You are on page 1of 7

See discussions, stats, and author profiles for this publication at: https://www.researchgate.

net/publication/367326861

Mësimi i anglishtes nga klasa e parë në Kosovë Shkëlqim Millaku

Preprint · January 2023

CITATIONS READS
0 49

1 author:

Shkelqim Millaku
University of Prizren
68 PUBLICATIONS   64 CITATIONS   

SEE PROFILE

Some of the authors of this publication are also working on these related projects:

THE COMPOUND IN “ALBANIAN LANGUAGE DICTIONARY” OF MEHMET ELEZ View project

The Albanian and English language gender View project

All content following this page was uploaded by Shkelqim Millaku on 21 January 2023.

The user has requested enhancement of the downloaded file.


Mësimi i anglishtes nga klasa e parë në Kosovë

(English language teaching from the first classe in Kosova)

Shkëlqim Millaku

Abstrakt
Mësimi i anglishtes në klasën e parë qenka planifikuar kryesisht nëpërmjet lojës,
vizatimeve dhe këngëve, për të vazhduar përforcimin me lexim dhe shkrim në shkallët e
tjera. Mirëpo, duke u bazuar në plan-programin (Programi i lëndës se gjuhës angleze, për
klasën e tretë) e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës se Shqipërisë, të cilët, gjuhën angleze
e ka menduar të hynë si lëndë obligative nga klasa e tretë ku në atë program thuhet: “Në
kuadrin e reformimit të sistemit tonë arsimor për përmirësimin dhe përshtatjen e tij më
shumë me sistemet përkatëse evropiane, zbatimi i një metodologjie më aktive më pranë
interesave të nxënësit, mbështetur nga përvoja pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit
të gjuhës se huaj në ciklin e ulët, gjuha e huaj angleze do të mësohet si gjuhë e huaj e
parë në shkallë vendi, duke filluar në klasën e tretë të CF të arsimit nëntë vjeçar”1.

Abstract
The English language teaching by the first classes in Kosova was planned to realise by
some activities as the games, drawing and songs. So, they can continue for to improve the
English writing and reading. English language for Albanian native pupils is obligation by
the first classes. In our country, yet we do not have English teacher for this level. The
curriculum is not possible to adapt for this level. The best way for to learn English
language is by the third classes.

Fjalët kryesore: Gjuha angleze, klasa e parë, këngë, vizatime dhe aktivitet.

1
Luan Memushi, Programi i lëndës së gjuhës angleze, Klasa e tretë, Tiranë, 2005, f. 3

Electroniccopy
Electronic copyavailable
available at:
at: https://ssrn.com/abstract=3062434
https://ssrn.com/abstract=3062434
Mësimi i gjuhës angleze nga klasa e parë në Kosovë është një hap i ri sfidues, apo
përparësi për arsimin fillor “bërthamë”. Ky propozimi mund të jetë model pozitiv, por
edhe ide për të na sfiduar dhe ngarkuar plan-programin obligativ të niveli bazik, të
shkollimit fillestar dhe thelbësor në shkallë vendi. Andaj, duke ju referuar “Kornizës se
Kurrikulës2 të Arsimit Parauniversitar të Republikës se Kosovës” ku thuhet: “Gjuha
angleze fillon nga shkalla e parë dhe mësohet deri në klasën e fundit të shkollës se
mesme të lartë. Në shkallën e parë kjo gjuhë mësohet kryesisht nëpërmjet lojës,
vizatimeve dhe këngëve, për të vazhduar me leximin dhe shkrimin në shkallët e tjera të
Kurrikulës. Gjuha angleze, në nivel shkollës se mesme, në dy shkallët e fundit të
kurrikulës, do të mësohet si lëndë e aplikuar në fushat e tjera dhe kjo sidomos në shkollat
e arsimit profesional”3.
Mësimi i anglishtes në klasën e parë qenka planifikuar kryesisht nëpërmjet lojës,
vizatimeve dhe këngëve, për të vazhduar përforcimin me lexim dhe shkrim në shkallët e
tjera. Mirëpo, duke u bazuar në plan-programin (Programi i lëndës se gjuhës angleze, për
klasën e tretë) e Ministrisë se Arsimit dhe Shkencës se Shqipërisë, të cilët, gjuhën angleze
e ka menduar të hynë si lëndë obligative nga klasa e tretë ku në atë program thuhet: “Në
kuadrin e reformimit të sistemit tonë arsimor për përmirësimin dhe përshtatjen e tij më
shumë me sistemet përkatëse evropiane, zbatimi i një metodologjie më aktive më pranë
interesave të nxënësit, mbështetur nga përvoja pozitive të krijuar nga përfshirja e mësimit
të gjuhës se huaj në ciklin e ulët, gjuha e huaj angleze do të mësohet si gjuhë e huaj e
parë në shkallë vendi, duke filluar në klasën e tretë të CF të arsimit nëntë vjeçar”4.
Një vendim të ngjashëm nga ai i citatit të dytë është edhe nga Ministria e Arsimit dhe
Shkencës në Maqedoni. Në program mësimor të tyre, të institucionit në fjalë thuhet:
“Lënda e gjuhës angleze si gjuhë e huaj e parë është e përfshirë në planin mësimor për
arsimin fillor nëntëvjeçarë në të gjithë tri periudhat zhvillimore në arsimin fillor
nëntëvjeçarë duke filluar nga klasa e parë e deri në fund të arsimit fillor”5.

2
Kjo fjalë është e përdorur gabimisht si risimtari e paarsyeshme, sepse në vend të saj do të duhej të
përdoret fjalë që semantikisht ka zënë vend në shoqërinë tonë si fjalë e përbërë kuptimplote plan-program.
3
Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2011, f. 38
4
Luan Memushi, Programi i lëndës së gjuhës angleze, Klasa e tretë, Tiranë, 2005, f. 3
5
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Maqedoni (Shkup) 2008, Programi mësimor, Gjuhë angleze, f. 4

Electroniccopy
Electronic copyavailable
available at:
at: https://ssrn.com/abstract=3062434
https://ssrn.com/abstract=3062434
Për të pasur model krahasimi me shtetet fqinje, për përdorimin e gjuhës angleze,
konsiderojmë se është e mjaftueshme paraqitja e dy vendimeve të Ministrive në fjalë,
njëra nga klasa e tretë, kurse tjetra nga klasa e parë, të cilat e kanë planifikuar në shkallë
vendi, përfshirjen e anglishtes. Andaj, duke i kuptuar rrethanat socio-ekonomike në
vendin tonë, dhe ato të infrastrukturës se përgjithshme të arsimit në Kosovë, nuk e
paraqesim si të arsyeshme për ta krahasuar me ndonjë shtet Evropian apo me gjerë, se
nga cili vit akademik ata e kanë menduar gjuhën e huaj të dytë, për t’u përdorur në
shkallë vendi.
Korniza e Kurrikulës e Arsimit Parauniversitar të Republikës se Kosovës, në faqe 29
paraqet përmbajtjen e arsimit fillor (I-V), i cili mendim është i përgjithshëm dhe nuk
është i saktësuar se çka duhet punuar, mësuar dhe arritur nxënësi në klasën e parë deri në
klasën e pestë. Në vazhdim paraqes një mendim, i cili nuk i përgjigjet mundësisë se
realizimit socio-kulturorë, real as për gjuhën angleze dhe as për gjuhën amtare (shqipe)
si: “Gjatë nivelit të arsimit fillor puna edukativo-arsimore përqendrohet në përvetësimin e
shkrim-leximit themelor, në vendosjen e një baze të shëndoshë për zhvillimin njohës,
socio-emocional dhe motorik. Kujdes të veçantë i kushtohet zhvillimit të personalitetit të
fëmijës dhe qëndrimit pozitiv ndaj të nxënit si bazë për zhvillimin e shprehive themelore
për të nxënë, “mësimi për të nxënë”.
Kjo “kurrikulë” paraqet mendime të ndryshme kontrastive dhe të pamenduara apo
studiuara si duhet. Në faqe 38 thuhet: “Gjuha shqipe për nxënësit e komuniteteve
joshqiptare mësohet që nga shkalla e dytë e Kurrikulës. Mirëpo, Gjuha e dytë fillon të
mësohet në shkallën e tretë (klasën e gjashtë). Si gjuhë e dytë mund të jetë: njëra nga
gjuhët e mjedisit (gjuha serbe, boshnjake, turke) zgjedhje e lirë e nxënësit dhe/ose gjuhë
gjermane, gjuhë frënge, gjuhë italiane dhe të tjera?”. Këtu, ku bëhet fjalë për pakicat që
jetojnë në Kosovë, që janë të komunitetit joshqiptar, mund të interpretohet se nuk janë të
detyruar ta mësojnë gjuhën angleze. Mirëpo, kontrasti i dytë dhe aspak i logjikshëm është
për komunitetin joshqiptar, sepse ata gjuhën e dytë mund ta mësojnë nga shkalla e tretë.
Për ne shqiptarët, shtrohet pyetja, pse nga shkalla e parë?
Pjesa e vështirësive apo dallimeve të paraqitura na mundësojnë hapjen e dilemave se kjo
“Kurrikulë” duhet rishikuar, veçanërisht ku bëhet fjalë për gjuhët, qoftë amtare apo për
gjuhën e dytë, në këtë rast për anglishten.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=3062434


Në klasën e parë, në Kosove është menduar se gjuha angleze mund të mësohet përmes
lojës, vizatimeve dhe këngëve. Këto fjalë orientuese mundësojnë krijimin e disa pyetjeve
diskutuese si:
 Fëmijët në klasën e parë, a mund ta përballojnë, konceptojnë dhe zhvillojnë lojën,
të vizatojnë dhe të këndojnë në gjuhën angleze?
 A kemi plan-program (nga MASHT-i) të detaizuar, i cili i parasheh tekstet e
mundshme dhe të pranueshme si objektive?
 A kemi kuadër mësimdhënësish të përgatitur për këtë nivel dhe a jemi duke
menduar për krijimin e tyre?
 A do të anashkalohet interesimi i mësimit të gjuhës shqipe, normative (duke pasur
parasysh se nxënësit flasin trajtat dialektore të tyre)?
Këto pyetje dhe të tjera të ngjashme meritojnë përgjigjeje argumentuese në vazhdim të
studimit.
Në klasën parë, nxënësi apo nxënësja mund të mëson për t’i shqiptuar fjalët e dikujt që i
ka dëgjuar, qofshin në gjuhën angleze apo në ndonjë gjuhë tjetër dhe mund të mëson
përmes vizatimeve, lojës, këngëve etj., mirëpo tani ata/ato do të kenë një ngarkesë të
dyfishtë, sepse do të kenë edhe gjera të ngjashme nga lënda e gjuhës (-ve) amtare.
Mësimdhënësi do të ketë shumë vështirësi për ta realizuar vitin akademik, në një situatë
të tillë, ku plan-programi nuk është e detaizuar saktësisht për shkallën e parë, mirëpo nuk
kemi akoma tekste orientuese në shkallë vendi, për t’u orientuar në realizimin e programit
javor, mujor dhe atij vjetor.
Andaj, ligjëruesit e lëndës se gjuhës angleze do të duhej të jenë të drejtimit mësimor dhe
njëherazi njohës të mirë edhe të gjuhës amtare, në mënyre që lojën, vizatimin apo ndonjë
aktivitet tjetër, në raste të caktuara ta krahasojnë kuptimisht atë të gjuhës shqipe.
Interesimi i mësimit të gjuhës angleze nuk konsiderojmë se do ta rrezikon interesimin e
mësimit të gjuhës shqipe, mirëpo në shoqërinë tonë kemi edhe një pengesë mjaft serioze
për moshën e fëmijëve të klasës se parë, ata vijnë dhe jetojnë në zona të ndryshme ku
flasin trajtat dialektore, dhe në kohën kur për herë të parë ballafaqohen më mësuesin
detyrohen të përshtatën në ndryshimet e lehta dhe të lehtë-kuptueshme të shqipes
standarde mirëpo, pikërisht në atë kohë, ata fillojnë ta mësojnë gjuhën e dytë, në këtë rast
anglishten. Kështu që, këtu fillon krijimi i ngarkesës psiko-fizike të fëmijëve.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=3062434


Mësimi i gjuhës angleze në klasën e parë është mjaft i vështirë për t’u realizuar, për disa
arsye:
a. Mungon plani dhe programi i saktësuar për këtë nivel në shkallë vendi. Ai i
punuar nga MASHT-i duhet ripunuar dhe ristudiuar.
b. Mungon infrastruktura e brendshme për realizimin e orës mësimore.
c. Mungojnë mësimdhënësit e kualifikuar për këtë moshë.
d. Vështirësitë e punës se vlerësimit janë dhe do të jenë të mundshme si ato
diagnostike, formative, i jashtëm, i nxënies, parashikues, selektiv, sumativ,
holistike etj. Këto mënyra të vlerësimit janë të vështira të vlerësohen edhe kur
nuk mungojnë kushtet standarde të mësimdhënies, por të mos flasim për fillimin e
qëllimit tonë, ku dihet fakti i standardit tonë arsimor.
Këto arsye dhe shumë të tjera mund të paraqesin një fillim të vështirë dhe sfidues për t’u
realizuar.
Studiuesi i zellshëm Vesel Nuhiu ka thënë: “Çdo gjuhë që pranon elemente të huaja
gjuhësore, qoftë fjalë, qoftë emra, pothuaj menjëherë, e me siguri pas një kohe, fillon të
bëjë përshtatjen e tyre sipas sistemit fonologjik dhe gramatikor të saj”6.
Andaj, në qoftë se është menduar të mësohet anglishtja përmes lojës, vizatimit, këngëve
dhe aktiviteteve të tjera na kujton studimin e studiuesit Leonard Blumfild me temë “Të
huazuarit intim”. Ai ka paraqitur një studim të detaizuar duke i dalluar raportet e gjuhës
superiore, mbizotëruese dhe inferiore apo të ulëta.
Si gjuha, ashtu edhe kultura në përgjithësi e një shoqërie, rrallë herë është dëshmuar se
janë të mjaftueshme për vetveten. Për këtë synim është dëshmuar në studimin “Si
ndikojnë gjuhët mbi njëra tjetrën” të autorit Eduard Sapir. Autori në fjalë ka dëshmuar
me kontributin e tij për rolin dhe funksionin e huazimeve.
Qysh në vitin 1886 Herman Paul vuri në dukje rëndësinë e çështjeve të huazimeve.
Andaj, raportet e gjuhës shqipe me atë të gjuhës angleze janë kontrastive. Shqipja siç
dihet është familje në vete dhe e lashtë, kurse anglishtja buron nga gjermanikishtja.
Të dy gjuhët në fjalë ka ngjashmëri dhe dallime ndërmjet tyre. Siç dihet, shqipja ashtu si i
shqipton fjalët, fjalitë gjithashtu edhe mund të shkruhen, mirëpo kjo nuk është e
ngjashme me anglishten. Fjala shkruhet p.sh. /book/ dhe shqiptohet /bƱk/, ndryshe në

6
Shaqir Berani (…), Gjuha shqipe 3, Prishtinë, 1987, f.51

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=3062434


krahasim me shqipen, e cila, të njëjtën fjalë shqiptuese mund ta ketë /bukë/, por me
kuptim krejt tjetër. Këto dy fjalë, fëmija apo fëmijët në klasën e parë nuk e ka lehtë t’i
dallojnë kuptimisht, sepse e para përshkruan librin për ta lexuar, kurse shqiptimi i
krahasuar në gjuhën shqip tregon për bukën që shërben për t’u ngrënë. Fjalë të ngjashme
në shqiptim dhe dallimet e tyre kuptimore ndërmjet dy gjuhëve në fjalë ka shumë dhe
janë sfiduese për mësimdhënësin për t’i bindur mësimnxënësit për dallimet e tyre
kuptimore.
Dallimet strukturore janë shumë shpesh të thella ndërmjet shqipes dhe anglishtes qoftë në
konceptin leksikor apo edhe atë gramatikor. Për fjalën e fundit, dihet fakti se ata nuk do
të mësojnë, por nënkuptohet mësimi i saj.
Realizimi i mësimit të gjuhës angleze në klasën e parë do të jetë mjaft i vështirë, sfidues i
brezave të ardhshëm, për ta ruajtur dhe mbrojtur gjuhën shqipe. Mësimi i gjuhës angleze
nga klasa e parë është një rrugë e garantuar për të siguruar fjalë të huaja (të anglishtes) në
gjuhën shqipe dhe mbi gjitha pamundësia e fëmijëve për t’i përballuar ngarkesat psiko-
fizike që do t’i kenë në klasën e parë.

Electronic copy available at: https://ssrn.com/abstract=3062434


View publication stats

You might also like