You are on page 1of 1

Vendim i Bordit të Transparencës- 23.03.

2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 23 Mars 2023 kanë ndryshime të


çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 22.03.2023, kemi ndryshime


të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi
(FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 850, +75 nga data 15.03.2023, $/ Ton, ndërsa
çmimi i Gazoilit/Diesel është 760, +39 nga data 15.03.2023, $/Ton. Kursi i
këmbimit i BSH ka pësuar zbritje në 106.63 (-1.65 nga data 15.03.2023).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo


më shumë se 187 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 175
lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më


shumë se 185 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 173 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 75 lekë/litri me pakicë dhe i


shitjes me shumicë 63 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 93 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 23 Mars ora 18.00, dhe do
të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen
ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në


vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe
faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik


se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të
njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

You might also like