You are on page 1of 424

[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

KRYQËZATAT NË SYRIN E ARABËVE

Amin Maaluf

k1K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Amin Maaluf
KRYQËZATAT NË SYRIN E ARABËVE

Boton: Logos-A
Biblioteka: Lexo

Për botuesin: Adnan Ismaili


Kryeredaktor: Husamedin Abazi
Redaktor biblioteke: Ali Pajaziti

Redaktor gjuhësor: Edison Çeraj


Redaktor artistik & disenji: Edi Agagjyshi
Redaktor teknik: Afrim Gashi

Përgatitja kompjuterike: Focus Pro - Shkup


Shtypi: Focus - Shkup

Copyright©Logos-A, 2010

Shënimi i CIP katalogut i këtij libri gjendet në


Bibliotekën Kombëtare Universitare

ISBN 9989-58-343-9

www.logos-a.com.mk

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.


Ky libër mund të kopjohet pjesërisht për përdorim personal dhe jofitimprurës.
Kjo rekomandohet për qëllime promovuese të librit
apo edhe për afirmim të kulturës së leximit në përgjithësi.
Por, nuk lejohet riprodhimi, transmetimi apo kopjimi i këtij libri në tërësi
pa lejen paraprake të Logos-A.

k2K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

KRYQËZATAT
NË SYRIN E ARABËVE

Amin Maaluf

E PËRKTHEU NGA ANGLISHTJA:

Arjol Guni

TITULLI I ORIGJINALIT FRËNGJISHT:


Amin Maalouf
Les Croisades vues par les arabes
J'ai lu, Paris, 1999

TITULLI NË ANGLISHT:
Amin Maalouf (Jon Rothschild Translator)
The Crusades Through Arab Eyes
Saqi Books, London, 1984

k3K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Përmbajtja:

Parathënie e autorit 7
Hyrje 9

PJESA E PARË 15
Dyndja (1096-1100) 17
1. Mbërritja e frëngjve 17
2. Një parzmorepunues i mallkuar 41
3. Kanibalët e Marras 68

PJESA E DYTË 99
Pushtimi (1100-1128) 101
4. Dy mijë ditët e Tripolit 101
5. Qëndresa e çallmave 136

PJESA E TRETË 171


Kundërpërgjigja (1128-1146) 173
6. Komplotet e Damaskut 173
7. Një emir mes barbarëve 194
k4K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

PJESA E KATËRT 219


Ngadhënjimi (1146-1187) 221
8. Nuruddin, mbreti-shenjt 221
9. Vërshimi për Nilin 245
10. Lotët e Salahuddinit 272

PJESA E PESTË 311


Shtyrja (1187 – 1244) 313
11. Përballja e pamundur 313
12. I përsosuri dhe i drejti 336

PJESA E GJASHTË 359


Dëbimi (1244 - 1291) 361
13. Gjëma mongole 361
14. “Dhëntë Zoti që ata të mos shkelin sërish aty kurrën
e kurrës” 380
Epilogu 399
Shënime dhe burime 407
Prologu 409
Kronologji 420
k5K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k6K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Parathënie e autorit

Ideja themelore e këtij libri është e thjeshtë: rrëfi-


mi i historisë së Kryqëzatave ashtu siç është parë, për-
jetuar dhe mbajtur shënim në ‘anën tjetër’ - me fjalë të
tjera, në kampin arab. Përmbajtja bazohet pothuajse
ekskluzivisht mbi dëshmitë e historianëve dhe kronis-
tëve arabë të asaj epoke.
Këta të fundit nuk kanë folur për kryqëzata, por
për luftëra frënge, apo ‘pushtime frënge’. Fjala me të
cilën përshkruhen frëngjitë është hedhur në letër në
forma të shumta, në bazë të krahinës, autorit dhe pe-
riudhës. Në kronika të ndryshme gjejmë Faranxh, Fa-
ranxhat, Ifranxh, Ifranxhat dhe variante të tjera. Por
hir të lidhjes logjike, unë kam zgjedhur të përdor for-
mën më të shkurtër, frëng (sh. frëngj shën. i red.), fjalë
e cila përdoret edhe sot në arabishten e folur për të
emërtuar perëndimorët, dhe në veçanti francezët.
Kam treguar kujdes të mos e ngarkoj rrëfimin me
shënimet e shumta bibliografike, historike apo të na-
tyrave të tjera që janë të domosdoshme në një vepër të
këtij lloji, dhe rrjedhimisht i kam grupuar të gjitha së-
toku në fund të librit, ku janë rreshtuar sipas kapitu-
llit. Ata që duan të dinë më tepër, mund t’i shfrytëzoj-
në shënimet e fundit, por ato nuk janë të domosdosh-
me për të kuptuar historinë, e cila duhet të jetë e per-
ceptueshme nga kushdo. Në vend që të ofroj një libër
tjetër historie, jam përpjekur të shkruaj nga një pikë-

k7K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pamje deri më sot e papërfillur, atë që mund të quhet


‘roman i jetës së vërtetë’ të Kryqëzatave, të atyre dy
shekujve të trazuar që i dhanë formë Perëndimit dhe
botës arabe pa dallim, dhe që ndikojnë në marrëdhë-
niet ndërmjet tyre deri në ditët e sotme.

k8K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Hyrje

Bagdad, gushti i vitit 1099

Pa turban, me kokën e rruar në shenjë zie, kadiu i


nderuar Ebu Said el-Herevi u shkreh në kujë duke
zvarritur hapat drejt divanit madhështor të kalifit el-
Mustaz’hir Bil-lah, mes mizërisë së miqve, i madh e i
vogël. Duke miratuar zhurmshëm një për një fjalët e
tij, ata, ashtu si ai, shfaqën spektaklin drithërues të
mjekrave të gjata dhe kokave të rruara. Një grusht
nga dinjitarët e oborrit u përpoqën ta qetësonin, por
el-Herevi u përvodh me një përbuzje të ashpër, duke
ecur me çapitje të rënda e të vendosura drejt qendrës
së sallës dhe, më pas, me oratorinë e flaktë të një pre-
dikuesi të regjur në altar, ai vazhdoi t’u mbante një
mësim të pranishmëve, pavarësisht nga rangu.
“Si guxoni të përgjumeni nën hijen e sigurisë së
vetëkënaqësisë - filloi ai - duke shkuar jetën mendje-
lehtë si lulet në kopsht, ndërsa vëllezërit tuaj në Siri
nuk kanë vend ku të rrojnë veç shalave të deveve dhe
barqeve të grabitqarëve? Gjaku është derdhur lumë!
Vajzat e bukura janë turpëruar dhe u duhet ta mbuloj-
në fytyrën me duar! Vallë, a do ta pranojnë arabët tri-
ma ofendimin dhe persët guximtarë çnderimin?”
“Ishte një fjalim që bëri të dilnin lot nga sytë e të
shumtëve dhe preku zemrat e burrave”, do të shkrua-
nin më vonë kronistët arabë. E më pas, të gjithë spek-

k9K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tatorët u shkrehën në kujë e vajtim. Por, Haraui s’kish


ardhur thjesht sa për të nxjerrë rënkime.
“Burri s’ka armë më të ndyrë, briti ai, sesa të der-
dhë lot kur lufta ka marrë dhenë”.
Nëse e kishte kryer këtë udhëtim sfilitës nga Da-
masku për në Bagdad, tre javë të gjata vere nën diellin
e pamëshirshëm të shkretëtirës siriane, s’e kish bërë
këtë për të kërkuar mëshirë, por për të vënë në alarm
autoritetet më të larta të Islamit për gjëmën që kishte
pllakosur besimtarët, dhe për t’iu përgjëruar atyre të
ndërhynin menjëherë që të ndalnin kasaphanën.
“Muslimanët nuk janë poshtëruar kurrë kaq keq”, -
përsëriti el-Herevi, “këto toka nuk janë shkatërruar
kurrë me një mizori të tillë.” Të gjithë ata që udhëto-
nin përkrah tij ia kishin mbathur nga qytetet e basti-
sura prej pushtuesve. Mes tyre kishte dhe disa të mbi-
jetuar nga Jerusalemi. Ai i kishte marrë me vete që ata
të përcillnin me fjalët e tyre tragjedinë që u kish rënë
mbi krye bash një muaj më herët.
Frëngjit e kishin marrë qytetin e shenjtë për ditë
të premte, në ditën e njëzetedytë të muajit Shaban, në
vitin e 492 të hixhretit, ose më 15 gusht 1099, pas një
rrethimi dyzet ditor. Mërgimtarët dridheshin ende
teksa rrëfenin rënien e qytetit, dhe hidhnin vështri-
min në zbrazëti sikur t’i kishin para syve luftëtarët
biondë e të koracuar fort që hapërdaheshin nëpër rru-
gica, me shpata ndër duar, duke therur burra, gra e
fëmijë, e duke bastisur shtëpia e xhamia.
Pas dy ditësh, kur vrasjet reshtën, as edhe një
musliman i vetëm nuk ishte lënë i gjallë brenda mure-
ve të qytetit. Disa patën përfituar nga rrëmuja për t’u

k10K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

larguar pa rënë në sy, duke u arratisur përmes porta-


ve të shembura nga agresorët. Mijëra të tjerë shtrihe-
shin në pellgje gjaku në pragjet e shtëpive të tyre ose
përgjatë xhamiave. Në mesin e tyre kishte imamë,
ulema dhe asketë sufi të shumtë të cilët kishin brakti-
sur vendet e tyre për një jetë prej besimtari të përu-
njur në këto vende të shenjta. Të mbijetuarit qenë
shtrënguar të kryenin detyrat më të të rënda: të tër-
hiqnin zvarrë kufomat e të afërmve të tyre, t’i hidhnin
në toka të shkreta e t’u vinin flakën, para se të masa-
kroheshin apo të shiteshin si skllevër.
Fati i çifutëve të Jerusalemit nuk qe më pak i
tmerrshëm. Gjatë orëve të para të betejës, disa syresh
morën pjesë në mbrojtjen e lagjes së tyre, të vendosur
në skajin verior të qytetit. Por kur muret përmbi shtë-
pitë e tyre të asoane të qytetit u shembën dhe kalorë-
sit flokëverdhë filluan të dyndeshin nëpër rrugë, çifu-
tët i zu paniku. Duke vënë në skenë një ritual të stër-
lashtë, e gjithë bashkësia u mblodh në sinagogën më
të madhe për t’u lutur. Më vonë, tempullit iu vu flaka
me një pishtar. Ata të cilët zunë të arratiseshin u ma-
sakruan nëpër rrugicat fqinje. Pjesa që mbeti u dogj
për së gjalli.
Pak ditë pas tragjedisë, refugjatët e parë nga Pa-
lestina ia behën në Damask, duke bartur me vete me
një kujdes të skajshëm Kuranin e Uthmanit, një prej
kopjeve më të vjetra ende në jetë të librit të shenjtë.
Pak kohë më pas, të mbijetuarit e Jerusalemit iu afru-
an mjaftueshëm kryeqendrës siriane. Sapo dalluan si-
luetën e largët të tre minareve të xhamisë umajade që
përvijohej nga oborri, ata shpalosën sixhadetë e faljes

k11K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhe u përkulën për të falënderuar të Plotfuqishmin që


ua zgjati jetën, të cilën ata patën menduar se u kish
sosur. Kadiu i madh i Damaskut, Ebu Said el-Herevi,
i mirëpriti refugjatët plot mirësi. Ky gjykatës me ori-
gjinë afgane, ishte personaliteti më i nderuar i qytetit,
dhe u ofroi palestinezëve si strehë ashtu edhe ngushë-
llim. Ai u tha se muslimani nuk duhet të turpërohet
pse është shtrënguar të lërë pas shtëpinë. A nuk ishte
vallë profeti Muhamed refugjati i parë, i cili u detyrua të
linte pas shpine Mekën, qytetin e tij të lindjes, banorët e
të cilit vendosën ta armiqësonin, për të kërkuar strehim
në Medine, ku feja e re ishte pritur ngrohtësisht? Vallë
luftën e shenjtë, xhihadin, për të çliruar vendin e tij nga
idhujtaria, a nuk e filloi ai pikërisht nga vendi i
mërgatës? Refugjatët duhej pra ta konsideronin veten
muxhahidë, ushtarë të luftës së shenjtë, kaq fort të
nderuar në Islam, saqë hixhreti, emigrimi i Profetit, qe
përzgjedhur si fillesa e kalendarit musliman.
Dhe vërtet, për shumë besimtarë mërgimi bëhet
detyrim në rast pushtimi. Shtegtari i madh Ibën Xhu-
bejri, arab i Spanjës, i cili vizitoi Palestinën pothuajse
një shekull para fillimit të pushtimit frëng, u trondit
kur zbuloi se disa muslimanë, ‘skllevër të dashurisë
për dheun e tyre të lindjes’, pranonin me dëshirë të je-
tonin në territoret e pushtuara.
‘Nuk ka asnjë shfajësim përpara Zotit - do të thoshte
ai - që një musliman të qëndrojë në një qytet të pafe,
përveç atëherë kur ai gjendet thjesht kalimthi. Në tokën
e Islamit muslimani gjen strehë nga ngushtimet dhe të
ligat të cilave u nënshtrohet në vendet e të krishterëve,
si për shembull, kur dëgjon fjalë të neveritshme për

k12K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Profetin, sidomos nga ata më të shastisurit, apo edhe


kur e ka të pamundur të pastrohet siç duhet, apo kur i
duhet të jetojë mes derrave dhe shumë gjërave të tjera të
paligjshme. Ruajuni! Ruajuni nga hyrja në tokën e tyre!
Duhet të kërkoni faljen dhe mëshirën e Zotit për një
gabim të tillë. Një nga tmerret që godet çdo banor të
vendeve të krishtera, është spektakli i të burgosurve
muslimanë që përkunden në varganë, të dënuar me
punë të rënda dhe të trajtuar si skllevër, si edhe pamja e
robërve muslimanë që bartin zinxhirë hekuri në këmbët
e tyre. Zemrat thyhen para kësaj pamjeje, por vetë të
robëruarit nuk kanë se ku ta çojnë mëshirën.’
Ndonëse të ekzagjeruara nga këndvështrimi dok-
trinor, fjalët e Ibën Xhubejrit pasqyrojnë megjithatë
saktësisht pozitën e mijëra refugjatëve nga Palestina
dhe Siria veriore të cilët qenë mbledhur në Damask në
atë gusht të vitit 1099.
Ndërsa u qe thyer zemra se ishin të detyruar të
braktisnin shtëpitë e tyre, ata ishin të vendosur të mos
ktheheshin më kurrë atje, derisa pushtuesit të ishin
shporrur një herë e mirë, si dhe derisa të arrinin të
zgjonin ndërgjegjen e sivëllezërve të tyre në të gjitha
trojet e Islamit.
Përndryshe, përse vallë do ta kishin ndjekur el-
Herevin deri në Bagdad? A nuk ishte kalifi pasuesi i
Profetit, ai të cilit muslimanët duhej t’i drejtoheshin
në çaste nevoje? A nuk ishte vallë princi i besimtarëve
ai të cilit ata duhet t’ua parashtronin ankesat dhe rrë-
fenjat e tyre të kobshme?
Në Bagdad, gjithsesi, zhgënjimi i refugjatëve do të
ishte po aq i madh sa ç’patën qenë edhe shpresat e tyre.

k13K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kalifi El-Mustaz’hir Bil-lah ia nisi duke shprehur një


keqardhje dhe një dhembshuri të thellë. Ai u dha urdhër
më pas shtatë dinjitarëve të lavdëruar të ndërmerrnin
një hetim rreth këtyre ngjarjeve tronditëse. Me shumë
gjasa, është e tepërt të shtohet se nga ai komitet burrash
të mençur nuk u dëgjua kurrë as gjëja më e vockël.
Bastisja e Jerusalemit, zanafilla e një armiqësie mijë-
vjeçare ndërmjet Islamit dhe Perëndimit, nuk zgjoi një
bujë të menjëhershme. Do të duhej të kalonte rreth një
gjysmë shekulli përpara se Lindja arabe të mobilizohej
kundër pushtuesit, përpara se thirrja për xhihad e lëshu-
ar nga kadiu i Damaskut të kremtohej në divanin e kali-
fit si përkujtimi i aktit të parë solemn të qëndresës.
Në zanafillën e rezistencës, të paktë ishin ata arabë
aq mendjemprehtë si el-Herevi për të peshuar caqet e
kërcënimit nga Perëndimi. Disa iu përshtatën me nxitim
situatës. Pjesa më e madhe, të hidhëruar, por të nën-
shtruar, thjesht u rrekën të mbijetonin. Të tjerë vëzhgu-
an me qartësi, duke u orvatur të kuptonin këto ngjarje
sa të papritura, po aq dhe të reja. Më ngjethësi i këtyre të
fundit ishte kronisti nga Damasku Ibën El-Kalanisi, një
studiues i ri i lindur në një familje fisnike. Dëshmitar i
kësaj historie që në zanafillë, ai ishte 23 vjeç kur frëngjit
shkelën në Lindje në vitin 1096, dhe me këmbëngulje, ai
shënoi rregullisht në letër të gjitha ngjarjet për të cilat
kishte sadopak njohuri. Kronika e tij tregon me përpikë-
ri, në një mënyrë krejt të pavarur, përparimin e push-
tuesve siç është parë nga qyteti i tij i lindjes.
Për Al Kalanisin gjithçka zuri rrënjë gjatë atyre
ditëve plot ankth, kur thashethemet e para endeshin
lart e poshtë Damaskut.

k14K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e parë

k15K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k16K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Dyndja
(1096-1100)

1.
Mbërritja e frëngjve

Atë vit, zunë të vërshonin lajme rreth shfaqjes së


trupave frënge, që zbrisnin teposhtë nga Detit Marmara
në grumbuj të panumërt. Gjindjen e zuri tmerri. Ky lajm
u pohua nga Mbreti Këllëç Arslan, i cili kishte territorin
më të afërt me këta frëngë.

Mbreti Këllëç Arslan, të cilin Ibën el-Kalanisi e për-


mend këtu, nuk kishte mbushur akoma të shtatëmbëdh-
jetat kur mbërritën pushtuesit. I pari udhëheqës musli-
man i lajmëruar rreth ardhjes së tyre, ky sulltan i ri turk
me sytë paksa të shtrembër do të bëhej i pari që do t’u
shkaktonte atyre humbje, por gjithashtu i pari që shpar-
tallohej nga kavalierët e tmerrshëm.
Në korrikun e vitit 1096, Këllëç Arslani mësoi se
një dyndje e pamasë frëngësh kishte marrë rrugën për
në Kostandinopojë. Ai menjëherë iu druajt më të ke-
qes. Natyrisht, ai nuk kishte as më të voglën ide për
qëllimet e vërteta të këtyre njerëzve, por në kënd-
vështrimin e tij, ardhja e tyre në Orient nuk mund të
sillte asgjë të mirë.
k17K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Sulltanati që ai sundonte mbulonte pjesën më të


gjerë të Azisë së Vogël, territor ky që turqit ua kishin
marrë grekëve vetëm së fundmi. I ati i Këllëç Arslanit,
Sulejmani, ishte i pari turk që kishte siguruar zotëri-
me në këto toka, të cilat shumë shekuj më vonë do të
quheshin Turqi. Në Nikea, kryqendra e këtij shteti të
ri musliman, kishat bizantine ishin ende më të numër-
ta se xhamitë. Ndonëse garnizoni i qytetit përbëhej
nga kalorësia turke, pjesa më e madhe e popullsisë
ishte greke, dhe Këllëç Arslan nuk kishte iluzione për
ndjenjat e vërteta të nënshtetasve të tij: sa u takonte
atyre, ai nuk do të ishte asnjëherë asgjë më tepër se
thjesht një prijës barbar. Sovrani i vetëm të cilin ata
njihnin - njeriu emri i të cilit murmuritej në pëshpëri-
ma të ulëta në të gjitha lutjet e tyre - ishte bazileu
Aleksius Komnenus, “Perandori i Romakëve”. Alek-
siusi, në fakt, ishte perandori i grekëve, të cilët e dek-
laronin veten trashëgimtarë të perandorisë romake.
Vërtet, arabët i njihnin ata për të atillë, pasi në sheku-
llin e njëmbëdhjetë - ashtu si edhe në të dymbëdhjetin
- ata i emërtonin grekët me termin Rum, ndryshe “ro-
makë”. Madje territori perandorisë greke i pushtuar
nga i ati i Këllëç Arslanit quhej Sulltanati i Rumit.
Aleksiusi ishte një nga figurat më të shquara në
Orientin e asaj epoke. Këllëç Arslani ishte sinqerisht i
magjepsur nga ky pesëdhjetëveçar shtatshkurtër, për-
herë i stolisur me ar dhe me veshje të pasura bojëqie-
lli, me mjekrën e rruar përplot kujdes, sjelljet elegante
dhe sytë që i xixëllonin nga shpirtligësia. Aleksiusi
sundonte në Kostandinopojë, në Bizantin përrallor, të
ndodhur më pak se tri ditë marshim larg Nikeas. Kjo

k18K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

afërsi ngjallte emocione kontradiktore në mendjen e


sulltanit të ri. Si të gjithë luftëtarët nomadë, ai ëndërron-
te për pushtime dhe plaçkitje, dhe nuk i vinte keq të
gjente pasuritë legjendare të Bizantit kaq pranë duarve
të tij. Në të njëjtën kohë, ai ndjehej i kërcënuar: e dinte se
Aleksiusi nuk e kishte braktisur kurrë ëndrrën për të
rimarrë Nikean, jo vetëm sepse qyteti kishte qenë
ngaherë grek, por gjithashtu, dhe ç’ishte më e rëndësish-
mja, sepse prania e luftëtarëve turq në një largësi kaq të
shkurtër nga Kostandinopoja përbënte një kërcënim të
përhershëm për sigurinë e perandorisë.
Ndonëse ushtria bizantine, e rrënuar nga vitet e
krizës së brendshme, do të kishte qenë e paaftë të
ndërmerrte një lufte ripushtuese me këmbët e saj, nuk
ishte sekret që Aleksiusi sidoqoftë mund t’i drejtohej
ndihmës së huaj. Bizantinët asnjëherë nuk kishin ngu-
rruar t’u drejtoheshin shërbimeve të kavalierëve pe-
rëndimorë. Frëngë të shumtë, që nga mercenarët e ko-
racuar me bollëk e deri te pelegrinët që udhëtonin për
në Palestinë, kishin vizituar Orientin, dhe deri në vi-
tin 1096 ata nuk ishin aspak të panjohur për muslima-
nët. Rreth njëzet vjet më herët - Këllëç Arslani ende
s’kish lindur asokohe, por emirët më të moshuar në
ushtrinë e tij ia kishin rrëfyer këtë ndodhi - njëri prej
këtyre aventurierëve flokëdrejtë, një burrë i quajtur
Ruseli i Baliëlit, ia kish arritur të themelonte një shtet
autonom në Azinë e Vogël dhe madje kishte nisur një
marshim drejt Kostandinopojës. Bizantët, të zënë në
panik, nuk kishin pasur zgjidhje tjetër veç t’i bënin
thirrje të atit të Këllëç Arslanit, i cili nuk arrinte t’u be-
sonte veshëve kur një emisar i posaçëm i bazileut iu

k19K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

përgjërua të nxitonte në ndihmë të tyre. Trupat kalo-


rësiake turke u puqën në Kostandinopojë dhe arritën
të mundnin Ruselin. Sulejmani mori një shpërblesë
bujare në formë ari, kuajsh dhe toke.
Që pas asaj kohe, bizantinët kishin ushqyer dyshi-
me ndaj frëngjve, por armatat perandorake, në mun-
gesë të ushtarëve me përvojë, nuk kishin zgjidhje tje-
tër veç rekrutimit të mercenarëve, dhe jo vetëm
frëngj. Luftëtarë të shumtë turq luftuan gjithashtu nën
flamujt e perandorisë së krishterë. Pikërisht nga njerë-
zit e sojit të tij të rekrutuar në ushtrinë bizantine, Kë-
llëç Arslani mësoi në gushtin e vitit 1096 se mijëra
frëngj po i afroheshin Kostandinopojës. Ai u trondit
nga pamja që i përvijuan informatorët. Këta oksiden-
talë kishin ngjashmëri të pakët me mercenarët, pamja
e të cilëve ishte bërë gjë e zakonshme për turqit.
Ndonëse numri i tyre përfshinte disa qindra kavalierë
dhe një numër domethënës ushtarësh këmbësorie,
kishte po ashtu mijëra gra, fëmijë dhe njerëz të mo-
shuar me laçka e plaçka. Ata të jepnin përshtypjen e
një fisi mjeran të dëbuar nga tokat e tyre prej një
pushtuesi. Kallëzohej gjithashtu se ata pa përjashtim
mbanin në trup një rrip pëlhure në formën e kryqit, të
qepur në anën e pasme të rrobave.
Sulltani i ri, i cili sigurisht e pati të vështirë të pe-
shonte rrezikun, u kërkoi agjentëve të tij të tregohe-
shin posaçërisht vigjilentë dhe ta lajmëronin për he-
roizmat e këtyre pushtuesve të rinj. Si masë kujdesi, ai
kërkoi inspektimin e fortifikatave të kryeqytetit të tij.
Mbi muret e Nikeas, me një gjatësi më shumë se një
ferseh (gjashtë mijë metra), ngrinin krye 240 kullëza.

k20K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në jug-perëndim të qytetit, ujërat e patrazuar të Liqe-


nit Askania ofronin një mbrojtje të shkëlqyer natyrore.
Megjithatë, aty nga fillimi i gushtit, natyra e kërcë-
nimit qe bërë tashmë qartazi serioze. Të përcjellur nga
anije bizantine, frëngjit kapërcyen Bosforin dhe, pa-
varësisht diellit flakërues veror, ata përparuan përgjatë
bregut. Ngado që kalonin ishin dëgjuar të shpallnin se
kishin ardhur për të shfarosur muslimanët, ndonëse
gjatë rrugës së tyre ishin parë gjithashtu të plaçkitnin një
mori kishash greke. Prijësi i tyre thuhej se ishte një
eremit i quajtur Pjetër. Informatorët vlerësonin se ata
ishin disa dhjetëra mijëra, por askush nuk guxoi të
hamendësonte se për ku ishin nisur. Dukej se bazileu
Aleksius kishte vendosur t’i nguliste ata në Civitot, një
kamp që ishte pajisur që më herët për mercenarë të tjerë,
dhe që ishte më pak se një ditë marshimi larg Nikeas.
Pallatin e sulltanit e përpiu pështjellimi. Ndërsa
kalorësia turke qëndronte në gatishmëri për t’i hipur
kuajve të luftës në çastin e mbërritjes së lajmit, aty
pati një rrjedhje të pareshtur zbuluesish dhe spiunësh,
që raportonin mbi lëvizjet më të imëta të frëngjve.
Ndodhte që çdo mëngjes hordhi të fuqishme prej disa
mijëra vetësh, niseshin nga kampi për të plaçkitur
fshatrat përreth: fermat bastiseshin ose iu vihej flaka
para se turma e egër të kthehej në Civitot, ku fiset e
tyre të shumta grindeshin për prenë e sulmeve. Asgjë
nga këto nuk i befasoi ushtarët e sulltanit, dhe zotëria
i tyre nuk shihte asnjë arsye të veçantë për t’u shqetë-
suar. Kjo rutinë vazhdoi plot një muaj.
Mirëpo, një ditë, aty nga mesi i shtatorit, pati një
ndryshim të menjëhershëm në sjelljen e frëngjve. Me

k21K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shumë gjasa ngaqë nuk ishin në gjendje të shtrydhnin


ndonjë gjë më tepër nga fqinjët përreth; ata, sipas ra-
portimeve, kishin marrë rrugën drejt Nikeas. Kaluan
mespërmes disa fshatrave, të tërë të krishterë, dhe se-
kuestruan të korrat, të cilat sapo qenë mbledhur, duke
masakruar pa mëshirë ata fshatarë që rrekeshin të bë-
nin rezistencë. Madje thuhej se edhe fëmijë në moshë
të njomë ishin djegur për së gjalli.
Këllëç Arslani e gjeti veten me shpatulla pas muri.
Në kohën kur i mbërritën lajmet për këto ngjarje, agre-
sorët gjendeshin tashmë pranë mureve të kryeqytetit,
dhe para se të binte muzgu, qytetarët mund të shihnin
tymin që ngrihej nga zjarret e para të tyre. Sulltani nisi
pa humbur kohë një patrullë trupash kalorësiake që të
përballeshin me frëngjit. Pa më të voglën shpresë dhe të
tejkaluar në numër, turqit u copëtuan. Disa të mbijetuar
ecën mundimshëm e të lyer në gjak deri në Nikea. Duke
e ndierë prestigjin e tij nën kërcënim, Këllëç Arslani
dëshironte të futej menjëherë në betejë, por emirët e
ushtrisë ia kthyen mendjen. Së shpejti nata do të binte,
dhe frëngjit po tërhiqeshin tashmë me ngut në fushimin
e tyre. Hakmarrja duhej të priste.
Por jo për shumë kohë. Me ç’duket të dehur me
guxim nga suksesi, perëndimorët vendosën të vepro-
nin sërish dy javë më vonë. Kësaj rradhe, i biri i Sulej-
manit u lajmërua në kohë, dhe e ndoqi hap pas hapi
përparimin e tyre. Një kompani frënge, përfshirë disa
kavalierë, por e përbërë kryesisht nga mijëra plaçkitës
të rreckosur, u nis për në Nikea. Por më pas, duke i
rënë përqark qytetit, ata u kthyen në lindje dhe zunë
në befasi fortesën e Kserigordonit.

k22K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Sulltani i ri vendosi të hidhej në veprim. Në krye


të burrave të tij, ai rendi duke kalëruar drejt bastionit
të vogël, ku frëngjit e dehur, duke kremtuar fitoren e
tyre, nuk kishin nga ta dinin asesi se fati i tyre qe vu-
losur tashmë, pasi Kserigordoni ishte kruth. Siç e di-
nin mirë ushtarët e Këllëç Arslanit (por që të huajt pa
përvojë ende duhet ta mësonin), furnizimet me ujë
shtriheshin jashtë mureve dhe mjaft larg. Turqit nxiti-
mthi izoluan kalimin për tek ujërat. Tani atyre s’u
mbetej vetëm se të merrnin pozicionet përreth forte-
sës dhe të qëndronin në pritje. Në vend të tyre, bete-
jën do ta bënte etja.
Për frëngjit e rrethuar filloi një torturë e përbind-
shme. Ata shkuan aq larg sa të pinin gjakun e kuajve
të shaluar dhe urinën që vetë e nxirrnin jashtë. Ata
qenë parë të vështronin me dëshpërim qiellin, duke
shpresuar për ca pika shiu në ato ditë të fillim tetorit.
Më kot. Në fund të javës, prijësi i ekspeditës, një kalo-
rës i quajtur Rejnald, ra dakord të kapitullonte me
kusht që t’i kursehej jeta. Këllëç Arslani i cili kishte
kërkuar nga frëngjit që të hiqnin dorë publikisht nga
feja e tyre, mbeti disi i befasuar kur Rejnaldi u tregua
i gatshëm që jo vetëm të kthehej në Islam, por madje
dhe të luftonte në krah të turqve kundër bashkëluftë-
tarëve të tij. Disa nga miqtë e tij, të cilit kishin bërë të
njëjtën kërkesë, u dërguan robër në një numër qyte-
tesh të Sirisë apo të Azisë qendrore. Pjesa që mbeti u
shkua në shpatë.
Sulltani i ri u krenua me aktin e tij heroik, por
ruajti kthjelltësinë. Pasi u dha burrave të tij një pu-
shim për ndarjen tradicionale të presë së luftës, ai i

k23K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

thërriti ata nën urdhra ditën pasuese. Frëngjit pa dy-


shim kishin humbur rreth gjashtë mijë burra, por mbe-
teshin ende gjashtë herë ky numër, dhe koha për të larë
duart prej tyre ishte o tani o kurrë. Këllëç Arslani
vendosi të provonte një dredhi. Ai dërgoi dy spiunë
grekë në fushimin e Civitotit për të lajmëruar se burrat e
Rejnaldit ishin në pozitë të shkëlqyer dhe ia kishin
arritur të merrnin deri dhe Niekan, pasuritë e së cilës ata
s’kishin ndërmend t’i ndanin me bashkëfetarët e tyre.
Sakaq, ushtria turke do të ngrinte një pritë gjigante.
Siç pritej, zërat e shumuar me kujdes mbollën tra-
zira në fushimin e Civitotit. U mblodh, që lëshoi fyerje
ndaj Rejnaldit dhe burrave të tij. Ishte vendosur të vaz-
hdohej pa vonesa ndarja e presë së luftës të Nikeas. Por
papritmas, askush vërtet nuk e di sesi, ia behu një i
arratisur nga ekspedita e Kserigordonit, duke bërë me
dije fatin e shokëve të tij. Spiunët e Këllëç Arslanit
menduan se misioni i tyre kishte dështuar, pasi më i
urti i frëngjve porositi që të tregohej kujdes. Sapo kaloi
çasti i parë i tronditjes, zemërimi ngriti sërish krye.
Turma lëvizte pareshtur dhe ulërinte. Ata ishin gati të
dilnin që në atë çast, tani jo për t’u bashkuar në
plaçkitje, por ‘për të larë hakun e martirëve’. Ata që
ngurruan u quajtën burracakë. Zërat më të harbuar
korrën fitore dhe koha e nisjes ishte vendosur për në
mëngjesin e të nesërmes. Spiunët e sulltanit, dredhia e
të cilëve qe zbuluar sheshit, por synimi i së cilës qe
arritur, në fund të fundit kishin triumfuar. Ata i
dërguan fjalë zotërisë së tyre që të përgatitej për betejë.
Në agsholin e 21 tetorit 1096, perëndimorët lanë
pas shpine fushimin e tyre. Këllëç Arslani, i cili kishte

k24K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kaluar natën në kodrat pranë Civitotit, nuk gjendej


shumë larg. Burrat e tij kishin marrë pozicione të
fshehura mirë. Nga pika e epërsisë, ai mund të shihte
fund e krye kolonën e frëngjve, të cilët po ngrinin re
të mëdha pluhuri. Disa qindra kavalierë, pjesa më e
madhe e të cilëve pa parzmore, marshonin në krye të
varganit, të ndjekur nga një mizëri ushtarësh këmbë-
sorie të çrregullt. Ata s’kishin as një orë që kishin fi-
lluar marshimin, kur sulltani dëgjoi zhurmat e tyre në
ardhje. Dielli, që po lindte pas shpinës së tij, feksi
drejt e në sytë e frëngjve. Me frymën pezull, ai i sinja-
lizoi emirëve të bëheshin gati. Çasti fatlum ia kishte
behur. Një gjest mezi i perceptueshëm, disa urdhra të
pëshpëritur aty këtu, dhe shigjetarët turq po tendos-
nin ngadalë harqet: një mijë shigjeta çanë befas ajrin
me një fërshëllimë të vetme e të zgjatur. Shumica e ka-
lorësve ranë brenda atyre pak minutave të para. Pas-
këtaj, në anën tjetër ushtarët këmbësorë u dhjetuan.
Në kohën kur luftimi arriti kufijtë e trup-më-trup,
frëngjit qenë të shpartalluar. Ata në fund vrapuan për
në fushimin e tyre, ku ata që nuk luftonin nuk ishin
zgjuar ende. Një prift i moshuar po kremtonte meshën
e mëngjesit, gratë po gatitnin ushqimin. Ardhja e të
arratisurve, me turqit fill pas tyre në ndjekje, mbolli
tmerr anekënd kampit. Të tjerë, në një lëvizje të frymë-
zuar, ngritën barrikada brenda një fortese të papër-
dorur që kishte avantazhin shtesë se shtrihej përgjatë
bregdetit. Pa dëshirën për të rrezikuar kot së koti,
sulltani vendosi të mos ngrinte rrethim. Flota bizan-
tine, e alarmuar aty për aty, u vërsul të mblidhte frën-
gjit. Dy-tre mijë burra u arratisën në këtë formë. Edhe

k25K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjetër Eremiti, i cili kishte qenë në Kostandinopojë për


disa ditë, shpëtoi gjithashtu. Por partizanët e tij nuk
patën të njëjtin fat. Gratë më të reja u rrëmbyen nga ka-
lorësit e sulltanit dhe u ndanë mes emirëve ose u shi-
tën në tregun e skllevërve. Pjesa që mbeti nga frëngjit,
me shumë gjasa rreth njëzet mijë syresh, u shfarosën.
Këllëç Arslani u ngazëllye. Kishte asgjësuar usht-
rinë frënge, pavarësisht famës së saj të frikshme,
ndërsa në mesin e trupave të tij pësoi vetëm disa
humbje të parëndësishme. Çakërrqejf mbi prenë e pa-
fund të bërë pirg para këmbëve, ai prehej në triumfin
më madhështor të jetës së tij.
Dhe megjithatë, në histori, rrallë herë një triumf u
ka kushtuar fitimtarëve kaq shtrenjtë.
I dehur nga suksesi, Këllëç Arslani prerazi injoroi
lajmërimin që erdhi në mes të dimrit të ardhshëm për
mbërritjen e grupeve të sapoardhura të frëngjve në
Kostandinopojë. Sa i përkiste atij - dhe madje edhe më
të urtët nga emirët e tij u pajtuan - nuk kishte arsye
për alarmim. Nëse mercenarë të tjerë të Aleksiusit gu-
xonin të kapërcenin Bosforin, ata do të coptoheshin si
pararendësit. Sulltani ndieu se kishte ardhur koha t’i
kthehej shqetësimeve madhore të epokës - me fjalë të
tjera, të kthehej në luftën e pamëshirshme që ai e
kryente prej kohësh me princa të tjerë turq, fqinjë të
tij. Pikërisht atje, dhe askund tjetër, do të vendosej fati
i tij dhe i mbretërisë së tij. Ndeshjet me Rumët apo me
ndihmëtarët e tyre frëngë s’do të ishin asnjëherë asgjë
më tepër se një ngjarje e ndërmjetme.
Sulltani i ri ishte në pozitë të mirë për të qenë i si-
gurt për këtë. A nuk ngjau vallë gjatë njërës prej këty-

k26K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

re betejave të pafunda ndërmjet prijësve që babai i tij,


Sulejmani, sakrifikoi jetën më 1086? Këllëç Arslani
asokohe nuk kishte mbushur të shtatë vjeçët, dhe atij iu
desh të pasonte të atin nën regjencën e disa emirëve
besnikë. Por, ai ishte mbajtur larg pushtetit dhe qe
shpënë në Persi nën pretekstin se i kanosej jeta. U
mbajt atje: i lajkatuar, i respektuar derisa i zihej fryma,
i shërbyer nga një ushtri e vogël skllevërish të vëmen-
dshëm, por i mbikqyrur nga afër, dhe i penguar rrep-
tësisht nga të vizituarit në zotërimet e tij. Bujtësit e tij -
me fjalë të tjera, burgosësit e tij - nuk ishin as më pak e
as më shumë, por pjesëtarët e klanit të tij: selxhukët.
Nëse kishte një emër të njohur për këdo në sheku-
llin e njëmbëdhjetë, që nga kufijtë e Kinës e deri në to-
kën e largët të frënkut, ky ishte emri i tyre. Brenda një
grushti vitesh, që nga ardhja e tyre në Lindjen e Mesme
prej Azisë Qendrore, turqit selxhukë, me mijëra kalorës
endacakë që shkaktonin habi me flokët e gjata e të gër-
shetuara, kishin vënë nën kontroll të gjithë rajonin, që
nga Afganistani deri në Mesdhe. Që nga viti 1055 kalifi i
Bagdadit, vijimtari i Profetit dhe trashëgimtari i peran-
dorisë famëmadhe abaside, nuk kishte qenë asgjë më
shumë se një kukull e bindur në duart e tyre. Nga Isfa-
hani në Damask, nga Nikea në Jerusalem, ligjin e bënin
emirët selxhukë. Për të parën herë në tre shekuj, e gjithë
Lindja muslimane ishte njësuar nën autoritetin e një di-
nastie të vetme e cila proklamonte vendosmërinë e saj
për të restauruar lavdinë e dikurshme të Islamit. Rumët,
të cilët u dërrmuan nga selxhukët në vitin 1071, nuk do
të ngrinin kurrë më krye. Më e gjera e provincave të
tyre, Azia e Vogël, ishte pushtuar, dhe vetë kryeqendra

k27K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e tyre tani nuk ishte më e sigurt. Perandorët, përfshirë


edhe vetë Aleksiusin, dërguan delegacion pas delega-
cioni te papa i Romës, komandant i përgjithshëm i pe-
rëndimit, duke iu përgjëruar atij për të shpallur luftë të
shenjtë ndaj kësaj ringjalljeje të Islamit.
Këllëç Arslani mbahej kryelartë që i përkiste një
familjeje me kaq prestigj, por ai nuk kishte iluzione
për njësimin e jashtëm të perandorisë turke. Asnjë gri-
më solidariteti nuk mbizotëronte mes kushërinjve sel-
xhukë; për të mbijetuar duhej të vrisje. Këllëç Arslani
kishte pushtuar Azinë e Vogël, hapësirën e gjerë të
Anadollit, pa ndonjë ndihmë nga sivëllezërit e tij, dhe
kur ai u rrek të zhvendosej më në jug, për në Siri, ai u
vra nga njëri prej kushërinjve. Kur Këllëç Arslani
mbahej me forcë në Isfahan, mbretëria atërore ishte
gjymtuar. Në vitin 1092, kur prijësi axhami u çlirua
fill pas një grindjeje ndërmjet burgosësve të tij, zotëri-
met e tij vështirë se shtriheshin përtej brigjeve të Ni-
keas. Ai ishte vetëm trembëdhjetë vjeç.
Këshillat e marra paskëtaj nga emirët e ushtrisë së
tij i mundësuan të merrte rishtazi një pjesë të trashëgi-
misë atërore përmes luftës, vrasjes dhe dredhive.
Mund të mburrej tashmë se kishte kaluar më shumë
kohë mbi shalën e kalit sesa në pallat. Megjithatë, kur
mbërritën frëngjit, loja sapo kish filluar. Rivalët e tij
në Azinë e Vogël ishin ende të fuqishëm, ndonëse fat-
mirësisht për Këllëç Arslanin, kushërinjtë e tij selxhu-
kë në Siri dhe në Persi qenë përthithur në grindjet e
tyre vetëshkatërruese.
Në Lindje, përgjatë lartësive të shkreta të pllajës
së Anadollit, sundimtari i këtyre ditëve plot pasiguri

k28K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ishte një personalitet i pazbërthyeshëm i quajtur Da-


nishmend “I Urti”. Ndryshe nga emirët e tjerë turq,
pjesa më e madhe e të cilëve ishin analfabetë, ky
aventurier me prejardhje të panjohur ishte shkolluar
në një larmi sferash studimi. Së shpejti ai do të bëhej
heroi i një eposi të famshëm, të titulluar enkas Heroiz-
mat e Mbretit Danishmend, ku përmblidhet pushtimi i
Malatjas, një qytet armen në juglindje të Ankarasë.
Autorët e këtij rrëfimi e konsideronin rënien e qytetit
si një pikë kthese vendimtare për islamizimin e asaj
që një ditë do të bëhej Turqi. Beteja e Malatjës kishte
hyrë tashmë në muajt e parë të vitit 1097, kur Këllëç
Arslani mësoi se një ekspeditë frënge kishte zbritur në
Kostandinopojë. Danishmendi pati rrethuar Malatjan,
dhe sulltani i ri i tërbuar nga ideja se ky rival, që di-
kur kishte përfituar nga vdekja e të atit Sulejman për
të pushtuar Anadollin veri-lindor, ishte gati të shë-
nonte një fitore kaq famëlartë. Me vendosmërinë për
ta parandaluar, Këllëç Arslan mori rrugën për në Ma-
latja në krye të kalorësisë dhe ngriti fushim aq pranë
Danishmendit sa ta trembte atë. Tensioni u shtua dhe
pati përleshje përherë e më vrastare.
Aty nga prilli i vitit 1097, Këllëç Arslani po përga-
titej për përballjen vendimtare, e cila tashmë dukej e
pashmangshme. Pjesa më e madhe e ushtrisë së tij qe
mbledhur para mureve të Malatjas kur një kalorës i
sfilitur mbërriti në tendën e sulltanit. Pa frymë, ai gul-
çoi ndër dhëmbë mesazhin që bartte: frëngjit ishin
kthyer. Ata kishin kapërcyer sërish Bosforin, në nu-
mër më të madh se vitin e shkuar. Këllëç Arslani ruaj-
ti qetësinë. Nuk kishte arsye pse të shqetësohej. Ai u

k29K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kishte treguar një herë frëngjve se dinte si të sillej ndaj


tyre. Në fund, sa për qetësuar banorët e Nikeas - në
veçanti bashkëshorten e tij, sulltaneshën e re, e cila
ishte në prag të një lindjeje - ai dërgoi një grusht de-
tashmentesh kalorësiake për të përforcuar garnizonin
e kryeqytetit. Ai vetë do të kthehej sapo të kish larë
hesapet me Danishmendin.
Këllëç Arslani ishte hedhur sërish me mish e me
shpirt në betejën e Malatjas, kur në fillim të majit ia
behu një tjetër korrier, që dridhej nga frika dhe nga
lodhja. Fjalët e tij mbollën tmerr në kampin e sulltanit.
Frëngjit ishin në dyert e Nikeas dhe kishin ngritur një
rrethim. Kësohere, ndryshe nga vera e shkuar, ata
nuk ishin disa banda plaçkitësish me zhele në trup,
por ushtri të vërteta me mijëra kavalierë të pajisur
rëndë. Dhe kësaj here shoqëroheshin nga ushtarë të
bazileut. Këllëç Arslani u orvat të qetësonte burrat,
por ai vetë ishte i mbërthyer nga ankthi. A duhej t’ia
braktiste Malatjan rivalit të tij dhe të kthehej në Nikea?
A ishte ai i sigurt se kishte ende kohë për të shpëtuar
kryeqytetin? S’do të humbiste vallë në të dyja frontet?
Pas këshillimeve të gjata me emirët më të besuar, zuri të
konturohej një zgjidhje, një farë kompromisi. Ai do të
shkonte të takohej me Danishmendin, i cili tekembramja
ishte burrë i besës, ta informonte atë për orvatjen
pushtuese të ndërmarrë nga rumët dhe mercenarët e
tyre, të cilët përbënin kërcënim për të gjithë muslimanët
e Azisë së Vogël, dhe kështu pra të propozonte një pe-
zullim të veprimeve ushtarake. Që para se Danishmendi
të kthente përgjigjen e tij, sulltani dërgoi një pjesë të ush-
trisë në kryeqytet.

k30K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Bisedimet disa ditore sollën përmbylljen e një


armëpushimi dhe Këllëç Arslani, pa e zgjatur, mori
rrugën drejt perëndimit. Por panorama që e priste kur
ai ia behu në malësitë pranë Nikeas, ia ngriu gjakun
ndër vena. Qyteti madhështor që ia kishte lënë trashë-
gimi babai, ishte dorëzuar: një mizëri ushtarësh ki-
shin bërë aty fushim, duke ngritur me vrull kulla të
lëvizshme, katapulta dhe mangonele që do të përdo-
reshin në sulmin e fundit. Emirët folën prerë: nuk
mund të bëhej asgjë. Mundësia e vetme ishte tërheqja
në brendësi të vendit para se të bëhej tepër vonë. Por,
sulltani i ri nuk mund ta duronte që ta braktiste krye-
qytetin në këtë mënyrë. Ai këmbënguli për një orvatje
të dështuar për të çarë rrethimin në skajin jugor të qy-
tetit, ku agresorët dukeshin të ngulitur me forca më të
pakta. Beteja nisi në agun e 21 majit. Këllëç Arslani u
hodh me tërbim në përleshje, dhe beteja kumboi gjer
në perëndim. Humbjet ishin të rënda njësoj në të dyja
anët, por gjithsekush ruajti pozicionet e veta. Sulltani
nuk nguli këmbë më tutje. Ai e kuptoi se asgjë nuk
mund ta lironte darën. Ngulmimi për të hedhur të
gjitha forcat në një betejë kaq të papërgatitur, mund të
zgjaste rrethimin për javë me radhë, mbase edhe për
muaj me radhë, por kështu do të kërcënohej vetë ek-
zistenca e sulltanatit. Si pasardhës i një populli me
tharm prej endacaku, Këllëç Arslani e ndjeu se burimi i
pushtetit të tij qëndronte te mijëra luftëtarët që kishte
nën komandë, dhe jo në zotërimin e një qyteti, sado ma-
gjepsës që të ishte ai. Sido që rrodhën ngjarjet, ai së
shpejti do të zgjidhte si kryeqytet të ri Konian, më në
lindje, të cilin pasardhësit e tij do ta mbanin kryeqytet

k31K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

deri në fillimin e shekullit të katërmbëdhjetë. Këllëç Ars-


lani nuk do të kishte më kurrë rast të shihte Nikean.
Para nisjes, ai i dërgoi një mesazh lamtumire
mbrojtësve të qytetit, duke u bërë atyre me dije për
vendimin e dhimbshëm dhe duke u kërkuar të vepro-
nin ‘nën dritën e interesave të tyre’. Kuptimi i këtyre
fjalëve ishte i qartë si për garnizonin turk ashtu dhe
për popullatën greke. Qyteti i duhej dorëzuar Aleksi-
us Komneniusit dhe jo ndihmëtarëve të tij frëngë. E
kështu u hapën negociatat me bazielun, i cili kishte
marrë pozicion në perëndim të Niekas, në krye të tru-
pave të tij. Burrat e sulltanit u rrekën të fitonin kohë,
mbase me shpresën se zotëria i tyre do të ishte në
gjendje që në njëfarë mënyre të kthehej me përforci-
me. Por Aleksiusi i detyroi që të mos ia shkonin ko-
hën dëm. Oksidentalët, kërcënoi ai, po përgatisnin
sulmin e fundëm, dhe më pas ai s’do të mund të bënte
dot asgjë. Duke përkujtuar sjelljet e frëngjve të një viti
më parë në rrethinat e Nikeas, negociatorët u tmerru-
an. Me sytë e mendjes së tyre ata e imagjinuan qytetin
të plaçkitur, burrat të masakruar, gratë të përdhunua-
ra. Pa ngurruar më tutje, ata ranë dakord të vendos-
nin fatin e tyre në duart e bazileut, i cili do të vendos-
te edhe kushtet e dorëzimit.
Natën e 18-19 qershorit, ushtarët e armatës bizan-
tine, pjesa më e madhe e tyre turq, hynë në qytet me
varka që shkitën në heshtje përgjatë Liqenit të Askan-
ias. Garnizoni kapitulloi pa më të voglin luftim. Në
dritën e parë të agimit, flamujt bojëqielli dhe të artë të
perandorit valëviteshin tashmë mbi muret e qytetit.
Frëngjit anulluan sulmin e tyre. Kështu Këllëç Arslani

k32K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

fitoi një farë ngushëllimi për fatkeqësinë e tij. Dinjita-


rët e sulltanatit do të kurseheshin, dhe madje sulltane-
sha e re, e shoqëruar nga i biri i porsalindur, do të pri-
teshin në Kostandinopojë me nderimet mbretërore,
dhe kjo, për çudinë e madhe të frëngjve.
Gruaja e re e Këllëç Arslanit ishte e bija e një burri
të quajtur Çaka, emir turk dhe aventurier gjenial, i
famshëm në vigjilje të pushtimit frëng. I burgosur nga
rumët pasi e kishin kapur gjatë një sulmi në Azinë e
Vogël, ai u ra në sy robëruesve të tij me po atë lehtësi
me të cilën kishte mësuar greqishten, pasi ai e përthi-
thi atë me përsosuri brenda pak muajsh. I shkëlqyer
dhe i zgjuar, dhe orator madhështor, ai ishte bërë një
vizitor i rregullt në pallatin perandorak, duke shkuar
deri aty sa të fitonte një titull fisniku. Por kjo ngritje e
mahnitshme në pozitë nuk i mjaftonte, pasi ai e hidh-
te vështrimin shumë më lart: ai aspironte të shndërro-
hej në perandor të Bizantit.
Emiri Çaka kishte përpiluar një plan të imtësi-
shëm në vijim të këtij qëllimi. Fillimisht ai u largua
nga Kostandinopoja për t’u ngulitur në Smirna, në de-
tin Egje. Atje, me ndihmën e një ndërtuesi anijesh,
ndërtoi një flotë të tijën, me brigantina dhe galera,
dromonde, dyrremësha e trirremësha të lehtë, rreth
100 anije gjithsej. Gjatë fazës fillestare të fushatës, ai
pushtoi një numër ishujsh, në veçanti Rodin, Kiosin
dhe Samosin, dhe vendosi autoritetin e tij përgjatë
gjithë brigjeve të Egjeut. Pasi gdhendi pra një peran-
dori detare, ai u vetëshpall bazile, duke e ngritur pa-
llatin e tij të Smirnas sipas stilit të oborrit perandorak.
Më pas, ai lëshoi flotën në mësymje ndaj Kostandino-

k33K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pojës. Vetëm pas një përpjekjeje kolosale, Aleksiusi


arriti të zmbrapste sulmin dhe të shkatërronte një pje-
së të anijeve turke.
Kurrsesi i dëshpëruar, babai i sulltaneshës së
ardhshme iu vu punës për të rindërtuar luftëanijet.
Në atë kohë, ishte fundi i vitit 1092, pikërisht koha
kur Këllëç Arslani po kthehej nga mërgimi, dhe Çaka
përllogariti se i biri i ri i Sulejmanit do të ishte një
aleat i përsosur kundër rumëve. E kështu ai i ofroi do-
rën e të bijës. Por llogaritë e sulltanit të ri ishin krejt
ndryshe nga ato të të vjehrrit. Ai e shihte pushtimin e
Kostandinopojës si një projekt absurd. Në krahun tje-
tër, i gjithë oborri ishte i ndërgjegjshëm për qëllimin e
tij: të asgjësonte emirët turq të cilët asokohe po kërko-
nin të ngrinin sundime më vete në Azinë e Vogël, si-
domos Danishmendin dhe ambiciozin Çaka. Sulltani
nuk hezitoi: pak muaj pas mbërritjes së frëngjve, ai e
ftoi të vjehërrin në një gosti, e dëndi me pije, dhe e
theri për vdekje, me ç’duket, me vetë dorën e tij. Çaka
u pasua në pushtet nga i biri që nuk zotëronte as inte-
ligjencën e as ambicien e të atit. I vëllai i sulltaneshës
kënaqej me administrimin e emiratit të tij detar derisa
një ditë, në vitin 1097, flota rume mbërriti papritmas
pranë brigjeve të Smirnas me një mesazh po aq të pa-
pritur në bord: të motrën e tij.
Ajo i kuptoi me vonesë arsyet e asaj përkujdesjeje
të perandorit, por ndërsa ajo po shpihej drejt Smirnas,
qyteti në të cilin ajo kishte kaluar vegjëlinë, gjithçka u
bë menjëherë e qartë. Asaj iu tha t’i sqaronte të vëllait
se Aleksiusi kishte marrë Nikean, se Këllëç Arslani
ishte mundur, dhe se një ushtri e fuqishme rumësh

k34K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhe frëngësh do të sulmonin së shpejti Smirnën, të


mbështetur nga një flotë e pamasë. Në këmbim të je-
tës, i biri i Çakas u ftua ta shpinte të motrën tek bash-
këshorti i saj, diku në Anadoll.
Emirati i Smirnës reshti së ekzistuari sapo u pra-
nua ky qëndrim. Me rënien e Nikeas, të gjitha brigjet
e detit Egje, të gjithë ishujt dhe pjesa perëndimore e
Azisë së Vogël në tërësi, ishte tashmë jashtë kontrollit
të turqve. Dhe rumët, me ndihmën e bashkëpunëtorë-
ve të tyre frëngë, dukeshin të vendosur të ushtronin
trysni edhe më tutje.
Në strehën e tij malore, Këllëç Arslani gjithsesi
nuk i uli armët.
Me të marrë veten nga befasia e atyre ditëve të para,
sulltani filloi të përgatiste aktivisht kundërpërgjigjen.
“Ai filloi të rekrutonte trupa dhe të merrte në armë vull-
netarë, dhe shpalli xhihadin”, vëren Ibën Al Kalanisi.
Kronisti nga Damasku shton se Këllëç Arslani “u
kërkoi të gjithë turqve të vinin ta ndihmonin, dhe
shumë syresh iu përgjigjën thirrjes së tij.”
Në të vërtetë, synimi parësor i sulltanit ishte beto-
nimi i aleancës me Danishmendin. Tani një pakt i
thjeshtë nuk mjaftonte: ishte e domosdoshme që for-
cat turke të Azisë së Vogël të bashkoheshin tashmë, si
elementë të një stuhie të vetme. Këllëç Arslani ishte i
sigurt për përgjigjen e rivalit. Musliman i zjarrtë, po
ashtu edhe strateg me këmbë në tokë, Danishmendi
ndieu kërcënimin e përparimit të rumëve dhe aleatëve
të tyre frëngë. Ai parapëlqeu më mirë të përballej me
ata në tokat e fqinjit të tij, sesa në të tijat, dhe pa e
zgjatur, ai ia behu në kampin e sulltanit, i shoqëruar

k35K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nga një kalorësi prej mijëra vetësh. Pati vëllazërim dhe


këshillime, si dhe hartime planesh. Pamja e këtyre
luftëtarëve dhe kuajve të panumërt që mbulonin kodrat
i mbushi komandantët me një guxim të ripërtërirë. Ata
do ta sulmonin armikun që në rastin e parë.
Këllëç Arslani u vu në ndjekje të gjahut. Agjentët
të cilët ishin infiltruar në mesin e rumëve i sollën lajme
të vyera. Frëngjit proklamonin haptazi se ishin të ven-
dosur të vazhdonin përtej Nikeas, dhe se destinacioni
i tyre i vërtetë ishte Palestina. Madje itinerari i tyre
njihej mirë: ata do të marshonin në drejtimin juglin-
dor për në Konia, i vetmi qytet më peshë ende në
duart e sulltanit. Gjatë gjithë shtegtimit, përmes kësaj
hapësire malore, krahët e ushtrisë perëndimore do të
ishin të cenueshëm nga sulmet. I vetmi problem ishte
përzgjedhja e vendit të përshtatshëm për një pritë.
Emirët, të cilët e njihnin mirë krahinën, nuk hezituan.
Pranë qytetit të Dorilaeumit, katër ditë marshim nga
Nikea, shtrihej një vend ku rruga ngushtohej duke ka-
luar nëpërmjet një lugine të cekët. Nëse luftëtarët turq
mblidheshin pas kodrave, gjithsa u mbetej të bënin
më pas ishte të prisnin kohën e duhur.
Andej nga ditët e fundit të qershorit të vitit 1097,
kur Këllëç Arslani mësoi se oksidentalët ishin nisur
nga Nikea të shoqëruar nga një forcë e vogël e rumëve,
mekanizmi i pritës kishte marrë tashmë pozicion. Në
agimin e 1 korrikut, frëngjit zunë të konturohen në
horizont. Kavalierët dhe ushtarët këmbësorë përparo-
nin në paqe, me sa dukej pa idenë më të vogël se çfarë
pritej të gatuhej për ta. Sulltani kishte pasur drojë se
stratagjema e tij mund të pikasej nga zbuluesit e armi-

k36K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kut. Nga sa dukej, s’kishte përse të shqetësohej. Tjetër


burim kënaqësie për monarkun selxhuk ishte se frën-
gjit dukeshin më pak të numërt nga ç’e kishin infor-
muar. Mos vallë disa prej tyre kishin mbetur pas në
Nikea? Ai nuk e dinte. Në pamje të parë, gjithsesi, ai
dukej se zotëronte një epërsi numerike. Kjo, e kombi-
nuar me elementin e befasisë ndillte fat të mirë. Këllëç
Arslani ishte i shqetësuar, por me besim në vetvete.
Danishmendi i urtë, me njëzet vjet përvojë më shumë,
kishte të njëjtën ndjesi.
Dielli ende nuk ish ngritur nga pas kodrave, kur
jepet urdhri për të sulmuar. Taktikat e luftëtarëve
turq ishin të praktikuara mirë. Tekembramja, ata ki-
shin mëse gjysëm shekulli që kishin siguruar epërsinë
e tyre ushtarake në Orient. Ushtria e tyre përbëhej po-
thuajse vetëm nga kalorësia e lehtë, të cilët ishin gjith-
ashtu shigjetarë të shkëlqyer. Ata do të afroheshin; do
të ndërsenin një rrëke shigjetash vdekjeprurëse mbi
armikun e tyre, dhe më pas do të tërhiqeshin rrufe-
shëm, duke i hapur shteg një vale të re sulmuesish.
Pak dallgë të njëpasnjëshme zakonisht u mjaftonin
për ta çuar gjahun e tyre në agoninë e vdekjes. Pikë-
risht këtu do të kryhej përleshja trup më trup.
Por ditën e betejës së Dorilaeumit, sulltani, i reha-
tuar me shtabin e tij të përgjithshëm në majë të një
kepi, vuri re i shqetësuar që metodave të stërprovuara
turke dukej se u mungonte efikasiteti i zakonshëm. E
drejtë, frëngjve u mungonte shkathtësia dhe dukeshin
se nuk nxitonin t’u kundërpërgjigjeshin sulmeve të
vazhdueshme, por ata ishin mjeshtra të përsosur të
artit të mbrojtjes. Forca kryesore e ushtrisë së tyre

k37K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shtrihej në parzmoret e rënda me të cilat kavalierët


mbulonin të gjithë trupin, dhe shpeshherë edhe kuajt.
Ndonëse avancimi i tyre ishte i ngadaltë dhe i nga-
thët, burrat e tyre ishin të mbrojtur në mënyrë të
shkëlqyer nga shigjetat. Atë ditë, pas disa orë lufti-
mesh, shigjetarët turq kishin shkaktuar vdekje të
shumta, por pjesa kryesore e armatës frënge mbeti e
pacënuar. A duhet të angazhoheshin në luftim trup
më trup? Kjo dukej e rrezikshme. Gjatë përleshjeve të
shumta përreth fushës së betejës, kalorësit e stepave
nuk ia kishin arritur assesi të bënin qëndresë ndaj kë-
tyre fortesave të njëmendëta njerëzore. A duhej zgja-
tur pafundësisht faza e ngacmimit? Tani elementi i
befasisë ishte zvetënuar, nisma mund të kalonte sipas
të gjitha gjasave në anën kundërshtare.
Disa emirë filluan të jepnin këshilla për tërheqje,
kur një re pluhuri u shfaq në largësi. Një ushtri e fres-
kët frënge po afrohej, po aq e numërt sa e para. Ata
ndaj të cilëve turqit kishin luftuar gjatë gjithë mëngje-
sit dolën se ishin vetëm pararoja. Tashmë sulltani
s’kishte asnjë mundësi tjetër përveç urdhrit për tër-
heqje. Para se ai ta jepte atë, një ushtri e tretë frënge u
përvijua pas linjave turke, në një kodër që vështronte
mbi tendën e shtabit të përgjithshëm.
Kësohere, Këllëç Arslani iu dorëzua frikës. Kër-
ceu mbi kalin e tij të luftës dhe iu drejtua maleve me
galop të plotë, madje duke braktisur thesarin e pasur
që kishte bartur me vete për të paguar trupat. Danish-
mendi nuk qëndronte shumë larg pas tij, krahas shu-
micës së emirëve. Duke përfituar nga karta e vetme e
fortë që u kish mbetur, shpejtësia, shumë kalorës arri-

k38K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tën të largoheshin pa mundur fitimtarët t’i ndiqnin


pas. Por, pjesa më e madhe e ushtarëve qëndruan ku
ishin, të rrethuar nga të gjithë krahët. Siç do të shkru-
ante el-Kalanisi më vonë: “Frëngjit e bënë copash ushtri-
në turke. Ata vranë, plaçkitën dhe zunë robër të shumtë, të
cilët u shitën si skllevër”.
Gjatë arratisjes, Këllëç Arslani takoi një grup kalo-
rësish që vinin nga Siria për të luftuar krah tij. Ishte
tepër vonë, u tha atyre me keqardhje. Frëngjit ishin
shumë më të numërt dhe shumë më të fuqishëm, dhe
asgjë më shumë s’mund të bëhej për t’i ndalur ata.
Duke kthyer fjalën në vepër, dhe i vendosur për të
qëndruar mënjanë që të linte stuhinë të kalonte, sull-
tani i mundur u zhduk në hapësirën e paanë të rrafsh-
naltës anadollase. Atij i duhej të priste katër vjet për
hakmarrjen.
Vetëm natyra dukej e palëkundur për t’i bërë qën-
dresë pushtuesit. Thatësira e tokës, shtigjet e ngushta
malore dhe i nxehti përvëlues i verës në rrugët pa hije
ngadalësuan përparimin e frëngjve. Pas Dorilaeumit,
atyre iu deshën plot njëqind ditë për të kaluar Anado-
llin, ndërsa në kohëra të zakonshme një muaj duhej të
mjaftonte. Ndërkohë, lajmi i shpartallimit të turqve u
përhap aneskaj Lindjes së Mesme. - Kur kjo ngjarje, kaq
e turpshme për Islamin u bë e ditur, - vërente kronisti
nga Damasku, - pati panik të vërtetë. Tmerri dhe ankthi u
mbufatën në përmasa kolosale.
Qarkullonin pareshtur fjalë për mbërritjen e beftë
të kavalierëve ndjellatmerr. Në fund të korrikut, pati
thashetheme se ata po i afroheshin fshatit të Al Bala-
nës, në skajin verior të Sirisë. Mijëra kalorës u mblo-

k39K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhën për t’u ndeshur me ta, por alarmi ishte i rremë.


Nuk kishte asnjë shenjë të frëngjve në horizont. Shpir-
tërat më optimistë hamendësonin se mos ndoshta
pushtuesit ishin kthyer mbrapsht. Ibën el-Kalanisi i
bëri jehonë kësaj shprese në një prej atyre parabolave
astrologjike, pas së cilës bashkëkohësit e tij ishin kaq
shumë të dashuruar: - Atë verë një kometë u shfaq në qie-
llin perëndimor. U lartësua për njëzet ditë, më pas u zhduk
pa lënë gjurmë. Por iluzione të tilla avulluan shumë
shpejt. Lajmet bëheshin përherë e më të imtësishme.
Nga mesi i shtatorit e më tutje, përparimi i frëngjve
mund të ndiqej fshat më fshat. Në 21 tetor 1097, nga
maja e kalasë së Antiokut, asokohe qyteti më i madh i
Sirisë, kumbuan britmat: “Ata erdhën!” Disa sehirxhi-
një, nxituan për në bedena për të parë si guhakë, por
sytë nuk u zunë asgjë më shumë se një re të turbullt
pluhuri në largësi të madhe, në skajin e fushës së
gjerë, pranë liqenit Antiok. Frëngjit ishin ende një ditë
marshimi larg, mbase më shumë, dhe sipas të gjitha
shenjave, ata do të dëshironin të ndalonin të pusho-
nin për pak kohë pas udhëtimit të tyre të gjatë. Pava-
rësisht nga kjo, kujdesi e donte që të pesë portat e rën-
da të qytetit të mbylleshin pa humbur kohë.
Nëpër suke, zukama e mëngjesit kish ngelur pe-
zull, ndërsa tregtarët dhe myshteria kishin ngrirë në
këmbë. Gratë pëshpëritnin, kurse disa luteshin. Qyte-
tin e kishte nënshtruar tmerri.

k40K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

2.
Një parzmorepunues i mallkuar

Kur Jagi-Sijani, sunduesi i Antiokut, mësoi për


ardhjen e frëngut, ai iu druajt një kryengritjeje nga ana
e të krishterëve të qytetit. Për pasojë ai vendosi t’i dë-
bonte ata.

Kjo ngjarje u kallëzua nga historiani arab Ibën el-


Ethiri, më shumë se një shekull pas fillimit të dyndjes
frënge, mbi bazën e dëshmive të lëna nga bashkëkohësit:

Në ditën e parë, Jagi-Sijani u dha urdhër muslimanë-


ve të dilnin përtej mureve që të pastronin ledhet rrethu-
ese të qytetit. Të nesërmen, ai dërgoi vetëm të krishterë
për të njëjtën detyrë. Ai i shtrëngoi ata të punonin deri sa
ra nata, dhe kur ata kërkuan të ktheheshin, ai nuk i la,
duke u thënë: -“Antioku është qyteti juaj, por ju duhet ta
lini në duart e mia derisa unë të kem zgjidhur problemin
tonë me frëngjit”. - Ata e pyetën: - “Kush do na i mbrojë
gratë dhe fëmijët ?” - Emiri ia ktheu: - “Në mungesën
tuaj, do të kujdesem unë për ata.” - Ai, përnjëmend i
mbrojti familjet e të dëbuarve, duke mos lejuar askënd që
t’u prekte qoftë dhe një fije floku.

Në atë tetor të 1097, të moshuarin Jagi-Sijan, shër-


bëtor i bindur i sulltanit selxhuk për dyzet vjet, e për-
ndiqte frika e tradhtisë. Ai kishte bindjen se ushtritë
frënge të mbledhura para Antiokut do të mund të hy-
nin në qytet vetëm nëse do të gjenin bashkëfajtorë

k41K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

brenda mureve, pasi qyteti nuk mund të merrej me


anë të një sulmi, dhe aq më pak të vuante urie nga një
bllokadë. Duhet pranuar, ky emir turk mjekër-bardhë
komandonte jo më shumë se gjashtë apo shtatë mijë
ushtarë, kurse frëngjit kishin pothuajse tridhjetë mijë
luftëtarë, por Antioku ishte pothuajse i pathyeshëm.
Muret ishin dy fersehë të gjatë (rreth dymbëdhjetë mijë
metra), dhe kishte jo më pak se 360 kullëza të ndër-
tuara në tre lartësi të ndryshme. Vetë muret, të ndër-
tuar fuqishëm me gurë dhe tulla në një skelet muri,
ngjiteshin mbi malin Habib Al Naxhar në lindje dhe e
kurorëzonin majën me një kala të pacenueshme. Në
perëndim shtrihej Orontesi, të cilin sirianët e quanin
el-Asi, ‘lumi kryeneç’, pasi ndonjëherë ai dukej se
rridhte kundër rrymës, nga Mesdheu për në brendësi-
në e vendit. Shtrati i lumit zgjatej përgjatë mureve të
Antiokut, duke formuar një pengesë natyrore që ka-
përcehej me vështirësi. Në jug, fortifikatat vështronin
mbi një luginë kaq të thiktë saqë ajo ngjante si një
zgjatim i mureve të qytetit. Pra, agresorët e kishin të
pamundur të rrethonin qytetin, dhe mbrojtësit do të
kishin probleme të pakta të komunikonin me botën e
jashtme dhe të futnin ushqime brenda mureve.
Rezervat ushqimore të qytetit ishin jashtëzako-
nisht të pasura. Muret e qytetit brendashkruanin jo
vetëm ngrehina dhe kopshte, por edhe rripa të gjerë
toke të kultivuar gjithashtu. Para Fet’h1-it, apo pushti-
mit musliman, Antioku kishte qenë një metropol ro-
mak me dyqind mijë banorë. Nga viti 1097 popullsia e

1 Kuptimi i kësaj fjale në gjuhën arabe është ‘hapje’.

k42K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tij numëronte vetëm dyzet mijë, dhe disa lagje, dikur


të banuara, ishin shndërruar në fusha dhe kullota.
Ndonëse e kishte humbur shkëlqimin e dikurshëm,
ky qytet mbetej ende mbresëlënës. Udhëtarët në tërë-
si, madje dhe ata nga Bagdadi apo Kostandinopoja,
mahniteshin nga pamja e parë e këtij qyteti që shtrihej
deri sa shihte syri, me minaret, kishat dhe suket e har-
kuar, vilat luksoze të ngulura në shpatet me pemishte
që ngjiteshin sipër deri në kala.
Pra, Jagi Sijani nuk kishte as më të voglin dyshim
në pacenueshmërinë e fortifikatave dhe në sigurinë e
furnizimeve. Por, të gjitha armët e tij mbrojtëse mund
të bëheshin të padobishme, nëse në një pikë përgjatë
murit të pafund, sulmuesit do të arrinin të gjenin një
bashkëpunëtor të gatshëm të hapte një portë për t’u
lejuar atyre të hynin në një kullëz, siç kish ngjarë në të
kaluarën. Prej këtej rezultoi dhe vendimi për të dëbu-
ar pjesën më të madhe të shtetasve të tij të krishterë.
Në Antiok, ashtu si gjetkë, të krishterët e Lindjes së
Mesme - grekët, armenët, maronitët, jakobitët - pësu-
an një shtypje të dyfishtë me mbërritjen e frëngjve.
Bashkëfetarët e tyre perëndimorë i dyshonin ata për
simpati ndaj saraçenëve dhe i trajtonin si shtetas të
rangut më të ulët, ndërsa bashkëpatriotët e tyre mus-
limanë shpeshherë i shihnin si aleatë natyrorë të
pushtuesve. Vërtet, caqet ndërmjet përkatësisë fetare
dhe kombëtare ishin pothuajse të paqena. I njëjti term,
“rum”, përdorej për t’iu referuar si bizantinëve ashtu
dhe sirianëve të besimit grek, të cilët në çdo rast e
konsideronin veten ende shtetas të bazileut. Fjala ‘ar-
menas’ i referohej si një kishe ashtu dhe një populli,

k43K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhe kur një musliman fliste për ‘kombin’, el-umme, i


referohej bashkësisë së besimtarëve. Në mendjen e
Jagi Sijanit, dëbimi i të krishterëve s’ishte një akt dis-
kriminimi fetar, porse një masë e kohës së luftës kun-
dër shtetasve të një fuqie armike, Kostandinopojës, së
cilës Antioku i kish përkitur prej kohësh dhe e cila
nuk kishte hequr kurrë dorë nga qëllimi për ta marrë
rishmi këtë qytet.
Antioku ishte i fundmi nga qytetet e mëdha të
Azisë arabe që ra nën zotërimin e turqve selxhukë. Në
vitin 1084 ishte ende nën varësinë e Kostandinopojës.
Trembëdhjetë vjet më vonë, kur kavalierët frëngë rre-
thuan qytetin, Jagi Sijani ishte natyrshëm i bindur se
kjo qe pjesë e një përpjekjeje për të restauruar autori-
tetin e rumëve, me bashkëfajësinë e popullatës venda-
se, pjesa më e madhe e të cilëve ishin të krishterë.
Para një rreziku të tillë, emirin nuk e brente aspak
ndërgjegjja. Ai për pasojë dëboi nazarat-ët, ekspertët
nazaretas (pasi kështu quheshin të krishterët), dhe më
pas mori personalisht në ngarkim racionimin e dri-
thit, vajit dhe mjaltit, duke porositur inspektime të
përditshme të fortifikatave dhe duke ndëshkuar ash-
për çdo pakujdesi. A do të mjaftonte kjo? Asgjë nuk
ishte e sigurt. Por, këto masa ishin skicuar t’i mundë-
sonin qytetit që të mbahej deri në mbërritjen e përfor-
cimeve. Kur do të vinin ato? Kjo pyetje bëhej me
ngulm nga cilido në Antiok, dhe Jagi Sijani nuk ishte
në gjendje të jepte një përgjigje më të mirë nga
ç’mund të jepte një njeri i rrugës. Më herët, gjatë ve-
rës, kur frëngjit kishin qenë ende tepër larg, ai kishte
dërguar të birin të vizitonte udhëheqësit e shumtë

k44K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

muslimanë të Sirisë për t’i paralajmëruar ata për rre-


zikun që kanoste qytetin. Ibën el-Kalanisi na rrëfen se
në Damask, i biri i Jagi-Sijanit foli për luftë të shenjtë.
Por në Sirinë e shekullit të njëmbëdhjetë, xhihadi nuk
ishte asgjë më shumë se një parullë që valëvitej si kër-
cënim nga princat në rrezik. Asnjë emir nuk vraponte
në ndihmë të tjetrit nëse s’kishte interesa personale
duke vepruar kështu. Vetëm atëherë atij i binin ndër-
mend parimet e mëdha.
Tani, në atë vjeshtë të vitit 1097, i vetmi udhëheqës
i cili ndihej drejtpërdrejtë i kërcënuar nga pushtimi
frëng ishte vetë Jagi Sijani. Nëse mercenarët e peran-
dorit dëshironin të merrnin sërishmi Antiokun, kjo
nuk kishte asgjë të panatyrshme, meqenëse qyteti kish-
te qenë ngahera bizantin. Sidoqoftë, mendohej se ru-
mët nuk do të shkonin më tutje. Dhe për fqinjët, të që-
nit e Jagi Sijanit në telashe nuk ishte doemos gjë e keqe.
Për dhjetë vjet ai kishte lozur me ta, duke ndjellë
mospajtime, duke ngritur xhelozi, duke përmbysur
aleanca. Tani ai po u kërkonte të linin grindjet mënjanë
dhe të shpejtonin në ndihmë të tij. E përse duhej të
befasohej ai nëse ata mënonin të vinin duke vrapuar?
Si njeri realist, Jagi Sijani ishte i ndërgjegjshëm se
ai do të lihej të lëngonte dhe do të shtrëngohej të për-
gjërohej për ndihmë, se ai do të ishte i detyruar të pa-
guante për zgjuarsinë, intrigat dhe tradhtitë e të shku-
arës. Por ai nuk e pati imagjinuar kurrsesi se bashkë-
fetarët e tij do të shkonin aq larg sa ta dorëzonin të li-
dhur këmbë e duar te mercenarët e bazileut. Tekefun-
dit, ai thjesht po rrekej të mbijetonte në një fole të pa-
mëshirshme grerëzash. Konflikti i përgjakshëm ishte i

k45K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pamëshirshëm në botën ku ai qe rritur, bota e turqve


selxhukë, dhe zotëria i Antiokut, si të gjithë emirët e
tjerë të atyre viseve, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të
mbante qëndrimin e tij. Nëse atij i binte të ishte në
anën humbëse, fati i tij do të ishte vdekja, ose së paku
burgosja dhe turpi. Nëse ishte aq fatlum sa të zgjidhte
anën fitimtare, ai shijonte fitoren e tij për një farë kohe
dhe merrte disa robëresha bukuroshe në shpërblim,
para se ta gjente sërish veten të ngatërruar në ndonjë
konflikt të ri gjatë të cilit jeta e tij vihej në dilemë.
Mbijetesa në një botë të tillë varej mbi të gjitha nga
kapja fort pas kalit të duhur, dhe jo këmbëngulja me
të njëjtin kalë sa herë që dilte rasti. Gabimi më i vogël
ishte vdekjeprurës, dhe vërtet, ishin të rrallë emirët që
e prisnin vdekjen në shtrat.
Në kohën e mbërritjes së frëngjve në Siri, jeta po-
litike qe helmatisur nga ‘lufta e dy vëllezërve’, kon-
flikt ky ndërmjet dy personaliteteve të çuditshëm të
cilët dukeshin se kishin dalë nga imagjinata e një rrë-
fenjëtari popullor: Ridvani, mbreti i Alepos (Halebit),
dhe i vëllai i tij i vogël, Dukaku, mbret i Damaskut.
Urrejtja e tyre e ndërsjellë ishte kaq kokëforte saqë
asgjë, madje as një kërcënim i përbashkët ndaj të dy-
ve, nuk mund t’i shtynte ata të meditonin rreth një
pajtimi. Ridvani nuk i kishte mbushur as të njëzetat
në vitin 1097, por personaliteti i tij mbështillej tashmë
me mister, dhe rreth tij ishin përhapur gjerësisht le-
gjendat më të tmerrshme. Trupvogël, i hollë, me çehre
të ashpër dhe shpeshherë ndjellatmerr, ai thuhet (nga
Ibën el-Kalanisi) të ketë rënë nën ndikimin e një ‘mje-
ku-astrolog’ i cili i përkiste rendit të Asasinëve, një

k46K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sekt i formuar së fundmi që do të luante një rol të rën-


dësishëm përgjatë gjithë pushtimit frëng. Mbreti i
Alepos akuzohej - jo pa të drejtë - se shfrytëzonte këta
fanatikë për të asgjësuar kundërshtarët. Me mjetet e
vrasjes, mungesës së respektit dhe magjisë, Ridvani
zgjoi mosbesimin e pothuajse çdokujt, por urrejtjen
më të hidhur ai e provokoi brenda familjes së tij. Kur
u ngjit në fron në vitin 1095 ai urdhëroi mbytjen e dy
vëllezërve, nga frika se një ditë ata mund të luftonin
për t’ia marrë pushtetin. Një vëlla i tretë u arratis
duke e shpëtuar jetën vetëm me anë të largimit nga
qyteza e Alepos pikërisht atë natë kur duart e fuqish-
me të skllevërve të Ridvanit duhej t’ia mbërthenin fy-
tin. Ky i mbijetuar ishte Dukaku, i cili më vonë ndien-
te një urrejtje të verbër ndaj të vëllait. Pas arratisjes, ai
kërkoi strehim në Damask, garnizoni i të cilit e shpalli
atë mbret. Këtë djalosh të rrëmbyer - lehtësisht i ndi-
kueshëm, me prirje ndaj grushteve të zemërimit, dhe
shëndetlig - e torturonte ideja se i vëllai kërkonte ta
ekzekutonte. I gjendur ndërmjet këtyre dy princave
gjysmë të çmendur, Jagi Sijani nuk pati një detyrë të
lehtë. Fqinji më i afërt ishte Ridvani, kryeqyteti i të ci-
lit, Alepo, një nga qytetet më të lashtë në botë, ishte
më pak se tri ditë marshim larg Antiokut. Dy vite
para mbërritjes së frëngjve, Jagi Sijani i kishte dhënë
Ridvanit dorën e të bijës në martesë. Por shpejt ai
kuptoi se dhëndri ia lakmonte mbretërinë, dhe kështu
edhe ai nisi të druhej për jetën e tij. Ashtu si Dukaku,
edhe Jagi Sijanin e torturonte frika nga sekti i asasinë-
ve. Meqenëse kanosja e përbashkët i pat bashkuar na-
tyrshëm këta dy burra me njëri tjetrin, ishte pikërisht

k47K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbreti i Damaskut të cilit Jagi-Sijani iu drejtua, kur


frëngjit po përparonin drejt Antiokut.
Dukaku hezitonte, gjithsesi. Jo se u trembej frën-
gjve, e siguroi ai Jagi-Sijanin, por nuk kishte dëshirë
ta shpinte ushtrinë në rrethinat e Alepos, e për pasojë
t’i jepte të vëllait një mundësi që ta godiste pas shpi-
ne. Duke e ditur mirë sa të pamundur e kishte ta
shtynte aleatin drejt një vendimi, Jagi-Sijani vendosi
të dërgonte si emisar të birin, Shems ed-Deule (Dielli i
Shtetit), një djalosh i shkëlqyer, plot zell dhe i flaktë, i
cili dha e mori pafund në pallatin mbretëror, duke
ngacmuar Dukakun dhe këshilltarët e tij, duke përdo-
rur herë lajkatimin e herë kërcënimin. Por, vetëm në
dhjetorin e vitit 1097, dy muaj pas fillimit të betejës së
Antiokut, zotëria i Damaskut ra përfundimisht da-
kord të shpinte ushtrinë në veri, përkundër gjykimit
të tij më të mirë. Shemsi u nis krah tij, pasi ai e dinte
se një javë e plotë sa kërkonte marshimi, ishte një
kohë e mjaftueshme që Dukaku të ndërronte mendje.
Dhe përnjëmend, mbreti i ri u bë përherë e më nervoz
ndërsa përparonte. Më 31 dhjetor, kur ushtria e Dam-
skut kishte kryer tashmë dy të tretat e itinerarit, ata u
ndeshën me një grup plaçkitësish frëngj. Pavarësisht
epërsisë së qartë numerike dhe lehtësisë me të cilën arri-
ti të rrethonte armikun, Dukaku nuk pranoi të jepte
urdhër për sulm. Kjo u bëri të mundur frëngjve të ka-
përcenin çoroditjen e tyre fillestare, të rigjenin ekuilibrin
dhe t’ia mbathnin. Në fund të ditës nuk pati as nga-
dhënjyes e as të mposhtur, kurse damaskenët kishin
humbur më shumë burra se kundërshtarët e tyre. Nuk
duhej asgjë më tepër për të shkurajuar Dukakun, i cili u

k48K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dha menjëherë urdhër burrave të ktheheshin mbrapsht,


pavarësisht nga lutjet e dëshpëruara të Shemsit.
Dezertimi i Dukakut zgjoi hidhërim të madh në
Antiok, por mbrojtësit nuk e humbën krejtësisht toru-
an. Çuditërisht, në këto ditë të hershme të vitit 1098,
rrëmuja mbizotëronte pikërisht në mesin e rrethues-
ve. Shumë prej spiunëve të Jagi-Sijanit kishin arritur
të infiltroheshin në ushtrinë armike. Disa prej këtyre
informatorëve vepronin në bazë të urrejtjes për rumët,
por pjesa më e madhe e tyre ishin të krishterë vendas
që shpresonin të fitonin nderet e emirit. Ata kishin
lënë familjet në Antiok dhe tanimë kërkonin të garan-
tonin sigurinë e tyre. Informacionet që ata sillnin,
nxisnin popullatën, ndonëse mbrojtësit e qytetit të
rrethuar kishin furnizime të bollshme, frëngjit ishin të
cënuar nga uria. Me qindra kishin vdekur tashmë,
dhe pjesa më e madhe e kuajve të tyre qe therur për
ushqim. Ekspedita që kishte ndeshur ushtria e Da-
maskut qe dërguar të gjente dele dhe dhi, dhe të gra-
biste ndonjë hambar drithi. Urisë i shtoheshin fatke-
qësi të tjera që gërryenin ditë pas dite moralin e push-
tuesve. Një shi i pafund zuri të binte, duke justifikuar
nofkën qesëndisëse që sirianët i kishin vënë Antiokut:
‘pshurrësi’. Fushimi i rrethuesve qe zhytur në baltë.
Përfundimisht, ishte dhe vetë toka, e cila dridhej pa-
reshtur. Vendasit e fshatrave përreth ishin mësuar me
këtë, por frëngjit i zuri tmerri. Zhurmat e lutjeve të
tyre mbërrinin deri në qytet, sa herë që ata mblidhe-
shin tok për të lypur mëshirë hyjnore, duke besuar se
kishin rënë pre e një ndëshkimi qiellor. Pati njoftime
se ata kishin vendosur të dëbonin të gjitha prostitutat

k49K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nga kampi në përpjekje për të qetësuar zemëratën e të


Plotfuqishmit. Ata gjithashtu mbyllën tavernat dhe
ndaluan lojërat me zarë. Pati dezertime të shumta,
madje dhe mes prijësve të tyre.
Lajme të tilla natyrisht e nxitën shpirtin luftarak
të mbrojtësve, të cilët organizuan mësymje edhe më të
guximshme. Siç do të thoshte Ibën el-Ethiri, “Jagi-Sija-
ni tregoi një guxim, një urtësi dhe një vendosmëri për t’u
admiruar”. I dehur nga entuziazmi, historiani arab
shton: - “Pjesa më e madhe e frëngjve vdiqën. Nëse do të
kishin mbetur po aq të numërt sa ç’kishin qenë në kohën e
mbërritjes së tyre, ata do të kishin pushtuar të gjitha tokat e
Islamit.” Një ekzagjerim vulgar, por që përnderon me
të drejtë heroizmin e garnizonit të Antiokut, i cili i ve-
tëm duhej të duronte për muaj pafund goditjen krye-
sore të dyndjes pushtuese.
Ndihma mënonte të dukej. Në janarin e 1098, i ze-
mëruar nga plogështia e Dukakut, Jagi-Sijani detyrohet
t’i kthejë sytë nga Ridvani. Ishte sërish Shems ed-Deule
ai që mori në ngarkim misionin e dhimbshëm të para-
qitjes së ndjesave më të përulëta mbretit të Alepos, të të
dëgjuarit pa u stepur të të gjitha përpjekjeve sarkastike
në përgjigje, si dhe t’i përgjërohej atij, në emër të Islamit
dhe lidhjeve farefisnore, të denjonte të dërgonte trupat e
tij për të shpëtuar Antiokun. Shemsi e dinte mirë se ku-
nati i tij mbretëror nuk ishte i përkulshëm ndaj argu-
mentimeve të tilla, dhe se ai më mirë e këpuste dorën
sesa t’ia zgjaste Jagi-Sijanit. Por ngjarjet në vetvete ishin
dhe më shtrënguese. Frëngjit, situata ushqimore e të ci-
lëve po bëhej përherë e më kritike, sapo kishin plaçkitur
tokat e mbretit selxhuk, duke bastisur dhe duke shndë-

k50K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rruar në tokë të shkretë hapësirën përreth vetë Alepos,


dhe për të parën herë Ridvani ndjeu se zotërimet e tij
ishin nën kërcënim. Më shumë për t’u vetëmbrojtur,
sesa për të ndihmuar Antikoun, ai vendosi të niste ush-
trinë kundra frëngjve. Shemsi doli triumfues. Ai i dërgoi
të atit një letër ku i bënte me dije datën e ofensivës
alepase dhe ku i kërkonte të organizonte një mësymje
masive për të futur rrethuesit në një shtrëngim dare.
Në Antiok, ndërhyrja e Ridvanit ishte kaq e pa-
pritur saqë dukej e dërguar nga qielli. A do të ishte
kjo pika e kthesës së kësaj beteje, e cila vazhdonte me
tërbim prej më shumë se njëqind ditësh?
Në fillim të pasdites së 9 shkurtit 1098 vrojtuesit e
hipur në kala lajmëruan ardhjen e ushtrisë së Alepos.
Ajo përbëhej nga një kalorësi prej disa mijëra njerë-
zish, kurse frëngjit mund të grumbullonin jo më tepër
se shtatë apo tetëqind, kaq keq qenë dhjetuar kuajt e
tyre nga zia. Të rrethuarit, që prej ditësh prisnin në
ankth alepasit, dëshironin që beteja të niste menjëhe-
rë. Por, trupat e Ridvanit u ndalën dhe filluan të ngre-
nin tendat, kurse urdhri për betejë u shty për të nesër-
men. Përgatitjet nuk reshtën përgjatë gjithë natës. Çdo
ushtar tanimë e dinte saktësisht se ku dhe kur duhej
të vepronte. Jagi-Sijani kishte besim se burrat e tij do
ta kryenin peshën e tyre të barrës.
Ajo që askush nuk e dinte, ishte se beteja qe hum-
bur pa filluar ende. I tmerruar nga ç’kishte dëgjuar në
lidhje me aftësitë luftarake të frëngjve, Ridvani nuk
guxoi të përfitonte nga epërsia numerike. Në vend që
të poziciononte njerëzit, ai kërkoi vetëm që t’i mbron-
te ata. Për t’i bërë bisht çdo kërcënimi për rrethim, ai i

k51K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kishte kyçur ushtarët gjatë gjithë natës në një rrip të


ngushtë toke që shtrihej si pykë ndërmjet Lumit
Orontes dhe Liqenit Antiok. Në agshol, kur frëngjit
sulmuan, alepasit u paralizuan si mos më keq. Ngu-
shtësia e tokës ua bënte të pamundur çdo lëvizje.
Kuajt e tyre u zmbrapsën, dhe ata kalorës të cilët u
rrëzuan, u shkelën përfund nga shokët e tyre para se
të mund të çoheshin në këmbë. Sigurisht, nuk bëhej
më fjalë për të zbatuar taktikat tradicionale duke dër-
guar dallgë të njëpasnjëshme kalorësish-shigjetarë
kundër armikut. Burrat e Ridvanit u shtrënguan të
luftonin trup më trup ku kavalierët e koracuar fuqi-
shëm përfituan me lehtësi një avantazh dërrmues.
Ndodhi kasaphana. Mbreti dhe ushtria e tij, tanimë në
një rrëmujë të papërshkrueshme dhe të ndjekur këm-
ba këmbës nga frëngjit, ëndërronin vetëm arratisjen.
Beteja u shpalos ndryshe nën muret e Antiokut.
Në rrezet e para të diellit, mbrojtësit lëshuan një më-
symje masive që i shtrëngoi agresorët të zbytheshin.
Beteja qe e ashpër, dhe ushtarët e Jagi-Sijanit fituan
një pozitë të përkryer. Pak para mesditës, ata kishin
filluar të depërtonin në kampin e frëngjve, kur befas
ia beh lajmi për shpartallimin dhe arratisjen e alepas-
ve. Zemërthyer, emiri u jep urdhër burrave të tërhi-
qen në qytet. Ende pa përfunduar zmbrapsja, kur ka-
valierët të cilët kishin dërrmuar Ridvanin, kthehen
duke bartur trofe të tmerrshëm nga beteja. Banorët e
Antiokut shumë shpejt dëgjuan gajasje të potershme,
pasuar nga fërshëllima të mbytyra. Pasakëtaj kokat e
prera e të sakatuara frikshëm të alepasve, të lëshuara
me katapulta, filluan të binin si shi.

k52K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Jagi-Sijani u tha fjalë ngushëllimi atyre më pranë


tij, por për herë të parë ai ndjeu se morsa po shtrëngo-
hej përreth qytetit. Pas shpartallimit të dy vëllezërve
armiq, ai nuk kishte ç’të priste asgjë më tepër nga
princat e Sirisë. Mbetej e hapur një adresë e vetme për
ndihmë: guvernatori i Mosulit, emiri i fuqishëm Kar-
buka, i cili kishte pengesën e të qënit më tepër se dy
javë marshim larg Antiokut.
Mosuli, qyteti i lindjes së historianit Ibën el-Ethir,
ishte kryeqendra e Xhezires, ndryshe Mesopotamisë,
asaj rrafshine pjellore të lagur nga dy lumenj të më-
dhenj, nga Tigri dhe Eufrati. Bëhej fjalë për një qendër
politike, kulturore dhe ekonomike të dorës së parë.
Arabët mburreshin me frutat e tij të lëngshme: mollët,
dardhat, rrushin dhe shegët e saj. Pëlhura e rafinuar
që eksportonte - e quajtur ‘muslin’, fjalë me prejardhje
nga emri i qytetit - shquhej në mbarë botën. Në kohën
e mbërritjes së frëngjve, populli i mbretërisë së emirit
Karbuka po shfrytëzonte tashmë një tjetër burim na-
tyror, të cilin shtegtari Ibën Xhubejr do ta përshkruan-
te përplot çudi një duzinë vitesh më pas: nafta. Ky
lëng i errët e i çmuar, që një ditë do të bëhej pasuria e
këtyre viseve të botës, u ofronte tashmë udhëtarëve
një spektakël të paharrueshëm.

I afrohemi një vendbanimi të quajtur el-Kajara


(vendi i katranit), pranë Tigrit. Në të djathtë të rrugës
për në Mosul, në tokë gjendet një pellg i zi që dukej si-
kur shtrihej nën një re. Pikërisht prej atje Zoti bën që
burimet e ziftit, i madh e i vogël, të rrjedhin çurg.
Shpeshherë ndonjë prej këtyre burimeve hedh sipër
copëza, thuajse është duke zier. Janë ndërtuar sahane

k53K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ku mblidhet katrani. Përreth këtyre depozitave shtri-


het një pellg i zi. Në sipërfaqen e tij pluskon një shku-
më në një të zezë të lehtë që del në breg dhe mpikset
duke u shndërruar në bitum. Ajo që prodhohet ngjan
me baltën e trashë, të lëmuar dhe të shndritshme, që
lëshon një kutërbim të thekshëm. Ja, mu kështu ne
mundëm të kundronim me sytë tanë një mrekulli për
të cilën kishim dëgjuar të flitej dhe përshkrimi i së cilës
na kish ngjarë krejt i pamundur. Jo fort larg prej këtej,
në brigjet e Tigrit, gjendet një tjetër burim kolosal. Ne
mundëm ta shihnim në largësi tymin që ngjitej. Na
thanë se kur duan të nxjerrin bitumin, i vënë flakën.
Flaka konsumon pjesëzat e lëngshme. Bitumi më pas
pritet në copa dhe transportohet. Gëzon famë përgjatë
gjithë këtyre tokave deri në Siri, Akre dhe në të gjitha
krahinat bregdetare. Allahu krijon çdo gjë që dëshiron.
Ai është i lavdëruar.

Banorët e Mosulit i mvishnin veti shëruese lëngut


të zi, dhe zhyteshin në të sa herë që sëmureshin. Bitu-
mi i prodhuar nga nafta përdorej gjithashtu në ndër-
tim, për të ‘çimentuar’ tullat njëra me tjetrën. Duke
qenë i papërshkueshëm nga uji, ai përdorej si mbulesë
për muret e banjave publike, ku pamja e tij ngjante
me mermerin e zi të lustruar. Por siç do ta shohim,
nafta u shfrytëzua më gjerësisht në sferën ushtarake.
Përveç këtyre burimeve premtuese, Mosuli kishte
një rëndësi strategjike jetësore në zanafillën e pushti-
mit frëng. Sundimtarët e këtij qyteti kishin siguruar të
drejtën për të inspektuar çështjet siriane, e drejtë kjo
që ambiciozi Karbuka synonte ta përdorte. Ai e kon-
sideronte thirrjen e Jagi-Sijanit për ndihmë, një mun-
dësi të përsosur për të zgjeruar ndikimin vetjak. Ai
k54K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

premtoi menjëherë se do të ngrinte një ushtri të


madhe. Që nga ai çast e tutje, Antioku qëndronte si në
gjemba në pritje të mbërritjes së Karbukës. Kjo figurë
e sjellë nga providenca hyjnore ishte një ish-skllav,
gjendje që emirët turq nuk e konsideronin përkeqë-
suese në asnjë kuptim. Përnjëmend, princat selxhukë
e kishin zakon të emëronin skllevërit e tyre më besni-
kë dhe më të talentuar në detyra me përgjegjësi. She-
fat e shtabit të ushtrisë dhe guvernatorët e qyteteve
zakonisht qëllonin të ishin ish-skllevër, apo mamlukë,
dhe kaq i lartë ishte autoriteti i tyre saqë nuk ishte as-
pak e nevojshme për t’i çliruar nga skllavëria. Para se
pushtimi frëng të përfundonte, e gjithë Lindja e Mes-
me muslimane do të sundohej nga sulltanët mamlu-
kë. Që në vitin e hershëm 1098, njerëzit më me ndikim
të Damaskut, Kairos dhe të disa qyteteve të tjerë të
mëdha, ishin skllevër ose fëmijë skllevërish.
Karbuka ishte ndër më të pushtetshmit prej tyre.
Ky oficer autoritar me mjekër të thinjur mbante titu-
llin turk atabeg, fjalë për fjalë, ‘ati i princit’. Pjesëtarët
e familjeve sunduese në perandorinë selxhuke vuanin
nga një vdekshmëri tronditëse - prej betejave, vrasjeve
dhe ekzekutimeve - dhe sundimtarët shpesh linin pas
trashëgimtarë që s’kishin hyrë në moshën e pjekurisë.
Emërohej një mbikëqyrës për të mbrojtur interesat e
këtyre trashëgimtarëve dhe, për të përmbledhur rolin
e tij si baba birësues, mbikëqyrësi zakonisht martohej
me të ëmën e pinjollit. Këta atabegë prireshin të bëhe-
shin mbajtësit e vërtetë të pushtetit, të cilin ata
shpeshherë rrjedhimisht ia përçonin të bijve të tyre.
Princi legjitim më pas shndërrohej në asgjë më shumë

k55K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

se një kukull në duart e atabegut, shpeshherë dhe në një


njeri të mbajtur peng. Paraqitja e jashtme gjithsesi res-
pektohej me përpikëri. Shpeshherë ushtritë ‘koman-
doheshin’ zyrtarisht nga fëmijë tre apo katër vjeçarë të
cilët ia kishin ‘deleguar’ pushtetin e tyre atabegut.
Pikërisht një spektakël kaq i çuditshëm u pa në
ditët e fundit të prillit të 1098, ndërsa rreth tridhjetë
mijë burra u grumbulluan për t’u nisur nga Mosuli.
Dekreti zyrtar shpallte se luftëtarët e guximshëm do
të kryenin xhihad kundër të pafeve, nën urdhrat e një
pinjolli të padukshëm, i cili me sa duket nga thellësitë
e pelenave të tij, komandën e ushtrisë ia kishte besuar
atabegut Karbuka.
Sipas historianit Ibën el-Ethir, i cili e shkoi gjithë
jetën e tij në shërbim të atabegëve të Mosulit, frëngjit i
pushtoi frika kur ata dëgjuan se ushtria e Karbukës ishte
rrugës për në Antiok, pasi ata ishin dobësuar gjerësisht dhe
kishin ushqime të varfra. Mbrojtësit, përkundrazi, mo-
rën zemër. Ata u përgatitën sërish për një mësymje që
duhej të përkonte me afrimin e trupave muslimane.
Me të njëjtën këmbëngulje si më parë, Jagi-Sijani, i
mbështetur nga i biri Shemsuddeule, kontrollonte re-
zervat e grurit, inspektonte fortifikatat dhe u jepte ku-
rajo trupave, duke u premtuar atyre një fund të shpej-
të të rrethimit - ‘me lejen e Zotit’.
Por, siguria në vetvete, në dukje ishte thjesht një
fasadë. Situata e vërtetë vazhdonte të përkeqësohej
prej javësh. Bllokada e qytetit ishte shtrënguar, ishte
bërë më e vështirë të gjendeshin ushqime, dhe, ç’ishte
dhe më shqetësuesja, informacionet nga kampi armik
po varfëroheshin përherë e më tepër. Frëngjit, të cilët

k56K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

me ç’duket e kuptuan se çdo fjalë dhe vepër e tyre ra-


portohej para Jagi-Sijanit, kishin vendosur në favor të
një mase drastike për të zgjidhur problemin. Agjentët
e emirit patën rastin t’i shihnin ata të vrisnin një
burrë, ta piqnin në hell, dhe t’ia hanin mishin, duke
vikatur se çdo spiun i zbuluar do të pësonte të njëjtin
fat. Informatorët e tmerruar morën arratinë, dhe Jagi-
Sijani nuk kishte më informacione të imtësishme në
lidhje me rrethuesit. Si burrë i sprovuar ushtarak, ai e
konsideroi situatën si tepër alarmante.
U sigurua vetëm kur u vu në dijeni se Karbuka
ishte në rrugëtim e sipër. Ky pritej të vinte nga mesi i
majit, me dhjetëra mijëra luftëtarë në krah. Secili në An-
tiok priste me padurim atë çast. Përditë qarkulluan tha-
shetheme, të përhapura nga qytetarë të cilët ngatërronin
dëshirat me realitetin. Pati vërshime thashethemesh dhe
më pas një turrje drejt ledheve të qytetit, plaka nëna që
bënin pyetje për ushtarë të papërvojë. Përgjigja ishte
përherë po e njëjta: jo, trupat shpëtimtare nuk po
dukeshin akoma, por nuk do të vononin shumë.
Ushtria e madhe muslimane konturonte një pam-
jeje verbuese ndërsa dilte nga Mosuli duke marshuar
me heshta të pafunda që vezullonin nën diell dhe fla-
muj të zinj (emblema e ‘Abasidëve dhe Selxhukëve’)
që valëviteshin në një det kalorësie me veshje të bar-
dha. Pavarësisht nga i nxehti, hapi qe i shpejtë. Ush-
tria do të mbërrinte në Antiok për më pak se dy javë
nëse ruante këtë ritëm përparimi. Por, Karbuka qe i
shqetësuar. Pak para nisjes së ushtrisë, atij i kishin
mbërritur disa lajme alarmante. Një trupë frënge kish-
te marrë Edesën, e njohur nga arabët me emrin er-

k57K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ruha, një qytet i madh armen i ngritur në veri të rru-


gës që shpie nga Mosuli për në Antiok. Atabegu nuk
mund të rrinte dot pa hamendësuar nëse frëngjit e
Edesës nuk do të përparonin pas tij, kur ai t’i afrohej
qytetit të rrethuar. A nuk rrezikonte të kapej në një
shtrëngim dare? Në ditët e para të majit, ai mblodhi
emirët e tij kryesorë për t’u shpallur se kishte vendo-
sur të merrte një rrugë tjetër. Ai fillimisht do të drejto-
hej për nga veriu dhe do të zgjidhte problemin e Ede-
sës brenda pak ditësh. Më pas ai do të mund të hynte
në betejë pa më të voglin rrezik me rrethuesit e Antio-
kut. Disa protestuan, duke i sjellë ndërmend atij me-
sazhin plot ankth të Jagi-Sijanit. Por, Karbuka i bëri që
të heshtnin. Sapo merrte një vendim, ai ishte kryeneç
si një mushkë. Ndërsa emirët e tij u bindën përkundër
dëshirës; ushtria u drejtua për nga shtigjet malore që
çojnë drejt Edesës.
Gjendja në qytetin armen ishte vërtet shqetësuese.
Muslimanët e paktë që kishin arritur të largoheshin
kishin sjellë lajme të ngjarjeve të çuditshme që kishin
ndodhur atje. Në shkurt, një prijës frëng i quajtur Bal-
duin ia kish behur në krye të qindra kalorësve dhe të
më shumë se dy mijë ushtarëve këmbësorë. Torosi,
një princ i vjetër armen dhe sundues i qytetit, e kishte
thërritur atë në përforcim të garnizonit të qytetit kun-
dër sulmeve të përsëritura të luftëtarëve turq. Por Bal-
duini refuzoi të vepronte si një mercenar dosido. Ai
kërkoi të emërohej zyrtarisht trashëgimtar i ligjshëm i
Torosit. Ky i fundit, i moshuar dhe pa fëmijë, ra da-
kord. U zhvillua një ceremoni zyrtare, sipas zakoneve
armenase. Torosi u vesh me një mantel të bardhë të

k58K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

derdhur, dhe Balduini, zhveshur deri në mes, rrëshqi-


ti nën veladonin e ‘të atit’ dhe ata shtypën trupat njëri
me tjetrin. Paskëtaj ishte radha e ‘nënës’, gruas së To-
rosit, ndaj së cilës Balduini tashmë u ngjesh, ndërmjet
mantelit dhe mishit të dukshëm, para syve të kënaqur
të vështruesve të cilët pëshpëritin se ky ritual, i kon-
ceptuar për birësimin e fëmijëve, dukej ca si i pavend
kur ‘biri’ ndodhte që ishte një kalorës i bëshëm me
flokë të gjatë.
Ushtarët e armatës muslimane qeshën me zë të
lartë kur përfytyruan skenën që sapo ua kishin për-
shkruar. Por vazhdimi i ngjarjes u futi dridhmat. Pak
ditë pas ceremonisë, ‘babai’ dhe ‘mëma’ qenë linçuar
nga një turmë me urdhër të ‘të birit’, i cili vështronte i
patrazuar ndërsa ata jepnin shpirt, dhe paskëtaj ai vi-
joi më tutje duke u vetëshpallur ‘kont’ i Edesës. Më
pas ai emëroi shokët e tij frëngj në të gjitha postet e
rëndësishme të armatës dhe të administratës.
Duke dëgjuar tek vërtetohej frika e tij më e keqe,
Karbuka vendosi të organizonte një rrethim të qytetit.
Emirët sërish u rrekën t’ia ndërronin mendjen. Tre
mijë ushtarët frëngj në Edesa nuk do të guxonin të
sulmonin ushtrinë muslimane, e cila numëronte dhje-
tëra mijëra burra. Në anën tjetër, ata ishin të mjaftue-
shëm për të mbrojtur qytetin, dhe rrethimi mund të
zvarritej me muaj të tërë. Ndërkohë, Jagi-Sijani, i
braktisur në fatin e tij, mund të sprapsej prej trysnisë
së pushtuesve. Por atabegu nuk donte të dëgjonte. Ve-
tëm pas tri javësh të pavlera nën muret e Edesës, ai
pranon gabimin dhe niset sërish drejt Antiokut, në një
marshim të sforcuar.

k59K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Sakaq, brenda qytetit të rrethuar, shpresat e mëdha


të fillim majit i kishin hapur rrugë rrëmujës së plotë. Në
pallat, ashtu si nëpër rrugë, askush nuk mund të kup-
tonte përse po vononin kaq shumë trupat nga Mosuli.
Jagi-Sijanin e kishte kapulluar dëshpërimi.
Tensioni arriti kulmin pak para perëndimit të die-
llit më 2 qershor, kur vrojtuesit njoftuan se frëngjit ki-
shin mbledhur forcat dhe po drejtoheshin për nga
veri-lindja. Për emirët dhe ushtarët, shpjegimi ishte
vetëm një: Karbuka gjendej në zonë, dhe agresorët po
niseshin për t’u ndeshur me të. Brenda pak minutash,
shtëpitë dhe ledhet ishin vënë në alarm nga një fjalë
goje. Qyteti mori sërish frymë. Aty nga agimi, atabe-
gu do të shkulte nga vendi darën që kishte mbërthyer
qytetin. Makthi më në fund do të merrte fund. Ishte
një mbrëmje e ftohtë dhe e lagësht. Orë të gjata u ka-
luan në dyert e shtëpive të errësuara duke diskutuar
për situatën. Më në fund Antioku ra të flinte, i sfilitur
por me besim në vetvete.
Paskëtaj, në orën katër të mëngjesit, në skajin ju-
gor të qytetit, u ndie një zhurmë e mbytur litari që tër-
hiqej ndaj gurit. Nga maja e një kullëze pesë-faqëshe
një burrë u hepua për nga jashtë dhe bëri me shenjë.
Ai nuk kishte fjetur përgjatë gjithë natës dhe mjekra e
tij ishte e shpurpurisur. Ai quhej Firuz, një parzmore-
punues i ngarkuar me mbrojtjen e kullave, do të rrëfente
më vonë Ibën el-Ethiri. Musliman me prejardhje ar-
mene, Firuzi kishte qenë për një kohë të gjatë pjesë e
shpurës së Jagi-Sijanit, por së fundmi ai ishte akuzuar
për tregti të zezë, dhe Jagi-Sijani i kishte vënë një
gjobë të rëndë. Firuzi, në kërkim të hakmarrjes, ra në

k60K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kontakt me agresorët. U tha atyre se kontrollonte hyr-


jen për në një dritare me pamje nga lugina në jug të
qytetit dhe deklaroi se ishte i gatshëm t’i përcillte ata
brenda. Akoma më mirë, për të vërtetuar se nuk po i
shpinte ata në një kurth, ai u dërgoi të birin si peng.
Nga ana e tyre, agresorët i premtuan flori dhe tokë.
Pra, komploti qe kurdisur: do të hynte në veprim në
agsholin e ditës së tretë të qershorit. Natën e mëpar-
shme, për të çorientuar garnizonin në mënyrë që të
dobësonte vigjilencën, agresorët do të shtireshin sikur
po largohen nga qyteti.
Kur u arrit marrëveshja ndërmjet frëngjve dhe kë-
tij parzmorepunuesi të mallkuar, shkruan Ibën el-Ethiri,
pushtuesit u ngjitën në atë dritaren e vogël, e hapën
dhe ngjitën shumë njerëz me anë të litarëve. Kur më
shumë se pesëqind syresh ishin ngjitur, ata i ranë bri-
rit të agimit, ndërsa mbrojtësit ishin ende të rraskapi-
tur nga orët e gjata që kishin kaluar zgjuar. Jagi-Sijani
hapi sytë dhe pyeti se çfarë po ndodhte. Atij i thanë se
tingujt e brirëve vinin nga kalaja, e cila me siguri ishte
pushtuar.
Zhurma në fakt vinte nga Kulla Dy Motra. Por,
Jagi-Sijani nuk e vrau mendjen për ta kontrolluar. Ai
mendoi se gjithçka qe humbur. Duke iu dorëzuar fri-
kës, ai urdhëroi që një nga portat e qytetit të hapej
dhe ai u largua i përcjellë nga disa roje. Ai kalëroi për
orë pafund, i dërrmuar dhe aspak në gjendje që ta
merrte veten. Pas qëndresës dyqind ditore, sundimta-
ri i Antiokut përfundimisht ishte thyer. Ndërsa e qor-
ton për dobësinë, Ibën el-Ethiri përkujton vdekjen e tij
me emocione.

k61K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ai shpërtheu në lot meqenëse kishte lënë pas fa-


miljen, djemtë, dhe muslimanët, dhe nën një dhimbje
të madhe, ai ra pa ndërgjegje nga kali. Shoqëruesit e tij
u përpoqën ta ngrinin sërish në shalë, por ai s’mund ta
mbante më veten në këmbë: po vdiste. Ata e lanë aty
dhe ikën duke kalëruar. Një druvar armen i cili rastisi
të kalonte andejpari, e njohu. Ia preu kokën dhe ia
shpuri frëngjve në Antiok.

Vetë qyteti u shndërrua në një skenë gjaku dhe zja-


rri. Burra, gra dhe fëmijë u përpoqën të largoheshin në-
përmjet rrugicave të përbaltura, por kalorësit i përndiq-
nin me lehtësi dhe i masakruan me t’i mbërritur. Klith-
mat e tmerrit të të mbijetuarve të fundit pak e nga pak
zunë të shuheshin, për t’u zëvendësuar shumë shpejt
nga të kënduarit e çjerrë të plaçkitësve të dehur frëngj.
Tymi u ngrit nga shtëpitë e shumta që po digjeshin. Aty
nga mesdita një vel zie mbështolli qytetin.
Një njeri i vetëm qe i aftë të shpëtonte kokën në
mes të kësaj marrëzie gjakësore të 3 qershorit të 1098:
i paepuri Shemsudeule. Në çastet kur qyteti ishte
pushtuar, i biri i Jagi-Sijanit kishte ngritur barrikada
në kala me një grup të vogël luftëtarësh. Frëngjit u or-
vatën disa herë t’i zhvendosnin së andejmi, por u
zmbrapsën çdo herë, duke pësuar humbje të mëdha.
Deri dhe më i shquari i komandantëve frëngj, Bohe-
mondi, një njeri vigan me flokë të gjatë biondë, mbeti
i plagosur gjatë njërit prej këtyre sulmeve. Duke nxje-
rrë mësim nga kjo kuturisje, ai i dërgoi Shemsit një
mesazh ku i propozonte që të braktiste qytetin në
këmbim të garancisë për një largim të sigurt. Por emi-
ri i ri refuzoi me arrogancë. Antioku ishte çifligu të ci-

k62K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lin ai kishte patur ngahera qëllim ta trashëgonte dhe


ai synonte të luftonte deri në grahmën e fundit. Nuk i
mungonin ushqimet dhe as shigjetat e mprehta. E ku-
rorëzuar madhërisht në majën e malit Habib en-Na-
xhar, kalaja mund t’u rezistonte frëngjve për muaj me
radhë. Ata do të humbisnin me mijëra burra në qoftë
se do të ngulmonin të ngjiteshin në muret e saj.
Vendosmëria e këtyre mbrojtësve të fundit, për-
fundimisht dha rezultat. Kalorësit e braktisën sulmin
ndaj kalasë duke krijuar një zonë sigurie përreth saj.
Më pas, tri ditë pas rënies së Antiokut, Shemsi dhe
shokët e tij panë me kënaqësi se ushtria e Karbukës
ishte shfaqur në horizont. Për Shemsin dhe grushtin e
trimave të tij, kishte diçka surreale në shfaqjen e kalo-
rësisë së Islamit. Ata fërkuan sytë, u përlotën, u lutën
dhe përqafuan njëri-tjetrin. Thirrjet e ushtarëve,
“Allahu Ekber”, “Allahu është më i madhi”, u ngritën
nga kalaja në një gjëmim të vazhdueshëm. Frëngjit u
ngujuan pas mureve të Antiokut. Rrethuesit ishin
shndërruar në të rrethuar.
Sidoqoftë, hareja e Shemsit gjithsesi qe ngjyrosur
me hidhërim. Kur emirët e parë nga ekspedita çliruese
iu bashkuan në pikën e tij të fortifikuar, ai i bombardoi
ata me mijëra pyetje. Përse kishin ardhur kaq vonë? Për-
se u kishin dhënë kohë frëngjve të pushtonin Antiokun
dhe të masakronin banorët? Për habinë e tij më të
madhe, emirët, pa mbrojtur aspak taktikat e ushtrisë së
tyre, denoncuan Karbukën për të gjitha këto të liga: Kar-
buka arroganti, mburraveci, i ngjathëti, burracaku.
Kjo nuk ishte thjesht një çështje antipatie vetjake.
Ishte një dekonspirim i vërtetë dhe kryebanditi ishte

k63K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

jo më pak por mbreti Dukak i Damaskut, i cili u qe


bashkuar trupave të Mosulit sapo ato kishin shkelur në
territorin sirian. Ushtria muslimane ishte pa dyshim një
forcë johomogjene, një koalicion princësh, interesat e të
cilëve shpeshherë ishin kontradiktore. Të gjithë ishin të
ndërgjegjshëm për ambiciet territoriale të atabegut, dhe
Dukaku nuk e pati të vështirë të bindte kolegët e tij se
armiku i tyre i vërtetë ishte pikërisht Karbuka. Nëse ai
dilte ngadhënjyes nga beteja ndaj të pafeve, ai mund ta
quante veten shpëtimtar, dhe asnjë qytet sirian nuk do
t’i shpëtonte sundimit të tij. Krahasuar me këtë kërcë-
nim, rreziku frëng ishte një e keqe më e vogël. Siç bën
me dije Ibën el-Ethiri, atabegu i zemëroi aq shumë muslima-
nët me pretendimet e tij, saqë ata vendosën ta tradhtonin në
çastin më vendimtar të betejës.
Pra, kjo ushtri madhështore ishte një kolos me
këmbë balte, gati për t’u rrëzuar që me çokitjen e
parë. Shemsi, i cili po dëshironte të harronte vendi-
min për të braktisur Antiokun, kërkonte ende të ka-
përcente këtë zemërngushtësi. Ai e ndjeu se nuk ishte
ende koha për të larë hesapet. Por, shpresat e tij patën
jetë të shkurtër. Pikërisht ditën pas mbërritjes, Karbu-
ka e thërriti Shemsin për ta informuar se do t’i merrej
komanda e kalasë. Shemsi u indinjua. Vallë a nuk
kishte luftuar ai trimërisht? Vallë a nuk u kishte bërë
qëndresë ai të gjithë kalorësve frëngë? Vallë a nuk
ishte ai trashëgimtari i drejtë i sundimtarit të Antio-
kut? Atabegu refuzoi ta vinte çështjen në diskutim. Ai
e kishte komandën dhe kërkonte bindje.
I biri i Jagi-Sijanit u bind tashmë se ushtria musli-
mane nuk mund të dilte fitimtare, pavarësisht nga

k64K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

përmasat madhështore. Ngushëllimi i vetëm ishte di-


jenia se gjendja në kampin armik s’qe aspak më e
mirë. Sipas Ibën el-Ethirit, pas pushtimit të Antiokut,
frëngjit i shkuan pa ushqim dymbbëdhjetë ditët e mëpasme.
Fisnikët gllabëruan kuajt e tyre, të varfërit u ushqyen me
ngordhësira dhe gjethe. Frëngjit kishin vuajtur nga uria
edhe më parë gjatë muajve të fundit, por në ato raste
ata kishin qenë gjithnjë në gjendje të mblidhnin rezer-
va ushqimore duke sulmuar fshatrat përreth. Statusi i
ri, ai i një ushtrie të rrethuar, ua kishte zhvatur këtë
mundësi. Dhe rezervat e Jagi-Sijanit, tek të cilat ata ki-
shin shpresuar, praktikisht kishin marrë fund. Dezer-
timet kishin marrë përmasa alarmante. Providenca
qiellore dukej e paaftë të vendoste se cilën prej atyre
dy ushtrive të raskapitura dhe të demoralizuara do të
favorizonte gjatë atij qershorit të vitit 1098. Por më
pas një ndodhi e jashtëzakonshme solli një vendim.
Oksidentalët thërrisnin dëshpërimisht për një mreku-
lli, por të dhënat e Ibën El-Ethirit nuk japin asnjë
shenjë të të mbinatyrshmes.
Në mesin e frëngjve gjendej Bohemondi, kryeko-
mandanti i tyre, por kishte edhe një murg tej mase fi-
nok i cili i siguroi ata se një heshtë e Mesisë - paqja qof-
të mbi të - ishte groposur në Kusjan, një ngrehinë ma-
dhështore në Antiok. Ai u tha: - “Në qoftë se do ta
gjeni, ju do të jeni fitimtarë. Përndryshe, vdekja është e
sigurt.” - Ai kishte groposur më parë një heshtë në to-
kën e Kusjanit, duke fshirë më pas të gjitha gjurmët. U
dha urdhër frëngjve të agjëronin dhe të kryenin pende-
së për tri ditë. Në të katërtën, ai u kërkoi atyre të hynin
në ndërtesë me shërbëtorët dhe punëtorët e tyre, të
cilët gërmuan kudo dhe gjetën heshtën. Murgu paskë-

k65K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

taj thirri: - ‘Gëzohuni, fitorja është e sigurt!’ Në të pestën


ditë, ata filluan të dilnin nga portat e qytetit në grupe të
vogla prej pesë-gjashtë vetësh. Muslimanët i thanë Kar-
bukës: - ‘Duhet të afrohemi vjedhurazi tek porta dhe t’i
masakrojmë të gjithë ata që dalin jashtë. Do të jetë e leh-
të, pasi ata janë të hapërpërdarë.’ - Por ai ia ktheu: - ‘Jo.
Prisni gjersa të largohen të gjithë, dhe pastaj do t’i vra-
sim një nga një, deri në njeriun e fundit.’

Llogaria e atabegut ishte më pak absurde nga


ç’mund të duket. Me trupa kaq të padisiplinuara, dhe
me emirët e tij në pritje të justifikimit më të parë për
ta braktisur, ai nuk mund t’ia lejonte vetes zgjatjen e
rrethimit. Nëse frëngjit ishin gati për betejë, ai nuk
donte t’i frikësonte ata me një sulm jashtë mase të
madh, i cili do të rrezikonte t’i kthente ata pas në qy-
tet. Megjithatë, ajo që Karbuka nuk kish arritur ta pa-
rashikonte, ishte se vendimi i tij për të fituar kohë do
të shfrytëzohej nga ata që kërkonin rrëzimin e tij.
Ndërsa frëngjit vazhdonin shpërndarjen e tyre, në
kampin musliman filluan dezertimet. Pati akuza për
tradhti dhe burracakëri. Duke nuhatur se po humbis-
te kontrollin e trupave dhe se me gjasë kishte nënvlef-
tësuar përmasat e ushtrisë së rrethuar, Karbuka u kër-
koi frëngjve një armëpushim. Kjo thjesht i rrënoi atë
grimë të fundit prestigji në sytë e ushtrisë së tij dhe i
dha guxim armikut. Frëngjit u hodhën në mësymje,
madje duke e lënë pa përgjigje ofertën e tij, duke e de-
tyruar kështu Karbukën të ndërsente një dallgë kalo-
rësish-shigjetarë kundrejt tyre. Por Dukaku dhe pjesa
më e madhe e emirëve ishin duke u tërhequr tashmë
qetë-qetë me trupat e tyre. Duke e kuptuar se izolimi

k66K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

po i shtohej, atabegu dha urdhër për një tërheqje të për-


gjithshme, e cila degjeneroi menjëherë në një disfatë.
Kështu u shpërbë ushtria e fuqishme muslimane
‘pa një goditje shpate apo heshte, pa lëshuar as edhe
një shigjetë të vetme’. Historiani nga Mosuli vështirë
se ekzagjeronte: - “Vetë frëngjit i druheshin një dredhie”,
- shkroi ai, - “pasi nuk kishte patur ende betejë, e cila do të
përligjte një ikje të atillë. Ata për pasojë parapëlqyen të mos
rendnin pas muslimanëve.”
Karbuka ishte pra në gjendje të kthehej në Mosul
shëndosh e mirë, me pjesën e mbetur të trupave të tij.
Të gjitha ambiciet e tij madhështore u zvetënuan një
herë e mirë para mureve të Antiokut, dhe qyteti, të ci-
lin ai ishte betuar se do ta shpëtonte, gjendej i nguli-
tur tashmë në duart e frëngjve. Do të mbetej i atillë
për shumë vite me radhë. Më e rënda nga të gjitha,
ishte se pas asaj dite të turpshme, në Siri nuk kishte
më asnjë forcë të aftë që të frenonte përparimin e
pushtuesve.

k67K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

3.
Kanibalët e Marras

Nuk di nëse toka ime e lindjes është një kullotë


për bishat e egra apo vazhdon të jetë ende shtëpia ime.

Ky vajtim nga një poet anonim i Marras nuk ishte


një figuracion i thjeshtë fraze. Me trishtim, ne duhet
t’i kuptojmë fjalëpërfjalshëm fjalët e tij, dhe të pyesim
bashkë me të: ç’gjë monstruoze erdh e pllakosi qytetin
sirian të Marras në atë fundvit më 1098?
Deri në mbërritjen e frëngjve, populli i Marras
bënte një jetë të qetë, të mbrojtur nga muret rrethuese
të qytetit. Vreshtat, ullishtet dhe fushat me fiq u mun-
dësonin banorëve një begati modeste. Çështjet e qyte-
tit drejtoheshin nga fisnikë të denjë vendas, të zhve-
shur nga çdo ambicie e madhe, nën feudin formal të
Ridvanit të Alepos. Pretendimi kryesor i Marras për
famë buronte nga fakti se ishte vendlindja e njërit prej
figurave më të mëdha të letërsisë arabe, Ebu’l-A’la el-
Ma’arrit, i cili kish vdekur në 1057.
Ky poet i verbër, mendimtar i lirë, kish guxuar të sul-
monte zakonet e epokës, duke përqeshur tabutë. Vërtet,
kërkohej një farë guximi për të shkruar vargje të tilla:

Banorët e tokës prej dy llojeve janë


Ata me tru, por pa fe
E ata me fe, por pa tru.

k68K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Dyzet vjet pas vdekjes së tij, një fanatizëm i ar-


dhur prej së largu u ngrit në këtë qytet dhe duket se i
dha të drejtë këtij biri të Marras, jo vetëm sa i takon
fesë, por edhe në pesimizmin e tij legjendar:

Fati na copëton sikur t’ishim prej xhami


E ciflat tona nuk ngjiten kurr’ më, as sëmbrami.

Qyteti i tij do të zvetënohej në një pirg gërma-


dhash, dhe mosbesimi i poetit, i përmendur shpesh-
herë, ndaj patriotëve të tij do të gjente hakmarrjen më
të egër.
Gjatë atyre muajve të parë të 1098, banorët e Ma-
rras ndoqën me ankth betejën e Antiokut, e cila po
ndodhte tri ditë marshimi në veri-perëndim të tyre.
Pas fitores, frëngjit sulmuan disa fshatra përreth dhe
ndonëse Marra u kursye, disa prej familjeve vendosën
ta braktisnin qytetin për një strehë më të sigurt në
Alepo, Homs dhe Hama. Frika e tyre u përligj kur aty
nga fundi i nëntorit, mijëra luftëtarë frëngj mbërritën
rrëzë mureve dhe rrethuan qytetin. Ndonëse disa qy-
tetarë arritën të largohen pavarësisht nga rrethimi,
pjesa më e madhe u zunë në kurth. Marra nuk kishte
ushtri, por vetëm një milici urbane, së cilës iu bash-
këngjitën me shpejtësi disa qindra të rinj që u mun-
gonte krejtësisht përvoja ushtarake. Për dy javë, ata u
rezistuan me guxim kavalierëve ndjellatmerr, duke
shkuar deri aty sa nga muret e qytetit të vërvitnin
zgjoje bletësh mbi kokat e rrethuesve.
Për të përballuar një këmbëngulje të tillë, shkroi
Ibën El-Ethiri, frëngët ndërtuan një kullëz të drunjtë të

k69K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lartë sa bedenat. Disa muslimanë, të frikësuar dhe të


demoralizuar, ndienë se mbrojtje më e dobishme do
të ishte të ngujoheshin duke ngritur barrikada brenda
ndërtesave më të larta të qytetit. Ata për pasojë brak-
tisën muret e qytetit, duke i lënë të pambrojtura pozi-
cionet që kishin mbajtur. Të tjerë ndoqën shembullin
e tyre, dhe një tjetër pikë e murit rrethues mbeti e bra-
ktisur. Shumë shpejt, i gjithë perimetri i qytetit mbeti
pa mbrojtje. Frëngjit u ngjitën me shkallë nëpër mure
dhe kur i panë në majë të mureve, muslimanët e hum-
bën toruan.
Ishte 11 dhjetori, një natë pis e zezë, dhe frëngjit
ende nuk guxonin të depërtonin në qytet. Fisnikët e
Marras i çuan fjalë Bohemondit, zotërisë së ri të An-
tiokut, i cili ishte në krye të agresorëve. Komandanti
frëng premtoi t’ua kursente jetën banorëve nëse ata
do të reshtnin së luftuari dhe nëse do të lëshonin disa
ndërtesa të caktuara. Duke i besuar me dëshpërim fja-
lës së tij, familjet u mblodhën nëpër shtëpitë dhe qila-
rët e qytetit dhe pritën të lemerisur gjatë gjithë natës.
Frëngjit mbërritën në agim. Ndodhi kasaphana. -
“Për tri ditë ata i shkuan njerëzit në shpatë, duke vrarë më
shumë se njëqindmijë vetë dhe duke kapur shumë robër.” -
Shifrat e Ibën El-Ethirit janë padyshim imagjinare,
pasi popullsia e qytetit në prag të rënies ishte sipas të
gjitha gjasave më pak se dhjetë mijë. Por tmerri nuk
qëndron në numrin e viktimave, se sa në fatin vështi-
rë të imagjinueshëm që i priste ata.
- “Në Marra trupat tona zienë paganë të rritur në ten-
xhere gatimi. Ata shkuan fëmijë në hell dhe i gllabëruan të
pjekur.” - Banorët e qyteteve dhe fshatrave në afërsi të

k70K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Marras nuk do të lexonin kurrë këtë rrëfim të kronistit


frëng, Radulfi i Kanës, por ata nuk do të harronin kurr-
sesi se çfarë kishin parë dhe dëgjuar. Kujtimet e këtyre
barbarizmave, të ruajtura dhe të përçuara nga poetë
vendas dhe tradita e folur, përvijuan një përfytyrim të
frëngjve që vështirë se do të zbehej. Kronisti Usama
ibën Munkidh, i lindur në qytetin fqinj të Shejzerit tre
vjet pas këtyre ngjarjeve, do të shkruante një ditë:

“Të gjithë ata që ishin të mirinformuar për frëngjit


i konsideruan ata bisha me epërsi në guxim dhe në zja-
rrin e luftimit, por asgjë më tepër, pikërisht siç kafshët
janë të epërme në fuqi dhe në agresivitet.”

Ky vlerësim i ashpër pasqyron me saktësi përshtyp-


jen që lanë frëngjit kur mbërritën në Siri. Ata zgjuan një
përzierje frike dhe neverie, mëse e kuptueshme nga ana
e një kombi arab i cili, ndërsa ishte shumë më i ngritur
në kulturë, kishte humbur të gjithë shpirtin luftarak.
Turqit nuk do ta harronin asnjëherë kanibalizmin e
perëndimorëve. Përgjatë gjithë eposit të tyre, frëngjit
përshkruhen pa asnjë ndryshim si antropofagë.
Mos vallë ishte e padrejtë kjo pikëpamje rreth
frëngjve? Mos vallë pushtuesit perëndimorë gëlltitën
banorët e qytetit të martirizuar thjesht për të mbijetu-
ar? Komandantët e tyre në një letër zyrtare drejtuar
papës vitin vijues pohonin: - “Një uri e tmerrshme mun-
doi ushtrinë në Marra, dhe e shtrëngoi atë në nevojën mi-
zore për t’u ushqyer me trupat e saraçenëve.” - Por shpje-
gimi s’duket aspak bindës, pasi banorët e krahinës së
Marras dëshmuan gjatë atij dimri të mbrapshtë një
sjellje që nuk mund t’i mvishej kurrsesi urisë. Ata
k71K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

panë, për shembull, frëngj fanatikë, tafurët, të ende-


shin nëpër fshatrat përreth duke deklaruar haptazi se
ata përtypnin mishin e saraçenëve dhe se mblidhe-
shin përreth zjarreve gjatë natës për të gëlltitur prenë
e tyre. Vallë, a ishin ata kanibalë nga nevoja? Apo nga
fanatizmi? Gjithçka duket e pabesueshme, dhe megji-
thatë provat janë drithëruese, jo vetëm në faktet e për-
shkruara, por gjithashtu edhe në atmosferën ngjethë-
se që reflektohet. Në këtë kuptim, një fjali e kronistit
frëng, Alberit të Hagës, i cili mori pjesë në betejën e
Marras, nuk ka të barabartë në tmerrin që ndjell: -
“Trupat tona jo vetëm që nuk hoqën dorë nga ngrënia e
turqve dhe e saraçenëve, por ata u ushqyen edhe me qenë.”
Përvoja e rëndë e qytetit të Ebu-l A’lasë mori fund
vetëm më 13 janar të vitit 1099, kur qindra frëngj me
pishtarë ndër duar u endën nëpër rrugica duke i vënë
flakën secilës shtëpi. Tanimë muret e qyteti u shkatë-
rruan gur pas guri.
Incidenti i Marras do të ndihmonte në hapjen e
një çarjeje ndërmjet arabëve dhe frëngjve që nuk do të
mbyllej për shekuj me radhë. Hë për hë, gjithsesi, po-
pullata ishte e paralizuar nga tmerri dhe reshti së bëri
qëndresë - nëse nuk shtrëngohej të vepronte të kun-
dërtën. Kur pushtuesit rinisën marshimin e tyre për
në jug, duke lënë pas shpine asgjë tjetër veç gërma-
dhave në flakë, emirët sirianë shpejtuan të dërgonin
emisarë të ngarkuar me dhurata për t’i siguruar ata
për dashamirësinë e tyre dhe për t’u ofruar të gjithë
ndihmën për të cilën ata do të kishin nevojë.
I pari që veproi kështu ishte sulltani Ibën Mun-
kidh, ungji i kronistit Usama, i cili sundonte emiratin

k72K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e vogël të Shejzerit. Frëngjit mbërritën në territorin e


tij menjëherë pas nisjes së tyre nga Marra. Në krye të
tyre ishte Rajmondi i Sën-Zhilit, një nga komandantët
i përmendur më shpesh nga kronistët arabë. Emiri
dërgoi ambasadorë pranë tij, dhe shumë shpejt u
përmbyll një marrëveshje. Jo vetëm që sulltani do të
premtonte të furnizonte frëngjit me ushqime, por ai
gjithashtu do t’i autorizonte ata të blinin kuaj në paza-
rin e Shejzerit dhe do t’u ofronte atyre udhërrëfyes
për t’u mundësuar një kalim pa pengesa në pjesën tje-
tër të Sirisë.
I gjithë rajoni ishte tashmë i ndërgjegjshëm për
përparimin e frëngjve. Itinerari i tyre më në fund u bë
i qartë. A nuk deklaronin hapur ata se synim përfun-
dimtar kishin Jerusalemin, ku donin të merrnin në zo-
tërim varrin e Jezuit? Kushdo që jetonte përgjatë rru-
gës për në qytetin e shenjtë rrekej të merrte masa ndaj
gjëmës frënge. Më të varfrit u fshehën në pyjet e afërt
nën kërcënimin e luanëve, ujqve, arinjve dhe hienave.
Atyre që ua lejonte mundësia, u drejtuan për në bren-
dësinë e vendit. Të tjerë u strehuan në fortesën më të
afërt, siç vepruan fshatarët e rrafshnaltës së pasur të
Bukajës gjatë javëve të para të janarit të vitit 1099, kur
atyre iu tha se trupat frëngje ishin afër. Pasi mblo-
dhën gjënë e gjallë dhe rezervat e vajit dhe grurit, ata
u ngjitën drejt Hisnu’l-Ekradit, ‘qyteza e kurdëve’, e
cila nga maja e një kreshte thuajse të pathyeshme,
vështronte mbi të gjithë rrafshnaltën deri në Mesdhe.
Ndonëse kështjella nuk përdorej prej kohësh, muret e
saj ishin të paprekura, dhe fshatarët shpresonin të gje-
nin strehë atje. Por frëngjit, ndonëse me furnizime të

k73K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

varfra, ngritën rrethim. Më 28 janar luftëtarët e tyre fi-


lluan të ngjiteshin në muret e Hisn el-Arkadit. Me
drojën se mos gjithçka ish humbur, fshatarët thurën
një stratagjemë. Ata hapën katërsh portat e fortesës,
duke lënë një pjesë të gjësë së tyre të gjallë të merrte
arratinë. Frëngjit duke harruar betejën, u lëshuan pas
kafshëve. Kaq i madh ishte kaosi në radhët e tyre saqë
mbrojtësit, tashmë të trimëruar ndërmorën një më-
symje dhe sulmuan tendën e Sën Zhilit, ku koman-
danti frëng, i braktisur nga truprojat e tij (të cilët gjith-
ashtu donin pjesën e tyre të gjësë së gjallë), mezi arriti
t’i shpëtonte kapjes.
Fshatarët ndjenë një kënaqësi jo pak të vogël për
këtë akt heroik. Por ata e dinin se sulmuesit do të rik-
theheshin për të kërkuar hakmarrje. Ditën e nesërme,
kur Sën Zhili u dha urdhër burrave të tij të sulmonin
sërish muret, ata nuk u dukën askund. Sulmuesit
pyesnin veten me habi se ç’dredhi të re kishin thurur
fshatarët. Në të vërtetë, ishte më e mençura nga të
gjitha dredhitë: ata kishin përfituar nga terri i natës
për t’u larguar pa zhurmë. Pikërisht mu në vendin e
Hisnu’l-Ekrad, dyzet vjet më vonë, frëngjit do të
ndërtonin një prej fortesave të tyre më të frikshme.
Emri do të ndryshonte paksa: “Akrad” u shfromësua
fillimisht në “Krat” dhe më pas në “Krak”. Crac Des
Chevaliers, me siluetën e saj madhështore, sot mbizo-
tëron ende mbi rrafshinën e Bukajas.
Për disa ditë me radhë në shkurt të 1099 fortesa u
bë shtabi i përgjithshëm i frëngjve. Atje u shpalos një
skenë e turbullt. Erdhën delegacione nga të gjitha qy-
tetet fqinje, dhe madje edhe nga disa fshatra, me në

k74K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

krye mushka që bartnin ar, veshje, dhe ushqime. Kaq


i plotë ishte copëzimi politik i Sirisë saqë edhe katun-
dthi më i vogël vepronte si një emirat i pavarur. Çdo
qytet e dinte se për t’u mbrojtur dhe për t’u marrë me
pushtuesit mund të mbështetej vetëm në forcat e veta.
Asnjë princ, asnjë fisnik, asnjë kadi nuk mund t’i kë-
naqej gjestit më të vogël të qëndresës pa vendosur në
rrezik të gjithë bashkësinë. Ndienjat patriotike pra u
mbajtën pezull, dhe të fuqishmit vendas mbërritën,
me buzëqeshje të sforcuara, për të dhënë dhuratat
dhe nderimet e tyre. - “Puthe atë krah që s’mund ta
thyesh”, - thotë një fjalë e urtë vendase, - “dhe lutju
Zotit që ta thyej atë.”
Ishte kjo urtësi dorëzimi që diktoi sjelljen e emirit
Xhenahuddeule, sunduesit të qytetit të Homsit. Ky
luftëtar, i shquar për trimërinë e tij, kishte qenë aleati
më besnik i atabegut Karbuka vetëm shtatë muaj më
parë. Ibën El-Ethiri, në fakt, vë në dukje se “Xhenah
ed-Deule ishte i fundmi që u largua” nga Antioku. Por
koha për armiqësi apo zell fetar kishte shkuar me
vakt, dhe emiri ishte veçanërisht i gjindshëm për Sën
Zhilin, duke i dhënë atij, krahas dhuratave të zakon-
shme, një numër të madh kuajsh, pasi siç shpjeguan
me sentimetalizëm të pështirë ambasadorët nga Hom-
si, Xhenah ed-Deule kish dëgjuar se kavalierët nuk
kishin kuaj.
Nga të gjitha delegacionet që njëri pas tjetrit për-
shkuan dhomat e pamasa dhe të pamobiluara të His-
nu’l-Ekradit, më zemërgjerët vinin nga Tripoli. Duke
paraqitur njëri pas tjetrit gurët e çmuar të shkëlqyer
prerë nga artizanët çifutë të qytetit, ambasadorët e

k75K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Tripolit u dhanë mirëseardhjen frëngjve në emër të


princit më të respektuar të brigjeve siriane, të kadiut
Xhelal el Mulk. Ai i përkiste familjes së Benu Amarë-
ve, e cila e kishte shndërruar Tripolin në perlën e
Lindjes Arabe. Benu Amarët nuk ishin një nga ata fi-
set e panumërta ushtarakë që kishin skalitur çifligje
nëpërmjet forcës së armëve, por ishin një dinasti dije-
tarësh. Themeluesi i tyre ishte një gjykatës, ndryshe
kadi, titull që sovranët e qytetit e kishin konservuar
që prej asaj kohe.
Në sajë të urtësisë së kadilerëve, Tripoli dhe rre-
thinat e tij, në kohën e avancimit frëng, gëzonin një
epokë paqeje dhe begatie të lakmuar nga fqinjët pa
përjashtim. Krenaria e popullsisë ishte madhështorja
“Dar el-Ilm”, apo “Porta e Kulturës”, e cila përmban-
te një bibliotekë prej rreth njëqindmijë vëllimesh, një
prej koleksioneve më të mëdha të asaj epoke. Qyteti
rrethohej me ullishte, karota dhe kallam sheqeri, dhe
lloje të shumta frutash qenë grumbulluar gjatë të ko-
rrave të pasura të fundit. Porti gëlonte nga lëvizja dhe
veprimtaria.
Pikërisht nga kjo pasuri lindën problemet e para
të qytetit me pushtuesit. Në kumtesën që i dërgoi
Hisn el-Arkadit, Xhelal el-Mulku e ftoi Sën Zhilin të
shpinte një delegacion në Tripoli për të negociuar një
aleancë. Ky qe një gabim i pafalshëm. Emisarët frëngë
u mahnitën nga kopshtet, pallati, porti dhe arpunue-
sit. Kaq shumë saqë ata nuk i kushtuan as vëmendjen
më të vogël propozimeve të kadiut. Ata po ëndërro-
nin tashmë për gjahun e pasur që do të kishin ndër
duar, nëse nënshtronin këtë qytet. Dhe, me ç’duket,

k76K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sapo u kthyen tek prijësi i tyre, ata bënë çmos për të


zgjuar lakminë e tij. Xhelal el Mulku, i cili gjithë naivi-
tet rrinte në pritje të përgjigjes së Sën Zhilit ndaj ofer-
tës për aleancë, e kaploi befasia kur zbuloi se më 14
shkurt frëngjit kishin ngritur rrethim në Arka, qyteti i
dytë për nga madhësia i principatës së Tripolit. Ndo-
nëse natyrisht i zhgënjyer, emocioni i tij më i fortë ishte
tmerri, pasi ai ishte i bindur se ky operacion i push-
tuesve ishte thjesht hapi i parë drejt pushtimit të qytetit
të tij. E si mund ta çonte nëpër mend fatin e Antiokut?
Xhelal el Mulku e shihte veten tashmë në pozitën e
fatkeqit Jagi-Sijan duke ia mbathur rrufeshëm gjithë
turp drejt vdekjes apo harresës. Në Tripoli, u
grumbulluan ushqime në përgatitje për një rrethim të
gjatë. Banorët vrisnin mendjen në ankth se sa kohë do
të kalonin pushtuesit në Arka. Çdo ditë që kalonte
ishte një shtyrje e papritur e dënimit me vdekje.
Shkurti kaloi, më pas dhe marsi dhe prilli. Në atë
vit, si çdo pranverë, Tripolin e pat mbështjellë aroma
e kopshteve frutore të sapoçelura. Qyteti dukej veça-
nërisht i bukur, pasi lajmet ishin qetësuese: frëngjit
ende nuk ia kishin dalë të merrnin Arkanë, mbrojtësit
e së cilës e konstatuan këtë me një habi jo më të vogël
se rrethuesit. Bedenat e qytetit nuk ishin aspak më të
forta se ato të qyteteve të tjera që frëngjit kishin qenë
në gjendje të nënshtronin. Forca e vërtetë e Arkasë
shtrihej në atë se, që nga çasti i parë i betejës, banorët
e qytetit kishin bindjen se nëse një zgavër e vetme do
të çahej në muret e qytetit, ata të gjithë do të masakro-
heshin ngjashëm me sivëllezërit e tyre në Marra dhe
Antiok. Ata vazhduan të vrojtonin ditë e natë, duke

k77K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zmbrapsur sulme dhe duke parandaluar infiltrimin


më të vogël. Pushtuesit më në fund u lodhën nga e
gjithë kjo. Zhurmat e grindjeve të tyre mbërritën deri
në vetë qytetin e rrethuar. Më 13 maj të vitit 1099 ata
më në fund e ngritën fushimin dhe rrëshqitën tutje,
me kokën varur. Pas një lufte stërmunduese tre muaj
të gjatë, këmbëngulja e qëndresës qe shpaguar. Arka
u ngazëllye.
Frëngjit filluan rishtazi marshimin e tyre drejt ju-
gut. Ata kaluan ndanë Tripolit me një hap të nge-
shëm, aspak të shqetësuar. Xhelal el Mulku, fort i
ndërgjegjshëm për irritimin e tyre, nxitoi t’u dërgonte
atyre urimet më të mira për vazhdimin e udhëtimit.
Ai u tregua i kujdesshëm të shoqëronte urimet me
ushqime, ar, disa kuaj dhe udhërrëfyes, të cilët do t’i
udhëhiqnin ata përgjatë rrugës së ngushtë bregdetare
drejt Bejrutit. Zbuluesve të Tripolit iu bashkuan edhe
shumë të krishterë maronitë nga Mali Liban të cilët,
ashtu si emirët muslimanë, ofruan të bashkëpunonin
më luftëtarët perëndimorë.
Pa bërë asnjë sulm ndaj zotërimeve të Banu Ama-
rëve, siç ishte Shemsejli (Biblosi i lashtë), pushtuesit
mbërritën në Nehr el-Kelb, Lumi i Qenit.
Duke kaluar atë lumë, ata u vendosën në një gjen-
dje lufte me kalifatin fatimid të Egjiptit.
Njeriu i fortë i Kajros, veziri i fuqishëm dhe i
shëndoshë el-Afdal Shahinshah, nuk e kishte fshehur
kënaqësinë, kur në prill të vitit 1097, emisarë nga
Aleksius Komnenusi e patën informuar për një kon-
tingjent masiv kalorësish frëngj që kish mbërritur në
Kostandinopojë dhe të cilët kishin qenë gati të fillonin

k78K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

një ofensivë në Azinë e Vogël. El-Afdali, “Më i Miri”,


një ish-skllav 35 vjeçar, i cili ishte sundimtari i vetëm i
kombit egjiptian prej 7 milionë njerëzish, i pat
dërguar perandorit urimet më të mira për sukses dhe
i kish kërkuar që ta mbante të informuar, si miq që
ishin, për ecurinë e ekspeditës.

Thuhet se kur zotërinjtë e Egjiptit vunë re zgjeri-


min e perandorisë selxhuke, ata u trembën dhe u kër-
kuan frëngjve të marshonin drejt Sirisë dhe të krijonin
një zonë jastëk ndërmjet tyre dhe muslimanëve. Vetëm
Zoti e di të vërtetën.

Ky shpjegim i rrallë i Ibën El-Ethirit lidhur me


fillesën e pushtimit frëng, thotë shumëçka për ndasitë
e thella në botën muslimane ndërmjet sunitëve, besni-
këria e të cilëve ishte ndaj kalifatit të Bagdadit, dhe
shiitëve, të cilët njihnin kalifatin fatimid të Kajros.
Shiizma, e cila zë fill në një konflikt të mbramë brenda
familjes së Profetit gjatë shekullit të shtatë, kish zgjuar
gjithmonë konflikte të hidhura ndërmjet muslimanë-
ve. Edhe burra shteti si Salahuddini, e konsideronin
përpjekjen kundër shiitëve së paku po aq të rëndë-
sishme sa luftën kundër frëngjve. “Heretikët” fajëso-
heshin rregullisht për të gjitha të ligat që rrethonin Is-
lamin, ndaj nuk është befasi që edhe pushtimi frëng i
mvishet intrigave të tyre. Pavarësisht nga kjo, ndonë-
se thirrja e supozuar e fatimidëve bërë frëngjve është
kryekëput trillim, ngazëllimi i udhëheqësve të Kajros
me mbërritjen e luftëtarëve perëndimorë është pady-
shim i vërtetë. Veziri El-Afdal përgëzoi ngrohtësisht
bazileun për rënien e Nikeas, dhe tre muaj para se

k79K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pushtuesit të zaptonin Antiokun, një delegacion


egjiptian që bartte dhurata, vizitoi fushimin e frëngjve
duke u uruar atyre një fitore të shpejtë dhe duke u
propozuar një aleancë të përbashkët. Sunduesi i Kaj-
ros, ushtar me origjinë armene, nuk kishte asnjë sim-
pati për turqit, dhe këtu, ndjenjat e tij vetjake përpu-
theshin me interesat e Egjiptit. Që nga mesi i sheku-
llit, përparimet selxhuke kishin gërryer territorin e ka-
lifatit fatimid dhe të perandorisë bizantine gjithashtu.
Ndërsa rumët vështronin Antiokun dhe Azinë e Vogël
t’u iknin nduarsh, egjiptianët humbën Damaskun dhe
Jerusalemin, i cili u kish përkitur atyre prej mëse një
shekulli. Një miqësi e sigurt u zhvillua ndërmjet Af-
dalit dhe Aleksiusit, si dhe në mes të Kajros dhe Kos-
tandinopojës. Pati konsultime të rregullta dhe shkëm-
bime informacionesh. U hartuan projekte të përbash-
këta. Pak para mbërritjes së frëngjve, Aleksiusi dhe
El-Afdali vëzhguan me kënaqësi se perandoria sel-
xhuke po gërryhej nga grindjet e brendshme. Në Azi-
në e Vogël, ashtu si dhe në Siri, ishin themeluar
shumë shtete të vogla rivale. Mos vallë kishte ardhur
koha e hakmarrjes kundër turqve? A do të rifitonin
tashmë rumët dhe egjiptianët zotërimet e humbura?
El-Afdali ëndërronte për një operacion të bashkëren-
duar të dy fuqive aleate, dhe kur mësoi se bazileu
kishte marrë përforcime të mëdha trupash nga tokat e
frëngut, ai ndjeu se hakmarrja ishte e afërt.
Delegacioni që ai u dërgoi rrethuesve të Antiokut
nuk përmendi një pakt mosagresioni. Kjo ishte e vetë-
kuptueshme, mendoi veziri. Ajo që ai u propozi frën-
gjve ishte një ndarje zyrtare: Siria veriore për frëngjit.

k80K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Siria jugore (që do të thotë Palestina, Damasku dhe


qytetet bregdetare deri në Bejrut në veri) t’i takonin
atij. El-Afdali u tregua i kujdesshëm duke paraqitur
ofertën e tij në datën më të shpejtë të mundshme, para
se frëngjit të siguroheshin se do të ishin në gjendje të
nënshtronin Antiokun. Ai ishte i bindur se ata do të
pranonin me zell. Përgjigja e tyre gjithsesi kishte qenë
bishtnuese në një mënyrë interesante. Ata kërkuan
sqarime dhe qartësim të imtësive, sidomos përsa i ta-
konte të ardhmes së Jerusalemit. Ndonëse ata u sollën
miqësisht me diplomatët egjiptianë, madje duke pro-
pozuar t’u tregonin atyre kokat e prera të treqind
turqve të vrarë në afërsi të Antiokut, ata nuk pranuan
të përmbyllnin asnjë marrëveshje. El-Afdali nuk po e
kuptonte. Mos vallë propozimi i tij nuk qe realist,
madje dhe zemërgjerë? Mos vallë rumët dhe ndihmë-
sit e tyre kishin seriozisht synim të merrnin Jerusale-
min, siç dyshonin emisarët e tij? Mos vallë Aleksiusi e
kishte gënjyer?
Burri i fortë i Kajros ishte ende i pasigurt se ç’po-
litikë duhet të ndiqte kur në qershor të vitit 1098, ai
mori lajmin e rënies së Antiokut, pasuar tre javë më
vonë nga lajmi se Karbuka ishte thyer me poshtërim.
Paskëtaj, veziri vendosi të vepronte menjëherë në për-
pjekje për të zënë në befasi miqtë dhe armiqtë pa da-
llim. - “Në korrik, - raporton Ibën El-Kalanisi, - u shpall
se kryekomandanti El-Afdal, emiri i ushtrive ishte larguar
nga Egjipti në krye të një ushtrie të fuqishme dhe kishte
rrethuar Jerusalemin ku jetonin emirët Sokman dhe Ilgazi,
të bijtë e Artukut. Ai sulmoi qytetin dhe ngriti katapulta.”
Dy vëllezërit turq që administronin Jerusalemin sapo

k81K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kishin mbërritur nga veriu ku kishin marrë pjesë në


ekspeditën fatkeqe të Karbukës. Pas një rrethimi dyzet
ditor, qyteti kapitulloi. - “El-Afdali u soll bujarisht me dy
emirët dhe i la ata të lirë bashkë me anturazhin e tyre.”
Për muaj me radhë, ngjarjet dukej se i dhanë të
drejtë zotëriut të Kajros. U krijua përshtypja se frëngjit,
të gjendur përballë një fakti të kryer tashmë, kishin
hequr dorë nga idetë për të ecur përpara. Poetët e
oborrit fatimid tejkaluan veten duke krijuar panegjiriz-
ma për heroizmin e shquar të burrështetasit që kishte
spastruar Palestinën nga ‘heretikët’ suni. Por në janar
1099, kur frëngjit nisën rishtazi marshimin e tyre të
paepur drejt jugut, El-Afdali filloi të shqetësohej.
Ai nisi në Kostandinopojë një nga njerëzit e tij të
besuar për të diskutuar me Aleksiusin, i cili, në një le-
tër të famshme, iu përgjigj me një rrëfim tronditës: ba-
zileu nuk ushtronte tashmë as kontrollin më të vogël
mbi frëngjit. E pabesueshme, siç mund të duket, por
këta njerëz po vepronin tani për llogari më vete, në
përpjekje për të ngritur shtetet e tyre, duke kundër-
shtuar t’ia dorëzonin Antiokun perandorisë, përkun-
dër premtimeve të bëra nën betim. Ata dukeshin të
vendosur të merrnin me çdo çmim Jerusalemin. Papa
u kish bërë thirrje atyre për një luftë të shenjtë për të
marrë nën zotërim varrin e Krishtit, dhe asgjë nuk
mund t’i zmbrapste ata nga ky qëllim. Aleksiusi shtoi
se ai nga ana e tij, nuk mbante asnjë përgjegjësi për
veprimet e tyre dhe se do të respektonte rreptësisht
aleancën me Kajron.
Pavarësisht nga ky pohim i fundit, El-Afdalit iu
krijua përshtypja se ishte në një kurth vdekjeprurës.

k82K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Duke qenë vetë me origjinë të krishterë, ai e pati të lehtë


ta kuptonte se frëngjit, besim i të cilëve ishte i flaktë dhe
naiv, mund të ishin të vendosur për të shpënë deri në
fund pelegrinazhin e armatosur. Ai tashmë po pendohej
që ishte hedhur në këtë aventurë palestineze.A nuk do
të kishte qenë më e udhës që ai t’i linte frëngjit dhe tur-
qit të luftonin për Jerusalemin, në vend se të ndërhynte
pa qenë nevoja në rrugëtimin e këtyre kavalierëve, sa të
guximshëm po aq dhe fanatikë?
Pasi kuptoi se do t’i duheshin disa muaj të mbli-
dhte një ushtri që mund të ndeshej me frëngjit, ai i
shkroi Aleksiusit, duke iu përgjëruar të bënte çmos
për të ngadalësuar marshimin e pushtuesve. Në prill
të vitit 1099, gjatë rrethimit të Arkasë, bazileu u dër-
goi frëngjve një letër ku kërkonte që ata të shtynin
nisjen e tyre për në Palestinë, duke thënë - dhe ky
ishte preteksti i tij - se shumë shpejt do të vinte edhe
ai vetë për t’iu bashkuar atyre. Nga ana e tij, sunduesi
i Kajros u dërgoi sërish frëngjve propozime për një
marrëveshje. Krahas ndarjes së Sirisë, ai shpjegonte
tashmë politikën e tij rreth qytetit të shenjtë: liria e be-
simit duhej respektuar rreptësisht, pelegrinëve do t’ju
jepej e drejta të vizitonin qytetin sa herë që të dëshiro-
nin, përderisa, natyrisht, të mos ishin të armatosur
dhe, të udhëtonin në grupe të vogla. Përgjigjja e frën-
gjve ishte e zjarrtë: - “Ne do të shkojmë të gjithë në Je-
rusalem në formacion luftimi me heshtat ngritur!”
Ishte një deklaratë lufte. Më 19 maj 1099, duke i
shndërruar fjalët në vepra, pushtuesit pa asnjë hezi-
tim kapërcyen Nehr el-Kelbin, kufirin verior të sundi-
mit fatimid.

k83K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Por, Lumi i Qenit ishte një kufi kryesisht fiktiv,


pasi El-Afdali nuk kishte bërë asgjë më tepër sesa të
përforconte garnizonin e Jerusalemit, duke braktisur
kështu në dorë të fatit zotërimet egjiptase në bregdet.
Të gjitha qytetet bregdetare, pothuajse pa asnjë për-
jashtim, shpejtuan të arrinin një marrëveshje me
pushtuesin.
I pari ishte Bejruti, katër orë marshim larg Nehr
el-Kelbit. Banorët nisën një dërgatë pranë kavalierëve,
duke premtuar se do t’i furnizonin ata me ar, ushqi-
me dhe udhërrëfyes, kjo nëse ata nuk do të preknin të
korrat e rrafshinës që gjendej aty pranë. Banorët e Bej-
rutit shtuan se ishin të gatshëm të njihnin autoritetin e
frëngjve nëse këta arrinin të nënshtronin Jerusalemin.
Saida, Sidoni antik, reagoi ndryshe. Garnizoni kreu
disa mësymje të guximshme kundër pushtuesve, të
cilët u hakmorën duke bastisur kopshtet frutore të qy-
tetit dhe duke plaçkitur fshatrat e afërt. Ky do të ishte
dhe akti i fundit i qëndresës. Portet e Tiros dhe Akres,
ndonëse mund të mbroheshin me lehtësi, ndoqën
shembullin e Bejrutit. Në Palestinë pjesa më e madhe
e qyteteve dhe fshatrave u zbrazën nga banorët, mad-
je që para se frëngjit të mbërrinin. Pushtuesit nuk
ndeshën në asnjë rast ndonjë qëndresë serioze dhe më
7 qershor 1099 banorët e Jerusalemit i panë ata në lar-
gësi mbi një kodër, pranë xhamisë së profetit Samuel.
Pothuajse mund të dëgjohej zhurma e marshimit të
tyre. Pasdite vonë, frëngjit kishin ngritur tashmë fu-
shimin e tyre nën muret e qytetit.
Gjenerali Iftihar ed-Deule, “Krenaria e Shtetit”,
komandant i garnizonit egjiptian, i vëzhgoi ata me

k84K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjakftohtësi nga maja e Kullës së Davidit. Gjatë muaj-


ve të kaluar ai kishte bërë të gjitha përgatitjet e nevoj-
shme për të duruar një rrethim të gjatë. Një pjesë e
mureve të qytetit, e dëmtuar gjatë sulmit të el-Afdalit
kundër turqve verën e mëparshme, qe riparuar. Sasi
vigane ushqimesh ishin grumbullluar për të shman-
gur çdo kanosje të mungesës së ushqimeve ndërkohë
që do të qëndrohej në pritje të ardhjes së vezirit i cili
kishte premtuar se do të mbërrinte në fund të qersho-
rit për të shkulur rrethimin nga vendi. Përveç kësaj,
gjenerali ndoqi me kujdes shembullin e Jagi-Sijanit
dhe përzuri banorët e krishterë që rrezikonin të bash-
këpunonin me bashkëfetarët e tyre frëngj. Gjatë këty-
re ditëve të fundit, ai kishte helmuar burimet e ujit
dhe puset në zonën përreth qytetit për ta parandaluar
armikun që t’i përdorte ato. Ata që rrethuan qytetin
nën qiellin e korrikut në këtë peizazh malor dhe të
thatë, me pemë ulliri të shpërndara sa andej këtej, nuk
do ta kishin jetën aspak të lehtë.
Iftikari më pas ndjeu se beteja do të fillonte në
kushtet më të mira. Me kalorësinë e tij arabe dhe har-
këtarët sudanezë të rrethuar brenda fortifikatave të
dendura të qytetit që zgjateshin deri lart në kodra dhe
të zhytura deri në grykën e luginës, ai mendoi se do
të ishte i aftë të ruante pozicionet. Mëse e vërtetë: ka-
valierët perëndimorë shquheshin për guxim, por sjell-
ja e tyre para mureve të Jerusalemit ishte deri diku
turbulluese për një oficer me përvojë. Iftikari kishte
pritur që sapo të mbërrinin, ata do të fillonin të ndër-
tonin kulla të lëvizshme dhe instrumente të ndry-
shëm për rrethim, duke gërmuar hendeqe për t’u

k85K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbrojtur nga sulmet e garnizonit të qytetit. Mirëpo,


duke mos bërë asnjë prej këtyre përgatitjeve, ata filluan
të organizonin një parakalim përreth mureve, të udhë-
hequr nga priftërinj kokërruar duke u lutur e kënduar.
Ata më pas u lëshuan ndaj mureve si të çmendur, pa
bartur me vete qoftë dhe një shkallë të vetme. El-Afdali i
kishte bërë me dije gjeneralit se këta frëngj donin të
merrnin qytetin për arsye fetare, por megjithatë, një
fanatizëm kaq i verbër e çuditi atë. Ai vetë ishte
musliman i devotshëm, por në Palestinë po luftonte për
të mbrojtur interesat e Egjiptit, dhe për të çuar përpara
karrierën ushtarake; s’kishte përse ta mohonte.
Ai e dinte se ky ishte një qytet ndryshe nga të tjerët.
Iftikari gjithmonë e kishte quajtur me emrin popullor,
Ilija, por ulematë (doktorët e ligjit musliman) e pa-
gëzuan el-Kuds, Bejt el-Makdis, ose Bejt el-Mukaddes -
“shtëpia e shenjtërisë”. Ata e përshkruanin si qytetin e
tretë të shenjtë të Islamit, pas Mekës dhe Medinës, pasi
pikërisht këtu, gjatë një nate të mrekullueshme, Zoti e
shpuri Profetin në një takim me Moisiun dhe Jezuin, të
birin e Maries. Që asokohe, secili musliman e kishte
konsideruar el-Kudsin simbol të vijimësisë së mesazhit
hyjnor. Besimtarë të shumtë vinin e grumbulloheshin në
xhaminë el-Aksa, nën kubenë vigane përshkënditëse që
ngrihet mbi shtëpitë përdhese të qytetit.
Ndonëse qielli dukej i pranishëm në çdo kthinë
rrugice të këtij qyteti, vetë Iftikari ishte me këmbë të
ngulitura fort në tokë. Ai besonte se teknikat ushtara-
ke ishin gjithmonë po ato, pavarësisht nga qyteti.
Këto kortezhe të frëngjve që këndonin ishin irrituese,
por ai nuk shqetësohej prej tyre. Vetëm aty nga fundi

k86K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

i javës së dytë të rrethimit atë zuri ta brente shqetësi-


mi, kur armiku plot entuziazëm iu vu punës për të
ndërtuar dy kulla të mëdha të drunjta. Në fillim të ko-
rrikut ato qenë ngritur tashmë, gati për të mbartur
qindra luftëtarë në majë të bedenave. Siluetat e tyre
ogurzeza u përvijuan kërcënueshëm që nga zemra e
kampit armik.
Iftikari kishte dhënë urdhra të prerë: nëse një prej
këtyre mekanizmave bënte lëvizjen më të vogël drejt
mureve, duhej të përmbytej me një lumë shigjetash.
Nëse, gjithsesi, kulla afrohej, do të përdorej zjarr grek,
një përzierje vaji dhe squfuri që hidhej në ibrikë, ndi-
zej dhe lëshohej me katapultë mbi sulmuesit. Kur
spërkatej, lëngu shkaktonte zjarre që nuk mund të
shuheshin lehtë. Me këtë armë të shkëlqyer, ushtarët
e Iftikarit zmbrapsën disa sulme të njëpasnjëshme
gjatë javës së dytë të korrikut, ndonëse rrethuesit, në
përpjekje për t’u mbrojtur nga flakët, i kishin veshur
kullat lëvizëse me lëkurë të saporrjepura kafshësh, të
njomura me uthull. Ndërkohë, u shtuan zërat se mbë-
rritja e el-Afdalit pritej nga çasti në çast. Agresorët, të
frikësuar se mos ziheshin në kurth mes mbrojtësve
dhe ushtrisë në ardhje, dyfishuan përpjekjet e tyre.
Nga dy kullat e lëvizshme të ndërtuara nga frën-
gjit, shkruan Ibën El-Ethiri, njëra gjendej në anën e Zio-
nit, në jug, ndërsa tjetra qe vendosur në veri. Musli-
manët arritën të digjnin të parën, duke vrarë të gjithë
ata që gjendeshin brenda. Por pa mbaruar së shkatë-
rruari të parën, kur ia behu një korrier duke kërkuar
ndihmë, pasi qyteti ishte depërtuar në anën e kun-
dërt. Përnjëmend, ishte marrë nga veriu, në një mën-

k87K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjes të premteje, shtatë ditë para përfundimit të Sha-


banit, në vitin 492.
Në atë ditë të tmerrshme të korrikut 1099, Iftikari
qe strehuar në Kullën e Davidit, një kala tetëkëndëshe
themelet e së cilës ishin të ngjitura me plumb. Ajo ishte
pika më e fortë e vargut të fortifikatave mbrojtëse.
Mund të rezistonte edhe disa ditë të tjera, por ai e dinte
se beteja ishte humbur. Mëhalla çifute ishte pushtuar,
rrugët ishin mbuluar nga kufomat dhe luftimet kishin
shpërthyer tashmë përgjatë xhamisë së madhe. Ai dhe
burrat e tij shumë shpejt do të rrethoheshin plotësisht.
Megjithatë, ai nuk reshti së luftuari. E ç’mund të bënte
tjetër? Aty nga mesdita, luftimet në qendër të qytetit
kishin reshtur. Flamuri i bardhë i fatimidëve valëvitej
tashmë vetëm mbi Kullën e Davidit.
Papritmas, frëngjit ndalën sulmin dhe një korrier
u afrua. Ai mbarte me vete një ofertë nga Sën Zhili, i
cili propozonte që gjenerali egjiptian dhe burrat e tij
të lejoheshin të dilnin të gjallë nga qyteti nëse dorëzo-
nin kullën. Iftikari hezitoi. Frëngjit kishin thyer fjalën
e dhënë më shumë se një herë, dhe nuk ekzistonte as-
një shenjë se Sën Zhili do të vepronte në mirëbesim.
Në anën tjetër, ai përshkruhej si një gjashtëdhjetëvje-
çar i thinjur që respektohej nga të gjithë, gjë e cila të
bënte të mendoje se fjala e tij ishte e besueshme. Sido-
qoftë, Iftikari ishte i sigurt se Sën Zhili do të ishte i
shtrënguar të negocionte me garnizonin, meqenëse
kullat e drunjta ishin shkatërruar dhe të gjitha sulmet
e tij ishin zmbrapsur. Vërtet, ai kishte që prej mëngje-
sit që ngurronte para mureve, ndërsa kolegët e tij, ko-
mandantët e tjerë frëngj, ishin duke bastisur qytetin

k88K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tashmë dhe diskutonin se kush do të merrte njërën


apo tjetrën shtëpi. Duke vlerësuar me kujdes dakordi-
met dhe mosdakordimet, Iftikari më në fund lajmëroi
se ishte gati të dorëzohej, nëse Sën Zhili do të prem-
tonte mbi nderin e vet të garantonte sigurinë e tij dhe
të të gjithë njerëzve të tij. - “Frëngjit e mbajtën fjalën,-
vëren Ibën El-Ethiri me të drejtë, - dhe i lanë ata të ni-
seshin natën për në portin e Ashkelonit, ku dhe ngritën fu-
shimin.” Dhe më pas ai shton: -“Popullsia e qytetit të
shenjtë u shkua në shpatë, dhe frëngjit harxhuan një javë
për të masakruar muslimanët. Ata vranë më shumë se shta-
tëdhjetë mijë njerëz në xhaminë el-Aksa.” Ibën El-Kalani-
si, i cili nuk ka raportuar asnjëherë shifra që s’mund
t’i verifikonte, thotë vetëm: - “Shumë njerëz u vranë. Çi-
futët u mblodhën në sinagogën e tyre dhe frëngët i dogjën
për së gjalli. Ata shkatërruan gjithashtu monumentet e
shenjtorëve dhe varrin e Abrahamit - paqja qoftë mbi të!”
Ndër monumentet e plaçkitura nga pushtuesit,
ishte xhamia e Omarit, e ngritur në kujtim të pasuesit
të dytë të Profetit, kalifit Omar Ibën Katabit, i cili ua
kish marrë Jerusalemin rumëve në shkurt të vitit 638.
Arabët më pas do të ndillnin shpesh herë këtë ngjarje,
për të theksuar ndryshimin ndërmjet sjelljes së tyre
dhe asaj të frëngjve. Omari kishte hyrë në Jerusalem
në majë të devesë së tij të famshme me ngjyrë të bar-
dhë, dhe patriarku grek i qytetit të shenjtë kish dalë
për ta takuar. Kalifi fillimisht e siguroi se jeta dhe pro-
na e banorëve të qytetit do të respektohej dhe më pas
kërkoi nga patriarku që ta shpinte për të vizituar ven-
det e shenjta të krishtera. Koha e faljes muslimane
mbërriti kur ata ishin në kishën e Kijamesë, në Varrin

k89K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e Shenjtë, dhe Omari i kërkoi mikpritësit të tij nëse


mund të shpaloste hasrën e faljes. Patriarku e ftoi
Omarin ta bënte këtë pikërisht aty ku ishte, por Kalifi
ia ktheu: - “Nëse unë veproj kështu, muslimanët do të
kërkojnë ta përvetësojnë këtë vend, duke thënë: këtu
është falur Omari.” - Paskëtaj, me hasrën në dorë, ai
shkoi të falej jashtë. Dhe kishte të drejtë, pasi pikërisht
mu në atë vend u ndërtua xhamia që mori emrin e tij.
Komandantëve frëngë, ajme, u mungonte shpirtma-
dhësia e Omarit. Ata e kremtuan triumfin me një orgji
vrastare të parrëfyeshme, dhe më pas, shkatërruan
me egërsi qytetin që thonin se e përnderonin.
Madje nuk kursyen as bashkëfetarët e tyre. Një nga
masat e para të ndërmarra nga frëngjit ishte përzënia
nga Kisha e Varrit të Shenjtë e të gjithë priftërinjve të
riteve orientale - grekët, gjeorgjianët, armenët, koptët
dhe sirianët - të cilët e kishin zakon të mbanin mesha të
përbashkëta, sipas një tradite të lashtë të respektuar nga
të gjithë pushtuesit e mëparshëm. Të tronditur nga kjo
masë fanatizmi, dinjitarët e bashkësive të krishtera
orientale vendosën të bënin qëndresë. Ata refuzuan t’u
tregonin pushtuesve se ku e kishin fshehur Kryqin e
Vërtetë, në të cilin Krishti vdiq. Në mendjet e këtyre
njerëzve, përkushtimi fetar ndaj relikes qe mpleksur me
një krenari patriotike. Vërtet, a nuk ishin ata vallë
bashkëqytetarë të nazarenëve? Por, pushtuesve kjo nuk
u bëri asnjë përshtypje! Ata arrestuan priftërinjtë të
cilëve u qe besuar kujdestaria e Kryqit dhe i torturuan
duke i shtrënguar të nxirrnin sekretin. E kështu frëngjit
arritën t’ua merrnin të krishterëve qytetin e shenjtë, ku
gjendeshin reliket e tyre më të çmuara.

k90K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ndërsa oksidentalët po përmbyllnin masakrimin


e disa të mbijetuarve të fshehur dhe po shtinin në
dorë pasuritë e Jerusalemit, ushtria e ngritur nga el-
Afdali po përparonte ngadalë mespërmes Sianit. Ajo
mbërriti në Palestinë njëzet ditë pas tragjedisë. Veziri,
i cili ishte vetë në krye, ngurroi të marshonte menjë-
herë drejt qytetit të shenjtë. Ndonëse kishte rreth
tridhjetë mijë burra, ai nuk e konsideronte të fortë po-
zitën e tij, pasi i mungonin materialet për rrethim dhe
gjithashtu i trembej vendosmërisë që kishin treguar
kavalierët frëngj. Ai për pasojë vendosi të fushonte
me trupat e tij në rrethinat e Ashkelonit dhe të niste
një dërgatë drejt Jerusalemit për të mësuar synimet e
armikut. Kur ia behën në qytetin e pushtuar, emisarët
egjiptianë u dërguan para një kavalieri me flokë të
gjatë dhe mjekër të verdhë, një burrë i bëshëm i cili iu
prezantua atyre si Godfrej i Bulionit, zotëria i ri i Jeru-
salemit. Pikërisht atij ata ia paraqitën mesazhin e ve-
zirit, i cili akuzonte frëngjit për abuzim me mirëbesi-
min e tij dhe i cili propozonte të negocionte një lloj
marrëveshjeje me ata nëse do të premtonin largimin e
tyre nga Palestina. Oksidentalët u përgjigjën duke
grumbulluar forcat dhe duke marrë pa u vonuar rru-
gën drejt Ashkelonit.
Ata përparuan kaq shpejt, saqë ia behën pranë fu-
shimit musliman përpara se zbuluesit të njoftonin për
praninë e tyre. - “Që me vringëllimat e para, ushtria
egjiptiane u zmbraps dhe u tërhoq drejt portit të Ashkelo-
nit, - rrëfen Ibën El-Kalanisi. - “El-Afdali gjithashtu u
tërhoq. Kordhat e frëngjve triumfuan mbi muslimanët. As
këmbësorët, as vullnetarët, as gjindja e qytetit nuk u kursy-

k91K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

en gjatë vrasjeve. Rreth dhjetë mijë shpirtra u shuajtën dhe


fushimi u plaçkit.
Ka shumë të ngjarë që pikërisht disa ditë pas shpar-
tallimit të egjiptianëve, në Bagdad të kenë mbërritur një
grup refugjatësh të udhëhequr nga Ebu Said el-Herevi.
Kadiu i Damaskut akoma nuk e kishte mësuar se
frëngjit sapo kishin arritur një fitore të re, por e dinte se
pushtuesit ishin tashmë padronë të Jerusalemit,
Antiokut dhe Edesës, se ata kishin nënshtruar Këllëç
Arslanin dhe Danishmendin, se kishin kapërcyer të
gjithë Sirinë nga veriu në jug, duke masakruar dhe
plaçkitur sipas dëshirës dhe pa kursyer ndëshkimet. Ai
e ndiente se populli dhe besimi i tij ishin nënçmuar dhe
poshtëruar, dhe ai synonte të ngrinte një thirrje kaq të
madhe saqë muslimanët më në fund do të zgjoheshin.
Ai do të shkundte fund e krye vëllezërit e tij, do t’i
provokonte dhe do t’i skandalizonte.
Më 19 gushtin e 1099 ai udhëhoqi shokët e tij në
xhaminë e madhe të Bagdadit. Pasdite, kur besimtarët
po mblidheshin nga çdo cep i qytetit për t’u falur, ai
filloi të hante qëllimisht, ndonëse ishte Ramazan,
muaji i agjërimit të detyrueshëm. Pa kaluar asnjë çast
një turmë e zemëruar u mblodh rreth tij dhe ushtarët
u afruan për ta arrestuar. Por Haraui më pas u çua
dhe qetë qetë i pyeti ata që ishin mbledhur rreth tij
sesi mund të ishin kaq të indinjuar nga prishja e
agjërimit, ndërsa masakrat e mijëra muslimanëve dhe
rrënimi i vendeve të shenjta të Islamit kalonte në
shpërfillje të plotë. Duke ia kyçur gojën turmës në
këtë mënyrë, ai vijoi më tutje duke përshkruar imtë-
sisht të keqen që kish kapluar Sirinë, Biladu’sh-Sha-

k92K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

min, dhe sidomos atë që sapo i kishte rënë mbi krye


Jerusalemit. - “Mërgimtarët u përlotën dhe bënë që të tje-
rët të përloteshin”, - shkruan Ibën El-Ethiri.
Pasi la pas shpine rrugën, el-Herevi e shpuri
skandalin brenda pallateve. - “E kuptoj që mbrojtësit
e besimit janë të dobët!”, - thirri ai në divanin e princit
të besimtarëve, Mustaz’hir Bil-lah, kalifit të ri 22 vje-
çar. Me një lëkurë në ngjyrë të çelët, me mjekër të
shkurtër dhe fytyrë të rrumbullakët, ai ishte një sov-
ran qejfli dhe i shkujdesur, me shpërthime jetëshkurt-
ra zemërimi dhe kërcënime që vështirë se jetësohe-
shin. Në një epokë kur mizoria dukej tipari kryesor i
udhëheqësve, ky kalif i ri arab mburrej që nuk kishte
ofenduar kërkënd. - “Ai ndiente një hare të çiltër kur i
thuhej se njerëzit ishin të kënaqur”, - shënon me sinqeri-
tet Ibën El-Ethiri. I ndjeshëm, i rafinuar dhe me një
sjellje pajtuese, el-Mustaz’hirit i pëlqenin artet. Ai
kishte një interes të veçantë për arkitekturën, dhe
kishte mbikëqyrur personalisht ndërtimin e një muri
që rrethonte të gjithë mëhallën e rezidencës së tij, Ha-
remit, që shtrihej në lindje të Bagdadit. Në kohën e
lirë, që ai e kishte të bollshme, thurte poezi dashurie: -
“Sa herë shtrij dorën për të të dhënë lamtumirën time të
dashur, pasioni im i zjarrtë shkrin akujt.”
Mjerisht për shtetasit e tij, ky njeri i vullnetit të
mirë, për të cilin çdo akt tiranie ishte i huaj (siç e për-
shkruan El-Kalanisi) nuk kishte pushtet të vërtetë,
ndonëse rrethohej pareshtur nga ceremoniale të ndër-
likuara përnderimi dhe ndonëse kronistët e ndjellin
me respekt emrin e tij. Mërgimtarët e Jerusalemit, të
cilët i varën shpresat te ai, duket se kishin harruar që

k93K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

autoriteti i tij shtrihej jo më larg se muret e pallatit


dhe se, sidoqoftë, politika i shkaktonte mërzi.
Mirëpo, ai ishte trashëgimtari i një historie të lav-
dishme. Nga viti 632 deri në 833, përgjatë dy shekujve
pas vdekjes së Profetit, paraardhësit e tij, kalifët, ishin
komandantë shpirtërorë dhe tokësorë të një perando-
rie të gjerë, e cila në kulmin e saj shtrihej nga Lumi
Hind në lindje deri në Pirenejt në perëndim, dhe
madje shtyhej drejt luginave të Rinit dhe të Luarës.
Dinastia abaside së cilës i përkiste el-Mustaz’hiri, e
kishte shndërruar Bagdadin në qytetin përrallor të Një
Mijë e Një Netëve. Në fillesën e shekullit të nëntë, gjatë
sundimit të stërgjyshit të tij, Harun er-Rashidit, kalifa-
ti kishte qenë shteti më i pasur dhe më i fuqishëm i
botës, dhe kryeqyteti i tij ishte qendra e qytetërimit
më të përparuar të rruzullit. Kishte një mijë mjekë, një
spital gjigant me shërbime falas, një shërbim të rre-
gullt postar, disa banka (disa prej të cilave kishin
shtrirje deri në Kinë), një sistem të shkëlqyer furnizi-
mi me ujë, një sistem gjithëpërfshirës të ujërave të
zeza, dhe një fabrikë letre. Dhe vërtet, ndodhi pikë-
risht në Siri që perëndimorët të cilët deri në mbërrit-
jen e tyre në Orient përdornin vetëm pergamena, më-
suan artin e prodhimit të letrës nga kashta.
Por, në atë verë të përgjakur të 1099, kur Haraui
erdhi të rrëfente rënien e Jerusalemit pranë divanit të
Mustaz’hirit, kjo epokë e artë kish sosur prej kohësh.
Harun er-Rashidi kishte vdekur në 1089. Një çerek-
shekulli më pas, pasuesit e tij kishin humbur gjithë
pushtetin e vërtetë. Bagdadi ishte gjysmë i shkatërru-
ar, dhe perandoria qe shpërbërë. Gjithçka mbetej ishte

k94K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

miti i një epoke uniteti, madhështie dhe begatie që do


të përndiqte ëndrrat e arabëve ngahera. Ndonëse aba-
sidët do të sundonin në emër për katër shekuj të tjerë,
në të vërtetë ata nuk qeverisnin më. Ata nuk ishin
asgjë më tepër sesa pengje në duart e ushtarëve të
tyre turq apo persë, të cilët ishin në gjendje të krijonin
sovranë ose t’i thyenin ata sipas dëshirës, shpeshherë
duke u bazuar tek vrasja gjatë procesit. Për t’i shpëtu-
ar këtij fati, pjesa më e madhe e kalifëve hiqnin dorë
nga të gjitha aktet politike. Të kyçur në haremet e
tyre, ata i kushtoheshin vetëm kënaqësive të ekzisten-
cës, duke u bërë poetë a muzikantë dhe duke mble-
dhur skllave të parfumosura e plot nur.
Princi i besimtarëve, i cili prej kohësh mishëronte
lavdinë e arabëve, tashmë qe shndërruar në simbol të
gjallë të kalbjes së tyre. el-Mustaz’hiri, nga i cili refu-
gjatët e Jerusalemit prisnin një mrekulli, ishte mishëri-
mi i këtij lloji të kalifëve të plogësht. Edhe sikur të dë-
shironte, ai nuk do të ishte i aftë të shkonte në ndihmë
të qytetit të shenjtë, pasi ushtria e tij e vetme ishte një
gardë personale prej shtatëqind eunukësh, të bardhë e
të zinj. Jo se në Bagdad mungonin ushtarët. Mijëra sy-
resh endeshin rrugëve kot së koti, shpeshherë të de-
hur. Për t’u mbrojtur nga grabitjet e njëpasnjëshme,
qytetarët kishin shkuar deri aty sa të bllokonin përna-
të hyrjen për në lagjet e banuara, duke ngritur barri-
kada të rënda druri apo hekuri.
Pa dyshim, kjo murtajë me uniformë, plaçkitjet
sistematike të së cilës kishin ndëshkuar me rrënim su-
ket, nuk u bindej urdhrave të Mustaz’hirit. Në fakt,
komandanti i tyre fliste një arabishte të varfër. Pasi

k95K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Bagdadi, si të gjithë qytetet e Azisë muslimane, kishte


rënë nën zgjedhën e turqve selxhukë dyzet vite më parë.
I fuqishmi i kryeqytetit abasid, sulltani i ri Barkijaruk,
kushëri i Këllëç Arslanit, ishte teorikisht kryepari i të
gjithë princërve të atyre viseve. Mirëpo në të vërtetë,
çdo provincë e perandorisë selxhuke ishte praktikisht e
pavarur, dhe pjesëtarët e familjes sunduese ishin
krejtësisht të përpirë në konfliktet e tyre dinastike.
Në shtator të 1099, kur Haraui doli nga kryeqyteti
Abasid, ai madje as nuk ishte takuar me Barkijaru-
kun, pasi sulltani qe larg, në Persinë veriore, duke
kryer një fushatë kundër të vëllait Muhamed. Lufta
po shkonte keq për Barkijarukun, pasi në mes të teto-
rit, Muhamedi arriti të merrte dhe vetë Bagdadin. Por
kjo nuk e çoi drejt fundit këtë konflikt absurd. Ndërsa
arabët vështronin të habitur, duke qenë se kishin he-
qur dorë nga çdo përpjekje për të kuptuar, lufta mori
një kthesë pa dyshim qesharake. Në janar 1100, Mu-
hamedi u largua nxitimthi nga Bagdadi, dhe Barkija-
ruku hyri rishtazi triumfalisht në qytet. Por jo për
shumë kohë, pasi në pranverë ai e humbi prapë atë,
vetëm për t’u rikthyer në fuqi në prillin e 1101, pas një
mungese prej një viti, për të shtypur të vëllanë. Edhe
një herë emri i tij zë e përmendet në predikimin e së
premtes në xhamitë e kryeqendrës, por në shtator si-
tuata ndryshon sërish. I mundur nga një koalicion i
dy prej vëllezërve të tij, Barkijaruku dukej se kishte
bërë daljen e tij nga skena një herë e mirë. Por jo. Pa-
varësisht nga humbja, ai kthehet sërish me këmbën-
gulje në Bagdad dhe e merr atë në zotërim për disa
ditë, para se në tetor të nxirret edhe një herë jashtë.

k96K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kjo mungesë gjithashtu ishte e shkurtër, pasi në dhje-


tor, në bazë të një marrëveshjeje, qyteti kthehet nën
autoritetin e tij. Kontrolli i Bagdadit kishte ndryshuar
duar tetë herë në tridhjetë muaj: mesatarisht qyteti
kishte njohur një zotëri të ri çdo njëqind ditë. Kjo
ndërsa pushtuesit perëndimorë po ngurtësonin kon-
trollin e tyre në territoret e pushtuara. - “Sulltanët nuk
ranë dakord me njëri-tjetrin, shkroi Ibën el-Ethiri në një
kryevepër të zvogëlimit të seriozitetit të situatës, dhe
ndodhi pikërisht për këtë arsye që frëngjit qenë në gjendje të
merrnin kontrollin e vendit.”

k97K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k98K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e dytë

k99K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k100K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pushtimi
(1100-1128)

Sa herë që frëngjit merrnin një fortesë, ata sulmonin një


tjetër. Fuqia e tyre u rrit pareshtur derisa ata një ditë pushtuan
të gjithë Sirinë dhe dëbuan muslimanët e atij vendi.

Fahr el-Mulk Ibën Amar


Sundues i Tripolit

4.
Dy mijë ditët e Tripolit

Pas kaq shumë humbjeve të njëpasnjëshme, pas


një zhgënjimi dhe poshtërimi kaq të madh, tre lajme
të papritura që ia behën në Damaskun e verës së vitit
1100; ngjallën shpresa të konsiderueshme, jo vetëm në
mesin e militantëve fetarë, tashmë të mbledhur rreth
kadiut Haraui, por edhe në suket, apo pazaret. Këtu,
nën harkadat e Rrugës së Ligjit, të ulur nën hijen e
vreshtave kacavjerrëse, tregtarët e mëndafshit të pa-
përpunuar, ata të brokadave me shkëlqim, të pëlhurës
së damaskut dhe ata të orendive të brendëshme,
hidhnin fjalë nga njëra tezgë te tjetra, sipër kokave të
kalimtarëve, duke brohoritur me emocion ardhjen e
një dite të mbarë.
Thashethemet e para të fillim korrikut, u vërtetu-
an shumë shpejt. Sën Zhili i vjetër, i cili nuk kishte
k101K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

realizuar kurrë planet e tij për Tripolin, Homsin dhe


mbarë Sirinë Qendrore, papritmas ishte nisur për në
Kostandinopojë pas një grindjeje me komandantët e
tjerë frëngj. Lajmi thoshte se ai nuk do të kthehej
kurrë më.
Një lajm i dytë, edhe më i jashtëzakonshëm, erdhi
në fund të korrikut. Brenda pak çasteve u përhap
xhami më xhami, rrugicë më rrugicë. - “Kur po rre-
thonte qytetin e Akres, Godfrei, sunduesi i Jerusalemit,
ishte goditur nga një shigjetë e cila ia mori jetën”, - rrëfen
Ibën el-Kalanisi. Kishte gjithashtu zëra se një fisnik
palestinez i kishte ofruar prijësit frëng fruta të helm-
uara. Të tjerë besonin se ai kishte patur një vdekje na-
tyrore si pasojë e një epidemie. Por ishte versioni i rrë-
fyer nga kronisti damasken ai që u pëlqye nga publi-
ku: Godfrey besohej se kishte rënë nën goditjet e
mbrojtësve të Akres. A nuk tregonte vallë kjo fitore e
ardhur një vit pas rënies së Jerusalemit se rrota kishte
filluar të kthehej?
Kjo përshtypje dukej se u konfirmua pak ditë më
vonë, kur u mësua se Bohemondi, frëngu më i frik-
shëm, sapo ishte kapur rob. Danishmendi i Urtë ishte
ai që e kishte mundur. Pikërisht siç kishte vepruar tri
vjet më herët para betejës së Nikeas, prijësi turk kishte
rrethuar qytetin armen të Malatjas. - “Me të dëgjuar laj-
min, - thotë Ibën Kalanisi, Bohemondi, mbret i frëngjve
dhe sundues i Antiokut, mblodhi burrat e tij dhe u nis në
marshim kundër ushtrisë muslimane.” Ishte një sipër-
marrje e pamatur gjithashtu, pasi për të mbërritur në
qytetin e rrethuar, komandanti frëng duhet të kalë-
ronte për një javë përgjatë viseve malore që ishin në

k102K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

duart e turqve. I lajmëruar për afrimin e tij, Danishmen-


di i ngre një pritë. Bohemondi dhe pesëqind kavalierët
që e shoqërojnë përballen me një perde shigjetash që u
vërshojnë përmbi, në një shteg kaq të ngushtë saqë ata
nuk mund të formonin radhët. - “Zoti u dha fitoren musli-
manëve, të cilët vranë një numër të madh frëngjsh. Bohemon-
di dhe disa prej shokëve të tij, u zunë rob.” Ata u dërguan të
lidhur me zinxhirë në Niksar, në Anadollin verior.
Asgjësimi i njëpasnjëshëm i Sën Zhilit, Godfrejt dhe
Bohemondit, tri arkitektëve kryesorë të pushtimit frëng,
kujtdo i dukej një shenjë prej qiellit. Ata që ishin
mahnitur nga pathyeshmëria e qartë e perëndimorëve,
morën zemër. A nuk ishte ky çasti që t’u jepej atyre një
goditje vendimtare? Një njeri, sido që të ishte, digjej nga
dëshira për ta bërë këtë, dhe ky ishte Dukaku.
Le të mos ketë asnjë keqkuptim: mbreti i ri i Da-
maskut nuk ishte një mbrojtës i zellshëm i Islamit. A
nuk e kishte treguar më tepër nga sa duhet, gjatë bete-
jës së Antiokut, se ishte gati të tradhtonte popullin e
tij për të shpënë më tutje ambiciet e tij krahinore? Veç
kësaj duhej të vinte pranvera e vitit 1100 që papritmas
selxhuku e pa të domosdoshme të shpallte luftë të
shenjtë kundër të pafeve. Njëri nga vasalët e tij, një
prijës beduin nga Lartësitë Golan, ishte ankuar për in-
kursionet e përsëritura të frëngjve të Jerusalemit, të ci-
lët plaçkitnin të korrat dhe grabisnin gjënë e gjallë.
Dukaku vendosi t’i trembte ata. Një ditë maji, ndërsa
Godfrej dhe njeriu i tij i më i besuar, Tankridi, nipi i
Bohemondit, po ktheheshin me burrat e tyre nga një
sulm veçanërisht i frytshëm, ata u sulmuan nga usht-
ria e Damaskut. Të rënduar nga preja e luftës, frëngjit

k103K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e kishin të pamundur të luftonin. Në vend të kësaj,


ata u larguan duke lënë disa të vdekur pas. Vetë Tan-
kridi mezi ia doli t’ia mbathte.
Për t’u hakmarrë ai organizoi një raprezalie në
rrethinat e metropolit sirian. U shkatërruan pemë fru-
tore dhe u plaçkitën e u dogjën fshatra. Të zënë në be-
fasi nga qëllimi dhe shpejtësia e kundërpërgjigjes, Du-
kaku nuk guxoi të ndërhynte. Me shkathtësinë e za-
konshme të të menduarit, dhe duke u penduar tash-
më me hidhërim për operacionin e tij në Golan, ai
madje propozoi t’i paguante Tankridit një haraç vjetor
nëse ky do të binte dakord të tërhiqte njerëzit e tij. Kjo
ofertë nuk bëri tjetër vetëm se e forcoi vendosmërinë
e princit frëng. Duke besuar mëse logjikisht se mbreti
tani ishte nën kërcënim, ai i dërgon një delegacion
prej gjashtë vetësh që i bën thirrje atij të konvertohet
në Krishterim ose të dorëzojë Damaskun. Asgjë më
pak! I fyer nga arroganca e kësaj kërkese, selxhuku
jep urdhër që të arrestohen emisarët. Duke llomotitur
egërsisht, ai u dha urdhër atyre të përqafonin Islamin
në këmbim. Njëri prej tyre ra dakord. Pesë të tjerëve
iu pre koka menjëherë.
Me të mësuar këtë lajm, Godfrej shpejtoi t’i bash-
këngjitej Tankridit. Me të gjithë burrat që kishin nën
komandë ata u hodhën në dhjetë ditë shkatërrimi sis-
tematik të rrethinave të metropolit sirian. Rrafshnalta
e begatë e Gutas, që rrethon Damaskun si një aureolë
hënën, siç ka thënë Ibën Xhubejri, mori një pamje të
shkretë. Dukaku nuk lëvizi as thoin. I ngujuar në pa-
llatin e tij në Damask, ai priti të kalonte më parë stu-
hia - sidomos tani që vasali nga Golani kundërshtonte

k104K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pushtetin e tij dhe që tani e tutje haraçin e përvitshëm


ai do t’ua paguante zotërinjve të Jerusalemit. Ç’ishte
dhe më e rënda, populli i metropolit sirian po fillonte
të ankohej ndaj paaftësisë së udhëheqësit për të
mbrojtur qytetin. Gjindja shante nëpër dhëmbë ushta-
rët turq që endeshin si kaposha nëpër suke, por që
zhdukeshin sa herë që në dyert e qytetit shihej një ar-
mik. Dukakun tani e mundonte një ankth i vetëm: ai
dëshironte hakmarrje, dhe sa më shpejt që të ishte e
mundur, thjesht për të restauruar pozitën e tij në sytë
e nënshtetasve.
Në këto rrethana, mund të përfytyrohet mjaft
mirë gëzimi që ndjeu selxhuku kur dëgjoi për vdekjen
e Godfrejt, ndonëse tre muaj më herët zor se kjo do t’i
kishte bërë përshtypje. Kapja e Bohemondit fill disa
ditë më pas i dha guximin për të ndërmarrë ndonjë
veprim të rëndësishëm.
Rasti i erdhi në tetor. - “Kur Godfrej u vra, -
shkruan Ibën Kalanisi, - i vëllai Konti Balduin, kryezot i
Edesës, mori udhën për në Jerusalem me pesëqind kavalierë
dhe këmbësorë. Me të marrë lajmin e kalimit të tij, Dukaku
mblodhi trupat dhe marshoi drejt tij. Ata u puqën pranë
vendbanimit bregdetar të Bejrutit. - Ishte e qartë se Bal-
duini po orvatej të pasonte Godfrejnin. Ai ishte një
kavalier që shquhej për brutalitetin dhe mungesën e
skrupujve, siç pati treguar vrasja e ‘prindërve të tij
adoptues’ në Edesa. Por ai ishte gjithashtu një luftëtar
i guximshëm dhe dinak, prania e të cilit në Jerusalem
do të përbënte një kërcënim të përhershëm për Da-
maskun, dhe ç’është e vërteta, për të gjithë Sirinë
muslimane. Vrasja apo kapja rob e tij në këto çaste

k105K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

vendimtare, do të linte ushtrinë pushtuese pa prijës


dhe do të kanoste madje dhe vetë praninë e frëngjve
në Orient. Ndërsa data e sulmit u përzgjodh me kuj-
des, as vendi nuk ishte më pak ideal.
Balduini po zbriste nga veriu përgjatë bregdetit
Mesdhetar, dhe pritej të mbërrinte në Bejrut aty rreth
24 tetorit. Para kësaj atij do t’i duhej të kalonte Nehr
el-Kelbin, kufirin e vjetër fatimid. Pranë grykës së Lu-
mit të Qenit rruga ngushtohej me shkrepa të majisur
dhe kodra të thikëta. Vend i përsosur për pritë! Ishte
pikërisht këtu ku Dukaku kish vendosur të priste
frëngjit, duke shpërndarë burrat e tij nëpër guvat dhe
shpatet e pyllëzuar. Zbuluesit i sillnin lajme të rre-
gullta për përparimin e armikut.
Nehr el-Kelbi kishte qenë fatkeqësia e pushtuesve
që nga antikiteti i largët. Sa herë që ndonjëri syresh
arrinte të kalonte i padëmtuar përtej shtegut, kryelar-
tësia e tij bëhej e tillë saqë ai do të gdhendte pjesë nga
heroizma e tij në faqe të shkëmbit. Gjurmë të disa prej
këtyre mburrjeve mund të admiroheshin ende në ko-
hën e Dukakut, që nga hieroglifët e Faraonit Ramsesi
II dhe gërmat kuneiforme të Nebukadnezarit babilo-
nas e deri te panegjirizmi latin me të cilën Septimus
Severus, perandori romak me origjinë siriane, u ishte
drejtuar legjionarëve të tij, trimave galë. Por përveç
një grushti ngadhënjyesish, sa e sa luftëtarë kishin
parë ëndrrat e tyre të rrënoheshin pa lënë gjurmë në
këta shkëmbinj. Mbreti i Damaskut sidoqoftë nuk
kishte asnjë dyshim se ‘Balduini i mallkuar’ shumë
shpejt do t’i shtohej hordhisë së të mundurve. Duka-
ku i kishte të gjitha arsyet për optimizëm. Trupat e tij

k106K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ishin më të numërta se ato të komandantit frëng,


gjashtë ose shtatë me një, dhe ç’ishte më e rëndësish-
mja, ai kishte në anën e tij elementin e befasisë. Do të
hakmerrej jo vetëm për fyerjen që kish pësuar, por do
të fitonte sërish vendin e lartë mes princave të Sirisë.
Ai do të ushtronte sërish autoritetin që i qe cenuar
nga dyndja e dhunshme e frëngjve.
Askush nuk ishte më fort i ndërgjegjshëm për atë
çka luhej në betejë se sa sunduesi i ri i Tripolit, kadiu
Fahr el-Mulk, i cili një vit më herët kishte pasuar në
pushtet të vëllanë, Xhelal el-Mulkun. Ai kishte arsye
të shumta të druhej për humbjen e Balduinit, pasi
sunduesi i Damaskut ia lakmonte qytetin, madje që
para ardhjes së perëndimorëve, dhe nëse Dukaku do
të ishte i zoti ta portretizonte veten si mbrojtës i Isla-
mit dhe çlirimtar i tokës siriane, atëherë do të qe e ne-
vojshme të njihej pushteti i tij feudal dhe nënshtrimi
ndaj kapriçove të tij.
Fahr el-Mulkun nuk e brente aspak ndërgjegjja që të
kërkonte ta shmangte këtë. Kur mësoi se Balduini po i
afrohej Tripolit, gjatë rrugës së tij për në Bejrut dhe
paskëtaj në Jerusalem, ai i dërgoi atij verë, mjaltë, bukë
dhe mish, si edhe dhurata të bollshme prej ari e ar-
gjendi. Ai po ashtu nisi një korrier i cili ngulmoi që të
takohej veçmas me Balduinin dhe e lajmëroi atë për pri-
tën e ngritur nga Dukaku. Ai i siguroi një informacion
mjaft të imtësishëm për vendosjen e trupave damaskene
dhe i ofroi këshilla rreth taktikave më të mira për t’u
ballafaquar me pritën. Prijësi frëng e falënderoi kadiun
për bashkëpunimin e tij, sa i vyer aq dhe i papritur, dhe
më pas mori sërish rrugën drejt Nehr el-Kelbit.

k107K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Dukaku, aspak dyshues, po përgatitej të derdhej


mbi frëngjit sapo ata të hynin në rripin e ngushtë
bregdetar, që po ruhej nga harkëtarët e tij. Në fakt,
frëngjit u shfaqën në faqen ngjitur me qytetin Xhunija
dhe përparuan me një shpërfillje të qartë. Pak hapa
më tej dhe ata do të ziheshin në çark. Por befas, ata
ndaluan, dhe më pas filluan të tërhiqen dalngadalë.
Asgjë nuk qe vendosur ende, por Dukaku u turbullua
kur pa se armiku po i shmangej kurthit. Nën nxitjen e
emirëve, më në fund ai u jep urdhër shigjetarëve që të
lëshojnë disa breshëri shigjetash, pa guxuar të dërgojë
kalorësinë e tij kundër frëngjve. Kur bie nata, morali i
trupave muslimane dobësohet. Arabët dhe turqit lë-
shojnë akuza të ndërsjellta për burracakëri dhe shpër-
thejnë kacafytjet. Mëngjesin e nesërm, pas një përplas-
jeje të shkurtër, trupat damaskiane tërhiqen për në
malësinë e Libanit, ndërsa frëngjit vazhdojnë qetë
qetë rrugën për në Palestinë.
Kadiu i Tripolit kishte vendosur qëllimisht të
shpëtonte Balduinin, duke besuar se kërcënimi krye-
sor ndaj qytetit të tij vinte nga Dukaku, i cili nga ana e
tij kishte vepruar pikërisht në po të njëjtën mënyrë
ndaj Karbukës dy vjet më herët. Në çastin vendimtar,
secili prej tyre kishte ndierë se prania frënge ishte e
keqja më e vogël. Por e keqja do të përhapej pa u vo-
nuar. Tri javë pas pritës së pafrytshme të Nehr el-Kel-
bit, Balduini vetëshpallet mbret i Jerusalemit dhe nis
një program organizimi dhe pushtimi të skicuar për
të betonuar fitoret e dyndjes. Thuajse një shekull më
vonë, kur Ibën el-Ethiri rrekej të kuptonte se ç’i kish
shtyrë frëngjit të vinin në Lindje, këtë nismë ai ia atri-

k108K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

buoi Mbretit Balduin, “Al Bardavilit”, të cilin e konsi-


deronte një lloj komandanti të Oksidentit. Nuk e kish-
te plotësisht gabim, pasi ndonëse ky kavalier ishte ve-
tëm njëri prej udhëheqësve të shumtë përgjegjës për
pushtimin, historiani nga Mosuli u tregua i saktë
duke e quajtur atë arkitekt kryesor të zaptimit. Duke
marrë parasysh fragmentarizimin e pandreqshëm të
botës arabe, shtetet frënge - me vendosmërinë e tyre,
cilësitë luftarake, dhe solidaritetin ndërsjellë - u përvi-
juan si një fuqi e vërtetë e atyre viseve.
Megjithëkëtë, muslimanët kishin ende një as në
dorë: dobësinë e skajshme numerike të armikut. Pjesa
më e madhe e frëngjve kishin marrë rrugën për në
vendet e origjinës pas rënies së Jerusalemit. Kur u
ngjit në fron, Balduini mund të mbështetej në jo më
shumë se disa qindra kavalierë. Gjithsesi, kjo dobësi e
qartë u shuajt kur në pranverën e vitit 1101 u mësua
se ushtri të reja frënge, shumë më të numërta se të
gjitha ato që ishin parë deri në atë çast, po grumbullo-
heshin në Kostandinopojë.
Të parët u alarmuan Këllëç Arslani dhe Danish-
mendi, të cilët s’e kishin harruar shtegtimin e mëpar-
shëm të frëngjve mespërmes Azisë së Vogël. Ata vendo-
sën menjëherë të bashkonin forcat në një përpjekje për
t’ia penguar rrugën dyndjes së re. Turqit nuk guxonin
më të rrezikonin t’i afroheshin Nikeas apo Dorilaeumit,
tashmë të ngulitura fort në duart e rumëve. Ata
preferuan të provonin një pritë të re shumë më larg, në
Anadollin juglindor. Këllëç Arslani, tani i pjekur në
moshë dhe në përvojë, helmoi të gjitha burimet e ujit
përgjatë rrugës së ndjekur nga ekspedita e mëparshme.

k109K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në maj të vitit 1101, sulltani mësoi se rreth një-


qind mijë burra kishin kapërcyer Bosforin nën ko-
mandën e Sën Zhilit, i cili kishte jetuar në Bizant gjatë
vitit të mëparshëm. Ai u orvat të ndiqte hap pas hapi
lëvizjet e tyre, në mënyrë që të merrte vendimin se
kur do t’i zinte në befasi. Porti i parë i zbarkimit men-
dohej të ishte Nikea. Por çuditërisht, zbuluesit të vënë
pranë kryeqytetit të dikurshëm të sulltanit, nuk panë
asnjë shenjë të mbërritjes së tyre. Asnjë lajm rreth tyre
nuk u dëgjua nga Deti i Marmarasë, madje as nga
Kostandinopoja. Këllëç Arslani dëgjoi të flitej për ata
vetëm aty nga fundi i qershorit, kur papritmas ata u
shfaqën para mureve të një prej qyteteve të tij, Anka-
rasë, në qendër të Anadollit, pikërisht në territorin
turk, një vend që askujt s’ia priste mendja se do të sul-
mohej. Frëngjit e morën qytetin që para mbërritjes së
Këllëç Arslanit. Ai parandieu se ishte kthyer katër vjet
pas në kohë, në rënien e Nikeas. Por kjo nuk ishte
koha për zi, pasi oksidentalët po kërcënonin tashmë
vetë zemrën e zotërimeve të tij. Ai vendosi t’u ngrinte
një pritë sapo ata u larguan nga Ankaraja për të filluar
rishtazi marshimin drejt jugut. Ky doli se ishte një ga-
bim tjetër. Duke lënë pas shpine Sirinë, pushtuesit mo-
rën udhën me vendosmëri drejt verilindjes, drejt Nik-
sarit, fortesës së fuqishme ku Danishmendi mbante
Bohemondin. Pra kjo paskësh qenë! Frëngjit po përpi-
qeshin të lironin sunduesin e dikurshëm të Antiokut.
Me mosbesim, sulltani dhe aleatët e tij filluan të
kuptojnë itinerarin e habitshëm të pushtuesve. Në
njëfarë mënyre ata u ndienë të qetë, pasi tashmë ata
mund të zgjidhnin vendin e pritës. Ata u ngulitën në

k110K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

fshatin e Merzifunit, ku oksidentalët, të topitur nga die-


lli flakërues, ia behën në fillim të gushtit. Ushtria e tyre
zor se mund të quhej mbresëlënëse. Disa qindra kalorës
përparonin me hap të rëndë, të munduar nga parzmoret
përvëluese. Pas tyre vinte një turmë plot larushi, më
tepër me gra e fëmijë sesa luftëtarë të vërtetë. Frëngjit u
zbrapsën porsa dallga e parë e kalorësisë turke vërshoi
teposhtë. Kjo nuk ishte një betejë, por një kasaphanë, e
cila nuk reshti përgjatë gjithë ditës. Kur ra nata, Sent
Zhili ia mbathi me shpurën e tij, madje pa informuar
pjesën kryesore të ushtrisë. Të mbijetuarit u shkuan në
shpatë të nesërmen. Mijëra gra të reja u zunë robëresha
që do të mbushnin haremet e Azisë.
Pa mbaruar mirë masakra e Merzifunit, ia behin
disa lajmëtarë për të paralajmëruar Këllëç Arslanin:
një ekspeditë e re frënge po përparonte tani përgjatë
Azisë së Vogël. Kësaj here, itinerari i tyre nuk kishte
asgjë të pazakontë. Luftëtarët e kryqit kishin marrë
shtegun jugor, dhe vetëm pas një rrugëtimi disa ditor,
ata e kuptuan gabimin e tyre. Në fund të gushtit, kur
sulltani ia behu në krye të kalorësisë, frëngjit që po i
torturonte etja, ishin tashmë në agoninë e vdekjes. Ata
ishin asgjësuar pa patur mundësi të bënin as rezisten-
cën më të vogël.
Por nuk mbaron me kaq. Vetëm një javë më vonë,
një ekspeditë e tretë frënge pasoi të dytën, nëpër të
njëjtën rrugë. Kavalierë, ushtarë këmbësorë, gra e fë-
mijë, mbërritën, në një gjendje pothuajse dehidratimi
të plotë, pranë qytetit të Herakleas. Kur u zunë sytë
një masë të shndritshme uji, ata vërshuan në rrëmujë
të plotë. Këllëç Arslani po i priste në breg.

k111K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Frëngjit nuk e morën asnjëherë veten nga kjo ma-


sakër e trefishtë. Duke marrë parasysh synimet e tyre
ekspansioniste përgjatë këtyre viteve vendimtare, një
numër kaq i madh i të sapombërriturve, qoftë luftëta-
rë apo jo, do t’u kish mundësuar atyre të kolonizonin
të gjithë Lindjen Arabe para se rajoni të kish patur
kohë të mblidhte forcat. Megjithatë pikërisht sasisë së
vogël të njerëzve, e shkaktuar nga humbjet, i atribuo-
het arritja më jetëgjatë dhe më spaktakolare e frëngjve
në tokat arabëve: ndërtimi i fortesave. Për të zbutur
dobësinë e tyre numerike, ata ndërtuan fortesa të cilat
ishin kaq të mirëmbrojtura saqë një grusht njerëzish
mund të zmbrapsnin një mizëri agresorësh. Pavarë-
sisht nga mangësia në shifra, gjithsesi frëngjit zotëru-
an për shumë vite një armë madje edhe më të shkël-
qyer sesa fortesat e tyre, dhe kjo ishte plogështia e bo-
tës arabe. Nuk ka ilustrim më të mirë për këtë situatë
sesa përshkrimi që Ibën el-Ethiri i bën betejës së jash-
tëzakonshme që u zhvillua para Tripolit në fillimin e
prillit të vitit 1102.
Sën Zhili - Zoti ia mallkoftë emrin - u kthye rishta-
zi në Siri pasi u thye nga Këllëç Arslani. Atij i kishin
mbetur vetëm treqind burra. Fahr el-Mulku, i zoti i
Tripolit, i dërgoi fjalë mbretit Dukak dhe guvernatorit
të Homsit: - “Tani është koha të asgjësojmë njëherë e
mirë Sën Zhilin, pasi ai ka shumë pak trupa.” - Duka-
ku nisi dy mijë burra dhe guvernatori i Homsit u nis
personalisht. Trupat e Tripolit iu bashkuan atyre para
dyerve të qytetit, dhe së bashku marshuan për në bete-
jë kundër Sën Zhilit. Ky i fundit lëshoi njëqind nga
ushtarët e tij kundër tripolitanëve, njëqind kundër da-
maskenëve, dhe pesëdhjetë ndaj trupave të Homsit. Ai

k112K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbajti me vete pesëdhjetë të tjerët. Me të parë armikun,


trupat e Homsit morën arratinë, dhe damaskenët iu
bashkuan atyre pa kaluar shumë kohë. Vetëm tripoli-
tanët qëndruan në fushëbetejë dhe, kur pa se ç’ndodhi,
Sent Zhili i sulmoi ata me dyqind ushtarët e tij të tjerë
duke i mposhtur dhe duke vrarë shtatë mijë prej tyre.

Treqind frëngj ngadhënjejnë mbi disa mijëra mus-


limanë? Por, përllogaritja e pazakontë e historianit
arab duket se përputhet me faktet. Shpjegimi më i
mundshëm është ai sipas të cilit Dukaku dëshironte
që kadiu i Tripolit të paguante për sjelljen e treguar
gjatë pritës së Nehr el-Kelbit. Asokohe, tradhtia e
Fahr el-Mulkut kishte parandaluar asgjësimin e the-
meluesit të Mbretërisë së Jerusalemit. Hakmarrja e
mbretit të Damaskut do t’i hapte rrugë krijimit të një
shteti të katërt frëng: atij të Tripolit.
Gjashtë javë pas kësaj humbjeje poshtëruese erdhi
një tjetër demonstrim i neglizhencës së udhëheqësve
të atyre viseve, të cilët ndonëse në epërsi numerike,
vërtetuan se ishin të pazotë të arrinin fitore, madje
edhe kur nënshtronin kundërshtarin.
Tabloja u përvijua në maj të vitit 1102. Një ushtri
egjiptiane prej rreth njëzet mijë burrash, nën koman-
dën e Sharafit, të birit të vezirit El-Afdal, mbërrin në
Palestinë dhe arrin të zërë në befasi trupat e Balduinit
në Ramlah, pranë portit të Xhafas. Vetë mbreti mezi i
shpëton kapjes rob duke u fshehur midis kallamave, i
shtrirë barkazi. Pjesa më e madhe e kalorësve të tij ose
u vranë ose kapën robër. Ushtria e Kajros shumë mirë
mund të merrte sërish Jerusalemin në po të njëjtën
ditë, pas siç do të theksonte Ibën El-Ethiri më vonë,
k113K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

qyteti mbeti i pambrojtur dhe mbreti frëng kishte


marrë arratinë.

Disa prej burrave i thanë Sharafit: ‘Le të marrim


qytetin e shenjtë!’ Të tjerët thonin: ‘Le të marrim më
mirë Xhafan!’ Sharafi nuk mundi ta ndante dot mend-
jen. Ndërsa ai hezitonte, frëngjit morën përforcime në-
përmjet detit, dhe Sharafit s’i mbeti vetëm se të kthehej
në shtëpinë e të atit në Egjipt.

Pasi e kuptoi se kishte qenë një fije larg fitores,


sunduesi i Kajros vendosi të niste një ofensivë të re vi-
tin pasues, dhe një tjetër një vit më pas. Por disa
ngjarje të paparashikuara ia hiqnin prej duarve fito-
ren në secilën përpjekje. Në njërin rast, flota egjiptiane
u grind me ushtrinë tokësore. Në një rast tjetër, ko-
mandanti i ekspeditës u vra aksidentalisht, dhe vdek-
ja e tij shkaktoi rrëmujë në mesin e trupave. Ishte një
gjeneral i guximshëm, por mjaft besëtyt, na rrëfen
Ibën El-Ethiri. - “Kishin parashikuar se ai do të vdiste si
pasojë e një rrëzimi nga kali, dhe kur u emërua guvernator
i Bejrutit, ai dha urdhër që të gjithë kalldrëmet të hiqeshin
nga rrugët, nga frika se kali i tij mund të pengohej. Por
kujdesi nuk mund të të mbrojë nga fati.” - Gjatë betejës
kali i tij u ngrit qirithi pa e sulmuar askush, dhe gje-
nerali u rrëzua i vdekur në mesin e trupave të tij.
Fati i keq, imagjinata e varfër, mungesa e guximit:
çdonjëra nga ekspeditat e njëpasnjëshme të El-Afdalit
përfundoi mjerisht. Ndërkohë, frëngjit vazhdonin të
paepur pushtimin e Palestinës.
Në maj të vitit 1104, pasi morën Haifan dhe Xha-
fan, ata sulmuan portin e Akres, limani me mbrojtje
natyrore i të cilit e bënte atë vendin e vetëm ku anijet
k114K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mund të ishin të sigurta si në dimër ashtu edhe në


verë. - “Pasi humbi të gjitha shpresat për marrjen e ndonjë
ndihmese, mbreti egjiptian kërkoi që jeta e tij dhe e popullit
të qytetit të kursehej,” - shkruan Ibën El-Kalanisi. Bal-
duini u premtoi se nuk do të cënoheshin në asnjë më-
nyrë. Por në çastin kur muslimanët dolën nga qyteti
duke mbartur me vete sendet e tyre, frëngjit sulmuan,
duke i plaçkitur dhe duke vrarë shumë prej tyre. El-
Afdali u betua se do ta ndreqte këtë poshtërim të rra-
dhës. Ai dërgoi kundër tyre ushtri të fuqishme vit pas
viti, por çdonjëra syresh ndeshej me ndonjë fatkeqësi
të re. Mundësia e humbur e Ramlahut e majit të vitit
1102, nuk u përsërit asnjëherë.
Moskokëçarja e emirëve muslimanë i shpëtoi
frëngjit nga asgjësimi në veri, gjithashtu. Principata që
Bohemondi pati themeluar në Antiok mbeti pa
udhëheqës (dhe praktikisht pa ushtri) për shtatë muaj
pas zënies së tij rob në gusht të vitit 1100, por asnjëri
nga monarkët fqinj - as Ridvani, e as Këllëç Arslani e
as Danishmendi - nuk ëndërruan të përfitonin nga kjo
situatë. Ata u dhanë frëngjve kohë për të zgjedhur një
regjent të ri të Antiokut, nipin e Bohemondit, Tankri-
din, ashtu siç dhe ndodhi. Sundimet ai i mori në zotë-
rim në mars të vitit 1102, dhe në një përpjekje për të
mbrojtur praninë e tij, ai u nis të bastiste zonat pë-
rreth Alepos, siç kish vepruar me ato të Damaskut një
vit më parë. Reagimi i Ridvani ishte madje më burra-
cak se ajo e të vëllait të tij, Dukakut. Ai i dërgoi fjalë
Tankridit se ishte gati t’i plotësonte çdo kapriço, mjaft
që ky thjesht ta linte të qetë. Arrogant si kurrë më
parë, frëngu kërkoi që në minaren e xhamisë së

k115K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

madhe të Alepos të vendosej një kryq madhështor.


Dhe Ridvani kështu bëri. Ishte një poshtërim që, siç
do ta shohim, nuk mbeti i vetëm. Në pranverën e
1103, Danishmendi i cili nuk ishte në asnjë mënyrë i
ndërgjegjshëm për ambiciet e Bohemondit, vendosi
megjithatë ta lironte atë pa ndonjë shpërblesë politike.
“I kërkoi atij një haraç prej njëqind mijë dinarë si dhe
lirimin e të bijës së Jagi-Sijanit.” Ibën el-Ethiri kishte
mbetur i skandalizuar.
Me të dalë nga burgu, Bohemondi u kthye në An-
tiok. Njerëzit e tij morën zemër, dhe pa kaluar shumë
kohë, ai bëri që gjindja e qyteteve fqinje të shpaguante
haraçin që ai kishte paguar. Kështu muslimanët pësu-
an një dëm të tillë, i cili bëri që ata të harronin lehtësi-
min që u solli kapja e Bohemondit.

Pra, pasi mori kompensim në kurriz të popullatës


vendëse, princi frëng filloi të zgjeronte sundimin e tij.
Në pranverën e vitit 1104 nisi një operacion i përbash-
kët mes frëngjve të Antiokut dhe atyre të Edesës kun-
dër bastionit të Harranit, që lartësohet mbi rrafshinën e
gjerë që zgjatet deri në buzë të Eufratit dhe praktikisht
kontrollon rrugët ndërmjet Irakut dhe Sirisë veriore.
Vetë qyteti nuk ishte i ndonjë interesi të madh. Ibën
Xhubejri, i cili shtegtoi aty disa vjet pas këtyre ngjarjeve,
e përshkroi atë me fraza mjaft të dëshpëruara.

Uji nuk është kurrë i freskët në Harran; i nxehti i


ashpër si furrë e përzhit tokën pareshtur. Këtu nuk
mund të gjesh asnjë qoshk për të pushuar në hije; ajri
është shtypës dhe frymëmarrjet gulçuese. Harrani të lë
përshtypjen sikur të ishte i braktisur në rrafshinën e

k116K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zhveshur. I mungon shkëlqimi i një qyteti, dhe tokat


përreth tij nuk stolisen nga asnjë gjurmë elegance.

Mirëpo, vlera e tij strategjike ishte e konsiderue-


shme. Nëse frëngjit merrnin Harranin, ata do të ishin
në gjendje të avanconin drejt Mosulit dhe madje drejt
Bagdadit. Në afat të shkurtër, rënia e tij do të thoshte
rrethim i mbretërisë së Alepos. Pa dyshim, këto qëlli-
me ishin ambicioze, por pushtuesve nuk u mungonte
guximi - sidomos meqenësesipërmarrjet e tyre nxite-
shin nga përçarjet e botës arabe. Lufta vrasëse ndër-
mjet dy vëllezërve armiq, Barkijarukut dhe Muhame-
dit, vazhdonte sërish, me Bagdadin që kalonte nga
njëri sulltan selxhuk te tjetri. Në Mosul, atabegu Kar-
buka sapo kish vdekur, dhe pasuesi i tij, emiri turk,
Jekermish, s’kishte vendosur akoma autoritetin.
Situata ishte kaotike edhe në vetë Harranin. Gu-
vernatori ishte vrarë nga një prej oficerëve të tij gjatë
një dehjeje të rëndë, dhe qytetin e kishte përpirë gjaku
dhe zjarri. - “Pikërisht atëherë frëngjit marshuan për në
Harran,” - shpjegon Ibën El-Ethiri. Kur Jekermishi,
sunduesi i ri i Mosulit, dhe fqinji i tij, Sokmani, guver-
natori i dikurshëm i Jerusalemit, mësuan për këtë, ata
hynë në luftë me njëri-tjetrin.

Sokmani po orvatej të hakmerrej për një nga nipërit


e tij që qe vrarë nga Jekermishi, dhe të dy po përgati-
teshin për t’u përballur. Por, të gjendur përpara kësaj
ngjarjeje të re, ata i bënë thirrje njëri-tjetrit që të bashko-
nin forcat për të shpëtuar situatën në Harran, dhe secili
prej tyre bëri të ditur vullnetin e tij për të sakrifikuar
jetën për hir të Zotit dhe për të kërkuar vetëm lavdinë e
të Gjithëpushtetshmit. Ata u bashkuan, vulosën një

k117K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

aleancë, dhe u nisën për të luftuar frëngjit: Sokmani me


shtatë mijë kalorës, kurse Jekermishi me tre mijë.

Dy aleatët u ndeshën me armikun në maj të vitit


1104 në brigjet e Lumit Balik, ujërat e të cilit derdhen në
Eufrat. Muslimanët u hoqën kinse morën arratinë, duke
i lënë frëngjit t’i ndiqnin për më shumë se një orë.
Papritmas, kur emirët e tyre dhanë shenjën, ata u rro-
tulluan duke rrethuar ndjekësit dhe duke i copëtuar ata.

Bohemondi dhe Tankridi u shkëputën nga pjesa


kryesore e trupave dhe u fshehën pas një kodre, nga e
cila ata shpresonin të sulmonin muslimanët nga mbra-
pa. Por, kur panë se trupat e tyre qenë mposhtur, ata
vendosën të mos luanin vendit. Pritën aty deri sa ra
nata dhe më pas morën arratinë të ndjekur nga musli-
manët, të cilët vranë dhe kapën një numër të mirë të
bashkëluftëtarëve të tyre. Ata vetë shpëtuan, bashkë
me gjashtë kavalierë të tjerë.

Mes prijësve frëngj që morën pjesë në betejën e


Harranit ishte Balduini II, një i afërm i mbretit të Jeru-
salemit që e kishte pasuar këtë në krye të kontesë së
Edesës. Edhe ai u përpoq të largohej, por kali i tij
rrëshqiti në baltë kur po kalonte lumin Balik. Ushtarët
e Sokmanit e zunë rob dhe e shpunë në tendën e zotë-
risë së tyre. Sipas shpjegimit të Ibën El-Ethirit kjo
zgjoi xhelozinë e aleatëve.

Njerëzit e Jekermishit i thanë atij: - ‘Ç’pamje do të


kishim ne nëse të tjerët do të merrnin të gjithë prenë
dhe ne do të uleshim këtu duarbosh?’ Dhe kështu ata
ia mbushën mendjen të kërkonte kontin që gjendej në

k118K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tendën e Sokmanit. Kur ky i fundit u kthye, dukej i


prekur thellë. Shokët e tij ishin tashmë mbi shalë, të
bërë gati për betejë, por ai i përmbajti ata duke u thënë:
- ‘Ngazëllimi që fitorja jonë ka ngjallur në mesin e
muslimanëve nuk duhet shkuar dëm nga grindja mes
nesh. Nuk dua ta lehtësojë zemërimin tim duke i bërë
qejfin armikut në kurriz të muslimanëve.’ - Ai më pas
grumbulloi të gjitha armët dhe flamujt e marrë nga
frëngjit, veshi burrat e tij me rrobat e tyre, u dha atyre
urdhër t’i hipnin kalit, dhe mori rrugën drejt kalave të
mbajtura nga frëngjit. Ata e kishin zakon, që sa herë të
shikonin shokët e tyre që ktheheshin fitimtarë, ngute-
shin jashtë për t’u takuar me ta. Ata vepruan kështu
edhe kësohere, dhe Sokmani i masakroi dhe e pushtoi
fortesën. Ai e përsëriti këtë strategji në disa vende.

Fitorja e Harranit pati një jehonë të thellë, siç dësh-


mon toni entuziast i pazakontë i Ibën El-Kalanisit:

Për muslimanët ishte një triumf i pamundur. Morali


i frëngjve u cënua thellë, numri i tyre u zvogëlua, aftësia e
tyre sulmuese u dëmtua dhe arsenali i tyre shteroi.
Morali i muslimanëve u ngrit, hovi i tyre në mbrojtje të
fesë u shtua. Njerëzit përgëzuan njëri-tjetrin për këtë
fitore, të sigurt se suksesi i kishte harruar frëngjit.

Një frëng në veçanti - dhe jo një frëng dosido -


mbeti vërtet i demoralizuar nga humbja, dhe ky ishte
Bohemondi. Pak muaj më vonë ai lundroi matanë det-
rave, për të mos shkelur më kurrë në tokën arabe.
Pra, beteja e Harranit zhvendosi nga skena arki-
tektin kryesor të pushtimit, por kësaj here përgjithmo-
në. Megjithkëtë, ngadhënjimtarët, si egjiptianët në vi-
tin 1102, vërtetuan se nuk ishin të zotë të korrnin fry-

k119K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tet e suksesit. Në vend se të përparonin së bashku


ndaj Edesës, vetëm dy ditë marshimi larg fushëbete-
jës, ata u ndanë pas një grindjeje të re që shpërtheu
mes tyre. Ndonëse dredhia i kishte bërë të mundur
Sokmanit të pushtonte një grusht fortesash relativisht
të parëndësishme, Jekermishi shumë shpejt u zu në
befasi nga Tankridi, i cili arriti të zinte rob disa pjesë-
tarë kryesorë të shpurës së tij. Ndërmjet tyre ishte një
princeshë e re me një bukuri të rrallë; kaq për zemër e
kishte sunduesi i Mosulit atë, saqë i dërgoi fjalë Bohe-
mondit dhe Tankridit se ishte i gatshëm ta shkëmben-
te atë me Balduinin II të Edesës ose të paguante 15
mijë dinarë floriri. Ungji e nipi u konsultuan me njëri-
tjetrin dhe më pas e informuan Jekermishin se, sipas
peshores, ata preferonin të merrnin paratë dhe të linin
shokun e tyre në robëri - gjendje në të cilin ai mbeti
për tre vjet të tjerë. Nuk dihet se ç’ndiesi pati emiri
ndaj kësaj përgjigjeje aspak kalorësiake nga prijësit
frëngj. Megjithatë, ai u pagoi atyre shumën për të ci-
lën kishin rënë dakord, mori princeshën e tij dhe
mbajti Balduinin.
Por çështja nuk mbaroi me kaq. Dhe vërtet, në
fund do të jetësohej një prej episodeve më të habitsh-
me të luftërave frënge.
Pamja u konturua katër vjet më vonë, në fillim të
tetorit 1108, në një fushë vishnjash, ku po piqeshin
kokrrat e fundit të frutit të errët. Kodrat përreth, të
pyllëzuara aty këtu, dukej sikur shtriheshin në pafun-
dësi. Në njërën prej tyre ngriheshin ledhet madhësh-
tore të Tel Bashirit, përgjatë së cilës dy ushtri kundër-
shtare ofruan një spektakël të pazakontë.

k120K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në njërin kamp qëndronte Tankridi i Antiokut, i


rrethuar nga njëmijë e pesëqind kavalierë dhe ushtarë
frëngj këmbësorie veshur me crevellieres që mbulonin
kokën dhe hundën, me shpatat, topuzët dhe sëpatat të
shtrënguara fort në duar. Krah tyre qëndronte një tru-
pë kalorësiake prej gjashtë qind turqish flokëdredhur
të dërguar nga Alepo prej Ridvanit.
Në kampin tjetër qëndronte Xheuali, emiri i Mo-
sulit, me këmishën e hekurt të mbuluar nga një man-
tel me mëngë të lëshuara. Ushtria e tij përbëhej nga
dy mijë burra të ndarë në tre batalione: arabët në të
majtë, turqit në të djathtë, dhe në qendër kavalierët
frëngj, mes të cilëve Balduini i Edesës dhe kushëriri i
tij, Zhosleni, zotëria i Tel Bashirit.
A mund ta kishin besuar pjesëmarrësit e betejës
titanike të Antiokut se, dhjetë vite më vonë, një guver-
nator nga Mosuli, pasues i atabegut Karbuka do të
bënte aleancë me kontin frëng të Edesës dhe se ata të
dy do të luftonin krah njëri tjetrit kundër një koalicio-
ni të përbërë nga princi frëng i Antiokut dhe mbreti
selxhuk i Alepos? Përfundimisht, frëngjve nuk u ishte
dashur një kohë e gjatë për t’u bërë krejtësisht partne-
rë në lojën vrastare të mbretërve dritëshkurtër musli-
manë. Kronistët nuk duken aspak të çuditur. Shenja të
një zgërdheshjeje të dëfryer mund të pikasen tek Ibën
El-Ethiri, por ai i përmend grindjet dhe aleancat e
frëngjve me të njëjtin ton, pikërisht siç flet, përgjatë His-
torisë së Përsosur, për konfliktet e panumërta mes prin-
cave muslimanë. Historiani arab shpjegon se ndërsa
Balduini po mbahej i burgosur në Mosul, Tankridi mori
Edesën, gjë e cila lë të nënkuptohet se ai nuk ishte aq i

k121K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

paduruar që shoku i tij të fitonte sërish lirinë. Në fakt, ai


kishte thurur intriga bashkë me Jekermishin që ky ta
mbante atë sa më gjatë të ishte e mundur.
Mirëpo në vitin 1107, ky emir u rrëzua nga pushteti,
dhe konti tashmë ra në duart e të zotit të ri të Mosulit,
Xheualit, një aventurier turk ky me një inteligjencë të
spikatur, i cili e kuptoi menjëherë përparësinë që mund
të nxirrte nga mospajtimet ndërmjet dy prijësve frëngj.
Ai për pasojë e liroi Balduinin, i ofroi atij veshje
ceremoniale nderi dhe përmbylli një aleancë me të. -
“Sundimi juaj në Edesa është nën kërcënim”, - i tha ai
përmbledhtazi, - “dhe pozita ime në Mosul vështirë se
mund të quhet e sigurt. Le të ndihmojmë njëri-tjetrin.”
Sapo u lirua, rrëfen Ibën El-Ethiri, konti Balduin
(el-Hums el-Berdevil) shkoi për të takuar ‘Tankrin’ në
Antiok dhe i kërkoi atij t’i kthente Edesën. Tankridi i
ofroi tridhjetë mijë dinarë, kuaj, armë, veshje dhe
shumë gjëra të tjera, por refuzoi të kthente Edesën.
Kur Balduini u largua nga Antioku, Tankridi u për-
poq ta ndiqte për ta parandaluar që të bashkohej me
aleatin e tij, Xheualin. Pati një seri përplasjesh mes
tyre, por pas çdonjërës betejë ata mblidheshin sërish
tok për të ngrënë dhe për të biseduar.
Këta frëngj qenkan të marrë, duket se thotë histo-
riani nga Mosuli. Dhe ai vazhdon:
Meqenëse ata nuk kishin arritur të zgjidhnin
problemin në fjalë, një përpjekje ndërmjetësimi u krye
nga patriarku, i cili është një lloj imami për ata. Ai
emëroi një komision peshkopësh dhe priftërinjsh, të
cilët dëshmuan se para rikthimit në vendin e tij të
lindjes, Bohemondi, ungji i Tankridit, e kishte këshi-

k122K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lluar atë t’ia kthente Edesën Balduinit, nëse ky do të


çlirohej nga robëria. I zoti i Antiokut e pranoi arbitra-
zhin dhe konti mori sërish zotërimin e tij.
Duke besuar se fitorja e tij i mvishej më tepër fri-
kës nga një ndërhyrje e Xheualit, sesa vullnetit të mirë
të Tankridit, Balduini çliroi pa humbur kohë të gjithë
të burgosurit muslimanë në territorin e tij, duke shku-
ar deri aty sa të ekzekutonte një prej ofiqarëve të tij të
krishterë, që kishte fyer botërisht Islamin. Tankridi
s’qe i vetmi udhëheqës i xhindosur nga aleanca e çu-
ditshme midis kontit dhe emirit. Mbreti Ridvan i Ale-
pos i shkroi zotërisë së Antiokut duke e paralajmëru-
ar atë për ambiciet dhe pabesinë e Xheualit. Ai i tha se
emiri lakmonte Alepon, dhe nëqoftëse ai do të arrinte
ta merrte, frëngjit nuk do të ishin në gjendje të ruanin
pozitat e tyre në Siri. Shqetësimi i mbretit selxhuk për
sigurinë e frëngjve dukej disi absurd, por ndërmjet
princave mirëkuptimi është gjithnjë i gjindshëm, pa-
varësisht nga hendeqet fetare apo kulturore. Rrjedhi-
misht, u formua një koalicion i ri islamo-frëng për të
ballafaquar atë të mëhershmin. Kështu pra, në tetor të
vitit 1108 këto dy ushtri qëndruan përballë njëra-tjet-
rës pranë bedenave të Tel Bashirit.
Burrat e Antiokut dhe të Alepos fituan menjëherë
përparësinë. - “Xheuali mori arratinë, dhe një numër i
madh muslimanësh kërkuan strehim në Tel Bashir, ku Bal-
duini dhe kushëriri i tij, Zhosleni, i trajtuan ata përplot mi-
rësi; u kujdesën për të plagosurit, u dhanë atyre rroba, dhe i
shpunë nëpër shtëpia.” - Tributi i historianit arab ndaj
frymës kalorësiake të Balduinit është në kontrast të
mprehtë me opinionin që kishin krijuar për kontin ba-

k123K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

norët e Edesës. Porsa mësuan se ai ishte mundur, dhe


me sa duket ata patën besuar se ai kish vdekur, arme-
nët e qytetit menduan se kishte ardhur koha që të çli-
roheshin nga sundimi frëng. Me t’u kthyer, Balduini e
gjeti qytetin të administruar nga një lloj komune. I
shqetësuar nga dëshira e nënshtetasve për pavarësi, ai
arrestoi njerëzit më të shquar të aristokracisë, mes
tyre disa priftërinj, dhe urdhëroi që atyre t’u nxirre-
shin sytë.
Aleati i tij, Xheuali, do të kishte dashur me gjithë
zemër të ndërmerrte masa të njëjta ndaj aristokracisë
së Mosulit, të cilët në mënyrë të ngjashme kishin për-
fituar nga mungesa e tij për të ngritur krye. Por atij iu
desh të hiqte dorë nga kjo dëshirë e fortë, pasi humbja
e kishte diskredituar plotësisht. Fati i tij i paskëtajmë
nuk ishte për t’u patur aspak zili. Ai e humbi çifligun,
ushtrinë dhe thesarin e tij, dhe sulltani Muhamed vuri
një çmim mbi kokën e tij. Por Xheuali nuk e pranoi
humbjen. Ai u maskua si tregtar, udhëtoi drejt pallatit
të Isfahanit, dhe u lëshua papritmas me përunjësi
para fronit të sulltanit, duke mbajtur qefinin e vet në
duar. Muhamedi u prek, dhe ra dakord që ta falte.
Kohë më vonë, ai e emëroi atë guvernator të një pro-
vincë në Persi.
Sa për Tankridin, fitorja e vitit 1108 e ngjiti atë në
kulmin e lavdisë. Principata i Antiokut u shndërrua
në një fuqi të atyre viseve, së cilës ua kishin frikën të
gjithë fqinjët, qoftë turqit, arabët, armenët apo frën-
gjit. Mbreti Ridvan nuk ishte tashmë më shumë se një
vasal servil. Nipi i Bohemondit u vetëpagëzua “emir i
madh”!

k124K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pak javë pas betejës së Tel Bashirit, e cila vulosi


praninë e frëngjve në Sirinë veriore, ishte radha e
Mbretërisë së Damaskut të nënshkruante një armpu-
shim me Jerusalemin. Sipas kushteve të marrëveshjes,
të ardhurat nga tokat bujqësore që shtriheshin ndërm-
jet dy kryeqyteteve duhet të ndaheshin në tri pjesë: -
“një e treta për turqit, një e treta për frëngjit, dhe një e tre-
ta për fshatarët”, - vë në dukje Ibën Kalanisi. - “U har-
tua një protokoll mbi këtë bazë.” - Disa muaj më pas, me-
tropoli sirian firmosi një traktat të ri ku njihte humb-
jen e një zone edhe më të rëndësishme: rrafshnalta e
gjerë e Bekaas, në lindje të malësisë libaneze, u nda
kështu me mbretërinë e Jerusalemit. Në fakt, damas-
kenët u katandisën në impotencë. Të korrat e tyre u
vunë nën mëshirën e frëngjve, dhe tregtia e tyre ka-
lonte nëpërmjet portit të Akrës, tani të sunduar nga
tregtarët gjenovezë. Në Sirinë jugore, ashtu si në atë
veriore, pushtimi frëng u bë një realitet i përditshëm.
Por frëngjit nuk u mjaftuan me kaq. Në vitin 1108
ata shkuan në prag të zgjerimit më gjithëpërfshirës te-
rritorial që kishin tentuar ndonjëherë që pas rënies së
Jerusalemit. Të gjitha qytetet e mëdha bregdetare
ishin nën kërcënim, dhe të fuqishmit vendas s’kishin
as forcën e as vullnetin për t’i mbrojtur ato.
Synimi fillestar ishte Tripoli. Sën Zhili kishte ngritur
fushim në rrethinat e qytetit që në vitin 1103, dhe kishte
urdhëruar ndërtimin e një fortese të cilën qytetasit e
njihnin ende me emrin e tij. E padëmtuara “Kalat Sent
Zhil” mund të dallohet ende sot, në qendrën e qytetit
modern të Tripolit. Megjithatë, në kohën e mbërritjes së
frëngjve, qyteti shtrihej jo më larg sesa mëhalla Mina,

k125K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

porti, i cili gjendet përfund një gadishulli, dhe hyrja për


në të kontrollohej nga kjo fortesë e famshme. Asnjë
karvan nuk mund të hynte apo të dilte nga Tripoli pa u
kapur më parë nga burrat e Sen Zhilit.
Kadiu Fahr el-Mulku donte me çdo kusht ta
shkatërronte këtë kala, e cila kërcënonte t’ia merrte
frymën kryeqytetit të tij. Natë pas nate, ushtarët e tij
tentonin sulme të guximshme, por operacioni më
spektakolar u kurdis në shtator të vitit 1104. I gjithë
garnizoni i Tripolit kreu një mësymje masive, nën
udhëheqjen e vetë kadiut. Disa kavalierë frëngj u ma-
sakruan dhe njërit krah të kalasë iu vu flaka. Vetë Sën
Zhili u zu në befasi në majë të njërës prej çative në fla-
kë. Si pasojë e djegieve të rënda, ai vdiq pesë muaj më
vonë në një agoni të tmerrshme. Ndërsa dergjej në
shtratin e vdekjes, ai kërkoi të takohej me emisarët e
Fahr el-Mulkut dhe u propozoi atyre një pakt: tripoli-
tanët do të ndalin sulmet ndaj fortesës dhe, në këm-
bim, prijësi frëng premtoi se nuk do të ndërhynte
kurrë në lëvizjen e udhëtarëve dhe të mallrave. Kadiu
ra dakord.
Ishte një kompromis i çuditshëm. A nuk është që-
llimi i një rrethimi pikërisht parandalimi i qarkullimit
të njerëzve dhe ushqimeve? Dhe megjithatë, të krijo-
het përshtypja se rrethuesit dhe të rrethuarit kishin
instaluar diçka që i përafrohej marrëdhënieve norma-
le. Porti i Tripolit iu gëzua papritmas një lëvizjeje të
dendur, ndërsa karvanët vinin e iknin pasi t’u kishin
paguar frëngjve një taksë, kurse aristokracia tripolita-
ne kalonte vijat e armikut me leje kalimi. Gjithsesi, pa-
lët ndërluftuese thjesht po prisnin që të dilnin në fu-

k126K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shëbetejë. Frëngjit prisnin mbërritjen e një flote të


krishterë, nga Gjenova ose Kostandinopoja, e cila do
t’u mundësonte atyre të sulmonin qytetin e rrethuar.
Tripolitanët, të pandërgjegjshëm për këtë, ishin në
pritje të një ushtrie muslimane që do të shpejtonte në
ndihmë të tyre. Logjikisht, mbështetja më e frytshme,
duhej të vinte nga Egjipti, pasi kalifati fatimid ishte
një fuqi e madhe detare ndërhyrja e së cilës do të
mjaftonte për të shkurajuar frëngjit. Por sërish, marrë-
dhëniet ndërmjet zotërinjve të Tripolit dhe Kajros
qenë katastrofike. I ati i El-Afdalit kishte qenë skllav
në shtëpinë e kadiut, dhe, me sa duket, i kishte pasur
punët pisk me të zotin. Veziri nuk e kishte fshehur
kurrë as mllefin dhe as dëshirën për të poshtëruar
Fahr el-Mulkun, i cili nga ana e tij më mirë do të kish-
te preferuar t’ia braktiste qytetin Sën Zhilit sesa ta lin-
te fatin e tij në duart e El-Afdalit. Kadiu nuk mund t’i
besonte asnjë aleati as në Siri. Atij i duhej të kërkonte
ndihmë gjetiu.
Kur i mbërriti lajmi i fitores së Harranit në qer-
shor të vitit 1104, ai dërgoi menjëherë një mesazh tek
emiri Sokman me lutjen për të përmbyllur triumfin
duke përzënë frëngjit nga Tripoli. Kërkesën e ëmbël-
soi me një dhuratë prej një sasie të madhe ari, dhe
gjithashtu ai premtoi të mbulonte të gjitha shpenzi-
met e ekspeditës. Ngadhënjimtari i Harranit u josh.
Pasi mblodhi një ushtri të fuqishme, ai mori rrugën
për në Siri. Por kur ishte katër ditë marshimi larg nga
Tripoli, ai u ndal nga një krizë angine. Trupat u
shpërndanë. Morali i kadiut dhe i nënshtetasve të tij
ra përtokë.

k127K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Mirëpo, në 1105 shfaqet një rreze shprese. Sulltani


Barkijaruk sapo kishte vdekur nga tuberkulozi, gjë e
cila i dha fund luftës së pafund vëllavrasëse që kishte
paralizuar perandorinë Selxhuke që nga fillimi i
pushtimit frëng. Që këtej e tutje Iraku, Siria dhe Persia
perëndimore supozohej se kishin një sundimtar të ve-
tëm, ‘sulltanin, shpëtimtarin e botës dhe fesë, Muha-
med Ibën Melikshahun’. Ky titull i sulltanit selxhuk
24 vjeçar u kuptua fjalë për fjalë nga tripolitanët. Fahr
el-Mulku i dërgoi sulltanit mesazhe të njëpasnjëshme,
dhe në këmbim mori premtime të pafunda. Por në ho-
rizont s’kishte asnjë shenjë të një ushtrie shpëtimtare.
Ndërkohë, bllokada e qytetit qe shtrënguar. Sën
Zhili ishte zëvendësuar nga një prej kushërinjve të tij,
‘al Serdani’, konti i Serdanjës, i cili e forcoi trysninë
ndaj të rrethuarve. Futja e ushqimit nga toka po bëhej
përherë e më e vështirë. Çmimet e ushqimeve brenda
qytetit shkuan në stratosferë: një funt hurma shitej për
një dinar të artë, monedhë kjo që në kushte normale
do të mjaftonte për të ushqyer një familje të tërë për
disa javë. Shumë qytetarë u rrekën të emigronin në
Tiro, Homs apo Damask. Uria shpuri në tradhti. Një
ditë disa fisnikë tripolitanë kërkuan es-Serdanin, dhe
në këmbim të ndereve të tij, ata zbuluan sesi qyteti si-
guronte akoma disa rezerva ushqimore. Fahr el-Mul-
ku më pas i ofroi kundërshtarit të tij një shumë përra-
llore nëse ky do t’ia dorëzonte tradhtarët. Por konti
refuzoi. Mëngjesin e nesërm, aristokratët u gjetën
brenda kampit me fytin e prerë.
Pavarësisht nga ky akt heroik, situata në Tripoli
nuk reshti së rënduari. Në horizont nuk shihej ende

k128K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

asnjë shenjë ndihme, dhe thashethemet e vazhduesh-


me sugjeronin ardhjen e pashmangshme të flotës
frënge. Në dëshpërim e sipër, Fahr el-Mulku vendosi
të shkonte personalisht në Bagdad për të mbrojtur
çështjen para Sulltanit Muhamed dhe para kalifit el-
Mustaz’hir Bil-lah. Në mungesë të tij, qeverisja e për-
kohshme e qytetit iu besua njërit prej kushërinjve të
tij, dhe trupat morën paradhënie pagën e gjashtë
muajve. Ishte bërë gati një shpurë e madhe, pesëqind
kalorës dhe këmbësorë, si dhe shërbëtorë të shumtë
që bartnin një larushi dhuratash: shpata të gdhendu-
ra, kuaj të racës, veshje nderi, si edhe krijime të lar-
mishme nga zeja e punimit të arit, specialiteti i Tripo-
lit. Si rrjedhojë, nga fundi i marsit 1108, Fahr el-Mul-
ku, doli nga qyteti në krye të kortezhit të gjatë. - “Ai u
largua nga Tripoli nëpërmjet tokës”, - bën me dije Ibën
El-Kalanisi pa e fshehur, i vetmi kronikat që ka jetuar
përgjatë këtyre ngjarjeve, duke lënë të kuptohet se ka-
diu u mori leje frëngjve të kalonte mespërmes rreshta-
ve të tyre për të shkuar dhe për të predikuar luftë të
shenjtë ndaj vetë atyre! Duke marrë parasysh marrë-
dhëniet e çuditshme ndërmjet rrethuesve dhe të rre-
thuarve, kjo nuk duket e pamundur. Por duket më e
besueshme se kadiu mbërriti më parë në Bejrut me
anë të varkave dhe vetëm më pas mori rrugën tokëso-
re. Sido që të ketë ngjarë, Fahr el-Mulku ndaloi së pari
në Damask. Sunduesi i Tripolit kishte ushqyer një ar-
miqësi të dukshme kundër Dukakut, por mbreti i pa-
aftë selxhuk kish vdekur disa vjet më herët, ndoshta i
helmuar, dhe qyteti kishte rënë tani në duart e mbikë-
qyrësit të tij, atabegut Tugtigin, një ish skllav çalaman,

k129K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

marrëdhëniet e errëta të të cilit me frëngjit do të


mbretëronin skenën politike siriane për më tepër se
njëzet vjet. Ambicioz, dinak dhe i paskrupullt, ky ofi-
cer turk, ashtu si vetë Fahr el-Mulku, ishte i mbrujtur
me pjekuri dhe realizëm. Përkundër qëndrimit hak-
marrës të Dukakut, Tugtigini e priti ngrohtësisht zo-
tërinë e Tripolit, mbajti një banket në nder të tij, dhe
madje e ftoi atë në hamamin vetjak. Kadiu e vlerësoi
përkujdesjen, por preferoi të strehohej jashtë mureve
të qytetit - mirëbesimi ka kufijtë e vet!
Në Bagdad pritja qe edhe më madhështore. Kaq i
madh ishte prestigji i Tripolit në botën muslimane,
saqë kadiu u gostit sikur të ishte një monark i fuqi-
shëm. Sulltan Muhamed e shoqëroi të lundronin me
varkën e tij përgjatë Tigrit. Zyrtarët e protokollit e
përcollën padronin e Tripolit mespërmes një salloni
lundrues ku qe vendosur një jastëk i qendisur me ar
ku ulej zakonisht sulltani. Fahr el-Mulku zuri vend
aty pranë, në vendin e caktuar për vizitorët, por dinji-
tarët nxituan ta kapnin për krahu: vetë monarku kish-
te ngulur këmbë që mysafiri të ulej mbi jastëk. Kadiu
u mirëprit sa në njërin pallat në tjetrin, dhe iu përgjigj
pyetjeve të shumta të sulltanit, kalifit dhe anturazhit
të tyre. Ata dëshironin të mësonin gjithçka mbi rrethi-
min, dhe i gjithë Bagdadi i thurte lavde trimërisë së
Fahr el-Mulkut në xhihadin kundër frëngjve. Por kur
më në fund u erdhi radha çështjeve politike, dhe Fahr
el-Mulku i kërkoi Muhamedit të niste një ushtri për të
shkulur nga vendi rrethimin e Tripolit, sulltani u dha
urdhër disa prej emirëve kryesorë të niseshin me Fahr el-
Mulkun, raporton me ligësi Ibën el-Kalanisi, për të

k130K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhënë ndihmesën e tyre në zmbrapsjen e rrethuesve të qyte-


tit. Ai e udhëzoi forcën e ekspeditës të ndalej për një kohë të
shkurtër në Mosul, për t’ia marrë qytetit Xheualit, dhe u tha
atyre, që sapo kjo të kryhej, të drejtoheshin për në Tripoli.
Fahr el-Mulkut iu këputën gjunjët. Situata në
Mosul ishte kaq e ndërlikuar saqë do të duheshin vite
për të zgjidhur lëmshin. Veç kësaj, ky qytet gjendej në
veri të Bagdadit, ndërsa Tripoli shtrihej në perëndim.
Në qoftë se ushtria do të merrte këtë rrugë, nuk do të
mbërrinte kurrë në kohë për të shpëtuar kryeqytetin e
tij, i cili, këmbënguli ai, rrezikonte të binte dita ditës.
Por sulltani nuk donte t’ia vinte veshin. E kërkonin
interesat e perandorisë Selxhuke që problemi i Mosu-
lit të kishte përparësinë. Kadiu bëri çmos, madje bleu
dhe disa nga këshilltarët e sulltanit me një çmim të
fryrë, por më kot: ushtria duhej të ndalej së pari në
Mosul. Kur u nis për t’u kthyer në Tripoli pas qëndri-
mit katër mujor në Bagdad, Fahr el-Mulku u largua
pa asnjë ceremoni. Tani ishte i bindur se nuk do të
ishte më në gjendje të mbante qytetin. Por ajo që ai
nuk e dinte, ishte se qytetin e kishte humbur tashmë.
Ai mësoi lajmin e trishtë në gusht të vitit 1108 kur
mbërriti në Damask. Me moralin përtokë si pasojë e mu-
ngesës së tij të gjatë, fisnikëria e Tripolit kishte marrë
vendim që qyetin t’ia besonte sunduesit të Egjiptit, i cili
premtoi se do ta mbronte nga frëngjit. El-Afdali u dër-
goi ushqim vasalëve të tij, si edhe një guvernator për të
marrë në ngarkim çështjet e qytetit. Si mision parësor ai
kishte arrestimin e familjes dhe mbështetësve të Fahr el-
Mulkut, konfiskimin e thesareve, mobileve dhe pronës
së tij vetjake, si dhe t’i dërgonte me anije në Egjipt.

k131K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pra, ndërkohë që veziri po persekutonte kadiun


fatkeq, frëngjit po bëheshin gati për goditjen përfun-
dimtare ndaj Tripolit. Komandantët e tyre kishin
mbërritur njëri pas tjetrit pranë mureve të qytetit të
rrethuar. Aty gjendej dhe Mbreti Balduin i Jerusale-
mit, komandanti i tyre i përgjithshëm. Edhe Balduini i
Edesës dhe Tankridi i Antiokut, të cilët ishin paqëtuar
me këtë rast, gjendeshin të dy aty, ashtu siç qenë edhe
dy kontë nga familja e Sën Zhilit, të cilët sapo kishin
ardhur nga vendi i tij me një dyzinë anijesh gjenove-
ze. Të dy e lakmonin Tripolin, por mbreti i Jerusale-
mit u dha urdhër t’u jepnin fund grindjeve. Ibën Sën
Zhili do të priste fundin e betejës për të vrarë me do-
rën e tjetërkujt kundërshtarin e tij.
Në marsin e vitit 1109 gjithçka dukej gati për një
sulm të harmonizuar nga toka dhe nga deti. Tripolita-
nët e tmerruar vëzhguan me sytë e tyre të gjitha këto
përgatitje, por pa i humbur shpresat. A nuk u kishte
premtuar, vallë, El-Afdali se do të niste një flotë aq të
fuqishme të ngjashme me të cilën s’ishte parë kurrë,
me ushqim, luftëtarë dhe material të bollshëm ushta-
rak sa për të rezistuar për një vit?
Tripolitanët s’kishin asnjë dyshim se anijet gjeno-
veze do t’ia mbathnin sapo flota fatimide të shquhej
në det.
Në fillim të verës, thotë Ibën el-Kalanisi, frëngët u
hodhën në sulm ndaj Tripolit me të gjitha forcat, duke i
shtyrë kullat e lëvizshme drejt mureve të qytetit. Kur popu-
llata e qytetit pa se me ç’mësymje të dhunshme do të përba-
llej, ata e lëshuan veten, pasi e kuptuan se mposhtja ishte e
pashmangshme. Rezervat ushqimore ishin ezauruar dhe

k132K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

flota egjiptiane nuk dukej asgjëkundi në horizont. Erërat po


frynin kundra tyre, pasi i tillë ishte vullneti i Zotit, i cili
cakton se ç’drejtim do të marrin punët. Frëngjit dyfishuan
përpjekjet dhe e morën qytetin me mësymje, më 12 korrik
e vitit 1190. Pas një qëndrese dy mijë ditore, qyteti i
arpunuesve dhe biblotekave, i detarëve të paepur dhe
kadilerëve të kënduar, u plaçkit nga luftëtarët e pe-
rëndimit. Qindra mijëra vëllimet e Dar el-Ilmit u bas-
tisën e u dogjën, vetëm që librat e ‘mosbesimit’ të
shkatërroheshin. Sipas kronistit të Damaskut, frëngjit
vendosën që një të tretën e qytetit ta merrnin gjenovezët,
ndërsa dy të tretat e mbetura i biri i Sën Zhilit. Gjithsa
kishte kërkuar Mbreti Balduin, u vu mënjanë për të. Pjesa
më e madhe e banorëve u shitën si skllevër, të tjerëve
ua grabitën pronat dhe i dëbuan. Shumë syresh iu
drejtuan portit të Tiros. Fahr el-Mulku i dha fund je-
tës së tij në afërsi të Damaskut.
Po flota egjiptiane? - “Mbërriti në Tiro tetë ditë pas
rënies së Tripolit, - rrëfen Ibën el-Kalanisi, - kur gjithçka
ishte humbur, për shkak të ndëshkimit hyjnor që u kish rënë
banorëve mbi kye.
Frëngjit zgjodhën Bejrutin si objektivin e tyre të
dytë. I shtrirë rrëzë malësisë libaneze, qyteti rrethohej
nga pyje me pisha, sidomos në rrethinat e Mazraat el-
Arab dhe Ra’s en-Nabah. Atje pushtuesit do ta gjenin
drurin që u nevojitej për të ngritur mjetet e rrethimit.
Bejruti s’gëzonte atë madhështinë e Tripolit, dhe vilat
e tij modeste nuk kishin të krahasuar me pallatet ro-
make, rrënojat e mermerta të të cilëve ishin ende të
shpërndara nëpër sheshet e Beritusit të lashtë. Por falë
portit, Bejruti ishte një qytet relativisht i begatë, i ngri-

k133K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tur mbi shpatin shkëmbor, ku në bazë të traditës,


Shën Gjergji kishte vrarë dragoin. I lakmuar nga da-
maskenët, i mbajtur pa përkujdesje nga egjiptianët, Bejru-
tit përfundimisht i mbeti të përballte frëngjit i vetëm,
duke filluar nga shkurti i vitit 1110. Pesë mijë banorët
luftuan me një vrull të lindur nga dëshpërimi, kur
shkatërruan njëra pas tjetrës kullat e rrethimit. -
“Kurrë më parë dhe asnjëherë më vonë, frëngjit nuk u ba-
llafaquan me një betejë kaq të ashpër”, - thërriti me të
madhe Ibën El-Kalanisi. Pushtuesit nuk të falnin. Në
13 maj, kur qyteti ra, ata filluan një masakër të verbër.
Për të dhënë një shembull.
Ky mësim bëri që të tjerët të zinin mend. Verën
pasuese, një farë mbreti frëng (kronistit damasken
mund t’i falet që nuk arrin të njohë Sigurdin, sovranin
e Norvegjisë së largët) mbërriti nëpërmjet detit me më
shumë se gjashtëdhjetë anije plot me luftëtarë që kishin për
qëllim të kryenin pelegrinazhin dhe t’u shpallnin luftë toka-
ve të Islamit. Ata u nisën drejt Jerusalemit, Balduini iu
bashkua atyre, dhe tok ata ngritën një rrethim, nga toka dhe
nga deti, ndaj portit të Saidas, qytetit të lashtë fenikas të
Sidonit. Muret e këtij qyteti, të shkatërruar dhe të
ndërtuar rishtazi më shumë se një herë gjatë rrjedhës
së historisë, kanë mbetur mbresëlënëse deri më sot,
me blloqet vigane që rrihen pareshtur nga Mesdheu.
Por banorët, të cilët kishin treguar një guxim të shkëlqy-
er në fillesën e pushtimit frëng, s’kishin më zemër për të
luftuar, meqenëse, sipas Ibën El-Kalanisit, ata trembeshin
se do të pësonin të njëjtin fat si Bejruti. Andaj, ata dërguan
kadiun e tyre me një delegacion nga paria për t’i kërkuar
Balduinit t’ua kursente jetën. Ai e pranoi kërkesën. Qyteti

k134K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kapitulloi më 4 dhjetor 1110. Kësaj here nuk pati asnjë


masakër, por një eksod në masë drejt Tiros dhe
Damaskut, qytete të cilat gëlonin nga refugjatët.
Në harkun e tetëmbëdhjetë muajve, tre nga qyte-
tet më të famshme të botës arabe - Tripoli, Bejruti dhe
Saida - qenë marrë dhe qenë plaçkitur, banorët e tyre
ishin masakruar ose degdisur, emirët, kadilerët dhe
ekspertët e ligjit fetar qenë vrarë ose dëbuar me forcë,
dhe xhamitë qenë përdhosur. A kishte ndonjë fuqi që
mund t’i frenonte tani frëngjit të dyndeshin ndaj Ti-
ros, Alepos, Damaskut, Kajros, Mosulit, apo, pse jo,
deri dhe ndaj vetë Bagdadit? A kishte mbetur sado-
pak vullnet për të bërë qëndresë? Sipas të gjitha gjasa-
ve, në mesin e udhëheqësve muslimanë, jo. Por në
mesin e popullatës së qyteteve më seriozisht të kërcë-
nuara, lufta e shenjtë e shpallur gjatë trembëdhjetë vi-
teve të kaluara nga luftëtarët-pelegrinë të Perëndimit
po fillonte të jepte rezultat: ideja e xhihadit, që prej
kohësh s’kish qenë tjetër vetëm se thjesht një slogan i
përdorur për të ndezur fjalimet zyrtare, po rilindte së-
rish. Grupe refugjatësh, poetë, deri dhe burrat e fesë
po e predikonin përsëri.
Njëri prej këtyre figurave fetare, Abdu Fadl Ibën
el-Kashabi, një kadi në Alepo, me trup të vogël, por
me zë të lartë, ia doli mbanë, në sajë të këmbënguljes
së patundur dhe forcës së karakterit, të zgjonte gji-
gandin e fjetur të botës arabe. Nisma e tij e parë publi-
ke ishte të ngjallte sërish, dymbëdhjetë vjet më pas,
skandalin që el-Herevi kishte ngritur në rrugët e Bag-
dadit. Mirëpo kësaj here do të kishte përnjëmend
trazira.

k135K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

5.
Qëndresa e çallmave

Të premten e 17 shkurtit 1111, kadiu Ibën el-Ka-


shabi ia behu në xhaminë e sulltanit në Bagdad i për-
cjellë nga një grup i madh banorësh të Alepit, në me-
sin e tyre një sherif hashimit (pasardhës i Profetit) dhe
një mori asketësh sufi, imamësh, dhe tregtarësh. Ibën
el-Kalanisi përshkruan se çfarë ndodhi mandej:

Ata e detyruan me forcë predikuesin të zbriste


nga hytbja, të cilën më pas ata e thyen. Mandej zunë të
qanin me të madhe, të vajtonin ligësitë që i kishin rënë
mbi krye Islamit për shkak të frëngjve, të cilët po
vrisnin burrat e po skllavëronin gratë e fëmijët. Duke
qenë se ata po pengonin besimtarët të kryenin lutjet,
ofiqarët e pranishëm dhanë gjithfarë premtimesh në
emër të sulltanit, në përpjekje për t’i qetësuar: në
mbrojtje të Islamit, ushtri të mëdha do të dërgoheshin
kundra frëngjve dhe të gjithë të pafeve.

Por këto fjalë të bukura nuk mjaftuan për të zbu-


tur rebelët. Të premten vijuese, ata vunë sërish në
skenë manifestimin e tyre, kësaj radhe në xhaminë e
kalifit. Kur rojat u rrekën t’ua prenin rrugën, ata i
shtynë pa një pa dy mënjanë, bënë copash minberin
e drunjtë, të stolisur me gdhendje arabeskash dhe
vargje kuranore, si dhe hodhën fyerje ndaj vetë prin-
cit të besimtarëve. Bagdadi u zhyt në një zallamahi
të madhe.

k136K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Atëbotë, rrëfen kronisti damsken në një ton kinse


naiv, princesha, e motra e Sulltan Muhamedit dhe
grua e kalifit, mbërriti në Bagdad nga Isfahani me një
shpurë madhështore: kishte gurë të çmuar, veshje
luksoze, gjithfarë shalë kuajsh dhe kafshë barre,
shërbyese, skllevër nga të dyja gjinitë, shërbëtorë dhe
pa fund sende të tjera të paçmueshme e të panumë-
rueshme. Mbërritja e saj përkoi me skenat e përshkru-
ara sa më sipër. Hareja dhe siguria e mbërritjes së
shpurës mbretërore u cenua. Kalifi el-Mustaz’hir Bil-
lah shfaqi një pakënaqësi të madhe. Ai kërkoi gjykim
dhe ndëshkim të rreptë ndaj përgjegjësve të ngjarjes.
Por sulltani e pengoi të vepronte, i fali aktet e këtyre
njerëzve dhe u dha urdhër emirëve dhe ofiqarëve
ushtarakë të ktheheshin në provincat e tyre e të për-
gatiteshin për xhihad ndaj të pafeve, armiqve të Zotit.
Nëse i lavdëruari el-Mustaz’hir u nxit pra të zemë-
rohej, kjo nuk ngjau vetëm për shkak të pasojave të pa-
pëlqyeshme që trazirat patën mbi bashkëshorten e tij të
re, por edhe për shkak të sloganit të tmerrshëm që qe
thirrur në mënyrë kaq shurdhuese në rrugët e kryeq-
ytetit: ‘Mbreti i Rumit është musliman më i mirë se
princi i besimtarëve!’ Pasi ai e dinte që kjo nuk ishte një
akuzë e pavend. Demonstruesit, të udhëhequr nga Ibën
el-Kashabi, e hidhnin tërthorazi fjalën për një letër që
kishte marrë divani i kalifit pak javë më parë. Vinte nga
perandori Alexius Komnenusi dhe me ngulm u bënte
thirrje muslimanëve të bashkoheshin për të luftuar
kundër frëngjve dhe t’i dëbojmë ata nga tokat tona.
Nëse krijohet përshtypja se zotëria i fuqishëm i
Kostandinopojës dhe kadiu i përulur i Alepos bash-

k137K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kuan nismat e tyre në Bagdad, kjo ndodh pasi të dy


ndjeheshin të fyer nga po i njëjti njeri: Tankridi. Kur
Tankridit iu dërguan ambasadorë bizantinë për t’i
kujtuar se kavalierët e perëndimit kishin premtuar
t’ia kthenin Antiokun bazileut dhe se trembëdhjetë
vjet pas rënies së qytetit, ende nuk e kishin mbajtur
fjalën, ‘emiri i madh’ i frëngjve, në një gjest të pahij-
shëm, u tregoi atyre derën. Sa u takon alepasve, Tan-
kridi u kishte imponuar së fundmi një traktat tejet
diskreditues: ata duhet t’i paguanin një haraç vjetor
prej njëzet mijë dinarësh, t’i dorëzonin dy fortesa të
rëndësishme fare pranë qytetit të tyre dhe t’i jepnin si
dhuratë dhe në shenjë besnikërie, dhjetë kuajt e tyre
më të mirë. Ridvani, si gjithnjë i trembur, nuk guxoi të
refuzonte. Por rrugët e kryeqytetit të tij kishin nisur të
vlonin që kur ishin zbuluar kushtet e këtij pakti.
Në Alepo njerëzit e kishin bërë zakon të mblidhe-
shin në grupe të vogla për të mbajtur diskutime të
ndezura mbi rreziqet që u kanoseshin atyre në çastet
kyçe të historisë. Paria mblidhej tok në xhaminë e
madhe, ulur këmbëkryq mbi tapetet e kuq, ndonjëhe-
rë dhe në oborr, nën hijen e minares që lartësohej mbi
shtëpitë ngjyrë okër të qytetit. Tregtarët takoheshin
gjatë ditës, përgjatë rrugës me kolona të ndërtuar nga
romakët, e cila e përshkonte mespërmes Alepon nga
perëndimi në lindje, nga Porta e Antiokut deri te më-
halla e ndaluar e kalasë, ku jetonte Ridvani i ngrysur.
Kjo arterie kryesore ishte mbyllur prej kohësh për ka-
rrot dhe varganët. Rruga ishte pushtuar nga qindra
tezga ku me kohë qenë grumbulluar pëlhura, qeliba-
re, xhingla, hurma, fëstëkë dhe erëza nga më të larmi-

k138K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shmet. Rruga dhe rrugicat fqinje mbuloheshin me një


tavan të drunjtë për të mbrojtur kalimtarët nga shiu
dhe dielli; në zonat e ndërmjetme, tavani lartësohej
me kube të mëdha prej stukoje. Në qoshet e rrugica-
ve, sidomos ato që shpienin në suket e artizanëve të
qilimave prej kashte, farkëtarëve dhe shitësve të dru-
rit për ngrohje, alepasit u merrnin me thashetheme
para shtëpive të shumta të ngrënies për shtresat e ulë-
ta. Midis kundërmimit të vajit të skuqur, mishit të pje-
kur dhe erëzave, këto vende ofronin ushqime me çmi-
me të arsyeshme: llokma mishi të pjekur deleje, petu-
lla të ëmbla dhe thjerrëza. Familjet me të ardhura të
pakta blinin ushqim të gatshëm nëpër suke, vetëm të
pasurit gatuanin nëpër shtëpia. Aty pranë stendave të
ushqimit, s’ish çudi të dëgjohej tringëllima e karakte-
ristike e shitësve të sherbetit: pije të ftohta nga frutat e
përqendruara të cilat frëngjit më vonë do t’i huazonin
nga arabët në trajta të lëngshme dhe të ngrira, duke i
quajtur ‘shurupe’ apo ‘sorbete’.
Pasditeve, njerëz nga të gjitha sferat e jetës tako-
heshin në hamam, ndryshe banjo publike, në atë
vendtakimin e posaçëm ku njeriu pastrohej para faljes
së perëndimit. Kur binte nata, qytetarët braktisnin
qendrën e Alepos për t’u kthyer në mëhallat e tyre,
larg ushtarëve të dehur. Edhe atje qarkullonin zëra
dhe lajme, të kaluara vesh më vesh si nga burrat
ashtu dhe nga gratë, dhe në qytet ndienjat merrnin
dhenë. Zemërimi, entuziazmi e shkurajimi, do të tra-
zonte përditë këtë koshere, e cila kish zukatur pikë-
risht në këtë mënyrë prej më shumë se tre mijë vje-
tësh. Ibën el-Kashabi ishte burri më i nderuar në më-

k139K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

hallët e Alepos. I lindur në një familje pasunarësh që


merrej me tregtinë e drurit, ai luajti një rol kyç në ad-
ministrimin e çështjeve qytetare. Si kadi shi’it, ai gë-
zonte autoritet të lartë fetar e moral; ai kishte nën për-
gjegjësi zgjidhjen e mospajtimeve njerëzore dhe pro-
nësore brenda bashkësisë së tij, më e madhja në Ale-
po. Veç kësaj, ai ishte dhe rais, ndryshe kryepar i qyte-
tit, gjë që në të njëjtën kohë e bënte atë gjykatësin e
tregtarëve, përfaqësuesin e interesave të popullatës
para mbretit dhe komandant të milicisë urbane.
Por veprimtaria e Ibën el-Kashabit i kalonte kom-
petencat ligjore të detyrave zyrtare, tashmë të zgje-
ruara. Që nga mbërritja e frëngjve, nëpërmjet rrethit
të tij të numërt, ai kishte ngjallur në opinionin publik
një rrymë të mbrujtur me patriotizëm dhe besim të
thellë, që kërkonte një qasje më të prerë ndaj pushtu-
esve. Ai ia thoshte pa drojë mbretit Ridvan se ç’men-
dim bluante në kokë rreth politikës së tij paqëtuese,
madje dhe servile. Kur Tankridi e shtrëngoi monarkun
selxhuk të ngulte një kryq në minaren e xhamisë së
madhe, kadiu stisi një rebelim dhe urdhëroi që kryqi të
transferohej në Katedralen e Shën Helenës. Që nga kjo
kohë, Ridvani kishte shmangur çdo konflikt me kadiun
gjaknxehtë. I fortifikuar në kala me haremin dhe
truprojat, me një xhami, me një burim uji dhe me një
pistë të blertë kalërimi krejt më vete, mbreti turk
parapëlqeu të ruhej duke mos ua cenuar ndjeshmërinë
shtetasve të tij. E kështu, përderisa askush s’ia vinte në
dyshim autoritetin, ai e toleroi opinonin publik.
Mirëpo, në vitin 1111, Ibën el-Kashabi mbërriti në
kala për t’ia shpjeguar sërish Ridvanit pakënaqësinë e

k140K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

skajshme të qytetarëve. Besimtarët, sqaroi ai, ishin të


skandalizuar që duhej t’u paguanin haraç të pafeve të
ngulitur në tokat e Islamit, kurse veprimtaritë e treg-
tarëve ishin vënë nën rrezik që kur princi i padurue-
shëm i Antiokut kish marrë nën kontroll të gjitha rru-
gët që çonin nga Alepo drejt Mesdheut, pasi ai i
mbante peng karvanet kundrejt një shpërblese. Duke
qenë se qyteti s’ia dilte të mbrohej me burimet e veta,
kadiu propozoi që të dërgohej në Bagdad një delega-
cion nga fisnikëria, tregtarët dhe burrat e fesë, sunitë
e shi’itë, për të kërkuar atje ndihmën e sulltanit Mu-
hamed. Ridvani s’kishte asnjë dëshirë të përfshinte
kushëririn selxhuk në çështjet e mbretërisë së tij. Ai
parapëlqente që të vazhdonte të merrej me Tankridin.
Por duke patur parasysh futilitetin e të gjitha dërgesa-
ve të deritanishme të nisura në kryqytetin abasid, ai
gjykoi se rruga e veprimit që i kanosej më pak, do të
ishte miratimi i kërkesës së nënshtetasve.
Këtu ai u gabua. Përkundër të gjitha pritjeve, de-
monstratat e Bagdadit të shkurtit 1111 krijuan pikë-
risht efektin e kërkuar nga Ibën el-Kashabi. Sulltani, i
cili sapo qe informuar për rënien e Saidas dhe paktin
që u ishte imponuar alepasve, ndieu një ankth në rrit-
je nga ambiciet e frëngjve. Duke iu nënshtruar lutjeve
të Ibën el-Kashabit, ai urdhëroi të fundmin nga vargu
i guvernatorëve të Mosulit, emirin Meudud, të mar-
shonte menjëherë në krye të një ushtrie të fuqishme
dhe të shpëtonte Alepon. Kur Ibën el-Kashabi u kthye
në Alepo dhe i kallëzoi Ridvanit se misioni kishte për-
funduar me sukses, mbreti kinse u ngazëllye, por nga
ana tjetër ai u lut që të mos ndodhte asgjë. Madje ai i

k141K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

bëri me dije kushëririt të tij padurimin për të marrë


pjesë krah tij në xhihad. Por në korrik, kur ai mësoi se
trupat e sulltanit po i afroheshin përnjëmend qytetit,
ai s’mund ta fshihte më tronditjen. Dha urdhër që të
ngiheshin barrikada në portat e qytetit, arrestoi Ibën
el-Kashabin dhe përkrahësit e tij kryesorë, dhe i bur-
gosi ata në kala. Ushtarët turq morën urdhër të patru-
llonin ditë e natë ndër mëhalla për të parandaluar
kontaktet ndërmjet popullatës dhe ‘armikut’. Rrjedha
e ngjarjeve do ta përligjte, të paktën pjesërisht, këtë
ndryshim të qëndrimit të Ridvanit. Të privuar nga
ushqimet që mbreti supozohej se do t’u siguronte aty-
re, trupat e sulltanit u hakmorën duke plaçkitur mizo-
risht rrethinat e Alepos. Mandej, pas polemikave
ndërmjet Meududit dhe emirëve të tjerë, ushtria u
shpërbë pa luftuar në asnjë betejë të vetme.
Meududi u kthye në Siri dy vjet më vonë me urdhër
të sulltanit për të mbledhur të gjithë princat muslimanë,
përjashto Ridvanin, kundër frëngjve. Meqenëse Alepo
ishte përtej mundësive të tij, ai mëse natyrshëm e ngriti
shtabin e përgjithshëm në Damask, në qytetin tjetër
madhështor, në përgatitje për një ofensivë në shkallë të
gjerë kundër Mbretërisë së Jerusalemit. Mikpritësi i tij,
atabegu Tugtigin, u hoq kinse i emocionuar nga nderi
që i kish bërë në këtë mënyrë i dërguari i sulltanit, por
në të vërtetë ai ishte po aq i tmerruar sa Ridvani dikur.
Ai druhej se Meududi kërkonte thjesht t’ia merrte
pushtetin e kryeqytetit të tij, dhe çdo akt të emirit e
shihte si kanosje ndaj të ardhmes së tij.
Më 2 tetor 1113, na rrëfen kronisti damasken,
emiri Meudud u largua nga fushimi, që gjendej pranë

k142K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Portës së hekurt, një nga tetë hyrjet e qytetit. Si përdi-


të, ai shkoi në këmbë në xhaminë Umajade, i shoqëru-
ar nga atabegu i çalë.
Kur mbaroi falja dhe kur Meududi kishte kryer
lutjet shtesë, ata u nisën të dy së bashku, Tugtigini
ecte përpara në shenjë respekti ndaj emirit. Ata rre-
thoheshin nga ushtarë, roja dhe milicë që bartnin
armë nga më të ndryshmet; kordhat e holla, shpatat e
mprehta, jataganët dhe kamat pa këllëf të krijonin
mbresën e gëmushave të dendura poshtë pemëve.
Luzmat e njerëzve përreth u dyndën për të admiruar
këtë arsenal dhe këtë madhështi. Kur mbërritën në
oborrin e xhamisë, një burrë brofi nga turma dhe iu
qas emirit Meudud, sikur po i lutej Zotit për të dhe po
i kërkonte lëmoshë. Befas ai e mbërtheu nga rripi i
xhelabies dhe e goditi me thikë dy herë, pikërisht si-
për kërthizës. Atabegu Tugtigin u step disa hapa pra-
pa dhe përcjellësit e tij shpejtuan ta rrethonin. Sa për
Meududin, i cili kurrë nuk e humbiste toruan, ai çapi-
ti deri te porta veriore e xhamisë dhe mandej u shemb
përdhe. Thërritën një kirurg që arriti t’ia qepte disa
prej plagëve, por emiri vdiq disa orë më vonë - Zoti
pastë mëshirë për të!
Kush e vrau guvernatorin e Mosulit fill në prag të
mësymjes së tij kundra frëngjve? Tugtigini pa hum-
bur kohë akuzoi Ridvanin dhe miqtë e tij nga sekti i
Asasinëve. Por pjesa më e madhe e bashkëkohësve
besonin se askush tjetër përpos vetë padronit të Da-
maskut nuk ka mundur të armatoste vrasësin. Sipas
Ibën El-Ethirit, Mbreti Balduin u trondit kaq thellë
saqë i dërgoi Tugtiginit një mesazh tejet përbuzës: -

k143K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

“Një komb që vret udhëheqësit e vet në shtëpinë e Zotit të


vet, meriton të asgjësohet.” - Kurse Sulltani Muhamed
ulëriti me tërbim kur mësoi për vdekjen zëvendësit të
tij. Ai e quajti fyerje vetjake krimin e urryer dhe ven-
dosi të vinte në rresht një herë e mirë të gjithë udhë-
heqësit sirianë, ata të Alepos si dhe ata të Damaskut.
Ai mblodhi një ushtri prej disa dhjetëra mijëra tru-
pash të komanduara nga oficerët më të mirë të fisit
selxhuk dhe u dha urdhër të prerë të gjithë princave
muslimanë t’u bashkoheshin atyre në porosinë e
shenjtë për t’u shpallur xhihad frëngjve.
Kur mbërriti në Sirinë qendrore në pranverën e
vitit 1115, ekspeditën e fuqishme të sulltanit e priste
një surprizë e madhe. Balduini i Jerusalemit dhe Tug-
tigini i Damaskut qëndronin krah për krah, të mbësh-
tetur jo vetëm nga trupat e tyre, por edhe nga ato të
Antiokut, Alepos dhe Tripolit. Princat e Sirisë, musli-
manë apo frëngj pa dallim, u ndienë njësoj të kërcënu-
ar nga sulltani dhe kishin vendosur të bashkonin for-
cat. Brenda pak muajve, ushtria selxhuke u shtrëngua
të tërhiqej në mënyrë të turpshme. Muhamedi u betua
se nuk do ta trazonte veten kurrën e kurrës me prob-
lemin frëng. Ai nuk e theu fjalën.
Ndërsa princat muslimanë po jepnin pra prova të
reja të një papërgjegjësie të plotë, dy qytete arabe tre-
guan në harkun kohor të disa muajve se megjithatë
kishte ende gjasa për qëndresë ndaj pushtimit të huaj.
Me dorëzimin e Saidas në dhjetorin e vitit 1110, frën-
gjit u bënë padronë të mbarë bregdetit, sahilit, që nga
Sinai në jug e deri në ‘tokën e bijve të armenëve’, në
veri të Antiokut. Gjithsesi me përjashtim të dy enkla-

k144K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

vave bregdetare, Ashkelonit dhe Tiros. I inkurajuar


nga triumfet e njëpasnjëshme, Balduini vendosi të rre-
gullonte pa vonesa fatin e tyre. Krahina e Ashkelonit
shquhej për kultivimin e qepëve të kuqe, të quajtura
‘ashkelonase’, fjalë që frëngjit e shtrembëruan në echa-
lote. Por, qyteti kishte një rëndësi më të madhe ushta-
rake, pasi shërbente si pika e grumbullimit të trupave
egjiptiane sa herë që kishte një përpjekje për të dërgu-
ar ekspedita kundër Mbretërisë së Jerusalemit.
Në vitin 1111, Balduini parakaloi me trupat e tij
para mureve të qytetit. Guvernatorit fatimid të Ash-
kelonit, Shems el-Hilafe (Dielli i Kalifatit) - me prirje
më të mëdha për tregti se sa për luftë, ishte gjykimi i Ibën
el-Kalanisit rreth tij - iu ngjethën mishtë nga ky de-
monstrim force i oksidentalëve. Pa bërë as më të vog-
lën qëndresë, ai ra dakord t’u paguante atyre një ha-
raç prej shtatë mijë dinarësh. Popullata palestineze e
qytetit, e poshtëruar nga ky kapitullim i papritur, nisi
emisarë për në Kajro për të kërkuar heqjen e guverna-
torit. Me të dëgjuar rreth kësaj, dhe i frikësuar se vezi-
ri el-Afdal kishte ndër mend ta ndëshkonte për burra-
cakërinë e treguar, Shems el-Hilafe u përpoq ta
shmangte këtë mundësi duke dëbuar ofiqarët egjipti-
anë dhe duke u vënë plotësisht nën mbrojtjen e frën-
gjve. Balduini i dërgoi treqind burra, të cilët morën
nën kontroll kalanë e Ashkelonit.
Ndonëse të skandalizuar, banorët nuk e humbën to-
ruan. U mbajtën takime të fshehta nëpër xhamia. U thu-
rën komplote, derisa në një ditë të korrikut të vitit 1111,
kur Shems el-Hilafe po dilte nga kopshtet e vend-
banimit të tij, një grusht komplotistësh e sulmuan, duke

k145K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ia bërë trupin shoshë me goditje kamash. Ky ishte dhe


sinjali për revoltën. Qytetarë të armatosur, të shoqëruar
nga ushtarë berberë të gardës së guvernatorit, vërshuan
drejt kalasë. Luftëtarët frëngj u ndoqën këmba këmbës
nëpër kulla dhe përgjatë mureve. Asnjëri nga treqind
burrat e Balduinit nuk mbeti i gjallë. Qyteti do t’i
shpëtonte sundimit të frëngjve për dyzet vjet të tjerë.
Duke kërkuar shpagim për poshtërimin që i shkak-
tuan duart e rebelëve të Ashkelonit, Balduini iu kthye
Tiros, qytetit të lashtë fenikas nga ku princi Kadmus, vë-
llai i Europas (emrin e së cilës do të merrte kontinenti i
frëngut), pati filluar udhëtimin për të shpërndarë alfabe-
tin përgjatë gjithë Mesdheut. Muret mbresëlënëse të Ti-
ros rrihnin të kujtonin ende historinë e lavdishme të qy-
tetit. Qyteti rrethohej nga deti në tri anë, dhe vetëm një
rrugë e ngushtë bregdetare e ndërtuar nga Aleksandri i
Madh e lidhte Tiron me kontinentin. Me reputacionin si
i pathyeshëm, në vitin 1111 qyteti ishte bërë strehë e një
numri të madh refugjatësh nga territoret e pushtuara së
fundmi. Roli i tyre në mbrojtjen e qytetit qe i
pazëvendësueshëm, siç na rrëfen Ibën El-Kalanisi,
kronika e të cilit bazohet qartazi në dëshmi burimore:
Frëngjit kishin ngritur një kullë të lëvizshme në të
cilën ngulitën një bridash me një forcë të tmerrshme.
Muret u lëkundën, disa prej gurëve u thërrmuan, dhe
të rrethuarit e gjetën veten në prag të katastrofës. Ndo-
dhi atëherë që një marinar nga Tripoli, i cili kishte njo-
huri nga punimi i hekurit dhe një farë përvoje në
çështjet e luftës, mori përsipër të prodhonte kanxha he-
kuri të skicuara për të mbërthyer bridashin nga maja dhe
anët, nëpërmjet litarëve që mbaheshin nga mbrojtësit.
Këta të fundit mandej e tërhoqën me aq shumë forcë saqë

k146K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kulla e drunjtë u shkul nga vendi dhe humbi ekuilibrin.


Në disa raste, frëngjve iu desh të thyenin me duart e tyre
bridashin për të parandaluar rrëzimin e kullës.

Pasi përtërinë përpjekjet e tyre, agresorët arritën ta


tërhiqnin zvarrë kullën pranë mureve dhe fortifikatave,
të cilat mandej vazhduan t’i godisnin me një bridash të
ri gjashtëdhjetë kut të gjatë, me kokë një sferë e derdhur
hekuri që peshonte më shumë se njëzet paundë. Por
marinarit tripolitan nuk iu prenë shpresat:
Me ndihmën e disa trarëve të vendosur me mje-
shtëri, vijon më tutje kronisti damasken, ai urdhëroi
ngritjen lart të poçeve me jashtëqitje e plehra, dhe ur-
dhëroi që ato të zbrazeshin mbi kokat e frëngjve. Të
asfikuar nga kutërbimi, këta të fundit nuk arritën të
manovronin siç duhej bridashin. Mandej marinari ur-
dhëroi që të bëheshin shporta me hardhi si dhe trun-
gje të mëdha me kashtë të mbushura me vaj, bitum,
dru zjarri, rrëshirë dhe lëvore kallamash. Pasi u vuri
zjarrin, ai i hepoi ato drejt kullës frënge. Maja e kullës
u përpi nga flakët dhe ndërsa frëngjit nxituan të shua-
nin flakët me uthull dhe ujë, tripolitani pa humbur
kohë urdhëroi të hidheshin shporta të tjera të mbu-
shura me vaj të zier për të ushqyer flakët. Tani zjarri
pushtoi gjithë pjesën e sipërme të kullës dhe pak e
nga pak u përhap deri në shkallët më të ulëta, duke u
ushqyer me drurin prej të cilit qe bërë binaja.
Të pazotë për të vënë flakët nën kontroll, agreso-
rët përfundimisht e zbrazën kullën dhe ia mbathën.
Mbrojtësit përfituan nga kjo gjendje duke u hedhur në
mësymje, gjatë së cilës ata kapën një numër të madh
armësh të braktisura.
k147K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kur panë se ç’ndodhi, përmbyll me triumf Ibën el-


Kalanisi, frëngjit e humbën toruan e u tërhoqën, por jo
pa u vënë më parë flakën barakave që kishin ndërtuar
në kampin e tyre.
Ishte 12 prilli i vitit 1112. Pas një rrethimi 132 di-
tor, popullsia e Tiros u kishte shkaktuar frëngjve një
disfatë therëse.
Pas trazirave të Bagdadit, kryengritjes së Ashke-
lonit dhe qëndresës së Tiros, një dallgë revolte filloi të
merrte dhenë në të gjitha viset e asaj ane. Gjithnjë e
më tepër arabë ndienin një urrejtje të thellë ndaj push-
tuesve dhe ndaj pjesës më të madhe të udhëheqësve
muslimanë, të cilët ata i akuzonin për moskokëçarje,
madje dhe për tradhti. Në Alepo, më tepër se kudo
tjetër, kjo sjellje shumë shpejt shkoi përtej një ndryshi-
mi të thjeshtë të humorit. Nën udhëheqjen e kadiut
Ibën el-Kashab, qytetarët vendosën të merrnin në
dorë fatin e tyre. I zgjodhën vetë prijësit dhe i shtrën-
guan të ndërmerrnin politika që ata vetë dëshironin.
Pa dyshim, disfata dhe zhgënjime të shumta do të
binin së shpejti mbi ta. Zgjerimi i frëngjve nuk kishte
marrë fund, dhe arroganca e tyre s’njihte caqe. Por
tani e tutje, një farë ngopje do të fryhej shumë shpejt,
duke filluar nga rrugët e Alepos. Pak e nga pak, ajo
do të përmbyste të gjithë Lindjen Arabe, duke sjellë
përfundimisht në pushtet burra të drejtë, të guxim-
shëm dhe të devotshëm, të cilët do të ishin në gjendje
të fitonin rishtazi territoret e humbura.
Mirëpo, para se kjo të ndodhte, Alepoja duhet të
kalonte periudhën më të trazuar në historinë e saj të
gjatë. Në fundin e nëntorit të vitit 1113, Ibën el-
Kashabi mësoi se Ridvani dergjej i sëmurë rëndë në

k148K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pallatin e tij brenda kalasë. Ai mblodhi tok miqtë e tij


dhe u tha të përgatiteshin për aksion. Mbreti vdiq më
10 dhjetor. Me t’u mësuar lajmi, grupe milicësh të ar-
matosur vërshuan nëpër mëhallët e qytetit, zaptuan
ndërtesat kryesore dhe zunë shumë nga përkrahësit e
Ridvanit, veçanërisht ithtarët e sektit të asasinëve, të
cilët u vranë aty për aty për bashkëpunimin e tyre me
armikun frëng.
Kadiu nuk kishte synime të merrte pushtetin në
duart e veta, por vetëm t’i bënte përshtypje mbretit të
ri, Alp Arslanit, të birit të Ridvanit, ashtu si për ta bin-
dur që të ndiqte një politikë të ndryshme nga i ati. Fi-
llimisht ky djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar, të cilit i
merrej goja kaq shumë saqë iu vu nofka ‘Memeci’, u
duk sikur u pajtua me qëndrimin luftarak të Ibën el-
Kashabit. Me një kënaqësi të dukshme, ai dha urdhër
të arrestoheshin dhe t’u pritej koka në çast të gjithë
bashkëpunëtorëve të Ridvanit. Kadiun nuk e zuri
vendi. Ai i kërkoi monarkut të ri të mos e zhyste qyte-
tin në gjakderdhje, por thjesht të ndëshkonte tradhta-
rët sa për t’i bërë shembull. Por Alp Arslani nuk ia
vuri veshin. Madje ai ekzekutoi dy nga vëllezërit e tij,
disa oficerë, një grusht shërbëtorësh, dhe përgjithë-
sisht këdo që nuk i hynte në sy. Pak e nga pak, po-
pullsia e kuptoi të vërtetën e tmerrshme: mbreti ishte
i çmendur! Burimi më i mirë i disponueshëm që traj-
ton këtë periudhë, është kronika e Kemaluddinit, dip-
lomatit-shkrimtar alepas, e shkruar një shekull pas
këtyre ngjarjeve, por e bazuar në dëshmitë e kohës.
Një ditë, rrëfen ai, Alp Arslani mblodhi disa emirë
dhe fisnikë dhe i mori të vizitonin një si tip qilari të gër-

k149K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

muar në kala. Me të hyrë brenda, ai i pyeti: - “Çfarë do të


thonit ju sikur të jepja urdhër që t’ju pritej koka mu këtu?
- “Ne, madhëri, jemi veç skllevër që i nënshtrohemi urdh-
rave tuaja.” - iu gjegj njëri prej fatzinjve, duke u hequr se
kinse kanosjen e mori për një shaka të goditur.
Dhe përnjëmend, kështu i shpëtuan vdekjes.
Nuk kaloi shumë kohë dhe mbretit të ri të çmen-
duar iu tregua vendi i merituar. Një njeri i vetëm gu-
xonte akoma t’i afrohej atij, eunuku, Lu’lu, ‘Perlat’.
Por më në fund edhe ai filloi të druhej se s’do ta kish-
te të gjatë. Në shtatorin e 1114, ai vrau në gjumë zotë-
rinë e tij dhe uli në fron një nga të bijtë e tjerë të Rid-
vanit, me moshë gjashtë vjeçare.
Alepo ra përditë e më thellë në anarki. Ndërsa
grupe të pakontrolluara skllevërish dhe ushtarësh u
copëtuan në kala me njëri-tjetrin, qytetarët e armato-
sur patrulluan rrugët e qytetit për t’u mbrojtur nga
grabitësit. Gjatë kësaj periudhe fillestare, frëngjitë e
Antiokut nuk kërkuan të përfitonin nga kaosi që pa-
ralizoi Alepon. Tankridi kishte vdekur një vit me he-
rët se Ridvani, kurse pasuesit të tij, Sir Roxherit, të ci-
lin Kemaluddini e quan Sirxhal, i mungonte siguria
në vetvete për të nisur një betejë me synim të vërtetë.
Por afatizimi nuk do të zgjaste shumë. Në vitin 1116,
Roxheri i Antiokut, tani i sigurt se kontrollonte të
gjitha rrugët për në Alepo, pushtoi njëra pas tjetrës
fortesat kryesore përreth qytetit. Në mungesë të qënd-
resës, ai madje arriti të vinte një taksë mbi çdo peleg-
rin musliman që nisej për në Mekë.
Në prillin e vitit 1117, eunuku Lu’lu u vra. Sipas
Kemaluddinit, ushtarët e shpurës së tij i kishin kurdisur

k150K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

një komplot. Kur një ditë ai po ecte në lindje të qytetit, ata


befas nxorrën harqet, duke thirrur, ‘Pas pelës! Pas pelës!’,
duke e bërë të besonte se ata po gjuanin kafshën. Në të vër-
tetë, ishte pikërisht Lu’luja ai që u bë shoshë nga shigjetat.
Pas vdekjes së tij, pushteti i kaloi një tjetër skllavi, i
cili, duke qenë i paaftë për të vendosur autoritetin, i
kërkoi Roxherit t’i vinte në ndihmë. Kaosi që pasoi
është i papërshkrueshëm. Kur frëngjit u bënë gati të
rrethonin qytetin, oficerët ushtarakë vazhdonin të luf-
tonin me njëri-tjetrin se cili do të merrte kalanë nën
kontroll. Ibën el-Kashabi gjithashtu vendosi të vep-
ronte pa humbur kohë. Ai mblodhi parinë e qytetit
për t’u propozuar një plan veprimi pasojat e të cilit do
të ishin të rënda. Si qytet kufitar, shpjegoi ai, Alepo
duhet të jetë pararojë e xhihadit kundër frëngjve. Rrje-
dhimisht qyteti duhet t’ia ofronte qeverisjen një emiri
të fuqishëm, ndoshta dhe vetë sulltanit, dhe s’duhej të
lejonte kurrë më të qeverisej nga një mbretuc vendas i
cili interesat vetjake i vë mbi ato të Islamit. Propozimi
i kadiut u miratua, ndonëse jo pa ngurrim, pasi alepa-
sit e kishin të mbrujtur me xhelozi veçantinë e tyre.
Mandej u këqyrën kandidatët kryesorë. Sulltani? Ai
refuzonte të merrej sërish me Sirinë. Tugtigini? Ky
ishte i vetmi princ sirian me një fuqi të mjaftueshme
vetjake, por alepasit s’do të pranonin kurrën e kurrës
një damasken në krye të tyre. Ibën el-Kashabi mandej
propozoi emirin turk, Ilgazin, guvernatorin e Mardi-
nit në Mesopotami. E vërtetë, sjellja e tij nuk kishte
qenë ngahera shembullore. Dy vjet më herët, ai kishte
mbështetur aleancën islamo-frënge përballë sulltanit,
dhe shquhej për dehjet e shpeshta. - “Kur pinte verë, -

k151K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

na tregon Ibën el-Kalanisi, - Ilgazi rrinte me ditë të tëra


në gjendje kllapie deri në atë pikë sa nuk zgjohej dot as për
të dhënë një urdhër apo një udhëzim. - Por vërtet, duhej
një kërkim i gjatë për të gjetur një burrë ushtarak të
esëllt. Në krahun tjetër, argumentoi Ibën el-Kashabi,
Ilgazi ishte luftëtar i guximshëm, familja e tij kishte
qeverisur Jerusalemin për një kohë bukur të gjatë, dhe
i vëllai Sokman kishte dalë ngadhënjimtar në fitoren e
Harranit kundër frëngjve. Shumica më në fund u
mblodh rreth kësaj pikëpamje, dhe Ilgazi u ftua të
vinte në Alepo. Kadiu vetë i hapi dyert e qytetit në
verën e vitit 1119. Akti i parë i emirit ishte martesa me
të bijën e Mbretit Ridvan, gjest ky që simbolizoi bash-
kimin ndërmjet qytetit dhe zotërisë së ri dhe njëherazi
nënvizoi legjitimitetin e këtij të fundit. Ilgazi mandej
thërriti trupat e tij në armë.
Njëzet vjet pas fillimit të pushtimit, kryqendra e
Sirisë veriore u bë për herë të parë me një komandat i
cili kishte vërtet dëshirë për të luftuar. Rezultati qe
befasues. Të shtunën e 28 qershorit 1119, ushtria e
sunduesit të ri të Alepos iu kundërvu forcave të An-
tiokut në rrafshinën e Sarmadës, në mesin e rrugës
midis dy qyteteve. Një khamsin, një erë e nxehtë, e
thatë dhe e ngarkuar me rërë, po frynte në sytë e
ndërluftuesve. Kemaluddini përshkruan skenën:
Ilgazi i shtrëngoi emirët e tij të betoheshin se do të
luftonin si trima, se s’do të braktisnin pozicionet, se
s’do të tërhiqeshin, dhe se do të jepnin jetën në xhi-
had. Muslimanët u pozicionuan në formacione të
vogla dhe gjatë natës arritën të merrnin pozicionet
pranë trupave të Sir Rozherit. Në të gdhirë, frëngjit

k152K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

papritmas panë t’u afroheshin flamujt muslimanë, që i


rrethuan ata nga të katër anët. Kadiu Ibën el-Kashab
përparoi shaluar pelës së tij, dhe bënte shenjë me dorë
duke nxitur forcat në betejë. Pasi e pa, njëri nga ushtarët
vikati me përbuzje: - “Mos kemi bërë gjithë këtë rrugë
nga shtëpitë tona për të shkuar pas një çallme?” - Por
kadiu marshoi drejt trupave, u fut mes rreshtave, dhe iu
drejtua atyre, në përpjekje për t’ua shtuar energjitë dhe
për t’ua ngritur moralin, duke dhënë një ligjëratë kaq
elokuente saqë burrat u përlotën nga emocionet dhe
ndienë një admirim të thellë ndaj tij. Mandej ata sulmu-
an. Shigjetat fluturonin si re karkalecash.
Ushtria e Antiokut u shkatërrua. Vetë Sir Roxheri u
gjet mes kufomave, me kafkën të çarë gjer në hundë.

Lajmi për fitoren mbërriti në Alepo pikërisht në


kohën kur muslimanët, të gjithë nëpër rreshta, po i af-
roheshin fundit të faljes së mesditës në xhaminë e ma-
dhe. Një brohorimë e madhe u dëgjua nga perëndimi,
por asnjëri nga luftëtarët nuk hyri në qytet para faljes
së pasdites.

Alepo kremtoi fitoren me ditë të tëra. Pati të kën-


duara e të pira, u bënë kurban dele, njerëzit endeshin
rrotull duke kundruar flamujt me kryq, helmetat dhe
parzmoret e sjella nga trupat, ose shihnin sesi i pritej
koka ndonjë të burgosuri mjeran - të pasurit u liruan
kundrejt shpërblesës. Njerëzit mbanin veshët ngritur
ndërsa në sheshet e qytetit u recituan poezi në nder të
Ilgazit: - “Pas Zotit, ty të kemi besë.” - Alepasit kishin
jetuar për vite me radhë nën tmerrin e Bohemondit,
Tankridit dhe më vonë të Roxherit të Antiokut, dhe të
k153K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shumtë ishin ata që kishin filluar të supozonin se,


ashtu si sivëllezërit e tyre në Tripoli, një ditë do të
ishin të shtrënguar të zgjidhnin ose mërgimin ose
vdekjen. Pas triumfit të Sarmadës, ata ndiheshin sikur
jeta të kishte filluar rishtazi. Akti heroik i Ilgazit zgjoi
entuziasmin e botës arabe. - “Asnjëherë Islamit nuk i qe
dhuruar një triumf i atillë gjatë viteve të mëhershme”, -
thoshte me të madhe Ibën el-Kalanisi.
Këto fjalë të ekzagjeruara pasqyrojnë moralin
jashtëzakonisht të ulët që kish mbizotëruar në prag të
fitores së Ilgazit. Arroganca e frëngjve kishte shkuar
vërtet deri në kufijtë e absurditetit. Në fillim të marsit
1118, Mbreti Balduin ish rrekur të pushtonte Egjiptin
me saktësisht 216 kalorës dhe 400 këmbësorë. Ai ka-
përceu Sinain në krye të forcave të pakta, pushtoi qy-
tetin e el-Faramës pa ndeshur asnjë qëndresë, dhe
shkoi deri në brigjet e Nilit, ku ai bëri banjë, vëren me
qesëndi Ibën el-Ethiri. Ai do të kishte shkuar më tutje
nëse papritmas nuk do ta kishte zënë sëmundja. I
shpënë pas drejt Palestinës me gjithë vrullin, ai vdiq
rrugës, në el-Arish në veri të Sinait. Pavarësisht vdek-
jes së Balduinit, el-Afdali nuk do ta merrte kurrë ve-
ten nga ky poshtërim i rradhës. Ndërsa situata i
shkau nga duart me shpejtësi, ai mbeti i vrarë tre vjet
më vonë në një rrugë të Kajros. Sa i takon mbretit të
frëngjve, ai u zëvendësua nga kushëriri i tij, Balduini
II i Edesës.
Fitorja e Sarmadës, që erdhi menjëherë pas inkur-
sionit spektakolar mespërmes Sinait, mori pamjen e
një hakmarrjeje, dhe një miriadë optimistësh mendu-
an se ajo sinjalizoi zanafillën e ripushtimit. Ata shpre-

k154K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sonin që Ilgazi do të marshonte pa vonesa drejt Antio-


kut, pasi tani ky qytet ishte pa princ e pa ushtri. Dhe
vërtet, frëngjit po përgatiteshin për rrethim. Së pari
ata vendosën të çarmatosin të krishterët sirianë, arme-
në dhe grekë të qytetit si dhe u ndaluan atyre të dil-
nin nga shtëpitë, pasi frëngjit druheshin se ata do të
bëheshin aleatë me alepasit. Një nervozizëm i nderë
sundonte mes oksidentalëve dhe bashkëfetarëve të
tyre orientalë, të cilët ankoheshin se të parët ua shih-
nin ritualet me përbuzje dhe se i kishin kufizuar në
role vartësish, në qytetin që ishte pikërisht i tyri. Por
masat paraprake të frëngjve u vërtetuan të panevojsh-
me. Ilgazi madje as nuk ëndërronte të përfitonte nga
epërsia. I zhytur në dehje, ai refuzoi të largohej nga
vendbanimi i dikurshëm i Ridvanit, ku me ç’dukej ai
synonte të festonte pafundësisht fitoren. Konsumoi
kaq shumë pije të fermentuara, saqë atë e mbërtheu
një krizë e ashpër ethesh. Iu deshën njëzet ditë për t’u
shëruar, pikërisht në kohë për të mësuar se ushtria e
Jerusalemit, nën komandën e Mbretit të ri, Balduinit
II, sapo kishte mbërritur në Antiok.
Me shëndetin e rrënuar nga alkooli, Ilgazi vdiq tri
vite më vonë, pa e shfrytëzuar kurrë suksesin. Alepa-
sit i ishin mirënjohës për shpëtimin e qytetit nga rrezi-
ku frëng, por vdekja e tij nuk i pikëlloi, pasi tashmë
ata po i kthenin sytë nga pasuesi i tij, një burrë i jash-
tëzakonshëm emri i të cilit ishte në gojën e kujtdo: Ba-
laku. Ai ishte i nipi i Ilgazit, por i mbrujtur me një stof
tjetër. Brenda pak muajsh ai u bë heroi i adhuruar i
botës arabe, heroizmat e të cilit do të kremtoheshin
nëpër xhamia dhe sheshet publike.

k155K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në vitin 1122, nëpërmjet një manovre të shkëlqyer,


Balaku arriti të zinte rob Zhoslenin, i cili kishte zënë
vendin e Balduinit II si kont i Edesës. Sipas Ibën el-
Ethirit, ai e mbështolli atë me lëkurë deveje, të cilën dha ur-
dhër ta qepnin, dhe paskëtaj, duke refuzuar të gjitha ofertat
për ta liruar kundrejt shpërblesës, e kyçi atë në një fortesë.
Pas vdekjes së Roxherit të Antiokut, një shtet i dytë
frëng ishte tashmë pa udhëheqës. Mbreti i Jerusalemit,
i shqetësuar nga këto zhvillime, vendosi të nisej vetë
drejt veriut. Disa kalorës nga Edesa e shpunë në ven-
din ku ishte kapur rob Zhosleni, një hapësirë moçalore
përgjatë Eufratit. Pas një rikonjicioni të shpejtë, Bal-
duini II dha urdhër të ngriheshin çadrat për të kaluar
natën. Të nesërmen ai u zgjua herët për të marrë pjesë
në sportin e tij të preferuar: në gjuetinë me fajkoj, që e
kishte mësuar nga princat orientalë. Papritmas Balaku
me burrat e tij, të cilit ishin afruar pa zhurmë, rrethuan
fushimin. Mbreti i Jerusalemit hodhi armët në tokë. Ai,
sikundër nuk e priste, u zu vetë rob.
Në qershorin e vitit 1123, Balaku kreu një hyrje
triumfuese në Alepo, me prestigjin e rritur gjerësisht
si rezultat i këtyre akteve heroike. Në gjurmët e Ilga-
zit, veprimi i tij i parë ishte martesa me të bijën e Rid-
vanit. Paskëtaj, pa pësuar asnjë zmbrapsje, ai, me
shpejtësi dhe në mënyrë sistematike, rimori sërish zo-
tërimet frëngje përreth qytetit. Aftësitë ushtarake të
këtij emiri turk dyzet vjeçar, vendosmëria e tij, këm-
bëngulja për asnjë kompromis me frëngjit, esëlltia
dhe, në fund, lista e fitoreve të njëpasnjëshme, ishin
në kontrast të mprehtë me mediokritetin tronditës të
princave të tjerë muslimanë.

k156K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Një qytet në veçanti e shihte atë si shpëtimtarin e


dërguar nga vullneti hyjnor: Tiro, ndaj të cilit frëngjit
kishin ngritur sërish rrethim pavarësisht nga zënia
rob e mbretit të tyre. Pozicioni i mbrojtësve doli se
ishte shumë më i brishtë sesa gjatë qëndresës fitimtare
dymbëdhjetë vjet më parë, pasi kësaj here oksidenta-
lët kishin nën kontroll detet. Një skuadrilje mbresëlë-
nëse venedikase e përbërë nga më shumë se njëqind e
njëzet mjete lundrimi ish shfaqur në bregdetin pales-
tinez në pranverën e vitit 1123. Flota egjiptiane, që
kishte hedhur spirancat në Ashkelon, u zu në befasi
dhe u shkatërrua menjëherë. Në shkurt 1124, pasi
nënshkruan me Jerusalemin një marrëveshje mbi
ndarjen e presë së luftës, venedikasit i bënë bllokadë
portit të Tiros, ndërsa ushtria frënge e ngriti fushimin
e saj në lindje të qytetit. Perspektiva e mbrojtësve nuk
ishte inkurajuese. Banorët e Tiros, sigurisht, luftuan
me kokëfortësi. Një natë, për shembull, një grup nota-
rësh të përkryer u përvodhën deri te një anije venedi-
kase që ruante hyrjen e portit dhe arritën ta nxirrrnin
në qytet, ku e çarmatosën dhe e shkatërruan. Por pa-
varësisht këtyre operacioneve të mahnitshme, shanset
e suksesit ishin të pakta. Shpartallimi i flotës fatimide
e kishte bërë të pamundur çdo shpëtim nga deti. Për
më tepër, furnizimi me ujë të pijshëm i qytetit qe
vështirësuar. Tiro - dhe kjo ishte dobësia e madhe e
qytetit - nuk kishte asnjë burim brenda mureve. Në
kohë paqeje, uji merrej nga jashtë nëpërmjet tubacio-
neve. Në kohë lufte, qyteti mbështetej në rezervuarët
dhe në furnizimin e dendur me anë të varkave të vog-
la. Por, bllokada e padepërtueshme venedikase e

k157K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kishte bërë këtë të pamundur. Nëse morsa nuk liro-


hej, qyteti do të ishte i detyruar të kapitullonte brenda
pak muajsh.
Meqenëse nuk prisnin asnjë ndihmë nga egjiptia-
nët, regjentët e tyre të zakonshëm, mbrojtësit kthyen
sytë nga heroi i ditës, Balaku. Emiri kishte rrethuar në
atë kohë një fortesë të quajtur Manbixh në krahinën e
Alepos, ku njëri nga vasalët e tij ishte rebeluar. Kur i
mbërriti thirrja nga Tiro, ai vendosi menjëherë, sipas
Kemaluddinit, t’ia kalonte komandën e rrethimit një-
rit prej oficerëve dhe vetë të nisej drejt Tiros për ta
shpëtuar. Në 6 majin e 1124, ai bëri një inspektim të
fundit të trupave para se të nisej:
Me helmetë në krye dhe mburojë në krahë, vijon
kronisti i Alepos, Balaku iu afrua fortesës së Manbixhit
për të zgjedhur pikën ku do të vendoseshin katapul-
tat. Ndërsa ai po jepte urdhrat, një shigjetë e gjuajtur
nga bedenat e goditi në klavikulën e majtë. Ai e shku-
li shtizën me dorën e tij dhe, duke pështyrë në ajër me
përbuzje, murmuriti - “Kjo goditje do të jetë vdekje-
prurëse për muslimanët.” Mandej ai u rrëzua në tokë
i vdekur
Balaku pati të drejtë. Kur lajmi për vdekjen e tij
mbërriti në Tiro, banorët e humbën toruan. Tani nuk
shihnin asnjë shteg të hapur, përveç negociatave për
kushtet e dorëzimit. - “Më 7 shkurtin e vitit 1124, - rrëfen
Ibën el-Kalanisi, - ata dolën në rresht nga Tiro ndërmjet dy
radhëve të ushtarëve, pa u ngacmuar nga frëngjit. Të gjithë
ushtarët dhe civilët u larguan nga qyteti, ku mbetën vetëm të
pafuqishmit. Disa prej të dëbuarve shkuan në Damask, ndërsa
të tjerët u shpërndanë nëpër fshatra.”

k158K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Anipse në këtë formë u shmang gjakderdhja,


gjithsesi qëndresa e admirueshme e Tiros përfundoi
me poshtërim.
Popullsia e Tiros nuk qe e vetmja që vuajti pasoja
nga vdekja e Balakut. Në Alepo, pushtetin e mori Ti-
murtashi, i biri i Ilgazit, një djalosh te të nëntëmbëdh-
jetat i cili, sipas Ibën el-Ethirit, ishte i interesuar vetem
për dëfrim dhe mezi po priste të largohej nga Alepo për të
shkuar në qytetin e tij të lindjes, Mardinin, sepse ai e
ndiente se në Siri kishte patur luftra të shumta me frëngjit.
Duke mos u mjaftuar me braktisjen e kryqendrës, Ti-
murtashi i paaftë u ngut të lironte mbretin e Jerusale-
mit në këmbim të një shpërblese prej tridhjetë mijë di-
narësh. I dhuroi atij një veshje nderi, një helmetë të
artë, dhe çizme të stolisura, dhe madje i ktheu kalin
që kishte shaluar ditën kur e kishin zënë rob. Pa dy-
shim, një sjellje princërore, por krejtësisht e papër-
gjegjshme, meqenëse disa javë pas lirimit Balduini II
ia behu në portat e Alepos me synimin e prerë për ta
pushtuar.
Mbrojtja e qytetit iu transferua plotësisht Ibën el-
Kashabit, i cili ishte në krye të vetëm disa qindra nje-
rëzve të armatosur. Kur pa mijëra luftëtarë armiqë të
shpërndarë përreth qytetit, kadiu nisi një korrier drejt
të birit të Ilgazit. Emisari rrezikoi jetën duke u
përvjedhur natën mespërmes rreshtave të armikut.
Me të mbërritur në Mardin, korrieri vajti në divanin e
emirit dhe me ngulm iu përgjërua atij që të mos e
braktiste Alepon. Por Timurtashit dritëshkurtër, po
aq dhe burracak, qarjet e tij iu dukën të mërzitshme
dhe dha urdhër që ta hidhnin atë në burg.

k159K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ibën el-Kashabi i ktheu sytë nga një tjetër shpë-


timtar i mundshëm, el-Borsoki, një oficer i vjetër turk
i cili sapo ishte emëruar guvernator i Mosulit. Me
famë jo vetëm për korrektësinë dhe zellin fetar, por
gjithashtu dhe për aftësitë dhe ambiciet politike, el-
Borsoki e pranoi menjëherë ftesën e kadiut dhe u nis
pa u vonuar. Mbërritja e tij në qytetin e rrethuar në ja-
nar 1125 i befasoi frëngjit, të cilët ia mbathën duke
braktisur çadrat. Ibën el-Kashabi nxitoi jashtë mureve
për ta pritur el-Borsokin, duke iu përgjëruar të ndiqte
frëngjit në ikje, por emiri ndihej i këputur nga udhëti-
mi i gjatë mbi kalë dhe, ç’ishte më e rëndësishmja,
mezi po priste të vizitonte zotërimet e tij të reja. Ashtu
si Ilgazi pesë vjet më parë, ai nuk guxoi të shfrytëzon-
te rastin, dhe kështu i dha armikut kohë për të mble-
dhur veten. Megjithatë, ndërhyrja e tij pati një dome-
thënie të madhe, pasi bashkimi i Alepos me Mosulin
në vitin 1125 u bë bërthama e një shteti të fuqishëm që
së shpejti do të ishte në gjendje t’i përgjigjej me sukses
arrogancës së frëngjve.
Tani ne e dimë se mprehtësia dhe këmbëngulja e
mahnitshme e Ibën el-Kashabit jo vetëm që shpëtoi
qytetin nga pushtimi, por gjithashtu, më shumë se
gjithçka tjetër, ndihmoi në shtrimin e rrugës për
udhëheqësit madhështorë të xhihadit kundër pushtu-
esve. Por kadiu nuk do të jetonte për të parë këto
ngjarje. Një ditë në verën e vitit 1125, ndërsa po dilte
nga xhamia e madhe e Alepos pas faljes së mesditës,
një njeri i maskuar si sufi iu hodh përsipër dhe i zhyti
kamën në kraharor. Ishte një akt hakmarrjeje nga Asa-
sinët. Ibën el-Kashabi ishte bërë kundërshtari i tyre

k160K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

më i papajtueshëm, kishte derdhur me gjyma gjakun


e ithtarëve të sektit dhe nuk ishte penduar kurrë për
aktet e veta. Ai me gjasë e ka ditur se një ditë do ta
paguante me jetë. Për të tretin shekull radhazi asnjë
armik i asasinëve nuk ia kish dalë mbanë t’i mënja-
nonte ata.
Ky sekt, më i tmerrshmi që është parë ndonjëherë,
qe themeluar në vitin 1090 nga një njeri erudit, entuzi-
ast i poezisë dhe me interes të thellë në përparimet
më të fundit shkencore. Hasan Ibën Sabahu lindi aty
nga viti 1048 në qytetin e Rajit, në afërsi të vendit ku
një duzinë vitesh më pas do të themelohej qyteti i Te-
heranit. A ka qenë me të vërtetë ai, siç pretendon le-
gjenda, një mik i pandarë i poetit të ri Omar Kajam,
edhe ky entuziast i matematikës dhe astronomisë?
Kjo nuk mund të thuhet me siguri. Në krahun tjetër,
rrethanat që e detyruan këtë njeri të shkëlqyer t’ia
kushtonte jetën ngritjes së sektit, njihen me imtësi.
Në kohën e lindjes së Hasanit, doktrina shi’ite, së
cilës ai i përkiste, dominonte Azinë muslimane. Siria i
takonte fatimidëve të Egjiptit, dhe një tjetër dinasti
shi’ite, Buvajhidët, kishin nën kontroll Persinë dhe u
diktonin urdhra sipas dëshirës deri dhe kalifit abasid
të Bagdadit. Mirëpo gjatë rinisë së Hasanit, situata u
përmbys rrënjësisht. Selxhukët, ithtarë të sunizmit or-
todoks, vunë nën kontroll të gjitha viset e asaj ane.
Shi’izmi, vetëm pak kohë më parë triumfues, s’ishte
tani asgjë më tepër se thjesht një doktrinë e lejuar dhe
shpesh e persekutuar.
Hasani, i cili u rrit në një mjedis persësh fetarë, u
mbrujt me zemëratë ndaj kësaj gjendjeje. Aty nga viti

k161K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

1071, ai vendosi të ngulitej në Egjipt, në bastionin e


fundit të shi’izmit. Por, ajo që ai zbuloi në tokën e
Nilit, zor se mund t’i jepte një arsye për t’u ngazëlly-
er. Kalifi i moshuar fatimid el-Mustansir, ishte edhe
më marionetë sesa rivali abasid. Ai madje nuk guxon-
te më as të dilte nga pallati pa lejen e vezirit armen,
Bedri el-Xhemali, i ati dhe pararendësi i el-Efdalit. Në
Kajro, Hasani u njoh me fondamentalistë të shumtë
fetarë të cilët ndanin të njëjtin botëkuptim me të dhe
kërkonin të reformonin kalifatin shi’it e t’ua merrnin
hakun selxhukëve.
Shumë shpejt do të merrte formë një lëvizje me në
krye Nizarin, djalin e madh të kalifit. Trashëgimtari
fatimid, sa fetar po aq dhe i guximshëm, nuk kishte
asnjë qëllim t’i lëshohej kënaqësive të oborrit dhe as të
sillej si marionetë në duart e një veziri dosido. Kur të
vdiste babai i tij i moshuar, gjë kjo aspak e largët, ai
kishte ndërmend ta pasonte atë dhe, me ndihmën e
Hasanit dhe miqëve të tij, të çelte një epokë të re të
artë shi’ite. U hartua një plan i hollësishëm, arkitekti
kryesor i të cilit ishte Hasani. Militanti pers do të
kthehej sërish në zemrën e perandorisë selxhuke për
t’i shtruar rrugën ripushtimit që Nizari pa dyshim do
ta ndërmerrte sapo të ngjitej në pushtet.
Hasani ia doli mbanë, madje përtej asaj që ëndë-
rronte çmendurisht, por përmes metodave shumë më
të ndryshme nga ato që përfytyronte i virtytshmi Ni-
zar. Në vitin 1090, ai zuri në befasi fortesën e Alamu-
tit. Ky bastion - ‘foleja e shqiponjës’ - gjendej në një
krahinë të padepërtueshme të malësive Albruz pranë
Detit Kaspik. Me të marrë komandën e kësaj faltoreje

k162K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të pacenueshme, Hasani filloi të themelonte një orga-


nizatë efikasiteti dhe shpirti i disiplinës i së cilës nuk
do të njihte të barabartë në histori.
Të gjithë pjesëtarët, nga rishtarët e deri te zotëria i
madh, i fituan rangjet në bazë të nivelit të njohurive,
seriozitetit dhe kurajos. Ata iu nënshtruan kurseve të
dendura të indoktrinimit si dhe të përgatitjes fizike.
Teknika e preferuar e Hasanit për të mbjellë terror në
mesin e armiqve ishte vrasja. Pjesëtarët e sektit dërgo-
heshin veçmas - ose, më rrallë, në grupe të vogla prej
dy apo tre vetësh - me detyrën për të vrarë një perso-
nalitet të përzgjedhur. Ata zakonisht maskoheshin si
tregtarë apo asketë dhe lëviznin në qytetin ku do të
kryhej krimi, duke u njohur së pari me zakonet e vik-
timës. Mandej, sapo plani bëhej gati, ata goditnin.
Ndonëse përgatitja kryhej gjithmonë në fshehtësinë
më të madhe, ekzekutimi duhet të ndodhte botërisht,
ç’është e vërteta para syve të një turme sa më të
madhe. Ndaj, vendi i parapëlqyer ishte xhamia, dita e
favorizuar e premtja, zakonisht në mesditë. Për Hasa-
nin, vrasja s’ishte thjesht një mjet për të hequr qafe një
armik, por ai kishte për synimi kryesor dhënien e një
mësimi të dyfishtë për publikun: së pari, ndëshkimin
e viktimës dhe, së dyti, sakrificën heroike të ekzeku-
tuesit, i cili quhej fidai (shumësi: fidain), ose ‘komando
vetëvrasëse’, pasi ai pothuajse gjithmonë therej me-
njëherë në vendngjarje.
Kthjelltësia me të cilën pjesëtarët e sektit pranonin
vdekjen i shtrëngoi bashkëkohësit e tyre të besonin se
ata ishin të droguar me hashash, arsye kjo përse ata
quheshin hashashun, apo hashishin, fjalë që u shtrem-

k163K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

bërua në ‘asasin’ dhe shumë shpejt u përvetësua në


një larmi gjuhësh si emër i përgjithshëm. Hipoteza
është e besueshme, por ashtu si gjithçka tjetër që ka të
bëjë me këtë sekt, vështirë se legjenda mund të nda-
het nga realiteti. A i nxiste vallë Hasani ithtarët të
drogoheshin në mënyrë që për pak kohë të kishin
ndiesinë se ishin në parajsë, gjë e cila do t’i nxiste ata
të kërkonin martirizimin? Apo në një formë më pro-
zaike, vallë mos po përpiqej t’i mësonte me narkotikë
në mënyrë që t’i mbante të varur ndaj tij? Mos vallë ai
thjesht po i shpinte drejt një gjendje euforie ashtu që
ata nuk do të ngurronin në çastin e therjes? Apo mos
vallë ai nuk dyshonte te besimi i tyre i verbër? Sido që
të jetë përgjigjja, thjesht rreshtimi i hipotezave është
një nderim për këtë organizator të jashtëzakonshëm,
siç duhet të ketë qenë rasti i Hasanit.
Dhe vërtet suksesi qe shokues. Vrasja e parë, e kryer
në vitin 1092, dy vjet pas themelimit të sektit, është një
epikë më vete. Selxhukët ishin në apogjenë e pushtetit.
Shtylla e perandorisë së tyre, njeriu që përgjatë tridhjetë
viteve kishte ngritur një shtet në tokat e nënshtruara nga
luftëtarët turq, arkitekti i rilindjes së pushtetit sunit dhe
luftës ndaj shi’izmit, ishte një vezir plak emri i të cilit
ndillte veprën e tij: Nizam el-Mulku, apo ‘Urdhëri i
Mbretërimit”. Më 14 tetorin e vitit 1092 një nga ithtarët e
Hasanit e vrau atë me një të goditur shpate. - “Kur u vra
Nizam el-Mulku, - shkroi Ibën el-Ethiri, - shteti u shpërbë.”
- Dhe vërtet, perandorisë selxhuke nuk iu rikthye kurrë
më harmonia. Historia e saj tani do të theksohej jo nga
nënshtrimet e mëtejshme, por nga lufta të pafundme
për pushtet. ‘Misioni u krye’, mund t’i ketë thënë më së

k164K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

miri Hasani shokëve të tij në Egjipt. Ripushtimi fatimid


e kishte tashmë rrugën të hapur: tani gjithçka i mbetej
Nizarit. Mirëpo, në Kajro rebelimi ishte thyer. El-Afdali,
i cili trashëgoi postin e vezirit nga i ati në vitin 1094,
shtypi pa mëshirë ortakët e Nizarit, ndërsa ky u varros
për së gjalli.
Hasani e gjeti pra veten në një situatë të papara-
shikuar. Ai nuk hoqi dorë nga qëllimi për të ringjallur
kalifatin shi’it, por ai e dinte se kjo do të kërkonte
kohë. Ai rrjedhimisht e modifikoi strategjinë. Ndërsa
nuk reshti së minuari Islamin zyrtar dhe përfaqësue-
sit e tij fetarë dhe politikë, ai gjithashtu u rrek të gjen-
te një vend ku mund të themelonte feudin e tij auto-
nom. E ç’vend mund të ofronte pamje më të mirë për
një projekt të tillë sesa Siria, e copëtuar, siç ishte, në
një mori shtetesh të vegjël rivalë? Sektit i mbetej ve-
tëm të themelonte një bazë, të vendoste një qytet kun-
dër tjetrit, një emir kundër të vëllait, dhe kështu do të
mbijetonte derisa kalifati fatimid do të ngrinte kryet
nga mpirja që e kishte mbërthyer.
Hasani dërgoi një predikues pers në Siri, një
‘mjek-astrolog’ enigmatik i cili u ngulit në Alepo dhe
arriti të fitonte mirëbesimin e Ridvanit. Ithtarët e sek-
tit filluan të mblidheshin në qytet, për të predikuar
doktrinën e tyre e për të formuar celula. Për të ruajtur
miqësinë me mbretin selxhuk, ata ranë dakord t’i bë-
nin atij disa ndere të vogla, në veçanti, të vrisnin disa
prej kundërshtarëve të tij politikë. Me vdekjen e ‘mje-
kut-astrolog’ në vitin 1103, sekti i dërgoi menjëherë
Ridvanit një këshilltar të ri pers, Ebu Tahirin, një ar-
punues. Ndikimi i tij shumë shpejt u bë më i papër-

k165K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbajtur se i paraardhësit. Ridvani ra kokë e këmbë pre


e fjalëve magjike, dhe sipas Kemaluddinit, asnjë alepas
s’mund të përfitonte as nderin më të vogël nga mbreti
apo të ndreqte një problem administrativ, pa e shqyr-
tuar më parë çështjen me një nga pjesëtarët e panumërt
të sektit të shpërndarë në anturazhin e mbretit.
Por asasinët u bënë të urryer pikërisht për shkak
të pushtetit të tyre. Ibën el-Kashabi në veçanti, kër-
konte pareshtur t’i jepte fund veprimtarisë së tyre.
Ata i ngjallnin krupën jo vetëm për mënyrën sesi e
shisnin dhe e blinin ndikimin, por mbi të gjitha, për
simpatinë që supozohej se ata kishin për pushtuesit e
huaj. Sado kontradiktore që mund të ngjajë, akuza qe
e justifikuar. Kur mbërritën frëngjit, të cilët sapo ki-
shin filluar të nguliteshin në Siri, asasinët u quajtën
batini, ‘ata që janë pjesë e një feje ndryshe nga ajo që
shfaqin në sytë e të tjerëve’. Ky emërtim linte të kup-
tohej se ithtarët e sektit ishin muslimanë sa për sy e
faqe. Shi’itët, ashtu si Ibën el-Kashabi, s’kishin asnjë
simpati për dishepujt e Hasanit për shkak të prishjes
së tyre me kalifatin fatimid, i cili, sado i dobët, mbetej
mbrojtësi zyrtar i shi’itëve të botës arabe.
Të urryer dhe të persekutuar nga muslimanët pa
përjashtim, asasinët nuk u irrituan nga ardhja e një
ushtrie të krishterë që po u shkaktonte humbje të një-
pasnjëshme si selxhukëve ashtu dhe el-Afdalit, vrasë-
sit të Nizarit. Pa më të voglin dyshim, sjellja mizorisht
paqëtuese e Ridvanit me oksidentalët, për një pjesë të
madhe, zinte fill në konsultën e batinive.
Sa i takonte Ibën el-Kashabit, bashkëpunimi i
heshtur i asasinëve me frëngjit shkonte deri në tradh-

k166K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ti. Zjarrit ai iu përgjigj me zjarr. Gjatë masakrave që


pasuan vdekjen e Ridvanit në fund të vitit 1113, bati-
nitë u ndoqën rrugë më rrugë e shtëpi më shtëpi. Disa
u linçuan nga turma, të tjerë gjetën vdekjen duke u
hedhur nga bedenat e mureve të qytetit. Rreth dyqind
pjesëtarë të sektit u asgjësuan në këtë mënyrë, mes
tyre arpunuesi Ebu Tahir. Megjithatë, Ibën El-Kalanisi
bën me dije se disa syresh arritën t’ia mbathnin dhe gje-
tën strehë mes frëngjve, ose u shpërndanë nëpër fshatra.
Ndonëse Ibën el-Kashabi ua hoqi pra asasinëve
prej duarve bastionin kryesor në Siri, karriera e tyre e
habitshme vetëm sapo kishte filluar. Duke nxjerrë
mësim nga dështimi, sekti ndryshoi taktika. I dërgua-
ri i ri i Hasanit në Siri, një propagandues pers me em-
rin Bahram, mori vendim që të ndalonte përkohësisht
të gjitha aksionet spektakolare dhe të merrej një kthe-
së drejt organizimit dhe infiltrimit më të kujdesshëm
e më të matur.
Bahrami, rrëfen kronisti damasken, jetonte në fsheh-
tësinë dhe izolimin më të plotë, duke ndërruar veshje
dhe pamje me kaq zgjuarsi, saqë zhvendosej nëpër
qytete dhe kështjella pa i ngjallur askujt dyshime
rreth identitetit të tij.
Brenda pak javësh, ai organizoi një rrjet kaq të fu-
qishëm sa të meditonte rreth daljes nga klandestiniteti.
Ai gjeti një mbrojtës të shkëlqyer në vend të Ridvanit.
Një ditë, thotë Ibën El-Kalanisi, Bahrami mbërriti në
Damask, ku atabegu Tugtigin e priti atë me mjaft korrek-
tësi, kjo si masë paraprake ndaj krimeve të tij dhe të
bandës së tij. Atij iu bënë nderime të mëdha dhe ai u si-
gurua me një ruajtje vigjilente. Personaliteti i dytë për

k167K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nga rangu në metropolin sirian, veziri Tahir el-Mazda-


gani, ndonëse nuk i përkiste sektit, gjeti gjuhën e mirë-
kuptimit me Bahramin dhe e ndihmoi atë të mbillte kur-
thet e mizorisë së tij të hapur kudo që ai të urdhëronte.
Në fakt, pavarësisht nga vdekja e Hasan ibën Sa-
bahut në strehën e tij në Alamut në vitin 1124, vep-
rimtaritë e asasinëve patën një ringjallje të thukët.
Vrasja e Ibën el-Kashabit nuk mbeti një akt i izoluar.
Një vit më vonë, një tjetër ‘qëndrestar me çallmë’ i li-
njës së parë u shemb përdhe nga goditjet e tyre. Të
gjithë kronistët e rrëfejnë vrasjen e tij me solemnitetin
më të lartë, pasi njeriu i cili në gushtin e vitit 1099
ishte vënë në krye të manifestimit të parë të zemëri-
mit popullor kundër pushtimit frëng, qe shndërruar
në një prej autoriteteve kryesore fetare të botës musli-
mane. Nga Iraku u bë me dije se kadiu i kadilerëve të
Bagdadit, shkëlqimi i Islamit, Ebu Said el-Herevi,
ishte sulmuar nga Batinitë në xhaminë e madhe të
Hamadanit. Ata e kishin therur për vdekje dhe ia ki-
shin mbathur menjëherë, duke mos lënë asnjë gjurmë.
Ata kishin ngjallur një tmerr kaq të madh, saqë as-
kush s’kish guxuar t’u vihej pas. Krimi zgjoi një indi-
njatë të thellë në Damask, ku el-Herevi kishte jetuar
për vite me radhë. Veprimtaria e asasinëve tashmë po
provokonte një armiqësi në rritje, sidomos në qarqet
fetare. Më të mirët në mesin e besimtarëve, ishin të
tërbuar, por ata e mbajtën gjuhën lidhur, sepse batini-
të kishin nisur të vrisnin këdo që u bënte qëndresë
dhe kishin filluar të përkrahnin këdo që miratonte laj-
thitjet e tyre. Askush nuk guxoi t’i kritikonte publi-
kisht, as emiri, as veziri, as sulltani.

k168K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ky terror ishte i kuptueshëm. Më 26 nëntorin e


vitit 1126, vetë el-Borsoki, padroni i fuqishëm i Ale-
pos dhe Mosulit, vuajti në kurrizin e tij gjakmarrjen e
krupshme të asasinëve.
Dhe megjithatë, shkruan Ibën El-Kalanisi i çuditur,
emiri ruhej prej kohësh. Ai mbante veshur një parz-
more që s’mund të depërtohej nga kordha apo thika e
dhëmbëzuar, dhe rrethohej gjithnjë nga ushtarë të ar-
matosur gjer në dhëmbë. Por fatit s’mund t’i shpë-
tosh. el-Borsoki kishte shkuar si zakonisht në xhami-
në e madhe të Mosulit për faljen e së premtes. Zu-
llumqarët gjendeshin aty, të veshur si sufi, duke u lu-
tur në një qoshe pa ngjallur asfarë dyshimi. Befas ata i
brofën përsipër dhe e i dhanë disa goditje, ndonëse pa
ia shpuar parzmoren. Kur panë se kamat s’e kishin
cenuar emirin, njëri prej batinive vikati: ‘Goditeni lart,
në kokë!’ Ata i gjuajtën në fyt dhe goditjet e thikave
vërshuan mbi të. el-Borsoki ra dëshmor, kurse vrasë-
sit u ndëshkuan me vdekje.
Kanosja që parashtronin asasinët s’kishte qenë
kurrë kaq serioze. Ata s’ishin më thjesht kandrra të
këqija, por kishin marrë trajtën e një murtaje që tortu-
ronte botën arabe në një kohë kur të gjitha energjitë
ishin të domosdoshme për t’ia kundërvënë pushtimit
frëng. Përveç kësaj, filli i endur i vrasjeve s’kish sosur
krejtësisht. Pak muaj pas vdekjes së el- Borsokit, u vra
edhe i biri i tij, i cili sapo e kishte pasuar në pushtet.
Katër emirë rivalë, paskëtaj, luftuan për pushtetin në
Alepo, dhe në skenë s’gjendej më Ibën el-Kashabi për
të ruajtur sadopak unitetin. Në vjeshtën e 1127, ndër-
sa qyteti ra në anarki, frëngjit ia behën sërish pranë

k169K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mureve. Antioku kishte një princ të ri, të birin e njomë


të Bohemondit të madh, një biond i bëshëm tetëmbë-
dhjetë vjeçar që sapo kish mbërritur nga atdheu për të
marrë në zotërim trashëgiminë e familjes. Prej të atit,
ai kishte marrë jo vetëm emrin e njëjtë, por edhe ka-
rakterin e rrëmbyer. Alepasit pa humbur kohë i bënë
nderimet e merituara dhe më disfatistët prej tyre shih-
nin te ai pushtuesin e ardhshëm të qytetit.
Situata në Damask nuk ishte më pak tragjike. Ata-
begu Tugtigin, i moshuar dhe i sëmurë, nuk ushtronte
më as kontrollin më të vogël mbi asasinët. Ata kishin
milicinë e tyre të armatosur, kishin në dorë adminis-
trimin e qytetit, dhe veziri el-Mazdagani, i cili u ishte
kushtuar atyre me mish e me shpirt, kishte vendosur
lidhje të ngushta me Jerusalemin. Nga ana e tij, Bal-
duini II nuk e fshihte qëllimin për të kurorëzuar ka-
rrierën me zaptimin e metropolit sirian. Vetëm prania
e Tugtiginit të moshuar dukej se i frenonte ende asasi-
nët t’ua dorëzonin qytetin frëngjve. Por afatizimi s’do
të kishte jetë të gjatë. Aty nga fillimi i 1128, atabegu
dukej nga çehrja që po shuhej dhe e kishte të pamun-
dur të ngrihej nga shtrati. Përbri shtratit të tij po thu-
reshin intriga. Ai vdiq më 12 shkurt, pasi la amanet që
në pushtet ta pasonte i biri, Buri. Damaskenët u bin-
dën se rënia e qytetit ishte tani vetëm çështje kohe.
Duke diskutuar një shekull më pas këtë periudhë
kritike të historisë arabe, Ibën el-Ethiri me të drejtë do
të shkruante:
Me vdekjen e Tugtiginit, u shuajt burri i fundit i aftë
për t’u përballur me frëngjit. Këta të fundit dukeshin në
pozita për të pushtuar të gjithë Sirinë. Por Zoti me mirësi-
në e tij të pakufishme i mëshiroi muslimanët.

k170K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e tretë

k171K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k172K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kundërpërgjigja
(1128-1146)

Unë u bëra gati të filloja faljen, kur një frëng m’u


lëshua përsipër, më mbërtheu, dhe ma ktheu fytyrën nga
lindja, duke më thënë: - “Kështu duhet të lutesh!”
USAME IBËN MUNKIDH
Kronist (1095 - 1188)

6.
Komplotet e Damaskut

Veziri el-Mazdagani, rrëfen Ibën el-Kalanisi, shkoi


ashtu si çdo ditë në Pavijonin e Trëndafilave, në palla-
tin e kalasë së Damaskut. Aty ishin mbledhur të gjithë
emirët dhe oficerët ushtarakë. Takimi zhvillohej për
një larmi çështjesh. Buri, i biri i Tugtiginit, tani pad-
ron i qytetit, këmbeu pikëpamjet e tij me të gjithë të
pranishmit e më pas ata u ngritën në këmbë për t’u
kthyer në shtëpitë e tyre. Sipas traditës veziri duhej të
largohej i fundit. Ndërsa ishte në këmbë, Buri ia bëri
me shenjë njërit prej shoqëruesve të tij, i cili me shpej-
tësi i dha el-Mazdaganit disa të goditura me kordhë
në krye. Atij mandej iu pre koka, dhe trupi i tij i ndarë
më dysh, u mbart në Portën e Hekurt ashtu që çdo-
kush ta shihte se çfarë kishte përgatitur Zoti për ata
që i mbështeteshin mashtrimit.

k173K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Lajmi për vdekjen e mbrojtësit të asasinëve u


shpërnda nëpër pazaret e Damaskut brenda pak mi-
nutave dhe menjëherë rrodhi një gjueti njerëzish. Luz-
mat e njerëzve vërshuan nëpër rrugë, duke vringëllu-
ar kordhat dhe kamat. Të gjithë batinitë, të afërmit e
tyre, miqtë e tyre dhe kushdo që dyshohej se i simpa-
tizonte ata, u ndoqën këmba këmbës nëpër qytet e në-
për shtëpia dhe u shkuan pa mëshirë në tehun e shpa-
tës. Prijësit e tyre u kryqëzuan në frëngjitë e bedenave
të qytetit. Disa pjesëtarë të familjes së Ibën El-Kalani-
sit morën pjesë aktivisht në masakër. Mund të supo-
zohet se vetë kronisti, funksionar 57 vjeçar i rangut të
lartë në atë shtator të vitit 1129, nuk është trazuar me
popullsinë. Por, toni i tij flet shumëçka për gjendjen e
tij mendore gjatë atyre orëve të përgjakshme: Në mën-
gjes, sheshet publike ishin çliruar nga batinitë, dhe qentë
kuitës grindeshin se kush do të hante kufomat e tyre.
Damaskenët ishin qartazi të indinjuar nga shtrën-
gimi i fortë i asasinëve ndaj qytetit të tyre, dhe më te-
për se kushdo i tillë ishte i biri i Tugtiginit i cili nuk
pranonte të luante rolin e marionetës në duart sektit
dhe të vezirit el-Mazdagani. Mirëpo, për Ibën el-Ethi-
rin kjo s’ishte thjesht një luftë për pushtet, por një be-
tejë për të shpëtuar metropolin sirian nga katastrofa e
shpejtë: - “al-Mazdagani u kishte shkruar frëngjve duke u
propozuar t’ua dorëzonte Damaskun nëse në këmbim ata do
t’i jepnin qytetin e Tiros. Marrëveshja qe arritur. Ata mad-
je kishin caktuar dhe datën; një ditë të premte.” Dhe vër-
tet, trupat e Balduinit II priteshin nga çasti në çast
pranë mureve të qytetit. Grupe asasinësh të armato-
sur planifikuan t’ua hapnin dyert, ndërsa dërguan ko-

k174K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mando të ruanin daljet e xhamisë së madhe për të


mos lejuar dinjitarët dhe oficerët të dilnin nga ndërte-
sa derisa frëngjit të pushtonin qytetin. Pak ditë para
ekzekutimit të këtij plani të paracaktuar prej kohësh,
Buri, i cili ishte vënë në dijeni, nxitoi të asgjësonte ve-
zirin, duke dhënë pra sinjalin që ndërseu popullatën
kundër asasinëve.
A ekzistonte me të vërtetë një komplot i tillë? Ka
shtigje që kjo të dyshohet, pasi vetë Ibën el-Kalanisi,
pavarësisht nga urrejtja e qartë për batinitë, kurrë nuk
i akuzoi ata se kërkonin t’ua dorëzonin qytetin frëngj-
ve. Megjithatë, raporti i Ibën el-Ethirit është bindës.
Asasinët dhe aleati i tyre el-Mazdagani ndjeheshin të
kërcënuar jo vetëm nga armiqësia popullore në rritje,
por gjithashtu dhe nga intrigat e Burit dhe anturazhit
të tij. Veç kësaj, ata e dinin se frëngjit kishin vendosur
ta merrnin Damaskun me çdo kusht. Më mirë sesa të
luftonte me disa armiq njëherazi, sekti me gjasë kishte
vendosur të krijonte një strehë si Tiro, nga ku predi-
kuesit dhe vrasësit mund të dërgoheshin në Egjiptin
fatimid, tani objektivi kryesor i dishepujve të Hasan
Sabahut.
Rrjedha që morën paskëtaj ngjarjet, ia shton be-
sueshmërinë hipotezës se komploti kishte ekzistuar
në të vërtetë. Batinitë e paktë të cilët mbijetuan vajtën
e u ngulitën në Palestinë, nën mbrojtjen e Balduinit II,
të cilit ata i dorëzuan Banijasin, një fortesë e fuqishme
kjo e ngritur rrëzë malit Hermon që kontrollon rrugën
nga Jerusalemi në Damask. Aq më tepër që disa javë
më vonë, në rrethinat e metropolit sirian u shfaq një
ushtri e fuqishme frënge. Numëronte rreth dhjetë mijë

k175K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kavalierë dhe këmbësorë, të cilët erdhën jo vetëm nga


Palestina, por dhe nga Antioku, Edesa dhe Tripoli;
kishte dhe disa qindra luftëtarë të sapombërritur nga
toka e frëngut, të cilët deklaronin hapur synimin për të
pushtuar Damaskun. Më fanatikët në mesin e tyre i
përkisnin urdhrit të Templarëve, një shoqëri fetaro-
ushtarake e themeluar në Palestinë dhjetë vjet më herët.
Duke qenë se i mungonin trupat e mjaftueshme
për t’iu kundërvënë pushtuesve, Buri u bëri me ngut
thirrje një sërë bandave nomade turke dhe një grushti
fisesh arabe të krahinës, duke u premtuar atyre shpër-
blime të majme nëse do të ndihmonin në zmbrapsjen
e sulmit. I biri i Tugtiginit e dinte fort mirë se s’do të
ishte në gjendje të mbështetej për një kohë të gjatë te
këta mercenarë, pasi ata do të dezertonin shumë
shpejt për t’iu dhënë epshit të plaçkitjes. Shqetësimi i
tij parësor ishte pra të hynte sa më parë në betejë. Një
ditë nëntori, zbuluesit e informuan se disa mijëra
frëngj kishin filluar të bastisnin rrafshinën e pasur të
Gutas. Pa humbur kohë ai nisi gjithë ushtrinë në
ndjekje të tyre. Oksidentalët, të zënë në befasi, u rre-
thuan menjëherë. Disa prej kalorësve nuk kishin mad-
je as kohën që t’i hipnin kuajve.
Turqit dhe arabët u kthyen në Damask pasdite
vonë, rrëfen Ibën El-Kalanisi. Ishin triumfues e të gëzu-
ar dhe të ngarkuar me pre lufte. Popullsia u ngazë-
llye, morali u ngrit në qiell dhe ushtria vendosi t’i sul-
monte frëngjit deri në kampin e tyre. Në agimin e të
nesërmes, kalorës të shumtë u nisën me sa vrull ki-
shin. Kur panë në lartësi re të mëdha tymi, ata men-
duan se i kishin gjetur frëngjit, por kur u afruan, ata

k176K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zbuluan se armiku ia kishte mbathur nga sytë këmbët


pasi u kishte vënë flakën pajimeve të luftës, duke
qenë se s’i kishte mbetur kafshë barre për t’i mbartur.
Pavarësisht kësaj zbythjeje, Balduini II mblodhi
sërish trupat për një sulm tjetër ndaj Damaskut. Në fi-
llim të shtatorit, krahina u përpi papritmas nga rrebe-
shet e shirave. Kampi frëng u shndërrua në një det
balte ku si burrat ashtu dhe kuajt ngecën menjëherë
pa mundur të lëviznin. Me zemër të thyer mbreti i Je-
rusalemit urdhëroi tërheqjen.
Buri, i cili që pas ngjitjes në fron qe konsideruar
një emir mendjelehtë dhe i ndruajtur, e kishte shpë-
tuar Damaskun nga dy rreziqe kanosëse, nga frëngjit
dhe nga asasinët. Duke nxjerrë mësim nga humbja,
Balduini II hoqi dorë një herë e mirë nga një ekspeditë
e re ndaj qytetit që lakmonte.
Buri nuk ua kish mbyllur gojën të gjithë armiqve.
Një ditë në Damask mbërritën dy individë të veshur
sipas stilit turk, me xhelabie dhe kapele me majucë.
Thanë se kërkonin punë me një farë page, dhe i biri i
Tugtiginit i punësoi në gardën vetjake. Një mëngjes
maji të vitit 1131, kur emiri po kthehej nga hamami
për në pallatin e tij, dy burrat i brofën përsipër dhe e
plagosën në stomak. Para se të ekzekutoheshin, ata
rrëfyen se ishin dërguar prej fortesës së Alamutit nga
zotëria i asasinëve, për t’u hakmarrë për vëllezërit e
tyre të shfarosur nga i biri i Tugtiginit.
Shumë njerëz u thërritën pranë shtratit të vikti-
mës, në veçanti, kallëzon Ibën El-Kalanisi, ekspertë ki-
rurgjie në kurimin e plagëve. Kujdesi mjekësor i asokoh-
shëm në Damask ishte ndër më të mirët në botë. Du-

k177K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kaku kishte themeluar një spital - muristan - ndërsa


një i dytë do të ndërtohej në vitin 1154. Shtegtari Ibën
Xhubejri, i cili i vizitoi të dy spitalet disa vjet më vonë,
përshkroi sesi punohej aty:

Secili spital ka administratorë që ruajnë të dhënat;


regjistrojnë emrat e pacientëve, shpenzimet e kërkuara
për kujdesin dhe ushqyerjen e tyre dhe të dhëna të tje-
ra. Mjekët vinë çdo mëngjes për të ekzaminuar pacien-
tët si dhe për të përshkruar ilaçet dhe dietat me anë të
të cilave të shtruarit gjejnë shërim, në varësi të asaj që i
nevojitet secilit individ.

Pas u vizitua nga këta mjekë, Buri, që filloi të


ndjehej më mirë, nguli këmbë të kthehej në shtëpi mbi
kalë për të pritur miqtë për bisedën dhe të pirën e za-
konshme ditore. Por ky entuziasëm i tepruar u vërte-
tua përfundimisht vdekjeprurës për pacientin, pasi
plagët nuk iu shëruan kurrë plotësisht. Ai vdiq në
qershorin e vitit 1132, pas një agonie 13 mujore. Asasi-
nët e kishin marrë përsëri hakun.
Buri ishte arkitekti i parë i një kundërpërgjigjeje
fitimtare të botës arabe ndaj pushtimit frëng, ndonëse
sundimi i tij jetëshkurtër nuk la pas ndonjë kujtesë
jetëgjatë, pasi përkoi me lindjen e një personaliteti të
një stofe krejt tjetër: atabegut Imaduddin Zenki, sun-
dimtarit të ri të Alepos dhe Mosulit, një burrë që Ibën
el-Ethiri e konsideronte jo më pak por dhurata që vull-
neti hyjnor u bëri muslimanëve.
Në pamje të parë, ky oficer i zeshkët me mjekër të
ashpër s’dukej aspak i ndryshëm nga komandantët e
shumtë turq që e kishin paraprirë në këtë luftë pa

k178K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

krye ndaj frëngjve. Shpesh i pirë kokë e këmbë dhe, si


ata, i gatshëm për gjithfarë mizorie dhe pabesie për të
arritur synimet, Zenki shpesh luftoi ndaj muslimanë-
ve me një kokëfortësi më të madhe nga ç’luftoi ndaj
frëngjve. Ajo çfarë dihej rreth tij atë ditë të tetëmbë-
dhjetë të qershorit të vitit 1128, kur ai hyri me solem-
nitet në Alepo, nuk qe aspak inkurajuese. Reputacio-
nin ai e kishte fituar vitin e mëparshëm, kur kishte
shtypur një kryengritje të kalifit të Bagdadit kundër
mbrojtësit të tij selxhuk. I qeshuri el-Mustaz’hir Bil-
lah kish vdekur në vitin 1118, duke ia kaluar fronin të
birit el-Mustershid Bil-lah, një djalosh në të njëzete-
pestat me sy blu, flokë të kuq dhe fytyrë me quka. Ky
kishte ambicie të ringjallte traditën e lavdishme të
stërgjyshërve më të hershëm abasidë. Çasti dukej i
volitshëm, pasi Sulltani Muhamed sapo kish vdekur,
ndërsa kishte shpërthyer lufta e zakonshme për tra-
shëgiminë e pushtetit. Kalifi i ri përfitoi nga kjo mun-
dësi për të vënë plotësisht nën kontroll trupat e tij, akt
ky i paprecedentë prej mëse dy shekujsh. Orator i ta-
lentuar, el-Mustershidi fitoi përkrahjen e popullatës
së kryeqytetit.
Paradoksalisht, pikërisht kur princi i besimtarëve
i këputi fijet me traditën e gjatë të letargjisë së kalifë-
ve, sulltanati ra në duart e një djaloshi katërmbëdhjetë
vjeçar të interesuar vetëm për gjueti dhe për kënaqësi-
të e haremit. el-Mustershidi sillej ngeshëm me Mah-
mudin, të birin e Muhamedit, duke e këshilluar atë
herë pas here të kthehej në Persi. Bëhej fjalë për një
kryengritje të vërtetë të arabëve kundër turqve, këtyre
oficerëve të huaj ushtarakë që kishin sunduar prej kaq

k179K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shumë kohësh. I paaftë për të nënshtruar rebelimin,


sulltani i bëri thirrje Zenkit, asokohe guvernator i por-
tit të pasur të Basrës, në skajin veri-perëndimor të Gji-
rit. Ndërhyrja qe vendimtare: të thyer në afërsi të Bag-
dadit, trupat e kalifit dorëzuan armët dhe princi i be-
simtarëve u tërhoq në pallatin e tij në pritje të ditëve
më të mira. Disa muaj më vonë, si shpërblim për
ndihmën e vyer, sulltani i besoi Zenkit qeverisjen e
Mosulit dhe Alepos.
Dikush mund të ketë përfytyruar akte të tjera të
lavdishme ushtarake të këtij heroi të ardhshëm të Isla-
mit. Por jo më kot Zenki një ditë do të brohoritej si i
pari luftëtar i madh i xhihadit kundër frëngjve. Para
tij, gjeneralët turqë vinin në Siri të ndjekur nga trupat
e tyre, me shqetësimin për të grabitur dhe për t’u lar-
guar me sa më shumë para dhe plaçkë lufte. Rezulta-
tet e fitoreve të tyre harroheshin shpejt për shkak të
disfatave që pasonin. Trupat çmobilizoheshin vetëm
për një vit për t’u mobilizuar rishmi vitin tjetër. Me
Zenkin ndryshoi gjithçka. Për tetëmbëdhjetë vjet, ky
burrë i paepur lufte do të udhëtonte në mbarë Sirinë
dhe Irakun, duke fjetur në një rrogoz kashte për t’u
mbrojtur nga balta, duke luftuar me disa, duke vulo-
sur pakte me të tjerë, dhe duke thurur intriga ndaj
kujtdo. Ai kurrë nuk ëndërroi të jetonte në paqe në
një nga pallatet e shumta të sundimit të tij të paskaj.
Anturazhi i tij nuk përbëhej nga kurtizane dhe la-
kej, por nga këshilltarë politikë të sprovuar të cilëve ai
qe mësuar t’ua dëgjonte fjalën. Kishte krijuar një rrjet
informatorësh të cilët e mbanin rregullisht të informu-
ar për atë që kurdisej në Bagdad, Isfahan, Damask,

k180K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Antiok dhe Jerusalem, si edhe në vetë qytetet e tij të


Alepos dhe Mosulit. Ndryshe nga ato që ishin nde-
shur me frëngjit, ushtria e tij nuk komandohej nga një
mori emirësh autonomë, gjithmonë të gatshëm për
tradhti apo grindje vdekjeprurëse. Disiplina ishte e
rreptë, ndëshkimet ishin të pamëshirshme që me
shkeljen më të vogël. Sipas Kemaluddinit, ushtarët e
atabegut dukej se marshonin mes dy litarëve, në përpjekje
për të mos shkelur në ndonjë fushë të mbjellur. Një
herë, vë në dijeni Ibën el-Ethiri, njëri prej emirëve të Zenkit,
të cilit i qe dhuruar një qytet i vogël në zotërim, përvetësoi me
forcë banesën e një tregtari çifut. Ky i fundit kërkoi të takohej
me atabegun dhe paraqiti kundërshtimet e veta. Zenki i hodhi
një vështrim emirit, i cili zbrazi menjëherë shtëpinë. Veç
kësaj, padroni i Alepos kishte ndaj vetes po të njëjtat
kërkesa ashtu si ndaj të tjerëve. Kur mbërrinte në një
qytet, ai flinte jashtë mureve në tendën e tij, me përbuzje
ndaj pallateve të shumta që zotëronte.
Zenkin, thotë historiani nga Mosuli, gjithashtu, e
shqetësonte tej mase nderi i grave, sidomos nderi i
bashkëshorteve të ushtarëve. E kish zakon të thoshte
se nëse nuk gëzonin përkujdesje të mirë, ato shumë
shpejt do të bëheshin të lëshuara, për shkak të mun-
gesës së gjatë të bashkëshortëve nëpër fushata.
Zenki ishte i mbrujtur me ashpërsi, me këmbën-
gulje dhe me një arsyetim të fortë shtetëror, cilësi këto
që u mungonin tragjikisht udhëheqësve të botës ara-
be. Ç’ishte dhe më e rëndësishme për të ardhmen,
Zenki shqetësohej tej mase për legjitimitetin. Sapo
mbërriti në Alepo, ai ndërmori tre nisma, bëri tre gjes-
te simbolike: u martua me të bijën e Ridvanit, tashmë

k181K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e veja e Ilgazit si dhe e Balakut. I dyti ishte shpërngul-


ja e eshtrave të të atit në qytet, për të treguar rrënjët e
reja të familjes së tij në këto zotërime. I treti ishte
marrja nga sulltani e autoritetit të padiskutueshëm
mbi të gjithë Sirinë dhe Irakun verior. Zenki në këtë
mënyrë tregoi qartazi se ai nuk ishte thjesht një aven-
turier endacak, por themeluesi i një shteti që do të je-
tonte dhe pas vdekjes së tij. Ky element kohezioni që
ai futi në botën arabe do të jepte rezultate disa vjet më
pas. Grindjet vdekjeprurëse do të paralizonin princat
muslimanë - madje deri dhe vetë atabegun - për një
kohë të gjatë në të ardhmen.
Megjithatë, dukej se qe pjekur koha për organizi-
min e një kundërsulmi gjithpërfshirës, pasi solidarite-
ti i palëkundur që gjer më atë ditë kishte qenë pika e
fortë e oksidentalëve, dukej se tani ishte venë serio-
zisht në dyshim. - “Thuhet se në mesin e frëngjve ka ngr-
itur kryet mospajtimi, diçka e pazakontë për ata.” - Ibën
El-Kalanisi nuk thotë asgjë më tepër, përveç se: -
“Madje është thënë se ata kanë luftuar me njëri-tjetrin dhe
se disa syresh janë vrarë.” - Por habia e kronistit zbehet
para asaj habie që përjetoi Zenki ditën kur mori një
mesazh nga Aliksa, e bija e Balduinit II, mbretit të Je-
rusalemit, ku ajo i ofronte një aleancë pikërisht kun-
dër të atit të saj.
Kjo lidhje e çuditshme zuri fill në shkurtin e vitit
1130, kur Princi Bohemondi II i Antiokut, i cilit nuk
kishte fatin e të atit, u vra gjatë një përleshjeje, dhe
koka e tij bionde, e balsamosur me kujdes dhe e kyçur
në një kuti të argjendtë, iu dërgua si dhuratë kalifit.
Kur lajmi për vdekjen mbërriti në Antiok, e veja e tij,

k182K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Aliksa, organizoi diçka që mund të quhej madje dhe


grusht shteti. Duket se ajo gëzonte mbështetjen e po-
pullatave armene, greke dhe siriane të Antiokut: filli-
misht vuri qytetin nën kontroll dhe mandej ra në kon-
takt me Zenkin. Sjellja e saj ishte mjaft e çuditshme,
një sjellje që lajmëronte ardhjen e një brezi të ri të dytë
frëngjsh, të cilit kishin pak të përbashkëta me pionie-
rët e pushtimit. Princesha e re, e ëma e së cilës ishte
armene dhe e cila nuk kish shkelur kurrë në Evropë,
ndihej orientale dhe vepronte si e tillë. I informuar
për rebelimin e të bijës, mbreti i Jerusalemit marshoi
menjëherë drejt veriut në krye të ushtrisë së tij. Pak
para se të mbërrinte në Antiok, ai ndeshi rastësisht një
kalorës me pamje verbuese, mbi një kalë race të bar-
dhë lufte me patkoj argjendi dhe i praruar nga krifa
gjer në gjoks me një parzmore madhështore të daltu-
ar. Kali ishte dhuratë për Zenkin nga Aliksa dhe sho-
qërohej nga një letër ku princesha i lypte atabegut të
vinte në ndihmë të saj, duke i premtuar në këmbim të
pranonte sovranitetin e tij. Pasi urdhëroi të varnin ko-
rrierin, Balduini II vazhdoi rrugën për në Antiok, ku
pa humbur kohë vuri sërish në vend kontrollin e tij.
Aliksa kapitulloi pas një qëndrese krejtësisht simboli-
ke në kala. I ati e dëboi në portin e Latakias.
Mirëpo pak kohë pas kësaj ndodhie, në gushtin e
vitit 1031, mbreti i Jerusalemit vdiq. Atij iu bë një nek-
rologji e përshtatshme nga kronisti damasken - shenjë
kjo e ecurisë së epokave, pasi në atë kohë frëngjit nuk
ishin më një turmë e padiferencuar në mesin e të cilëve
ishte e mundur të identifikohej thjesht një grusht ko-
mandantësh, siç kishte ndodhur gjatë fillesës së push-

k183K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

timit. Kronika e Ibën El-Kalanisit tani i kushton vë-


mendje detajeve dhe madje përvijon edhe një analizë:
Balduini, shkruan ai, ishte një burrë plak i lëmuar
nga koha dhe fatkeqësia. Ai ra në duart e muslimanë-
ve, por shpëtoi në sajë të hileve të tij të shquara. Me
vdekjen e tij, frëngjit humbën politikanin më mendje-
mprehtë dhe administratorin më të zotë. Pushteti
mbretëror ra në duart e kontit të Anzhusë, i mbërritur
së fundmi nëpërmjet detit nga vendi i tyre. Por gjyki-
mi i tij qe i pavend, ndërsa administrimi i tij ishte i pa-
frytshëm, aq sa humbja e Balduinit bëri që frëngjit të
zhyteshin në trazira dhe rrëmuja.
Mbreti i tretë i Jerusalemit - Fulku i Anzhusë, një
pesëdhjetëvjeçar trupngjeshur me flokë të kuqe, i
martuar me Melisenden, motrën e madhe të Aliksës -
ishte vërtet i sapoardhur. Balduini, ashtu si pjesa më e
madhe princave frëngj, nuk kishte lënë një trashëgim-
tar mashkull. Për shkak të standardeve shëndetësore
më keq se primitive dhe pamundësisë së përshtatjes
me kushtet e jetesës së orientit, oksidentalët vuanin
nga një normë e lartë e vdekshmërisë foshnjore, e cila
sipas një ligji të mirënjohur natyror, prek më shumë
djemtë se vajzat. Vetëm me kalimin e kohës ata mësu-
an të përmirësonin kushtet nëpërmjet vizitave të rre-
gullta në hamame dhe përmes përfitimit më të shpe-
shtë të shërbimeve të mjekëve arabë. Ibën El-Kalanisit
i justifikohet përbuzja për aftësitë politike të trashë-
gimtarit nga perëndimi, pasi ndodhi pikërisht nën
mbretërimin e Fulkut, që ‘rrëmuja’ do të ashpërsohej
më tepër ‘në mesin e frëngjve’. Sapo u ngjit në push-
tet, ai u përball me një kryengritje të re të udhëhequr

k184K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nga Aliksa, e cila u shtyp me vështirësi të mëdha. Re-


belimi mandej jehoi deri në Palestinë. Zërat e vazh-
dueshëm thonin se gruaja e Fulkut, Mbretëresha Me-
lisende, kishte një marrëdhënie dashurie me një kava-
lier të ri, njëfarë Hy i Lë Pyisesë. Konflikti që vijoi
ndërmjet partizanëve të bashkëshortit dhe atyre të të
dashurit shkaktuan një çarje brenda fisnikëve frëngj,
të cilët tani i mundonin grindjet, duelet dhe thashe-
themet për vrasje. Kur u ndie i kërcënuar, Hyja kërkoi
strehim në Ashkelon në mesin e egjiptianëve, të cilët i
bënë një pritje të ngrohtë. Atij madje iu ofrua dhe për-
dorimi trupave fatimide, me të cilat ai pushtoi portin
e Xhafas. U deshën javë për ta larguar së andejmi.
Në dhjetorin e vitit 1132, Fulku grumbulloi forcat
për të rimarrë Xhafan. Sakaq padroni i ri i Damaskut,
atabegu i ri Ismail, i biri i Burit, sapo kishte marrë for-
tesën e Banijasit në sajë të befasisë, e njëjta fortesë që
asasinët u kishin dorëzuar frëngjve tre vjet më parë.
Ripushtimi, sidoqoftë, ishte një incident i izoluar.
Princat muslimanë, të zhytur në zënkat e tyre, nuk u
treguan të zotë të përfitonin nga përçarjet që kishin
mbërthyer oksidentalët. Vetë Zenki ishte pothuajse i
padukshëm në Siri. Sërish ai ishte shtrënguar të hi-
dhej në një luftë të pamëshirshme kundër kalifit, duke
lënë njërin prej oficerëve të tij në ngarkim të qeveris-
jes së Alepos. Por kësaj here ishte el-Mustershidi ai që
dukej se kishte fituar përparësi.
Sulltan Mahmudi, aleat i Zenkit, sapo kishte vde-
kur në moshën njëzetegjashtë vjeçare, dhe brenda kla-
nit selxhuk kishte shpërthyer sërish një luftë për tra-
shëgiminë e pushtetit. Princi i besimtarëve kishte

k185K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shfrytëzuar këtë mundësi për të ngritur sërish kryet.


Duke i premtuar pretendentëve se do të thonte lutjet e
së premtes në emër të secilit, el-Mustershidi u bë arbi-
tër i situatës. Zenki ishte alarmuar. Pasi mblodhi tru-
pat, ai marshoi drejt Bagdadit me synimin për t’i
shkaktuar një disfatë dërrmuese el-Mustershidit,
ashtu siç kish bërë gjatë ballafaqimit të parë të për-
bashkët pesë vjet më herët. Por kalifi kalëroi për t’u
ndeshur në krye të disa mijëra burrave, pranë qytetit
të Tikritit, mbi lumin Tigër, në veri të kryeqytetit aba-
sid. Trupat e Zenkit u thyen dhe vetë atabegu gati sa
nuk ra në duart e armiqve të tij, kur në çastin e fundit
një burrë ndërhyri duke i shpëtuar jetën. Ishte guver-
natori i Tikritit, një oficer i ri kurd me emrin akoma të
panjohur Ejub. Në vend që ta bënte për vete kalifin
duke i dorëzuar armikun, ky oficer e ndihmoi atabe-
gun të kapërcente lumin që t’u shpëtonte ndjekësve
dhe të kthehej nxitimthi në Mosul. Zenki nuk do ta
harronte kurrë këtë gjest shpirtmadh. Ai u përbetua
për një miqësi të përjetshme me Ejubin dhe familjen e
tij. Shumë vite më vonë, kjo miqësi do të ishte
vendimtare në karrierën e të birit të Ejubit, Jusufit, i
njohur më mirë sipas mbiemrit të tij Salah al-Din, apo
Salaudin.
Pas fitores mbi Zenkin, el-Mustershidi u ngrit në
kulmin e lavdisë. Turqit, që ndiheshin nën kërcënim,
u bashkuan përreth një pretendenti të vetëm selxhuk,
Mesudit, i vëllai i Mahmudit. Në janar 1133, sulltani i
ri shkoi në Bagdad për të marrë kurorën e tij nga
princi i besimtarëve. Kjo ceremoni zakonisht ishte
rëndom një formalitet, por el-Mustershidi e shndërroi

k186K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

atë sipas mënyrës së tij. Ibën El-Kalanisi, ‘gazetari’


ynë i asoepoke, rrëfen skenën:
Imami, princi i besimtarëve, qëndronte ulur. Sull-
tani Mesud u dërgua para pranisë së tij dhe kreu nde-
rimet në bazë të rangut. Kalifi i dhuroi atij njëra pas
tjetër shtatë veshje madhështore, e fundit prej të cila-
ve e zezë, një kurorë të praruar me gurë të çmuar, si
dhe byzylykë të artë dhe një varëse prej ari, duke i
thënë: - “Pranoje këtë dhuratë me mirënjohje dhe
druaju Zotit në sytë e njerëzve dhe vetmëvete.” Sull-
tani puthi tokën, paskëtaj u ul në fronin e rezervuar
enkas për të. Mandej, princi i besimtarëve i tha: - “Ai
që nuk sillet me drejtësi, nuk është i përshtatshëm për
të qeverisur të tjerët.” Veziri, i pranishëm aty, përsëri-
ti këto fjalë në persisht dhe tha sërish betimet dhe eu-
logjitë. Paskëtaj kalifi urdhëroi t’i sillnin dy jataganë
dhe me solemnitet ia kaloi ato sulltanit, krahas dy va-
rëseve, të cilat ia lidhi me duart e veta. Në përmbyllje
të shkëmbimit, imami el-Mustershid tha këto fjalë: -
“Shko, mbarti ato që të kam dhënë, dhe konsideroje
veten ndër radhët e mirënjohësve.”
Sovrani abasid shfaqi një siguri të madhe në vet-
vete, ndonëse shumë natyrshëm ne mund të pyesim
se sa prej kësaj ishte çështje e ruajtjes së ceremoniale-
ve. Ai i mbajti një leksion turkut duke e shpërfillur
atë, i sigurt se bashkimi i porsagjetur mes selxhukëve
do të kanoste pashmangshmërisht në afat të gjatë fu-
qinë e tij në lindje, por megjithatë e njohu atë si sull-
tan legjitim. Mirëpo në vitin 1133, ai ëndërronte sërish
pushtimet. Në qershor ai u nis drejt Mosulit në krye
të trupave të tij, i vendosur për të marrë qytetin dhe

k187K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

njëkohësisht për të larë një herë e mirë hesapet me


Zenkin. Sulltan Mesudi nuk u rrek t’ia kthente mend-
jen. Madje ai sugjeroi që el-Mustershidi të bashkonte
sërish Sirinë dhe Irakun në një shtet të vetëm nën au-
toritetin e tij, ide kjo që në të ardhmen do të përdorej
shpeshherë. Por, ndërkohë që shpaloste propozime të
tilla, selxhuku nga krahu tjetër, ndihmoi Zenkin t’i
bënte qëndresë sulmeve të kalifit, i cili e rrethoi Mo-
sulin për tri muaj pa reshtur, por më kot.
Kjo zmbrapsje shënoi një kthesë të rëndë në fatin
e el-Mustershidit. I braktisur nga pjesa më e madhe e
emirëve, ai pësoi disfatë dhe u zu rob nga Mesudi në
qershorin e vitit 1135, i cili urdhëroi ta vrisnin mizo-
risht dy muaj më vonë. Princi i besimtarëve u gjet i
zhveshur në tendën e tij, me veshët dhe hundën e pre-
rë, dhe trupin e çarë nga një varg plagësh thike.
Kur Zenki u përthith i tëri në këtë konflikt, ai e
pati të pamundur të tregonte interesim të drejtpër-
drejtë ndaj çështjeve siriane. Sidoqoftë, atij do t’i du-
hej të qëndronte në Irak derisa përpjekja për restauri-
min e abasidëve të shtypej një herë e mire, nëse në ja-
narin e vitit 1135 ai nuk do të kishte marrë një thirrje
të dëshpëruar nga Ismaili, i biri i Burit dhe sundues i
Damaskut, përmes së cilës ky i kërkonte të vinte sa
më parë për të marrë në zotërim qytetin. - “Nëse ka
vonesa, - shkroi Ismaili, - unë do të jem i detyruar t’u
bëj thirrje frëngjve dhe t’ua dorëzoj Damaskun me
gjithë çka brenda; përgjegjësia për gjakun e banorëve
do t’i mbetet pra Imaduddin Zenkit.”
Ismaili, i cili druhej për jetën e tij dhe mendonte
se vrasësit zienin në çdo qoshe dhe në çdo të çarë të

k188K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pallatit të tij, vendosi të largohej nga kryqendra dhe


kërkoi strehim nën mbrojtjen e Zenkit, në fortesën e
Sarkadit, në jug të qytetit, ku ai kishte zhvendosur
prej kohësh pasurinë dhe gardërobën.
Sundimi i të birit të Burit në të vërtet kishte filluar
mjaft mbarë. I ngjitur në pushtet në moshën nëntëmbë-
dhjetë vjeçare, ai shfaqi një dinamizëm për t’u adm-
iruar; më së miri këtë e ilustron marrja e sërishme e Ba-
nijas. S’ka dyshim, ai ishte arrogant dhe rrallë ua vinte
veshin këshilltarëve të të atit, apo atyre të gjyshit të tij,
Tugtigin. Por, njerëzit ishin gati që këtë t’ia mvishnin
moshës së tij të re. Në anën tjetër, damaskenët e patën
të vështirë të pajtoheshin me lakminë në rritje të
padronit, i cili u impononte rregullisht taksa të reja.
Pa kaluar viti 1134, situata filloi të merrte një
kthesë tragjike, kur një skllave e moshuar me emrin
Ailba, dikur në shërbim të Tugtiginit, tentoi të vriste
padronin e saj, Ismailin, i cili me t’i shpëtuar vdekjes
për qime, nguli këmbë që të dëgjonte rrëfimin e agre-
sores. - “Nëse veprova ashtu siç bëra, - ia ktheu
skllavja, - e bëra për të fituar kënaqësinë e Zotit duke
e shpëtuar popullin nga ekzistenca jote e ligë. Ti
mban nën zgjedhë të vobektit dhe të paaftët. Ti je sje-
llë pa respekt ndaj civilëve dhe ushtarakëve.” Ailbës
mandej iu dha urdhër të rendiste emrat e të gjithë aty-
re të cilët ashtu si vetë ajo, dëshironin vdekjen e Isma-
ilit. I traumatizuar deri në marrëzi, i biri i Burit dha
urdhër të arrestoheshin të gjithë njerëzit të cilëve iu
përmend emri dhe i ekzekutoi ata pa u menduar
gjatë. - “Edhe këto ekzekutime të padrejta s’e kënaqën, -
rrëfen kronisti damasken. - Ai dyshonte te vetë i vëllai i

k189K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tij, Savinxhi, dhe e vuri atë nën torturat më çnjerëzore,


duke e mbyllur në një qeli ku përfundimisht ai vdiq urie.
Ligësia dhe padrejtësia e tij nuk njihnin asnjë cak.”
Ismaili ishte zënë në kurthin e një rrethi vicioz.
Çdo ekzekutim zmadhonte frikën e tij për një hak-
marrje të re, dhe ai urdhëroi dënime të mëtejshme me
vdekje në një përpjekje për t’u vetëmbrojtur. Kur kup-
toi se kështu s’mund të vazhdonte shumë gjatë, ai
vendosi t’ia kalonte qytetin Zenkit dhe vetë të tërhiqej
në fortesën e Sarkadit. Ndërkohë, populli i Damaskut
e kishte urryer me gjithë zemër sunduesin e Alepos
për vite me radhë. Urrejtja e tyre i kishte rrënjët në
fundin e vitit 1129, kur Zenki i kish shkruar një letër
Burit duke e ftuar atë të merrte pjesë në një ekspeditë
kundër frëngjve. Zotëria i Damaskut kishte rënë da-
kord menjëherë, duke nisur pesëqind kalorës nën ko-
mandën e oficerëve më të mirë dhe nën përcjelljen e
vetë të birit të tij, Savinxhit fatkeq. Pasi i mirëpriti ata
plot respekt, Zenki i çarmatosi dhe i burgosi të gjithë,
duke i bërë mandej me dije Burit se nëse ai do të gu-
xonte t’i kundërvihej sikur një herë, jeta e pengjeve do
të vihej në rrezik. Vetëm dy vjet më vonë ndodhi që
Savinxhi u lirua.
Në vitin 1135, damaskenët nuk e kishin harruar
tradhtinë në fjalë, dhe kur dinjitarët e qytetit mësuan laj-
min për planet e Ismailit, ata vendosën t’u viheshin kun-
dër me të gjitha mënyrat. U mbajtën takime të emirëve,
parisë dhe skllevërve më të zëshëm; ata dëshironin të
shpëtonin jo vetëm jetën e tyre por dhe qytetin. Një
grup komplotistësh vendosën t’ia sqaronin gjendjen
mamasë së Ismailit, princeshës Zumurrud, ‘Smeraldës’.

k190K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ajo u tmerrua nga çfarë dëgjoi, bën me dije kronisti


i Damaskut. Thërriti të birin dhe e qortoi atë vrazhdë.
Dëshira e saj për të bërë mirë, ndjenjat e saj të thella
fetare dhe inteligjenca e saj ia bënë të mundur që të
konceptonte një mënyrë për të asgjësuar të keqen që
në rrënjë dhe të ndreqte kështu gjendjen e Damaskut
dhe të banorëve të tij. Ajo e meditoi çështjen pikërisht
ashtu siç do të bënte një burrë me arsye dhe me për-
vojë, duke i shqyrtuar punët me kthjelltësi. Ajo s’gjeti
dot ilaç për ligësinë e të birit përveç heqjes së tij qafe
dhe rrjedhimisht dhënies fund rrëmujës në rritje, për-
gjegjësia për të cilën binte mbi të birin.
Ekzekutimi i planit të saj nuk mënoi:

Princesha kishte në mendje vetëm këtë projekt:


priti sa ta gjente të birin të vetëm, pa skllevër apo
shqytarë përreth, dhe u dha urdhër shërbëtorëve të tij
ta shkonin pa mëshirë në shpatë. Ajo vetë nuk tregoi
as dhembshuri e as keqardhje. Ajo mandej dha urdhër
ta zhvendosnin trupin diku në pallat, ku qe e sigurt se
do të zbulohej. Gjithkush u ngazëllye nga rënia e Isma-
ilit. Ata falënderuan Zotin, duke lavdëruar princeshën
dhe duke u lutur për të.

Vallë, Zumurrudeja dha urdhër që i biri të vritej për


të mos i lejuar atij t’ia dorëzonte Damaskun Zenkit? Kjo
është e dyshimtë, pasi tre vjet më vonë, princesha do të
martohej me po të njëjtin Zenki, dhe do t’i përgjërohej
atij të pushtonte qytetin e saj. Madje ajo as nuk ka
vepruar në hakmarrje për Savinxhin, i cili ishte i biri i
një prej grave të tjera të Burit. Atëherë me më shumë
gjasa, ne duhet të pranojmë shpjegimin e dhënë nga

k191K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ibën el-Ethiri: - “Zummurrudeja ishte dashnorja e


këshilltarit kryesor të Ismailit, dhe kur ajo mësoi se i biri
kishte në plan t’ia vriste të dashurin, dhe ndoshta ta
ndëshkonte dhe atë vetë, ajo vendosi të vepronte.”
Pavarësisht se cilat qenë motivet e vërteta, prin-
cesha i hoqi nga duart bashkëshortit të saj të ardh-
shëm një pushtim të lehtë, pasi më 30 janarin e vitit
1135, ditën e vrasjes së Ismailit, Zenki kishte marrë
rrugën për në Damask. Një javë më vonë, kur ushtria
e tij kapërceu Eufratin, Zumurrudeja vuri në fron
Mahmudin, njëri nga të bijtë e saj, kurse popullsia u
përgatit t’i bënte një qëndresë energjike Zenkit. Ata-
begu, i painformuar për vdekjen e Ismailit, dërgoi
disa përfaqësues në Damask për të shqyrtuar modali-
tetet e kapitullimit. Ata sigurisht u pritën plot mirë-
sjellje, por nuk iu bënë të ditura zhvillimet e fundit. I
tërbuar, Zenki refuzoi të kthehej mbrapsht. Ai ngriti
fushimin në veri-lindje të qytetit dhe i porositi zbu-
luesit të gjenin se kur dhe ku mund të sulmonte. Por
shumë shpejt ai mësoi se mbrojtësit ishin të vendosur
të luftonin deri në fundin e hidhur. Ata udhëhiqeshin
nga njëfarë Muinuddin Umer, një oficer turk dinak
dhe kokëfortë dhe shok i vjetër armësh i Tugtiginit, i
cili do t’i bëhej ferrë disa herë Zenkit në vitet e ardh-
shme. Pas disa përleshjeve, atabegu vendosi të kër-
konte kompromis. Si për ta shpëtuar nga nami i keq,
udhëheqësi i qytetit të rrethuar i bëri nderimet përka-
tëse dhe njohu sovranitetin e tij, që gjithsesi mbeti
thjesht formal.
Atabegu u largua nga Damasku në mesin e mar-
sit. Për të ngritur moralin e trupave, të cilët ishin të lo-

k192K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhur nga kjo fushatë e pafrytshme, ai i udhëhoqëi ata


menjëherë drejt veriut dhe, me një vrull tronditës, nën-
shtroi katër kështjella frënge, ndër të cilat famëkeqen
Marra. Pavarësisht nga këto heroizma, prestigjit të tij i
humbi shkëlqimi. Vetëm pas dy vjetësh atij iu dha
mundësia, nëpërmjet një aksioni të mrekullueshëm, të
hidhte pas krahëve zmbrapsjen në Damask. Pa-
radoksalisht, Muinuddin Umer padashje do të bëhej
njeriu që i ofroi Zenkit mundësinë për t’u shpaguar.

k193K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

7.
Një emir mes barbarëve

Në qershorin e vitit 1137, Zenki, me një rreshtim


mbresëlënës makinerie rrethimi, mbërriti në vreshtat
përreth Homsit, qytetit kryesor të Sirisë qendrore dhe
tradicionalisht objekti grindjeje ndërmjet Alepos dhe
Damaskut. Asokohe, kontrollin e kishin damaskenët;
dhe përnjëmend, guvernatori i qytetit nuk ishte tjetër
por vetë Muinuddin Unari. Kur pa se armiku po
ngrinte katapulta dhe mangonele, Muinuddini e kup-
toi se s’do të ishte në gjendje të rezistonte për shumë
kohë. Bëri të mundur që t’u shpinte një mesazh frën-
gjve ku thuhej se ai kishte në plan të kapitullonte. Ka-
valierët e Tripolit, të cilët s’kishin asnjë dëshirë ta
shihnin Zenkin të themelonte aty një bazë vetëm dy
ditë marshimi larg qytetit të tyre, u nisën për t’iu kun-
dërvënë. Strategjia e Unarit pati sukses të plotë: i
trembur se mund të shtrëngohej të luftonte në dy
fronte, atabegu përmbylli shpejt e shpejt një armëpu-
shim me armikun e tij të vjetër dhe iu drejtua frëngj-
ve. Ai vendosi të rrethonte fortesën e tyre më të fuqi-
shme në rajon, Barinin. Kavalierët e shqetësuar të Tri-
polit i bënë thirrje Mbretit Fulk të Jerusalemit t’u vin-
te në ndihmë, dhe ai shpejtoi t’u bashkohej në krye të
ushtrisë së tij. Pra, ndodhi që beteja e parë e rëndë-
sishme ndërmjet Zenkit dhe frëngjve u krye para mu-
reve të Barinit, në një luginë të kultivuar brezare-bre-

k194K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zare. Ndoshta duket befasuese që ky ishte i pari ndër-


luftim, pasi atabegu kishte qenë sundues i Alepos prej
më shumë se nëntë vjetësh.
Beteja ishte e shkurtër, por e fortë. Në pak orë, oksi-
dentalët, të rraskapitur nga marshimi i detyruar dhe i
gjatë, u thyen nga numrat dërrmuese të kundërshtarit.
Vetëm mbreti dhe disa pjesëtarë të shpurës së tij arritën
të strehoheshin në fortesë. Fulku kishte aq kohë sa për
t’i dërguar një mesazh Jerusalemit duke u bërë thirrje
për përforcime, kur Zenki, siç kallëzon Ibën el-Ethiri,
preu të gjitha komunikimet, duke mos lejuar të filtronte asnjë
lajm mespërmes; të rrethuarit nuk kishin më dijeni se çfarë po
ndodhte në vendin e tyre, kaq i rreptë ishte kontrolli i rrugëve.
Një bllokadë e tillë nuk do të kishte patur asnjë
ndikim tek arabët. Prej shekujsh ata kishin përdorur
pëllumba korrierë për të përçuar mesazhe nga njëri
qytet në tjetrin. Çdo ushtri në marshim bartte me vete
pëllumba që ishin rritur në qytete dhe bastione të
ndryshme muslimane. Ishin të stërvitur për t’u kthyer
gjithmonë në folenë e tyre të origjinës. Mjaftonte pra
të shkarravitej një letër, të mblidhej, t’i lidhej një
pëllumbi në këmbë dhe zogu të lëshohej, i cili mandej
do të fluturonte më shpejt se kali më i shkathët i luf-
tës, për të shpallur fitoren, mposhtjen apo vdekjen e
një princi, për të kërkuar ndihmë ose për të nxitur
qëndresën në mesin e një garnizoni të rrethuar. Ndër-
sa mobilizimi arab kundër frëngjve erdh e u organizua
më mirë, ndërmjet Damaskut, Kajros, Alepos dhe qy-
teteve të tjera, u krijua një shërbim i rregullt pëllum-
bash poste; madje shteti u jepte paga njerëzve të ngar-
kuar me rritjen dhe stërvitjen e këtyre shpendëve.

k195K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në fakt, gjatë qëndrimit në Orient frëngjit filluan


të merreshin me artin e rritjes dhe stërvitjes së pë-
llumbave-korrierë, gjë e cila më vonë do të bëhej një
farë mode në vendin e tyre të lindjes. Mirëpo në ko-
hën e rrethimit të Barinit, ata nuk kishin asnjë dijeni
për këtë mjet komunikimi, kurse Zenki ishte në gjen-
dje të përfitonte nga kjo. Atabegu ia nisi duke shtuar
trysninë ndaj të rrethuarve, por mandej, pas disa ne-
gociatave të hidhura, ai u ofroi atyre kushte të volit-
shme dorëzimi: ata do të jepnin fortesën dhe do të pa-
guanin pesëdhjetë mijë dinarë. Në këmbim, ai do t’i
linte të largoheshin në paqe. Fulku dhe burrat e tij u
dorëzuan dhe vrapuan me galop, të kënaqur që ia ho-
dhën kaq lehtë. Pak pasi u larguan nga Barini, ata u nde-
shën befas me korpusin e përforcimeve që po u vinte në
ndihmë, dhe u penduan për vendimin e marrë, por tanimë
ishte vonë. Kjo kishte ngjarë, sipas Ibën el-Ethirit, vetëm
sepse frëngjit ishin krejtësisht të izoluar nga bota e jashtme.
Zenkit iu shtua kënaqësia nga zgjidhja që ai i dha
çështjes së Barinit, kur mori një lajm tejet alarmues:
perandori bizantin Gjoni II, Komnenusi, i cili kishte
pasuar në fron të atin Aleksiusin në vitin 1118, ishte
rrugës për në Sirinë veriore me dhjetëra mjëra burra
përkrah. Sapo Fulku u largua nga Barini, atabegu i
hipi kalit dhe shpejtoi drejt Alepos. Ky qytet, një sy-
nim i veçantë i rumëve në të kaluarën, po valonte. Në
pritje të sulmit, qytetarët kishin filluar të boshatisnin
hendeqet përreth mureve të qytetit. (Në kohë paqeje
njerëzit kishin një zakon të shëmtuar: hedhjen e mbe-
turinave aty.) Por, të dërguarit e Bazileut ia behën
shumë shpejt duke e siguruar Zenkin: synimi i tyre

k196K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

s’ishte Alepo, por Antioku, qyteti frëng i pretenduar


prej rumëve ngahera. Dhe vërtet, atabegu mësoi shumë
shpejt se tashmë Antioku ishte i rrethuar, dhe se po
bombardohej me katapulta. Duke i lënë të krishterëve
të merreshin me konfliktet e tyre, Zenki u kthye pas
për të rrethuar Homsin, ku Unari vazhdonte t’i bënte
qëndresë.
Mirëpo rumët dhe frëngjit sheshuan dallimet e
tyre më shpejt nga ç’pritej. Për të qetësuar bazileun,
oksidentalët premtuan t’ia kthenin Antiokun Kostan-
dinopojës, ndërsa në këmbim, Gjon Komnenusi u
premtoi atyre t’u dorëzonte disa qytete muslimane të
Sirisë. Një luftë e re pushtimesh nisi në marsin e vitit
1138. Zëvendësit e perandorit ishin dy komandantë
frëngj, Zhosleni II, konti i ri i Edesës, dhe një kalorës i
quajtur Rajmond, i cili sapo kish marrë nën kontroll
principatin e Antiokut duke u martuar me Konstan-
cën, të bijën tetë vjeçare të Bohemondit II dhe Aliksës
Në prill aleatët ngritën një rrethim ndaj Shejzerit,
duke sjellë në betejë tetëmbëdhjetë katapulta dhe
mangonele. Emiri plak Sulltan Ibën Munkidhi, i cili
kishte qenë guvernator i qytetit që para fillimit të
pushtimit frëng, dukej se s’e kishte të gjatë para forca-
ve të bashkuara të rumëve dhe frëngjve. Sipas Ibën el-
Ethirit, aleatët përzgjodhën Shejzerin si objektivin e
tyre pasi ata shpresonin që Zenki nuk do të çante kryet për
të mbrojtur me ndonjë vrull të madh një qytet që nuk i për-
kiste. Ata s’e njihnin atë burrë. Turku e organizoi dhe
e drejtoi qëndresën personalisht. Në të vërtetë, beteja
e Shejzerit po i jepte rastin që ai të shfaqte më qartë se
kurrë cilësitë e tij të admirueshme prej burrështetasi.

k197K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në vetëm pak javë ai e ktheu përmbys mbarë Lin-


djen e Mesme. Pasi nisi lajmëtarë në Anadoll, ku ata e
bindën pasuesin e Danishmendit të sulmonte territo-
rin bizantin, ai shpuri agjitatorë në Bagdad për të or-
ganizuar një trazirë të ngjashme me atë që kish nxitur
Ibën el-Kashabi në vitin 1111, duke e detyruar rrjedhi-
misht Sulltanin Mesud të dërgonte trupa në Shejzer.
Mandej ai u shkroi të gjithë emirëve të Xhaziras duke
u bërë thirrje, të përcjella me kërcënimet përkatëse, që
të angazhonin të gjitha forcat në zmbrapsjen e këtij
pushtimi të sërishëm. Vetë ushtria e atabegut, shumë
më pak në numër se ajo e armikut, shmangu sulmin
ballor, dhe zgjodhi të ngacmonte kundërshtarin.
Ndërkohë Zenki filloi një korrespondencë të dendur
me bazileun dhe komandantët frëngj. E ‘informoi’
perandorin - dhe kjo në fakt ishte e vërtetë - se aleatët
ia kishin frikën dhe se po prisnin me padurim që ai të
largohej nga Siria. Mandej u dërgoi mesazhe frëngjve,
në veçanti Zhoslenit të Edesës dhe Rajmondit të An-
tiokut: - “Nuk e kuptoni, - i pyeti ai, - sesikur rumët të
pushtonin qoftë një fortesë të vetme në Siri, ata shumë
shpejt do të zënë të gjitha qytetet tuaja?” - Ai shpërndau
një mori agjentësh, shumica e të cilëve të krishterë të
Sirisë, për t’u përzier mes rreshtave të bizantinëve
dhe frëngjve. Detyra e tyre ishte përhapja e fjalëve de-
moralizuese për afrimin e ushtrive gjigante nga Per-
sia, Iraku dhe Anadolli që vinin në ndihmë.
Kjo propagandë dha rezultatet e pritura, sidomos
në mesin e frëngjve. Ndërsa bazileu, me helmetën e
artë në krye, drejtonte personalisht bataretë e katapul-
tave, zotërinjtë e Edesës dhe Antiokut rrinin ulur në

k198K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tendat e tyre dhe luanin lojëra të pafunda me zare. Ky


argëtim, popullor në Egjiptin faraonik, në shekullin e
dymbëdhjetë ishte po aq i përhapur sa në lindje sa në
perëndim. Arabët e quanin atë ez-zahr, fjalë që frëngjit
e përvetësuan për të treguar jo thjesht lojën, por shan-
sin (hazard).
Ishte një fitore e zëshme e Zenkit. Atabegu tani u
shfaq si shpëtimtar në mbarë botën arabe, ku aleanca
e rumëve dhe frëngjve kishte ndjellë një tmerr të
madh. Natyrisht, tanimë ai ishte i vendosur të përdor-
te prestigjin, për të arritur një zgjidhje të shpejtë në
lidhje me një sërë problemesh që e brenin prej kohësh,
pikë së pari çështjen e Homsit. Në fund të muajit maj,
me të përfunduar beteja e Shejzerit, Zenki mbylli një
marrëveshje të çuditshme me Damaskun. Ai do të
martohej me princeshën Zumurrude dhe, si pajë, do
të merrte qytetin e Homsit. Tri muaj më vonë, nëna e
cila kishte vrarë të birin e saj, mbërriti me një antu-
razh për t’iu bashkuar formalisht bashkëshortit të saj
të ri. Të ftuar në ceremoni ishin dhe përfaqësues të
sulltanit dhe të kalifëve të Bagdadit dhe Kajros, madje
dhe ambasadorë të dërguar nga rumët, të cilët, duke
qenë se kishin provuar pakënaqësinë e Zenkit, kishin
vendosur të ruanin marrëdhënie miqësore me të.
Tani që ishte bërë zotëria i Mosulit, Alepos dhe
mbarë Sirisë qendrore, atabegu i vuri vetes si objektiv
të merrte dhe Damaskun, me ndihmën e bashkëshor-
tes së tij të re. Ai shpresonte se ajo do të ishte në gjen-
dje ta bindte të birin Mahmud që t’ia dorëzonte krye-
qytetin pa betejë. Princesha ngurroi, u shtang. Me të
zbuluar që s’mbështetej dot tek ajo, Zenki e braktisi.

k199K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Por në korrikun e vitit 1139, kur ishte në Harran, ai


mori një mesazh urgjent nga Zumurrudeja: Mahmudi
sapo ishte vrarë, i therur për vdekje nga tre skllevër.
Princesha iu lut bashkëshortit të marshonte në Da-
mask pa vonesa, për të marrë qytetin dhe për të ndë-
shkuar vrasësit e të birit. Atabegu u nis menjëherë.
Ndonëse aspak shpërfillës ndaj lotëve të bashkëshor-
tes, kryesisht ai besonte se vdekja e Mahmudit mund
të shfrytëzohej për të bashkuar një herë e mirë të
gjithë Sirinë nën autoritetin e tij.
Kjo s’duhej konsideruar pa marrë parasysh të
pavdekshmin Unar, i cili qe kthyer në Damask pas
largimit nga Homsi, dhe kishte marrë në ngarkim
çështjet e qytetit, me të vdekur Mahmudi. Në pritje të
ofensivës së Zenkit, Muinuddini përpunoi shpejt e
shpejt një plan të fshehtë për ta përballur atë. Mirëpo
hë për hë, ai e la planin në pritje dhe shqyrtoi mbroj-
tjen e qytetit.
Zenki nuk marshoi menjëherë drejt qytetit që lak-
monte. Ai ia nisi duke sulmuar qytetin e lashtë romak
të Baalbekut, i vetmi vendbanim që mbanin ende da-
maskenët. Ai kishte për qëllim të rrethonte metropo-
lin sirian dhe njëkohësisht të demoralizonte mbrojtë-
sit. Në gusht, ai ngriti katërmbëdhjetë mangonele pë-
rreth Baalbekut, mbi të cilin goditi mandej pareshtur,
me shpresën se ai do të ishte në gjendje ta merrte qy-
tetin brenda pak ditëve e më pas të fillonte rrethimin
e Damaskut para fundit të verës. Baalbeku kapitulloi
me një qëndresë të vogël, por mbrojtësit e kalasë së
ndërtuar me gurë të marrë nga një tempull i lashtë i
perëndisë fenikase Baal, rezistuan për plot dy muaj.

k200K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kaq shumë u irritua Zenki, saqë kur garnizoni për-


fundimisht u dorëzua në fundin e muajit tetor, pasi
mori garanci se do t’u kursehej jeta, ai urdhëroi kry-
qëzimin e tridhjetë e shtatë luftëtarëve, kurse koman-
dantin e dogji për së gjalli. Ky akt shtazarak, që kishte
për qëllim të bindte damaskenët se qëndresa do të
ishte vetëvrasje, pati pikërisht efekt të kundërt. Të
mbledhur grusht pas Unarit, popullata e metropolit
sirian ishte më e vendosur se kurrë për të luftuar deri
në fund. Sido që të vinin punët, dimri ishte afër dhe
Zenki s’mund të mendonte për një sulm serioz pa ar-
dhur pranvera. Unari i shfrytëzoi këta pak muaj të
shtyrjes së afatit për të përsosur planin e tij të fshehtë.
Në prill 1140, kur atabegu e rriti trysninë dhe u
përgatit për një sulm të përgjithshëm, Unari vendosi
se kishte ardhur koha të vinte në jetë planin e tij: ai do
t’i kërkonte ushtrisë së frëngjve, nën komandën e
Mbretit Fulk, të vinin e të shpëtonin Damaskun. Ky
nuk do të ishte një operacion që ndodhte vetëm një
herë, por përurimi i një traktati të dobishëm aleance
që do të jetonte deri pas vdekjes së Zenkit.
Dhe përnjëmend, më parë në vitin 1138, Unari
kishte dërguar mikun e tij, kronistin Usame ibën
Munkidh në Jerusalem për të eksploruar mundësinë e
një bashkëpunimi frëngo-damasken kundër zotërisë
së Alepos. I mirëpritur nga frëngjit, Usame kishte për-
punuar parimet e një marrëveshjeje. Me t’u themeluar
përfaqësitë diplomatike, kronisti u kthye në qytetin e
shenjtë në fillim të vitit 1140, duke mbartur me vete
propozime të detajuara: ushtria frënge do ta shtrën-
gonte Zenkin të tërhiqej nga rrethinat e Damaskut;

k201K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

forcat e dy shteteve do të bashkoheshin në rast të një


rreziku tjetër; Muinuddini do të paguante njëzet mijë
dinarë për të mbuluar shpenzimet financiare; e fun-
dit, ngritja e një ekspedite të përbashkët ushtarake
nën komandën e Unarit, për të pushtuar fortesën e
Banijas, e cila kishte rënë së fundmi në duart e një prej
vasalëve të Zenkit, dhe për t’ia kthyer mbretit të Jeru-
salemit. Në shenjë mirëbesimi, damaskenët do t’u
dërgonin frëngjve pengje të përzgjedhura nga familjet
e dinjitarëve kryesorë të qytetit.
Praktikisht, kjo nënkuptonte një jetesë nën mbroj-
tjen frënge, por popullata e metropolit sirian qe e
shtrënguar ta bënte. Të frikësuar nga metodat brutale
të atabegut, ata miratuan njëzëri traktatin e negociuar
nga Unari, politika e të cilët u vërtetua efektive pa
pikë mëdyshje. I trembur se do të zihej në një darë,
Zenki u tërhoq në Baalbek, të cilën ia besoi si çiflig një
njeriu besnik, Ejubit, babait të Salaudinit. Ai mandej u
drejtua për në veri me ushtrinë e tij, duke i premtuar
Ejubit se do të kthehej së shpejti për të shpaguar këtë
zmbrapsje. Pas largimit të atabegut, Unari pushtoi Ba-
nijasin dhe ia dorëzoi atë frëngjve, sipas kushteve të
marrëveshjes. Paskëtaj ai bëri një vizitë zyrtare në
Mbretërinë e Jerusalemit.
Usame, i cili qe bërë specialisti kryesor damasken
mbi çështjet frënge, shkoi bashkë me të. Për fatin tonë
të mirë, ky kronist-emir ka bërë më shumë sesa
thjesht një pjesëmarrje në negociatat diplomatike. Me
një mendje depërtuese dhe një vëzhgues i mprehtë, ai
na ka lënë një dëshmi të paharrueshme rreth dokeve
dhe jetës së përditshme gjatë kohës së frëngjve:

k202K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kur po vizitoja Jerusalemin, e kisha zakon të


shkoja në xhaminë Aksa, ku ishin vendosur miqtë e
mi nga Urdhëri i Templarëve. Përgjatë njërës anë të
ndërtesës, gjendej një sallë që frëngjit e kishin shndë-
rruar në kishë. Templarët ma vunë këtë vend në dis-
pozicion në mënyrë që unë të kryeja faljet. Hyra një
ditë dhe thashë Allahu Ekber dhe po bëhesha gati të fi-
lloja faljen, kur një burrë, një frëng, m’u hodh përsi-
për, më mbërtheu dhe ma ktheu fytyrën nga lindja,
duke më thënë: - “Ne falemi kështu.” - Templarët u
afruan me nxitim dhe e larguan tutje. Mandej unë u
bëra gati të filloja sërish faljen, por po ai njeri, duke
përfituar nga pavëmendja e atypëratyshme, m’u hodh
sërish përsipër, ma ktheu fytyrën drejt lindjes dhe
përsëriti rishmi: - “Ne falemi kështu.” - Templarët
ndërhynë edhe një herë, e larguan tutje dhe më kër-
kuan ndiesë, duke më thënë: - “Është i huaj. Sapo ka
mbërritur nga toka e frëngut dhe s’ka parë kurrë dikë
të falet pa u kthyer nga lindja.” - Iu gjegja se kisha
mbaruar faljen dhe u largova, i tronditur nga sjellja e
këtij djalli që ishte xhindosur kaq shumë kur më pa të
falesha i kthyer nga Meka.
Nëse emiri Usame nuk ngurroi t’i quante templa-
rët ‘miqtë e mi’, kjo ndodhi ngaqë ai besonte se doket
e tyre barbare ishin rafinuar gradualisht në sajë të
kontaktit me Orientin. Në mesin e frëngjve, shpjegon ai,
gjejmë disa njerëz të cilët janë përshtatur me ne dhe kanë
kultivuar shoqërinë e muslimanëve. Ata janë shumë më su-
periorë se ata që sapo u janë bashkuar atyre në territoret që
zënë tani. Ai e konsideroi incidentin në xhaminë Aksa
‘si shembull të vulgaritetit të frëngjve’. Dhe ai për-

k203K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mendi po ashtu shembuj të tjerë të mbledhur gjatë vi-


zitave të shpeshta të bëra në Jerusalem.

Një ditë më rastisi të gjendesha në Tiberias kur frën-


gjitë po kremtonin një nga festat e tyre. Kavalierët kishin
dalë nga qyteti për të bërë një turne ndeshjesh dyluftimi.
Ata sollën me vete dy plaka të regjura të cilat i vunë të
qëndronin në njërin skaj të fushës; në skajin tjetër gjendej
një derr, i nderur pezull në një shkëmb. Kavalierët man-
dej organizuan një garë vrapimi ndërmjet dy plakave. Se-
cila bënte përpara, e shoqëruar nga një grup kavalierësh
të cilët u pengonin rrugën. Plakat pengoheshin, rrëzohe-
shin dhe ngriheshin në pothuajse çdo hap, mes gajasjeve
të spektatorëve. Në fund, njëra nga plakat, e para që për-
fundoi ecjen, mori derrin si çmim për fitoren.

Një emir aq i edukuar dhe i rafinuar sa Usame, e


kishte të pamundur të çmonte këtë humor gal mejha-
nesh. Por varja përçmuese e buzëve iu shndërrua në
një grimasë të rrudhur neverie të plotë kur ai u bë
dëshmitar i asaj që frëngjit e quanin drejtësi:
Në Nablus, rrëfen ai, m’u dha rasti të bëhesha
dëshmitar i një spektakli të çuditshëm. Dy burra du-
het të ndesheshin në dyluftim. Shkaku i dyluftimit
ishte ky: disa banditë nga muslimanët kishin sulmuar
një fshat fqinj, dhe një bujk dyshohej se u kishte shër-
byer si udhërrëfyes. Mbasi ishte arratisur, shumë
shpejt ai ishte detyruar të rikthehej, pasi Mbreti Fulk
ia kishte burgosur fëmijët. - “Më jepni drejtësi”, - i
kërkoi fshatari mbretit, - “dhe më lejoni të ndeshem
me akuzuesin tim.” - Mbreti, më pas, i tha lordit të ci-
lit i qe dhuruar ky fshat si çiflig: - “Sillni këtu kundër-
shtarin e këtij burri.” - Lordi kishte përzgjedhur një

k204K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

farkëtar që punonte në fshat, e i tha atij: - “Në këtë


duel do të ndeshesh ti.” - Zotëruesi i këtij çifligu don-
te të ishte i sigurt se asnjëri prej fshatarëve nuk do të
vritej, nga frika se mos humbiste një pjesë të të korra-
ve. E këqyra nga koka deri te këmbët farkëtarin. Ishte
një djalosh i fuqishëm, por kërkonte vazhdimisht diç-
ka për të pirë, qoftë ulur qoftë në këmbë. Sa për të
akuzuarin, ai ishte një plak i guximshëm i cili kërciste
pareshtur gishtat në shenjë kundërshtimi. Viskonti,
guvernator i Nablusit, u afrua, i dha secilit prej burra-
ve një heshtë dhe një mburojë, dhe u tha spektatorëve
të formonin një rreth përqark tyre.
Dyluftimi filloi. Plaku e detyroi farkëtarin të
zmbrapsej, e shtyu drejt turmës, dhe mandej u kthye
në qendër të arenës. Pati një shkëmbim kaq të dhun-
shëm goditjesh saqë rivalët dukeshin sikur po u jepnin
trajtë një shtylle unike gjaku. Dyluftimi po zgjaste, pa-
varësisht nga porosia e viskontit, i cili priste me ankth
një mbyllje të shpejtë. - “Më shpejt”, - u klithi ai atyre.
Plaku më në fund zuri të rraskapitej, dhe farkëtari,
duke përfituar nga përvoja, i dha një goditje të tillë
plakut saqë e hodhi përdhe dhe e bëri që t’i binte hesh-
ta nga dora. Mandej iu hodh përsipër dhe u rrek t’i
fuste gishtat në sy, por nuk ia doli, pasi gjaku shpër-
thente ngado. Farkëtari paskëtaj u ngrit në këmbë dhe
i dha fund kundërshtarit me një goditje heshte. Kufo-
ma u lidh menjëherë me një litar dhe u tërhoq zvarrë
deri te një trekëmbësh ku u var. Me këtë shembull ju
mund të kuptoni se ç’drejtësi ka ndërmjet frëngjve!

Indinjata e emirit ishte mëse e sinqertë, pasi drej-


tësia ishte punë serioze në mesin e arabëve të sheku-
llit të dymbëdhjetë. Gjykatësit, apo kadilerët, ishin
k205K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

njerëz që gëzonin respekt të madh dhe para se të


merrnin vendimin, ishin të detyruar t’u nënshtrohe-
shin një procedure të përpiktë të paracaktuar nga Ku-
rani: së pari vinte padia, mandej justifikimi i të aku-
zuarit, në fund dëshmia. ‘Gjykimi i Zotit’ të cilit oksi-
dentalët i drejtoheshin shpesh, arabëve u ngjasonte
me një farsë makabre. Dueli i përshkruar nga kronisti,
ishte vetëm njëra nga format e gjyqit nëpërmjet pafa-
jësisë përmes mbijetesës. Një tjetër ishte prova e zja-
rrit. Ekzistonte gjithashtu dhe tortura e ujit, të cilën
Osama e përshkroi me tmerr:

Kishin bërë një vozë të gjerë që e kishin mbushur


me ujë. Djaloshit mbi të cilin binin dyshimet, iu lidhën
duart, u var pezull me një litar të lidhur në shpatulla
dhe u zhyt në vozë. Nëse ishte i pafajshëm, thanë ata, ai
do të fundosej në ujë, dhe ata do ta nxirrnin së andejmi
me litar. Nëse ishte fajtor, ai do ta kishte të pamundur të
fundosej në ujë. Kur e hodhën në vozë, njeriu fatkeq
bëri çmos për të zbritur në fund, por s’ia doli dot, dhe
kështu s’i mbeti veç t’u nënshtrohej rreptësisë së ligjeve
të tyre - mallkimi i Zotit rëntë mbi ta! Atë mandej e
verbuan me një bizë argjendi të përskuqur në zjarr.

Opinioni i emirit sirian për ‘barbarët’ vështirë se


u rregullua kur ai shtjelloi shkencat e tyre. Në sheku-
llin e dymbëdhjetë, frëngjit ishin shumë më të pra-
pambetur se arabët në të gjitha sferat shkencore dhe
teknike. Por, hendeku ndërmjet lindjes së zhvilluar
dhe perëndimit primitiv ishte më i madh në mjekësi.
Osama vërejti dallimin:

k206K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Një ditë, rrëfen ai, guvernatori frëng i Munajtras,


në malësitë libaneze, i shkroi një letër ungjit tim, sull-
tanit, emirit të Shejzerit, ku i kërkonte të dërgonte një
mjek për të kuruar disa raste urgjente. Ungji përzgjo-
dhi një nga doktorët tanë të krishterë, një burrë të
quajtur Thabit. Nuk kaluan as disa ditë kur ai u kthye
në shtëpi. Ne të gjithë ishim shumë kureshtarë të më-
sonim sesi ia kish dalë të kuronte kaq shpejt pacientët,
dhe kështu e mbuluam me pyetje. Thabiti ia pat: -
“Para meje sollën një kavalier me një gungë në këmbë
dhe një grua që vuante nga dobësia. Kavalierit ia
mbështolla këmbën me allçi dhe gunga iu hap e iu
përmirësua. Gruas i këshillova një dietë që ajo të fi-
llonte e ta merrte veten.” - Por mandej ia behu një
doktor frëng dhe kundërshtoi: - “Ky burrë nuk di t’i
kurojë ata.” - Dhe duke iu drejtuar kavalierit, e pyeti:
- “Çfarë parapëlqen, të jetosh me një këmbë apo të
vdesësh me të dyja?” - Kur pacienti u përgjigj se para-
pëlqente të jetonte me një këmbë të vetme, mjeku ur-
dhëroi: - “Më sillni një kavalier të fuqishëm me një së-
patë të mprehtë lufte.” Kavalieri me sëpatë mbërriti
menjëherë. Doktori frëng vendosi këmbën e të sëmu-
rit në një bllok prerjeje, duke i thënë të sapombërritu-
rit: - “Jepi një goditje të mprehtë që ta presësh pastër.”
- Mu para syve të mi, ai i dha një goditje të parë, por
mandej, meqenëse këmba ishte ende e ngjitur, e goditi
për së dyti. Palca e këmbës shpërtheu në ajër dhe i
plagosuri vdiq në vend. Sa i takon gruas, doktori
frëng e ekzaminoi dhe tha: - “Ajo ka një djall në kokë
që ka rënë në dashuri me të. Pritjani flokët.” - Ata ia
prenë flokët. Mandej gruaja filloi të hante sërish ush-

k207K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

qimin e tyre me hurdha dhe mustardë, gjë e cila ia


përkeqësoi gjendjen. Doktori i tyre konfirmoi: - “Në
kokën e saj duhet të ketë hyrë vetë djalli.” - Pastaj, me
një brisk në dorë, ai hoqi një prerje në formë kryqi,
nxori sheshit kockën e kafkës dhe e fërkoi me kripë.
Gruaja vdiq në vend. Mandej unë i pyeta: - “Keni më
nevojë për mua?” - Ata thanë jo dhe unë u ktheva në
shtëpi, duke mësuar shumë ngaqë nuk e dija nga mje-
kësia e frëngut.
I skandalizuar sa s’bëhet nga injoranca e oskiden-
talëve, Osama ishte madje edhe më i tronditur nga
morali i tyre: - “Frëngjit, - shkroi ai -, nuk kanë asnjë
ndjenjë nderi. Nëse një prej tyre është duke ecur me
bashkëshorten dhe rrugës takon një burrë tjetër, ky i
fundit ia merr dorën gruas dhe e tërheq mënjanë për
t’i folur, ndërsa bashkëshorti rri e pret që ata të mba-
rojnë bisedën. Nëse kjo zgjat për shumë kohë, ai e lë
gruan me bashkëbiseduesin e saj dhe largohet! Emiri
ishte i tronditur: Përfytyroni këtë kontradiktë! Këta
njerëz nuk zotërojnë as xhelozi as nder, ndërkohë që
janë kaq të guximshëm. Guximi, sidoqoftë, vjen ve-
tëm nga ndjenja e nderit dhe nga përbuzja e asaj që
është e ligë!”
Sa më shumë që mësonte për doket e tyre, aq më
shumë të mjeruar i konsideronte Osama oksidentalët.
Ai nuk u admironte asgjë atyre, përveç cilësive të tyre
ushtarake. Mund të mirëkuptohet pra se kur njëri nga
‘miqtë’ që ai kish zënë në mesin e tyre, një kavalier në
ushtrinë e Mbretit Fulk, i propozoi Osamas që t’ia
shpinte në Evropë të birin e ri që të mësohej me rre-
gullat kalorësiake, emiri e refuzoi ftesën me mirësjell-

k208K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

je, duke murmuritur nën zë se më mirë do të parapël-


qente që i biri të shkonte ‘në burg sesa në tokën e
frëngut’. Vëllazirimi me këta të huaj kishte caqet e
veta. Veç kësaj, bashkëpunimi i famshëm ndërmjet
Damaskut dhe Jerusalemit, që i pati dhënë Osmas
mundësinë e papritur për të njohur më mirë oksiden-
talët, shumë shpejt mori pamjen e një intervali të
shkurtër. Një ngjarje spektakolare do të rindizte tani
luftën gjithëpërfshirëse ndaj pushtuesit: të shtunën e
23 shtatorit 1144, qyteti i Edesës, kryeqendër e më të
vjetrit nga katër shtete frënge në Lindjen e Mesme, ra
në duart e atabegut Imaduddin Zenki.
Nëse rënia e Jerusalemit në korrikun e vitit 1099
shënoi kulmin e pushtimit frëng, dhe rënia e Tiros në
korrikun e vitit 1124 përmbylljen e fazës së pushtimit,
rimarrja e Edesës ka hyrë në histori si motori i kun-
dërpërgjigjes arabe ndaj pushtuesve dhe fillesa e mar-
shimit të gjatë drejt fitores.
Askush nuk e priste se pushtimi do të sfidohej në
një mënyrë kaq befasuese. Pa dyshim, Edesa nuk ishte
më shumë se një avanpost e pranisë frënge, por kontët e
saj kishin arritur të integroheshin plotësisht në politikën
e atyre viseve. Sunduesi i fundit perëndimor i këtij
qyteti me shumicë armene ishte Zhosleni II, një burrë i
shkurtër me mjekër e me hundë të spikatur, sy të
kërcyer dhe trup të shtrembër, një njeri që s’ishte shquar
kurrë për guxim apo urtësi. Por nënshtetasit s’e urrenin,
kryesisht ngaqë ishte i biri i një armenase, dhe kushtet
në mbretërinë e tij s’ishin aspak kritike. Ai dhe fqinjët e
tij kënaqeshin me inkursione rutinë të cilat përfundonin
rëndom me armëpushime.

k209K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Por situata ndryshoi në mënyrë dramatike në atë


vjeshtë të vitit 1144. Një manovër e zgjuar ushtarake e
Zenkit i dha fund sundimit gjysmë shekullor frëng në
këto anë të Lindjes së Mesme, ndërsa ai shënoi një fi-
tore që shkundi si të fuqishmit ashtu dhe të përulurit,
që nga Persia e deri në vendet e largëta të Alemanjës
dhe që shërbeu si prelud i një pushtimi të ri të udhë-
hequr nga mbretërit më të mëdhenj të frëngjve.
Raporti më tronditës i pushtimit të Edesës ka ar-
dhur deri tek ne nga një dëshmitar okular, peshkopi
sirian Ebu Ferexh Bazili, i cili ka qenë drejtpërdrejtë i
përfshirë në këto ngjarje. Sjellja e tij gjatë betejës jep
një ilustrim të gjallë të tragjedisë së bashkësive të
krishtera orientale të cilave ai u përkiste. Meqenëse
qyteti ishte nën sulm, Ebu Ferexhi mori pjesë gjallë-
risht në mbrojtje, por njëkohësisht ai simpatizonte më
tepër ushtrinë muslimane se sa ‘mbrojtësit’ perëndi-
morë, për të cilët nuk gëzonte respekt të lartë.
Konti Zhoslen, rrëfen ai, kishte dalë për të bastisur
përgjatë brigjeve të Eufratit. Zenki mësoi për këtë. Më
30 nëntor ai mbërriti në muret e Edesës. Trupat e tij
ishin të numërta sa yjet në qiell. Fushat përreth qytetit
u rrëmbushën me ushtarë. Ngado u ngritën tenda dhe
atabegu e vendosi të tijën në veri të qytetit, përballë
Portës së Orëve, mbi një kodër që vështronte mbi Ki-
shën e të Rrëfyerëve.
Ndonëse shtrihet në luginë, Edesa ishte një qytet i
vështirë për t’u marrë, pasi muret e fuqishme trekën-
dore ngjiteshin mbi kodrat përreth qytetit. Por siç sqa-
ron Ebu Ferexhi, Zhosleni nuk kishte lënë trupa mbrapa.
Kishte lënë vetëm këpucëtarë, endës, tregtarë mëndafshi,

k210K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rrobaqepës dhe priftërinj. Andaj, mbrojtjen e qytetit e


mori në dorë peshkopi frëng, me ndihmën e një prela-
ti armen dhe të vetë kronistit, i cili, megjithatë, ishte
në favor të rënies në ujdi me atabegun.
Zenki, shkruan ai, u dërgoi pareshtur të rrethuarve
propozime për paqe, duke u thënë: - “O njerëz fatkeq!
Mund ta shikoni me sytë tuaj se të gjitha shpresat janë
zvenitur. E çfarë kërkoni ju? E çfarë mund të prisni
tjetër? Kini mëshirë për veten, për gratë tuaja, për
shtëpitë tuaja! Veproni tani, ashtu që qyteti të mos
shkretohet dhe të mos boshatiset nga banorët!” - Por
në qytet s’kishte asnjë komandant të aftë që t’ua im-
pononte të tjerëve vullnetin e tij. Zenki mori si përgji-
gje disa mburrje dhe fyerje trashanike.
Kur pa se xhenierët po çanin tunele nën bedena,
Ebu Ferexhi sugjeroi që Zenkit t’i shkruhej një letër ku të
propozohej armëpushim, dhe peshkopi frëng ra dakord.
‘Letra u shkrua e iu lexua popullit, por një i marrë, një
farë tregtari mëndafshi, doli nga turma, rroku letrën dhe
e grisi.’ Pavarësisht nga kjo, Zenki përsëriti: - “Nëse ju
dëshironi armëpushim për ndoca ditë, ne do t’jua japim,
për të parë nëse do të merrni ndihmë. Por, nëse kjo nuk
ngjet, dorëzohuni dhe mbijetoni!”
Por, nuk mbërriti asnjë ndihmë. Ndonëse, ishte vë-
në në alarm për ofensivën ndaj kryeqytetit të tij, Zhosle-
ni nuk guxonte të maste forcat me atabegun. Ai parapël-
qeu të ngrinte fushim në Tel Bashir, duke pritur që në
ndihmë t’i vinin trupa nga Antioku apo Jerusalemi.

Turqit kishin hequr tashmë themelet e murit veri-


or, dhe në vend të tyre kishin ngritur sasi të mëdha
druri, trarësh dhe binarësh. Zgavrat e ndërmjetme i

k211K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbushën me naftë, dhjamë kafshësh dhe squfur, ashtu


që zjarri të përhapej më lehtë dhe muri të shembej.
Mandej, me urdhër të Zenkit, zjarri u ndez. Tellallët e
kampit të tij dhanë thirrjen e përgatitjes për betejë,
duke u thënë ushtarëve të futen brenda me nxitim në-
përmjet të çarës, sapo muri të shembej, duke u prem-
tuar se do të ishin të lirë të plaçkitnin qytetin sipas qej -
fit për tri ditë. Zjarri përfshiu naftën e squfurin, e
shumë shpejt edhe drunjtë e dhjami i shkrirë u përpinë
nga flakët. Era veriore e frynte tymin drejt mbrojtësve.
Pavarësisht nga fortësia e shkëlqyer, muri u lëkund e
mandej u shemb. Pasi humbën trupa të shumta për të
kaluar nëpërmjet të çarës, turqit hynë në qytet dhe
zunë të masakronin gjindjen pa dallim. Rreth gjashtë
mijë banorë vdiqën gjatë asaj dite. Gra, fëmijë e të rinj ia
mbathën për në kalanë e sipërme për t’i shpëtuar ma-
sakrës. E gjetën derën të mbyllur - për faj të peshkopit të
frëngjve, i cili rojave u kish thënë: - “Mos e hapni portën
pa parë fytyrën time!” - Grupe njerëzish hipën në vargje,
duke shtypur njëri-tjetrin. Një spektakël i dhimbshëm
dhe ngjethës: rreth pesë mijë njerëz, mbase dhe më tepër,
vdiqën mizorisht, të përdredhur, të mbytur, të shtypur në
një masë të vetme mishi të ngjeshur.

Por Zenki ndërhyri personalisht për të ndaluar


vrasjet dhe mandej dërgoi togerin e tij kryesor për t’u
takuar me Ebu Ferexhin. - “I përnderuari Ebu Ferexh,
- tha ai, - ne duam që ju të na betoheni, mbi kryq dhe
mbi Dhjatën e Re, se ju dhe bashkësia juaj do të na
qëndroni besnikë. Ju e dini mjaft mirë se ky qytet ka
qenë një metropol i lulëzuar gjatë dyqind viteve të
qeverisjes arabe. Sot, frëngjit s’kanë as pesëdhjetë vjet
që e kanë pushtuar, dhe tashmë e kanë shkatërruar
atë. Padroni ynë Imaduddin Zenki është i gatshëm
k212K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

t’ju trajtojë mirë. Jetoni në paqe, të sigurt nën autorite-


tin e tij dhe lutuni për jetën e tij!”
Dhe vërtet, vazhdoi Ebu Ferexhi, sirianët dhe armenët
u nxorën nga kalaja dhe të gjithë u kthyen shëndosh e
mirë nëpër shtëpitë e tyre. Mirëpo, frëngjve iu mor
gjithsa kishin: ari, argjendi, vazot e shenjta, kupat, pjatat
kishtare, kryqet e stolisura, dhe sasitë e mëdha të
xhevahirëve. Priftërinjtë, fisnikët dhe dinjitarët u morën
mënjanë, u zhveshën nga petkat, dhe u shpunë në
Alepo të lidhur në zinxhirë. Nga të tjerët, u identifikuan
artizanët, dhe Zenki i mbajti ata si të burgosur, duke e
vënë secilin të punonte në esnafin e tij. Të gjithë frëngjit
e tjerë, rreth njëqind burra, u ekzekutuan.
Me t’u përhapur lajmi për ripushtimin e Edesës,
botën arabe e mbërtheu entuziazmi. Zenkit i mvishe-
shin projektet më ambicioze. Refugjatët nga Palestina
dhe qytetet e shumta bregdetare që ishin në shpurën e
atabegut kishin filluar të flisnin tashmë për ripushti-
min e Jerusalemit, qëllim ky që shumë shpejt do të
shndërrohej në thirrjen e qëndresës ndaj frëngjve.
Pa humbur kohë, kalifi e praroi me tituj prestigjiozë
heroin e momentit: el-melik el-mansur ‘mbreti ngadhë-
njimtar’, zijnët el -slam ‘stolia e Islamit’, nasir emir el-
mu’minin ‘mbrojtës i princit të besimtarëve’. Ashtu si të
gjithë udhëheqësit e epokës, Zenki i lidhte me krenari
këto tituj njëri me tjetrin, si simbole të fuqisë së tij. Në
një shënim të mprehtë satirik, Ibën el-Kalanisi u kërkon
lexuesve të kronikës së tij ta falin që ai shkruan thjesht
‘sulltan’, ‘emir’ apo ‘atabegu kështu e ashtu’, pa ia bash-
kangjitur listën e plotë të titujve. Pasi që nga shekulli i
dhjetë, shpjegon ai, ka patur një shumim kaq të madh ti-

k213K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tujsh honorifikë saqë teksti i tij do të bëhej i palexue-


shëm nëse do të ishte rrekur t’i shënonte të gjithë. Duke
vajtuar me maturi epokën e kalifëve të parë, të cilët kë-
naqeshin me titullin ‘princi i besimtarëve’, madhështor
në thjeshtësinë e tij, kronisti damasken citon disa shem-
buj për të ilustruar argumentin, deri dhe vetë Zenkin në
mesin e tyre. Ibën el-Kalanisi kujton sesa herë që për-
mend Zenkin, ai, për të qenë i saktë, duhet të thotë:

Emiri, gjenerali, madhështori, i drejti, ndihma e Zo-


tit, triumfuesi, i papërsëritshmi, shtylla e fesë, gurthemeli
i Islamit, stolia e Islamit, mbrojtësi i krijesave të Zotit, or-
taku i dinastisë, ndihmësi i doktrinës, madhështia e kom-
bit, nderi i mbretërve, mbështetësi i sulltanëve, ngadhë-
njimtar mbi mosbesimtarët, rebelët dhe ateistët, koman-
dant i ushtrive muslimane, mbreti fitimtar, mbreti i prin-
cave, dielli i të merituarës, mbreti i dy Irakëve dhe i Siri-
së, pushtuesi i Iranit, Bahlauani, Xhihan el-Inasaxh Kut-
lug Tugrulbeg atabeg Ebu Said Zenki ibën es-Sunkur,
mbrojtës i princit të besimtarëve.

Pavarësisht nga karakteri i fryrë me të cilin kro-


nisti damasken nënqesh pa fije mirësjelljeje, titujt me-
gjithatë pasqyronin vendin parësor që Zenki mbante
tashmë në botën arabe. Frëngjit dridheshin me të dë-
gjuar emrin e tij. Hutimi i tyre ishte edhe më i madh,
pasi Mbreti Fulk kishte vdekur pak kohë pas rënies së
Edesës, duke lënë pas dy fëmijë të cilët ishin që të dy
të mitur. Bashkëshortja e tij, e cila garantoi vijimësinë
e kurorës, dërgoi me ngut emisarë në tokën e frëngut
për të shpënë lajmin e katastrofës që sapo kish pllako-
sur popullin e saj. - “Në të gjitha viset e tyre, - shkruan
Ibën Kalanisi, - u lëshuan thirrje që njerëzit të mblidhe-
shin për një mësymje ndaj tokës së Islamit.”
k214K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Si për të vërtetuar drojën e oksidentalëve, Zenki u


kthye në Siri pas fitores, duke u hapur udhën thashethe-
meve se ai po përgatitej për një ofensivë të gjithanshme
ndaj qyteteve më të mëdha të zotëruara nga frëngjit. Fi-
llimisht, këto plane u mirëpritën me entuziasëm në qy-
tetet e Sirisë. Por pak e nga pak, damaskenët filluan të
vinin në pikëpyetje qëllimet e vërteta të atabegut, pasi ai
ishte ngulitur në Baalbek, pikërisht siç kishte vepruar në
vitin 1139, dhe kishte filluar të merrej me ndërtimin e
makinerisë rrethuese. Vallë, nuk ishte ndoshta vetë Da-
masku që ai kishte për qëllim të sulmonte, duke përdo-
rur si pretekst xhihadin?
Nuk do ta mësojmë kurrë këtë, sepse në janarin e
vitit 1146, pikërisht kur përgatitjet e tij për një më-
symje në pranverë dukeshin në përfundim e sipër,
Zenki e gjeti veten të shtrënguar të kthehej sërish drejt
veriut. Spiunët e kishin informuar se Zhosleni i Ede-
sës dhe disa nga miqtë e tij armenë të mbetur në qy-
tet, kishin thurur një kulisë për të masakruar garnizo-
nin turk. Atabegu e mori menjëherë situatën në dorë
me t’u kthyer në qytetin e pushtuar, duke ekzekutuar
përkrahësit e kontit të dikurshëm. Paskëtaj, në për-
pjekje për të fuqizuar grupin anti-frëng në gjirin e po-
pullatës, ai shpërnguli aty tre qind familje çifute, i si-
gurt për mbështetjen e tyre të palëkundur.
Sidoqoftë, ky alarm e bindi Zenkin se do të ishte më
e udhës të hiqte dorë nga çdo përpjekje për të zgjeruar
sundimet e tij, të paktën përkohësisht, dhe në vend të
kësaj të përqendrohej në konsolidimin e tyre. Në veçan-
ti, një emir arab i cili kishte nën kontroll fortesën e fu-
qishme të Xhabarit, të ngritur mbi Eufrat përgjatë udhës

k215K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kryesore nga Alepo drejt Mosulit, kishte refuzuar të


njihte autoritetin e atabegut. Meqenëse kjo mosbindje
mund të kanoste lehtësisht komunikimet ndërmjet dy
kryeqyteteve të tij, Zenki e rrethoi Xhabarin në qersho-
rin e vitit 1146. Ai shpresonte ta merrte fortesën brenda
pak ditëve, por kjo sipërmarrje u vërtetua se ishte më e
vështirë nga ç’pritej. Kaluan tre muaj të gjatë dhe
qëndresa e forcave të rrethuara mënonte të dobësohej.
Një natë shtatori, atabegun e zuri gjumi pasi kishte
pirë sasi të mëdha alkooli. Befas, ai u zgjua nga një zhur-
më në tendën e tij. Kur hapi sytë, pa njërin nga eunukët
e tij, një burrë me origjinë frënge të quajtur Jarankash që
po pinte verë pikërisht nga kupa e tij. Kjo e tërboi atabe-
gun, i cili u përbetua se të nesërmen do ta ndëshkonte
ashpër eunukun. I tmerruar nga zemërimi i zotërisë, Ja-
rankashi priti sa atë ta zinte sërish gjumi, dhe mandej ia
bëri trupin shoshë me goditje kame e u largua për në
Xhabar, ku e përmbytën me dhurata.
Zenki nuk dha shpirt menjëherë. Ndërsa ai ishte
ende gjysmë i ndërgjegjshëm, në tendë hyri njëri nga
ndihmësit e tij të ngushtë. Ibën el-Ethiri kallëzon fjalët
e dëshmitarit:
Kur më pa, atabegu mendoi se unë kisha ardhur për
t’i dhënë goditjen e fundit, dhe duke ma bërë me gisht,
më kërkoi t’i jepja goditjen vdekjeprurëse. I asfiksuar nga
emocionet, unë rashë në gjunjë duke i thënë: - “Zotëri,
kush jua bëri këtë?” - Por ai nuk ishte në gjendje të përgji-
gjej, dhe dha shpirt - Zoti pastë mëshirë për të!

Vdekja tragjike e Zenkit, e ardhur fill pas triumfit


të tij, la një përshtypje të thellë te bashkëkohësit. Ibën
el-Kalanisi e komentoi ngjarjen në vargje:
k216K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Agsholi e gjeti të plandosur në shtrat,


shtrirë aty ku e kish therur kama e eunukut
Ende dremiste në mesin e ushtrisë krenare,
rrethuar nga trimat e tij me shpatat në brez
U shuajt, u shuajt e as pasuritë e as pushteti s’i bënë dobi
Thesaret e tij pre e tjetërkujt ranë, nga të bijtë
dhe kundërshtarët u shqyen
Me vdekjen e tij armiqtë kalërojnë përpara, me në dorë
armët që s’guxuan t’i vringëllinin sa ishte gjallë .

Dhe përnjëmend, kur vdiq Zenki, pati një vrull të


tërbuar për plaçkën. Ushtarët e tij, kaq mirë të disipli-
nuar pak kohë më parë, tani u shndërruan në një hor-
dhi plaçkitësish të pakontrolluar. Thesari i tij, arsenali
i tij, madje dhe sendet personale, u zhdukën sa hap e
mbyll sytë. Mandej ushtria filloi të shpërbëhej. Emirët
grumbulluan njëri pas tjetrit burrat dhe nxituan të
pushtonin ndonjë fortesë, ose të qëndronin në pritje të
rrjedhës së ngjarjeve nga një pozicion më i sigurt.
Kur Muinuddin el-Umeri mësoi për vdekjen e kun-
dërshtarit të tij, ai udhëhoqi menjëherë trupat jashtë Da-
maskut dhe pushtoi Baalbekun, duke vendosur kështu
sërish pushtetin e tij mbi të gjithë Sirinë qendrore bren-
da disa javëve. Rajmondi i Antiokut, duke ringjallur atë
që dukej një traditë e harruar, nisi një inkursion poshtë
mureve të vetë Alepos. Kurse Zhosleni po thurte kom-
plote për të marrë sërish Edesën.
Sagës së shtetit të fuqishëm të themeluar nga Zen-
ki dukej se i kishte ardhur fundi. Në të vërtetë, kjo
sagë sapo kishte zënë fill.

k217K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k218K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e katërt

k219K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k220K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ngadhënjimi
(1146-1187)

Zoti i dhëntë ngadhënjimin Islamit e jo Mahmu-


dit. E kush na qenka ky qen, Mahmudi, për të merituar
ngadhënjimin?
NURUDDIN MAHMUD
Bashkues i Lindjes Arabe
(1117-1174)

8.
Nuruddin, mbreti-shenjt

Vetëm një njeri nuk e humbi toruan në mes të


pështjellimit që sundoi në kampin e Zenkit. Ai ishte
njëzet e nëntë vjeç, burrë i gjatë me lëkurë të zeshkët e
i rruar pastër, me mjekër me majuc, me ballë të gjerë,
me shprehje të butë dhe të paqtë. Ai iu afrua trupit
ende të ngrohtë të atabegut dhe duke u dridhur, i
mori dorën, hoqi unazën me vulën vetjake, simbol ky
i pushtetit, dhe e futi në gishtin e tij. Quhej Nuruddin,
i biri i dytë i Zenkit. Kam lexuar jetëshkrimet e sundues-
ve të kohërave të vjetra, dhe, përveç kalifëve të parë, nuk
kam gjetur askënd kaq të virtytshëm dhe të drejtë sa Nuru-
ddini. Ibën el-Ethiri, praktikisht e çmonte fort këtë
princ, dhe kishte arsye të mira për këtë. Pasi ndonëse
i biri i Zenkit kishte trashëguar nga i ati cilësitë e ash-
k221K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

përsisë, të trimërisë dhe të shtetndërtimit, ai nuk kishte


asnjë nga të metat që e kishin bërë atabegun kaq të urry-
er në syrin e disa prej bashkëkohësve. Ndërsa Zenki
mbillte tmerr me egërsinë dhe mungesën e plotë të
skrupujve, Nuruddini, që nga shfaqja e parë në skenë,
arriti të kultivonte imazhin e një njeriu besimtar, të
rezervuar e të drejtë, që e mbante fjalën dhe që ishte i
përkushtuar për xhihadin kundër armiqve të Islamit.
Dhe ç’ishte më e rëndësishmja - e këtu shtrihej
gjenialiteti i tij - ai u tregua i zoti t’i shkrinte këto vir-
tyte në një armë të shkëlqyer politike. Madje që në
mesin e shekullit të dymbëdhjetë, ai e kuptoi rolin e
paçmueshëm të mobilizimit psikologjik, duke ndërtu-
ar rrjedhimisht një aparat të vërtetë propagandistik.
Disa qindra njerëz të letrave, në pjesën më të madhe
figura fetare, u besuan me misionin e të fituarit ener-
gjikisht të simpatisë së popullit, duke detyruar në
këtë mënyrë udhëheqësit e botës arabe të dyndeshin
përreth flamurit të tij. Ibën el-Ethiri rrëfen ankimin e
një emiri të Xhaziras i cili ishte ‘ftuar’ nga i biri i Zen-
kit për të qenë pjesë e një fushate kundër frëngjve.
Nëse nuk ngutem në ndihmë të Nuruddinit, tha
emiri, ai do të më zhveshë nga zotërimi, pasi tashmë u
ka dërguar letër besimtarëve të devotshëm dhe aske-
tëve ku i kërkon ta ndihmojnë me lutje dhe ku u jep
atyre zemër të nxisin muslimanët për në xhihad.
Madje në këto çaste, secili nga këta burra rri ulur me
dishepujt dhe shokët e tij duke lexuar letrat e Nurud-
dinit, duke qarë e duke më mallkuar mua. Nëse dua
të shmang nxjerrjen prej feje, duhet t’i bindem kërke-
sës së tij.

k222K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Nuruddini e mbikëqyrte personalisht trupën e tij


të propaganduesve. Ai do të porosiste poema, letra
dhe libra, dhe kujdesej gjithmonë që ato të nxirreshin
në kohën kur do të jepnin efektin e dëshiruar. Parimet
e predikuara prej tij ishin të thjeshta: një fe e vetme,
Islami Sunit, gjë e cila nënkuptonte një orvatje të pae-
pur kundër të gjitha ‘herezive’ të përhapura, një shtet
i vetëm që do të rrethonte frëngjit nga të katra frontet,
një synim i vetëm, xhihadi, për të pushtuar rishmi te-
rritoret e pushtuara dhe mbi të gjitha për të çliruar Je-
rusalemin. Gjatë sundimit të tij njëzet e tetë vjeçar,
Nuruddini do t’u bënte thirrje ulemave2 të ndryshëm
për të shkruar traktate që ngrenin lart meritat e Kud-
sit, qytetit të shenjtë, ndërkohë që nëpër xhamia dhe
shkolla u organizuan lexime publike.
Në këto raste, askush nuk la pa ngritur në qiell mu-
xhahidinin më të lartë, muslimanin e paqortueshëm, Nu-
ruddin. Por, ky kult personaliteti ishte jashtëzakonisht i
efektshëm dhe i zgjuar pasi, paradoksalisht, bazohej në
përuljen dhe jetën asketike të të birit të Zenkit.
Sipas Ibën el-Ethirit:
Një herë bashkëshortja iu ankua Nuruddinit se s’i
dilnin paratë për t’ia plotësuar atij nevojat. Ai i kishte
caktuar asaj tre dyqane që i zotëronte në Homs; këto
sillnin rreth njëzet dinarë në vit. Kur ajo zbuloi se kaq
nuk mjaftonin, ai ia ktheu: - “Nuk kam asnjë grimë më
tepër. Me të gjitha paratë që komandoj, unë s’jam
vetëm se ruajtësi i thesarit të muslimanëve, dhe nuk
kam bërë aspak ndërmend t’i tradhtoj ata, e as të
përfundoj në zjarrin e Ferrit për hesapin tënd.”

2 Shumës i alim (arabisht) që do të thotë dijetar. Shën. përkth.

k223K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Fjalë të tilla, të përhapura gjerësisht, rezultonin


veçanërisht turpëruese për princat e atyre viseve, të
cilët jetonin në luks dhe i shtrydhnin nënshtetasit e
tyre deri në kacidhen e fundit. Në fakt, propaganda e
Nuruddinit vinte një theks të madh në taksat që ai
kishte shfuqizuar në tokat nën autoritetin e tij.
Ndërsa vinte në siklet kundërshtarët, i biri i Zen-
kit tregohej shpesh po kaq kërkues nga emirët e tij.
Me kalimin e kohës, ai u bë përherë e më i rreptë për
receptimin fetar. I pakënaqur me përbetimin e tij për
të hequr dorë nga alkooli, ai ia ndaloi dhe ushtrisë së
tij, ashtu si edhe të kishin të bënin me ‘defin, fyellin
apo sende të tjera që shkaktonin pakënaqësinë e Zo-
tit’, siç shpjegon Kemaluddin, kronisti i Alepos, i cili
shton: - “Nuruddini braktisi veshjet luksoze dhe në vend të
kësaj mbulohej me rrecka të përkora.” - Ofiqarët turq të
cilët qenë mësuar me pirjen e tepërt dhe stolisjet e
kushtueshme, nuk ndieheshin gjithmonë rehat me pa-
dronin e tyre, i cili rrallë vinte buzën në gaz dhe me
ç’dukej s’e pëlqente shoqërinë e çallmave të ulemave.
Edhe më pak siguri ngjallte tek emirët prirja e të
birit të Zenkit për të hequr dorë nga titulli i tij, Nu-
ruddin, Drita e Fesë, në favor të emrit të tij, Mahmud.
- “O Zot!, - do të lutej ai para betejës - jepi ngadhënji-
min Islamit e jo Mahmudit. Kush na qenka ky qen, i
quajtur Mahmud, për të merituar ngadhënjimin?” -
Manifestime të tilla përuljeje bënë që ai të fitonte sim-
patinë e të dobtëve dhe besimtarëve, por të pushtetsh-
mit i quanin ato thjesht hipokrizi. Mirëpo duket se ai
ishte i sinqertë në bindjet e veta, ndonëse imazhi i tij
publik padyshim ishte pjesërisht i stisur. Sidoqoftë, ai

k224K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

siguronte rezultate: ishte Nuruddini ai që e shndërroi


botën arabe në një forcë të aftë për të thyer frëngjit,
dhe ishte zëvendësi i tij, Salahuddini, ai që korri frytet
e fitores.
Me vdekjen e të atit, Nuruddini arriti të vinte nën
kontroll Alepon - jo një gjë kushedi se çfarë krahasuar
me zotërimet e paskaj të pushtuara nga atabegu, por
ja që pikërisht kjo modesti fillestare e mbretërimit të
tij, garantoi lavdinë e sundimit të tij. Zenki kishte ka-
luar pjesën më të madhe të jetës duke luftuar ndaj ka-
lifëve, sulltanëve dhe emirateve të ndryshme të Irakut
dhe Xhaziras. I biri do të kishte barrën e kësaj detyre
stërmunduese dhe aspak shpërblyese. Duke ia lënë
Mosulin dhe krahinat përreth të vëllait më të madh,
Sejfuddint, me të cilin ai ruante marrëdhënie të përze-
mërta, duke u siguruar kështu se ai mund të llogariste
mbi një mik të fuqishëm në kufirin e tij lindor, Nu-
ruddini iu përkushtua çështjeve siriane.
Megjithatë, pozita e tij s’ishte aspak e favorshme
kur mbërriti në Alepo në shtatorin e vitit 1146, i sho-
qëruar nga njeriu i tij i besuar, emiri kurd Shirkuh,
ungji i Salahuddinit. Qyteti jetonte sërish nën tmerrin
e kavalierëve të Antiokut, dhe në fund të tetorit, mad-
je para se ai të gjente kohën për të vendosur autorite-
tin përtej mureve të qytetit, Nuruddini mësoi se Zhos-
leni kishte arritur të rimerrte Edesën me ndihmën e
një pjesë të popullatës armene. Edesa nuk ishte një
qytet dosido, si ato që ishin humbur që nga vdekja e
Zenkit: ishte vetë simboli i lavdisë së atabegut, dhe rë-
nia e saj vinte në rrezik të gjithë të ardhmen e dinasti-
së. Nuruddini u kundërpërgjigj me nxitim. Duke ka-

k225K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lëruar ditë e natë, duke braktisur kuajt e sfilitur për-


gjatë rrugës, ai mbërriti në Edesë para se Zhosleni të
kishte kohë për të organizuar një mbrojtje. Konti, bu-
rrëria e të cilit s’ishte forcuar falë sprovave të kaluara,
vendosi të largohej me të rënë nata. Mbështetësit e tij,
të cilët u përpoqën t’i shkonin mbrapa, u kapën dhe u
masakruan nga kalorësia alepase.
Shpejtësia me të cilën u thye kryengritja, i solli të
birit të Zenkit një prestigj të ri për të cilin kishte aq
shumë nevojë regjimi i tij në lindje. Duke nxjerrë më-
simet përkatëse, Rajmondit të Antiokut i ra nisma. Sa
i përket Unarit, ai nxitoi t’i ofronte sunduesit të Ale-
pos dorën e të bijës për martesë.
Kontrata e martesës u hartua në Damaskus, shpje-
gon Ibën el-Kalanisi, në praninë e të dërguarve të Nu-
ruddinit. Puna për veshjen e nuses filloi aty për aty,
dhe sapo ajo u bë gati, të dërguarit u larguan për t’u
kthyer në Alepo.
Pozita e Nuruddinit në Siri ishte në dukje e si-
gurt. Por komplotet e Zhoslenit, inkursionet e Raj-
mondit dhe intrigat e dhelprës së vjetër në Damask,
shumë shpejt do të merrnin një pamje qesharake kra-
hasuar me rrezikun e ri që po përvijohej.

Vinin pa reshtur njoftime - nga Kostandinopoja, nga


territori i frëngut dhe nga viset fqinje gjithashtu - se
mbretërit e frëngjve ishin nisur nga vendet e tyre për të
sulmuar tokat e Islamit. Ata kishin boshatisur provincat e
tyre, duke i lënë pa trupa mbrojtëse, dhe kishin marrë me
vete pasuri, thesare dhe pajisje ushtarake të pamasa.
Thuhej se ata numëronin rreth një milion ushtarë
këmbësorie dhe kalorësie, ndoshta edhe më tepër.

k226K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ibën el-Kalanisi ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur


shkroi këto rreshta, dhe ai pa dyshim s’e kishte harru-
ar se atij i ishte dashur të raportonte një ngjarje të
ngjashme, në kushte thuajse krejtësisht të ndryshme,
gjysmë shekulli më parë.
Vërtet, që nga zanafilla, pushtimi i dytë frëng, i
provokuar nga rënia e Edesës, ngjante si një përsëritje
i të parit. Luzma luftëtarësh u lëshuan mbi Azinë e
Vogël në vjeshtën e 1147, dhe sërish ata bartnin mbi
shpinë dy rripa pëlhure të qepur në formë kryqi. Kur
kaluan Dorilaeumin, ku kishte ngjarë mposhtja histo-
rike e Këllëç Arslanit, i biri i këtij të fundit, Mesudi,
ishte në pritje të tyre, në kërkim të hakmarrjes pesë-
dhjetë vjet më pas. Ai ngriti një varg pritash dhe u
dha atyre disa goditje veçanërisht vdekjeprurëse. Thu-
hej vazhdimisht se forcat e tyre po krasiteshin, kështu që
njerëzit filluan të merrnin frymë më të lehtësuar. Por Ibën
el-Kalanisi shton se pas të gjitha humbjeve që pësuan,
frëngjit thuhej se numëronin ende rreth njëqind mijë. Edhe
këtu, ashtu si gjetkë, shifrat nuk duhen marrë fjalë për
fjalë. Si të gjithë bashkëkohësit e tij, kronisti i Damas-
kut nuk ishte skllav i saktësisë dhe, sidoqoftë, ai e ka
patur të pamundur të verifikonte këto vlerësime. Me-
gjithatë, skrupuloziteti i Ibën el-Kalanisit duhet çmu-
ar, pasi ai shton një ‘thuhet’ sa herë që një shifër i du-
ket e dyshimtë. Ibën el-Ethiri nuk kishte kurrfarë
skrupujsh të tillë, por kur shpaloste interpretimin e tij
vetjak për ndonjë ngjarje, ai tregohej i kujdesshëm ta
përmbyllte me Allahu a’lem, apo ‘Zoti e di’.
Cilado që të ishte fuqia e saktë numerike e push-
tuesve të rinj frëngj, nuk ka asnjë dyshim se forcat e

k227K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tyre, të shtuara atyre të Jerusalemit, Antiokut dhe Tri-


polit, ishin të mjaftueshme për të pezmatuar botën
arabe, e cila i vëzhgonte lëvizjet e tyre me gjithnjë e
më tepër frikë. Një pyetje në veçanti ngrihej paresh-
tur: cilin qytet do të sulmonin ata të parin? Sipas
buonsens-it, ata duhet t’ia fillonin nga Edesa. A nuk
kishin ardhur vallë për t’u hakmarrë për rënien e saj?
Por ata mund të sulmonin po aq mirë edhe Alepon,
duke e goditur në krye fuqinë në ngjitje të Nuruddi-
nit. Në një rast të tillë, Edesa do të binte pothuajse au-
tomatikisht. Në fakt, objektivi s’ishte as njëri qytet as
tjetri. - “Pas grindjeve të gjata mes mbretërve të tyre, -
thotë Ibën el-Kalanisi, - ata më në fund ranë dakord me
njëri-tjetrin për të sulmuar Damaskun, dhe kaq të sigurt
ishin se do ta merrnin, saqë thurën një marrëveshje para-
prake për ndarjen e zotërimeve.”
Të sulmonin Damaskun? Qytetin e Muinuddin el-
Umerit, i vetmi udhëheqës musliman që kishte nën-
shkruar traktat aleance me Jerusalemin? Frëngjit nuk
mund t’i kryenin një shërbim më të madh qëndresës
arabe. Mirëpo, po të vështrohet mirë gjendja, duket se
mbretërit e fuqishëm në krye të këtyre ushtrive të
frëngut besonin se vetëm pushtimi i një qyteti presti-
gjoz si Damasku do të përligjte rrugëtimin e gjatë
drejt lindjes. Kronistët arabë flasin kryesisht për Kon-
radin, mbretin e gjermanëve, pa përmendur në asnjë
vend praninë e Luigjit VII, mbretit të Francës, një per-
sonalitet me të vërtetë pa ndonjë spikatje të madhe.
Sapo u informua rreth planeve të frëngjve, kallë-
zon Ibën el-Kalanisi, emiri Muinuddin filloi përgatitjet
për t’u mbrojtur prej dëmit të tyre. Ai fortifikoi pikat

k228K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kyçe ku druhej se mund të kryhej ndonjë sulm, shpër-


ndau ushtarë përgjatë udhëve, mbushi puset me dhé
dhe shkatërroi burimet e ujit në rrethinat e qytetit.
Më 24 korrik të vitit 1148, trupat frënge mbërritën
para mureve të Damaskut, të ndjekur nga vargje të
gjata me deve që bartnin sendet e tyre. Damaskenët
vërshuan me qindra nga qyteti i tyre për t’iu kundër-
vënë pushtuesve. Në mesin e tyre ishte një teolog i
moshuar me origjinë marokene, el-Findelevi.
Sapo e pa që ai po ecte në krye, Muinuddini iu
afrua, kallëzon Ibën el-Kalanisi, e përshëndeti dhe i tha:
- “O plak i nderuar, mosha jote e madhe të shkarkon
nga të luftuarit. Jemi ne ata që do t’i mbrojmë musli-
manët.” - I kërkoi atij të kthehej pas, por el-Findelevi
refuzoi, duke thënë: - “Unë e kam shitur veten dhe
Zoti më ka blerë.” - Kështu ai iu referua fjalëve të të
Gjithëfuqishmit: - “Zoti ka blerë veten dhe pronën e
besimtarëve, e në këmbim do t’u dhurojë parajsën.” –
el-Findelevi marshoi përpara dhe luftoi frëngjit deri
sa ra nën goditjet e tyre.
Theroria e el-Findelevit u pasua shumë shpejt nga
ajo e një tjetër asketi, një refugjati palestinez të quajtur
el-Halhuli. Por pavarësisht nga akte të tilla heroike,
përparimi i frëngjve nuk u frenua. Ata u shpërndanë
anekënd rrafshinës së Gutës dhe ngritën atje tendat e
tyre, duke iu afruar mureve të qytetit në pika të ndry-
shme. Natën e po asaj dite të parë të betejës, damaske-
nët, duke u frikësuar për më të keqen, zunë të ngrinin
barrikada nëpër rrugë.
Të nesërmen, më 25 korrik, ishte e dielë, njofton
Ibën el-Kalanisi, dhe banorët filluan të ndërmerrnin disa

k229K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mësymje në agim. Beteja reshti vetëm në muzg, kohë në të


cilën të gjithëve u kishin shteruar forcat. Secila palë mandej
u kthye rishmi në pozicionet e veta. Ushtria e Damaskut e
kaloi natën përballë frëngjve, dhe qytetarët bënë roje mbi
mure, pasi ata mund ta shihnin armikun aty pranë.
Mëngjesin e të hënës, damaskenët morën zemër,
pasi ata panë dallgët e kalorësisë turke, kurde dhe
arabe që po vinin nga veriu. Unari u kish shkruar let-
ra të gjithë princave të rajonit ku u bënte thirrje për
përforcime, dhe tani ata kishin filluar të mbërrinin në
qytetin e rrethuar. Pati njoftime se Nuruddini do të
mbërrinte të nesërmen, në krye të ushtrisë së Alepos,
po asdhtu edhe i vëllai i tij, Sejfuddin, në krye të asaj
të Mosulit. Sipas Ibën el-Ethirit, me afrimin e tyre,
Muinuddini u dërgoi nga një mesazh frëngjve të huaj dhe
frëngjve të Sirisë. Ai iu drejtua atyre të parëve me fjalët
më të thjeshta të mundshme: - “Mbreti i Orientit është
rrugës për këtu; nëse ju nuk tërhiqeni, unë do t’ia dorëzoj qy-
tetin atij, dhe ju do të pendoheni.” Për të tjerët, ‘kolonët’,
ai përdori një gjuhë të ndryshme:- “A jeni vallë aq të
marrë sa të ndihmoni këta njerëz kundër nesh? A s’e keni
kuptuar se nëse Damasku bie në dorën e tyre, ata do të rre-
ken t’ju privojnë nga qytetet tuaja? Sa për mua, nëse nuk
jam në gjendje që ta mbroj qytetin, do t’ia dorëzoj Sejfud-
dinit, dhe ju e dini mjaft mirë, se nëse ai merr Damaskun, ju
s’do të jeni më të aftë të ruani pozitat tuaja në Siri.”
Manovra e Muinuddin el-Umerit pati sukses të
menjëhershëm. Pasi arriti një marrëveshje të fshehtë
me frëngjit vendas, të cilët tani morën përsipër t’ia
mbushnin mendjen mbretit të gjermanëve të braktiste
Damaskun para mbërritjes së ushtrive përforcuese, ai

k230K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kërkoi të garantonte suksesin e këtyre intrigave diplo-


matike duke dhuruar shpërblime joshëse. Në të njëj-
tën kohë, ai dërgoi qindra snajperë me harqe në pemi-
shtet përreth qytetit për t’u zënë prita frëngjve dhe
për të mos i lënë ata të qetë. Aty nga mbrëmja e të hë-
nës, mospajtimet e ngritura nga plaku turk finok zunë
të jepnin efekt. Agresorët të demoralizuar befas, ki-
shin vendosur të kryenin një tërheqje taktike për të
rimbledhur forcat dhe tani e gjetën veten të sulmuar
nga damaskenët në një rrafshinë krejtësisht të hapur,
pa asnjë rezervë uji. Brenda pak orëve, pozicioni i tyre
qe bërë kaq i pambrojtur, saqë mbretërit e tyre s’men-
donin më sesi të pushtonin metropolin sirian, por ki-
shin ndërmend vetëm sesi të shpëtonin trupat dhe lë-
kurën e tyre nga asgjësimi. Aty nga mëngjesi i të mar-
tës, ushtritë frënge po zmbrapseshin tashmë drejt Je-
rusalemit, të ndjekur nga burrat e Muinuddinit.
S’kishte asnjë dyshim: frëngjit nuk ishin më si di-
kur. Me ç’dukej, neglizhenca dhe mungesa e unitetit
ndërmjet komandantëve ushtarakë s’ishte më privile-
gji fatkeq i arabëve. A kishte vallë të ngjarë që kjo eks-
peditë e fuqishme frënge, e cila për muaj me radhë
kishte ngjallur tmerr në mbarë Lindjen e Mesme, po
shpërbëhej vetëm pas katër ditë betejë? - “U mendua se
ata po përgatisnin një rreng, - thotë Ibën el-Kalanisi. Por
jo. Pushtimi i ri frëng kishte përfunduar me të vërtetë.
- “Frëngjit gjermanë, - thotë Ibën el-Ethiri, - u kthyen në
vendin e tyre, që shtrihet përtej, matanë Kostandinopojës,
dhe Zoti i shpëtoi besimtarët nga kjo gjëmë.”
Fitorja befasuese ia shtoi prestigjin Umerit dhe
pati si prirje që njerëzit të harronin kompromiset që ai

k231K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kishte bërë me pushtuesin në të kaluarën. Por Muinud-


dini ishte në ditët e mbrame të karrierës. Ai vdiq një vit
pas betejës. - “Një ditë kur e kish tepruar në të ngrënë, siç e
kishte zakon, atë e kaploi sëmundja. U mësua se e kishte
prekur dizenteria. Kjo, - shkruan Ibën el-Kalanisi, - është
një sëmundje e frikshme nga e cila të paktë janë ata që e
marrin veten.” - Me vdekjen e Unarit, pushteti kaloi në
duart e sovranit formal të qytetit, Abakut, pasardhës i
Tugtiginit, një djalosh gjashtëmbëdhjetë vjeçar me
inteligjencë për të ardhur keq i cili nuk do t’ia dilte
kurrë mbanë të qëndronte mbi këmbët e veta.
Fitimtari i vërtetë i betejës së Damaskut ishte pa
pikë dyshimi Nuruddini. Në qershorin e vitit 1149, ai
arriti të thyente ushtrinë e Rajmondit, princit të Antio-
kut, të cilin Shirkuhu, ungji i Salahuddinit, e vrau me
duart e veta. Shirkuhu ia preu kokën dhe ia dorëzoi zo-
tërisë së tij, i cili në bazë të traditës, ia dërgoi kalifit të
Bagdadit në një kuti të argjendtë. Pasi çrënjosi kështu
çdo rrezik frëng nga Siria veriore, i biri i Zenkit ishte i
lirë t’i përkushtohej me të gjitha përpjekjet përmbushjes
së ëndrrës së vjetër të të atit: nënshtrimit të Damaskut.
Më parë, në vitin 1140 qyteti kishte pëlqyer që më mirë
të nënshkruante një aleancë me frëngjit sesa t’i nënshtro-
hej zgjedhës mizore të Zenkit. Por, punët qëndronin
ndryshe tashmë. Muinuddini kishte vdekur, dhe sjellja e
oksidentalëve kishte tronditur deri dhe partizanët e tyre
më të zjarrtë. Mbi të gjitha, fama e Nuruddin s’ngjante
aspak me atë të të atit. Synimi i tij ishte ta bënte për vete
qytetin krenar të umajadëve, e jo ta dhunonte atë.
Kur mbërriti me trupat e tij në pemishtet përreth
qytetit, Nuruddini tregoi se ishte më i shqetësuar të fi-

k232K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tonte simpatinë e popullatës sesa të përgatitej për një


sulm. - “Nuruddini, - njofton Ibën el-Kalanisi, - veproi
me dashamirësi ndaj fshatarëve dhe nuk ua imponoi praninë
e tij atyre. Në të gjithë Damaskun dhe zotërimet e qytetit,
njerëzit iu lutën Zotit për të.” - Kur pak kohë pas mbë-
rritjes së tij, ranë shira të bollshëm që i dhanë fund një
thatësire të gjatë, popullsia ia mveshi Nuruddinit
fundin e vuajtjeve të tyre. ‘Ndodhi falë tij,’ thanë ata,
‘dhe në sajë të drejtësisë dhe sjelljes së tij shembullore.’
Ndonëse ambiciet e tij kishin natyrë mëse të
qartë, zotëria i Alepos refuzoi të sillej si pushtues.
Nuk kam ngritur fushim këtu që të bëj luftë kundër
jush apo të ngrej rrethim, shkruajti ai në një letër drejtuar
parisë së Damaskut. Për të vepruar në këtë mënyrë, jam
nxitur vetëm nga ankesat e shumta të muslimanëve,
pasi frëngjit i kanë plaçkitur fshatarët dhe i kanë ndarë
ata nga fëmijët, dhe ata nuk ka kush t’i mbrojë. Meqenë-
se Zoti më ka dhuruar fuqinë për t’u dhënë ndihmë
muslimanëve dhe për të shpallur luftë ndaj mosbesim-
tarëve, dhe meqenëse jam në krye të një pasurie të
madhe dhe të një numri të madh burrash, do ta kisha të
palejueshme të shpërfillja muslimanët dhe të mos
merrja në dorë mbrojtjen e tyre, sidomos meqenëse unë
jam në dijeni të plotë se ju s’jeni në gjendje të mbroni as
provincat tuaja dhe meqë jam i vetëdijshëm për degra-
dimin tuaj, që ju shtrëngoi të kërkoni ndihmën e frëngj-
ve dhe t’u jepni atyre pronat e shtetasve tuaj më të var-
fër, shtetas të cilëve ju u keni bërë padrejtësi kriminale.
Kjo s’e kënaq as Zotin e as muslimanin.
Kjo letër shpalosi në tërësi finesën e strategjisë së
sunduesit të ri të Alepos, i cili tani prezantohej si mbroj-

k233K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tës i damaskenëve, në veçanti të atyre pa prona, duke


kërkuar kështu qartazi t’i ngrinte ata kundër sunduesve
të tyre. Kundërpërgjigjja e këtyre të fundit thjesht sa
ndihmoi të afronte më tepër qytetarët me të birin e
Zenkit. ‘Mes nesh tani gjendet vetëm shpata,’ thanë ata.
‘Frëngjit do të na vinë në ndihmë që të mbrohemi.’
Pavarësisht nga simpatia që kishte fituar në mesin
e popullatës, Nuruddini preferoi të mos përballej me
forcat e bashkuara të Jerusalemit dhe Damaskut, e
kështu ra dakord të tërhiqej drejt veriut. Por jo pa
nxjerrë më parë një farë dobie: emri i tij do të përmen-
dej tashmë në predikimin e së premtes fill pas emrave
të kalifit dhe sulltanit, sikundër me emrin e tij u shty-
pën edhe monedha; një manifestim i zakonshëm bes-
nikërie në qytetet muslimane që kërkonin të kënaqnin
pushtuesit.
Nuruddini u inkurajua nga ky sukses i pjesshëm.
Një vit më vonë, ai u kthye sërish me trupat e tij në
zonën e Damaskut, duke i dërguar një letër tjetër
Abakut dhe prijësve të tjerë të qytetit. - “Unë nuk dë-
shiroj asgjë më shumë sesa thjesht mirëqenien e muslima-
nëve, xhihad kundër të pafeve dhe lirimin e të burgosurve
që mbajnë ata. Nëse kaloni në anën time me ushtrinë e Da-
maskut, nëse ndihmojmë njëri-tjetrin për të shpallur xhiha-
din, dëshira ime do të jetë e plotësuar.” - Përgjigjja e vet-
me e Abakut ishte të kërkonte sërish ndihmën e frën-
gjve, të cilët tani marshonin nën flamurin e mbretit të
tyre të ri Balduini III, i biri i Fulkut. Ata ia behën me-
njëherë dhe ngritën fushim në portat e Damaskut për
disa javë. Madje kavalierët morën leje të endeshin në-
për suke sipas dëshirës, gjë e cila zgjoi pashmangsh-

k234K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mërisht tension te popullata e qytetit, nga kujtesa e së


cilës nuk qe shuar akoma kujtimi i të rënëve të tri vi-
teve më parë.
Nuruddini vazhdoi të shmangte me kujdes çdo
përballje me partnerët e koalicionit. Ai tërhoqi trupat
nga rrethinat e Damaskut, duke pritur kthimin e frën-
gjve në Jerusalem. Për të, beteja ishte kryesisht politi-
ke. Duke luajtur me gjithë energjinë me zemërimin e
qytetarëve, ai u shkroi letër pas letre damaskenëve të
spikatur dhe udhëheqësve fetarë ku denonconte tra-
dhtinë e Abakut. Ai gjithashtu ra në kontakt me ofice-
rët e shumtë ushtarakë të irrituar nga bashkëpunimi i
hapur i Abakut me frëngjit. Për të birin e Zenkit, tash-
më nuk ishte e rëndësishme thjesht nxitja e protestave
që do ta vinin Abakun në pozitë të vështirë, por orga-
nizimi i një rrjeti bashkëfajtorësh brenda qytetit të lak-
muar të cilët mund ta shtynin Damaskun drejt kapitu-
llimit. Ky mision delikat iu besua të atit të Salahuddi-
nit. Në vitin 1153, pas një organizimi mjeshtëror, Eju-
bi përnjëmend ia kish dalë mbanë të fitonte asnjëanë-
sinë dashamirëse të milicisë urbane, komandant i së
cilës ishte një vëlla i vogël i Ibën el-Kalanisit. Persona-
litete të ndryshme të ushtrisë u rreshtuan në një qënd-
rim të ngjashëm, kështu që izolimi i Abakut rritej ditë
pas dite. Në fund, atij nuk i mbeti veç një grusht i vo-
gël emirësh të cilët vazhdonin ta nxisnin të mos dorë-
zohej. Pasi kishte vendosur të lante hesapet me këta
përkrahës të fundit të linjës së ashpër, Nuruddini arri-
ti t’i dërgonte sunduesit të Damaskut informata të rre-
me se brenda anturazhit të tij po thurej një komplot.
Pa u shqetësuar të zbulonte më parë nëse informatat

k235K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ishin apo jo të bazuara, Abaku ekzekutoi ose burgosi


menjëherë disa prej bashkëpunëtorëve. Tashmë ai
gjendej në izolim të plotë.
Mbetej për t’u kryer një operacion i fundit. Papri-
tur Nuruddini filloi të zinte në rrugë të gjitha karvanet
e ushqimit që udhëtonin drejt Damaskut. Brenda dy
ditësh çmimi i një thesi me grurë u rrit nga gjysmë di-
nari në njëzet e pesë dinarë, dhe popullata filloi t’i dru-
hej një zie të mundshme buke. Tashmë mbetej vetëm
që agjentët e sunduesit të Alepos të bindnin opinionin
publik se nuk do të kishte patur asnjë mungesë ush-
qimi nëse Abaku nuk do të kishte zgjedhur të bënte
aleancë me frëngjit kundër bashkëfetarëve të Alepos.
Më 18 prillin e vitit 1154, Nuruddini u rikthye në
portat e Damaskut me trupat e tij. Aabaku i dërgoi së-
rish një mesazh urgjent Balduinit. Por kësaj radhe
mbreti i Jerusalemit s’kishte kohë për të vepruar.
Më 25 prill u ndërmor sulmi përfundimtar në
anën lindore të qytetit:
Muret nuk i mbronte askush, njofton kronisti i Da-
maskut, as ushtarë e as qytetarë, përveç një grushti
turqish të ngarkuar me ruajtjen e një kulle. Një nga
ushtarët e Nuruddinit nxitoi drejt një bedeni, në majë
të të cilit qëndronte një grua çifute, e cila i hodhi atij
një litar. Duke u kapur pas litarit, ai ngjiti murin dhe
mbërriti në majën e bedenit pa u vënë re nga askush.
Ai u ndoq nga shumë prej shokëve të tij, të cilët shpa-
losën një flamur, e vendosën në majë të murit dhe fi-
lluan të thirrnin: ja mansur, ‘O fitimtar!’ Trupat dhe
popullata damaskene hoqën dorë nga çdo qëndresë,
për shkak të simpatisë për Nuruddinin, si dhe për

k236K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

drejtësinë dhe famë e tij të mirë. Një xhenier vrapoi


drejt Bab e-shSharkut, porta lindore e qytetit, dhe
shkatërroi me kazmë mekanizmin e mbylljes. Ushta-
rët vërshuan përmes portës dhe u derdhën përgjatë
arterieve kryesore të qytetit pa hasur në asnjë kundër-
shti. Edhe Bab Tuma, Porta e Thomait, u hap katërsh
për trupat. Në fund, Mbreti Nuruddin bëri hyrjen e
tij, i shoqëruar nga shpura, për kënaqësinë e madhe të
banorëve dhe të ushtarëve, të cilët ishin të gjithë të
munduar nga frika e urisë dhe tmerri i të qenit nën
rrethimin e frëngut të pafe.
Bujar në fitore, Nuruddini i dhuroi Abakut dhe
bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë çifligje në krahinën
e Homsit, si dhe i lejoi të largoheshin me të gjitha pro-
nat e tyre.
Nuruddini e kishte pushtuar Damaskun më tepër
në sajë të bindjes sesa të forcës, me përleshje të pakta
dhe pa gjakderdhje. Qyteti që për një çerek shekulli u
kishte bërë qëndresë të fortë të gjithë atyre që kërko-
nin ta nënshtronin, qoftë asasinëve, frëngjve apo për-
krahësve të Zenkit, kishte lejuar të joshej nga këmbën-
gulja e ëmbël e një princi, i cili premtoi të garatonte si-
guri dhe të respektonte sovranitetin e qytetit. Damas-
ku nuk do të pendohej për këtë vendim, dhe falë Nu-
ruddinit dhe pasuesve të tij, qyteti gëzoi një nga epo-
kat më të lavdishme të historisë së tij.
Ditën pas fitores, Nuruddini mblodhi ulematë, ka-
dilerët dhe tregtarët, dhe mbajti para tyre një fjalim qe-
tësues; ai gjithashtu solli me vete rezerva të mëdha ush-
qimore dhe shfuqizoi një numër taksash që preknin
tregtinë e frutave, sukun e perimeve dhe shpërndarjen e

k237K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ujit. U hartua një dekret i posaçëm, që u shpall nga hyt-


bja të premten pasuese, pas faljes. Tetëdhjetë vjeçari
Ibën el-Kalanisi ishte ende në skenë për të ndarë gëzi-
min e bashkëqytetarëve. - “Popullata duartrokiti”, - bën
me dije ai. - “Qytetarët, fshatarët, gratë, të skamurit; të gjithë
i drejtuan lutje të hapura Zotit që Nuruddinit të kishte jetë të
gjatë dhe që flamujt e tij të ishin përherë ngadhënjimtarë.”
Për herë të parë që nga fillesa e luftërave frënge, dy
metropolet madhështore siriane, Alepo dhe Damasku,
ishin të bashkuar në një shtet të vetëm, nën autoritetin e
një princi 37 vjeçar i cili ishte i vendosur të mos reshte së
luftuari kundër pushtuesit. Në fakt, e gjithë Siria
muslimane ishte e bashkuar tashmë, përveç emiratit të
vogël të Shejzerit, ku dinastia Munkidhite ruante akoma
autonominë. Por jo për shumë kohë, pasi historia e këtij
shteti të vogël do të tronditej në mënyrën më të mprehtë
dhe më të papritur të imagjinueshme.
Në gusht 1157, ndërsa në Damask qarkullonin
zëra se Nuruddini po përgatitej për një fushatë të her-
shme kundër Jerusalemit, një tërmet jashtëzakonisht i
dhunshëm rrënoi mbarë Sirinë, duke mbjellë vdekje
në mesin e arabëve dhe të frëngjve. Disa kulla të mu-
reve të qytetit të Alepos u shembën dhe popullata e
tmerruar u shpërnda nëpër fshatrat përreth. Në Ha-
rran, toka u ça kaq thellë saqë nëpërmjet zgavrës së
pamasë mund të shiheshin mbetjet e një qyteti të lash-
të. Në Tripoli, Bejrut, Tiro, Homs dhe Marra, pati të
vdekur të panumërt; një mori ndërtesash u shembën.
Por më shumë se të tjerët, kataklizmi goditi më
rëndë dy qytete: Haman dhe Shejzerin. Thuhet se në
Hama një mësues, i cili kishte dalë nga klasa për të

k238K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kryer një nevojë natyrore në një fushë të zbrazët aty


afër, kur u kthye e gjeti shkollën të shembur dhe të
gjithë nxënësit të vdekur. I tronditur, ai u ul i vetmuar
mbi rrënoja duke vrarë mendjen sesi do t’ua jepte
këtë lajm prindërve, por asnjëri prej këtyre të fundit
nuk mbijetoi për të kërkuar fëmijët.
Në po të njëjtën ditë, në Shejzer, sovrani i qytetit,
emiri Muhamed ibën Sulltan, i afërm i Usamas, po or-
ganizonte një pritje në kala për të kremtuar rrethprer-
jen e të birit. Të gjithë dinjitarët e qytetit ishin mble-
dhur atje, krahas anëtarëve të familjes sunduese, kur
befas toka zuri të dridhej. Muret u rrëzuan, duke as-
gjësuar të gjithë të pranishmit. Emirati i munkidhitë-
ve thjesht reshti së ekzistuari. Usama, i cili atëbotë
ishte në Damask, ishte njëri nga anëtarët e paktë të fa-
miljes që mbijetuan. I prekur thellë, ai shkroi: - “Vdekja
nuk përparoi hap pas hapi për të shkatërruar njerëzit e racës
sime, për t’i asgjësuar ata veçmas apo për t’u dhënë atyre
goditjen e fundit dy e nga dy. Ata vdiqën të gjithë së bashku
me një të pulitur të syve, dhe pallatet e tyre u bënë varret e
tyre.” - Mandej ai shtoi i hidhëruar: - “Tërmeti goditi këtë
vend mospërfillës thjesht për ta zgjuar nga plogështia.”
Tragjedia e munkidhitëve frymëzoi bashkëkohë-
sit të reflektonin së tepërmi mbi kotësinë e çështjeve
njerëzore. Thënë në një formë më pak romantike, ka-
taklizmi u dha njerëzve mundësinë të pushtonin ose
të plaçkitnin pa u ndëshkuar në qytetet dhe fortesat e
shkretuara, muret e të cilave ishin bërë pluhur e hi.
Shejzeri në veçanti u sulmua menjëherë, si nga asasi-
nët ashtu dhe nga frëngjit, para se përfundimisht ta
merrte ushtria e Alepos.

k239K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në tetorin e vitit 1157, Nuruddini u sëmur ndërsa


po udhëtonte nga qyteti në qytet për të mbikëqyrur
restaurimet e mureve. Prognoza e mjekut damasken
Ibën el-Vakar, i cili udhëtonte gjithmonë krah tij, nuk
linte shumë shpresa. Princi qëndroi mes jetës dhe
vdekjes për një vit e gjysmë, kohë në të cilën frëngjit
zaptuan disa fortesa dhe ndërmorën një varg inkur-
sionesh në rrethinat e Damaskut. Por Nuruddini për-
fitoi nga kjo periudhë mosveprimi për të medituar
mbi fatin e tij. Gjatë pjesës së parë të sundimit, ai kishte
bashkuar Sirinë muslimane nën mbrojtjen e tij dhe i
kishte dhënë fund luftërave vdekjeprurëse që kishin do-
bësuar vendin. Tani atij i duhej të shpallte xhihad për të
marrë sërishmi qytetet e mëdha të pushtuara nga
frëngjit. Disa prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë,
sidomos alepasit, sugjeruan që ai t’ia fillonte nga
Antioku, por për befasinë e tyre më të madhe, Nu-
ruddini e kundërshtoi këtë ide. Historikisht, shpjegoi ai,
ky qytet u përket rumëve. Çdo përpjekje për ta mbër-
thyer do të joshte bizantinët të ndërhynin drejtpërdrejtë
në çështjet siriane, dhe kjo do të detyronte ushtritë
muslimane të luftonin në dy fronte. Jo, këmbënguli ai,
rumët nuk duhen provokuar. Në vend të kësaj, ata do të
rrekeshin të merrnin rishtazi një qytet të rëndësishëm
bregdetar, ose madje, në dashtë Zoti, Jerusalemin.
Fatkeqësisht për Nuruddinin, shumë shpejt ngjar-
jet do të përligjnin shqetësimet e tij. Në vitin 1159, kur
sapo kish filluar të merrte veten nga sëmundja, ai më-
soi se në Sirinë veriore ishte mbledhur një ushtri e fu-
qishme bizantine e komanduar nga perandori
Manuel, i biri dhe pasuesi i Gjon Komnenusit. Nurud-

k240K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dini nisi me shpejtësi ambasadorë te perandori për t’i


dhënë një mirëseardhje të hijshme. Kur i priti ata, ba-
zileu, burrë i mençur me një qëndrim madhështor
dhe me një interes të sinqertë për mjekësinë, u dekla-
roi atyre synimin për të ruajtur marrëdhëniet më të
përzemërta të mundshme me zotërinë e tyre. Nëse
kishte ardhur në Siri, i garantoi ata, e kishte bërë këtë
vetëm sa për t’u dhënë një mësim sunduesve të An-
tiokut. Duhet kujtuar se njëzet vjet më herët, i ati i
Manuelit kishte mbërritur në Siri gjithashtu, në dukje
me të njëjtin synim, por kjo nuk e kishte penguar atë
që të bënte një alancë me oksidentalët kundër musli-
manëve. Megjithëkëtë, ambasadorët e Nuruddinit
nuk i vunë në dyshim fjalët e bazileut. Ata e njihnin
zemërimin që ndienin rumët thjesht nga përmendja e
emrit të Rejnaldit të Shatijonit, kavalieri i cili ishte në
krye të Antiokut që nga viti 1153 - një njeri brutal,
arrogant, cinik dhe i përbuzshëm i cili për arabët do
të bëhej simboli i gjithçkaje të ligë që kishin frëngjit
dhe të cilin Salahuddini do të përbetohej se do ta vris-
te me duart e veta.
Princi Rejnald, të cilin kronistët e quajtën ‘Brins
Arnat’, mbërriti në Lindjen e Mesme në vitin 1147, i
ngërthyer tashmë në mentalitetin anakronik të push-
tuesve të parë: ishte i etur për flori, gjak dhe pushti-
me. Pak kohë pas vdekjes së Rajmondit të Antiokut, ai
ia doli që fillimisht ta joshte e mandej të martohej me
të vejën e Rajmondit, duke u bërë kështu zot i qytetit.
Zhvatjet, pa kaluar shumë kohë, e kishin bërë të urry-
er jo vetëm në sytë e fqinjëve të tij alepas, por edhe
për rumët dhe vetë shtetasit e tij. Në vitin 1156, me

k241K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pretekstin se Manueli kishte refuzuar t’i paguante një


shumë të premtuar, ai vendosi të hakmerrej duke or-
ganizuar një inkursion ndëshkues ndaj ishullit bizan-
tin të Qipros, dhe për këtë i kërkoi patriarkut të An-
tiokut të financonte ekspeditën. Kur kleriku ngurroi
për një çast, ai u flak në burg dhe u torturua; mandej
ia ngjyen plagët me mjaltë dhe e lidhën me zinxhirë
duke e lënë nën diell për një ditë të tërë, me trupin që
iu sulmua nga mijëra insekte.
Në fund, s’është aspak çudi: patriarku hapi thesarin
e tij dhe princi pasi grumbulloi një flotilje, zbarkoi në
brigjet e ishullit mesdhetar, mposhti pa shumë mund
garnizonin e vogël bizantin dhe ndërseu njerëzit e tij
nëpër ishull. Qiproja nuk e mori kurrë veten nga ajo që i
ndodhi në atë pranverë të 1156. Të gjitha fushat e
kultivuara të ishullit u shkatërruan sistematikisht, nga
veriu në jug; e gjithë gjëja e gjallë u ther; pallati, kishat
dhe manastiret u bastisën, dhe gjithçka që nuk u arrit të
merrej, ose u rrënua ose u dogj. Gratë u përdhunuan,
pleqtë e fëmijët u shkuan në teh; burrat e kamur u
morën peng, kurse të skamurve iu pre koka. Para se të
largohej i ngarkuar me prenë e grabitur, Rejnaldi dha
urdhër që të mblidheshin të gjithë priftërinjtë dhe
murgjit grekë; ai mandej para se t’i dërgonte në
Kostandinopojë i gjymtoi duke u prerë hundën.
Manuelit s’i mbetej vetëm se të kundërpërgjigjej.
Por, si pasardhës i perandorëve të Romës, ai s’mund
ta bënte këtë në një mënyrë tipikisht të thjeshtë. Ai
duhet të restauronte prestigjin e cenuar duke e posh-
tëruar botërisht kavalierin kusar të Antiokut. Sapo
Rejnaldi dëgjoi se ushtria perandorake kishte marrë

k242K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rrugën për në Siri, ai kuptoi se çdo qëndresë do të


ishte e pavlerë dhe vendosi të kërkonte falje. Me prir-
jen e fryrë për servilizëm po aq sa për arrogancë, ai u
paraqit i zbathur në kampin e Manuelit, i veshur si ly-
pës, dhe u shtri para fronit perandorak.
Ambasadorët e Nuruddinit ishin të pranishëm në
këtë skenë. Ata panë ‘Brins Arnatin’ të shtrihej në rërë
nën këmbët e bazileut, i cili me ç’duket pa denjuar të
vërente praninë e tij, vijoi bisedën me miqtë, duke pri-
tur të kalonin disa minuta para se përfundimisht të
hidhte sytë nga kundërshtari, dhe me një gjest nënç-
mues ta urdhëronte të ngrihej.
Rejnaldi u fal, dhe rrjedhimisht arriti të ruante prin-
cipatën e tij, por prestigji i tij në Sirinë veriore u nxi
njëherë e mirë. Në fakt, vitin vijues ai u zu rob nga ush-
tarët alepas gjatë njërit prej ekskursioneve të tij plaç-
kitëse në veri të qytetit, dhe kaloi gjashtëmbëdhjetë vjet
në robëri para se të shfaqej sërish në skenë, për të luajtur
edhe një herë njërin nga rolet më të neveritshme.
Sa i përket Manuelit, autoriteti i tij do të rritej
ndjeshëm pas kësaj ekspedite. Ai ia doli të impononte
pushtetin e tij feudal si mbi principatën frënge të An-
tiokut ashtu edhe mbi shtetet turke të Azisë së Vogël,
duke i ridhënë kështu perandorisë një rol përcaktues
në çështjet siriane. Ky rigjallërim i fuqisë ushtarake
bizantine, i fundit në historinë e perandorisë, vizatoi
nga e para hartën e konfliktit ndërmjet arabëve dhe
frëngjve. Kërcënimi i vazhdueshëm në kufi që para-
qisnin tashmë rumët, e frenoi Nuruddinin të fillonte
ripushtimin që kishte dëshiruar. Por meqenëse fuqia e
të birit të Zenkit zmbrapste çdo tendencë ekspansio-

k243K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

niste nga ana e frëngjve, situata në Siri mbeti në të


vërtetë në vendnumëro.
Mandej, papritmas, sikur energjitë e ndryra të
arabëve dhe frëngjve të ishin në kërkim të një rrugë-
dalje tjetër, epiqendra e luftës u zhvendos në një tea-
tër të ri operacionesh: në Egjipt.

k244K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

9.
Vërshimi për Nilin

- “Ungji im Shirkuh u kthye nga unë dhe më tha: -


Jusuf, mblidh gjërat , do të largohemi.- Kur dëgjova
këtë urdhër, ndjeva sikur në zemër më kishin ngulur
një kamë, dhe iu përgjigja: - Në emër të Zotit, edhe si-
kur të më japin mbretërinë e mbarë Egjiptit, unë nuk
shkoj atje.’’
Njeriu i cili tha këto fjalë nuk ishte askush tjetër
veç Salahuddinit, ndërsa kujtonte fillesat e ndrojtura
të aventurës që një ditë do ta bënte një nga sovranët
më të shquar të historisë. Me sinqeritetin e admirue-
shëm, tipike për gjithçka që ai nxirrte nga goja, Sala-
huddini bëri kujdes që të mos pretendonte se kishte
patur ndonjë rol në suksesin e epikës egjiptiane. -“Në
fund unë shkova me ungjin tim, - shtoi ai. - Ai push-
toi Egjiptin, e mandej vdiq. Zoti paskëtaj më la në
duar një pushtet që unë s’e kisha pritur kurrë.” - Në
fakt, ndonëse Salahuddini u shfaq si përfituesi i madh
i ekspeditës egjiptiane, ai vërtet nuk pati asnjë rol
kryesor. Dhe as Nuruddini, ndonëse toka e Nilit u
pushtua në emrin e tij.
Protagonistët e vërtetë të kësaj fushate që zgjati nga
viti 1163 deri në 1169, ishin tre personalitete të jash-
tëzakonshme: Shaveri, një vezir egjiptian intrigat djallë-
zore të të cilit i përmbytën viset me gjak dhe hekur,
Amori, një mbret frëng kaq i obsesionuar me idenë e

k245K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zaptimit të Egjiptit saqë ai e pushtoi këtë vend pesë herë


në gjatë vjet; si dhe Shirkuhu, ‘luani’, një general kurd i
cili tregoi se ishte një nga gjenitë ushtarakë të asoepoke.
Kur Shaveri mori pushtetin në Kajro në dhjetorin
e vitit 1162, ai zuri një rol dhe një përgjegjësi që e
shpërblenin mbajtësin e tyre me nderime dhe pasuri.
Por, ai nuk ishte i pandërgjegjshëm për anën tjetër të
medaljes: nga pesëmbëdhjetë udhëheqësit e mëpar-
shëm të Egjiptit, vetëm njëri ishte larguar i gjallë nga
detyra. Të gjithë të tjerët ishin vrarë, ndonëse metodat
ndryshonin: ose ishin varur, ose u ishte prerë koka,
ose ishin therur për vdekje, kryqëzuar, helmuar, lin-
çuar nga turma; njëri ishte vrarë nga i biri i adoptuar,
kurse një tjetër nga vetë i ati i tij. Me fjalë të tjera, nuk
ka asnjë arsye për të menduar se ky emir lëkurëzesh-
kët me tëmtha të përhimët do të lejonte t’i kufizohej
liria e veprimit pa u treguar më parë i paskrupullt. Në
çastin e ngjitjes në pushtet, ai masakroi pa humbur
kohë pararendësin (bashkë me të gjithë familjen), dhe
ia përvetësoi arin, gurët e çmuar dhe pallatin.
Por, rrota e fatit vazhdoi të rrokullisej. Pas nëntë
muajsh në pushtet, veziri i ri rrëzohet vetë nga push-
teti nga njëri prej zëvendësve të tij, një burrë i quajtur
Dirgam. Duke qenë se u paralajmërua në kohë, Sha-
veri arriti të largohej gjallë nga Egjipti, dhe kërkoi
strehim në Siri, ku u orvat të fitonte përkrahjen e Nu-
ruddinit në përpjekje për të rimarrë pushtetin. Ndo-
nëse mysafiri ishte inteligjent dhe një orator i vërtetë,
i biri i Zenkit fillimisht nuk ia vuri fort veshin. Mirëpo
shumë shpejt, ngjarjet do ta detyronin Nuruddinin të
ndryshonte qëndrim.

k246K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Jerusalemi me sa dukej po ndiqte nga afër kryen-


gritjet në Kajro. Në shkurtin e vitit 1162, frëngjit ki-
shin një mbret të ri, një burrë me ambicie të pashter-
shme: arabët e quanin ‘Morri’, nga fjala franceze
‘Amaury’ (Amori); ai ishte i biri i dytë i Fulkut. Duk-
shëm i ndikuar nga propaganda e Nuruddinit, ky
monark 26 vjeçar po rrekej të kultivonte rreth vetes
imazhin e një njeriu të esëllt e fetar, i përkushtuar
ndaj studimit fetar dhe i shqetësuar për drejtësinë.
Por, ngjashmëria ishte vetëm në pamje të jashtme.
Mbreti frëng kishte më tepër guxim sesa urtësi, dhe
pavarësisht nga gjatësia e madhe si dhe flokët e koka
mbresëlënëse, atij i mungonte në veçanti madhështia.
Shpatullat i kishte të holla në mënyrë të çrregullt; atë
e kapnin shpeshherë shpërthime kaq të gjata e të
zhurmshme të qeshurash, saqë pjesëtarët e shpurës së
tij skuqeshin nga turpi; ai gjithashtu vuante nga bel-
bëzimi gjë e cila s’ia lehtësonte kontaktet me të tjerët.
Amori ishte i nxitur nga një mani e vetme: pushtimi i
Egjiptit, dhe vetëm ndjekja e palodhur e kësaj ëndrre i
dha personalitetit të tij një farë stature.
Synimi i tij dukej vërtetë tundues. Udha drejt Ni-
lit ishte e hapur për kavalierët perëndimorë që nga
viti 1153, kur ata morën Ashkelonin, bastionin e fun-
dit fatimid në Palestinë. Veç kësaj, që nga 1160, vezi-
rët e njëpasnjëshëm egjiptianë, të zhytur në grindjet e
tyre me rivalët vendas, u paguanin një haraç vjetor
frëngjve në këmbim të abstenimit të këtyre të fundit
nga çdo ndërhyrje në çështjet egjiptiane. Fill pas rrëzi-
mit të Shaverit, Amori përfitoi nga pështjellimi që
mbizotëronte në tokën e Nilit për të pushtuar, me pre-

k247K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tekstin e thjeshtë se shuma e duhur, gjashtëdhjetë


mijë dinarë, nuk ishte paguar në kohë. Pasi kapërceu
gadishullin e Sinait ashtu si dhe bregdetin mesdhetar,
Amori rrethoi qytetin e Bilbajsit, që gjendej në një
degë të Nilit e cila do të thahej në shekujt e ardhshëm.
Mbrojtësit e qytetit fillimisht mbetën të shtangur dhe
mandej zunë të qeshnin kur panë frëngjit të ngrenin
makinerinë e rrethimit përqark mureve, pasi ishte
muaji shtator dhe lumi po fillonte të fryhej. Autorite-
teve s’u mbetej vetëm se të çanin disa diga dhe oksi-
dentalët shumë shpejt e gjetën veten të rrethuar nga
uji. Ata mezi ia dolën të ktheheshin prapa në Palesti-
në. Pushtimi i parë përfundoi pra në një kohë të
shkurtër, por të paktën kjo zgjoi Alepon dhe Damas-
kun lidhur me qëllimet e Amorit.
Nuruddini ngurronte. Ai nuk kishte asnjë dëshirë
të përfshihej në kënetat e pabesa të intrigave të Kajros
- në veçanti meqenëse si sunit i zjarrtë ai e përbuzte
haptazi kalifatin shiit të fatimidëve. Në anën tjetër, ai
nuk kishte asnjë dëshirë të shikonte Egjiptin, me pa-
suritë e veta të mëdha, të përfshihej në kampin e frën-
gjve, pasi kjo do t’i shndërronte ata në fuqinë më të
madhe në Orient. Mirëpo duke patur parasysh mbi-
zotërimin e anarkisë, kishte gjasa të pakta që Kajroja
t’i bënte ballë për një kohë të gjatë vendosmërisë së
Amorit. Shaveri, sigurisht, nuk kurseu asnjë përpjekje
për t’i mbajtur leksione bujtësit të tij lidhur me përfiti-
met e mundshme të një ekspedite në tokën e Nilit. Për
ta zbutur, Shaveri premtoi se nëse Nuruddini do ta
ndihmonte të rimerrte fronin, ai do të paguante të
gjitha shpenzimet e ekspeditës, do të njihte pushtetin

k248K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e zotërisë së Alepos dhe Damaskut, si dhe do të dorë-


zonte një të tretën e të ardhurave shtetërore në vit.
Mbi të gjitha, Nuruddinit i duhej të merrte në konsi-
deratë njeriun e tij të besuar, Shirkuhun, të cilin e
kishte gllabëruar krejtësisht ideja e një ndërhyrjeje të
armatosur. Në fakt, ai ishte kaq entuziast saqë i biri i
Zenkit përfundimisht e autorizoi të merrte persona-
lisht në ngarkim organizimin e një korpusi ekspedite.
Vështirë se mund të përfytyrohen dy njerëz kaq
të ngushtë dhe megjithatë kaq të ndryshëm sa Nurud-
dini dhe Shirkuhu. Me moshë, i biri i Zenkit ishte bërë
përherë e më madhështor, më i kthjellët, më i denjë e
më i rezervuar, ndërsa ungji i Salahuddinit ishte një
oficer i shkurtër, i shëndoshë, me një sy të vetëm, i cili
ishte përherë i skuqur si pasojë e ushqimit dhe pijes
së tepruar. Kur e humbte toruan, ai ulërinte si i marrë,
dhe herë pas here ai e humbte krejtësisht kontrollin
duke shkuar aq larg sa të vriste kundërshtarin. Por jo
kushdo ishte i pakënaqur nga karakteri i tij i vrazhdë.
Ushtarët e admironin këtë komandant i cili jetonte në
mesin e tyre, duke ndarë bashkë me ta telashet dhe
shakatë. Gjatë betejave të shumta në Siri ku kishte
marrë pjesë, Shirkuhu ishte shfaqur si një prijës i
vërtetë burrash, i mbrujtur me një guxim të madh
fizik. Mirëpo, fushata egjiptiane do të shpaloste cilësi-
të e tij të mrekullueshme si strateg, pasi, që nga zana-
filla, kjo sipërmarrje dukej se nuk kishte asnjë shpre-
së. Për frëngjit, ishte relativisht e lehtë të mbërrinin në
tokën e Nilit. E vetmja pengesë në rrugën e tyre ishte
hapësira gjysmë e shkretuar e gadishullit të Sinait.
Por, nëse merrnin me vete disa qindra bucela të mbu-

k249K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shura me ujë, të bartura me deve, kavalierët do të ki-


shin ujë të mjaftueshëm për të mbërritur në portat e
Bilbajsit pas tri ditësh. Shirkuhu nuk i kishte punët
kaq lehtë. Për të udhëtuar nga Siria në Egjipt, atij i du-
hej të kalonte Palestinën, dhe t’u nënshtrohej pra sul-
meve të frëngjve. Nisja e korpusit sirian të ekspeditës
për në Kajro në prillin e vitit 1164 kërkonte pra një
inskenim të hollësishëm. Ndërsa ushtria e Nuruddinit
u hodh në sulme diversioni për të tunduar Amorin
dhe kavalierët e tij në Palestinën veriore, Shirkuhu, i
shoqëruar nga Shaveri dhe nga dhjetë mijë kalorës, u
drejtua për nga lindja. Ata ndoqën kursin e lumit Jor-
dan në bregun lindor, duke kaluar nëpërmjet Jordani-
së së sotme, dhe mandej në thepin jugor të Detit të
Vdekur, ata u kthyen drejt perëndimit, kaluan lumin,
dhe u nisën me galop të plotë drejt Sinait. Atje ata
vazhduan përparimin, duke qëndruar larg rrugës
bregdetare për të mos u pikasur. Më 24 prill ata push-
tuan Bilbajsin, portin më lindor të Egjiptit, dhe aty
nga 1 maji ata ngritën tendat poshtë mureve të Kajros.
I kapur në befasi, veziri Dirgam nuk pati kohë të or-
ganizonte asnjë qëndresë. I braktisur nga të gjithë, ai
u vra ndërsa po përpiqej të arratisej, dhe trupi i tij iu
hodh qenëve të rrugës. Shaveri u rikthye zyrtarisht në
postin e tij nga kalifi fatimid el-Adid, një adoleshent
trembëdhjetë vjeçar.
Blici i Shirkuhut përbënte një model të frytshmë-
risë ushtarake. Ungji i Salahuddinit ishte mëse krenar
që kishte pushtuar Egjiptin në një kohë kaq të shkur-
tër, pa pësuar gati asnjë humbje, dhe duke e mashtru-
ar kështu me zgjuarsi Morrin. Por kur Shirkuhu po

k250K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

merrte pushtetin, Shaveri bëri një kthesë të habitsh-


me. Duke thyer premtimet ndaj Nuruddinit, ai i dha
urdhër Shirkuhut të largohej menjëherë nga Egjipti.
Ungji i Salahuddinit, i befasuar nga kjo mosmirënjoh-
je dhe duke turfulluar nga marazi, i dërgoi fjalë ish
aleatit se megjithatë ai ishte i vendosur të qëndronte.
Shaveri s’kishte asnjë besim te ushtria e tij, dhe
kur pa vendosmërinë e Shirkuhut, ai dërgoi një amba-
sador në Jerusalem për të kërkuar ndihmën e Amorit
kundër korpusit sirian të ekspeditës. Mbreti frëng
nuk kishte nevojë të bindej. Ai kishte kërkuar prej ko-
hësh një justifikim për të ndërhyrë në Egjipt, dhe
ç’pretekst më të mirë mund të gjente sesa një thirrje
për ndihmë nga vetë sunduesi i Kajros? Në korrik
1164, ushtria frënge u nis për në Sinai për herë të
dytë. Shirkuhu vendosi të tërhiqej menjëherë nga rre-
thinat e Kajros, ku ai kishte fushuar që prej muajit
maj, dhe të ndryhej në Bilbajs. Atje ai zmbrapsi sul-
met e armiqve javë pas jave, por pozita e tij, në fund
të fundit, dukej e pashpresë. Larg bazave të tij dhe i
rrethuar nga frëngjit dhe aleati i tyre i ri, Shaveri, gje-
nerali kurd nuk mund të shpresonte të mbante gjatë.
Kur Nuruddini pa sesi po merrte gjendja në Bil-
bajs, shkroi disa vite më vonë Ibën el-Ethiri, ai vendosi të
lëshonte një ofensivë të madhe kundër frëngjve në një
përpjekje për t’i shtrënguar ata të largoheshin nga
Egjipti. Ai u shkroi të gjithë emirëve muslimanë ku u
kërkoi atyre të merrnin pjesë në xhihad, dhe mandej
marshoi për të sulmuar fortesën e fuqishme të Hari-
mit, në afërsi të Antiokut. Të gjithë frëngjit që kishin
mbetur në Siri, u bashkuan për t’iu kundërvënë atij.

k251K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në mesin e tyre ishin Princi Balduin, zot i Antiokut, si


dhe konti i Tripolit. Frëngjit u mposhtën në këtë
betejë. Dhjetë mijë prej tyre mbetën të vrarë, dhe të
gjithë komandantët e tyre, në mesin e të cilëve edhe
princi dhe konti, u zunë rob.
Sapo fitorja u bë e qartë, Nuruddini urdhëroi t’i
sillnin flamujt me kryqin stampuar përmbi dhe skal-
pet biondë të disa frëngjve të vrarë në betejë. Mandej,
pasi i vendosi ato në një thes, ia besoi pakon njërit
prej burrave të tij më besnikë, duke i thënë: - “Nisu
menjëherë në Bilbajs, gjej një rrugë për të hyrë brenda,
dhe jepja këto trofe Shirkuhut. Thuaji atij se Zoti na ka
dhuruar fitoren. Le t’i ekspozojë ato në bedena, ashtu
që pamja t’u kallë datën të pafeve.”
Lajmi për fitoren e Harimit vërtet ndryshoi rrje-
dhën e betejës për Egjiptin. Morali i të rrethuarve u
ngjit në qielli, por ç’ishte më rëndësishmja, frëngjit u
shtrënguan të ktheheshin në Palestinë. Zënia rob e të
riut Balduin III - pasuesi i Rejnaldit në krye të princi-
patës së Antiokut, të cilin Amori e kishte emëruar të
mbikëqyrte çështjet e Mbretërisë së Jerusalemit gjatë
mungesës së tij - dhe masakrimi i njerëzve të tij e de-
tyruan mbretin të kërkonte rënien në ujdi me Shirku-
hun. Pas disa shkëmbimeve, dy burrat u pajtuan të
largoheshin nga Egjipti njëkohësisht. Në fund të teto-
rit 1164, Morri u kthye në Palestinë nëpërmjet rrrugës
bregdetare, kurse gjeneralit kurd iu deshën më pak se
dy javë për të mbërritur në Damask, duke ndjekur të
njëjtin shteg si më parë.
Shirkuhu ishte mëse i lumtur që ishte larguar nga
Bilbajsi i pacenuar dhe me kokën lart, por fitimtari i vër-

k252K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tetë i fushatës gjashtë mujore ishte padyshim Shaveri.


Ai kishte përdorur Shirkuhun për të rimarrë pushtetin,
dhe mandej përdori Amorin për të neutralizuar gjenera-
lin kurd. Paskëtaj të dy ata ishin larguar, duke e lënë atë
padron të Egjiptit. Shaveri do të harxhonte tashmë më
shumë se dy vjet për konsolidimin e pozitës së tij.
Por jo pa shqetësime të caktuara duke patur para-
sysh kthesën që kishin marrë ngjarjet. Ai e dinte se
Shirkuhu kurrsesi s’do t’ia falte tradhtinë. Dhe vërtet,
atij i vinin pareshtur lajme nga Siria, sipas të cilave
gjenerali kurd nuk po e linte të qetë Nuruddinin,
duke i kërkuar leje të ndërmerrte një fushatë të re
egjiptiane. Mirëpo i biri i Zenkit ngurronte. Ai nuk
ishte i pakënaqur me status quo-në. E rëndësishme
ishte që frëngjit të mbaheshin larg Nilit. Megjithatë, si
ngahera, nuk e kishte të lehtë të çlirohej nga rrjeta e
merimangës. Duke iu trembur një ekspedite tjetër
rrufe nga Shirkuhu, Shaveri i parapriu kësaj mundë-
sie duke përmbyllur me Amorin një traktat për ndih-
më të ndërsjelltë. Kjo e bindi Nuruddinin të dërgonte
ushtarakun e tij të organizonte një korpus tjetër eks-
pedite, si masë parandaluese në rast se frëngjit krye-
nin lëvizje për të ndërhyrë në Egjipt. Shirkuhu për-
zgjodhi elementet më të mirë të ushtrisë, në mesin e të
cilëve të nipin, Jusufin. Nga ana tjetër, përgatitjet alar-
muan vezirin egjiptian, i cili i kërkoi me ngulm Amo-
rit që të dërgonte trupa. E kështu, ndodhi që gjatë di-
tëve të para të vitit 1167, gara për Nilin filloi rishtazi.
Mbreti frëng dhe gjenerali kurd mbërritën në vendin
e lakmuar pothuajse në të njëjtën kohë, secili nga
rruga e tij e zakonshme.

k253K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Shaveri dhe frëngjit i grumbulluan forcat e tyre të


aleancës para mureve të Kajros, në pritje të Shirkuhut.
Por, ky i fundit parapëlqeu t’i përcaktonte vetë moda-
litetet e takimit. Duke vazhduar marshimin nga Ale-
po, ai i ra tangent kryeqytetit egjiptian në jug, dërgoi
trupat matanë Nilit me varka të vogla, dhe paskëtaj i
ktheu ata sërish drejt veriut, madje pa ndaluar as për
të pushuar. Shaveri dhe Amori, të cilët e prisnin mbë-
rritjen e Shirkuhut nga lindja, befas e panë atë të vër-
shonte nga drejtimi i kundërt. Ç’ishte më e keqja,
kampi i tij në anën perëndimore të Kajros, në afërsi të
piramidave të Gizës, ndahej nga armiqtë nga pengesa
e shkëlqyer natyrore e lumit të madh. Nga ky kamp i
mbrojtur plotësisht, ai i dërgoi një mesazh vezirit: -
“Armiku frëng është nën mëshirën tonë,- shkroi ai, - i izo-
luar nga bazat e tij. Le të bashkojmë forcat dhe ta shfarosim.
Koha është e volitshme; kjo mundësi me gjasë nuk do të na
jepet asnjëherë tjetër.” - Por Shaveri nuk u mjaftua
thjesht me refuzimin e kësaj oferte. Ai dha urdhër të
ekzekutohej korrieri dhe letrën e Shirkuhut ia dërgoi
Amorit për të vërtetuar besnikërinë e tij.
Pavarësisht nga ky gjest, frëngjit ende nuk kishin
besim te aleati i tyre, për të cilin ata ishin të sigurt se
do t’i tradhtonte në çastin kur ata s’do t’i nevojiteshin
më atij. Ata besonin se kishte ardhur koha për të për-
fituar nga afërsia kërcënuese e Shirkuhut për të ven-
dosur një herë e mirë autoritetin e tyre në Egjipt.
Amori kërkoi që ndërmjet Kajros dhe Jerusalemit të
nënshkruhej një aleancë zyrtare.
Dy kavalierë që dinin arabisht - gjë jo e pazakontë
në mesin e frëngjve të Lindjes së Mesme - vajtën në

k254K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rezidencën e kalifit të ri el-Adid. Në një përpjekje të


qartë për t’u krijuar atyre përshtypje, Shaveri i udhë-
hoqi ata në një pallat madhështor përplot ornamente,
nëpër të cilin ata ecën me hapa të shpejtë, të rrethuar
nga një falangë rojtarësh të aramatosur. Paskëtaj kor-
tezhi kaloi në një sallon të harkuar në dukje i paskaj, i
papërshkueshëm nga drita e diellit, dhe përfundi-
misht ata ia behën në prag të një porte vigane të gdhe-
ndur që çonte fillimisht në një holl e mandej në një
portë tjetër. Pasi kaluan mespërmes morisë së dhoma-
ve të stolisura, Shaveri dhe mysafirët e tij dolën në një
oborr të shtruar me mermer dhe të rrethuar nga har-
kada të praruara, në qendër të të cilave ngrihej një
shatërvan i veshur me gypa të artë e të argjendtë.
Kudo fluturonin zogj ngjyra ngjyra të mbledhur nga
katër skajet e Afrikës. Këtu rojtarët shoqërues i para-
qitën të ftuarit para eunukëve të cilët jetonin në terma
të ngushtë me kalifin. Ata kaluan sërish në një zinxhir
sallash, mandej në një kopsht të mbushur me drerë,
luanë, arinj dhe pantera të zbutura. Paskëtaj, më në
fund ata mbërritën në pallatin e el-Adidit.
Ndërkohë që ende s’kishin hyrë mirë në një
dhomë madhështore, sfondi i së cilës përbëhej nga një
perde e mëndafshtë e praruar me ar, rubinë dhe sme-
raldë, kur Shaveri përkulet tri herë dhe vendos shpa-
tën në dysheme. Vetëm atëherë u ngrit perdja dhe ka-
lifi u afrua, me trupin e mbuluar me mëndafsh dhe
fytyrën me vel. Veziri i shkoi pranë, iu ul nën këmbë
dhe i shpjegoi propozimin për aleancë me frëngjit.
Pasi dëgjoi në heshtje, el-Adidi, i cili atëbotë ishte ve-
tëm gjashtëmbëdhjetë vjeç, miratoi politikën e Shave-

k255K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rit. Kur sapo Shaveri po ngrihej në këmbë, dy frëngjit


i kërkuan princit të besimtarëve të betohej se do t’i
qëndronte besnik aleancës. Dinjitarët përreth el-Adi-
dit u skandalizuan dukshëm nga kjo kërkesë. Vetë ka-
lifi u trondit, kurse veziri nxitoi të ndërhynte. Marrë-
veshja me Jerusalemin, i shpjegoi ai sovranit, ishte
çështje për jetë a vdekje për Egjiptin. Ai iu përgjërua
kalifit që ta konsideronte kërkesën e frëngjve jo si
mungesë respekti, por thjesht si një tregues të injoran-
cës së tyre mbi zakonet orientale.
Duke buzëqeshur përkundër gjykimit të tij vetjak,
el-Adidi shtriu dorën me dorashkë të argjendtë dhe u
betua se do të respektonte aleancën. Por njëri nga
emisarët frëngj e ndërpreu. - “Një betim, - tha ai, - du-
het bërë me duar jashtë, pasi dorashka mund të jetë
shenjë e një tradhtie në të ardhmen.” - Salla u skanda-
lizua për së dyti. Dinjitarët pëshpëritën vetmëvete se
kalifi ishte fyer, dhe pati zëra se frëngu i paturp duhej
ndëshkuar. Por pas një ndërhyrjeje tjetër të Shaverit,
kalifi, duke ruajtur gjakftohtësinë, hoqi dorashkën,
shtriu dorën e zhveshur dhe përsëriti fjalë për fjalë be-
timin që ia diktuan përfaqësuesit e Morrit.
Sapo u përmbyll kjo bisedë e pazakontë, egjiptia-
nët dhe frëngjit u takuan për të përpunuar një plan në
bazë të të cilit duhej të kalonin Nilin dhe të asgjësonin
ushtrinë e Shirkuhut, i cili në atë kohë po drejtohej
nga jugu. Një detashment armik, i komanduar nga
Amori, po e ndiqte këmba këmbës. Ungji i Salahuddi-
nit donte të krijonte përshtypjen se po ia mbathte. Ai
e dinte mirë se dizavantazhi i tij kryesor ishte të qenit
i izoluar nga bazat, dhe rrjedhimisht ai kërkonte ta

k256K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

vinte ushtrinë ndjekëse në të njëjtën pozitë. Kur ai


gjendej më shumë se një javë marshim larg Kajros, ai
u dha urdhër trupave të ndaleshin, dhe me një fjalim
të zjarrtë tha para tyre se ora e fitores ishte e afërt.
Përballja ndodhi faktikisht më 18 marsin e vitit
1167, pranë qytetit el-Babejn, në bregun perëndimor
të Nilit. Dy ushtritë, të sfilitura nga gara e tyre e
pafundme, u vërsulën të pashpresë në përleshje, me
padurimin për t’ia dalë mbanë njëherë e mirë. Shirku-
hu ia kishte besuar komandën e qendrës Salahuddi-
nit, duke i dhënë urdhër të tërhiqej sapo armiku të
sulmonte. Amori dhe kavalierët u sulën drejt tij me
flamujt e shpalosur, dhe kur Salahuddini bëri sikur
po tërhiqej, ata e ndoqën të entuziasmuar pa e kuptu-
ar se krahu i djathtë dhe ai i majtë i ushtrisë siriane
ishte zhvendosur tashmë brenda betejës për të prerë
çdo tërheqje të mundshme të kundërshtarit. Humbjet
në mesin e kavalierëve frëngj ishin të rënda, por Amori
arriti të arratisej. Ai u kthye në Kajro, ku qëndronte
pjesa kryesore e trupave të tij, me vendosmërinë e
palëkundur për të kërkuar hakmarrje sapo t’i jepej
mundësia. Ai dhe Shaveri po bashkëpunonin tashmë në
lidhje me përgatitjet për të udhëhequr një ushtri të
fuqishme drejt jugut në Egjiptin e Epërm, kur vjen një
lajm i pabesueshëm: Shirkuhu kishte pushtuar Aleksan-
drinë, qytetin më të madh të Egjiptit, të gjendur në ska-
jin verior të vendit, në bregdetin mesdhetar.
Kishte ndodhur që menjëherë pas fitores në el-
Babejn, pa pritur as edhe një ditë dhe para se armiqtë
ta merrnin veten nga humbja, gjenerali i paparashi-
kueshëm kurd kishte përshkuar të gjithë gjatësinë e

k257K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Egjiptit nga jugu në veri me një shpejtësi marramen-


dëse dhe kishte hyrë triumfues në Aleksandri. Popu-
llata e portit të madh mesdhetar, armiqësore ndaj
aleancës me frëngjit, i priti sirianët si çlirimtarë.
Shaveri dhe Amori, të detyruar të vraponin sipas
ritmit të skëterrshëm me të cilin Shirkuhu po e kryen-
te këtë luftë, morën vendim që të rrethonin Aleksdan-
drinë. Ushqimi ishte kaq i pamjaftueshëm në qytet,
saqë popullata e përballur me kërcënimin e zisë së
bukës, brenda një muaji filloi të pendohej që kishte
mirëpritur korpusin sirian të ekspeditës. Kur përgjatë
portit erdh e u vendos një flotë frënge, situata mori
një pamje të pashpresë. Megjithatë, Shirkuhu refuzoi
të pranonte humbjen. Ai ia dorëzoi Salahuddinit ko-
mandën e trupave në qytet, dhe mandej, pasi mlodhi
disa qindra nga kalorësit e tij më të mirë, organizoi
një mësymje të guximshme nate. Ai kaloi me hov të
plotë mespërmes rreshtave të armikut dhe drejtoi tru-
pat e tij, duke kalëruar ditë e natë… prapa në Egjiptin
e Epërm.
Ndërkohë, bllokada e Aleksandrisë po shtrëngo-
hej dita ditës. Uria ishte përzier tashmë me epideminë
dhe me sulmet e përditshme me katapulta. Komanda
ishte një përgjegjësi me peshë për Salahuddinin 29
vjeçar. Por diversioni i organizuar nga ungji i tij dha
rezultat. Shirkuhu ishte i vetëdijshëm që Morri po
priste me padurim të mbyllte këtë fushatë dhe të
kthehej në mbretërinë e tij, e cila ishte nën ngacmimin
e vazhdueshëm të Nuruddinit. Duke hapur një front
të dytë në jug, në vend që t’i lejonte vetes të kyçej në
Aleksandri, gjenerali kurd kërcënonte të zgjaste pa-

k258K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

fundësisht konfliktin. Ai madje nxiti një kryengritje ndaj


Shaverit në Egjiptin e Epërm, duke bindur shumë
fshatarë të armatosur t’i bashkoheshin atij. Sapo pa se
kishte trupa të mjaftueshme, ai u zhvendos drejt Kajros
dhe i dërgoi Amorit një mesazh të formuluar me
zgjuarsi. Ne të dy po humbasim kohë këtu, thoshte ai
me pak fjalë. Nëse mbreti do t’i mendonte punët me
durim, ai do të kuptonte se nxjerrja ime nga ky vend
s’do të ishte në interes të askujt tjetër veç Shaverit.
Amorit iu mbush mendja, dhe shumë shpejt u
gjet një marrëveshje: rrethimi i Aleksandrisë u hoq,
dhe Salahuddini u largua nga qyteti me nderimet e
trupës së nderit. Në gusht 1167, të dy ushtritë u largu-
an nga Egjipti, pikërisht siç kishin bërë tre vjet më
parë, duke u kthyer në vendet përkatëse. Nuruddini, i
kënaqur që kishte fituar rishmi pjesën më të mirë të
ushtrisë, ishte tashmë i velur nga këto aventura të
pavlera egjiptiane.
Dhe prapseprapë, sikur ta kishte shkruar fati,
gara për Nilin nisi befas sërish në vitin pasues. Kur
ishte larguar nga Kajro, Amori e kishte parë të arsye-
shme të linte pas një detashment kavalierësh - sa për
t’u siguruar se aleanca me fatimidët po zbatohej siç
duhej. Një nga detyrat e tyre kryesore ishte mbikëqyr-
ja e portave të qytetit dhe mbrojtja e funksionarëve
frëngj të ngarkuar me mbledhjen e haraçit vjetor prej
njëqind mijë dinarë që Shaveri kishte premtuar që t’ia
paguante mbretërisë së Jerusalemit. Në mënyrë të
pashmangshme, barra e madhe e taksës, e ndërthurur
me praninë e zgjatur të kësaj force të huaj, zgjoi indi-
njatë në mesin e qytetarëve.

k259K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Opinoni publik po bëhej gjithë e më tepër kundër


pushtuesve. Sotto voce, nën zë, madje dhe brenda vetë
anturazhit të kalifit, thuhej se një aleancë me Nurud-
dinin do të ishte një e keqe më e vogël. Pas shpinës së
Shaverit, filluan të rridhnin mesazhe ndërmjet Kajros
dhe Alepos. I biri i Zenkit, pa asnjë nxitim për të
ndërhyrë, thjesht rrinte e vëzhgonte reagimet e mbre-
tit të Jerusalemit.
Kavalierët dhe funksionarët frëngj të ngulitur në
kryeqytetin egjiptian, fort të ndërgjegjshëm për armi-
qësinë në rritje kundër tyre, zunë të frikësoheshin.
Ata i dërguan lajme Amorit duke iu lutur t’u vinte në
ndihmë. Fillimisht monarku hezitoi. Zgjedhje e zgjuar
do të kishte qenë tërheqja e garnizonit nga Kajro, e
kështu ai të mbetej i kënaqur me një Egjipt neutral
dhe të padëmshëm si fqinj. Por ai e kishte prirje tem-
peramenti hedhjen e hapave kuturu. Në tetorin e vitit
1168, i inkurajuar nga mbërritja e një numri të madh
kavalierësh oksidentalë në Lindjen e Mesme, me pa-
durimin për të ‘thyer saraçenët’, ai vendosi të lëshon-
te ushtrinë kundër Egjiptit për herë të katërt.
Kjo fushatë e re, zuri fill me një masakër sa të
tmerrshme po aq dhe të paarsyeshme. Oksidentalët
pushtuan Bilbajsin dhe, pa më të voglin provokim,
masakruan banorët: burrat, gratë dhe fëmijët, musli-
manë dhe të krishterë të kishës kopte. Siç tha mjaft
saktë Ibën el-Ethiri: - “nëse frëngjit do të kishin vepruar
ndryshe në Bilbajs, ata mund ta kishin marrë Kajron me
lehtësinë më të madhe, pasi fisnikët e qytetit ishin gati t’ua
dorëzonin. Por kur dëgjuan për masakrën e kryer në Bil-
bajs, gjindja vendosi të bënin qëndresë pavarësisht nga

k260K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjithçka.” - Ndërsa pushtuesit afroheshin, Shaveri dha


urdhër që qytetit të vjetër të Kajros t’i vihej flaka. Njëzet
mijë kana me naftë u dordhën nëpër tezgat e tregut,
shtëpitë, pallatet dhe xhamiat. Banorët u shpërngulën
në qytetin e ri, të themeluar nga fatimidët në shekullin e
dhjetë, që përbëhej kryesisht nga pallate, zyra adminis-
trative dhe kazerma, si dhe nga universiteti fetar i
Ez’herit. Zjarret nuk reshtën për pesëdhjetë e katër ditë.
Ndërkohë, veziri u rrek të mbante hapur linjat e
komunikimit me Amorin, në një përpjekje për ta bin-
dur atë të braktiste këtë sipërmarrje të kokëkrisur.
Shaveri shpresonte t’ia arrinte kësaj pa ndonjë ndër-
hyrje tjetër të Shirkuhut. Por fraksioni i tij në Kajro po
humbiste fuqi. Në veçanti, kalifi el-Adid kishte marrë
nismën t’i dërgonte një letër Nuruddinit ku i kërkonte
të nxitonte në ndihmë të Egjiptit. Në përpjekje për të
prekur ndienjat e të birit të Zenkit, sovrani fatimid
futi disa krela flokësh brenda letrës zyrtare. - “Këto, -
shpjegoi ai, - janë krelat e flokëve të grave të mia. Ato të
luten që të vish dhe t’i shpëtosh nga mizoritë e frëngjve.”
Reagimi i Nuruddinit ndaj këtij mesazhi plot
ankth është konservuar në sajë të dëshmisë veçanë-
risht të çmueshme të vetë Salahuddinit, i cili citohet
nga Ibën el-Ethiri:

Kur mbërritën thirrjet e el-Adidit, Nuruddini më


thërriti dhe më tregoi se çfarë po ndodhte. Mandej ai
tha: - “Shko dhe takohu me ungjin tënd në Homs dhe
kërkoji të vijë menjëherë, pasi s’duhet të ketë asnjë vo-
nesë.” - Unë u largova nga Alepo, dhe pa dalë as një
milje nga qyteti, u ndesha në rrugë me ungjin tim, i cili
ishte nisur. Nuruddini i dha urdhër të përgatitej për
t’u nisur në Egjipt.

k261K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Gjenerali kurd paskëtaj i kërkoi të nipit ta shoqë-


ronte, por Salahuddini kundërshtoi:

Iu përgjigja se s’isha gati të harroja vuajtjet e Alek-


sandrisë. Mandej ungji i tha Nuruddinit: - “Është abso-
lutisht e nevojshme që Jusufi të vijë me mua.” - Dhe Nu-
ruddini si rrjedhojë përsëriti urdhrat e tij. Unë u për-
poqa të shpjegoja vështirësitë financiare ku kisha rënë.
Ai dha urdhër që mua të më jepeshin para dhe se duhet
të shkoja si një njeri që po e shpiejnë drejt vdekjes.

Kësaj here nuk pati asnjë përballje ndërmjet Shir-


kuhut dhe Amorit. I befasuar nga vendosmëria e ba-
norëve të Kajros, të cilët ishin më të gatshëm ta shka-
tërronin qytetin e tyre sesa t’ia dorëzonin atij, dhe
duke u trembur se mund të sulmohej nga prapa nga
ushtria siriane, kavalieri frëng u tërhoq në Palestinë
më 2 janar 1169. Gjashtë ditë më vonë, gjenerali kurd
mbërriti në Kajro, për t’u brohoritur si shpëtimtar nga
popullata dhe dinjitarët fatimidë. Edhe vetë Shaveri
kishte marrë një pamje të ngazëllyer. Por askush s’u
mashtrua. Ndonëse gjatë javëve të fundit ai kishte
luftuar kundër frëngjve, ai konsiderohej ende mik i
tyre, dhe duhet ta paguante. Më 18 janar ai u josh në
një pritë, u izolua në një tendë dhe u vra nga vetë
Salahuddini, me miratimin e shkruar të kalifit. Në po
të njëjtën ditë, Shirkuhu e zëvendësoi si vezir. Por kur
u vesh me brokadën e mëndafshtë dhe vajti për t’u
zhvendosur në rezidencën e paraardhësit, ai e gjeti
vendin të boshatisur - s’kishte asnjë jastëk për t’u
ulur. Gjithçka ishte grabitur sapo qe shpallur vdekja e
Shaverit.

k262K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Gjeneralit kurd i ishin dashur tri fushata për t’u


shndërruar në sunduesin e vërtetë të Egjiptit. Por,
këtë kënaqësi s’do ta shijonte për shumë kohë. Më 23
mars, fill dy muaj pas triumfit, ai sëmuret nga e ngrë-
nia me tepri. Atë e mbërthen një asfiksi e fortë saqë
vdes brenda pak minutash. Vdekja e tij shënoi fundin
e një epoke, por gjithashtu fillimin e një epoke tjetër,
një epokë jehona e së cilës do të ishte pafundësisht më
madhështore.
Me vdekjen e Shirkuhut, kallëzon Ibën el-Ethiri, kë-
shilltarët e kalifit el-Adid sugjeruan emrin e Jusufit si
vezir i ri, pasi ai ishte më i riu, dhe në dukje më pa
përvojë dhe më i dobëti nga emirët e ushtrisë.
Dhe vërtet, Salahuddini u thërrit në pallatin e
sovranit, ku atij iu dha titulli el-malik el-nasir, ‘mbreti
ngadhënjimtar’, si edhe sendet karakteristike të vezi-
rit: një çallmë e bardhë e thurur me ar, një mantel me
tunikë vija vija në të kuqe të ndezur, një shpatë e pra-
ruar me xhevahirë, një pelë ngjyrë gështenjë me shalë
dhe kapistër të stolisura me ar të latuar dhe perla të
praruara, dhe një miriadë sendesh të tjera të paçmue-
shme. Pasi u largua nga pallati i shoqëruar nga një
kortezh madhështor, ai mori rrugën drejt rezidencës
zyrtare.
Jusufi e nguliti autoritetin e tij në harkun kohor të
pak javëve. Ai shkarkoi funksionarët fatimidë, besni-
këria e të cilëve dukej e dyshimtë, duke i zëvendësuar
me bashkëpunëtorët e tij të ngushtë; një revoltë e tru-
pave egjiptiane u thye me ashpërsi. Në fund, në teto-
rin e vitit 1169, ai prapësoi një pushtim të pakuptimtë
frëng, të udhëhequr sërish nga Amori, i cili kishte

k263K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mbërritur në Egjipt për të pestën dhe të fundit herë


me shpresën se do të merrte portin e Damietës, në
deltën e Nilit. Manuel Komnenusi, i shqetësuar që
njëri nga ushtarakët e Nuruddini qëndronte tashmë
në krye të shtetit fatimid, u kishte dhënë frëngjve për-
krahjen e flotës bizantine. Por më kot. Rumët s’kishin
furnizime të mjaftueshme, dhe aleatët e tyre nuk pra-
nuan të mobilizonin ndonjë ndihmë shtesë. Brenda
disa javëve, Salahuddini ishte në gjendje të hapte ne-
gociata me ata dhe t’i bindte t’i jepnin fund aventurës
së pagjykuar mirë.
Aty nga fundi i 1169, Jusufi ishte shndërruar në
zotërinë e padiskutueshëm të Egjiptit. Në Jeruzalm,
Morri filloi të shpresonte se do të farkëtonte një alean-
cë me nipin e Shirkuhut kundër armikut kryesor të
frëngjve, Nuruddinit. Optimizmi i mbretit mund të
duket në rrugë të gabuar, por s’ishte krejt pa baza. Pa
kaluar shumë kohë, Salahuddini filloi ta distanconte
veten nga padroni. Sigurisht ai e garantonte vazhdi-
misht Nuruddinin për besnikërinë dhe bindjen e tij,
por autoriteti i vërtetë mbi Egjiptin s’mund të ushtro-
hej nga Damasku apo nga Alepoja.
Marrëdhëniet ndërmjet këtyre dy burrave rezul-
tuan përfundimisht në një tension dramatik. Pavarë-
sisht nga themelet e pathyeshme të pushtetit në Kajro,
Jusufi nuk guxoi asnjëherë të përballej drejtpërdrejtë
me prijësin e tij. Sa herë që i biri i Zenkit e ftonte në
një takim kokë më kokë, Jusufi do të gjente ndonjë
pretekst për ta shmangur, jo nga frika e rënies në
kurth, por sepse druhej se mos dobësohej nëse e gjen-
te veten në praninë e padronit.

k264K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

E para krizë e rëndë u shfaq gjatë verës së vitit


1171, kur Nuruddini kërkoi nga veziri i ri të shfuqi-
zonte kalifatin fatimid. Si musliman suni, zotëria i Si-
risë s’mund ta lejonte që një nga territoret në vartësi-
në e tij të mbetej nën autoritetin shpirtëror të një di-
nastie ‘heretike’. Andaj, ai i dërgoi një sërë letrash Sa-
lahuddinit, i cili megjithatë ngurronte të vepronte.
Druhej se do të fyente ndjenjat e popullatës, e cila
ishte kryesisht shi’ite, si dhe i trembej një armiqësie të
mundshme me dinjitarët fatimid. Për më tepër, ai
ishte i vetëdijshëm se për legjitimitetin e sundimit që
gëzonte, i detyrohej petkut të pushtetit të dhënë nga
kalifi el-Adid. Salahuddini trembej se duke rrëzuar
kalifin nga froni, ai do të humbiste sanksionet zyrtare
për ushtrimin e pushtetit në Egjipt, rast në të cilin ai
do të katandisej në statusin e një përfaqësuesi të thje-
shtë të Nuruddinit. Sidoqoftë, ai e gjykoi këmbëngul-
jen e të birit të Zenkit mbi këtë çështje më shumë si
një përpjekje për të forcuar kontrollin politik mbi
Egjiptin, sesa si një akt të nxitur nga zelli fetar. Në fi-
llim të gushtit, kërkesat e zotërisë së Sirisë që kalifati
shi’it të shfuqizohej u shndërruan në urdhra të prerë.
Me shpinë pas muri, Salahuddini u përgatit të
përballte reagimet e pritshme armiqësore të populla-
tës, dhe madje hartoi një shpallje publike ku bënte të
ditur heqjen e kalifit. Por ai ende ngurronte ta botonte
atë. Ndonëse ishte vetëm njëzet vjeç, el-Adidi kishte
një sëmundje të rëndë, dhe Salahuddini, i cili kishte
me të një miqësi të ngushtë, s’mund të arrinte deri aty
sa t’ia tradhtonte mirëbesimin. Mandej pa paralajmë-
rim, të premten më 10 shtatorin e vitit 1171, një qyte-

k265K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tar i Mosulit që po vizitonte Kjaron, hyri në një xhami,


u ngjit në hytbe para predikuesit dhe tha lutjen në
emër të kalifit abasid. Çuditërisht, nuk pati asnjë rea-
gim, as në atë kohë as në ditët që vijuan. Mos vallë ky
njeri ishte një agjent i dërguar nga Nuruddini për të
trazuar Salahuddinin? Ndoshta. Sidoqoftë, pas këtij
incidenti, veziri s’mund ta shtynte më vendimin, pa-
varësisht se ngurronte. U dha urdhër që nga e premtja
tjetër, në lutje s’duhej të përmendeshin më fatimidët.
Atëbotë, El-Adidi ishte në shtratin e vdekjes, gjysmë i
ndërgjegjshëm, dhe Jusufi ia ndaloi cilitdo që t’i për-
cillte atij këtë lajm. ‘Nëse ai e merr veten,’ tha Salahu-
ddini, ‘atëherë do të ketë boll kohë që ta mësojë. Nëse
jo, lëreni të vdesë i patrazuar’ Ndodhi që el-Adidi u
shuajt pak kohë më vonë, pa mësuar kurrë për fatin e
mjerë të dinastisë së tij.
Ashtu siç mund të pritej, rënia e kalifatit shi’it pas
sundimit dy shekullor shpeshherë të lavdishëm u bë
burim i një pikëllimi të madh për sektin asasin, i cili
që pas vdekjes së Hasan Sabahut mbruhej me shpre-
sën se fatimidët do të shkundeshin nga letargjia dhe
do të fillonin një epokë të re të artë shi’izmi. Kaq fort
u rrënuan ithtarët e sektit kur panë këtë ëndërr t’u va-
nitej një herë e mirë, saqë komandanti i tyre në Siri,
Reshiduddin Sinani, i njohur si ‘plaku i maleve’, i nisi
një mesazh Amorit ku proklamonte se ai dhe të gjithë
mbështetësit e tij ishte gati të ktheheshin në Krish-
terim. Asokohe, asasinët mbanin disa fortesa dhe fshat-
ra në Sirinë qendrore, ku ata bënin një jetë relativisht të
qetë, e nga me sa duket kishin hequr dorë nga
operacionet spektakolare të viteve të kaluara. Ndonëse

k266K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Rashiduddini komandonte ende grupe të mirëstërvitura


vrasësish dhe predikuesish të devotshëm, shumë prej
anëtarëve të sektit ishin shndërruar në fshatarë që i
bindeshin ligjit, madje shpeshherë të shtrënguar t’i
paguanin një haraç të rregullt Urdhërit të Templarëve.
Duke dhënë premtimin për konvertim, ‘plaku’
shpresonte mes të tjerash se grigja e tij do të përjash-
tohej nga haraçi, të cilin ishin të detyruar ta paguanin
vetëm jo të krishterët. Templarët, të cilët nuk i merr-
nin me të lehtë interesat financiare, vëzhguan me një
farë shqetësimi këto kontakte ndërmjet Amorit dhe
asasinëve. Kur u duk se një marrëveshje ishte në prag,
ata vendosën ta bllokonin atë. Një ditë në vitin 1173,
ndërsa disa të dërguar të Reshiduddinit po kthehe-
shin nga një audiencë me mbretin, templarët u ngri-
tën pritë atyre dhe i masakruan. Nuk do të kishte më
bisedime të mëtejshme konvertimi të asasinëve.
Duke lënë mënjanë këtë episod, shfuqizimi i kali-
fatit fatimid pati një tjetër pasojë sa të rëndësishme po
aq dhe të papritur: e mbrujti Salahuddinin me një di-
mension politik që atij i kishte munguar deri në atë
kohë. Pa dyshim, Nuruddini s’e kishte parashikuar
një përfundim të tillë. Asgjësimi i kalifit, në vend se ta
katandiste Jusufin në rangun e një përfaqësuesi të
thjeshtë të padronit të Sirisë, e transformoi atë në sov-
ranin e vërtetë të Egjiptit dhe kujdestarin legjitim të
thesareve përrallore të grumbulluara nga dinastia e
vdekur. Marrëdhëniet ndërmjet dy burrave do të bë-
heshin tani përherë e më të acaruara.
Pa kaluar shumë kohë nga këto ngjarje, Salahud-
dini udhëhoqi një ekspeditë të guximshme kundër

k267K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

fortesës frënge të Shaubakut, në lindje të Jerusalemit.


Kur garnizoni qe gati të kapitullonte, Salahuddini më-
soi se Nuruddini sapo kishte mbërritur me trupat e
veta për të marrë pjesë në operacion. Pa u vonuar
asnjë çast, Salahuddini u dha urdhër burrave të tij të
ngrinin tendat dhe të ktheheshin në Kajro me një mar-
shim të sforcuar. Preteksti, i sqaruar në një letër drej-
tuar të birit të Zasngit, ishte se në Egjipt me sa dukej
kishin shpërthyer trazirat, duke e bërë të detyruesh-
me nisjen e papritur.
Por Nuruddini nuk u mashtrua. Duke e akuzuar
Salahuddinin për pabesi dhe tradhti, ai u betua se do
të udhëtonte peronalisht në tokën e Nilit për të marrë
çështjet në duart e veta. I shqetësuar, veziri i ri mblo-
dhi bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, në mesin e të
cilëve ishte dhe i ati, Ejubi, dhe i pyeti se ç’qëndrim
mendonin që duhet të merrte ai nëse Nuruddini do ta
jetësonte këtë kërcënim. Kur disa prej emirëve dekla-
ruan se ata ishin të gatshëm të rroknin armët kundër
të birit të Zenkit, dhe vetë Salahuddini u duk se ndan-
te pikëpamjen e tyre, Ejubi ndërhyri, duke turfulluar i
xhindosur. Duke i folur Jusufit sikur ky të ishte një
shërbyes i thjeshtë, ai i tha: - “Unë jam babai yt, dhe
nëse këtu është dikush që të ka në zemër dhe të do të
mirën, ky jam unë. Por duhet ta dish: nëse Nuruddini
do të vinte, asgjë nuk do të më ndalonte kurrsesi të
përkulem para tij dhe të puth tokën ku shkel ai. Sepse
kjo tokë është e tija. Ti do t’i shkruash atij kështu:
Kam mësuar se ti dëshiron të udhëheqësh një ekspe-
ditë në Egjipt, por s’ka asnjë arsye që të veprosh kësh-
tu. Ky vend të përket ty, dhe ty të duhet vetëm të më

k268K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dërgosh një kalë ose një deve dhe unë do të vij te ti


kokulur dhe i nënshtruar.”
Kur takimi u mbyll, Ejubi i dha të birit një tjetër lek-
sion, kësaj here privatisht: - “Në emër të Zotit, nëse Nu-
ruddini do të përpiqej të merrte sikur një grimë nga te-
rritori yt, unë do të luftoja deri në vdekje ndaj tij. Por,
përse t’ia lejosh vetes të shfaqesh haptazi ambicioz?
Koha është në anën tënde. Lëre vullnetin hyjnor të vep-
rojë.” - I bindur, Jusufi dërgoi në Siri mesazhin e sugje-
ruar nga i ati, dhe Nuruddini, tashmë i qetësuar, tërhoqi
ekspeditën ndëshkuese në çastin e fundit. Por Salahud-
dini kishte mësuar diçka nga kjo gjendje kritike, dhe pak
kohë më pas ai dërgoi në Jemen njërin prej vëllezërve të
tij, Turan-Shahun, me misionin për të pushtuar këtë
tokë malore në jug-perëndim të Arabisë e për të përgati-
tur atje një strehë për familjen e Ejubit në rast se i biri i
Zenkit do ta merrte sërish parasysh marrjen e Egjiptit
nën kontroll. Dhe Jemeni, në fakt, u pushtua pa shumë
vështirësi ‘në emër të Mbretit Nuruddin’.
Në korrikun e vitit 1173, më pak se dy vjet pas ta-
kimit të munguar në Shaubak, u përsërit një incident i
ngjashëm. Salahuddini po udhëhiqte një ekspeditë në
lindje të Jordanit, kur Nuruddini grumbulloi trupat e
tij dhe u nis për t’u takuar me të. Por, veziri sërish u
tmerrua nga përballja drejtpërdrejtë me padronin e tij,
dhe pa humbur kohë u kthye në Egjipt, duke preten-
duar se i ati ishte duke vdekur. Në të vërtetë, Ejubi
sapo kishte rënë në kllapi pas një aksidenti gjatë të
cilit kishte rënë nga kali. Por, Nuruddini s’ishte i gat-
shëm të pranonte një shfajësim tjetër. Dhe kur Ejubi
vdiq në gusht, ai e kuptoi se në Kajro s’kishte mbetur

k269K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

më askush te i cili ai të kishte besim të plotë. Ai rrje-


dhimisht vendosi se kishte ardhur koha që të merrte
personalisht në dorë çështjet egjiptiane.
Nuruddini filloi të përgatitej për të pushtuar Egjiptin
dhe t’ia merrte nga duart Salahuddin Jusufit, pasi kishte
vënë re se ky i fundit po i bënte bisht luftës kundër frëngut
nga frika se mos detyrohej të bashkohej me të. Këtu, kro-
nisti ynë, Ibën el-Ethiri, i cili ishte katërmbëdhjet vjeç
kur ndodhën këto ngjarje, merr qartazi një qëndrim
në përkrahje të të birit të Zenkit. - “Jusufi parapëlqente
më mirë të shikonte frëngjit në kufirin e tij sesa të ishte
fqinj i drejtpërdrejtë me Nuruddinin. Ky i fundit për pasojë
u shkroi letra Mosulit dhe gjetkë ku kërkonte që t’i dërgohe-
shin trupa. Por ndërsa ai po përgatitej për të marshuar
drejt Egjiptit në krye të ushtarëve të tij, Zoti i pëshpëriti
urdhërin e pashmangshëm.” - Sunduesi i Sirisë u dergj
në shtrat nga një sëmundje e rëndë, i prekur, me sa
duket, nga një anginë mjaft e dhimbshme. Mjekët kë-
shilluan që ai të kryente një rrjedhje gjaku, por ai refu-
zoi: - “Nuk mund t’i bëhet rrjedhje gjaku një gjashtë-
dhjetë vjeçari”, - tha ai. U provuan kura të tjera, por
asgjë nuk bëri derman. Më 15 majin e vitit 1174 në Da-
mask u shpall se Nuruddini Mahmudi, mbreti-shenjt,
muxhahidi që bashkoi Sirinë muslimane dhe bëri të
mundur që bota arabe të përgatitej për luftën vendim-
tare kundër pushtuesit, kishte vdekur. Atë natë, të
gjitha xhamitë u mbushën me njerëz të cilët ishin
mbledhur për të recituar vargje kuranore në kujtim të
tij. Me kalimin e kohës, Salahuddini do të konsidero-
hej si vijimtar e jo si rival i Nuruddinit, pavarësisht
nga konflikti i tyre gjatë viteve të fundit.

k270K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Mirëpo, hë për hë, mëria ishte emocioni sundues


në mesin e të afërmëve dhe bashkëpunëtorëve të
ngushtë të të ndjerit, dhe ata druheshin se mos Jusufi
do të përfitonte nga pështjellimi i përgjithshëm për të
sulmuar Sirinë. Në një përpjekje për të fituar kohë, ata
nuk e informuan Kajron për këtë lajm. Por Salahuddi-
ni, i cili kishte miq ngado, dërgoi në Damask me pë-
llumb-korrier një mesazh të rafinuar: - “Nga armiku i
mallkuar ne na ka mbërritur lajmi në lidhje me zotërinë
tonë Nuruddin. Nëse, mos e dhëntë Zoti, lajmi është i vër-
tetë, ne mbi të gjitha duhet të sigurohemi që në zemrat tona
të mos marrë dhenë ndasia dhe që asnjë mendje mos të zap-
tohet nga mungesa e arsyes, pasi kështu do të përfitonte ve-
tëm armiku.”
Pavarësisht nga këto fjalë pajtuese, ngritja e Sala-
huddinit do të zgjonte armiqësi të egra.

k271K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

10.
Lotët e Salahuddinit

Ti e tepron Jusuf, ti i kalon të gjitha caqet. Ti nuk je


asgjë më shumë por vetëm shërbëtor i Nuruddinit, dhe
tani po kërkon të shtiesh në dorë pushtet vetëm për veten
tënde? Por mos u gabo, pasi ne, që të kemi ngritur nga
hiçi, do të jemi në gjendje të të kthejmë sërish në hiç!

Do vite më vonë, ky paralajmërim dërguar Salahu-


ddinit nga dinjitarët e Alepos do të ishte dukur absurd.
Por në 1174, kur zotëria i ri i Kajros sapo kish filluar të
përvijohej si figura kryesore e Lindjes Arabe, meritat e
tij s’ishin ende të dukshme për këdo. Në shpurën e
Nuruddinit, si gjatë kohës kur ishte gjallë ashtu edhe
kur vdiq, askujt nuk ia zinte goja emrin e Jusufit. Në
vend të emrit përdoreshin fjalë si ‘zengjini, ‘mos-
mirënjohësi’, ‘i pabesi’, apo më shpesh ‘i pafytyri’.
Vetë Salahuddini, përgjithësisht e shmangte
paturpësinë, por fati i tij ishte pa dyshim i pacipë.
Dhe pikërisht kjo i zemëronte kundërshtarët e tij.
Sepse ky oficer kurd 36 vjeçar s’kishte qenë kurrë një
njeri me ambicie, dhe ata që e njihnin që nga fillimi
ishin të sigurt se ai do të kishte mbetur mëse i
kënaqur si njëri nga emirët e shumtë nëse fati nuk do
ta kishte shtyrë atë, do s’do, në ballë të skenës.
Ai pati shoqëruar ungjin e tij në Egjipt me një farë
ngurrimi dhe roli i tij në pushtim kishte qenë i vogël.

k272K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Megjithatë, pikërisht për shkak të qëndrimit në hije, ai


përfundoi në majën e pushtetit. Ai nuk kishte guxuar të
shpallte gremisjen e fatimidëve, por kur u detyrua ta
bënte, zbuloi se ishte bërë trashëgimtar i një prej dinasti-
ve më të pasura muslimane. Dhe kur Nuruddini vendo-
si t’ia tregonte vendin, Jusufi s’pati asnjë nevojë që të
bënte qëndresë: zotëria i tij vdiq papritmas, duke lënë si
pasues një adoleshent 11 vjeçar, Salihun.
Më 11 korrikun e vitit 1174, më pak se dy muaj
më vonë, vdiq edhe Amori gjithashtu, viktimë e di-
zenterisë, pikërisht kur po përgatitej për një tjetër
pushtim të Egjitit, kësaj here me mbështetjen e një flo-
te të fuqishme siciliane. Mbretërinë e Jerusalemit ai ia
la trashëgim të birit Balduinit IV, një djalosh trembë-
dhjetë vjeçar që vuante nga mallkimi më ndjellatmerr:
lebroza. Në të gjithë Orientin, kishte vetëm një mo-
nark i cili mund t’i bënte ballë ngritjes së parezistue-
shme të Salahuddinit, dhe ky ishte Manueli, perando-
ri i rumëve, i cili vërtet ëndërronte që një ditë të bëhej
kryezot i Sirisë dhe kishte për qëllim të pushtonte
Egjiptin në bashkëpunim me frëngjit. Por, mandej në
shtatorin e vitit 1176, si për të përmbyllur vargun e
dhuratave që fati i bëri Salahuddinit, ushtria e fuqish-
me bizantine, e cila kishte zmbrapsur Nuruddinin për
pesëmbëdhjetë vjet, u thye nga Këllëç Arslani II, stër-
nipi i Këllëç Arslanit të parë, në betejën e Miriokfalo-
nit. Manueli vdiq pak kohë më pas, duke e ndëshkuar
perandorinë e krishterë të lindjes me rënie në anarki.
A mund të fajësohen vallë panegjiristët e Sala-
huddinit meqenëse pikasën dorën e vullnetit të Zotit
në këtë seri ngjarjesh të papritura? Vetë Jusufi nuk

k273K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pretendoi asnjëherë se kishte gisht në fatin e tij të


mbarë. Ai gjithmonë tregonte kujdes të falënderonte,
fillimisht Zotin, mandej ‘ungjin tim Shirkuhun’ dhe
‘zotërinë tim Nuruddin’. Është e vërtetë që madhësh-
tia e Salahuddinet shtrihej dhe në modestinë e tij.
Një ditë kur Salahuddini ishte i lodhur dhe po rre-
kej të pushonte, njëri nga mamlukët e tij i erdhi pranë
dhe i dha një letër që ta nënshkruante. - “Jam i sfilitur, -
tha sulltani, - kthehu pas një ore.” Por, tjetri nguli këm-
bë. Ai gati sa s’ia ngjiti fletën në fytyrë Salahuddinit,
duke i thënë: - “Zotëria le të nënshkruajë!” - Sulltani ia
ktheu: - “Por, s’kam as bojë shkrimi këtu.” - Ai qe ulur
në hyrje të tendës, dhe mamluku vërejti se kishte bojë
shkrimi brenda. - “Ka bojë shkrimi në fund të tendës”,
- vikati ai, gjë e cila, përnjëmend, nënkuptonte që, as
më pak e as më shumë, ai po i jepte urdhër Salahuddi-
nit të shkonte e ta merrte vetë bojën e shkrimit. Sulltani
ktheu kokën, pa bojën e shkrimit, dhe tha: - “Pasha Zo-
tin, ke të drejtë.” - Zgjati trupin mbrapa, duke u mbaj-
tur mbi dorën e majtë, dhe rroku bojën e shkrimit me
të djathtën. Mandej nënshkroi letrën.
Ky incident, i rrëfyer nga Bahauddini, sekretari
dhe biografi vetjak i Salahuddinit, është një ilustrim
tronditës se çfarë e bënte atë aq të ndryshëm nga
monarkët e epokës, dhe, vërtet, të të gjitha kohëra-
ve: ai arriti të mbetej i përulur me të përulurit, edhe
kur u bë më i fuqishmi i më të fuqishmëve. Kronis-
tët, sigurisht, përkujtojnë guximin e tij, ndienjën e
tij për drejtësi dhe zellin e tij për xhihad, por në
shkrimet e tyre ngre gjithmonë krye një imazh më
prekës, më njerëzor.

k274K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Një ditë, rrëfen Bahauddini, në mes të fushatës sonë


kundër frëngjve, Salahuddini mblodhi shokët e tij më
të ngushtë. Në dorë mbante një letër që sapo e kishte
lexuar, dhe kur u përpoq të fliste, ai u mek. Kur e
pamë në këtë gjendje, ne e patëm të pamundur të
mbanim lotët, ndonëse s’e dinim se përse bëhej fjalë.
Më në fund, me zërin duke i dridhur nga lotët, ai tha:
- “Takijuddini, nipi im, ka vdekur.” - Mandej lot të
ngrohtë zunë t’i rridhnin sërish, ashtu siç na ndodhi
edhe neve. Kur unë erdha në vete, i thashë: - “Le të
mos harrojmë fushatën që kemi nduarsh, dhe le t’i
kërkojmë falje Zotit që e lamë veten të na merrte me
vete kjo brengë.” Salahuddini ra dakord me mua. -
“Po, - tha ai, - Zoti më faltë! Zoti më faltë!” Ai i përsë-
riti këto fjalë disa herë dhe mandej shtoi: - “Të mos e
marrë vesh kush atë që ndodhi!” Pastaj atij i sollën ujë
trëndafilash për të larë sytë.
Lotët e Salahuddinit vërshuan dhe herë të tjera,
dhe jo vetëm për vjekjen e njerëzve më të afërt.
Dikur, kujton Bahauddini, kur unë po kalëroja në
krah të sulltanit kundër frëngjve, një zbulues i ushtri-
së na u afrua me një grua që po ngashërente e po i
binte gjoksit. - “Erdhi nga kampi i frëngut, - shpjegoi
zbuluesi, - dhe kërkon të takojë padronin. Ne e sollëm
atë këtu.” - Salahuddini i kërkoi përkthyesit ta merrte
gruan në pyetje. Ajo tha: - “Dje ca banditë muslimanë
hynë në tënden time e më grabitën vajzën. Kam qarë
gjithë natën e natës, dhe komandantët tanë më thanë:
- Mbreti i muslimanëve është i mëshirshëm, ne do të
lejojmë të shkosh te ai dhe t’i mund t’i kërkosh të të
kthejnë vajzën. Ja, kështu erdha, dhe i kam varur të

k275K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjitha shpresat te ti.” - Salahuddini u prek dhe filluan


t’i rridhnin lotët. Ai dërgoi dikë në tregun e skllevër-
ve për të kërkuar vajzën, dhe kur s’kishte kaluar as
një orë, erdhi një kalorës me vajzën në shpinë. Me t’i
parë ata, e ëma e vajzës u hodh përdhe dhe fërkoi fy-
tyrën me rërë. Të gjithë ata që ishin të pranishëm u
përlotën me emocion. Ajo hodhi vështrimin nga qielli
dhe zuri të murmuriste fjalë pa kuptim. Si rrjedhim, e
bija iu kthye, dhe ajo u shoqërua drejt kampit frëng.
Ata që e njihnin Salahuddinin flasin pak për para-
qitjen e tij fizike: ishte i shkurtër dhe i hajthëm, me
mjekër të shkurtër e të prerë pastër. Ata parapëlqejnë
të flasin për fytyrën e tij të kredhur në mendime dhe
disi melankolike, e cila do të ndriçohej befas me një
buzëqeshje qetësuese që do ta bënte këdo t’i drejtohej
atij me qetësi. Ai tregohej gjithmonë i përmezërt me vi-
zitorët, ngulte këmbë që ata të qëndronin për të ngrë-
në, i trajtonte me të gjitha nderimet dhe ua plotësonte
të gjitha kërkesat, ndonëse ata mund të ishin të pafe. Ai
s’mund ta duronte dot që ndokush, i cili kishte ardhur
për ta takuar, të largohej i zhgënjyer, dhe pati nga ata
që nuk ngurruan të përfitonin nga kjo veçori e tij. Një
ditë, gjatë një armëpushimi me frëngjit, ‘Brinsi’, zotëria
i Antiokut, ia behu papritmas në tendën e Salahuddinit
dhe i kërkoi t’i kthente një krahinë që sulltani e kishte
marrë katër vjet më parë. Dhe ai ra dakord!
Bujaria e Salahuddinit shkonte shpeshherë në ku-
fijtë e papërgjegjshmërisë.
Thesarmbajtësit e tij, zbulon Bahauddini, mbanin
gjithmonë mënjanë një shumë të caktuar për raste ur-
gjente, pasi ata e dinin se nëse zotëria i tyre do të

k276K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

mësonte për ekzistencën e kësaj rezerve, ai do ta


shpenzonte menjëherë atë. Pavarësisht nga kjo masë
parandaluese, kur vdiq sulltani, thesari i shtetit nuk
përbëhej veçse nga një kallëp ari të Tiros dhe dyzet e
shtatë dirhemë argjendi.
Kur disa nga bashkëpunëtorët e qortuan për
dorëlëshimin e tij, Salahuddini ia ktheu me një buzë-
qeshje mospërfillëse: - “Ka njerëz për të cilët paraja
s’është më e çmuar se rëra.” - Dhe përnjëmend, ai ndi-
ente një përbuzje të sinqertë për pasuritë dhe luksin,
dhe kur pallatet përrallore të kalifëve fatimidë ranë në
duart e tij, brenda tyre ai nguliti emirët e tij, duke pre-
feruar vetë të rronte në një rezidencë më të thjeshtë të
ruajtur për vezirët.
Ky s’ishte i vetmi tipar që Salahuddini dhe Nuru-
ddini dukej se i kishin të përbashkëta. Në fakt, kun-
dërshtarët e konsideronin Salahuddinin jo më shumë
se një pasqyrim të mugët të zotërisë së tij. Në të vërte-
të, në takimet me të tjerët, sidomos me ushtarët, ai si-
llej shumë më ngrohtësisht nga ç’ish sjellë paraardhë-
si. Dhe ndonëse ai ndiqte fije për pe ritet fetare, atij i
mungonte ai delli i lehtë prej fanatiku i shfaqur në jo
pak raste nga i biri i Zenkit. Përgjithësisht, mund të
thuhet se Salahuddini ishte po aq kërkues nga vetja sa
Nuruddini, por më shpirtbutë me të tjerët, ndonëse ai
ishte edhe më i pamëshirshëm se mjeshtri i tij kur
kishte të bënte me ata që fyenin Islamin, qoftë ‘hereti-
kë’ apo frëngj të veçantë.
Përtej këtyre dallimeve në personalitet, Salahud-
dini u ndikua fuqimisht, sidomos në fillim, nga statu-
ra madhështore e Nuruddinit, vijimtar i vlefshëm i të

k277K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

cilit ai rrekej të bëhej, duke ndjekur pareshtur po ato


qëllime: të bashkonte botën arabe dhe të mobilizonte
muslimanët si moralisht, me ndihmën e një aparati të
fuqishëm propagande, ashtu dhe ushtarakisht, në më-
nyrë që të pushtonte rishtazi territoret e zaptuara,
mbi të gjitha Jerusalemin.
Në verën e vitit 1174, ndërsa emirët e Damaskut të
cilët mbështesnin Salihun e ri po shqyrtonin mënyrën
më të mirë për t’i bërë qëndresë Salahuddinit, madje
duke shkuar deri aty sa të merrnin parasysh edhe një
aleancë me frëngjit, sunduesi i Kajros u dërgoi atyre
një letër vërtet sfiduese. Brenda saj, duke fshehur me
mençuri konfliktin me Nuruddinin, ai pa ngurruar u
paraqit si vijimtari i veprës së sunduesit të tij dhe si
kujdestari besnik i trashëgimisë së lënë prej tij.
Nëse mbreti ynë, shkroi ai, paska pikasur në me-
sin tuaj një burrë po kaq të denjë për besnikëri sa
mua, a s’do t’ia kishte besuar vallë atij udhëheqjen e
Egjiptit, provincës së tij më të rëndësishme? Të jeni të
bindur se nëse Nuruddini s’do të kish vdekur kaq
shpejt, ai do të më kishte caktuar mua për edukimin
dhe mbrojtjen e të birit. Tani, unë vërej se ju po silleni
sikur vetëm ju t’i keni shërbyer zotërisë tim dhe të bi-
rit, dhe po rrekeni të më përjashtoni mua. Por unë do
të vi shumë shpejt. Në nder të kujtimit të zotërisë tim,
unë do të kryej akte që do të lënë pasoja, dhe çdonjëri
prej jush do të ndëshkohet për sjelljen e gabuar.
Këtu vështirë se mund të dallohet burri i kujdes-
shëm i viteve më parë. Të krijohet ideja se vdekja e
zotërisë së tij kishte ndërsyer një agresion të ndryrë
prej një kohe të gjatë. Është e vërtetë se rrethanat ishin

k278K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të jashtëzakonshme, pasi ky mesazh kishte një funksi-


on të përpiktë: ishte deklarata e luftës me të cilën Sa-
lahuddini do të fillonte nënshtrimin e Sirisë muslima-
ne. Kur e dërgoi këtë mesazh në tetorin e 1174, sun-
duesi i Kajros kishte marrë tashmë rrugën për në Da-
mask në krye të një kalorësie prej shtatë qind burrash.
Ky numër ishte shumë i vogël për të rrethuar metro-
polin sirian, por Jusufi kishte përllogaritur gjasat me
kujdes. Të trembur nga toni i dhunshëm jokarakteri-
stik i letrës zyrtare të Salahuddinit, Salihu dhe bash-
këpunëtorët parapëlqyen të zmbrapseshin në Alepo.
Duke kapërcyer pa vështirësi territorin frëng nëpër-
mjet asaj që sot mund të quhet ‘udha e Shirkuhut’, Sa-
lahuddini mbërriti në Damask në fund të tetorit. Për-
krahësit e familjes së tij pa humbur kohë hapën portat
e qytetit dhe i dhanë mirëseardhjen.
I inkurajuar nga kjo fitore e siguruar pa asnjë për-
plasje të vetme shpate, ai vazhdoi rrugën e nisur. Ai e
la garnizonin e Damaskut nën komandën e njërit prej
të vëllezërve pa humbur kohë dhe mori rrugën drejt
Sirisë qendrore, ku ai pushtoi Homsin dhe Haman.
Gjatë kësaj fushate rrufe, na rrëfen Ibën el-Ethiri, Sala-
huddini pretendonte se po vepronte në emër të mbretit Sa-
lih, të birit të Nuruddinit. Tha se kishte për qëllim të mbro-
nte vendin nga frëngjit. Ende besnik ndaj dinastisë,
Zenki, që në variantin historianit nga Mosuli, më e
pakta, ka dyshime ndaj ndaj Salahuddinit, të cilin ai e
akuzon për dyfaqësi. Ai s’e kishte krejtësisht gabim.
Jusufi, i shqetësuar që të mos vepronte si uzurpator,
vërtet e paraqiti veten si mbrojtës të Salihut. - “Sido-
qoftë, - tha ai, - ky adoleshent s’mund të qeverisë i ve-

k279K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tëm. Atij i duhet një mbikëqyrës, një regjent dhe as-


kush s’mund ta kryejë këtë punë më mirë sesa unë.” -
Ai i dërgoi Salihut letra të njëpasnjëshme ku e sigu-
ronte për besnikërinë e tij, dha urdhra që të thuheshin
lutje për të në xhamitë e Kajros dhe Damaskut, dhe
preu monedha në emrin e tij.
Monarku i ri nuk u prek aspak nga këto akte. Në
dhjetorin e vitit 1174, kur Salahuddini rrethoi Alepon
‘për të mbrojtur Mbretin Salih nga ndikimi zullumqar
i këshilltarëve’, i biri i Nuruddinit grumbulloi popu-
llin e qytetit dhe mbajti para tyre një fjalim prekës: -
“Vështroni këtë burrë të padrejtë dhe mosmirënjohës
i cili dëshiron të më marrë vendin, pa asnjë fije res-
pekti as ndaj Zotit e as ndaj njeriut! Unë jam jetim dhe
kërkoj ndihmën tuaj për t’u mbrojtur, në kujtim të ba-
bait tim, i cili ju ka dashur kaq shumë.” - Të prekur
thellë, alepasit vendosën t’i bënin qëndresë ‘banditit’,
cilado që të ishin pasojat. Në përpjekje për të shmangur
konfliktin e drejtpërdrejtë me Salihun, Jusufi largoi
rrethimin. Në anën tjetër, ai vendosi të vetëshpallej
‘mbret i Egjiptit dhe i Sirisë’, dhe kështu s’do të ishte më
nën varësinë e ndonjë sovrani. Kronistët madje do ta
quanin atë edhe ‘sulltan’, por ai s’e përvetësoi asnjëherë
këtë titull. Më vonë Salahuddini u kthye për të disatën
herë në muret e Alepos, por ai s’arriti kurrë deri aty sa
të kryqëzonte shpatën me të birin e Nuruddinit.
Këshilltarët e Salihut vendosën t’u drejtoheshin
shërbimeve të asasinëve në përpjekje për hequr këtë
kërcënim të vazhdueshëm. Ata krijuan lidhje me Re-
shiduddin Sinanin, i cili u premtoi se do t’ua hiqte
qafe Jusufin.‘Plaku i malit’ s’mund të kishte kërkuar

k280K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

asgjë më mirë sesa të lante hesapet me varrmihësin e


dinastisë fatimide. Agresioni i parë ndodhi në fillim
të vitit 1175: disa asasinë hynë në kampin e Salahud-
dinit deri në tendën e tij, kur një emir i njohu ata dhe
ua preu rrugën. Ai u plagos rëndë, por alarmi kishte
rënë. Rojat ia behën duke vrapuar, dhe pas një për-
leshjeje të përgjakshme, batinitë u masakruan. Kjo
thjesht sa e zgjati çështjen. Më 22 majin e 1176, kur Sa-
lahuddini po kryente sërish një ekspeditë ushtarake
në krahinën e Alepos, një asasin brofi në tendën e tij
dhe i dha një goditje kame në kokë. Fatmirësisht,
sulltani ishte bërë vigjilent që nga sulmi i mëparshëm,
dhe kishte marrë masa paraprake duke veshur një
rrjetë hekuri nën festen e tij. Vrasësi aspirant mandej
zuri të kërkonte qafën e viktimës. Por tehu i tij u
zmbraps sërish. Salahuddini mbante veshur një tuni-
kë të derdhur me material të trashë, jaka e gjatë e së
cilës ishte përforcuar me rrjetë hekuri. Mandej një nga
emirët e ushtrisë mbërriti, e mbërtheu kamën me një
dorë dhe me tjetrën i dha një goditje batiniut i cili u
shemb përdhe. Por para se Salahuddini të kishte kohë
për t’u ngritur në këmbë, një vrasës i dytë iu hodh
përsipër, pastaj një i tretë. Mirëpo, rojat kishin mbërr-
itur tashmë dhe agresorët u masakruan. Jusufi doli
nga tenda e tij i drobitur dhe duke iu marrë mendtë, i
çuditur sesi vallë i kishte shpëtuar plagosjes.
Me të ardhur në vete, ai vendosi të kryente një
sulm ndaj strofullës së asasinëve në Sirinë qendrore,
ku Reshiduddin Sinani kontrollonte rreth dhjetë forte-
sa. Salahuddini ngriti rrethim ndaj më të frikshmes
prej tyre, Masjafit, të ngritur në majën e një shkëmbi.

k281K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Se çfarë ndodhi tamam në tokën e asasinëve në atë


gusht të vitit 1176, kjo ndoshta do të mbesë mister
përgjithmonë. Një version, ai i Ibën el-Ethirit, thotë se
Sinani i dërgoi një letër njërit prej dajave të Salahud-
dinit, ku betohej se do të urdhëronte vdekjen e të
gjithë pjesëtarëve të familjes sunduesve. Një kërcënim
i tillë nga sekti i asasinëve s’mund të merrej lehtë, ve-
çanërisht pas dy përpjekjeve për të vrarë sulltanin.
Rrjedhimisht rrethimi i Masjafit u hoq, sipas këtij
shpjegimi.
Një version i dytë i ngjarjes ka ardhur deri tek ne
nga vetë asasinët. Rrëfehet me hollësi në një nga
shkrimet e pakta të mbijetuara të sektit, një narrativë
që mban firmën e njërit prej ithtarëve, njëfarë Abu Fi-
ras, historia e të cilit rrjedh si më poshtë. Sinani ishte
larguar kur fortesa u rrethua. Ai bashkë me dy shokë
të tij u ngulitën në një kodër fqinje, nga e cila Sinani
vëzhgonte zhvillimet e operacioneve. Salahuddini
mandej u dha urdhër njerëzve të tij të shkonin e të
kapnin Sinanin. Një detashment i madh e rrethoi atë,
por kur ushtarët u përpoqën të afroheshin, krahët dhe
këmbët iu paralizuan nga një forcë e mistershme.
Mandej ‘Plaku i malit’ u kërkoi atyre t’i thonin sullta-
nit se ai dëshironte të takohej me të personalisht dhe
privatisht; ushtarët e tmerruar rendën për t’i treguar
zotërisë së tyre atë që sapo u kish ndodhur. Salahud-
dini, duke dyshuar se diçka nuk shkonte, dha urdhër
të shpërndanin gëlqere dhe hi përreth tendës së tij për
të pikasur çdo gjurmë këmbësh, dhe në muzg vuri
roje me pishtarë për t’u mbrojtur. Befas, në mes të na-
tës, ai u zgjua duke brofur, dhe mezi arriti të shihte

k282K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

një siluetë të panjohur që po rrëshqiste jashtë tendës,


siluetë të cilën ai besonte se i përkiste vetë Sinanit.
Përbri shtratit vizitori i mistershëm i kishte lënë një
kek të helmuar dhe një copë letër ku dikush kishte
shkruar: “Ti je nën pushtetin tonë.” Thuhet se paskëtaj
Salahuddini ka vikatur, dhe rojat hynë me vrap. Ata u
përbetuan se s’kishin parë asgjë. Të nesërmen, Sala-
huddini largoi me ngut rrethimin dhe u kthye rishtazi
në Damask.
Ky shpjegim është pa dyshim ca si tepër i orna-
mentuar, por është e vërtetë se Salahuddini ndryshoi
krejt befasisht politikën e tij ndaj asasinëve. Pavarë-
sisht nga mospëlqimi për heretikët e të gjitha llojeve,
ai s’u përpoq asnjëherë tjetër të kërcënonte territoret e
batinive. Përkundrazi, tani ai kërkonte t’i bënte ata
për vete, duke privuar kështu armiqtë e tij, muslima-
në dhe frëngj pa dallim, nga një ndihmesë e çmuar.
Sulltani kishte vendosur se gjatë betejës për marrjen e
Sirisë, do të kishte nën mëngë të gjitha kartat. Dhe
vërtet, pavarësisht nga të gjitha synimet praktike, fi-
torja ishte në dorën e tij që nga koha e nënshtrimit të
Damaskut. Por megjithatë, konflikti zvarritej pafund.
Fushtatat e shumta që duhej të kryheshin kundër
shteteve frënge, kundër Alepos, kundër Mosulit, që
gjithashtu sundohej nga një pasardhës i Zenkit, dhe
kundër morisë së princave të Xhaziras dhe Azisë së
Vogël, ishin sfilitëse. Krahas gjithë kësaj, Salahuddinit
iu desh të kthehej rregullisht në Kajro për të shku-
rajuar intrigantët dhe konspiratorët.
Situata filloi të shpleksej vetëm aty nga fundi i vi-
tit 1181, kur Salihu papritmas vdiq me gjasë i helmuar

k283K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

në moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. Ibën el-Ethiri jep


një rrëfim emocional të çasteve të tij të fundit.
Kur gjendja e tij u përkeqësua, mjekët e këshillu-
an të merrte pak verë. Ai ia ktheu atyre: - “Unë s’do ta
bëj këtë pa këshillën e një alimi.” - Një nga doktorët
më të zëshëm ligjorë u soll paskëtaj përbri shtratit dhe
shpjegoi se feja e autorizon përdorimin e verës si ilaç.
Salihu pyeti: - “Dhe ti vërtet mendon se nëse Zoti ka
vendosur t’i japë fund jetës sime, ai do të ndërrojë
mendje nëse më sheh duke pirë verë?” - Njeriut të
fesë s’i mbeti vetëm se të përgjigjej negativisht. - “Atë-
herë, - përmbylli burri që po vdiste, - unë s’dua të ta-
kohem me krijuesin tim duke pasur një pije të ndalu-
ar në stomak.”
Tetëmbëdhjetë muaj më vonë, më 18 qershorin e vi-
tit 1183, Salahuddini hyri solemnisht në Alepo. Egjipti
dhe Siria ishin tashmë një, jo thjesht në emër, ashtu si
gjatë sundimit të Nuruddinit, por edhe faktikisht, nën
autoritetin e pakontestueshëm të sovranit ejubas. Çudi-
tërisht, shfaqja e këtij shteti të fuqishëm arab, presioni i
të cilit shtohej dita ditës, nuk i nxiti frëngjit të shfaqnin
një solidaritet më të madh me njëri-tjetrin. Përkundrazi.
Ndërsa mbreti i Jerusalemit, i deformuar në mënyrë të
shëmtuar nga lebroza, ra në pafuqishmëri, dy klane
rivale nisën një luftë për pushtet. I pari, i cili ishte në
favor të gjetjes së një kompromisi me Salahuddinin,
kryesohej nga Rajmondi, konti i Tripolit. Zëdhënësi i të
dytit, fraksionit ekstremist, ishte Rejnaldi i Shatijonit,
princi i dikurshëm i Antiokut.
Mjaft i zeshkët, me një hundë shkabe, me një ara-
bishte të rrjedhshme, dhe një lexues i kujdesshëm i

k284K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

teksteve islamike, Rajmondi mund të ngatërrohej si


emir sirian po të mos ishte për shtatin e tij të bëshëm,
që tregonte origjinën e tij perëndimore.
Në mesin e frëngjve të asaj kohe, na rrëfen Ibën el-
Ethiri, s’kishte burrë më të mençur apo të guximshëm
se zotëria i Tripolit, Rajmond ibën Rajmond es-San-
zhili, pasardhës i Sën Zhilit. Por ai kishte një ambicie
të tepruar, dhe dëshironte të bëhej mbret. Ai veproi si
regjent për ndoca kohë, por u shkarkua pa kaluar
shumë kohë. Kaq i mëritur ishte ai saqë i shkroi Sala-
huddinit, duke u rreshtuar krah tij, dhe i kërkoi atij ta
ndihmonte që të bëhej mbret i frëngjve. Salahuddini
mbeti i kënaqur nga kjo kërkesë, dhe liroi me ngut një
numër kavalierësh të Tripolit të cilët ishin mbajtur të
burgosur nga muslimanët.
Salahuddini i ndoqi me vëmendje këto mosma-
rrëveshje. Kur rryma ‘orientale’ e Rajmondit dukej në
epërsi në Jerusalem, ai i dërgoi atij një pusullë pajtue-
se. Në vitin 1184, lebroza e Balduinit IV ishte në fazat
përfundimtare. Krahët dhe këmbët i ishin bërë të do-
bëta, sytë të vagullt. Por atij s’i mungonte as guximi e
as gjykimi, dhe ai kishte besim te konti i Tripolit, i cili
po orvatej të vendoste marrëdhënie miqësore me Sa-
lahuddinin. Shtegtari andaluz Ibën Xhubejri, i cili vi-
zitoi Damaskun atë vit, u befasua kur zbuloi se ven-
din e luftës e kishin zënë karvanet që udhëtonin li-
risht ndërmjet Kajros dhe Damaskut, duke kaluar në-
përmjet territorit frëng. - “Të krishterët, - vërejti ai, -
kërkojnë nga muslimanët të paguajnë një taksë, e cila
zbatohet pa abuzime. Në këmbim, tregtarët e krishte-
rë paguajnë një detyrim për sendet e tyre kur kalojnë

k285K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

në viset muslimane. Ka një mirëkuptim të plotë ndër-


mjet dy palëve dhe drejtësia respektohet. Luftëtarët
vazhdojnë luftën, por popujt jetojnë në paqe.”
Pa e çuar aspak ndër mend dhënien fund kësaj
bashkëjetese, Salahuddini dha shenja se ai ishte i gat-
shëm të shkonte edhe më tutje në rrugën e paqes. Në
marsin e vitit 1185, mbreti lebroz i Jerusalemit vdiq në
moshën njëzet e katër vjeçare, duke ia lënë trashëgim
fronin nipit të tij Balduinit V, një fëmijë gjashtë vjeçar.
Regjenca i kaloi kontit të Tripolit, i cili, i ndërgjegjshëm
se i duhej kohë për të konsoliduar pushtetin, dërgoi me
ngut emisarë në Damask në kërkim të një armëpushimi.
Ndonëse Salahuddini ndihej i sigurt se tani ai ishte në
pozita për të hapur betejën vendimtare me oksidentalët,
ai megjithatë tregoi se s’kërkonte të përballej me çdo
çmim. Ai ra dakord për një armëpushim katër vjeçar.
Por një vit më vonë, në gushtin e 1186, kur mbre-
ti-fëmijë vdiq, shpërtheu një luftë për postin e regjen-
tit. - “E ëma e monarkut të ri, - shpjegon Ibën el-Ethiri, -
kishte rënë në dashuri me një burrë të quajtur Gi, një frëng
i mbërritur së fundmi nga perëndimi. Ajo u martua me të,
dhe kur fëmija vdiq, ajo i dha fronin bashkëshortit të saj,
pasi mblodhi patriarkun, priftërinjtë, murgjit, hospitalerët,
templarët dhe baronët, duke i informuar ata se e kishte
transferuar pushtetin në duart e Gisë, para të cilit ajo pas-
këtaj ishte betuar për besnikëri. Rajmondi refuzoi; ai pël-
qente të arrinte një marrëveshje me Salahuddinin.” - Gija
në fjalë ishte Mbreti Gi i Luzinjanit, një burrë i pa-
shëm, aspak i mprehtë, i privuar krejtësisht nga aftësi-
të politike apo ushtarake dhe gjithmonë i prirur për të
rënë dakord me personin e fundit që fliste. Në të vër-

k286K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tetë, ai s’ishte asgjë më shumë se një marionetë në


duart e ‘fajkojve’, prijësi i të cilëve ishte plaku ‘Brins
Arnat’, Rejnaldi i Shatijonit.
Pas aventurës së tij qipriote dhe zhvatjeve në Siri-
në veriore, Rejnaldi kishte kaluar pesëmbëdhjetë vjet
në burgjet e Alepos para se të çlirohej në vitin 1175
nga i biri i Nuruddinit. Robëria vetëm sa ia kishte
përkeqësuar të metat. Më fanatik, më makut dhe më i
etur për gjak se kurrë, Arnati zgjoi ndërmjet arabëve
dhe frëngjve më tepër urrejtje nga ç’kishin shkaktuar
dhjetëvjeçarët e luftërave dhe masakrave. Pasi ishte li-
ruar, ai kishte dështuar të merrte Antiokun, ku fronin
e mbante tashmë thjeshtri i tij, Bohemondi III. Ai për
pasojë u ngulit në Mbretërinë e Jerusalemit, ku shumë
shpejt u martua me një vejushë të re, e cila si prikë i
dha territore të ndryshme që shtriheshin në lindje të
Lumit Jordan, në veçanti fortesat e fuqishme të Kara-
kut dhe Shaubakut. Me të formuar një aleancë me
templarët dhe me kavalierët e shumtë të mbërritur
rishtazi, ai gëzoi një ndikim në ngjitje në oborrin e Je-
rusalemit, të cilin vetëm Rajmondi arriti ta balanconte
për një farë kohe. Rejnaldi kërkoi të impononte të njëj-
tën politikë si ajo e ndjekur nga pushtuesit e parë
frëngj: luftë të paepur kundër arabëve, për të plaçki-
tur dhe për të masakruar pa vetëpërmbajtje, për të
zaptuar territore të reja. Çdo pajtim, çdo kompromis,
ai e konsideronte tradhti. Ai nuk njihte asnjë armëpu-
shim apo marrëveshje. Sido që të jetë, shpjegonte ai
me cinizëm, ç’vlerë ka një betim që i jepet të pafeve?
Në vitin 1180, një marrëveshje ndërmjet Damas-
kut dhe Jerusalemit kishte garantuar qarkullimin e

k287K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lirë të mallrave dhe njerëzve në këto vise. Pak muaj


më vonë, një karvan tregtarësh të pasur arabë që ka-
lonte në shkretëtirën siriane gjatë rrugës për në Mekë,
u sulmua nga Rejnaldi i cili konfiskoi të gjitha sendet.
Salahuddini iu ankua Balduinit IV, i cili s’guxonte të
ndëshkonte vasalin. Në vjeshtën e 1182, ngjau një in-
cident edhe më i rëndë: Arnati vendosi të bastiste pi-
kërisht Mekën. Ekspedita u nis nga Eliati, që asokohe
ishte një fshat i vogël arab peshkatarësh në Gjirin e
Akabasë. Disa piratë të Detit të Kuq ua rrëfyen udhën
frëngjve përgjatë bregdetit; ata sulmuan Xhanbuhun,
portin që i shërbente Medinës, dhe mandej Rabgihun,
jo larg Mekës. Përgjatë rrugës, Rejnaldi fundosi një
barkë që bartte pelegrinë muslimanë për në Xhedah. -
“Të gjithë u zunë në befasi, - sqaron Ibën el-Ethiri, - pasi
njerëzit e këtyre krahinave s’kishin parë asnjëherë një
frëng, qoftë tregtar qoftë luftëtar.” - Të dehur nga sukse-
si, agresorët nuk nxituan të mbushnin anijet me prenë
e plaçkitjeve. Rejnaldi mandej u kthye në territoret e
tij, ndërsa njerëzit e tij kaluan shumë muaj duke i rënë
kryq e tërthor Detit të Kuq. I vëllai i Salahuddinit, el-
Adili, i cili qeveriste Egjitin në mungesë të të vëllait,
armatosi një flotë dhe e dërgoi të përballej me plaçki-
tësit, të cilët u thyen. Disa syresh u shpunë në Mekë,
ku iu pre koka botërisht, një ndëshkim ekzemplar, përm-
byll historiani nga Mosuli, për ata që ishin përpjekur të
dhunonin vendet e shenjta.
Lajmi për aventurën e marrëzishme të Rejnaldit u
përhap anembanë botës muslimane, ku Arnati që kë-
tej e tutje do të simbolizonte gjërat më të neveritshme
të armikut frëng.

k288K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Salahuddini ishte kundërpërgjigjur duke ndërma-


rrë disa inkursione në territoret e Rejnaldit, por ndo-
nëse i zemëruar, sulltani ruajti shpirtmadhësinë. Për
shembull, në nëntorin e 1183 ai kishte ngritur kata-
pulta përreth kalasë së Karakut dhe po e bombardon-
te atë me copa të mëdha shkëmbinjsh, kur mbrojtësit
dërgojnë fjalë se brenda po kremtohet një martesë
princërore. Ndonëse nusja ishte thjeshtrja e Rejnaldit,
Salahuddini i pyet të rrethuarit se në cilin pjesë do të
qëndrojnë të sapomartuarit dhe, paskëtaj, u jep ur-
dhër burrave të tij të kursejnë atë sektor.
Gjeste të tilla, ajme, vlenin një hiç me Arnatin. Për
pak kohë ai ishte neutralizuar nga Rajmondi i men-
çur, por me ngjitjen në fron të Mbretit Gi në 1186, ai
ishte sërish në gjendje të hiqte dorë nga ligji. Disa javë
më vonë, duke shpërfillur armëpushimin që duhej të
mbetej në fuqi për dy vjet e gjysmë të tjerë, princi
zbriti vringthi si shpend grabitqar mbi një karvan të
madh pelegrinësh dhe tregtarësh arabë të cilët po
bënin në paqe rrugën për në Mekë. Ai masakroi të
gjithë burrat e armatosur, kurse ata që kishin mbetur i
shpuri në Karak të lidhur me vargonj. Kur disa prej
tyre morën guximin ta përkujtonin Rejnaldin për
armëpushimin, ai u tha atyre duke i sfiduar: - “Le të
vijë Muhamedi juaj e t’ju çlirojë!” - Kur këto fjalë i
shkuan Salahuddinit disa javë më vonë, ai u përbetua
se do ta vriste Arnatin me duart e veta.
Mirëpo, hë për hë, sulltani u përpoq të fitonte
kohë. Ai dërgoi emisarë pranë Rejnaldit duke kërkuar
që robërit të liroheshin dhe prona t’u kthehej, në bazë
të kushteve të armëpushimit. Kur princi refuzoi t’i

k289K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

priste, emisarët shkuan në Jerusalem, ku ata u mirë-


pritën nga Gija. Ai u hoq kinse i tronditur nga sjellja e
vasalit por nuk guxonte të rrezikonte një konflikt me
të. Ambasadorët këmbëngulën: vallë pengjet e Princit
Arnat do të vazhdojnë të kalben birucave të Karakut,
në shkelje të të gjitha armëpushimeve dhe betimeve?
Gija i paaftë i lau duart nga kjo çështje.
Armëpushimi u thye. Ndonëse Salahuddini ishte
gati ta respektonte atë për të gjithë kohëzgjatjen, ai
nuk shqetësohej nga rifillimi i armiqësive. Ai u dërgoi
lajmëtarë emirëve të Egjiptit, Sirisë, Xhazirës dhe gjet-
kë duke proklamuar se frëngjit kishin nëpërkëmbur
pabesisht angazhimet, dhe u bëri thirrje aleatëve dhe
vasalëve të bashkonin të gjitha forcat nën komandën e
tyre për të marrë pjesë në xhihadin kundër pushtuesit.
Mijëra kalorës dhe ushtarë këmbësorie u mblodhën
në Damask nga të gjitha viset e Islamit. Qyteti u për-
mbyt nga një det flamujsh që valëviteshin, nga tenda
të vogla me lëkurë deveje ku ushtarët u strehuan nga
dielli dhe shiu, si dhe nga pavijonet e paskajta mbre-
tërore me pëlhura ngjyra-ngjyra të stolisur me vargje
kaligrafike nga Kurani apo dhe poetike.
Ndërsa ky mobilizim vazhdonte, frëngjit kishin
ngecur në grindjet e tyre vdekjeprurëse. Mbreti Gi
mendoi se kishte gjetur çastin e favorshëm për të he-
qur qafe rivalin Rajmond, të cilin e akuzoi për bashkë-
punim me muslimanët. Ushtria e Jerusalemit u përga-
tit për sulm ndaj Tiberias, një qytet i vogël i Galilesë
që i përkiste bashkëshortes së kontit të Tripolit. I alar-
muar, konti vajti të takohej me Salahuddinin duke i
propozuar atij një aleancë. Salahuddini pranoi pa e

k290K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zgjatur dhe dërgoi një detashment trupash për të për-


forcuar garnizonin e Tiberias. Ushtria e Mbretërisë së
Jerusalemit u tërhoq.
Më 30 prillin e vitit 1187, ndërsa dallgët e njëpas-
njëshme të luftëtarëve arabë, turqë dhe kurdë nuk
reshtnin së mbledhuri në Damask, Salahuddini dërgoi
një lajmëtar në Tiberias duke i kërkuar Rajmondit, në
bazë të marrëveshjes, të lejonte zbuluesit e tij të bënin
një udhëtim zbulimi pranë brigjeve të Liqenit të Gali-
lesë. Konti u zu ngushtë, por s’mund të refuzonte.
Kërkesa e tij të vetme ishte që ushtarët muslimanë të
dilnin nga territori i tij në muzg dhe që ata të premto-
nin se s’do të sulmonin shtetasit e tij apo pronat e
tyre. Për të shmangur incidentet, ai paralajmëroi të
gjitha rrethet se trupat muslimane do të kalonin mes-
përmes, dhe ai u kërkoi banorëve të qëndronin nëpër
shtëpia.
Në agsholin e të nesërmes, e premtja e një majit,
shtatë mijë kalorës nën komandën e njërit prej togerë-
ve të Salahuddinit kaluan para mureve të Tiberiusit.
Në po të njëjtën natë, ndërsa ata ndiqnin gjurmët e
tyre në rrugën e kthimit, ata respektuan një për një
kërkesat e kontit: nuk sulmuan as fshatrat e as kësht-
jella, nuk plaçkitën as flori e as bagëti, mirëpo kthimi i
tyre nuk kaloi pa incidente. Rastësisht, mjeshtrit e
mëdhenj të templarëve dhe hospitalerëve qëlluan që
një natë më parë të kishin qenë në një nga fortesat e
zonës, kur lajmëtari i Rajmondit ia behu për t’u bërë
atyre të ditur se një detashment musliman do të ka-
lonte aty afër. Ushtarët-murgjër ngrehën veshët. Ata
s’kishin asnjë pakt me saraçenët. Pa humbur kohë,

k291K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pasi mblodhën disa qindra kavalierë dhe ushtarë


këmbësorie, ata vendosën të sulmonin kalorësinë
muslimane në afërsi të fshatit Safurija, në veri të Na-
zaretit. Por, frëngjit u asgjësuan brenda pak minutash.
Vetëm mjeshtri i madh i templarëve arriti të arratisej:
Të trembur nga kjo mposhtje, rrëfen Ibën el-Ethiri,
frëngjit dërguan patriarkun e tyre, priftërinjtë dhe
murgjit, së bashku me një numër kavalierësh, pranë
Rajmondit. Ata protestuan thekshëm ndaj tij për
aleancën me Salahuddinin, duke i thënë: - “Ti me si-
guri duhet të jesh kthyer në Islam, përndryshe ti nuk
do të toleroje kurrë atë që sapo ndodhi. Ti s’do të
kishe lejuar kurrsesi që në territorin tënd të kalonin
muslimanë, të masakronin templarë dhe hospitalerë,
të bartnin me vete të burgosur, pa bërë asgjë për t’i
ndalur!” - Gjithashtu ushtarët e tij, ata të Tripolit dhe
të Tiberias, e qortuan kontin, dhe patriarku e kërcënoi
me shkishërim dhe me bërjen të pavlefshme të marte-
sës së tij. Rajmondi nuk u shkurajua nga ky presion.
Ai u kërkoi falje atyre dhe u pendua. Ata e falën, pati
një pajtim, dhe ata i kërkuan atij të vinte trupat në dis-
pozicion të mbretit dhe të bashkohej me ata në betejën
kundër muslimanëve. Konti u largua bashkë me ta.
Frëngjit grumbulluan sërish trupat, kavalerinë dhe
ushtarët e këmbësorisë, në afërsi të Akres, dhe paskë-
taj marshuan duke tërhequr këmbët zvarrë drejt fsha-
tit të Safurijas.
Në kampin musliman, shpartallimi i këtyre urdh-
rave ushtarako-fetarë ndjellatmerr dhe të urryer botë-
risht dha një shije paraprake të fitores. Emirët dhe
ushtarët, pa dallim, tani e tutje do të nguteshin për të

k292K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kryqëzuar shpatat me frëngjit. Në qershor, Salahuddi-


ni grumbulloi të gjitha trupat në gjysmë të rrugës
ndërmjet Damaskut dhe Tiberias: dymbëdhjetë mijë
kalorës parakaluan para tij, pa përmendur ushtarët e
këmbësorisë dhe vullnetarët ndihmës. Nga shala e
kalit, sulltani thërriti urdhërin e ditës, të kumbuar
rishmi nga mijëra zëra të eksituar: “Fitore ndaj armiq-
ve të Zotit!”
Me qetësi, Salahuddini analizoi gjendjen para
shtabit të tij të përgjithëm: - “Mundësia që shtrihet
para nesh tani, mund të mos na shfaqet asnjëherë tje-
tër. Sipas këndvështrimit tim, ushtria muslimane du-
het t’u kundërvihet të gjithë të pafeve në një betejë të
organizuar. Ne duhet të hidhemi vendosmërisht në
xhihad para se trupat tona të humbasin toruan.” –
Sulltani donte t’i ndalonte vasalët dhe aleatët që të
ktheheshin në shtëpi me trupat e tyre para arritjes së fi-
tores përfundimtare, pasi stina e luftimeve merrte fund
në vjeshtë. Mirëpo, frëngjit ishin luftëtarë jashtëzako-
nisht të vëmendshëm. Vallë nuk do të kërkonin ata të
shmangnin betejën sapo të shihnin sesa të numërta dhe
të mirëorganizuara ishin forcat muslimane?
Salahuddini vendosi t’u ngrinte një kurth, duke
iu lutur Zotit që ata të ngecnin në karrem. Ai mori
rrugën drejt Tiberias, e pushtoi qytetin brenda një dite
të vetme, dha urdhër që të ndizeshin zjarre të shumtë,
dhe rrethoi kalanë, brenda së cilës ishte kontesha,
bashkëshortja e Rajmondit, bashkë me një grusht
mbrojtësish. Ushtria muslimane ishte më se e aftë të
thyente çdo qëndresë, por sulltani i përmbajti njerëzit
e tij. Presioni duhej të shtohej pak e nga pak. Ai u hoq

k293K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sikur po bëhej gati për mësymjen përfundimtare,


ndërkohë që ndejti në pritje të reagimit armik.
Kur frëngjit mësuan se Salahuddini kishte push-
tuar Tiberian dhe i kishte vënë zjarrin, rrëfen Ibën el-
Ethiri, ata u mblodhën në këshill. Disa syresh propo-
zuan të marshonin kundër muslimanëve për të luftu-
ar ndaj tyre dhe për t’i penguar ata që të merrnin ka-
lanë. Por Rajmondi ndërhyri: - “Tiberia më përket
mua, - tha ai, - dhe atje është e rrethuar bashkëshortja
ime. Por unë do të isha i gatshëm të lejoja që kalaja të
merrej dhe bashkëshortja ime të zihej robinë nëse do të
isha i sigurt që mësymja e Salahuddinit do të ndalej me
kaq; pasi, në emër të Zotit, unë kam parë një mori ush-
trish muslimane në të kaluarën, por asnjëra s’ka qenë
kaq e numërt dhe kaq e fuqishme sa kjo nën komandën
e Salahuddinit sot. Le të shmangim, pra, përballjen me
të. Ne mund të rimarrim Tiberian kurdoherë që duam
dhe të paguajmë shpërblesë për të burgosurit tanë.” -
Por Princi Arnat, lord i Karakut, ia ktheu: - “Ti po
rrekesh të na fusësh drithmat me këto proçka për
fuqinë e forcave muslimane, thjesht sepse ty të
pëlqejnë ata dhe preferon miqësinë e tyre. Përndryshe,
goja nuk do të nxirrte fjalë të tilla. Nëse ti më thua se
ata janë të numërt, unë përgjigjem: zjarri nuk zbutet
nga sasia e drurit për t’u djegur.” - Konti mandej tha: -
“Unë jam njëri prej jush. Do të veproj si të dëshironi,
por keni për ta parë me sytë tuaj se ç’do të ngjasë.”
Përsëri, argumentet më ekstremiste kishin trium-
fuar në mesin e frëngjve.
Gjithçka ishte gati për betejë. Ushtria e Salahuddi-
nit kishte zënë vend në një rrafshinë pjellore të mbu-

k294K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

luar me pemë frutore. Pas saj, gjendej uji i freskët i Li-


qenit Tiberia, i ushqyer prej Lumit Jordan, ndërsa më
tutje, drejt veri-lindjes, shihej konturi i Lartësive Go-
lan. Pranë kampit musliman gjendej një kodër me dy
kreshta, të quajtura ‘brirët e Hitinit’, matanë fshatit që
ngrihej shpateve të tyre.
Më 3 korrik, ushtria frënge, dymbëdhjetë mijë
vetë e fortë, filloi të lëvizte. Në kohëra të zakonshme,
nuk duhej shumë për të udhëtuar nga Safurija drejt
Tiberias: katër orë marshim më e shumta, por në verë
kjo ngushticë toke palestineze ishte e thatë. Nuk kish-
te asnjë burim uji dhe asnjë pus, dhe shtretërit e lu-
menjve ishin tharë. Mirëpo, kur u nisën nga Safurija
atë mëngjes herët, frëngjit besonin se afër mesditës ata
do të ishin në gjendje të shuanin etjen buzë liqenit.
Por, Salahuddini e kishte ngritur me kujdes kurthin.
Gjatë gjithë ditës, kalorësia e tij e ngacmoi armikun
duke e sulmuar nga mprapa, nga përballë, dhe man-
dej nga të dy krahët, duke u derdhur pareshtur mbi
krye re shigjetash. Disa humbje iu shkaktuan oksiden-
talëve në këtë formë, por më e rëndësishmja, ata u
shtrënguan të ngadalësonin përparimin.
Pak para muzgut, frëngjit mbërritën një kep nga
i cili vështronin të gjithë zonën. Fill poshtë tyre
shtrihej fshati i vogël i Hitinit, me tek-tuk ndonjë
shtëpi ngjyrë dheu, kurse ujërat e Liqenit Tiberias
vezullonin në fund të luginës. Ndërmjet frëngjve
dhe liqenit, në rrafshinën e gjelbërt që shtrihej për-
gjat bregut të lumit, gjendej ushtria e Salahuddinit.
Nëse dëshironin të pinin, atyre u duhej të merrnin
leje nga sulltani.

k295K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Salahuddini buzëqeshi. E dinte se frëngjit ishin të


shterruar, duke vdekur nga etja, se ata nuk kishin as fu-
qinë e as kohën për të çarë një shteg drejt liqenit para se
të errej, dhe se ata rrjedhimisht do të duhej të kalonin
natën pa asnjë pikë ujë për të pirë. Vallë, a do të ishin ata
vërtet në gjendje për të luftuar në këto kushte? Atë natë,
Salahuddini e ndau kohën mes lutjeve dhe takimeve me
shtabin e tij të përgjithshëm. Në të njëjtën kohë, ai u dha
urdhër disa prej emirëve të shkonin vjedhurazi mbrapa
armikut në mënyrë që të pengonin çdo tërheqje të
mundshme, ndërkohë që ai sigurohej vazhdimisht që të
gjithë njerëzit e tij të ishin në pozicionet e tyre dhe a i
kishin kuptuar urdhrat e marra.
Të nesërmen, më 4 korrik 1187, në dritën e parë të
agsholit, frëngjit, tashmë të rrethuar dhe të topitur nga
etja, u përpoqën pa shpresë të zbrisnin teposhtë kodrës
për të mbërritur në liqen. Ushtarët e këmbësorisë, të
sprovuar më ashpërsisht sesa kavalierët nga marshimi
shterues i një ditë më parë, u turrën përpara verbërisht,
duke i mbajtur sëpatat e luftës dhe topuzët si barrë.
Dallgë pas dallge, ata u thyen ndërsa u përplasën me
murin e ngurtë të shpatave dhe heshtave. Të mbijetuarit
u shtrënguan të zmbrapseshin në kodër në rrëmujë e si-
për, ku ata u pleksën me kavalierët, tashmë të sigurt për
disfatën. Asnjë vijë mbrojtëse nuk u arrit të mbahej. Por
gjithsesi, vazhduan të luftonin me guximin e lindur nga
dëshpërimi. Në krye të një grushti bashkëpunëtorësh të
afërt, Rajmondi u përpoq të çante një shteg mespërmes
rreshtave të muslimanëve. Komandantët e ushtrisë së
Salahuddinit e njohën dhe e lejuan të merrte arratinë. Ai
kalëroi deri në Tripoli pa u ndalur.

k296K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pas largimit të kontit, frëngjit ishin në prag të ka-


pitullimit, shkruan Ibën el-Ethiri. Muslimanët i kishin
vënë zjarrin barit të thatë, dhe era po e frynte tymin
në sytë e kavalierëve. Të mbytur nga etja, nga flakët
dhe tymi, nga zjarrmia e verës dhe ethet e luftës, frën-
gjit e kishin të pamundur të vazhdonin. Por, besonin
se mund ta shmangnin vdekjen vetëm duke i dalë asaj
përballë. Ata u hodhën në mësymje kaq të dhunshme
saqë muslimanët gati sa nuk u zmbrapsën. Sidoqoftë,
në secilën mësymje frëngjit pësuan humbje të mëdha
dhe numri i tyre u pakësua. Muslimanët futën në
dorë Kryqin e Vërtetë. Për frëngj, kjo ishte më e rënda
nga të gjitha humbjet, pasi në këtë kryq, pretendojnë
ata, u kryqëzua Mesiah - paqja qoftë mbi të.
Sipas Islamit, Krishti u kryqëzua vetëm në pamje,
pasi Zoti e donte aq shumë të birin e Marisë saqë
s’mund të lejonte që atij t’i shkaktohej një torturë kaq
e urryer.
Pavarësisht nga kjo humbje, frëngjit e fundit që
mbijetuan, rreth njëqind e pesëdhjetë nga kavalierët e
tyre më të mirë, nuk reshtën së luftuari trimërisht,
duke u ngulitur lart mbi fshatin e Hitinit, ku ata ngri-
tën tendat dhe organizuan qëndresën. Por, muslima-
nët u dyndën ndaj tyre nga të katra anët, dhe përfun-
dimisht vetëm tenda e mbretit qëndroi më këmbë.
Çfarë ngjau më pas, rrëfehet nga vetë i biri i Salahud-
dinit, el-Melik el-Afdal, i cili asokohe ishte shtatëmbë-
dhjetë vjeç.

Unë po qëndroja në krah të tim eti gjatë betejës së


Hitinit, e para betejë që kisha parë deri atëherë. Kur
mbreti i frëngjve e gjeti veten në kodër, ai dhe burrat e

k297K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tij u hodhën në një sulm të egër që zmbrapsi trupat


tona deri në vendin ku rrinte im atë. Unë ktheva vësh-
trimin nga ai. Ishte i brengosur; i vrenjtur dhe ndukte
me nervozizëm mjekrën. Paskëtaj ai bëri përpara, duke
thërritur: - “Djalli s’duhet të fitojë!” - Muslimanët më-
synë sërish kodrën. Kur unë pashë frëngjit të tërhiqe-
shin nën trysninë e trupave tona, bërtita nga gëzimi: -
“Fituam!” Por, frëngjit sulmuan sërish me sa fuqi ki-
shin, dhe forcat tona e gjetën sërish veten të grupuara
përreth tim eti. Tani, ai i nxiti të sulmonin përsëri, dhe
ata e detyruan armikun të tërhiqej sipër në kodër. Unë
bërtita sërish: - “I mundëm!” - Por im atë u kthye nga
unë, duke më thënë: - “Hesht! Do t’i kemi mposhtur
vetëm kur të ketë rënë ajo tenda atje, në majë të kod-
rës.” - Para se ai të mbaronte fjalinë, tenda e mbretit ra.
Sulltani mandej zbriti nga kali, u përkul në tokë dhe
falenderoi Zotin duke qarë nga gëzimi.

Në mes të thirrjeve ngazëllimtare, Salahuddini u


ngrit në këmbë, i hipi kalit dhe u drejtua për nga çad-
ra e tij. Robërit kryesorë u sollën para tij, më të shqua-
rit prej të cilëve Mbreti Gi dhe Princi Arnat. Shkrimta-
ri Imaduddin el-Esfahani, njëri prej këshilltarëve të
sulltanit, ishte i pranishëm në këtë skenë:
Salahuddini, shkroi ai, e ftoi mbretin t’i ulej pranë,
dhe kur Arnati hyri, ai e uli pranë mbretit dhe i kujtoi
atij të gjitha krimet që kishte bërë: - “Sa herë ke bërë
një betim dhe mandej e ke shkelur atë? Sa herë ke
nënshkruar marrëveshje të cilat s’i ke respektuar
kurrë?” - Arnati u përgjigj nëpërmjet një përkthyesi: -
“Mbretërit janë sjellë kështu ngahera. Unë s’kam bërë
asgjë me tepër.” - Gjatë kësaj kohe, Gija po gulçonte
nga etja, me kokën që i përkundej si i dehur, ndërsa
k298K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

në fytyrë kishte një çehre të lemerisur. Salahuddini i


tha atij fjalë qetësuese, dha urdhër t’i sillnin ujë të
ftohtë dhe ia ofroi atij. Mbreti e piu, mandej atë që
mbeti ia kaloi Arnatit, i cili shoi etjen mirë e bukur.
Sulltani paskëtaj i tha Gisë: - “Ti s’më kërkove leje
para se t’i jepje ujë atij. Për pasojë unë s’jam i detyruar
t’i dhuroj atij mëshirën time.”
Dhe vërtet, sipas një tradite arabe, një i burgosur
të cilit i ofrohet ushqim apo pije, duhet të kursehet,
një zotim që Salahuddini s’mund ta respektonte në
rastin e një njeriu të cilin ai ishte përbetuar se do ta
vriste me duart e veta. Imaduddini vijon:

Pasi shqiptoi këto fjalë, sulltani buzëqeshi, i hipi


kalit dhe u largua me vrik, duke i lënë robërit në
tmerr. Ai mbikëqyri kthimin e trupave, mandej u
kthye në çadrën e tij. Ai dha urdhër t’i shpinin aty Ar-
natin, bëri para drejt tij, me shpatë në dorë, dhe e godi-
ti midis qafës dhe shpatullës. Kur Arnati ra, ai ia preu
kokën dhe ia tërhoqi zvarrë trupin nga këmbët deri te
mbreti, i cili zuri të dridhej. Pasi e pa kaq gjakprishur,
sulltani iu drejtua me një ton qetësues: - “Ky njeri u
vra vetëm për shkak të ligësisë dhe pabesisë së tij.”

Ndonëse mbreti dhe pjesa më e madhe e të bur-


gosurve u kursyen, templarët dhe hospitalerët pësuan
të njëtin fat si Rejnaldi i Shatijonit.
Madje që para se të vinte fundi i asaj dite të paha-
rrueshme, Salahuddini mblodhi emirët kryesorë dhe i
përgëzoi ata për fitoren, e cila, tha ai, kishte kthyer
nderin e përçmuar nga pushtuesit për kaq shumë
kohë. Frëngjit, besonte ai, s’kishin më asnjë ushtri,
dhe duhej shfrytëzuar kjo mundësi pa humbur kohë
k299K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

për të rimarrë të gjitha tokat e pushtuara padrejtë-


sisht. Të nesërmen, një ditë e diel, ai sulmoi kalanë e
Tiberias, ku gruaja e Rajmondit, duke e ditur se qënd-
resa e mëtejshme do të kishte qenë e kotë, u dorëzua.
Salahuddini, sigurisht, u dha leje mbrojtësve të largo-
heshin të pacenuar me të gjitha pronat e tyre.
Të martën vijuese, ushtritë fitimtare marshuan
drejt portit të Akrës, i cili kapitulloi pa bërë asnjë qën-
dresë. Qyteti kishte përftuar një rëndësi të konsideru-
eshme ekonomike gjatë viteve të fundit, pasi tregtia
me Perëndimin kanalizohej nëpërmjet tij. Sulltani u
rrek të bindte tregtarët e shumtë italianë që të qëndro-
nin, duke u premtuar se do të gëzonin të gjithë mbroj-
tjen e duhur. Por ata preferuan të niseshin për në por-
tin fqinj të Tiros. Ndonëse ndieu keqardhje për vendi-
min e tyre, sulltani nuk u përpoq t’i ndalte. Ai madje i
lejoi ata të merrnin me vete të gjitha pasuritë dhe u of-
roi atyre një shpurë për t’u mbrojtur nga kusarët.
Salahuddini e pa të pavend të endej nëpër fshatra
në krye të një ushtrie kaq të fuqishme, kështu që ai u
dha urdhër emirëve të tij të nënshtronin bastionet e
ndryshme të frëngut në Palestinë. Ngulimet frënge të
Galilesë dhe Samarias u dorëzuan njëri pas tjetrit,
herë-herë brenda pak orëve, herë-herë pas disa ditë-
ve. Banorët e Nablusit, Haifas dhe Nazaretit morën
rrugën drejt Tiros ose Jerusalemit. Të vetmet luftime
të rëndësishme ndodhën në Xhafa, ku një ushtri nga
Egjipti, nën komandën e të vëllait të Salahuddinit, el-
Adili, hasi një rezistencë të egër. Kur më në fund arriti
të nënshtronte qytetin, el-Adili e shndërroi mbarë po-
pullatën në skllavëri. Ibën el-Ethiri thotë se vetë ai

k300K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

bleu një grua të re frënge nga Xhafa në tregun e sklle-


vërve në Alepo.
Ajo kishte një foshnje një vjeçare. Një ditë, ndërsa
mbante foshnjën në krahë, ajo u rrëzua përdhe dhe zuri
të gërvishte fytyrën. Shpërtheu në të qara. Unë u për-
poqa ta ngushëlloja duke i thënë se plaga nuk ishte e
rëndë dhe se s’kishte përse të derdhte lot të hidhur për
një gjë kaq të vogël. Ajo ia pat: - “Nuk po qaj për këtë;
po qaj për shkak të fatkeqësisë që na ka rënë mbi krye.
Kisha gjashtë vëllezër, dhe të gjithë u vranë. Nuk e di
ç’ka ngjarë me bashkëshortin tim dhe me motrat e mia.”
- Nga të gjithë frëngjit e bregdetit, shpjegon historiani
arab, vetëm populli i Xhafas pësoi një fat të tillë.
Dhe vërtet, kudo gjetkë ripushtimi ndodhi pothu-
ajse pa gjakderdhje. Pas një qëndrimi të shkurtër në
Akre, Salahuddini u drejtua nga veriu. Ai kaloi Tiron,
duke vendosur të mos harxhonte kohë nën muret e
fuqishëm të këtij qyteti, dhe u nis në një marshim
triumfues përgjatë bregdetit. Më 29 korrik, pas shtatë-
dhjetë e shtatë vitesh pushtim, Saida kapitulloi pa
asnjë luftim, e ndjekur pak ditë më vonë nga Bejruti
dhe Shemsejli. Trupat muslimane ishin tanimë mjaft
pranë kontesë së Tripolit, por Salahuddini, duke e
ndierë se s’kishte më përse të frikësohej nga ato vise,
u kthye nga jugu, dhe u ndal sërish para Tiros, duke
vrarë mendjen nëse duhej ta rrethonte apo jo.
Pas njëfarë ngurrimi, na tregon Bahauddini, sulltani
vendosi të mos vepronte kështu. Trupat e tij ishin të
shpërndara së tepërmi, dhe të sfilitura nga kjo fushatë
tepër e gjatë. Dhe Tiro ishte e mbrojtur më së miri,
pasi tashmë atje ishin grumbulluar të gjithë frëngjit e

k301K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

bregdetit. Ai, për pasojë, pëlqeu të sulmonte Ashkelo-


nin që mund të merrej shumë më lehtë.
Më vonë, Salahuddini do të pendohej keqazi për
këtë vendim. Hë për hë, sidoqoftë, marshimi i tij triu-
mfues vazhdoi. Më 4 shtator, Ashkeloni kapitulloi, i
ndjekur nga Gaza, e cila mbahej nga templarët. Në të
njëjtën kohë, Salahuddini dërgoi disa prej emirëve të
ushtrisë në rrethinat e Jerusalemit, ku ata zunë një nu-
mër pozicionesh, përfshirë Betlehemin. Sulltani tani
kishte një dëshirë të vetme: të kurorëzonte fushatën e
tij ngadhënjimtare, si dhe karrierën e tij, me ripushti-
min e qytetit të shenjtë.
Ai do të ishte vallë i zoti të përsëriste aktin heroik
të kalifit Omar, dhe të hynte në këtë qytet të përnde-
ruar pa bërë shkatërrim apo pa derdhur gjak? Ai u
dërgoi një mesazh banorëve të Jerusalemit ku i ftoi
ata në bisedime mbi të ardhmen e qytetit. Një
delegacion me njerëz të shquar erdhën në Ashkelon
për t’u takuar me të. Propozimi i fitimtarit ishte i arsye-
shëm: ata banorë të cilët dëshironin të largoheshin,
mund ta bënin këtë, duke marrë pronat me vete; ven-
det e krishtera të adhurimit do të respektoheshin; në të
ardhmen, ata që do të dëshironin të vizitonin qytetin si
pelegrinë, s’do të prekeshin. Por, për habinë e madhe
të sulltanit, frëngjit u përgjigjën me po të njëjtën arro-
gancë ashtu siç kishin bërë gjatë epokës së epërsisë së
tyre. Të dorëzonin Jerusalemin, qyteti ku kishte vdekur
Jezui? As që bëhej fjalë! Qyteti ishte i tyri dhe ata do ta
mbronin, pavarësisht se çfarë i priste.
Pasi u betua se tani Jerusalemin do ta merrte ve-
tëm me anë të shpatës, Salahuddini u dha urdhër tru-

k302K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pave, të përhapura në të katra anët e Sirisë, të grum-


bulloheshin përreth qytetit të shenjtë. Të gjithë emirët
erdhën me galop. Cili musliman s’do të dëshironte të
kishte mundësinë t’i thoshte krijuesit në Ditën e Gjy-
kimit: unë luftova për Jerusalemin. Apo akoma më
mirë: rashë dëshmor për Jerusalemin. Një astrolog
kishte parashikuar dikur se Salahuddini do të hum-
biste një sy nëse ai hynte në qytetin e shenjtë, të cilit
astrolog Salahuddini i qe përgjigjur: - “Për ta fituar
atë jam gati të humbas të dy sytë!”
Brenda qytetit të rrethuar, mbrojtja ishte nën ko-
mandën e Balianit të Ibelinit, sundues i Ramallahut,
një lord, sipas Ibën el-Ethirit, i cili në mesin e frëngjve
mbante një rang pak a shumë të barbartë me atë të mbretit.
Ai kishte arritur të shpëtonte nga Hitini pak kohë
para mposhtjes së trupave të tij, dhe mandej ishte
strehuar në Tiro. Gjatë verës ai kishte kërkuar leje prej
Salahuddinit që të hynte në Jerusalem dhe të merrte
bashkëshorten së andejmi, duke i premtuar se s’do të
rrokte armët dhe se do të kalonte vetëm një natë në
qytetin e shenjtë. Mirëpo, me të hyrë brenda, ata iu
përgjëruan që të qëndronte, pasi askush tjetër s’kishte
autoritet të mjaftueshëm për të udhëhequr qëndresën.
Baliani, i cili ishte burrë i fjalës, e pa të arsyeshme se
s’mund të binte dakord të mbronte Jerusalemin dhe
popullin e tij, pa shkelur marrëveshjen me sulltanin.
Ai, për pasojë, iu drejtua vetë Salahuddinit për ta pye-
tur se ç’duhej të bënte. Sulltani zemërgjerë e liroi nga
premtimi. Nëse detyra ia kërkonte që të qëndronte në
qytetin e shenjtë dhe të rrokte armët, ashtu qoftë! Dhe
meqenëse Baliani ishte tashmë tejet i ngarkuar me or-

k303K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ganizimin e mbrojtjes së Jeruzalmit për t’u kujdesur


për bashkëshorten, sulltani i ofroi një shpurë për ta
kthyer atë në Tiro!
Salahuddini s’mund të refuzonte kurrsesi kërke-
sën e një burri të fjalës, qoftë ky edhe armiku më i
egër. Gjithsesi, në këtë rast të veçantë, rreziku ishte i
papërfillshëm. Pavarësisht nga trimëria, Baliani
s’mund t’i bënte një rezistencë serioze ushtrisë musli-
mane. Ndonëse bedenat ishin të fortë dhe popullata
frënge ishte e lidhur thellësisht me kryeqytetin e tyre,
mbrojtësit kufizoheshin në një grusht kalorësish dhe
disa qindra qytetarë pa përvojë ushtarake. Për më te-
për, të krishterët orientalë ortodoksë dhe jakobitë të
Jerusalemit ishin në favor të Salahuddinit - sidomos
kleri, pasi ata ishin trajtuar me një nënçmim të pamë-
shirshëm nga prelatët latinë. Njëri nga këshilltarët
kryesorë të sulltanit ishte një prift ortodoks me emrin
Jusuf Batit. Pikërisht ai mori përsipër lidhjet me frën-
gjit, si edhe me bashkësitë e krishtera orientale. Pak
kohë pasi filloi rrethimi, klerikët ortodoksë i premtu-
an Batitit se do të hapnin katërsh portat e qytetit nëse
oksidentalët do të bënin qëndresë për shumë kohë.
Siç dhe rezultoi, rezistenca e frëngjve qe e guxim-
shme, por jetëshkurtër, dhe e përcjellë me iluzione të
pakta. Rrethimi i Jerusalemit filloi më 20 shtator.
Gjashtë ditë më vonë Salahuddini, i cili e kishte nguli-
tur kampin e tij në Malin e Ullinjve, u kërkoi trupave
të përshkallëzonin trysninë në përgatitje për sulmin
përfundimtar. Më 29 shtator, xhenierët arritën të hap-
nin një të çarë në pjesën veriore të murit, shumë pranë
vendit ku oksidentalët kishin arritur të bënin të çarën

k304K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

e tyre në vitin 1099. Kur e pa se s’kishte më asnjë kup-


tim që beteja të vazhdonte, Baliani lypi t’i garantohej
jeta dhe u paraqit para sulltanit.
Salahuddini u tregua kokëfortë. A nuk u kishte
ofruar ai vallë para betejës banorëve kushtet më të
mira të mundshme mbi të cilat ata të kapitullonin si
mos më mirë? Tani s’ishte më koha për negociata,
pasi ai qe përbetuar se qytetin do ta merrte me shpatë,
pikërisht siç kishin bërë frëngjit. Ai mund të çlirohej
nga betimi vetëm nëse Jerusalemi hapte portat dhe i
dorëzohej atij krejtësisht dhe pa kushte.
Baliani këmbënguli që të siguronte nga Salahud-
dini një premtim se do t’i kursehej jeta, kallëzon Ibën el-
Kalanisi, por Salahuddini nuk premtoi asgjë. Baliani u
rrek t’ia zbuste zemrën, por më kot. Mandej iu drejtua
me këto fjalë: - “O sulltan, mos harro se ky qytet ka
një masë kaq të madhe njerëzish saqë vetëm Zoti e di
numrin e tyre. Tani ata ngurojnë të vazhdojnë betejën,
sepse shpresojnë që t’i do t’ua kursesh jetën ashtu siç
ua ke kursyer shumë të tjerëve, për shkak se ata e
duan jetën dhe e urrejnë vdekjen. Por, nëse ne shohim
se vdekja është e pashmangshme, atëherë, pasha Zo-
tin, ne do të vrasim me duart tona gratë dhe fëmijët
tanë dhe do të djegim gjithsa zotërojmë. Nuk do t’ju
lëmë as dhe një dinar të vetëm si plaçkë lufte, as dhe
një dirhem të vetëm, as edhe një burrë a grua të vetme
për ta kapur rob. Mandej ne do të shkatërrojmë gurin
e shenjtë, xhaminë el-Aksa, dhe shumë vende të tjera;
do të vrasim pesë mijë të burgosurit muslimanë që
mbajmë, dhe do të shfarosim kuajt dhe të gjithë gjënë
e gjallë. Në fund, do të dalim prej qytetit dhe do të

k305K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

luftojmë kundër jush ashtu siç lufton njeriu për jetën e


tij. Asnjëri nga ne s’do të vdesë pa vrarë më parë disa
prej jush!”
Megjithëse këto kërcënime s’i bënë përshtypje, Sa-
lahuddini u prek nga zjarri i këtij burri. Në mënyrë që
të mos ngjante se u zbut shumë lehtë, ai u kthye nga
këshilltarët dhe i pyeti nëse mund të çlirohej nga beti-
mi për të marrë qytetin me shpatë, thjesht që kështu
të shmangte shkatërrimin e vendeve të shenjta të Isla-
mit. Përgjigja e tyre ishte pohuese, por meqenëse ata
ishin të ndërgjegjshëm për bujarinë e pakorrigjuesh-
me të zotërisë së tyre, ata këmbëngulën që të merrnin
kompensim në të holla nga frëngjit, para se ai t’i lejon-
te të largoheshin, pasi fushata e gjatë e kishte boshati-
sur thesarin e shtetit. Të pafetë, shpjeguan këshillta-
rët, ishin të burgosur të njëmendët. Për të blerë lirinë
e tyre, secili duhet të paguante një shpërblesë: dhjetë
dinar për çdo burrë, pesë për një grua dhe një për fë-
mijët. Baliani e pranoi këtë parim, por ai lypi liri për
të varfrit, të cilët, tha ai, e kanë të pamundur të pa-
guajnë një shumë të tillë. A nuk mund të liroheshin
shtatë mijë syresh në këmbim të tridhjetë mijë dinarë-
ve? Kërkesa u plotësua përsëri, pavarësisht nga pro-
testat e furishme të thesarmbajtësve. I kënaqur, Balia-
ni u dha urdhër burrave të tij të ulnin armët.
Dhe kështu ndodhi që të premten e 2 tetorit të vi-
tit 1187, apo më datë 27 të muajit rexhep të vitit 583,
sipas kalendarit musliman, pikërisht data kur musli-
manët kremtojnë udhëtimin e natës së Profetit në Je-
rusalem, Salahuddini hyri solemnisht në qytetin e
shenjtë. Emirët dhe ushtarët kishin urdhra të prerë:

k306K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

asnjë i krishterë, qoftë ky frëng apo oriental, nuk du-


hej të prekej. Dhe vërtet, nuk pati as masakër e as
plaçkitje. Disa fanatikë kërkuan që Kisha e Varrit të
Shenjtë të shkatërrohej si shpagim për trazirat e
shkaktuara nga frëngjit, por Salahuddini ua mbylli
gojën. Përkundrazi, ai përforcoi truprojën në vendet e
krishtera të adhurimit dhe shpalli se vetë frëngjit do
të lejoheshin të vinin për pelegrinazh sa herë që të dë-
shironin. Kryqi frëng i lidhur në xhaminë e Kubesë së
Gurit u hoq; patjetër. Dhe xhamia el-Aksa, e cila qe
shndërruar në kishë, u bë sërish një vend adhurimi
musliman, vetëm pasi muret e saj u spërkatën më
parë me ujë trëndafilash.
Pjesa më e madhe e frëngjve mbetën në qytet kur
Salahuddini, i rrethuar nga një grumbull shoqërue-
sish, shkonte sa në një faltore në tjetrën duke u përlo-
tur, duke u lutur dhe duke vënë ballin në tokë. Të pa-
surit u siguruan të shitnin shtëpitë, sipërmarrjet apo
mobilet para se të shkonin në mërgim, me blerës
kryesisht të krishterë ortodoksë apo jakobitë që kishin
në plan të vazhdonin të qëndronin. Pjesa tjetër e pro-
nave iu shit më vonë familjeve çifute që Salahuddini i
nguliti në qytetin e shenjtë.
Sa i përket Balianit, ai u përpoq të mblidhte para-
të e nevojshme për të blerë lirinë e qytetarëve më të
varfër. Haraçi në vetvete s’ishte i tepruar, ndonëse
për një princ shkonte zakonisht në qindra mijëra,
madje dhe më shumë. Por për njerëzit e zakonshëm,
diçka si njëzet dinarë për familje përfaqësonte të ar-
dhurat e një ose dy viteve. Mijëra të pafat ishin mble-
dhur në portat e qytetit për të kërkuar lëmoshë. El-

k307K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Adili, i cili ishte po aq i ndieshëm sa i vëllai, i kërkoi


Salahuddinit leje për të liruar pa haraç një mijë të bur-
gosur të skamur. Kur dëgjoi këtë, patriarku frëng bëri
të njëjtën kërkesë për shtatëqind të tjerë, kurse Baliani
për pesëqind të tjerë. Ata u liruan të gjithë. Paskëtaj,
me iniciativën e tij, sulltani shpalli se të gjithë pleqtë
do të lejoheshin të largoheshin pa paguar asgjë dhe se
burrat e burgosur me fëmijë të vegjël do të liroheshin
gjithashtu. Kur erdhi puna te vejushat dhe jetimët
frëngj, ai jo vetëm i përjashtoi ata nga çdo pagesë, por
u ofroi atyre edhe dhurata para se t’i lejonte të iknin.
Thesarmbajtësit e Salahuddinit u dëshpëruan.
Nëse më pak fatlumët do të liroheshin për hiçgjë, ar-
gumentuan ata, të paktën shpërblesa për të pasurit
duhej të rritej. Zemërimi i këtyre shërbëtorëve të
denjë të shtetit u bë i pakufishëm kur patriarku i Jeru-
salemit po shpihej jashtë qytetit i shoqëruar nga një
mori karrocash të mbushura me ar, tapete dhe gjithfa-
rësoj sendesh nga më të çmuarat. Imaduddin el-
Esfahani mbeti i skandalizuar:

I thashë sulltanit: - “Ky patriark po mbart me vete


pasuri me vlerë prej të paktën dyqind mijë dinarë. Ne
u dhamë atyre leje për të marrë me vete pronat vetjake,
por jo thesaret e kishave dhe manastireve. Nuk duhet
t’i lejoni ta bëjnë këtë!” - Por Salahuddini iu përgjigj: -
“Ne duhet të zbatojmë fije për pe marrëveshjet e fir-
mosura, ashtu që askush s’do të jetë në gjendje të aku-
zojë besimtarët se kanë thyer traktatet. Përkundrazi, të
krishterët kudo do të përkujtojnë mirësinë që ne kemi
treguar ndaj tyre.”

k308K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Patriarku pagoi dhjetë dinarët e tij pikërisht si


kushdo tjetër, dhe madje atij iu ofrua dhe një shpurë për
t’u siguruar se në Tiro do të mbërrinte pa asnjë incident.
Salahuddini e kishte pushtuar Jerusalemin jo për
të bërë pirgje me flori, dhe aq më pak për të kërkuar
hakmarrje. Qëllimi i tij parësor, siç e sqaroi dhe ai
vetë, ishte të bënte detyrën para Zotit të tij dhe besi-
mit të tij. Fitorja e tij ishte çlirimi i qytetit të shenjtë
nga zgjedha e pushtuesve pa gjakderdhje, shkatërrim
apo urrejtje. Si shpërblim ai pati mundësinë të përku-
lej dhe të lutej në vendet ku asnjë musliman s’do të
kishte patur mundësinë të lutej po të mos kish qenë
ai. Të premten e 9 tetorit, një javë pas fitores, në xha-
minë el-Aksa u organizua një ceremoni zyrtare.
Udhëheqës të shumtë fetarë garuan për nderin e
mbajtjes së predikimit në këtë rast të paharrueshëm.
Në fund, ishte kadiu i Damaskut, Muhjiddin ibën ez-
Zeki, pasuesi i Ebu Sa’id el-Hereviut, ai që u caktua
nga sulltani për t’u ngjitur në hytbe, i veshur me një
mantel madhështor në ngjyrë të zezë. Ndonëse zërin e
kishte të qartë dhe të fuqishëm, një dridhje e lehtë ia
tradhtoi emocionet ndrësa po fliste: - “Lavdi Zotit i
cili i dhuroi këtë ngadhënjim Islamit dhe i cili e ktheu
këtë qytet në gjirin e fesë pas mallkimit një shekullor!
Nderim për këtë ushtri, të cilën Ai e ka zgjedhur për
të përmbyllur ripushtimin! Dhe shpëtimi qoftë mbi ty,
Salahuddin Jusufi, i biri i Ejubit, ti që i ke kthyer këtij
populli dinjitetin e shkelur!”

k309K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k310K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e pestë

k311K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k312K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Shtyrja
(1187 – 1244)

Kur padroni i Egjiptit vendosi t’ua dorëzonte Jerusale-


min frëngjve, një stuhi e madhe indinjate pushtoi mbarë to-
kat e Islamit.
SIBT IBËN EL- XHEUZI
Kronist arab (1186 - 1256)

11.
Përballja e pamundur

Ndonëse i nderuar si hero pas ripushtimit të Jeru-


salemit, Salahuddini megjithatë iu nënshtrua kritika-
ve - megjithëse miqësore nga ana e bashkëpunëtorëve
të tij të ngushtë, nga kundërshtarët ato u bënë përherë
e më të ashpra.
Salahuddini, shkruan Ibën el-Ethiri, nuk tregoi as-
njëherë një vendosmëri të vërtetë në vendimet e tij. Ai
rrethonte një qytet, por nëse mbrojtësit i bënin qëndre-
së për një farë kohe, ai hiqte dorë dhe braktiste rrethi-
min. Ç’është e vërteta, një monark s’duhet të veprojë
kurrsesi në këtë mënyrë, edhe nëse i buzëqesh fati.
Shpesh është e preferuar të dështosh duke vazhduar të
jesh i vendosur, se sa t’ia dalësh mbanë duke shkapër-
derdhur më pas frytet e suksesit. Asgjë nuk e ilustron

k313K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të vërtetën e këtij vëzhgimi më mirë sesa sjellja e Sala-


huddinit në Tiro. Vetëm për shkakun e tij muslimanët
pësuan një zmbrapsje para mureve të atij qytetit.
Ndonëse nuk tregon sjellje armiqësore, historiani
nga Mosuli, i cili mbetej besnik ndaj dinastisë së Zen-
kit, ishte gjithmonë disi i rezervuar në vlerësimin e tij
për Salahuddinin. Ibën el-Ethiri ndante ngazëllimin e
përgjithshëm që pushtoi botën arabe pas Hitinit dhe
Jerusalemit. Por, kjo nuk e pengoi të merrte shënim,
pa kënaqësinë më të vogël, gabimet e bëra nga heroi i
këtyre ngjarjeve. Në rastin e Tiros, kritika e historianit
dukej e përligjur në përsosuri.

Sa herë që nënshtronte një qytet apo një bastion


frëng, si Akrenë, Ashkelonin apo Jerusalemin, Salahu-
ddini i lejonte ushtarët armiq të kërkonin strehim në
Tiro, qytet që ishte bërë pra praktikisht i pathyeshëm.
Frëngjit bregdetarë u dërguan mesazhe të tjerëve për-
tej detit, dhe këta të fundit u premtuan se do të vinin
në ndihmë të tyre. A nuk duhet të themi se ishte Sala-
huddini ai që organizoi mbrojtjen e Tiros kundër vetë
ushtrisë së tij?

Sigurisht, sulltani nuk ka të qortuar për zemërgje-


rësinë me të cilën ai sillej ndaj të nënshtruarve. Në
sytë e historisë, neveria e tij për gjakderdhjet e pane-
vojshme, respektimi i rreptë i zotimeve të marra dhe
fisnikëria prekëse e akteve të dhembshurisë janë po
aq të vyera sa pushtimet e tij. Megjithatë, s’mund të
kundërshtohet se ai bëri një gabim të rëndë politik
dhe ushtarak. Ai e dinte se duke marrë Jerusalemin,
po i lëshonte një sfidë të hapur Perëndimit, dhe se Pe-
rëndimi do të kundërpërgjigjej. Në kushte të tilla, t’u
k314K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

lejoje dhjetëra mijëra frëngjve të fortifikoheshin në


Tiro, fortesa më e fuqishme e bregdetit levantin, do të
thonte t’u ofroje atyre një pozitë të fortë detare për një
pushtim të ri. Ishte veçanërisht kështu, meqenëse në
mungesë të Mbretit Gi, i cili mbahej ende rob, kavalie-
rët kishin gjetur një udhëheqës tej mase ngulmues tek
njeriu që kronistët arabë do ta quanin el-Markish,
markezi Konrad i Montferratit, që kishte mbërritur së
fundmi nga Evropa.
Ndonëse i ndërgjegjshëm për rrezikun që i kano-
sej, Salahuddini megjithatë e nënvleftësoi atë. Në nën-
torin e 1187, pak javë pas pushtimit të qytetit të shenj-
të, ai rrethoi Tiron. Por, ai e bëri këtë pa ndonjë ven-
dosmëri të madhe. Ky qytet i lashtë fenikas s’mund të
merrej pa ndihmesën masive të flotës egjiptiane. Sala-
huddini e dinte mirë këtë, e megjithatë ai u shfaq para
mureve i mbështetur nga jo më shumë se dhjetë anije,
pesë prej të cilave u dogjën nga mbrojtësit në një sulm
të guximshëm. Mandej, anijet e tjera u tërhoqën në
Bejrut. Kur u privua nga flota, ushtria muslimane
mund të sulmonte Tiron vetëm nëpërmjet kreshtës së
ngushtë që lidhte qytetin me kontinentin. Në këto
kushte, një rrethim mund të zvarritej lehtësisht për
muaj pa fund, sidomos meqenëse frëngjit, të mobili-
zuar me efikasitet nga el-Markishi, dukeshin gati të
luftonin deri në fundin e hidhur. Pjesa më e madhe e
emirëve, të sfilitur nga kjo fushatë e pafund, e këshi-
lluan Salahuddinin të hiqte rrethimin. Nëse do t’u
kishte ofruar ar të bollshëm, sulltani me gjasë do të
kishte bindur disa prej tyre të qëndronin. Por ushtarët
kushtonin shtrenjtë në dimër, dhe sëndukët e shtetit

k315K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ishin bosh. Ai vetë ndihej i lodhur. Rrjedhimisht, ai


çmobilizoi gjysmën e trupave; mandej, duke hequr
rrethimin, ai mori drejtimin nga veriu, ku mund të ri-
pushtoheshin një mori qytetesh dhe fortesash pa për-
pjekje të mëdha.
Për ushtrinë muslimane ky ishte një tjetër mar-
shim triumfues: Latakia, Tartusi, Bagrasi, Safidi, Kau-
kabi - lista e pushtimeve ishte e gjatë. Në fakt, është
më e lehtë të përmenden qytetet që ruanin frëngjit:
Tiro, Tripoli, Antioku dhe portet e tyre, dhe tre forte-
sa të izoluara. Por, më mendjemprehtët brenda antu-
razhit të Salahuddinit nuk u gënjyen. E ç’kuptim kish-
te të grumbulloje pushtime nëse s’kishte asnjë garanci
se një pushtim i ri vërtet mund të shkurajohej? Vetë
sulltani dukej se e shihte me gjakftohtësi çdo provë të
re fuqie. - “Nëse frëngjit vinë nga përtej deteve, ata do
të pësojnë të njëjtin fat me ata që u kanë pararendur”,
- thërriti ai kur pranë brigjeve të Latakias ia behu një
flotë siçiliane. Në korrikun e 1188 ai madje liroi Ginë,
pasi mori prej tij një premtim solemn se nuk do të
ngrinte kurrë armët kundër muslimanëve.
Ky gjest i fundit zemërgjerësie do t’i kushtonte
mjaft shtrenjtë. Në gushtin e vitit 1189, mbreti frëng e
theu fjalën dhe ngriti rrethim ndaj portit të Akresë. Fi-
llimisht forcat e Gisë ishin të pakta, por shumë shpejt,
ditë pas dite, filluan të vinin anije, duke derdhur në
breg dallgë të njëpasnjëshme luftëtarësh perëndimorë.
Pas rënies së Jerusalemit, raporton Ibën el-Ethiri,
frëngjit u veshën me të zeza, dhe udhëtuan përtej
deteve për të kërkuar ndihmë në të gjitha tokat e tyre,
veçanërisht në Romën e Madhe. Për të nxitur njerëzit

k316K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

në hakmarrje, ata bartnin me vete një pikturë të



Mesisë - paqja qoftë mbi të - të gjakosur nga një arab
që po e godiste. Ata thonin: - “Shikoni, ky këtu është
Mesiah dhe ky këtu është Muhamedi, profeti i musli-
manëve, duke e rrahur atë për vdekje!” - Frëngjit u
prekën dhe u mblodhën së bashku, përfshirë dhe
gratë; kush s’mund të udhëtonte, pagoi shpenzimet e
atyre që shkuan për të luftuar në vend të tyre. Njëri
nga të burgosurit e armikut më ka thënë se ai ishte bir
i vetëm dhe se e ëma kishte shitur shtëpinë për t’i ble-
rë armët e luftës. Motivimi fetar dhe psikologjik i
frëngjve ishte kaq i fuqishëm saqë ata ishin të gat-
shëm të kapërcenin të gjitha vështirësitë për të arritur
qëllimet e tyre.
Në ditët e para të shtatorit, trupave të Gisë filluan
t’u vinin përforcime dallgë pas dallge. Kështu filloi
beteja për Akren, një nga më të gjatat dhe më tortu-
rueset përgjatë gjithë luftërave frënge. Akre ngrihet
mbi një gadishull në formë hunde të dalë: në jug gjen-
det porti, në perëndimi deti; në veri dhe në lindje dy
mure të fuqishëm formojnë një kënd të drejtë. Qyteti
u rrethua dy herë. Përreth mureve të mbajtur me ven-
dosmëri nga garnizoni musliman, frëngjit formuan
një gjysmërreth përherë e më të dendur, por atyre u
duhej të luftonin me ushtrinë e Salahuddinit në pjesën
e pasme. Fillimisht, Salahuddini u rrek të vinte në
kurth armikun në një darë, me shpresën se do t’i as-
gjësonte ata. Por shpejt ai kuptoi se kjo ishte e pamun-
dur, pasi ndonëse ushtria muslimane arriti disa fitore


Ky term në arabisht ka kuptimin e ‘dikujt të ngjyer’, ndryshe nga kupti-
mi shpëtimtar, siç njihet ky term në gjuhën frënge. (Shën. i përkth.)

k317K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të njëpasnjëshme, frëngjit i kompensuan menjëherë


humbjet. Në çdo lindje dielli shiheshin të mbërrinin
tufa të reja luftëtarësh nga Tiro ose nga përtej deteve.
Në tetorin e vitit 1189, ndërsa beteja e Akres ishte
në shkulm, Salahuddini mori një mesazh nga Alepo
që i bënte atij me dije se ‘mbreti e Alemanjës’, peran-
dori Frederik Barbarosa, po i afrohej Kostandinopojës,
rrugës për në Siri, me dyqind, ndoshta dyqind e
gjashtëdhjetë mijë burra. Sulltani u shqetësua tej
mase, ose të paktën kështu na thotë i besuari Bahaud-
din, i cili ishte me Salahuddinin atëbotë. - “Duke patur
parasysh seriozitetin e situatës, ai e pa të domosdoshme t’u
bënte thirrje mbarë muslimanëve për xhihad si dhe të infor-
monte kalifin se ç’rrugë kishin marrë ngjarjet. Andaj ai më
nisi mua të vizitoja sunduesit e Sinxharit, Xhazirës, Mosu-
lit dhe Irbilit, për t’iu lutur atyre që të vinin bashkë me
ushtarët për të marrë pjesë në xhihad. Mandej unë duhej të
shkoja në Bagdad për t’i kërkuar princit të besimtarëve që të
reagonte. Dhe kështu bëra. Në një përpjekje për të zgjuar
kalifin nga letargjia, Salahuddini i dërgoi atij një letër
ku thonte se papa i cili rron në Romë u ka dhënë urdhër
popujve frëngë të marshojnë mbi Jerusalemin.” - Në të
njëjtën kohë, Salahuddini u dërgoi fjalë prijësve në
Magreb dhe në Spanjën muslimane duke i ftuar ata të
vinin në ndihmë të vëllezërve të tyre, meqenëse frëngjit
e Perëndimit kanë vepruar në harmoni me ata të Lindjes.
Anembanë botës arabe, entuziasmi që zgjoi fillimisht
ripushtimi po i hapte rrugë frikës. Nën zë thuhej se
hakmarrja e frëngut do të ishte e tmerrshme, se do të
kishte një gjakderdhje të re, se qyteti i shenjtë do të
humbej përsëri, se Siria dhe Egjiptit do të binin në

k318K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

duart e pushtuesve. Mirëpo, përsëri, fati, ose ndihma


hyjnore, ndërhyri në interes të Salahuddinit.
Pasi kaloi triumfues Azinë e Vogël në pranverën e
vitit 1190, perandori mbërriti në Konia, kryeqyteti i
pasardhësve të Këllëç Arslanit. Frederiku pa humbur
kohë rrëzoi portat e qytetit dhe mandej dërgoi
emisarë në Antiok për të njoftuar mbërritjen e tij të
shpejtë. Armenët e Anadollit jugor u alarmuan me të
dëgjuar këtë lajm. Kleri i tyre nisi një lajmëtar te Sala-
huddini duke iu përgjëruar atij t’i mbronte ndaj këtij
pushtimi të ri frëng. Siç dhe rezultoi, s’do të ishte e
nevojshme asnjë ndërhyrje e sulltanit. Më 10 qershor,
gjatë një pasditeje mbytëse nga vapa, Frederik Barba-
rosa vajti të lahej në një përrua të vogël rrëzë maleve
Taurus. Në njëfarë mënyre, me gjasë si pasojë e një
ataku në zemër, ai u mbyt në një vend, sqaron Ibën el-
Ethiri, ku uji mezi arrinte deri në bel. Ushtria e tij u shpër-
bë, dhe kështu Zoti ua kurseu muslimanëve shkatërrimin
nga gjermanët, që përbëjnë një specie veçanërisht të numërt
dhe të guximshme frëngjsh.
Rreziku gjerman, pra, u mënjanua për mrekulli,
por e kishte paralizuar Salahuddinin për disa muaj,
duke e frenuar atë që të hynte në betejën vendimtare
kundër trupave të cilat mbanin nën rrethim Akrenë.
Gjendja në portin palestinez tani ishte në një udhë pa
krye. Megjithëse sulltanit i kishin ardhur përforcime
të mjaftueshme për të mbajtur pozicionin e tij ndaj
çdo kundërsulmi, frëngjit s’mund të shkuleshin më
nga vendi. Pak e nga pak, u vendos një modus vivendi.
Midis përleshjeve, kavalierët dhe emirët do të ftonin
njëri-tjetrin në bankete dhe do të shkëmbenin biseda

k319K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

me mjaft qetësi, shpeshherë madje duke lozur lojëra,


siç rrëfen Bahauddini:

Një ditë prej ditësh, burrat e dy kampeve, të lo-


dhur nga lufta, vendosën të organizonin një betejë
ndërmjet fëmijëve. Dy djem dolën nga qyteti për t’u
matur ndaj dy të rinjve të pafe. Në zjarrin e përleshjes,
njëri nga djemtë muslimanë i brofi përsipër rivalit të
tij, e rrëzoi përdhe, dhe e rroku për fyti. Kur panë se
po kërcënonte ta vriste, frëngjit iu afruan e i thanë: -
“Ndalu! Ai është i burgosuri yt tani, s’do mend, dhe ne
do të paguajmë që të na e kthesh mbrapsht.” - Djaloshi
mori dy dinarë dhe e la tjetrin të shkonte.

Pavarësisht nga atmosfera karnavaleske, ndërluf-


tuesit jetonin në kushte aspak të lakmueshme. Pati
shumë të vdekur dhe të plagosur, epidemitë bënin
kërdinë, dhe në dimër nuk ishte e lehtë të siguroje
ushqime. Shqetësimi më i madh për Salahuddinin
ishte pozita e garnizonit të Akresë. Sa më tepër anije
vinin nga Perëndimi, aq më shumë shtrëngohej bllo-
kada detare. Në dy raste, një flotë egjiptiane e përbërë
nga disa dyzina anijesh ia doli të çante rrugën drejt
portit, por humbjet kishin qenë të rënda, dhe sulltanit
shumë shpjet iu desh t’i drejtohej dinakërisë për të
furnizuar rishtazi ushtarët e rrethuar. Në qershorin e
vitit 1190, ai armatosi një anije vigane në Bejrut, duke
e mbushur atë me grurë, djathë, qepë dhe dhen.
Një grup muslimanësh u ngjitën në anije, sqaron
Bahauddini. Ata ishin të veshur si frëngj; kishin rruar
mjekrën gjithashtu, kishin qepur kryqe në direk, dhe
kishin vendosur derra në kuvertë, në një pikë ku
shquheshin mirë. Mandej ata iu afruan qytetit, duke
k320K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

vozitur anash anijeve armike. Kur i ndalën, frëngjve u


thane: - “Me sa duket keni marrë drejtimin për nga
Akre.” Ushtarët tanë, duke u shtrirur të çuditur, pye-
tën: - “Akoma s’e keni marrë qytetin?” - Frëngjitë,
duke menduar se kishin të bënin me llojin e tyre, ia
patën: - “Jo, s’e kemi marrë akoma!” - “Epo mirë pra,
- iu përgjigjën ushtarët tanë, - ne po lidhim anijen
pranë kampit, por është një anije tjetër mbrapa nesh.
Do të bënit mirë t’i lajmëronit, ashtu që ata të mos
lundrojnë drejt qytetit.” Bejrutasit vërtet kishin pika-
sur se pas tyre ishte një anije frënge. Detarët armiq u
kthyen menjëherë drejt saj, ndërsa vëllezërit tanë ha-
pën të gjitha velat për të shpejtuar drejt portit të Akre-
së, ku u pritën me thirrje të hareshme, pasi uria kishte
pllakosur qytetin.
Por strategji të tilla s’mund të përsëriteshin
shpesh. Nëse ushtria e Salahuddinit s’do të lironte da-
rën, Akreja përfundimisht do të kapitullonte. Ndërsa
muajt zvarriteshin, shanset e një fitoreje muslimane, e
një Hitini të ri, dukeshin përherë e më të largëta. Bati-
ca e luftëtarëve oksidentalë, kurrsesi pa u zbehur, nuk
reshtte së rrituri. Në prillin e vitit 1191 mbreti i Fran-
cës, Filip Ogysti, zbarkoi në krye të trupave të tij në
rrethinat e Akresë; në fillim të qershorit, ai u pasua
nga Rikard Zemërluani.
Mbreti i Anglisë (Melik el-Inkitar), na thotë Ba-
hauddini, ishte i guximshëm, energjik dhe trim në be-
tejë. Ndonëse me rang më të ulët se mbreti i Francës,
ai ishte më i pasur dhe luftëtar më i shquar. Gjatë rru-
gës për në Lindje, ai kishte nënshtruar Qipron, dhe
kur u shfaq para Akresë, i shoqëruar nga njëzet e pesë

k321K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

galerea të mbushura dëng me burra dhe pajime lufte,


frëngjitë lëshuan britma hareje dhe ndezën zjarre të
mëdha për të kremtuar mbërritjen e tij. Sa u përket mus-
limanëve, zemrat e tyre u mbushën me frikë dhe ankth.
Vigani kokëkuq 33 vjeçar, i cili s’e hiqte nga koka
kurorën angleze, ishte prototipi i kavalierit agresiv
dhe të krisur, idealet fisnike të të cilit nuk shërbenin
për të fshehur mizorinë e tij tronditëse dhe mungesën
e plotë të skrupujve. Ndërsa asnjë oksidental nuk ish-
te mospërfillës ndaj sharmit dhe karizmës së tij të pa-
kundërshtueshme, vetë Rikardi nga ana e tij ishte i
magjepsur nga Salahuddini, me të cilin kërkoi të tako-
hej sapo mbërriti. Duke dërguar një korrier pranë el-
Adilit, ai i kërkoi atij që t’i ujdiste një takim me të vë-
llanë. Sulltani iu përgjigj pa më të voglin ngurrim: -
“Mbretërit takohen vetëm pasi përmbyllin një marrë-
veshjeje, sepse është e paimagjinueshme që ata të
shpallin luftë kur e njohin njëri-tjetrin dhe kanë ndarë
bukën bashkë.” - Megjithatë, ai e autorizoi të vëllanë
që të takohej me Rikardin, gjithmonë nëse secili prej
tyre do të shoqërohej nga ushtarët. Kontaktet vazhdu-
an, por pa shumë rezultat. Në fakt, shpjegon Bahaud-
dini, qëllimi i frëngjëve me dërgimin e lajmëtarëve tek ne
ishte krysisht këqyrja e pikave tona të forta dhe të dobëta.
Synimi ynë në pritjen e tyre ishte pikërisht i njëjti. Ndonë-
se Rikardi ishte i sinqertë në dëshirën për t’u takuar
me nënshtruesin e Jerusalemit, ai sigurisht nuk kishte
ardhur në Lindjen e Mesme për të negociuar me të.
Ndërsa këto shkëmbime vazhduan, mbreti anglez
po përgatitej në mënyrë energjike për sulmin përfun-
dimtar mbi Akrenë. Qyteti ishte tashmë krejtësisht i

k322K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

izoluar nga bota e jashtme si dhe i torturuar nga uria.


Vetëm një grusht notarësh elitar mund të shkonin
ende deri atje duke rrezikuar jetën. Bahauddini kallë-
zon aventurën e njërit prej këtyre komandove:

Ishte një nga episodet më të çuditshme dhe më


shembullorë të kësaj beteje të gjatë. Një notar musli-
man me emrin Isa kridhej natën poshtë anijeve të ar-
miqve dhe dilte në anën tjetër, ku e prisnin ushtarët e
rrethuar. Zakonisht ai mbartte pará dhe mesazhe për
garnizonin, këto i mbante të lidhura në brez. Një natë,
kur qe zhytur duke bartur tre qese me njëmijë dinarë
dhe disa letra, atë e kapin dhe e vrasin. Ne, pa kaluar
shumë kohë, zbuluam se atij duhet t’i kishte ndodhur
ndonjë fatkeqësi, pasi Isa na informonte rregullisht për
mbërritjen e tij të sigurt duke lëshuar një pëllumb në
drejtimin tonë. Atë natë nuk morëm asnjë sinjal. Disa
ditë më vonë, disa banorë të Akresë qëlluan që po ec-
nin buzë detit, dhe panë një trup që dallgët e kishin
nxjerrë në breg. Kur u afruan, ata njohën ‘Isa notarin’,
arin dhe dyllin me të cilin qenë vulosur letrat; ai i kish-
te ende të lidhura në brez. E kush ka dëgjuar ndonjë-
herë për një njeri që e përmbush i vdekur misionin, me
po atë besnikëri sikur të ishte gjallë?

Heroizmi i disa luftëtarëve arabë nuk mjaftoi.


Gjendja e garnizonit të Akresë po bëhej e rrezikshme
me shpejtësi. Afër fillimit të verës së 1191, thirrjet e të
rrethuarve ishin shndërruar në britma dëshpërimi:
“Na ka ardhur litari deri në fyt, dhe s’kemi më asnjë
mundësi tjetër përveçse të kapitullojmë. Nëse nuk bë-
het asgjë për ne deri nesër, ne do të kërkojmë që të na
kursehet jeta dhe do dorëzojmë qytetin. Salahuddini

k323K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

iu dorëzua angushtisë. Pasi humbi të gjitha iluzionet


se qyteti i rrethuar mund të shpëtohej, atij i dolën lot
të hidhur nga sytë. Bashkëpunëtorët e tij më të ngush-
të u shqetësuan për shëndetin e tij, dhe doktorët kë-
shilluan disa melheme për ta qetësuar. Ai u kërkoi
kumtarëve të lëviznin nëpër kamp për të lajmëruar se
do të lëshohej një sulm për të hequr rrethimin e Akre-
së. Por emirët refuzuan t’u bindeshin urdhrave. Përse
të rrezikojmë më kot ushtrinë muslimane?” - ia kthy-
en ata. Tani kishte aq shumë frëngj dhe ata ishin aq
mirë të fortifikuar, saqë çdo mësymje do të thoshte
vetëvrasje.
Më 11 korrikun e vitit 1191, pas një rrethimi që
zgjati plot dy vjet, flamujt e stolisur me kryq u shfa-
qën befas në muret e Akresë.

Frëngjitë lëshuan një britmë të pamasë gëzimi,


ndërsa në kampin tonë çdokush u trondit. Ushtarët
zunë të qanin e të vajtonin. Sa për sulltanin, ai ishte si
një nënë që sapo ka humbur fëmijën. Unë vajta ta shih-
ja e të bëja sa mundja për ta ngushëlluar. I thashë se
tani duhet të mendojmë për të ardhmen e Jerusalemit
dhe të qyteteve bregdetare, si dhe të bëjmë diçka për
fatin e muslimanëve të zënë rob në Akre.

Pasi mposhti hidhërimin, Salahuddini i dërgoi një


korrier Rikardit për të diskutuar kushtet e lirimit të të
burgosurve. Por anglezi s’kishte kohë për të humbur.
I vendosur të përfitonte nga suksesi për të filluar një
mësymje të gjerë, ai s’kishte ndërmend të vriste men-
djen për robërit, jo më shumë nga ç’e kish vrarë sull-
tani mendjen katër vjet më parë, kur qytetet frënge po

k324K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

binin në duart e tij njëri pas tjetrit. Ndryshimi i vetëm


ishte se kur Salahuddini donte të shmangte të qenit i
ngarkuar me të burgosur, ai i lironte ata, kurse Rikardi
parapëlqente të urdhëronte vrasjen e tyre. Dy mijë e
shtatëqind ushtarët e garnizonit të Akresë u grumbu-
lluan para mureve të qytetit, krahas rreth tre qind gra-
ve e fëmijëve të familjeve të tyre. Të lidhur së bashku,
ashtu që ata formonin një masiv mishi, ata u lanë në
duart e luftëtarëve frëngjë, të cilët iu vërshuan bru-
talisht përsipër me kordhat, heshtat, dhe madje me
gurë në dorë, derisa u shuajt dhe rënkimi më i fundit.
Pas kësaj zgjidhjeje të shpejtë të problemit, Rikar-
di udhëhoqi trupat e tij jashtë Akresë. Ai u drejtua
nga jugu përgjatë bregut, më flotën e tij që e ndiqte
nga afër, ndërsa Salahuddini mori një rrugë paralele
më në brendësi të tokës. Pati përplasje të shumta
ndërmjet dy ushtrive, por asnjëra vendimtare. Sullta-
ni tani e kuptoi se s’mund t’i frenonte pushtuesit të fi-
tonin sërishmi kontrollin e brigjeve palestineze, e aq
më pak të shkatërronte ushtrinë e tyre. Qëllimi i tij
ishte thjesht frenimi i tyre; t’ua zinte me çdo kusht
rrugën drejt Jerusalemit, pasi humbja e këtij qyteti do
të ishte një goditje e jashtëzakonshme ndaj Islamit.
Ishte çasti më i errët i karrierës së tij. I tronditur thellë,
ai megjithatë u rrek ta mbante lart moralin e trupave
dhe të bashkëpunëtorëve. Para këtyre të fundit, ai
pranoi se kishte pësuar një zmbrapsje të rëndë, por ai
dhe populli i tij, shpjegoi ai, ishin aty për të qëndruar,
kurse mbretërit frëngjë thjesht sa po kënaqeshin në
një ekspeditë që herët a vonë duhet të soste. A s’ishte
larguar nga Palestina mbreti i Francës në gusht, pasi

k325K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kaloi njëqind ditë në Orient? A nuk e kishte përsëritur


shpeshherë mbreti i Anglisë se kishte një dëshirë të
zjarrtë për t’u kthyer në mbretërinë e tij të largët?
Veç kësaj, Rikardi kishte bërë propozime të nu-
mërta diplomatike. Në shtatorin e 1191, pikërisht
pasi trupat e tij kishin shënuar një numër suksesesh,
sidomos në rrafshinën bregdetare në veri të Xhafas, ai
arriti të bindte el-Adilin për të gjetur një marrëveshje
të menjëhershme.
Kanë vdekur burra në mesin tonë dhe në mesin
tuaj, i tha atij në një letër, vendi po rrënohet, dhe as-
kush s’i ka nën kontroll ngjarjet. A nuk beson se kaq
mjafton? Sa për ne, ka vetëm tre çështje mospajtimi:
Jerusalemi, Kryqi i Vërtetë dhe tokat.

Sa për Jerusalemin, ai është vendi ynë i adhurimit,


dhe ne nuk do të biem kurrë dakord për të hequr dorë
nga ai, edhe nëse do të na duhet të luftojmë deri në
njeriun e fundit. Si territor, gjithsa duam është që toka
në perëndim të Jordanit të na dorëzohet neve. Sa për
Kryqin, për ju është thjesht një copë druri, kurse për ne
vlera e tij është e paçmueshme. Le të na e japë sulltani,
dhe le t’i japim fund kësaj lufte stërmunduese.

Pa humbur kohë, el-Adili ia dërgoi mesazhin të


vëllait, i cili u këshillua me bashkëpunëtorët kryesorë
para se të diktonte kundërpërgjigjen:
Qyteti është po aq i shenjtë për ne sa edhe për ju;
madje, për ne ka një rëndësi edhe më të madhe, pasi
pikërisht atje Profeti ynë bëri udhëtimin e tij të
mbinatyrshëm të natës, dhe pikërisht atje bashkësia
jonë do të bashkohet sërishmi në ditën e gjykimit. Pra,
nuk vihet në diskutim që ne ta braktisim atë. Muslima-

k326K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nët s’do ta pranonin kurrsesi. Sa për territorin, kjo tokë


ka qenë e jona ngahera, dhe pushtimi juaj është vetëm
i përkohshëm. Ju ishit në gjendje të nguliteshit aty për
shkak të dobësisë së muslimanëve që e popullonin aso-
kohe, por për sa kohë ka luftë, ne s’do t’ju lejojmë të
gëzoni zotërimet tuaja. Sa për Kryqin, ai është një kartë
e fortë në duart tona, dhe ne do ta dorëzojmë atë ve-
tëm në këmbim të disa lëshimeve të rëndësishme në
interes të Islamit.

Vendosmëria në dukje e këtyre dy letrave ishte


mashtruese. Ndonëse secila palë po paraqiste kërkesa
maksimale, rruga e kompromisit nuk u pre krejtësisht.
Vetëm tre ditë pas këtij shkëmbimi, Rikardi i dërgoi të
vëllait të Salahuddinit propozimin më të rrallë:
Al-Adili dërgoi dikë, rrëfen Bahauddini, për të më
bërë me dije rezultatet e kontakteve të tij më të fundit.
Sipas marrëveshjes që propozohej, el-Adili do të mar-
tohej me të motrën e mbretit të Anglisë. Ajo kishte
qenë e martuar me sunduesin e Siçilisë, i cili kishte
vdekur. Anglezi mori me vete mandej të motrën e tij
në Lindje, dhe i propozoi asaj që të martohej me el-
Adilin. Çifti do të banonte në Jerusalem. Mbreti do
t’ia besonte të motrës tokat që kishte nën kontroll, nga
Akreja në Ashkelon, dhe ajo do të bëhej mbretëreshë e
bregdetit, e saahilit. Sulltani do t’ia lëshonte zotërimet
bregdetare të vëllait, i cili do të bëhej mbret i saahilit.
Kryqi do t’u besohej të dyve bashkërisht, dhe të dyja
palët do të lironin të burgosurit.
El-Adili ishte dukshëm i joshur. Ai këshilloi që
Bahai të bënte të pamundurën për të bindur Salahud-
dinin. Kronisti premtoi se do të përpiqej.

k327K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

E kështu ndodhi që unë u paraqita para sulltanit,


dhe përsërita atë që kisha dëgjuar. Ai më tha menjëhe-
rë se s’shihte ndonjë pengesë, por nuk besonte se
Mbreti i Anglisë do të pranonte ndonjëherë një ujdi të
tillë. Ishte vetëm një shaka, mendonte ai, ose një dre-
dhi. Tri herë e pyeta për të konfirmuar miratimin e tij,
dhe ai pohoi. Unë mandej u ktheva te el-Adili për t’i
bërë me dije se sulltani ishte dakord. Pa humbur kohë
ai dërgoi një mesazh në kampin armik për të përçuar
përgjigjen. Por, anglezi i mallkuar tha mandej se e mot-
ra ishte kthyer rishtazi në shtëpi me një furi të tmerrsh-
me kur i treguan për propozimin: ajo ishte betuar se
nuk do t’i jepej kurrën e kurrës një muslimani!

Siç kishte supozuar Salahuddini, Rikardi qe këna-


qur me një dinakëri. Ai kishte shpresuar se sulltani do
të refuzonte këtë plan, dhe se kjo do të irritonte tej
mase el-Adilin. Por duke pranuar, Salahuddini e
shtrëngoi monarkun frëng të zbulonte lojën e tij të dy-
fishtë. Vërtet, për muaj me radhë Rikardi qe përpje-
kur të vendoste marrëdhënie të veçanta me el-Adilin
duke e quajtur ‘vëllai im’, duke ia kënaqur ambicien
në përpjekje për ta përdorur kundër Salahuddinit.
Ishte një taktikë e zgjuar. Sulltani, nga ana e tij, përdo-
ri metoda të ngjashme. Paralelisht negociatave me Ri-
kardin, ai u angazhua në bisedime me el-Markish
Konradin, sunduesin e Tiros, marrëdhëniet e të cilit
me mbretin anglez ishin disi të tendosura, duke qenë
se Konradi dyshonte që Rikardi kërkonte ta privonte
nga zotërimet. Ai madje shkoi aq larg sa t’i ofronte Sa-
lahuddinit një aleancë kundër ‘frëngjëve të përtejdete-
ve’. Pa e marrë këtë ofertë shkronjë për shkronjë, sull-
tani e përdori për të shtuar presionin diplomatik mbi
k328K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Rikardin, i cili u irritua kaq shumë me politikën e mar-


kezit saqë disa muaj më vonë dha urdhër ta vrisnin!
Kur pa se manovrat kishin dështuar, mbreti i
Anglisë i kërkoi el-Adilit që të organizonte një takim
me Salahuddinin. Por përgjigjja e këtij të fundit ishte
po ajo e disa muajve më parë:

Mbretërit takohen vetëm pas përmbylljes së një


marrëveshjeje. Megjithëkëtë, unë s’e kuptoj gjuhën
tuaj, kurse ju jeni injorant në gjuhën time, dhe rrjedhi-
misht ne kemi nevojë për një përkthyes tek i cili të
kemi të dy besim. Le të veprojë ky burrë, pra, si lajmë-
tar ndërmjet nesh. Kur të gjejmë një mirëkuptim, ne do
të takohemi, dhe mes nesh do të triumfojë miqësia.

Negociatat u zvarritën për një vit tjetër. I ngulitur në


Jerusalem, Salahuddini e la kohën të kalonte. Propo-
zimet e tij të paqes ishin të thjeshta: secila palë do të
mbante atë që kishte; frëngjët, nëse dëshironin, mund të
vinin të paarmatosur për të kryer pelegrinazhin në
tokën e shenjtë, që, sidoqoftë, do të mbetej në duart
muslimane. Rikardi, të cilin e digjte malli për t’u kthyer
në shtëpi, u përpoq dy herë të impononte një vendim
duke marshuar në drejtim të Jerusalemit, por pa e
sulmuar atë. Për muaj pafund ai u rrek të shlyente
energjinë e tij të tepërt nëpërmjet ndërtimit të një fortese
të shkëlqyer në Ashkelon, të cilën ëndërronte ta kthente
në një pikënisje për një ekspeditë të ardhshme në Egjipt.
Kur puna u krye, Salahuddini kërkoi që ajo të
çmontohej, gur më gur, para se të arrihej paqja.
Aty nga gushti i 1192, Rikardit s’i kishte më frerët
nga kontrolli. I sëmurë rëndë, i braktisur nga shumë

k329K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kavalierë të cilët e qortonin sepse nuk qe përpjekur që


të rimerrte Jerusalemin, i akuzuar për vrasjen e Kon-
radit dhe me përgjërimet e miqve për t’u kthyer pa
asnjë vonesë në Angli, ai s’mund ta shtynte nisjen më
gjatë. Ai praktikisht iu përgjërua Salahuddinit që t’i
linte Ashkelonin, por përgjigjja ishte mohuese. Ai
mandej dërgoi një tjetër letër, ku përsëriste kërkesën
dhe shpjegonte se nëse brenda gjashtë ditësh s’do të
arrihej një marrëveshje e pranueshme paqeje, ai do të
shtrëngohej të kalonte dimrin këtu. Ky ultimatum i mas-
kuar e dëfreu Salahuddinin, i cili, duke e ftuar lajmë-
tarin e Rikardit të ulej; iu drejtua me këto fjalë: - “Ti
do t’i thuash mbretit se për sa i përket Ashkelonit,
unë nuk hap rrugë. Sa për planin e tij për të kaluar
dimrin në këtë vend, mendoj se kjo është e pashmang-
shme, pasi ai e di më së miri se toka që ka zaptuar do
t’i merret që në çastin kur ai të niset. Vërtet ai dëshi-
ron që të kalojë dimrin këtu, dy muaj larg familjes
dhe vendit të tij, ndërkohë që është ende aq i ri dhe aq
i fuqishëm për të shijuar kënaqësitë e jetës? Sa më ta-
kon mua, unë mund ta kalojë dimrin, verën, dhe,
mandej, një tjetër dimër dhe një tjetër verë këtu, sepse
unë jam në tokën time, në mesin e fëmijëve dhe të
afërmve të mi që më duan, dhe unë kam një ushtri
për verën dhe një tjetër për dimrin. Unë jam një plak
të cilit i ka ikur koha për kënaqësitë e jetës. E kështu,
unë do të pres, derisa Zoti t’ia dhurojë fitoren njërit
prej nesh.”
Në dukje i befasuar nga ky argumentim, Rikardi
la të mësohej gjatë ditëve vijuese se ai ishte gati të jep-
te Ashkelonin. Në fillim të shtatorit të vitit 1192, u

k330K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nënshkrua një paqe pesë vjeçare. Frëngjët ruajtën vi-


set bregdetare nga Tiro në Xhafa, por njohën autorite-
tin e Salahuddinit mbi pjesën tjetër të vendit, përfshi-
rë Jerusalemin. Luftëtarët perëndimorë, të cilëve sull-
tani u dha leje kalimi, nxituan drejt qytetit të shenjtë
përt t’u lutur në varrin e Krishtit. Salahuddini priti
me mirësjellje më kryesorët prej tyre, madje duke i
ftuar ata të hanin së bashku dhe duke i siguruar për
dëshirën e tij të vendosur për të përkrahur lirinë e
adhurimit. Por, Rikardi nuk pranoi të shkonte. Ai
s’do të hynte si mysafir në një qytet që qe betuar se do
ta mësynte si pushtues. Një muaj pas përmbylljes së
paqes, ai u largua nga Lindja pa e parë kurrë as varrin
e shenjtë e as Salahuddinin.
Sulltani kishte dalë më në fund fitimtar në për-
balljen sfilitëse me Perëndimin. E vërtetë, frëngjët ki-
shin marrë rishmi kontrollin e disa qyteteve, duke fi-
tuar rrjedhimisht një afatizim që do të zgjaste pothuaj-
se njëqind vjet. Por ata asnjëherë nuk do të përbënin
përsëri një forcë të aftë për t’u diktuar kushtet botës
arabe. Tani e tutje, ata do të kontrollin, jo shtete të
vërteta, por thjesht vendbanime.
Pavarësisht nga ky sukses, Salahuddini u njollos,
madje edhe u dobësua disi. Ai kishte ngjashmëri të
vogël me heroin karizmatik të Hitinit. Autoriteti i tij
mbi emirët ishte dobësuar, dhe kritikët e tij po bëhe-
shin përherë e më të helmët. Fizikisht, ai nuk ndiehej
mirë. S’kishte gëzuar kurrë një shëndet të shkëlqyer,
dhe prej vitesh atij i ishte dashur të konsultohej rregu-
llisht me mjekët e oborrit në Damask dhe në Kajro. Në
kryeqytetin egjiptian, ai ishte i lidhur në mënyrë të

k331K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

veçantë me shërbimet e tabibit3 prestigjoz hebreo-arab


me prejardhje nga Spanja, Musa ibën Majmun, i mirë-
njohur me emrin Maimonidesi. Gjatë atyre viteve më
të vështira të luftës kundër frëngjëve, Salahuddini
kishte vuajtur disa herë nga malaria, e cila e kufizoi
atë në shtrat për ditë pafund. Mirëpo, në vitin 1192,
nuk ishte sëmundja e tij ajo që i shqetësonte mjekët,
por një dobësim i përgjithshëm, një lloj plakjeje e pa-
rakohshme, e dallueshme nga kushdo që kishte ma-
rrëdhënie të ngushta me sulltanin. Salahuddini ishte
vetëm në vitin e tij të pesëdhjetë e pestë, por edhe ai
vetë, me sa dukej, e kishte kuptuar se po i afrohej fun-
dit të jetës.
Salahuddini kaloi në paqe ditët e tij të fundit në
mesin e të afërmve në qytetin e tij më të prezemërt, në
Damask. Bahauddini nuk iu nda për asnjë çast, dhe
mbajti shënim me afeksion çdo veprim të tij. Të enjten
e 18 shkurtit 1193, Bahauddini iu bashkua sulltanit në
kopshtin e pallatit të tij në kalanë e qytetit.
Sulltani ishte ulur në hije, i rrethuar nga fëmijët e
tij më të vegjël. Pyeti se kush po e priste brenda. -
“Lajmëtarë frëngj, - i thanë, - si dhe një grup emirësh
dhe fisnikësh.” - Ai dha urdhër që frëngjitë të futeshin
brenda. Kur ata erdhën para tij, ai po përkundte në
gjunj njërin nga djemtë e vegjël, emirin Ebu Bekr, të
cilin e kishte veçanërisht për zemër. Kur fëmija vësht-
roi frëngjitë, me fytyrat e tyre krejt të rruara, flokët e
prera dhe veshjet e tyre të çuditshme, ai u tremb dhe
zuri të qante. Sulltani u kërkoi ndjesë frëngjve dhe e

3 Mjek, arabisht. (Shën. përkth.)

k332K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ndërpreu takimin pa dëgjuar se çfarë donin t’i thonin.


Paskëtaj ai m’u kthye mua: - “Ke ngrënë ndonjë gjë
sot?” - Kjo ishte mënyra e tij për të ftuar dikë për të
ngrënë. Ai shtoi: - “Të na sjellin diçka për të ngrënë!” -
Na shërbyen oriz me lebneh dhe gatime po kaq të lehta,
dhe ai hëngri. Kjo më lehtësoi, pasi unë pata menduar
se ai e kishte humbur krejtësisht oreksin. Për një farë
kohe ai ishte ndierë i fryrë, dhe e kishte të pamundur të
fuste gjë në gojë. Ai duhej të përpiqej shumë që të
lëvizte, dhe gjithmonë u kërkonte ndjesë njerëzve.
Atë të enjte Salahuddini ndiehej aq mirë sa madje
i hipi kalit dhe përshëndeti një karvan pelegrinësh që
ktheheshin nga Meka. Por, dy ditë më vonë ai nuk
mundi të mbante më. Pak e nga pak, ai ra në një gjen-
dje letargjie. Çastet kur ai ishte i ndërgjegjshëm po bë-
heshin gjithnjë e më të rralla. Lajmi për sëmundjen e
tij ishte shpërhapur anekënd qytetit, dhe damaskenët
druheshin se qyteti i tyre do të binte në anarki.

Pëlhurat u larguan nga suket si pasojë e frikës nga


plaçkitjet. Dhe çdo natë, kur unë largohesha nga koka
e shtratit të sulltanit për t’u kthyer në shtëpi, njerëzit
mblidheshin përgjatë rrugës sime duke u rrekur të
merrnin me mend, nga çehrja ime, nëse e pashmangsh-
mja kishte ndodhur.

Natën e 2 marsit 1193, dhoma e të sëmurit u


pushtua nga gratë e pallatit që e kishin të pamundur
të mbanin lotët. Gjendja e Salahuddinit ishte kaq e
rëndë saqë i biri i tij më i madh, el-Afdali, i kërkoi Ba-


Gjiza tradicionale siriane. (Shën.përkth.)

k333K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

hauddinit dhe një tjetër bashkëpunëtori të ngushtë të


sulltanit, kadiut el-Fadit, të kalonin natën në kala. -
“Kjo do të ishte e nxituar, - sugjeroi kadiu, - pasi nëse
njerëzit e qytetit s’do të na shohin të largohemi, ata do
të mendojnë më të keqen, dhe mund të ketë plaçkit-
je.” - Paskëtaj, u thërrit një shejh që jetonte brenda ka-
lasë për t’i ndenjur pacientit mbi kokë.
Ai lexoi vargje nga Kurani, dhe foli rreth Zotit
dhe të Përtejmes, ndërsa sulltani shtrihej i pandër-
gjegjshëm. Kur u ktheva të nesërmen në mëngjes, ai
kishte vdekur. Zoti pastë mëshirë për të! Më rrëfyen
se kur shejhu lexoi vargun që thotë, Nuk meriton adhu-
rim askush veç Allahut, vetëm tek ai mbështem, sulltani
buzëqeshi. Fytyra iu ndriçua, dhe mandej dha shpirt.
Në çastin kur u mësua lajmi për vdekjen e tij, da-
maskenë të shumtë morën rrugën drejt kalasë, por ro-
jet i ndaluan të hynin. Vetëm emirët e mëdhenj dhe
ulematë kryesorë u lejuan t’u jepnin ngushëllimet e
tyre el-Afdalit, të birit më të madh të sulltanit të ndie-
rë, i cili qe ulur në një nga sallonet e pallatit. Poetëve
dhe oratorëve iu tha të heshtnin. Fëmijët më të vegjël
të Salahuddinit dolën nëpër rrugë dhe u përzien me
turmën që ngashërente.
Këto skena të papërballueshme, rrëfen Bahauddini,
vijuan deri pas faljes së mesditës. Mandej filluan të
lanin trupin dhe ta mbështillnin me qefin; të gjitha
sendet e përdorura për këtë qëllim duhet të merreshin
hua, pasi sulltani nuk zotëronte asgjë. Ndonëse mua
më ftuan në ceremoninë e larjes së xhenazes, e kryer
nga teologu ed-Deulehi, unë e kisha të pamundur të
merrja pjesë. Pas faljes së mesditës, trupi u nxor jashtë

k334K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

në një tabut të mbështjellë me pëlhurë. Sapo doli kor-


tezhi mortor, të qara vajtimi shpërthyen nga mesi i
gjindjes. Mandej njerëzit, grupe-grupe, erdhën për të
thënë lutje mbi xhenaze. Sulltani u mbart në kopshtet
e pallatit, ku qenë kujdesur për të për sa kohë ai ishte
i sëmurë, dhe ai u varros në pjesën perëndimore. Zoti
ia shenjtëroftë shpirtin dhe ia ndriçoftë varrin!

k335K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

12.
I përsosuri dhe i drejti

Salahuddini pati të njëjtin pasues ashtu si të gjithë


udhëheqësit e mëdhenj muslimanë të epokës: luftën
civile. Pa kaluar mirë vdekja e tij, perandoria u gjym-
tua. Njëri nga të bijtë mori Egjiptin, një tjetër Damas-
kun dhe një i tretë Alepon. Fatmirësisht, pjesa më e
madhe e shtatëmbëdhjetë fëmijëve të tij meshkuj dhe
vajza e tij e vetme ishin shumë të njomë për të luftuar;
kjo e kufizoi disi copëzimin. Por, sulltani kishte dy vë-
llezër dhe disa nipër, çdonjëri nga të cilët kërkonte
pjesën e tij të trashëgimisë, në mos të gjithën, nëse ek-
zistonin gjasat. U deshën plot nëntë vite betejë - me
aleanca, tradhti dhe vrasje të panumërta - para se pe-
randoria ejubase t’i bindej sërish një padroni të vetëm:
el-Adilit, ‘Të Drejtit’, negociatorit të shkathët që gati
sa nuk u bë kunat i Rikard Zemërluanit.
Salahuddini kishte qenë disi dyshues ndaj të vë-
llait të tij më të vogël, i cili ishte bisedues fort i rrjedh-
shëm, fort intrigant, fort ambicioz dhe fort i përshtat-
shëm për oksidentalët. E kështu, ai i kish besuar një
zotërim pa ndonjëfarë rëndësie: pallatin përgjatë bre-
gut lindor të lumit Jordan që i ishte marrë Rejnaldit të
Shatijonit. Nga ky territor i thatë dhe pothuajse i pa-
banuar, mendoi Salahuddini, vëllai i tij nuk mund të
pretendonte kurrsesi të udhëhiqte perandorinë. Por
sulltani i kishte bërë llogaritë gabim. Në korrikun e

k336K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

vitit 1196, el-Adili nënshtroi Damaskun duke ia marrë


atë el-Efdalit. I biri 26 vjeçar i Salahuddinit e kishte
treguar se ishte i pazoti për të qeverisur. Pasi ia lëshoi
pushtetin e vërtetë vezirit të tij, Dijauddin ibën el-
Ethirit (i vëllai i historianit), ai iu dorëzua alkoolit dhe
kënaqësive të haremit. Ungji e zbriti nga froni
nëpërmjet një komploti dhe e dëboi në fortesën fqinje
të Sarkadës, ku el-Efdali, i gllabëruar nga marazi, u
përbetua që të harronte jetën e shfrenimit për t’iu
kushtuar, në vend të saj, lutjeve dhe meditimit. Në
nëntor 1198, një tjetër bir i Salahuddinit, el-Azizi,
sunduesi i Egjiptit, mbeti i vrarë pasi u rrëzua nga
kali gjatë një gjuetie ujqish në afërsi të piramidave. el-
Efdali nuk mund t’i rezistonte gjatë ngasjes për të
braktisur strehën ku qe tërhequr dhe për të pasuar të
vëllanë, por ungji i tij s’e pati aspak të vështirë ta
zhvishte nga zotërimi i ri dhe ta kthente mbrapsht në
jetën e tij prej eremiti. Aty nga viti, el-Adili, tani pesë-
dhjetë e shtatë vjeç, ishte zotëria i padiskutueshëm i
perandorisë ejubase.
Ndonëse i mungonte karizma dhe gjenialiteti i vë-
llait të tij të shquar, ai ishte një administrator më i
mirë. Nën pushtetin e tij, bota arabe përjetoi një periu-
dhë paqeje, begatie dhe tolerance. Pas kthimit të Jeru-
salemit dhe dobësimit të fuqisë frënge, sulltani nuk e
pa të arsyeshme të vazhdonte luftën e shenjtë kundër
frëngjve; ai rrjedhimisht jetësoi një politikë bashkëje-
tese dhe shkëmbimi tregtar me ta. Ai madje nxiti disa
qindra tregtarë italianë që të nguliteshin në Egjipt.
Një qetësi e paprecedentë mbizotëroi në frontin ara-
bo-frëng për vite me radhë.

k337K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Fillimisht, kur ejubasit u përpinë në grindjet e


tyre të brendshme, frëngjitë u rrekën të vendosnin
njëfarë rendi në territorin e tyre të gërryer rëndë. Para
se të largohej nga Lindja e Mesme, Rikardi ia kishte
besuar ‘Mbretërinë e Jerusalemit’, kryeqyteti i së cilës
tashmë ishte Akreja, njërit prej nipave të tij, ‘al kond
Herrit’, Kontit Henri të Shampanjës. Sa për Ginë e Lu-
zinjanës, mbështetja për të cilin kishte rënë që pas
mposhtjes në Hitin, ai u dëbua me nder, duke u bërë
mbret i Qipros ku dinastia e tij do të mbretëronte për
katër shekuj. Për të kompensuar pafuqinë e shtetit të
tij, Henri i Shampanjës kërkoi të pëmbyllte një aleancë
me asasinët. Ai shkoi personalisht në el-Kehf, njëra
nga kështjellat e tyre, dhe atje ai u takua me mjeshtrin
e madh të asasinëve. Sinani, plaku i malit, nuk kishte
shumë kohë që kish vdekur, por pasuesi i tij ushtron-
te po të njëjtin autoritet absolut mbi sektin. Si për t’ia
vërtetuar këtë vizitorit frëng, ai u dha urdhër dy anë-
tarëve të sektit të hidheshin nga bedenat, gjë të cilën
ata e bënë pa më të voglin hezitim. Me sa duket, mje-
shtri i madh ishte gati të vazhdonte vrasjet, por Henri
iu lut që mos ta bënte. U përmbyll një pakt aleance.
Për të nderuar mysafirin, asasinët pyetën se mos ndo-
shta ai dëshironte që ata të bënin ndonjë vrasje. Henri
i falënderoi, duke u premtuar se do t’i drejtohej shër-
bimit të tyre nëse do të shfaqej një rast i tillë. Për ironi
të fatit, më 10 shtatorin e 1197, pa kaluar shumë kohë
nga të dëshmuarit e kësaj skene, nipi i Rikardit ra ak-
sidenalisht nga një dritare e pallatit të tij në Akre.
Javët që pasuan vdekjen e tij, u bënë dëshmitarë
të të vetmeve konflikte serioze të kësaj periudhe. Disa

k338K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pelegrinë fanatikë gjermanë pushtuan Saidan dhe Bej-


rutin para se të copëtoheshin rrugës për në Jerusalem,
ndërsa në të njëtën kohë el-Adili po ripushtonte Xha-
fan. Por më 1 korrik 1198, një armëpushim i ri u nën-
shkrua për një periudhë prej pesë vjetësh e tetë
muajsh. I vëllai i Salahuddinit përfitoi nga qetësia për
të konsoliduar pushtetin. Një burrështetas i mprehtë,
ai ishte i vetëdijshëm se gjetja e një mirëkuptimi me
frëngjitë e bregdetit mesdhetar nuk mjaftonte për të
shmangur një pushtim të ri: ai duhej t’i drejtohej vetë
Perëndimit. A nuk do të ishte e favorshme të shfrytë-
zonte marrëdhëniet e mira me tregtarët italianë për t’i
bindur ata që të mos binin më dakord që të lëshonin
dallgë luftëtarësh të shfrenuar brigjeve të Egjiptit dhe
të Sirisë?
Në 1202, ai i rekomandoi të birit, el-Kamil, ‘I Për-
sosuri’, i cili qe regjent i Egjiptit, që të hapeshin bise-
dime me Republikën e shquar të Venedikut, e cila atë-
botë ishte fuqia kryesore detare në Mesdhe. Meqenëse
të dyja vendet e kuptonin gjuhën e pragmatizmit dhe
interesave tregtare, marrëveshja u arrit shumë shpejt.
El-Kamili u garantoi venedikasve hyrje në portet e
Deltës së Nilit, të tillë si Aleksandri dhe Damieta,
duke u ofruar të gjithë ndihmesën dhe mbrojtjen e du-
hur gjithashtu. Në këmbim, republika e doxhëve mori
përsipër të mos mbështeste asnjë ekspeditë perëndi-
more kundër Egjiptit. Italianët preferuan të mos zbu-
lonin faktin se ata kishin nënshkruar tashmë një ma-
rrëveshje me një grup princash perëndimorë sipas së
cilës ata do të transportonin rreth tridhjetë mijë luftë-
tarë frëngj në Egjipt në këmbim të një shumë të ma-

k339K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

dhe. Si negociatorë ekspertë që ishin, venedikasit arri-


tën të mos shkelnin asnjërin prej angazhimeve.
Kur kavalierët në fjalë, të paduruar për të nisur
lundrimin, mbërritën në Venedik, ata u pritën ngroh-
tësisht nga doxhi Dandolo. Sipas Ibën el-Ethirit, ai
ishte një burrë mjaft i plakur, e i verbër, dhe kur ecte hipur
kalit, ai kishte nevojë për një shqytar. Pavarësisht nga
mosha dhe pafuqia, Dandolo shpalli se synonte të
merrte pjesë personalisht në ekspeditën që po organi-
zohej tashmë nën flamurin e kryqit. Mirëpo, para nis-
jes, ai kërkoi që kavalierët të paguanin shumën për të
cilën ishin pajtuar. Kur kavalierët kërkuan që pagesa
të shtyhej, Dandolo iu gjegj se ai do ta pranonte këtë
vetëm me kushtin që ekspedita të fillonte duke push-
tuar portin e Zadarit, i cili për vite me radhë kishte
qenë rival i Venedikut në Adriatik. Kavalierët ranë
dakord, por me njëfarë ngurrimi, pasi Zadari ishte një
qytet i krishterë që i përkiste mbretit të Hungarisë, një
vasal besnik i Romës. Por, ata s’kishin zgjedhje tjetër.
Doxhi kërkoi ose këtë shërbim të vogël ose pagesën e
menjëhershme të shumës së premtuar. Rrjedhimisht,
Zadari u sulmua dhe u plaçkit në nëntorin e 1202.
Por venedikasit kishin synime të mëdha. Ata tani u
përpoqën të bindin komandantët e ekspeditës të bënin
një ndalesë në Kostandinopojë në mënyrë që në fron të
vendosej një princ i ri që favorizonte oksidentalët. Ndo-
nëse u bë e qartë se pikësynimi përfundimtar i doxhit
ishte futja e Mesdheut nën kontrollin e republikës së tij,
argumentet që ai paraqiti ishin vërtet të zgjuara. Ai luaj-
ti me mosbesimin e kavalierëve ndaj ‘heretikëve’ grekë,
u hapi atyre perspektivën e thesareve të paskajta të Bi-

k340K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

zantit, dhe u shpjegoi komandantëve se vënia nën kont-


roll e qytetit të rumëve do t’u bënte atyre të mundur të
lëshonin sulme më të efektshme kundër muslimanëve.
Në fund, këto joshje u vërtetuan se ishin bindëse. Në ko-
rrik 1203 flota venedikase mbërriti në Kostandinopojë.
Mbreti i rumëve ia mbathi pa asnjë përleshje,
shkruan Ibën el-Ethiri, kurse ata vendosën në fron kan-
didatin e tyre të ri. Por ai e mbajti pushtetin sa për
emër, sepse të gjitha vendimet i merrnin frëngjitë. Ata
vunë një haraç mjaft të rëndë mbi popullin, dhe kur
pagesa doli se ishte e pamundur, ata konfiskuan të
gjithë arin dhe xhevahirët, madje dhe atë që ishte pje-
së e kryqeve dhe imazheve të Mesias - paqja qoftë
mbi të. Rumët mandej ngritën krye, vranë monarkun e
ri, përzunë frëngjitë nga qyteti, dhe ngritën barrikada
në dyert e qytetit. Meqenëse forcat e tyre ishin të pak-
ta, ata i dërguan një lajmëtar Sulejmanit, të birit të Kë-
llëç Arslanit, sunduesit të Konias, ku i kërkonin atij
t’u vinte në ndihmë. Por, ai e pati të pamundur.
Rumët nuk ishin në pozita për t’u mbrojtur. Jo ve-
tëm që një pjesë e mirë e ushtrisë së tyre përbëhej nga
mercenarë frëngj, por gjithashtu agjentë të shumtë ve-
nedikas po vepronin kundër tyre në brendësi të mure-
ve. Në prillin e 1204, kur s’kishte patur as dhe një javë
përleshje, qyteti u pushtua. Për tre ditë, iu nënshtrua
plaçkitjes dhe kasaphanës. Ikona, statuja, libra dhe
vepra të panumërta arti - dëshmi e civilizimeve greke
dhe bizantine - u grabitën ose u shkatërruan, dhe mi-
jëra banorë u therën.
Të gjithë rumët ose u vranë ose u plaçkitën, rrëfen
historiani nga Mosuli. Disa nga fisnikët e tyre, të ndje-

k341K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

kur nga frëngjitë, u përpoqën të kërkonin strehë në ki-


shën e madhe që ata e quajnë Sofia. Një grup priftë-
rinjsh dhe murgjish dolën së andejmi me kryqe dhe
bibla ndër duar, duke iu përgjëruar sulmuesve t’ua
kursenin jetën, por frëngjitë nuk ua vunë veshin lutje-
ve. Ata i masakruan të gjithë pa përjashtim dhe plaç-
kitën kishën.
Kallëzohet gjithashtu se një prostitutë e cila kish
ardhur me ekspeditën frënge, u ul në fronin e patriar-
kut duke kënduar këngë të pahijshme, ndërsa në ma-
nastiret fqinje ushtarë të dehur përdhunonin murge-
sha greke. Siç shpjegon Ibën el-Ethiri, pas plaçkitjes së
Kostandinopojës, një nga aktet më të dënueshme të
historisë, perandor i Orientit u kurorëzua një latin:
Balduini i Flandersit. Sigurisht rumët s’e njohën kurrë
autoritetin e tij. Ata që ishin arratisur nga pallati pera-
ndorak u ngulitën në Nikea, i cili u bë kryqyteti i për-
kohshëm i perandorisë greke deri në ripushtimin e Bi-
zantit pesëdhjetë e shtatë vjet më vonë.
Pa përforcuar aspak ngulimet frënge në Siri,
aventura e çmendur e Kostandinopojës u dha madje
atyre një goditje të ashpër. Në të vërtetë, shumë prej
kavalierëve që kishin ardhur në Orient për të kërkuar
fatin e tyre, tani ndienin se territori grek ofronte një
perspektivë më të mirë, pasi atje kishte zotërime për
t’u zaptuar dhe pasuri për t’u grumbulluar, kurse
rripi i ngushtë bregdetar përreth Akres, Tripolit dhe
Antiokut, s’ishte fort joshës për këta aventurierë. Në
afat të shkurtër, ndalesa e ekspeditës në Kostandino-
pojë i privoi frëngjitë e Sirisë nga përforcimet që me
gjasë do t’u kishin mundësuar një operacion të ri ndaj

k342K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Jerusalemit, dhe në 1204 ata u ndjenë të shtrënguar t’i


kërkonin sulltanit përtëritjen e armëpushimit. El-Adili
ra dakord për një shtrirje gjashtë vjeçare. Ndonëse ta-
nimë gjendej në apogjenë e pushtetit, i vëllai i Salahu-
ddinit nuk kishte aspak ndërmend të hidhej në një si-
përmarrje madhështore të ripushtimit. Ai nuk ndihej
aspak i shqetësuar nga prania e frëngjve të bregdetit.
Pjesa më e madhe e frëngjve të Sirisë nuk do të ki-
shin dëshiruar asgjë më të mirë sesa një zgjatje të pa-
qes, por të tjerët përtej detit, veçanërisht në Romë, ën-
dërronin vetëm për një rikapitullim të armiqësive. Në
1210, kontrolli i Mbretërisë së Antiokut, nëpërmjet
martesës, kaloi në duart e Zhanit të Brianës, një kava-
lier gjashtëdhjetë vjeçar i mbërritur së fundmi në Pe-
rëndim. Ndonëse në korrikun e 1212, ai ra dakord të
ripërtërijë armëpushimin për pesë vite të tjerë, Zhani
e rrethoi papën me korrierë që e nxisnin të përshpej-
tonte përgatitjet për një ekspeditë të fuqishme, në më-
nyrë që një mësymje e fuqishme të lëshohej që nga
vera e 1217. Anijet e para me pelegrinë të armatosur,
mbërritën në Akre disa muaj më vonë, në shtatorin e
atij viti. Shumë shpejt, ata u ndoqën nga qindra të
tjerë. Në prill 1218, filloi një pushtim i ri frëng. Objek-
tivi ishte Egjipti.
El-Adili mbeti i befasuar dhe, mbi të gjitha, i
zhgënjyer nga kjo ekspeditë. Vallë a nuk kishte bërë ai
çmos, jo vetëm që kur u ngjit në fron, por madje dhe
më parë, gjatë negociatave me Rikardin, që t’i jepte
fund gjendjes së luftës? Vallë nuk kishte vuajtur për
vite me radhë nënqeshjet e udhëheqësve fetarë, të
cilët e akuzonin se kishte braktisur çështjen e xhihadit

k343K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

si pasojë e miqësisë me këta njerëz biondë? Ky burrë


shëndetlig 73 vjeçar, kishte refuzuar prej muajsh të
besonte lajmet që i mbërrinin. Kur një bandë gjerma-
nësh të çmendur filluan të plaçkitnin disa fshatra në
Galile, ai e konsideroi këtë një tjetër fatkeqësi të ra-
dhës dhe nuk reagoi. Ai nuk pranoi të besonte se Pe-
rëndimi do t’i kthehej një pushtimi masiv pas një pa-
qeje çerekshekullore.
Megjithkëtë, lajmet po bëheshin përherë e më të
imtësishme. Dhjetëra mijëra luftëtarë frëngj ishin
mbledhur para mureve të qytetit të Damietës, i cili
kontrollon hyrjen për në degën kryesore të Nilit. Si-
pas udhëzimeve të të atit, el-Kamili u vu në krye të
trupave për t’u ndeshur me ta. Por i alarmuar nga
numri i tyre, ai e shmangu përballjen. Duke u treguar
i matur, ai e ngriti kampin në jug të portit, ashtu që të
mund të mbështeste garnizonin pa qenë i detyruar të
përfshihej në një betejë të vetme të ashpër. Damieta
ishte një nga qytetet më të mbrojtura të Egjiptit. Në
lindje dhe në jug, bedenat rrethoheshin nga një rrip i
ngushtë toke kënetore, ndërsa në veri dhe perëndim
Nili siguronte një lidhje të vazhdueshme me brendësi-
në e vendit. Rrjedhimisht qyteti mund të rrethohej ve-
tëm nëse armiku do të ishte në gjendje të merrte kon-
trollin e lumit. Për t’u mbrojtur nga ky rrezik, njerëzia
e qytetit kishte shpikur një mekanizëm gjenial, që për-
bëhej nga një zinxhir vigan hekuri: njëri skaj qe fiksu-
ar në bedenat e qytetit, tjetri në një kala të ndërtuar në
një ishull në afërsi të bregut tjetër të lumit. Ky zinxhir
bllokonte hyrjen për në Nil. Kur frëngjitë panë se
asnjë mjet lundrues nuk mund të kalonte përtej pa u

k344K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shkëputur më parë zinxhiri, ata sulmuan me kokëfor-


tësi kalanë. Sulmet u zmbrapsën për tre muaj, deri sa
më në fund atyre u erdhi në mend ideja e ngritjes së
dy mjeteve të mëdha lundruese duke i bërë ato si dy
kulla të larta në një lartësi me kalanë. Më 25 gusht
1218 ata sulmuan kalanë. Zinxhiri u thye.
Disa ditë më pas, kur një pëllumb-korrier i solli
el-Adilit lajmin e kësaj mposhtjeje në Damieta, ai u
trondit rëndë. Dukej qartë se rënia e kalasë do të sillte
së shpejti rënien e vetë Damietës, dhe paskëtaj asgjë
nuk do t’i frenonte pushtuesit në rrugëtimin e tyre
drejt Kajros. U përvijua mundësia e një fushate të
gjatë, të cilën ai nuk kishte as fuqinë e as pëlqimin që
të përpiqej ta fitonte. Fill disa orë më pas, atë e goditi
një atak në zemër.
Katastrofa e vërtetë për muslimanët nuk ishte rë-
nia e kalasë së lumit, por vdekja e sulltanit të moshu-
ar. Në terma krejtësisht ushatarakë, el-Kamili arriti të
përmbante armikun, t’i shkaktonte humbje të ashpra
dhe ta pengonte atë së përfunduari rrethimin e Da-
mietës. Mirëpo, politikisht, shpërtheu e pashmangsh-
mja luftë shterruese për trashëgiminë e pushtetit, pa-
varësisht nga përpjekjet e shumta të sulltanit për të si-
guruar se të bijtë e tij do ta shmangnin këtë fat. Ai
kishte përcaktuar ndarjen zotërimeve para se të vdis-
te: Egjipti do t’i shkonte el-Kamilit, Damasku dhe Je-
rusalemi - el-Muadh-dhamit, Xhazira - el-Eshrefit dhe
zotërimet e tjera me më pak rëndësi, të bijve të tij më
të vegjël. Por ishte e pamundur të kënaqeshin të gjitha
ambiciet: ndonëse mes vëllezërve mbretëronte deri
diku harmonia, disa konflikte ishin të pashmangsh-

k345K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

me. Në Kajro shumë nga emirët përfituan nga munge-


sa e el-Kamilit për t’u përpjekur që të vendosnin në
fron një nga vëllezërit e tij më të rinj. Ky coup d’etat
për pak sa nuk u realizua, kur sunduesi i Egjiptit u in-
formua për këtë. Duke harruar krejtësisht Damietën
dhe frëngjitë, ai mblodhi tendat dhe nxitoi drejt krye-
qytetit, për të rivendosur rendin dhe për të ndëshkuar
konspiruesit. Pushtuesit zunë menjëherë pozicionet e
braktisura prej tij. Damieta gjendej tani e rrethuar.
Ndonëse kishte marrë mbështetjen e të vëllait el-
Muadh-dham, i cili rendi nga Damasku për në Da-
mieta në krye të ushtrisë së tij, el-Kamili nuk ishte më
në pozita të shpëtonte qytetin, dhe aq më pak të fre-
nonte pushtimin. Rrjedhimisht, ai bëri propozime
mjaft bujare paqeje. Pasi i kërkoi el-Muadh-dhamit të
çmontonte fortifikatat e Jerusalemit, el-Kamili u dër-
goi fjalë frëngjve duke i siguruar se ishte gati t’ua do-
rëzonte qytetin e shenjtë nëse ata do të binin dakord
të largoheshin nga Egjipti. Por frëngjitë, të cilët tash-
më ndjeheshin në pozita të forta, refuzuan të negocio-
nin. Në tetor 1219, el-Kamili e bëri ofertën e tij edhe
më të qartë: ai do të dorëzonte jo vetëm Jerusalemin,
por të gjithë Palestinën, perëndimin e Jordanit, si dhe
Kryqin e Vërtetë gjithashtu. Kësaj radhe, pushtuesit e
morën mundimin të studionin propozimet. Zhani i
Brianës ishte në favor të pranimit, ashtu si të gjithë
frëngjitë e Sirisë. Por vendimi përfundimtar ishte në
duart e një njeriu të quajtur Pelagius, kardinal spa-
njoll dhe mbrojtës fanatik i luftës së shenjtë, të cilin
papa e kishte caktuar në krye të ekspeditës. Kurrsesi,
tha ai, nuk do të binte dakord të negocionte me sara-

k346K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

çenët. Për t’u siguruar se refuzimi i kushteve të paqes


nuk do të keqkuptohej, ai dha urdhër për një mësym-
je të menjëhershme mbi Damieta. Garnizoni, i dhjetu-
ar nga luftimet, zia e bukës dhe, së fundmi, nga një
epidemi, nuk bëri asnjë qëndresë.
Pelagiusi kishte vendosur tani të pushtonte mba-
rë Egjiptin. Nëse ai nuk marshoi menjëherë drejt Kaj-
ros, kjo ndodhi pasi ai ishte në pritje të mbërritjes së
afërt të monarkut më të fuqishëm perëndimor, Frede-
rikut II të Hohenstaufenit, mbretit të Gjermanisë dhe
Siçilisë, i cili komandonte një ekspeditë të madhe. El-
Kamili, të cilit pashmangshmërisht i kishin rënë në
vesh këto zëra, u përgatit për luftë. Emisarët e tij u en-
dën nëpër viset e Islamit duke u bërë thirrje vëllezër-
ve, kushërinjve dhe aleatëve të tij të shpejtonin në
ndihmë të Egjiptit. Për më tepër, në perëndim të del-
tës, jo larg nga Aleksandria, ai pajisi një flotë; në ve-
rën e 1220 ajo zuri në befasi anijet oksidentale pranë
brigjeve të Qipros, duke u shkaktuar atyre një disfatë
dërrmuese. E kështu, kur armiku u privua nga kon-
trolli i detit, el-Kamili shpejtoi të bënte një tjetër ofertë
paqeje, duke premtuar kësaj here të nënshkruante një
armëpushim tridhjetë vjeçar. Më kot. Pelagiusi e kon-
sideroi këtë zemërgjerësi të tepruar si provë se sun-
duesi i Kajros ishte në kurth. Vallë, nuk kishin dëgju-
ar së fundmi se Frederiku II ishte kurorëzuar peran-
dor në Romë dhe qe betuar se do të nisej për në Egjipt
pa asnjë vonesë? Ai pritej aty afër verës së 1221, më së
voni: qindra anije dhe dhjetëra mijëra ushtarë do ta
shoqëronin atë. Ndërkohë, ushtria frënge duhej të
ruante një gjendje ndërmjet luftës dhe paqes.

k347K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në të vërtetë, Frederiku II nuk do të mbërrinte


para se të kalonin tetë vite! Pelagiusi e priti me durim
deri në fillim të verës 1221. Në korrik ushtria frënge u
largua nga Damieta, duke u drejtuar vendosmërisht
për në Kajro. Në kryeqytetin egjiptian, ushtarëve të
el-Kamilit iu desh të pëdornin forcën për të frenuar
banorët të largoheshin. Por sulltani dukej i sigurt, pasi
dy nga të vëllezërit e tij i kishin ardhur në ndihmë: el-
Eshrefi, i cili në krye të trupave të tij nga Xhazira i
ishte bashkuar atij në përpjekje për të parandaluar pu-
shtuesit të mbërrinin në Kajro, dhe el-Muadh-dhami, i
cili po udhëhiqte ushtrinë e tij siriane në veri, duke
futur trimërisht trupat e tij ndërmjet armikut dhe Da-
mietës. Sa për vetë el-Kamilin, ai po vrojtonte në
ankth, me një gëzim që mezi e fshihte, fryrjen e avash-
të të ujërave të Nilit, pasi niveli i lumit kish filluar të
rritej pa u vënë re nga oksidentalët. Në mes të gushtit
toka u bë aq e përbaltur dhe e rrëshqitshme saqë filli-
misht kavalierët u shtrënguan të ndalnin përparimin
e tyre dhe mandej të tërhiqnin të gjithë ushtrinë.
Pa filluar mirë tërheqja, një grup ushtarësh egjip-
tianë lëvizën për të shembur pendat. Ishte dita e një-
zet e gjashtë e gushtit 1221. Brenda pak orësh, ndërsa
trupat muslimane izoluan rrugët dalëse, e gjithë ush-
tria frënge u gjend e ngecur në një det balte. Dy ditë
më vonë, Pelagiusi, tani në dëshpërim për të shpëtuar
ushtrinë nga asgjësimi, i dërgoi el-Kamilit një lajmëtar
për të kërkuar paqe. Sovrani ejubas paraqiti kushtet e
tij: frëngjitë do të duhej të zbraznin Damietën dhe të
nënshkruanin një armëpushim tetë vjeçar. Në këm-
bim, ushtria e tyre mund të largohej nëpërmjet detit

k348K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

pa u ngacmuar. Sigurisht, tani nuk bëhej më fjalë që


atyre t’u ofrohej Jerusalemi.
Duke kremtuar këtë fitore të plotë po aq sa dhe të
papritur, të shumtë ishin arabët të cilët pyesnin veten
nëse el-Kamili e kishte pasur seriozisht kur i kishte of-
ruar frëngut qytetin e shenjtë. Mos vallë kishte qenë
ndoshta një dinakëri, një përpjekje për të fituar kohë?
Gjithçka do të bëhej e qartë shumë shpejt.
Gjatë krizës së dhimbshme të Damietës, sunduesi
i Egjiptit kishte hamendësuar shpeshherë për këtë
Frederikun e famshëm, ‘al-enborori’ (perandori),
mbërritja e të cilit po pritej me kaq padurim nga frën-
gjitë. Vërtet ishte kaq i fuqishëm sa ç’thonin ata? Vër-
tet ishte i vendosur të shpallte luftë të shenjtë kundër
muslimanëve? Ndërsa përmbyti bashkëpunëtorët e tij
me gjithnjë e më tepër pyetje dhe mblodhi më shumë
informata nga udhëtarët që kishin qenë në Siçili, ishu-
lli-mbretëri ku sundonte Frederiku, habia e el-Kamilit
rritej vendosmërisht. Në 1225, kur mësoi se perandori
sapo qe martuar me Jolandën, të bijën e Zhanit të
Brianës, duke marrë rrjedhimish titullin e mbretit të
Jerusalemit, ai vendosi të niste një ambasadë të udhë-
hequr nga një diplomat mendjemprehtë, emiri Fahru-
ddin ibën esh-Shejhu. Ky i fundit u çudit kur mbërriti
në Palermo: po, gjithsa thuhej për Frederikun qe e
vërtetë. Ai e fliste dhe e shkruante arabishten në më-
nyrë të përkryer, kishte një admirim të kulluar për qy-
tetërimin musliman, dhe nuk ndiente vetëm se për-
buzje për perëndimin barbar, veçanërisht për papën e
Romës. Bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin ara-
bë, dhe po kështu ushtarët e gardës së pallatit; në ko-

k349K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

hën e faljes, ata përkuleshin në drejtimin e Mekës. Ky


njeri me mendje kureshtare, që kishte kaluar gjithë ri-
ninë në Siçili, asokohe një qendër kryesore e shkenca-
ve arabe, ndiente se kishte pak të përbashkëta me
frëngjitë e plogët dhe fanatikë. Zëri i muezinit kum-
bonte i papenguar anembanë mbretërisë së tij.
Shumë shpejt Fahruddini u bë mik dhe njeri i be-
suar i Frederikut. Përmes tij, u krijuan lidhje të ngush-
ta ndërmjet perandorit gjermanik dhe sulltanit të Kaj-
ros. Dy monarkët shkëmbyen letra ku ata diskutonin
logjikën e Aristotelit, pavdekësinë e shpirtit, dhe fille-
sën e universit. Kur el-Kamili mësoi për pasionin e le-
tërkëmbyesit të tij rreth vëzhgimit të sjelljes së kafshë-
ve, ai i dërgoi atij arinj, majmunë dhe gamile, si edhe
një elefant, të cilin perandori ia besoi kujdestarit arab
të kopshtit zoologjik vetjak. Sulltani nuk ishte thjesht i
kënaqur të zbulonte një udhëheqës të ditur perëndi-
mor i cili, ashtu si vetë ai, e kuptonte kotësinë e këtyre
luftëtarëve të pafunda fetare. Paskëtaj, pa ngurrimin
më të vogël, ai i rrëfeu Frederikut dëshirën që ky të
vinte në Orient në një të ardhme të afërt, duke shtuar
se do të gëzohej po të shihte perandorin në zotërim të
Jerusalemit.
Ky shpërthim zemërgjerësie bëhet edhe më i kup-
tueshëm nëse kujtojmë se në kohën kur u bë oferta,
qyteti i shenjtë i përkiste jo el-Kamilit, por të vëllait të
tij el-Muadh-dhamit, me të cilin sunduesi i Kajros
sapo qe grindur. El-Kamili mendoi se pushtimi i Pa-
lestinës nga aleati i tij, Frederiku, do të krijonte një
shtet jastëk që do ta mbronte nga çdo sipërmarrje në
të cilën el-Muadh-dhami mund të angazhohej. Në afat

k350K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të gjatë, një Mbretëri e Jerusalemit e ripërtërirë mund


të futej me sukses ndërmjet Egjiptit dhe popujve luftë-
tarë të Azisë, pasi nga ato vise kërcënimi kishte filluar
të shquhej turbullt. Një musliman i zjarrtë nuk do të
kishte menduar kurrsesi kaq ftohtë për braktisjen e Je-
rusalemit, por el-Kamili ndryshonte shumë nga ungji
i tij, Salahuddini. Ai e konsideronte çështjen e Jerusa-
lemit si kryesisht politike dhe ushtarake; aspekti feta-
re kishte domethënie vetëm në përmasën e ndikimit
në opinionin publik. Frederiku, i cili ndiehej më pranë
Islamit sesa Krishterimit, ndërmori një qëndrim iden-
tik. Nëse ai dëshironte të merrte në zotërim qytetin e
shenjtë, kjo nuk do të ndodhte që ai të meditonte
ngrohtësisht në varrin e Krishtit, por sepse një sukses
i tillë do t’ia forconte pozitat në luftën kundër papës, i
cili sapo e kishte shkishëruar si ndëshkim për shtyrjen
e ekspeditës së tij në Lindje.
Kur perandori zbarkoi në Ake në shtator 1228, ai
ishte i bindur se me ndihmën e el-Kamilit do të mund
të hynte në Jerusalem si triumfues, duke ua kyçur
kështu gojën armiqve të tij. Në fakt, sunduesi i Kajros
u gjend në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë, pasi
ngjarjet e kohëve të fundit e kishin ravijëzuar rishtazi
hartën rajonale fund e krye. El-Muadh-dhami kishte
vdekur papritmas në nëntor 1227, duke ia lënë Da-
maskun të birit en-Nasir, një djalosh të cilit i mungon-
te e gjithë përvoja. El-Kamili, i cili tani mund të medi-
tonte të merrte Damaskun dhe vetë Palestinën, s’ishte
më i interesuar në themelimin e një shteti jastëk
ndërmjet Egjiptit dhe Sirisë. Me fjalë të tjera, el-Kamili
nuk ishte mjaft i kënaqur nga perspektiva e mbërritjes

k351K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

së Frederikut, i cili, me gjithë miqësinë, do të ngrinte


pretendime për Jerusalemin dhe rrethinat. Një burrë i
fjalës si el-Kamili nuk mund ta thyente premtimin,
por ai mund të rrekej ta ndalonte, duke i thënë peran-
dorit se befas situata kishte ndryshuar.
Frederiku, i cili kishte ardhur vetëm me tre mijë
burra, mendoi se marrja e Jerusalemit nuk do të ishte
më shumë se një formalitet. Rrjedhimisht, ai nuk gu-
xonte të zbatonte një politikë kanosjeje, por kërkoi të
lajkatonte el-Kamilin. - “Unë jam miku yt, - i shkroi
atij. - Ishe ti ai që më kërkove të bëja këtë udhëtim. Papa
dhe të gjithë mbretërit e perëndimit tani janë në dijeni të
misionit tim. Nëse kthehem duarbosh, unë do të humbas
shumë prestigj. Për hir të mëshirës, më jep Jerusalemin, në
mënyrë që ta mbaj kokën lart!” - El-Kamili u prek, dhe
kështu ai i dërgoi Frederikut mikun e tij Fahruddinin,
që bartte dhurata dhe një përgjigje me dy presa. -
“Edhe unë, - shkroi ai, - duhet të mbaj parasysh opinio-
nin. Nëse të dorëzoj ty Jerusalemin, kjo nuk do të sillte
thjesht një dënim të akteve të mia nga kalifi, por gjithashtu
një kryengritje fetare që do të kanoste fronin tim.” - Për se-
cilën palë bëhej fjalë për shmangien e turpit. Frederi-
ku iu përgjërua Fahruddinit të gjente një zgjidhje të
respektueshme. Ky i fundit, me miratimin e sulltanit,
i lëshoi Frederikut një litar shpëtimi. “Populli nuk do
ta pranojë kurrë dorëzimin pa asnjë betejë të Jerusale-
mit, të fituar me një çmim aq të mundimshëm nga Sa-
lahuddini. Në anën tjetër, nëse marrëveshja mbi qyte-
tin e shenjtë mund të shmangte luftimet e përgjaksh-
me…” Perandori e kuptoi. Ai buzëqeshi, falënderoi
mikun e tij për këshillën, dhe mandej i dha urdhër

k352K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

forcës së tij të vogël të trupave të përgatitej për betejë.


Në fund të nëntorit 1228, kur Frederiku po marshonte
me një shkëlqim të madh drejt Xhafas, el-Kamili hapi
fjalë anembanë vendit se ishte e nevojshme të bëhe-
shin përgatitje për një luftë të gjatë dhe të hidhur kun-
dër sovranit të fuqishëm nga Perëndimi.
Pak javë më vonë, pa u lidhur asnjë betejë, teksti i
një marrëveshjeje ishte gati: Frederiku siguroi Jerusa-
lemin dhe një korridor që e lidhte atë me bregdetin, si
dhe Betlehemin, Nazaretin, rrethinat e Tiros dhe for-
tesën e fuqishme të Tibëninit, në lindje të Tiros. Në
qytetin e shenjtë, muslimanët ruajtën një prani në sek-
torin e Haremu’sh-Sherifit, ku gjendeshin të grumbu-
lluara faltoret kryesore. Traktati u nënshkrua më 18
shkurt 1229 nga Frederiku dhe nga ambasadori Fah-
ruddin, në emër të sulltanit. Një muaj më vonë, pe-
randori shkoi në Jerusalem, popullata muslimane e të
cilit ishte evakuuar nga el-Kamili, përveç disa udhë-
heqësve fetarë të lënë në ngarkim të vendeve Islame
të adhurimit. Frederiku u prit nga Shemsedini, kadiu
i Nablusit, i cili i dha çelësat e qytetit dhe shërbeu si
një lloj udhërrëyesi. Vetë kadiu rrëfen se çfarë ndodhi
gjatë kësaj vizite.

Kur perandori, mbret i frëngjve, mbërriti në Jeru-


salem, unë qëndrova me të, siç më kishte kërkuar el-
Kamili. Hyra në Haremu’sh-Sherif bashkë me të, ku ai
vizitoi xhamitë e vogla. Mandej shkuam në xhaminë
el-Aksa, akrkitekturën e së cilës ai e admiroi, si dhe në
Kubenë e Gurit. Ai u mrekullua nga bukuria e minbe-
rit, dhe ngjiti shkallët deri në majë. Kur zbriti, ai më
mori për dore dhe më udhëhoqi drejt el-Aksasë. Atje ai

k353K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjeti një prift i cili, me Bibël në dorë, po përpiqej të


hynte në xhami. I tërbuar, perandori filloi ta kërcënon-
te. - “Ç’kërkon ti në këtë vend? Pasha Zotin, nëse ndo-
njëri prej jush guxon të shkelë sërish këtu pa leje, unë
do t’ia nxjerr sytë!” - Prifti u largua duke u dridhur.
Atë natë, unë i kërkova myezinin të mos thërriste për
në falje, në mënyrë që perandori të mos shqetësohej.
Por të nesërmen, kur e takova, perandori më pyeti: -
“Kadi, përse myezini nuk thërriti për në falje si zako-
nisht? - Unë iu përgjigja: - Isha unë ai që e ndalova, për
respekt të Madhërisë Suaj. - Nuk duhet të kishe vep-
ruar kështu, - ia pat perandori, - pasi nëse kalova natën
këtu në Jerusalem, mbi të gjitha e bëra që të dëgjoja
thirrjen e myezinit gjatë natës.”

Gjatë vizitës së tij në Kubenë e Gurit, Frederiku


lexoi një mbishkrim ku thuhej: “Salahuddini ka pastruar
këtë qytet të shenjtë nga mushrikët.” Ky term, që fjalë për
fjalë do të thotë ‘ata që i bëjnë shok’, madje edhe ‘poli-
teistë’, u mvishej atyre që i bënin shok hyjni të tjera
adhurimi ndaj Zotit një. Në këtë kontekst, përcaktonte
të krishterët, besimtarë të Trinisë. Duke u hequr kinse
i pavetëdijshëm për këtë, perandori, duke zbardhur
dhëmbët i kënaqur, pyeti mikpritësin e tij të zënë
ngushtë se kush mund të ishin këta mushrikët. Pak mi-
nuta më vonë, Frederiku vuri re një grilë të drunjtë në
hyrjen e Kubesë; ai pyeti se përse shërbente. ‘Shërben
për të mos lënë zogjtë që të hynë në këtë vend’, i erdhi
përgjigjja. Para udhërrëfyesve të tij të befasuar, Frede-
riku mandej komenoi, në një aludim të qartë për frën-
gjitë: “Dhe të mendoj që Zoti lejoi derra brenda!” Sibt
ibën el- Xheuzi, kronist damasken dhe orator i shkël-
qyer i cili kishte një moshë dyzet e tre vjeçare në 1229,
k354K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

i interpretoi këto fjalë si provë se Frederiku nuk ishte


as i krishterë e as musliman por me siguri ateist. Duke
u bazuar në dëshmitë e atyre që e kishin parë nga afër
në Jerusalem, ai shtoi se perandori ishte i mbuluar me
flokë të kuq, tullac dhe miop. Po të kishte qenë skllav, s’do
të ishte shitur as për 200 dirhemë.
Armiqësia e Sibtit ndaj perandorit pasqyron ndje-
njat e shumicës së arabëve. Në rrethana të tjera, sjellja
miqësore e perandorit ndaj Islamit dhe qytetërimit
musliman pa dyshim do të ishte çmuar. Por, opinioni
publik ishte i skandalizuar nga kushtet e traktatit të
nënshkruar nga el-Kamili. - “Me t’u mësuar lajmi se qy-
teti i shenjtë u ishte lëshuar frëngjve, - thotë kronisti, - vi-
set e Islami u përfshinë nga një stuhi e vërtetë. Për shkak të
seriozitetit të ngjarjes, u organizuan demonstrata të vajti-
mit publik.” - Në Bagdad, Mosul dhe Alepo, nëpër
xhamia u mbajtën takime për të dënuar tradhtinë e el-
Kamilit. Por më i dhunshëm se kudo gjetkë, reagimi
ishte në Damask. - “Mbreti en-Nasir më kërkoi të mblidh-
ja njerëzit në xhaminë e madhe të Damaskut, - tregon
Sibti, - që unë të flisja para tyre rreth asaj çka kishte ndo-
dhur në Jerusalem. Nuk mund të bëja asgjë tjetër vetëm se
të pranoja, pasi ma kërkonte detyra ime si besimtar.”
Predikuesi-kronist ngjiti shkallët e hytbes para një
turme në jerm, me kokën e tij të mbështjellë me një
turban në pëlhurë të zezë. - “Gjëma e re që na ka rënë
mbi krye, - ia filloi ai, - na ka thyer zemrat. Haxhilerët
tanë nuk mund të vizitojnë më Jerusalemin, vargjet e
Kuranit nuk do të këndohen më në shkollat e tij. Sa i
madh është trupi i muslimanëve sot!” – En-Nasiri
mori pjesë personalisht në demonstratë. Një luftë e

k355K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

hapur u shpall mes tij dhe ungjit të tij el-Kamil. Sapo


ky i fundit ia kishte dorëzuar Jerusalemin frëngjve,
ushtria egjiptiane vuri një bllokadë shtrënguese ndaj
Damaskut. Lufta kundër tradhtisë së sunduesit të Kaj-
ros u bë slogani nën të cilin gjindja e metropolit sirian
u mobilizua në mbështetje të palëkundur të sovranit
të ri. Mirëpo oratoria e Sibtit nuk mjaftoi për të shpë-
tuar Damaskun. El-Kamili, me epërsinë e tij dërrmue-
se numerike, doli fitimtar nga përballja, duke e dety-
ruar qytetin të kapitullonte dhe duke rivendosur
bashkimin e perandorisë ejubase nën autoritetin e tij.
Në qershor 1229, en-Nasiri detyrohet të braktisë
kryeqytetin e tij. I hidhëruar, por sigurisht aspak i pa-
shpresë, ai ngulitet në fortesën e Karakut, në lindje të
Jordanit, ku gjatë viteve të armëpushimit ai shndërro-
het në simbolin e pahepueshmërisë përballë armikut.
Shumë damaskenë ruajtën afeksionin e tyre vetjak
ndaj tij, dhe militantë të shumtë fetarë, të zhgënjyer
me politikën ca si tepër pajtuese të ejubasve të tjerë,
nuk i humbën shpresat, në sajë të këtij princi të ri të
vrullshëm, i cili e nxiste sërën e tij të vazhdonin xhi-
hadin kundër pushtuesve. - “E kush tjetër veç meje, -
shkroi ai, - nuk kursen as përpjekjen më të vogël për të
mbrojtur Islamin? Kush tjetër lufton për çështjen e Zotit
në të gjitha rrethanat?” - Në nëntor 1239, njëqind ditë
pasi armëpushimi kishte skaduar, en-Nasiri rimerr Je-
rusalemin në një sulm të befasishëm. Pati një shpër-
thim lumturie në mbarë botën arabe. Poetët e kraha-
suan fitimtarin me të ungjin, Salahuddinin, dhe i thu-
rën lëvdata meqenëse ai shoi nëpërkëmbjen e tradhti-
së së el-Kamilit.

k356K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Apolegjetët e tij nuk përmendin faktin se en-Nasi-


ri qe pajtuar me sunduesin e Kajros pak kohë para
vdekjes së këtij të fundit në 1238, me gjasë duke
shpresuar se rrjedhimisht do t’i rikthehej qeverisja e
Damaskut. Poetët gjithashtu mënojnë të nxjerrin në
pah se princi ejubas nuk kërkoi të mbante Jerusalemin
pasi e rimori atë. Duke besuar se qyteti ishte i pa-
mbrojtshëm, ai shkatërron pa humbur kohë Kullën e
Davidit dhe fortifikatat e tjera të ndërtuara nga frën-
gjitë së fundmi. Paskëtaj ai tërhiqet me trupat e tij në
Karak. Ngazëllimi, mund të thotë dikush, nuk për-
jashtonte realizmin politik apo atë ushtarak. Sjellja e
mëpastajme e këtij udhëheqësi të linjës së ashpër
mbetet megjithatë intriguese. Gjatë luftës së pash-
mangshme për trashëgiminë pushtetit pas vdekjes së
el-Kamilit, en- Nasiri u propozon frëngjve që së bash-
ku të krijojnë një aleancë kundër kushërinjve të tij. Në
1243 ai njeh zyrtarisht të drejtën e tyre mbi Jerusale-
min në përpjekje për të qetësuar oksidentalët, madje
duke u ofruar atyre dhe tërheqjen e udhëheqësve feta-
rë muslimanë nga Harem esh-Sherifi. El-Kamili nuk
kishte shkuar kurrë kaq larg në zbutje.

k357K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k358K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Pjesa e gjashtë

k359K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

k360K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Dëbimi
(1244 - 1291)

Të sulmuar nga mongolët (tartarët) në lindje dhe nga


frëngjitë në perëndim, muslimanët nuk kishin qenë kurrë në një
pozitë kaq të rëndë. Vetëm Zoti mund t’i shpëtonte përsëri.

Ibën el-Ethiri

13.
Gjëma mongole

Ngjarjet që po përshkruaj janë kaq të tmerrshme


saqë për vite me radhë unë kam shmangur çdo për-
mendje të tyre. Nuk është e lehtë të shpallësh se vdekja
ka rënë mbi Islamin dhe muslimanët. Ajme! Unë më
mirë do të kisha preferuar që nëna ime të mos më kish
lindur kurrë, ose të kisha vdekur pa dëshmuar të
gjitha këto ligësi. Nëse një ditë ju thonë se toka nuk ka
njohur kurrë një gjëmë të tillë që kur Zoti krijoi Ada-
min, mos ngurroni ta besoni, pasi kjo është e vërteta e
saktë. Masakrimi i fëmijëve të Izraelit nga Nebukadne-
zari dhe shkatërrimi i Jerusalemit citohen përgjithë-
sisht si tragjeditë më famëkeqe të historisë. Por, këto
ishin hiçgjë krahasuar me atë që ka ngjarë tani. Jo, ndo-
shta as deri në fundin e kohës nuk do të mund të shi-
het sërish një katastrofë e këtyre përmasave.

Askund tjetër në të vëllimshmen Historia e Përkryer


Ibën el-Ethiri nuk përdor një ton kaq patetik. Faqe më
faqe, trishtimi, tmerri dhe pabesueshmëria e tij ngrenë
k361K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

krye a thua se ai shtyn me besëtytni çastin kur më në


fund duhet të thotë emrin e gjëmës: Xhenxhis Kan.
Ngjitja e pushtuesit mongol filloi pak kohë pas
vdekjes së Salahuddinit, por duhej të kalonte një tjetër
çerekshekulli që arabët të ndienin afrimin e kërcënimit.
Xhenxhis Kani fillimisht pati për qëllim bashkimin nën
autoritetin e tij të fiseve të ndryshme turkmene dhe
mongole të Azisë qendrore; mandej u nis për atë që ai
shpresonte se do të ishte pushtimi i botës. Forcat e tij
lëvizën në tri drejtime: në lindje, ku perandoria kineze u
shndërrua në një status vasaliteti dhe mandej u aneksua;
në veri-perëndim, ku së pari Rusia dhe mandej Evropa
lindore u rrënuan; në perëndim, ku Persia u pushtua. -
“Të gjitha qytetet duhet të rrafshohen, - e kish zakon të
thoshte Xhenxhis Kani, - ashtu që bota të mund të bëhet
sërish një stepë e vetme e paskajtë ku nënat mongole do
t’u japin gji fëmijëve të lirë e të lumtur.” - Dhe
përnjëmend, do të shkatërroheshin qytete të shquara,
me popullatën e tyre të dhjetuar: Buharaja, Samarkanda
dhe Herati, mes të tjerëve.
Mësymja e parë mongole në një vend musliman
përkoi me pushtimet ndryshme frënge në Egjipt,
ndërmjet viteve 1218 dhe 1221. Në atë kohë bota ara-
be u ndie e zënë në kurth ndërmjet Skilës dhe Karib-
disit. Kjo ishte pa dyshim pjesë e shpjegimit lidhur
me sjelljen pajtuese të el-Kamilit rreth çështjes së Jeru-
salemit. Por Xhenxhis Kani më në fund hoqi dorë nga
çdo përpjekje për të guxuar të lëvizte në perëndim të
Persisë. Me vdekjen e tij në moshën gjashtëdhjetë e
shtatë vjeçare në vitin 1227, trysnia e kalorësve të
stepës mbi botën arabe u lehtësua për disa vjet.

k362K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në Siri, gjëma u ndie fillimisht tërthorazi. Nga di-


nastitë e shumta të shtypura nga mongolët gjatë rru-
gëtimit të tyre, ishte ajo e turkëve kvarazmianë, të ci-
lët më herët ua kishin zënë vendin selxhukëve që nga
Iraku e deri në Indi. Me shpërbërjen e kësaj perando-
rie muslimane, ora e lavdisë e së cilës kishte ngecur,
mbetjet e ushtrisë së saj u shtrënguan t’ia mbathnin sa
më larg të ishte e mundur nga fitimtarët ndjellatmerr.
E kështu ndodhi që një ditë të bukur rreth dhjetë mijë
kalorës kvarazmianë ia behën në Siri, duke plaçkitur
dhe duke mbajtur peng qytete dhe duke marrë pjesë
si mercenarë në luftimet e brendshme ejubase. Në
qershor 1224, duke besuar se ishin aq të fortë sa të
themelonin një shtet më vete, kvarazmianët sulmuan
Damaskun. Ata bastisën fshatrat fqinjë dhe plaçkitën
pemishtet frutore të Gutas. Por mandej, meqenëse
nuk ishin të aftë të mbanin një rrethim të gjatë ndaj
qëndresës së qytetit, ata ndryshuan objektiv dhe befas
u drejtuan për në Jerusalem, të cilin e pushtuan pa
vështirësi më 11 korrik. Ndonëse popullata frënge
kryesisht u kursye, vetë qyteti u plaçkit dhe u shkua
në pishtar. Për lehtësimin e madh të të gjitha qyteteve
të Sirisë, një sulm i ri ndaj Damaskut disa muaj më
vonë u asgjësua nga një koalicion i princave ejubas.
Kësaj here, kavalierët frëngj nuk do ta merrnin
më kurrë Jerusalemin. Frederiku, talenti diplomatik i
të cilit ua kishte bërë të mundur oksidentalëve të rua-
nin flamurin e kryqit të valëvitej mbi muret e qytetit
për presëmbëdhjetë vjet, nuk ishte më i interesuar për
fatin e qytetit. Duke braktisur ambiciet e tij orientale,
ai tani parapëlqente të ruante marrëdhënie më miqë-

k363K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sore me udhëheqësit e Kajros. Në 1247, kur Luigji IX i


Francës planifikoi një ekspeditë kundër Egjiptit, pe-
randori u përpoq t’ia kthente mendjen. Më mirë ako-
ma, ai e mbajti Ejubin, të birin e el-Kamilit, të përditë-
suar rregullisht me informata nga përgatitjet e ekspe-
ditës franceze.
Luigji mbërriti në Lindje në 1248, por nuk mori
menjëherë rrugën drejt kufirit egjiptian, pasi ai ndjeu
se sipërmarrja e një fushate pa ardhur më parë pran-
vera do të ishte mjaft e rrezikshme. Ai rrjedhimisht u
ngulit në Qipro dhe i kaloi këta muaj të shtyrjes së
afatit duke u orvatur të realizonte ëndrrën që do të
përndiqte frëngjitë që nga fundi i shekullit të trembë-
dhjetë e më tutje: përmbyllja e një aleance me mongo-
lët, aleancë e cila do të fuste botën arabe në një darë.
Paskëtaj emisarët shkonin e vinin rregullisht ndërmjet
dy kampeve të pushtuesve nga Lindja dhe nga Perën-
dimi. Në fund të 1248 Luigji priti në Qipro një delega-
cion që shtroi mundësinë tunduese se mongolët
mund të konvertoheshin në Krishterim. I mahnitur
nga kjo perspektivë, ai u përgjigj pa humbur kohë
duke nisur dhurata të çmuara si dhe dhurata fetare.
Por, pasuesit e Xhenxhis Kanit e keqintepretuan kup-
timin e këtij gjesti. Duke u sjellë me mbretin e Francës
si me një vasal të thjeshtë, ata i kërkuan atij të dërgon-
te çdo vit dhurata me vlerë të njëjtë. Ky keqkuptim
shpëtoi botën arabe nga një sulm i harmonizuar nga
dy armiqtë e saj, të paktën përkohësisht.
E kështu ngjau që oksidentalët filluan të vetëm
mësymjen e tyre ndaj Egjiptit në ditën e pestë të qer-
shorit 1249, ndonëse jo para se dy monarkët të kishin

k364K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shkëmbyer më parë deklarata të rrufeshme lufte, në


pajtim me zakonin e aso epoke. - “Ju kam paralajmëru-
ar tashmë për të disatën herë, - shkroi Luigji, - por ju jeni
treguar i pavëmendshëm. Tani e tutje e kam marrë vendi-
min tim: unë do të sulmoj territorin tuaj; madje edhe nëse
ju do të betoheni për besnikëri ndaj kryqit, unë nuk do të
ndryshoj mendje. Ushtritë që më binden mua mbulojnë
male dhe pllaja, ata janë të numërt sa guralecët e tokës, dhe
ata marshojnë mbi ju duke shtrënguar në dorë shpatat e
fatit.” - Për të forcuar këto kërcënime, mbreti i Francës
e përkujtoi armikun e tij për një numër suksesesh të
shënuara nga të krishterët kundër muslimanëve në
Spanjë një vit më parë: - “Ne e vumë përpara popullin
tuaj si tufa buajsh. Vramë burrat, i bëmë gratë të veja dhe
robëruam vajzat dhe djemtë. Mos vallë ky nuk ishte një më-
sim për ju?” - Ejubi iu përgjigj me të njëjtin gjak: - “Kaq
i pamend sa jeni, mos vallë keni harruar tokat që ju pushtu-
at të cilat ne i kemi marrë sërishmi, madje së fundmi? Mos
vallë e keni harruar dëmin që ju kemi hedhur mbi krye?” -
Me sa duket i vetëdijshëm për inferioritetin numerik
të forcave të tij, sulltani gjeti një citim mjaft ngushëllu-
es nga Kurani: “Sa shpesh ka ngjarë që një trupë e vogël
ka nënshtruar një të madhe, me lejen e Zotit, sepse me të
vërtetë, Zoti është me të mirët.” Kjo e inkurajoi që t’i pa-
rashikonte Luigjit: - “Mposhtja juaj është e pashmangsh-
me. Shumë shpejt ju do të pendoheni me hidhërim për aven-
turën që keni filluar.” - Mirëpo, në fillim të ofensivës,
frëngjitë shënuan një sukses vendimtar. Damieta, e
cila u kish bërë kaq trimërisht qëndresë ekspeditës
frënge të tridhjetë viteve më parë, kësaj here braktiset
pa asnjë luftim të vetëm. Rënia e saj, e cila solli rrëmu-

k365K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

jë në botën arabe, zbuloi qartazi se sa të dobët qenë bërë


trashëgimtarët e Salahuddinit. Sulltan Ejubi, i cili qe
ngujuar prej tuberkulozit dhe s’ishte aspak në gjendje të
komandonte personalisht trupat e tij, parapëlqen më
mirë të përvetësojë politikën e të atit el-Kamil sesa të
humbasë Egjiptin: ai i propozon Luigjit që Damieta të
shkëmbehet me Jerusalemin. Por, mbreti i Francës
rezfuzon të merret me një ‘të pafe’ të mundur dhe në
vdekje e sipër. Paskëtaj, Ejubi vendos të bëjë qëndresë,
dhe jep urdhër ta transportojnë me bartës barrele në
qytetin e Mansurës, ‘fitimtarit’, i cili qe ngritur nga el-
Kamili pikërisht në vendin ku ishte thyer pushtimi i
mëparshëm frëng. Fatkeqësisht, shëndeti i sulltanit po
përkeqësohej dita ditës. I torturuar nga kriza të kolle aq
të ashpra saqë dukej se ato nuk do të sosnin kurrë, ai bie
në gjendje koma më 20 nëntor, sapo frëngjitë, të
inkurajuar nga tërheqja e ujërave të Nilit, nisen nga
Damieta drejt Mansurës. Tre ditë më vonë, për tmerrin e
madh të anturazhit të tij, sulltani vdes.
Si mund t’i thuhej ushtrisë dhe popullit se sulltani
kishte vdekur, kur armiku gjendej në portat e qytetit
dhe i biri i Ejubit, Turan Shahu, ishte diku në Irakun
verior, disa javë marshimi larg? Pikërisht këtu ndër-
hyri një personalitet i favorshëm: Shexher ed-Durr,
apo ‘Pema e Perlave’, një skllave me origjinë armene,
e bukur dhe dhelpër, e cila për vite me radhë kishte
qenë gruaja e parapëlqyer e Ejubit. Pasi mblodhi së
bashku pjesëtarët e familjes së sulltanit, ajo u dha ur-
dhër të heshtnin rreth vdekjes së tij derisa të vinte
princi, dhe ajo madje i kërkoi emirit të moshuar Fah-
ruddin, mikut të vjetër të Frederikut, të shkruante një

k366K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

letër në emër të sulltanit ku t’u bëhej thirrje musli-


manëve për xhihad. Sipas Ibën Uasilit, kronist sirian
dhe një nga miqtë e Fahruddinit, mbreti i Francës më-
soi shumë shpejt për vdekjen e Ejubit, gjë që i dha ze-
mër të shtonte trysninë ushtarake. Megjithëkëtë, në
kampin egjiptian sekreti u mbajt aq gjatë sa të pen-
gonte demoralizimin e trupave.
Pati një luftë të furishme përreth Mansurës për-
gjatë gjithë muajve të gjatë dimërorë. Mandej më 10
shkurt 1250, ushtria frënge e ndihmuar nga tradhtia,
depërtoi në befasi në qytet. Ibën Uasili, i cili atëbotë
gjendej në Kajro, kallëzon:
Emiri Fahruddin gjendej në banjon e tij kur er-
dhën e i dhanë lajmin. I befasuar, ai hypi menjëherë
mbi shalën e kalit - pa parzmore a veshje metalike -
dhe nxitoi për të parë sesi ishte situata. Ai u sulmua
nga një trupë ushtarësh armiq të cilët e vranë. Mbreti i
frëngjve hyri në qytet, dhe madje arriti në pallatin e
sulltanit. Ushtarët e tij vërshuan nëpër rrugë, ndërsa
ushtarët dhe banorët muslimanë kërkuan të shpëtonin
në një arrati të çrregullt. Islami dukej se qe plagosur
për vdekje, dhe frëngjitë ishin gati të korrnin frytet e fi-
tores së tyre, kur papritmas ia behën turqit mamlukë.
Meqenëse armiku ishte shpërndarë nëpër rrugë, këta
kalorës shpejtuan trimërisht në ndjekje të tyre. Frëngji-
të u zunë ngado në befasi dhe u masakruan me shpata
e me topuzë. Në fillim të ditës, pëllumbat kishin shpë-
në një mesazh në Kajro ku bëhej i ditur sulmi i frëngj-
ve, por ku nuk kishte asnjë fjalë për përfundimin e be-
tejës, kështu që ne të gjithë po prisnim në ankth. Nëpër
të gjitha mëhallët e qytetit pati trishtim deri të ne-
sërmen, kur lajme të reja na rrëfyen për ngadhënjimin
e luanëve turq. Në rrugët e Kajros filloi festa.

k367K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Gjatë javëve që pasuan kronisti do të vëzhgonte,


nga vendbanimi i tij në kryeqytetin egjiptian, dy
rrjedha ngjarjesh që do të ndryshonin fytyrën e Lindjes
arabe: në njërën anë, luftën fitimtare ndaj pushtimit të
fundëm të madh frëng; në tjetrën, një revolucion unikal
në histori, një revolucion që do të sillte në pushtet për
rreth tre shekuj një kastë oficerësh-skllevër.
Pas mposhtjes në Mansura, mbreti i Francës e
kuptoi se pozita e tij ushtarake po bëhej e pambrojtsh-
me. Në pamundësinë për të marrë qytetin dhe i ngac-
muar vazhdimisht nga egjiptianët në një terren të për-
baltur e të kryqëzuar nga kanale të panumërta, Luigji
vendosi të negocionte. Në fillim të marsit ai i dërgon
një mesazh pajtues Turan-Shahut, i cili sapo kishte
mbërritur në Egjipt. Aty ai deklaron se tani është gati
të pranojë ofertën e Ejubit për të braktisur Damietën
në këmbim të Jerusalemit. Kundërpërgjigjja e sulltanit
të ri nuk vonon: ofertat zemërgjera të bëra nga Ejubi
duhet të ishin pranuar gjatë jetës së Ejubit. Tani është
tepër vonë. Në këtë pikë, më e shumta që Luigji
mund të shpresonte ishte të shpëtonte ushtrinë dhe të
dilte i gjallë nga Egjipti, pasi trysnia po rritej nga të
katra anët. Në mesin e marsit, disa dyzina galera egjip-
tiane i shkaktuan një mposhtje të rëndë flotës frënge,
duke shkatërruar apo kapur rreth njëqind mjete
lundrimi të të gjitha përmasave dhe duke larguar çdo
mundësi që pushtuesit të tërhiqeshin drejt Damietës.
Më 7 prill, ushtria pushtuese u rrek të çante bllokadën,
por u sulmua nga batalionet mamluke, të fryra me
mijëra vullnetarë. Pas disa orësh luftim, frëngjitë u vunë
me shpinë pas murit. Për të ndaluar masakrimin e

k368K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

burrave të tij, mbreti i Francës kapitulloi dhe kërkoi që


atij t’i kursehej jeta. Ai u çua i lidhur me zinxhirë në
Mansura, ku e kyçën në shtëpinë e një ofiqari ejubas.
Çuditërisht, kjo fitore e shkëlqyer, nuk ia forcoi
aspak pushtetin sulltanit të ri, përkundrazi, shkaktoi
rrëzimin e tij. Turan-Shahu u përfshi në një grindje
me oficerët kryesorë mamlukë të ushtrisë së tij. Këta
të fundit besonin, jo pa arsye, se Egjipti u detyrohej
atyre për shpëtimin, dhe rrjedhimisht ata kërkuan një
rol vendimtar në udhëheqjen e vendit. Sovrani, në
anën tjetër, dëshironte të përfitonte nga ky prestigj i
sapopërftuar për të vendosur përkrahësit e tij në pos-
tet kyçe të përgjegjësisë. Tri javë pas fitores mbi frën-
gjitë, një grup prej këtyre mamlukëve takohen së
bashku me nismë të një oficeri të shkëlqyer turk 40
vjeçar, të quajtur Bajbars, një harkëtar dhe shigjetar,
dhe vendosin të hyjnë në veprim. Më 2 maj 1250 në
fund të një banketi të organizuar nga monarku, shpër-
then një kryengritje. Turan-Shahu, i plagosur në shpa-
tull nga Bajbarsi, po vraponte drejt Nilit me shpresën
për t’u larguar me varkë, kur ai kapet nga agresorët e
tij. Ai u përgjërohet që t’ia kursenin jetën, duke u
premtuar se do të largohet përgjithmonë nga Egjipti
dhe do të heqë dorë nga pretendimi për pushtet. Por i
fundmi i sulltanëve ejubas asgjësohet pa mëshirë.
Madje duhej të ndërhynte një i dërguar i kalifit para
se mamlukët të binin dakord t’u bënin ish mjeshtrit të
tyre një varrim për të qenë.
Pavarësisht nga suksesi i këtij grushti shteti, ofice-
rët-skllevër ngurruan të merrnin menjëherë fronin.
Më të zgjuarit mes tyre, vranë mendjen për të gjetur

k369K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

së pari një kompromis që t’i jepte pushtetit të tyre të


porsalindur pamjen e legjitimitetit ejubas. Formula që
ata shpikën do të hynte në historinë e botës muslima-
ne, siç ka vërejtur Ibën Uasili, dëshmitar i kësaj ngjar-
jeje unikale që nuk arriti t’u besonte syve:

Pas vrasjes së Turan-Shahut, rrëfen ai, emirët dhe ma-


mlukët u mblodhën në tendën e sulltanit dhe vendosën
që Shexher ed-Durr, një nga gratë e sulltan Ejubit, do të
vendosej në pushtet, duke u bërë mbretëreshë dhe
sulltaneshë. Ajo mori në ngarkim çështjet e shtetit, duke
krijuar një vulë mbretërore në emrin e saj ku lexohej
mbishkrimi ‘Um Kalil’ (Nëna e Kalilit), një fëmijë i saj që
kishte vdekur në moshë të hershme. Në të gjitha xhamitë,
predikimi i së premtes u dha në emër të Um Kalilit,
sulltaneshës së Kajros dhe të gjithë Egjiptit. Kjo nuk
kishte ngjarë kurrë më parë në historinë e Islamit.

Pak kohë pasi u vendos në fron, Shexher ed-Durr,


‘Pema e Perlave’, u martua me një nga prijësit mamlu-
kë, Ajbegun, dhe i dhuroi atij titullin e sulltanit.
Zëvendësimi i ejubasve nga mamlukët shënoi një
ashpërsim në sjelljen e botës muslimane ndaj pushtu-
esve. Vijimtarët e Salahuddinit e kishin treguar se
ishin ca më shumë sesa thjesht paqëtues me frëngjitë,
dhe fuqia e tyre në rënie nuk ishte më në gjendje të
përballonte rreziqet që kërcënonin Islamin si nga lin-
dja ashtu dhe nga perëndimi. Revolucioni mamluk
shumë shpejt erdh e u shfaq si një sipërmarrje korri-
gjimi ushtarak, politik dhe fetar.
Coup d’etat-i në Kajro nuk ndryshoi fatin e mbretit
të Francës. Një marrëveshje në parim e arritur gjatë
kohës së Turan-Shahut përcaktonte që Luigji do të li-
k370K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rohej në këmbim të tërheqjes të të gjitha trupave frën-


ge nga toka egjiptiane, në veçanti nga Damieta, si dhe
pagesën e një shpërblese prej një milion dinarësh.
Sovrani francez vërtet u lirua disa ditë pas ngjitjes në
pushtet të Um Kalilit, por jo para se negociatorët egji-
ptianë t’i shtjellonin atij bukur mirë një mësim: - “Si
ka mundësi, vallë, që një njeri kaq i ndjeshëm, i zgjuar
dhe inteligjent sa ju, të nisë një udhëtim në det drejt
një toke të populluar nga muslimanë të panumërt? Si-
pas ligjit tonë, një njeri që kapërcen detin në këtë më-
nyrë nuk mund të dëshmojë në gjykatë. - Dhe përse
jo? - pyeti mbreti. - Sepse, - i erdh përgjigja, - supozo-
het se ai nuk zotëron të gjitha aftësitë mendore.”
I fundmi nga ushtarët frëngë u largua nga Egjipti
para fundit të muajit maj.
Frëngjitë nuk do të përpiqeshin kurrë të pushto-
nin sërish tokën e Nilit. ‘Rreziku biond’ do të eklipso-
hej së shpejti nga rreziku tejet më ndjellatmerr i pasar-
dhësve të Xhenxhis Kanit. Perandoria e pushtuesit
madhështor ishte dobësuar disi nga luftërat për tra-
shëgiminë e pushtetit që kishte ndezur vdekja e tij,
dhe Lindja Muslimane i qe gëzuar një afatizimi. Mirë-
po, aty nga viti 1251, kalorësit u bashkuan sërish, nën
autoritetin e tre vëllezërve, nipa të Xhenxhis Kanit:
Mongkes, Kubilajt dhe Hulegusë. I pari ishte caktuar
sovran i pakontestueshëm i perandorisë, kryeqyteti i
së cilës ishte Karakorumi, në Mongoli. I dyti sundonte
në Pekin. Ishte i treti, i cili qe ngulitur në Persi, ai që
kishte ambicie të pushtonte të gjithë Lindjen Musli-
mane deri në brigjet e Mesdheut, e pse jo deri në Nil.
Huleguja ishte një personalitet i ndërlikuar. Fillimisht

k371K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

një njeri i interesuar në filozofi dhe në shkencë, në kër-


kim të shoqërisë së njerëzve të letrave, ai shndërrohet
përgjatë fushatave të tij në një kafshë të egër e të etur për
gjak dhe shkatërrim. Sjellja e tij fetare nuk qe më pak
kontradiktore. Ndonëse i ndikuar fuqimisht nga
Krishterimi - nëna e tij, gruaja e tij e preferuar dhe disa
nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë ishin pjesëtarë
të kishës nestoriane - ai nuk hoqi asnjëherë dorë nga
shamanizmi, feja tradicionale e kombit të tij. Në viset që
qeveriste, sidomos në Persi, ai ishte përgjithësisht
tolerant ndaj muslimanëve, por sapo u mbërthye nga
epshi për të shkatërruar çdo entitet politik që mund t’i
kundërvihej, ai shpalli një luftë shkatërrimi të plotë ndaj
metropoleve më të shquara të Islamit.
Objektivi i tij i parë ishte Bagdadi. Së pari, Hule-
guja i kërkon kalifit abasid, el-Musta’sim, i 37 i dinas-
tisë, të njohë sovranitetin mongol ashtu siç pararendë-
sit e tij kishin pranuar më parë qeverisjen e turqve sel-
xhukë. Princi i besimtarëve, me një besim të tepruar
në prestigjin e tij, i dërgon fjalë pushtuesit se çdo
sulm ndaj kryeqytetit të tij do të mobilizonte mbarë
botën muslimane, nga India deri në Afrikën veri-pe-
rëndimore. Pa iu dridhur qerpiku nga kjo, nipi i
Xhenxhis Kanit bëri të ditur synimin e tij për të marrë
qytetin me dhunë. Aty afër fundit të vitit 1257 ai dhe -
me ç’u pa - një kalorësi prej qindra mijëra vetësh fillu-
an të përparonin drejt kryeqytetit abasid. Në rrugëti-
min e tyre, ata shkatërruan strehën e asasinëve në


Doktrinë e disa kishave të krishtera lindore ose të Lindjes së Mesme si-
pas të cilave Krishti ishte i ndarë në dy vetje, njëri hyjnor dhe tjetri njerë-
zor. (Shën. i përkth.)

k372K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Alamut dhe plaçkitën bibliotekën e saj me një vlerë të


paçmueshme, duke e bërë kështu të pamundur që
brezat e ardhshëm të fitonin ndonjë njohuri më të im-
tësishme rreth doktrinës dhe veprimtarisë së këtij sek-
ti. Kur më në fund kalifi e kupton përmasën e kërcëni-
mit, ai vendos të fillojë bisedimet. Ai propozon që
emri i Hulegusë të shqiptohet në predikimet e së
premtes në xhamitë e Bagdadit dhe që atij t’i dhuro-
het titulli sulltan. Por ishte tepër vonë, pasi tani mon-
golët kishin zgjedhur përfundimisht forcën. Pas një
qëndrese të guximshme disa javore, princi i besimta-
rëve nuk ka asnjë zgjedhje tjetër përveçse të kapitullo-
jë. Më 10 shkurt 1258, ai shkon vetë në tendën e fitim-
tarit dhe e pyet nëse do të premtonte të kursente jetën
e të gjithë qytetarëve nëse ata bien dakord të ulin ar-
mët. Por më kot. Sapo çarmatosen, luftëtarët musli-
manë shfarosen. Paskëtaj, hordhia mongole vërshon
nëpër qytetin e shquar duke shembur ndërtesa, dje-
gur mëhalla dhe duke masakruar pa mëshirë burra,
gra e fëmijë - rreth tetëdhjetë mijë njerëz gjithsej.
Kursehet vetëm bashkësia e krishterë e qytetit, në sajë
të ndërhyrjes së bashkëshortes së kanit. Vetë princi i
besimtarëve mbytet për vdekje pak ditë pas kësaj dis-
fate. Fundi tragjik i kalifatit abasid tronditi botën
muslimane. Tanimë nuk ishte më çështje e një beteje
ushtarake për kontrollin e një qyteti, apo madje të një
vendi të veçantë: tashmë bëhej fjalë për një luftë të dë-
shpëruar për mbijetesën e Islamit.
Ndërkohë tartarët vazhduan marshimin e tyre
triumfues drejt Sirisë. Në janar 1260, ushtria e Hule-
gusë pushton Alepon, e cila nënshtrohet shumë

k373K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shpejt, pavarësisht nga qëndresa heroike. Ashtu si në


Bagdad, masakrat dhe shkatërrimi zbresin furishëm
anekënd këtij qyteti të lashtë, krimi i të cilit ishte
thjesht se qe ngritur ndaj pushtuesit. Pak javë më
vonë, pushtuesit u gjendën para portave të Damas-
kut. Mbretucët ejubas të cilët akoma qeverisnin qyte-
tet e ndryshme siriane ishin natyrshëm të paaftë të
frenonin këtë dallgë. Disa vendosën të njihnin vasalite-
tin ndaj Kanit të Madh, madje duke medituar për ënd-
rrën e pavlerë të formimit të një aleance me pushtuesit
kundër mamlukëve të Egjiptit, armiq të dinastisë së
tyre. Pikëpamje të ndryshme kishte në mesin e të krish-
terëve, si tek orientalët, ashtu dhe te frëngjitë. Ar-
menasit, të personifikuar nga mbreti i tyre, Hetumi,
morën anën e mongolëve, ashtu siç veproi Princi Bo-
hemond i Antiokut, kunati i Hetumit. Frëngjitë e Ak-
resë, në anën tjetër, mbajtën një qëndrim asnjanës, për-
gjithësisht në favor të muslimanëve. Por, përshtypja
mbretëruese si në Lindje ashtu edhe në Perëndim ishte
se fushata mongole qe një lloj lufte e shenjtë kundër
Islamit, një plotësim i ekspeditës frënge. Kjo përshtypje
u forcua nga fakti se zëvendësi kryesor i Hulegusë në
Siri, Gjenerali Kitbuga, ishte i krishterë nestorian. Kur u
mor Damasku në ditën e parë të majit 1260, tre princa të
krishterë - Bohemondi, Hetumi dhe Kitbuga - hynë në
qytet si pushtues, për habinë e madhe të arabëve.
Deri ku do të shkonin tartarët? Kishte prej atyre që
ishin të bindur se ata do të shkonin deri në Mekë, duke i
dhënë kështu të fundmen coup de grace4 fesë së Profetit.

4 Goditje përfundimtare. (Shën. i përkth.)

k374K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Sidoqoftë, ata do të mbërrinin në Jerusalem, dhe shumë


shpejt madje. E gjithë Siria qe e bindur për këtë.
Fill pas rënies së Damaskut, dy detashmente
mongole zaptuan nxitimithi dy qytete palestineze:
Nablusin në qendër të vendit dhe Gazan në jug-pe-
rëndim. Kur Gaza, e cila shtrihet në skaj të Sinait, u
pushtua në atë pranverë tragjike të 1260, dukej se as
Egjipti nuk mund t’i shpëtonte dot zvetënimit. Madje
para se të kish përfunduar fushatën e tij siriane, Hule-
guja dërgoi në Kajro një ambasador për të kërkuar do-
rëzimin pa kushte të tokës së Nilit. Emisari u prit, tha
ç’kishte për të thënë dhe mandej iu pre koka. Mamlu-
kët nuk bënin shaka. Metodat e tyre s’ngjanin aspak
me ato të Salahuddinit. Këta skllevër-sulltanë, të cilët
sundonin tashmë prej dhjetë vjetësh, pasqyronin ash-
përsimin dhe papajtueshmërinë e një bote arabe tani-
më të sulmuar nga të katra anët. Ata luftuan me të
gjitha mjetet që kishin në dispozicion. Pa skrupuj, pa
gjeste shpirtmadhësie, pa kompromise. Por me kurajë
dhe me rezultat.
Të gjithë sytë ishin kthyer tanimë drejt tyre, pasi
ata përfaqësonin shpresën e fundit për frenimin e për-
parimit të pushtuesit. Për dymbëdhjetë muaj, pushteti
në Kajro kishte qenë në duart e një oficeri me origjinë
turke të quajtur Kutuz. Shexher ed-Durr dhe bashkë-
shorti i saj, Ajbegu, kishin qeverisur së bashku për
shtatë vjet, derisa në fund kishin vrarë njëri-tjetrin. Ka
patur mjaft versione kontradiktore në lidhje me fun-
din e sundimit të tyre. Ajo e parapëlqyera nga rrëfe-
njësit popullorë është një amalgamë dashurie dhe
xhelozie e ngjyrosur me ambicien politike. Sulltane-

k375K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

sha, thotë ky version, po lante bashkëshortin e saj, siç


e kishte zakon. Duke përfituar nga ky çast intimiteti
dhe ulje e tensionit, ajo i foli mbas veshit sulltanit që
kishte marrë një skllave të bukur 14 vjeçare si konku-
binë. - “Unë nuk po të kënaq më? - murmuriti ajo, si për
t’ia ngrënë zemrën. Por Ajbegu ia ktheu prerë: - Ajo
është e re, kurse ti jo! - Shexher ed-Durri u drodh nga
inati pas këtyre fjalëve. Ajo fërkoi sapunin në sytë e të
shoqit, ndërsa përshpëriste fjalë zbutëse për të hequr
çdo dyshim, dhe mandej befas rroku një kamë dhe e
goditi bashkëshortin në ije. Ajbegu u shemb përdhe.
Sulltanesha shtangu për disa çaste sikur të ishte e
paralizuar. Paskëtaj, duke u drejtuar për nga dera, ajo
mblodhi disa skllevër besnikë, duke menduar se ata do
ta hiqnin qafe trupin. Por për fatin e saj të keq, një nga të
bijtë e Ajbegut, i cili atëbotë ishte pesëmbëdhjetë vjeç,
vuri re se uji i banjës që rridhte në kanalin e jashtëm
ishte i kuqur. Ai vrapoi për në dhomë dhe pa Shexher
ed-Durrin gjysmë të zhveshur duke pritur pranë derës,
me kamën e ngjyer me gjak ende në dorë. Ajo u vërsul
nëpër korridoret e pallatit, e ndjekur nga thjeshtri i saj, i
cili vuri në alarm rojat. Kur pothuajse ata e kishin
mbërritur, sulltanesha u pengua dhe u rrëzua, duke
përplasur kokën dhunshëm mbi një pllakë mermeri.
Kur e arritën, ajo kishte vdekur tashmë.
Sado e tepruar të jetë romanca, ky version është me
interes të vërtetë historik po aq sa ç’është, sipas të gjitha
gjasave, një pasqyrim besnik i asaj që thuhej në rrugët e
Kajros në prillin e 1257, menjëherë pas tragjedisë.
Sidoqoftë, pas vdekjes së dy sovranëve, i biri i ri i
Ajbegut e pasoi atë në fron. Por jo për shumë kohë.

k376K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Ndërsa kërcënimi mongol po konturohej, komandan-


tët e ushtrisë egjiptiane e kuptuan se një adoleshent
do ta kishte të pamundur të udhëhiqte betejën ven-
dimtare që kishte filluar të përvijohej tashmë. Në
dhjetorin e 1259, kur hordhitë e Hulegusë fillojnë të
rrokullisen mespërmes Sirisë, një coup d’etat sjell Ku-
tuzin në pushtet. Ai ishte një burrë i pjekur energjik i
cili fliste për luftën e shenjtë dhe bëri thirrje për një
mobilizim të përgjithshëm kundër pushtuesit, armi-
kut të Islamit.
Duke e parë sesi rrodhën ngjarjet, grushti i ri i
shtetit mund të thuhet se përfaqësonte një përmbysje
të vërtetë patriotike të pushtetit. Vendi u vendos me-
njëherë në një gjendje lufte. Në korrik 1260 një ushtri
e fuqishme egjiptiane hyri në Palestinë për t’iu kun-
dërvënë armikut.
Kutuzi ishte i vetëdijshëm se ushtria mongole
kishte humbur palcën e luftëtarëve të saj kur kishte
vdekur Mongke, Kani Suprem i mongolëve, dhe vë-
llait të tij Hulegu i ishte dashur të tërhiqej me ushtrinë
e tij për t’iu bashkuar luftës së pashmangshme për
trashëgiminë e pushtetit. Nipi i Xhenxhis Kanit ishte
larguar nga Siria pak kohë pas rënies së Damaskut,
duke lënë në vend ata pak mijëra kalorës nën koman-
dën e zëvendësit të tij Kitbuga.
Sulltan Kutuzi e dinte se nëse pushtuesit do t’i
jepej një goditje vendimtare, çasti ishte ose tani ose
kurrë. Ushtria egjiptiane, pra, filloi duke sulmuar gar-
nizonin mongol në Gaza. Të zënë në befasi, pushtue-
sit bënë një rezistencë të varfër. Mamlukët mandej
përparuan drejt Akresë, pa e ditur se frëngjitë e Pales-

k377K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tinës kishin qenë më pak të gatshëm sesa ata të Antio-


kut ndaj mongolëve. Pa dyshim, disa prej baronëve të
tyre ende i gëzoheshin disfatave të pësuara nga Isla-
mi, por pjesa më e madhe e tyre ishin të frikësuar nga
brutaliteti i pushtuesve aziatikë. Kur Kutuzi propozoi
një aleancë, kundërpërgjigjja e tyre nuk ishte krejtë-
sisht mohuese: ndonëse të papërgatitur për të marrë
pjesë në betejë, ata nuk kundërshtonin kalimin e ush-
trisë egjiptiane në tokat e tyre dhe nuk do të pengonin
as furnizimet. Sulltani ishte pra në gjendje të përpa-
ronte në brendësi të Palestinës, dhe madje drejt Da-
maskut, pa qenë nevoja të mbronte shpinën.
Kitbuga po përgatitej të niste marshimin për t’u
ndeshur me ta, kur në Damask shpërthen një krye-
ngritje popullore. Muslimanët e qytetit, të tërbuar nga
zhvatjet e pushtuesve dhe të inkurajuar nga largimi i
Hulegusë, ngrejnë barrikada nëpër rrugë dhe u vënë
flakën atyre kishave që qenë kursyer nga mongolët.
Kitbugës i duhen disa ditë për të vendosur sërish ren-
din, dhe kjo i jep mundësinë Kutuzit që të përforcojë
pozitat në Galile. Dy ushtritë takohen në afërsi të
fshatit të Ajn Xhalutit (Burimit të Goliatit) më 3 shta-
tor 1260. Kutuzi kishte pasur kohën e mjaftueshme
për të fshehur shumicën e trupave, duke ia lënë
fushëbetejën thjesht një pararoje nën komandën e ofi-
cerit të shkëlqyer, Bajbarsit. Kitbuga mbërrin me nxi-
tim dhe, mesa duket i keqinformuar, bie në kurth. Ai
lëshohet në një mësymje në shkallë të gjerë. Bajbarsi
tërhiqet, por ndërsa mongoli i vihet pas, ky i fundit e
gjen veten të rrethuar nga forcat egjiptiane më të nu-
mërta se të tijat.

k378K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kalorësia mongole shfaroset brenda pak orësh.


Kitbuga zihet rob dhe i pritet koka aty për aty.
Natën e 8 shtatorit, kalorësit mamlukë kalërojnë
të ngazëllyer brenda Damaskut, ku ata brohoriten si
çlirimtarë.

k379K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

14.
“Dhëntë Zoti që ata të mos shkelin
sërish aty kurrën e kurrës”

Ndonëse më pak spektakolare dhe me një para-


qitje më të vogël gjenialiteti ushtarak sesa Hitini, ajo e
Ajn Xhalutit ishte megjithatë një nga betejat më për-
caktuese të historisë. Ajo u bëri të mundur muslima-
nëve që jo vetëm t’u shpëtonin asgjësimit, por gjith-
ashtu të ripushtonin të gjitha territoret e marra nga
mongolët. Pasuesit e Hulegusë, të ngulitur tashmë në
Persi, u konvertuan në Islam pas pak kohësh, për të
konsoliduar më fuqishëm autoritetin e tyre.
Në afat të shkurtër, përmbysja mamluke pruri një
larje hesapesh me të gjithë ata që kishin dalë në krah
të pushtuesit. Alarmi kishte rënë. Që tani e tutje, nuk
do të kishte më as ndihmë e as qetësi për armikun,
qoftë ai frëng apo tartar.
Pasi rimorën Alepon në tetor 1260 dhe prapësuan
me lehtësi një kundërofensivë të Hulegusë, mamlukët
planifikuan të organizojnë një seri inkursionesh ndë-
shkuese ndaj Bohemondit të Antiokut dhe Hetumit të
Armenisë, aleatëve kryesorë të mongolëve. Por bren-
da ushtrisë egjiptiane shpërtheu një luftë për pushtet.
Bajbarsi dëshironte të rrënjosej si sundues gjysmë i
pavarur në Alepo. Duke iu druajtur ambicieve të zë-
vendësit të tij, Kutuzi refuzoi. Ai nuk dëshironte asnjë
lloj regjimi rival në Siri. Për ta ndalur konfliktin që në

k380K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rrënjë, sulltani grumbulloi ushtrinë e tij, përfshirë dhe


Bajbarsin, dhe mori rrugën e kthimit për në Egjipt.
Kur ishte tre ditë marshimi larg Kajros, ai u dha
ushtarëve të tij një ditë pushim. Ishte 23 tetori, dhe ai
vendosi të kalonte ditën në sportin e tij të pëlqyer, në
gjuetinë e lepujve, bashkë me oficerët kryesorë të
ushtrisë. Ai bëri kujdes që të sigurohej se edhe
Bajbarsi do të vinte, duke u trembur se përndryshe ky
mund të përfitonte nga mungesa e sulltanit për të
nxitur një rebelim. Grupi i vogël u largua nga kampi
që në agshol. Dy orë më vonë, ata u ndalën për një
pushim të shkurtër. Një emir iu afrua Kutuzit dhe ia
rroku dorën si për t’ia puthur. Në atë çast, Bajbarsi
nxori dhe shpatën dhe e zhyti në shpinën e sulltanit.
Paskëtaj, dy komplotistët i hipën kuajve dhe kalëruan
në kamp me galop të plotë. Ata kërkuan emirin Aktaj,
një oficer i moshuar i respektuar nga e gjithë ushtria,
dhe i thanë: - “Ne kemi vrarë Kutuzin. - Aktaj, i cili
nuk dukej veçanërisht i mërzitur nga ky lajm, i pyeti:
- Cili prej jush e vrau? - Bajbarsi nuk pati ngurrimin
më të vogël: - Unë, - tha ai. Mamluku i vjetër, mandej,
iu afrua, e ftoi në tendën e sulltanit dhe u përul para
tij për t’i blatuar besnikëri. Pa kaluar shumë kohë, e
gjithë ushtria brohoriti sulltanin e ri.
Mosmirënjohja e treguar ndaj fitimtarit të Ajn
Xhalutit më pak se dy muaj pas atij akti të shkëlqyer
heroik nuk flet në favor të mamlukëve. Megjithatë, në
zbutje të sjelljes së oficerëve skllevër duhet shtuar se
pjesa më e madhe e tyre prej kohësh e konsideronin
Bajbarsin si prijësin e tyre të vërtetë. Vallë, nuk kishte
qenë ai i pari që goditi ejubasin Turan-Shah në vitin

k381K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

1250, duke shpallur kështu vendosmërinë e mamlukë-


ve për të marrë pushtetin? A nuk kishte luajtur ai një
rol kyç në ngadhënjimin mbi mongolët? Vërtet,
mprehtësia e tij politike, talenti i tij ushtarak dhe ku-
rajoja e tij e jashtëzakonshme fizike kishin bërë që Baj-
barsi të meritonte një pozitë parësore në mesin e tyre.
I lindur në 1223, sulltani i ri mamluk e kishte fi-
lluar jetën si skllav në Siri. Padroni i tij i parë, emiri
ejubas i Hamas, e kishte shitur për shkak të disa besë-
tytnive, pasi pamja e Bajbarsit e kishte shkurajuar.
Skllavi i ri ishte mjaft i zeshkët, me një trup vigan, me
zë të ngjirur, me sytë në një të kaltër të lehtë, dhe me
një njollë të madhe të bardhë në syrin e djathtë. Sullta-
ni i ardhshëm u ble nga një oficer mamluk i cili e cak-
toi atë truprojë të Ejubit. Atje, cilësitë e tij vetjake, dhe,
mbi të gjitha, mungesa e plotë e skrupujve, e shpunë
atë shumë shpejt në majën e hierarkisë.
Në fund të tetorit 1260, Bajbarsi kalëroi fitimtar në
Kajro, ku autoriteti i tij u njoh pa kundërshtime. Për-
kundrazi, në qytetet siriane oficerë të tjerë mamlukë
përfituan nga vdekja e Kutuzit duke shpallur pavarë-
sinë. Në një fushatë rrufe, sulltani nënshtroi Damas-
kun dhe Alepon, duke ribashkuar kështu zotërimet e
vjetra ejubase nën autoritetin e tij. Ky oficer gjakësor
dhe i paedukuar doli se ishte një burrështetas madhë-
shtor, arkitekti një rilindjeje të vërtetë të botës arabe.
Nën sundimin e tij, Egjipti, dhe në një masë më të vo-
gël Siria, u bënë sërish qendra të një shkëlqimi të
madh kulturor dhe artistik. Bajbarsi i cili ia kushtoi je-
tën shkatërrimit të çdo fortese frënge të aftë që t’i bën-
te qëndresë atij, tregoi se ishte një ndërtimtar i madh

k382K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

gjithashtu, duke e stolisur Kajron dhe duke ndërtuar


rrugë e ura në çdo cep të zotërimeve të tij. Ai gjithashtu
ringriti një shërbim postar, të mbajtur me pëllumba ko-
rrierë dhe kuaj, që ishte edhe më i frytshëm se ai i Nu-
ruddinit dhe ai i Salahuddinit. Qeverisja e tij ishte e
ashpër, ndonjëherë brutale, por gjithashtu e iluminuar,
dhe aspak arbitrare. Që nga çasti i ngjitjes në pushtet, ai
mori një qëndrim të prerë ndaj frëngjve, i vendosur të
pakësonte ndikimin e tyre. Por, ai bëri dallim ndërmjet
atyre të Akres, të cilët donte thjesht t’i dobësonte, dhe
atyre të Antiokut, të cilët bartnin peshën e fajit se kishin
bashkuar çështjen e tyre me pushtuesit mongolë.
Aty nga fundi i 1261, ai planifikoi të organizonte
një ekspeditë ndëshkuese ndaj tokave të Princit Bohe-
mond dhe Mbretit armen Hetum. Por në vend të tyre,
ai u përplas me tartarët. Ndonëse Huleguja nuk ishte
më në gjendje të pushtonte Sirinë, ai komandonte
ende forca të mjaftueshme në Persi për të penguar
ndëshkimin e aleatëve të tij. Bajbarsi vendosi me zgju-
arsi të priste për një rast më të mirë.
Rasti erdhi në 1265, kur vdiq Huleguja. Bajbarsi
paskëtaj përfitoi nga ndasitë ndërmjet mongolëve për të
pushtuar Galilenë, duke nënshtruar disa bastione, me
bashkëpunimin e një pjese të popullatës së krishterë
vendase. Ai mandej mori një kthesë të befasishme drejt
veriut dhe hyri në territorin e Hetumit, duke shka-
tërruar të gjitha qytetet një nga një, në veçanti krye-
qytetin e Hetumit, Sisin, një pjesë të madhe të banorëve
të së cilës ai i vrau, krahas zënies së më shumë se dyzet
mijë robërve. Mbretëria armene nuk do të ngrihej kurrë
më sërish. Në pranverën e 1268, Bajbarsi i dha hov një

k383K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

fushate të re. E nisi atë duke sulmuar rrethinat e Akresë,


nënshtroi Kështjellën Bofort, dhe mandej, duke e shpënë
ushtrinë e tij në veri, ia behu në muret e Tripolit në ditën
e parë të majit. Atje ai gjeti sunduesin e qytetit, e kë
tjetër veç Bohemondit, i cili ishte princ i Antiokut
gjithashtu. Ky i fundit, i ndërgjegjshëm për indinjatën e
sulltanit, u përgatit për një rrethim të gjatë. Por në kokën
e Bajbarsit vlonin plane të tjera. Disa ditë më vonë, ai
niset drejt veriut, duke mbërritur në Antiok më 14 maj.
Qyteti më i madh frëng, i cili u kishte bërë rezistencë të
gjithë sovranëve muslimanë të 170 viteve të fundit, tani
mbajti vetëm katër ditë. Natën e 18 majit, në muret e qy-
tetit, jo larg kalasë, u hap një e çarë dhe trupat e Baj-
barsit u derdhën nëpër rrugë. Ky pushtim bartte ngja-
shmëri të vogël me ato të Salahuddinit. E gjithë po-
pullata ose u shkua në shpatë ose u shit si skllevër. Më
parë, një metropol i shquar, tani Antioku u shndërrua
në statusin e një fshati të trishtë, të pushtuar nga rrë-
nojat që koha do t’i qefinoste me bar.
Bohemondi mësoi për rënien e qytetit të tij nga
një letër e paharrueshme e dërguar nga Bajbarsi, ndo-
nëse në të vërtetë ajo qe shkruar nga kronisti zyrtar i
sulltanit, egjiptiani Ibën Abd edh-Dhahiri:

Kavalierit fisnik dhe trim Bohemond, princ i shndërru-


ar në një kont të thjeshtë me anë të pushtimit të Antiokut.

Sarkazma nuk reshti me kaq:

Kur ju lamë në Tripoli, ne morëm menjëherë drejti-


min për në Antiok, ku mbërritëm në ditën e parë të
muajit të madhnueshëm të Ramazanit. Sapo ne mbërri-

k384K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tëm atje, trupat tuaja dolën jashtë mureve për të hyrë në


betejë kundra nesh, por ata u mposhtën, pasi ndonëse
ata qëndronin në krah të njëri-tjetrit, Zoti nuk ishte në
krah të tyre. Lumturohuni që nuk keni parë kavalierët
tuaj të gjunjëzuar me ballin në tokë nën thundrat e kuaj-
ve, pallatet tuaja të plaçkitura, zonjat tuaja të shitura në
mëhallat e qytetit, për thjesht një dinar copa - për më te-
për, për një dinar të marrë nga hordhia juaj!

Pas një përshkrimi të gjatë, ku nuk u kursye asnjë


imtësi, sulltani e përmbylli kështu:

Kjo letër do t’jua gëzojë zemrën duke ju bërë me


dije se Zoti ju ka dhuruar një mirësi duke ju ka lënë
shëndoshë e mirë dhe duke ua zgjatur jetën, pasi ju
nuk gjendeshit në Antiok. Sikur të kishit qenë atje, tani
ju do të ishit ose i vdekur, ose i plagosur ose i zënë rob.
Por ndofta Zoti të ka kursyer vetëm që ti të nënshtro-
hesh dhe të japësh prova për bindjen tënde.

Si njeri i arsyeshëm - dhe tani i pafuqishëm - Bo-


hemondi u përgjigj duke propozuar një armëpushim.
Bajbarsi pranoi. Ai e dinte se konti i tmerruar nuk
përbënte më ndonjë rrezik të vërtetë, ashtu sikurse
dhe Hetumi, perandoria e të cilit praktikisht ishte
fshirë nga harta. Sa për frëngjitë e Palestinës, edhe ata
ishin mëse të lumtur që përfituan një afatizim. Sullta-
ni dërgoi në Akre kronistin e tij Ibën Abd edh-Dhahir
për të vulosur një marrëveshje me ata.

Mbreti i tyre kërkoi të fitonte kohë për të përftuar


kushtet më të mira të mundshme, por unë isha i
papërkulshëm, në pajtim me udhëzimet e sulltanit. I

k385K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

nxehur, mbreti i frëngut iu kthye përkthyesit: - “Thuaji të


shohë pas shpine. - Unë u ktheva dhe pashë të gjithë
ushtrinë e frëngut, në formacion luftimi. Përkthyesi shtoi:
- Mbreti ju përkujton të mos harroni këtë mizëri ush-
tarësh. - Kur nuk u përgjigja, mbreti nguli këmbë që
përkthyesi të kërkonte përgjigje nga unë. Pastaj pyeta: - A
mund të më garantoni se do të më kursehet jeta nëse
them atë që mendoj? - Po. - Mirë pra, thuaji mbretit se ka
më pak ushtarë në këtë ushtri se ç’ka robër frëngj në
burgjet e Kajros.” - Mbretit për pak sa nuk iu mor fryma,
paskëtaj ai i dha fund bisedës; por pak kohë më vonë ai
na priti dhe e përmbylli armëpushimin.

Që nga kjo kohë, Bajbarsi nuk i kishte më


shqetësim kavalierët frëngj. Ai e dinte fort mirë se
kundërpërgjigjja e pashmangshme do të vinte jo nga
ata, por nga padronët e tyre, mbretërit e Perëndimit.
Para fundit të vitit 1268, thashetheme të vazhdue-
shme po qarkullonin duke premtuar kthimin e her-
shëm në Lindje të mbretit të Francës, në krye të një
ushtrie të fuqishme. Sulltani mori herë pas here në
pyetje udhëtarët dhe tregtarët lidhur me këtë pikë.
Gjatë verës së 1270, në Kajro erdhi një mesazh ku thu-
hej se Luigji kishte zbarkuar në bregdetin e Kartagje-
nës, në afërsi të Tunizit, në krye të gjashtë mijë burra-
ve. Pa ngurruar për asnjë çast, Bajbarsi grumbulloi
emirët kryesorë mamlukë duke u bërë atyre të ditur
synimin për të udhëhequr një ushtri të fuqishme në
këtë provincë të largët të Afrikës për të ndihmuar
muslimanët që të zmbrapsnin dyndjen e re frënge.
Por pak javë më vonë, ia behu një tjetër korrier i cili
kërkoi të shihte sulltanin. Ai qe dërguar nga el-Mus-
tansir, emiri i Tunizit, për të lajmëruar se mbreti i
k386K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Francës ishte gjetur i vdekur në kampin e tij dhe se


ushtria e tij qe larguar, ndonëse një pjesë e madhe e
saj ishte dhjetuar nga lufta dhe sëmundjet. Me këtë
rrezik të larguar, Bajbarsi vendosi të lëshonte një më-
symje të re ndaj frëngjve të orientit. Në marsin e 1271
ai nënshtroi të tmerrshmen Hisnu’l-Ekrad, Crac des
Chevaliers, të cilën as vetë Salahuddini nuk ia doli
kurrë mbanë ta pushtonte.
Gjatë viteve që pasuan, edhe frëngjitë edhe mon-
golët - sidomos këta të fundit, të udhëhequr tashmë
nga Akaba, i biri dhe trashëgimtari i Hulegusë - orga-
nizuan një sërë inkursionesh brenda Sirisë. Por, ato u
zbythën pa dallim. Në kohën kur Bajbarsi vdiq (ai u
helmua më 1277), zotërimet frënge në Orient ishin ka-
tandisur në një varg qytetesh bregdetare të rrethuara
krejtësisht nga perandoria mamluke. Rrjeti i tyre i fuqi-
shëm i fortesave ishte çmontuar. Shtyrja e afatit së cilës
ata u qenë gëzuar gjatë viteve të ejubasve, ishte në
fund e sipër. Dëbimi i tyre ishte tani i pashmangshëm.
Megjithkëtë, nuk kishte asnjë ngut. Në 1283, ar-
mëpushimi i dhënë nga Bajbarsi u negociua rishmi
nga Kalavuni, sulltani i ri mamluk. Ky i fundit nuk
manifestonte ndonjë armiqësi të madhe kundrejt
frëngjve. Ai deklaronte se ishte i gatshëm të garan-
tonte praninë dhe sigurinë e tyre në Orient, po qe se
ata do të reshtnin së vepruari si ndihmës të armiqve
të Islamit sa herë që kishte një pushtim të ri. Teksti i
paktit që ai i propozoi mbretërisë së Akresë ishte
një përpjekje unikale nga ana e këtij administratori
të zgjuar dhe të iluminuar për të ‘rregulluar’ pozi -
tën e frëngjve.

k387K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Nëse një mbret frëng niset nga perëndimi, thuhet në


tekst, për të sulmuar tokat e sulltanit apo të të birit të tij,
regjenti i mbretërisë dhe padronët e mëdhenj të Akresë
do të kenë detyrimin të informojnë sulltanin dy muaj
para mbërritjes së tyre. Nëse mbreti në fjalë zbarkon në
Lindje pasi këta dy muaj kanë kaluar, regjenti i mbre-
tërisë dhe padronët e mëdhenj të Akresë do të shkar-
kohen nga e gjithë përgjegjësia në lidhje me çështjen.
Nëse vjen ndonjë armik nga mesi i mongolëve, apo
gjetiu, cilado palë që mëson e para për këtë, duhet të
informojë palën tjetër. Nëse - mos e dhëntë Zoti! - një
armik i tillë marshon drejt Sirisë dhe trupat e sulltanit
tërhiqen para tij, atëherë udhëheqësit e Akresë do të kenë
të drejtën të hyjnë në bisedime me këtë armik me
qëllimin për të shpëtuar nënshtetasit dhe territoret e tyre.

I nënshkruar në maj 1283 për dhjetë vjet, dhjetë


muaj, dhjetë ditë dhe dhjetë orë, armëpushimi mbulonte
të gjitha tokat frënge të bregdetit, që do të thotë, qytetin e
Akresë me pemishtet, tokat, mullinjtë, vreshtat e saj si dhe
shtatëdhjetë e tre fshatrat që varen prej saj; qytetin e Hai-
fas, me vreshtat, pemishtet, dhe shtatë fshatrat që i bashkën-
gjiten… sa për Saidan, pallati dhe qyteti, vreshtat dhe peri-
feritë i përkasin frëngjve, ashtu si dhe pesëmbëdhjetë fshat-
rat e bashkangjitur, krahas pllajës përreth, lumenjve, pë-
rrenjve, burimeve ujore, pemishteve dhe mullinjve, kanale-
ve dhe pendave që kanë shërbyer prej kohësh për të vaditur
tokat e qytetit. Nëse lista ishte e gjatë dhe e imtësishme,
kjo bëhej në mënyrë që të shmangej çdo grindje e më-
pasme. Tërësia e territorit frëng megjithëkëtë dukej
qesharake: një rrip konik e i ngushtë bregdetar që nuk
kishte asnjë ngjashmëri me fuqinë e frikshme rajonale
që kishin qenë dikur frëngjitë. Është e vërtetë se ven-
k388K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

det e cekura në traktat nuk pakësonin zotërimet frën-


ge. Tiro, e cila ishte ndarë nga Mbretëria e Akresë,
përmbylli një marrëveshje të veçuar me Kalavunin.
Më tutje në veri, qytete si Tripoli dhe Latakia u për-
jashtuan nga armëpushimi.
E tillë ishte fortesa e Markabit, e mbajtur nga ur-
dhri i hospitalerëve, apo el-osbitar, siç i quanin arabët.
Këta kavalierë murgj kishin mbështetur me përzemër-
si mongolët, duke shkuar aq larg sa të luftonin krah
tyre gjatë një orvatjeje të re pushtimi në 1281. Si paso-
jë, Kalavuni i bëri ata që ta paguanin. Në pranverën e
1285, na rrëfen Ibën Abd edh-Dhahiri, sulltani përgatiti
makineri rrethimi në Damask. Ai dha urdhër që nga Egjipti
të sillej një sasi e madhe shigjetash si dhe të gjitha llojet e
armëve, dhe ua shpërndau ato emirëve. Ai përgatiti gjith-
ashtu predha hekuri dhe tuba zjarr-vjellës të ngjashme me
të cilat ekzistonin vetëm në makhazin (magazina) dhe në
dar es-sina’a (arsenalin e sulltanit). U rekrutuan pirotekni-
kë ekspertë, dhe Markabi u rrethua nga një brez katapul-
tash, tre të tipit ‘frëng’ dhe katër të tipit ‘djall’. Aty afër 25
majit, krahët e fortesës u gërmuan kaq thellë saqë mbrojtësit
kapitulluan. Kalavuni u dha atyre leje të lagoheshin gjallë
për në Tripoli, bashkë me sendet e tyre vetjake.
Sërish aleatët e mongolëve ishin ndëshkuar pa pa-
tur mundësinë këta të fundit që të ndërhynin. Edhe
sikur të kishin dashur të reagonin, pesë javët sa zgjati
rrethimi nuk do t’u kishin mjaftuar të organizonin një
ekspeditë që nga Persia. Megjithkëtë, në atë vit të
1285, tartarët ishin më të vendosur se kurrë për të për-
tërirë ofensivën e tyre kundër muslimanëve. Prijësi i
tyre i ri, Il-Kan Arguni, nipi i Hulegusë, kishte ringja-

k389K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

llur ëndrrën më të zjarrtë të paraardhësve të tij: kriji-


min e një aleance me perëndimorët duke futur kështu
sulltanatin mamluk në kurthin e një lëvizjeje dare.
Kontakte të rregullta u vendosën ndërmjet Tabrizit
dhe Romës me synimin për të organizuar një ekspedi-
të të përbashkët, ose të paktën një ekspeditë të harmo-
nizuar. Në 1289, Kalavuni e ndjeu se rreziku po afro-
hej, por agjentët e tij nuk ia kishin dalë t’i siguronin
informata të detajuara. Në veçanti, ata nuk ishin të
ndërgjegjshëm se një fushatë tepër e përpiktë, e kon-
ceptuar nga Arguni, sapo u ishte propozuar me
shkrim papës dhe mbretërve të mëdhenj të perëndi-
mit. Njëra nga këto letra, në adresë të sovranit fran-
cez, Filipi IV, është konservuar. Aty, prijësi mongol
propozon fillimin e pushtimit të Sirisë gjatë javës së
parë të janarit 1291. Ai parashikon se Damasku do të
bjerë nga mesi i shkurtit dhe se Jerusalemi do të me-
rret pak kohë më vonë.
Pa e marrë me mend se çfarë po përgatitej, Kala-
vuni po shqetësohej përherë e më tepër. Ai druante se
pushtuesit nga Lindja ose nga Perëndimi do të ishin
në gjendje të përdorinin qytetet frënge të Sirisë si një
pikënisje për të lehtësuar depërtimin e tyre në
sulltanat. Por, ndonëse ai ishte tashmë i bindur se
prania e frëngjve ishte një kërcënim i përhershëm për
sigurinë e botës muslimane, ai refuzoi të asimilonte
popullatën e Akresë me ata të gjysmës veriore të Siri-
së, të cilët e kishin treguar hapur se favorizonin push-
tuesin mongol. Sidoqoftë, si burrë i fjalës që ishte,
sulltani nuk mund të sulmonte Akrenë, e cila do të
mbetej nën mbrojtjen e traktatit të paqes për pesë vjet

k390K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të tjerë, kështu që ai vendosi të kërkonte Tripolin.


Rrëzë mureve të këtij qyteti, të pushtuar njëqind e te-
tëdhjetë vjet më parë nga i biri i Sën Zhilit, ushtria e tij
e fuqishme u grumbullua në marsin e 1289.
Në mesin e dhjetëra mijëra luftëtarëve të ushtrisë
muslimane, gjendej Ebu’l-Fida, një emir i ri gjashtëm-
bëdhjetë vjeçar. Pinjoll i dinastisë ejubase, dhe tani va-
sal i malukëve, ai do të bëhej disa vjet më pas sundue-
si i qytezës së Hamas, ku pjesën më të madhe të ko-
hës, do t’ia kushtonte leximit dhe shkrimit. Vepra e
këtij historiani, i cili ishte gjithashtu edhe gjeograf e
poet, është me interes kryesisht për shpjegimet që na
jep lidhur me vitet e fundme të pranisë frënge në
Lindjen e Mesme. Me shpatë në dorë dhe me një sy të
vëmendshëm, Ebu’l-Fidai ishte i pranishëm në të
gjitha fushëbetejat kryesore.

Qyteti i Tripolit, vëren ai, është i rrethuar nga deti


dhe mund të sulmohet nga toka vetëm përgjatë anës
lindore, nëpërmjet një rripi të ngushtë toke. Pasi e vuri
nën rrethim, sulltani ravijëzoi përballë qytetit një
numër të madh katapultash të të gjitha përmasave dhe
vuri një bllokadë të ashpër.

Pas më shumë se një muaj luftim, qyteti ra para


këmbëve të Kalavunit më 12 prill.

Trupat muslimane depërtuan me dhunë në qytet,


shton Ebu Fidai, i cili nuk rreket të maskojë të vërtetën. Po-
pullata u zmbraps në port. Atje, disa prej tyre ia mba-
thën me anije, por pjesa më e madhe e burrave u ma-
sakruan, gratë dhe fëmijët u kapën rob; muslimanët
grumbulluan një pre të pafund lufte.

k391K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kur pushtuesit i dhanë fund vrasjeve dhe furisë,


sulltani dha urdhër që qyteti të shembej; ai u bë rrafsh
me tokën.

Në një largësi të shkurtër nga Tripoli, në Detin


Mesdhe, gjendej një ishull i vogël, me një kishë. Kur
qyteti u mor, shumë frëngj u strehuan atje me familjet
e tyre. por trupat muslimane u hodhën në det, notuan
deri në ishull, masakruan të gjithë burrat që qenë stre-
huar atje, dhe morën me vete gratë dhe fëmijët bashkë
me prenë e luftës. Unë vetë udhëtova me një varkë për
në ishull pas kasaphanës, por e kisha të pamundur të
qëndroja, kaq i fortë ishte kutërbimi i kufomave.

Ejubasi i ri, i ngjizur me fisnikërinë dhe zemërgje-


rësinë e paraardhësve të tij, nuk mund vetëm se të
tronditej nga këto masakra të pavlera. Por siç ai e din-
te më së miri, kohërat kishin ndryshuar.
Çuditërisht, dëbimi i frëngjve ndodhi në një at-
mosferë që të kujtonte atmosferën që kish sunduar në
kohën e ardhjes së tyre rreth dy shekuj më herët. Ma-
sakrat e Antiokut më 1268 dukej se pasqyronin ato të
1098, dhe në shekujt që do të vinin, historianët arabë
do ta paraqisnin shkatërrimin e pamëshirshëm të Tri-
polit si një kundërpërgjigje të vonuar për qytetin
Banu Amar në 1109. Por ndodhi vetëm gjatë betejës së
Akres, përballja e fundit e famshme e luftërave frën-
ge, që hakmarrja u bë temë qendrore e propagandës
mamluke.
Menjëherë pas fitores, Kalavunin filluan ta cytnin
oficerët e tij. Tashmë ishte e qartë, argumentonin ata,
se asnjë qytet frëng nuk do të mund t’i bënte dot ballë

k392K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ushtrisë mamluke: për rrjedhojë, duhej medoemos të


shkohej menjëherë në mësymje, pa i lejuar Perëndi-
mit, i alarmuar siç ishte nga rënia e Tripolit, të kishte
kohë të organizonte një ekspeditë të re në Siri. A nuk
kishte ardhur vallë koha t’i jepej fund, njëherë e mirë,
asaj çka mbetej nga mbretëria frënge? Por Kalavuni
refuzoi. Ai kishte nënshkruar një armëpushim, dhe
nuk mund të thyente kurrsesi betimin. Në këtë rast,
ngulte këmbë shpura e tij, a nuk mund t’i kërkonte ai
vallë doktorëve të ligjit të deklaronin të pavlefshëm
dhe të anuluar traktatin me Akrenë? Ajo procedurë
qe praktikuar mjaft shpesh nga frëngjit në të kalua-
rën. Sulltani refuzoi. Ai u përkujtoi emirëve se në
bazë të kushteve të marrëveshjes së nënshkruar më
1283, ai qe përbetuar se nuk do t’i drejtohej këshillimit
juridik për të thyer armëpushimin. Jo, Kalavuni mori
vendim, ai do të pushtonte të gjitha territoret frënge
të pambrojtura nga traktati, por asgjë më tepër. Ai
dërgoi emisarë në Akre për të siguruar të fundmin e
mbretërve frëngj - Henrin, ‘sovranin e Qipros dhe Je-
rusalemit’ - se angazhimet do të respektoheshin. Dhe
vërtet, ai madje vendosi të përtërinte armëpushimin
për dhjetë vjet të tjerë duke filluar nga korriku i 1289,
dhe i nxiti muslimanët të shfrytëzonin Akrenë për
shkëmbimet e tyre tregtare me Perëndimin. Në muajt
e ardhshëm, porti palestinez u bë skenë e një veprim-
tarie të dendur. Tregtarët damaskenë u dyndën atje
me qindra, duke marrë me qera dhoma në hanet pra-
në tregjeve dhe duke u angazhuar në shkëmbime me
tregtarët venedikas apo me templarët e pasur, të cilit
ishin shndërruar tashmë në bankierët më të mëdhenj

k393K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të Sirisë. Për më tepër, mijëra fshatarë arabë, sidomos


nga Galilea, u dyndën në metropolin frëng për të shi-
tur të korrat e tyre. Nga begatia që rezultoi përfituan
të gjitha shtetet e atyre viseve, mbi të gjithë mamlu-
kët. Meqenëse kanalet e tregtisë me Lindjen qenë
ndërprerë për shumë vjet për shkak të pranisë mon-
gole, mungesat mund të shlyheshin vetëm nëpërmjet
një zgjerimi në tregtinë mesdhetare.
Më realistët e udhëheqësve frëngj besonin se roli i
ri kryeqytetit të tyre si strehë shkëmbimi që lidh dy
botë shtronte një mundësi të papritur mbijetese në një
rajon ku ata nuk mund të shpresonin të vazhdonin të
luanin sërish një rol udhëheqës. Mirëpo, ky kënd-
vështrim nuk ishte unanim. Kishte prej atyre që kër-
konin ende të mobilizonin një entuziazëm fetar në Pe-
rëndim aq të fuqishëm sa të organizonin një ekspeditë
të re ushtarake kundër muslimanëve. Menjëherë pas
rënies së Tripolit, Mbreti Henri dërgoi lajmëtarë në
Romë duke kërkuar përforcime. Kaq të frytshme ishin
thirrjet e tij saqë në mesin e verës 1290 një flotë mbre-
sëlënëse lundroi brenda portit të Akresë, duke zbra-
zur me mijëra luftëtarë fanatikë frëngj në qytet. Bano-
rët kishin një mosbesim të thellë ndaj këtyre oksiden-
talëve të rinj, të cilët endeshin të dehur, kishin një
pamje prej plaçkitësish, dhe që, me ç’dukej, nuk bin-
deshin ndaj asnjë komandanti.
Incidentet filluan që në orët e para. Tregtarët nga
Damasku u sulmuan në rrugë, u grabitën dhe u lanë të
vdekur. Autoritet bënë disa përpjekje për të vënë sërish
rendin, por situata u përkeqësua aty nga fundi i gushtit.
Pas një banketi me alkool të bollshëm, të sapombërri-

k394K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

turit u dyndën nëpër rrugë. Ata përndoqën dhe therën


çdo njeri me mjekër që arritën të gjenin. Shumë arabë
vdiqën: tregtarë dhe fshatarë të paqshëm, të krishterë
dhe muslimanë pa dallim. Të tjerët ia mbathën, për të
shpërndarë fjalën për atë çka kish ngjarë.
Kalavuni u tërbua. Vallë për këtë e kishte përtëri-
rë armëpushimin me frëngjitë? Emirët e vunë nën
trysni që të vepronte menjëherë. Por si një burrështe-
tas i përgjegjshëm ai nuk mund t’ia lejonte vetes që
zemërimi t’ia errësonte sytë. Ai nisi një dërgatë në
Akre për të lypur një shpjegim dhe mbi të gjitha për
të kërkuar që vrasësit të dorëzoheshin që të merrnin
ndëshkimin. Frëngjitë ishin të përçarë. Një pakicë kë-
shilloi pranimin e kushteve të sulltanit në mënyrë që
të shmangej një luftë e re. Të tjerët refuzuan, duke
shkuar deri aty sa t’u thonin të dërguarve të Kalavu-
nit se tregtarët muslimanë ishin vetë përgjegjës për
vrasjet, duke qenë se njëri prej tyre qe përpjekur të
joshte një grua frënge.
Kalavuni nuk ngurroi më gjatë. Ai mblodhi emi-
rët dhe u shpalli atyre vendimin për t’i dhënë fund
një herë e mirë pushtimit frëng që kishte zgjatur për
kaq shumë kohë. Përgatitjet filluan menjëherë. Vasa-
lët e të katra anëve të sulltanatit u thërritën për të
marrë pjesë në këtë betejë të fundme të luftës së shenj-
të. Para se ushtria të dilte nga Kajro, Kalavuni u për-
betua mbi Kuran se ai nuk do të ulte armët derisa
frëngu i fundit të qe dëbuar. Përbetimi la një mbresë
domethënëse meqenëse në atë kohë Kalavuni ishte në
një moshë të thyer e i pafuqishëm. Ndonëse mosha e
tij e saktë nuk dihej, ai dukej se i kishte kaluar me si-

k395K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

guri të shtatëdhjetat. Ushtria mbresëlënëse mamluke


u nis më 4 nëntor 1290. Sulltanin e pllakosi sëmundja
që të nesërmen. Ai mblodhi emirët përbri shtratit të
tij, u kërkoi që të betohen se do i bindeshin të birit të
tij Kalil, dhe i kërkoi këtij të fundit të përbetohej,
ashtu siç kish bërë vetë Kalavuni, se do ta çonte fu-
shatën kundra frëngjve deri në fund. Kalavuni vdiq
më pak se një javë më vonë, i nderuar nga nënshteta-
sit si sovran madhështor.
Vdekja e sulltanit shtyu mësymjen përfundimtare
kundër frëngjve thjesht për pak muaj. Në mars 1291,
Kalili e udhëhoqi ushtrinë e tij në Palestinë. Në fillim të
majit, sasi të mëdha kontigjentesh siriane iu bashkuan
atij në pllajën përqark Akresë. Ebu’l-Fidai, i cili ishte
vetëm tetëmbëdhjetë vjeç në atë kohë, mori pjesë në
betejë në krah të të atit dhe madje atij iu besua një farë
përgjegjësie: ai u vu në krye të një katapulte të shkël-
qyer me nofkën ‘Ngadhënjimtari’, kaq të gjerë saqë u
desh që të çmontohej dhe të transportohej pjesë-pjesë
nga Hisnu’l-Ekradi për në rrethinat e qytetit frëng.

Qerret ishin kaq të rënda saqë udhëtimi na zgjati


më shumë se një muaj, ndonëse në kohëra të zakonsh-
me tetë ditë do të kishin qenë të mjaftueshme. Në ko-
hën kur ne mbërritëm, pothuajse të gjithë qetë që tër-
hiqnin qerret kishin ngordhur si pasojë e stërmundimit
dhe ekspozimit në diell.
Beteja filloi menjëherë. Ne burrat e Hamas u ven-
dosëm, si zakonisht, në skajin e djathtë të ushtrisë.
Ishim përgjatë detit, dhe nga pozicionet tona ne sul-
muam lundrat frënge që kishin në kreshtë frëngji të
mbuluara me dru, dhe ishin të vijëzuara me skuta

k396K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

bualli, nga ku armiku na qëllonte me harqe. Për pasojë,


na u desh të luftonim në dy fronte, kundër armikut të
Akresë përballë nesh dhe kundër flotës së tyre. Pësu-
am humbje të rënda kur një anije frënge që transpor-
tonte një katapultë, zuri të vërviste copa guri ndaj ten-
dave tona. Por, një natë, pati erëra të forta. Anija zuri
të lëkundej sa para mbrapa, dallgët e lëkundën kaq
fort saqë katapulta u thye e u bë copë-copë. Një natë
tjetër, një grup frëngjish kreu një mësymje të papritur
dhe përparoi deri në afërsi të fushimit tonë. Por, në te-
rrin e natës disa prej tyre u penguan në litarët e tenda-
ve; një kalorës ra në hendekun e ujërave të zeza dhe
vdiq. Trupat tona e morën veten dhe i sulmuan frën-
gjitë nga të gjitha anët, duke i detyruar të tërhiqen në
qytet pasi lanë një mori të vdekurish në fushë. Mëngje-
sin e të nesërmes, kushëriri im el-Melik el-Muzaffer,
zotëriu i Hamas, dha urdhër që kokat e disa frëngjve të
vdekur të lidheshin në qafat e kuajve që kishim kapur,
dhe i paraqiti ato para sulltanit.

Të premten e 17 qershorit 1291, ushtria muslimane,


duke gëzuar tashmë një epërsi dërrmuese ushtarake,
depërtoi më në fund në qytetin e rrethuar. Mbreti Henri
dhe shumica e fisnikëve shpejtuan të largoheshin me
anije për t’u strehuar në Qipro. Të gjithë frëngjitë e tjerë
u zunë robër dhe u vranë. Qyteti u rrafshua.
Qyteti i Akresë ishte pushtuar sërishmi, shpjegon
Ebu’l-Fida, në mesditë në ditën e shtatëmbëdhjetë të
muajit të dytë të Xhumades në vitin e 690 të Hixhretit.
Pikërisht në këtë ditë, dhe në këtë orë, frëngjitë kishin
marrë Akrenë nga Salahuddini në vitin 587 të Hixhretit,
duke zënë rob dhe duke masakruar të gjithë muslima-
nët e qytetit. Një përkim i çuditshëm, apo jo?

k397K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Përkimi nuk është më pak i mahnitshëm parë nga


kalenda e krishterë, pasi fitorja e frëngjve në Akre
kish ndodhur më 1191, njëqind vite më parë pothuaj-
se në të njëjtën ditë me disfatën e tyre përfundimtare.

Pas nënshtrimit të Akresë, vijon Ebu’l-Fidai, Zoti


mbolli tmerr në zemrat e atyre frëngjve që kishin mbe-
tur ende në brigjet siriane. E kështu ata zbrazën rrëm-
bimthi Saidan, Bejrutin, Tiron dhe të gjitha qytetet e
tjera. Sulltani si pasojë pati fatin e mirë, që askush tje-
tër nuk e pat: të nënshtronte lehtësisht të gjitha ato
bastione, të cilat ai i zbërtheu menjëherë.

Dhe vërtet, në zjarrminë e triumfit, Kalili vendosi


të shkatërronte çdo fortesë përgjatë gjithë gjatësisë së
bregdetit që mund përdorej nga frëngjitë nëse ata do
të kërkonin të ktheheshin ndonjëherë në Orient.

Me këto pushtime, përmbyll Ebu’l-Fidai, të gjitha


tokat e bregdetit iu kthyen plotësisht muslimanëve, një
rezultat ky që s’ish parë as në ëndërr. E pra, frëngjitë,
të cilët dikur pothuajse kishin arritur të nënshtronin
Damaskun, Egjiptin dhe shumë toka të tjera, u dëbuan
nga e gjithë Siria dhe zonat bregdetare. Dhëntë Zoti që
ata të mos shkelin sërish aty kurrën e kurrës.

k398K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Epilogu

Kështu pra, bota arabe, siç e shohim, kishte arri-


tur një fitore tronditëse. Nëse Perëndimi pati kërkuar
nëpërmjet dyndjeve të njëpasnjëshme të përmbante
vrullin e Islamit, rezultati ishte pikërisht e kundërta.
Jo vetëm që shtetet frënge të Lindjes së Mesme u çrrë-
njosën pas një kolonizimi dyshekullor, por muslima-
nët fituan një përparësi të plotë saqë pa kaluar shumë
kohë, nën flamurin e turqve otomanë, ata do të rreke-
shin të pushtonin vetë Evropën. Në 1453 ata morën
Kostandinopojën. Aty nga viti 1529, kavaleria e tyre
fushoi para mureve të Vjenës.
Pamja e jashtëme të gënjen. Me një vlerësim histo-
rik të situatës pasi ajo ndodhi, duhet bërë një vëzhgim
më kontradiktor. Në kohën e kryqëzatave, bota arabe,
nga Spanja deri në Irak, ishte ende depoja intelektuale
dhe materiale e qytetërimit më të përparuar të rruzu-
llit. Më vonë, qendra e historisë botërore u zhvendos
me vendosmëri drejt Perëndimit. A ka këtu një marrë-
dhënie shkak-pasojë? A mund të shkojmë vallë deri
aty sa të pretendojmë se Kryqëzatat shënuan zanafi-
llën e ngritjes së Evropës Perëndimore - e cila gradua-
lisht sa erdh e dominoi botën - dhe i ranë kambanave
të vdekjes së qytetërimit arab?
Ndonëse jo rrënjësisht i gabuar, ky vlerësim kër-
kon një farë modifikimi. Gjatë viteve që pararendën
kryqëzatat, arabët vuajtën nga ‘dobësi’ të caktuara që

k399K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

prania frënge i vuri në pah, ndoshta i përkeqësoi, por


në asnjë mënyrë nuk ishte ajo që i krijoi.
Populli i Profetit kishte humbur kontrollin e fatit
të vet që në shekullin e nëntë. Udhëheqësit e tyre
praktikisht ishin të gjithë të huaj. Nga moria e perso-
naliteteve të cilët parakaluan para nesh gjatë dy she-
kujve të pushtimit frëng, cilët prej tyre ishin arabë?
Kronistët, kadilerët, një grusht mbretërish të papërfill-
shëm (si Ibën Amari dhe Ibën Munkidhi) dhe kalifi i
pafuqishëm. Por mbajtësit e vërtetë të pushtetit, dhe
madje heronjtë e luftës kundër frëngjve - Zenki, Nu-
ruddini, Kutuzi, Bajbarsi, Kalavuni - ishin turq; el-Af-
dali ishte armen; Shirkuhu, Salahuddini dhe el-Kamili
ishin kurdë. Pa dyshim, pjesa më e madh e këtyre bu-
rrështetasve u ‘arabizuan’, si kulturalisht ashtu dhe
emocionalisht. Por le të mos harrojmë se në 1134, sull-
tanit Mesud iu desh të përdorte një përkthyes në dis-
kutimet e tij me kalifin el-Mustershid; tetëdhjetë vjet
pasi klani i tij kishte nënshtruar Bagdadin, ky selxhuk
nuk fliste ende as edhe një fjalë arabisht. Ç’ishte dhe
më e rënda, grumbuj të konsiderueshme luftëtarësh të
stepave, të cilëve u mungonte çdo lidhje me qytetëri-
min arab apo atë mesdhetar, iu bashkëngjitën rregu-
llisht kastës udhëheqëse ushtarake. Të sunduar, të
shtypur, dhe të përqeshur, të tëhuajësuar në tokën e
tyre, arabët e kishin të pamundur të vazhdonin të kul-
tivonin lulëzimin kulturor që kish filluar të çelte që në
shekullin e shtatë. Aty afër epokës së mbërritjes së
frëngjve, ata ishin tashmë duke shënuar kohën, të kë-
naqur të jetonin me lavditë e tyre të dikurshme. Ndo-
nëse në shumicën e sferave ata ishin qartazi më të

k400K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

përparuar se këta pushtues të rinj, tatëpjeta e tyre


kishte filluar tashmë.
‘Dobësia’ e dytë e arabëve, jo pa lidhje me të pa-
rën, qe paaftësia e tyre për të ndërtuar institucione
shtetërore. Frëngjit ia dolën mbanë të krijonin struk-
tura të vërteta shtetërore sapo erdhën në Lindjen e
Mesme. Në Jerusalem, sunduesit përgjithësisht paso-
nin njëri-tjetrin pa konflikte serioze; një këshill i
mbretërisë ushtronte kontroll të frytshëm mbi politi-
kën e monarkut, dhe kleri kishte një rol të njohur në
punët e pushtetit. Asgjë e tillë nuk ekzistonte në shte-
tet muslimane. Secila monarki kërcënohej nga vdekja
e monarkut të saj, dhe çdo transferim pushteti ndillte
luftë civile. Mos vallë përgjegjësia e plotë për këtë
shtrihej në dyndjet e njëpasnjëshme, të cilat vinin në
rrezik të vazhdueshëm vetë ekzistencën e këtyre shte-
teve? Mos ndoshta faji i duhet mveshur origjinave no-
made të popujve që qeverisën këtë rajon, qofshin ata
vetë arabët, turqit apo mongolët? Një pyetje kaq kom-
plekse nuk mund të shtjellohet në këtë epilog të
shkurtër. Por të paktën le të vërejmë se në botën ara-
be, kjo çështje është ende në agjendë, në terma gati të
pandryshuara, në pjesën e dytë të shekullit të njëzetë.
Mungesa e institucioneve të qëndrueshme dhe të
njohura pati pasoja të pashmangshme për të drejtat e
popullit. Në kohën e Kryëzatave, fuqia e monarkëve
perëndimorë udhëhiqej nga parime që nuk shkeleshin
dot me lehtësi. Gjatë njërës prej vizitave të tij në
Mbretërinë e Jerusalemit, Usame vëzhgoi se ‘kur kalo-
rësit bënin një gjykim, ai nuk mund të modifikohet
apo të anulohet nga mbreti.’ Edhe më domethënëse

k401K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

është dëshmia vijuese e Ibën Xhubejrit në lidhje me


ditët fundit të shtegtimit të tij në Lindjen e Mesme.
Me të lënë pas Tibëninin (në afërsi të Tiros), ne ka-
luam nëpërmjet një shkuli të pathyer fermash dhe
fshatrash, tokat e të cilit qenë kultivuar frytshëm. Ba-
norët ishin të gjithë muslimanë, por ata jetojnë në paqe
me frëngjit - Zoti na ruajtë nga kjo ngasje! Strehat u
përkasin vetë atyre dhe të gjitha pronat e tyre nuk
ngacmohen nga njeri. Të gjitha krahinat e Sirisë që
kontrollohen nga frëngjit u nënshtrohen po të njëjtit
sistem: zotërimet e tokave, fshatrat dhe fermat kanë
mbetur në duart e muslimanëve. Ç’është e vërteta, dy-
shimi zapton zemrat e një numri të madh prej këtyre
njerëzve kur ata krahasojnë fatin e tyre me atë të sivë-
llezërve që jetojnë në territoret muslimane. Vërtet, këta
të fundit vuajnë nga padrejtësia e bashkëfetarëve të
tyre, kurse frëngjit veprojnë me drejtësi.

Ibën Xhubejri i kishte të gjitha arsyet që të ishte i


shqetësuar, pasi përgjatë udhëve të asaj që sot është
Libani jugor, ai sapo kish bërë një zbulim me një rën-
dësi thelbësore: ndonëse drejtësia frënge kishte disa
tipare që mund të quheshin më së miri ‘barbare’, siç
pat theksuar Usame, shoqëria e tyre kishte avantazhin
e të qenit ‘shpërndarëse e të drejtave’. Nocioni ‘qyte-
tar’ nuk ekzistonte akoma, sigurisht, por zotëruesit e
tokave, kavalierët, kleri, universiteti, borgjezia dhe
madje edhe fshatarët ‘e pafe’ gëzonin pa dallim të
drejta të rrënjosura thellë. Në Lindjen arabe, procedu-
rat gjyqësore ishin më racionale, por fuqia arbitrare e
princit ishte e pakufizuar. Zhvillimi i qyteteve tregta-
re, ashtu si evoluimi i ideve, si pasojë vetëm sa mund
të ngadalësohej.
k402K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Në fakt, reagimi i Ibën Xhubejrit meriton një


shqyrtim edhe më të kujdesshëm. Ndonëse ai pati
ndershmërinë të njihte cilësi pozitive në mesin e ‘ar-
mikut të mallkuar’, ai eci përpara duke u kënaqur me
mallkime të pastra, pasi ai besonte se drejtësia dhe
administrimi i shëndoshë i frëngjve përbënte një rre-
zik vdekjeprurës për muslimanët. Dhe vërtet, këta të
fundit nuk do t’u kthenin vallë shpinën bashkëfetarë-
ve të tyre - dhe fesë së tyre - nëse ata do të zbulonin
mirëqenien e shoqërisë frënge? Sado e kuptueshme që
të jetë, sjellja e udhëtarit të shquar nuk është vetëm se
simptomë e një sëmundjeje nga e cila vuanin të ngja-
shmit e tij: përgjatë gjithë Kryqëzatave arabët refuzu-
an t’i hapnin shoqëritë e tyre ndaj ideve nga Perëndi-
mi. Dhe kjo, sipas të gjitha gjasave, ishte pasoja më
shkatërrimtare e agresionit, viktima të të cilit ata
ishin. Për një pushtues, të mësuarit e gjuhës së një po-
pulli të nënshtruar ka kuptim; për këta të fundit, të
mësuarit e gjuhës së nënshtruesit merr pamjen e një
dorëzimi të parimit, madje dhe të tradhtisë. Dhe
ç’është e vërteta, shumë frëngj mësuan arabisht, kurse
banorët e vendit, me përjashtim të disa të krishterëve,
qëndruan indiferentë ndaj gjuhëve të oksidentalëve.
Mund të citohen shembujt të shumtë të tillë, pasi
në të gjitha sferat frëngjit mësuan shumë në shkollën
arabe, në Siri, ashtu si në Spanjë dhe Siçili. Ajo çka ata
mësuan nga arabët qe e domosdoshme në zgjerimin e
tyre të mëpastajmë. Trashëgimia e qytetërimit grek iu
përçua Evropës Perëndimore nëpërmjet ndërmjetësve
arabë, si përkthyes ashtu edhe vijimtarë. Në mjekësi,
astronomi, kimi, gjeografi, matematikë dhe arkitektu-

k403K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

rë, frëngjit nxorrën njohuritë e tyre nga librat në gju-


hën arabe, të cilët ata i asimiluan, i imituan dhe man-
dej ua kaluan atyre. Shumë fjalë bartin dëshmi për
këtë deri dhe sot: zenith, nadir, azimuth, algjebra, algo-
ritmi, apo më thjesht, shifër. Në sferën e industrisë, ev-
ropianët së pari mësuan dhe mandej më vonë përmi-
rësuan proceset e përdorura nga arabët në prodhimin
e letrës, punimin e lëkurës, tekstile dhe distilimin e al-
koolit dhe sheqerit - dy fjalë të tjera të huazuara nga
gjuha arabe. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu nivelin
e pasurimit të bujqësisë evropiane nga kontakti me
Orientin: kajsitë, patëllxhanët, qepët, portokallit, pas-
teque-at (fjala në frëngjisht për shalqirin): lista e fjalëve
që rrjedhin nga arabishtja është e pafundme.
Ndonëse epika e Kryqëzatave ndezi një revolu-
cion të vërtet ekonomik dhe kulturor në Evropën Pe-
rëndimore, në Orient këto luftëra të shenjta prunë
shekuj të gjatë dekadence dhe obskurantizmi. E sul-
muar nga të katra anët, bota muslimane u mbyll në
vetvete. U bë tej mase e ndjeshme, e mbrojtur, intole-
rante, sterile - sjellje që u rritën përherë e më tepër
ndërsa evolucioni mbarëbotëror, proces ky nga i cili
muslimanët u ndien të përjashtuar, vazhdonte. Që kë-
tej e tutje progresi ishte mishërimi i ‘tjetrit’. Moderni-
zimi u bë i huaj. A duhet të afirmohen identiteti kul-
turor dhe fetar duke refuzuar këtë modernizëm, që
simbolizohej nga Perëndimi? Apo, përkundrazi, rruga
e modernizimit duhet të merret me vendosmëri, duke
rrezikuar për pasojë humbjen e identitetit? As Irani,
as Turqia, as bota arabe nuk ia kanë dalë ndonjëherë
mbanë të zgjidhin këtë mëdyshje. Edhe sot ne mund

k404K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

të vëzhgojmë një alternim që gëlon ndërmjet fazave të


perëndimizimit të detyruar dhe fazave të tradiciona-
lizmit ekstremist, fuqimisht ksenofob.
Bota arabe - njëherazi e hipnotizuar dhe e tmerru-
ar nga këta frëngj, të cilët ata i ndeshën si barbarë dhe
të cilët i mundën, por të cilët më vonë arritën të sun-
donin botën - nuk mund të shkojë deri aty sa t’i konsi-
derojë Kryqëzatat thjesht një episod nga e kaluara.
Shpeshherë është befasuese të zbulosh masën në të
cilën sjellja e arabëve (dhe e muslimanëve në përgji-
thësi) ndaj Perëndimit është e ndikuar deri dhe sot
nga ngjarje që supozohet të kenë ndodhur rreth shtatë
shekuj më parë.
Sot, në prag të mijëvjeçarit të tretë, udhëheqësit
politikë dhe fetarë të botës arabe u referohen vazhdi-
misht Salahuddinit, rënies së Jerusalemit dhe rimarrj-
es së tij. Në mendësinë popullore, si dhe në një pjesë
të ligjërimit zyrtar gjithashtu, Izraeli konsiderohet si
shteti i ri kryqtar. Nga të tria ndarjet e Ushtrisë Çliri-
mtare Palestineze, njëra bart emrin Hitin dhe një tjetër
të Ajn Xhalutit. Në ditët e tij të lavdishme, presidenti
Naser krahasohej rregullisht me Salahuddinin, i cili,
ashtu si ai, kishte bashkuar Sirinë dhe Egjiptin - dhe
madje dhe Jemenin! Arabët e perceptuan ekspeditën e
Suezit të vitit 1956 si një Kryqëzatë nga francezët dhe
anglezët, e ngjashme atë të 1191.
Është e vërtetë se ka disa ngjashmëri shqetësuese.
Është e vështirë të mos mendohet presidenti Sadat
kur dëgjojmë Sibt Ibën el-Xheuzin duke i folur popu-
llit të Damaskut dhe duke denoncuar ‘tradhtinë’ e el-
Kamilit, sunduesit të Kajros, i cili guxoi të njihte sov-

k405K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

ranitetin armik mbi qytetin e shenjtë. Është tunduese


të përzihet e kaluara me të tashmen kur lexojmë për
një luftë ndërmjet Damaskut dhe Jerusalemin për
kontrollin e Lartësive Golan apo të Luginës Bekaa.
Vështirë të mos ëndërrojmë me sy hapur kur lexojmë
refleksionet e Usamas në lidhje me epërsinë ushtarake
të pushtuesve.
Në një botë muslimane nën sulm të vazhdue-
shëm, është e pamundur të parandalohet emergjenca
e një ndjenje persekutimi, e cila në mesin e fanatikëve
të caktuar merr formën e një makthi të rrezikshëm.
Turku Mehmet Ali Agça, i cili u orvat të qëllonte mbi
papën më 13 maj 1981, është shprehur në një letër me
këto fjalë: “Unë kam vendosur të vras Gjon Palin II, ko-
mandantin suprem të Kryqëzatave.” Përtej këtij akti indi-
vidual, është e qartë se Lindja Arabe ende e shikon
Perëndimin si një armik të natyrshëm. Kundër këtij
armiku, çdo veprim armiqësor - qoftë ky politk, ush-
tarak apo i bazuar në naftë - nuk konsiderohet aspak
më tepër se një hakmarrje legjitime. Dhe nuk mund të
ketë asnjë dyshim se ndarja ndërmjet këtyre dy botë-
ve daton nga koha e Kryqëzatave, të receptuara the-
llësisht nga arabët, deri dhe sot, si një akt përdhunimi.

k406K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Shënime dhe burime

Përgjatë kërkimeve dy vjeçare mbi Kryqëzatat,


unë kam hasur në vepra dhe autorë të shumtë të cilët,
qoftë nëpërmjet takimeve të shkurtra apo konsultime-
ve të përsëritura, kanë ushtruar një farë ndikimi në
punën time. Ndonëse ata meritojnë të citohen të
gjithë, këndvështrimi i adaptuar në këtë vepër kërkon
një farë përzgjedhjeje. Supozimi im këtu është se le-
xuesi është në kërkim jo të një bibliografie shteruese
të veprave që flasin për Kryqëzatat, por në kërkim të
referencave që do të mundësonin një studim më të
thellë të ‘palës tjetër’.
Në këto shënime do të ilustrohen vepra të tre na-
tyrave të ndryshme. Sigurisht, pikë së pari janë shkri-
met e historianëve dhe kronistëve arabë të cilët na
kanë lënë trashëgimi dëshmitë e tyre mbi dyndjet
frënge. Unë do t’i përmend ata kapitull pas kapitulli,
në rendin sipas të cilit emrat e tyre shfaqen në rrëfimin
tim, duke dhënë referencat e veprave origjinale mbi të
cilat unë jam bazuar përgjithësisht, si edhe përkthimet
që mund të gjenden. Por, më lejoni të spikas
përmbledhjen e shkëlqyer të teksteve të redaktuara
dhe të përkthyera nga orientalisti Françesko Gabrieli të
botuara nën titullin Historianë arabë të Kryqëzatave.
Veprat e natyrës së dytë shtjellojnë historinë mesje-
tare arabe dhe muslimane nga pikëpamja e marrëdhë-
nieve me Perëndimin. Më lejoni të citoj në veçanti:

k407K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

E. Ashtor, Një Histori Shoqërore dhe Ekonomike e


Lindjes së Afërme në Mesjetë, Londër 1976.
P. Aziz, Palestina e Kryqëtarëve, Gjenevë 1977.
C. Cahen, Popujt muslimanë në historinë mesjetare,
Institut Français de Damascus, 1977.
M. Hodgson, Projekti i Islamit, Çikago, 1974, në tre
vëllime.
R. Palm, Flamujt e Profetit, Paris 1981.
J.J. Saunders, Një histori e Islamit Mesjetar, Londër
1965.
J. Sauvaget, Hyrje në historinë e Orientit musliman,
Paris 1961.
J. Schacht, Trashëgimia e Islamit, Oxford 1974.
E. Sivan, Islami dhe kryqëzatat, Paris 1968.
W. Montgomery Wat, Ndikimi i Islamit në Evropën
Mesjetare, Edinburg 1972.
Vepra e natyrës së tretë cek raportimet historike
mbi Kryqëzatat, qofshin ato të hollësishme apo të
pjesshme. Qartazi, konsultimi me to ka qenë vendim-
tar në endjen e dëshmisë arabe pashmangshmërisht
fragmentare, në një rrëfim të pashkëputur që mbulon
dy shekujt e dyndjeve frënge. Unë do t’i përmend ato
më shumë se një herë në këto shënime. Më lejoni të
citoj që në fillesë dy vepra klasike: Rene Grousset,
Historia e Kryqëzatave dhe e Mbretërisë Frënge të Jerusale-
mit, në tre vëllime, Paris 1934-36; Stephen Runciman,
Një Histori e Kryqëzatave, gjithashtu në tre vëllime,
Cambridge 1951-54.

k408K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Prologu

Jo të gjithë historianët arabë pajtohen se fjalimi i ci-


tuar këtu i atribuohet el-Herevit. Sipas kronistit damas-
ken Sibt Ibën el-Xheuzi (shiko kapitullin 12), ishte pikë-
risht kadiu i cili tha këto fjalë. Historiani Ibën el-Ethiri
(shiko kapitullin 2) pohon se autori i këtyre fjalëve ishte
poeti el-Abiverdi, i cili me ç’dukej qe frymëzuar nga
vajtimet e el-Herevit. Sidoqoftë, nuk mund të ketë asnjë
dyshim lidhur me esencën e çështjes: fjalët e cituara
pasqyrojnë mesazhin që delegacioni i udhëhequr nga
kadiu kërkoi të përçonte në oborrin e kalifit.
Ibën Xhubejri (1144-1217), i cili u nis nga Valencia
e Spanjës muslimane, e bëri udhëtimin e tij në Orient
ndërmjet viteve 1182 dhe 1185. Vëzhgimet e tij janë të
regjistruara në librin, teksti origjinal i të cilit u publi-
kua sërish në arabisht në Bejrut (Sader) në vitin 1980.
Gjithashtu është i gjindshëm dhe një përkthim në
frëngjisht (Geuthner, Paris 1953-56).
Ibën el-Kalanisi (1073-1160), i cili lindi dhe vdiq
në Damask, mbajti poste të ndryshme të nivelit të lar-
të në qytet. Ai shkroi një kronikë të titulluar Dhejl Ta-
rikh Dimashk (Suplement i Historisë së Damaskut),
teksti origjinal i së cilës mund të gjendet vetëm në një
botim të vitit 1908. Një botim i shkurtuar në frën-
gjisht, i titulluar Damas de 1075 a 1154, u publikua në
vitin 1952 nga Institut Français i Damaskut dhe Boti-
met Adrien-Masionneuve të Parisit.

k409K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kapitulli 1
‘Atë vit’ në citimin e Ibën el-Kalanisit është viti
490 i Hixhretit. Pothuajse të gjithë kronistët dhe histo-
rianët arabë të aso epoke përdorën të njëjtën metodë
paraqitjeje: ata renditën ngjarjet e secilit vit, shpeshhe-
rë në një mënyrë të çrregullt, para se të zhvendose-
shin në vitin pasues.
Në shekullin e njëzetë termi rum - njëjës rumi - për-
doret shpeshherë në pjesë të caktuara të botës arabe
për të emërtuar, jo grekët, por perëndimorët në për-
gjithësi.
Fjala emir - apo el-emir në arabisht - fillimisht
kishte domethënien ‘ai që merr komandën’. Emir el-
Mu’minin ishte komandanti ose princi i besimtarëve:
princi i atyre që besuan. Emirët e ushtrisë ishin pak a
shumë oficerët kryesorë. Emir el-Xhujuush ishte ko-
mandanti suprem i ushtrive dhe Emir el-bahr koman-
danti i përgjithshëm i flotës, fjalë e cila u huazua nga
oksidentalët në formën e cunguar amiral, apo admiral.
Origjina e selxhukëve është e mbështjellur me
mister. Selxhuku, sipas të cilit u emërtua klani, kishte
dy djem të quajtur Mikael dhe Izrael, gjë e cila lë të
kuptohet se dinastia që bashkoi Lindjen muslimane
kishte origjinë ose të krishterë ose çifute. Pas islamizi-
mit, selxhukët ndryshuan disa prej emrave. ‘Israeli’
në veçanti u turqizua, duke u shndërruar në ‘Arslan’.
La Geste du roi Danishmend u botua në vitin 1960 nga
Instituti Francez i Arkeologjisë në Stamboll, si në
origjinalin në arabisht ashtu edhe në një përkthim në
frëngjisht.

k410K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kapitulli 2
Vepra kryesore e Ibën el-Ethirit (1160-1233), El-
Kamil fi’l-Tarikh (Historia e përkryer apo E përkryera në
histori) ka trembëdhjetë vëllime, dhe u botua rishmi
nga Sader në Bejrut në 1979. Vëllimet 10, 11 dhe 12
merren, mes shumë gjërave të tjera, me dyndjet frën-
ge. Përkthimet në frëngjisht të disa pasazheve janë
përfshirë në Recueil des historiens des croisades, botuar
në Paris ndërmjet viteve 1881 dhe 1906, nga Acade-
mie des Inscriptions et Belle-Lettre.
Mbi sektin e asasinëve, shiko kapitullin 5.
Citimi i Ibën Xhubejrit lidhur me naftën vjen nga
Udhëtimet, botimi francez fq. 268; botimi arab, fq. 209.
Për më shumë mbi Antiokun dhe rrethinat e tij,
shiko Claude Cahen, La Syrie du Nord a l’epoque des
croisades et la principaute franque d’Antioche, Paris 1940.

Kapitulli 3
Kronikat frënge të epokës përmbajnë një sërë ra-
portimesh të akteve kanibale të kryera nga ushtritë
frënge në Marra në vitin 1098, dhe të gjitha ato përpu-
then me njëra-tjetrën. Deri në shekullin e nëntëmbë-
dhjetë, faktet e këtyre ngjarjeve kanë qenë të përfshira
në veprat e historianëve evropianë, si për shembull në
l’Histoire des Croisades, e Michaud, e botuar në 1817-
22. (Shiko vëllimi 1, fq. 357 dhe 577; gjithashtu Biblio-
graphie des croisades, fq. 48, 76, 183, 248.) Megjithëkëtë,
në shekullin e njëzetë këto raportime përgjithësisht janë
zhdukur - ndoshta në interes të ‘misionit civilizues’ të
Perëndimit? Grousset madje nuk i përmend fare ato në

k411K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

tre vëllimet e historisë së tij; Runciman mjaftohet me një


aluzion të vetëm: ushtria po ‘vuante nga uria… dhe
kanibalizmi dukej e vetmja zgjidhje.’ (vëll. 1, fq. 261).
Mbi tarfurët, shiko J. Pravver, Histoire de royaume
franc de Jerusalem, CRNS, Paris 1975 (vëll. 1, fq. 216).
Për Usame ibën Munkidh shiko kapitullin 7.
Mbi zanafillën e emrit ‘Crac des Chevaliers’, shi-
ko Paul Deschamps, La Toponomastique en Terre sainte
au temps des croisades, në Recueil de travaux, Paris 1955;
gjithashtu P. Hitti, History of the Arabs, botimi i dhjetë,
Londër 1970, fq. 638.
Frëngjit e zbuluan letrën e bazileut në tendën e el-
Afdalit pas betejës së Ashkelonit në gushtin e 1099.

Kapitulli 4

Mbi historinë e mahnitshme të Nehr el-Kelbit,


shiko Philip Hitti, Tarih Lubnan (Historia e Libanit),
Assaqafa, Bejrut 1978.
Pas kthimit të tij në Evropë, Bohemondi u orvat të
pushtonte perandorinë Bizantine. Aleksiusi i kërkoi Kë-
llëç Arslanit të dërgonte trupa për ta ndihmuar që të
zmbrapste sulmin. I mposhtur dhe i zënë rob, Bohe-
mondi u shtrëngua të nënshkruante një traktat ku njihte
të drejtat e rumëve në Antiok. Për shkak të këtij poshtëri-
mi, ai nuk u kthye më kurrë në Lindjen e Mesme.
Edesa është qyteti bashkëkohor i Urfas, në Turqi.

k412K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kapitulli 5

Mbi betejën e Tiros dhe çështje të tjera që kanë të


bëjnë me këtë qytet, shiko M. Chehab, Tyr a l’epoque
des croisades, Adrien-Maisonneuve, Paris 1975.
Alepasi Kemaluddin Ibën el-Adimi (1192-1262) të
shkruarit mbi historinë e qytetit i përkushtoi vetëm
pjesën e parë të jetës. Ai u nda nga kronika e tij në vi-
tin 1223, pasi atë e përpiu krejtësisht veprimtaria poli-
tike dhe diplomatike si dhe udhëtimet e shumta në
Siri, Irak dhe Egjipt. Teksti origjinal i Historisë së Ale-
pos u botua nga Institut Français i Damaskut në 1968.
Nuk ka përkthim të disponueshëm as në gjuhën frën-
ge dhe as në atë angleze.
Vendit ku u zhvillua beteja ndërmjet Ilgazit dhe
ushtrisë së Antiokut, burime të ndryshme i atribuojnë
emra të ndryshëm: Samarda, Darb Samarda, Tel Aki-
brin. Frëngjit e quajtën Ager Saunginis, apo fusha e
përgjakur.
Mbi asasinët, shiko M. Hodgson, The Order of
Assassins, (Rendi i Asasinëve), Mouton, Hagë, 1955.

Kapitulli 6

Spitali i themeluar në Damask në 1154 vazhdoi së


funksionuari deri në 1899, kohë kur u shndërrua në
shkollë.
I ati i Zenkit, Ak Sunkur, kishte qenë guvernator i
Alepos deri në 1094. I akuzuar për tradhti nga i ati i
Ridvanit, Tutushi, atij iu pre koka. Zenki i ri u birësua
paskëtaj nga Karbuka i Mosulit, i cili e rriti atë dhe e
mori me vete në të gjitha betejat e tij.
k413K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Princesha Zumurrude ka qenë e bija e emirit


Xheuali, ish guvernatorit të Mosulit.

Kapitulli 7
Emiri Usame ibën Munkidh, i cili ka lindur në vi-
tin 1095, dy vjet para mbërritjes së frëngjve në Siri,
dhe që vdiq në 1188, një vit pas ripushtimit të Jerusa-
lemit, mban një vend të posaçëm në mesin e dëshmi-
tarëve arabë të kryqëzatave. Shkrimtar, diplomat dhe
politikan, ai ka patur njohje vetjake me Nuruddinin,
Salahuddinin, Muinuddin el-Umerin, Mbretin Fulk
dhe me shumë të tjetër. Një intrigant dhe komplotist
ambicioz, ai është akuzuar se ka marrë pjesë në orga-
nizimin e vrasjes së një kalifi fatimid dhe të një veziri
egjiptian, dhe se ka kërkuar të rrëzojë nga pushteti të
ungjin e tij, sulltanin, dhe madje dhe mikun e tij Mui-
nuddinin. Por është imazhi i tij si njeri i mprehtë i let-
rave, si një vëzhgues i thukët me një sens të fortë hu-
mori, ai që i ka rezistuar kohës. Vepra kryesore e e
Usamas, autobiografia e tij, është botuar në Paris në
1893 nga H. Derenbourg. Ky botim përmban tekstin
origjinal në arabisht, një version francez të hartuar me
një përzierje citimesh dhe perifrazimesh, si dhe një
mori vërejtjesh në lidhje me Usman, epokën e tij dhe
marrëdhëniet e tij me frëngjit.
Për një shpjegim të betejës së Edesës, shiko J. B.
Chaboit, Un Episode de l’histoire des croisades, në Melan-
ges, Geuthner, Paris 1924.

k414K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kapitulli 8
Për më tepër rreth jetës dhe epokës së të birit të
Zenkit, shiko Nur-ad-Din, un grand musulman de Syriue
au temps des croisades, të N. Elisseeff, Institut Français i
Damaskut, 1967.
Burimi kryesor i ligjshëm i të ardhurave për të
gjithë princat, përfshirë dhe Nuruddinin, ka qenë pje-
sa e tyre në prenë e luftës që i merrej armikut: ar, ar-
gjend, kuaj, robër të shitur si skllevër. Kronistët thonë
se çmimi i këtyre të fundit binte së tepërmi kur kishte
shumë të tillë. Në disa raste, një njeri mund të shkëm-
behej madje për një palë këpucë!
Tërmete të dhunshme shkatërruan Sirinë disa
herë gjatë Kryqëzatave. Ndonëse dridhja e vitit 1157
ishte më spektakolarja, as edhe një dekadë e vetme
nuk kaloi pa një kataklizëm të madhe.

Kapitulli 9
Dega lindore e Niliut, sot e tharë, quhej dega Pe-
lusiane, pasi kalonte mespërmes qytetit të lashtë të
Pelususit. Rridhte në Detin Mesdhe në afërsi të Sabhat
el-Berdevil, apo Kënetës Balduin.
Familjes ejubase iu desh të largohej nga Tikriti në
1138, pak kohë pas lindjes së Salahuddinit atje, pasi
Shirkuhut, apo të paktën kështu thotë historia, i duhej
të vriste një burrë për t’u hakmarrë mbi nderin e një
gruaje.
Me origjinë nga veriu i Afrikës, fatimidët qeveri-
sën Egjiptin nga viti 966 deri në vitin 1171. Ishin pikë-
risht fatimidët ata që themeluan qytetin e Kajros: el-

k415K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kahire, që do të thotë ‘Fitimtari’. Sunduesit e tyre pre-


tendonin se ishin pasardhës të Fatimes, e bija e Profe-
tit dhe bashkëshortja e Aliut, mbi të cilin është frymë-
zuar shi’izmi.
Mbi peripecitë e betejës mbresëlënëse të Egjiptit,
shiko G. Schlumberger, Campagne du roi Amaury 1er de
Jerusalem en Egypte, Paris 1906.

Kapitulli 10

Letra e alepasve, si shumica e mesazheve të Sala-


huddinit, mund të gjendet në “Librin e Dy Kopshte-
ve”, të kronistit damasken Abu Shama (1203-1267).
Aty gjendet një përpilim i vyer i një numri të madh të
dokumenteve zyrtare që s’mund të gjendet askund
tjetër.
Bahauddin ibën Shaddad (1145-1267) hyri në
shërbimin e Salahuddinit pak kohë para betejës së
Hitinit. Ai mbeti një këshilltar dhe njeri i besuar i
sulltanit deri në vdekjen e këtij të fundit. Biografia e
Salahuddinit e shkruar prej tij është ribotuar së
fundmi në gjuhën origjinale arabe me përkthim në
frëngjisht, në Bejrut dhe Paris (Mediterranee, 1981).
Nuk ishte vetëm Salahuddini që tregoi një sjellje
të hijshme në rastin e martesës në Karak. E ëma e
dhëndrit nguli këmbë që trupave që kishin rrethuar
qytetin t’u dërgoheshin gatime të gatuara me merak,
në mënyrë që edhe ata të merrnin pjesë në festime.
Dëshmia e të birit të Salahuddinit rreth betejës së
Hitinit citohet nga Ibën el-Ethiri, vëllimi 9, viti 583 i
Hixhrit.

k416K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Shoqërues i Nuruddinit para se të hynte në shër-


bim në Salahuddinit, Imaduddin el-Esfahani (1125-
1201) shkroi vepra të shumta historie dhe letërsie, në
veçanti një antologji të paçmueshme poezie. Stili i tij
jashtëzakonisht i fryrë hedh një hije dyshimi mbi vle-
rën e dëshmisë së tij lidhur me ngjarjet që ka përjetu-
ar. Narrativa e tij Conquete de la Syrie et de la Palestine
par Salahuddin është botuar nga Academie Des Ins-
criptions et Belles-Lettres, Paris 1972.

Kapitulli 11
Sipas besimit musliman, Zoti e shpuri Muhamedin
në një udhëtim hyjnor të natës nga Meka në xhaminë
el-Aksa në Jerusalem dhe prej andej në qiell. Atje
Muhamedi u takua me Jezuin dhe me Moisiun, një
takim që simbolizon vazhdimësinë e tre ‘feve të librit’.
Për orientalët - qoftë arabë, armenë apo grekë -
mjekra ishte simbol viriliteti. Ata qeshnin, dhe
shpeshherë skandalizoheshin, me faqet e rruara të
shumicës së kavalierëve frëngj.
Ndërmjet veprave të shumta që i kushtohen Sala-
huddinit, ne duhet të veçojmë atë të S. Lane-Pool, të
botuar në Londër në 1898 me titullin Salahuddin and
the Fall of the Kingdom of Jerusalem. Për fat të keq, ko
vepër është lënë në hije vitet e fundit. Ajo është ribo-
tuar në Bejrut në vitin 1960, nga Khayats.

Kapitulli 12
Duket se në 1219 el-Kamili pati një takim me
Françeskun e Asizit, i cili kishte ardhur në Lindje me

k417K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

shpresën e kotë për të rikthyer paqen. El-Kamili thu-


het se ka dëgjuar me dashamirësi Françeskun dhe se i
ka dhënë atij dhurata: mandej ai dha urdhër që ta
shoqëronin në kampin e frëngjve. Me sa kam dijeni,
kjo ngjarje nuk rrëfehet nga asnjë burim arab.
Sibt Ibën Xheuzi (1186-1256), orator dhe kronist i
Damaskut, botoi një histori universale të vëllimshme
të titulluar Mir’at ez-Zemen (Pasqyra e kohës), nga e cila
janë botuar vetëm disa fragmente.
Mbi personalitetin e mahnitshëm të perandorit,
shiko Frederic de Hohenstaufen ou le reve excommunie, të
Benoist-Meschin, Paris 1980.

Kapitulli 13
Për një histori të mongolëve, shiko l’Empire des
steppes, R. Grousset, Paris 1939. Letërkëmbimi ndër-
mjet Luigjit IX dhe Ejubit kallëzohet nga kronisti
egjiptian el- Makrizi (1364-1442).
Xhemaluddin ibën Uasil (1207-1298), diplomat
dhe njeri i ligjit, ka shkruar një kronikë për periudhën
ejubase dhe fillesën e epokës mamluke. Me sa kam di-
jeni, vepra e tij nuk është botuar asnjëherë e plotë,
ndonëse citime dhe përkthime fragmentare ekzistojnë
në Michaud dhe Gabrieli.
Pas shkatërrimit të Alamutit, sekti asasin mbijetoi
në formën më të paqshme të mundshme: si ismailitët, it-
htarët e Aga Kanit. Shpeshherë lihet pa përmendur se
ky është pasues i drejtpërdrejtë i Hasan ibën es-Sabahut.
Versioni i vdekjes së Ajbegut dhe Shexher ed-Durrit
që raportohet këtu është ai i një epike popullore mesje-
tare, Sirat el-Melik edh-Dhahir Bajbars, es-Selafijje, Bejrut.

k418K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kapitulli 14
Kronisti egjiptian Ibën Abdu’dh-dhahir (1233-
1293), sekretar i sulltanëve Bajbars dhe Kalavun, vuaj-
ti fatkeqësinë e të parit të veprës së tij kryesore, ‘Jeta e
Bajbarsit’, të shkurtohej nga një nip injorant i cili la
vetëm një tekst të cunguar dhe pa shije. Fragmentet e
pakta të veprës origjinale që kanë mbijetuar zbulojnë
talentin e vërtetë të Ibën Abdudh-dhahirit si shkrim-
tar dhe historian.
Nga të gjithë historianët dhe kronistët arabë që
kam cituar, Abu’l Fida (1273-1331) është i vetmi që ka
qeverisur një shtet. Pa dyshim, një shtet të vogël -
emiratin e Hamas - dhe emiri ejubas për pasojë kishte
mundësi t’ia kushtonte pjesën më të madhe të kohës
veprave të të shumta letrare, midis të tjerave Muhtasar
Tarih el-Besher, ‘Përmbledhje e historisë së njerëzimit’.
Si teksti origjinal ashtu edhe përkthimi në frëngjisht
mund të gjenden në Recueil des Historiens des Croisades.
Ndonëse sundimi perëndimor i Tripolit mori
fund në 1289, shumë emra me origjinë frënge kanë
mbijetuar deri në kohërat moderne, si brenda vetë qy-
tetit ashtu edhe në krahinat fqinje: Anzhul (Anzhu),
Duejhi (Due), Dikiz (Dë Giz), Dabliz (Dë Bliz), Shan-
bur (Shabnor), Shanfur (Shanfor), Franxhie (Frëng).
Në mbyllje, le të përmendim tre vepra të tjera:
Z. Oldenburg, Les Croisades, Paris 1965, një rrëfim
me theks të posaçëm te të krishterët orientalë.
R. Pernoud, Les Hommes des Croisades, Paris 1977.
J. Sauvaget, Historiens Arabes, Paris 1946.

k419K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Kronologji

Para dyndjes
622: Hixhreti - apo emigrimi - i Profetit Muhamed
nga Meka në Medine. Fillesa e kalendës muslimane.
638: Kalifi Omer merr Jerusalemin.
Shekulli VII dhe VIII: Arabët ndërtojnë një peran-
dori vigane, nga Lumi Hind në lindje deri në Pirenejtë
në perëndim.
809: Vdekja e kalifit Harun er-Reshid: perandoria
arabe në apogjenë e saj.
Shekulli X: Ndonëse qytetërimi i tyre vazhdon të
lulëzojë, në mesin e arabëve fillon tatëpjeta politike.
Kalifët ia lëshojnë autoritetin oficerëve ushtarakë turq
dhe persë.
1055: Turqit selxhukë bëhen sundues të Bagdadit.
1071: Selxhukët thyejnë bizantinët në Malazgerd
dhe fusin në dorë Azinë e Vogël. Pa kaluar shumë
kohë, ata marrin kontrollin e të gjithë Lindjes musli-
mane përveç Egjiptit.

Dyndja

1096: Këllëç Arslani, sulltani i Nikeas, thyen një ush-


tri pushtuese frënge të udhëhequr nga Pjetër Eremiti.
1097: Ekspedita e parë madhore frënge. Merret
Nikea; Këllëç Arslani mposhtet në Dorilaeum.
1098: Frëngjit marrin Edesën dhe mandej Antio-
kun, dhe triumfojnë ndaj ushtrisë shpëtimtare musli-
mane të komanduar nga Karbuka, sundues i Mosulit.
Kanibalizmi në Marra.

k420K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

1099: Rënia e Jerusalemit, e ndjekur nga masakrat


dhe plaçkitjet. Shpartallimi i ushtrisë shpëtimtare
egjiptiane. Kadiu i Damaskut, el-Herevi, udhëheq një
delegacion refugjatësh në Bagdad për të denoncuar
mungesën e veprimit nga udhëheqësit muslimanë
përballë dyndjes.
Pushtimi
1100: Balduini, kont i Edesës, i shpëton një prite në
afërsi të Bejrutit dhe vetëshpallet mbret i Jerusalemit.
1104: Fitorja muslimane në Harran, e cila frenon
përparimin frëng drejt lindjes.
1108: Beteja e çuditshme në afërsi të Tel Bashirit: dy
koalicione islamo-frënge përballen me njëra-tjetrën.
1109: Rënia e Tripolit pas një rrethimi 2000 ditor.
1110: Rënia e Bejrutit dhe Saidas.
1111: Ibën el-Kashabi, kadiu i Alepos, organizon
një rebelim kundër kalifit të Bagdadit për të kërkuar
ndërhyrjen kundër pushtimit frëng.
1112: Qëndresa fitimtare në Tiro.
1115: Aleanca e princave muslimanë dhe frëngë të
Sirisë kundër një ushtrie të dërguar nga sulltani.
1119: Ilgazi, sunduesi i Alepos, thyen frëngjit në
Sarmada.
1124: Frëngjit marrin Tiron: tani ata zënë të gjithë
vijën bregdetare, përveç Ashkelonit.
1125: Ibën el-Kashabi vritet nga sekti i asasinëve.
Kundërpërgjigjjja
1128: Dështimi i një mësymjeje frënge në Damask.
Zenki sundues i Alepos.
1135: Zenki përpiqet të marrë Damaskun por pa
sukses.
1137: Zenki zë rob Fulkun, mbretin e Jerusalemit,
dhe mandej e liron atë.
k421K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

1140: Aleanca mes Damaskut dhe Jerusalemit


kundër Zenkit.
1144: Zenki merr Edesën, duke shkatërruar të pa-
rin nga katër shtetet frënge të Orientit.
1146: Vrasja e Zenkit. I biri Nuruddin zë vendin e
tij në Alepo.
Ngadhënjimi
1148: Shpartallohet në Damask një ekspeditë e re
frënge e udhëhequr nga Konradi, perandor i Gjerma-
nisë, dhe Luigji VII, mbret i Francës.
1154: Nuruddini merr nën kontroll Damaskun,
duke bashkuar Sirinë muslimane nën autoritetin e tij.
1163-1169: Lufta për Egjiptin. Shirkuhu, zëvendës i
Nuruddinit, më në fund fiton. I shpallur vezir, ai vdes
dy muaj më vonë. Pasohet nga nipi i tij, Salahuddini.
1171: Salahuddini shpall përmbysjen e kalifatit fa-
timid. Zotëri i vetëm i Egjiptit, ai e gjen vetën në kon-
flikt me Nuruddinin.
1174: Vdekja e Nuruddinit. Salahuddini merr Da-
maskun.
1183: Salahuddini merr Alepom. Egjipti dhe Siria
bashkohen tashmë nën sundimin e tij.
1187: Viti i fitores. Salahuddini thyen ushtritë
frënge në Hitin, në afërsi të Liqenit Tiberias. Ai ripu-
shton Jerusalemin dhe pjesën më të madhe të territo-
reve frënge. Pushtuesit tani mbajnë vetëm Tiron, Tri-
polin dhe Antiokun.

Shtyrja e afatit
1190-92: Salahuddini prapësohet në Akre. Ndër-
hyrja e Rikard Zemërluanit, mbretit të Anglisë, u jep
mundësinë frëngjve t’i rimarrin sulltanit disa qytete,
por jo Jerusalemin.
k422K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

1193: Salahuddini vdes në Damask në moshën 55


vjeçare. Pas një luftë civile disa vjeçare, perandoria e
tij ribashkohet nën autoritetin e të vëllait, el-Adilit.
1204: Frëngjit marrin Kostandinopojën. Plaçkitet
qyteti.
1218-21: Pushtimi frëng i Egjiptit. Marrin Damie-
tën dhe drejtohen për në Kajro, por sulltani el-Kamil, i
biri i el-Adilit, pëfundimisht i spraps ata.
1229: El-Kamili ia dorëzon Jerusalemin perandorit
Frederiku II të Hohenstaufenit, duke ndezur një stuhi
indinjate në botën arabe.

Dëbimi

1244: Frëngjit humbasin Jerusalemin për herë të


fundit.
1248-50: Dyndja në Egjipt e Luigjit të IX, mbret i
Francës, i cili mposhtet dhe zihet rob. Rënia e dinasti-
së ejubase; zëvendësohet nga sundimi i mamlukëve.
1258: Prijësi mongol, Hulegu, nip i Xhenxhis Ka-
nit, plaçkit Bagdadin, duke masakruar popullatën dhe
duke vrarë kalifin e fundëm abasid.
1260: Ushtria mongole, pasi pushton fillimisht
Alepon dhe mandej Damaskun, mposhtet në betejën e
Ajn Xhalutit në Palestinë. Bajbarsi në krye të sulltana-
tit mamluk.
1268: Bajbarsi merr Antiokun, që pat bërë aleancë
me mongolët.
1270: Luigji IX vdes në afërsi të Tunizit gjatë një
pushtimi të dështuar.
1289: Sulltani mamluk Kalavuni merr Tripolin
1291: Sulltan Khalili, i biri i Kalavunit, merr Akre-
në duke i dhënë fund dy shekujve të pranisë frënge
në Orient.

k423K
[ K R Y Q Ë Z A T A T N Ë S Y R I N E A R A B Ë V E ]

Copyright©Logos-A, 2010

www.logos-a.com.mk

k424K

You might also like