You are on page 1of 3

55 ligjet më të çuditshme në botë

Në Viktoria, Australi, vetëm një elektricist i licencuar mund të ndërrojë llambat.

Në Viktoria, Australi, është e ndaluar të veshësh pantallona ngjyrë ciklamin e ndezur pas
mesditës të ditës së diel.

Në Angli, është e jashtëligjshme të vdesësh në Dhomat e Parlamentit.

Në Angli, është vepër tradhtie të ngjitësh një pullë poste të monarkëve britanikë
mbrapsht.

Në Francë, është e ndaluar t’i vendosësh një derri emrin Napoleon.

Nën Ligjin e vitit 2006, të Skemave të Shmangies së Taksave në Mbretërinë e Bashkuar,


është e paligjshme të mos i thuash taksambledhësit atë që ti nuk do që ai të dijë, edhe
pse nuk je i detyruar t’i thuash gjërat që s’e ke problem të tregosh.

Në Ohaio, kundërshton ligjet e shtetit nëse deh një peshk.

Anijet e Flotës Mbretërore që hyjnë në Portin e Londrës, duhet të sjellin një fuçi me rum
për Kryeoficerin e Kullës së Londrës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një grua shtatzënë mund të kryejë nevojat personale ku të


dojë, madje, nëse e kërkon, edhe në helmetën e një polici.

Në Lancashire, asnjë personi nuk i lejohet, kur i kërkohet të ndalë nga oficeri i bregdetit,
të nxisë në qen të lehë.

Në Majami, Florida, është e jashtëligjshme të ecësh me patina në një rajon policie.

Në Indonezi, dënimi për masturbimin është prerja e kokës.

Në Mbretërinë e Bashkuar, të gjithë meshkujt mbi 14 vjeç duhet të bëjnë praktikë dy orë
hedhje shigjete në ditë.

Në Londër, qytetarëve u lejohet të kalojnë me tufën e deleve në Urën e Londrës pa


paguar asnjë tarifë; atyre u lejohet të drejtojnë patat në rrugën Cheapside.

Në San Salvador, shoferët e dehur mund të dënohen me vdekje para skuadrës së qitjes.

Në Mbretërinë e Bashkuar, një mashkull që duhet të urinojë në publik patjetër mund ta


bëjë nëse është i drejtuar nga rrota e prapme dhe e mban dorën e djathtë tek automjeti.

Në Çester, banorët e Uellsit ndalohen të hyjnë në një qytet para lindjes dhe të qëndrojnë
pas perëndimit.

Në qytetin e Jorkut, është e ligjshme të vrasësh një skocez brenda mureve të lashta të
qytetit, por vetëm nëse ai ka një hark dhe shigjetë.

Në Boulder, Kolorado, është e paligjshme të vrasësh një zog brenda kufijve të qytetit
dhe gjithashtu të “zotërosh” një kafshë. Banorët e qytetit, nga ana ligjore, janë
“kundërshtues” të kafshëve.
Në Vermont, gratë duhet të marrin një leje të shkruar nga burrat e tyre nëse duan të
vënë dhëmbë të rreme.

Në Bahrain, një doktor mashkull mund të hetojë në mënyrë të ligjshme gjenitalet e një
gruaje, por e ka të ndaluar t’i shohë drejtpërsëdrejti gjatë hetimit; ai mund të shohë
vetëm reflektimin në pasqyrë.

Koka e çdo balene të ngordhur e gjetur në bregdetin britanik është ligjërisht pronë e
Mbretit; bishti, i përket Mbretëreshës, nëse i duhen kockat për korsenë.

Në Eureka, Nevada, SHBA, është ende e paligjshme që burrat me mustaqe të puthin


gratë.

Në Alexandria, Minesota, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë, të cilit i mban
frymëmarrja erë hudhrash, qepësh apo sardelesh, të kryejë marrëdhënie seksuale me
gruan e tij.

Në kontenë Logan, Kolorado, SHBA, është ende e paligjshme të puthësh një grua nëse
ajo është në gjumë.

Në Providence, Rhode Island, SHBA, është ende e jashtëligjshme që të zotët e


dyqaneve t’i shesin kolinoz dhe furçë dhëmbësh të njëjtit klient të dielave.

Në Zion, Illinois, SHBA, është ende e paligjshme t’i ofrosh cigare kafshëve shtëpiake.

Në St. Louis, Misuri, SHBA, është ende ilegale që një zjarrfikës të shpëtojë gratë që janë
ende me këmishë nate.

Në Ames, Ioua, SHBA, është ende e paligjshme që burrat të pinë tre gllënjka birre
ndërsa janë në shtrat me bashkëshortet e tyre.

Në Maryland, SHBA, është ende e paligjshme që stacionet radiofonike të luajnë këngën


e Randy Newman “Short people”.

Në Oklahoma, SHBA, është ende e paligjshme të bësh fytyra qesharake para qenit, një
krim që mund të rezultojë në dënim me burg.

Në Uashington, SHBA, është ende një krim të pretendosh se ke prindër të pasur.

Në Tremonton, Utah, SHBA, është ende një krim që një grua të ketë marrëdhënie
seksuale me një burrë në ambulancë. Ajo mund të akuzohet për keqbërje dhe mund t’i
botohet emri në gazetë

Në Majami, Florida, SHBA, është ende e paligjshme për këdo që të imitojë një kafshë.

Në Afganistan, milicia talebane i ndaloi gratë të vishnin çorape të bardha, në rast rreziku
se mos meshkujve i dukeshin tërheqëse. Policia gjithashtu urdhëroi që dritaret të
lyheshin me të zezë, në mënyrë që të mos shiheshin nga jashtë.

Në Ioua, SHBA, është e jashtëligjshme të puthesh më shumë se pesë minuta.

Në International Falls, Minesota, SHBA, është kundër ligjit që një qen të ndjekë një
mace mbi një shtyllë dhe të zotët e qenve mund të gjobiten për këtë.
Në Louisiana, SHBA, nëse kafshon dikë me dhëmbë, kjo klasifikohet si “sulm i thjeshtë”,
por nëse e kafshon dikë me protezat e dhëmbëve, atëherë konsiderohet si “sulm i
rëndë”.

Në Masaçusets, SHBA, është e paligjshme që personat në zi të hanë më shumë se tre


sanduiçe në zgjim.

Në Chico, Kaliforni, SHBA, ligji thotë se kushdo që detonon një mekanizëm bërthamor
brenda kufijve të qytetit do të gjobitet me 500 dollarë.

Në Liban, çdo burrë mund të kryejë marrëdhënie seksuale me çdo kafshë, për sa kohë
që ajo të jetë femër.

Në Conorsville, Wisconsin, SHBA, është ende e paligjshme që një burrë të hapë zjarr
me armë ndërsa kryen marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Në Oblong, Illinois, është e paligjshme të kryesh marrëdhënie seksual ndërsa jeni për
peshkim apo gjueti, ditën e dasmës.

Në Hastings, Nebraska, SHBA, ligji thotë se të zotët e hoteleve duhet t’i sigurojnë
këmisha nate të bardha vizitorëve. Asnjë çifti nuk i lejohet të ketë marrëdhënie seksuale
në hotel nëse nuk i kanë veshur këto këmisha të pastra.

Në Willowdale, Oregon, SHBA, asnjë burrë nuk mund të thotë sharje ndërsa kryen
marrëdhënie seksuale me gruan e tij.

Në Kingsville, Teksas, SHBA, është e jashtëligjshme që derrat të kryejnë marrëdhënie


seksuale në pronën e aeroportit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, kushdo për të cilin zbulohej se ishte homoseksual në
ushtrinë franceze, ekzekutohej.

Me qindra vite më parë në Japoni, kushdo që tundohej të largohej nga vendi


ekzekutohej.

Shteti i parë që hoqi dënimin me vdekje ishte Austria, në vitin 1787.

Në Wetaskiwin, Alberta, Kanada, në vitin 1917, ishte e jashtëligjshme të lidhje një kalë
mashkull pranë një kali femër.

Të përtypësh çamçakëz është veprim i jashtëligjshëm në Singapor.

Në Burma, është e jashtëligjshme të kesh internet. Nëse një person zbulohet se


posedon një modem, burgoset.

Në Bangladesh, është e jashtëligjshme për fëmijët e shkollës që të kopjojnë në një


provim. Madje dhe nxënësit më të rinj se 15 vjeç mund të burgosen për këtë.

Deri në vitin 1984, belgët duhet ta zgjidhnin emrin e fëmijëve nga një listë me 1500 të
tillë, e mbushur që në kohët e Napoleonit.

Në Rumani, në vitin 1935, Mickey Mouse u ndalua nga autoritetet, pasi ato mendonin se
pamja e brejtësit 3 metra të lartë do të tmerronte fëmijët e vendit.

You might also like