You are on page 1of 10

Biografia e sahabit Dirar ibn El Azuar (Histori)

Dirar ibn El Azuar (Histori)

Hyrje

Islami nuk eshte vetem fe ne kuptimin e religjonit por ai zhvillon dhe kulturen
dhe civilizimin.Do ishte boshlluk i madh sikur ne shqiptaret islamin ta
propagandonin vetem si religjon dhe te linim pa ndertuar kulturen islame dhe
civilizimin islam. Historia e arte islame eshte e shkruajtur me shkronja te arta
gjaku dhe eshte mbushur me plot personazhe qe per skenaret
kinematografike do ishin nje pasuri e vecante.Ne kohen kur jetojme, ne kohen
e medias, internetit, kinemas, kinamatografia islame eshte shume e dobet per
te mos thene e paperfillshme ne arenen boterore.Historia islame do ishte me
te vertete nje arkiv i madh sot mirepo mesa duke akoma nuk eshte kuptuar
kjo gje mire nga ne muslimanet.Ndryshimi kulturor qe i ka ndodhur botes dhe
vazhdon ta transferoje ate ka si sfond kryesor ekranin.Amerikanet harxhojne
milliarda dollare per Hollivudin, Kinezet gjithashtu, India dhe pse me nje
varferi ektreme ka bere dhe ajo shtepine e saj kinematografike Bollywood ku
prodhon filma per gjithe boten.Turqia eshte ne hapat e zhvillimit te saj te
kinematografise duke prodhuar seriale te ndryshme te sukseshme.Kur
kujtojme qe dhe shteti shqiptar ne kohen e demokracise prodhonte filma me
Kinostudion “Shqiperia e re” na vjen keq qe ky ritem boteror nuk po ndiqet
nga bota muslimane.Femijet e muslimaneve sot i merr me vete tomy-jerri,
supermanet, spidermanet e te tjere personazhe fallco te kinematograsise se
huaj. Historia Islame ka ngelur vetem ne leter. Nderkohe qe ajo duhej te ishte
sot e para ne arkivat e kultures boterore.
Nje nga personazhet me te bukura “aksion” per te cilin ka shkruajtur historia
Islame eshte dhe personazhi qe do flasim me poshte. Mundohuni qe me
fantazine tuaj kete personazh ta fusni ne memorien tuaj si nje film.

Dirar bin El-Azuar

Ai eshte Malik ibn Aus bin Xhedhimeh bin Rabiah bin Malik bin Tha'lebeh bin
Esed bin Deudan bin Khuzejme bin Mudrikah bin Iljas bin Mudar bin Nizar bin
Muad bin Adnan El-Esadij.
Ne historine Islame ai njihet me emrin Dirar bin el-Azuar. Dirari ishte një nga
shoket e profetit Muhamed a.s. Ai e pranoi Islamin mbas hapjes se Mekes dhe
kishte nje pasuri rreth 1000 deve dhe i la ato per tiu bashkuar muslimaneve
dhe Islamit me entuziazem dhe besnikeri.
Ai është i njohur edhe si një luftëtar i trim dhe një nga personazhet me të
suksesshme ushtarake gjatë pushtimit të Sirisë nën komanden e Khalid ibn
Uelidi dhe u bë i famshëm me pseudonimin “Luftetari(heroi) gjysme i
zheveshur” nga tendenca e tij për tu futur në betejë pa paisje te rrobave
ushtarake dhe pa veshje mbi gjysmen e trupit lart. Dirari ishte anëtar i elitës
“Mubarizun” njësi ushtarake speciale e cila është udhëhequr nga Khalid bin
Uelidi e cila perbehej nga shigjetaret, heshtaret dhe gjuatesit e katapultes.
Dirari e shoqëronte Khalidin në shumicën e rasteve, te fushatave duke
përfshirë edhe ne luften kunder renegateve, ne betejën e Jermukut dhe ne
betejen e Exhnadejnit.

Luftërat e renegateve (Ridase)

Gjatë periudhës fillestare të betejes se Ridase , Dirari ishte një


taksambledhës, por më vonë, ai mori pjesë në shumë beteja. Ai më vonë
shërbeu ne rolin kunderzbulesit dhe informatorit për elitën e kalorësisë të
udhëhequr nga admirali i famshëm islam Khalid bin Uelid. Kur ne një periudhe
kohore ndodhi një revoltë udhëhequr nga Tulejha, ai u dergua për të shuar
këtë rebelim.
Dirari u dërgua me pas nga Khalid bin Uelidi për të udhëhequr një detashment
te përbërë nga luftetaret e Benu Tamimeve per tu përballur me Malik ibn
Nueajrah, kryetari i Beni Xharbut , një klan i Benu Tamimeve, te cilet
akuzoheshin per renegim.

Beteja e Exhendejnit

Ushtria Rashidun e Khalifeve la qytetin e Medines në vjeshtën e vitit 633, ose


në fillim të 634. Ata i mposhten bizantinët në qytetin Dathin më 4 shkurt, pas
kësaj, perandori Herakliu , u zhvendos në qytetin e Emesas (tani qyteti
Homs,) mirepo ai kishte disa përforcime te dërguara në jug të mbrojtur
krahinen Cezare Maritima(sot qyteti Haifa) .Me qendrimin e tij Khalid bin Uelid
kishte urdhëruar për të ndërprerë operacionet kundër Perandorisë sasanide
dhe për tu kthyer trupat muslimane në Siri, qe me to të angazhoje mbrojtjen.
Gjatë mesit të betejës, thuhet se Dirari rrembyeshem iu drejtua Khalidi bin
Uelidit:
"Pse jemi duke pritur kur Allahu, I lartesuari, është në anën tonë? Per Allahun,
armiqtë tanë do të mendojnë se ne kemi frikë prej tyre, urdhëro sulmin dhe
ne do të sulmojmë ato."
Khalidi vendosi të lejonte regjimentin special te tij të luftonin kundër trupave
bizantine. Ai mendoi se muslimanët do të kishin përparësi dhe do të ishte e
dobishme të eliminohej sa më shumë oficerë bizantine, pasi kjo do të
zvogëlonte efektivitetin e ushtrisë bizantine. Keshtu i vendosi të lejojë Dirarin
që të veprojë sipas planit. Në fillim, Dirari mbante mburojen e tij dhe
përkrenaren për shkak shigjetave qe leshonin harkëtarët bizantine.Ai kishte
nje mburojë per te ruajtur nga lekura elefantit, e cila dikur i përkiste një
bizantini. Uakidi tha që Dirari uleriu kur iu afrua romakëve dhe tha:
"Unë jam vdekja e të zhdukurve
Unë jam vrasësi i Romakëve
Unë jam fshikellimi i kokave tuaja
Unë jam Dirar bin al-Azuari! "

Disa nga trupat bizantine me te mira i dolen perpara për t'iu përgjigjur sfidës
e tij, Dirari menjëherë braktisi armaturën e tij dhe rrobat qe kishte veshur dhe
romakët e njohen ate sepse ai njihej me nofken “heroi i gjysme zhveshur” .
Në ato pak minuta dyluftim Dirar vrau disa romakë, duke përfshirë dy
gjeneralë, njërin prej të cilëve ishte guvernatori i Amanit dhe të tjera
guvernatori i Tiberit .Vdekjet e tyre, nga dora e Dirarit, mbollën panik dhe
ciorientim midis rradhëve te bizantineve dhe I coi ato te humbin moralin dhe
trimerin ne lufte, të cilin Khalidi e përdori në avantazhin e tij strategjik.
Pas disfatës së bizantine me 24 prill, forcat e Khalid ishte në gjendje për të
hyrë Botsrah , Siria ishte pothuajse pa kundërshtarë. Kështu, forcat Khalid u
zhvendosen për t'u bashkuar me Amr ibn el-A'as në një vend të njohur
tradicionalisht si Exhendejn.

Ushtria Rashidun

Ajo mund te quhej me gjithe kuptimin nje armate sepse ajo dilte jashte
kontureve te forces se nje ushtrie te thjeshte si nga ana teknikes luftarake, ne
numrin e personelit ushtarak por dhe ne vendet ku ajo kishte shtrihej.Ajo
quhej ushtria Rashidun duke e marre kete emer nga kryetaret e shtetit islam
Khalifeve Rrashidine( me te miret).Ushtria e saj ishte një forcë e fuqishme
dhe shumë efektive.
Vetëm muslimanëve u lejuan të bashkoheshin me ushtrinë Rashidun si trupa
të rregullt. Gjatë luftës Ridda në sundimit të kalifit Ebu Bekrit , ushtria
kryesisht përbëhej nga korpusi luftarak ne Medine , Meke dhe Taif . Më vonë,
gjatë pushtimit të Irakut shumë beduine u rekrutuan si trupa te rregullta.
Gjatë pushtimit islam të Persisë (633-656), 12,000 trupa elite perse te
konvertuar në Islam u jane bashkuar ushtrise islame Rashidun. Gjatë clirimit
islam të Sirise (633-638) prej bizantineve , rreth 4.000 grekë ushtarë
bizantine nën komandantin e tyre Joashim (më vonë Abdullah JoaShim i
konvertuar në Islam) iu bashkuan trupave te rregullta te ushtrise Rrashidun
në pushtimin e Anadollit dhe Egjiptit . Gjatë pushtimit të Egjiptit (641-644),
koptiket krishtere qe konvertoheshin në Islam iu bashkangjiten ushtrise. Gjatë
pushtimit të Afrikës së Veriut , Berberet konvertoheshin në Islam dhe u bene
trupa të rregullt.Te gjithe keto e zmadhuan shume ushtrine islame.
Ushtrise Rrashidun, Ebu Bekri i thoshte e dhjetë keshillave përpara nisjes ne
fushebeteje:
Prisni, O njerëz, se do t'ju jap dhjetë rregulla për udhëzimin tuaj në fushën e
betejës. Mos bëni tradhti e mos devijoni nga rruga e drejtë.Nuk duhet
të gjymtoni kufomat. As të vrisni fëmijë e as grate dhe as një njerzit
e moshuar. Mos i shkatarroni pemët, e as mos i digjni me zjarr,
veçanërisht ato që prodhojne fruta. Nuk do të vrisni asnjë nga
bagetite apo kopete e armikut, përveç për ushqimin tuaj. Ndoshta do
të kaloni neper njerëz që ia kanë perkushtuar jetën e tyre në
manastire, Lërini ato.
Këto urdhra janë nderuar dhe nga kalifi i dyte Umeri , gjatë mbretërimit të të
cilit (634-644)u zgjeruan dhe me shume clirimet islame Përveç kësaj, gjatë
Betejës së Siffinit , kalifi Ali deklaroi se Islami nuk e lejon muslimanët per ti
ndaluar furnizimin me uje të armikut të tyre. Përveç Khalifeve Rashidine te
tjera fjale i atribuohen vetë profetit Muhammedit (a.s) i cili vete sugjeronte në
lidhje me krishteret e Egjiptit :
"Jini të drejtë të Allahut në lidhje me krishterëve egjiptianë*koptet."

Ushtria marshoi e ndare në disa pjese:


• Muqaddima (‫ )مقدمة‬- "pararoja"
• Kalb (‫ )قلب‬- "zemra /qendra"
• Al-khalf (‫ )الخلف‬- "prapavija"
• Al-mu'akhira (‫ )المؤخرة‬- "Ndihmesa e prapavijes"

Ndarjet në betejë

Ushtria u organizua në sistemin dhjeteshe .


Çdo seksion ishte nën një komandant dhe ishte në një distancë prej rreth 150
metrash nga njëri-tjetri. Çdo njësi fisnore e pasur kishte udhëheqës të quajtur
arifs . Në njësi të tilla, ishin komandantë për çdo 10, 100 dhe 1000 njerëzve
dhe kjo e fundit, quhej regjiment . Grupimi i regjimenteve për të formuar
forca më të mëdha ishte fleksibël, duke ndryshuar situatën. Arifs janë grup
dhe secili grup ishte nën një komandant të quajtur Emir al-Ashar dhe Amir al-
ashars ishte nën komandën e një komandanti seksioni, të cilët ishin nën
komandën e komandantit të përgjithshëm, Emir el xhejsh(Komandatit te
luftes)
Komponentë të tjerë të ushtrisë ishin:
• Rixhal (‫ )رجال‬- " këmbësorisë "
• Fursan (‫ )فرسان‬- " kalorësia "
• Rumat (‫ )رماة‬- " shigjetaret "
• Tali'ah (‫ )طليعة‬- "patrulla", rojtarë gjatë lëvizjeve të armikut

Inteligjenca dhe kunderzbulimi

Ishte një nga departamentet më të zhvilluara të ushtrisë që u tregua e


dobishme në shumicën e fushatave. Zbulimi (‫ )جاسوسية‬dhe shërbimet e
inteligjencës janë organizuar për herë të parë nga komandanti mysliman
Khalid bin Velidit gjatë fushatës në Irak . Më vonë, kur ai u transferua në Siri
e organizoi departamentin zbulimit edhe atje.
Madhësia e ushtrisë Rashidun ishte fillimisht 13,000 trupa në vitin 632, por
me pas u zgjerua shteti islam dhe ushtria gradualisht u rrit në 100,000 trupa
ne vitin 657. Tre gjeneralët më të suksesshme të ushtrisë Rashidun ishin
Khalid ibn Velidi , i cili pushtoi Persine- Mesopotaminë nen sundimin persian
dhe Ebu Ubaideh ibn el-Xherrahi cili pushtoi Sirinë nen sundimin romak, dhe
'Amr ibn el-Asi , i cili pushtoi Egjiptin ne sundimin romak.Pervec tyre ishin
Sa`d ibn Ebi Uekas, Jezid ibn Ebu Sufjan, Shurhabil ibn Hasanas, El-Ka'Ka 'ibn'
Amer el-Tamimi, Asim ibn 'Amr el-Temimi, Abdullah ibn Amir dhe Dirari ibn El
Azuari per te cilin ben fjale dhe shkrimi yne.

Si e mori emrin “Trimi gjysme zhveshur”, Dirari?

Ne betejen brenda Sirise, Dirari mbante krahun e djathte te ushtrise


muslimane.Ishte dite e nxehte dhe Dirari e hoqi helmeten pazmoren dhe
kemishen .Ishte I zhveshur deri ne brez qe te levizte me shpejt dhe te
luftonte me lehte.Prej guximit te tij ai u fokusua nga muslimanet si nje hero
dhe u be tmerr per bizantinet.Ne betejen e Exhnedines Khalidi bin Uelidi
dergoi vezhguesit qe te mbledhin te dhena per kampin e ushtrise
byzantine.Per kete gje Dirari u ofrua si vullnetar.Ai u nis rreth disa kodrinave
te vogla jo larg nga kampingu i ushtrise byzantine.Bizantinet e pane Dirarin
dhe derguan per te kapur rreth 30 ushtare.Dirari iu largua kampit aq sa
ushtaret qe e ndiqnin te largoheshin nga nje distance te madhe nga kampi I
tyre.Kur e pa qe distance ishte e konsiderueshme atehere ai ndaloi dhe filloi ti
sulmoi bizantinet duke i vrare 19 prej tyre.Me pas pershpejtoi per tek kampi
muslimaneve .Khalidi e kritikoi sepse ai e pat derguar per vezhgim dhe jo per
aksion ushtarak.Te njejten gje kishte bere dhe komandani bizantinas duke
derguar nje arab te krishtere te mbledhi informata ne kampin e ushtrise
muslimane.Pershkak se ishte arab ai kishte hyre lirshem ne kamp dhe mbasi
mori informatat i tha komandantit te tij Kubuklarit.
“Naten jane si murgjer ndersa diten si luftetare.Ne qofte se djali sunduesit te
tyre do te vidhte do tua prisnin doren ne qoftese do te bente imoralitet do ta
vrisnin.Kjo lloj drejtesie ishte vendosur tek ata.”

Komandanti bizantinas Kubuklari kur e degjoi keto fjale tha: Nese kjo eshte e
vertete atehere me mire te jemi nen toke sesa te perballemi me ato.Deshiron
qe Zoti te me mbaj larg tyre mos me ndihmoje kundra tyre dhe ato mos i
ndihmoi ata kundra nesh. (Taberiu 27160)
Te nesermen u filloi beteja dhe bizantinet i kishin shkaktuar humbje
muslimaneve.Dirari priste me padurim urdherin per sulm me skuadren e
tij.Mirepo Khalidi nuk e lejonte duke I thene te bej durim por Dirari ju pergjigj.
“Perse po presim Kur kemi Zotin e lartemadheruar ne anen tone.Keshtu
armiku po mendon se po frikesohemi.Urdhero per sulm.Khalidi vendosi te
dergoje nje grup special dyluftuesish me qellim qe te eleminonin sa me
shume oficere bizantine per te pakesuar efikasitetin e ushtrise se tyre.Ai i tha
Dirarit –Sulmo Dirar. Dirari u nis me kal perpara por kete here ai kishte
pazmoren dhe helmeten dhe nje mburoje me lekure elefanti te cilen me pare
ia kishte marre bizantineve.Mbasi iu afrua afer tyre i sfidoi ato per dyluftim
dhe i hoqi rrobat duke u zhveshur gjeri ne brez.Brenda pak caste ai vrau disa
oficere bizantinas nderto guvernatorin e Amanit dhe guvernatorin e
Tiberias.Nga bizantinet 10 oficere u nisen drejt Dirarit por Khalidi nisi drejt
tyre 10 luftetaret e tij me te mire te cilet i vrane ato.Kjo gje i ndryshoi pak
raportin e humbjen ne lufte pasi humbjet e bizantineve ishin shume te
medha.Per kete gje ato vendosen te dergojne nje cete per te vrare prijesin e
ushtrise muslimane Khalidin.Mirepo nje prej gjeneraleve bizantinas Davudi qe
u dergua tek Khalidi si pjese e planit per ta futur ne kurth por ai u tremb nga
bashkebisedimi me Khalidin dhe i tregoi te gjitha ne kembim te faljes se jetes
se tij dhe familjes se tij.

Khalidi vendosi qe personalisht te shkoje te bizantinasi Vardar dhe per te folur


me te nderkohe qe dergoi Dirarin per te vrare ushtaret e kurthit bizantinas ne
mengjes.Dirari se bashku me 9 te tjere menduan qe kete gje ta benin ne
darke.Kur Khalidi shkoi drejt Vardarit i cili po e priste me nje shpate ne dore
me diamante.Kur iu afrua Khalidi Ii tha bej gati xhizjen ose te pranosh
islamin.Por Vardari thirri ushtaret qe ishin fshehur per kurthin.Nje grup prej
dhjete vetash iu afrua Khalidit.Vardari pa qe udheheqesi I tyre ishte gjysme i
zhveshur deri ne brez.Gjate nates Dirari se bashku me skuadren e tij i kishte
vrare 10 bizantinet e fshehtas dhe i kishte veshur ushtaret e tij me veshjet
ushtarake te bizantinesave.Kur iu afrua Dirari, Vardari filloi ti lutej Khalidit qe
mos e mbyste, mirepo Khalidi e urdheroi Dirarin i cili vrengelliu shpaten dhe ia
preu koken.Me pas muslimanet fituan dhe luften kunder ushtrise se
bizantineve.

Gjate rrethimit qe Khalidi dhe ushtria e tij i kishin bere Damaskut bizantineve
u vine perforcime me nje korpus prej 12 000 mije ushtaresh nga Antioha.Kjo
gje do ti gjente te papergatitur ushtrine muslimane e vendosur ne Bejtul
Lihja.Per kete Khalidi vendosi te dergoi atje Dirarin se bashku me 5000
kalores muslimane duke i dhene dhe disa keshilla.Mirepo Dirari mendoi ti zeje
pusi korpusit bizantin tek rrugetimi “Kalimi Shqiponjes”.Kur korpusi byizantine
po kalonte Dirari urdheroi per ta sulmuar.Po numri I bizantineve ishte dyfish
me i madh e ashpersoi shume betejen.Dirari gjysme i zhveshur deri ne brenz
hynte brenda ne thellesi te ushtrise se armikut duke i vrare ushtaret
bizantinas.Bizantinet menduan ta roberojne dhe tia dergojne Herakliut.Mbasi
Dirari hyri thelle ne mesin e ushtrise byzantine atyre iu mundesua ta lodhnin
dhe ta kapnin rob.Mbas kapjes rob te Dirarit komanden e ushtrise muslimane
e mori Rafiu.Ai perpoq disa here per te shkuar e per ta liruar Dirarin mirepo
numri i madh I bizantineve nuk ia mundesoi kete gje.Ai dergoi nje lajmesi tek
Khalidi per ta lajmeruar per situaten e rende.Khalidi sa mori vesh lajmin
dergoi 5000 kalores te cilet udhetuan naten.Kur ju afruan bizantineve Khalidi
pa se nje kalores musliman krejt i vetem po shkonte drejt bizantineve.Ishte I
holle i veshur me te zeza me nje mburoje ne gjoks dhe i armatosur me shpate
dhe shtize te gjate.Rreth kokes kishte mbeshtje nje turban te gjelber I cili ia
mbulonte fytyren si maske duke lene perjashte vetem syte e tij.Kaloresi
kaleronte me nxitim kalin saqe kur i shikoje mendoje se te dy ishin krejtesisht
te cmendur.Kur e pa Rafiu tha “Ky sulmon sikurse Khalidi por me siguri nuk
eshte ai”.Kur Khalidi arrit tek Rafiu ai e kuptoi se nuk ishte ai.Kaloresi filloi te
sulmoi bizantinet krej i vetem.Vriste disa ushtare pastaj rikthehej dhe i
sulmonte.Askush nuk e njihte ate dhe ia filloi te behej nje shembull heroizmi
per ushtrine muslimane.Ai luftonte i vecuar dhe nuk i bashkohej rradheve te
ushtrise muslimane.Dukej sikur po bente nje lufte private krej i vetem.Kur
Khalidi urdheroi sulm ndaj bizantineve kaloresi iu bashkangjit rradheve te
ushtrise muslimane.Khalidi iu afrua me kalin e tij dhe e pyeti: o Kalores kush
je ti? Kaloresi e shikoi Khalidin me dy sy te zi dhe u menjanua prej tij duke
kaluar ana tjeter e ushtrise.Mirepo dhe atje ushtaret filluan ta pyesin: O
ushtar fisnik kush je ti? Komandanti yne po te therret.Na e thuaj emrin tend
dhe zbuloje fytyren tende qe te lavderojme.Mirepo perseri kaloresi largohej ne
drejtim tjeter.Khalidi iu afrua perseri dhe I tha.Mjaft tani na thuaj kush je?
Kaloresi i foli Khalidin me nje ze femre dhe I tha:Une jam ne hixhab dhe
zemra po me digjet flake? Po kush je ti?- i tha Khalidi.Une jam Khaula motra e
Dirarit.Vellain ma kane roberuar e dua patjeter ta liroj.Atehere khalidi i tha-
Eja lufto me ne.
Muslimanet e kerkonin Dirarin po nuk po e gjenin.Disa arabe te zones thane
se kane pare 100 kalores bizantinas po merrnin me vete nje te roberuar
gjysem te zhveshur duke e derguar nga Humsi.Khalidi urdheroi Rafiun te
marri 100 kalores dhe te shkoi nga Humsi dhe se bashku te marri dhe
Khaulen motren e Dirarit.Rafiu i arriti bizantinet i sulmoi dhe e liroi Dirarin.Kur
u kthye tek Khalidi ai u gezua shume kur e pa Dirarin gjalle.

Trimerite e Dirarit nuk mbaruan me kaq.Ne betejen e Jermukut ai hyri ne mes


te ushtrise se bizantineve dhe vrau gjeneralin e tyre Dairxhanin.Mirepo beteja
u ashpersua saqe dhe grave iu ka dashur te marrin pjese ne te.Khaula ka
marre nje shpate dhe ka sulmuar nje bizantinas mirepo ai duke u tregua me i
shkathet e ka goditur ne koke.Kur bizantinet terhiqen me vone muslimanet
kane pare trupin e palevizshem te Khaules dhe kane lajmeruar te vellain e saj
Dirarin.Kur ka ardhur Dirari prane saj ajo filloi te levize sepse kishte marre
vetem nje plagosje.
Bizantinet te tmerruar u terhoqen drejt humneres ne rrafshinat e
Jermukut.Kur arriten atje pane nje njesit musliman te udhehequr nga nje
person gjysme izhveshur me shpate ne dore.Ishte Dirari me 500 kalores te
cilet duke perfituar nga terreni leshojne mbi bizantinet gure per ti hudhur
bizantinet drejt humneres.Eshte shenuar se muslimanet kane humbur 4000
ushtare ndersa bizantinasit 120 000 ushtare.Kjo ishte nje beteje vendimtare
per muslimanet ne ate kohe e cila do te pasohej me clirimin e Kudsit dhe
largimin e bizantinaseve nga vendet arabe duke u shpernglur per ne Turqi e
cila ne ate kohe quhej Roma prej shume muslimaneve(pertej malit
Taurus).Tregohet se kur Herakliu u largua prej Sirise tha: “Te pershendes Oj
Siri pershendetu dhe ti me ata qe po shkojne.Asnjehere bizantinet nuk do
kthehen me tek ty vecse me frike.Oh cfare toke te mire po ja leme armikut
tone”(Taberiu )

Mbas betejes se Jermukut ebu Ubejde i shkruan Umerit r.a per ta pyetur se
ku te shkojne ushtria muslimane ne Cezare apo ne Kuds.Umeri i thote per
Juruzalemin.Ushtria muslimane e rrethon ate dhe e mban nje muaj te rrethuar
saqe me pas patriarku Sofranius ka kerkuar te dorezohet me kusht qe Umeri
te shkoje vete atje.Umeri shkon atje dhe mbasi hyn ne Kuds dhe merr qytetin
i thote Bilalit te kendoje ezanin dhe Bilali nuk ia prishi.Kur kendonte Bilali te
pranishmit ju kujtua profeti a.s dhe filluan te qanin.Me pas muslimanet kane
marre Jordanine.Dy vjet me vone rreth vitit 639 ne Palestine eshte perhapur
semundja e murtajes prej te ciles nderruan jete shume muslimane nder to
Ebu Ubejde, Shurabili, Jezidi, Dirari dhe disa nga djemte e Khalidit r.a.(Allahu
qofte i kenaqur me te gjithe ato).Khalidi i la vakf armatimet e tij ne rrugen e
Zotit, ndersa prej Enesit r.a transmetohet se profeti a.s ka thene se “Kush
vdes nga murtaja ai eshte shehid”.(Muslimi)

Ps.Shkrimi flet per biografine e nje njeriu qe mund te ishte frymezim kinematografik dhe nuk propagandon format e dhunes dhe luftes.

Disa filma artistike qe e kane futur personazhit Dirar ne


kinematografine televizive.
Ne serialin Khalid bin Walid në pjesën e parë të drejtuar nga jordanez
Mohamed Azizia dhe rolin e Dirarit aktori sirian Ahmed Slan
Ne seriali Khalid bin Walid në të pjesën e dytë të sirian i drejtuar nga Ghassan
Abdullah dhe ka për të mishërojnë ate rol aktori saudian Khaled Buraiki
Ne serialin “Rajat el Hak” i drejtuar nga Mahmud Dawayima dhe roli i
personifikuar nga aktori libanez Pierre Dagher
Ne serialin Tahte Dhilal es Sujuf” “Nën e hijen e shpatave” egjiptian drejtuar
nga Said Rashidi ka të mishërojnë ate roli " aktorit egjiptian Abdullah al -
Ghaith

You might also like