You are on page 1of 1

Thirrje për sesionin shkencor: „Gjergj Fishta në 150 vjetorin e lindjes“

Gjergj Fishta është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe. Në veprën e tij
gërshetohen tematikat filozofike, stilistike dhe ideologjike të dy periudhave letrare dhe historike:
të periudhës së Rilindjes, dhe asaj të Pavarësisë. Fishta është cilësuar si poet kombëtar popullor,
sepse i ka kënduar atdheut, lirisë dhe pavarësisë së tij. Por, Fishta është poet kombëtar edhe
sepse u ka kënduar vlerave dhe virtyteve kombëtare; nderit, trimërisë, bukurisë, mençurisë,etj.
Prandaj vepra e tij është jo vetëm gjeografi, por edhe etnografi, psikologji artistike dhe
kombëtare. Duke qënë poeti më kompleks i poezisë shqipe, Fishta është dhe poeti më i
kompletuar i saj. Krijimtaria e tij është e gjerë; ai nuk është madhështor vetëm në epikë, por dhe
në lirikë, dramatikë, publicistikë si dhe në fushën e përkthimeve.
Me rastin e 150 vjetorit të lindjes së tij, Fakulteti i Edukimit dhe Filologjisë organizon, në datën
25 nëntor 2021, sesionin shkencor me temë “Gjergj Fishta në 150 - vjetorin e lindjes“

Temat kryesore që do të trajtojë ky sesion shkencor do të të përqëndrohen në:

- rrethanat historike të jetës dhe aktivitetit të tij atdhetar dhe politik


- rolin e Fishtës në organizimin e Kongresit të Manastirit
- analizën ideomatike të veprës epike të Fishtës
- analizën e poezisë lirike të tij
- analizën e krijimtarisë dramaturgjike të Gj. Fishtës
- analizën e publicistikës së Fishtës
- përkthimet, etj.
Të gjithë pedagogët e interesuar të dërgojnë temat që do të referojnë, deri në datën 5 nëntor
2021, në adresën e dekanatit: dekanati@yahoo.com

You might also like