You are on page 1of 10

Dobitë e Ramadanit

N e k e m i ne v o j ë p ë r
R a m a d a ni n!

Ebu Uvejs ‘Abdullah Ahmed ‘Ali


(Allahu e mëshiroftë)

…dija vjen para fjalëve dhe veprave !


© Mektebi Selefij Fier
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

Hytbe e mbajtur nga Ebu Uvejs ‘Abdullah Ahmed ‘Ali, Allahu e mëshiroftë, një nga
pionerët e dauetit Selefij në Perëndim. Ai ishte imami i xhamisë ‘Mesxhid Rahmeh’ në
Nju Xhersi, SHBA. Pasi studjoi në Arabinë Saudite, Ebu Uvejsi shkoi në Angli ku thirri
për në bazat e Selefizmit në një kohë kur shumë njerëz kishin frikë që ta përdornin termin
‘Selefij’. Më pas, ai shkoi në Amerikë në mes të viteve ’90, ku i shërbeu këtij daueti të
bekuar derisa u nda nga kjo botë. Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me të mira për
mundin që dha.

Ramadani është muaj i Faljes.


Ramadani është muaj i Mëshirës.
Ramadani është muaj i Bujarisë.

Ramadani, muaji në të cilin Allahu Subhanehu ue Te’ala pranon Teuben e robërve, dhe
muaji në të cilin Allahu bekon robërit e Tij.

Ne kemi nevojë për Ramadanin për të korrigjuar vetet tona, sepse ne e kemi harruar
Allahun Tebarake ue Te’ala për pjesën më të madhe të vitit.

Të korrigjojmë vetet tona sepse kemi qenë neglizhentë.


Të korrigjojmë vetet tona sepse ne nuk po e kujtojmë Allahun.
Të korrigjojmë vetet tona sepse na janë ngurtësuar zemrat, disa zemra janë të cofura, disa
zemra janë të sëmura, disa zemra janë të ftohta akull, disa zemra janë të nxira, nga të cilat
nuk ka asnjë dobi. Disa zemra janë kaq të nxira e kaq të sëmura saqë ata e shohin të
keqen (el-Munker) si të mirë, dhe e shohin të mirën si të keqe. Ato nuk janë ashtu siç
duhet të jenë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin. Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse lidhja jonë me
Allahun nuk është në rregull.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne nuk kemi ndonjëfarë përuljeje (khushu’) apo
përkushtimi në Namazin tonë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse Kur'anin e ka mbuluar pluhuri dhe ka ngelur në
raft.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne nuk i lexojmë fare librat e Sunetit.


‫ ا‬ 2
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne nuk agjërojmë. Edhe nëqoftëse agjërojmë
fizikisht pa ngrënë e pa pirë, ne nuk agjërojmë me sytë tanë duke ulur shikimin, as me
gjuhët tona duke mos shpifur, duke mos gënjyer e duke mos përgojuar.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të përmirësojmë vetet tona, që të punojmë për


Ahiretin dhe që të lidhemi me Allahun Tebarake ue Te’ala.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse lidhjet vëlla-vëlla e motër-motër janë në një
gjendje të mjeruar.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne kemi mendime të këqia për njëri-tjetrin.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne i bëjmë dhulm (padrejtësi) njëri-tjetrit.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ka përgojim, ka hased, ka xhelozi dhe ka shpifje.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne jemi të neveritshëm, sepse ne jemi në një
gjendje të keqe, sepse ne jemi të sëmurë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne nuk besojmë në premtimin e Allahut Tebarake
ue Te’ala, ose nëse e besojmë, atëherë ne nuk e zbatojmë atë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ai është koha kur duhet të ndryshojmë dhe duhet të
bëhemi më të mirë se ç’jemi tani.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ai është e vetmja gjë që ka për të na bashkuar.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse ne nuk jemi të bashkuar, nuk ka vëllazëri.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse nuk ka respekt për më të vjetrit.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse nuk ka dashuri të vërtetë midis nesh.

Ne kemi nevojë për Ramadanin, i cili është i mbushur plot me dashuri dhe Mëshirë nga
Allahu Tebarake ue Te’ala.

Një Ramadan si ky që po na vjen është sikur një klinikë apo një spital ku përpiqemi të
kurojmë gjendjen e keqe shëndetsore, ku përpiqemi të dalim prej aty pa sëmundjet me të
cilat erdhëm, ku përpiqemi që të dalim në një gjendje më të mirë se sa kur hymë aty.

Ne kemi nevojë për Ramadanin. Hidhi sytë rreth e rrotull, shiko në të djathtë, shiko në të
majtë, shiko para teje dhe shiko mbas teje dhe ke për të thënë ‘Ne kemi nevojë për
Ramadanin’.

Motrat nuk janë veshur ashtu siç duhet; kemi nevojë për Ramadanin. Vëllezërit e motrat
po përzihen me njëri-tjetrin; kemi nevojë për Ramadanin. Po flasin në telefon dhe në
internet; kemi nevojë për Ramadanin. Kjo është shthurje, kemi ngelur në vend, kemi


‫ ا‬ 3
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

ngelur në vendnumëro, dhe kjo është problem... kemi nevojë për Ramadanin. Ne kemi
nevojë për Ramadanin që të mbledhim vetet tona.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të vijmë në xhami e të drejtohemi kah kibla e të themi
‘Allahu Ekber’, e të qëndrojmë gjatë në namazin e natës derisa ato sëmundje, ato
pisllëqe, ato ligësi e vështirësi të na hiqen qafe. Ne kemi nevojë për Ramadanin që të na
tregojë se neve nuk na është dhënë garancia që jemi prej njerëzve të Xhenetit.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të na bëjë të ditur se ne jemi robër të Allahut Tebarake
ue Te’ala.

Që edhe sikur të shpenzonin të gjithë jetën tonë që prej lindjes e deri në Ditën e Kijametit
në Sexhde, kjo nuk do të mjaftonte për ta falenderuar Allahun për Mëshirën e Tij, për
Bujarinë e Tij dhe për Begatitë e Tij.

Ne kemi nevojë për Ramadanin dhe kjo duket qartazi. Nëse ka mbetur sadopak frikë ndaj
Allahut në zemrat tonë dhe nëse na ka mbetur sadopak shpresë për Xhenetin, dhe nëse ka
ndonjë dëshirë për të ndryshuar e për t’u bërë më të mirë, më të drejtë dhe për të arritur
në gradën e Ihsanit, për të arritur gradën e Mu’minit, për të patur Tekua, që t’i
frikësohemi Allahut... ne kemi nevojë për Ramadanin.

Ne kemi nevojë për Ramadanin, muaji i Teubes.


Ne kemi nevojë për Ramadanin, muaji i Faljes.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të korrigjojmë sjelljen tonë, të korrigjojmë


mosmarrëveshjet, vështirësitë dhe hasedin që kemi në lidhjet me njëri-tjetrin.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të kuptojmë se i kemi bërë padrejtësi njëri-tjetrit. E


Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë: “Dhulmi (padrejtësia) do të
shndërrohet në errësirë në Ditën e Gjykimit.”

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të kuptojmë Hadithin: “Frikësoju duasë së atij që i


është bërë padrejtësi...”, sepse midis Allahut dhe këtij personi që po bën duanë, personi i
cili po lutet kundër atij që i ka bërë padrejtësi, nuk ka perde midis tij dhe Allahut. Ajo dua
pranohet menjëherë.

Zullumqar është ai të cilit nuk po i shkojnë punët ashtu siç duhet. Ai po shkon drejt një
gjëje, dhe bie në një gjë tjetër. Ai rrëshqet atje e shkan këtu. Pse s’po bëj dot përpara? Pse
s’po përparoj në Fenë time? Pse nuk po e mësoj dot përmendësh këtë ajet? Pse s’po e
kuptoj dot këtë hadith? Ndoshta ne jetojmë nën lutje, mbi ne ka rënë përgjigja e lutjes së
dikujt të cilin e kemi sharë apo e kemi shkelur. Ju e dini që keni nevojë për Ramadanin.
Ne duhet të mbledhim vetet tona. Ne po endemi nëpër pisllëqe, ne i kemi preokupuar
zemrat tona me gjëra shumë të ulta; Ne kemi nevojë që zemrat tona të jenë pranë Arshit
të Allahut. Ne duhet të mendojmë për çështje madhore, për qëllime të larta; Ne duhet të
mendojmë për Xhenetin; Ne duhet të shpresojmë për Xhenetin.

Ti po bën plane për t’u martuar, ti po bën plane për t’u shkolluar, ti po bën plane për t’u


‫ ا‬ 4
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

punësuar, por ne kemi nevojë që të bëjmë plane për Xhenetin. Ne kemi nevojë që të
përgatitemi për Xhenetin gjatë muajit të Ramadanit.

Ne kemi nevojë emergjente për Ramadanin! Në mënyrë që të hyjmë në Ramadan me


pendim, të hyjmë me keqardhje, të hyjmë duke e kuptuar që jemi të dobët, që kemi
nevojë për Allahun që të na përmirësojë, duke e kuptuar që jemi në gabim dhe se kemi
nevojë për Allahun Tebarake ue Te’ala që të na çojë tek ajo që është e saktë; duke e
kuptuar që jemi të dobët dhe që kemi nevojë për Allahun Tebarake ue Te’ala që të na
japë fuqi. Ne kemi nevojë për Ramadanin. Oh po!! Ne kemi nevojë për Ramadanin.

Ne kemi nevojë për namazin e natës, ne kemi nevojë për dua dhe sexhde, ne kemi nevojë
për netët e Ramadanin që të lexojmë krejt Kur'anin. Ne kemi nevojë që të dëgjojmë
Husrin, Sudejsin, Shurejmin apo Hudhejfin. Ne kemi nevojë për Ramadanin që të
dëgjojmë Kur'anin. Kur ka qenë hera e fundit që kemi dëgjuar Kur'an?? Kur ka qenë hera
e fundit që kemi lexuar Kur'anin? Ne kemi nevojë për Ramadanin për të studjuar
Kur'anin, për të zbatuar Kur'anin, dhe ky Ramadan mund të jetë i fundit për ne. Dhe siç
ka thënë një vëlla, kush na garanton ne që ky nuk është Ramadani ynë i fundit? Kush na
garanton që ky nuk është Ramadani ynë i fundit? Ne duhet ta marrim seriozisht. Dhe ne
duam që të dalim prej tij në një gjendje më të mirë se kur hymë në të. Ne duam të dalim
nga Ramadani me Tekua (devotshmëri), sepse kjo është arsyeja kryesore për të cilën u
urdhërua Ramadani.

“O ju që besoni! Juve u është urdhëruar agjërimi ashtu siç u qe urdhëruar atyre që


ishin përpara jush me qëllim që të mund të bëheni të devotshëm.”

Tekua është që të kesh frikë nga Allahu. Sikur të kishim patur tekua, gjendja jonë do të
kishte qenë më e mirë se ç’është tani. Sikur të kishim patur tekua, lidhjet tona do të ishin
më të ngushta, sikur të kishim patur tekua... babai me të birin që është Musliman, motra
me vëllain që është Musliman, xhaxhai, halla, mbesa dhe nipi që janë Muslimanë, burri
dhe gruaja që janë Muslimanë... këto lidhje do të kishin qenë më të forta nëse ato
bazohen në tekua. Dhe ne mund ta arrijmë tekuan gjatë muajit të Ramadanit. Unë nuk
besoj se zemrat tona janë aq të ngurta, unë nuk besoj se ne s’mund të ndryshojmë, unë
nuk besoj se disa nga ne që mbajnë urrejtje që prej 10 vjetësh nuk mund të fillojnë të
mësojnë që të duan, dhe për shkak se kemi mësuar mashtrimin e dredhitë kjo nuk do të
thotë se ne nuk mund të mësojmë që të kemi besë.

Unë nuk mendoj se ata vëllezër që i kanë braktisur çështjet fizikisht, por kanë po ato
mësime dhe sjellje që kanë patur më përpara, unë nuk besoj se ata nuk mund të
ndryshojnë. Motrat që largojnë vetet e tyre nga fitneja dhe fizikisht largohen nga gabimi,
fizikisht largohen nga marrëzitë, duhet që të largohen edhe me zemrat e tyre. Me lejen e
Allahut të Lartësuar! Duhet të largohen edhe zemrat e tyre.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të bëhemi ashtu siç ishte Pejgamberi (sal-lAllahu
‘alejhi ue sel-lem). Se ai ishte më bujari, ai ishte më bujari në përgjithësi dhe ishte më
bujari në Ramadan. Sikur era... duke shpenzuar, duke dhënë në të djathë, në të majtë,
duke dhënë përpara, duke dhënë prapa, duke i dhënë çdonjërit që vinte. Ai u jepte pa
kërkuar ata.


‫ ا‬ 5
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

Ne kemi nevojë për Ramadanin që t’i ngulisim këto cilësi. Ne kemi nevojë që të
kontrollojmë epshet tona. Ne kemi nevojë që të kontrollojmë gjuhën tonë. Ne kemi
nevojë që të kontrollojmë gjymtyrët tona. Ne kemi nevojë që të mësojmë të
disiplinohemi. Ne kemi nevojë që të kontrollojmë zemërimin tonë. Ne nuk duhet t’i
bëjmë gjërat në Ramadan si zakon, si diçka që është veçse traditë, saqë ne jemi akoma më
të neveritshëm kur hyjmë në Ramadan. Ne duhet të ndryshojmë gjendjen tonë. Ne duhet
të ndryshojmë lidhjen tonë me Allahun Tebarake ue Te’ala, sepse sa të parëndësishëm
duken robërit para Allahut kur nuk i binden Atij. Këtë e ka thënë një nga Sahabët kur ai
mori në duar kurorën e mbretit të Persianëve.

Edhe Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë se ai u dërgua përpara Orës së


Fundit, “Dhe rrizku im më është dhënë nën hijen e shtizës sime, kurse poshtërimi është
shkruajtur kundër çdokujt që del kundër urdhërave të mia... Poshtërimi është shkruajtur
kundër çdokujt që del kundër urdhërave të mia.” Nëse duam që të vazhdojmë në këtë
gjendje të poshtëruar në të cilën ndodhemi, atëherë mos e shfrytëzoni rastin e shkëlqyer,
silluni sikur ai të mos ekzistojë, hidheni pas shpine, harrojeni dhe bëhuni kokfortë, bëhuni
kryeneçë, ndiqni epshet tuaja ashtu siç keni bërë për 11 muajt që keni lënë pas dhe mos
përfitoni nga Ramadani. Dhe kur gjendja jonë nuk ndryshon, kur Qafirat nuk i heqin
heshtat e tyre nga gurrmazet tona, kur gratë tona përdhunohen vazhdimisht, dhe ata
(qafirat) janë tashmë në çdo cep të botës, kur të gjitha këto po ndodhin tashmë, atëherë
mos thoni “Pse?” Ju e dini pse. Sepse ne kemi nevojë për Ramadanin dhe ne kemi nevojë
që t’i korrigjojmë vetet tona në këtë Ramadan. Dhe sepse ju jeni një pjesë e këtij Umeti,
dhe nëse keni ndonjë sëmundje, nëse jeni anëtarë të këtij Umeti me sëmundje, me
ndyrësira, me krime, atëherë kjo gjë do të prekë edhe pjesën tjetër të Umetit. Është sikur
trupi juaj kur keni ndonjë sëmundje. Është njësoj si atëherë kur dëmton gishtin apo majën
e këmbës, kjo ka për të prekur edhe pjesën tjetër të trupit. Nuk është e nevojshme që t’ju
thonë se Pejgamberi (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) ka thënë, “Besimtarët janë si një trup
i vetëm”. Nëse duam që ta përmirësojmë gjendjen e Umetit, atëherë duhet ta nisim
fillimisht duke korrigjuar vetet tona. Mos u bëni merak për Ubejdin, Hasanin, Musanë,
por merakosuni për vetet tuaja. Bëhuni egoistë në këtë Ramadan. Jo në dhënien e
sadakasë por kur të përqëndroheni në përmirësimin e veteve tuaja ose se si do t’i
përmirësoni vetet tuaja. Fokusi juaj duhet të jetë vetja juaj. Duke mos u merakosni për
rrugën e këtij personi apo rrugën e atij personit tjetër. A jeni ju vetë në rrugën e saktë??
Duke mos u merakosur për këtë filan vëlla se a është ai në bidat apo në Sunet. A jeni ju
vetë në Sunet? A kanë hequr dorë këta vëllezër nga bërja e gjynaheve? - Po ju a keni
hequr dorë nga bërja e gjynaheve? A ka bërë teube ai vëllai? - Po ju a keni bërë teube??
A e ka përmirësuar gjendjen e tij ai vëllai? - Po ju a keni përmirësuar gjendjen tuaj?
Merakosuni për vetet tuaja. Merakosuni për vetet tuaja këtë Ramadan. Çdo Ramadan
tjetër bëni ç’të doni. Por këshilla ime e sinqertë për ju është: këtë Ramadan merakosuni
për vetet tuaja. A po përgojoj? A po shpif? A po bëj imoralitet? A po bëj gibet? A po
merrem me thashetheme? A kam hased? A kam mendjemadhësi? A jam arrogant? A jam
shumë i ashpër? A jam i pasjellshëm? A jam tamam i butë? A jam tamam i butë? Pyetini
vetet tuaja. A ishte qëllimi im kur thashë atë që thashë për kënaqësinë e Allahut apo për
t’u dukur? Kur thashë atë që thashë, a ishte kjo për kënaqësinë e Allahut apo ishte për t’u
dukur e për t’u dëgjuar? A po e bëja atë vepër me sinqeritet nga zemra apo e bëra që të
më njohin? Dashuria për t’u dukur ka për ta thyer shpinën!


‫ ا‬ 6
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

Jini të sinqertë. Bëhuni si ai robi i Allahut që është përmendur në hadithin që gjendet në


Kitab et-Teuhid, ushtari me flokë të shpupuritur, këmbëzbathur e i pisët... por ai është i
sinqertë me Allahun. Nëse e caktojnë në fundin e ushtrisë, ai është i kënaqur me këtë. E
nëse e caktojnë në ballë të ushtrisë, ai është i pakënaqur me këtë. Qëllimi i tij është
Allahu Tebarake ue Te’ala. E jo se ku do të ulet. As ne e as ata. As ju e as unë por
vëllezërit dhe motrat e tij... janë robërit e Allahut, janë besimtarët e Tij, janë Muslimanët,
Selefijinët, janë Pasuesit e Gjurmëve (Ehlul-Ether), janë Ehli-Suneti, janë Ehli-Hadithi.
Askush nuk është më i madh dhe askush nuk është më i vogël. Askush nuk do që t’i
shkelë të tjerët dhe as nuk do që ta shkelin të tjerët. Të gjithë ne duhet të punojmë për
kënqësinë e Allahut Tebarake ue Te’ala. Dhe nëse nuk punojmë, atëherë ne e kemi një
sëmundje e cila quhet er-Rija - t’i bësh gjërat për t’u dukur apo për famë (Sum’ah), dhe
ne kemi nevojë për Ramadanin që të korrigjojmë sjelljen tonë.

Nëse e shohim se po flasim shumë me motrat dhe vëllezërit, atëherë ne kemi nevojë për
Ramadanin që t’i japim fund bisedës me ata të cilët e kemi harram që t’u flasim. Dhe
nëse e shohim se po përzihemi tej mase, atëherë ne kemi nevojë për Ramadanin që të
fillojmë të përzihemi me ata të cilët duhet të përzihesh. Po shohim se kemi xhelozi në
zemrat tona, kemi hakmarrje në zemrat tona, kemi pabesi në zemrat tona ndaj
Muslimanëve të tjerë duke u bazuar në asgjë tjetër përveç se tek pëshpëritjet që na hedh
Shejtani...

Ne kemi nevojë për Ramadanin.

Ne e kemi të gjithë mirësinë para syve tanë, kur ne kemi Librin e Allahut Tebarake ue
Te’ala, Sunetin e të Dërguarit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Kuptimin e Selefëve tanë
të Mirë dhe lidhjen me Trashëgimtarët e Pejgamberit (‘alejhis-selam), Ulematë - pra ne e
kemi të gjithë mirësinë para syve por ne jemi si puna e atij personit që vuante nga një
sëmundje dhe ai kishte recetën me ilaçe mu përpara syve por refuzonte që ta hapte kutinë,
lëre më pastaj që ta lexonte, e lëre më pastaj që t’i përdorte ilaçet.

Ne kemi nevojë për Ramadanin, gjendja jonë s’ka për të ndryshuar. Ne do vazhdojmë që
të qahemi.

Ne kemi nevojë për Ramadanin, ose përndryshe do të vuajmë përgjithmonë. Ne kemi


nevojë për Ramadanin, ose përndryshe do të bëhemi të marrë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin, ju edhe unë. Pse mos të çohemi e të përveshim mëngët?
Pse duhet të godasim duart e njëri-tjetrit? Pse duhet të shkelim dikë me qëllim që të
arrijmë diku? Pse duhet të shkelim një nga vëllezërit tanë kur edhe ai do që të shkojë aty
ku duam të shkojmë ne? Në Xhenet! Pse të mos shkojmë së bashku. Pse të mos jemi krah
për krahë. T’i përvish mëngët e tua unë përvesh mëngët e mia, ne do t’i futemi punës dhe
do të ndihmojmë e përkrahim njëri-tjetrin.

Pse të mos justifikojmë? Pse të mos falim? Pse të mos harrojmë? Pse të mos i lëmë gjërat
që të kalojnë? Me qartësi, me të vërtetën, duke njohur Sunetin, duke njohur Fenë, të
lidhur me Dijetarët, duke mos dalë para tyre në ndonjë fjalë apo ndonjë vepër, dhe nëse


‫ ا‬ 7
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

ata bëjnë ndonjë deklaratë, ne përcjellim deklaratën e tyre (pa shtuar e pa pakësuar). Kjo
është e rëndërsishme. Ne kemi nevojë për Ramadanin.

Ky muaj i bekuar në të cilin futesh si shejtani më i poshtër dhe del si ëngjëll. Ai muaj i
bekuar në të cilin hyn si koprrac dhe del si bujar... ai muaj i bekuar në të cilin mund të
jesh një prej atyre vëllezërve zemërgur - zakonisht të gjithë të dhurojnë ndonjë
buzëqeshje kurse ti nuk i dhuron asnjërit - dhe nëse hyn në Ramadan ashtu siç duhet, do
të dalësh nga Ramadani duke u dhënë buzëqeshje këtyre vëllezërve, jo në fytyrat e
motrave por në fytyrat e vëllezërve të tu.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që të përmirësojmë gjendjen tonë: ne jemi të avashtë, ne


jemi përtacë, ne nuk e marrim mundimin për të shkuar drejt Fesë dhe Ahiretit. Ne
mundohemi për dynjanë, dhe sikur e kundërta e kësaj të ishte e vërtetë, pjesa më e madhe
e fqinjve tanë do të ishin Muslimanë. Shumë do të kishin hyrë në Islam grupe-grupe, siç
thotë edhe Shejkh Zejd Medkhalij në shpjegimin e ‘Tri Parimeve’ se Islami është Mirësi,
bukuria e tij është e shpjeguar. Islami tha ai, është një Mrekulli ndër Mrekullitë, është një
Argument ndër Argumentet. Dhe kur ai u paraqitet zemrave, kur ai u paraqitet njerëzve
në mënyrë e saktë, atëherë çfarë ndodh? Ata hynë në Islam në turma.

Ai tha se nëse ndonjëri prej tyre ka ndonjë biznes dhe ne duam të bëjmë reklamë, shumë
pak njerëz që nuk bëjnë reklamë fare do të thoshin “Unë kam një biznes por do të rri i
heshtur.” Biznesi nuk do të jetë i suksesshëm dhe askush nuk ka për të përfituar, ai ka për
të humbur. Në përgjithësi, një biznesmen i mirë bën një reklamë të mirë - ai mund të
përdorë shtypin, mund të përdorë radion, median vizive, për të bërë reklamën e tij, da’uen
e tij (për produktet e tij), ai do të bëjë thirrje me qëllim që njerëzit të vijnë e të mblidhen
në mënyrën më të mirë dhe të marrin përgjigjen më të bukur. Kjo është ajo çfarë bën ai.
Shejkhu tha pastaj: “ Nëse ne do ta bënin këtë për Islamin, për të treguar bukurinë e tij,
për të shpjeguar Mirësinë e tij, atëherë është prirja natyrale (fitrah) e personit që ai të dojë
të njohë Islamin (përveç nëqoftëse fitreja e tij është e prishur).” Ai do të dijë përse ecën
mbi tokë. Ai do të njohë namazin e tij. Ai do të ketë lidhjen e tij me Zotin e Tij. Ai do të
dijë qëllimin përse ekziston. Por kush do t’ia shpjegojë atij ose asaj? Kush do t’ua tregojë
atyre? Kush do t’i hapi ato zemra? Supozohet se jemi ‘ne’!

Ata nga mesi ynë që nuk mund të shprehen dot me fjalë, e si është puna e vepra tona
atëherë? Nëse një person shikon se ju jeni që e thoni të vërtetën, përse e thoni ju të
vërtetën? Sepse Islami ju mëson që thoni të vëretën, dhe ju duhet të thoni të vërtetën, dhe
ka një gradë të lartë kur thua të vërtetën, dhe vërtetësia është e vetmja gradë që vjen pas
Pejgamberëve... ajo është grada e parë pas Pejgamberëve madje. Afër pozitës së
Pejgamberëve janë sidikunët (ata që thonë vetëm të vërtetën), njerëzit që më së shumti
thonë të vërtetën. Prandja ti e thua të vërtetën ngaqë kështu të mëson Islami. Ti e mban
fjalën e dhënë ngaqë kështu të mëson Islami. Ti je i butë, je i këndshëm, je i sjellshëm, ke
moral të mirë, qëndron drejt, dhe kur t’i vijë rradha Islamit, do t’i shohësh ata turma-
turma. Dhe nëse nuk e shikon një gjë të tillë, atëherë dije se ne po bëjmë atë që nuk duhet
ta bëjmë. Nëse do të ishim duke bërë atë që duhet ta bëjmë, ndoshta do të kishim
mbledhur njerëz sa ç’mblidhen në një nga stadiumet e futbollit. Nëse po bëjmë atë që
duhet të bëjmë, njerëzit do të dëgjojnë për Islamin nga radioja, ata do të shohin artikuj që
shkruhen nëpër gazeta rregullisht, ata do të shohin sjellje të mira, ata do të shohin butësi


‫ ا‬ 8
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

dhe edukatë, durim dhe vetpërmbajtje. Ata do të shohin cilësitë dhe karakteristikat e
Pejgamberit të Zgjedhur (el-Mustafa, sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) nëse ne do të kishim
bërë punën tonë. Por ne nuk po e bëjmë. As meshkujt e as femrat. As baballarët, as nënat
dhe as fëmijët. Ne nuk jemi aty ku duhet të jemi, ne nuk po bëjmë atë që duhet të bëjmë.

Ne kemi nevojë për Ramadanin për të qartësuar gjendjen tonë. Ne kemi nevojë për
Ramadanin që të marrim përgjegjësi. Ne kemi nevojë për Ramadanin që t’i japim këtij
Umeti një ringjallje, t’i japin ajër... ne duhet ta kuptojmë se jemi mbarëbotëror. Kushdo
që ndjek Librin e Allahut, Sunetin e Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) dhe
Menhexhin e Selefëve tanë të Mirë, atëherë ata janë vëllezërit tanë më të ngushtë. Dhe
ata që janë në injorancë, në bidate, por jo në bestytni (supersticione, besime të kota), ata
prapëseprapë janë vëllezërit tanë disi të largët, por brenda këtij Umeti. Dhe kjo na prek të
gjithëve ne. Dhe ne jemi të lidhur në këtë mënyrë.

Nëse ulesh këtu dhe thua, “Unë s’dua t’ia di se çfarë po u bëjnë Muslimanëve në Indi,
s’më intereson”, “Unë s’dua t’ia di nëse ata bombardojnë Afganistanin... s’më intereson...
nuk ka lidhje me mua... atëherë ti je rracist, nacionalist, ti nuk je Selefij! Sepse një Selefij
preokupohet për këtë Umet. Një Selefij vret mendjen gjatë natës për këtë Umet. Një
Selefij qan në namazin e tij për gjendjen e këtij Umeti, ai qan për çdo gjë që ndodh në
vendin e tij, ai qan për gjendjen e tyre kudo në botë. Ne kemi nevojë për Ramadanin në
mënyrë që ta kuptojmë sërish vëllazërinë Islame.

Ne kemi nevojë për Ramadanin sepse disa prej tyre nuk e kanë praktikuar kurrë
ndonjëherë vëllazërinë në jetët e tyre, dhe mundet të jenë Muslimanë që prej 50 vjetësh.
Ne kemi nevojë për Ramadanin në mënyrë që motrat të mësojnë lidhjet ndërmjet
motrave.

Ne kemi nevojë për Ramadanin që njerëzit të mësojnë t’u rrënjosin në mendje fëmijëve të
tyre që të bëhen si Ebu Bekr Sidiku, Umer Ibn Khattabi, Sa’d Ibn Ebi Uekkas... Ne kemi
nevojë për Ramadanin me qëllim që ata të kërkojnë dituri. Ky Umet ka nevojë për një
tjetër Bin Baz, ky Umet ka nevojë për një tjetër el-Albani, ky Umet ka nevojë për një
tjetër Mukbil, ky Umet ka nevojë për një tjetër Ibn Tejmije, ky Umet ka nevojë për të
gjithë këta dhe akoma më shumë. Ju do më thoni se asnjë prej tyre nuk mund të vijë apo
se anjëri si ata nuk mund të dalë nga familjet tona? Asnjëri prej tyre nuk mund të dali nga
ne? Jo të gjithë ata që dalin nga ne duhet të jenë leshko. A nuk mund të flasin Arabisht
fëmijët tanë që në moshë të re? A nuk mund të vendosin në duart e fëmijëve tanë librat që
do t’i bëjnë dobi Umetit... të njëjtën dashuri që kanë qafirat për Herri Poterin dhe librat e
tyre imagjinarë? Shpresa jonë është e ulët. Dëshira jonë është e ulët. Supozohet që ne
duhet të kemi qëllime të larta. Ne duhet të kujdesemi për fëmijët tanë, ‘Abdullah dhe
‘Abdur-Rrahman, e t’u themi: “Ti mund të bëhesh Shejkh Nasirud-Din el-Albani për këtë
Umet. Ne duhet të themi kur të jemi duke dëgjuar Sudejsin apo Shurajmin se mundet që
të jesh ti duke u prirë njërëzve namazin në Haram (në Mekke). Supozohet që ne duhet të
kemi qëllime të larta. Por derisa ne të shkundim pluhurin, marrëzitë e Xhahilijetit,
ngutjen e rinisë, cilësitë e këqia që kemi... ne duhet t’i heqim qafe ato, ne duhet të
ndryshojmë gjendjen tonë, ne kemi nevojë për Ramadanin.

Ne kemi nevojë për qëndrimin në namazin e natës, ne kemi nevojë për këndimin e


‫ ا‬ 9
ِ
Dobitë e Ramadanit...
Ramadanit... Ne kemi nevojë për Ramadanin !

Kur'anit, ne kemi nevojë që të ulemi së bashku dhe të bisedojmë së bashku për Fenë e jo
për Dynjanë, ne kemi nevojë që të bëhemi merak për gjendjen tonë në Ahiret, në Botën
Tjetër. Ne kemi nevojë që të zgjohemi nga gjumi. Zgjohuni o ju gjumashë!!! Gjumi ynë u
zgjat tej mase. Ju duhet të zgjoheni, të merrni abdes dhe bashkohuni me karvanin e
Muhamed Ibn ‘Abdullahut (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem), Ebu Bekr Sidikut, Umer Ibn
Khattabit, Ibn Tejmijes... ju duhet t’u bashkangjiteni atyre. Edhe për sa kohë do
vazhdojmë të qëndrojmë në këtë gjendje të keqe? Edhe sa kohë duhet të rrimë të turbullt?
Edhe sa kohë duhet t’i kemi këto probleme? Ne kemi nevojë për Ramadanin. Dhe le të
jetë ky Ramadan ai nga i cili del më i mirë, del më i përkryer, del më i devotshëm, del me
kokën lartë. Ju jeni nga Umeti i Pejgamberit (sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem) kështu që
mos e harroni!!!

Dhe e gjithë lavdia i takon Zotit të botëve.

Përktheu: Alban Malaj


E Xhuma, 17 Sha’ban 1429 / 20 Gusht 2008


‫ ا‬ 10
ِ

You might also like