'Ali bin 'Adel Al-Hanbali (1998), edited by: 'Adel
Ahmad, Al-Lubab fi 'Ulum Al-Kitab, Dar
Al-Kutub AL-'ilmiyyah, Beirut, ed.1.
Muhammad bin Ibrahim Al-Watwat (2000), edited by: Dr.Abdul Razzaq Al-
Harbi, Manahej Al-Fikr wa
Manahej Al-'ibar, Ad-Dar Al-'Arabiyyah for encyclopedias, Beirut, ed.1.
Ahmad bin Abdel-Haleem Al-Harrani who's known by Ibn Taymiyyah
(1985), compiled by: Abdurrahman bin
Muhammad bin Qasim, Majmou' Al-Fatawa, General Presidencyfor
theAffairsof the Two HolyMosques,
Riyadh.
Abdel-Haq bin Ghalib bin 'Atiyyah (1993), Al-Muharrir Al-Wajeez, Dar Al-
kutub Al-'ilmeyyah, ed.1, Beirut.
Muhammad bin Abi-bakr who's known by Ibn Qayyim Al-Jawziyyah (1996),
edited by: Muhammad AlMu'tasem Billah Al-Baghdadi, Madarej As-Salikeen
bayna Manazeli Iyyaka Na'budo wa Iyyaka Nasta'een, Dar
Al-Kitab Al-'Arabiy, Beirut, ed.3.
Jalaluddin Abdurrahman bin Abi-baker As-Syuti (1988), Mu'tarak Al-Aqran
fi I'jaz Qur'an, Dar Al-kutub Al-
'ilmiyyah, Beirut, ed.1.
Dr.Abdul-Mun'em Al-'aal, Mu'jam Al-Alfath Al-'amiyyah that Al-haqiqiyyah
fil usol Al-'Arabiyyah, Al-khanji
Library, Cairo, ed.2
Ahmad bin Fares (1991), edited by: Abdessalam Haroun, Mu'jam
Maqayees Al-Lugha, Dar Al-Jeel, Beirut.
Muhammad bin Omar Ar-Razi (1994), Mafateeh Al-Ghaib, Fakhruddin, Dar
Al-Fikr, Beirut.
Abdurrahman bin Ali who's known by Ibn Al-Jawzi (1994), edited by:
Muhammad Abdul-Qader Ata, AlMuntatham fi Tareekh Al-Umam wal
Muluk, Dar Al-Kutub Al-'ilmiyyah, Beirut.
Burhan Ad-Din Abu Al-Hasan Ibrahim bin Omar Al-Biqa'I (1995), Nath Ad-
Durar fi Tafseer Al-Ayat wa AsSuwar, Dar Al-Kutob Al-'ilmiyyah, Beirut,
ed.1.

MORE RESOURCES
Book publication information: http://www.iiste.org/book
Recent conferences: http://www.iiste.org/conference

Titulli ne origjinal

Aspects of Ancient Muslim Scholars' Induction Drawn from the


Holy Qur'an in Proving Earth is Spherical
Dr. Abdurrahim Khairullah Omar Ash-Shareef
Associate Professor in Exegesis and Qur'anic Studies
Deputy of the Dean of Ash-Shari'a Department
Zarqa University / Jordan

You might also like