You are on page 1of 4

Klasa VI TESTI VLERËSUES NR.

3 Grupi A
Nxënësi/ja……………………………..
Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-32 33-35
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Niveli 1 2 3 4

Suksese!

1. Plotësoni me njësinë e përshtatshme:


a) Lartësia e malit Tomor matet në__________.
b) Gjatësia e një milingone matet në __________.
c) Gjatësia e klasës matet në__________.
d) Një lugë supe përmban 15__________.
e) Një kanoçe Orange Soda përmban 33 __________.
5 pikë
2. Plotësoni deri te numri 10 m vargun:
8,60 m; 8,80 m; ..... ; ..... ; ......;...... 2 pikë

3. Kthe në njësinë më të vogël:


a) 3 km 67 m = … m + ... m = … m;
b) 1879 mg = … g + …. mg = … g;
c) 9 min 20 sek + … = 10 min;
3 pikë
4. Nga dy stacione të linjës urbane, që janë larg 1 km, u nisën njëkohësisht drejt njëri-tjetrit dy autobusë.
Njëri nga ata përshkoi 140 m, kurse tjetri 160 m. Sa u bë largësia midis tyre?
2 pikë

5. Një udhëtar mund të marrë në avion një peshë deri 40 kg. Ai mban një çantë udhëtimi me masë 12 kg
dhe një valixhe 2 herë më të rëndë. A ka probleme ai për transportin e tyre me avion?
2 pikë

6. Për të peshuar një fjalor, Genci ka vënë në pjatën tjetër të peshores këto masa: 200 g; 50 g; 10 g; 1 kg.
Sa është masa e fjalorit?
2 pikë

7. Një eklips total i diellit mbaroi në orën 8 h 1 min. Ai zgjati 3 min. Në ç’kohë filloi ai?

1 pikë

8. Në SHBA sahatet tregojnë 6 orë më pak, në Pekin 6 orë më shumë.


a) Nëse në Tiranë ora tregon 12:30, sa tregon në Amerikë dhe sa në Pekin?

2 pikë
b) Ju telefononi nga Tirana në orën 15:00. Sa është diferenca e orëve në këtë çast ndërmjet Pekinit dhe
Amerikës.
2 pikë

c) Ju filloni mësimin në orën 8:00. Çfarë mund të jenë duke bërë moshatarët tuaj në Amerikë dhe në
Pekin.
2 pikë

d) Në cilat orare ju mund të komunikoni me moshatarët tuaj në Amerikë? Po në Pekin?


2 pik
ë

9. Pushimi i madh filloi në orën 10 e 35 min dhe mbaroi në orën 11 e 5 min. Sa minuta zgjati ai?
2 pikë

10. Një lugë kafeje nxë 5 ml. Për t’i dhënë një fëmije përmbajtjen e një kanoçe të vogël komposto prej 10
cl, sa lugë kafeje me komposto duhet t’i japim? 2 pikë

11. Sa shishe vere 0,7 ℓ duhen për të ambalazhuar 3,5 hektolitra verë? 2 pikë

12. Shkruani kohën fillestare në orën digjitale dhe më pas llogaritni kohën përfundimtare në orën me
akrepa:
a) Njëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë minuta e darkës, 4 orë e 18 minuta më vonë. 2 pikë

b) nëntë e tridhjetë minuta e mëngjesit, 7 orë e 22 minuta më vonë. 2 pikë


Klasa VI TESTI VLERËSUES NR. 3 Grupi B
Nxënësi/ja ……………………………..
Pikët 0-7 8-12 13-17 18-22 23-27 28-32 33-35
Nota 4 5 6 7 8 9 10
Suksese Niveli 1 2 3 4

1. Plotësoni me njësinë e përshtatshme:


a) Masa e një biskote matet në __________.
b) Masa e një biçiklete matet në __________.
c) Masa e një kamioni matet në __________.
d) Një shishe qumësht përmban 1 __________.
e) Serbatori i veturës përmban 50 __________.
5pikë
2. Plotësoni deri te numri 1,5 m vargun:
2,30 m; 2,20 m; …..;……; ……. 2 pikë

3. Plotësoni:
a) 6932 m = … km + … m = … km
b) 2834 g = ... kg + ... g = ....kg
c) 4 h 08 min + … = 5 h. 3 pikë

4. Agimi eci me biçikletë 5 km 150 m dhe pastaj bëri më këmbë edhe një rrugë prej 1 km 900 m. Sa rrugë
bëri gjithsej ai?
2 pikë

5. Era mban në njërën dorë një çantë që peshon 3 kg 750 g dhe në dorën tjetër një qese me rrush që peshon
1 kg 500 g. Ç’peshë mban Era në duart e tij?
2 pikë

6. Në çantën e saj Rina ka vendosur dy libra me masë gjithsej 1 kg 300 g, 5 fletore me masë gjithsej 750 g
dhe kutinë e veglave me masë 280 g. Çanta bosh peshon 1 kg 120 g. Sa peshon çanta e mbushur?
2 pikë

7. Drita filloi përgatitjen e mësimeve në orën 15 e 30 minuta dhe e mbaroi në orën 17 e 15 min. Sa kohë
harxhoi për përgatitje?
1 pikë

8. Nëse në Tiranë ora tregon 12:47, në Australi ora tregon 20:47 min.
a) Sa më shumë tregon ora në Australi?
2 pikë
b) Nëse nisesh për fluturim në Australi nga Tirana në orën 06:00 dhe udhëtimi zgjat 6 orë e 30 min, në
cilën orë mbërrin në aeroportin e Australisë me orën në vendin pritës. 2 pikë

c) Kur ju jeni në orën e parë të mësimit, çfarë mund të jetë duke bërë një moshatari juaj në Australi?
Kur është koha më e përshtatshme për të komunikuar me të?
2 pikë

d) Nëse ora në Tiranë është 11 e 20 minuta pasdite, sa është ora në këtë moment në Australi?
1 pikë

9. Niku e filloi drekën në orën 12 e 57 min dhe e mbaroi në orën 13 e18 min. Sa minuta zgjati dreka e tij?
2 pikë

10. Një i sëmurë duhet të pijë çdo mbrëmje 3 cl shurup për të qetësuar kollën. Një lugë supe nxë 15 ml. Sa
lugë supe me shurup duhet të pijë ai?
2 pikë

11. Në një enë të madhe u zbrazën 2 kanoçe. Njëra përmbante 0,75 cl ujë, kurse tjetra 450 ml ujë. Sa L ujë
ka në enë?
2 pikë
12. Shkruani kohën fillestare në orën digjitale dhe më pas llogaritni kohën përfundimtare në orën me
akrepa:
a) Njëmbëdhjetë e tetëmbëdhjetë minuta e mëngjesit, 3 orë e 28 minuta më vonë. 2 pikë

b) dhjetë e tridhjetë minuta e mëngjesit, 6 orë e 42 minuta më vonë. 2 pikë

You might also like