You are on page 1of 4

Teorija e kontabilitetit dhe auditimit

1. LLojet e auditimit në Kosovë?


- Auditmi I brendëshem
- Auditimi I jashtëm
- Auditmit komercional
- Auditimi i afarizmit
- Auditimi shtetërorë

2. Koncepti I auditimit?
Auditimi është proces i sistematizuar i mbledhjes dhe krijimit te argumenteve mbi veprimtarine
ekonomike dhe rezultateve me qëllim që të konstatohet barazpesha në mes të raporteve të
afarizmit dhe kriterëve më parë të parashtruara dhe kjo tiu dergohet shfrytëzuesve të
interesuar.
3. Roli I auditimit?
Roli I auditimit është mbrojtja e interesave të pronarit të kapitalit, arritjen apo hulumtimin e
informative reale dhe objektive si bazament për menaxhim të suksesshëm si dhe krijimin e
metodave për furnizim në kapital të freskët dhe zvoglimin e rrëzikut të investimeve.
4. Rëndësia e auditimit të brendshëm dhe të jashtëm?
Auditimi I brendshëm ka për qëllim zhvillimin dhe përmirsimin e afarizmit të njësive ekonomike,
auditimi I jashtëm është procedurë e kontrodhimit dhe vlerësimit të afarizmit të ndërmarrjes që
e bëjnë personat e pavarur dhe profesionalistë të cilët janë auditorë të licencuar. Auditimi I
jashtëm është më I rëndësishëm për shkak besueshmërisë më të madhe.
5. Rëndësia e pasqyrave financiare për auditim?
Qëndron në disa qëllime ku si për qëllim kryesor është të siguroj informacione specifike dhe
besueshmërinë në vlerësimin e tyre.
6. Kur mundemi ti perdorim pasqyrat financiare për auditim?
Në fazen e planifikimit kur auditorët janë duke dizajnuar testët që do të përdoren përgjatë fazes
së auditimit, pohimet e pasqyrave financiare ndihmojnë që auditorët të fokusohen në ato
çeshtje që janë më të rëndësishme për pasqyrat financiare.
7. Cili është synimi I auditimit tek pasqyrat financiare?
Synimi I auditimit tek pasqyrat financiare është që shfrytezuesve të këtyre pasqyrave që janë
palët e treta dhe manaxhmenti të iu ofrojë siguri dhe tu ndihmoj atyre për një pasqyrë reale të
gjendjes financiare të ndërmarrjes.
8. Dallimi në mes kontabilitetit dhe auditimit?
Kontabiliteti prodhon, grumbullon, perpunon dokumentet dhe krijon evidencën dhe pasqyrat
financiare, ndërsa auditimi jep opinion se a janë krijuar në bazë të standardeve dhe e
përmbushin kerkesat e nevojshme.
9. Në cka bazohet auditimi?
Bazohet në rrëziqet dhe kontrollet e identifikuara që ka bërë më heret. Bazohet në të hyrat,
shpenzimet, në menaxhimin e tyre në mënyrë të ligjshme. Auditimi përcakton fushën në të
cilën do të kryhet auditimi. Bazohet në dokumente dhe faktet e ofruara përgaditet raporti I
auditimit dhe jepet opinioni I auditimit.
10. Kush janë akterët që kërkojnë informata nga auditorët në Kosovë?
- Pronari
- Ivenstitori
- Kreditori
- Qeverija
- Punonjësit
- Klientët

11. Qëllimi I auditimit?


Qëllimi i auditimit është që auditorit ti mundësohet ta shpreh opinionin e tij të pavarur për të
gjithë lëvizjet financiare që kanë ndodhur mbrenda komapnisë dhe a janë në përputhje me
standardet.
12. Dallimi në mes auditimit të afarizmit dhe atij komercial?
Auditimi I afarizmit është auditim I brendshëm ndërsa auditimi komercial është auditim I
jashtëm. Dallimi qëndron në aspketin që I afarizmit merret me prosperimin dhe suksesin e
ndërmarrjes kurse komerciali kontraktohet nga jashtë për qëllime të caktuara.
13. Çka është kontabiliteti?
Kontabiliteti është process që merret me grumbullimin, përpunimin, idetifikimin, regjistrimin,
analizimin dhe raportimin e transakcioneve financiare të një njësie ekonomike.
14. A është profesion apo shkencë (kontabiliteti)?
Ende nuk mund të bëhen dallime në mes tyre sepse kontabiliteti është bashkdyzim mes
profesionit dhe shkencës.
15. Si e përcaktoni rolin e kontabilitetit?
Roli I kontabilitetit është që t’iu ndihmoj menaxherëve, investitorëve, autoriteteve
shtetërore të taksave dhe njerëzve apo grupe të njerëzve vendim-marrës të marrin vendime
të sigurta duke u bazuar në të dhëna kontabël.

16. Nëse një ekonomist nuk e njeh kontabilitetin çka I mungon atij?
Nëse një ekonomist nuk e njeh kontabilitetin atij I mungojnë informatat kontabël dhe përvoja
me financat e transaksionet.
17. Kush ka nevojë për kontabilitet?
Cdo njëri ekonomik ose fizik që të paktën bën një transaksion ka nevojë për kontabilitet.
18. Për cka përdoret Fin-tech?
Teknologjia financiare (Fin-tech) përdoret për të ndihmuar kompanitë, pronarët dhe
konsumatorët që të menaxhojnë më mirë operacionet dhe jetën e tyre financaire duke
përdorur softuer të specializuar.
19. Roli I auditimit në përmbylljen e pasqyrave në fund të vitit kalendarik (31,12,202X)?
20. Çfar rëndësie ka auditimi I jashtëm në krahasim ma atë të brendshëm?
21. Auditimi si procedure?
Procedurat e auditimit janë hapa të kryer nga auditorët për të marrë të gjithë informacionin në
lidhje me cilësinë e financave të ofruar nga kompania të cilat ia mundësojnë atyre të krijojnë
një opinion mbi pasqyrat financiare nëse ato pasqyrojne pamjen e vërtetë dhe të drejtë të
pozicionit financiar të organizates.
22. Auditimi shtetror?
Auditimi shtetëror kryhet në emër të shtetit dhe në llogari të shtetit, këtë lloj auditimi e kryjnë
Zyra e shtetit për auditim, kjo zyre është e pavarur dhe zyre profesionale. Në kushtet tona
auditimi shtetërorë rregullon të hyrat, të dalurat, auditimin e pasqyrave financiare dhe
transakcionet financiare të njesive të sektorit shtetëror, agjensionet që financohen nga shteti.
23. Cilat janë pasqyrat më të nevojshme për kontabilitetin dhe çfarë paraqesin ata?
Bilanci I gjendjes ështe pasqyrë e pozitës financiare të firmes në një kohë të caktuar.
Cash flow është pasqyrë që na tregon shumën e parave të gatshme të gjeneruara dhe të
përdorura nga një kompani në një periudh të caktuar.
Pasqyrat e të ardhurave prezenton arkëtimin dhe shpenzimet të cilat tregojnë fitimin apo
humbjen për një periudhë raportuese.
24. Cilat janë përbërsit kryesor të kontabilitetit?
- Aktiviteti I regjistrimit të informacionit
- Përpunimi I informacionit
- Komunikimi I informacionit

25. Cili është qëllimi kryesor I kontabilitetit?


Qëllimi kryesor I kontabilitetit është të grumbulloj, përpunoj dhe raportoj mbi informacionin
financiar në lidhje me përformancën, pozicionin financiar dhe flukset monetare të një biznesi.
26. Përfundimisht si mund ta përkufizojm kontabiliitetin?
Kontabiliteti është një process I cili merret me grumbullimin, përpunimin dhe raportimin e
informative financiare.
27. Çka është auditimi?
Auditimi është gjykim I pavarur në ndërmarrje të ndryshme, është process I sistematizuar të
mbledhjes dhe krijimit të argumenteve mbi veprimtarinë ekonomike.
28. Cili është qëllimi kryesor I auditmit?
Qëllimi kryesor I auditimit është të jap mendimin për saktësinë, besueshmërinë dhe
ligjshmërinë e raporteve financiare.
29. Cilët janë përdoruesit e Fin-tech?
- Bankat dhe klientët e tij
- Bizneset
- Konsumatorët etj

30. Dallimi në mes auditimit dhe monitorimit?


Dallimi në mes auditimit dhe monitorimit qëndron në faktin se auditimi është procedurë e
vlerësimit të gjendjes reale dhe objektivave financiare ndërsa monitorimi është process
kontinuel I kontrollit.

You might also like