You are on page 1of 4

Lenda e hadithit

Perkufizimi i hadithit

Nga ana gjuhesore : Dicka e re ,eshte fjale

Terminologji: jane fjalet ,veprimet ,punet,miratimet,cilesite fizike, apo morale qe


I jane bashkangjitur Profetit a.s

Kuptimi i fjales:

Fizike(halkije): Gjendja dhe pamja e te Derguarit salallahu alejhi ue selem

Morale (hulukije): Te gjitha sjelljet dhe moralet e te Derguarit salallahu alejhi ue


selem

Ndryshimi midis Kuranit dhe hadithit profetit:

Kurani: Fjala dhe kuptimi i tij jane prej Allahut, leximi i kuranit eshte adhurim,
duhet ta prekesh i paster,

Ai është mrekulli edhe me suren më të shkurtër,është transmetuar me teuatur


(rrugë të shumta transmetimi), ndaj nuk ka dyshim në saktësinë e tij. Eshtë i
ndaluar leximi dhe prekja e tij nga ai që është xhunub, gruaja me menstruacione
dhe lehona. Nuk lejohet ta thuash apo kendosh me kuptim.

Hadith kudesij: Fjala e tij eshte prej Profetit a.s ndersa kuptimi prej Allahut te
lartesuar, leximi I tij nuk eshte adhurim,

Nuk është i ndaluar leximi dhe prekja e tij për atë që s’ka abdes, për gruan me
menstruacione dhe lehonën. Prej tij ka të saktë,të dobët dhe të shpikur. Lejohet
transmetimi i tij me kuptim.

Hadithi profetik: Fjala dhe kuptimi I tij jane prej të Dërguarit .


Leximi i tij nuk është adhurim. Ai nuk është mrekulli. Prej tyre ka hadithe të sakta,
të mira, të dobëta dhe të shpikura. Nuk është i ndaluar leximi dhe prekja e tij për
atë që është xhunub, për gruan me menstruacione dhe lehonën. Lejohet
transmetimi I tij me kuptim.

Librat e shquar te hadithit:

1- Dy sahihet ( sahiu i imam Buhariut, sahiu i imam Muslimit) 2- Suneni i Nesaiut


3- Suneni Ebu Dautit 4- Suneni i Termidhiut 5- Suneni i Ibnu Maxhes

Llojet e hadithit:

1- Hadith sahih( i sakte)

Hadithi i saktë, sipas dijetarëve të terminologjisë së hadithit,


konsiderohet:“hadithi, zinxhiri i të cilit është i lidhur dhe i përbërë nga
transmetues të drejtë dhe të përpiktë, nga fillimi deri në fund të tij, dhe që nuk ka
çrregullime e mangësi.

2- Hadith hasen( i mire)

Hadith hasen është ai hadith zinxhiri i të cilit është i lidhur nga transmetimi i të
drejtëve, më përpikmëri më të ulët, duke filluar nga fillimi deri në fund pa
çrregullime dhe mangësi.

3- Hadith daif ( i dobet)

Ai është hadithi i cili nuk ka cilësitë e hadithit të mirë, duke humbur një nga
kushtet e tij

4- Hadith meudue(i shpikur)

Hadith meudu’ë është ajo thënie e rreme, e shpikur, e sajuar, e cila i mvishet të
Dërguarit ‫صلى هللا عليه وسلم‬Gjykimi i transmetimit të tij.
Hadithi 1

Sinqiriteti ne pune

Udhëheqësi i besimtarëve, Ebu Hafs, Omer ibën Hatabi, Allahu qoftë i kënaqur
prej tij, thotë: kam dëgjuar Pejgamberin, lavdia dhe bekimi i Allahut qofshin mbi
të, duke thënë: "në të vërtetë, veprat vlerësohen në bazë të qëllimit dhe çdokujt
i takon ajo që ka pasur për qëllim. Kush ka bërë hixhret për tek Allahu dhe
Pejgamberi i Tij, hixhreti i tij do të jetë për tek Allahu dhe Pejgamberi. Ai që
hixhretin e bën për të arrit diçka prej dynjasë, ose për t’u martuar me ndonjë
grua, hixhreti i tij do të jetë për atë qëllim për të cilën e ka bërë."

Buhariu , Muslimi ( permendesh)


Dobit e thadithit:

Kush eshte Umer Ibnul Hatabi?

Eshte sahabi,prijesi I besimtareve, ka qen halifja e dyte, udheheqja e tij ka zgjat 10


vjet.

Nijeti eshte I domosdoshem te punet, ne menyre qe te arrihet shperblimi tek


Allahu azeuexhel . Vendi I nijetit eshte zemra. Nijeti shqipetohet vetem ne dy
raste , ne haxh dhe umra.

1- cdo pune vlersohet sipas nijetit qe ka

2- Nijeti na drejton drejt sinqeritetit ne vepra dhe ne adhurim


3- Nijeti eshte kusht ne adhurim.

4- Dallimi midis adhurimit dhe adetit(zakonit) eshte nijeti.

5- Veprat mund të ndryshojnë në varësi të nijeteve, për të cilat ato kryhen.

You might also like