You are on page 1of 6

Raport

mbi punën e kryer në muajin Qershor

1 – Shandan
Hapi i parë fotografimi I objektit dyanësorë.

Fotogrami nga disa anë I shandanit. Foto përpara restaurimit


Hapi I dytë ishte zbërthimi I shandanit për të parë shkallën e dëmtimit, e cila nuk është e një
shkalle të lartë. Pjesa e këmbëve paraqet një ndotje pak të lartë në krahasim me hapësirën totale.
Me pas aplikova konservues mekunjë druri dhe majën e gjilpërës për të hequr parafinën dhe
ndotjen e akumuluar në hapësirën totale. Më pas aplikova me preparat për konservimin e bronzit
në sipërfaqen e shandanit në rendin kohor prej 10 min dhe me përqendrim efektiv 1 min. Ky
aplikim u krye dy herë me përqendrim efektiv 1 min.
Gjithashtu pjesën e pasme raportohej ndotje dhe ndryshk. Kjo situatë u normalizua menjëherë me
aplikimin e preparatit dhe duke fërkuar sipërfaqen me furçë. Më Hapi I rradhës u krye
neutralizimi I veprimit të mëtejshëm kimik të preparatit me alkoohol etilik I holluar me ujë
neutral. U krye tharja e sipërfaqes me pambuk.

Foto mbas restaurimit


Hapi I katërt e përfundimtar ishte fotografimi dyanësorë I punës së kryer.
2- Kandil ndriçimi me xham
Hapi i parë fotografimi I objektit dyanësorë.

Foto dyanësore e shandanit me xham


Hapi I dytë ishte aplikim konservues me preparat për konservimin e
bronzit në rendin kohor prej 10 min dhe me përqendrim efektiv 1
min. Ky aplikim u krye tri here në të gjitha pjesët e kandilit. U
thelluam me konservimin e plotë të pjesës së sipërme të kandilit, ku
tymi I qiririt i përzier me pluhurin e ambjentit dhe acidin sulfurik të
atmosferës kishte formuar një formacion të përgjithshëm dëmtues
dhe jo estetik. Me fërkimë formë spiraler me furçë bloza që vishte
pjesen e sipërme të kandilit u eleminua Më pas pastrim me pambuk.
Hapi I tretë u krye neutralizimi I veprimit të mëtejshëm kimik të
preparatit me alkoohol etilik I holluar me ujë neutral. U krye tharja e
sipëerfaqes me pambuk.

Hapi I katërt e përfundimtar ishte fotografimi dyanësorë I punës së


kryer.
3- 5 lugë druri
Hapi i parë fotografimi I objekteve dyanësorë. Lugët nuk paraqesin ndotje të madhe ndaj
ndërhyrja ishte krejt konservim I gjëndjes së tyre, duke aplikuar pastrim me alkoohol me ujë.
Hapi I katërt e përfundimtar ishte fotografimi dyanësorë I punës së kryer.

Fotografimi I lugëve.

4 – Sihni bakëri
Hapi i parë fotografimi I objektit dyanësorë.

Foto dyanësore I sihnisë


Hapi I dytë ishte aplikim konservues me preparat për konservimin e bronzit në rendin kohor prej
10 min dhe me përqendrim efektiv 1 min. Ky aplikim u krye dy herë nga të dy anët Për pastrim
më të mirë u përdor furër pastrim më të mirë u përdor furçë me veprim spiral në sipërfaqen e
sihnisë. Më pas pastrim me pambuk. Anësoret nga pjesa e pasme paraqet ndotje e akumuluar
blozë me yndyrë dhe kishte krijuar një nxirje të paprecedente. Me kompresa me alkoohol dhe më
pas duke aplikuar me bisturi u bë e mundur eleminimi I kësaj mase yndyrore që përveç
prezantimit joestetik, rrezikon gjendjen e mëtejshme të objektit
Hapi I tretë u krye neutralizimi I veprimit të mëtejshëm kimik të preparatit me alkoohol etilik I
holluar me ujë neutral. U krye tharja e sipëerfaqes me pambuk.

Foto të sihnisë pas restaurimit.


Hapi I katërt e përfundimtar ishte fotografimi dyanësorë I punës së kryer.

5 – Mangall tunxhi (Pjesa e sipërme)


Hapi i parë fotografimi I objektit dyanësorë.
Hapi I dytë ishte aplikim I lehtë konservues me preparat
për konservimin e bronzit në rendin kohor prej 10 min dhe
me përqendrim efektiv 1 min. Ky aplikim u krye tri herë
nga të dy anët. Më pas pastrim me pambuk.
Hapi I tretë u krye neutralizimi I veprimit të mëtejshëm
kimik të preparatit me alkoohol etilik I holluar me ujë
neutral. U krye tharja e sipërfaqes me pambuk.
Muajin në vazhdim ky object do të vijoj ne proçesin e
restaurimit duke e pastruar komplet objektin ne fjalë.
Puna po vazhdon e do të vijojë me mbarësinë e bekuar nga
Zoti.

I juaji në besim
Adi Shehu

You might also like