You are on page 1of 11

Unioni Evropian

BE `sht` nj` organizat` nd`rkomb`tare me nj` entitet supranacional, ku p`rpos


parimit t` delegimit, n` disa organe t` saj vlen edhe parimi i em`rimit dhe zgjedhjes
direkte

Detyrat e BE-së:

- Mbrojtja e vlerave të përbashkëta të BE-së;

- Përforcimi i sigurisë së BE-së dhe anëtarëve të saj;

- Sigurimi i paqës botërore dhe përmisimi i sigurisë ndërkombëtare;

- Promovimi i bashkëpunimit ndërkombëtar;

- Promovimi i demokracisë dhe sundimit të ligjit;

- Mbrojtja e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut;

Kompetencat e BE-së:

Kompetencat ekskluzive e BE-së në fushat e unionit doganor, rregullat e


konkurrencës për tregun e brendshëm, politika monetare e shteteve me valutën
euro, politika e përbashkët komerciale dhe politika e përbashkët e peshkimit;
miraton ligje dhe akte detyruese

Kompetenca të përbashkëta me shtetet anëtare në fusha si rregullat e brendshme të


tregut, kohezioni ekonomik, social, territorial, transporti, furnizimi me energji
elektrike, siguria dhe gjyqësia…
Kompetenca për realizimin e aktivitetit mbështetës ku vetëm koordinon apo
siguron aktivitete plotësuese për shtete anëtare në fusha si turizmi, kultura,
industria, arsimi, rinia..

Institucionet e BE-së

Neni 13 i TEU

Ishte traktati i Mastrihtit ai që vendosi Unionin Evropian brenda një kornize


institucionale. Ato janë:

- Këshilli Evropian

- Këshilli (i ministrave)

- Komisioni Evropian

- Parlamenti Evropian

- Gjykata e Drejtësisë së BE-së

- Gjykata e Auditorëve

- Banka Qëndrore Evropiane

- Institucione të tjera

Si institucione ndërqeveritare që ruajnë influencën e shteteve që i përfaqësojnë janë


Këshilli Evropian dhe Këshilli i Ministrave, kurse si institucione supranacionale të
cilat kanë pavarësinë e vet kundrejt qeverive të tyre janë Komisioni Evropian,
Parlamenti Evropian dhe Gjykata Evropiane e së Drejtës

Karakteristikë e institucioneve të BE-së është se ato nuk i takojnë doktrinës klasike


të ndarjes së pushteteve (legjislative, ekzekutive, gjyqësore) pasi që këto organe
ndërhyjnë në punën e njëra tjetrës duke bashkëqeverisur

Karakteristikë tjetër është se kompetencat e tyre nuk janë statike por evoluojnë
përgjatë historisë, pra ndryshojnë nga prej një traktati në traktat
Parlamenti Evropian

Parlamenti Evropian përfaqëson popujt e shteteve anëtare të BE-së. Numri i


anëtarëve të deputetëve është 751 sipas TEU. Numri maksimal i ulëseve për një
shtet anëtar është 96 kurse ai minimal është 6, varësisht nga numri i qytetarëve të
shtetit. Parlamenti përbëhet nga Presidenti, 14 zëvendës Presidenta, 5 kuestor
(këshillimor) si dhe konferenca e Presidentëve që mban përgjegjësinë e organizimit
të punës së Parlamentit.

Sa i përket zgjedhjes, cdo shtet anëtar mund ta përcaktojë procedurën e vet të


zgjedhjeve mirëpo duhet respektuar rregullat esenciale të demokracisë (zgjedhjet e
përgjithshme direkte, votim i fshehtë, mosha minimale, mospërputhshmëria..)

Kompetencat:

- Zgjedh Presidentin e Komisionit Evropian në bazë të propozimit të Këshillit


Evropian

- Ka pushtet legjislativ pasi që legjislacioni i Unionit nuk mund të miratohet pa


marrëveshje midis Këshillit dhe Parlamentit Evropian, pra një veto efektive mund
ta bllokojë aprovimin e një akti juridik të BE-së

- Ka pushtet buxhetor pasi që traktati i Lisbonës specifikon se Parlamenti duhet të


miratojë planin shumëvjecar financiar dhe gjithashtu i jep fuqi bashkëvendosjeje
për të gjitha shpenzimet

- Ka pushtet mbikqyrës pasi që Komisioni duhet ti raportojë Parlamentit duke


mbrojtur propozimet e veta para tij si dhe të paraqesë raportin vjetor lidhur me
aktivitetet e BE-së; Ka të drejtë te debatit të drejtëpërdrejtë me Këshillin; Ka të
drejtë të themelojë komisione speciale hetuese për rastet e shkeljes së ligjit; Ka
emëruar Ombudspersonin të cilit i drejtohet ankesat lidhur me keqadministrimin e
institucioneve të BE-së.
Procedura e punës:

Deputetët e Parlamentit formojnë grupe politike. Seancat plenare një javëshe


mbahen një herë në muaj. Mund të mbahen edhe seanca plotësuese, sidomos në
lidhje me buxhetin.

Procedura vendim-marrëse:

Zakonisht mazhoranca absolute e votave është e mjaftueshme për marjen e një


vendimi. Mocionet e kundërshtimit kundër Komisionit Evropian duhen mbështetur
nga nga mazhoranca e deputetëve dhe të kenë 2/3 e votave në favor

Selia është në Strazburg, si dhe disa seanca mbahen edhe në Bruksel

Këshilli Evropian

Institucion ndërqeveritar pasi që ruan influencën e shteteve që përfaqëson.


Përbëhet nga shefat e shteteve apo qeverive të vendeve anëtare, si dhe kryetarin e
Komisionit Evropian. U institucionalizua në Samitin e Parisit 1974, u inagurua në
Samitin e Milanos 1985,kurse ishte traktati i Mastrihtit ai që e juridizoi si
institucion të BE-së. Sipat traktatit, Këshilli Evropian përcakton parimet e UE-së
në:

- Fushën e marrëdhënieve të jashtme

- Anëtarësimin në BE

- Strategjinë e përbashkët

- Politikat e jashtme dhe të sigurisë

Sic mund të kuptohet, Këshillit Evropian i takojnë kompetencat kyce vendim-


marrëse në udhëheqjen strategjike të UE-së, si organi më i lartë i saj. Pastaj emëron
Përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri
Këshilli i Ministrave (Këshilli)

Organ ndërqeveritar, i cili përfaqëson dhe mbron interesat e shteteve anëtare të


BE-së. Përbëhet nga përfaqësuesit e cdo vendi anëtar në nivel ministror dhe i
përgjigjet qeverisë së atij vendi (27 anëtarë). Poashtu është institucion vendim-
marrës i BE-së.

Organet e Këshillit janë:

* Presidenca – e përbërë nga përfaqësuesit e cdo shteti anëtar, që ndërrohet cdo 6


muaj

* Komiteti i përfaqësuesve të përhershëm (COREPER), i cili përbëhet nga zyrtar


të lartë të shteteve anëtare dhe përgatitë punën e Këshillit. Operon në dy nivele:

I. Niveli i lartë: COREPER

a) Coreper II – i përfaqësuar në nivel të ambasadorëve të vendit anëtar

b) Coreper I – përbërë nga zëvendësit e përfaqësuesve të përhershëm

II. Niveli i dytë: Sekretariati i përgjithshëm – rreth 2.200 zyrtarë

* Përfaqësuesi i lartë i Unionit për politikë të punëve të jashtme dhe të


sigurisë - ka rolin e zëvendës presidentit dhe është përgjegjës për politikën e
punëve të jashtme. Emërohet nga Këshilli Evropian

Selia është në Bruksel. Mbledhjet e Këshillit i konvokon presidenti, një anëtar apo
Komisioni Evropian.
Kompetencat e Këshillit janë:

- Koordinimi i politikave të përgjithshme të shteteve anëtare;

- Aprovimi i iniciativave legjislative të Komisionit Evropian;

- Formulon buxhetin në bazë të propozimit preliminar të Komisionit, edhe pse këtë


duhet ta miratojë Parlamenti

- Ka përgjegjësinë e emërimit të anëtarëve të Gjykatës së Revizorëve, Komitetit


Evropian Ekonomik dhe Social si dhe Komitetit të Rajoneve;

- Lidh marrëveshje mes BE-së dhe vendeve që nuk janë anëtare, apo organizatave
të tjera ndërkombëtare;

Komisioni Evropian

Komisioni është institucion supranacional i BE-së që i përgjigjet jo shtetit anëtar


nga vjen komisioneri por vet BE-së. Përbëhet nga 27 komisionet, ka Presidentin ,
të cilin e ndihmojnë 7 zëvendës presidenta (duke përfshirë kët zyrtarin e lartë të
BE-së për politikë të jashtme dhe siguri). Presidentin e nominon Këshilli Evropian
dhe e voton Parlamenti Evropian dhe zyrtarisht emërohet nga Këshilli i Ministrave.

Selia e Komisionit është në Bruksel


Kompetencat/Detyrat e Komisionit Evropian:

- Ka rol qëndror në procesin legjislativ, pasi që ai është institucioni i cili ndërmerr


iniciativën legjislative në BE;

- Ka përgjegjësi administrative dhe pushtet implementues;

- Ka rol monitorues pasi që monitoron implementimin e legjislacionit primar dhe


sekondar të BE-së, siguron zbatimin e traktateve të BE-së, rregullon procedurën e
shkeljeve të të ligjit si dhe mund ti referohet Gjykatës së Drejtësisë;

- Ka pushtet ekzekutiv (megjithëse të kufizuar), sidomos në marrëdhëniet e


jashtme të BE-së si tregtia e jashtme, marrëveshjet ndërkombëtare të BE-së, si dhe
përfaqëson BE-në në organizatat ndërkombëtare

Gjykata e drejtësisë së BE-së

Puna gjyqësore në BE ndahet në tre nivele:

I. Gjykata e Drejtësisë

II. Gjykata e Përgjithshme

III. Gjykatat e Specializuara

Gjykata e Drejtësisë
Përbëhet nga 27 gjykatës dhe 8 avokat të përgjithshëm. Detyra e avokatëve është të
dorëzojnë propozime në Gjykatë për një vendim, të bazuar në anketë të pavarur,
lidhur me një cështje ligjore konkrete

Gjykata e Drejtësisë është autoriteti më i lartë gjyqësor si dhe njëkohësisht


autoriteti i vetëm në cështje që kanë të bëjnë me të drejtën e Unionit. Ajo ka për
detyrë:

- Ta mbikqyrë zbatimin e së drejtës së Unionit, duke filluar nga institucionet e tjera


të BE-së gjatë implementimit të traktateve e deri te obligimet e shteteve që lindin
nga ato traktate;

- Ta interpretojë të drejtën e Unionit;

- Ta formësoj mëtutje të drejtën e Unionit;

Gjykata jep këshilla ligjore detyruese lidhur me ndonjë marrëveshje që BE-ja


dëshiron ta nënshkruaj me ndonjë organizatë tjetër; Vepron si organ kushtetues
gjatë konflikteve të institucioneve të BE-së apo gjatë shqyrtimit të legalitetit të
instrumenteve legjislative; Vepron si organ administrativ kur shqyrton aktet
administrative të Komisionit; Vepron si organ penal kur shqyrton vendimet e
Komisionit që kanë të bëjnë me gjoba; Vepron si organ civil kur bën dëgjimin e
denoncimeve për dëme

Gjykata e Përgjithshme

Gjykata e përgjithshme është themeluar në vitin 1988 për t’ia hequr barrën
Gjykatës së Drejtësisë. Ajo nuk është një institucion i ri por pjesë përbërëse e
Gjykatës së Drejtësisë, por i ndarë nga ajo në aspektin organizativ. Përbëhet nga 27
gjykatës të emëruar nga qeveritë e shteteve anëtare për një mandat 6 vjecar.

Rastet i shqyrton me 1 gjykatës, 3 gjykatës apo me 5. Kur rasti është i ndërlikuar


shqyrton si Dhomë e madhe (me 13 gjykatës) apo edhe si Dhome e plotë (me 27)

Në instancën e parë, puna e saj i nënshtrohet mbikqyrjes ligjor të Gjykatës së


Drejtësisë;

Në instancën e dytë vepron si gjykatë e Apelit;


Gjykatat e Specializuara

Për ta hequr barrën e Gjykatës së Drejtësisë si dhe për ta përmisuar mbrojtjen


ligjore të BE-së, Këshilli i BE-së i shtoi Gjykatës së Përgjithshme edhe një Gjykatë
të Specializuar për rastet e shërbimit civil. Kjo Gjykatë ka marrë juridiksionin, nga
Gjykata e Përgjithshme, për rastet e konflikteve të shërbimit civil në Evropë, në
instancën e parë

Përbëhet nga 7 gjykatës me mandat 6 vjecar

Vendimet e Gjykatës së Specializuar u nënshtrohen të drejtës së Apelit që i


paraqitet Gjykatës së Përgjithshme

Banka Qëndore Evropiane

Ka selinë në Frankfurt

Detyra e saj themelore është të ruaj stabilitetin e valutës së Evropës dhe të


kontrollojë vlerën e valutës në qarkullim

Institucionet e BE-së nuk ndikojnë në punën e Bankës Qëndrore Evropiane

Banka Qëndrore Evropiane përbëhet nga një Këshill Guvernatorësh me 16


Guvernatorë të Bankave Qëndrore të shteteve anëtare si dhe një Bord Ekzekutiv

Sistemi Evropian i Bankave Qëndore përbëhet nga Banka Qëndrore Evropiane dhe
nga Bankat Qëndrore të shtetev anëtare. Ai e implementon politikën monetare të
Unionit, si dhe ka të drejtën ekskluzive të autorizimit të monedhave në Union
Gjykata e Revizorëve

Si institucion i BE-së, detyra e saj është të kontrollojë nëse të ardhurat dhe


shpenzimet janë bërë në mënyrë të rregulltë dhe ligjore

Raporti i saj vjetor lidhur me financat publikohet në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe
është e hapur për publikun. Ajo mund të bëjë edhe raporte speciale në cdo kohë, të
cilat poashtu publikohen në Gazetën Zyrtare të BE-së

Organet Këshillidhënëse

Komiteti Evropian Ekonomik dhe Social

Qëllimi i komitetit është të mundësojë përfaqësimin e grupeve të ndryshme


ekonomike e sociale (punëdhënësit, punëtorët, bujqit, afaristët, menaxhuesit e
ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme) në ndonjë institucion të BE-së

Komiteti u themelua me traktatin e Romës

Gjithashtu jep opinione të cilat përfaqësojnë një tezë të qëndrimeve të cilat


ndonjëherë janë të dobishme për Këshillin pasi që ato tregojnë cilat ndryshimë
dëshirojnë ti shohin grupet që janë prekur nga ndonjë propozim

Komiteti i Rajoneve
Ky është vetëm një organ këshill dhënës pa fuqi detyruese ligjore lidhur me cështje
të arsimit, shëndetit publik, transportimit, telekomunikacionit e të tjera. Gjithashtu
konsultohet me ndonjë institucion të BE-së, pa ndonjë obligim ligjor, lidhur me një
numër të madh të propozimeve legjislative

Banka Evropiane e Investimeve

Banka Evropiane e Investimeve mundëson kredi dhe garanca në të gjithë sektorët


ekonomik, sidomos në inkurajimin e zhvillimit të rajoneve më pak të zhvilluara,
modernizimin e ndërmarrjeve, krijimin e vendeve të reja të punës si dhe
mbështetjen e projekteve me interes të përbashkët të shteteve anëtare të BE-së

You might also like