You are on page 1of 2

PLANI I ORËS SË PARË (I) MËSIMORE

ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Fusha kurrikulare: Gjuhët dhe komunikimi Lënda: Gjuhë


amtare
Shkalla e kurrikulës: I Klasa: I Tipi i orës: Ushtrim
Tema (nga plani dymujor): Rezultati i të nxënit të temës (nga plani
dymujor):
Kulturë e të shkruarit/ të shkruarit Të dijë të shkruajë shkronjat e mëdha dhe të
vogla,
individual rrokje, fjalë dhe fjali.; Të përdorë drejt
shkronjat e
mëdha në fillim dhe përgjatë fjalisë.; Të përdorë
Përvetësimi i gjuhës drejt shenjat kryesore të pikësimit.

Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):

Kontributi në rezultatet e kompetencave: I-2, III-2, III-5,


Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):

Kontributi në rezulatet e fushës kurrikulare: 3-1, 3-6, 3-7, 3-8,


ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMORE

Njësia mësimore: Shkronja G, g


Fjalët kyçe:
Rezultatet e të nxënit: Në fund të orës mësimore, nxënësi të jetë i aftë të:
 Tw shkruajnë me sa më pak gabime drejtshkrimore
 Të shkruajnë pastër dhe bukur
 Të respektojnë dhe shkruajë drejt shenjat e pikësimit
Kriteret e vlerësimit:
 Dëgjoni dhe përcillni me vëmendje gjatë leximit të tekstit
 Shkruani sa më pastër dhe qartë
 Mundohuni të bëni sa më pak ose fare gabime
BURIMET, MJETET E KONKRETIZIMIT DHE MATERIALET MËSIMORE

Lidhja me lëndët tjera mësimore apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:
 Çështjet e ndërlidhura (korrelacioni): Artet, jeta dhe puna
 Çështjet ndërkurrikulare: edukimi personal, përqendrimi i vëmendjes
 Format e punës: individuale, frontale
 Mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore: fletore, lapsa, goma, pjesë nga
teksti (abetarja)
PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË SË PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS
MËSIMORE

Pjesa hyrëse- Përsëritje e asaj që kemi mësuar orën e kaluar- 10’


Fillimisht e bëjmë një përsëritje të shkurtër të asaj që kemi mësuar orën e kaluar, u jap fjalën
nxënësve që duan të flasin, i nxis që të flasin edhe nxënësit më pasiv. Pastaj ju tregoj se këtë
orë do të ushtrojmë shkrimin, dmth që kemi diktim dhe ju jap pak kohë të përgatiten.

Pjesa kryesore e orës- Ushtrim-shkrim (Diktim)- 25’


Pasi janë përgatitur, kanë vendosur fletoret, lapsat, gomat mbi banka, filloj me leximin e tekstit
të cilin nxënësit e dëgjojnë me vëmendje, pastaj ua përsëris edhe me ndërprerje, duke ju dhënë
kohën e duhur derisa ta shkruajnë nxënësit.

Pjesa përfundimtare- Rishikim i gabimeve eventuale, dorëzimi i fletave të ushrimit dhe


përsëritje e mesazhit të tekstit të diktuar- 10’
Pasi e përfundojmë pjesën e diktimit, ju jap pak kohë që t’i rishikojnë shkrimet e tyre për
ndonjë gabim, ta lexojnë atë që kanë shkruar, pastaj i dorëzojnë letrat e shkruara dhe në fund e
gjejmë së bashku mesazhin e tekstit të diktuar.
VLERËSIMI I NXËNËSVE

Vlerësimin e bëj vazhdimisht, gjatë gjithë orës mësimore, duke vëzhguar me kujdes
punën e tyre, por edhe i vlerësoj diktimet dhe u kumtoj të hënën për rezultatet.
DETYRAT DHE PUNA E PAVARUR

Detyrë shtëpie udhëzoj të plotësohet fleta A4 me shkronjën e mësuar.


REFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

You might also like