You are on page 1of 1

 Në Shqipëri 699,000 ha ose 24% janë tokë bujqësore.

 Rreth 43.3% e tokës bujqësore ndodhet në zonat fushore, 34% në zonë kodrinore,
22.7% në rajonet malore.
  Vlerësimet kanë gjetur se vetëm 50% e tokës bujqësore përdoret si tokë e
punueshme ose 603,000 ha, nga të cilat 413,000 ha janë zona të mbjella dhe pjesa
tjetër, përgjithësisht është e lirë.
 Toka bujqësore e vendosur mbi 300 metra mbi nivelin e detit është shumë e
copëzuar, me mungesë aksesi në ujitje dhe është nën kërcënimin e përhershëm të
erozionit. 
 Sa u përket kushteve gjeografike të prodhimit bujqësor, Shqipëria ndahet në tri
zona agroekologjike, të bazuara në kushtet e tokës dhe klimës, si dhe aksesin në
shërbimet bujqësore dhe në infrastrukturë.
 Sipërfaqja e tokës e pozicionuar në Ultësirën Perëndimore, 0-200 metra mbi nivelin
e detit, është përshtatshme për kultivimin e grurit, perimeve në fushë dhe në serë,
fasule, misër, bimët e foragjereve, agrume, fiq, pemë ulliri dhe rrush etj.
 Sa i përket sipërfaqes së tokës bujqësore për çdo banor, Shqipëria renditet si e
fundit në rajon (rreth 2,200 m² / banor.
 Fragmentarizimi i tokës bujqësore vlerësohet si shkaku kryesor i mungesës së
prodhimit të  bujqësisë.
 Familjet shqiptare që merren me bujqësi kanë nën pronësi mesatarisht 1.2 hektarë
tokë të punueshme, por e kanë zakonisht të ndarë në 4.6 ngastra të vogla, madhësia
mesatare e të cilave është vetëm 2.6 dynym.

You might also like