You are on page 1of 4

Test kapitulli 1+2

Emer ______________ Mbiemer______________ Lenda:Kimi


Grupi :A Klasa:XI(D)
1. Të gjitha elektronet 2p kanë: ( 1 pike)
A) n=2
B) l=2
C) m=0
D) ms= - 1/2
2. Numri atomik i elementit, i cili ka 6 elektrone në nënnivelin d të nivelit të ( 1 pike)
tretë është:
A) 20
B) 22
C) 24
D) 26
3. Në bërthamën e atomit të një elementi ndodhen 22 neutrone dhe në mbështjelljen ( 4 pike)
elektronike të tij lëvizin 18 elektrone. Njehsoni:
a) Njehsoni numrin atomik
b) Njehsoni numrin e masës së elementit
c) Shkruani formulën

4. Për elementet O (Z=8); B (Z=5);C (Z=6); N (Z=7), gjeni: ( 4 pikë)


a) Jometalin më tipik
b) Renditjen sipas rrezes atomike në rritje
c) Oksidet që ato formojnë

5. Në sistemin periodik rrezja atomike: (1 pikë)


A) rritet duke kaluar nga e majta në të djathtë
B) zvogëlohet duke kaluar nga lart poshtë
C) nuk ndryshon as në grupe as në perioda
D) rritet duke kaluar nga lart- poshtë
6. Numri kuantik themelor mund të marrë vlera: (1 pikë)
A) -1,-2,-3....
B) -4, -3, 2.....
C) 1, 2, 3 ....
D) 0, 1, -2 .
7. Jepen simbolet e elementeve Li(Z=3) Ca(Z=20) Be(Z=4)Fe (Z=26) Zn(Z=30) Ba(Z=56)
a) Vendosini ata sipas rritjes së rrezes (3pike)
b) Tregoni jonet që ata formojnë
c) Shkruani formulën e oksidit dhe vetitë e tyre
8. . Duke parë në tabelë radhitni sipas rritjes së numrit atomik Z elementet (3pike)
:Na (Z=11) Cl(Z=17) S(Z=16) Al(Z=13) P(Z=15)Mg(Z=12) Si(Z=14):
9. Plotësoni vendet bosh në pohimet e mëposhtme: (4 pike)
a. Elektroni ka natyrë grimcore dhe ________________________
b. Elektroni lëviz në një zonë të caktuar që quhet__________________________
c. Në lëvizjen e tij rreth bërthamës, elektroni krijon___________ ___________ elektronike
d. Orbital është zonë e hapësirës ku elektroni kalon mbi ________________ të kohës së tij
10. . Numri atomik Z i elementit, i cili ka 4 elektrone në nënnivelin d të nivelit të tretë
është: a)20 b) 22 c) 24 d) 26 (1 pike)
11. Për atomin e elementit me numër atomik Z= 33 përcaktoni: ( 4pikë)
a) valencat në gjendje normale e të ngacmuar
b) formulat e oksideve të tij
c) karakterin e elementit
12.. Atomet e elementeve të një periode kanë të njëjtë: (1 pike)
a. Numrin e elektroneve në nivelin e jashtëm
b. Numrin e niveleve energjetike
c. Numrin e g r upit ku bëjnë pjesë
d. Vetite fizike dhe kimike.

13.Përcakto nënnivelin që përmban numrin më të madh të gjendjeve energjetike: (1 pike)


a) 2s B) 5p C) 4f Ç) 3d
14. Izotopet e hidrogjenit përmbajnë: ( 1 pikë)
A) numër të njëjtë neutronesh
B) numër të njëjtë mase
C) numër të njëjtë protonesh
D) numër të ndryshëm elektronesh

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0/10 11/14 15/18 19/21 22/25 26/28 29/30


Test kapitulli 1+2
Emer ______________ Mbiemer______________ Lenda:Kimi
Grupi :B Klasa:XI(D)
1. Shperndarja e elektroneve te atomit K(Z=19)eshte: (1 pike)
A) 1s2 2s2p4 3s1p6d4
B) 1s1 2s2p4 3s2p6d3 4s1
C) 1s2 2s2p6 3s2p3d4
D) 1s2 2s2p6 3s2p6d04s1

2. .Atomi I nje elementi X e ka Z=7 valenca ne gjendje normale e tij eshte: (1 pike)
A) 4 B)3 C)2 Ç) 1
B)
3. Mendelejevi zbuloi: (1 pike)
a). Numrin atomik Z c). Ligjin periodik
b). Gazet e plogëta d). Ligjin e oktatave
4. . Në bërthamën e atomit të një elementi ndodhen 10 neutrone dhe në mbështjellën
elektronike lëvizin 10 elektrone. Njehsoni: (3 pike)
a) Numrin atomik Z b) numrin e masës A c) masën e krahasuar (Ar)

5. .Bori ka 2 izotope të qëndrueshme 105B dhe 115B. Përhapja e tyre në natyrë është
përkatësisht 19.6% dhe 80.4%. Njehsoni masën atomike të krahasuar të Borit. (2 pike)

6. Përcakto nëse shprehjet janë të vërteta apo të gabuara: V G (4 pike)


a) Vlera e numrit kuantik themelor rritet me rritjen e rrezes atomike
b) Orbitali ehte zona e kufizuare hapsires ne te cilen gjendet me shpesh elektroni.
c) Ne qoftese l=2 atehere m=+3
ç) Një orbital 5p ka energji më të lartë sesa një orbital 6p
d) Një elektron në gjendje të ngacmuar nuk ka të njëjtën energji si kur
ndodhet në gjendje themelore..
7. Numri I gjendjeve energjitike per vlera te numrave kuantike n=2 dhe m=0 eshte: (1 pike)
a) 7 b) 5 c) 3 ç)2

8. . Jepen atomet e elementeve: N (Z = 7); P (Z = 15); As (Z = 33). (4pike)


Përcaktoni:
a) valencën në gjendje normale.
b) valencën në gjendje të ngacmuar c) ngjashmëritë dhe ndryshimet midis tyre
9. . Jepen nënnivelet e shtresës “M”: 3s, 3p, 3d. Përcaktoni: ( 3 pikë)
a) vlerën e n, l, m për çdo nënnivel s, p, d.
b) Numrin e elektroneve që ndodhen në s, p, d
c) Gjendjet energjetike që ndodhen në s, p, d

10. Numri I elektroneve qe gjenden per vlera te n=4 dhe l= 3 eshte: (1 pike)
A) 10 elektrone
B) 14 elektrone
C) 8 elektrone
D) 6 elektrone
11. . Përcaktoni të gjitha valencat në atomet e elementeve Cl, O, Ca, S. (2 pike)
12. Jepen elementet e grupit IA dhe ata të periodës së tretë. (3 pike)
Për këto element analizoni ndryshimin brenda grupit dhe brenda periodës të:
a) numrit atomik e) potencialit të jonizimit (I)
b) rrezes f) afërisë për elektronin (A)

13. Vlera me e larte e numrit kuantik themelor per atomin e nje elementi n=3. (1pike)
Për këtë atom themi se:
a. Ai ka tre gjendje energjetike c. Valenca e tij maksimale eshte 3

b. Numri i niveleve energjetike është 3 d. Numri i elektroneve valentore eshte 3

14. Për atomet e elementeve P (Z = 15); Ca (Z = 20); Cl (Z = 17).


Shpjegoni si: ( 3 pikë)
a) shkruhet formula elektronike për secilin atom
b) realizohet lëvizja e elektroneve drejt orbitaleve bosh(brenda nivelit)
c) vlerat e valencave të tyre në gjendje normale dhe të ngacmuar

Nota 4 5 6 7 8 9 10

Pikët 0/10 11/14 15/18 19/21 22/25 26/28 29/30

You might also like