You are on page 1of 8

Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

KAPITULLI II

LISTAT
1. Listat e renditura (ordered list).
2. Listat e parenditura (unordered list).
3. Listat përcaktuese (definition list).
4. Listat e ndërthuara.

Listat janë mjete që përdoren për të grupuar elementë të ngjashëm, që japin


informacion të së njëjtës kategorie.

Njihen tre lloje listash:

1. Listat e renditura (ordered list).


2. Listat e parenditura (unordered list).
3. Listat përcaktuese (definition list).

1. Listat e renditura (ordered list)

Një listë quhet listë e renditur kur çdo element i saj është i numëruar.
Përdoret një listë e renditur atëherë kur rendi ose prioriteti i elementëve
është i rëndësishëm. Një listë e renditur ka përpara saj një numër ose një
gërmë. Lista e renditur fillon me tagun <ol>(ordered list). Elementët e listës
përdorin tagun <li> (list). Çdo element i listës vendoset midis tagut hapës
<li> dhe tagut mbyllës </li>.

Për të përcaktuar një listë të renditur ndiqen këto hapa:

1. Një listë e renditur fillon me tagun <ol>.


2. Të gjithë elementët e listës fillojnë me tagun <li>.
3. Mbyllja e listës kryhet duke përdorur tagun </ol>.

Struktura e përgjithshme e një liste të renditur është:

<ol type=”value” start=”vlera”>


<li>Elementi 1</li>
<li>Elementi 2</li>
………………………
<li>Elementi n</li>
</ol>

Shembull:

<html>
<body>
<ol>

1
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<p>Fakultetet e UAMD</p>
<li>Fakulteti i Teknologjise Se Informacionit</li>
<li>Fakulteti i Biznesit</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Profesionale</li>
<li>Fakulteti i Edukimit</li>
<li>Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Te Integruara me Praktiken</li>
</ol>
</body>
</html>

Përpara çdo elementi të listës së renditur përdoren numrat Arabik nëse nuk
është përcaktuar vlera e atributit type. Atributi type përcakton stilin e
numërimit të listës.

Listat e renditura mund të përdorin para çdo elementi të saj këto elementë:

Vlerat e
Përshkrimi
atributit ‘type’
1 Elementët e listës fillojnë me numrat arabik. 1,2,3,..
Elementët e listës fillojnë me gërma të mëdha të alfabetit,
A
A,B,C…
Elementët e listës fillojnë me gërma të vogla të alfabetit,
a
a,b,c,….
Elementët e listës fillojnë me numrat romak uppercase
I
I,II,III…
Elementët e listës fillojnë me numrat romak lowercase
i
i,ii,iii…

Shembull:

<html>
<body>
<ol type="A">
<p>Fakultetet e UAMD</p>
<li>Fakulteti i Teknologjise Se Informacionit</li>
<li>Fakulteti i Biznesit</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Profesionale</li>
<li>Fakulteti i Edukimit</li>

2
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<li>Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike</li>


<li>Fakulteti i Studimeve Te Integruara me Praktiken</li>
</ol>
</body>
</html>

Vlerat e atributit type përcaktojnë stilin e numërimit të listës dhe elementi i


parë fillon me vlerën fillestare të vlerës së atributit type, kjo vlerë mund të
ndryshoj duke përdorur atributin start. Atributi start përdor gjithmonë një
vlerë numerike. Për shembull: nëse përdoret adributi type=’I” dhe atributi
start=”3”, atëherë elementi i parë i listës do të fillojë me: ‘III’.

Shembull:

<html>
<body>
<ol type="i" start="3">
<p>Fakultetet e UAMD</p>
<li>Fakulteti i Teknologjise Se Informacionit</li>
<li>Fakulteti i Biznesit</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Profesionale</li>
<li>Fakulteti i Edukimit</li>
<li>Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Te Integruara me Praktiken</li>
</ol>
</body>
</html>

Nëse kërkohet që lista të jetë në rendin zbritës përdoret reversed.

3
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull:

<html>
<body>
<h1>Artikuj shkollor</h1>
<ol type="A" reversed>
<li>Libra</li>
<li>Fletore</li>
<li>Stilolapsa</li>
<li>Lapsa</li>
</ol>
</body>
</html>

2. Listat e parenditura (unordered list)

Një listë quhet listë e parenditur kur çdo element i saj nuk përdor përpara
një numër ose një gërmë. Elementët e listës së parenditur nuk kanë prioritet
në renditjen e tyre. Një listë e parenditur ka përpara saj një simbol. Lista e
parenditur fillon me tagun <ul> (unordered list). Elementët e listës përdorin
tagun <li> (list). Çdo element i listës vendoset midis tagut hapës <li> dhe
tagut mbyllës </li>.

Për të përcaktuar një listë të parenditur ndiqen këto hapa:

1. Një listë e parenditur fillon me tagun <ul>.


2. Të gjithë elementët e listës fillojnë me tagun <li>.
3. Mbyllja e listës kryhet duke përdorur tagun </ul>.

Struktura e përgjithshme e një liste të parenditur është:

<ul type=”value”>
<li>Elementi 1</li>
<li>Elementi 2</li>
………………………
<li>Elementi n</li>
</ul>

Shembull:

<html>
<body>
<ul>
<p>Fakultetet e UAMD</p>
<li>Fakulteti i Teknologjise Se Informacionit</li>
<li>Fakulteti i Biznesit</li>
<li>Fakulteti i Studimeve Profesionale</li>
<li>Fakulteti i Edukimit</li>

4
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

<li>Fakulteti i Shkencave Politike-Juridike</li>


<li>Fakulteti i Studimeve Te Integruara me Praktiken</li>
</ul>
</body>
</html>

Përpara çdo elementi të listës së parenditur përdoret simboli ‘disc’ nëse nuk
është përcaktuar vlera e atributit type. Atributi type përcakton simbolin
para çdo elementi të listës.

Vlera e atributit ‘type’ Përshkrimi


disc Elementët e listës fillojnë me një rreth të mbushur
circle Elementët e listës fillojnë me një rreth bosh
square Elementët e listës fillojnë me një katror
none Elementët e listës nuk fillojnë me asnjë simbol

Shembull:

<html>
<body>
<h1>Artikuj shkollor</h1>
<ul type="square">
<li>Libra</li>
<li>Fletore</li>
<li>Stilolapsa</li>
<li>Lapsa</li>
</ul>
</body>
</html>

3. Listat përcaktuese (definition list)

Një listë përcaktuese përdoret për të treguar termat dhe përkufizimet e tyre.
Pra, janë lista të përbëra nga grupi i termave dhe përkufizimi i tyre,
përcaktojnë terminologjinë. Një listë përcaktuese fillon me tagun <dl>
(definition list). Termat e listës përdorin tagun <dt> (definition term).
Përcaktimi i përkufizimit të termit përdor tagun <dd> (definition list
definition).

5
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Për të përcaktuar një listë përcaktuese ndiqen këto hapa:

1. Një listë përcaktuese fillon me tagun <dl>.


2. Të gjithë termat e listës fillojnë me tagun <dt>.
3. Përcaktimi i përkufizimit të termave fillon me tagun <dd>
4. Mbyllja e listës kryhet duke përdorur tagun </dl>.

Struktura e përgjithshme e një liste përcaktuese është:

<dl>
<dt>Term1</dt>
<dd>Përcaktimi i Term1</dd>
<dt>Term2</dt>
<dd>Përcaktimi i Term2</dd>
……………………………..
<dt>Termn</dt>
<dd>Përcaktimi i Termn</dd>
</dl>

Shembull:

<html>
<body>
<h1>Markup Language Definitions</h1>
<dl>
<dt>SGML</dt>
<dd>The Standard Generalized Markup Language</dd>
<dt>HTML</dt>
<dd>The Hypertext Markup Language</dd>
<dt>XML</dt>
<dd>The Extensible Markup Language</dd>
<dt>XHTML</dt>
<dd>Extensible HyperText Markup Language</dd>
</dl>
</body>
</html>

6
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

4. Listat e ndërthurura

Listat e ndërthurura janë ato lista të cilat janë koombinim i listave të


renditura, të parenditura dhe përcaktuese.

Shembull:
<html>
<body>
<h2>Liste e nderthurur</h2>
<ol type="1">
<li>Hyrje</li>
<li>Kapitulli 1</li>
<ul>
<li>Seksioni 1</li>
<li>Seksioni 2</li>
<li>Seksioni 3</li>
</ul>
<li>Kapitulli 2</li>
<ul>
<li>Seksioni 1</li>
<li>Seksioni 2</li>
<li>Seksioni 3</li>
</ul>
<li>Shtojce</li>
<li>Referenca</li>
</ol>
</body>
</html>

7
Programim ne Web 1 Oltiana Toshkollari

Shembull:
<html>
<body>
<h2>Liste e nderthurur</h2>
<dl>
<dt><b>HTML</b></dt>
<dd>Hyper Text Markup Language</dd>
<dd>Ne kete pjese trajtohen:</dd>
<ol type="A">
<li>Teksi</li>
<li>Lista</li>
<li>Imazhi</li>
<li>Linke</li>
<ul type="square">
<li>Linke Relativ</li>
<li>Linke Absolut</li>
</ul>
<li>Tabela</li>
<li>Forma</li>
<li>Frame</li>
</ol>
<dt><b>CSS</b></dt>
<dd>Cascading Style Sheet</dd>
<dd>Ne kete pjese trajtohen:</dd>
<ol type="A">
<li>SPAN dhe DIV</li>
<li>Trashegimia</li>
</ol>
</dl>
</body>
</html>

You might also like