You are on page 1of 1

Lër takim me një vajzë që lexon

Lër takim me një vajzë që lexon.


Lër takim me një vajzë që harxhon të gjitha paratë e saj për të blerë libra në vend të rrobave. Ajo do të ketë pak vend në dollapë, sepse do të ketë shumë
libra.
Lëri takim një vajze që ka një listë me librat që dëshiron të lexojë, që ka kartën e anëtarësimit të bibliotekës që kur ishte 12 vjeç.
Gjej një vajzë që lexon.
Do ta njohësh sepse ajo do të ketë gjithmonë një libër në çantë. Është ajo që shikon e mrekulluar në raftet e një librarie, ajo që lëshon një klithmë të ëmbël
kur gjen librin që po kërkonte. A e sheh tek i merr erë çuditshëm faqeve të një libri të vjetër në një librari me libra të përdorur?
Kjo është një lexuese.
Nuk mund t’i rezistojë pa i marrë erë faqeve, në veçanti faqeve të atyre librave që janë të verdhë…
Ajo është vajza që lexon ndërkohë që pret në një kafene buzë rrugës. Po ti hedhësh një sy filxhanit të saj, shkuma e vjetruar noton harrueshëm në sipërfaqe,
pasi ajo akoma s’e ka prekur. Ka humbur në botën e autorit.
Mund të të shohë shtrembër, pasi pjesa më e madhe e vajzave që lexojnë nuk duan të ndërpriten gjatë kohës së leximit. Pyete nëse i pëlqen libri. Qerase me
një kafe tjetër.
Tregoi se ç’mendon për Murakami-n. Shiko nëse po lexon kapitullin e parë të Fellowship. Kërko të kuptosh nëse të thotë se e ka kuptuar Uliksi e Joyce,
është duke e thënë vetëm se do të duket inteligjente. Pyete nëse e adhuron Lizën apo do dëshironte të ishte vetë Liza.
Duhet ta ngacmosh pak!
Gënjeje!
Nëse e kupton sintaksën, ajo do kuptojë se ke nevojë ta gënjesh. Përveç fjalëve ka edhe gjëra të tjera: arsye, vlera, dritëhije, dialogje. S’do jetë fundi i
botës.
Zhgënjeje. Sepse një vajzë që lexon e di, që dështimi të çon me të vërtetë në kulm. Sepse vajzat që lexojnë si ajo, e dinë që çdo gjë është e destinuar të
mbarojë. Që ti të shkruash gjithmonë vazhdimin. Që të fillosh gjithmonë nga e para për të qenë sërish heroi kryesor. Që në jetë mund të takohen më shumë
se një person negativ. Përse duhet të jetë e frikësuar nga ajo që ti nuk je?
Vajzat që lexojnë kuptojnë se personat, sikurse karakteret, evoluohen. Përveç atyre të serialit Twilight.
Nëse gjen një vajzë që lexon, mbaje fort shtrënguar. Kur ta gjesh në mes të natës tek shtrëngon në kraharor një libër dhe qan, përgatiti një çaj të ngrohtë
dhe shtrëngoje në krahët e tu. Mund ta humbësh për disa çaste, por do të kthehet gjithmonë tek ti. Ajo flet sikur personazhet e librit të ishin realisht të
gjallë, sepse për ca çaste ata gjithmonë janë.
Kërkoi dorën në një xhiro me ballon. Ose në një koncert rock. Ose shumë rastësisht, kur ajo të jetë sëmurë. Ndërkohë që shihni Skype.
Do t’i qeshësh hapur dhe do të pyesësh veten: përse zemra jote pasi mori flakë nuk ka shpërthyer në kraharor?
Do të shkruani historinë e jetëve tuaja, do të keni fëmijë me emra të çuditshëm dhe me shije akoma më të cuditshme. Ajo do t’iu mësojë fëmijëve të duan
Maçokun, Kapelebërësin dhe Hampi Dampin ndoshta në të njëjtën ditë.
Do të ecni së bashku edhe në dimrat e plakjes tuaj, sakaq ajo do të recitojë Keats nën zë, ndërkohë që ti do të jesh duke shkundur dëborën nga çizmet.
Lër takim me një vajzë që lexon sepse e meriton. Ti meriton një vajzë që mund të të japë jetën me shumëngjyrëshe që ekziston. Nëse ti mundesh vetëm t’i
japësh monotoni, orë të gjata bajate dhe propozime gjysmake, atëherë më mirë, rri vetëm.
Po nëse dëshiron botën dhe botët matanë saj, lër takim me një vajzë që lexon.
Ose akoma më mirë, lër takim me një vajzë që shkruan.
*tiranaxxl.com. Shkruar nga: Rosemarie Urquico.

You might also like