You are on page 1of 3

PLANI I ORËS MËSIMORE

Mësimdhënësi: Iliridë Jasharaj Drejtori: Bardh Ahmeti

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Fusha kurrikulareː Gjuhët dhe komunikimi Lëndaː Gjuhë amtare Shkalla e kurrikulës: I Klasaː 1

Tema/njësia mësimore (nga plani dymujor)ː Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor)ː
Tingujt, shkronjat, rrokjet, fjala, fjalia, -Dëgjon, identifikon dhe shqipton drejt tingujt zanorë dhe
intonacioni, shenjat e pikësimit, foljet bashkëtingëllorë;
ndihmëse kam dhe jam. Emri, mbiemri, -Shkruan shkronjat e mëdha dhe të vogla, rrokje, fjalë dhe
përemri. fjali;
-Shkruan fjali në mënyrë të pavarur dhe përdor drejt
shkronjat;
Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara): I. 3,4; III. 1, 2, 3; IV.5, V.5. VI.6

Rezultatet e fushës (të synuara)ː 1. 1, 4; 2. 1, 2; 3. 5, 7.

ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE


Njësia mësimoreː Fletore pune, faqet 67- 68

Fjalët kyçeː Shkronja D, d e madhe dhe e vogël e shtypit, shkruaj, analizo, oktapodi, dielli, dallgët,
çadra, lodra, kandili

Rezultati/et e të nxënit për orë mësimoreː


 Shkruan shkronjës D, d të shtypit sipas modelit.
 Analizon fjalë e fjali.
 Plotëson fjalën me shkronjën që mungon.
 Krijon rrokje me shkronjën D e me rrokjet fjalë.
 Krijon fjali të thjeshta me fjalët kyçe.

Kriteret e suksesitː
 Shkruaj 2 rreshta me shkronjën D, d të shtypit.
 Analizo së paku 5 fjalë dhe fjali që e kanë në përbërje shkronjën D, d
 Plotëso 5 fjalët me shkronjën D që mungon.
 Krijo 6 rrokje me shkronjën D e me rrokje krijo 6 fjalë.
 Krijo fjali të thjeshta me 3 fjalë kyçe.
-
Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimoreː Libri, lapsi, tabela, fletorja, goma, ngjyrat, plastelinë,
penjë.
Lidhja me lëndët tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situate jetësoreː Matematikë,
Edukatë figurative, Shoqëria dhe mjedisi, Arsimi për zhvillim të qëndrueshëm
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJARTË ORËS MËSIMORE
Pjesa hyrëse:

Page 1 of 3
Dëgjim i vëmendshëm

Interpretoj një vjershë për shkronjën D

Dimri vjen me shumë zhurmë,

me të ftohtë e me acar.

Deti tërë valë e shkumë,

qetësohet në behar.

D... si deti me dallgë plot,

D... si delfini që bukur noton,

D... si dallëndyshja që në qiell lodron,

D... si dielli që rrezaton

Shkronja D i drejton.

Paraqiten etiketat e shkronjave D, d dhe emërtohen. Pasqyrohen edhe modelet e krijuara një orë më
parë me plastelinë, fije apo tela. Rikujtohen shkronjat e mësuara më parë me anë të etiketave.

Pjesa kryesore:
Gjëegjëza, lojë, analizë – sintezë

Mësuesja u lexon nxënësve një gjëegjëzë:

- “I rrumbullakët, shumë i nxehtë, pa të bota, nuk ka jetë.”


- Cili është? (dielli)
- Cilat janë disa nga mirësitë që kemi nga dielli?
Shkruaj në tabelë fjalën dielli dhe kryen analizë-sintezë të saj, në mënyrë që të nxjerrë në pah
shkronjën D.

.Veçohet shkronja D, d dhe shqiptohet tingulli i saj.


DIELLI
DI E LLI
D I E LL I

Paraqes grafikun e shkronjës D, d. Fillimisht në ajër me anë të një përshkrimi dhe më pas në tabelë.
Nxënësit ushtrohen fillimisht në fletë A4, me bojëra uji për shkrimin e shkronjave D, d.

Page 2 of 3
Shkronja D e madhe e shtypit ka dy hapa, ashtu sikurse shkronja d e vogël e shtypit.

Pjesa përfundimtare:
Nxënësit hapin fletoren e punës në faqen 67 e më pas 68.

Lexohen fillimisht etiketat me katër modelet e shkronjës D dhe më pas fjala DIELLI, të cilën e
analizuan më lart. Nxënësit e ngjyrosin atë.

Nxënësi ushtrohet i pavarur në ushtrimet e dhëna, pas shpjegimeve përkatëse.

 Në ushtrimin 1, sipas udhëzimeve të marra, nxënësi punon grafikun e shkronjës D të


madhe të shtypit.
 Në ushtrimin 2 nxënësi përshkruan figurat e plotëson shkronjën e re D te fjala
përkatëse. Mësuesja ushtron nxënësin të ndërtojë fjali me to.
 Në ushtrimin 3 nxënësi shkruan grafikun e shkronjës d të vogël të shtypit.
 Në ushtrimin e faqes 68 nxënësi lidh rrokjet për të krijuar fjalë e më pas fjalët e dhëna i
shkruan te figurat përkatëse.
Ushtrohen nxënësit që të shkruajnë në fletore fjalët e ushtrimit 2 dhe t'i analizojë ato: oktapodi, dallgët,
çadra, kandili, lodrat.

Me njërën prej tyre ndërton një fjali të thjeshtë.

Vlerësimi i nxënësve:
 Shkrimin e shkronjës D, d të shtypit sipas modelit.
 Ndarjen e fjalëve në rrokje.
 Plotësimin e fjalëve me shkronjën që mungon.
 Bashkimin e rrokjeve për të krijuar fjalë.
 Krijimin e fjalive të thjeshta me fjalët kyçe.

Detyrat dhe puna e pavarur: Analizo fjalët në ushtrimin 1 faqe 68.


dhe ndërto fjali me tri prej tyre.
Reflektimi për orën mësimore:

Page 3 of 3

You might also like