You are on page 1of 5

Charlie Puth

Charles Otto Puth Jr. (/puːθ/; born December 2, 1991)


is an American singer, songwriter, and record producer. His initial exposure came
through the viral success of his song videos uploaded to YouTube.
After initially signing with eleveneleven after performing on The Ellen DeGeneres Show,
Puth began contributing to songs and albums for other artists, as well as creating lite
solo material and covers of popular songs. With primary intent on a solo career, Atlantic
Records and Artist Partner Group eventually sought the artist and released his debut
single, "Marvin Gaye" (featuring Meghan Trainor), in 2015.[2] His next single and first
feature, "See You Again", which he co-wrote, co-produced, and performed with Atlantic
label-mate Wiz Khalifa for the Furious 7 soundtrack as a tribute to actor Paul Walker. It
peaked at number one on the US Billboard Hot 100 for 12 non-consecutive weeks. After
the success of "See You Again", he gained worldwide recognition for multiple
subsequent releases, including his next single, "One Call Away". The single reached
number 12 on the Billboard Hot 100.
Puth's debut studio album, Nine Track Mind, was released in January 2016[3] to
moderate commercial success despite generally negative reviews from critics.[4] The
album was preceded by the singles "One Call Away" and "We Don't Talk Anymore"
(featuring Selena Gomez), which peaked at number 12 and number 9 respectively on
the Billboard Hot 100. In 2017, he released two songs, "Attention" and "How Long", with
the former peaking at number 5 on the Billboard Hot 100.[5] Both were included on his
second studio album, Voicenotes (2018), with ameliorated critical reception and a peak
of number 4 on the Billboard 200. In 2019, Puth released the singles "I Warned Myself",
"Mother" and "Cheating on You". The following year, Puth released singles "Girlfriend"
and "Hard on Yourself."
Arbëria në perandorine Bizantine

Me rimëkëmbjen e Perandorisë Bizantine (1261), teritoret e Shqiperisë u ndodhën përsëri nën sundimin e
saj. Por tani Bizanti nuk e kishte më autoritetin e dikurshëm. Feudalët e provincave ballkanike, duke
qëndruar më tepër se gjysmë shekulli (1204-1261) të shkëputur nga perandoria, ishin forcuar së tepërmi
dhe tani shikonin më tepër interesin e veçantë feudal se sa atë të perandorisë. Administrata bizantine e
kishte humbur gjithashtu karakterin e mëparshëm. Themat, si njësi administrative, ishin çthurur fare.
Funksionarët e lartë të themave, kartularët, kontët, arhondët, etj., ishin bërë sundimtarë feudalë në feudet
e tyre, kartularatet, kontetë, arhonditë.

Gjatë kësaj kohe, u rrit gjithashtu fuqia ekonomike e pesha politike e feudalëve arbëreshë, e favorizuar
edhe nga pavarësia megjithëse e përkohëshme e Principatës së Arbërisë. Perandoria Bizantine nuk ishte
më në gjendje t'i mbante të nënshtruar feudalët arbëreshë as pas shtypjes së kryengritjes së viteve 1257-
58. Historiani bizantin bashkëkohës, Pahymeres vë në dukje se në vitet 1260-1270 arhondët arbereshë
ngritën krye, u shkëputën nga perandori bizantin dhe silleshin si zotër më vehte në krahinat rreth Durrësit.
Pahymeresi e shpjegon disfatën që pësoi Perandoria Bizantine në këto vite në perëndim të Ballkanit me
kryengritjen e arbëreshëve.

Megjithëse pushteti bizantin u rivendos në Arbëri, kjo vazhdoi të ruante një farë autonomie dhe të
sundohej nga një arhond arbëresh. Ne nuk e dime se kur vdiq Gulami dhe kush e trashëgoi sundimin e tij.
Por në një dokument të vitit 1266, Arbëria konsiderohet gjithënjë si një principatë. Në një dokument tjetër,
që është afërsisht i këtij viti, përmendet një sundimtar me titullin Kapitan i Arbërit dhe me emrin Andrea
Urani. Krahas kontëve të Arbërisë burimet na japin, për gjysmën e dytë të shek. XIII, emrat e familjeve të
tjera feudale. si ata të Arianitëve, Muzakëve, Topiajve, Dukagjinëve, Blenishtëve, Skurajve, Jonimëve etj.
Pronat e këtyre feudalëve shtriheshin jo vetëm në Shqipërinë e ulët bregdetare, por edhe në viset e
brendëshme të Shqipërisë. Por feudalët arbëreshë nuk ishin akoma aq të forte sa të siguronin plotësisht e
në mënyrë të vazhdueshme sundimin e tyre të pavarur.

Lufta Politike në Arbëri

Në shek.XI Perandoria Bizantine u zhyt në një krizë të thellë ekonomike e politike. Me varfërimin e
fshatarëve të ardhurat e thesarit shtetëror u pakësuan, aftësia mbrojtse e shtetit u dobësua dhe
kontradiktat e brendëshme midis klasave u shtuan. Nëpër provinca, administrata shtetërore ishte
degjeneruar. Aristokracia ushtarake provinciale ishte rritur si një fuqi politike dhe përpiqej të pastronte
rrugën për pushtet në luftë kundër burokracisë feudale të kryeqytetit. Për të pakësuar ndikimin e saj në
ushtri pasardhësit e Vasilit të II, Kostandini i VIII, (1025- 1028) dhe Romani i III, (1028-1034), bënë një
rindarje të trupave ushtarake, sipas së cilës ushtarët e rekrutuar në Ballkan dërgoheshin për të luftuar në
Azinë e Vogël dhe ata të Azisë së Vogël në Ballkan për të qënë larg kontaktit me vendin e tyre. Por edhe
kjo masë nuk dha rezultat.

Perandorët bizantinë u orvatën të kapërcenin edhe krizën ekonomike-financiare. Për t'i siguruar thesarit
shtetëror të ardhura, u bënë ndryshime në politikën fiskale. Detyrimet kryesore që më parë fshatarët i
paguanin në natyrë, shteti bizantin tani i kërkonte në të holla. Kjo i detyronte fshatarët t'i shisnin
prodhimet a tyre me çmime të ulta për të paguar taksën në kohën e caktuar. Perandoria lejoi gjithashtu të
zëvëndësohej shërbimi ushtarak me një taksë të veçantë në të holla që do të përdorej nga po randorët
për të përballuar mbajtjen e mercenarëve të huaj. Me këtë masë qeveria bizantine synonte gjithashtu të
mos i shkëpuste tërë fshatarët nga punët e bujqësisë pasi Bizanti ndiente në këtë kohë një nevojë të
madhe për prodhime bujqësore. Pas hambarëve të dikurshëm të drithit si Mesopotamia, Egjypti, që kishin
rënë prej kohësh në duart e arabëve, gjatë shek. XI Bizanti humbi zotërimet e veta në Italinë e jugut, të
cilat kaluan në duart e normanëve. Nga veriu atë po e shtrëngonin peçenegët. Pjesa më e madhe e Azisë
së Vogël ra në duart e turqve selxhukë, të cilët formuan aty një shtet të fuqishëm. Turqit selxhukë, duke
prerë rrugët që lidhnin perandorinë me Lindjen, i dhanë gjithashtu një goditjie të rëndë tregëtisë së
Bizantit.
Projekt
Punoi: xhorxha sadikllari

lënda:

klasa:ix-b

shkolla: nene tereza

SKËNDERBEU
Skënderbeu (emri i vërtetë: Gjergj Kastrioti) lindi në vitin 1405 dhe vdiq
më 17 janar të vitit 1468. Është Heroi Kombëtar i shqiptarëve, figura
më e shquar në historinë e shqiptarëve. Gjergj Kastrioti ishte djali më i
vogël i Gjon Kastriotit dhe i princeshës Vojsava, fëmija i fundit midis 4
djemve dhe 5 vajzave. Mendohet se lindi më6 maj 1405 në Mat. U mor
peng si nizamë pas thyerjes të të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u
dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Atje, zgjuarsia dhe
shkathtësia e çuan Gjergjin në shkollën e sulltanit (içogllanëve) që
përgatiste komandantë e nëpunës.
Natyra i kishte dhënë dhunti mendore e fizike. Atje mori
emrin Iskënder (Aleksandër). Pas mbarimit të shkollës, Gjergj Kastrioti
"(Skënderi)" kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke
u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë
princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ai nuk e harroi vendin e tij të
dashur dhe priste me padurim rastin të kthehej në tokën që e lindi. Me vdekjen e të atit, ai shpresonte t'i
zinte vendin, por në fakt sulltani e emëroi sanxhakbej jashtë tokave shqiptare. Skënderbeu nuk hoqi dorë
nga ideja për t'u kthyer në Shqipëri në fronin e të atit, deri në vitin 1443 kur ai u nis kundër Janosh
Huniadit nën komandën e bejlerbeut tëRumelisë.
Më 3 nëntor 1443 në afërsi të Nishit, u ndeshën dy ushtritë. Ushtria osmane u shpartallua dhe u tërhoq në
panik. Skënderbeu filloi të zbatonte planin e kryengritjes, së bashku me 300 kalorës shqiptarë e me të
nipin Hamza Kastrioti, u kthye në Dibër, ku populli e priti si çlirimtar. Mori masa për përforcimin e rrugëve
nga mund të vinin osmanët, dhe prej andej iu drejtua Krujës. Me një ferman të rremë shtiu në dorë qytetin
e garnizonin dhe kështu më 28 nëntor 1443 u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve. Mbi
kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenare i Kastriotëve.
Kryengritja u përhap shpejt në viset e tjera dhe feudalët e tjerë u ngritën gjithashtu. Gjatë dhjetorit,
Shqipëria e Mesme dhe e Veriut u spastruan nga forcat osmane, u çliruan njëra pas tjetrës kështjellat e
kësaj zone. Skënderbeu ishte organizatori i Kuvendit të Arbërit, në të cilin u zgjodh si prijës i Lidhjes
Shqiptare të Lezhës. Ai u martua me të bijën e Gjergj Arianitit me Donika Arianitin për të forcuar lidhjet e
tij me principatat e tjera.
Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin
të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros
në Lezhë. Shqiptarët humbën prijësin e lavdishëm që i udhëhoqi për 25 vjet rresht. E shoqja me të birin
emigruan, sikurse edhe një pjesë e parisë shqiptare, për nëItali. Rreth përkrenares ekziston ideja se e ka
mbajtur për nder të Pirros së Epirit, pasi edhe ai ka mbajtur po të njëjtën përkrenare.
Epoka e Skënderbeut e shekullit XV dhe vetë figura e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut ndikoi fuqishëm në
jetën shpirtërore të shqiptarëve dhe për rritjen e vetëdijes kombëtare të tyre. Të frymëzuar prej tyre,
intelektualë të shquar shqiptarë, i pasqyruan e i përjetuan ato në vepra historike monumentale, në të cilat
nisi jetën e vet historiografia shqiptare.
Projekt
Punoi:xhorxha sadikllari

lënda:

klasa:ix-b

shkolla: nene tereza

You might also like