You are on page 1of 2

Tirane me 19.03.

2020

Abetare
Tema: 1) Punim i shkronjës C, c. Faqe 80 e Abetares

2) Punim e shkrim i shkronjës C, c Abetare pune fq. 53

Rezultatet e te nxenit:

 Shkruan shkronjën C,c mbi bazën e modelit.

 Shkruan fjalë me shkronjën c mbi bazën e figurave të dhëna.


 Plotëson pjesën e fjalisë që mungon.

 Formon e shkruan fjalë 2- 3 rrokëshe mbi bazën e rrokjeve të dhëna.


 Shkruan fjalë dhe fjali me të diktuar.
Hapi i pare:
Nxiten femijet te recitojne vjersha qe kane mesuar per zogjte.

Çfarë ndieni kur dëgjoni cicërimat e zogjve?


Ku dëgjohen më shumë? Kush di të imitojë cicërimat
e tyre? Çfarë dini tjetër për zogjtë?
Hapi i dyte: Analizë e sintezë

Happen librat, tregojnë çfarë shohin dhe çfarë kuptojnë. Ndihmohen me pyetjet:

-Çfarë po bën vajza? -Çfarë mban në duar? -Ku ka qëndruar ajo? -Kë po shikon ajo?

-Cila stinë mendoni se është?- Pse mendoni kështu?

Shkruaj në tabelë fjalinë: Trumcaku cicëronte i gëzuar.Nxënësit lexojnë fjalinë korazi.

Kryhet procesi i analizës duke e ndarë fjalinë në fjalë dhe fjalët në rrokje, për shkëputjen e

tingullit,shkronjës c.-Sa fjalë ka fjalia? Sa rrokje ka fjala trumcaku? Sa shkronja ka? Cilat janë

zanore? Po bashkëtingëllore?Shqiptojnë tingullin c .

Nxitim nxënësit të gjejnë fjalë të tjera me shkronjën c në fillim,në mes dhe në fund të
fjalës.Shkruhen fjalët në tabelë dhe qarkohet shkronja e re.

Hapi i tretë: Prezantim i shkronjës

Mësuesja paraqet grafikun e shkronjës C,c.


Nxënësit bëjnë dallimin e shkronjës së madhe e të vogël të shtypit.

Lëvizet dora në ajër nën drejtimin e mësueses sipas grafikut të shkronjës C, c.

Nxënësit qarkojnë rrokjet që përmbajnë shkronjën c në fjalët e dhëna.

Shkruajnë fjalët duke plotësuar rrokjet e dhëna: speci, pica, kocka, grindaveci, ngrica,

karroca, përtaci, kepuca.

Punohet ne pune te udhehequr abetare pune.

Plotësohen grupet e fjalëve: eci rrugës, copëtoj bukën, ngacmoj shokët, pëlcas tullumbacen

Lidhen me shigjetë fjalitë: Trumcaku copëton picën copa-copa. Keci i vogël ngacmon kecat e
tjerë. Brirët e cjapit godasin me forcë.

Shkruhet si duhet fjalia: Keci i vogël ngacmon kecat.

Detyre shtepie: Shkruaj fjali me fjalet:

Rrethi,thesi,thupra,tharese,uthulla,gjethe,kthehem,therras (me shkrim dore).

You might also like