You are on page 1of 5

Ne nje rast eshte pyetur Ali r.a nga nje neri.

Si mundet ta dije njeriu se a eshte nga njerezit qe e dojne


dunjane apo njerezit qe e dojne ahiretin? Aliu i eshte pergjegjur se egziston menyra se si mund ta
testosh veten se ciles ane i takon. Si e pyeti njeriu? Aliu tha.“ Nese te vjen ndonje person dhe te jep
dhurate, e ne te njejtin moment vjen dikush tjeter dhe kerkon dicka nga ti“. Nese je me i lumtur per
shkak te personit qe te ka dhuruar atehere je nga ata qe dojne dunjane! E nese je me shume i gezuar
per shkak te personit qe ka kerkuar dicka nga ti, ateher je prej njerezve qe dojne ahiretin“!

Cfare eshte „Ihlasi“ SInqeriteti??

Ihlasi eshte levizja e trupit tend ne perputhje me veprimet e zemres. Por, nese trupi yt ben dicka ne
kundershtime me ate cka ke ne zemer, atehere nuk eshte sinqeritet (ihlas). Ihlasi ( Sinqeriteti) eshte
nje sekret prej sekreteve. Asnje engjull nuk e sheh ate dhe nuk e shkruan per te dhe asnje shejtan
nuk mund ta shohe, se si ta prish ate. Pra sinqeriteti eshte ndermjet Zotit dhe robit te tij. Mund te
dukesh para njerezve si shume besimtar, kur degjon ezanin, shkon per tu fal dhe lutesh ne safin e
pare por zemra jote nuk ka asnje sinqeritet ne kete situate… Ndoshta e ke bere ate qe njerezit do te
therrasin si besimtare, ose ti inkurajosh qe te besojne ne ceshtjet e kesaj bote. Prandaj, trupi merr
nje kahje dhe zemra merr nje tjeter. Dhe kjo e definon hipokrizine (nifak). Prandaj Allahu dha nje
alegori qe, nje person mund t eben vepra te mira vetem per tu thene (nga te tjeret) Allahu do ti
thote: „ Ti ke bere vepra te mira vetem per tu thene se je i mire, vetem qe te te therrasin si besimtar,
dhe u tha. „ Oh sa besimtar i mire qe eshte“ Keshtu, qe kur ke bere veprimin me qellim per tu thene,
nga njerezit, atehere u tha, me kuptim qe, moret ate qe deshiruat. Kurse ai q eben dicka, jo qe te
thuhet na njerezit por vetem per Allahun, eshte sinqeritet i vertete (ihlas).

Nje analfabet qe kurre nuk ka patur mbathje i mbledh te korurat qe i ka kultivuar dhe i cakton nenete
ene per vete dhe nje ene per lemoshe. Gruaja e tij ulet ne anen e enes per lemoshe dhe kur ndonjeri
qe ka nevoje vjen, ajo do t eia jep disa dhe do ti kerkoj prej tij: „ Bej dua per babain tim. Lexo El
Fatihan per nenen time, lexo Fatihan per hallen time…..“ Bashkeshorti po e degjon dhe ajo nuk ka
permendur asnje prej familjes se tij…. Keshtu, mbledhesi i te korrurave, bashkeshorti i tha personit
nevojtar, kur gruaja e tij po i jepte atij: „ Merri ato, se Allahu e din se te korrurat e kujt jane ata (nuk
jane te gruas)…. Ky eshte Ihlasi. Allahu e di neqoftese vepra eshte bere me zemer ose vetem me trup.

Omeri r.a. transmeton se i Dërguari i Allahut savs, ka thënë:

“Do të vijë një kohë kur njerëzit do të kenë formë njerëzore, por zemrat do t’i kenë si të ujqërve të
shkretëtirës.

Do të shkaktojnë gjakderdhje, dhe nuk do të ngurrojnë nga e keqja që e bëjnë! Nëse ua jep besën për
besnikëri – do të mashtrojnë, nëse të drejtohen – do të gënjejnë, nëse ju beson – do të presin në
besë, ndërsa kur nuk je me ta – të përgojojnë.

Fëmijët do t’i kenë të pacipë, rinia do të jetë e devijuar, ndërsa

të vjetrit e tyre do të jenë të pamoralshëm – nuk do të urdhërojnë

për të mirë as nuk do të largojnë nga e keqja.


Qëndrimi me ta është poshtërim, ndërsa kërkimi prej tyre diçka që është e tyre është varfëri! I miri
në mesin e tyre është i humbur, ndërsa i humburi në mesin e tyre është i mirë!

Sunneti për ta është bidat, kurse bidati për ta është sunnet.

Në mesin e tyre, ai që urdhëron në të mirë është i dyshimtë, kurse fasiku (mëkatari) është njeri
ndershëm, e besimtari është i shtypur!

Kur njerëzit të fillojnë të sillen në këtë mënyrë, Allahu do të bëjë që mbi ta të sundojnë ata të cilët
nëse diçka flasin do t’i vrasin, nëse heshtin do t’i shfrytëzojnë, do t’ua marrin atë që fitojnë dhe do të
veprojnë padrejtësisht derisa mbi ta sundojnë!”

(Xhami’ul Ehadith, Es Sujuti, nr.31621)

Në kohën e Omerit r.a shokut të ngushtë të profetit Muhammed alejhi selam, Egjipti u çlirua dhe
banorët u bënë muslimanë. Amr Ibn As ishte drejtuesi i Egjiptit, ai ishte shoku i Profetit Alejhi selam.
Amr Ibn As kishte një djalë dhe pas disa vitesh që qëndroi në krye të vendit në Egjipt u bë një garë me
kuaj. Djali i tij ishte garues në garë së bashku më garuesit e tjerë. Kjo ishtë një eveniment i madh
sepse mblidhte të gjithë popullin. Filloi gara dhe në fund të finishit për të dalë fitues ishin dy
konkurentë, djali i drejtuesit të Egjiptit dhe djali i një njeriu të thjeshtë. Djali i njeriut të thjeshtë e
kaloi atë dhe doli i pari, fitoi garën. Të gjithë njerëzit duartrokitën dhe përshëndetën fituesin ndërsa
djali i drejtuesit bëri një veprim të nxituar dhe të gabuar. Ai i nxehur i shkoi fituesit afër dhe e goditi
me një shkop të madh në shpinën e tij aq fort saqë për pak nuk i rrodhi gjak. Edhe i tha djalit të
thjeshtë që fitoi:

– U bëre ti të fitosh?! A e di ti kush jemi ne?! E di ti kush është babai im?U bëre ti të më kalosh mua?!

Kjo skenë ndodhi në mesin e të gjithë njerëzve dhe të gjithë u çuditën ndërsa djaloshi u turpërua
shumë. Uli kokën dhe iku me lot në sy tek familja e tij. Kur hyri në shtëpi e pa babai që djali i tij ishte i
mërzitur dhe po qante dhe i tha: çfarë ke bir?!

Djali i tha: U turpëruam baba!

– Çfarë ndodhi?!

Dhe djali i tij ia tregoi të gjithë historikun e ngjarjes. Babai shkoi tek dijetarët e vendit dhe ju tha:

– Familja ime është turpëruar. Familjes sonë i është bërë padrejtësi më jepni një zgjidhje. Dijetarët e
habitur i thanë:

– Çfarë ka ndodhur?!

Ai ia tregoi të gjithë ngjarjen. Me habi të madhe dijetarët i thanë:

– Sot në botën Islame ndodh padrejtësi?! Dhe Omeri r.a është i pari i besimtarëve në Medine?! Shko
shpejt dhe ankohu sepse ai është i drejti i madh dhe është në ndihmë të nevojtarëve.

Babë e birë i lanë të gjitha punët dhe u nisën drejt Medinës së Profetit Muhammed alejhi selam ku në
atë kohë i pari i muslimanëve ishte Omeri r.a i drejti. Pasi e takuan Omerin r.a i pyeti:
– Çfarë ju ka sjellë ju nga Egjipti?!

– O Prijësi i Besimtarëve, turpërimi dhe padrejtësia që na është bërë!

Omeri r.a i ngrihej gjaku shpejt dhe i pyeti menjëherë:

– Çfarë padrejtësie?!

– U tupëruam nga djali i Amr Ibn Asit që ti e ke vendosur të parin e Egjiptit!

– Çfarë ka ndodhur?!

– U bë gara, djali im doli fitues por ai ma goditi djalin shumë dhe u turpërua në sy të njerëzve.

– Uluni aty dhe mos lëvizni sa t’i thëras dhe ata të vijnë.

Omeri r.a i dërgon letër Amr Ibn Asit dhe i thotë: ” Lëri të gjitha punët, vendos zëvendësuesin tënd,
merre djalin dhe hajde shpejt në Medinë.”

Amr Ibn As sapo e lexoi letrën dhe pa se duhet të shkonte me djalin e pa që aty kishte diçka. E thiri
djalin dhe djali i tha: Baba kam bërë një padrejtësi! Ai i tha:

– Bir, tek Omeri r.a s’ka tolerancë.

U nisën drejt Medinës. Sapo mbërritën atje Omeri r.a i thiri të dyja palët edhe pse Amer Ibn Asi ishtë
shoku i profetit Muhammed alejhi selam.

Omeri r.a ju tha:

– Këta më janë ankuar sepse ka ndodhur kjo ngjarje, si mendon ti? E pyeti djalin.

– Kështu ka ndodhur tha djali.

– Çohu ti që more goditjen dhe godite me shkopin tënd djalin e Amr Ibn Asit! Merja hakun ose fale.
Ai që fal është më afër devotshmërisë.

Ai nuk e fali edhe e goditi me shkop me aq fuqi saç e kishte goditur.

Omeri i drejtë tha:

– Edhe babain, edhe babain sepse ky e ka fajin që e ka llastuar. Sepse prej pushtetit të tij ndodhi kjo
gjë.

Djali i tha:

– Jo o prijësi i besimtarëve jam i kënaqur e vendosa drejtësinë nuk kam gjë me babain. Omeri r.a e
nxori Amr Ibn Asin përpara dhe i tha:
– Dëgjo këtu! Kur i robëruat ju njerëzit kur Zoti i ka krijuar në barkun e nënës të lirë. A nuk e di ti Amr
se Zoti i ka krijuar njerëzit të lirë dhe të gjithë janë të barabartë përpara tij?!

– Po Prijësi i besimtarëve por fëmija ta merr fytyrën edhe faqen.

Zoti na bëftë të drejtë, modestë dhe dijetarë!

‫ْط ۖ َوأَنزَ ْلنَا‬ِ ‫اس ِب ْال ِقس‬ ُ َّ‫وم الن‬ َ ُ‫َاب َو ْال ِميزَ انَ ِليَق‬
َ ‫ت َوأَنزَ ْلنَا َمعَ ُه ُم ْال ِكت‬ ِ ‫سلَنَا ِب ْالبَ ِيِّنَا‬ُ ‫س ْلنَا ُر‬
َ ‫لَقَ ْد أ َ ْر‬
ٌّ ‫ب ۖ إِ َّن اللَّـهَ قَ ِو‬
‫ي‬ ِ ‫سلَهُ بِ ْالغَ ْي‬ ُ ‫اس َو ِليَ ْعلَ َم اللَّـهُ َمن يَن‬
ُ ‫ص ُرهُ َو ُر‬ ِ َّ‫شدِي ٌد َو َمنَافِ ُع ِللن‬ َ ‫س‬ ٌ ْ ‫ْال َحدِي َد فِي ِه بَأ‬
‫يز‬ٌ ‫ع ِز‬َ Hadid 25
Ne i dërguam të dërguarit Tonë me dokumente të qarta dhe Ne zbritëm me ata librin dhe drejtësinë
që t’i përmbahen njerëzit të së drejtës. Ne e kemi zbritur edhe hekurin që në të ka forcë të fortë dhe
dobi për njerz, e edhe për t’u ditur te All-llahu se kush ndihmon Atë (rrugën e Tij) dhe të dërguarit e
Tij duke i besuar të fshehtës. S’ka dyshim se All-llahu është furnizues, mbizotërues.

ADh-arijatu 51: 47

Ne, me forcën tonë e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjërojmë atë.

ADh-arijatu 51: 49
Dhe Ne krijuam prej çdo sendi dy lloje (mashkull e femër) që ju të
përkujtoni (madhështnë e Zotit).

Musa 136
Ibrahim 67
Mohamed 4
Ahmed 1
Jusuf 27
Nuh 50
Adem 25
Isa 25
Maryam 34 in Kuran 19 times in bibel
Yunus 4
Idriis 2

You might also like