You are on page 1of 30

GJYKATA E POSAÇME E APELIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË

ORGANIZUAR

Nr. Regjistri Themeltar 21 Nr. Vendimit 21


Data e regjistrimit 03.06.2022 Data 10.06.2022

VENDIM
NË EMËR TË REPUBLIKËS

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me trup


gjykues të përbërë nga:

Gjyqtar: Engert Pëllumbi

me sekretare gjyqësore Olta Sinanaj, në Tiranë, sot, më datë 10.06.2022, përfundoi së


shqyrtuari në seancë gjyqësore me dyer të mbyllura, kërkesën penale që i përket:

KËRKUES: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e


përfaqësuar nga prokurori Adnan Xholi;

OBJEKTI: Marrja në pyetje, verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të


masës së sigurimit “arrest në burg” dhe nevojës së sigurimit;

KUNDËR: Personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica), i biri i Sali dhe i Leme,
i datëlindjes 25.06.1966, lindur në Shtiqën, Kukës, dhe banues në Nd.
24, H. 1, Ap. 1, Kukës, 8501, me shtetësi shqiptare, me gjendje civile i
martuar, gjendje gjyqësore i pa dënuar, i mbrojtur në seancë nga Av.
FeridMuçaj, me Nr. Licence 804, i zgjedhur me deklarim në seancë;

I DYSHUAR: Për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda
për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga neni
232/a i Kodit Penal;

BAZA LIGJORE: Neni 248 Kodit të Procedurës Penale.

GJYKATA E POSAÇME E APELIT KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË


ORGANIZUAR

Pasi dëgjoi relatimin e gjyqtarit Engert Pëllumbi;


Personin nën hetim dhe mbrojtësin e tij, të cilët kërkuan ndryshimin e vendimit nr. 53
datë 25.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar, duke vendosur zëvendësimin e masës së sigurimit “arrest në burg”, të caktuar
me vendimin nr. 47, datë 22.05.2022, të kësaj gjykate, me një masë tjetër më të lehtë,
“detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të parashikuar nga neni 234 i Kodit të
Procedurës Penale;

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 1


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
Prokurorin, i cili kërkoi miratimin e vendimit nr. 53 datë 25.05.2022, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me të cilin është
verifikuar masa e sigurimit “arrest në burg”, e caktuar me vendimin nr. 47, datë 22.05.2022,
të kësaj gjykate;
Pasi analizoi provat dhe si e shqyrtoi çështjen në tërësi;

VËREN

I. Rrethanat e çështjes

1. Nga shqyrtimi gjyqësor i zhvilluar në gjykimin në shkallë ta parë ka rezultuar se


Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mbi bazën e akteve të
dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Antiterrorit, ka
regjistruar në datën 01.11.2021, procedimin penal me Nr. 285, për veprën penale “Nxitja,
thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, të parashikuar
nga neni 232/a i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit Ibrahim El Salih (Lekica).
2. Nga aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal rezulton se
Drejtoria e Antiterrorit, në kuadër të punës për parandalimin dhe hetimin e veprave penale që
lidhen me terrorizmin, gjatë monitorimit të rrjeteve sociale ka referuar se nga profili me
emrin Ibrahim El Salih (Muxhahid) në rrjetin social Facebook, me ID: 100001163180780,
duke filluar nga data 22.09.2021 e në vijim janë postuar disa shkrime të dyshuara me
përmbajtje, nxitje, thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave terroriste. Postimet e
bëra nga profili Ibrahim El Salih, të cilat gjenden në adresën Facebook URL:
https://ëëë.facebook.com/indrit.lekica.9, dhe disa prej tyre janë si më poshtë vijon:
3. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih rezulton se është bërë më datë
22.09.2021, ora 10:02, në adresën
https://ëëë.facebook.com/indrit.lekica.9/videos/1554652361555822, ka këtë përmbajtje: “Të
burgosur e të prangosur në burgjet e Tagutave por me dinjitet, me moral të lartë e të
pathyshëm në rrugën e ALLAHUT, këta janë Luanët që tronditën Amerikën dhe botën
mbarë të zullumqarve,”. Ky postim, ka marrë në total 17 pëlqime (like), 1 koment dhe 3
shares (ndarje me të tjerë), të cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të
dhënave të internetit.
4. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 01.10.2021, ora 03:40 PM, në
linkun: https://ëëë.facebook.com/l00001163180780/videos/611757839999005/ dhe ka këtë
përmbajtje: “Mobilizohen fëmijtë jetim kunder Hasadit dhe Rusve në Syri. Mashallah.
ALLAHU EKBER”. Në bosnje hercegovin gjat luftes fetare anti islame kunder pushtuesit
serb u mobilizuan femijet e moshes 14 e siper dhe luftuan e u vran dhe nuk u nenshtruan”.
Ky postim, ka marrë në total 28 pëlqime (like), 8 komente dhe 3 shares (ndarje me të tjerë) të
cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
5. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 10.10.2021, ora 1:48 PM, në
linkun https://ëëë.facebook.com/10000116318078Q/videos/392493995865837/ dhe ka këtë
përmbajtje: “SHEHIDET DHE XHIHADI NË RRUGEN E ALLAHUT. Kurrsesi mos i
quani te vdekur ata që janë vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te
Zoti i tyre. Janë të gëzuar për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe
për ata që ende nuk u janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë
martirë), sepse nuk do të frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë
kanë lënë pas). Ata gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua
humb shpërblimin besimtarëve”. (Ali Imran, 161-171). Ky postim, ka marrë në total 7
pëlqime (like) dhe 0 komente të cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të
dhënave të internetit.
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 2
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
6. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih rezulton më datë 12.10.2021, ora
09:00` PM, ka këtë përmbajtje: “Bashkimi ndërfetar-kurthi; Hoxhë Abdurrahim Balla
Allahu e liroftë nga burgu i tagutave”.
7. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih rezulton më datë 19.10.2021, ora
06:47 PM, ka këtë përmbajtje: “Sot një shumic e madhe i bënë shirk All-llahut përveq atyre
që All-llahu i lartësuar i ka mëshiruar. Shohim shume prej mushrikëve që pretendojnë qe jan
“Musliman”, prej atyre që pretendojnë se e duan All-llahun azze ve xhel dhe të dërguarin e
tij Muhammadin ... ndërsa krenohen pse e kanë kryer një “Obligim” (sipas mendjës së
mushrikëve të fëlliqur). E pranuat apo jo ta dini o ju mushrik se ju i keni marrë per Zotra
Tagutët në vend të All-llahut, ndërsa ...
8. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 22.10.2021, ora 07:09 PM, ka
këtë përmbajtje: “Lexo mbi shtetin islam” dhe mos dëgjo ata zemra të sëmura që Allahu va
ka vulos që ata mos ta kuptojn kuranin. Cili është menhexhi i Shtetit Islam? – Shejh
Hamad el Humejdi.”. Nga Elizi Ibrahimi. Pyetje: Cili është menhexhi i Shtetit Islam? A
është menhexhi i tyre ai i guluvit (teprimit) dhe i Havarixhëve? Cili është gjykimi mbi
themelimin e Hilafetit? Cilat janë kushtet për (ngritjen) e tij dhe a janë te plotësuara këto
kushte tek Ebu Bekr el Bagdadi? A është obligim që “Ehlul Hal-li uel akd” (njerëzit e fuqisë
dhe ndikimit) të kenë konsensus (mbi Halifen) në mënyrë që bej`a të jetë e vlefshme dhe kush
janë “Ehlul Ha1-li akd”?Përgjigje nga Shejh Hamad el Humejdi:Bismilahi Rahmani
Rrahim. Unë them, duke kërkuar ndihmën e Tij, i gjithë suksesi i përket Allahut, unë
mbështetem (tek Ai), o All-llah ma drejto çështjen time dhe ma mundëso ta arrijë atë që kam
pasur për qëllim.Të gjitha lavdërimet i takojnë All-llahut, Zotit të krijesave, dhe të gjitha
lavdërimet qofshin mbi ate i cili ka vendosur shenja sikur udhërrëfyes dhe si dhuratë për atë
që dëshiron ta ndjek rrugën e vërtetë.Dëshmoj se nuk ka të adhuruar pos All-llahut, të Vetmit
pa shok, i Cili e dërgoi Pejgamberin e tij me udhëzim dhe fenë e vërtetë në mënyrë që ajo të
manifestohet mbi çdo mënyrë tjetër jete, qoftë edhe nëse këtë e urrejnë mushrikët. Dhe unë
dëshmoj se Muhamedi eshtë rob dhe i dërguari i Tij, ai i cili e ka përcjellë mesazhin dhe e ka
çuar në vend amanetin. Ai i cili e këshilloi Umetin e tij dhe u përpoq shunnë për hir të All-
llahut derisa e la Umetin e tij në rrugë të qartë, që nata e saj është sikur se dita, dhe askush
nuk devijon prej saj përveç atij që është i shkatërruar.Une fillimisht të këshilloj, All-llahu me
mëshiroftë mua dhe ty, që t'i kesh frikë All-llahut dhe të ndjekësh të vërtetën, atë që e kërkon,
dhe t'i largohesh mospajtimeve dhe debateve, sepse pa dyshim që mospajtimet janë të liga.
Nëse lind ndonjë konflikt, ne patjetër duhet t'i kthehemi Librit të All-llahut dhe Sunetit, ashtu
sikur se All-llahu i Lartësuar na ka urdhëruar.Përgjigjet për pyetjet në fjalë janë të gjata,
kështu që unë do t`i përmbledhi shkurtimisht dhe them se. Ajo që më është bërë e qartë mua
dhe që është e dukshme është se, menhexhi i tyre - d.m.th. menhexhi i Shtetit Islam të
Irakut, Shamit dhe pjesëve tjera të tij është ai i Ehlu Sunetit dhe Xhematit. Ne patjetër
duhet të përpiqemi që t'i japim fitore dhe ta përkrahim në çfarë do mënyre që mundemi, si
dhe t'i dalim në mbrojtje, sidomos pas kësaj aleance të kufarëve dhe murtedinëve (që është
formuar) kundër tij. Ndërsa për sa i përket asaj që thuhet rreth tyre se ata kanë guluv
(teprim) dhe se menhexhi i tyre është ai i Havarixhëve atëherë them se çdokush mund të hedh
etiketime ashtu sikur se dëshiron, por ai që vepron kështu duhet të sjellë argumente sepse
përndryshe (një etiketim i tillë duke mos sjellur argumente) do të ishte padrejtësi dhe shtypje.
I Lartësuari thotë, “Thuaju: Nëse është e vërtetë ajo që thoni, atëherë sillni provën tuaj!”
(Surja Bekareh, Ajeti 111). Kjo nuk do të thotë se ata janë të përkryer apo se ata nuk bëjnë
gabime dhe nuk do të thotë se në mesin e tyre nuk ka njerëz që janë injorantë rreth disa
çështjeve të fesë. A ishin Sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta, te sigurtë nga kjo? A nuk
ishin ata (Sahabët) që nuk iu bindën te Dërguarit, salAll-llahu alejhi ue selem, ditën e
Uhudit, e kam fjalën për shigjetarët? A nuk ishte ai, salAll-llahu alejhi ue selem, që u
distancua nga vepra e Halid ibn Velidit për sa i përket Beni Xhudhejmes? Dhe a nuk ishte ais
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 3
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
salAll-llahu alejhi ue selem, që e qortoi Usamen kur ai e vrau një njëri që thoshte la ilahe il-
All-llah? Dhe raste të tjera jashtë këtyre nga incidente të llojllojshme.Për sa i përket
përshkrimit të tyre si Havarixhë, atëherë them se, Havarixhët kanë cilësi të qarta si p.sh.:
heqja dorë dhe bërja tekfir e disa prej Sahabëve, bërja tekfir mbi vepruesin e mëkateve të
mëdha, luftimi i ithtarëve të Islamit, thirrja e mushrikëve (në Islam dhe mos luftimi i tyre). A
është prezentë ndonjë prej këtyre cilësive tek Shteti Islam? Dhe a i kanë ata këta parime sikur
pjesë e fesë së tyre? Sigurisht se jo, përkundrazi ata distancohen prej menhexhit të
Havarixhëve dhe gulatëve.Shumë rëndë mund të gjesh ndonjë fjalim të udhëheqësve të tyre ku
ata nuk paralajmërojnë kundër menhexhit të ndyrë të Havarixhëve, njëlloj ashtu sikurse ka
paralajmëruar edhe i Dërguari i All-llahut, salAll-llahu alejhi ue selem. Dhe nuk mund të
gjesh një person të vetëm që thërret në Teuhid dhe bën Xhihad për hir të tij, e që mos të
akuzohet me këtë (d.m.th. të akuzohet se është Havarixhë) dhe me diçka edhe më të madhe se
kjo.Kurse për sa i përket Hilafetit të tyre dhe shpalljen e tij, atëherë them se nuk ka argument
për ta penguar atë. Përkundrazi, i Dërguari i All-llahut, salAIl-llahu alejhi ue selem, na ka
njoftuar se është obligim mbi Xhematin (që të emëroi Halife) dhe se kjo çështje (Hilafeti) i
takon Kurejshitëve, ashtu sikur se ka thenë ai, salAll-llahu alejhi ue selem, në dy librat e
transmetimeve të sakta, nga hadithi i Ibn Umerit, All-llahu qoftë i kënaqur me të, “Kjo
çështje (Hilafeti/udhëheqësia) do të mbetet me Kurejshitët përderisa janë gjallë dy prej tyre.”
Halifi) e zbaton Fenë.” Kjo është një çështje që Sahabët, All-llahu qoftë i kënaqur me ta,
kanë pasur konsensus mbi të, (konsensus) mbi atë se Hilafeti nuk i jepet në dorë askujt pos
Kurejshitëve. Buhariu gjithashtu transmeton se Hubab ibn Mundhiri ka thënë, “Jo, pasha
All-llahun ne nuk do ta pranojmë këtë, le të ketë një udhëheqës nga ne (Ensarët) dhe le te
ketë një udhëheqës nga ju (Muhaxhirët).” Ebu Bekri, All-llahu qoftë i kënaqur me të, ju
përgjigj duke thënë, “Jo, ne jemi udhëheqësit dhe ju jeni ministrat. Kështu që, Hilafeti i Ebu
Bekr el Bagdadit el Kurejshiut dhe shpallja e tij është Hilafet legjitim, dhe nuk ka
argument nga Libri i All-llahut dhe Suneti që ta pengoj atë. Ai është prej Kurejshitëve,
gjykon me Sheriatin e All-llahut në të gjitha tokat që i hap dhe largon çdo simbol të shirkut,
bid`atit dhe devijimit, Dhe (Hilafeti tij) nuk është shpallur pos pas konsultimit me ithtarët e
dijes dhe Xhihadit që janë me të, Dhe këto dy grupe, d.m.th., dijetarët dhe Muxhahidinët, ata
janë “Ehlul Hal-li uel akd” (njerëzit e fuqisë dhe ndikimit). Gjithashtu që të jetë Hilafeti i
vlefshem, nuk është kusht që të konsultohet secili person i “Ehlul Hal-li uel akd” nga Umeti i
Pejgamberit, salAll-llahu alejhi ue selem. (Si shembull) e kemi Hilafetin e Ebu Bekrit, All-
llahu qoftë i kënaqur me të, ku disa prej “ehlul halli uel akdit” nuk morën pjesë në zgjedhjen
e Halifes, sikur se ishin, Ali ibn Ebi Talibi, Zubejr ibn Avami dhe të tjerë, All-llahu qoftë i
kënaqur me të gjithë, ose dikush nuk ka pasur mundësi të marrë pjesë për shkak se ka qenë
larg, siç ishte Muadhi, All-llahu qoftë i kënaqur me të, i cili ishte në Jemen dhe vetë ai ishte
pjesë e “ehlul hal-li uel akdit”. Ngjashëm si kjo është edhe bej`a ndaj Ebu Bekr el Bagdadit
sot. Nuk është e mundur që të konsultohet secili burrë që është pjesë e “ehlul hal-li uel
akdit” dhe secili të jep mendimin e vet, dhe kjo gjë nuk është diçka që është e fshehur. Dhe
të gjitha lavdërimet dhe nderimet i parkasin All-llahut të Lartësuar.
9. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 13 nëntor 2021 saktësisht ka
këtë përmbajtje: “#Fatkeqësisht e vërtetë. Shumica e Imamëve sheikëve në kohën tonë
kanë frikë të shqiptojnë fjalën xhihad nga minberet. Dhe nëse e përmendin: këtë fjalë, e
lidhin drejtpërdrejt me vetëxhihadln, duke menduar se do të kenë sukses ta ndryshojnë
fenë dhe ta shndërrojnë atë në fe (paqësi) sipas disponimit të pushtetarëve të lajcizmit, por
nuk ka problem, Xhihadi është obligim për çdo musliman dhe është një nga shtyllat e
Islamit”. Ky postim, ka marrë në total 13 pëlqime (Like) dhe 0 komente të cilat gjenden
bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
10. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 29.01.2022, ora 4:44` MD
(PM) saktësisht ka këtë përmbajtje: “Mbas një bllokimi të gjatë nga ana e FCB, sot u ba e
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 4
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
mundur shbllokimi i FCB për arsye të disa video qe kam postuar që tregojshin vrasjen
burgosjen e muslimanëve dhe shpërguljen nga vendet e tyre,duke pas për qellim
pasqyrimin e vërtet të ngjarjeve qe po zhvillohen në disa shtete islame të shkaktuara po nga
Zullumqart Amerikan dhe ato Eropjan. O Allah, udhëzo umetin drejt devotshmërisë! Dhe
drejt bindjes ndaj Tejel! Dhe që të urdhërojnë në të mirë dhe të ndalojnë nga e keqja
amin”. Ky postim, ka marrë në total 13 pëlqime (Like) dhe 0 komente të cilat gjenden
bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
11. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 03.03.2022. Duke klikuar në
këtë rubrikë arrijmë në postimin që shkruhet si më poshtë: “Vallë, a do të dënohen këta që
shkojnë në luftë për Ukrainën për “Pjesmarrje në luftëra të huaja”? Po Ambasada
(Ambasadori) Ukrainase në Shqipëri a do të dënohet me 18 vjet burg për “dërgimin e
Shqiptarëve në konflikte te huaja”?. Sigurisht që nuk do të dënohet ata që shkojnë të luftojnë
në Ukrainë, dhe as Ambasada Ukrainase nuk do të marrë madje as edhe ndonjë vërejtje.
Sepse ata që u dënuan, u dënuan për shkak se shkuan të luftojnë për hir të Allahut, dhe
për një Shtet Islam me Sheriat. Por këta (kokat e kufrit) muk munden të thonë se “Ne nuk
do të lejojmë askënd që të themelojë Shtet Islam”, ose “Ne nuk do të lejojmë askënd të
ngrejë Shtetin Islam”, ose “Ne do ti burgosim ata që thërrasin në Xhihad”, ata nuk e thonë
dot këtë, sepse në këtë mënyrë të gjithë Muslimanët do ta kuptonin se ky shtet (kufri) është
armiku, dhe të gjith Muslimanët do ta kuptonin se këto shtete janë në luftë me Islamin dhe
me Shtetin Islam. Keshtu që ata gjetën një pretekst për ti mashtruar më “sy leshët” prej
Muslimaneve… dhe thanë “Kush ikën në konflikte të huaja do ta burgosim”, ose “kush bën
`terrorizëm' do ta burgosim” etej… Edhe për fat të keq, një pjes e Muslimanëve u mashtruan.
Dhe vërtetë besojnë këto që thonë këta kufare. Dhe madje thonë “Vet e kanë fajin këta që
hynë në burg”, ose “Mir të ju bëhet, çfarë ju duhet atyre të luftojnë në luftëra të huaja etej.”
Një pjes të mirë të fajit për këtë e kanë sigurisht deviantët e ndryshëm, murrxhiet, rabijovcat
dhe të tjerë. Këta e kanë ushqyer këtë pretendim të kufarëve [Se gjoja ata (shtetet e kufrit)
nuk e luftojnë Islamin], dhe e kanë ushqyer madje, gjoja me argumente fetare. Dhe shpesh i
dëgjon këta deviantë të thone se “Këto shtete (të kufrit) nuk e luftojnë Islamin, madje këta të
lejojnë të bësh davet”... ose “Këto shtete janë të lira dhe demokratike, kjo të lejojnë ta
praktikosh Islamin, e ata që janë burgosur e kanë fajin vetë! Allahu i vraftë këta deviantë,
thirrës për në Xhehenem.Pra a e kuptoni o Muslimanë se ju kanë mashtruar? Ata nuk kanë
problem nëse lufton luftra të huaja, nëse lufton për demokracinë në Ukrainë; orthodoksinë
ukrainase apo ndonjë fe e ideologji tjetër... Problemi i tyre është vetëm nëse bën xhihad per
hir të Allahut. Atëher ti je armik, terrorist, që lufton në luftra të huaja dhe duhet të
denohesh!!!Pra a do ta lejoni mendjen tuaj të “përdhosef nqa kufarët? Nga deviantët,
rabijovcat apo murrxhiet. Nga #Elzi #lbrahimi#”.Ky postim, ka marrë në total 7 pëlqime të
cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
12. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 07.03.2022 është postuar
video me linkun: https://ëëë.facebook.com/100001163180780/videos/517687130073512/.
Duke klikuar në këtë rubrikë arrijmë në postimin e datës 07.03.2022 të videos ku thuhet si më
poshtë: “Hipokritët than shteti islam humbi luftën! Jo jo ata janë në luftë dhe po luftojnë.
Xhihadi nuk është një luftë për të krijuar një mbretëri për një skllavi. Përkundrazi, është
një xhihad për të vendosur mbretërinë e Zotit në tokë. I.ELSJ.”. Ky postim, ka marrë në
total 30 pëlqime (Like), 5 komente dhe 3 shares (ndarje me të tjerë) të cilat gjenden
bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
13. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 10.03.2022 është postuar
video me linkun : https://ëëë.facebook.com/100001163180780/videos/2376212315848912/.
Duke klikuar në këtë rubrikë arrijmë në postimin e datës 10.03.2022 dhe konstatojmë se ka
publikuar shkrimin si më poshtë: “A do denohen Hasadi dhe Putini për krime lufte në Siri

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 5


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
nga gjukata ndërkombtare e hages? Po SH.B.A a do të denohen nga gjukata e hages për
krime lufte në Siri Irak Libi Avganistan Jemen dhe Palestin…”.
14. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 19.03.2022 është postuar
video me linkun: https://ëëë.facebook.com/100001163180780/videos/472160784641460/.
Duke klikuar në këtë rubrikë arrijmë në postimin e datës 19.03.2022 dhe konstatojmë se ka
publikuar shkrimin si më poshtë: “Xhihadistët e Shtetit të krenarisë në Afrik, duke mbrojtur
tokat dhe pasurit e tyre nga Hajdutët dhe kriminelëve perëndimor Amerikan në
bashkëpunim me tradhëtaret e Qeveritar të Afrikës. ALLAHU-EKBER”.Ky postim, ka
marrë në total 9 pëlqime (Like) të cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të
dhënave të internetit.
15. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 24.03.2022 është postuar
video me linkun: https://ëëë.facebook.com/100001163180780/videos/378390167231008/.
Duke klikuar në këtë rubrikë arrijmë në postimin e datës 24.03.2022 dhe konstatojmë se ka
publikuar shkrimin si më poshtë: “Ushtria e shtetit të krenaris islame …”. Ky postim, ka
marrë në total 19 pëlqime (Like) të cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të
dhënave të internetit.
16. Postimi i bërë nga profili Ibrahim El Salih më datë 31.03.2022 është postuar
video me linkun: https://ëëë.facebook.com/100001163180780/videos/691125645552799/.
Duke klikuar në këtë rubrikë arrijmë në postimin e datës 31.03.2022 shkruhet si më poshtë:
“Fytyra e vërtetë e pushtimit izraelit! Allahu marrtë hake dhe e shkatërroftë Izraelin. Bota
islame fle gjum.”. Ky postim, ka marrë në total 17 pëlqime (Like) dhe 3 shares (ndarje me të
tjerë) të cilat gjenden bashkëlidhur procesverbalit të këqyrjes së të dhënave të internetit.
17. Nga këqyrja që i është bërë në rrjetin social “Facebook”, profilit të shtetasit
Ibrahim El Salih (Lekica) konstatohet se, në rubrikën e fotove është postuar një foto e cila
dyshohet se i përket të hetuarit Ibrahim El Salih (Lekica).
18. Bazuar dhe në aktet e administruara për interesa të këtij procedimi penal nga ana
e organit të akuzës dyshohet se personi që menaxhon profilin me emrin Ibrahim El Salih
është po ky shtetas dhe, postimet e mësipërme me përmbajtje “Nxitje e thirrje publike për
kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, janë kryer nga vetë shtetasi Ibrahim El Salih
(Lekica).
19. Ndodhur në këto kushte, organi i akuzës ka konkluduar se ka të dhëna të
mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se personi nën hetim Ibrahim El Salih
(Lekica) ka konsumuar veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e
veprave me qëllime terroriste”,e parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal.
20. Sa më sipër në datën 18.05.2022, organi i akuzës (Prokuroria e Posaçme) ka
paraqitur për gjykim para Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, kërkesën penale me objekt: “Caktimin e masës së sigurimit personal
“arrest në burg” (në mungesë – pa pjesëmarrjen e personit të hetuar) ndaj personit në hetim
Ibrahim El Salih (Lekica)si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike
dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga neni 232/a
i Kodit Penal.”

II. Procedurat gjyqësore

21. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të


Organizuar, me vendimin nr. 47, datë 22.05.2022, ka vendosur:
“1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
2. Caktimin e masës së sigurimit personal atë të “arrestit në burg” parashikuar nga
neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica), i biri i Sali dhe i
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 6
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
Leme, i datëlindjes 25.06.1966, lindur në Shtiqën-Kukës dhe banues në Kukës, 8501, Nd. 24.
Hyrja 1, Apartamenti 1, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjendje civile i martuar, i
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e
veprave me qëllime terroriste” e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal.
3. Urdhërohet Prokuroria Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
dhe policia gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
4. Në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, jo më vonë se tre ditë nga zbatimi i kësaj
mase sigurimi, Gjykata do të zhvilloje seancën e marrjes në pyetje të personit ndaj të cilit
është caktuar masa e sigurimit "arrest ne burg", për të verifikuar ekzistencën e kushteve dhe
kritereve të zbatimit të masës së sigurimit.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuan brenda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.”
22. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arsyetuar si vijon:
“36. Duke u rikthyer në rastin konkret, Gjykata vlerëson se, në gjendjen që janë aktet
e procedimit penal në ngarkim të personit në hetim Ibrahim El Salih (Lekica) ka rrethana që
tregojnë se ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova për kryerjen e veprës penale
“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” e
parashikuar nga neni 232/a i K.Penal. Gjykata arrin në këtë konkluzion duke mbajtur
parasysh se për personin ndaj të cilit kërkohet që të caktohet masa e sigurimit personal ka
filluar procedimi penal dhe ai e kanë marrë cilësinë e personit në hetim si dhe nga ana e
organit të akuzës janë kryer një sere veprimesh hetimore (të përshkruara në pjesën
arsyetuese të këtij vendimi - rrethanat procedurale dhe faktike të çështjes).
37. Nga tërësia e këtyre akteve dhe provave ekziston dyshimi i arsyeshëm i mbështetur
mbi prova se nga i hetuari Ibrahim El Salih (Lekica) janë kryer veprime të kundërligjshme
(konsistojnë në përdorimin nga autori të fjalëve, shprehjeve, diskutimeve të ndryshme për të
ndikuar që persona të tjerë të mbështesin aktet terroriste ose të financojnë terrorizmin) të
cilat janë elementë të anës objektive të figurës së veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe
propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” e parashikuar nga neni 232/a i
K.Penal.
38. Dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova në lidhje me kryerjen e kësaj vepre penale
për Gjykatën krijohet në bazë të akteve procedurale hetimore dhe provave të paraqitura nga
organi i akuzës sa më poshtë:
- Urdhër “Për regjistrimin e procedimit penal”, datë 01.11.2021;
- Shkresa me Nr. 1380 Prot., datë 27.10.2021, “Dërgojmë materiale procedurale”, se
bashku me aktet e referimit, së bashku me procesverbal për këqyrjen e të dhënave nëinternet,
datë 25.10.2021;
- Shkresa me Nr.1380/2 Prot., datë 10.11.2021, së bashku me informacionin shtesë
datë 10.10.2021;
- Procesverbal për këqyrjen e të dhënave në internet, datë 09.11.2021;
- Procesverbal për këqyrjen e të dhënave në sistemin e administrimit total të
informacionit (TIMS), date 26.10.2021;
- Shkresa me Nr.8731 Prot., datë 02.11.2021 se bashku me praktikën për dhënien e
autorizimit për përgjimin e bisedave telefonike (Kërkesa për dhënien e autorizimit për
përgjimin e bisedave telefonike, date 02.11.2021);
- Shkresa me Nr.8732 Prot., date 02.11.2021 se bashku me praktikën për paraqitjen e
të dhënave kompjuterike (Kërkesa për paraqitjen e të dhënave kompjuterike datë
02.11.2021);
- Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin
eOrganizuar Nr. 416, datë 05.11.2021 “Për paraqitjen e të dhënave kompjuterike”;
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 7
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
- Vendimi për caktimin e përkthyesit dhe përkthim dokumentesh datë 09.11.2021,
aktet e përkthyera dhe procedura e shpërblimit të përkthyeses;
- Shkresa me Nr.9419 Prot., datë 19.11.2021, drejtuar Departamentit të Policisë
Kriminale, Drejtoria Hetimore Njësia “C”, Hetimi i Krimit Kompjuterik, së bashku me
praktikën përkatëse;
- Shkresa e Departamentit të Policisë Kriminale nr. 3343/1 Prot., datë 14.12.2021
“Dërgojmë ekzekutimin e vendimit të gjykatës”;
- Vendimi për caktimin e përkthyesit dhe përkthim dokumentesh datë 16.12.2021,
aktet epërkthyera dhe procedura e shpërblimit të përkthyeses;
- Shkresa me Nr. 1380/3 Prot., date 14.12.2021 “Dërgohen materiale hetimore shtesë
nëfunksion të procedimit penal Nr. 285/2021” e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë
ePërgjithshme të Policisë së Shtetit;
- Shkresa Nr. 358 Prot., datë 17.01.2022 “Kërkesë për plotësim të dhënash sipas
vendimit të GJKKO Nr. 416, datë 05.11.2021 “Për marrjen e të dhënave kompjuterike së
bashku me shkresën e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së
Shtetit Nr. 159/1 Prot., datë 29.04.2022 “Kthim përgjigje”;
- Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin
eOrganizuar Nr. 77, datë 10.02.2022 “Për paraqitjen e të dhënave kompjuterike”;
- Shkresa me Nr. 1250 Prot., datë 14.02.2022, drejtuar Departamentit të
PolicisëKriminale, Drejtoria Hetimore Njësia “C”, Hetimi i Krimit Kompjuterik, së bashku
me praktikën përkatëse;
-Shkresa me Nr. 8767/1 Prot., date 02.11.2021 “Kërkesë për informacion” drejtuar
kompanisë “One Telecomunications” dhe kthim përgjigje me Nr. Prot., 5957/1, datë
05.11.2021, së bashku me një CD;
- Shkresa me Nr. 159 Prot., datë 10.01.2022, i është dërguar shkresë One
Telecommunications “Kërkesë për informacion”, e cila ka kthyer përgjigje me Nr. 80/1, datë
27.01.2022 dhe 1 (një) CD;
- Shkresa me Nr. 2357 Prot., datë 28.03.2022 i është dërguar shkresë “One
Telecommunications”, “Kërkesë për informacion”, kjo e fundit ka kthyer përgjigje mëdatë
09.04.2022, me Nr. 2163/1 Prot.;
- Shkresa me Nr. 8767 Prot., datë 02.11.2021 “Kërkesë për informacion” drejtuar
kompanisë “Vodafone”, si dhe kthim përgjigje me Ref.Nr.FRS/2871/ES, datë 23.09.2021;
- Shkresa me Nr. 9666 Prot., datë 22.11.2021 “Kërkesë për informacion” drejtuar
kompanisë “Vodafone”, si dhe kthim përgjigje me Ref.Nr.FRS/3586/ES, datë 17.11.2021;
-Shkresa me Nr. 8767/2 Prot., date 02.11.2021 “Kërkesë për informacion” drejtuar
kompanisë “Albtelecom”, si dhe kthim përgjigje me Nr. Prot., 5851/1, datë 10.11.2021;
- Shkresa e Departamentit të Policisë Kriminale nr. 369/1-k Prot., date 01.03.2022
“Dërgojmë ekzekutimin e vendimit të gjykatës”;
- Vendimi për caktimin e përkthyesit dhe përkthim dokumentesh datë 04.03.2022,
aktet epërkthyera dhe procedura e shpërblimit të përkthyeses;
- Shkresa me Nr. 186 Prot., datë 03.02.2022 “Dërgohen materiale procedurale
(shtesë) në funksion të procedimit penal Nr. 285/2021” e Drejtorisë së Antiterrorit
nëDrejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, se bashku me procesverbal përkëqyrjen e
të dhënave në internet, date 03.02.2022, se bashku me një CD:
-Shkresa me Nr. 186/1 Prot, date 15.03.2022 “Dërgohen materiale hetimore shtesë
nëfunksion të procedimit penal Nr. 285/2021” e Drejtorisë së Antiterrorit në Drejtorinë
ePërgjithshme të Policisë së Shtetit;
- Shkresa me Nr. 186/2 Prot, datë 22.04.2022 “Dërgohen materiale procedurale
(shtesë) në funksion të procedimit penal Nr. 285/2021” e Drejtorisë së Antiterrorit

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 8


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
nëDrejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me procesverbal për këqyrjen e
të dhënave në internet, date 22.04.2022, së bashku me një CD;
- Shkresa me Nr. 186/4 Prot., date 13.05.2022 “Dërgohen materiale procedurale
(shtesë) në funksion të procedimit penal Nr. 285/2021” e Drejtorisë së Antiterrorit në
Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, së bashku me procesverbal për këqyrjene të
dhënave në internet, date 11.05.2022, se bashku me një CD;
- Tërësia e akteve që ndodhen në fashikullin hetimor me Nr. 285 të vitit 2021.
39. Vepra penale për të cilën dyshohet personi në hetim nuk rezulton që të jetë shuar
për shkak të parashkrimit të ndjekjes penale apo të dënimit si dhe kjo vepër nuk rezulton që të
jetë shfuqizuar apo amnistuar. Në këto kushte rezulton se plotësohet edhe kushti i dyte ai i
ekzistencës së veprës penale.
40. Në vështrim të kushtit të tretë, Gjykata thekson se nuk ekzistojnë shkaqe për të
cilat personi në hetim nuk mund të merret si i pandehur apo që të mund të dënohet pasi ai e
ka mbushur moshën e parashikuar në ligj për përgjegjësi penale dhe është i përgjegjshëm.
41. Gjykata çmon të theksojë se në zbatim të parashikimeve ligjore të K.Pr.Penale
përveç ekzistencës së kushteve të përgjithshme duhet që të verifikohet nëse ekziston edhe një
nga kushtet e veçanta të parashikuara nga neni 228/3 i Kodit të Procedurës Penale të cilat
janë: Ekzistenca e shkaqeve të rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e
provës, Largimi i të pandehurit ose rreziku që ai të largohet, Rreziku që i pandehuri për
shkak të rrethanave të faktit dhe të personalitetit të tij mund të kryeje krime të renda ose të të
njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet.
42. Këto kushte të veçanta të cilat duhet të mbajë parasysh gjykata në caktimin e
masës së sigurimit janë alternative dhe jo kumulative. Nëse në gjykim vërtetohet vetëm njeri
prej tyre, gjykata nuk e ka detyrim të hetojë dhe të vërtetojë ekzistencën apo mosekzistencën e
kushteve të tjera që sipas ligjit justifikojnë apo jo caktimin e masës së sigurimit.
43. Në arsyetim me sa më sipër, në rastin konkret Gjykata arrin në përfundimin se
caktimi i masës se sigurimit personal ndaj personit në hetim Ibrahim El Salih Lekica është i
nevojshëm pasi ekziston kushti i parashikuar në pikën 3 shkronja “a”, “b” dhe “e” të nenit
228 të Kodit të Procedurës Penale. Referuar akteve dhe provave pjesë e fashikullit të
prokurorisë, Gjykata krijon bindjen se në rastin konkret: Së pari, ekzistojnë shkaqe të
rëndësishme që vënë në rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, e më konkretisht të pajisjes
elektronike (aparat celular, tablet apo kompjuter) me anën e së cilës është bërë hapja e
profilit me emrin Ibrahim El Salih (Lekica) në rrjetin social “Facebook”, me ID
100001163180780 dhe pajisjes elektronike që nga data 22 shtator 2021 e në vijim (sipas
pikës “a” të nenit 228/3 të K.Pr.Penale); Se dyti, ekziston rreziku i ikjes nga ana e personit
nën hetim me qëllim që ti shmanget hetimit dhe përgjegjësisë penale mbi dyshimet që
ekzistojnë në ngarkim të tij për konsumimin e elementëve të veprës penale të parashikuar nga
neni 232/a i Kodit Penal (sipas pikës “b” te nenit 228/3 të K.Pr.Penale); Se treti, për shkak
të rrethanave të faktit, personalitetit të personit nën hetim, rrezikshmërisë së tij, ekziston
mundësia që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me atë për të cilin procedohet,
pasi ky person nga data 22 shtator 2022 deri më datë 31.03.2022, shpreh në vazhdimësi
mbështetjen e tij ndaj organizatës terroriste të shtetit islamik të Irakut, duke publikuar
shkrime të ndryshme nga përmbajtja e të cilave kuptohet se nëpërmjet publikimit dhe
shpërndarjes së këtyre shkrimeve synon nxitjen dhe bën thirrje publike dhe propagandon
mbështetjen për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, (sipas pikës "c" të nenit 228/3 të
K.Pr.Penale).
44. Në lidhje me caktimin e masës së sigurimit për personin në hetim, Gjykata i
referohet parashikimeve të K.Pr.Penale, në nenin 229 të tij, i cili në piken 1 dhe 2 përcakton
se : “1. Ne caktimin e masave të sigurimit gjykata mban parasysh përshtatshmërinë e secilës
prej tyre me shkallen e nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret. 2. Çdo masë
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 9
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
duhet të jetë ne raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për veprën
penale konkrete. Mbahen parasysh edhe vazhdimësia, përsëritja, si dhe rrethanat lehtësuese
dhe renduese të parashikuara nga Kodi Penal”.
45. Këto kritere i japin Gjykatës një diskrecion të gjerë e të mjaftueshëm për të
vendosur proporcionalitetin, përshtatshmërinë specifike të llojit të masës së sigurimit të
caktuar me vetë nevojat e sigurimit për rastin konkret. Nëse nuk ka shkaqe që e përjashtojnë
autorin nga përgjegjësia penale, këto kritere imponojnë detyrimin e gjykatës për të bazuar
vendimin, nga njëra anë, në dyshime të arsyeshme bazuar në prova mbi kryerjen e veprës
penale prej tij dhe, nga ana tjetër, në prova që përmbajnë aq elemente të mjaftueshëm,
objektivë e subjektivë, mbi rrethanat e çështjes, të cilat tregojnë se ekziston gjendja e rrezikut
dhe shkallën e rrezikut konkret. Duke mbajtur parasysh kriteret sa më sipër, Gjykata për
caktimin e masës së sigurimit për personin në hetim vlerëson si më poshtë:
46. Në lidhje me caktimin e masës së sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni
238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica) i dyshuar për kryerjen e
veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste” e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal, Gjykata çmon se ndaj tij duhet që të
caktohet si masë sigurimi ajo e “arrestit në burg”. Një masë e tillë do ti përgjigjej dhe
kritereve të përcaktuara në nenin 230 të Kodit të Procedurës Penale pasi: Personi nën hetim
është i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për
kryerjen e veprave me qëllime terroriste" e parashikuar nga neni 232/a K.Penal, dispozitë e
cila parashikon një dënim gjer ne 10 vjet burgim. Pra, vepra penale për të cilën akuzohet
personi nën hetim paraqet rrezikshmëri të shoqërore për të vendosur masën e sigurimit
personal “arrest në burg”. Po ashtu edhe vetë personi nën hetim paraqet rrezikshmëri
shoqërore, kjo pasi Gjykata vlerëson se rrezikshmëria e autorit të veprës penale në rastin
konkret është në përpjesëtim të drejtë dhe me rrezikshmërinë e veprës penale për të cilën ai
dyshohet se ka kryer (neni 232/a i K.Penal, parashikon një dënim gjer ne 10 vjet burgim).
Gjykata merr në konsiderate edhe faktin se vepra penale “Nxitja, thirrja publike dhe
propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste" e parashikuar nga neni 232/a i
K.Penal, aktualisht ka gjetur një përhapje mjaft të madhe në gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë. Ne këtë kuptim, vlerësohet se serioziteti i akuzës është më rëndë krahasuar me
figurat e tjera të veprave penale të të njëjtit lloj të kryera në rrethana lehtësuese apo jo të
cilësuara.
47. Duke vlerësuar këto rrethana në tërësi, Gjykata çmon se masa e sigurimit
personal shtrëngues “arrest ne burg” e parashikuar në nenin 238 18 K.Pr.Penale, është e
vetmja masë sigurimi personale shtrënguese, e cila garanton nevojat e sigurimit që kërkohen
në rastin konkret.
48. Për gjithë sa më sipër u analizua, Gjykata çmon se duhet të pranohet kërkesa e
organit të akuzës për caktimin e masës së sigurimit personal të “arrestit ne burg”,
parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit në hetim Ibrahim El Salih (Lekica).
49. Gjithashtu, Gjykata referuar nenit 248 të K.Pr.Penale jo më vonë se tre ditë nga
zbatimi kësaj mase sigurimi do të zhvilloje seancën e marrjes në pyetje të personit ndaj të
cilit është caktuar masa e sigurimit “arrest në burg”, për të verifikuar ekzistencën e kushteve
dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit.”
23. Në zbatim të vendimit gjyqësor të sipërcituar, nga ana e Prokurorisë së Posaçme
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është nxjerrë Urdhri “Për ekzekutimin e
vendimit penal nr. 47 dt. 22.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për
Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar në ngarkim të shtetasit Ibrahim El Salih (Lekica)” për
tu bërë ekzekutimi i tij nga policia gjyqësore.
24. Sipas procesverbalit të depozituar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë
kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 10
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
dhe Krimit të Organizuar, i datës 23.05.2022, “Për ekzekutimin e urdhrit të prokurorit për
ekzekutimin e vendimit penal nr. 47 dt. 22.05.2022 në ngarkim të shtetasit Ibrahim El Salih
(Lekica)”, rezulton se shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica) është arrestuar në datën 23.05.2022,
ora 22:10, nga ana e oficerëve të policisë gjyqësore në Drejtorinë e Antiterrorit pranë
Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
25. Në momentin e arrestimit të personit nën hetim është bërë kontrolli i tij, i banesës
si dhe i automjetit, përkatësisht me procesverbalet e datës 23.05.2022, ora 17:15, ora 17:30
dhe ora 18:00, nga ku nuk është konstatuar asnjë send i kundërligjshëm. I vetmi send që i
është sekuestruar personit nën hetim, i gjetur nga kontrolli personal, është një telefon celular i
markës “Samsung”, me ngjyrë të zezë, pa kod hyrje, me IMEI 1 1358530100388076 dhe
IMEI 2 358584100388074, me dy karta sim me numrat 0674453100 dhe 0676945955, për të
cilin personi nën hetim ka deklaruar se është telefoni që përdoret prej tij.
26. Sa më sipër, Prokuroria Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
bazuar në nenin 248 të Kodit të Procedurës Penale, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme të
Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me kërkesën e datës
24.05.2022, për marrjen në pyetje si dhe verifikimin e kushteve dhe kritereve të zbatimit të
masës së sigurimit “arrest në burg” e caktuar ndaj personit nën hetim me vendimin nr. 47,
datë 22.05.2022, të kësaj gjykate.
27. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, brenda afatit 3 (tre) ditor të parashikuar nga neni 248/1 i Kodit të Procedurës
Penale, ka kryer veprimet procedurale dhe ka caktuar marrjen në pyetje të personit nën hetim
Ibrahim El Salih (Lekica), në seancën gjyqësore të datës 25.05.2022, ora 08.30, ndaj të cilit
është kryer ekzekutimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg”, vendosur me vendimin
nr. 47, datë 22.05.2022, të kësaj gjykate.
28. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, me vendimin nr. 53, datë 25.05.2022, ka vendosur:
“1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit
të Organizuar.
2. Vazhdimin e zbatimit ndaj personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica) i dyshuar
për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste” e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal, të masës së sigurimit
personal “Arrest në burg” të parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar me vendimin
Nr. 47, datë 22.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin
e Organizuar.
3. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
për ekzekutimin e këtij vendimi.
4. Mbrojtësi i caktuar kryesisht nga gjykata për personin në hetim Ibrahim El salih
(Lekica), av. Pranvera Doçi të shpërblehet nga shteti sipas tarifave përkatëse.
5. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, afat i cili fillon nga dita e
njoftimit të vendimit të gjykatës.”
29. Në marrjen e këtij vendimi, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka arsyetuar si vijon:
“10. Pasi mori në shqyrtim aktet e paraqitura nga ana e prokurorisë, dëgjoi
pretendimet e personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica) dhe të mbrojtësit të tij se ndaj tij
duhet të zëvendësohet masa e sigurimit personal nga ajo “arrest në burg” në një masë më të
butë si dhe pretendimet e prokurorit i cili kërkoi që ndaj personit nën hetim të vazhdojë të
qëndrojë në fuqi masa e sigurimit personal “arrest në burg”, arrin në përfundimin se, në
gjendjen që janë aktet, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për zëvendësimin e masës së sigurimit
personal nga “arrest në burg” në një masë më të butë.
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 11
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
11. Gjykata në çështjen objekt gjykimi sqaron se nuk ndodhet në fazën e caktimit të
masës së sigurimit personal, gjykim ky i realizuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë
për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në datën 22.05.2022 ku është marrë dhe vendimi
me Nr. 47, sipas të cilit, ndaj personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica)në mungesë, është
vendosur masa e sigurimit personal “Arrest në burg”. Në këtë gjykim, i cili është zhvilluar pa
praninë e personit nën hetim,është vendosur si masë sigurimi personal ajo e “arrestit në
burg”. Në këtë gjykim, janë marrë në konsideratë kushtet e përgjithshme dhe të posaçme që
duhet të plotësohen për marrjen e një mase sigurimi të tillë, gjë që e bën të panevojshme
ripërsëritjen e tyre në këtë vendim.
12. Në gjykimin e çështjes konkrete,Gjykata, bazuar në nenin 248 paragrafi 1 dhe 2 të
K.Pr.Penale, duke konstatuar zbatimin e masës së sigurimit,ka për detyrë të marrë në pyetje
të pandehurin/personin nën hetim si dhe të verifikojë kushtet e zbatimit të masës së sigurimit
dhe nevojat e saj. Ky verifikim bëhet duke marrë në analizë kushtet e caktimit të masës së
sigurimit personal, në raport me veprimet e kryera nga organi i prokurorisë për kufizimin e
lirisë së këtij shtetasi, duke iu referuar ndër të tjera edhe nenit 5 të KEDNJ, nenit 27 të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, nenit 5 dhe 228 të Kodit të Procedurës Penale.
Pavarësisht se pjesë e këtij gjykimi është “verifikimi i kushteve të zbatimit të arrestit dhe
nevoja e sigurimit”, duke qenë se një nga kushtet më të rëndësishme për caktimin e masës së
sigurimit është dyshimi i arsyeshëm (parashikim ky i nenit 228/1 i K.Pr.Penale), nisur dhe
nga kërkesa e prokurorit, i cili kërkoi që të vazhdojë të qëndrojë në fuqi masa e sigurimit
personal ndaj të pandehurit “Arrest burg”, Gjykata, vlerëson të analizojë këtë kusht, në
raport me të pandehurin.
13. Sipas kësaj dispozite koncepti “dyshimi i arsyeshëm” nënkupton ekzistencën e
provave, të elementëve të mjaftueshëm juridikë dhe të rrethanave të faktit, të cilat i krijojnë
bindje gjykatës në drejtim të mundësisë, që personi nën hetim të ketë kryer veprën penale për
të cilën ai akuzohet. Për rrjedhojë, për caktimin e masës së sigurimit është e nevojshme që
provat, direkte apo indirekte, të jenë të tilla që të bëjnë të duket e mundshme përgjegjësia e
eventuale e personit nën hetim, lidhur me akuzën për të cilën procedohet.
14. Gjykata, çmon se dyshimi i bazuar në prova nuk kërkon që ai të jetë shterues,
domosdoshmërisht në drejtim të përgjegjësisë së personit që hetohet. Pavarësisht dyshimit se
i pandehuri mund të ketë kryer veprën penale, vetëm në përfundim të gjykimit të themelit do
të vendoset nëse vërtetohet fajësia, apo pafajësia e personit nën hetim. Në këtë kuptim, masa
e sigurimit personal nuk njësohet me dënimin penal, pasi është një veprim procedural që
kufizon përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet procedimi penal. Ky kufizim
është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat konkrete të procesit të hetimit. Në këtë
fazë të procedimit penal është i mjaftueshëm “dyshimi” se, personi mund të jetë autor i
mundshëm i veprës penale, dyshim, i cili mbështetet në gjendjen që janë aktet e çështjes në
procesin e hetimeve paraprake dhe që dallon nga koncepti i “fajësisë”, i cili mbështetet në
provat që janë objekt i debatit gjyqësor.
15. Gjykata, në vijim të arsyetimit të mësipërm, i referohet qëndrimit të mbajtur në
Vendimin Unifikues të Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë Nr. 07/2011, sipas të
cilit: “(...) dyshimi i arsyeshëm, provat ku ai bazohet për të justifikuar caktimin dhe vijimin e
zbatimit të masës së sigurimit, nuk nevojitet të ketë të njëjtën shkallë sigurie dhe vlerë
provueshmërie për të konkluduar sikurse provat që janë të domosdoshme për dhënien ose jo
të vendimit të dënimit ndaj të pandehurit. Mjafton që ato të jenë të tilla që, në gjendjen ku
janë aktet e procedimit, prej tyre mund të nxirren përfundime se ndaj të hetuarit dhe të
gjykuarit ekziston një shkallë e arsyeshme mundësie e fajësisë për kryerjen e veprës penale në
ngarkim të tij (...) Dispozita e pikës 1 të nenit 228 tregon vetë dallimin e natyrës së veçantë të
gjykimit dhe mënyrën e kriteret mbi të cilat krijohet bindja e gjykatës për caktimin ose jo të
masës së sigurimit krahasuar me atë të dhënies ose jo të vendimit të dënimit. Në rastin e
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 12
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
parë, gjykimi mbështetet në dyshime të arsyeshme bazuar në prova, që tregojnë mundësinë e
kryerjes së veprës penale objekt procedimi dhe mundësinë e atribuimit, pra të ekzistencës së
fajësisë, pikërisht në drejtim të të gjykuarit për atë vepër penale (fumus commissi delicti),
ndërsa në rastin e dytë, gjykimi mbështetet vetëm në prova që vërtetojnë, jashtë çdo dyshimi,
dhe e bindin gjykatën për kryerjen ose jo të veprës prej tij (...)”.
16. Në analizë të përmbajtjes së dispozitës së sipërcituar, Gjykata evidenton faktin se,
parashikimi ligjor i mësipërm në fushën e zbatimit të masave të sigurimit personal, bazohet
në parimin rebus sinc stantibus (meqë gjërat janë kështu), i shoqëruar nga nevoja për të
vendosur lirinë personale të të dyshuarit (status libertatis) në raport me ndryshimet dhe
dinamikën faktike procedurale që ndodh gjatë gjithë fazës së hetimeve paraprake. Për këtë
qëllim, edhe pas caktimit të masës “Arrest në burg”, pavarësisht nga mënyra e vënies së saj
në lëvizje, në çdo rast, gjykata duhet të shqyrtojë në seancë gjyqësore të gjitha rrethanat e
lidhura me ekzistencën ose jo të interesit publik real që justifikon vazhdimin e zbatimit të
kësaj mase. Ky arsyetim gjen mbështetje dhe referencë të plotë ligjore edhe tek neni 248,pika
1 dhe 2 të K.Pr.Penale në të cilin parashikohet se: “1. Jo më vonë se tri ditë nga zbatimi i
masës, gjykata e merr në pyetje personin për të cilin ka vendosur arrestin në burg ose në
shtëpi. (...) 2. Nëpërmjet marrjes në pyetje gjykata verifikon kushtet e zbatimit të masës së
arrestit dhe nevojat e sigurimit (...). Kur këto kushte nuk ekzistojnë, gjykata vendos revokimin
ose zëvendësimin e masës. (...)”, si dhe tek neni 260 i K.Pr.Penale, i titulluar “Revokimi dhe
zëvendësimi i masave të sigurimit”,në të cilin parashikohet se: “1. Masat shtrënguese dhe
ndaluese revokohen menjëherë kur del se mungojnë kushtet dhe kriteret e zbatimit të tyre. 2.
Kur nevojat e sigurimit zbuten ose kur masa e zbatuar nuk i përgjigjet më rëndësisë së faktit
ose dënimit që mund të caktohet, gjykata e zëvendëson masën me një tjetër më të lehtë. 3. Kur
nevojat e sigurimit rëndohen, gjykata, me kërkesën e prokurorit, zëvendëson masën e zbatuar
me një tjetër më të rëndë. 4. Kërkesa e prokurorit ose e të pandehurit për revokim ose
zëvendësimin e masës shqyrtohet nga gjykata brenda pesë ditëve nga depozitimi i saj. Kur
është rasti gjykata vendos edhe kryesisht gjatë procedimit për sigurimin e provës ose gjatë
gjykimit”.
17. Në lidhje me ekzistencën e dyshimit të arsyeshëm të bazuar në prova në rastin
konkret, Gjykata ndan të njëjtat argumente të cilat janë argumentuar dhe në vendimin nr. 47
dt. 22.05.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar duke i sjellë ato të adoptuara tërësisht (shiko pikën nr. 36 - 38 të pjesës
arsyetuese të këtij vendimi).
18. Gjykata, vlerëson të theksojë faktin se, nevojat e sigurimit diktohen nga rreziku i
ikjes së personit nën hetim apo të pandehurit ndaj të cilit caktohet masa e sigurimit, rreziku i
ndikimit në marrjen ose vërtetësinë e provave gjatë fazës së hetimit ose rreziku i vazhdimësisë
së veprimtarisë kriminale. Në çështjen objekt shqyrtimi, referuar dinamikës së veprimeve dhe
akteve të hetimeve paraprake të realizuara nga organi procedues, rezulton se aktualisht
hetimet ndaj personit nën hetim nuk janë mbyllur. Gjithashtu, rezulton e provuar se nuk kemi
ndryshim të situatës ligjore nga momenti që është caktuar masa e sigurimit personal ndaj
personit nën hetim me gjendjen që jemi sot. Kjo për faktin se, në momentin e dhënies së
masës së sigurimit nuk kishin përfunduar hetimet paraprake nga ana e organit të akuzës, nuk
ishin mbledhur të gjitha provat dhe aktet që ky organ i ka çmuar të nevojshme dhe të
arsyeshme për ti marrë në këtë fazë hetimi, por edhe në datën e zhvillimit të kësaj seance
përsëri rezulton që hetimet paraprake ndaj personit nën hetim nuk janë mbyllur nga ana e
organit të akuzës.
19. Në vijim me sa më sipër, Gjykata, vlerëson se në vendosjen e masës së sigurimit
personal ndaj personit nën hetim me vendimin Nr. 47, datë 22.05.2022, të Gjykatës së
Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe krimin e Organizuar, janë marrë parasysh
të gjitha kushtet e përcaktuara nga ligji për këtë qëllim, konkretisht nenet 228, 229 dhe 230 të
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 13
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
K.Pr.Penale. Në analizë të këtyre dispozitave ligjore, si dhe referuar fakteve dhe rrethanave
të reja të pretenduara në këtë gjykim, Gjykata çmon se nuk jemi para rastit kur mund të
aplikohet zëvendësimi i masës së sigurimit personal dhënë ndaj personit nën hetim me një
masë tjetër më të butë, referuar nenit 248/2 dhe 260 të K.Pr.Penale. Kjo për faktin se në
vlerësimin e Gjykatës masa e sigurimit e caktuar vazhdon të mbetet masa më e përshtatshme
dhe e vetmja masë sigurimi që i plotëson nevojat e sigurimit që kërkohen në rastin konkret,
kjo për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të personit nën hetim.
20. Në këtë vlerësim (për sa i përket rrezikshmërisë së veçantë të veprës), Gjykata
mban parasysh faktin se personi nën hetim dyshohet për kryerjen e veprës penale“Nxitja,
thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste” e parashikuar
nga neni 232/a i K.Penal, vepër penale e cila paraqet rrezikshmëri shoqërore, referuar
objektit që ajo mbron shtuar këtu edhe rrethanat në të cilat kjo vepër penale dyshohet se
është kryer (nëpërmjet rrjetit social facebook). Masa e sigurimit personal është një veprim
procedural që kufizon ose heq përkohësisht lirinë e personit ndaj të cilit po zhvillohet një
procedim penal. Ky kufizim është i përkohshëm dhe shkalla e tij varet nga nevojat e procesit
të hetimit, duke pasur për qëllim që të parandalojë veprimtarinë e mëtejshme kriminale të
personit, prishjen apo fshehjen e provave, si dhe të garantojë shlyerjen e dënimit penal që
mund të jepet nga gjykata në procesin e gjykimit të akuzës në ngarkim të tij.
21. Në këtë aspekt, në referim edhe të nenit 229/2 të K.Pr.Penale, i cili parashikon se
çdo masë duhet të jetë në raport me rëndësinë e faktit dhe me sanksionin që parashikohet për
veprën penale konkrete, Gjykata mban parasysh se personat nën hetim dyshohen për kryerjen
e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste” e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal që parashikon vetëm dënimin me burgim
deri në dhjetë vjet në maksimum, duke justifikuar në këtë mënyrë zbatimin e masës së
sigurimit “arrest në burg” me rrezikun e largimit, të marrjes së provës apo të kryerjes
përsëri të së njëjtës vepër penale. Më konkretisht gjykata vlerëson se për sa kohë hetimet
paraprake nuk kanë përfunduar akoma dhe nga ana e organit të akuzës, nuk janë mbledhur të
gjitha provat dhe aktet që ky organ i çmon të nevojshme dhe të arsyeshme për ti marrë në
këtë fazë hetimi ekziston rreziku i ndërhyrjes që personi në hetim mund të realizojnë tek
personat që kanë dijeni për kryerjen e veprës penale apo të prishjes së aparaturave
elektronike përkatëse me të cilat është realizuar hyrja në rrjetin social facebook. Gjithashtu
duke marrë parasysh rrezikshmërinë e veprës penale dhe të autorit, Gjykata vlerëson se në
rastin konkret ekziston rreziku i kryerjes përsëri të të njëjtave vepra penale nga personi nën
hetim për të cilin nga aktet e dosjes rezulton se veprimtaria e kundraligjshme e tyre është e
përfshirë dhe në episode të tjera (janë dokumentuar një sërë publikimesh në rrjetin social
facebook të personit nën hetim).
22. Duke marrë në konsideratë kushtet dhe kriteret për caktimin e masave të sigurimit
personal si më sipër, Gjykata vlerëson me vend vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit
personal me karakter shtrëngues “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale,
ndaj personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica), si masa më e përshtatshme me nevojat
konkrete të gjykimit të çështjes.”
30. Kundër vendimit nr. 53, datë 25.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka bërë ankim personi nën hetim, nëpërmjet
mbrojtësit të tij, i cili ka kërkuar ndryshimin e këtij vendimi, zëvendësimin e masës së
sigurimit “arrest në burg”, të caktuar me vendimin nr. 47, datë 22.05.2022, të kësaj gjykate,
me një masë tjetër më të lehtë, “detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore”, të
parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale, duke parashtruar këto shkaqe:
- Personi nën hetim është një person i besimit mysliman, i cili aplikon dhe praktikon
çdo ditë ritet fetare, ai është shumë i ndjeshëm ndaj padrejtësive që i bëhen myslimanëve
kudo në botë, dhe për këtë arsye ka folur kundër këtyre padrejtësive;
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 14
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
- Në disa raste, për të shprehur mendimin e tij, ka marrë video, foto nga Youtube
dhe i ka postuar në adresën e tij në Facebook, me qëllim sensibilizimin e njerëzve për luftën
që bëhet kundër myslimanëve;
- Këto postime nuk janë bërë në asnjë rast me qëllim për të nxitur njerëzit për
kryerjen e veprave me qëllime terroriste, pasi nuk ka bërë në asnjë rast propaganda apo
thirrje publike për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, por thjeshtë ai ka shprehur
mendimin e tij për çështjen e myslimanëve;
- Po kështu, personi nën hetim ka marrë shkrime të ndryshme nga adresa e
Facebookut, të bërë nga personalitete të ndryshme të botës myslimane dhe i ka postuar në
adresën e tij në facebook, pa bërë asnjë koment apo thirrje për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste;
- I gjithë ky qëndrim i tij, i shprehur nga këto postime në adresën e tij në facebook
ka zgjatur rreth 6 muaj, dhe siç duket është në akuzën që i është bërë këto postime kanë pasur
pëlqime nga një numër shumë i pakët personash ose në disa raste nuk ka pasur asnjë pëlqim,
pra këto postime nuk kanë pasur asnjë qëllim apo pasojë për kryerjen e veprave terroriste,
çka asnjëra prej tyre nuk është komentuar nga persona të tjerë;
- Shumë nga këto postime që ka bërë personi nën hetim janë thënie të marra nga
Kurani, i cili është Libri i Shenjtë dhe nuk mund të akuzohet se ka nxitur, ka bërë thirrje apo
ka propaganduar për kryerjen e veprave me qëllime terroriste;
- Veprat penale për të cilën akuzohet personi nën hetim, nga ana objektive, kryhen
me nxitje, thirrje publike, propagandë që synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë
veprave me qëllime terroriste, ndërsa, nga ana subjektive kryhet me dashje të drejtpërdrejtë,
dhe me qëllim që të kryhen vepra me qëllime terroriste;
- Në rastin konkret mungojnë këto elementë të veprës penale të parashikuar nga
neni 232/a i Kodit Penal, pasi në asnjë rast nuk ka bërë nxitje, thirrje apo propagandë për
kryerjen e veprave me qëllime terroriste;
- Të gjitha postimet e bëra nga personin nën hetim Ibrahim El Salih janë qëndrime
të tij individuale dhe nuk ka pasur asnjë bashkëpunim me persona të tjerë, ai nuk ka mbajtur
asnjë dokument për propagande, nxitje apo për thirrje publike për kryerjen e veprave me
qëllime terroriste dhe këtë e ka vërtetuar edhe kontrolli që i është bërë nga organi i hetimit,
ku nuk i është gjetur asgjë e kundërligjshme;
- Edhe këto fakte tregojnë qartë se i arrestuari me postimet e tij në rrjetin social
Facebook, ka shprehur thjeshtë mendimin e tij për probleme të botës islame, gjë të cilën është
i lirë ta bëjë çdo person, dhe nuk ka pasur asnjë qëllim për të nxitur, për të bërë propagandë
apo thirrje publike, me qëllim për kryerjen e veprave me qëllime terroriste;
- Duke parë sa parashtruam më sipër, theksojmë se nuk janë kushtet e caktimit të
masëssë sigurisë “arrest në burg”, të parashikuar nga nenet 228-230 të Kodit të Procedurës
Penale, për personin nënhetim Ibrahi El Salih.
31. Nga ana e tij, prokurori kërkoi në seancë që Gjykata e Posaçme e Apelit kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të vendoste miratimin e vendimit nr. 53 datë
25.05.2022, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar, me të cilin është verifikuar masa e sigurimit “arrest në burg”, e caktuar me
vendimin nr. 47, datë 22.05.2022, të kësaj gjykate.
32. Në shpjegimet e dhëna prej tij me shkrim në seancë gjyqësore prokurori parashtroi
sa më poshtë vijon:
“3. Pasi u njoha me shkaqet e parashtruara në ankim nga ana e personit nën hetim
Ibrahim El Salih (Lekica), nëpërmjet mbrojtësit të zgjedhur prej tij av. Ferid Muçaj,
mendojmë se nuk qëndrojnë, për arsyet si më poshtë vijon:
3.1 Masa e sigurimit “arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale që
është caktuar ndaj personit nën hetim me anë të vendimit Nr. 47, datë 22.05.2022 të Gjykatës
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 15
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, si dhe
vazhdimi i zbatimit të kësaj mase me vendimin Nr. 53, datë 25.05.2022, janë dhënë për shkak
të ekzistencës të kushteve dhe kritereve të veçanta për caktimin e saj (nenet 228, 229 dhe 230
te K.Pr.Penale), dhe në gjendjen që janë aktet, nuk ekzistojnë kushtet ligjore për
zëvendësimin e saj me një masë më të butë, pasi kjo masë sigurimi personal mendojmë se
është masa më e përshtatshme dhe e vetmja masë sigurimi që i plotëson nevojat e sigurimit që
kërkohen në rastin konkret, kjo për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të
personit nën hetim.
3.1.1 Vepra penale e parashikuar nga neni 232/a i K.Penal, paraqet rrezikshmëri
shoqërore, referuar objektit që ajo mbron shtuar këtu edhe rrethanat në të cilat kjo vepër
penale dyshohet se është kryer (nëpërmjet rrjetit social facebook).
3.1.2 Personi nën hetim, nuk rezulton që me sjelljet e tij të ketë realizuar këto
publikime në kuadër të “lirisë së shprehjes”, pasi liria e ndërgjegjes dhe e fesë përfaqësojnë
liri themelore të njeriut që sanksionohen në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, në nenet
21 dhe 24, ndërkohë që, ushtrimi i tyre realizohet nëpërmjet ligjeve dhe akteve nënligjore të
nxjerra në zbatim të saj. Ushtrimi i lirive të shprehjes, ndërgjegjes, fesë etj., është i mundur
brenda kufijve të moscënimit të interesit të individëve të tjerë dhe interesit të përgjithshëm.
Por, nga ana e shtetasit Ibrahim El Salih (Lekica), duke kundërshtuar hapur ligjet në fuqi
dhe harmoninë mbarë fetare, nëpërmjet propagandimit të këtyre ideologjive në emër të Zotit,
ekzistojnë dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se janë konsumuar elementët e veprës
penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime
terroriste”, e parashikuar në neni 232/a i Kodit Penal.
3.1.3 Ky i hetuar ka vijuar duke konsumuar elementët e kësaj vepre penale nga data
22 shtator 2021 e në vijim (pasi janë dokumentuar një sërë publikimesh në rrjetin social
facebook të personit nën hetim). Në rrjetin social facebook ka dhe citime nga Libri i Shenjtë
“Kurani”, por hetimi nuk është filluar lidhur me këto citime, por në lidhje me disa publikime,
materiale të shkruara, të shpërndara apo të postuara nga ana e personit nën hetim Ibrahim
El Salih (Lekica), me anën e të cilave manifestohen thirrje/propagandë që të shtyjë personat
lexues/ndjekësit e tij për të përkrahur luftën e shenjtë “xhihadin” (me pretendimin se është
obligim për çdo musliman), duke u solidarizuar me personat e vrarë në këtë luftë, me
legjitimimin e krijimit të të ashtuquajturit shteti islam i Irakut dhe udhëheqësit e tyre, duke u
solidarizuar me fitoren e luftëtarëve të shtetit islam të Irakut, duke mbështetur personat e
burgosur të cilët kryejnë vepra penale dhe akte terroriste kundër disa vendeve perëndimore,
si dhe duke përkrahur mobilizimin e fëmijëve në akte të dhunshme, synon nxitjen dhe bën
thirrje publike për kryerjen e një apo më shumë veprave me qëllime terroriste.
3.1.4 Nga ana objektive vepra penale e parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal,
është kryer me veprime të kundërligjshme që konsistojnë në përdorimin nga autori të fjalëve,
shprehjeve, diskutimeve të ndryshme për të ndikuar që persona të tjerë të mbështesin aktet
terroriste ose të financojnë terrorizmin. Këto veprime të kundërligjshme manifestohen në
rastin konkret: Në thirrjen publike që autori bën duke shpërndarë fjalët, shkrimet e tij për një
numër relativisht të madh personash (gazeta, postera, revista, rrjete sociale etj.,), me qellim
mbështetjen e akteve terroriste ose financimin e terrorizmit; Propagandës për të përhapur
idetë e tij dhe për të manipuluar bindjet ose veprimet e njerëzve nëpërmjet informacionit të
rreme, argumenteve ose simboleve me qëllim mbështetjen e akteve terroriste ose financimin e
terrorizmit.
3.2 Bazuar në aktet e administruara deri në këto momente për interesa të hetimit të
procedimit penal Nr. 285/2021, ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se personi
nën hetim shtetasi Ibrahim El Salih (Lekica), ka kryer veprën penale të parashikuar nga neni
232/a i Kodit Penal. Ky dyshim, nuk është thjesht formal, por mbështetet në provat e marra
në përputhje me përcaktimet e nenit 228/1 të Kodit të Procedurës Penale, prova të cilat në
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 16
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
unitetin e tyre tregojnë se vepra penale ka ndodhur dhe, se ajo është kryer nga personi nën
hetim.
3.2.1 Më konkretisht, rezulton se personi nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica) është
përdorues i rrjetit social “Facebook”, i cili posedon profilin me emrin e tij, me numër ID
100001163180780. Ky profil, duke filluar nga data 22 shtator 2021 deri më datë 31 mars
2022, ka vijuar sistematikisht duke postuar disa shkrime të dyshuara me përmbajtje nxitje,
thirrje publike e propagandë për kryerjen e veprave terroriste.
3.2.2 Personi nën hetim rezulton se këto shkrim i ka publikuar me vullnetin e tij të
plotë dhe aktualisht gjenden në adresën e Facebook URL:
https://ec.facebook.com/indrit.lekica.9.
3.2.3 Bazuar përgjigjes së dërguar nga ana e rrjetit social “Facebook”, gjeneruar më
datë 08.12.2021, ora 20:44:05 UTC rezulton se, për periudhën e datave nga 01-10-2021, ora
00:00:00 UTC, deri në 05-10-2021 23:59:59 UTC, emri Ibrahim El Salih (Muxhahid),
adresat e postës elektronike të regjistruara: indrit_lekica@yahoo.com;
indrit lekica.9@facebook.com; emrin në pamje indrit.lekica.9, data e regjistrimit 06-06-2010
15:52:38 UTC; me numrin e telefonit të ofruara nga mbajtësi i llogarisë së "verifikuar"
tregon se, dosja e përkufizimit të llogarisë iu përgjigj një teksti të dërguar në numrin e
telefonit të listuar +355 68 47 37 989.
3.2.4 Referuar përgjigjes së dërguar nga ana e kompanisë celulare “One
Telecomunications” me shkresën Nr. 2163/1 Prot., datë 09.04.2022, informohemi se, numri
celular 068 47 37 989 ka qenë i regjistruar në emër të shtetases Miranda Lekica, e cila është
bashkëshortja e shtetasit Ibrahim El Salih, i konfirmuar si numër në regjistrimin e profilit të
llogarisë në “Facebook”.
3.2.5 Gjithashtu, referuar përgjigjes së dërguar nga ana e kompanisë celulare “One
Telecomunications” me shkresën Nr. 5957/1 Prot., datë 05.11.2021, informohemi se, numri
celular 067 44 53 100, i aktivizuar dhe regjistruar më datë 08.09.2020 nga shtetasi Ibrahim
El Salih, nga analizimi i tabulateve rezulton se është përdorur interneti nga numri i
regjistruar dhe në përdorim nga shtetasi Ibrahim El Salih.
4. Sa i përket rastit objekt shqyrtimi, çmojmë se ndodhemi para plotësimit të kushteve
të veçanta të mësipërme. Më konkretisht: i. Ekzistojnë shkaqe të rëndësishme që vënë në
rrezik marrjen ose vërtetësinë e provës, e më konkretisht të dëshmitarëve që do dalin nga
ekzaminimi i telefonit celular, si dhe nga komunikimet që ky shtetas ka patur në rrjetet
sociale në lidhje me çështjen që po hetohet; ii. Ekziston rreziku i ikjes nga ana e personit nën
hetim me qëllim që ti shmanget hetimit dhe përgjegjësisë penale mbi dyshimet që ekzistojnë
në ngarkim të tij për konsumimin e elementëve të veprës penale të parashikuar nga neni
232/a i Kodit Penal; iii. Për shkak të rrethanave të faktit, personalitetit të personit nën hetim,
rrezikshmërisë së tij, ekziston mundësia që ai të kryejë krime të rënda ose të të njëjtit lloj me
atë për të cilin procedohet, pasi ky person nga data 22 shtator 2022 deri më datë
31.03.2022,shpreh në vazhdimësi mbështetjen e tij ndaj organizatës terroriste të shtetit
islamik të Irakut, duke publikuar shkrime të ndryshme nga përmbajtja e të cilave kuptohet se
nëpërmjet publikimit dhe shpërndarjes së këtyre shkrimeve synon nxitjen dhe bën thirrje
publike dhe propagandon mbështetjen për kryerjen e veprave me qëllime terroriste.
5. Plotësohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për caktimin e masës së sigurimit
personal, pasi po hetohet për në një vepër penale, e cila paraqet rrezikshmëri të theksuar
shoqërore dhe, parashikon dënimin me burgim nga 4-10 vjet.
6. Për shkak të rrezikshmërisë së veçantë të veprës dhe të autorit të dyshuar të saj,
çmojmë se masa e sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i Kodit të
Procedurës Penale, është masa e vetme më përshtatshme në raport me shkallën e lartë të
nevojave të sigurimit që duhen marrë në rastin konkret.”

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 17


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
III. Vlerësimi i gjykatës

33. Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar çmon
se vendimi nr. 53, datë 25.05.2022, i Gjykatës së Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar, me të cilin është vendosur vazhdimi i zbatimit ndaj personit nën hetim
Ibrahim El Salih (Lekica), i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Nxitja, thirrja publike dhe
propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga neni 232/a i
Kodit Penal, të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “arrest në burg”, e
parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, caktuar me vendimin nr. 47, datë
22.05.2022, të kësaj gjykate, është një vendim i marrë në kundërshtim me kushtet e
përgjithshme për caktimin e masave të sigurimit. Për rrjedhojë ky vendim do të shfuqizohet,
duke u vendosur rrëzimi i kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe
Krimit të Organizuar për caktimin e ndonjë mase sigurimi për personin nën hetim Ibrahim El
Salih (Lekica). Nga ana tjetër, shkaqet e parashtruara në ankim nga ana personit nën hetim
janë të bazuara dhe e bëjnë të cenueshëm këtë vendim.
34. Gjykata e apelit konstaton se në çështjen në shqyrtim mungon kushti i parë për të
caktuar një masë sigurimi dhe që është ekzistenca e veprës penale, sikurse parashikohet në
nenin 228/1 të Kodit të Procedurës Penale. Nga ana e organit të akuzës personit nën hetim i
është atribuuar vepra penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave
me qëllime terroriste”, e parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal. Nga rrethanat e çështjes,
ashtu sikurse kanë rezultuar të provuara në gjykim vlerësohet se nuk ekzistojnë elementët e
kësaj figure vepre penale.
35. Në nenin 232/a të Kodit Penal, dispozitë e cila sanksionon veprën penale “Nxitja,
thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, parashikohet
se: “Nxitja, thirrja publike, shpërndarja e shkrimeve ose propaganda në forma të tjera, që
synon mbështetjen ose kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për
financimin e terrorizmit, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim nga katër
deri në dhjetë vjet.”
36. Objekti i kësaj vepre penale është tërësia e marrëdhënieve juridike të vendosura
për të mbrojtur rendin dhe sigurinë publike. Nga ana objektive kjo vepër penale kryhet me
veprime aktive, nëpërmjet nxitjes, thirrjes publike, shpërndarjes së shkrimeve ose
propagandës në forma të tjera. Subjekti i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra personi
që ka mbushur moshën për përgjegjësi penale dhe që është mendërisht i përgjegjshëm. Nga
ana subjektive vepra penale kryhet me dashje të drejtpërdrejtë dhe me qëllim mbështetjen ose
kryerjen e një apo më shumë veprave për qëllime terroriste dhe për financimin e terrorizmit.
37. Gjykata konstaton se neni 232/a i Kodit Penal, e cila sanksionon veprën penale
“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, është
një dispozitë bankete lidhur me atë se çfarë do të kuptohet me vepra për qëllime terrorizmi si
dhe financim i terrorizmit. Për përcaktimin e përmbajtjes së këtyre termave kjo dispozitë
referon përkatësisht në nenin 230 të Kodit Penal, normë në të cilën gjejmë përshkrimin e
veprave me qëllime terroriste, si dhe në nenin 230/a të këtij Kodi, normë në të cilën gjejmë
përshkrimin e konceptit të financimit të terrorizmit.
38. Neni 230 i Kodit Penal parashikon se:
“Kryerja e veprave të mëposhtme, me qëllim përhapjen e panikut në popullatë ose për
të detyruar organe shtetërore, shqiptare ose të huaja, të kryejnë ose të mos kryejnë një akt të
caktuar, ose për të shkatërruar apo destabilizuar, në mënyrë serioze, struktura thelbësore
politike, kushtetuese, ekonomike ose sociale të shtetit shqiptar, të një shteti tjetër, institucioni
apo organizate ndërkombëtare, dënohet me burgim jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet ose me
burgim të përjetshëm.
Veprat me qëllime terroriste përfshijnë:
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 18
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
a) veprat kundër personit, të cilat mund të shkaktojnë vdekjen ose plagosjen e rëndë;
b) rrëmbimin e avionëve, të anijeve, të mjeteve të tjera të transportit apo të
platformave fikse ose ushtrimin e paligjshëm të kontrollit mbi to, me dhunë ose nëpërmjet
kanosjes për përdorimin e dhunës apo me anë të çdo forme tjetër kanosjeje;
c) kryerjen e akteve të dhunës kundër një personi në bordin e një avioni në fluturim,
në bordin e një anijeje ose në bordin e një platforme fikse, kur këto akte mund të rrezikojnë
sigurinë e avionit, të mjetit të lundrimit ose të platformës fikse;
ç) shkatërrimin e një avioni në funksionim, të një anijeje apo të një platforme fikse ose
shkaktimin e dëmeve të tilla avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse, që e bëjnë
të pamundur ose rrezikojnë a mund të rrezikojnë sigurinë e fluturimit, të lundrimit ose të
platformës fikse;
d) vendosjen, me çdo mjet, në një avion në shërbim, në një anije ose në një platformë
fikse, të një pajisjeje a substance që mund të shkatërrojë avionin, anijen a platformën fikse
ose që mund t’i shkaktojë dëme avionit, anijes a ngarkesës së saj ose platformës fikse dhe që
rrezikon a mund të rrezikojë sigurinë e fluturimit, lundrimit të anijes ose të platformës fikse;
dh) shkatërrimin ose dëmtimin e pajisjeve të fluturimit apo të pajisjeve të lundrimit
detar ose ndërhyrjen në funksionimin e tyre, kur nga një akt i tillë mund të rrezikohet siguria
e avionit apo e anijes;
e) përhapjen e informacioneve që dihet se janë të pavërteta, duke rrezikuar sigurinë e
një avioni në fluturim apo të anijes në lundrim;
ë) vrasjen ose rrëmbimin e një personi të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të
këtij Kodi, ose çdo sulm tjetër ndaj tij ose lirisë së tij;
f) sulmin e dhunshëm ndaj zyrës, banesës private ose mjetit të transportit të personit
të mbrojtur ndërkombëtarisht, sipas nenit 9 të këtij Kodi, kur prej këtij sulmi rrezikohet
personi ose liria e tij;
g) pengmarrjen ose rrëmbimin e personit dhe kanosjen për të vrarë, për të plagosur
ose për të vazhduar mbajtjen e tij peng;
gj) marrjen në dorëzim, posedimin, përdorimin, transferimin, tjetërsimin, disponimin
ose përhapjen e materialit bërthamor, me dashje dhe pa qenë i autorizuar ligjërisht, kur i
shkaktohet ose mund t’i shkaktohet vdekja ose dëmtime të rënda çdo personi ose të dëmtohet
rëndë prona;
h) vjedhjen, përvetësimin ose përfitimin nëpërmjet mashtrimit të materialeve
bërthamore;
i) kërkimin e materialeve bërthamore, duke përdorur shtrëngimin, dhunën ose çdo
formë tjetër kanosjeje;
j) prodhimin, mbajtjen, blerjen, transportin apo tregtimin e lëndëve plasëse, të
armëve të zjarrit, biologjike, kimike apo bërthamore, si dhe kërkimin shkencor për prodhimin
e armëve të shkatërrimit në masë;
k) kryerjen e akteve të dhunës, duke përdorur çdo pajisje, substancë ose armë, kundër
një personi në një aeroport të aviacionit civil ndërkombëtar, kur këto akte shkaktojnë ose
mund të shkaktojnë dëmtime të rënda ose vdekjen e personave;
l) shkatërrimin ose dëmtimin e rëndë të mjediseve apo të pajisjeve në një aeroport të
aviacionit civil ndërkombëtar ose në një avion të vendosur në këtë aeroport që nuk është në
fluturim ose ndërprerjen e shërbimeve të aeroportit, duke përdorur çdo pajisje ose armë, kur
nga ky akt rrezikohet a mund të rrezikohet siguria e aeroportit;
ll) përhapjen, vendosjen, shkarkimin ose shpërthimin e lëndëve plasëse ose të
pajisjeve të tjera vdekjeprurëse, në mjedise publike, në zyrat e një shteti ose qeverie, sistemin
e transportit publik ose në infrastrukturën publike, si dhe shpërndarjen në mjedis të
substancave të rrezikshme, shkaktimin e zjarreve, të përmbytjeve, shpërthimeve, me qëllim
shkaktimin e vdekjes ose dëmtimeve të rënda trupore ose me qëllim shkaktimin e
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 19
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
shkatërrimeve masive të vendeve, mjediseve ose sistemeve të lartpërmendura, kur ky
shkatërrim sjell a mund të sjellë humbje të mëdha ekonomike;
m) shkatërrimin e rëndë dhe në përmasa të mëdha të pronës publike, të
infrastrukturës publike, të sistemit të transportit, të sistemit të informacionit e të pronës
private, duke rrezikuar jetën e personave;
n) shkaktimin e ndërprerjes së furnizimit me ujë, energji elektrike ose çdo burim tjetër
të rëndësishëm;
apo çdo vepër tjetër që synon të shkaktojë vdekjen ose plagosjen e rëndë të civilëve ose të çdo
personi tjetër që nuk merr pjesë aktive në veprimet luftarake në një situatë konflikti të
armatosur, e kryer për qëllimet e përcaktuara në paragrafin e parë të këtij neni.
Veprimet që shkaktojnë ndërprerjen e një shërbimi të rëndësishëm, një sistemi, një
veprimtarie publike ose private, si rezultat i protestës, i mosbindjes civile, ose i grevës, nuk
do të konsiderohen vepra me qëllime terroriste në kuptimin e këtij neni.”
39. Në nenin 230/a të Kodit Penal parashikohet se:
“Dhënia ose grumbullimi i fondeve, me çdo mjet, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të
tërthortë, me qëllimin që ato të përdoren ose duke ditur se ato do të përdoren, plotësisht ose
pjesërisht:
a) për të kryer vepra me qëllime terroriste;
b) nga një organizatë terroriste;
c) nga një terrorist i vetëm;
dënohet jo më pak se pesëmbëdhjetë vjet burgim ose me burgim të përjetshëm.
Dispozitat e këtij neni zbatohen:
a) për të gjitha fondet, ku përfshihen pasuri të çdo lloji, të trupëzuara ose të
patrupëzuara, të luajtshme ose të paluajtshme, pavarësisht nga mënyra e fitimit të tyre, dhe
dokumente ligjore ose instrumente të çdo lloji, edhe në formë elektronike ose digjitale, që
tregojnë të drejta ose interesa mbi pasuri të tilla, përfshirë kreditë bankare, çeqet e
udhëtarëve, çeqet bankare, urdhërpagesat, aksionet, letrat me vlerë, bonot, çeqet e
garantuara bankare, letrat e kreditit, si dhe çdo instrument tjetër financiar, të ngjashëm me
to;
b) pavarësisht nëse personi që kryen një nga veprat e parashikuara në paragrafin e
parë të këtij neni, ndodhet në të njëjtin shtet a në një shtet të ndryshëm nga ai, në të cilin
ndodhet organizata terroriste a terroristi i vetëm ose nga shteti në të cilin është kryer a do të
kryhet vepra me qëllime terroriste;
c) në rastin e parashikuar nga paragrafi i parë i këtij neni, pavarësisht nëse fondet
janë përdorur në fakt për të kryer veprën ose veprat, për të cilat ishin dhënë ose grumbulluar,
apo nëse mund të vendoset një lidhje mes fondeve dhe një apo më shumë veprave konkrete me
qëllime terroriste.
Dijenia dhe qëllimi, sipas paragrafit të parë të këtij neni, nxirren nga rrethana fakti
objektive.”
40. Gjykata e Apelit konstaton se në çështjen në shqyrtim nga ana e organit të akuzës
nuk ngrihet ndonjë dyshim lidhur me nxitjen, thirrjen publike dhe propagandën për
financimin e terrorizmit por për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Për këtë shkak,
analiza e gjykatës do të bazohet në elementët objektivë dhe subjektive të veprave me qëllime
terroriste, duke i ballafaquar rrethanat e faktit, sikurse kanë rezultuar të provuara me këto
elementë objektive dhe subjektivë.
41. Nga analiza e të gjitha postimeve të bëra nga ana e personit nën hetim në profilin e
tij në rrjetin social Facebook, sikurse do të përshkruhen më poshtë, nuk rezulton që ato të
përmbajnë elementët objektivë dhe subjektivë të veprave me qëllime terroriste. Të gjitha këto
postime janë brenda kufijve të lirisë së shprehjes, si një ndër vlerat më themelore të një
shoqërie demokratike dhe pluraliste.
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 20
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
42. Që në preambulën e saj, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon si një
ndër objektivat që synohen të arrihen, ndërtimin e një shteti të së drejtës dhe garantimin e të
drejtave e lirive themelore të njeriut. Më tej, Pjesa e Parë “Parime themelore” dhe Pjesa e
Dytë “Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut”, hedhin bazat për realizimin e këtyre
objektivave. Neni 15 i Kushtetutës, ndërsa përcakton se: “Të drejtat dhe liritë themelore të
njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të
të gjithë rendit juridik. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të
respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e
tyre.”, nga njëra anë shpreh dimensionin që përmbajnë këto të drejta e liri themelore në një
shtet të së drejtës dhe nga ana tjetër faktin se ato janë bazamenti mbi të cilin ai ngrihet. E
gjithë superstruktura shtetërore por edhe ajo legjislative ndërtohet pikërisht me qëllimin për të
bërë të mundur realizimin e të drejtave dhe lirive themelore.
43. Pavarësisht kësaj, të drejtat dhe liritë themelore të njeriut nuk janë të
pakufizueshme, madje edhe të drejtat dhe liritë vetjake mund t’iu nënshtrohen kufizimeve në
rrethana të përcaktuara. Është neni 17 i Kushtetutës ai i cili vendos kriteret për kufizimin e
tyre, duke ngritur në këtë rast një rezervë të dyfishtë, me natyrë ligjore dhe konvencionale në
të njëjtën kohë. Në këtë dispozitë thuhet se: “Kufizime të të drejtave dhe lirive të
parashikuara në këtë Kushtetutë mund të vendosen vetëm me ligj për një interes publik ose
për mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve. Kufizimi duhet të jetë në përpjesëtim me gjendjen që
e ka diktuar atë. Këto kufizime nuk mund të cënojnë thelbin e lirive dhe të të drejtave dhe në
asnjë rast nuk mund të tejkalojnë kufizimet e parashikuara në Konventën Evropiane për të
Drejtat e Njeriut.”.
44. Nga përmbajtja e kësaj dispozite mund të nxjerrim elementët që duhet të përmbajë
filtri i kufizimit të të drejtave dhe lirive themelore. Së pari, kufizimi mund të bëhet vetëm me
ligj, së dyti, ai mund të bëhet vetëm për një interes publik ose për mbrojtjen e të drejtave të të
tjerëve, së treti, kufizimi duhet të jetë proporcional me gjendjen qe e ka diktuar, së katërti, ky
kufizim nuk duhet të cënojë thelbin e këtyre lirive dhe të drejtave dhe së pesti, nuk duhet të
tejkalojë marzhin e kufizimit të përcaktuar nga Konventa Evropiane për Mbrojtjen e të
Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Mbasi të jenë respektuar këto kritere, kufizimet
mund të zbatohen ndaj të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
45. Liria e shprehjes, e parashikuar në nenin 22 të Kushtetutës, “... është një nga
shtyllat e shoqërisë demokratike, bazë për zhvillimin e saj dhe kusht për vetërealizimin e
individit… Ajo nuk mund të përfshijë vetëm informacionet dhe opinionet e perceptuara
pozitivisht, ose të konsideruara si të padëmshme, apo indiferente, por edhe të tilla që fyejnë,
turbullojnë, apo që janë shqetësim për shtetin ose për një grup të caktuar të shoqërisë. Të
tilla janë kriteret e pluralizmit, të tolerancës dhe të hapjes, pa të cilat një shoqëri
demokratike nuk mund të ekzistojë” (shih vendimin e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e
Njeriut, Handyside kundër Mbretërisë së Bashkuar, 07 Dhjetor 1976).
46. Megjithatë ajo nuk mbetet një e drejtë e pakufizueshëm, duke qenë një prej atyre
të drejtave që i nënshtrohet, pa ndonjë përjashtim, kufizimit të parashikuar në nenin 17 të
Kushtetutës. Shkaqet që mund të çojnë në kufizimin e lirisë së shprehjes, mund të jenë ndër të
tjera, siç parashikon edhe neni 10, prg. II i Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave
të Njeriut dhe Lirive Themelore si dhe jurisprudenca e pasur e Gjykatës Evropiane për të
Drejtat e Njeriut, mbrojtja e rendit publik. Në këtë rast, ligjvënësi mund të vendosë edhe
kufizime me natyrë penale.
47. Më poshtë gjykata do të analizojë të gjitha postimet e bëra nga personi nën hetim
në profilin e tij në rrjetin social Facebook në raport me përmbajtjen e tyre si dhe me
jurisprudencën e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut që ka të bëjë me nenin 10 të
KEDNJ, lirinë e shprehjes.

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 21


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
48. Postimi i bërë më datë 22.09.2021, ora 10:02, me përmbajtje: “Të burgosur e të
prangosur në burgjet e Tagutave por me dinjitet, me moral të lartë e të pathyshëm në
rrugën e ALLAHUT, këta janë Luanët që tronditën Amerikën dhe botën mbarë të
zullumqarve,”. Në këtë postim, personi nën hetim bën elozhe për disa të burgosur që, nga
tërësia e kontekstit të postimeve të tij, i referohet luftëtarëve të organizatës ISIS (shteti
Islamik i Sirisë dhe Irakut), e cila është shpallur organizatë terroriste nga Kombet e
Bashkuara. Fjala “Tagut”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë (Ëikipedia) nënkupton
idhujtarët ose politeistët (njerëzit që adhurojnë idhujt ose shumë zota). Në këtë postim,
përveç se një mendim vlerësues për luftëtarët e një pale ndërluftuese në luftën në Siri, qofshin
këta edhe të një organizate terroriste, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste.
49. Postimi i bërë më datë 01.10.2021, ora 03:40 PM, me përmbajtje: “Mobilizohen
fëmijtë jetim kunder Hasadit dhe Rusve në Syri. Mashallah. ALLAHU EKBER”. Në
bosnje hercegovin gjat luftes fetare anti islame kunder pushtuesit serb u mobilizuan
femijet e moshes 14 e siper dhe luftuan e u vran dhe nuk u nenshtruan”. Në këtë postim,
personi nën hetim, duke pasqyruar një video fëmijësh të veshur me rroba ushtarake pasqyron
një informacion i cili qarkullon tashmë në rrjetin social Youtube, duke e hedhur në në profilin
e tij në rrjetin social Facebook. Fjala “Mashallah”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë
nënkupton një shprehje gëzimi që literalisht nga gjuha arabe do të thotë “Çfarë deshi Zoti
ndodhi”. Fjala “Allahu Ekber”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë nënkupton “Zoti është
më i madhi” dhe që në këtë rast është përdorur sërish si një shprehje gëzimi për përmbajtjen e
postimit. Në këtë postim, përveç shprehjes së kënaqësisë për informacionin e shpërndarë, të
marrë nga një rrjet social i mirënjohur, informacion i cili nuk rezulton i censuruar, personi
nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete të cilat mund të
kualifikohen si vepra me qëllime terroriste.
50. Postimi i bërë më datë 10.10.2021, ora 1:48 PM, me përmbajtje: “SHEHIDET
DHE XHIHADI NË RRUGEN E ALLAHUT. Kurrsesi mos i quani te vdekur ata që janë
vrarë në rrugën e Allahut. Jo, janë të gjallë, duke u ushqyer te Zoti i tyre. Janë të gëzuar
për çfarë u ka dhënë Allahu nga dhuntitë e Tij dhe gëzohen edhe për ata që ende nuk u
janë bashkuar e që kanë ngelur pas tyre (dhe ende nuk kanë rënë martirë), sepse nuk do të
frikësohen (për çfarë i pret) dhe nuk do të pikëllohen (për çfarë kanë lënë pas). Ata
gëzohen me dhuntitë dhe mirësinë e Allahut, sepse Allahu nuk ua humb shpërblimin
besimtarëve”. (Ali Imran, 161-171). Në këtë postim, personi nën hetim citon një varg nga
Kurani. Fjala “Shehid”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë nënkupton “Dëshmor” ose
“Martir”. Fjala “Xhihad”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë nënkupton “Përpjekje” ose
“Luftë” për të arritur një qëllim të lartë. Kjo përpjekje ose luftë mund të jetë si në rrafshin
personal (vetëpërmirësimi, lufta me nepsin) ashtu edhe në atë social ose edhe më gjerë, por
gjithmonë e lidhur me arritjen e vlerave të larta, duke përfshirë këtu edhe kuptimin e
mirëfilltë të lidhur me luftën. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje
ose propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime
terroriste.
51. Postimi i bërë më datë 12.10.2021, ora 09:00 PM, me përmbajtje: “Bashkimi
ndërfetar-kurthi; Hoxhë Abdurrahim Balla Allahu e liroftë nga burgu i tagutave”. Në këtë
postim, personi nën hetim paraqet një pikëpamje të një të treti lidhur me një temë me interes
publik, sikurse është bashkimi ndërfetar. Pavarësisht se personi i tretë rezulton i dënuar për
vepra penale të lidhura me terrorizmin, përmbajtja e ligjëratës jo vetëm që nuk jepet por nuk
rezulton e censuruar. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste.
Ai paraqet një pikëpamje, e cila edhe pse mund të jetë tërësisht në kundërshtim me
pikëpamjen e përgjithshme apo edhe me doktrinën zyrtare të fesë së cilës i përket, sërish
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 22
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
përfshihet në lirinë e shprehjes, mendimin dhe të ndërgjegjes, për sa kohë nuk cenon
drejtpërdrejt të tretët apo vlerat e mbrojtura nga rendi publik.
52. Postimi i bërë më datë 19.10.2021, ora 06:47 PM, me përmbajtje: “Sot një
shumic e madhe i bënë shirk All-llahut përveq atyre që All-llahu i lartësuar i ka mëshiruar.
Shohim shume prej mushrikëve që pretendojnë qe jan “Musliman”, prej atyre që pretendojnë
se e duan All-llahun azze ve xhel dhe të dërguarin e tij Muhammadin ... ndërsa krenohen pse
e kanë kryer një “Obligim” (sipas mendjës së mushrikëve të fëlliqur). E pranuat apo jo ta
dini o ju mushrik se ju i keni marrë per Zotra Tagutët në vend të All-llahut, ndërsa ... . Në
këtë postim nuk ka asgjë për tu shënuar, madje as nga vetë organi i akuzës nuk janë nënvizuar
shprehje që mund të sillnin dyshime për konsumimin e veprës penale që i është atribuuar
personit nën hetim.
53. Postimi i bërë më datë 22.10.2021, ora 07:09 PM, me përmbajtje: “Lexo mbi
shtetin islam” dhe mos dëgjo ata zemra të sëmura që Allahu va ka vulos që ata mos ta
kuptojn kuranin. Cili është menhexhi i Shtetit Islam? – Shejh Hamad el Humejdi.”. Nga
Elizi Ibrahimi. .... Ajo që më është bërë e qartë mua dhe që është e dukshme është se,
menhexhi i tyre - d.m.th. menhexhi i Shtetit Islam të Irakut, Shamit dhe pjesëve tjera të tij
është ai i Ehlu Sunetit dhe Xhematit. Ne patjetër duhet të përpiqemi që t'i japim fitore dhe
ta përkrahim në çfarë do mënyre që mundemi, si dhe t'i dalim në mbrojtje, sidomos pas
kësaj aleance të kufarëve dhe murtedinëve (që është formuar) kundër tij. ... Halifi) e zbaton
Fenë.” ... Kështu që, Hilafeti i Ebu Bekr el Bagdadit el Kurejshiut dhe shpallja e tij është
Hilafet legjitim, dhe nuk ka argument nga Libri i All-llahut dhe Suneti që ta pengoj atë. ...
Ngjashëm si kjo është edhe bej`a ndaj Ebu Bekr el Bagdadit sot. Nuk është e mundur që të
konsultohet secili burrë që është pjesë e “ehlul hal-li uel akdit” dhe secili të jep mendimin e
vet, dhe kjo gjë nuk është diçka që është e fshehur. ... . Në këtë postim, duke ekstraktuar
vetëm pjesët që sipas organit të akuzës janë nënvizuar pasi mund të sillnin dyshime për
konsumimin e veprës penale që i është atribuuar personit nën hetim, shohim se kemi të bëjmë
me hedhjen e një shkrimi, në formë opinioni, të një të treti, që për personin nën hetim
konsiderohet si autoritet në fushën e fesë. Ky shkrim nuk rezulton të jetë i censuruar dhe
personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete të cilat
mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste, por publikon mendimet e të tretëve, që ai
i konsideron me peshë, lidhur me çështje të doktrinës fetare. Fjala “Halif”, referuar faqes së
Enciklopedisë së Lirë nënkupton drejtuesin e një shteti i cili zbaton ligjin islam “Sheriatin”,
ndërsa në pikëpamje etimologjike nënkupton “zëvendës” ose “mëkëmbës”.
54. Postimi i bërë më datë 13 nëntor 2021 me këtë përmbajtje: “Fatkeqësisht e
vërtetë. Shumica e Imamëve sheikëve në kohën tonë kanë frikë të shqiptojnë fjalën xhihad
nga minberet. Dhe nëse e përmendin: këtë fjalë, e lidhin drejtpërdrejt me vetëxhihadln,
duke menduar se do të kenë sukses ta ndryshojnë fenë dhe ta shndërrojnë atë në fe (paqësi)
sipas disponimit të pushtetarëve të lajcizmit, por nuk ka problem, Xhihadi është obligim për
çdo musliman dhe është një nga shtyllat e Islamit”. Në këtë postim, personi nën hetim jep
opinionin e tij personal lidhur me “Xhihadin”, që sikurse u citua në paragrafin 50 të këtij
vendimi, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë nënkupton “Përpjekje” ose “Luftë” për të
arritur një qëllim të lartë. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste,
por paraqet një opinion personal që sipas tij ka baza në doktrinën fetare islame.
55. Postimi i bërë më datë 29.01.2022, ora 4:44 PM, me këtë përmbajtje: “Mbas një
bllokimi të gjatë nga ana e FCB, sot u ba e mundur shbllokimi i FCB për arsye të disa video
qe kam postuar që tregojshin vrasjen burgosjen e muslimanëve dhe shpërguljen nga vendet
e tyre, duke pas për qellim pasqyrimin e vërtet të ngjarjeve qe po zhvillohen në disa shtete
islame të shkaktuara po nga Zullumqart Amerikan dhe ato Eropjan. O Allah, udhëzo umetin
drejt devotshmërisë! Dhe drejt bindjes ndaj Tejel! Dhe që të urdhërojnë në të mirë dhe të
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 23
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
ndalojnë nga e keqja amin”. Në këtë postim, personi nën hetim bën me dije ndjekësit e tij se
profili që ai ka në rrjetin social facebook ishte zhbllokuar pas një bllokimi për shkak të
hedhjes së disa videove, por pa u identifikuar se për cilat video bëhet fjalë. Personi nën hetim
shprehet se bllokimi i profilit të tij në këtë rrjet social erdhi si pasojë e postimit të videove që
sipas tij tregonin padrejtësitë që i bëhen besimtarëve myslimanë në disa vende të botës nga
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e tjera Evropiane. Gjykata konstaton se, edhe pse
personi nën hetim në këtë rast paraqet akuza ndaj partnerëve strategjikë të Republikës së
Shqipërisë, sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Evropës perëndimore,
sërish një fakt i tillë nuk është i mjaftueshëm që liria e shprehjes dhe e pasjes së një opinioni
ndryshe nga shumica dërrmuese të kriminalizohet. Çështja që parashtron personi nën hetim
në këtë rast ka natyrë politike dhe është pjesë e debatit publik dhe si e tillë nuk përjashtohet
nga sfera e mbrojtjes së lirisë së shprehjes. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë
thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me
qëllime terroriste, por paraqet një opinion personal me natyrë politike.
56. Postimi i bërë më datë 03.03.2022, me këtë përmbajtje: “Sepse ata që u dënuan,
u dënuan për shkak se shkuan të luftojnë për hir të Allahut, dhe për një Shtet Islam me
Sheriat. Por këta (kokat e kufrit) muk munden të thonë se “Ne nuk do të lejojmë askënd që
të themelojë Shtet Islam”, ose “Ne nuk do të lejojmë askënd të ngrejë Shtetin Islam”, ose
“Ne do ti burgosim ata që thërrasin në Xhihad”, ata nuk e thonë dot këtë, sepse në këtë
mënyrë të gjithë Muslimanët do ta kuptonin se ky shtet (kufri) është armiku, dhe të gjith
Muslimanët do ta kuptonin se këto shtete janë në luftë me Islamin dhe me Shtetin Islam. ...
Problemi i tyre është vetëm nëse bën xhihad per hir të Allahut. Atëher ti je armik, terrorist,
që lufton në luftra të huaja dhe duhet të denohesh!!! Pra a do ta lejoni mendjen tuaj të
“përdhosef nqa kufarët? Nga deviantët, rabijovcat apo murrxhiet.” Në këtë postim, duke
ekstraktuar vetëm pjesët që sipas organit të akuzës janë nënvizuar pasi mund të sillnin
dyshime për konsumimin e veprës penale që i është atribuuar personit nën hetim, shohim se
ai paraqet mendimin e tij lidhur me ata persona që shkojnë për të luftuar në Siri, në krah të
shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS). Fjala “kufr”, referuar faqes së Enciklopedisë së Lirë
nënkupton “mosbesim” dhe “kufar” mosbesimtar. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën
asnjë thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si
vepra me qëllime terroriste, por paraqet një opinion personal lidhur me personat e përfshirë
në luftëra në shtete të tjerë. Edhe pse vetë kjo veprimtari, në rrethana të caktuara mund të
përbëj veprën penale të parashikuar nga neni 265/a i Kodit Penal “Pjesëmarrja në veprime
luftarake në një vend të huaj”, dhënia e opinioneve personale lidhur me një veprimtari të tillë
nuk përbën vepër penale për aq kohë sa nuk shoqërohet me thirrje për kryerjen e një
veprimtaria të tillë.
57. Postimi i bërë më datë 07.03.2022, me këtë përmbajtje: “Hipokritët than shteti
islam humbi luftën! Jo jo ata janë në luftë dhe po luftojnë. Xhihadi nuk është një luftë për
të krijuar një mbretëri për një skllavi. Përkundrazi, është një xhihad për të vendosur
mbretërinë e Zotit në tokë. I.ELSJ.”. Në këtë postim, personi nën hetim paraqet një opinion
personal lidhur me fatin e luftës në Siri si dhe qëllimin e shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut
(ISIS), që sipas tij është vendosja e mbretërisë së Zotit në tokë, duke nënkuptuar drejtësinë.
Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose propagandë për veprime
konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste.
58. Postimi i bërë më datë 10.03.2022, me këtë përmbajte: “A do denohen Hasadi
dhe Putini për krime lufte në Siri nga gjukata ndërkombtare e hages? Po SH.B.A a do të
denohen nga gjukata e hages për krime lufte në Siri Irak Libi Avganistan Jemen dhe
Palestin…”. Në këtë postim, personi nën hetim shtron pyetje që kanë të bëjnë me drejtësinë
ndërkombëtare dhe zbatimin e saj për përgjegjësit sipas tij të luftës në Siri si dhe në vende të
tjera të botës islame. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 24
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste,
por kërkon vendosjen e drejtësisë ndërkombëtare për krimet e luftës dhe përgjegjësit që ai
identifikon si të tillë.
59. Postimi i bërë më datë 19.03.2022, me këtë përmbajtje: “Xhihadistët e Shtetit të
krenarisë në Afrik, duke mbrojtur tokat dhe pasurit e tyre nga Hajdutët dhe kriminelëve
perëndimor Amerikan në bashkëpunim me tradhëtaret e Qeveritar të Afrikës. ALLAHU-
EKBER”. Në këtë postim, personi nën hetim paraqet një video dhe postim të personave që
sipas tij janë luftëtarë (Xhihadistë) mbrojtës së tokës dhe pasurive të tyre, toka dhe pasuri që
sipas tij po përvetësohen nga të huaj (perëndimorë dhe amerikanë) në bashkëpunim me
qeveritarë vendas. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste,
por paraqet një opinion personal lidhur me situatën në Afrikë dhe dëmet që sipas tij po i vjen
këtij kontinenti nga sjellja vendeve perëndimore në bashkëpunim me qeveritë vendase.
60. Postimi i bërë më datë 24.03.2022 me këtë përmbajtje: “Ushtria e shtetit të
krenaris islame …”. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë thirrje, nxitje ose
propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me qëllime terroriste,
por prezanton me elozhe disa persona që sipas tij janë ushtria e shtetit islamik.
61. Postimi i bërë më datë 31.03.2022, me këtë përmbajtje: “Fytyra e vërtetë e
pushtimit izraelit! Allahu marrtë hake dhe e shkatërroftë Izraelin. Bota islame fle gjum.”.
Në këtë postim, personi nën hetim paraqet një video dhe koment lidhur me veprime të
ushtarëve izraelitë, të cilët ai i dënon, e lidhur me konfliktin e vazhdueshëm në Palestinë. Në
të njëjtën kohë, ai paraqet një lutje drejtuar Zotit kundër shtetit të Izraelit si dhe një keqardhje
për mosreagimin nga ana e botës islame. Në këtë postim, personi nën hetim nuk bën asnjë
thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete të cilat mund të kualifikohen si vepra me
qëllime terroriste, pasi ai paraqet vetëm një opinion personal lidhur me situatën në Palestinë,
e cila si një fakt i njohur botërisht ka marrë edhe vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar.
Gjithashtu, personi nën hetim bën një lutje drejtuar Zotit, e cila në asnjë rast nuk mund të
barazohet me thirrje, nxitje ose propagandë për veprime konkrete, duke qenë se përbën një
nga format e shfaqjes pasive të një dëshire të brendshme nga një person me një besim të
caktuar. Së fundi, ai shfaq keqardhje për pasivitetin e botës islame lidhur me këtë konflikt.
62. Nga analiza në tërësi e postimeve që ka bërë personi nën hetim në profilin e tij në
rrjetin social Facebook rezulton se ai shfaq simpatinë e tij për doktrinën e shtetit Islamik të
Sirisë dhe Irakut (ISIS) si dhe të grupeve të tjera të ngjashme me të, megjithatë pa bërë asnjë
referencë në aktet e dhunshme të cilat kualifikohen si akte terroriste sipas legjislacionit tonë.
Nga përmbajtja e këtyre postimeve shohim se personi nën hetim glorifikon ata që kanë marrë
pjesë si dhe të rënët në luftërat e zhvilluara në Siri, kundër regjimit aktual të atij vendi, si dhe
të rënët në luftërat e zhvilluara në vende të tjera të botës islame, duke bërë referencë për
personat të cilët kanë luftuar në beteja ushtarake, por në asnjë moment për ata që kanë kryer
veprime të cilat janë me natyrë terroriste.
63. Në këtë aspekt, gjykata e apelit çmon të theksojë se perceptimi që personi nën
hetim ka për veprimtarinë e shtetit Islamik të Sirisë dhe Irakut (ISIS), i shpallur si organizatë
terroriste nga komuniteti ndërkombëtar, është një perceptim i gabuar, duke e konsideruar këtë
grupim si një vendosës të drejtësisë si dhe mbrojtës të personave të cilët sipas tij kanë vuajtur
padrejtësi nga regjimet aktuale dhe vendet perëndimore. Megjithatë, edhe pse personi nën
hetim ka një imazh krejtësisht të gabuar për veprimtarinë e kësaj organizate, ai në asnjë
moment nuk bën elozhe për akte me natyrë terroriste që ka kryer grupimi në fjalë, por të
gjithë mbështetjen e tij e jep për luftën e armatosur kundër regjimeve në vendet e botës
islame.
64. Gjykata konstaton se të gjitha postimet e bëra nga personi nën hetim vijnë si
rrjedhojë e një konteksti të caktuar gjeopolitik. Ato janë reagime të luftërave dhe pasojave që
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 25
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
këto luftëra kanë sjellë tek popullsia civile e disa vendeve në Lindjen e Mesme apo në Afrikë.
Nëpërmjet këtyre postimeve personi nën hetim shfaq pakënaqësinë e tij për disa regjime
aktuale në këto vende si dhe për politikën e jashtme të disa vendeve perëndimore dhe
aleatëve të tyre, duke justifikuar sakaq qëndresën e armatosur kundër tyre. Madje, personi
nën hetim shfaq pakënaqësinë e tij edhe për mosreagimin e vendeve me shumicë myslimane,
duke qenë madje edhe kundër doktrinës zyrtare të fesë që ai ka përqafuar. Megjithatë, të
gjitha këto mendime dhe reagime të personit nën hetim nuk i kalojnë kufijtë e lirisë së
shprehjes, për sa kohë ai në asnjë moment nuk justifikon apo nuk proklamon kryerjen e
akteve me natyrë terroriste.
65. Të gjitha postimet e personit nën hetim lidhen me situatën në vende të caktuara të
botës dhe gjenerohen prej kësaj situate, duke qenë një reagim në formën e opinioneve me
përmbajtje politike dhe fetare. Në shumë raste personi nën hetim citon persona të tretë, të
cilët ai i konsideron si autoritete fetare si dhe shpërndan video që janë lehtëisht të
aksesueshme nga të gjithë në internet. Për këtë shkak, mendimet dhe citimet e hedhura nga
personi nën hetim në profilin e tij në rrjetin social Facebook duhet të konsiderohen si pjesë e
debatit publik dhe që i shërbejnë këtij të fundit. Që një ide të jetë pjesë e debatit publik nuk
është kusht që ajo të jetë përqafuar nga shumica apo një numër i madh njerëzish. Kriteret e
pluralizmit dhe në ndonjë rast të tolerancës në një shoqëri demokratike janë të tilla që duhet
të pranojnë edhe ato mendime që përbëjnë devijim nga mendimi i konsoliduar i shumicës,
madje edhe të doktrinave të gjithëpranuara politike ose fetare.
66. Përveç sa u tha më sipër, gjykata e apelit çmon se në çështjen në shqyrtim duhet të
merret në konsideratë në raport me postimet e personit nën hetim edhe niveli i tij arsimor,
koha e shkurtër e bërjes së tyre si dhe fakti se këto postime i janë drejtuar një numri të
kufizuar personash (ndjekësish) në rrjetin social Facebook. Kjo rezulton nga numri i
pëlqimeve, shpërndarjeve dhe komenteve për postimet që ka bërë personi nën hetim. Gjykata
vlerëson se përmbajtja e postimeve duhet parë në kuadër të botëkuptimit e lidhur me nivelin
arsimor të personit nën hetim, për sa kohë nuk ka asnjë të dhënë direkte apo indirekte që këto
postime të nxisin, përkrahin apo propagandojnë veprimet me qëllime terroriste, siç
përkufizohen në nenin 230 të Kodit Penal.
67. “Si përfundim, duhet të nënvizohet se një demokraci funksionale kërkon një proces
të vazhdueshëm dialogu. ... Askush nuk e ka monopolin e të vërtetës dhe sistemi ynë i
atribuohet besimit që në një treg idesh mund të arrihen zgjidhjet më të mira për problemet
publike. Pashmangshmërisht do të ketë edhe zëra kundër. Një sistem demokratik qeverisjeje
është i bindur që këto zëra kundër duhet të merren në konsideratë dhe përpiqet për t’i
pranuar e për t’i kanalizuar ato përmes ligjeve, mbi bazën e të cilëve të gjithë mund të jetojnë
në një komunitet.” (shih vendimin e Gjykatës Supreme të Kanadasë Non – charter case of
the secession of Quebec, 1998).
68. Gjykata e apelit konstaton se ndërsa neni 232/a i Kodit Penal, vepra penale
“Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, përbën
një kufizim me ligj të lirisë së shprehjes dhe ndjek një qëllim të ligjshëm, mbrojtjen e rendit
publik, një kujdes i veçantë i duhet kushtuar proporcionalitetit të kufizimit në situata të
caktuara. Sanksioni penal, duke qenë mjeti i fundit i përdorur nga shteti për mbrojtjen e
vlerave kushtetuese, duhet të përdoret vetëm në atë rast kur qartazi këto vlera rrezikohen. Për
këtë shkak, një balancë e drejtë duhet të vendoset lidhur me faktin se ku përfundon liria e
shprehjes dhe ku fillon mbrojtja e këtyre vlerave. Për këtë arsye, gjykata duhet t’i referohet
jurisprudencës së Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me kufijtë e mbrojtjes së
lirisë së shprehjes.
69. Gjykata konstaton se nga faktet e çështjes në shqyrtim mund të heqim paralele me
vendimin e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut në çështjen Stomakhin kundër
Rusisë (vendim i datës 09.05.2018, Seksioni III i GJEDNJ-së). Në këtë çështje, GJEDNJ-
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 26
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
ja ka gjetur shkelje të nenit 10 të Konventës si pasojë e dënimit të kërkuesit, një gazetar, me
pesë vite burgim si dhe ndalimin për të ushtruar gazetarinë për një periudhë prej tre vitesh,
për shkak të promovimit të ekstremizmit në kontekstin e konfliktit Çeçen.
70. Referuar përmbajtjes së këtij vendimi, kërkuesi, një gazetar dhe aktivist i
shoqërisë civile, publikoi në gazetën e tij, duke bërë aty disa deklarata lidhur me konfliktin në
Çeçeni. Në vitin 2006 ai u dënua me pesë vite burgim si dhe tre vite ndalim për të ushtruar
gazetarinë për shkak të deklaratave që bënin thirrje për dhunë dhe aktivitet ekstremiste si dhe
nxitjen e urrejtjes dhe armiqësisë me baza etnike, fetare dhe shoqërore.
71. GJEDNJ-ja, ndërsa konstatoi se kufizimi i lirisë së shprehjes në këtë rast ishte
bërë me ligj dhe për realizimin e një qëllimi të ligjshëm, mbrojtjen e të drejtave të të tjerëve,
sigurinë kombëtare, integritetin territorial, sigurinë publike si dhe parandalimin e krimeve
dhe cenimit të rendit publik, vlerësoi se kufizimi ishte jo proporcional. Në arritjen e këtij
përfundimi gjykata mbajti në konsideratë fjalët e përdorura, kontekstin e lidhur me konfliktin
në Çeçeni, si dhe faktin se deklaratat ishin pjesë e një debati që ka të bëjë me interesin e
përgjithshëm dhe atë publik.
72. Gjykata (GJEDNJ) i ndau deklaratat e publikuara nga kërkuesi në tre kategori, ku
në kategorinë e parë ajo konstatoi se ato justifikonin dhe glorifikonin dhunën dhe aktet
terroriste (duke përfshirë edhe pengmarrjen e civilëve në një teatër në Moskë), me një qëllim
për të romantizuar dhe idealizuar separatistët Çeçenë si dhe duke i portretizuar forcat Ruse të
sigurisë si brutalë dhe çnjerëzorë. Megjithatë, në arritjen e përfundimit se në këtë rast kishte
shkelje të nenit 10 të KEDNJ-së, lirisë së shprehjes, gjykata analizoi në tërësi kontekstin në të
cilin këto deklarata ishin bërë, faktin se në konfliktin Ruso – Çeçen ishin konstatuar një sërë
shkeljesh të të drejtave dhe lirive themelore nga të dyja palët ndërluftuese, faktin se edhe
përgjigjet e operacioneve antiterroriste të forcave të sigurisë së Rusisë kishin lënë pasoja të
rënda dhe së fundi ashpërsinë e sanksionit me të cilin ai ishte dënuar.
73. Ngjashëm me këtë rast, në çështjen në shqyrtim personi nën hetim, një praktikant i
fesë islame, ka bërë deklaratat e tij në kontekstin e një konflikti të armatosur në Siri si dhe të
situatës së nderë edhe në vende të tjera të botës islame, por në dallim nga çështja e
sipërpërmendur, ai nuk ka justifikuar apo glorifikuar akte me natyrë terroriste, por vetëm
qëndresën e armatosur të një apo disa grupimeve të caktuara, pavarësisht titullimit të tyre si
organizatë terroriste. Në të njëjtën kohë, edhe sanksioni që rrezikon të marrë personi nën
hetim për veprën penale që i atribuohet është tepër i lartë dhe kërkon një arsyetim më të madh
për kufizimin e lirisë së shprehjes. Në këtë rast, organi i akuzës nuk arriti të provonte se
ushtrimi i lirisë shprehjes nga ana e personit nën hetim ka synuar nxitjen e të tretëve për të
kryer vepra me qëllime terroriste.
74. Gjykata e apelit konstaton se faktet e çështjes janë të ngjashme edhe me ato të
parashtruara në çështjen Üçdağ kundër Turqisë (vendim i datës 31.08.2021, Seksioni II i
GJEDNJ-së). Në këtë çështje, kërkuesi, në kohën e ndodhjes së ngjarjeve, ishte një zyrtar
publik që punonte si imam në një xhami lokale në Sur, në Distriktin e Diarbakirit. Në Qershor
të vitit 2016 prokurori publik i Diarbakirit e akuzoi z. Üçdağ për përhapjen e propagandës në
favor të një grupi terrorist, duke nënvizuar se përmbajtja e disa teksteve, të cilat kërkuesi i
kishte postuar të vitet 2015 – 2016, përbënin propagandë në favor të Partisë së Punëtorëve të
Kurdistanit, organizatë e shpallur terroriste, të tilla që justifikojnë, lëvdojnë dhe inkurajojnë
përdorimin e metodave nga kjo organizatë, të tilla si shtrëngimi, dhuna dhe kërcënimet.
Postimet për të cilat ai ishte vënë në akuzë përmbanin dy fotografi (të individëve me
uniformë të ngjashme me atë të anëtarëve të PKK-së dhe një turmë njerëzish të cilët po
protestonin në një rrugë publike përballë një zjarri), të cilat ishin shpërndarë edhe nga dy
përdorues të tjerë të rrjetit social Facebook. Kërkuesi u dënua me një vit, gjashtë muaj e
njëzet e dy ditë burgim, të pezulluara me kusht.

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 27


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
75. Në këtë rast, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut gjeti shkelje të nenit 10 të
KEDNJ-së, lirisë së shprehjes. Ajo vlerësoi se vendimeve të gjykatave turke me të cilat
kërkuesi ishte dënuar, iu mungonte arsyetimi i duhur për të shpjeguar arsyet se përse postimet
në fjalë duhet të interpretoheshin sikur lavdëronin, justifikonin dhe inkurajonin metodat që
përmbanin shtrëngim, dhunë dhe kanosje të kryer nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
Gjykata arriti në përfundimin se në dënimin e kërkuesit me akuzën e përhapjes së
propagandës në favor të një organizate terroriste, nëpërmjet postimeve në fjalë në profilin e
tij në rrjetin social Facebook, autoritetet vendase kishin dështuar për të mbajtur një balancë të
drejtë ndërmjet mbrojtjes së lirisë së shprehjes së kërkuesit, nga njëra anë, dhe mbrojtjes së të
drejtave të të tjerëve, sigurisë kombëtare, integritetit territorial, sigurisë publike si dhe
parandalimin e krimeve dhe cenimit të rendit publik, nga ana tjetër.
76. Gjykata konstaton se edhe në çështjen në shqyrtim, ajo nuk arrin të gjejë arsye të
bazuara për të justifikuar kufizimin e lirisë së personit nën hetim mbështetur në përmbajtjen e
postimeve të bëra prej tij, për sa kohë nuk ka të dhëna të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta
që përmbajtja e këtyre postimeve të nxisë, përkrahë ose shtyjë në kryerjen e veprimeve me
qëllime terroriste. Edhe pse në çështjen në shqyrtim nuk diskutohet fajësia e personit nën
hetim por caktimi i një mase sigurimi, sërish gjykata e apelit arrin në përfundimin se më të
dhënat e grumbulluara rezulton se qartazi nuk jemi përpara veprës penale “Nxitja, thirrja
publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga
neni 232/a i Kodit Penal, me qëllim që të justifikohet caktimi i një mase sigurimi.
77. Në këtë rast, sikurse rezulton edhe nga relacioni për përfundimin e hetimeve të
procedimit penal nr. 285/2021, të oficerit të policisë gjyqësore, si dhe në tërësi nga
përmbajtja e fashikullit, rezulton se të gjitha hetimet lidhur me këtë procedim kanë
përfunduar dhe nuk ka më të dhëna të cilat mund të çojnë në lindjen e dyshimit për
ekzistencën e veprës penale që i është atribuuar personit nën hetim. Baza kryesore mbi të
cilën është regjistruar ky procedim penal dhe për të cilën është kërkuar caktimi i masës së
sigurimit janë postimet në profilin e personit nën hetim në rrjetin social Facebook. Për më
tepër, këtë argument e përforcon edhe fakti se nga kontrolli personal, i banesës si dhe i
automjetit, i personit nën hetim, nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
78. Gjykata e apelit çmon të theksojë se faktet e çështjes në shqyrtim, edhe pse mund
të duken të ngjashme, ndryshojnë nga ato të çështjes Belcacem kundër Belgjikës (vendim i
datës 27.06.2017, i Seksionit II të GJEDNJ-së). Çështja ka të bëjë me dënimin e kërkuesit,
drejtuesi dhe zëdhënësi i organizatës “Sheriati për Belgjikën”, e cila është shpërndarë në vitin
2012, për nxitje të diskriminimit, urrejtjes dhe dhunës për llogari të disa deklaratave që ai
kishte bërë në video të shpërndara në rrjetin Yuotube, lidhur me grupet jo muslimane si dhe
Sheriatin. GJEDNJ-ja vendosi papranueshmërinë e kërkesës së tij, duke argumentuar se me
postimet e tij kërkuesi u kishte bërë thirrje ndjekësve të tij për të sunduar jomyslimanët, për
tu dhënë atyre një mësim si dhe për t’i luftuar. Gjykata vlerësoi se postimet në fjalë kishin një
përmbajtje dukshëm urrejtjeje dhe se kërkuesi, përmes videove të tij, kishte pasur si qëllim
për të nxitur urrejtjen, diskriminimin dhe dhunën drejtuar jomyslimanëve, çka nuk pajtohej
me vlerat që mbrohen nga Konventa. Gjykata më tej vlerësoi se mbrojtja e Sheriatit, duke
bërë thirrje për vendosjen e tij me dhunë, mund të shihet si shprehje e gjuhës së urrejtjes dhe
në këtë drejtim palët e larta kontraktuese kishin të drejtë për të kundërshtuar lëvizjet politike
të bazuara në fundamentalizmin fetar. Në këtë rast, gjykata konstatoi se kërkuesi kishte
tentuar të abuzonte me lirinë e tij të shprehjes, duke e zhveshur atë nga qëllimi i saj i vërtetë.
79. Nga ana tjetër, në çështjen në shqyrtim, personi nën hetim ka shfaqur thjesht një
opinion të tijin për zhvillimet politike dhe fetare në botë, nuk ka bërë ndonjë thirrje për
kryerjen e veprimeve konkrete dhe, nga ana tjetër, postimet e tij i referohen ngjarjeve që
zhvillohen në vente të tjera të botës. Për më tepër, dënimi i kërkuesit në çështjen Belcacem
kundër Belgjikës nuk është bërë për vepra penale që lidhen me propagandimin e terrorizmit
Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 28
Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
por me ato që lidhen me gjuhën e urrejtjes, e ngjashme me veprën penale “Nxitja e urrejtjes
ose grindjeve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.
80. Gjykata e apelit çmon të theksojë se faktet e çështjes në shqyrtim, edhe pse mund
të duken të ngjashme, ndryshojnë nga ato të çështjes Z.B. kundër Francës (vendim i datës
02.09.2021, i Seksionit V të GJEDNJ-së). Çështja ka të bëjë me dënimin e kërkuesit për
glorifikimin e vrasjeve me dashje, të përmbajtura në sloganin “Unë jam një bombë” dhe
“Xhihadi, lindur më 11 Shtator”, në një bluzë me mëngë të shkurtra që ai i kishte dhënë nipit
të tij si dhuratë për tre vjetorin e ditëlindjes. Dali më pas e veshi këtë bluzë në kopshtin ku
shkonte. GJEDNJ-ja u shpreh se në këtë rast nuk kishte shkelje të nenit 10 të Konventës, pasi
se edhe pse kishin kaluar njëmbëdhjetë vjet nga 11 Shtatori 2001 në Shtetet e Bashkuara të
Amerikës, pak përpara kohës së ngjarjeve kishte ndodhur një sulm terrorist ku kishin humbur
jetën tre fëmijë në një shkollë. GJEDNJ-ja e gjeti të justifikuar dënimin e kërkuesit nga
gjykatat vendase, si një ndërhyrje në të lirinë e tij të shprehjes, me argumentin se
instrumentalizimi i fëmijës kishte çuar në glorifikimin e dhunës masive, çka duhej
parandaluar. Për më tepër, GJEDNJ-ja u shpreh se edhe dënimi i dhënë ndaj kërkuesit, gjobë
dhe dënim me burgim i pezulluar me kusht, nuk ishin një ndërhyrje joproporcionale në lirinë
e shprehjes së kërkuesit.
81. Ndryshe me rastin e sipërtrajtuar, në çështjen në shqyrtim, personi nën hetim nuk
ka bërë ndonjë herë thirrje për kryerjen e veprave me qëllime terroriste. Për më tepër, dënimi
i kërkuesit në çështjen Z.B. kundër Francës nuk është bërë për vepra penale që lidhen me
propagandimin e terrorizmit por me ato që lidhen me gjuhën e urrejtjes, e ngjashme me
veprën penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal të
Republikës së Shqipërisë.
82. Gjykata, në përfundim të kësaj analize çmon të theksojë se e gjithë përmbajtja e
postimeve të bëra nga personi nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica), e vlerësuar edhe në raport
me qëndrimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut lidhur me lirinë e shprehjes (neni
10 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore) nuk mund të
kualifikohen si elementë objektivë dhe subjektivë të figurës së veprës penale “Nxitja, thirrja
publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”, e parashikuar nga
neni 232/a i Kodit Penal, vepër penale e cila synon të mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si
një nga vlerat themelore kushtetuese dhe konventore. Madje këto postime nuk përmbajnë as
elementët e ndonjë vepre tjetër penales, sikurse mund të jetë “Nxitja e urrejtjes ose
grindjeve”, e parashikuar nga neni 265 i Kodit Penal.
83. Të gjithat postimet e bëra nga personi nën hetim dhe të analizuara më sipër, janë
opinione të cilat mund të devijojnë dukshëm nga si nga mendimi i përgjithshëm i komunitetit
lidhur me këto probleme ashtu edhe nga doktrina zyrtare e fesë së përqafuar prej tij, por që
gjithsesi meritojnë të mbrohen nën dritën e lirisë së shprehjes, sikurse ajo sanksionohet në
nenin 22/1 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe nenit 10/1 të Konventës për
Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore. Këto postime janë një formë me të
cilën personi nën hetim synon të kontribuojë në debatin publik që lidhet me gjendjen e luftës
dhe problematikat që lidhen me vendet e botës islame. Pavarësisht mënyrës se si ai i qaset
këtyre problematikave dhe formës së përdorur për të shprehur mendimin e tij, këto postime
nuk i kalojnë kufijtë e lirisë së shprehjes dhe nuk përbëjnë cenim të vlerave të mbrojtura nga
Kushtetuta jonë.

PËR KËTO ARSYE

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar bazuar në


nenet112, pika 1, dhe 249, pika 6, të Kodit të Procedurës Penale;

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 29


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022
VENDOSI

 Shfuqizimin e vendimit nr. 47, datë 22.05.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë


kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me të cilën është vendosur caktimi i masës së
sigurimit “arrest në burg” për personin nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica), si i dyshuar për
kryerjen e veprës penale të parashikuar nga neni 232/a i Kodit Penal, masë sigurimi e cila
është verifikuar me vendimin nr. 53, datë 25.05.2022, të kësaj gjykate.
 Rrëzimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar për caktimin e masës së sigurimit për personin nën hetim Ibrahim El Salih
(Lekica).
 Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personit nën hetim Ibrahim El Salih (Lekica),
nëse nuk mbahet i izoluar për ndonjë shkak tjetër.
 Ngarkohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për
zbatimin e këtij vendimi.
 Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë, brenda 45 ditëve nga
e nesërmja e njoftimit të tij;
 U shpall në Tiranë, sot më datë 10.06.2022.

GJ Y Q T A R
Engert PËLLUMBI

Gjykata e Posaçme e Apelit Faqe 30


Nr. 21 Akti, datë 03.06.2022

You might also like