You are on page 1of 19

Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

KAPITULLI I

STRUKTURA DHE TEKSI


1. HTML dhe struktura e përgjithshme e një dokumenti HTML
2. Disa koncepte bazë
3. Krijimi i një Web Page
4. Ndryshimet në faqet Web ekzistuese
5. Teksi në HTML

1. HTML dhe struktura e përgjithshme e një dokumenti HTML

HTML (Hypertext Markup Language) është një gjuhë shenjash që lejon të


shfaqen përmbajtje të pasura me elementë të ndryshëm, ti referohesh
burimeve të tjera, si edhe të krijohen lidhje me dokumente të tjerë.
Dokumentet HTML quhen ndryshe WebPage.

Hypertext është një dokument i cili përmban informacione dhe është i lidhur
me dokumente të tjerë.

Struktura e përgjithshme e një dokumenti HTML është:

<html
<head>
<title> Titulli i dokumentit</title>
</head>
<body>
Përmbajtja e dokumentit
</body>
</html>

2. Disa koncepte bazë

1. Formati i emrave të file –ve është: .html ose .htm.


2. Elementët e HTML janë komponente individuale të një dokumenti
HTML. Elementët e HTML konsistojnë në fillimin dhe fundin e një
tagu, përmbajtja e të cilit vendoset midis fillimit dhe fundit të tagut.
3. File –t kanë tage. Një tag përdoret për të përfshirë element qe kanë
përmbajtje. Ky tag quhet tag çift. Fillimi dhe fundi i tagut ka këtë
paraqitje:
<tag>…</tag>
Përmbajtja e tagut mund të jetë: paragraph, heading, tabela, lista etj.
Tagu i fillimit (<tag>) do të thotë fillimi i elementit dhe fundi i tagut
(</tag) do të thotë se elementi përfundon. Pra, përmbajtja e një
elementi do të jetë midis fillimit të tagut dhe fundit të tagut. Ato
mund të shkruhen me gërma të mëdha ose me gërma të vogla (no

1
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

case-sensitive). Taget mund të mbajnë brenda vetes edhe atribute.


Taget teke vendosin diçka brenda faqes, këto tage nuk bashkangjisin
përmbajtje dhe përdorin vetëm një tag. Tage teke janë: <hr> - vijë
horizontale, <img> - vendoset një imazh, <br> - kalon në një rresht të
ri, etj.
4. Atributi jep informacione shtesë në lidhje me përmbajtjen e një
elementi. Çdo atribut është i përbërë nga dy pjesë: emri dhe vlera.
Emri i atributit tregon llojin e informacionit shtesë që do ti shtohet
përmbajtjes së elementit. Vlera e atributit është informacioni ose
përcaktimi për atribut. Vlera e atributit vendoset në thonjëza dyshe.
Atributet mund të kenë vlera të ndryshme.
Emri i Vlera e Emri i Vlera e
atribitit atribitit atribitit atribitit

<tag atribut1=”vlera” atribut2=”vlera”>...</tag>

Fillimi i elementit Fundi i elementit


5. Elementët html, body, head dhe title janë ndër elementët bazë të një
Web Page. Çdo dokument fillon me tagun <html> dhe përfundon me
</html>. Çdo gjë qe ndodhet midis fillimit të tagut <body> dhe fundit
të tagut </body> do të shfaqet në dritare e browserit. Përpara
elementit <body> shpesh vendoset elementi <head>. Ky element
përmban informacion rreth faqes. Elementi <title> shfaqet në fillim të
browserit, zakonisht shkruhet URL e faqes.

Tagu hapës Tagu mbyllës Përshkrimi


<html> </html> Përcakton dokumentin e HTML
<head> </head> Identifikues për faqen
Ndodhet e gjithë përmbajtja e cila do
<body> </body>
të afishohet në dritare
<title> </title> Titulli i dokumentit

6. Nesting (Elementët e mbivendosur). Faqet Web janë të strukturuara


duke kombinuar element të mbivendosur. Këto element përshtaten
mjaft mirë më njëri – tjetrin.
<html>
<head>
<title> Document title
</title>
</head>
<body>
Tekse dhe përmbajtja e faqes
</body>
</html>

2
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

3. Krijimi i një Web Page

Për të shkruajtur një dokument HTML përdoret Notepad++ ose TextEditor të


ndryshëm.

Hapat që ndiqen për të krijuar një dokument në Notepad++ janë:

1. Hapet Notepad++ dhe New file.


2. Shkruhet kodi i HTML.

3. Kodi ruhet në formatin .html.

4. Hapet faqja e krijuar në një nga browserat.

Çdo gjë e shkruar midis tagut <title> do të shfaqet në bar titullin në krye të dritares së
browserit.

Çdo gjë e shkruar midis tagut <body> do të shfaqet në dritaren kryesore të browserit.

3
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

4. Ndryshimet në faqet Web ekzistuese

Për të bërë ndryshime në një faqe Web të krijuar në një text editor dhe të
hapur në një browser ndiqen këto hapa:

1. Browseri me faqen HTML lihet hapur dhe kthehesh te text editori.


2. Nëse faqja HTML nuk është e hapur në text editor atëherë kjo faqe
duhet hapur në text editor.
3. Kryhen ndryshimet e faqes HTML në text editor.
4. Ruhen ndryshimet e kryera.
5. Kthehesh te Web Browseri dhe klikohet butoni Refresh.

5. Teksi në HTML

Dokumentet HTML përfshijnë tekste, imazhe, file multimediale, linke dhe


pjesë të tjera të përmbajtjes së një faqe Web.

1. HTML Paragraf

Tagu që përdoret për të krijuar një paragraph është <p>. Një paragraf mund
të përmbajë disa atribute në vetvete, të tillë mund të jetë atributi ALGIN i cili
tregon drejtimin e tekstit në paragraf. Vlerat e tij janë: LEFT, RIGHT,
CENTRAL dhe JUSTIFY.
Për të krijuar një paragraf ndiqen hapat e mëposhtëm:

1. Vendoset <p> në trupin dokumentit.


2. Shkruhet përmbajtja e paragrafit.
3. Vendoset </p> për të mbyllur paragrafin.

Shembull:
<html>
<body>
<p>Paragrafi im i parë</p>
<p>Ky është një paragraf tjetër. Paragrafët kanë
një distancë nga njëri - tjetri.</p>
</body>
</html>

Distanca midis paragrafëve

4
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

2. HTML Headings – Titujt

HTML headings përdoren kryesisht për emrat e kapitujve ose të paragrafëve


(seksioneve). Ata përcaktohen nga tagu <hn>, ku n=1,2,..,6, duke filluar
nga <h1> e deri te <h6>.

Për të krijuar një heading ndiqen hapat e mëposhtëm:


1. Vendoset <hn> në trupin e dokumentit.
2. Shkruhet përmbajtja e heading.
3. Vendoset </hn> për të mbyllur heading.
Ku n tregon nivelin e heading, n=1,2,…,6. Niveli i parë <h1> është heading
me madhësi shkrimi më të madhe dhe mund të jetë dy deri në tre njësi
shkrimi më e madhe se madhësia standarte e tekstit për paragrafët. Niveli i
gjashtë <h6> është heading me madhësi shkrimi më të vogël dhe është dy
deri në tre njësi shkrimi më i vogël se madhësia standarte e tekstit për
paragrafët. Në ndryshim nga paragrafet standart te HTML të gjithë heading
janë bold (të theksuar). Madhësia e shkrimit duke u nisur nga h1 në h6
është: 24,18,14,12,10 dhe 8 point font.

Shembull:
<html>
<body>
<h1>Suksese ne mesime</h1>
<h2>Suksese ne mesime</h2>
<h3>Suksese ne mesime</h3>
<h4>Suksese ne mesime</h4>
<h5>Suksese ne mesime</h5>
<h6>Suksese ne mesime</h6>
</body>
</html>

3. Teksti i preformatuar

Në përgjithësi, HTML injoron hapsirat (white space) brenda një dokumenti.


Browserat nuk i shfaqin blloqet e elementëve. Për të shfaqur në një browser
përmbajtje së bashku me white space përdoret tagun <pre> (preformating
text). Një tjetër mënyrë për të shfaqur blloqet e elementëve të tekstit është
përdorimi i tagut <br>, ky tag kalon përmbajtjen pasardhëse në një rresht të
ri. Shembulli i mëposhtëm paraqet rastet kur përdoret tagu <p> dhe tagu
<pre>.

5
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Përdorimi i tagut <p> Përdorimi i tagut <pre>

<html> <html>
<body> <body>
<p> Atdheut <pre> Atdheut

N'ty mendoj kur agon drita, N'ty mendoj kur agon drita,
Kur bylbyli mallshem kndon, Kur bylbyli mallshem kndon,
N'ty mendoj kur soset dita, N'ty mendoj kur soset dita,
Terri boten kur e mblon. Terri boten kur e mblon.

Vec se ty te shoh un n'anderr, Vec se ty te shoh un n'anderr,


Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim; Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim;
Nder t'vështira ti m'je qanderr, Nder t'vështira ti m'je qanderr,
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim. Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.
<p> </pre>
</body> </body>
</html> </html>

Ekzekutimi:
Kur përdoret tagu <p>

Kur përdoret tagu <pre>

6
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Ndërtojmë të njëjtën faqe duke përdorur tagun <br> (line break).

<html>
<body>
<p> Atdheut<br><br>
N'ty mendoj kur agon drita,<br>
Kur bylbyli mallshem kndon, <br>
N'ty mendoj kur soset dita, <br>
Terri boten kur e mblon. <br><br>
Vec se ty te shoh un n'anderr, <br>
Vec se ty, cuet, t'kam n'mendim; <br>
Nder t'vështira ti m'je qanderr,<br>
Per ty i lehtë m'vjen cdo ndeshkim.<br>
<p>
</body>
</html>

4. Block quotes

Quotes janë tekse të cilat ndodhen të zhvendosura nga kufiri i majtë


afërsisht ½ inch. Ky bllok teksi është i krijuar në një rresht të ri. Tagu që
përdoret është <blockquote>.

Shembull:
<html
<body>
<h1>HISTORIKU I UAMD</h1>
<blockquote>
Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
është një institucion publik i arsimit
të lartë i krijuar me Vendim të Këshillit
të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,
Nr. 801, datë 20.12.2005
“Për hapjen e Universitetit “Aleksandër Moisiu”
në Durrës”. </blockquote>
<p>UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRES</p>
</body>
</html>

7
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

5. Vija horizontale

Një vijë horizontale përdor tagun <hr> (horizontal line). Përdoret për të ndarë
faqen në seksione të ndryshme. Ndan headers dhe footers nga pjesa tjetër e
faqes.

Shembull:

<html>
<body>
<p> Ky është një paragraf i ndjekur nga një vijë horizontale</p>
<hr>
<p> Ky është një paragraf i ndjekur nga një vijë tjetër horizontale</p>
<hr size="4" align="center" width="50%" color="red">
</body>
</html>

6. Taget bold, italic dhe emphasize

Tagu <b> (bold) përdoret për të shfaqur karaktere në mënyrë vizuale më të


theksuar. Karakteret vendosen midis tageve <b> dhe </b>. Tagu <i> (italic)
përdoret për të shfaqur karaktere në mënyrë vizuale të pjerrët. Karakteret
vendosen midis tageve <i> dhe </i>. Këto tage përdoren kryesisht për të
shprehur një fjalë kyçe në një paragraf. I ngjashëm me tagun <i> është tagu
<em> (emphasized), i cili përdoret për të theksuar një pjesë të tekstit me
rëndësi kuptimore të shtuar. Shembulli i mëposhtëm përfshin të tre taget e
sipërpëmendura.

8
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull:
<html>
<body>
<p>Përdorimi i tagut <b> bold</b></p>
<p>Përdorimi i tagut <i> italic</i></p>
<p>Përdorimi i tagut <em>emphasize</em></p>
</body>
</html>

7. Taget superscript dhe subscript

Tagu <sup> (superscript) përdoret për karaktere që duhet të jenë si indeks i


sipërm i karaktereve të tjera të tilla si, prapashtesa e orës (1000), ngritja në
fuqi e një numri (32) etj. Tagu <sub> (subscript) përdoret për karaktere që
duhet të jenë si indeks i poshtëm i karaktereve të tjera të tilla si, formula
kimike e ujit (H2O), indekset e variablave (x1) etj.

Shembull:

<html>
<body>
<p>Përdorimi i tagut subscript</p>
<p>Formula e ujit është H<sub>2</sub>O</p>
<p>Përdorimi i tagut superscript</p>
<p>Katrori i numrit 9 është 81. (9<sup>2</sup>=81)</p>
</body>
</html>

8. Taget inserted, underline dhe delete

Taget <ins> (inserted) dhe <u> (underline) përdoren për të vendosur një vijë
nën karaktere, ndërsa tagu <del> (delete) përdoret për të vendosur vijë në
mes të karaktereve.

9
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull:

<html>
<body>
<p> <u> Ky tekst është
<i>underline</i></u></p>
<p> <del> Ky tekst është
<i>delete</i></del></p>
</body>
</html>

Tabela e mëposhtme paraqet disa nga taget më të zakonshme të një faqeje


HTML.

Tagu hapës Tagu mbyllës Përshkrimi


<big> </big> Sa herë përdoret në tekste rrit madhësinë e
shkrimit me një njësi
<b> </b> Rëndësi e fortë e karaktereve (bold)
<strong> </strong> Rëndësi e fortë e karaktereve
<br> </br> Kalon në një rresht tjetër, vijë pushimi
<i>, <em> </i>, </em> Tekst i pjerrët
<small> </small> Sa herë përdoret në tekste zvogëlon
madhësinë e shkrimit me një njësi
<sub> </sub> subscript
<sup> </sup> superscript

<u>, <ins> </u>, </ins> Tekst i vijëzuar


<mark> </mark> I ngjyrosur, vetëm teksti
<del> </del> Teksti shfaqet me vij në mes

9. Entitetet

Entitetet janë karaktere të veçanta të cilat nuk janë karaktere të para në


tastierën kompjuterike. Për shembull, nëse kërkohet karakteri ‘!’ atëherë
përdoruesi mban shtypur tastin SHIFT dhe shtyp tastin korespondues që ka
simbolin ‘!’, pikërisht në raste të tilla përdoren entitetet. Edhe pse këto
karaktere mund të krijohen lehtësisht nga tastiera kompjuterike disa
sisteme kompjuterike në të cilin hapet faqja e krijura nuk i njohin këto
karaktere. Për të fituar një qëndrueshmëri në të gjitha sistemet
kompjuterike rekomandohet përdorimi i entiteteve. Entitetet fillojnë me
simbolin e ‘&’.

10
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Karakteri Përshkrimi Emri i Numri i


entitetit entitetit
hapsirë &nbsp; &#160;
< Më i vogël &lt; &#60;
> Më i madh &gt; &#62;
& Simbol &amp; &#38;
" Thonjëza çifte &quot; &#34;
' Thonjëza teke &apos; &#39;
¢ Cent &cent; &#162;
£ Pound &pound; &#163;
¥ Yen &yen; &#165;
€ Euro &euro; &#8364;
© Copyright &copy; &#169;
® Simboli ‘markë e regjistruar’ &reg; &#174;
ë Gërma ‘ë’ &euml; &#235;
Ë Gërma ‘Ë’ &Euml; &#203;

Shembull:

Përdorimi i entiteteve Mos përdorimi i entiteteve

<html> <html>
<body> <body>
<p> P&eumlrdorimi i entiteteve</p> <p> Përdorimi i entiteteve</p>
<p> Numri 3 &eumlsht&euml m&euml <p> Numri 3 është më i madh se numri 2,
i madh se numri 2, 3>2</p>
&nbsp&nbsp 3&gt2</p> </body>
</body> </html>
</html>

10. Komentet në një file HTML

Komentet përdoren për të mbajtur shënime rreth faqes Web ose një koment
personal i ndërtuesit të faqes.

<!- - Komenti vendoset këtu - ->

11. Përfshirja e tageve brenda njëri-tjetrit

Tagu i fundit i hapur mbyllet i pari dhe tagu i parë i hapur mbyllet i fundit,
në përgjithësi varet nga elementi.

11
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull:

<html>
<body>
<p> Ky teks është <b> bold</b>dhe ky tekst është <i>italic</i></p>
</body>
</html>

12. Hapsirat dhe ndërprerjet (spacing dhe breaking)

Vendet ku mund të përdoren hapsirat dhe ndërprerjet janë:

1. Midis tageve për të bërë dallimet midis seksioneve të faqës.


2. Midis vijave të tekstit brenda trupit të faqes .

Nuk ka hapsirë midis Nuk ka hapsirë midis


kllapave dhe tagut kllapave të tekstit

Vendoset hapsire Vendoset hapsirë


Hapsirë midis midis atributeve
tagut dhe atributit

13. Organizimi i seksioneve

Një aspekt shumë i rëndësishem i faqeve Web është organizimi i përmbajtjes


së faqes. Dy taget më të rëndesishme që përdoren janë <div> dhe <span>, të
cilët janë ndarës seksionesh.

Tagu hapës Tagu mbyllës Përshkrimi

Ndarës seksionesh, nuk ka atribut të


<div> </div> kërkuar. Përdor kryesisht style, class dhe id.
Përdoret për formatimin e një bllok
elementësh (bllok – line).
Ndarës seksionesh, nuk ka atribut të
<span> </span> kërkuar. Përdor kryesisht style, class dhe id.
Përdoret për formatimin e një elementi (in-
line).

12
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull: <div>.

<html>
<body>
<div style="background-color:pink;">
<h2>Shqipëria</h2> Tagu <div> përfshin një bllok
<p>Shqipëria vendi i Shqiponjave</p> elementësh, të gjithë këta
<p> O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka element kanë formatimin e
tagut <div>.
Më je nënë, më je motër, më je vlla.
Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé.</p>
</div>
</body>
</html>

Shembull: <span>.

<html>
<body>
<div style="background-color:pink;">
<h2>Shqipëria</h2>
<p>Shqipëria vendi i <span style="color:red">
Shqiponjave</span></p>
</div>
</body> Tagu <span> përfshin një
elementë.
</html>

14. Formatimi i tekstit

Formatimi i tekstit lidhet me: pozicionin e tekstit, tipin e shkrimit,


madhësinë e shkrimit, ngjyrën e shkrimit dhe ngjyrën e sfondit të shkrimit.

1. Alignment – pozicionimi i tekstit

Rasti standart i pozicionimit të tekstit në një faqe Web është majtas – sipër.
Pozicionimi i shkrimit përdor atributitn align dhe merr një nga këto vlera:

 CENTER
 LEFT
 RIGHT
 JUSTIFY

13
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Rastet e mësipërme njihen ndryshe si pozicionimi horizontal i tekstit.


Gjithashtu njihet edhe pozicionimi vertikal i tekstit i cili përdor atributin
valign dhe merr një nga këto vlera:

 TOP
 MIDDLE
 BOTTOM

Për të pozicionuar një tekst përdoret trajta: align=”value” (valign=”value”),


ose style=”text-align:value” (style=”valign:value”).

Atributi Vlera Përshkrimi


Center
Left
style=”text-align:vlera” Pozicionimi i tekstit horizontalisht
Right
Justify
Top
Pozicionimi i tekstit vertikalisht,
style=”text-valign:vlera” Middle
përdoret te tabelat
Bottom

Shembull:

<html>
<body>
<h1 style="text-align:center">
Teksi eshte pozicionuar ne
Teksi eshte pozicionuar ne qender
qender</h1>
</body>
</html>

2. Tipi i shkrimit

Tipi i shkrimit përdor atributin: font – family. Tabela e mëposhtme paraqet


atributin dhe vlerat e tij.

Atributi Vlera
Time New Roman
Arial
Bookman Old Style
style=”font-family:vlera”
Calibri
Verdana
etj.

Shembull:

<html>
<body>
<p style="font-family:Arial">Tipi i shkrimit Arial</p>

14
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<p style="font-family:Calibri">Tipi i shkrimit Calibri</p>


</body>
</html>

Tabela e mëposhtme paraqet disa tipe shkrimesh:

3. Madhësia e shkrimit

Atributi i cili përdoret për madhësinë e shkrimit është: font-size. Vlera e këtij
atributi mund të jepet në një nga mënyrat e tabelës së mëposhtme.

Atributi Vlera
Numra nga 1-7
100px - pixel
style=”font-size:vlera”
100% - përqind
100pt - point

Shembull:

<html>
<body>
<p font-size="5"> Madhësia e këtij shkrimi është 5 size</p>
<p style="font-size: 25pt"> Madhësia e këtij shkrimi është 25 point</p>

15
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<p style="font-size: 20px"> Madhësia e këtij shkrimi është 20 pixel</p>


<p style="font-size: 140%"> Madhësia e këtij shkrimi është 140 përqind</p>
</body>
</html>

Shënim: Nëse përdoret trajta: style=”fornt-size=5” atëherë vlera njihet si


pixel.

4. Ngjyra e shkrimit

Për të vendosur ngjyrën e tekstit përdoren disa metoda.

- Hekzadecimal Color, RGB Value. Monitorët e kompjuterave ofrojnë


kryesisht ngjyrat RGB, ku R=Red, G=Green dhe B=Blue. Secili prej të
cilëve merr vlerë midis 0 dhe 255. Sa me afër 0 të jetë vlera atëherë
ngjyra është më e errët dhe sa më afër 255 të jetë vlera atëherë ngjyra
ka një spekter më të lehtë. Vlerat ndiqen si mëposhtë:

Red Green Blue


White 255 255 255
Black 0 0 0

Trajta e përgjithshme është:

style=”color:rgb(red_value,green_value,blue_value)”

- Sistemi Hexadecimal. Nëse do të kryhej një konvertim midis njësive në


sistemin me bazë 10 dhe atij me bazë 16 atëherë konvertimi do të
ishte:

Decimal 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
Hex 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 A B C D E F

Trajta e përgjithshme është: style=”color:#red_valuegreen_valueblue_value”

16
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

- Ngjyra të shrehura në përqindje.

Trajta e përgjithshme është:

style=”color:rgb(%red_value,%green_value,%blue_value)”

- Ngjyra të shprehura me emra ngjyrash.

Trajta e përgjithshme është: style=”color:color_name”

Në tabelën e mëposhtme paraqiten konvertimet e mësipërme duke përdorur:


emrat e ngjyrave, vlerat në sistemin hekzadecimal dhe RGB vlerat.

Trajta e përgjithshme në HTML e stilit për ngjyrën blu është:

Atributi Vlera
#0000FF – hekzadecimal
rgb(0,0,255) – RGB
style=”color:vlera”
rgb(0%,0%,100%) – përqindje
Blue- color name

Shembull:

<html>
<body>
<p style="color:#FF0000">Ngjyra e tekstit duke përdorur sistemin
Hexadecimal</p>

17
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<p style="color:rgb(255,255,0)">Ngjyra e tekstit duke përdorur kodin


RGB</p>
<p style="color:rgb(30%,50%,100%">Ngjyra e tekstit duke përdorur sistemin e
përqindjes</p>
<p style="color:olive">Ngjyra e tekstit duke përdorur color name</p>
</body>
</html>

5. Ngjyra e sfondit të shkrimit

Përdoret atributi backgraund-color. Vlerat e këtij atributi janë të ngjashme


me atributin color.

Trajta e përgjithshme është: style=”background-color:value”

Trajta e përgjithshme në HTML e stilit për sfondin ngjyrë blu është:

Atributi Vlera
#0000FF – hekzadecimal
rgb(0,0,255) – RGB
style=”backgraund-color:vlera”
rgb(0%,0%,100%) – përqindje
Blue- color name

Shembull:

<html>
<body>
<p style="background-color:#99AA00"> Ngjyra e sfondit duke përdorur
sistemin Hexadecimal</p>
<p style="background-color:rgb(25,50,150)">Ngjyra e sfondit duke përdorur
kodin RGB</p>
<p style="background-color:rgb(100%,50%,100%">Ngjyra e sfondit duke
përdorur sistemin e përqindjes</p>
<p style="background-color:yellow">Ngjyra e sfondit duke përdorur color
name</p>
</body>
</html>

18
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Në mënyrë të përmbledhur atributet për stilet e tekstit janë:

Atributi Vlera
Tipi i shkrimit style="font-family: value"
Madhësia e shkrimit style="font-size: value"
style="text-algin: value"
Pozicioni i tekstit
style="vertical-align: text-value"
Ngjyra e shkrimit style=”color:value”
Ngjyra e sfondit të shkrimit style=”backgraund-color:value”

19

You might also like