You are on page 1of 1

ABETARJA

Kështu, pra lindi shkrimi. Njerëzit, të cilët janë


krijesat më të mençura në botë, i mblodhën shkronjat
një nga një, në mënyrë, qysh kur ishin fëmijë, t’i
mësonin, ose t’i nxinin, siç thuhej atëherë. Nga kjo
fjalë ata u quajtën nxënës siç quheni edhe ju sot.
Shkronjat: A,B ….Zh janë plot 36 dhe të gjitha së
bashku kanë një emër: Alfabet. Këto shkronja, i
mblodhën në një libër…Ky libër jam unë dhe më
quajnë: Abetare.
Tani që e mësuat se si kam lindur, kam dëshirë t’iu
tregoj edhe një ,,të fshehtë”: Ah sikur ta dini sa
lumturohem, kur më merrni në duart tuaja të vockëla!
Kur me buzët tuaja të bukura shqiptoni shkronjat e
fjalët e mia! Kur me gishtërinjtë tuaj të trëndafiltë i
shkruani në fletore!...
E, si të mos lumturohem? Unë e di mire se, kur të
rriteni, do të bëheni të ditur. Dhe dituria e madhe
fillon te unë libri i vogël: Abetarja!
Ja pra, kështu ua thamë se si kam lindur dhe si kam
ardhur gjer në duart tuaja. Bijat e mia, shkronjat, do
t’iu recitojnë secila nga një vjershë të vogël, sepse
edhe vjershat e vogla janë pjesë e diturisë së madhe!

You might also like