You are on page 1of 8

SKEMË VLERËSIMI

LËNDA “GJUHË SHQIPE DHE LETËRSI”

DOKUMENTACIONI SHKOLLOR
Pyetja 1 (1 pikë)
C
Pyetja 2 (1 pikë)
C
Pyetje 3 (2 pikë)
Përgjigje:
zhvillimi i brendshëm, trajnimet, rrjetet profesionale, këshillimet, kurset afatshkurtra, kurset
afatgjata.
Kandidati merr 1 pikë për çdo përgjigje të dhënë.

PROGRAMI LËNDOR
Pyetja 4 (1 pikë)
C

Pyetja 5 (2 pikë)
Një model përgjigjeje:
Shpjegimi: 1 pikë
Procesi është ndryshim i pandërprerë i diçkaje sipas ligjesh të caktuara ose zhvillimi e shndërrimi
i diçkaje. Në kurrikulën e gjuhë shqipe dhe të letërsisë, proces është zhvillimi i aftësive (të
lexuarit, të shkruarit, të folurit të dëgjuarit, të vështruarit) në mënyrë të vijueshme, të përditshme
dhe vit pas viti. Aftësitë zhvillohen dhe përplotësohen në çdo tekst. Pra, të gjitha aftësitë që kanë
të bëjnë me format e ndryshme të ligjërimit (të lexuarit, të shkruarit, të folurit të dëgjuarit, të
vështruarit) duhen rimarrë çdo vit në mënyrë që t'i afrohemi përvetësimit të plotë të tyre.
Ilustrimi: 1 pikë
Në kurrikulën e gjuhës shqipe nxënësi fillon të aftësohet për të shkruar që në arsimin
parashkollor. Ai vijon ta “përfitojë” këtë aftësi ditë pas dite, duke u plotësuar me elemente dhe
komponentë të domosdoshëm, të cilët janë në përshtatje me nivelin e moshës së tyre.
Konkretisht, objektivi: - të shkruajë fjali të thjeshta dhe të përbëra për të shprehur mendime të
caktuara, është i domosdoshëm për çdo nivel shkollimi. Ky objektiv merr forma të ndryshme
realizimi në klasa të ndryshme. Ose
Fjalitë në kontekstin e shkrimit të një nxënësi në klasën e 6- të nuk kanë të njëjtën formë
realizimi me fjalitë në shkrimin e një nxënësi në klasën e 11-të të gjimnazit. Po ashtu, një ese
tregimtare e shkruar me aftësitë e plota të një nxënësi në klasën e 6-të nuk pritet të jetë eseja
tregimtare e shkruar me nivelet dhe aftësitë e plota të një nxënësi të klasës së 11-të të gjimnazit.
Kjo do të thotë që nxënësi duhet të aftësohet vit pas viti deri sa të arrijë standardin e përcaktuar.
 Kandidati merr 1 pikë, kur bën shpjegimin e fjalës proces në kontekstin e kurrikulës
 Kandidati merr 1 pikë, kur jep një shembull për një nga aftësitë gjuhësore.
Shënim: Pranohet çdo përgjigje që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 6 (3 pikë)
a) V;
b) V;
c) G.

ASPEKTE TË PEDAGOGJISË DHE TË METODOLOGJISË


Pyetja 7 (1 pikë)
A
Pyetja 8 (1 pikë)
D

Pyetja 9 (3 pikë)
Model përgjigjeje:
1. Të lexuarit e rreshtave i referohet kuptimit fjalë për fjalë të materialit ose tekstit.
(1
pikë)
2. Të lexuarit mes rreshtave bën që lexuesi të njohë synimet dhe qëllimet e autorit, të
interpretojë mendimin e tij, ta gjykojë atë, të bëjë dallimin ndërmjet faktit dhe opinionit, si dhe të
ndajë idetë e tij me të autorit. Ky lloj të lexuari përfshin edhe të menduarit dhe eksperiencën e
lexuesit. (1 pikë)
3. Të lexuarit përtej rreshtave përfshin analizën dhe nxjerrjen e konkluzioneve që nuk janë
shprehur nga autori. Procesi i analizës e lejon lexuesin të bëjë sinteza të reja. Kjo e bën atë të
kuptojë dhe të reflektojë më thellë lidhur me rëndësinë e ideve.
(1 pikë)
Shënim: Pranohet çdo përgjigje që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 10 (3 pikë)
Model përgjigjeje:
Disa nga aftësitë e karakterit shoqëror që përfiton nxënësi nga puna në grupe janë:
 të dëgjuarit e vëmendshëm,
 durimi për të pritur radhën,
 të shpjeguarit qartë të ideve të tij,
 vlerësimi kritik i ideve,
 aftësia për të pranuar mendimin ndryshe,
 aftësia për të dialoguar me të tjerët,
 vlerësimi i kontributeve të të tjerëve,
 empatia.
1 pikë për çdo aftësi të dhënë.
Shënim: Pranohet çdo përgjigje që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 11 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
a) Mënyra se si ndërtohet një pesëvargësh. (1 pikë)
 vargu i parë: titulli
 vargu i dytë: 2 mbiemra që karakterizojnë fjalën titull
 vargu i tretë: 3 folje që tregojnë veprime që kryhen nga fjala titull
 vargu i katërt: 1 fjali sintetizuese me 4 fjalë
 vargu i pestë: 1 sinonim i fjalës “titull”

b) Një model shembulli nga pjesa “Agresioni në internet” (1 pikë)


 Agresion
 I egër, i dëmshëm
 Shkatërron, keqtrajton, poshtëron
 Dhuna në internet është e dëmshme.
 Dhunim

Kandidati nuk merr asnjë pikë nëse gabon në një nga elementet e pesëvargëshit.
Shënim: Pranohet çdo përgjigje që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 12 (3 pikë)
Model përgjigjeje:
Disa nga përfitimet nga mësimdhënia me bazë projektin janë:
 Zhvillimi i shkathtësive për zgjidhjen e problemit, komunikimit dhe menaxhimin.
 Zhvillimi i shprehive që lidhen me të nxënit gjatë gjithë jetës, detyrimet qytetare dhe
suksesin në karrierë.
 Integrimi i fushave të të nxënit, mësimdhënies tematike dhe çështjeve komunitare.
 Vlerësimi i njohurive në bazë të kritereve të ngjashme me jetën reale, duke nxitur
llogaridhënien, përcaktimin e qëllimeve dhe përformancën e mirë.
 Ndërtimi i raporteve pozitive dhe bashkëpunuese mes nxënësve.
 Plotësimi i nevojave të nxënësve me nivele të ndryshme të të nxënit.
 Motivimi i nxënësve joaktivë dhe indiferentë.
Kandidati vlerësohet me 1 pikë për çdo përgjigje të dhënë për përfitimet nga mësimdhënia me
bazë projektin.
Shënim: Pranohet çdo përgjigje që i përmbahet kërkesës.
KOMUNIKIMI DHE ETIKA E MËSUESIT
Pyetja 13 (1 pikë)
D
Pyetja 14 (2 pikë)
a) G
b) V

DREJTSHKRIMI
Pyetja 15 (1 pikë)
B

Pyetja 16 (3 pikë)
i këndshëm, zhvleftësim, materie.

ASPEKTE SHKENCORE TË LËNDËS


PJESA I
Pyetja 17 (1 pikë)
C
Pyetja 18 (1 pikë)
B
Pyetja 19 (1 pikë)
B
Pyetja 20 (1 pikë)
D
Pyetja 21 (1 pikë)
B

Pyetja 22 (3 pikë)
Model përgjigjeje:
Nuk ka asgjë të jashtëzakonshme ose tragjike në mënyrën se si është dhënë në poezi largimi i
poetit (heroit lirik) nga jeta. Ky largim ose kjo mungesë fizike jepet me detaje që kanë të bëjnë
me përditshmërinë e një njeriu të thjeshtë dhe të zakonshëm. Këto detaje janë:
 kafeneja e cila është një ritual i përditshëm në jetën e njeriut;
 udhët ku ka kaluar poeti si të gjithë njerëzit;
 kolla e thatë. (2 pikë)

Agolli në poezi (ashtu si edhe në jetë) mishëron njeriun e thjeshtë, njeriun që është pjesë e
popullit, ndaj dhe largimi ose mungesa e tij jepet thjesht, pa asnjë lloj zmadhimi. (1 pikë)
Kandidati merr 1 pikë, kur dallon njërin nga detajet.
Shënim: Pranohet edhe ndonjë interpretim tjetër që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 23 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
Poezia është ndërtuar në formën e një hamendësimi (çfarë do të ndodhë kur poeti nuk do të jetë
më?). Poeti i rrëfehet bashkëshortes ose një njeriu të tij të afërm (çfarë mund të bëjë ajo, kur ai të
mos jetë më). Bashkëshortja ose një njeri i afërt me poetin është ti-ja në poezi. Vargu që e
përforcon këtë ide është detaji i dhomës (se s’do më kesh në dhomë të gjallë), pra bëhet fjalë
për një njeri që jeton së bashku me poetin.
 Kandidati merr 1 pikë kur përcakton se kujt i drejtohen vargjet: gruas, bashkëshortes, një
njeriu të afërm.
 Kandidati merr 1 pikë kur argumenton përgjigjen (pse është bashkëshortja, i afërmi etj.).
Shënim: Pranohet edhe ndonjë interpretim tjetër që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 24 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
Përgjigje e plotë (2 pikë)
E vetmja fjalë e trishtë në dy strofat e para është fjala varr. Edhe në këtë rast poeti ka zgjedhur të
mos e bëjë tragjike vdekjen e tij. Ndaj ka përdorur detajin e qiparisit, i cili zakonisht mbillet mbi
varre. Druri dhe pema mbi varre, kryesisht qiparisi është një detaj i marrë nga folklori (Cikli i
Kreshnikëve, këngët legjendare, vajet etj.). Dihet që Agolli është ndikuar në poezinë e tij nga
poezia popullore. Qiparisi (pemë e lartë dhe e gjelbër në çdo stinë të vitit) mbi varr përcjell idenë
e vazhdimësisë ose idenë që jeta ngadhnjen mbi vdekjen. Është një element që shfaq edhe
karakterin optimist të shqiptarit.
Përgjigje e pjesshme: (1 pikë)
Poeti përdor fjalën varr në poezi, por kjo nuk i jep poezinë nota tragjike. Është detaji i qiparisit ai
që përcjell optimizmin dhe vazhdimësinë e jetës. Kështu ky detaj sërish e largon trishtimin e
tepërt në poezi.
Qiparisi është edhe element i vazhdimësisë.
Shënim: Pranohet edhe ndonjë interpretim tjetër që i përmbahet kërkesës.

Pyetja 25 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
 Ka momente kur ccdokush e mendon vdekjen dhe imagjinon se si do të përjetohet ajo nga të
tjerët (në një moment trishtimi, sëmundjeje etj.). Një nga këto momente përcjell edhe kjo
poezi. Agolli e përshkruan këtë moment duke qenë tepër i kursyer në notat e tragjizmit. Ka
nota trishtimi të përmbajtura. Dhe për ta realizuar këtë, poeti nuk e përmend asnjëherë fjalën
vdekje, e cila do ta zymtonte shumë poezinë. (1 pikë)
 Poeti i drejtohet njeriut të dashur dhe nuk do ta trishtojë atë. Kështu ai zgjedh eufemizma të
tilla për vdekjen, si: s’do jem, do jem larguar, duke na e paraqitur vdekjen si largim për diku
(e ngjashme pak me konceptin fetar). (1 pikë)

Pyetja 26 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
a) Në të gjitha strofat përdoret koha e ardhme e foljeve. Këtë përdorim të qëllimshëm e dikton
fakti që kjo poezi përshkruan se ccfarë do të ndodhë (në të ardhmen) me të afërmit e poetit, kur
ai të mos jetë më. (1 pikë)
b) Poeti përdor në të gjitha rastet një formë të veçantë të së ardhmes (do jem larguar, do më
shohin, s’do ndihet, do rrijë, do trishtohesh, do zbres, do qeshësh etj.). Kjo formë është e
ndryshme nga forma standarde e së ardhmes (do të jem larguar, do të më shohin, s’do të ndihet,
do të rrijë etj.). Përdorimi i së ardhmes pa të-në i jep poezisë butësi, melodicitet, e bën më të
ngrohtë poezinë. (1 pikë)

Pyetja 27 (2 pikë)
Model përgjigjeje:
Në strofat e para jepet largimi i poetit nga jeta, vdekja e tij (e hamendësuar). Ndërsa kjo strofë
zbulon përjetësinë e poetit. “Zgjidhja” që poeti i jep bashkëshortes/të afërmit, kur ajo të jetë e
mërzitur shumë, është vepra e tij. Çdo ndjesi dhe përjetim njerëzor i poetit është përjetësuar në
veprën e tij. Poezia është akt krijimi, lindjeje; vargjet dhe shkronjat janë shpirti i poetit dhe ai
bëhet i pavdekshëm nëpërmjet tyre. (1 pikë)
Ideja: Jeta e artistit është e përkohshme, ndërsa vepra që lë pas, është e pavdekshme.
(1
pikë)
Shënim: Pranohet edhe ndonjë interpretim dhe ide tjetër që i përmbahet kërkesës.

PJESA II
Çdo pyetje me alternativa vlerësohet me 1 pikë.
Pyetja 28 A
Pyetja 29 A
Pyetja 30 D
Pyetja 31 D
Pyetja 32 A
Pyetja 33 B

Pyetja 34 (2 pikë)

Model përgjigjeje:
Faktet:
 Një studim i kryer në Australi zbuloi se dhunuesit tashmë po përdorin dhomat e çatit,
mesazherët e drejtpërdrejtë apo mesazhet me tekst për të rritur shkallën e ngacmimit të tyre.
 Disa kanë krijuar faqe të posaçme për të dhunuar verbalisht viktimat e tyre.
 Një studim tjetër zbulon se 30% e fëmijëve të vëzhguar, vuajnë pasojat e keqtrajtimit përmes
internetit.

Kandidati merr 1 pikë për çdo fakt.

Pyetja 35 (1 pikë)
Përgjigje: Gjymtyra e dytë mungon pasi nënkuptohet.

Pyetja 36 (2 pikë)
1 pikë për çdo fjali të ndërtuar.

Pyetja 37 (4 pikë)
Model përgjigjeje:
1) Ka lidhje të ngushtë ndërmjet elementeve përbërëse të tij. Emri që bën pjesë në të, humbet
kuptimin e tij si fjalë emërtuese dhe merr një kuptim abstrakt e shumë të përgjithshëm: me
anë (anë), në bazë (bazë), në vend (vend ) etj., nuk kanë më kuptimin leksikor dhe
funksionin shënues të një emri. Vlerësimi do të bëhet në bazë të punës së çdonjërit.
2) Si pasojë e dobësimit te kuptimit konkret të fjalës emërtuese të lokucionit, ajo nuk
qëndron si gjymtyrë më vete, por formon një të tillë me fjalën që lidhet: për shkak të shiut (rr.
shkaku) në pajtim me udhëzimet (rr.mënyre).
3) Emri ose një fjalë tjetër shënuese që bën pjesë në lokucion nuk mund të marrë një fjalë tjetër
përcaktuese: Ai veproi në kundërshtim me urdhrat e dhënë. Nëse merr fjalë përcaktuese,
atëherë kemi një lidhje të lirë sintaksore.
4) Trajta e emrit është e pandryshueshme (zakonisht e pashquar).
Përjashtim bëjnë ato me parafjalën nga: nga ana, nga shkaku, nga puna etj.
1 pikë për çdo dallim të dhënë.

Pyetja 38 (1 pikë)
Shembull: Ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron.

PJESA III
Të shkruarit (6 pikë)
Kriteri 1. Shtjellimi i idesë (2 pikë)

Kandidati:
 argumenton në mënyrë bindëse pse lidhja mes elementeve të planit ditor duhet të jetë
koherente;
 sjellë të dhëna faktike që lidhen me elemente të veçanta të planit ditor;
 sjell opinione rreth domosdoshmërisë së koherencës në hartimin e planit ditor;
 i mbështet idetë e veta me shembuj;
 përdor detaje mbështetëse;
 ka qartësi mendimi.

Kriteri 2. Organizimi dhe struktura (1 pikë)


Kandidati respekton elementet e strukturës së esesë: hyrjen, zhvillimin, mbylljen/përfundimin
dhe organizon mirë idetë.

Kriteri 3. Stili dhe origjinaliteti (2 pikë)


Kandidati:
 shprehet me një gjuhë eseistike;
 ka fjalor të pasur;
 ka stil origjinal.

Kriteri 4. Saktësia gjuhësore (1 pikë)


Kandidati:
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja gramatikore dhe fjalëformimi.
 është i saktë në drejtshkrim;
 përdor si duhet shenjat e pikësimit;
 zotëron sintaksën;
 ka aftësi për të ndërtuar fjali të sakta;
 përdor fjali që variojnë në modele, gjatësi dhe ritëm;
 strukturon qartë përgjigjen nga pikëpamja sintaksore.

You might also like