You are on page 1of 1

Ed Sheeran

Edward Christopher Sheeran i lindur më 17 Shkurt 1991 është një këngëtar,


tekstshkrues, producent dhe kitarist britanik me famë botërore. Ai ka lindur
në Halifax,  West Yorkshire dhe është rritur në Franglinham, Suffolk. Ai mori
pjesë në Akademinë e muzikës bashkëkohore në Guildford, Surrey si një
student 18 vjeçar në 2009. Në vitin 2011,
Sheeran, në mënyrë të pavarur, publikoi
shfaqjen No.5 Collaborations Project. Ai bëri
debutimin e tij si një muzikant profesionist
pasi nënshkroi me Asylum Records, me
albumin + (plus), i publkuar më 9 Shkurt
2011. Fama e Ed Sheeran filloi të rritej në vitin
2012. "The A Team" u nominua si kënga më e mirë
në vitin 2013. Në 2014 fitoi çmimin Novello pët
tekstshkruesin më të mirë. Kënga e tij Thinking out loud i dha atij dy çmime
Grammy në 2016. Albumi i tij i tretë ÷ i pulikuar në mars 2017 ishte më i
dëgjuari në UK dhe US. Ai gjithashtu u bë këngëtari i parë që kishte dy
këngë debutuese në dhjetëshen më të mirë në SHBA në të njëjtën javë.

Deri në mars të vitit 2017, Sheeran kishte grumbulluar dhjetë këngë në


dhjetëshen më të mirë të këngëve nga ÷ në klasifikimin e këngëve Singles
Chart në Mbretërinë e Bashkuar, duke thyer rekordin për renditjen në
dhjetëshen më të mirë të këngëve nga i njëjti album. Kënga e tij e katërt
nga albumi ÷, "Perfect", u rendit e para në Mbretërinë e Bashkuar, Australi
dhe ShBA.

Si aktor, Sheeran ka shfaqur role të përsëritura në The Bastard


Executioner dhe në Home and Away. Ai gjithashtu u shfaq si një ushtar i
Lannister në Game of Thrones.

You might also like