You are on page 1of 2

TRE RREGULLA PËR FE DHE DYNJA

Përputhja ndërmjet shpirtërores dhe materiales jo rrallë bëhet problematike për shkak të pozicionimit
në pole ekstreme të koncepteve. Disa konsiderojnë se mjafton të lutesh e t’i mbështetesh Allahut për
plotësimin e çdo gjëje derisa të tjerë konsiderojnë se këto nuk kanë asnjë dobi nëse ti nuk angazhohesh
dhe nuk punon. Që të dyja qëndrimet janë të gabuara dhe larg nga koncepti kur’anor dhe profetik.

Në vazhdim do të trajtohen duaja, tevekkuli dhe angazhimi si tre gjëra që na duhen për çështje të fesë
dhe të dynjasë.

Duaja

Kjo nënkupton ta lusësh Allahun për çdo gjë, respektivisht për lehtësimin e çdo gjëje për të cilën ke
nevojë, për arsye se duaja është adhurim dhe afrim tek Allahu xh.sh., është kërkim i ndihmës prej Atij në
dorën e të Cilit është çdo gjë. Allahu xh.sh., thotë:

َ ُ‫ُون َعنْ عِ َبا َدتِي َس َي ْد ُخل‬


َ ‫ون َج َه َّن َم َداخ ِِر‬
﴿ ‫ين‬ َ ‫﴾ َو َقا َل َر ُّب ُك ُم ْادعُونِي أَسْ َت ِجبْ لَ ُك ْم إِنَّ الَّذ‬
َ ‫ِين َيسْ َت ْك ِبر‬

“Zoti juaj, ka thënë: “Më thirrni Mua (më adhuroni), Unë do t’ju përgjigjem (shpërblejë)! Me të vërtetë,
ata që bëjnë mendjemadhësi e nuk duan të më adhurojnë – do të hyjnë të poshtëruar në skëterrë.”
[Gafir: 60]

Pejgamberi ‫ ﷺ‬ka thënë: “Duaja është ibadet.[1]”

Robi duhet ta lut Allahun për çdo gjë që ka nevojë, e madhe apo e vogël qoftë. Ibën Rexhebi ka thënë:
“Disa nga të parët e lusnin Allahun xh.sh., në namaz për të gjitha nevojat që kishin, madje edhe për
kripën e brumit, e edhe për ushqimin e kafshës.[2]”

Tevekkuli

Tevekkuli ose mbështetja në Allahun xh.sh., duhet të jetë për të gjitha çështjet dhe punët, që Allahu të
na i lehtësojë dhe mundësojë ato. Allahu xh.sh., thotë:

﴿ ‫…“ ﴾ َو َمنْ َي َت َو َّك ْل َعلَى هَّللا ِ َفه َُو َحسْ ُب ُه‬E, kush ia ka frikën Allahut, Ai ia lehtëson çështjen atij.” [Talak: 3]
Ndër definicionet dhe përkufizimet më të bukura dhe më përmbledhëse që i janë bërë tevekkulit është
ai që ka bërë hoxha Muhammed bin Salih el-Uthejmin, i cili ka thënë. “Tevekkuli është mbështetja e
sinqertë në Allahun e madhëruar për përfitimin e të mirave dhe largimin e të këqijave, duke ndërmarrë
më parë të gjitha shkaqet që Allahu i ka urdhëruar.[3]”

Puna / shkaqet

Siç pamë në definicionin e tevekkulit, mbështetja nuk realizohet plotësisht nëse robi më parë nuk
ndërmerr shkaqet, respektivisht nuk angazhohet personalisht për ta realizuar punën për të cilën lutet e
kërkon ndihmë. Kjo është ajo që kërkon feja prej nesh. Pejgamberi ‫ ﷺ‬edhe pse kishte
mbështetjen më të madhe në Allahun xh.sh., ndërmerrte shkaqet, angazhohej, punonte, e madje në
luftëra vishte edhe parzmoret për tu mbrojtur nga armiku.

Kur’ani na ka sjellë shembullin e Merjemes, përveç shembujve tjerë, se si duhet angazhuar madje edhe
në rastet më të vështira qoftë edhe simbolikisht. Merjemja, e cila po bëhej gati ta lindte Isanë a.s., u
urdhëruar ta shkundte trungun e hurmës, gjë që, si punë fizike, iu vjen rëndë edhe meshkujve, që
simbolikisht të dihej se qe angazhuar.

َ ‫﴾ َوه ُِّزي إِلَيْكِ ِب ِج ْذع ال َّن ْخلَ ِة ُت َساق ِْط َعلَيْكِ ر‬


﴿ ‫ُطبًا َج ِن ًّيا‬ ِ
“Shkunde trungun e palmës, e do të pikin mbi ty hurmat e freskëta.” [Merjem: 25]

Dijetari i madh, Shenkiti, duke komentuar këtë ajet ka thënë: “Allahu i madhëruar ka mundësi që t’i
bënte hurmat të binin edhe pa e shkundur Merjemja trungun fare por e ka urdhëruar që t’i ndërmerr
shkaqet e rënies së hurmave, pra ta shkund trungun. ”

Përfundim

Duaja është kërkim i ndihmës prej Allahut që askush dhe asgjë nuk mund ta sfidojë atë;

Tevekkuli është lidhja e zemrës për Allahun në dorën e të Cilit është çdo gjë,

Puna dhe angazhimi është përfillja e urdhrave të Allahut për realizimin e çështjeve të caktuara.

You might also like