You are on page 1of 3

ZYRA ARSIMORE MAT

SEKTORI I KËSHILLIMIT PEDAGOGJIK

STRUKTURA E MËSIMIT ERR
Material didaktik në ndihmë të mësuesve

Struktura e mësimit ERR,quhet ndryshe struktura trifazëshe e mësimit,ose struktura e


zhvillimit të mendimit kritik gjatë të lexuarit ose të shkruarit,e cila përbëhet nga tre faza :

1-Evokimi

2-Realizimi i kuptimit

3-Reflektimi

Kjo strukturë ose metodologji shoqërohet nga shumë strategji dhe teknika mësimdhënieje.

I-Evokimi

Në këtë fazë kryhen veprimtari të ndryshme njohëse.Kjo fazë zhvillohet kryesisht në formën
e bisedës.Nxënsit duhet të shprehin ato çfar dinë rreth temës së mësimit.Shpesh nxënësve
në këtë fazë u kërkohet të bëjnë një listë të ideve të tyre në lidhje me përmbajtjen e
mësimit.

Qëllimet e fazës së evokimit :

a-Rikujtimi nga ana e nxënësit i njohurive të mëparshme,që kanë lidhje me temën e


mësimit,me qëllim që ata të shërbejnë si një bazë solide për t’I lidhur me njohuritë e reja
në procesin e të nxënit.

b-Përfshirja aktive e nxënësve në procesin e të nxënit,proces I cili I bën të ndërgjegjshëm


nxënësit,që të mendojnë duke përdorur gjuhën e tyre dhe më pas të shprehin njohuritë dhe
arsyetimin e tyre në të menduarit aktiv,në të sgkruarit,apo në të folurit.

c-Arsyetimi i vijueshëm,ose procesi i lidhjes së informacionit të ri me skemat e


mëparshme,që përbën qëllimin kryesor,përmes të cilit përcaktohet interesi dhe qëllimi në
shqyrtimin e temës.

Gjatë fazës së evokimit,rolet e mësuesit janë :

a-Drejtimi i mendimeve të nxënësve

b-Kuptimi i mendimeve,apo ideve të nxënësve

c-Dëgjimi me kujdes i ideve të nxënësve.

II – Realizimi i Kuptimit
Kjo është faza në të cilën nxënësi bie në kontakt me njohuritë e reja,dhe e cila duhet
konsideruar kryesore gjatë procesit të të nxënit.Gjatë kësaj faze mësuesi duhet të ketë në
vëmendje :

a-Ta mbajë nxënësin të aktivizuar,duke ruajtur interesin dhe ritmin e vendosur gjatë fazës
së evokimit.

b-Të mbështesë përpjekjet e nxënësit për të kontrolluar të kuptuarit.

Një nga teknikat e përdorura,krahas metodave të tjera, gjatë kësaj faze është teknika
insert.

III – Reflektimi

Gjatë kësaj faze,e cila në shumë raste harrohet nga mësuesit,nxënësit konsolidojnë të
nxënit,ose informacionin e ri.Qëllimet e aplikimit të kësaj faze janë :

a-Nxënsit të shprehin me fjalët e tyre informacionin e ri,që ndeshin.

b-Nxënësit të shkëmbejnë fuqishëm ide midis tyre,lidhur me informacionin e ri.

Përparësi të përdorimit të strukturës ERR

o U lejon nxënësve të vendosin qartë qëllimet.


o Ruan angazhimin vetjak
o Provokon diskutim të hapur
o Nxit nxënësit të krijojnë dhe të bëjnë pyetje
o Ndihmon shprehjen e mendimeve të nxënësve
o Ruan motivimin e nxënësve për të lexuar.
o Siguron një atmosferë ku respektohen mendimet.
o U lejon nxënsve të zhvillojnë simpatinë për personazhet.
o Krijon një shtresë për reflektim në atë që nxënësit vlerësojnë.
o Shërben si stimulim për ndryshim.
o Ngjall shpresë për angazhimin kritik të nxënësve.
o Ndihmon mendimin kritik në nivele të ndërlikuara.

Plani ditar sipas strukturës ERR

Data_____________

Ora_____________

Klasa_____________

Lënda_____________

Tema_______________________________________________________
Objektivat :1-____________________________________________________

2-_____________________________________________________

3-_____________________________________________________

Fjalë kyçe__________________________________________________

Mjetet ose burimet__________________________________________________

Motivimi__________________________________________________________

Zhvillimi ose struktura e mësimit

a. Evokimi – metoda,që përdoret – koha në dispozicion

b. Realizimi i kuptimit-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

c. Reflektimi-metoda,që përdoret – koha në dispozicion

p.sh.

E Brainstorming Kubimi 25’


R Kubimi 10’
R Ese 5’

Ecuria____________________________________________________________

Vlerësimi_____________________________________________

Detyrë_________________________________________________________

Konkluzione ose nga përvoja_____________________________________________

Përgatiti

Nazmi XHOMARA

Përgjegjës i Sektorit të Këshillimit Pedagogjik

You might also like