You are on page 1of 1

… Kërko

Perandorët romakë me
prejardhje ilire

… … …

Perandorët romakë me
prejardhje ilire

Lista me emrat e
Perandorëve romakë me …
prejardhje nga Iliria

Decius – 249-251

Hostilianus – 251

Claudius II “Gothicus” 268-270

Quintillus – 270

Aurelian – 270-275

Probus – 276-282

Diokleciani – 284-305

Maximianus “Herculius” – 286-305

Galeriusi – 305-311

Konstandini I – 306-337

Maximinus Daia – 308-313

Jovian – 363-364

Valentinianus I – 364-375

Valens – 364-378

Gratian – 375-383

Valentinianus II – 375-392

Marcianus – 450-457

Anastasius I – 491-518

Justin I – 518-527

Justinian I – 527-56

Të veçantat e Perandorit Justinian



Justiniani dallohet për dijet e thella, vullnetin e
jashtëzakonshëm për punë dhe kulturën e
nevojshme për ripërtëritjen e idesë perandorake
romake. Duke marrë arsimim të plotë, Ai mundi të
ishte kompetent në shumë fusha: teologji, politikë,
strategji ushtarake, art, arkitekturë, shkencë.U
përgatit shumë gjatë për në fron, më me kujdes se të
gjithë sunduesit e tjerë të Perandorisë
Bizantine.Ishte Perandori i fundit që bëri përpjekje
për t’i bashkuar pjesët lindore dhe perëndimore të
Perandorisë.

Justiniani dhe ilirët

Justiniani ka qenë shumë i lidhur me vendlindjen dhe


popullin që i përkiste. Kjo nuk ishte thjeshtë lidhje
shpirtërore dhe nostalgji për prejardhjen. Ai u
mbështet shumë në rrethin e vet familjar dhe
bashkëkombasit e vet ilirë, që përbënin një forcë
kryesore në ushtri dhe në aparatin shtetëror. Në një
nga mbishkrimet e gjetura në Itali bëhet fjalë për
numrin e madh të ilirëve (numerius felix
Illyrianorum), që shërbenin në ushtrinë perandorake.
Kujtojmë edhe rolin e madh të tre gjeneralëve ilirë:
Belisari, Mundi dhe Germani (kushëri i tij) për
mbrojtjen e Perandorisë dhe realizimin e ambicieve
të Perandorit. Por ndryshe nga perandorë të tjerë
ilirë, Justiniani nuk u mjaftua me ilirizimin e kastës
perandorake dhe u përpoq që Iliria të kishte një
status të veçantë dhe të ishte më i privilegjuar se
rajonet e tjera.Justiniani ndërtoi vetëm në Dardani
tetë qytete të reja dhe meremetoi pesëdhjetë e një
qytete të tjera. Po kështu në Epirin e Ri, që i përkiste
Shqipërisë së Mesme, Perandori ndërtoi tridhjetë e
dy kështjella të reja dhe meremetoi tridhjetë e
gjashtë ekzistuese. Ndërsa në territorin e Epirit të
Vjetër, që i përket territorit të Shqipërisë së Jugut u
ndërtuan dymbëdhjetë kështjella të reja dhe u
meremetuan dyzet e shtatë kështjella të tjera.
Perandori rindërtoi krejtësisht qytetin e Singidinumit
dhe e rrethoi me fortesa shumë të rëndësishme. Po
kështu ngriti një fortesë të madhe në afërsi të këtij
qyteti.Me emrin e vet, Justinianopolis, Perandori
pagëzoi edhe qytetin Adrianopolis në Epir. Gjithashtu
pranë Justinianës së Dytë, u ndërtua një qytet i ri, i
quajtur Justinopolis, për nder të dajës së Augustit,
themeluesit të dinastisë, Perandorit Justin I.Justinani
u kujdes që Iliriku të ndihej i sigurtë dhe e bëri
mbrojtjen e territoreve ilire prej sulmeve të barbarëve
një çështje personale. Në territoret ilire u ndërtuan
43 fortesa të reja dhe u riparuan 50 fortesa të tjera.
Kur në vitin 540 hordhitë bullgare dhe sllave
sulmuan Ilirikun, Justiniani ndërtoi,ose meremetoi
rreth 400 vendfortifikime, shumica prej të cilave
shumë larg kufijve.

Dante e percepton Justinianin si përfaqësuesin e


denjë të Perandorisë së Romës. Si përfundim,
shekulli VI mbizotërohet nga personaliteti i
Justinianit, kurse sundimi i tij shënon pikën kulmore
të Perandorisë Romake të Lindjes. Justiniani i Madh
është njëri ndër personalitetet më të shquara
historikë të Kohës së Vjetër dhe padyshim sunduesi
më i lavdishëm i Perandorisë njëmijë e
njëqindvjeçare të Bizantit. [2]

Referimet :

Last edited 8 months ago by FFGECI

RELATED PAGES

Aureliani

Perandorët Ilirë

Probi

Përmbajtja është në disponim nëpërmjet licencës CC BY-


SA 3.0 nëse nuk shënohet ndryshe.

Kushtet e Përdorimit • Rreth të dhënave vetjake •


Desktopi

You might also like