You are on page 1of 1

Libri,miku im më i mirë

Një mik i mirë është ai që të gjendet gjatë gjithë jetës tënde pranë.Është ai që të
ndihmon e të jep këshilla.Është ai që nuk të gënjen asnjëherë.Është ai që nuk i
tregon kujt sekretet e tua.Një mik i mirë duhet të jetë n mik ideal.
Po,kush mund të jetë ai?
A ekziston një mik i tillë?
Është një shok i klasës,një mik që nga fëmijëria,apo...?
Përgjigja më e mirë e mundshme do të ishte libri.
Ciceroni shkruante se një dhomë pa libra është si një trup pa shpirt.Sot po
jeton,ke një fizik,po shpirtin po ta personalizon libri.Ëahtë ai që të mëson se si
të shprehesh,të përdorësh fjalë,fjali nga më të bukurat.Thashë më lart se një mik i
mirë është ai që të gjendet kudo dhe kurdo,ai mund të shoqërojë në çdo vend dhe në
çdo kohë;në udhëtime,shkollë,në shtëpi etj.Mjafton që të kesh një libër me vete dhe
ai gjithashtu do të falë shumë kënaqësi.
Libri është dije,informacion,fantazi.
Lexuesi,unë e ti,duhet të bëhemi një me të e të hyjmë në botën e tij kur
lexojmë.Nëse të humbet një libër,të ka humbur një pjesë e jetës tënde.Me anë të
librit mund të flasësh me këdo,pasi gjuha e tij është unike në të gjithë botën.
Me pak fjalë,libri është gjithnjë pranë teje si miku yt më i mirë në këtë botë,ku
vështirë mund të gjssh një tjetër më të mirë se ai

You might also like